Kreu Blog Faqe 1591

Njerëzimi i djeshëm e boshtatis vendin e të sotmit, e plotëson me ndryshime sasiore e cilësore

0

Fahri Dahri, Itali

Lexoj shkrime të shumë autorëve, qofshin me tituj shkencorë, gazetarë, intelektualë, profesionistëve të specialiteteve të ndryshëm, që shkruajnë për ndodhitë e dëgjuara, të jetuara në jetën dhe nga jeta e tyre. Mendoj se çdo shkrues gjatë leximit, por dhe kur shkruan, i krijohet një gjendje mendore ndryshe. Kjo më shpie të gjykoj se në çdo fjalë, rrjesht, lexuesi gjen vetveten, megjithëse tek shkrimet flitet për një vend, kohë dhe njeri tjetër.

Po e lexoja një shkrim të autorit të mirënjohur, profesor Fatmir Terziut, tek “Fjala e lire” dhe mendja më “fluturoi”, jo tek manat (ne çamët i quajmë skamine), por tek binaja e ullirit mbi 500 vjeçar, në voruan e shtëpisë së gjyshit tim Nuhut, mësues historie e gjeografie (Në Kuç të Vlorës në vitet 1886-1888 dhe në Dhragumi, fshat në Paramëthi, në atë kohë me 250 shtëpi, në vitet e shkuara 1889-1895).

Isha 3-4 vjeç në vitet 1941-1942, kur dy motrat më të mëdha dhe vëllai rreth 3 vjeç më i madh, loznin në vorua, afër trungut të ullirit. Kur u afrova unë, ato morën një kosh që përdorej për ullinj dhe më futën brenda koshit. Më këshilluan që të mbaja fort duar tek thuprat (purtekat e konopicës, nga brenda koshit) dhe fillonin të rrotullonin koshin. Unë trembesha, por edhe më dukej vetja si trim që isha i zoti që rrotullohesha. Më gënjente mendja se vetëm unë isha i zoti për tu rrotulluar, të tjerët jo. Eh, mendje e foshnjërisë! E kështu kalonim orët duke lozur. Shtëpia e gjyshit ishte ndërrtuar në pjesën fundore të malit të Dulgës. Kopshtet tona ishin me taraca, për ruajtjen e dherave që të mos hqisnin (rrëshqisnin) poshtë. Këtë kujtim ma pruri në mendje shkrimi i profesorit. Veç këtij kujtimi, ajo poezi më çoi në ato vite të largëta (80 vjet më parë), plot me mall si për vitet e pakta që kalova atje si fëmijë, por dhe për njerëzit e familjes, të cilët janë ndarë nga jeta.

Çdo shkrim i lexuar me vëmëndje, përfshinë shumë gjëra që duhen zbuluar. Atje ka ndjenja, mall, dashuri, dhimbje, respekt, fakte, mirësi, marrezi, pra gjithçka që na rrethon. Është një ndjenjë e veçantë, të cilën e gjejmë tek çdo shkrim që na ka ndodhur dhe ndodhet tek mua, tek të ti, tek të gjithë, jo vetëm sot por kathehera (gjithmonë).

a)- Vendlindja nuk u harroka. Ajo ka zënë një vend në mendjen dhe qënien tonë ashtu si vetë ekzistenca. Jam larg, shumë larg vendlindjes, por ajo nuk harrohet, as nuk ndërron jetë. Ajo ekziston, na shoqëron dhe na ndjek këmba-këmbës. Ajo rri atje e na pret!.

Jemi të vetdijshëm se çdo vendlindje për çdo njeri është e patjetërsueshme, e shtrenjtë. E rëndësishme, mbi çdo të rëndësishme. Secili flet për të tijën!

b)- Prindërit nuk u harrokan. Edhe ata na janë ngjitur në mendje dhe qënien tonë. Por prindët dhe pjesëtarët e familjes ndërrojnë jetë. Ata nuk ekzistojnë, janë pranë nesh, por nuk na presin, siç na pret vendlindja. Ky është ndryshimi. Ndryshim që natyrshëm Atdheun, vendlindjen e rendit të parin, më të pashkëputur, që  me mendje, shpirt e zemër kujtohet dhe dëshirohet pa kushte për t’u takuar e bashkëjetuar. Dëshira dhe shpresa për të qenë në vendlindjen time, është theksuar në të gjitha shkrimet e mia. Kjo dëshirë është e lidhur me faktin që “megjithëse është e jotja, ta kanë vjedhur, të ndalojnë ta shikosh”. Jemi dëbuar dhunshëm pa asnjë faj, asnjë vendim gjyqi, forca numerike, e mjeteve, ndryshimi etnik, epërsia numerike fetare dhe përkrahja e të tjerëve, siguruan vendimmarrjet ç’njerëzore të shtetit ortodoks grek, ndaj banorëve të vendlindjes, përfshi edhe ndalimin e shkuarjes për vizitë apo të kthimit për të jetuar atje.

Ngjarje historike që çvleftëson çdo konventë, ligj dhe parim, gjoja demokratik, lidhur me të drejtat universale të njeriut, pa lënë mënjanë dhe zbulimin e “epërsive” false të anëtarëve të Bashkimit Europian e më gjërë.

Kujtimet e fëmijërisë, janë si rrënjët e ullirit, manave, pemëve prej të cilave nuk shkëputemi dot, por na mbajnë të lidhur derisa largohemi nga mbidheu. Është dialektike, “rrënjët” e pemëve veç shtrirjes nënëdhe, nuk mbeten statu-quo, por çdo vit, pavarësisht se i largohen kohës së mbjelljes dhe mbirjes, shtohen, zgjerohen dhe forcohen. Ligj biologjik natyror, që natyra e dhuron  si shëmbëlltirë.

Fenomenet natyrore që nuk arrijnë të kuptohen nga “megallomanët” dhe “mendjevdekurit”.

Falënderimet u takojnë gjithë intelektualëve, që me vullnetin, dijet dhe mundësitë e tyre, hedhin në tregun mediatik edhe fenomenet qofshin dhe të fshehta, që jo të gjitë arrijnë ti shohin dhe ti kuptojnë, të cilët i a “dhurojnë” shoqërisë njerëzore. Ata në vazhdimësi me shkrimet e tyre, na jepin mundësira të rikthehemi në rrugëtimet e jetës, për të na shërbyer si udhëzues në rrugëndjekjen e të sotmes dhe të së nesërmes.

Fahri Dahri. 30/08/2021.

Në shenjë kujtimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Abdullah Karjagdiut, atdhetarit dhe intelektualit bashkëkohor

0

Nga: Nuhi Bytyçi, Prishtinë

Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Dr. Abdullah Karjagdiut vertetë më tronditi thellë. E kisha njohur qysh në kohën kur isha gazetar i ri në TV e Prishtinës dhe kur ai, përveç punës në Universitetin e Prishtinës bashkëpunonte edhe me TV e Prishtinës, duke përkthyer filmat më të njohur të kinematografisë botërore. Mund të them se ishte profesor, edukator i mirë, përkthyes i përkryer, intelektual në kuptimin e plotë të fjalës dhe atdhetar. Në vitet 90-ta kur Kosova ishte e tëra nën masa të dhunës e të terrorit shtetëror serb, Abdullah Karjagdiu si nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane iu shkroi letra liderëve të shteteve më të fuqishme perëndimore, duke i informuar lidhur me pozitën e rëndë të popullit shqiptar në Kosovë e në ish-Jugosllavi. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botë, sidomos përmes takimeve të drejtpërdrejta me diplomatët evropianë e amerikanë dhe komunikimeve tjera.

Kam pasur rastin e nderin që të bashkëpunoj një kohë të gjatë me Prof. Dr. Abdullah Karjagdiun si bashkëveprimtar politik dhe si gazetar. Ruaj kujtimet më të mira për të si mik dhe njeri shumë i afërt, komunikativ, përherë bashkëpunues, si intelektual i ideve të shumta për projekte të reja në interes të Kosovës dhe kombit. Me këtë rast po i veçoj vetëm disa momente të bashkëpunimit me Prof. Abdullahun. Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së Partisë Shqiptare Demokistriane të Kosovës, në qershor të vitit 1991 bashkë me Kryetarin e kësaj partie Lazër Krasniqin dhe nënkryetarin Abdullah Karjagdiun, kemi marrë pjesë në një Konferencë të organizuar nga Unioni Demokristian Evropian, e cila është mbajtur në ambientet e Akademisë Diplomatike në Vjenë. Më kujtohet komunikimi shumë i përzemërt i Profesor Abdullahut me Thomas Jansen, sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian të Evropës dhe Andreas Kohl, drejtor i Akademisë Diplomatike të Austrisë e sekretar ekzekutiv i Unionit Demokratik Evropian. Ai para zyrtarëve të lartë të demokristianëve evopianë në mënyrë të argumentuar paraqiti gjendjen e atëhershme të vështirë në Kosovë, duke kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente të bashkësisë ndërkombëtare kundër Serbisë dhe mbështetjen e vullnetit të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Po ashtu bashkë me Lazër Krasniqin, Abdullah Karjagdiun dhe Umberto Bytyçin kemi marrë pjesë në një Konferencë të Unionit të Partive Demokristiane të Evropës që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë. Me Prof. Abdullahun u morëm vesh si ta prezantojmë gjendjen në Kosovë, e sidomos me dhunën ndaj intelektualëve, punëtorëve, arsimtarëve, gazetarëve dhe të popullit në përgjithësi.

