Kur nuk duam t’i pranojmë dështimet tona, sa shpejt harrojmë!
Shtypi amerikan për “KOSOVËN” e historianit J. Buxhovi, “Midwest Book Review” : “Kosova-vazhdimësi e Mbretërisë së të Dardanisë”


Kolë M. Berisha ishte krahu i djathtë i Presidentit dr. Ibrahim Rugovës
Nga: Tomë Mrijaj

“Veç nji qëllim i naltë t’ban
me durue e zemrën ta forcon;
ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
mjerë ai qi nuk qëndron.”
– Luigj Gurakuqi (1879-1925)
Populli martir i Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo që janë nëpër botë, mësuan një lajm të hidhur mbi kalimin në amshim të ish-Kryetari të Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha. Ai ka ndërruar jetë të dielën në moshën 73-vjeçare, pas plagëve të rënda që iu kthyen si armike të trupit të tij, që ia la ndër vite armiku serb nga torturat më çnjerëzore… Lajmin për vdekjen e personalitetit të shquar Kolë Berishës e bëri të ditur djali i tij, Visar Berisha. Sipas familjarëve, Kolë Berisha u varros të hënën, më 30 gusht 2021 në varrezat e Prishtinës, në praninë e rrethit të ngushtë familjarë. Unë dha familja ime i përcjellim ngushëllimet tona te sinqerta familjes të mikut tim, mbarë rrethit, miqve dhe dashamirësve të tij.
Kolë M. Berisha hero i pamposhtur para torturave çnjerëzore serbe
Vitet kalojnë dhe në kujtesën e freskët të historisë së Kosovës, gjithmonë një vend të veçantë zë figura e patriotit dhe personalitetit të shquar shqiptar Kolë M. Berisha, i cili, gjatë gjithë jetës së tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret një heroizëm të veçantë, duke përballuar ngjarjet e dhimbshme të historisë plot plagë të atdheut tonë martir.
Ai ishte një djalë elegant, i dashur dhe shumë serioz me të gjithë, fjalë pak e punë shumë, mik dhe shok besnik me të gjithë atë që e kanë njohur nga afër.
Që asokohe dhe deri sot mbetëm miq të njeri-tjetrit. Pas përfundimit të shkollë së mesme, Kola, ka punuar disa vite si sekretar i gjimnazit “Luigj Gurakuqit” në Klinë, dhe gjatë kësaj kohë jemi takuar disa herë, ku kemi shkëmbyer mendime dhe ide mbi Kosovën, dhe fatkeqësitë që e ka pllakosur atë në ato ditë. Kola ishte një patriot i flaktë.
Atë e kam takuar edhe gjatë vizitave të shpeshta zyrtare, që ka bërë në New York, duke qenë kryetar i LDK-së. Ai këtu kishte dajët e tij.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova, shumë vite më parë kishte organizuar një manifestim të madh, për përkujtimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, ku, ai kishte ftuar shumë personalitete të botës shqiptare nga të gjithë vendet e ndryshme të botës.
Midis tyre, me ftesë të posaçme nga Presidenti dr. Rugova ishte edhe delegacioni i ynë i ardhur nga SHBA, në krye të të cilës ishte kryetari i Lidhjes së Tretë të Prizrenit Ismet Ukë Sadiku Berisha dhe unë si Sekretar i Përgjithshëm i saj.
Për ne ishte një çast shumë emocionues, mbasi Presidenca e Kosovës, vlerësonte shumë kontributin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA (1962), e cila kishte bërë shumë përpjekje për çeshtjen e Kosovës, përmes demonstratave, peticioneve, memorandumeve, letrave dërguar presidentëve në Shtëpinë e Bardhë, senatorëve, kongresmenëve etj.
