
Ndarjet dhe dhuna ndërgjinore, si ndarje emancipuese dhe ndarje në bazë të karakterit!

“Një shtëpi e ndarë dhe e përçarë kundër vetës, nuk mund të qëndrojë”

Nga: Frank Shkreli
Kjo thënje është përdorur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkolni, në kohën e Luftës Civile midis jugut dhe veriut në Shtetet e Bashkuara, 1861-1865 dhe të tjerë pas tij, por që rrënjën e ka në Bibël (Mark 3:25). Kuptimi i së cilës është se një komb i ndarë e i përçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndroj, ashtu si nuk mund të qëndrojë e të mbijetojë as edhe një familje kur antarët e saj nuk merren vesh me njëri tjetrin. Shikoni këto dy fotografi më poshtë dhe do të kuptoni menjëherë se për ke due për çka e kam fjalën. Në Bled të Sllovenisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe me Kryeministrin Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut (propozues të Lidhjes “Ballkani i Hapur” dhe në foton tjetër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Kryeminstrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të cilët, sipas medias, biseduan për antarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, antarësim për të cilin Kroacia u angazhua plotësisht për të ndihmuar Kosovën në këtë rrugë.

Foto nga gazeta shqptaro-amerikane, “Illyyria” Foto nga gazeta shqiptaro-amerikane, “Dielli”
Nga takimet aktuale në Bled të Sllovenisë
I shikoj këto foto dhe nuk u besoj syve mi, jo se këto fotografi tregojnë ndonjë gjë të re në politikën ballkanase të dy dekadave të fundit, pasi këto foto pasqyrojnë realitetin fatkeq, sidomos, të marrëdhënieve shqiptaro-shqiptare për disa vite tani, por për zhgënjimin tim personal dhe besoj edhe të shumë shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë, për marrëdhëniet në familjen e përbashkët shqiptare. Shikoj këto fotografi dhe pyes veten se cila, në të vërtetë, është struktura e marrëdhënieve aktuale të Kombit shqiptar anë e mbanë trojeve të veta. Shikoj dhe pyes se cilat janë shpresat e përbashkëta – nëqoftse ekzistojnë – dhe nëse ekziston besimi i ndërsjelltë se Kombi shqiptar është dhe mbetet një popull i vetëm i bashkuar me lidhje të përhershme, në mbrojtje të interesave të përbashkëta kombëtare.

I shikoj këto foto dhe i them vetes, mos u zhgënje se kjo është një periudhë e përkohëshme, populli shqiptar do të dijë të tejkalojë edhe këtë situatë absurde të krijuar midis dy familjeve shqiptare – Shqipëri-Kosovë – se shqiptarët e thjeshtë, nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe jo politikanët e tyre, do të jenë forca që bashkon dhe jo forca që ndanë e përçanë. Do të jetë një brez tjetër shqiptarësh që do të jetë i vetdijshëm i detyrave dhe objektivave të pa realizuara gjatë shekujsh, për t’i arritur këto objektiva, sipas fjalëve të Linkolnit, me “Armiqësi kunder askujt, me mirësi ndaj të gjithëve…”, me bindjen se lufta për liri dhe demokraci nuk mund të shuhet kurrë dhe se përpjekjet për të drejta të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë nuk do të ndalen asnjëherë dhe në të njëjtën kohë, liria dhe demokracia—megjithë të metat e saj — është gjithnjë shpresa më e mirë për të gjithë popujt anë e mbane botës, përfshir popujt e Ballkanit.

Sidomos për popullin shqiptar, megjithëse udhëheqësit aktualë — të cilët për interesa jo kombëtare në këtë proces e sipër flirtimesh të rrezikshme politike në kurriz të interesave kombëtare — po luajnë me fatin e tyre duke rrezikuar dhe përçarë, kështu, shtëpinë e tyre të përbashkët shqiptare.
A e meriton Afganistani ekzistencën shtetërore?!




