Kreu Blog Faqe 1590

Msc Muhamet Shabani: Ja, pra! Si babai, ashtu edhe i biri …!

0
Msc Muhamet Shabani
Për të pasur efektin e tyre ato përgaditen me seriozitet, duke përdorur pa fije turpi edhe gënjeshtrat, por gjithsesi në shërbim dhe në funksion të ideologjis pansllaviste të Akademis së Shkencave të Beogradit,dhe të Kishës Ortodokse Serbe…!
Të tilla ishin dy deklarata publike të akademikut Milazim Krasniqi,se “shqiptarët nuk morën pjesë në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389, dhe se është budallëk të quhet Manastiri i Deçanit shqiptarë !”
Kështu ky akademik shqipfolës me vetëdije të plotë,rreshtohet në anën e akademikëve dhe popave serbë!
Memli për të dëshmuar se është i biri i Milazimit do të duhej të dëshmonte me arrogancë qëndrimin e tij antikombëtar dhe antishtetëror ndaj Nënës Terezë fituese e çmimit Nobel dhe ndaj themeluesit të Shtetit dardan,presidentit historik Prof.Dr.Ibrahim Rugova!
Që në ditën e parë të punës më 25 shkurt 2011,veprimi i parë i këtij ministri dallkauk ishte largimi i fotografive të Nënës Terez dhe Presidentit Rugova!
Ky veprim i pandërgjegjshëm antikombëtar dhe antishtetëror i ministrit Memli Krasniqi është pritë me indinjatë të thellë nga punonjësit e ministrisë dhe qytetarët patriot shqiptar të Kosovës dhe më gjerë…!
Për këtë gjest, Memli Krasniqi i biri i Milazimit, do të shpërblehet duke u emëruar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës!

Presidentja Osmani priti në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Robert P. Burke

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Robert P. Burke.

Admirali Burke shprehu mirënjohje dhe falënderim për gatishmërinë e Kosovës për t`i strehuar qytetarët nga Afganistani.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka theksuar se duke e njohur dhimbjen e popullit afgan, Kosova ka hapur dyert dhe zemrat.

“Ky akt nga institucionet e Kosovës është shembull që tregon se cilët janë aleatët e vërtetë të NATO -s në rajon. Synim i joni është që edhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance ushtarake në një të ardhme”, ka potencuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, populli i Kosovës 22-vjet më parë u ndihmua nga NATO-ja dhe në këtë kontekst përmendi përparimin domethënës të shtetit për stabilitet dhe paqe në rajon.

Lumet na që jemi çika, veç tu nejt po na shkon dita

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Lumet na për Vetëvendosjen. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi lloqit me maru.
Lumet na për Albinin. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi lloqit me maru.
Lumet na për votuesit e mençur të Kosovës. Mos t’kishin ekzistu ish dasht pi lloqit m’i maru.
Lumet na për Ganimete Shtiklla Musliun, Blerta Gllumicë Deliun, Linda Zemër Morinën, Bekim Kamishin Hajvanishin, Ramiz Pipidak Pilifuncin, Sami Lushten apo herë Permisin, e herë Përfuncin dhe shtalllen e tyre Pydykuncin.
Mos t’kishin ekzistu ish dasht pi baglave m’i maru.
Lumet na për Donika Kada Bujupin. Mos t’kish ekzistu kurrë se kishim pi me shkop Kakakollen dhe Jupin.
Lumet na për Rrumbush Gjokën, që na ka zgjidh pi konopit, si çobani lopën.
Lumet na për Isa Mutstafen. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi qelbit me maru.
Lumet na për Vjosa Osmanin. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi gjeneve të Ibrahim Rugovës me maru.
Lumet na për Xhavit Halitin. Mos t’kish ekzistu udba e kish maru.
Lumet na për Glauk Konjufcen. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi dukatit me maru.
Lumet na për Donika Gervallen. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi gjeneve t’Jusuf Gervalles me maru.
Lumet na për Hashim Thaçin. Mos t’kish ekzistu, s’ish dasht hiç më maru.
Lumet na per Edi Ramen. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi gjeneve të Esat Toptanit me maru.
Lumet na për Mimoza Kusarin. Mos t’kish ekzistu, hala ishim kon me Piratë t’u luftu.
Lumet na për Berat Buzhalinskin. Mos t’ kish ekzistu ish dasht pi veshve t’elefantit me maru.
Lumet na për Ibrahim Kelmendin. Mos t’kish ekzistu unë e kisha maru.
Lumet na për Baton Haxhiun. Mos t’kish ekzistu ish dasht pi gjeneve të Jovica Stanishiqit me maru.
Lumet na që kemi femra t’gjymerta. Mos t’kishin ekzistu, asni minut s’kisha jetu.
Lumet na për Kimete Berishen. Mos t’kish ekzistu, kurrë cullak se kishim fantazu.
Lumi unë për Vlora Çitakun. Ju lirisht mos doni nëse ja kini inatin. Unë për veti shumë e du, se shumë kom qef omel me gabu.
Lumi unë për Duda Balje. E du hiç pa i kërku falje.
A jam tash apet i mirë?
Du llajka se përndryshe apet foli keq për Vetëvendosjen?