Ditën e nesërme vizitën e parë në Prishtinë e filluam me nacionalistin Kolë M. Berishën, në zyrën e tij si funksionar i lartë i LDK-së. Atë ditë mbas një bisede të ngrohtë dhe miqësore, Kola mua dhe Ismetit na dhuroi nga një libër të tij, me titull: “Ditari i një izolanti”.
Gjatë bisedës sonë në zyrën e tij, në një moment, unë i drejtohem mikut të vjetër të shkollës Kolës me shaka: “Pse kaq shumë roje për udhëheqësit sot në Kosovën e Lirë!?” Përgjigja e tij ishte buzëqeshja, e cila na la shumë për të kuptuar.
Gjatë një dite tjetër, të qëndrimit në Prishtinë, ne pamë më sytë tanë makinën e presidentit të Kosovës dr. Rogovës, të rrethuar nga shumë roje.
Ne, u shqetsuam shumë, kur pamë këtë skenë. Në ato momente shumë të ardhur, që ishim vendosur në hotelin “Grand”, në ditët në vijim, ku, kishim takime dhe darka pune të ndryshme, në të cilat na shoqëroi edhe vetë Presidenti Dr. Rugova, Kolë M. Berisha dhe akademik Mark Krasniqi etj., sërisht ne na u krijua një përshtypje e pakëndshme, se diçka nuk shkonte në Kosovën e lirë.
Këto skena me truproje, kërkojnë shumë shpenzime financiare, të cilat rëndonin shumë ekonominë e shkatërruar dhe të lodhur të Kosovës, që sapo kishte dalur nga lufta e saj për liri. Kosovën e lamë me zemër të thyer.
Një ditë në shtëpinë time
Në shtëpinë time, një ditë erdhi për vizitë miku i familjes Ukë Gjoka, i cili, për disa vite ka punuar si profesor i gjuhës angleze në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës.
Uka kur e pa në bibliotekën time librin: “Ditari i një izolanti”, me autor Kolë M. Berishën, iu mbushën sytë me lot.
Unë e pashë në sy, se ai ishte prekur thellë dhe mbasi e mori vetën e pyes Ukën. Ai filloi të rrëfej: “Një ditë mbas orarit të mësimit me shumë kolegë të gjimnazit, ishim nisur për të pirë një kafe së bashku dhe biseduar për gjendjen e vështirë të atyre ditëve, që po kalonte Kosova e jonë, në mesin tonë ishte edhe sekretari i saj Kolë M. Berisha, para se të mbërrijmë në qendër tek udhëkryqi, pamë disa policë serb. Njeri nga kolegët tha: “Pse kaq shumë policë aty!!!”
Kola, duke e ndjekur nga afër situatën, që u krijua ai menjëherë tha: “Policët nuk kanë punë me ju, por vetëm me mua.” Dhe ashtu ndodhi.
Policët, sapo u afruan tek ne, u drejtuan menjëherë drejt Kolës në mënyrë agresive dhe filluan me shkopinj që kishin në duar ta qëllonin papushim në trup. Ata vetëm e qëllonin pa ditur se ku i binin atij.
Kola, i gjatë qëndronte stoik. Trupi i tij u nxi nga shkopinjtë e gomës dhe shqelmat e mallkimet me fjalë banale që përdorinin policët serb…
Ai kishte vendosur dy duart në mbrotje të kokës së tij dhe gjatë gjithë asaj kohe deri që është rrëzuar përdhe.
Ne, asokohe në atë skenë makrabre të krijuar nga policët mizorë serb, jemi ndier shumë keq, sepse nuk ishim në gjendje ta ndihmonim shokun tonë Kolën.”
Kulla apo shtëpia e tij në Klinë, është e para që është goditur nga breshëritë e plumbave të çetnikëve serbë, e cila edhe sot është e pabanueshme dhe ka gjurmët e plumbave dhe nuk banohet nga askush. Ajo është një dëshmi historike e dhunës policore serbe, ndaj shqiptarëve dhe shtëpive të tyre.
Miku im Kolë Berisha, prej shumë viteve nga plagët që ka marrë gjatë asaj periudhe të vështirë, gjendet sot i sëmurë në shtëpinë e tij në Prishtinë, nën kujdesin e vijueshëm të familjes së tij të dashur.