Prof. Abdullahu e informoi Kryesinë e Konferencës së Unionit Demokristian Evropian edhe për ndalimin tim nga policia serbe në tren gjatë udhëtimit në Bratisllavë si dhe për kërcënimet e policisë serbe ndaj meje dhe shumë veprimtarëve politikë shqiptarë.
Gjatë aktiviteteve të Kryesisë së PShDK-së një delegacioni të kësaj partie kryesuar nga kryetari Lazër Krasniqi, në përbërje të cilit ishin edhe Abdullah Karjagdiu, Umberto Bytyçi, Pjetër Rrapi, Ymer Jaka, Luigj Serreçi, Shefki Gashi dhe unë, më 25 prill të vitit 1993, morëm pjesë në ceremoninë solemne të vizitës së parë në Tiranë dhe në Kishën Katolike bë Shkodër të Papa Gjon Pali i Dytë (Karol Jozef Wojtyla 1) bashkë me Nënë Terezën (Shën Terezën). Edhe për ne ishte vizita e parë në shtetin amë. Natyrisht kishim emocione. Kishim vullnet të madh t’i shijonim bukuritë e tij, sidomos natyrën dhe sheshet e gjera. Të nesërmen paradite, ashtu si ishte paraparë, u nisëm për në takimin e parë zyrtar të aranzhuar me presidentin e shtetit shqiptar. Berisha na priti me nderimet më të larta të protokollit shtetëror.

Biseda në kabinetin e tij u zhvillua në një atmosferë shumë vëllazërore. Në ditët në vazhdim zhvilluam takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnorin, kryeministrin Aleksandër Meksin, me kryetarin e Partisë Republikane, Sabri Godon, me kryetarin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Zef Bushatin, me drejtues të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike. E kemi vizituar edhe Radio Televizionin Shqiptar. Bashkë me Prof. Abdullahun dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së PSHDK-së në restorantin “Kruja” në Krujë kaluam darkuam dhe kaluam një mbrëmje të këndshme me disa miqë nga Shqipëria nën tingujt e orkestrës dhe të këngës popullore shqiptare të Gëzim Nikës. Vargjet e Naim Frashërit: “O ju malet e Shqipërisë, o ju lisat e gjatë, ju kam ndërmend ditë e natë…” dhe këngë të tjera, na bënë që të ndihemi se jemi në tokën tonë.

Me Prof. Abdullahun kam qenë edhe në disa vizita dhe takime me diplomatët amerikanë, me zyrtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit të Zvicrës, të Gjermanisë, të Austrisë, të Belgjikës dhe të vendeve tjera evropiane. Ai përherë dinte ta sensibilizonte diplomatët dhe zyrtarët ndërkombëtare dhe të artikulonte kërkesat e drejta të popullit shqiptar të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Ndërsa, gjatë vitit 2020 dhe 2021 me Prof. Abdullahun kam pasur komunikim të shpeshtë, sidomos kontakte të drejtpërdrejta shumë të përzemërta. Bashkë me djalin e tij Prof. Lirakun dhe vajzën e Prof. Gazmend Zajmit – Lyrën më ka ndihmuar shumë gjatë përgatitjes dhe realizimit të filmit dokumentar kushtuar Akademik Gazmend Zajmit, të cilin ai e ka pasur shok të ngushtë të fëmijërisë dhe më vonë edhe bashkëpunëtor në Universitetin e Prishtinës. Gjatë realizimit të intervistës me të për këtë dokumentar, duke rrëfyer për kujtimet e tij për Akademik Gazmend Zajmin, shokun e fëmijërisë, të studimeve dhe si profesor dhe rektor i Universitetit të Prishtinës, Prof. Abdullahu kishte emocione të mëdha. E ndiente peshën e përgjegjësisë për të folur për jetën dhe veprimtarinë edukative, politike dhe shkencore të intelektualit të madh – Akademik Gazmend Zajmit. Disa herë shprehu emocionet që buronin nga zemra e tij fisnike, kurse për një moment i dolën edhe lotët. Ishte shumë kurreshtar që ta shihte dokumentarin e plotë për Gazmend Zajmin. Vazhdisht thoshte: „Gazmend Zajmi ishte intelektual i jashtëzakonshëm. Gazmend Zajm nuk bën më Nana!“ Kur i propozova Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që më 2 korrik 2021 të mbahet mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 31-vjetorit të Deklaratës kushtetuese, në të cilën do të shfaqej edhe një fragment i dokumentarit „Projektuesi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës“ kushtuar rolit të Akademik Gazmend Zajmit në hartimin e tekstit të Deklaratës kushtetuese të miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, Prof. Abdullahu e vlerësoi këtë si ngjarje tejet të rëndësishme. Me propozimin tim ai u ftua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca si mysafir nderi në këtë mbledhje solemne të Kuvendit të Kosovës. Ishte tejet i entuziazmuar dhe ndër të parët erdhi për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike, ku protagonist ishte shoku i tij i ngushtë – Gazmend Zajmi. Ishte shumë i kënaqur me përmbajtjen e dokumentarit dhe më përgëzoi përzemërsisht për realizimin e tij. Pas mbledhjes solemne, në hollin e Kuvendit bëmë edhe disa foto bashkë me Prof. Abdullahun, me vajzën e Gazmendit – Jehonën, vëllain e tij – Prof. Yllin, me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën, me ish-kryetarin Ilaz Ramajlin dhe me disa nga ish-delegatët e Kuvendit të 2 korrikut 1990.

Veprat e Prof.Dr. Abdullah Karjagdiut nuk do të vdesin kurrë, por do të jenë shembull se si një intelektual i palodhur është i gatshëm përherë të punojë në interes të çështjes madhore. Lavdi Profesor Abdullah!

Lufta e Vlorës, përmes poezisë popullore


Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Vjershëria popullore shqiptare, thotë Ismail Kadare, u rrit gjer në përmasat e një universi, me një zotësi të saj vetjake të habitshme, që ka qenë njëkohësisht epos dhe kronikë e përditshme, shtyp dhe universitet, kalendar dhe pedagogji. Edhe në rastin e Luftës së Vlorës të vitit 1920 i gjejmë të gjitha këtë aftësi të saj në përsosmëri. Arti poetik popullor edhe për këtë faqe të histories sonë është renditur si plotësues apo korrigjues i saj, krahas artit të kultivuar dhe historisë së shkruar.


Lufta e Vlorës filloi më 5 Qershor 1920 dhe më 3 Shtator 1920 u festua me madhështi fitorja, kur forcat kryengritëse hynë në Vlorë.
Dimë që Luftrat Ballkanike 1912-1913 i thelluan shumë kontraditat midis shteteve të Ballkanit ashtu edhe midis Fuqive të Mëdha. E gjithë Shqipëria në këtë peridhë vuante ngaqë mungonte bashkimi: Shkodra qe më vehte; në Durrës sundonte Esat Toptani si vegël e bindur e shovinistëve të huaj; Vlora u pushtua nga Italia; viset e Shqipërisë Veriore u pushtuan nga Serbia; Greqia mbante pushtuar viset e Shqipërisë së Jugut.
Duke shfrytëzuar këto rrethana, më 26 prill 1915 hartohet në fshehtësi Traktati Famëkeq Londrës, një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden, sipas të cilit Shqipëria ndahej midis Italisë, Serbisë dhe Greqisë.

Italia “mike”
bëri dhelpërinë:
“Të mos ipet Vlora
me Sazan nisinë,
tjetrën le ta marrë
Serbi me Greqinë”.

Italia, duke qenë se fuqitë e Antantës i pranuan kërkesat e saj për pushtime sipas atij Traktati, shpejtoi dhe në maj 1915 zbarkoi në Sazan e Vlorë, duke pas edhe pëlqimin e Anglisë dhe të Francës.

“Ky Adriatiku ndjerë,
Pse s’bën valë këtë herë,
Valë, dallgë dhe furtunë?”
“Sepse Vlorën na e zunë,
Topat në Sazan i prunë,
Kundrejt Kaninës i vunë”.

Mirëpo, në 1915 Austro-Hungaria e rimori veten dhe në fund të po atij viti ushtritë gjermane, austriake e bullgare pushtuan Shqipërinë e Veriut dhe arritën deri në Vjosë, duke e thyer Frontin Serb.

O moj Shqipëri e bardhë,
Gjith’ bota ta kanë sevdanë!