Shënim rasti – humbur në kohë dhe hapësirë 

0

Në foto: Açucena Alijaj

Nga Bajram Sefaj  

Një aneks, nëse më lejohet! 

Disi si shumë është përzje dallimi midis reportazhit televiziv dhe filmit dokumentar. Ose me drejtë fjala reportazh filmik (televiziv), thuaj se fare ka ikur nga përdorimi dhe është zëvendësuar me fjalën film dokumentar. Çfarëdo bilmezi, cilit të çohet me herët, yrysh e në film dokumentar. Çka do që prek, çfarëdo që bën (bajgë), nuk bën tjetër pos film (bajgë) dokumentar.  Ilustrimin në eklatant, me ilustrues, por edhe më i dhimbshëm ishte ai që patëm rastin ta ndeshim, ditë më parë, në sallën kinemasë ABC. Aty ishim të ftuar të shohim film dokumentar  kushtuar Aleksandër Mojsiut tonë të madh. E çka pamë aty. Asgjë, nuk pamë. Jo, kjo është pak! Aty pamë tmerr! Pamë një reportazh të dobët që nuk e hante pazari hiç. Ai biçim filmi dokumentar le që nuk ishte i denjë të shfaqej, as në programin eksperimental të televizionit privat në mëhallën më periferike të qytezës sonë provinciale, po, edhe më keq, nuk ishte i denjë të shfaqej para miqve, në një ndeje organizua me rastin e ditëlindjes se mbesës, çupëzës dyvjeçare. E, nga ana tjetër, aty ishim tubuar të marrim pjesë në dy evinement për njëherë: bëhej përurimi i librit të katërt a të pestë kushtuar Aleksandër Mojsiut, me ç’rast  edhe shfaqej një “film dokumentar” kushtua këtij aktori legjendar shqiptar. Ç’ka në libër nuk e di, po ç’pash(më) në “filmin dokumentar”. A. Mojsiu, nuk është më aktor imi i preferuar, aq më pak është krenaria ime kombëtare! Ai, tani e tutje, është vetëm i autorit të filmit “Me ty u hap sîpari”, a si e kishte emrin ajo koshoneri! Lë të shtohet edhe kjo. Një artist joni, kur është edhe akademik, i mllefosur, si i pezmatuar nga gjithë ajo që pa(më), kërciti e tha: disa njerëzve, (nuk tha injorantë!), duhet t’u ndalohet, ligjshmërish t’u ndalohet, të krijojnë këso “mrekullish”. Zërin e tij plot zjarrmi revolte, shpresojmë se nuk e fshinë as  tretë, era (fryma) në Shesh… Djalli (kurrë) nuk është aq i zi sa themi ne, shyqyr! 

(Diku e dikur).     

Synim i Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB

0

Presidentja Osmani priti në takim ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, z.Miroslav Jenca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, z.Miroslav Jenca.

Në takim me delegacionin e OKB-së, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB, duke pas parasysh faktin se vendi ynë deri tashti është anëtar në disa agjenci të kësaj organizate.

“Ne siç po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,  i cili është  synim i yni i vazhdueshëm”ka theksuar Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova sikurse edhe gjithë globi po përballet  me valën e re të Covid-19, duke shfaqur shpresën në mbështetjen e shteteve mike për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkaq ndihmës sekretari Jenca ka premtuar mbështetje të mëtejme, nëpërmjet iniciativës COVAX për ta ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë. Ai ka falënderuar Kosovën për strehimin e qytetarëve nga Afganistani. Z.Jenca ka potencuar se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen për Grupin punues për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për fuqizimin e pozitës së grave, për të cilën gjë e ka lavdëruar  Kosovën për hapat e bërë.

