Kreu Blog Faqe 1589

Pjetër Gjokë Dreshaj “Përmes vitesh…” 

0

Tomë Mrijaj, New York 

  • Recension për librin “Përmes vitesh …” të Pjetër Gjokë Dreshajt. 

Botimi i çdo libri në gjuhën shqipe, është një moment gëzimi i mirëseardhur për lexuesit. Nga shfletimi i tij njihemi me detaje të përmbajtjes së veprës. Vetë titulli sinjifikativ: “Përmes vitesh…” (botuar nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “Fiorentia”, Shkodër, 2020), me autor publiçistin dhe atdhetarin e palodhur Pjetër Gjokë Dreshaj, është një risi për lexuesit shqiptarë të trojeve tona dhe më së shumti në diasporë, ku ky libër është përhapur më së shumti.  

Vepra e re, ndahet në pjesë ose kapituj, të cilat dora- dorës zbulojnë dhe pasurojnë krijimtarinë e gjerë artistike të shkrimtarit dhe studiuesit produktiv Pjetër Gjokë Dreshaj. 

Në pjesën e parë të librit, autori Dreshaj,  duke njohur me hollësi historinë, kulturën, zakonet, traditat, figurat e shquara historike dhe patriotike të malësorëve tanë ndër shekuj, ka trajtuar mjeshtërisht figurat e shquara të kombit shqiptar në disiplina dhe këndvështrime të ndryshme, duke i përmbledhur ato në kapitullin e rëndsishëm: “Studime dhe ese”. 

Kështu autori, librin e vet e fillon me përshkrimin dinjitoz të poetit malësor  Nikollë Ivanaj, të cilin esencialisht e  ka zbërthyer me detaje dhe dinjitet professional, veprimtarinë krijuese artistike dhe poetike të tij, gjatë harkut kohor të viteve 1879-1950.  

Në faqet e librit, gjatë analizës së temës së parë: “Veprimtaria poetike e Nikollë Ivanajt 1879-1950” (fq.7- 18), hulumtuesi i palodhur dhe skrupuloz Pjetër Gjokë Dreshaj, na jep detajet origjinale të figurës së Nikollë Ivanajt, në fillim të shekullit XX, kur vëllezërit studente Marashi dhe Martini, gjatë vitëve 1920-1923, në Univeristetin e Romës pas mbrojtjes së doktoraturës së tyre, me mallin e zhuritur për vendlindjen kthehen në tokat shqiptare, për të kontribuar për kombin dhe popullin shqiptar. Ata ishin djemtë e axhës së Nikollë Ivanajt.  

Ai i shikonte me admirim dy vëllezërit e axhës së tij dhe ëndrronte të behej sikurse ata, duke studiuar në universitetet prestigjioze të Europës Perëndimore. Këtë rrugë të jetës dhe shpresës, për një jetë dhe kulturë përparimtare europiane dhe botërore, do t’a kishin të gjithë pjesëtarët e fisit të madh Ivanajt dhe vetë Nikolla, që ëndrronte të bëhej si ata. 

 Nikolla vijoi studimet universitare në gjuhën serbe në Universitetin e famshëm të Beogradit, i cili, shquhej asokohe në të gjithë vendet e Europës Perëndimore. Ai gjatë jetës së tij të pasur atdhetare dhe intelektuale, nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet e mira më intelektualët e shquar shqiptarë, si: liberatorin e famshëm patriot Luigj Gurakuqin, At Gjergj Fishtën, Hilë Mosin, Risto Siliçin, Pashko Vasën, etj.  

Ai si intelektual i formuar në mënyrë solide dhe më një kulturë kualitative përëndimore bashkëpunoi shumë me shtytin dhe revistat e kohës, si: “Shpresa e Shqipnisë”, “Lidhja kombëtare”, Kalendarin “Dija” në Vjenë dhe në të përkohshmen “Java” në qytetin e lashtë kulturëdashës Shkodër.  

Nga hulimtimet e studiuesit të palodhur Nikollë Ivanaj, mësojmë se ai arrin të botoj të gjithë ciklin e plotë të poezive të tij nëpër revista dhe gazeta e i përmbledh 70 poezitë në një libër me titull: “Lulet e pasosme”. 

Studiuesi ynë Dreshaj, i bën një analizë të plotë tematikës së vjershave apo poezive me frymë atdhetare dhe patrotiotike të intelektualit të shquar Nikollë Ivanajt, studim të cilin ai e përfundoi për botim në dhjetor të vitit 2009 në Tuz të Malësisë. Ky botim, për herë të parë botohet në librin: “Përmes vitesh…”, 11 vjet më vonë në qytetin e Shkodrës.  

Ne temën e dytë shkrimore, me titull: “Në vend të hyrjes”, autori Dreshaj, bën një përshkrim profesional të dy vëllezërve Ivanaj, Martinit dhe Mirash Ivanajt,  duke i përshkruar ata me detaje interesante jetësore dhe intelektuale. Duke i ndjekur ata hap mbas hapi, Dreshaj na shpalos dy pendat dhe figurat e shquara të botës shqiptare, që për shumë dekada ishin lënë në harresë në trojet shqiptare dhe nga akademitë e shkencave shtetërore në Kosovë dhe Shqipëri.  

Sa më shumë kohë kalon, aq me shumë rritet madhështia e tyre, si pasojë e burimeve të reja historike, që po dalin fatmirësisht çdo ditë në dritë, çka në këtë rast plotësojnë në mënyrë të plotë konturet e portreteve të tyre patriotike dhe intelektuale, në shërbim të kombit shqiptar për disa dekada me radhë.   

Në vazhdim, do të theksoj një aftësi të rrallë të autorit Dreshaj, në mënyrën e krijimit të frazave brenda paragrafit. Nga botimet e librave me profile të ndryshme, natyrshëm ne njohim sot teorinë e përhapur të krahasimit si formën artistike të të shprehurit, por nuk kemi mundësi të gjejmë në një mënyrë një krahasim epiko-artistik, studimor, analitik, një sintezë shumë domethënëse, sikurse tek penda skalitëse e poetit, publiçistit dhe studiuesit Pjetër Gjokë Dreshaj, i cili, na shpaloset me një përvojë dhe larmi fjalish vlerësuese shumë të goditura, ku me pak fjalë ai thotë shumë mendime preçize, në formë sintezash esenciale të koncentruara. 

Duke u munduar të rri brenda kornizave të një reçensioni, do të veçoj, pa zgjatje, se ky libër ka dhe vlera historike për gjeneratat e reja, të cilët do të kenë një pasqyrë të veçantë për t’u njohur me atë periudhë kohore, me vijimsinë e brengave dhe problemeve të trevave shqiptare ndër shekuj.  

Mesazhi i veprës është i qartë, sepse qysh në titull ai u tregon lexuesve: “Përmes vitesh…”, se për të realizuar këtë libër të larmishëm, i është dashur shumë kohë, mund dhe hulumtime të gjata në kohë, duke hyrë thellë në kalendat e historisë dhe shfletuar faqet e zverdha të dokumenteve historike dhe letrare, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë të mbuluar nga pluhuri i harresës, sepse për një arsye apo tjetër ata janë lenë pas dore.  

Vetë datat, muajt dhe vitet, kur janë botuar këto punime hulumtuese shumëvjeçare të autorit Dreshaj, tregojnë se sa shumë kohë dhe mund i është dashur atij të zbardh fakte, data dhe jetë njerëzish shumë të rëndsishëm të Malësisë, duke shkruar kësisoj vit mbas viti antologjinë e figurave dhe jetën e tyre atdhetare dhe intelektuale me pendë në dorë në dobi të popullit dhe kombit shqiptar. 

Në kuadrin e 40-vjetorit të përkujtimit të Besëlidhjes së Malësisë, studiuesi Dreshaj, merr pjesë në Akademinë solemne të organizuar në Tuz, duke mbajtur një ligjeratë shkencore historike, në përkujtim me nderim dhe respekt të të gjithë burrave të ndershëm dhe të mençur të trevave të tij kreshnike, të cilët si vizionarë të vertetë i kontribuan këtij vendimi të drejtë historik asokohe.  

Studimi i tij me titull: “Besëlidhja një vazhdim i denjë i vlerave civilizuese” (fq. 26-35), rrok një temë brilante, ku Dreshaj shpalos para auditorit vlerat e kësaj date të madhe historike për Malësinë zëmadhe,  por edhe më gjërë. Kontributet e mëdha të malësorëve ndër shekuj, janë shumë dimensionale dhe sikurse thotë Dreshaj, nuk është e mundur për atë që me një kumtesë të shkurtër restrospektive apo sinjifikative në këtë rast përkujtimi të përfshihen efektet e saj historike, juridike, sociologjike, sociale, dokësore etj.  

Për më tej, Dreshaj analizon Kanunin e Lekë Dukagjinit, vlerat e tij për perdorim të përditshëm nga malësorët e tij, të cilët përbënin asokohe kodin juridik të funksionimit të “shtetit” në Malësi.  

Studiuesi Pjetër Gjokë Dreshaj, në intepretimin e tij analitik, shkruan: “Versioni i mëvonshëm i Kanunit për 24 orë ndiqte për gjak meshkujt e shtëpisë së dorasit deri në ferishte në djep, kushërinjt e nipat e afërm, edhe pse të ndarë me zjarr.  

Në Malësinë e Madhe, për fat të keq binin në gjak të gjithë ata që vinin rubën e zezë (që mbanin zi) për njeri-tjetrin. Ky Kanun vlente edhe për Dukagjinin (Shalë e Shosh). 