Dikush në Kosovë po e pi duhanin fsheht …!?


Edhe romakët bënin be në guri?

Shkruan Fahri Xharra
“Beja me gur. Të shfaqurit e gurit si shej besimi është dhe të pëdorurit e tij në betime, në lidhje bese, në bë për të fituar pafajësi, në vendime të bashkësive fshatare të caktuara. Në ligjin dokesor të malësivet tona thuhet: “Beja mbë “gur” kah kanuja asht ndërma të randat e ma të MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARE mndershmet bë qi njef Shqyptari i Malevet”. (KLD, 1933, f.60). Në doket e malësive, gurit si shenjë besimi në bë i jepet një vlerë e jashtëzakonshme, si një kult betimi mjaft i hershëm; për nga forca vepruese hyjnore, ai del shumë më i fortë se ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjë është fjala për mendësitë e vjetra të njerëzve të malësive shqiptare”

Po, si është e mundur që romakët të bënin be me gurë ?
Beja mbi gur , Romakët dhe Hanibali ( Sh. Gjeqovi , Hylli i Drites 1936)
“Guri m’krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m’rrenë, me gur i randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin (grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: “ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja”. Njeni i thoshte tjetrit: “Merre me gurm’krah! Po e more me gurm’krah asht ejotja”. Me gur m’krah tjetri të merr ene (edhe) arën nen shpitë. Me gur m’krah të merr ene djalin. Ishte bë ma e fortë se beja me 24 burra. Mund të të merrte tjetri me gur në krah: tokë, zabel, ujët e vadës a atë ku pinin gjaja e gjalië. Kur donin të ndanin (ta veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia përshkak të poshtërsive si (që) kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (që) e kalonin nëpër duer. Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duerpër mort e për darzëm”. Beja me gur në krah a në dorë ishte tepër “e randë”, më “e rëndë” se çdo mënyrë tjetër e besë. Më “e randa” ishte me gurin e rrufesë. Para kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të madhe prej saj.
Në librin tim “ Roma fliste shqip “ ( “Lena” Prishtinë 2019 ) në mënyrë të qartë dhe të pa kundërshtueshme e kam spjeguar se Perandoria Romake ishte pjellë e etruskëve dhe Ilirëve të Gadishullit Apenin, i cili shumë është quajtur Itali ( faqe 119 , po aty )
Italia nuk është etnonim . As Perandoria Romake nuk para qiste dhe nuk para qet ndonjë etnonim. P Në pyetjen e më sipërme se si është mundur që romakët bënin be në guri , është lehtë të spjegohet sepsa ata e flisnin gjuhen shqipe të kohës së tyre.
Se romakët bënin be në guri e gjejmë të shkruar në një punim të gjatë të Shtjefën Gjeqovit botuar në”Hylli iDritës”, 1936.