Kryeministri Kurti: Hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

0

Hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Për institucionet tona çështja e të pagjeturve do të jetë gjithmonë prioritet, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasi bëri homazhe dhe vendosi lule te pllaka përkujtimore për të pagjeturit në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në koordinim më Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, familjarët e të pagjeturve dhe Andin Hoti, Kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, njëherësh kryesues i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur.

 

Kryeministri tha se në këtë ditë, në të cilën sigurisht që ka më shumë ankth sesa pikëllim, meqenëse 1632 persona nga Kosova vazhdojnë që të jenë të pagjetur, ne vazhdojmë të mos e kemi të zbardhur fatin e  tyre.

“Siç e tha edhe presidentja e Republikës, në raportet tona me Serbinë, çështja e të zhdukurve me dhunë është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme e të sigurt nëse nuk adresojmë çështjet e së kaluarës nëse nuk e trajtojmë dhe nuk e sqarojmë të kaluarën. Por Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën”, tha kryeministri Kurti.

Ai bëri thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare t’i kërkohet Serbisë hapja e arkivave.

Kryeministri rikujtoi se vrasja e shqiptarëve në pranverën e vitit ’99, por edhe më herët në vitin ’98 e kështu me radhë, pastaj varrosja e tyre, zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e kufomave nëpër varreza masive në Serbi dhe zhvarrimi prej atje, nuk është bërë nga qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm, por nga aparati shtetëror. Andaj, siç tha ai, hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigja për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

“Ne si krerë të institucioneve  do të jemi pranë familjarëve dhe gjithmonë do ta kemi prioritet këtë çështje”, veçoi kryeministri Kurti.  

Më pas, kryeministri vizitoi ekspozitën me fotografitë e të zhdukurve dhe të aktiviteteve që kanë ndërmarrë përgjatë viteve Asociacionet që angazhohen për ndriçimin e fatit të të zhdukurve me dhunë.

Kosova pranon donacionin amerikan prej 55 automjetesh ushtarake, kryeministri Kurti falënderon ShBA-në për rolin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e FSK-së

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranim – dorëzimit të  55 automjeteve të blinduara ushtarake (ASV), donacion ky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë që u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, folën Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

“Në rrugën e rritës dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se ShBA së bashku me shtetet e tjera partnere vazhdojnë të jenë kontribues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështetja me automjetet e blinduara nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sipas kryeministrit, është vetëm njëra nga shumë fusha, ku Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

 E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani,

I nderuar Ministër i Mbrojtjes, zotëri Armend Mehaj,
I nderuari Gjeneral Major, Enver Cikaqi,
I nderuari zëvendësministër i Mbrojtjes, zotëri Shemsi Syla,

Gjeneralë, oficerë dhe ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të Ambasadës dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Përfaqësues të KFOR-it dhe Ekipit këshillues të NATO-s për FSK-në,

Republika e Kosovës këto ditë është duke u përballur me sfida e vështirësi që vijnë si rezultat i pandemisë globale. Institucionet e vendit janë duke u angazhuar maksimalisht që kjo valë e radhës e pandemisë Covid-19, me variantin më të rrezikshëm Delta, të kalojë me sa më pak jetë të humbura dhe me sa më pak pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit tonë. Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë, vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punojë, bashkë me aleatët dhe partnerët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale.

Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështetë ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme si dhe po mbështetë vendet e rajonit në përballimin me fatkeqësitë natyrore, siç ishte rasti me zjarret në Republikën e Shqipërisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke luajtur rol të rëndësishëm e duke dhënë kontribut të çmuar në këto zhvillime. E, kjo për faktin që kjo Forcë vazhdon të zhvillohet e ngritet në përputhje me vlerat dhe standardet që promovon dhe aplikon NATO.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës krahas angazhimit për mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë janë duke punuar pandalshëm për ngritjen e kapaciteteve luftarake me qëllim ndërtimin e aftësive të reja ushtarake për mbrojtjen e territorit, përkrahjen e autoriteteve civile të vendit dhe mbështetjen e paqes në botë.

Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ShBA-të së bashku me shtetet tjera partnere vazhdojnë të jenë kontribuues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështetja me automjete të blinduara nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës është vetëm njëra nga shumë fusha, ku Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe të popullit tonë.

Me këtë rast në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shprehë falënderimet më të sinqerta dhe u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

Qeveria e Kosovës, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e Republikës sonë e sheh si një interes vital shtetëror dhe, në këtë aspekt, përkrahjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e trajton me prioritet të veçantë.

Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes, të përditësojmë kornizën ligjore dhe të ndërtojmë kapacitetet operacionale të FSK-së në atë drejtim që të jenë të përputhshme dhe të ndërveprueshme me NATO-n dhe me qëllim përafrimin dhe anëtarësimin në këtë organizatë.

Zbarkimi i përbashkët i pjesëtarëve të FSK-ë me pjesëtarët e ushtrisë amerikane në Kuvajt, pjesëmarrja dhe mikpritja si vend nikoqir i ndërmarrjes më të madhe ushtarake “DEFENDER EUROPE 2021”, ka dëshmuar që Forca e Sigurisë së Kosovës i k amë të mëdha aftësitë se sa mundësitë, prandaj vullnetit tuaj të paepur me të cilin jeni të pajisur si ushtarakë, ne po ja bashkëngjesim, bashkërisht edhe pajisjet e tjera ushtarake siç janë këto automjete moderne.

Andaj, i nderuar ministër Mehaj dhe ju ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Uroj që këto automjete të blinduara të përdoren në mënyrën më të mirë në shërbim të ruajtjes së interesave të vendit dhe sigurisë e stabilitetit në vend, në rajon dhe më gjerë.

Njëkohësisht, edhe një herë, falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për këtë donacion me shumë vlerë për forcën tonë.

Ju faleminderit.

Predikimi në Meshën e Dritës për të ndjerin Kolë Berisha (1947 – 2021) 

0

Don Lush GJERGJI 

Fijet e jetës dhe të vdekjes, sidomos  lindja – fillimi, si dhe vdekja – kalimi në amshim, nuk janë në duar tona. Ato janë në duart e Zotit, Krijuesit dhe Shëlbuesit tonë, me dashje apo pa dashje tonë. 

„Unë jam Ringjallja dhe jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë.“ (Gjn 11, 25), na siguron Jezusi. 

Bashkë me psalmistin edhe ne themi dhe lutemi: O Hyj, mos më rri larg, Hyji im shpejto të më ndihmosh… Kënaqësia ime është të qëndroj në praninë e Hyjin.” (Ps 71 (70), 12; Ps 73 (72), 28) 

Janë dy momente: kërkimi i ndihmës, por edhe siguria që vetëm prania, dashuria, mirësia, falja e Zotit, do t’i plotësojë në tërësi të gjitha kërkesat, nevojat, dëshirat, planet, mbi të gjitha etjen dhe urinë për Jetë dhe për Dashuri – amshim të lumtur. 

Besimtari, i krishteri, këtë e di dhe e pranon  vdekjen – kalimin në amshim, si mundësi, dhuratë, bashkëpunim  dhe bashkëudhëtim me Zotin, por edhe si rast shpërblimi, amshimi dhe pavdeksie. 

„Baca Kolë“, si e kemi quajtur ne me shumë nderim, simpati dhe dashuri, ishte një i krishterë i sprovuar nga jeta, me pengesa, burgime dhe sëmundja. Ai në rini kishte besim që nëpërmjet shkollimit, arsimimit dhe qytetërimit, do të ngritej niveli i vetëdijësimit, kulturës, me këtë edhe arritja e idealeve të larta, si liria, demokracia, barazia shoqërore dhe kombëtare, paqja e mirëfillët e mendjes dhe zemrës.  Ishte një lloj „iluministi“ modern. Mu për këtë ai kishte investuar shumë në shkollimin personal, të fëmijëve, por edhe t; popullit me veprimtarinë edukative,  arsimore dhe pedagogjike. Puna dhe vperimtaria e tij në këtë lëmi qe keqinterpretuar dhe ndaluar për rrethana të njohura politike 