Padyshim se edhe interpretimet e improvizuara të Kanunit linin shumë dilema, meqenëse nenet e tij përcilleshin, të shumtën e rasteve,  me gojë, brez pas brezi, sepse në atë kohë kishte shumë pak njerëz të shkolluar, sidomos ndër fshatra.” (fq. 28) 

Me shumë endje në fletët mbresëlënëse në vijim, lexuesi mund të lexoj një recension kritik me vlerësime pozitive mbi një libri me poezi me titull: “Biseda” (Razgovor, 2002), botuar në gjuhën malazeze, me autor aktorin e mirënjohur Zef Ujk Gali, ku nxjerr në pah mjeshtërisht trajtimin e ngjarjeve të ndryshme historike, të cilat poeti Gali, sipas shkrimtarit të kulturuar Dreshaj, në biseda gërshetohen me elementë të shumtë lirikë “kështu që libri na del  si një poemë e shkruar në dialog-dialog i imagjinuar. Përsonazhet e poemës janë Unë dhe Ai, ndonëse për lexuesin është e qartë se kemi të bëjmë me pyetjet që poeti ia shtron vetvetës dhe në të cilat përgjigjet autori, përmes plakut të urtë – përsonazhi Ai.” (fq. 36)  

Hulumtuesi Pjetër Gjokë Dreshaj, bën pjesë në plejadën e intelektualëve të shquar të Malësisë, i cili, me pend të spikatur ka skalitur historinë dhe figurat e shquara të trevave kreshnike të malësorëve tanë trima ndër shekuj.  

Ai ishte një burrë i urtë, sikurse qindra dhe mijëra të tjerë, që përbëjnë tabanin e traditës atdhetare të malësorëve, duke sendërtuar potencialin e vet intelektual. Dreshaj, ishte i heshtur dhe shumë i kulturuar, duke na dhuruar vit mbas viti portrete figurash historike deri në ditët tona. 

Publiçisti Dreshaj, një skicë të shkurtër, por me vlera shumë domethënëse ka hartuar për Gjon Tomë Berishaj, që ishte një veteran i arsimit të Malësisë së Tuzit, i cili, ka vijuar të botojë herë pas here mbresat, kujtimet dhe përjetimet e veta, duke botuar kështu edhe librin e katërt të tij. Ai i ka pasqyruar edhe më shumë këto vlera të thesarit të kulturës së popullit dhe krahinës së tij të pasur, me këto ngjarje të rëndsishme historike. Skica e publiçistit Dreshaj, dallohet për cilësinë e trajtimit të figurës së veteranit të arsimit shqip në Tuz, aktivitetin e tij të pasur në fushën e kulturës së trevës kreshnike.  

Reçensioni ose vlerësimi letrat për librin e Gjonit, është në vazhdën e qindra shkrimeve kritike publiçistike bashkëkohore, që studiuesi Pjetër ka bërë për të gjithë ata patriotë, intelektualë dhe letrarë apo studiues të ndryshëm të Malësisë dje dhe sot. Ai i njihte ato figura me detaje dhe është një gjendje në çdo kohë dhe situatë t’i përshkruaj ato dhe vlerat e tyre intelektuale dhe atdhetare ndër vite.  

Një njeri i thjeshtë e i kujdeshëm, gjatë analizës së punës shumëvjeçare intelektuale të Pjetër Gjokë Dreshaj, sheh se ai në fakt është brenda cdo shkrimi apo përshkrimi historik dhe publiçistik, që ka bërë për figurat e shquara të Malësisë, sepse ka po të njëjtat tradita dhe karakterstika, nivel kulture dhe atdhedashurie, sikurse ato figura krenare të Malësisë ndër shekuj. Pra, mendoj se Pjetri është pjesë e lavdishme e historisë së Malësisë kreshnike me tradita.  

Autori Dreshaj, në librin e tij shkruan edhe për kujtimet e hidhura dhe krenare, gjatë hartimit me mjeshtëri të parathënies së librit të autorit nga Malësia, Nikë Gjetit. Ai e zbërthen me shumë kujdes të gjithë aktivitetin e tij dhe librin, që ai ka shkruar me subjekt  interesant për Malësinë dhe malësorët shqiptarë. 

Ajo që i tërheq më shumë lexuesit sot, është puna krijuese dhe intelektuale e studiuesit dhe publiçistit Pjetër Gjokë Dreshaj, e cila është e përmbledhur për fat të mirë në disa libra të tij, që mbetën një pasuri e madhe kulturore dhe historike, për të gjithë Malësinë dhe popullin e tij kreshnik.  

Dreshaj, gjithashtu ka lënë emër të mirë edhe me kumtesat e tij, që janë një fryt i punës së madhe dhe të pandreprerë në hulumtimin e historisë dhe figurave krenare kombëtare dje dhe sot në Malësi. 

I palodhur Dreshaj mbeti edhe në hulumtimin e vijueshëm të arsimit në Tuz, fjalimeve të cilat janë pritur shumë mirë nga pjesëmarrësit në tubimet dhe përvjetoret e ndryshme. Përkujtimi i Ditës së Mësuesit, është në një farë mënyrë edhe përkujtimi i historisë së kulturës dhe arsimit në trevën e Tuzit dhe në tërësi në të gjithë Malësinë shqiptare brenda shtetit të Malit të Zi. Nga ana e tjetër, ajo është historia e plejadës së shquar të mësuesve, që brez mbas brezi nxorën nga klasat e tyre nxënës të ditur dhe atdhetarë të devotshëm të trojeve shqiptare dhe Malësisë.  

Por ajo që e dallon studiuesin Dreshaj, është se gama e temave dhe kumtesave të tij historike, është shumë e gjërë dhe përfshin shpesh edhe të gjithë trojet etnike shqiptare dhe në veçanti ai ndalet më shumë me pendën e tij në historinë e lavdishme të arsimit shqip në Shqipëri, duke bërë përshkrimin e ngjarjeve dhe detajeve të paharruar të figurave, datave, gjatë periudhës së rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare Shqiptare, që ndryshe në histori njihet edhe si Rilindja Kombëtare Shqiptare. 

Në një punim të tij historiko-shkencorë, mbajtur në takimin me mësuesit, me rastin e ditës së 8 marsit 2010, në Qendrën e Kulturës në Tuz, ndër të tjera shkruan:  

Në vitet e pushtimit osman, mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi në disa shkolla fetare në Stubëll (1854), Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632), Korçë (1637), Pllanë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (1663), në Voskopojë, në medreset e Bushatllinjve në Shkodër etj. 

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për nevoja të shkollave shqipe u botuan abetaret e Naum Veliqiharxhit (1844-1845), të Konstandin Kristoforidhit (1867-1868) etj., dhe të Boriçit (1869). Më pas Alfabetarja e Stambollit, që u botua me 1879 në 20 mijë kopje, shpërndahet gratis, duke favorizuar alfabetin latin si më të përshtatshmin për shkrimin e gjuhës shqipe. Po ashtu në vitin 1879, themelohet në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, në krye të së cilës u zgjodh Sami Frashëri. 

…Gjatë Luftës së Parë Botërore, themelohet “Drejtoria e Përgjthshme e Arsimit” me qendër në Shkodër, me degët e veta në Tiranë dhe Berat. 

Është me rëndsi të theksohet se veprimtaria e kësaj drejtorie shtrihet edhe në Kosovë, por edhe në trojet e tjera në Mal të Zi. Kjo drejtori themeloi Komisinë Letrare dhe botoi një numër të madh tekstesh për shkollat fillore… 

…Pas Luftës së Dytë Botërore, arsimi në shtetin amë, por edhe në Kosovë zhvillohet me intensitet të përshpejtuar. Kjo vijimësi mbahet edhe në trevat e tjera të banuara me shqiptarë, siç ndodhi edhe në shtetin e Malit të Zi, ku në vitin shkollor 1945-1946 u hap një numër i konsideruar shkollash fillore 4- vjeçare  për mësimin në gjuhën shqipe, të cilat nëper qendra, u rriten me sukses  në shkolla 7-vjeçare e më vonë edhe në shkolla 8-vjeçare…. 

Megjithatë vetëm falë Normales së Gjakovës, ku fillimisht me shkollimin 2-vjeçar e më vonë në atë 4-vjeçar, u diplomuan mësuesit e parë edhe nga Mali i Zi, shkollat shqipe fitojnë kuadrot e kualifikuar për zhvillimin e proçesit edukativo-mësimor në shkolla (fq. 61, 62, 63) 

Një kapitull interesant dhe me vlera informuese dhe edukative, është bota e magjishme e poezisë, ku Dreshaj spikat me përkthimet e tij të mrekullueshme nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe si dhe anasjelltas nga gjuha shqipe në atë malazeze, të disa nga poetët më të shquar të botës letrare shqiptare dhe sllave. Ajo që spikat në këtë libër janë poezitë “Kulla e shpresës sime”, cikël me poezi nga intelektualët e shquar, vëllezërit Mirash dhe Martin Ivanaj. 

Studiuesi dhe përkthyesi i shquar nga Malësia publiçisti Pjetër Gjokë Dreshaj, ka përkthyer në gjuhën malazeze poezi nga shkrimtarët e shquar shqiptarë, të vargut brilant poetik, si: Lasgush Poradeci, Zef Zorba, Ismail Kadare, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu. Ai ka përkthyer gjithashtu nga gjuha cilirike sllave (malazeze) në gjuhën shqipe autorët e shquar poet sllav, si Risto Ratkoviq dhe Vitomir Nikoliq.  