Më vjen shumë keq, që prej shumë vitesh, për patriotin e shquar Kolë M. Berisha, askush nuk ka shkruar asnjë rresht përkujtimi të historive të tij plot plagë, kur të gjithë e dijnë se ai ishte edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, lider kryesor i LDK-së, miku dhe krahu i djathtë më i ngushtë i Presidentit dr. Rugovës.
Dhimbjet e Kolës janë plagët e përgjakshme të të gjithë shqiptarëve
Një vepre të kompletuar si: “Ditari i një izolanti”, shkruar nga atdhetari i shquar Kolë M. Berisha, është e vështirë t’i bëhet një parathënie, sepse nuk mund t’i bësh ndonjë interpretim ose koment, të japësh ndonjë meditim apo shtosh fjalë pa rënë në përsëritje të atyre çfarë ka thënë vetë autori, sepse ai ka rrëfyer me sinqeritet gjithçka, që mund të thuhet rreth lëndës, që ka trajtuar me një vërtetësi absolute.
Aty tregohen deri në hollësitë më të vogla të gjitha vuajtjet fizike dhe shpirtërore, traumat dhe streset psikike, që pësoi “izolanti” dhe jo vetëm ai, gjithë asaj periudhe afro tre mujore të atij “izolimi arbitrar”, që në fakt nuk ishte një “izolim”, por një burg i vërtetë.
Prandaj edhe unë nuk do t’i bëj ndonjë parathënie këtij libri, gjë të cilën ia ka bërë vetë autori me shkrimin “Në vend të hyrjes”, por dua të them vetëm dy fjalë, duke theksuar fort me plot gojën, se kjo vepër nuk është thjesht një “Ditar” i zakonshëm kujtimesh e ngjarjesh të kaluara, që lexohen dhe harrohen shpejt; por është një akt-akuzë, që të ngulitet thellë në memorie e të lë mbresa të paharruara për gjithë jetën; është një akt-akuzë më e fuqishme, që mund t’i bëhet diktaturës serbo-komuniste të Millosheviqit, për urrejtjen psikologjike dhe për gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, jo vetëm për atë periudhë tre mujore, por edhe gjatë sundimit të diktatorit Millosheviq gjatë një shekulli të tërë.
Kjo urrejtje e pakufishme e brymosur për dekada me radhë në shpirtin serb ndaj popullit kosovar, për të vetmin faj se ai është një popull autokton në trojet e veta, i ka rrënjët pikërisht në faktin e qenies së tyre të vetëdijshëm, sepse sipas serbëve ata janë si mish i huaj në atë tokë, të cilën e zaptuan dhe e mbajtën me dhunë.
Prandaj, autoktonët duhet të shfarosën ose të detyrohen të largohen me dhunë, që Kosova shqiptare të bëhet plotësisht pronë e përjetshme e tyre. Kjo është filozofia shoviniste serbe.
Pikërisht, këtu qëndron edhe vlera e këtij “Ditari i një izolanti”, i cili, duhet të ruhet përjetësisht si një dokument dhe provë e gjallë, për të gjitha ato krime monstruoze të ushtruara nga përbindëshat serbë mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, me qëllim që mos të harrohen dhe kurrë të mos përsëritet më kjo histori e dhimbshme.
Dhe këtë mesazh kaq human, jam i bindur se Kolë M. Berisha, ia ka dalë ta përçojë me sukses në zemrat e çdo lexuesi e veçanërisht të rinisë e popullit kosovar.
Si shok i tij, shqiptar e si kosovar, e përgëzoj me gjithë zemër e mirënjohje të thellë për këtë vepër edhe pse ndodhem mijëra kilometra larg Atdheut dhe Kosovës sime të dashur.