Kur çdo gjë „ra në ujë“, me shembjen e sistemit dhe ideologjisë komuniste dhe ateiste, Kola ynë doli në front të parë të luftës paqësore dhe jo – dhunore, së bashku me të ndjerin dr. Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë, duke besuar dhe investuar shumë për vlera dhe virtyte njerëzore, kombëtare dhe fetare. I thonte vetvetes dhe të tjerëve: „Tash është koha jonë…, për të dëshmuar dhe vepruar sipas parimeve dhe bindjeve tona!“ 

Jezusi na  thotë; „Rini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s’e pritni.“ 

Këtë qortim të Mjeshtrit hyjnor ai e komentonte kështu: „Zoti i ka në dorë të gjitha, sidomos shtegtimin tonë në amshim… Ai i pari vullnetarisht e ka provuar vdekjen, për të na bindur se  ajo është vetëm një kalim, për ne ndoshta pak i vështirë, i panjohur, por kalim në amshim…“ 

Për ne besimtarët nuk ka kohë të mirë dhe të keqe, por ka njerëz të bindur dhe të përcaktuar, të guximshëm dhe vizionarë, që në çdo kohë dhe vend mundohen të jenë vetvetja, të udhëhequr nga e Vërteta dhe Dashuria, për të mirën e të gjithëve. Kështu edhe Kolë Berisha hyri në politikë, jo për karierizëm, edhe më pak për nam apo famë, aspak për fitime dhe përfitime, por për ta mbrojtur Popullin e përbuzur dhe të kërcnuar, për ta dhënë kontributin e tij në proceset e rëndësishme të Shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë. 

E bashkëndante moton e Presidentit dr. Ibrahim Rugova: „Jemi argatë të popullit.“ 

Dhe edhe kësaj ia doli me faqe të bardhë, me ndihmën dhe praninë e Zotit, si dhe me përkrahjen e Popullit. 

Faza e tretë e jetës së tij, ishte sfida me vuajtje, më vonë edhe „shoqërimi“ i gjatë me sëmundje, prandaj Kryqi. Prapë doli në pah karakteri i fortë i tij, feja konkrete, si jetë me Zotin dhe me të afërmin, shpresa – edhe atëherë kur çdo gjë duket si e pa shpresë, mbi të gjitha motivimi dhe frymëzimi, përkushtimi, dashuria për Zotin, Popullin, familjen, çdo njeri të mendjes  dhe zemrës së mirë. 

Në sëmundje ishte i durueshëm dhe me shpresë, jo aq në shërim, sa në amshim. Disa herë pata mundësinë ta vizitoj dhe t’ia ndaj sakramentet e shtegtimit për amshim, që i pranonte me plotë fe dhe siguri, me shumë nderime dhe falënderime.  

Jeta e tij tokësore kushtuar arsimimit, pastaj politikës, së fundi sfida e sëmundjes dhe vuajtes, e skaliten figurën e njeriut, bashkëshortit, babait, besimtarit të fortë dhe të pathyeshëm, parimor në ide dhe ideale të larta njerëzore, kombëtare dhe fetare.  

Feja për Kolë Berishën, „nuk është në urdhërime, por për një rrugë, ose më saktë, për rrugën vendimtare me të cilën duhet të angazhohemi, që të mund të bëhemi vetvetja“, komenton ai në parathënie shqip të librit Luigi Giussani, Ndjenja fetare, vëllimi i parë Rrugëtimi, DRITA, 2011, f. 17. 

Ky rrugëtim, me Zotin dhe me të afërmin, na sjellë në amshim. 

Dhe porosia e  Jezusit, që aq shumë i pëlqente Kolës tonë: „Në botë keni vuajtje, por mos u trembni – unë e munda botën!“, pohonte që është ngushëllimi më i madh që mund ta kemi në sfida të ndryshme të jetës tokësore. 

Zoti, i cili i di të gjitha, dhe nuk i ka mbetur askujt borxh, Kolë Berishën e shpërbleftë me dritë, paqe, jetë dhe lumturi të amshura, ndërsa familjen dhe miqët. me ngushëllime, që burojnë nga feja e krishterë, ngjallja e Krsihtit, si burim dhe fitore përfundimtare për ne dhe për shëlbimin tonë. 

Pushoftë në paqe! 