Në fund të 1916-s Italia pushtoi edhe Himarën; forcat francize vinë në Korçë dhe më 16 dhjetor 1916 shpallën Republikën e Korçës; më 23 janar 1917 u shpall autonomia e Shqipërisë nga austriakët në Shkodër; më 3 qershor 1917 shpallet nga italianët në Gjirokastër “Shqipëria e pavarur”.
Më 9 dhjetor 1919 me anë të memorandumit, fuqitë e mëdha i japin Italisë si pjesë të vetën Vlorën bashkë me krahinat e saj, duke marrë më herët edhe pëlqimin e Qeverisë së Durrësit me në krye Esat Pashën, sipas traktatit të 20 gushtit 1919. Të gjitha këto e trimëruan Italinë dhe, në prag të 28 Nëntorit 1919, komanda italiane urdhëron që të mos festohej më Dita e Flamurit Shqiptar se, sipas saj, Vlora nuk i përkiste më Shqipërisë. Ky urdhër shpërtheu demonstratën e popullit të Vlorës me në krye Jani Mingën:

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora!
Buçet kënga për liri,
Ja do mbetet Vlora jona,
Ja do bëhet gur e hi!

Si rrjedhojë, në dhjetor 1919 krijohet Komiteti i Fshehtë, që më vonë u quajt Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me qendër në Tiranë dhe, në prill 1920 ky Komitet vjen në Vlorë, ku u organizua një mbledhje me përfaqësuesit e borgjezisë së qytetit e të fshatrave dhe u zgjodh Këshilli i Mbrojtjes Kombtare prej 32 veta, si dhe Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i përbëhej prej 12 vetash.
Më 14 janar 1920 Anglia, Franca dhe Italia bien në ujdi për t’i dhënë Serbisë luginën e Drinit, Shkodrën e Shëngjinin; Greqisë Korçën e Gjirokastrën, duke vënë kështu në jetë Traktatin e fshehtë të Londrës.

Italia me Greqinë,
Si rruspia me rruspinë,
Në një marrëveshje vinë,
Të fshehtë e bënë tertipnë,
Që të ndajnë Shqipërinë,
“Këtë unë e këtë tinë”!

Në këto kushte, më 21 janar 1920 mblidhet Kongresi i Lushnjë.

I pari Kongres që u bë,
në qytet të Lushnjësë.
Andej dolli qeveria.
-Çfarë vendime muarnë,
për qeverinë e Durrsitë?
-Të luftohet tradhëtia,
poshtë, poshtë Italija!

Kongresi e quajti të rrëzuar Qeverinë e Durrësit dhe emëroi delegacionin e saj për në Konferencën e Paqes në Paris, e cila qe hapur më 18 janar 1919, ku kishte shkuar edhe delegacioni i qeverisë së Durrësit bashkë me Esat Toptanin në pritje të kthimit të tij në Shqipëri me ndihmën e Beogratit për të marrë pushtetin duke rrëzuar qeverinë e dalë nga Kongresi Lushnjës, se vetëm me ndihmën e Esatit Beogradi mund të merrte territore shqiptare. Për këtë qëllim Beogradi ishte kundër depërtimit të Italisë në Ballkan.
Më 11 shkurt 1920 qeveria kombëtare u vendos në Tiranë.
Në mars 1920 bashkohet me qeverinë e Tiranës Shkodra; në prill Girokastra; në fund të majit 1920 u bashkua edhe Korça. Ndërkohë Italia mbante të pushtuar Vlorën, Tepelenën dhe Sarandën. Forcat serbe e malazeze pushtuan Dibrën dhe Malësinë e Veriut. Greqia mbante të pushtuar 26 fshatra shqiptare sipas marrëveshjes së Kapshticës.
Gjëndja keqësohet edhe më shumë pasi, Esat Pasha që nga Parisi, në bashkëpunim me shovinistët serbo-malazezë e grekë, vë në lëvizje njerëzit e tij, duke krijuar banda të armatosura në Dibër, Tiranë e deri në Rrogozhinë për rrëzimin e qeverisë së Tiranës.
Shqipëria ishte në prag të luftës civile. Atëhere ministri pa portofol, patrioti revolucionar Bajram Curri, kryen edhe një herë detyrën e lartë ndaj atdheut, kryeson forcat qeveritare, shpartallon kryengrytësit esadistë dhe i siguron qeverisë qetësinë për të vazhduar veprën e bashkimit.

Shokë, rroftë Bajram Curi,
Që për Shqipërinë nguli.
Ahmet Zog, o faqe zi,
Vdiq Esati, u ngjalle ti.

Qeveria e Tiranë e kryesuar nga Sulejman Delvina ngulte këmbë që çlirimi i pjesëve të pushtuara të arrihej në rrugë diplomatike, ngaqë kishte anëtarë të qeverisë që besonin se Shqipëria nuk do të ishte në gjendje që t’i bënte ballë një lufte me Italinë, prandaj dhe nuk u solidarizua haptazi, me qëllim që të kish mundësi të shfrytëzohej rruga diplomatike.
Kryeministri Sulejman Delvinë, fshehurazi nga Ahmet Zogu (Ministër i Brendshëm) merret vesh me përfaqësuesit e Vlorës lidhur me përgatitjet e luftës, duke i mbajtur këto lidhje të fshehta gjatë gjithë Lufës së Vlorës.


Fshatarësia e Vlorës dhe vegjëlia e qytetit nuk e duronte dot Vlorën të pushtuar.
Borgjezia e vendit si dhe disa bejlerë u solidarizuan me luftën e Vlorës, kurse klasa e çifligarëve u bashkua me Italinë.

Bejlerët nga Risilia
Thonë: rroftë Italia,
Të na rrojë edhe ca kohë,
se na hanë oriz fëmija.
Kaninjotë jazëk u qoftë,
Mahmut Efendiu ç’thotë?
Me bujqit po bën dava,
“Populli të drejtë s’ka!
Për ne Italia rroftë,
Me makarona na mba1

Më 18 maj 1920 ushtria italiane shpall shtetrrethimin.
Më 20 maj 1920 u organizua Mbledhja e Barçellasë, ku u vendos që të lihen mënjanë grindjet e mëparshme e të pajtohen gjaqet si dhe të njoftohej popullsia se, në rast se Italia nuk do të pranonte të largohet tërësisht nga Vlora, do t’i shpallej luftë.

Kush është burrë shesh për shesh,
Kush të vritet le të vdes,
Kush të rroj’, me nder të jesë,
Vatanin do ta qerdhesë.

Njëkohësishtë u dërguan delegatë në Berat, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Durrës e gjetkë ku u krijuan komisione të posaçme, që do të kujdeseshin për ndihmën kur të shpërthente lufta. Në Barçella u bisedua çështja e organizimit të formacioneve luftarake, çështja e armatosjes, si dhe u caktuan anëtarët e Komitetit që do të përgatisnin planin e kryengritjes.
Më 24 maj 1920 u përzunë italianët nga Kurveleshi.
Më 29 maj 1920 u mblodhën në mal të Beunit, afër Smokthinës, për të marrë pjesë në mbledhjen pranë Komitetit mijëra luftëtarët vullnetarë nga zonat e pushtuara ku ishin formuar çetat vullnetare: vlonjatë, tepelenas, kurveleshas, Lumi Vlorës, mallakastriotët dhe himariotë:

“Po pleqtë e Bregut ç’thonë?”
“Është e mira që të shkojmë,
Vëllezërit t’i ndihmojmë,
Ta dëgjojmë shoqi-shoqnë”.

Vendimi më me rëndësi i kësaj mbledhjeje ishte: shpallja e luftës kundër pushtuesve italianë:

“Në Beun seç u mblodhë
Dymbëdhjetë komisionë.
Edhe mbledhjen e filluan,
Muarn letrën dhe po shkruajn,
E shkruajnë për Piaçentinë,
Të lërë Vlorën të lirë”.

Njëkohësisht u bë i njohur Shtabi i planizimit dhe drejtimit të Luftës, (Alem Mehmeti nga Tragjasi, Hamit Selmani nga Dukati, Murat Miftari nga Tërbaçi, Halim Xhelua, Beqir Veliu dhe Osman Haxhiu):

Barçellaja bëjnë terpinë,
Ç’i shënuan parësinë:
Alem aganë e Hamitnë,
Murat Miftar e Halimnë,
Beqir e Osman Haxhinë!

Çetat u ndanë në katër pjesë: çetat që do sulmonin garnizonin Italian të Kotës; ato në Drashovicë; ato në Gjorm dhe çetat që do të sulmonin në Llogara, si dhe u caktuan komandantët e njësive të çetave dhe më së fundi u bë betimi.

Ti Selam do shkosh në Vlorë
Komanndant mbi tre taborë!
Salami ia hipi kalit,
Në tel foli gjeneralit:
“Dil steresë e jo limanit,
Të shohësh djemtë e vatanit!”

Më 3 qershor 1920, e premte, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dergon komandantit të forcave italianë në Shqipëri Setimio Piaçentinit një letër:

Njëzetën proto qershorë,
Një letër seç e dërgojnë,
Nga Beuni për në Vlorë.

Ajo letër ishte Ultimatum para se të fillonte lufta, e shkruar në gjuhën fërngjisht:

Ultimatum i dërguan
Nga Beuni Piaçentinit,
Me kondita për një javë
Vlora të jetë e liruar.

Ultimatumi u dërgua me Mehmet Selimin nga Mallkeqi dhe Manxhar Selfo nga Shkoza.

Te porta në konsullatë,
Mehmet trimi dha një kartë.