Kapitulli i fundit i librit të ri “Permes vitesh…”, me autor studiuesin dhe publiçistin e mirënjohur Pjetër Gjokë Dreshaj, përfshin edhe 5 artikuj publiçistikë të shkruar nga studiues dhe gazetarë të ndryshëm në gazeta dhe revista, sikurse edhe në shumë website të botës shqiptare në trojet etnike.  

Të tilla, janë shkrimet e qëlluara profesionale, me analiza kumptimplote dhe interesante, që bëjnë vlerësime pozitive kritike dhe letrare mbi autorin Dreshaj, të cilat janë botuara në kohë të ndryshme dhe mbajnë nënshkrimin e autorëve nga trojet e ndryshme etnike shqiptare dhe diaspora, si: Gjekë Gjonaj (Një veteran shqiptar i arsimit shqiptar në Mal të Zi), Nikollë Gj. Lulgjuraj (Shtesë e propozimit për dhënien e Çmimit të Komunës Urbane të Tuzit” për vitin 2015, Profesorit Pjetër Dreshaj), Dhimitrov Popoviq (Sa bukur është kur “Hapim dritaren”… Disa shënime rreth Kompletit të tekstit mësimor Letërsia VIII, për shkollat fillore 9- vjeçare të autorit Pjetër Dreshaj), Nikolla Perkoviq (Pjetër Dreshaj, mësues nga Malësia në pension, fitues i Çmimit të komunës “Qytetar Nderi i Tuzit”, për veprimtari jetësore) dhe Dalip Greca (Pjetër Dreshaj, një jetë e përkushtuar për arsimin dhe letërsinë shqiptare). 

Autori Pjetër Gjokë Dreshaj, lë një thesar në lëmin jetike, për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Këtu del se temat, janë të pasura me të dhëna të dala nga zemra e studiuesit dhe për këtë ato janë të lexuara me ëndje nga lexues të shumtë. 

Loja e ndyrë e Serbisë dhe të argatëve të saj në Kosovë

1

Nga: Idriz Zeqiraj

1.Hamendësimet se pas tërheqjes të SHBA nga Afganistani, mund të tërhiqet, madje, papritmas, edhe nga Kosova, nuk qendrojnë. Sepse, asnjë paralele nuk mund të tërhiqet, asnjë ngjashmëri nuk ka në mes të Afganistanit dhe Kosovës. Gjeopolitika dhe gjeostrategjia e Kosovës, si pjesë e Evropës, dallon, katërcipërisht, nga Afganistani aziatik. Interesat e SHBA dhe të Evropës, për Kosovën, janë shumëfish më strategjike, rrjedhimisht, më të rëndësishme, në raport me Afganistanin.

2. Droja se me largimin e supozuar të SHBA nga Kosova, mundësohet kthimi i Serbisë në Kosovë, është jashtë çdo logjike. SHBA, Evropa, me aleatët e tyre botërorë, nuk kanë bërë shaka, me hedhjen e bombave nga “Apaçët” e tyre, mbi objektet strategjike ushtarake, policore dhe ekonomike të Serbisë, Kosovës dhe të Malit të Zi.

Goditja ushtarake Euro-Atlantike, kundër soldateskës serbo-sllave, ka qenë e mirë-llogaritur dhe nuk është aspak e rastësishme. Shkëputja e Kosovës nga Serbia, është e përjetshme. Shantazhet, kërcënimet fashizoide, janë dokërra e broçkulla të Serbisë. Edhe nëse një ditë largohen kontigjentët ushtarake aktuale të SHBA dhe të  Evropës, boshllëkun do ta zë një organizëm tjetër, sigurues të Kosovës. E mundshme është bërja e Kosovës pjesë e NATO-paktit, aleanca që siguron paprekshmërinë territoriale të shtetit të Kosovës.

3. Afganistani nuk ka asnjë ngjashmëri me Kosovën. Janë dy botëra, tërësisht, të kundërta. Afganistani është një shtet anakronik, pothuajse, me mendësi mesjetare, me urrejtjen patologjike, për të krishterët amerikanë dhe evropianë. Ëndrra për shtetin islamik, vazhdon të jetë gjithnjë mbizotëruese. Kërkesa për instalimin e “Sheiratit” kriminal dhe anakronik për kohën, është projekti i talebanëve kontravers. Trajtimi kafshëror i femrave, të cilat përbëjnë gjysmën e popullsisë të vendit, është një tregues tjetër, i mungesës të emancipimit, jo vetëm si shtet, por, edhe të shumicës absolute të popullit të Afganistanit.

Feja mbizotëron ideologjitë vendore. Lufta civile, thjeshtë, për pushtet, nga njëra anë, dhe luftërat fetare, nga ana tjetër, edhe brenda llojit islam, siç janë tarikatët sunitë dhe shitë, bllokojnë çfarëdo demokracie. Islami përjashton paqen me krishterimin. Është demagogji e lexueshme, kur tellallët islamikë, proklamojnë islamin si ideologji paqësore. Klerikët politikë-bërës islamikë, mohojnë besimet tjera fetare dhe thonë se “Feja islame është e vetmja fe e pranuar nga Perëndia?!”

Ishte, pikërisht, Afganistani që provokoi botën, konkretisht, me sulmin banditesk e kriminal, në “Kullat Binjake”, në Nyjork. Dhe, detyruan SHBA të ndërhyjë ushtarakisht në Afganistan. Sepse, aty u strehuan terroristët e “Alkaidës”, të drejtuar nga supërkrimineli botëror, Bin Laden. SHBA, për dy dekada radhazi, të angazhimit ushtarak në Afganistan, shpenzuan shumë miliarda dollarë! Nga një përllogaritje, matematikore, rezulton se kostoja kap shifrën marramendëse të njëmijë miliardë dollarë! Një popull që nuk pranon fqinjësinë me popujt e konfesioneve tjera fetare, nuk ka të ardhme demokratike.

4. Përhapja e panikut të rikthimit, të mundshëm, të Serbisë në Kosovë, është lojë e ndyrë plitike e Serbisë dhe të argatëve të saj të bollshëm në Kosovë. Duke marrë shkas nga kundërshtia parimore e Albin Kurtit, për ndërhyrjen hiç diplomatike dhe krejt arbitrare të ambasadorit Grenell, gjithnjë me intrigimet e Hashim ish-presidentit, lidhur me planin për ndarjen e Kosovës, kundërshtarët politikë të tij, qëllimshëm, panikuan shqiptarët, se “Albini po na prishë me Amerikën!” Dhe, tani, disa nga akuzuesit e djeshëm, i bashkohen propagandës serbe të tanishme, sërishmi me të njëjtën akuzë, për ta dëmtuar LVV në zgjedhjet e lokale të pritshme të 17 tetorit.

Është dëshmuar, madje, cep me cep, së pari, nga ish-presidenti Trump dhe, së dyti, nga presidenti Biden, se “thikat mbi hartën e Kosovës”, ishin faktike. Hashim Thaçi “u zu me pelë për dore”, duke abuzuar me paratë e shtetit të Kosovës, për lobimin e ndarjes të Kosovës. Ish-presidenti Trump, shkarkoi kuadrin e lartë të tij, Bolton, me akuzën se “po vepronte fshehurazi Presidentit, për ndarjen e Kosovës”.

Presidenti aktual, Biden, akuzoi Hashimin se “po vepronte për dhurimin e Veriut të Mitrovicës shtetit serb, sepse Serbia dhe Rusia i kishin premtuar atij, lirimin nga akuzat e Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, për krimet e luftës, njëherësh, edhe dhënien e çmimit “Nobel” për paqe. Këto janë fakte dhe tradhtia e planifikuar është faktike.

Argatët e Serbisë, duke shpifur kundër Kurtit, për prishjen me Amerikën, po thellojnë krizën në partitë e tyre. Sepse, Albini vazhdon të bashkëpunojë me administratën e presidentit Joe Biden. Edhe pranimi i mijëra refugjatëve afganë, për strehim të përkohshëm në Kosovë, në koordinim me presidentën e vendit, Vjosë Osmani, dëshmon se Albin Kurti e kupton, mirëfilli, domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA.

Rrjedhimisht, tendenca për të shkaktuar panik dhe tension, tek shqiptarët e Kosovës dhe ata të përbotshëm, bëhet për motive politike, thjeshtë, fushatë parazgjedhore të partive-banda, të koalicionuara në PAN-in e tyre deshtak.

Megjithatë, kjo fushatë shkon në favor të Serbisë dhe joshë e trimëron nacionalistët fashizoidë serbë, për të intensifikuar sulmet e sinkronizuara, me agjentët e saj shqip-folës në Kosovë. Janë përditësuar zërat e eksponentëve më të lartë shtetërorë serbë, për rinisjen e aksionit propagandistik, për çnjohjet e Kosovës, kudo që Serbia gjen hapësirë, ke aleatët e saj dhe të Rusisë anti-Kosovë. Dhe, kjo përkon edhe me kohën e skadimit të afatit, që Serbia është zotuar për ndërprerjen e lobimit, për çnjohje të Kosovës.