Prishtinë, 30 gusht 2021                          

Komunizmi iku –  por Apologjetët e tij Eulogjizojnë të kaluarën 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Interesant është  momenti kur ke kohe të lirë dhe vështron  kur shetit apo ecën diku për të mbaruar ndonjë punë, se si librat e vjetër dhe të rinj të botuar me mundin dhe djersën e shumë shkrimtarëve klasike, shkrimtarëve të tjerë të vjetër e të rinj, librat dhe tekstet mësimore të  shkencëtarëve, të  krijimtarëve, dramaturgëve, poetëve, gjënden në parmakët e urave të Tiranës, ose në ndonjë qoshe rruge që presin të blihen e të shiten.

Ky Pazar i çuditshëm rruge me librat, më duket sikur ka diçka të ngjashme me ato kurtizanet e rrugëve që presin të kapin ndojë djalosh të ri apo dhe ndonjë plak të leqendisaur e qejfli pensionist për ti dhuruar me pak para – një kënaqësi të çastit që shpejt harrohet njëlloj sikurr të pinë një dopio raki.

Vetëm se Kënaqësia që të jep një libër i bukur kur e lexon ose edhe kur e boton, është e një lloji komplet tjetër me kënaqësinë që të jep për një çast një kurtizane, sepse siç thotë dhe Mustafa Grublleshi, një shkrimtar dhe përkthyes i 1001 Netëve, është një lumturi qiellore që nuk krahasohet me asgjë tjetër, sepse ka të bëjë me punën e autorit, me mundin e tij të shpërblyer me një lexim të vëmëndëshëm apo me një botim pas një pune të lodhshme.

Dikur librat  e Bibliotekës së madhe të Pallatit të Kulturës ku sot shkojnë shumë pak njerëz, – gjëndet në rrugë, dhe si i thonë kanë dalë në …pension, dhe vetë Biblioteka është rrudhosur tashmë në disa salla të vogla.

Keqardhje kur sheh punën e intelektualëve rrugëve që pret ta shohi kalimtarët në vënd që të kishte prani më serioze. Sidoqoftë jeta e vrullshme e ditëve të sotme dhe hi-tech e ka shkaktuar këtë zallamahi, sepse njerëzit lexojnë në celularë në vënd të librave,,informacione të pafund shumë nga ato të panevojshme.

Në vitrinat e Librarive më të njohura sot në Tiranë por edhe në Durrës e më pak në qytete të tjera, në librat e botuar pas viteve `90, gjënden libra midis të cilëve edhe nga  autorë  të cilët  kanë qënë të persekutuar për shkak të ideve, ose kanë qënë të persekutuar por dikur kanë patur  poste të rëndësishme  gjatë diktaturës, apo poste të një niveli që mund të quhej i `paprekshëm`.

Tek shkrimet e të persekutuarve të bien në sy dy lloj të persekutuarish: ata që kanë qënë dënuar si armiq të partisë por që nuk kanë patur poste, dhe të persekutuarit të cilët kanë qënë në poste drejtuese por janë dënuar po nga ajo Parti gjithashtu si armiq të popullit.

Ndërsa të parët kanë vuajtur për shkak të idealeve të tyre anti-komuniste të cilat i kanë shprehur haptazi por janë dënuar, dhe ndonjë nga ata që mbeti gjallë është bërë shkrimtar për të shkruar vuajtjet e hequra nën rregjimin komunist. Këta meritojnë respekt të veçantë.

Një pjesë e vogël e të persekutuarve nga rregjimi familjarët e të cilëve ishin në poste drejtuese por u `shkau këmba`  për mos ndjekjen e vijës së diktatorit, përfunduan në burg ose u vranë, por disa nga këta të persekutuar gjithashtu u bënë shkrimtarë për të  shkruar vuajtjet dhe dhimbjet që u shkaktoi rregjimi komunist, por jo se kundërshtuan atë rregjim por sepse u dënuan për intriga dhe komplote kundër rregjimit , me një fjalë për poste.

Ka dhe një kontigjent tjetër të tretë shkrimtarësh, të cilët as nuk janë persekutuar dhe as janë dënuar por kanë qënë drejtues në kohën e diktaturës dhe kanë gëzuar që atëhere dhe gëzojnë simpatinë e lexuesve.

Interesant është fakti që asnjëri nga këta shkrimtarë nuk ka qënë dissident të themi si ish presidenti i Çekosllovakisë Vllacllav Havel. Madje  një nga shkrimtarët më në zë të Shqipërisë botoi para viteve `90, libra që  lavdëronin kohën e Diktaturës , por në kohën e sotme boton libra që blasfemon si askush  tjetër atë rregjim dhe vice versa.