Ultimatumi hidhte poshtë Traktatin e Londrës. Ndër të tjera në ultimatum thuhej: “Nuk jemi aq të marrë të mos kuptojmë që, nuk mundet një grusht shqiptarësh t’i shpallin luftë një fuqie të madhe si Italia, por fuqia italiane, sado e madhe që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë shqiptarët të vdesin për lirinë e nderin e atdheut të tyre”.
Me anë të ultimatumit Komiteti kërkonte përgjigje deri në ora 19.00 të datës 4 qershor 1920.
Komandanti i forcave pushtuese italiane në Shqipëri, me shtabin e tij prej 12 gjeneralësh, nuk i dha rëndësi dhe as që begenisi t’i përgjigjej ultimatumit.

Ditën e shtunë më darkë,
Sa mbaroi ultimatumi,
Në një orë e më çdo anë,
Përnjëherë filloi sulmi.

Forcat italiane përbëheshin prej dy divizione këmbsorie: divizioni 13-të, nën komandën e gjeneralit Raimondo, dhe divizioni i 36-të nën komandën gjeneralit Pulieze. Përveç këtyre dy divizioneve kishte disa brigada autonome, reparte të logjistikës, reparte bersaliere malore, disa repartee autonome artilerie, xhenjoje, karabinierësh, autoblionda, tanke, një skuadrile aeroplanësh dhe një skuadrile të forcave detare. Forca të tjera të mjaftueshme kishin zënë pozita gjatë rrugës Vlorë-Gjirokastër e Vlorë-Himarë, si dhe në Tepelenë, në Dukaj, në Kotë, në Gjorm, në Himarë, në Llogara, në Babicë, në Drashovicë, në Mavrovë, në Selenicë, në Sevaster etj.
Vullnetarët shqiptarë ishin armatosur dikush me armë, dikush pa armë, dikush me fishekë, dikush pa fishekë, zhveshur e zbathur, pa xhenjo, pa artileri, pa spitale, pa kuadro ushtarake për luftë, etj. Logjistikë ishte fshatarësia e tyre. Në Vlorë ndodhej një milici prej 1000 milicë shqiptarë të rekrutuar prej bejlerëve të Vlorës e të Risilisë, të cilëve u bëri thirrje Komiteti që t’i bashkoheshin kryengritjes, dhe ata iu bashkuan asaj.
Atë raport forcash muza popullore e ka shprehur më mirë se çdo historian ushtarak:

Andej bomba e ballona,
Mitralozë edhe vaporë;
Këtej një flamur valon,
Udhëtonte për në Vlorë.

Andej dinamit e topa,
Një mijë gjyle në një orë,
Këtej një shpatë copa–copa
Dhe një kobure në dorë.

Plani ishte që fillimisht të goditeshin njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të ndërpriteshin menjeherë linjat telefonike mes garnizoneve dhe mes atyre dhe komandës në Vlorë.
Urdhëri për sulm u dha në 5 qershor 1920, ku menjeherë u prenë linjat e komunikimit të italianëve.

Nëndëqint’ e njëzet viti,
Mu më pesë qershor,
Rrethi Vlorës krye ngriti,
Të drejtat e tij kërkon.

Në mesnatë, me të gdhirë 6 qershori 1920, kryengritja filloi në çdo kënd të viseve të pushtuara, duke u goditur menjëherë Kota, Tepelena, Gorishti, Dukati, Drashovica, Mazhari, Gjormi, Matohasanaj dhe Llogaraja.
Drashovica u muar pas dy orë luftime të ashpra, si dhe u çliruan Vajza, Mavrova, Dukati, Mazhari, Matohasanajt, u morën dhe postkomanda të tjera armike.
Shumë e ashpër u bë lufta për çlirimin e Kotës dhe Gjormit duke gdhirë 6 qershori 1920.

Telatë po venë e vinë,
Lidhet Kota me Kaninë,
Flet Goti me Piaçentinë:
-Qysh do bëjmë ne nashtinë,
Se shqiptarët errinë,
Gjorm zunë e poshtë po vinë,
Janë përmbi katër mijë,
Si breshër me kërcëllimë!

Në Kotë nën komandën e Gjenerakllit Enriko Gotti, italianët kishin një regjiment këmbsorie, bateri malore me artileri, mitraliza të rëndë, transhe të rrethuara me tela me gjëmba. Ja si e pasqyron muza popullore.

O djema, ç’qënkej kjo Kota!
Më e bukur nga Evropa,
Bytim mitralozë e topa.
U ndez vedi, gjëmon toka.

Pas 6 orë luftimesh u muar dhe garnizoni i Kotës. Në sulmn mbi Kotë morrën pjesë çetat: Salarisë, Smokthinës, Koculit, Vajzës, Gorishtit, Gusmarit, Plloçës, Shkozës, Mesaplikut, Mavrovës, Velçës, Kaninës dhe qytetarë të Vlorës.

Nuk harrohet Kota kurrë,
Kur mbi tela shkonim ne
Edhe kur Selam Musai
Shkrepte natën si rrufe!

Armikut në Kotë iu vranë shumë ushtarë përfshi edhe gjeneralin Enriko Gotti si dhe koloneli Kavallo, dhe iu zunë robër rreth 600 të tjerë. Robërit e luftës u çuan në Vajzë të Tepelenës, 25 km larg Vlorës.

“Mbi Kotë ia bënë: Hopa!
I prenë telat me kamë,
Gjeneralit iu pre koka,
Ushtarët iu zunë të gjallë.
As për të besuar ishte
që një popull për ibret,
dymijë robër t’ia zinte,
Italisë goxha dovlet”.

Në Kotë u vranë dhe një numur jo i vogël luftëtarësh, midis tyre komandanti çetës së Shkozës, luftëtari i vjetër, Kanan Mazia:

Kanan Mazia nga Shkoza,
Me një mjekër copa-copa.
Kanan t’u prish bukuria.
“Shqipëria të na rrojë,
Ç’ka se mbeta unë pa gojë!”

Çetat e Tragjasit, Gjormit, Bolenës e të tjera sulmuan forcat italiane në Gjorm, në kohën kur u bë edhe sulmi mbi Drashovicë:

Atje te hani në grykë,
Te ura në Drashovicë,
Qëllon top’ i Italisë;
Ka nijet që ta vithisë
Komisjon’ e Shqipërisë.
Të keqen ia kanë marrë,
Se ka trima kordhëtarë.

Njëkohësishtë, paralel sulmit në Kotë, Gjorm e Drashovicë, filloi sulmi edhe në Llogara nga çetat e Tërbaçi, Radhimës, Lepenicës e tjerë.

Aferim, more Tërbaçë!
Tetëdhjet’ karabinierë,
Poshtë tutje i krethtë.
Karabinierë e marshallë,
Dyfekët sheshit i lanë!

Luftimet këtu zgjatën tri ditë dhe pas tri ditë luftimesh të ashpra ushtarët dhe oficerët italianë që kishin mbetur gjallë, u dorëzuan.

Piaçentini kur dëgjoi
mandatën e Llogarasë,
u mahnit e s’e besoi
që ta gjen koqja e belasë.

Qendra më e fuqishme në viset e pushtuara nga ushtria italiane, pas Vlorës ishte Tepelena, ku armiku kishte batalion këmbsorie, artileri, reparte karabiniere, mitraloza të rëndë dhe lloje të tjera armatimesh, ndërsa rreth Kalasë së Tepelenës armiku kishte hapur llogore dhe rrethuar me tela me gjemba. Në këto luftime muarën pjesë çetat e fshtarave të Tepelenës dhe disa të Kurveleshit: Golëm, Progonat, Lekdush etj. Më 10 qershor, pas pesë ditë luftimesh të ashpra, komandanti i forcave italiane, major Kalçini me 6 oficerë e me një turmë të madhe ushtarësh, arritën të dalin nga rrethimi dhe u nisën për në Vlorë, por në Memaliaj u ndalën nga forcat që qenë lënë në rezervë dhe u kapën robër.
Historia flet më fortë

Ç’bënë dyfeqet me gjalmë,
Si në Tepelenë e Kotë,
Çobanët mbi gjeneralë.