Botohet libri i Avokatit Ramiz Krasniqi “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut”, libër për procesin politik ndaj Sadri Ramabajës e të tjerëve

0

Shkruan: Avokat Ramiz Krasniqi

Para disa muajve është botuar në Prishtinë libri i avokatit Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”

Libri është i ndarë në dy pjesë dhe gjithësejt 13 kapituj. Librit i paraprinë parathënia nga avokati i njohur Ibrahim Maxhuni, ndërkaq përmbyllet me një rezyme në shqip e anglisht. Autori i pasthënies është Hydajet Hyseni.

                                                                                                                                     Pse rasti “Syri i popullit” ishte proces i montuar

Te unë, që në fillimin e këtij procesi ka mbizotëruar bindja se, edhe ky proces gjyqësor është i montuar. Është montuar vetëm për arritjen e qëllimeve poltike, dhe se ky proces fare nuk kishte qëllim ndarjen e drejtësisë.

Ndonse nuk jam admirues i teorive konspirative, angazhimi im në këtë çështje me motive profesionale, ka krijuar tek unë bindjen se vetëm një organizim i fshehtë, me instrumente te pushtetit, mund ta zbatoj një plan të tillë konspirativ për dëmtimin e një organizimi politikë, siç është Lëvizja Vetvendosje, dhe për dëmtimin e njerëzve të pafajshëm vetëm se kanë guxim për shprehjen e mendimit të tyre, siç pat vepruar i mbrojturi im dr Sadri Rambaja. Por, edhe duke keqpërdorur persona me shëndet të rrënuar mendor, siç ishte Murat Jashari.

Skenari nr 1

Në vëmendjen e opinionit janë të freskëta skenat e gazit lotësjellës që TV-të tona i dhanë botës me pamje të drejtpërdrejta të ngajrjeve nga Parlamenti i Republikës më të re në Europë. Ishin të paktë ata gazetarë hulumtues që shkonin më tej me komentet e tyre, që do të hidhnin dritë në arsyet reale përse opozita në Kuvendin e Republikës po vepronte me këtë ashpërsi.

Në prapavijë të kësaj përplasjeje të ashpër politike, pas shpenzimit të FJALËS si mjeti politik i demokracisë leiberale, ishte këmbëngulja e opozitës për mbrojtjen e Republikës nga shkërmoçja graduale që po i pregadiste klasa politike në dy nivele: në rrafshin funksional të saj dhe në atë të sovranitetit të jashtëm.

Defunksionalizimi i Republikës po imponohej përmes Marrëveshjes së parafruar më 19 prill 2013 mes Hashim Thaçit, atëbotë në cilësinë e Kryeministrit dhe Ivica Daçiqit, homologut të tij serb. Ndërkaq plani më i detajuar do të nënshkruhet në gushtin e 2015-ës, kësaj radhe nga Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiqit, po në Bruksel, me ndërmjetësimin e Komisioneres për Politika të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federika Mogerini (Federica Mogherini), ku parashihet krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, shembëllim asaj që kishte ndodhur në vitet 90-ta në Bosnjë, që do të shërbente më pas për krijimin e Republika Srbska-s në Konferencën e Dejtonit.

Paralel me këtë akt antikushtetues, kjo klasë e papërgjegjshme politike e Kosovës, po shpiente përpara procesin e ashtuquajtur „demarkim të kufirit“ me Malin e Zi, ku po bëheshin pazare nën rrogoz për shitjen e Malit të Zi të mbi 8200 ha tokë, ku përfshiheshin maja strategjike e burime ujore të jashtëzakonshme, si ato të lumit Bjelluha.

Në këto rrethana, opozita pavarësisht se me numrin e deputetëve ishte tepër e kufizuar, përmes aplikimit të masave ekstreme që po aplikonte në Parlament, gjithnjë në mbrotje të sovranitetit dhe funksionaltetit të Republikës, ia kishte arritur ta bllokoj Parlamentin dhe ta pamundësoj ratifikimin e ligjit për demarkimin e, që në fakt ishte delimitim i ri i kufirit me Malin e Zi.

Por, që të arrihet kalimi i këtij ligji, „ekspertëve“ të nëntokës së krimit politik, që padyshim shpejt do të njihet edhe si veprim antikushtetues dhe nga pozitat e terrorit shtetëror, po viheshin në veprim skenar ogurzezë.

Skenari i parë do të jetë ai me djemtë e Dukagjinit, që konsideroheshin si mbështetësit më të fuqishëm të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, që e kishte shndërruar çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi në kauzë të tij edhe personale.

Klani PRONTO kishte pregaditur skenarin që do ta aplikonte fill pas demonstratës së pritshme që ishte paralajmruar nga opozita në vjeshtën e vitit 2015.

Burimet nga Policia ndërkohë kishin krijuar rrjedhën e informacionit mbi këtë skenar dhe demonstrata e paralajmruar, një ditë para, pezullohet me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Për realizimin e atij skenari ishin pregaditur një grup „të rinjësh“ nga Mitrovica që të hedhin lëndë shpërthyese, molotov dhe granata dore mbi institucionet shtetërore, ndërkaq përgjegjësia do t‘ i ngarkohej për këto akte me ngjyresa të theksuara terori, pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Vendimi i prerë i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e demonstratës së paralajmruar, ua kishte djegur në dorë skenarin kokave të SHIK-ut, që duket e qartë se vepronte nën direktivat e drejtpërdrejtë të Hashim Thaçit.

Skenari nr. 2

Skenari i dytë do të vihet në lëvizje po nga e njejta qendër, por kësaj radhe pasi kishin inskenuar hedhjen e mollotovit dhe goditjen e shtyllës mes dy dritareve të aneksit të Kuvendit të Kosovës, ku janë Zyrat e Presidencës, përmes gjuajtjes me zollë. Goditja ishte tepër precize, nuk do të shkaktoj dëme materiale, por do të shërbejë për vënien në lëvizje të skenarit nr 2 — arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe më pas edhe vrasjen makabre të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Opinioni tashmë është i njoftuar pothuajse në detaje për këtë skenar, por edhe për dështimin e tij.
Sërish Zyra e Presidencës së Republikës do të shërbejë si „Shtab veprimi” në këtë aksion të terrorit shtetëror. Prej aty do të përcaktohen detajet e veprimit, prokurori i lëndës, policët hetues, trupi gjykues dhe detaje tjera që do të shpjenin drejt vrasjes së Astrit Deharit, që pritet të bëhen edhe më të qarta ndërkohë, meqë rasti tashmë është nën hetime.

Por, edhe kësaj radhe, duket, falë rezistencës së Astrit Deharit për të mos bashkëpunuar me policët hetues dhe regjisorët e skenaristët e këtij krimi shtetëror, Klani Pronto do të dështoj për shpalljen e Lëvizjes Vetëvendosje si organizatë të implikuar në rastet me karakter terrori, që rrjedhimisht do të shërbenin si alibi për shpalljen e saj si Organizatë që cënon rendin kushtetues.

Pra, siç u thekësua më lartë, ky rast u montua me qëllim të dëmtimit të Lëvizjes VV, kur u bë granatimi i ndërtesës së Kuvendt të Republikës, që ka ndodhur më dt. 04.08. 2016, rrethë orës 23: 05 minuta.
Meqë isha i angazhuar në atë rast, duke e mbrojtur të akuzuarin e parë, AA, i akuzuar edhe me tre të tjerë, të gjithë asokohe anëtartë të Lëvizjes Vetvendosje, në fund doli se rasti ishte i montuar. Megjithatë Gjykata Themelore në Prishtinë, të njetit i shpalli fajtor dhe iu shqiptoj dënime me burgim prej gjithësejt 22 vite, duke i derguar menjëherë në vujtje të këtyre denimeve, me përjashtim të AB, e cila u dënue me dy vite burgim. Gjykata e Apelit, duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve, e anuloj këtë aktgjykim, dhe të njejtëve ua ndërpreu paraburgimin.

Se të akuzuarit AA, FK, EH dhe AB, nuk kishin të bënën fare me këtë vepër që ju vehej në barrë, flasin të gjitha provat materiale që gjendeshin në shkresat e lëndës. Për shkak të hapësires në këtë libër po i veçojmë vetëm këto prova materiale të cilat kanë vërtetuar pafajësinë e te akuzuarve: Raporti i Dretorisë Teknike të Kriminalistikës — Sektori për fotografim- videoanaliza dhe ekzaminim të IT-së, Raporti i FBA-jë i cili është bërë me Kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, provat e mbledhura nga policia, si në vendin nga është shtënë me minahedhës në drejtim të Ndërtesës së Kuvendit, si në vendin ku është gjetur e djegur motoçikleta, ekspertiza e ADN-së, ekspertiza Grafologjiuke e Daktiloskopisë etj, nuk kanë rezultuar se kanë të bëjnë me të akuzuarit e përmendur.

Fatëkeqësisht, njeri nga të dyshuarit është gjetur i vrarë në qelinë e burgut në Prizren. Fjala është për Astrit Deharin. Dhe për çudi, askush nga Ministria e Drejtësisë, e cila merret me menagjimin e burgjeve, as nga Drejtoria e Burgut në Prizren, e as nga Policia e këtij qyteti, nuk ka dhënë as dorëheqje e as që ka filluar ndonjë hetim penal ndaj kujdo qoftë nga organet e përmendura.

Jam i bindur se po të ishte vetëvrarë Astrit Dehari, kjo sigurisht se do të ndodhte. Madje, prokurori aktual, Sylë Hoxha, në atë kohë Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, disa herë është prononcuar për këtë rast, duke dhënë deklarata të paargumentuara, se gjoja Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje!