Të jetë vallë për shkak se i u dhimbs populli? apo për shkak të ruajtjes së nivelit të jetesës? apo për të ruajtur një nam të mirë?

Kuptohet qartë se kush nga ky kontigjent shkrimtarësh janë më të sinqertë me lexuesin e kush- Jo.

Mendoj se duhet të jenë shkrimtarët që kanë vuajtur në atë kohë të diktaturës për shkak të ideve të tyre jo-komuniste. Ndërsa shkrimtarët e dalë nga dy kontigjentet e tjera, le t`ja  lëmë kohës ti gjykojë shkrimet e tyre, sepse gjithmonë opinioni popullit për historinë dhe për ata që e shkruajnë atë, kalon në tre faza: fazën e kritikës, pastaj fazën e pauzës ose të harresës. dhe pasi largohet brezi që e përjetoi, vjen faza e tretë, faza e rishikimit të historisë dhe të atyre që e shkruan atë.

Shkrimtarët e kontigjentit të dytë, ata që familjet e tyre i kanë patur në drejtimin e vendit gjatë diktaturës pra që e shijuan privilegjet e një drejtuesi të asaj kohe,  por pastaj për shkak të goditjes që u dha diktatori, i humbën privilegjet, madje mund të themi edhe aforizmën e sistemit diktatorial komunist se  `revolucioni ha bijtë e vet`, sot vazhdojnë të shkruajnë për sistemin e kaluar, i botojnë librat, madje nëpërmjet këtyre librave japin të kuptojnë se….. paskësh patur edhe drejtues të diktaturës `burra të mirë`, por që i vrau apo i burgosi diktatori, sepse po të kishin drejtuar ata vëndin do të paskësh qënë ndryshe….`. Këto eulogjizma për kohën e diktaturës të futura në `kornizë` por të rrethuara me ngjarjet e tmerrshme që ata kaluan nga ndëshkimi i diktatorit, përpiqen ti japin përshtypjen se familjarët e tyre drejtues por të rënë dhe të ndëshkuar nga diktatura, ishin njerëz të mirë, të ndershëm, si të tjerët….

Sigurisht në shumë raste, demonët e diktaturës paraqiten si ëngjej në shoqërinë e sotme.  Dhe këtë shërbim ua kryejnë lakejtë apo farefisi i tyre, në rastin tonë këta tipa shkrimtarësh përpiqen të duken si seriozë, si të sinqertë e sigurisht si bashkëvuajtës.

Dhe në këtë kohë të pas diktaturës kur sistemi ka ndryshuar  kur ka një konfuzion të madh informacioni mediatik dhe social ashtu siç është dhe demokracia e sotme në Shqipëri, kur ka një shoqëri  shqiptare që akoma nuk është socializuar dhe qytetëruar, gjithmonë do të gjënden individë apo komunitete që i pranjnë këto shkrime.

E rëndësishme është që ky kontigjent shkrimtarësh që  eulogjizojnë,  pavarësisht se kanë të dretat dhe liritë e tyre njeriut,  duhen parë në mënyrë kritike dhe jo të lavdërohen apo të shihen me sytë e popullit njëlloj si të persekutuarit e vërtetë ata të ideve anti-komuniste.

Për ta konkretizuar këtë problem mund të jap shëmbullin e Kadaresë së letrave shqip, i cili disa herë me rradhë tentoi të marrë çmimin Nobël por nuk e mori. Shkaku ishte sigurisht i qartë, sepse ky shkrimtar dikur apologjet i talentuar i Diktaturës, papritur një ditë të bukur na u kthye në një blasfemues të talentuar po të kësaj diktature.

Pra mesazhi i këtij shkrimtari dikur shkrimtar oborri, me poste partiake dhe shtetërore por tashmë një anti-komunist i tërbuar, nuk është për popullin e tij dhe për botën, por ka një mesazh personal shqiptar të tipit: `Dridheni sa të mundni dhe përfitoni sa të mundni nga çdo sistem, që të jetoni mirë`.