Për t’i ardhur në ndihmë forcave në Tepelenë Vlora dërgoi dy batalione bersalierësh, por nuk mundën të arrinin.
Më 8 qershor 1920 kryengritësit u afruan qytetit të Vlorës deri në Asna ku u ndez lufta. Po në këtë datë, në të zbardhur të ditës kryengritësit sulmuan në qafën e Babicës e në Kaninë. Lufta zgjati deri në mëngjes.
Më 9 qershor kryengritësit muarën edhe një sërë fshatrash të tjera.
Rezultatet e pesë dutëve të para të luftës qenë të shkëlqyeshme; përveç të vrarëve armikut iu zunë 1200 robër si dhe shumë materiale luftarake.
Pesë sulmet e suksesshme: Kotë, Drashovicë, Llogara, Tepelenë, Gjorm siguruan përmbysjen e plotë të qëllimeve të armikut. Mbeteshin në duart e armikut vetëm Vlora dhe Kanina. Për hakmarrje Gjenerali Piacentini urdhëron arrestimet në masë, çnderimin e femrave në Vlorë, djegien e shtëpive dhe të dyqaneve, arreston dhe i çon në Sazan 1400 shqiptarë si dhe i kërkon qeverisë së Romës forca të reja. Repartet ushtarake që qenë në Sarandë e në Gjirokastër i kishte përqëndruar në Vlorë. Vlora dhe Kanina qenë fortifikuar si dhe rrethuar me tela me gjemba. Çetat vullnetare shtrënguan rrethimin e Kaninës dhe të Vlorës. Çeta e Rëzës iu afrua kalasë së Kaninës; çeta e Smokthinës do të sulmonte përgjatë brigjeve të Qishabardhës; çeta e Kudhësit do të merrte drejtimin e rrugës së vjetër; çetat e Kurveleshit dhe të Tepelenës shkuan nga Babica dhe këtu u ndanë në tre drejtime: Selam Musai me 57 tepelenas në një drejtim; Rakip Duka me çetën e Gusmarit, Golëmit, Lekdushit dhe pak progonatas në një drejtim tjetër; Riza Runa me çetën e Nivicës, Rexhinit, Libohovës e Nepravishtës në një drejtim tjetër, por me objektiv bashkëqëndror. Të 17 vullentarët Veliqotë u ndanë më tresh që të shërbenin edhe si kjallauzë për çetat e Kurveleshit ngaqë e njihnin terrenin shumë mirë. Çeta e Mallakastrës së Sipërme do të zbriste në Risili. Çeta e Mallakastrës së Poshtme do të vinte nga Narta. Çeta e Mavrovës nga qafa e Fierit. Sektorin më të rëndësishëm, sekrorin e Babicës, e kishin çeta e Lopsit dhe ajo e Salarisë.

Luftë e madhe në Babicë
Me tela, me alitrikë,
Aty nata bëhej ditë.

Shumë çeta të tjera qëndruan në rezervë përreth Vlorës dhe Kaninës, ndërsa disa të tjera në Drashovicë.
Më 9 qershor, para se të fillonte sulmi, komanda e kryengritjes i dërgoi një thirrje komandës italianë, gjeneral Piaçentinit, duke i kërkuar të zbraste Vlorën, dhe përfundonte me fjalët: “Përndryshe përgjegjësia do të përfundoi mbin ju”. Por komanda italiane vijonte t’i nanvleftësonte kryengritësit, ngaqë qeveria e Romës u pat premtuar ndihma. Qëndrimin e qeverisë së Romës e inkurajonte edhe qëndrimi i Jugosllavisë dhe i Greqisë duke i premtuar ndihma.
Më 10 qershor në mëngjes, bateritë e luftanijeve dhe një aeroplan goditën kodrat ku ishin kryengritësit dhe forcat e këmbsorise kaluan në sulm për të pushtuar kodrat, por pa sukses.
Më 11 qershor duke gdhirë 12 qershori Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare lëshoi urdhërin për sulm mbi Vlorë dhe Kaninë.
Nga qafa e Vlorës sulmuan çetat e Smokthinës, Gorishtit, Kudhësit:

Atë ditën e xhuma,
Në Qafë përmbi kala,
Smokthinë, Velçë e Vajza
Bëjnë hyxhim përmbi ta!
Gjysm’ e djemve na u vra!

Ndërsa nga kodrat e Babisës sulmuan çetat e Lopsit e të Salarisë me Selam Musanë e Dule Dalanin në krye.

Te spitali, më të dalë,
Ballë për ballë me xheneralë;
Flakën shoshoqit ia dhanë:
Një në zemër, një në ballë!
Selam Musa Salaria,
Po të qan gjithë Shqipëria!

Luftëtarët kaluan gardhin e telave me gjemba duke vënë mbi ta degë e guna dhe hynë në ullishtet përmbi spital. Nga lagjia e Topalltisë sulmuan çetat e fshtrave të Vlorës. Mbi Kaninë u hodhën çetat: e Rëzës, Tërbaçit, Bolenës, Kallaratit etj.

Bolenës hallall i qoftë,
E dha fjalën, më s’u nda,
Doli xhenerali, thotë:
“Nga m’u futën në kala?!”

Forcat italiane përveç zjarrit me artileri dhe gjithë llojet e tjera të armëve verbonte kryengritësit me prozhektorë. Brenda 30 minutave lufta u përhap gjithandej. Në mëngjesin e 12 qershorit kryengritësit arritën në shtëpitë e para të qytetit. Në këtë betejë dhanë jetën komandanti i çetës së Salarisë Selam Musai, i çetës së Dhëmblanit Dule Dalani.

Kush vete gjer në spital?
Dulja me Selam Musanë.
Met Selimi një trim djalë,
Merrte hakë për Selamnë.

Por u vra edhe komandanti i çetës së Gusmarit, Xhafer Meta, e shumë të tjerë.

Do këndoj një këngë trimi,
Xhafer leshëra bërshimi,
u fole djeme: Ku jinni?
Ua bëre djeme me dorë,
bëni uxhum për në Vlorë,
përmbi tela të kaptojmë,
vdekjen të mos e mendojmë,
Shqipërinë ta çlirojmë.

Komanda italiane, kur e pa se të gjitha kundërsulmet e forcave të veta u thyen nga vullnetarët, atëhere i dergoi njoftim Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare që të tërhiqte forcat, në të kundërt do të therreshin të gjitë të internuarit në Sazan dhe Vlora do të bombardohej dhe do t’i vihej zjarri. Komiteti urdhëroi tërheqjen e forcave nga qyteti.
Komandanti i forcave të pushtimit në Shqipëri, Piaçentini, së bashku me gjeneralin Raimondo u thirrën me urgjencë në Romë dhe u kthyen në Vlorë më 15 qershor 1920 me forca të reja, me bindjen se do t’i mbysnin në gjak kryengritësit.
Më 13 qershor bie qeveria italiane e kryesuar nga Nitti, e diskredituar nga rezultati i disfatës të saj në çështjen shqiptare. Kur erdhi në fuqi qeveria e Gjolitit, i kërkoi parlamentit që të tërhiqeshin forcat nga Shqipëria, por parlamenti nuk e miratoi, ngaqë deputetët reaksionarë dhe ministrat e qeverisë, që përbënin shumicën, ishin të bindur se do ta mbysnin me gjak kryengritjen.
Po atë ditë, më 13 qershor 1920, vritet në Paris tradhëtari Esat Pashë Toptani nga studenti 25 vjeçari Avni Rustemi.

U ngren’ policët e vanë:
“Kush e qëlloi pashanë?”
-Unë e vrava qerratanë,
Se punonte propagandë
Me Serbinë e me Junanë.

Në 16 qershor, përmes spiunëve, komanda italiane mësoi se një pjesë e luftëtarëve kishin shkuar pranë familjeve për të festuar Bajramin, dhe vendosi ta shfrytëzonte rastin. Në 17 qershor forcat armike zunë malin e Shashicës dhe më 18 qershor urdhëruan sulm në front të gjerë me më shumë se 5.000 forca, të mbështetura me zjarr masiv artilerie dhe bombardim e mitralim me avjona. Luftëtarët rrëzuan një prej avjonave:

Në fushë të Peshkëpisë,
Ra ballon’ i Italisë.
Këta djemt’ e Shqipërisë,
Me manxerin e Turqisë,
E hodhën në shesh si mizë.

Pas disa orë luftimi, forcat italiane tërhiqen me turp.

Tanët ranë, në bark u shtruan,
I lanë sa u afruan.
Trimat tanë, të zot e gjakut,
Ç’u hapën zhapën e barkut.
Dyfeqet e Italisë,
Bëm ja bëjnë, e dot nuk vrisnë.

Në aksionin e 18 qershorit armiku pati rreth 200 oficerë e ushtarë të vrarë, ndersa nga vullnetarët vetëm një i vrarë!

Qeveria italiane e Gjolitit dergoi për bisedime me qeverinë e Tiranës Baronin Alioti, i cili mbriti në Vlorë më 2 korrik dhe në 4 korrik niset për në Tiranë. Ndërkohë Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare u dha urdhër luftëtarëve të tërhiqeshin në pozicionet e tyre, për të pritur rezultatin e bisedimeve. Në këtë periudhë shkojnë në Vlorë vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare:

Në këtë luftë të shënjtë,
S’lufton vetëm Labëria,
Po i gjithë atdheu i shtrenjtë,
Lufton gjithë Shqipëria!

Bisedimet po zgjateshin, herë në Tiranë e herë në Durrësë. Deri më 8 korrik bisedimet nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu që Baron Alioti kërkoi që edhe lufta të pushonte dhe Italia të qëndroi në Sazan dhe në Skelën e Vlorës. Këto ngjarje shqetësuan kryengritësit dhe niset një delagacion për në Tiranë, i cili i kërkon qeverisë së Sulejman Delvinës që të mos bëjë lëshime dhe të mos e pranoi kërkesën e italianëve.
Në Tiranë, më 9 korrik, populli mori pjesë në një miting të madh dhe tregoi indinjatën e tij kundër pretendimeve italiane, duke kënduar dhe brohoritur “Rroftë Vlora jonë!”
Duke parë se bisedimet nuk kishin të mbaruar, Komiteti Mbrojtjes Kombëtare vendosi të rifillonte sulmi për çlirimin e Vlorës. Sulmi filloi më 22 korrik 1920, në ora 22.00.