Skenari i tretë

Edhe rasti “Syri i popullit” është i montuar, dhe i përgatitur kohë të gjatë, me të vetmin qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dr Sadri Rambajën, duke tentuar si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, që aktivitetin politik të Lëlvizjes ta ndalojnë me ligj, duke e shpallur si organizatë terroriste. Madje, me tendenca që edhe dy krerët e saj — Albin Kurti dhe Glauk konjufta, të akuzohen dhe të burgosen. Jo më kotë Hashim Thaçi, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, disa herë, deklaronte se tani i zgjeron akuzat edhe ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjuvcës.

Montimi duket se kishte prapavijë të qartë politike, sepse VV është e vetmja Organizatë politike e cila po ua rrezikonte pushtetin pushtetarëve të derisotshëm. Ndërkaq ndërlidhja e „Syrit të popullit“ me Gjykatën Speciale (Hagë), ku siç do të mësohet m vonë, rasti i Beadin Hallaqit supozohet të jetë objekt trajtimi në procesin ndaj Hashim Thaçit, na rezulton se ishte arsyeja themelore e viktimizimit të Dr Sadri Ramabajës. Këtë e kishim vu re që në seancën e dytë tek prokurori, por edhe më qartë do ta hetojë hulumtimi i Xhafer Shatrit.

Siç ka pohuar ai vet, hulumtimin dhe analizën e ka bërë për Odën e Avokatëve të Gjenevës, sipas kërkesës së „një institucioni ndërkombëtar të drejtësisë“, çka rezulton se në fakt kemi të bëjmë me Gjykatën Speciale.
(Në kohën kur po përgatitet ky libër, Lëvizja Vetvendosja ka fituar bindshëm ndaj partive tjera me më shumë se 50 përqind të votuesve).

Dëshmitë shtesë — pse procesi rezulton i montuar

Nga shkresat e lëndes vërtetohet se Policia e Kosovës, kundër Murat Jasharit, Sadullah Xhemajlit, Abdulla Abdullait dhe Xhevat Bislimit, në Prokurin Speciale të Kosovës, me dt. 24.02.2017, ka ushtruar Kallëzim penal, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale; Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës nga nenin 126 par. 1 lidhur me nenin 34 par. 1 të KP të RK-së. Në bazë të këtij Kallëzimi Penal, Prokurori Sylë Hoxha, ka nxjerrë Aktvedmin për fillimin e hertimeve me shenjën PPS. Nr. 07/17 të dt. 01. Mars 2017.

Në këtë Aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të përmendurve thuhet: Ekziston Dyshimi i bazuar se të dyshuarit, përfshirë Murat Jasharin, ( tre të tjerët nuk janë akuzuar) , merren me një aktivitet kriminal, duke marr vendim që në pranëverën të vitit 2017, dhe atë në muajin mars, do te ndërmarrin aksione të kundërligjshme me qëllim te rrezikimit te rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës dhe at kundër personave të lartë shtetëror te Republikës së Kosovës dhe at ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, duke vepruar në grup kinse këta kanë trathtue vendin…… të dyshuarit veprojnë në kuadër të lëvizjes “Syri i popullit”, e cila organizatë e ka fondin e saj “Liria e Atdheut”.

Pra, informacionin për ekzistimin e kësajë organizate kriminale, përfshirë edhe anëtarët e saj, policija e Kosovës e ka pasur para dt. 24.02.2017, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës kundër: Murat Jasharit, Sadullah Xhemajlit, Abdulla Abdullait dhe xhevat Bislimit ka nxjerrë Atvendim për fillimn e hetimeve me dt. 01.Mars 2017.

Murat Jashari, ka hyrë në Kosovë, në fillim të mujit mars, 2017, ( Avni Llumnica përmend daten 6 mars 2017) dhe atë me Pasaportë të rregullt, ka hyrë në pikën kufitare në Morinë, ku ishte së bashku me Avni Llumincën. Dhe askush nuk e ka ndalur!!? Murat Jashari, ka hyrë në Kosovë, kur Prokurorija Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj tij veç kishte nxjerrë një Aktvendim për fillimin e hetimeve, për shkak të veprës penale: Vrasjsa e përfaqësueseve të lartë të Republikës së Kosovës, përfshire këtu Presidentin e Republikës Hashim Thaçin, si dhe Kryeparalamentari Kadri Veselin.

Si është e mundur të ndodhë kjo, dhe Murat Jashari, përkundër që dyshohej për një vepër nga më të rëndat, hynë lirshm në Kosovë, me pasaporten e tij personale, e kalon zonën kufitare pa asnjë problem, shëtitë lirshëm nëpër Kosovë, nga një fshat në tjetrin e nga një qytet në tjetrin. Madje, ai takohet me miqë e shokë, nëpër lokale të ndryshme. Është edhe takimi i dt. 11.03.2017, në Restoranin Villa PANORAMA. Aty qëndron disa orë. Dhe kjo ndejë, bëhej në një restorant publik. Dhe dëshmitarët anonim, nuk ishin dëshmitarë të rastit, ashtu siç pretendon prokuroria t‘i paraqes.

Ata ishin punëtorë të AKI-së, të cilët e përcillnin Murat Jasharin, hap pas hapi, por nuk e arrestonin. Megjithatë Murati shëtiste prapë i lirë! Por, edhe me dt. 13.03.2017, kur Murat Jashari shkoj në banesën e Azem Vllasit (me gjasë për herë të dytë, meqë për herë të parë, sipas dëshmisë së një polici hetues tani të ndjerë, ai kishte qenë në mëngjesin e 11 marsit) dhe e plagosi atë, pra Azem Vllasin. Zor të besohet se nuk kanë ditur policia për planin e tij.

Prandaj, jo më kotë Sadri Rambaja disa herë e ka përsëritur gjatë këtij procesi, duke nënvizuar qartë se „Azem Vllasi, Murat Jashari dhe une, jemi viktima të një skenari të hartuar në zyrat e Presidencës e të ndjekur direkt nga Hashim Thaçi“.

Mënyra se si arrestohet e vihet nën pranga intelektuali dhe atdhetari i njohur Sadri Ramabaja është më shumë se e turpshme dhe tejet fyese jo vetëm për të por për mbarë kombin, pastaj të thuash “pritja” e organizuar për ta fotografuar, sikurse që vërhet në foton e parë, flet shumë dhe keq për Kosovën e deridjeshme dhe funksionimin cinik të “shtetit juridik” …

Foto-mbresa të paharruara, nga Tirana

Nga: Bajram Sefaj

Një koncert operistik, tri ekspozita…

(Shumë takime e vizita të tjera)

Sado i shkurtër, i beftë dhe i rastit qoftë, qëndrimi i prishtinasit, përherë të përvëluar dhe të etur për ngjarje kulture e arti, në Tiranën tonë të madhe, që (për)çdo ditë e më shumë merr përmasat dhe pamjen shumëngjyrëshe të një metropoli të bukur, që, në sytë tanë (subjektivë), nuk ka qytet më të bukur në botë, duhet mbushur (atë qëndrim, pra) me sa më shumë ngjarje, vizita, takime… Ani, kur merr kohë me diell e qiell të thellë blu, siç bëri ato ditë messhtatori. (Ky vit!).

Të tëra këto sikur përnjëherësh të shfaqen dhe të dalin krahëhapur përpara sapo Tirana, si zakonisht, të dëshiron mirëseardhjen…

Premierë… 

(E “Don Zhuanit” në skenën e TOB-it në Tiranë).

Nuk ishte e nevojshme që të marrësh rrugë të gjatë, e të shkosh në Tiranë, të mësosh se sonte (16 shtator 2015), në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (shkurt: TOB), jepet premierë opera në dy akte, “Don Giovanni” (Don Zhuani) e Wolfang Amadeus Mozartit. Për këtë ngjarje të madhe kulturore, për këtë premierë, që do të hapë sezonin e sivjetmë të kësaj shtëpie (tonë operistike), kishin informuar gjerësisht, masmediat elektronike dhe shtypi i shkruar, të Tiranës dhe gjithandej…

Tash nuk ngelte tjetër, pos të presh biletën dhe të jesh i pranishëm, pikërisht në premierë, bash më gjashtëmbëdhjetë shtator 2015 dhe të ndjekësh dy aktet e operës Don Giovanni, nën thuprën e dirigjentit të njohur Paolo J. Carbone dhe me regji të Mariano Bauduin. (Që të dytë italianë). Për shkak të së vërtetës se në realizimin e këtij projekti të madh ishin angazhuar, sa artistë shqiptarë dhe po aq italianë (nga vendi, pra, tradicionalisht mik i Shqipërisë), me një epërsi të vogël të artistëve vendës, dikush (një kronist shakaxhi, sigurisht), premierën e operës “Don Giovanni”, e quajti – alla italiano!

Është për të ardhur keq pse premiera e kësaj opere të njohur e Mozartit, nuk ishte aq solemne, bile as afër asaj çfarë duhej të ishte dhe çfarë pritej të ishte. Në sallën e premierës, kishte madje edhe karrige të zbrazëta, bosh!