Së fundmi edhe mesazhet që japin këta shkrimtarë që vijnë nga familjet drejtuese të diktaturës që shijuan privilegjet e diktaturës por që e pësuan nga lakmia e tyre, janë mesazhe diabolike të cilat njerëzit që i lexojnë apo institucionet që u japin çmime, duhet ti kenë parasysh, sepse  janë mesazhe që i përkasin një klase që dëmtoi vëndin dhe popullin shqiptar.

E çfarë mesazhi mund të vijë nga ky kontigjent njerëzish që janë mbushur me mllef e urrejtje për këdo që i pengoi të rrinë në pushtet?

Mesazhi i tyre i  fshehtë  është  sa djallëzor aq dhe intrigues: `ishim mirë kur ishim keq`, dhe `do ishim më mirë sikur të drejtonim ne diktaturën…….`.

  • Universiteti Europian e Tiranës

Pse Shqiperia është kundër SHBA- ve?

0

Ministri i Mbrojtjes së Rebublikës së Kosovës, Armend Mehaj.”Mbështetja me automjete të blinduara nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës është vetëm njëra nga shumë fusha, ku Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe të popullit tonë.”

Kazerama Adem Jashari në Prishtinë, më 30.08.2021

Shkruan: Fahri  Xharra, Gjakovë

Një pyetje së cilës nuk po ia di përgjen, për kundër asaj që vazhdimisht dhe kujdes i përcjelli  të gjitha shkrimet apo deklaratat e kujdoqofshin; si të politikanëve ashtu edhe mediumeve të tê dy taborreve të cilat janë zëdhënse të atyre që i paguajnë.
Mediumet shqiptare te çdo lloji, ato fusin frikë në popull i cili nuk guxon të deklarohet dhe e vetmja rrugë është të ikin nga Shqipëria.
Populli shqiptar nuk është  si ai taleban, është popull me traditë dhe trashëgimi të lashtë, por iu është futur frika në palcë.
Po thuhet që edhe ne ishim afgan para tridhjetë vitesh, e vërtetë se ikën 1 milion njerëz nga atdheu, por ata e kishin një arsye sepse sundoheshin një gjysmë shekulli nga talebanet komunist.
Antiamerikanizmi ka filluar që moti të shfaqet në Shqiperi. Na kujtohen shumë mirë debatet televizive të cilat e  kishin një qëllim- frikën nga ” gogozheli ” amerikan. Po pse ky aktivitet aq çnjerzor e antikombëtar?
Nuk dua t’ i përmendi emrat e tyre që krijonin tensione mosbesimi në këtë popull të mjerë.
1. Antiamerikanizmin e shfaqnin të gjithë ata që ishin në një mënyrë apo tjetêr me pushtetin komunist.
2. Antiamerikanizmi shprehej nga ana e ” dum babave” të cilēt e donin një këthim historik prapa.
Kush e ndërsente antiamerikanizmin shqiptar?
Qeveritë shqiptarë gjatë 30 vjetëve të kaluara e kanë ditur shumë mirë por nuk reagonin.
Nuk është e imja të tregoj se kush qëndronte pas këtij antishqiptarizmi .
( antiamerikanizmi është antishqiptarizëm )
Sot i madh e i vogël janë antiamerikan. Pse ?
Shqiptarët e të dy shteteve shqiptare duhet ta dinë se pa amerikanët ne do të gllabëroheshim nga Serbia.
Jo vetëm Kosova por edhe Shqipëria ishte kafshatë e lehtë për Serbinë.
Po sot  pse jemi antiamerikan ?
Mendoni se Rusia apo Kina do të na mbronin?
Është marrëzi që politkanët e
 listës së SPAK- ut të vjellin aq fëlliqur kundër Amerikës dhe përfaqësueve të saj në Shqipëri.
Ata harrojnë që aty jetojnë edhe 2 milion të tjerë në Shqipëri, dhe se Shqipëria do të jetojë si me ta apo pa ata.
 Të mendojmë drejtë se raketat ruse janë fatkeqsia e jonë dhe se falë Amerikës, ato nuk  do e  shohin kurrë tokën shqiptare.
Si shtet “amë” Shqipëria duhet të mendojë edhe fatin e Kosovës me këtë antiamerikanizëm.
Ju lutem më tregoni, pse Shqipëria është kundër Amerikës ?
Gjakovë, më 30. 08. 21
55 automjeteve të blinduara ushtarake (ASV), janë pranuar sot (më 30 gusht 2021) nga Kosova, donacion nga Shtetet e  Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.