Më njëzetë e dy korrikut,
Kaptuan telat me gjëmba,
Iu futën armikut brënda,
S’ju tremb syri e s’ju droth zemra,
Se një herë i kish bërë nëna.

Të gjitha çetat u hodhën në sulm. U muar Qafa e Koçiut. Lufta vijoi deri në mesditën e së nesërmes. U vranë 500 ushtarë e oficerë italianë por dhe shumë kryengrotës.

Qafë e Koçiut, moj grykë,
Ç’hata bëre atë ditë,
Nga gjylet që pëllcisnë,
Katërqind e ca shehitë,
Katërqind e ca të vrarë,
Vallë qysh e dhanë xhanë?!
Pa ujë e pa njeri pranë?!

Le të dalim dhe ne gratë,
Të marrëm peshqir e napë,
T’u njomim buzën e thatë,
T’u shpiem buk’ e fishekë,
T’u hapim ndonjë hendek!

Qeveria e Romës, për t’i shpëtuar konseguencave të mëtejshme, nëpërmjet Komandës së Vlorës kërkon nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare që të ndalej sulmi dhe deklaroi se do bisedonte me qeverinë e Tiranës për zbrazjen e Vlorës.
Më 28 korrik vjen në Tiranë konti Manzoni. Bisedimet do të vijonin në bazë të pranimit nga pala italiane për zbrazjen e Vlorës. Vetëm çifligarët që qenë lidhur prej kohe me pushtuesin, si Myfit Libohova, Mustafa Kruja, Fejzi Alizoti, bejlerët e Vlorës, të Risilisë etj, nuk u pajtuan dhe mbajtën qëndrim armiqësor karshi Luftës së Vlorës.
Sipas marrëveshjes, tërheqja e forcave italiane do të fillonte më 17 gusht 1920 dhe pas 15 ditësh qeveria e Tiranës do të dërgonte focat e xhandarmërisë për të marrë në dorëzim administratën e qytetit. Me zbrazjen e Vlorës do të bëhej edhe lirimi i të burgosurve nga të dy palët.
Protokolli i bisedimeve nuk e sqaronte mirë çështjen e Sazanit dhe kjo për verbësinë e qeverisë së Tiranës, për faj të Ministri të Jashtëm të saj, Mehmet bej Konica. Italianët përdorën dredhinë e pabesinë dhe e mbajtën të okupuar ishillin e Sazanit, i cili mbeti i pushtuar deri më 22 tetor 1944, kur u çlirua përfundimisht nga Br.12 S Partizane. Edhe këtë radhë Sulejman Delvina nuk dijti të shfrytëzonte pozitën e fitonjësit në interest ë atdheut.
Më 17 gusht 1920 italianët përqëndrohen në Skelë, filluan largimin.
Më 28 gusht 1920 lirohen 1200 robër oficerë e ushtarë italianë që mbaheshin në kampin e Vajzës, ndërsa italianët liruan 1400 të internuarit e të burgosurit në ishillin e Sazanit.
Më 2 shtatoe 1920, 15 ditë pasi kishte filluar largimi i forcave italiane, Vlora dhe Skela u zbrazën.
Më 3 shtator 1920 hynë në Vlorë forcat kryengritëse dhe u festua me madhështi dita e shpëtimit nga zgjedha e huaj e Shqipërisë. Dhe populli atë ditë këndoi:

“Moj Vlorë, po të lirojmë
nga kthetrat e Italisë,
se pa ty ne s’mund të rrojmë,
që je djepi i lirisë”.

Fshatarësia dhe vegjëlia e qytetit mbetën përsëri në mëshirën e çifligarëve dhe fajdexhinjëve. Krerët borgjezë të Komitetit të Mbrojtje u hoqën mënjanë e u ndanë nga masat e popullit:

Thotë Vrioni me Toptanë,
Vërlaci me gjithë Syrjanë (Vlora):
“S’bëhen punët me fjalë,
Tonat janë e do t’i mbajmë
Çifligjet edhe rajanë,
Ku është dëgjuar kjo,
Të heqim dorë nga to?!

Gjithë epopenë e Luftës së Vlorës të vitit 1920 e ka përmbledhur në pak vargje rapsodi dhe patrioti nga Vunoi i Himarës, Thanas Beni:

Evropa shkruajnë e thonë
“Çështë kështu që dëgjojmë?”
“Bëhet dyfek në Vlorë,
Shqipërtarët po luftojnë
Me një mbret dyzet milionë”.
“Po me se luftojnë vallë?”
“Me sopata me hanxharë,
Dyfekët lidhur me gjalmë,
Fishekët në xhep i mbajnë”.

U nda nga jeta Kolë Berisha, një shkëmb tjetër i Arbërisë që iu shkëput tokës dardane

0

Nga: Nue Oroshi

(Kushtuar atdhetarit Kolë M.Berisha që sot shkoi në botën e amshuar)

Sot më, 29 gusht 2021 pikërisht në ditën e rënies heroike dhe kalimit në amshim të luftëtarit të Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshit tash e 72 vjet me parë,në këtë datë u nda nga jeta atdhetari,politikani dhe shtetndërtuesi i Kosovës Kolë M. Berisha.Edhe një shkëmb i Arbërisë iu shkëput sot tokës së Dardanisë.Kolë Berisha u lind në fshatin Dobërdol që ishte qendër e nacionalizmit shqiptar.Në këtë fshat është mbajtur Kuvendi i Dobërdolit ku është dhënë kushtirmi i mbarë nacionalizmës shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare.

       Në këtë fshat ka qenë edhe streha e nacionalistës së Shqipërisë Etnike Marie Shllaku dhe shumë atdhetarëve të tjerë.Kola u lind pikërisht në atë vit të vështirë 1947 ku nacionalizma shqiptare po i përjetonte vështirësitë më të mëdha të organizimit dhe qëndresës kombëtare.Ai u rrit me rrëfimët e prindërve se duhet të qëndroj në situata të tilla dhe duhet të bëhet qëndrestar ashtu edhe siç u bë më vonë.Kolë Berisha idol e kishte Luigj Gurakuqin dhe shumë e kishin impresionuar vargjet e Luigj Gurakuqit se Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue e zemrën ta forcon; ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue, mjerë ai qi nuk  qëndron.

      Këtyre vargjeve të qëndresës Kolë Berisha ju kishte dal zot shumë herët.Ai ishte shquar me këtë qëndresë në mbrojtjën e emrit dhe veprës se Luigj Gurakuqit ku ishte edhe sekretar në gjimnazin Luigj Gurakuqi në Klinë.Mëqense Kola ishte halë në sy për pushtuesit serb ai ishte ne listen e 200 intelektualeve të arrestuar në vitin 1989 ku keta intelektual ishin të shënuar që të vritën të gjithë por që shpëtuan falë intervenimit amerikan:Kola kaloj tunelët e tmerrit dhe vuajtjeve nëpër Burgjet e Beogradit dhe Leskocit, por nuk u thye asnjëherë.Ai të gjitha këto vuajtje i shënoj në librat e tij të botuara ku më shumë flet për vuajtjen e bashkëvuajtesve se sa vuajtjet e tij.

       Me themelimin e LDK-së ai ishte krahu i djathtë dhe përsoni me i besuar i Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova.Kolë Berisha ishte edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës.Nuk e kishte te lehtë edhe pas luftës sepse ata që dëshironin dobësimin e LDK-së përveç sulmeve që i bënin Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova cak i dytë i tyre ishte Kolë Berisha i cili as nuk u lëkund dhe as nuk u frikësua por qëndroj stoik.

Dhe kur shkëmbinjët e tokës Arbërore po na rrallohen po ndiej një dhimbje të dyfishtë, për faktin se po na ikin shtetndërtuesit e Kosovës.Kola ishte shumë i thjeshtë,fliste pak e vepronte shumë.Fjalën e kishte fjalë e besën -besë.Qëndroj stoikisht deri në fund të jetës se tij ku vuajti shumë.Vuajtja e ti ishte vuajtje që i kishinë shkaktuar policia pushtuese serbe duke e maltretuar shumë herë.

       E vargjeve të Gurakuqit për një qëllim të naltë i shkoj deri në fund atdhetari Kolë Berisha i cili mbeti nder dy arkitektet kryesor të shtetndërtimit të Kosovës.Kur një erë e fortë e vjeshtës se hershme po fryen me furi aty ku është shkëputur një shkëmb i tokës Arbërore do të shkruhet një përkushtim me emrin e shtetndërtuesit të Kosovës Kolë M. Berisha që i dha jetën Kosovës pika -pika deri në pikën e fundit të fuqisë dhe gjakut të tij.

Qeveria përforcon mbikëqyrjen e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e virusit COVID 19

0

Prishtinë, 29 gusht 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, ku kanë njoftuar për masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të reja kufizuese të vendosura një ditë më parë.

Konferencës i ka paraprirë mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, që është thirrur për shkak të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë, me vdekjen e 36 qytetarëve në 24 orët e fundit.

Kryeministri ka folur për rrezikun e madh të shpërndarjes që ka varianti Delta dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar edhe nga qytetarët, që tashmë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Ai ka thënë se kujdes duhet të bëhet sidomos në periudhën dyjavore pas vaksinimit, derisa vaksina të arrijë efektin mbrojtës.  