Guri dhe plis dheu
Guri dhe plis dheu përdoreshin si bë për të ndarë e ripërcaktuar kufijtë e harruar në mes dy familjeve a fshatrave, sidomos për pyje, zabele, kullota. Përtë bërë këtë rindarje përgjithësisht caktohej si gjyqtar një plak që i ka ditur kufijt e vjetër e për ta i kanë folur pleq edhe më të vjetër që kanë vdekë prej kohësh. Mendohej se ky plak i dinte ata dhe • se do t’i rivendoste me drejtësi. Para se plaku ricaktues i kufijve të fillonte të vepronte, i lëshoheshin pengjet (shenja simbolike që tregojnë se të interesuarit e të dy palëve do të pajtohen me caktimin e kufijve nga plaku i shënuar). Plaku, i shoqëruar nga përfaqësuesit e dy lagjeve, dy katundeve a dy dhenave, merrte një gure një plis dheu (a bucë dheu ose një dorë dhë) dhe i vinte në sup të krahut duke i mbajtur me dorë. Para se të nisej u betohej dy grupeve kështu: “Për ket gur e Peshë e dhë, me të cilat e ngarkova veten, për shka kam ndie prej s& parësh, vendet e kufijve kanë qenë sikur do t’ju diftoj tash; e We sa ma merr mendja e shpirti, nuk do t’i randohem kurrnjanës lagje!”. Betimin e bën dhe kështu: “Përketpeshë, ktu e ktu ka qenë kufini i hershëm e ktu po e nguli edhe unë, edhe e marrsha në atë jetë në qofsha tue rrejtë!”. Nëse nga ndonjera palë shfaqen kundërshtime, ai shton: “Përkëtëpeshë, sim’urandoftënëatëjetë, qektu asht sheji i vjetër i kufinit të hershëm, si më ka pasë kallzue gjyshi… kur ishem camërdhok (fëmijë 10-15 vjeç) shmrijak dhizsh me ta, e ai e ka marrë në atëjetë se asht ktu, ende unë po e marr mbas fjalës së tij”. Plaku u prin të tjerëve me gure dhë në krah. Nga vendi në vend ndalet plaku, e cakton me këmbë kufirin e aty të tjerët ngulin një dru a shenj
Gjatë nguljes së kufirit gjithnjë plaku e mban dorën mbi të, duke e sjellë e drejtuar. Mbasi mbaron ngulja e kufirit, plaku thotë: “Ai që e luejtëtketgur, ipeshoftërandë m’atë jetë!”. Kështu vazhdon plaku me të tjerët të ngulë të tërë kufijtë n’ë vendet e caktuara më parë. Sipas besimeve të popullit: “Plaku që mban gur e dhë më krah – qëjanë sheji i randimit të shpirtit të tij, – në mos kallzoftë drejt edhe me i kalue kuj për rrazë të derës së shtëpisë, nuke ndal gja, shpirti i tij ka me hekë mirë a keq më atjetë”
Kanuni i Lekë Dukagjinit
Nye i tetëdhetenandët.
Beja mbë “Gur” e beja mbë Kryq e mb’Ungjill.
§.533. Beja e Malevet të Shqypnis âsht dy mndyrësh:
- beja mbë “gùr”, me Kanû,
- beja mbë Kryq a mb’Ungjill.
§.534. Beja mbë “gùr” kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.
§.535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prei njij zhgarkimi mohuesi, do të bajë bé a mbë ‘’gùr”, a mbë Kryq e Ungjill.
§.536. Betarë a Poronikë njehen disà “dorë bejet”, qi do të perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini).
§.537. Bét mbë “gùr” bahen:
- per me u dlirë prej njij zhgarkimi,
- per me u lidhë me besë kundra hieksive e trath-tive të vendit,
- per me ndêjë gati me u bâ ball kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.
Referenca
Mitologjia ndër shqiptarë / MarkTirta. – Tiranë: Shkenca, 2004.
Sh.Gjeçovi, “Guri i kufinit”, “Hylli i Dritës”, 1936,
Fahri Xharra, ” Roma fliste shqip “2019
Gjakovë
Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq
Bled, 1 shtator 2021
Takimin e parë në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e pati me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordon Grliq Radman, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të këtyre marrëdhënieve.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai shprehu falënderimin e sinqertë për ndihmën që Republika e Kroacisë ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë. Po ashtu, e falënderoi për donacionin prej 10 mijë dozash të vaksinës anti-covid, që qeveria kroate ka ndarë për Kosovën në shenjë miqësie.

U bisedua për fushat e bashkëpunimit bilateral që do të sigurojnë ringjallje më të shpejtë nga kriza e shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID 19, duke përfshirë ngritjen e investimeve si dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Kryeministri Plenkoviq ritheksoi mbështetjen e plotë të Kroacisë dhe gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.
Vjosa Osmani apel diasporës shqiptare në Zvicër: Vaksionohuni të gjithë!