Mos e rrënoni shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, këtë objekt shkollor me vlera historike!
Objekti i shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës
Secili njeri i gëzohet ndërtimit të një objekti të ri, qoftë ajo shtëpi familjare apo kolektive e banimit, shtëpi shëndeti apo objekt tjetër me interes të përbashkët qytetarë, e aq më tepër ndërtimit të një shkolle të re. Por, secili lloj ndërtimi duhet të bëhet në përputhje me nevojat e qytetarëve, në veçanti shkollat duhet ndërtohen në përputhje me numrin e nxënësve që frekuentojnë mësimet në lokalitetin përkatës.

Në foto: Autori i shkrimit Florim Zeqa, tek objekti i shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë
Cilat janë kapacitetet e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë
Objekti i shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë i ndërtuar në vitet e 70-ta, ishte ndër objektet më të përsosura në Kosovë, investim ky i bërë me këmbëngulësinë e faktorit politik dhe arsimor shqiptar të asaj kohe në nivelin komunal dhe atij të lartë të kohës.
Ky ishte gëzim i madh dhe i papërshkruar më fjalë për rreth 1000 nxënësit e gjashtë fshatrave përreth dhe prindërve të tyre.
Punëtorët arsimor (atëherë) ishin më krenarët dhe më të privilegjuarit, se punonin në objektin modern, me të gjitha kushtet dhe paisjet e nevojshme për punë edukativo-arsimore.
Shkolla në brendin e saj i kishte 11 dhoma (klasa) mësimi, kabinetet: të Histori-Gjeografisë, të Fizikës, të Kimisë, të Matematikës, të Mbrojtjes, të Edukatës fizike, madje edhe të Artit figurativ.
Shkolla e kishte Bibliotekën e pasur me libra dhe literaturë profesionale,
e kishte edhe Sallën solemne me dy dhoma tjera përcjellse, kishte Toalete në të dy katet, për nxënës dhe punëtorë.
Objekti kishte ujësjellës të instaluar.
Po ashtu kishte edhe hapësira tjera të cilat shfrytëzoheshin: Salla e arsimtarëve, Zyra për drejtor, Zyra për sekretar dhe Lokali për punëtorë ndihmës (domarë).
Poashtu, ishte edhe punëtoria e mjeshtrit (mirëmbajtësit) të shkollës, bashkë me veglat e punës, lokal ky që shpesh përdorej e shfrytëzoheh edhe për lëndën e BAT-it .
Koridorët e kësaj shkolle i plotësonin kushtet e një Amfiteatri të vërtet për shfaqje të ndryshme.
Objekti kishte hymje te veçanta për nxënës dhe personel arsimor.

Mirëmbajtja permanente i ka zgjatur jetën objektit shkollor
Sikurse çdo ndërtesë, objekt i vogël apo i madh, edhe shkolla me kalimin e viteve ishte amortizuar dhe ka pasur nevojë për mirëmbajtje dhe riparime periodike. Ato kanë ndodhur në vazhdimësi, e madje edhe gjatë viteve të ’90-ta, të periudhës së sistemit paralel, ku me ndihma nga prindërit e nxënësve dhe jo vetëm ishte investuar në mirëmbajtje dhe sigurimin e lëndëve djegëse gjatë stinës së dimrit.
Pas përfundimit të luftës, me ndihmat e banorëve të fshatrave përreth ishte riparuar komplet çatia e shkolles dhe disa anekseve përcjellëse.
Mirëpo, investimi më serioz kishte ndodhur dy viteve të fundit, kur u bë një renovim i përgjithshëm, me ç’rast u ndërruan të gjitha dyert dhe dritaret e shkollës, rregullimi i tualeteve dhe inventari tjetër përcjellës i shkollës, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ngrohjes qendrore.

I tërë ky projekt renovues në shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë u financua nga Komuna e Klinës.
Në vitin 2019 nga buxheti i Komunës së Klinës në shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë për renovime u investuan 6484,81 euro, kurse për ngrohje qendrore 18.333,66 euro, apo gjithsejt 24.818,47 euro. Ndërsa për renovime tjera në këtë shkollë, në vitin 2020 Komuna e Klinës ka investuar edhe 13.883,88 euro të tjera, me të cilat totali i investimeve për dy vite arrinë shumën prej 38.702.35 eurove!

Investime këto që ndikuan në përmirësimin e infrastrukturës shkollore e cila nxënësve iu krijojë kushte shumë më të përshtatshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Pas këtij investimi vlerëmadh dhe të konsiderueshëm financiar nga Kuvendi Komunal i Klinës, vitin e kaluar kjo shkollë e përfitoj edhe një donacion prej shoqatës “Entr-Aides”, nga Zvicëra: banka, karrike, kompjuter, një piano, paisje sportive, disa tabela të zeza, dhe mjete tjera mësimore.
Vlenë për të theksuar se, nga shoqata humanitare “Entr-Aides” pritej ardhja e kontigjentit të dytë të ndihmave për shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë, por më gjasë fillimi i ndërtimit të objektit të ri shkollor, është bërë pengesë e finalizimit të këtij projekti humanitar.
Kur jemi tek donacionet, duhet përmendur edhe ndërtimin e fushës moderne të sportit nga KFOR-i italian.