Sidoqoftë, ishte kënaqësi e madhe të jesh në atë sallë, qoftë edhe vetëm, e me pak shikues e dëgjues, siç ishte në fakt…

Në tri ekspozita

Ardian Isufi (piktor, skulptor)

Instalacioni “Antihomazh”, me maskën e Enver Hoxhës,  i  artistit relativisht të ri, Ardian Isufi, në ambientet e Muzeut Historik të Shqipërisë në Tiranë, që u shfaq pikërisht me 16 shator, ditën e lindjes së diktatorit (çfarë rastësie!), para publikut kryeqytetas. Ekspozita bëri bujë në opinion dhe pati jehonë të madhe. Të gjitha masmediat, elektronike dhe shtypi i shkruar, e regjistroi këtë “ekspozitë” me germa të mëdha. Ishte ekspozitë e veçantë e që rrallë të bie rasti të shohësh. Ekspozitë me një eksponat. Maska e Enver Hoxhës, që me allçi kopjon fytyrën e tij në sahat të vdekjes, saktësisht, pasi diktatori kishte ndërruar jetë. Kjo punë ishte bërë nën masa të rrepta sigurie! Si instalacion që ishte, ekspozita ishte “kompletuar” edhe me disa ndihmesa, me shumë pëlhurë të bardhë.

“Duhej një antihomazh, sepse në radhë të parë ne akoma jemi peng i asaj kohe”, i përgjigjet autori i këtij instilacioni, Ardian Isufi, pyetjes së intervistueses, gazetares Julia Vrapi.

Isufi, mbase ka folur e ka shpjeguar deri në imtësi edhe gjëra të tjera, por ngel e pasqaruar (për mua) pse ajo anti para fjalës homazh, kur fjala ishte për një homazh të mirëfilltë, kryekreje.

Nejse!

Dhimitra Misrasi

(E bukur, duke finalizuar një fizionomi të një femre, po aq të bukur, në mos qoftë një autoportret…).

Pothuajse paralelisht me instilacionin e Ardianit, po ashtu, në ambiente e Muzeut Historik, u hap ekspozita (në njëfarë mënyre), reprezentative e piktores Dhimitra Misrasi “Lusha”, e cila, tani e sa vjet, jeton dhe krijon në Greqinë fqinje.

“Enigma”,  ishte titulli i përbashkët i atyre shumë e shumë punëve që artistja kishte mbaruar në Greqi. Aty (midis pikturash), nuk dallohej asnjë enigmë, asnjë mister. Ngeli paksa e paqartë pse, as Kujtim Buza, as Ali Oseku dhe as ambasadori grek në Tiranë, jo vetëm që nuk folën mbi punët e ekspozuara dhe autoren e tyre, por as u panë fare, në ekspozitë. Ndoshta kjo, më së miri e shpjegon titullin e ekspozitës…  

Në atelie…

(të Mikel Temos, të Skënder Kamberit, të Zaim Elezit – Zaya, në atelienë kolektive…, të Artan Peqinit…).              

Mikel Temo 

(piktor, me të birin, Roni) 

Takimi dhe njohja me Mikel Temon, piktor i shquar, ndër më të shquarit të gjeneratës së tij, që Shqipëria ka në këtë çast, daton që nga viti, tash i largët, 1991. Është histori e gjatë miqësie e respekti të ndërsjellë, që vazhdon edhe sot e gjithë ditën. Keli, bashkë me mikun dhe kolegun e tij, Ali Osekun, jo vetëm artist, por pothuajse është qytetari i parë i Tiranës, që kam takuar, me të arritur, për herë të parë, në këtë qytet të ëndërruar dhe të admiruar përjetë të jetëve!

Në librin tim “Plot Shqipëri”,  SHB “Rozafa”, Prishtinë – 2008, kam shënuar “Te Mikeli, si në shtëpinë time” (shih faqen 84/85 e bindu!). Edhe pse  jeta na katandisi nëpër botë të huaj (mua në Paris të Francës, atë njëherë në Paris e pastaj në Vancouver të Kanadasë), kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se u ndamë dhe u harruam. Jo, vazhduam të takoheshim, sa herë që na jepej rasti, kryesisht në Tiranë e në Prishtinë, siç ndodhi edhe këtë verë: u takuam dy herë, së pari në Prishtinë dhe së dyti në Tiranë. Nga takimi dhe qëndrimi i paharrueshëm, si mysafir i tij (historia përsëritet e miqësia përtërihet dhe forcohet, e shihni!), i këtyre ditëve me Kelin në Tiranë nuk do e them asnjë fjalë, pos që nga atelieja e tij dal me një portret timin, që ai e hodhi në pëlhurë.

(E pse ai në foto është bashkë me të birin, Edmondin, përgjigjen më të mirë e gjeni në ekspozitën me njëqind pamje (fotografi) të të birit. Asgjë më shumë, asgjë më pak!). 

Unë, B. Sefaj

(Ashtu si më zuri në çast, syri i piktorit të njohur tiranas, me prejardhje korçare,  Mikel Temo, në muajin shtator 2015) 

Në vend të qesëndisë: Nga të gjitha anët e botës, lirisht mund të thuhet, mora urime të ngrohta, natyrisht, duke e përgëzuar edhe piktorin Mikel – “që ia kishte qëlluar aq shumë”. Një mik imi dhe koleg, i entuziazmuar (M. Mjeku, nga Nju-Jorku), më shkruan e me këshillon që, atë portet timin, duhet ta gdhend në gur! Në rrasë epitafi, do ta mbjell, ia dredha unë atij!

Në parantezë (Piktura me portretin tim, /dimensionet nuk ia di!/ është në pronësinë e autorit, Mikelit, pra. Imja, hëpërhë, është vetëm një kopje e dimensionit A/4, që e kam riprodhuar nga interneti dhe që, ndërkohë, ka marrë rrugën e  madhe drejt botës së paanë!).

Mbreti Zog për Daily Express (1928) : Ja arsyeja e themelimit të Monarkisë !

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Dhjetor 2018

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Matin” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog për Daily Express, ku ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqenien e popullit të tij

Londër, 6 shtator. – Telefon. Matin. – Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të Daily Express në Tiranë, Zogu I ka deklaruar :

Rezultatet e para të themelimit të monarkisë do të jenë çlirimi i vendit tim nga përpjekjet partiake. Presidenti i republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë me një nga kandidatët e tyre. Mbreti do të jetë mbi partitë. Ai do t’i shërbejë vetëm kombit. Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.

Burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/.

Publikuar në :

 http://gazetadielli.com/mbreti-zog-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise-shqiptare/

https://americaneye.al/mbreti-zog-per-daily-express-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

http://illyriapress.com/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

https://www.voal.ch/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

https://balkanweb.com/mbreti-zog-per-daily-expressja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

http://opinion.al/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

https://www.syri.net/arte-media/219419/ahmet-zogu-themelova-monarki-qe-te-cliroja-vendin-nga-manovrat-e-partive/

https://www.botasot.info/historia-lajme/1001377/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

http://shqiptarja.com/lajm/intervista-e-rralle-e-mbretit-zog-per-daily-express-ne-1928-pse-vendosa-themelimin-e-monarkis

http://lexo.com.al/intervista-e-vitit-1928-zogu-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

Nafi Çegrani: UDB-a edhe mes hoxhallarëve!

1

Nga: Nafi Çegrani

UDB-a jugosllave është fantazmë e tmerrshme, e komplikuar dhe e frikshme, e cila kurrë nuk iu nda shqiptarëve në vite e dekada gjatë sistemit të rrënuar komunist . Veprimet e saja konspirative dhe planet e errëta të aksionevce dhe zhvillimeve të ndërmara, shumë pak e gjen në libra, apo aty-këtu gjen nëpër artikuj gazetash, pamflete, statuse e thashetheme, vetëm disa histori lidhur me fate tragjike njerëzish. Nuk do mend, se nga rradhët e kësaj makinerie të fshehtë vdekjeje, në mënyrat më perfide ka pas shtypje, represion, intriga, shpifje, spiunime, dhunë, përndjekje, krime nga më të ndryshmet…mbi popullin shqiptar jo vetëm në Kosovës, por në të gjitha trojet ku jetojnin shqiptarët gjatë sistemit komunist jugosllav, kjo nuk diskutohet. Dhe, diku më shumë e diku më pakë… Mvaret nga situatat dhe rrethanat në kohë dhe hapësirë … Por, kush i bënte dhe i bëri ato, posë rrjetit të nëntokës kriminale udbashiane. Mashtrimi apo mashtruesit e popullit , i cili ndiqej e survejohej tabore të tëra fatprerësh, ishin Hijet dhe përndjekjet e rrepta të djallit me shtatë brirë …!

Vlerën e UDB-së si një lloj gogoli ndërshqiptar, përveç se si realitet gjeopolitik dhe rrezik konkret shtetëror, e kuptonte më mirë se çdokush , ishte vetë populli i vuajtur, sepse dikush me plane të kurdisura sekrete dhe në mënyrë perfide, e përdornin personin , grupet apo edhe më shumë nga rradhët e popullatës, për të pas mbulesë apo arsyetuar zullumet e veta shkretihane.

Kështu që UDB-ja shfaqet kudo në formë lugati për ta përndjekur e survejuar, për t’i kurdisur akuza e mashtrime, procese të inskenuara gjyqi , bastisje e arrestime nëse nuk ishte i përshtatshëm pë LKJ ose në vijën e rrjetit për spiunim, si informatorë i UDB-së, dhe fundja , nëse nuk vepronte apo të bënte sipas urdhërave të Beogradi, nga frika do mundohet të ikte maleve, të ikte atje ku nuk do ta arrinin dot Hijet dhe këthetrat si thika…

Madje, për rast konkret, ja se çfarë rrëfen hoxha Qani Baki Loku:

„ Në zyrën luksoze të Molla Sulës në BFI në Shkup, ishte ulur personi që unë nuk e nihja, dhe pinin kafe e bënin muhabet… Me të hyrë unë në zyrë, Molla Sula, duke ia mbyllur syrin personit i cili mbante filxhanin e kafesë në dorë, i

tha: „ Kiro, ovoj e od selo Çegrane, seloto na Nafi Çegrani!“ U habita për këtë prezantim, sidomos nga fakti sepse nuk e njihja personin me emrin Kiro, për të cilin më vonë kuptova se ishte zyrtarë i lartë operativist i UDB-së për Maqedoni dhe quhej Kiro Fuzevski.