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur vendimin e Qeverisë për gjashtëfishimin e numrit të inspektorëve të AUVK. 17 inspektorëve aktualë do t’u shtohen edhe 85 të tjerë.

“Nga ata 17, vetëm 11 janë aktivë, meqë 6 janë të sëmurë. Nesër dalin listat, e gjatë javës fillojnë punën”, ka thënë kryeministri, teksa ka njoftuar edhe për zgjatjen e orarit të punës së pjesëtarëve të policisë, nga ndërrimi 8 orësh në 12 orë.

Ka thënë se do të ketë zbatim të pakompromis të masave në të gjitha nivelet dhe ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, do të themelohet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e gjendjes me pandeminë, duke e përcjellë për çdo orë.

“Oksigjenimi qendror është shtrirë pothuajse në secilin spital. I kemi rritur kapacitetet e shtretërve në 1.600 dhe do t’i rrisim edhe më tej, sipas nevojës, përfshirë këtu edhe Qendrën Mjekësore të FSK-së me afër 100 shtretër”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për dinamikën e furnizimit me vaksina, që sipas tij, po e dikton edhe ritmin e vaksinimit. “Sa kemi vaksina në stoqet tona, aq kemi edhe termine për vaksinim. Në qoftë se na vijnë sasi më të mëdha të vaksinave, natyrisht se do të punohet edhe vikendeve edhe me ekipe mobile të vaksinimit”, ka thënë ministri Vitia.

“Koha javore”, gazeta që gjallërinë shqip në Mal të Zi

0


Nga Shefqet DIBRANI

Reportazh nga Ulqini


GAZETA QË GJALLËRINË SHQIP NË MAL TË ZI

Gazeta e përjavshme “Koha Javore“, Podgoricë, 26 gusht 2021, Viti XX, Nr. 975.

Në Ulqin, çdo të enjte vjen Gazeta “Koha Javore“, e cila që prej shumë vitesh del në formatin e revistave të ilustruara. Themelues është Kuvendi i Malit të Zi. Gazeta “KOHA Javore“, është gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Redaktor Përgjegjës Ali Salaj, kurse kolegjiumin e përbëjnë: Fahrudin Gjokaj, Ismet Kallaba, Toni Ujkaj dhe Vijoleta Berishaj, të cilët përveç punëve profesionale në redaksi, ndërlidhin edhe një grup të gjerë të bashkëpunëtorëve të jashtëm nga të gjitha fushat dhe anë e kënd hapësirës shqipfolëse dhe në diasporë. Gazeta ka selinë në Podgoricë dhe ndihmohen nga Ministria për Pakica dhe Komunitete e këtij vendi.

Numri i kësaj jave ka tema te larmishme, që nis me situatën epidemiologjike në Ulqin, ku theksohet për „Numër rekord i të infektuarve, rritet numri i viktimave“. E kuptueshme, se është rezultat i turizmit të madh, evenimenteve familjare dhe prezenca e tepruar nëpër Klubet e natës të cilat argëtojnë pushuesit në vend. Sipas gazetës, shqetësuese mbetet e dhëna se Ulqini prinë për numrin e të infektuarve për kokë banori, gjë që ka ndikuar në rezultatin e lartë, por pasojat e pandemisë do t’i bartin banorët e Ulqinit, sidomos tani pasi po ndodh kthimi i pushuesve në vendet e tyre! Në kuadër të këtyre rrethanave edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, ka deklaruar se „Viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator 2021!“, por me masa të shtuara ku udhëzohen mësuesit për t‘i mbajtur orët e mësimit nga 30 min, po ashtu udhëzohen për tu perdorur maskat, kurse nxënësit mund të marrin ushqimin e tyre me vete por nuk lejohen ta shpërndajnë në mes vete. Po ashtu kjo ministri ka treguar se në rast se do të detyrohet t‘i shtrëngoj masat, programet për mësimin Online janë të gatshme dhe të kompletuara 100%, për shkollat fillore dhe për shkollat e mesme pjesa ma e madhe.

Në rubrikën për analizë është botuar opinioni i Fiqret Mujeziqi, „KOMPLEKSI I INFERIORITETIT NUK SHËROHET ME KOZMOPOLITIZËM“, një ndër analizat më të spikatura që kemi lexuar kohëve të fundit në të cilën autori sugjeron që „Shqiptarët nuk kanë nevojë të jenë inferiorë ndaj fqinjëve, por as „kozmopolitë“ të tepruar“, veçmas pasi „Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe Shqipëria duhet të sillet si ndaj një shteti vëlla dhe jo si ndaj popullit vëlla“, konstatim i saktë analitik që ka prekur thelbin e çështjes së inferiotetit ndaj fqinjëve dhe raportet e brendshme ndër shqiptare. Në një shkrim tjetër, i përkthyer, me autor Ines Pohl flitet për „Dështimi në Afganistan: Turp të na vijë të gjithëve!“, në të cilin flitet për shkaqet e këtij dështimi dhe për pasojat afatgjata që do t‘i vuaj populli afgan dhe reflektimi i këtij dështimi në zhvillimet gjeostrategjike që do të ndikoj në raportin e forcave në rajon dhe përmasat e konflikteve në mes Blloqeve të Mëdha. Një analizë për „Gjuhën politike“ dhe disa terma në gjuhen juridike, është ajo e analistit nga Uashingtoni, Astrit Lulushi i cili me sukses ka sëndertuar qëllimin e tij të synuar.

Rubrika e kulturës nis me një shkrim nga Ismet Kallaba, i cili njëkohësisht është pjesë në stafin e gazetës dhe në të njëjten kohë edhe ligjerues në Universitetin e Shkodrës. Shënimi i tij ka të bëjë me Botimet dhe Fatin e librit në gjuhën shqipe, temë kjo e paraqitur me rastin e promovimit të librit “Gjurmë që (nuk) heshten“ të autorit Nikollë Berishaj, kumtesë e lexuar në Panairin e Librit në Tuz, mbajtur më 19 gusht 2021. Po në këtë rubrikë është botuar edhe shënimi kritik nga Nail Draga, përkitazi me librin “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë në vitet 1998-1999“, të prof. dr. Jusuf Osmanit, në të cilin autori thekson se „Ky libër dëshmon për politikën serbe e cila ishte patologjike ndaj shqiptarëve me permasat e gjenocidit“. Në këtë kritikë autori ka evidentuar „Veprime gjenocidale të serbëve“, duke përmendur shifra e fakte të të rënëve dhe të dhunimeve, pastaj për shkatërrimin e objekteve, duke sugjeruar se „Muzeu i gjenocidit është obligim historik“ dhe në fund ka nxjerr përfundimin se „Krimet nuk vjetrohen“. Vlenë të theksohet se vlerësimi kritik nga Nail Draga i bënë nder autorit, librit dhe peoceseve nëpër të cilat kaloi Kosova. Një studim tjetër i karakterit sociokulturor është ai i Frank Shkrelit “LIRIA ËSHTË THELBI I IDEALIT EVROPIAN“, që lidhet me Ditën Evropiane e kujtimit të viktimave të komunizmit dhe nazizmit.

Një „Ngjarje e rëndësishme kulturore për vendin“, është reportazhi kulturor që i kushtohet Manifestimit “Vera në Malësi“, në kuadër të së cilës u organizua Panairi i Dytë i Librit, në të cilën kanë marë pjesë mbi njëzet shtëpi botuese nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në mesin e tyre edhe – Asociacioni Ulqini“ dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“, me botimet e veta, që udhëhiqet nga profesori universitar prof. dr. Ismet Kallaba, siç thanê edhe në parë, ligjerues në Universitetin e Shkodrës, ndërsa në fjalimin e tij kryetari i Komunës në Tuz, Nikë Gjeloshaj ka potencuar se: “Prezenca juaj kaq e madhe tregon se ky vend e don librin dhe arsimimin. Mesazhi ynë nga Komuna e Tuzit është se, këtu jemi dhe do të vazhdojmë të kultivojmë librin për të krijuar dituri për të gjithë“. Në këtë panair jan mbajtur edhe disa promovime të librave dhe debate të karakterit kulturor. Një shënim interesant është ai i Andreas Dushit që ka të bëjë me “Dy bij, dy rrëfime për dy dashuri“, në të cilën flasin dy bijtë e shkrimtarit me famë botërore Gabriel Garcia Marquez (1927-2014).