Do t’u hyja në hak lexuesve pa e përmendur bibliotekën moderne (ndër më të mirat në vend) dhe klasën e bukur për parafillorët që ndodhen në brendi të objektit shkollor, të cilat e plotësojnë mozaikun e një shkolle model në Republikën e Kosovës.
Ndërtimi i objektit të ri, paradoksal dhe i panevojshëm
Paraprakisht fillimit të ndërtimit të objektit të ri shkollor, ekspert të Kuvendit Komunal të Klinës dhe organizateve tjera që mirren me fushën e ndërtimit, e kanë konstatuar se thëmelet dhe baza skeletore e shkollës është shumë e fortë dhe e qëndrueshme të paktën edhe për 50 vitet e ardhshme dhe e rezistueshme qoftë edhe ndaj tërmeteve me të fuqishme!

Shtrohet pyetja, si ka mundësi që një objekt kaq i rezistueshëm të vendoset në radhën e objekteve për rrënim!?
Arsyeja e thjeshtë dhe mendimi logjikë e shtrojnë nevojën e rinovimit total të shkollës me një kosto dhjetë herë më të ulët sesa ndërtimi i objektit të ri prej 650 mijë eurove të planifikuara nga “arkitetktët” e këtij ndërtimi, mjete këto të ndara nga buxheti i shtetit të Kosovës!

Nuk dua të dyshoj në qëllimet e mira dhe përcaktimet atdhetare të ideatorëve të ndërtimit të shkollës së re, por nuk e kam të qartë se cilat janë motivet e vërteta të ndërtimit të një objekti të ri shkollor përballë një objekti që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor me kapacitete të plota (për 1000 nxënës)!?
Vallë pse ideatorëve të ndërtimit të shkollës së re nuk ju ra ndërmend më herët, por vetëm pas investimit të 38.702.35 eurove në shkollën e “vjetër” dhe pse u dashka të ndërtohet një shkollë e re për më pak se 300 nxënës që potencialisht mund t’i ndjekin mësimet në këtë vit shkollor, e ndoshta shumë më pak së kaq kur shkolla e re të jetë gati për shfrytëzim!?
Kur janë në pyetje shpenzimet si kosto e përgjithshme, duhet të llogaritet edhe vlera reale e objektit aktual të shkollës (e paraparë të rrënohet pas përfundimit të objektit të ri), atëherë kemi të bëjmë me shuma marramendëse!
Kur këtyre ju shtohet vlera e inventarit brenda shkollës, investimi në fusha sportive dhe donacione tjera pas rrënimit dhe rindërtimit, kostoja e objektit të ri do ta kalojë shumën milionëshe!
Vallë, cilat kritere (korruptive) i ka përfillur MASHT-i dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë për ndërtimin e panevojshëm të një objekti të ri shkollor, kur ai paraprak i plotëson të gjitha kushtet për zhvillim super normal të mësimit për ata pak nxënës që kanë mbetur në atë lokalitet!?
Historia e lavdishme e një shkolle në prag të rrënimit
Objekti i shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë e ka një histori në vete, sa të pasur e të lavdishme, po aq edhe krenare. Nga kjo shkollë kanë dalur kuadra që fillet e diturisë i muarën po nga kjo shkollë, me të cilët sot mburret kombi me ta, emra të mëdhenjë që i bëjnë nderë Klinës dhe mbarë Kosovës, figura madhore të pendës dhe të pushkës, të letërisë dhe politikës.
Rezistenca e shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë kundrejt pushtuesit serb ishte shëmbull në mbarë Kosovën, për këtë flet shumë edhe pllakata në hyrje të shkollës me emrin “Azem Bejta”, e cila u mbijetoi të gjitha sulmeve dhe përpjekjeve antishqiptare për ndërrimin e emrit të kësaj shkolle.
Për mbrojtjen e emrit të shkollës, më meritorët janë personeli arsimor dhe banorët e fshatrave përreth; Grabanicë, Bokshiq, Dollovë, Qeskovë, Këpuz dhe Zajm, të cilët më trupat e tyre u vunë në mbrojtje të emrit të shkollës që nga fundi i viteve të 80-ta, ku pushteti komunal serb me disa shqipfolës, ish zyrtarë të lartë komunal të asaj kohe, me të gjitha mjetet propaganduese e joshëse ishin munduar për t’i bindur banorët e Bashkësisë Lokale të Grabanicës që t’i pranojnë ofertat e tyre në këmbim të emrit të Azem Bejtës.
Bazuar në trendin e largimit të familjeve shqiptare nga ky lokalitet për në shtetet perëndimore, objekti i ri në ndërtim e sipër, më tepër së një shkolle, do t’i shkonte për shtati një Shtëpie të pleqëve, një Shtëpie Kulture, një Palestre Sportive apo një Qendre të Mjekësisë familjare për nevojat e pak banorëve të mbetur në Bashkësinë Lokale të Grabanicës, kësaj pjese të harruar nga pushtetarët komunalë.
Lamtumirë shkolla ime
Nëse pushtetarët kanë para për t’i hudhur, le t’i hudhin ku të duan, por assesi nuk guxojnë ta rrënojnë objektin e shkollës së vjetër me vlerë shumëdimensionale historike, arsimore dhe kulturore në Republikën e Kosovës.
Përderisa në të gjitha shtetet dhe vendet më të zhvilluara të botës së qytetëruar, tregohet kujdes në ruajtjen e objekteve të vjetra shkollore me tradita qindra e madje mijëra vjeçare, pse u dashka që të rrënohet objekti i qëndrushëm dhe funksional i shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë, shkollës me vlera historike, jo më i vjetër se 50 vjet!?
Duke u nisur nga fakti se forca rrënuese e politikanëve të pasluftës është shumëfish më e madhe sesa ajo ndërtuese, me lotë ndër sy, shpirt të thyer dhe zemër të plagosur në hyrje të shkollës ia plasa vajit dhe bërtita me sa zë që kisha: Mos e rrënoni shkollën me vlera historike.