„Aha !!,- tha Kiro. Go poznavash nafi Çegranija, kakov çovek e toj, kakvo mislenje imas ti za nego?“-pyeti.

Ia këtheva në maqedonishten e tij të cilën nuk e flisja rrjedhshëm dhe i thash: „ E kam dëgjuar. Por, nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar asnjëherë. Për pos që e di se është nga fshati im. Tani ka vite që gjendet në burg. Por e dij se në burgjet e Bosnës rri i pafajshëm. Rrjedh nga një familje fisnike. Nuk ka bërë ai asnjë krim, dhe se ia kanë mëvesh keqdashësit e tij!“

„ Mislish deka nee kriv?“- u drejtua udbashi kryeneq.

Ia tregova rastin rreth planit për likuidimin e emigrantit Kalosh Hamdi Reçanit në Çikago të Amerikës ku ishte zv kryetari i organizatës „Lidhja e Prizrenit“ dhe se si Nafiu e ka paralajmëruar atë për atentatin që ia përgatiste UDB-a jugosllave e Beogradit, dhe për këtë ajo , më 1981 iu hakmorr rëndë ndaj nafiut, duke e arrestuar dhe fut në burgun e Zenicës, ku e dënuan me vdekje –pushkatim në saje të akuzave dhe shpifjeve të kurdisura dhe me „dëshmitarë“ të rrejshëm.

„ Ky ishte plani më i qëlluar dhe efektiv i UDB-së dhe për këtë punë, që ende mbahet shumë sekrete, nuk dinte kush nga rradhët e Shërbimit, pos 4-5 persona kryesorë, e jo më njerëz të zakonshëm!“- tha udbashi Kiro Fuzevski dhe vazhdoi më tej:

„ Andaj, Sulo, ki kujdes nga hoxha Qani, sepse këtë që thotë ky, nuk e di kush, as në rradhët e UDB-së, mbahet si sekret zyrtar, që nëse kush e dekonspiron, i ik koka ! „ – të gjitha këto i rrëfente në zyrën e Kryemyftiniut të BFI të Maqedonisë në Shkup, operativisti i UDB-së që mbulonte institucionet fetare, Kiro Fuzevski, i cili e njihte mirë Nafiun pasi, një kohë kishin punuar bashkë në sektorin për ndjekjen e diplomatëve dhe atasheve të huaj.

…Pregatitja me plan sekret e arrestimit, akuzat e manipuluara dhe të kurdisura ndaj Nafi Çegranit, pas këthimit të tij nga Amerika, ku ishte arratisur vite më herët, në bashkëpunim me krerët e KOS-it jugosllav dhe Sherbimet tjera si SJB në Shkup, me pëlqimin e Beogradit, Stane Dollancoit, Branko Mikuliqit, Mirko Bunevskit, Nikolla Ilievskit etj, hartuan strategjinë e zhvillimit të një Procesi të inskenuar në Zenicë të Bosnës, ku Cjapi me duar lidhur në pranga do të dërgohej te kasapi, dhe si viktimë do të dënohej me vdekje-pushkatim për vepër që as nuk kishte dijeni!

Parashtrimi i UDB-së si forcë e errët dhe e kudogjendur ka qenë një makineri e tmerrshme, aq edhe e zgjuar. Inteligjenca jugosllave ishte organizatë e fuqishme që vepronte vërtet—madje vepronte duke likuiduar e vrarë kundërshtarë të Beogradit, brenda dhe jashtë Jugosllavisë, e veçmas në Perëndim .

Meqë Perëndimi donta ta përdorte Jugosllavinë si një lloj leve anti-sovjetike, ky dimension i historisë është neglizhuar. Shkatërrimi i përdhunshëm jugosllav, si dhe lidhjet e inteligjencës me vrasës e kriminelë ordinerë të tipave të Ante Bernadës, Fikret Bradariqit, Ashaninit, Arkanit, Legijës Elemek etj. Dhe shumë antishtiptarë të përbetuar, çështje për jetën e shqiptarit bëhej akoma dhe më komplekse gjatë viteve të rrënuara komuniste ose edhe më vonë në kohën e Millosheviqit.

Pikërisht misteri ka qenë përbërësi kryesor për teoritë shqiptarçe me UDB përgjatë dekadave—fakti që këto nuk konfirmohen dot në Beograd. Hijet e kanë bërë të mundshëm hedhjen e dyshimit si masha të ndryshkura, vegla qorre dhe fytyra të zbehta. Dyshimi për fijet e nëndheshme edhe me kriminelë-informatorë, kodosha e spiuna nga gjitha trevat tona, gjegjësisht nga Kosova, listat janë të gjata me emra e mbiemra , të cilët ishin „vazalë“ me krimin e

UDB-së, e që ky konspiracion që ende funksionon , thelbi mbetet në terr për shumë kohë.

Nuk ka patur pra vetëm një UDB si organizatë historike në Jugosllavi, por edhe një „UDB“ në formë gogoli për përdorim ndërshqiptar, duke infiltruar në këto rradhë edhe arsimtarë, profesora, mjek, postjerë, hoxhallarë , priftërinj etj të cilët kishin prirje edhe për intriga e dallavere… si hijet që gatuajnë sherr, sajesa, keqinformime, smirë dhe degradime, duke përdorur burime jo serioze, pa argumente konkrete apo bindëse !

Dhe, e drejta apo e vërteta, mbeten larg fakteve dhe jetës reale të njeriut, i cili në kohë dhe hapësirë mbetet vetëm VIKTIMË përballë intrigave, qofshin edhe të „Njerëzve të Perëndisë“ !

Pse qan deti, poezi nga Shefqet Dibrani

0

Shefqet Dibrani, Ulqin

PSE QAN DETI

Poezi

DETI qan me zë,
se është Zëri i Zotit
Atij kurrë nuk i pushojnë
gjëmat dhe tallazet,
gjerë sa të ketë Diell
mbi kokat tona.

Deti qan sepse është klithje
për braktisjet që nuk po zvoglohen
dhe për rrallimet e gjithmonshme.

Qan Deti,
për pakësimin e zërave fëmijëror
që pushuan të gazmueshëm
mbi rërën dhe në gjirin ujor të tij.

Tash Deti qan për ditët e veruesve
që nuk patën të qara e as kukama,
por qetësisht e qenjësisht u dashuruan
duke i mbëltuar plagët e kohës.

Ata derdhen gëzimin e tyre
mbi valët e detit,
e sot Valët e Ulqinit janë tërbuara
nga frika e vetëmisë
që askush nuk do t‘ia trazojë
vuajtjet në vetminë e gjatë!

Tashmë Deti në Ulqin
po fillon uvertyrën e Tij
të përvitshme që zakonisht
nis në Vjeshtat e Vona
dhe përshkohet nëpër Vetminë
e Viteve të Vjetruara…

Dhembja e DETIT
është dhembje popullore
që shkrihet si Akullore,
andaj edhe valet tërbohen
e tallazet zemërohen!

Qan DETI si me gërnetë,
lotët zdirgjen nga sytë e Tij me tërbim,
për ikjen e pushuesve në mërgim,
në dhera të larta dhe vende të largëta
tej kufijve të harresës, përtej ëndrrës,
ndanë shpresës për kthime të bardha!…

Qajnë edhe ulqinakët
për vetën e tyre të braktisur
në këtë Oazë Dhembshurie,
në këto brigje ku kanë ngulitur
historinë e tyre ekzistenciale,
bri Atdheut Atëror,
buzë Shkëmbinjëve
me Kalan prej Guri
Lartë e lartësuar.

Dhe një Derë të Hapur,
ulqinakët gjithmonë e kanë lënë,
për kthimet e vonshme
të atdhetarëve
me gjymtyrë të shkapërderdhura
dherave gjithandej Globit!

Sot në Ulqin nuk po bie shi jo?!…

Në Ulqin,
sot po pikojnë lotët e vajzave
për djemt që i braktisën,
lotojnë Ata sy kthyer kah Deti,
Vajzat Ulqinake
janë simfoni e dhembjes
kombëtare.

Sytë e tyre ngjyrë Deti,
presin kthimet e dashurive
që u mungojnë,
presin dashuritë
që Deti ua katandisi nëpër botë.

Vetëm Deti i Ulqinit,
tërë verën qeshi e përjetoi
momente gëzimi
dhe
blatoi dashuri mallëngjimi!

Sot nuk po bie shi në Ulqin,
por rrjedhin rrëke lotët mallëgjyes
për ikjet në mërgim.

Fundja e fundit vetëm Ulqini
qesh e qan në të një ditë
duke iu rikthyer
çdo herë përditshmërisë!

Eh… DETI QAN
për dashuritë e Ulqint
të fundosura si Sirenat
në fundin e DETIT të trazuar
dhe nga atje do të rikthehen
si tallazet për t‘i sfiduar shekujt!…

Ulqin, 28 gusht 2021.