Anetaresimi ne BE mbetet prioritet për Kosovën
Forumi Ekonomik Zviceran (SEF) është konferenca më e rëndësishme ekonomike në Zvicër. Çdo vit, rreth 1,350 vendimmarrës nga biznesi, shkenca, politika dhe media takohen në Interlaken për një shkëmbim aktiv të pikëpamjeve dhe dialog ndër-sektorial.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u ka bërë thirrje kosovarëve në Zvicër që të vaksinohen. Gjithkush do të duhej ta merrte seriozisht përgjegjësinë e tij në pandeminë.
Vjosa Osmani-Sadriu (39) u zgjodh Presidente e Kosovës më 14 prill 2021.
Vjosa Osmani-Sadriu (39) u zgjodh Presidente e Kosovës më 14 prill 2021., ka shkruar gazeta Blick, duke ju referuar ATS, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Osmani-Sadridu tha të mërkurën në Forumin Ekonomik Zviceran SEF në Interlaken BE se shumë kosovarë që jetonin në Zvicër udhëtuan në shtëpi gjatë verës dhe kontraktuan virusin korona atje.
“Ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht përgjegjësinë tonë në këtë krizë të koronës. I bëj thirrje të gjithë kosovarëve në Zvicër dhe Kosovë që të vaksinohen, ” ka thene ajo.
Në fjalimin e saj ajo gjithashtu theksoi se pranimi në BE mbetet prioritet për Kosovën. Anëtarësimi aktualisht po dështon sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Shkëputeni nga e kaluara
“Ju mund të shkëputeni nga e kaluara,” tha ajo. “Shpresojmë që Serbia të zgjedhë një klasë udhëheqëse në të ardhmen që të kuptojë se Kosova është një republikë që do të qëndrojë dhe që dëshiron të japë një kontribut të rëndësishëm për paqen në rajon.”
Rreth 200,000 njerëz me rrënjë kosovare jetojnë në Zvicër
Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri Kurti takoi presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor
Avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Në takimin e mbajtur në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri Kurti falënderoi Presidentin Pahor për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin e Republikës së Kosovës ndaj nismave politike që krijojnë konfuzion e ndarje në Ballkan, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike. Ai vlerësoi faktin që Sllovenia udhëheq me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë për të mbështetur Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euroatlantik.
Presidenti Pahor theksoi se gjatë presidencës së BE-së, që ka filluar në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë është Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.
U ritheksua përkushtimi i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë dhe forcim të partneritetit ndërmjet dy vendeve në të mirë të të dy popujve.
Ata që refuzojnë të marrin vaksinën Anti-Covid janë terroristë të verbër! Ata qe marrin vaksinën janë heronjë të familjes, kombit dhe mbare shoqërisë!
Jemi deshimitare se numri i te infetkuarve dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov. Edhe pse janë zbuluar disa vaksina kundër pandemisë COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat kufizuese.
Si funksiojnë vaksinat kundër Covid-19
“Përparimi me vaksinat na jep të gjithëve një nxitje dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Sidoqoftë, OBSH është e shqetësuar se ekziston një perceptim në rritje se pandemia ka mbaruar. E vërteta është se aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit, i cili po bën presion të madh në spitale, njësitë e kujdesit intensiv dhe punonjësit shëndetësorë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjatë gushtit në Evropë do të përhapet varianti Delta i COVID-19, ndërsa deri në atë moment nuk do të arrihet që e gjithë popullata evropiane të vaksinohet. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë për shtyp tha se javën e kaluar numri i rasteve me variantin Delta në Evropë është rritur me 10%, shkruan gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch.
Ata qe marrin vaksina jane heronje te familjes, kombit dhe mabrë shoqerise!