P.S: Fotot e bashkangjitura e vërtetojnë çdo fjalë dhe çdo rresht të shkruar në këtë tekst.
Tajar Zavalani, 1934, Tiranë: “Bota shqiptare u del përpara e u thotë: Hë, ju që mësuat se ç’është kultura, nxirmëni dhe mua nga mizerja ku gjindem”



Përse, të paktën, mungon debati për akuzën kaq inkriminuese?!

Çka fshihet prapa kërkesës greke për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare?

Pse na quanin Arnaut? Si lindi ky emër?
Arnautët e Greqisë, 1782

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Sipas të gjitha shënime që i kam gjetur qëndron që emri Arnaut është etnonim turk për shqiptarët ( ototomane: ارناود), Arvanid (اروانيد), Arnavud (آرناوود),.Sipas spjegimeve etnonimi grek për ne Άλβανίτης , si rrjedhje e Άλβάνος ( Albanos)Greqishtja e re shkronjën “β”, nga pellazgishtja e e ka ndërruar në V. Kjo ësht bartur tek otomanët dhe ata na thoshin , Arnavut ose Arnaut, sipas metatezës van – në – nav ((Theißen 2007, p. 90, Noel Malcolm )
Me “ Arnavud “ thirreshin të gjithë që e flitnin një nga dialektet e gjuhës Shqipe dhe shqiptarët sot e kanë shtetin e tyre , dhe të gjitha tokat në kufi me Greqinë, Maqedoninë Kosovën dhe Malin e Zi, që është një shtet me lidhje të forta gjaku ((Anscombe 2006b, )