Egzona Salaj – Shege e amel, Vajzat e Ulqinit (Live) “Qejfe qejfe kjo dynja” RTV21 – YouTube

Presidentja Osmani takoi ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, të cilit i shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një Memorandumi të Mirëkuptimit do t’i ofroj Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grøndahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre. Teksa, ambasadori Grøndahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë

Zgjohuni, për shkak të qiellit të kryqëzuar mes gishtërinjve

0

Nga Aurel Dasareti

Atje ku ka pushtet, ekziston gjithmonë rreziku i keqpërdorimit të pushtetit. Është gjithashtu e rëndësishme të kemi një kuptim të fuqisë ligjore dhe përdorimit të synuar të forcës në shoqëri. Padroni mbikëqyr, sundon, shfrytëzon, keqtrajton dhe shet e blenë skllavin, në kuptimin që teknikat ndëshkuese dhe shfrytëzuese të përdorura nga padroni, janë zgjedhur në varësi të sjelljes së skllavit që i nënshtrohet atij.
***
Strategjia Kombëtare e mbijetesës së Shqipërisë – është jashtëzakonisht urgjente.
Populli i Shqipërisë duhet të ketë një strategji adekuate që sa më shpejtë që të jetë e mundur të rrëzojë këtë qeveri të dështuar mafioze antikombëtare, në mënyrë që të jetë një vend konkurrues, novator dhe i sigurt me një identitet dhe kulturë të njohur, një vend me burime të ruajtura, kushte jetese cilësore dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Realizimi i vizioneve do të kontribuojë në arritjen e objektivave strategjikë që duhet vendosur dhe zbatimin e koordinuar të politikave në drejtime zhvillimi, përcaktimi i të cilave në këto 8 vitet e fundit u pamundësua nga regjimi aktual i korruptuar kriminal, por u ndikua edhe nga kriza globale në zhvillim, e shkaktuar nga pandemia e korona-virusit, e cila përveç shëndetit të njerëzve preku fuqishëm ekonominë shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.
Drejtimet e identifikuara të zhvillimit dhe qëllimet strategjike duhet të kontribuojnë që Shqipëria të përdorë sa më mirë potencialet e saj, të eliminojë dëmin ekonomik dhe social të shkaktuar nga regjimi autoritar dhe kriza globale dhe të inkurajojë rimëkëmbjen e Shqipërisë sa më shpejt të jetë e mundur. Të ngjallë shpresën, mos zbrazet vendi nga rinia. Por, siç thashë, para së gjithash duhet të hedhim në koshin e plehrave mbeturinat e qelbura.
***
Dërguesi i qartë dhe adresa e qartë.

Shkathtësia më e madhe është të flasësh nga vetja jote dhe jo për tjetrin.
Unë jam duke folur me ty, do të thotë të kesh një dërgues të qartë në krahasim me përdorimin e formave si: me ata, me filanin. Largohuni nga forma-ju, flisni në formën-ti, në mënyrë që me pavetëdije të mos gjeneralizoni gjërat atje ku nuk duhet.
Koherenca: Një strategji dhe analizë e synuar e komunikimit duhet të përcaktojë katër elementë kryesorë dhe të sigurojë që ato të jenë koherente: çfarë duhet thënë dhe si duhet thënë, ku duhet thënë dhe si duhet të vlerësohet efekti. Këto elemente janë gjithashtu thelbësore për zgjedhjen e mesazhit.
Komunikimi – informacioni: Në përdorimin e gjuhës shqipe, termat informacion dhe komunikim për njëri-tjetrin përdoren shpesh. Një mënyrë e thjeshtë për t’i dalluar ato është që komunikimi i referohet procesit, ndërsa informacioni është produkt ose mesazh. Informacioni është ai që përcillet kur komunikojmë.
Gabimi më i zakonshëm që shumica e njerëzve bëjnë kur bëhet fjalë për komunikimin dhe informacionin është të shkojnë drejt në fazën e implementimit (zbatimit). Ne përqendrohemi në masat konkrete; për shembull në lidhje me faqen e internetit ose broshurën, pa menduar për të. Më pas, ne jemi të habitur që nuk kemi arritur me mesazhin tonë. Kjo është punë joprofesionale.
Të gjitha masat e komunikimit duhet të ankorohen në një strategji komunikimi. Krijimi i një strategjie komunikimi është një proces.
Rruga, ndërsa gjithçka vjen në ekzistencë, është një ndërgjegjësim i të gjithëve që janë të përfshirë. Qëllimi është që të gjithë përfundimisht do të kenë një kuptim të përbashkët dhe më të mirë të sfidave (qëndrimeve të guximshme ndaj kundërshtarëve) të komunikimit me të cilat përballet kombi ynë dhe të kenë një marrëdhënie të vetëdijshme për mënyrën se si duhen të zgjidhen këto.
Komunikimi është përgjegjësi e të gjithëve dhe është pjesë e mjeteve që kemi për të zgjidhur punën e rëndësishme që menaxhojmë. Pa një komunikim të mirë, edhe plani më i mirë mund të dështoj. Me një komunikim të planifikuar mirë, ne mund të arrijmë të kryejmë edhe rastet më të vështira.
Një strategji përbëhet nga tre elementë kryesorë:
⦁ pika e fillimit, ku jemi sot,
⦁ qëllimi, ku duam të jemi
⦁ strategjia, zgjedhjet që duhet të bëjmë për të arritur nga aty ku jemi deri atje ku duam të jemi.
Në të gjitha pikat e strategjisë, sigurisht që mund të blini ndihmë nga jashtë. Por është e mundur të merrni ndihmë nga një konsulent komunikimi për të gjithë procesin e strategjisë. Kushti është që personi në fjalë nuk duhet të shkruajë strategjinë për ju, por të ketë përvojë dhe të kontribuojë në procesin që ju bën të vetëdijshëm dhe të sigurojë kontributin e komunikimit gjatë rrugës.
Përshkrimi i një të ardhme të dëshiruar.
Pasi të kemi përshkruar situatën tonë aktuale, ne e dimë se ku jemi. Tani duhet të përshkruajmë se ku po shkojmë. Nëse nuk e dimë, ne gjithashtu nuk jemi aq të kujdesshëm se ku shkojmë, ecim në qorrsokak.
Kur bini dakord për atë imazh, cilin reputacion dëshironi më shumë, duhet të formuloni një mesazh, një ose dy, që do të përdorni në të gjitha kontekstet. Jo gjithçka mund të jetë po aq e rëndësishme, prandaj ne krijojmë një strategji. Bërja e zgjedhjeve strategjike ka të bëjë po aq me heqjen dorë nga diçka që për momentin është më pak e rëndësishme.
Me kë duhet të komunikojmë?
Grupi i synuar është një grup i saktë i njerëzve. Është e nevojshme të zgjidhni se cilat grupe janë më të rëndësishme për t’u marrë në lidhje me fushat e përparësive të kombit dhe vendit.
Sfondi për përdorimin e komunikimit si një mjet është, ndër të tjera, nevoja për t’u dhënë këtyre grupeve të ndryshme të synuara njohuri për aktivitetet kombëtare dhe të drejtat, dhe detyrimet e tyre në shoqëri. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në forcimin e demokracisë, duke siguruar pjesëmarrjen, dhe që vendimet politike të zbatohen.
Strategjia ka të bëjë me zgjedhjet kur burimet janë një faktor kufizues. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka që duam. Për këtë arsye, duhet të jemi në gjendje të përqendrohemi në diçka sesa në diçka tjetër (mbi gjithçka tjetër). Ndonjëherë kjo përfshinë një përparësi të vështirë dhe refuzim i mundësive. Prandaj, të zgjedhësh është gjithashtu të heqësh dorë nga ajo që nuk duhet të bësh.
Zot, më jep forcën e mendjes për të pranuar atë që unë nuk mund të ndryshojë, guximin për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençurinë për të parë ndryshimin.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Mos i hidhni librat…, se jemi bërë si libra të hedhur në mbeturina!

0
Nga: Sheradin Berisha
Ndalë! Mos i hidhni librat!
JEMI BËRË SI LIBRA TË HEDHUR NË MBETURINA!
Sot në shoqërinë tonë për fat të keq pak (për të mos thënë aspak) lexohet libri, dhe kam përshtypjen sikur antivlera dominon mbi vlerën! Në këtë kohë të rëndë që po kalojmë rrjedhimisht më i miri në mesin e të keqinjëve shihet si një libër i hedhur në mbeturina! Tmerr e trishtim për vendin tim!
***
“Ne jetojmë për librat”, ka thënë shkrimtari, filozofi dhe kritiku i shquar letrar, Umberto Eco (1932 – 2016)
Për çka jetojnë ata/o që hedhin libra?!
***
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh ato”, thotë shkrimtari amerikan, Joseph Brodsky, 1940 – 1996.
E ata/o që hedhin libra çka janë?!
***
“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke”, nënvizon shkrimtari i njohur argjentinas, Jorge Luis Borges (1899 – 1986).
Në çfarë parajse jetojnë ata/o që hedhin libra?!
***
“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”, shkruan shkrimtari i shquar turk, Orhan Pamuk (1952 – ) fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 2006.
Çfarë ndryshojnë në jetë ata/o që hedhin libra?!
***
Ooo njerëz, gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat!
Çfarë gjurmësh kulture e qytetërimi lënë hedhësit e librave në kontenierin e mbeturinave?!
Lënë gjurmë xhungle!
Ndalë! Mos i hidhni librat!