Pra, vaksinat ekzistojnë për t’ju mbrojtur juve, të dashurit e juaj dhe njerëzit përreth që keni. Vaksinat kundër Covid-19 kanë lënë një ndikim të madh global. Vaksinat
shpëtojnë jetë. Vaksinat mbrojnë tërë komunitetin tuaj. Çdo vit, deri në 3 milionë jetë shpëtohen prej vaksinave në Zvicer, Evropë dhe në botë.Për shkak të vaksinave, sëmundjet si lija, polio dhe tetanusi më nuk ekzisotjnë apo janë shumë të rralla. Nëse marrim vaksinën, ne gjithashtu mbrojmë edhe dikë që është më i lëndueshëm sesa ne, i cili nuk ka mundësi të merr vetë vaksinën (psh. ata që janë të sëmurë apo kanë sistem
imunitar të dobësuar). Nuk ka mundësi që vaksinat të jenë miratuar për miliona njerëz nëse do të kishte ndonjë dyshim për sigurinë, cilësinë apo efektshmërinë.Vaksinat funksionojnë duke dërguar një sinjal tek sistemi imunitar i trupit tuaj për të krijuar antitruptha që luftojnë virusin. Ato nuk ndryshojnë AND-në. Nuk ka dëshmi se ndikojnë në pjellori. Përbërësit e vaksinave kundër Covid-19: Ato nuk përmbajnë ndonjë përbërës njerëzor, të kafshëve apo vezë.
Mos vaksionimi eshte edhe nje shmangje nga realiteti, shmangje nga solidariteti me familjaret, mjedisin ku jeton dhe shoqerine e gjere!
Roli i media ne (dez) informimin me vaksinat deri tek FakeNews
Roli i mediave eshte padiskutueshëm në jetën shoqërore, politike dhe socio-ekonomike, pra ne ekte rast edhe rreth Covid-19 dhe vaksioanve qe pe rkete te fundit ka tendeca te thashethemeve dhe spekuilimeve deri tek propaganda apo deizimfortat qe njihen si FakeNews ne media.
S’ka virus, maskat nuk të mbrojnë nga koronavirusi, masat e izolimit janë të kota dhe vaksinat janë të rrezikshme, vaksinat jane per shakterimin e botes, vaksinat jane per biznes, vaksinat te bejen steril, ne krahun ku merr vaksina-te ngijet luga se ka magnet.. Pra, këto janë vetëm disa nga dezinformatat, spekulimet dhe thashethemet që kanë qarkulluar mujave te fundit nëpër rrjetet sociale, prej kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Pretendime të tilla për pandeminë janë raportuar në shumicën e vendeve të botës, edhe për faktin se koronavirusi ka qenë problematikë e re për të gjithë.
Megjithatë, njohësit e fushës së mediave dhe politikave globale shëndetësore vlerësojnë se vazhdimësia e përsëritjes së supozimeve të tilla, edhe pas gatgi dy vitesh të përballjes me pandeminë, flet për mungesë të informimit të saktë për pandeminë jo vetem ne Kosovë e Shqipëri por ne ne tere ballkanin.
Teoritë e shumta konsirative për natyrën dhe origjinën e Covid-19 kanë qarkulluar në internet që nga shpallja e pandemisë vitin e kaluar, dhe janë nxitur vetëm nga futja e vaksinave të shumta të zhvilluara me shpejtësi. Por nuk janë vetëm anëtarët e keqinformuar të publikut që shpërndajnë informacione të rreme ose të shtrembëruara në internet-fushatat e organizuara po punojnë në mënyrë aktive për të minuar besimin në përhapjen e vaksinës Covid-19. Roli i mediave nuk eshte pèer te nxitur qytetaret te marrin vaksinin, por per te motivuar dhe treguar realitetin për anet pozitive dhe efektiv e marrjes se vaksinave, ndfyrshe ata qe refuzojne te marrin vaksinat jo vetme se jane te padeshirueshem për shoqerine, por mund te jene edhe te rrezikshem qe shume pak dlalopjne nga terroristet. Keta do konsideriohehsin si terroriste te paarmatosur, qe ne vend te plumavave posedojne ose jane te armatosur deri në dhëmbe me virus!