Osmanët e pushtuan Greqinë – Morenë rreth viteve 1458- 1460 , pra mbetje e e fundit të Perandorisë Bizantine. Pa pushtimit u krijuan sanxhaqet e Ejaletit të Rumelisë. Ndër to ishte e dhe Ejaleti I Moresë. (موره التیا , Ejaleti Mōrâ)
Në More gati të gjithë banorët ishin arvanitas në tokat e tyre. Rreth viteve 1770 arvanitasit e krishterë u ngritën në kryengritje kundër pushtuesit otoman . kryengritje e cila dështoi dhe me shumë viktima në anën e arvanitasve të Moresë. Normalisht me kalimin e kohës, nga dhuna popullsia e krishterë zvogëlohej dhe se ajo muslimane rritej.
Gjatë luftës greke ( arvanitase ) për pavarësi, gjatë viteve 1821- 1821 ra duar të luftëtarëve arvanitas, por pas shpërthimit të një konflikti nëmësin e tyre dhe ardhjes së Ibrahim Pashës së Egjyptit me 1825 , kryengritja u shua. Me 1828 me ndërhyrjen e forcave detare të Britanisë, Frances dhe Rusisë në Betejën e Novarinos, i detyruan trupat e Ibrahim Pashës të largohen nga Morea me 1Tetor 1828.
Të kthehemi në kryengritjen arvanitase të vitit 1821, ku shquhen një mori fiigurash heroike për pavarësi si Georgios Karaiskakis, Odysseas Androutsos, Markos Botsaris dhe Laskarina Bouboulina dhe më i rëndësishmi ndër ta Theodor Kolokotroni ” hero i 1821 “ Kolkotroni ishte figurë kryesore e revolucionit , i cili edhe quhej ‘ Heroi i Mores* i cili e ka luajtur rolin e madh në historinë e Greqisë së re.jo vetë i luftës por edhe i krijimit të shtetit të ri. (Trudgill 1977, p. 32. “It is not too widely known that a majority of villages in the Athens area of Greece are inhabited by people of Albanian rather than Greek ethnic origin. These people are not recent immigrants, but the descendants of Albanians who entered the country at various times, for the most part between the 11th and 15th centuries. These Greek Albanians long retained a clearly separate ethnic identity, apparently, but gradually this identity has been eroded. Today they refer to themselves not as Albanians but as Arvanites, and call the language they speak not Albanian but Arvanitika. They are also very concerned to explain to outsiders that they are not only Arvanites but Greeks as well (see Trudgill and Tzavaras, forthcoming). The result of this development is that the main, perhaps only identifying characteristic of the Greek Albanians is now their language.”)

Të kalojmë tek qyteti Arna të Moresë , qytet i cili kishte një rol shumë të madh në kryengritjet për pavarësinë e Greqisë (1821-1829 ). Eshtë e njohur “ Shpella e Kolkotronit” në veri të MT. Annina. Kjo shpellë quhet ashtu nga si aty ishte fshehu Konstantini ( i ati i Theodor Kolkotronit), i cili e mbronte pirgun afër fshatit K`shtoja, dhe pasi ishte i plagosur u gjet dhe u vra.
Pse dola tek qyteti Arna i Moresë ? sepse doja të gjeja të vërtetën e emrit Arnaut. Në More gati të gjithë banorët ishin arvanitas në tokat e tyre, ashtu edhe në Arna. “Sipas shënimeve thuhet se turqit e morrën emrin arvanit dhe sipas metatezës sipas metatezës van – në – nav , e nxorën emrin Arnaut.” ? A mos është më afër, që emri arna- ut të ketë lindur nga qyteti Arna . Morea ishte ishulli i dytë i pushtuar nga osmanët, dhe aty hasën në një popull tjetër nga të tjerët, dhe sipas qytetit Arna shqiptarët u quajtën Arna-ut.
Unë e hapa një rrugë studimi që meriton shumë kujdes nga studjuesit e ndryshëm. Të hapish tema t hapish tema të reja nuk është mëkatë.
Gjakovë, 31.08.2
Kryeministri Plenkoviq i shkruan letër kryeministrit Kurti, shprehet i lumtur që do ta takojë në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka pranuar letër nga Kryeministri i Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, në të cilën ai shprehet shumë i lumtur që do të ketë mundësinë të takohen personalisht në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, më 1 shtator.
“Takimi jonë i fundit i shkurtër në Slavonski Brod u mbajt nën hijen e aksidentit të tmerrshëm me autobus që mori jetët e dhjetë kosovarëve gjatë rrugës së tyre për pushime verore në vendlindje”, ka shkruar z. Plenkoviq.
Kryeministri kroat e ka njoftuar kryeministrin Kurti se sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë, 44 kosovarë të aksidentuar kanë marrë trajtim në spitalet kroate, dhe se 43 prej tyre ose janë liruar pas shërimit ose janë dërguar drejt spitaleve në Gjermani apo në Kosovë.
Për fat të keq, një person ende gjendet në mjekim intensiv në ventilim mekanik, ka thënë z. Plenkoviq.
Duke i shprehur keqardhje për këtë rast, kryeministri kroat ka uruar që aksidenti i tmerrshëm të shërbejë si “përkujtim i lidhjeve tona të forta që i kemi ndërmjet vete që rezultuan në bashkëpunim natyror dhe efikas ndërmjet dy qeverive tona”.
Kryeministri Plenkoviq ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Kroacisë në rrugën euroatlantike të Kosovës, në aspektin politik dhe gatishmërinë për të vazhduar ndihmën për reforma.
“Mezi pres që të hulumtojmë të gjitha fushat e bashkëpunimit bilateral, duke përfshirë ngritjen e shkëmbimeve ekonomike, tregtisë dhe investimeve, që do të sigurojnë rimëkëmbje më të shpejtë nga kriza e shkaktuar si rezultat i pandemisë”, ka shkruar z. Plenkoviq.
Eshref Ymeri: Ali Ahmeti, ky mercenar në shërbim të sllavizmit!

Prof.dr. Eshref Ymeri
- Një shënim me tingëllim aktual pas kërkesës së mercenarit Ali Ahmeti për pajtimin e shqiptarëve me serbët
Në kalanë e fshatit Sellcë të Maqedonisë, më 16 mars 2012, për të njëmbëdhjetën herë, u zhvillua aktiviteti me temë “Pranvera e Dinjitetit”, një manifestim ky që mbahet për të përkujtuar dëshmorët e rënë të luftës së vitit 2001. Me këtë rast, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi:
“Program i UÇK- së, është i pandalshëm siç nuk ndalet ky diell, pavarësisht se disa thera të vogla mendojnë se mund ta ndalin dritën e diellit. Amanet që nga rilindësit e deri tek ushtarët e UÇK-së e kemi të jetojmë të lirë në hapësirat ku ne jetojmë. Dhe ne do e bëjmë se nuk bën ndryshe , shqiptarët do frymojnë lirshëm dhe pa kufij”.
Nga kjo përshëndetje Ali Ahmetit, mësojmë se ai kërkon ta nanurisë popullin shqiptar në Maqedoni me pallavrat e veta karakteristike për jetesën e shqiptarëve pa kufij. Por është halli se kufijtë po i ruajnë me xhelozi sllavogrekët. Me kësilloj deklaratash të paturpshme edhe gati 11 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti, ky sulltan i popullit shqiptar në Maqedoni, po e vërteton në praktikë që është një tradhtar i regjur i kombit shqiptar dhe një shërbëtor besnik i sllavizmit.
Drejtori i Radios “Kosova e Lirë”, zoti Ahmet Qeriqi, shkruan:
“Luftëtarët e lirisë nuk e mirëpritën marrëveshjen, meqë ishin qind për qind të bindur se auoritetet sllavomaqedonase njohin vetëm një gjuhë, atë të forcës, e cila i detyroi ta nënshkruajnë armëpushimin, në të cilin kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk diktoi kushte, edhe pse kishte forcë të diktonte dhe të mos i lëshonte armët nga dora, për shkak se në mënyrë direkte nuk ishte palë në bisedime… Dihet, po ashtu se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945 (Citohet sipas faqes së internetit “I robëruari s’ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. 16 dhjetor 2009).
Pra, admirali Xhonson, si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-, kishte shkuar në Shkup për të përcjellë mendimin e kristalizuar të Evropës se shqiptarët janë mendjelehtë dhe ata mund t’i joshësh fare kollaj me çfardolloj marrëveshjesh në dëm të interesave të kombit shqiptar. Deklarata e admiralit Xhonson nënkuptonte tradhtinë e Ali Ahmetit në krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili, për interesat e karrierës së tij të fëlliqur politike, ishte gati të bënte kurban interesat kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni dhe të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve të rënë në beteja. Mendjelehtë nuk është kombi shqiptar, mendjelehtë nuk është populli shqiptar në mbarë trojet e veta etnike, mendjelehtë janë mercenarët dhe tradhtarë që dalin nga gjiri i tij, të cilët për kolltuk dhe ylefe” shndërrohen në paçavure për të fshirë këpucët e të huajve. Deklarata e admiralit Xhonson, po ashtu, nxjerr në shesh një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: klasa politike shqiptare, në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është një mercenare e kualifikuar dhe tradhtare e çështjes kombëtare shqiptare.
Me këtë deklaratë prej tradhtari besnik të sllavizmit, Ali Ahmeti kërkon që ta vërë në gjumëpopullin shqiptar në Maqedoni dhe të vazhdojë të përjetësojë pushtetin personal, duke u tërhequr zvarrë para shovinizmit sllavomaqedonas.
Tiranë, 16 mars 2012