Reagimet që të gërryejnë, sidomos ai i Bashkësisë Islame të Kosovës!
Në foto: Xhamia e Bresanes së Sharrit,Prizren
Nga: Januz Januzaj, Istog
Vrasja e para disa ditësh e 18 vjeçares në Ferizaj, një krimi i rëndë që na ka prekur të gjithëve…, ka bërë që të ketë reagime me dhembje e shpirt, në njërën anë dhe me dhembje e politikë, në anën tjetër.
Vrasjet e tilla, krimet e rënda, nuk ndalohen dhe nuk luftohen me protesta të Rrjeteve…, as me pjesëmarrjen në to të Ministres, as me shkuarjen në varrim, me fjalim e amin (pas hoxhallarëve), aty, të Kryeministrit, as me dënime të atij krimi nga ana e politikanëve, por me institucione të qëndrueshme shtetërore e shoqërore siç janë Ministritë, Gjykatat, Prokuroritë, Policia, Shkollat dhe shumë institucione kulturore.
Rastin tragjik e shfrytëzoi edhe Bashkësia Islame e Kosovës, me qëndrimin: ,,Fakti se kohëve të fundit janë shfaqur kaq shumë dukuri negative në mesin e fëmijëve tanë ( edhe pse vrasja nuk ishte në mes fëmijëve), duhet të na alarmojë të gjithëve, dhe të na vë në lëvizje për të gjetur zgjidhjet më të mira për këto dhe probleme të ngjashme që për bazë kanë edukimin… E patjetër këtu një rol ta pazëvendësueshëm kanë prijësit fetarë të komuniteteve fetare në Kosovë, që me këshillat e tyre mund të asistojnë shumë në ruajtjen e karakterit dhe personalitetit të fëmijëve në secilën etapë të zhvillimit të tyre. E kemi thënë sa e sa herë dhe do ta përsërisim se zgjidhja më e mirë është edukimi fetar. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë edukimin fetar. Çdo vonim në aprovimin e edukimit fetar në shkolla është me pasoja. Ndaj, le të jetë kjo një thirrje për institucionet tona qeverisëse që ta marrin në konsideratë futjen e edukatës fetare në shkolla…! ” thuhet në reagimin e BIK – ut.
Udhëheqësit e BIK – ut, pasi Kosovën e kanë mbushur me xhami e me minare të Turqisë, Emirateve e kush e di kujt tjetër dhe për çdo ditë nga pesë herë, mjedisin tonë, e ??????????ë me britma arabe, nuk u mjafton kjo, por përpiqen të futen edhe nëpër shkolla për të ngritur mure fetare me botëkuptimin mospranues ( të gjithçkaje dhe të askujt, vetëm të vetvetes !) dhe shkatërrues, kuptimi islam agresiv – ,,të gjallëruarit” në botën tjetër dhe të ekzekutuarit – ( kush nuk beson në të parën ) në këtë botë. Pra, nëpër shkolla të futet feja ( islame ) si ?ë??ë ? ?? ?ë??????? dhe aty ta tregojnë ??????ë? ????ë???? ??? ???????ë ???????.
Po i përmendi vetëm rastet e vdekjes së qytetarëve kur hoxhallarët, familjarëve të tyre u marrin haraç, duke e quajtur ,,hak’’, e çfarë borxhi u kanë qytetarët atyre mashtruesve?! Dhe për çfarë edukate e barazie gjinore për parandalimin e krimeve do të rrëfejnë hoxhallarët nëpër shkolla kur fenë e kanë për nënshtrim, jo për rituale e qetësi shpirtërore dhe ,,fëmijëve tanë” do t’ua përhapin kulturën e sjelljes e veshjes për vajza e gra me shamija, burka e shallvare, ditën t’ua terrojnë, ndërsa djemëve do tu thonë se burrat vendosin për çdo gjë në familje dhe se drejtësia më e lartë është Sheriati !