Ne fokus të gazetës është intervista me zotin Ilir Harasani, Drejtor i Drejtorisë së Inspektoriatit në Mal të Zi, i cili ka folur për rolin që ka luajtur Lëvizja Qytetare „URA“ e udhëhequr nga Dritan Abazoviq. Intervista është zhvilluar nga Redaktori Përgjegjës i gazetës Ali Salaj. Ndërsa studiuesi Shaban Hasangjekaj, ka sjell portretin e Prof. dr. Sherif Kuka, ekonomist (1937-1982), i cili është nga treva e Malësisë, i lindur në familjen Kukaj në fshatin Krushevë, Komuna e Gucisë. Ai ishte themelues i Institutit Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1977, si bërthamë e parë shkencore në fushën e ekonomisë në nivel të Kosovës. Prof. dr. Sherif Kuja, ishte drejtor i parë, të cilin e udhëhoqi me sukses deri në vitin 1982, kur tragjikisht humbi jetën. Në faqet në vijim është prezantuar studimi historik nga Gazmend Çitaku, „Oleotopolisi – Antlantida ulqinake“, që ka të bëjë me hulumtimet nënujore të artefakteve që ka kjo zonë nënujore në pergjithësi e Ulqini në veçanti. Një meditim nga tradita e detarisë ulqinake është vazhdimi i tretë i Mini-Enciklopedisë mbi detarët e Ulqinit të cilët sipas autorit, shkrimtarit Hajri Ulqinaku, “Ata nuk lanë asnjë pusullë për përjetimet e veta“, si lundrues në Detrat e hapura gjithandej oqeaneve e detrave të botës. Ky shëni dëshmon se Hajro Ulqinaku mbetet një kronist, shembull për tu ndjekur, dhe bashk me shënimet tjera të kësaj natyre do të shërbejnë për të themeluar ose për ta kompletuar edhe ma mirë Enciklopedinë e Detarisë së Ulqinakëve, pse jo edhe të Detarisë Shqiptare, e cila, vetëm nga ky shënim, tregohet mjaft e pasur dhe me interes enciklopedik. po ashtu nga mozaiku kulturor kemi edhe shënimin nga arbreshi Giuseppe Conte, që ka të bëjë me Shfajësimin e Helenës nga Euripidi. „Helena, vajza e Ledës dhe e Mjellmës në format e së cilës fshihej Zeusi, ishte gruaja më e bukur në botë që zgjoi tek të tjerët epshet më të zjarrta për të. Kur Parisi e largoi nga burri i saj Menelau, krisi Lufta e Trojës ku gjetën vdekjen shumë e shumë heronj“.

Në gazetën „Koha Javore“, të 26 gushtit 2021, lexojmë edhe informacione për „Promovimin e prodhimeve vendase“, nga Panairi i Produkteve „AGROPRODUKTET 2021“, mbajtur në Tuz, si dhe shënimin nga Komuna e Plavës e cila „Ndau fletëfalënderime për shoqatat nga Diaspora“, të cilat kanë ndihmuar treven e tyre Plavë-Guci. Po ashtu është botuar një reportazh tjeter nga „Eko kampi për të rinj BJESHKËT E NEMUNA“, mbajtur në kuadër të manifestimit „Vera guciane 2021“ në luginën Grebajë të Gucisë.

Faqet e gazetës mbyllen me reportazhetet nga fusha e sportit në të cilën evidentohen sukseset e sportistëve ulqinak në turneun ndërkombëtat në Taekwondo, i mbajtur në „Korçulla Open“, në të cilën „Tetë medalje për KT „Ulqini“, si dhe shënimi për garuesit e KT „Besa“, nga Tuzi, kanë pasur suksese inkurajuese në turneun „Korçulla Open“, ndërsa në faqën përmyllëse të gazetës lexojm shënimin: „Koha Javore“ në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me, andaj shikoni e lexoni informacione të tjera nga jeta politike e kulturore e Shqiptarëve në Mal të Zi.

Ulqin, 29 gusht 2021.

Kush dhe sa e kanë vjedhur arkën e shtetit në Shqiperi ? Kush e vodhi arin në Shqipëri ?

0

Fahri Xharra

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë 

Një ndër krimet më të njohura të regjimit komunist në Shqipëri, me karakter sa ekonomik aq edhe politik, është edhe grabitja e madhe e floririt që ndodhi kryesisht në vitet e para të regjimit, nën justifikimin e “tatimit të jashtëzakomshëm të luftës”. Kjo grabitje masive përveç shkatërrimit shoqëror solli edhe pasojën e paevitueshme të shkatërrimit ekonomik, duke i hequr vendit një shans jo të vogël në rimëkëmbjen ekonomike dhe kombëtare të tij. Duke qenë se organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë deklaruar si shumë të grabitjes së tyre shifrën e 43.816.682 monedhave të sekestruara, dhe duke pasur parasysh se hyrjet e arit në Thesarin e Shtetit kanë qenë të vogla apo të papërfillshme, formulohet natyrshëm pyetja se ku shkoi gjithë ajo sasi ari që grabitën komunistët pas lufte.

BASHKIMI DOGANOR ME JUGOSLLAVINE DHE ZHVLEFTESIMI I LEKUT  Më 27 nëntor 1946 u nënshkrua në Beograd traktati “Mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave në mes Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”. Ky traktat u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Ekonomik, president i Këshillit të Planit dhe ministër i Ekonomisë Nako Spiru dhe presidenti i Këshillit Ekonomik dhe ministër i Industrisë Boris Kidriç dhe u ratifikua nga Kuvendi Popullor më 2 dhjetor 1946. Është për t’u kujtuar se nënshkrimi i këtij traktati në një datë të tillë, ishte një sfidë ndaj traktatit të 20 vjetëve më parë midis Shqipërisë dhe Italisë që njihet si Pakti i Parë i Tiranës. 

Në artikullin 2 të traktatit të sipërpërmendur, vendosej që brenda tre muajsh nga dita e nënshkrimit të traktatit, dinari të barazohej me lekun. Përveç shumë të këqijave që solli ky traktat nëpërmjet dëmeve të drejpërdrejta që ju shkaktuan ekonomisë shqiptare, u krijua edhe një rrugë tjetër për kalimin pa bujë të një rezerve të caktuar ari në Jugosllavi, masë e cila është e vështirë të llogaritet. Për të kaluar kufirin, sipas traktatit të sipërpërmendur nuk kishte asnjë pengesë ligjore, pasi realisht nuk ekzistonin kufijtë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Nga ana tjetër barazimi i lekut me dinarin në fakt ishte zhvleftësim për lekun dhe forcim për dinarin e dobët.
E VËRTETA NË LIDHJE ME THESARIN E “GRABITUR” NGA MBRETI ZOG Regjimi komunist u shqua për shumë gjëra të mbrapshta në Shqipëri. Një ndër punët më të mbrapshta të tij ishte edhe grabitja masive e arit qytetarëve shqiptarë, burgosja apo pushkatimi i tyre. Nga ana tjetër për të dhënë një imazh krejt tjetër të hajdutit, për 50 vjet me radhë u përhap gënjeshtra e madhe e “vjedhjes së thesarit të shtetit” nga Mbreti Zog në kohën kur ky i fundit, i diktuar nga rrethanat ndërkombëtare, dhe me vendim të parlamentit shqiptar, kishte lënë Shqipërinë të nesërmen e 7 prillit 1939. Dhe një gënjeshtër të tillë e fabrikonin dhe e mbronin pikërisht ata që kishin vjedhur një sasi ari që llogaritet në 320 tonë. Në fakt askush nga propaganduesit e kësaj teze nuk e ka ditur që thesari i shtetit shqiptar në kohën kur bëjmë fjalë ndodhej në Romë dhe jo në Tiranë.
Por Mbreti Zog para ikjes : Në tërësi duhet thënë se Mbreti Zog tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar në prani dhe me miratim të Këshillit të Ministrave, shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar që përbënin 183 kilogram ar. Duhet kujtuar se rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijë franga ari. Po ashtu duhet të kemi parasysh se në favor të tij shkonte edhe shuma e përfituar nga shitja e një pylli në Mat. Siç edhe shikohet Mbreti Zog ka marrë me vete pak më shumë se rrogën e një viti.  

Marrëveshja gjermano-shqiptaro e 6 prillit 1944 për arin shqiptar (Berlin 6 prill 1944 ); ar i cili iu këthye Shqiperisë 
ENVER HOXHA DHE HISTORIA E TIJ PERSONALE ME FLORIRIN E SHTABIT Njeriu që do të drejtonte Shqipërinë në mënyrën më shkatërrimtare për mëse 40 vjet Enver Hoxha, qysh gjatë kohës së luftës dha shembullin vetjak kur vodhi floririn e shtabit të përgjithshëm të “ushtrisë”. Enver Hoxha mori nga Fetah Ekmeçiu 4 qese lëkure me florinj dhe i groposi bashkë me Sami Bahollin. Në atë kohë Fetah Ekmeçiu ishte ingarkuari i shtabit me çështjet e financës. Pak kohë mbas ngjarjes së sipërpërmendur Fetah Ekmeçiu u zhduk në mënyrë të mistershme dhe trupi nuk ju gjet kurrë. Në librat e ndryshëm të historiografisë komuniste apo në kujtime të bashkohësve nuk thuhej kurrë e njejta gjë rreth fundit të jetës së Fetah Ekmeçiut. 

 “LIGJI” NR. 37 PER “TATIMIN E JASHTZAKONSHEM TE FITIMEVE TE LUFTES”. PER TE MBESHTETUR “TATIMIN E JASHTZAKONSHEM” DOLI EDHE “LIGJI” “PER KONFISKIMIN E PASURIVE PRIVATE ”
Veprime edhe më të vështira iu deshën të bënin organeve të punëve të brendshme, veçanërisht atyre të policisë për të zbuluar arin që kishin fshehur kapitalistët e tregëtarët. Përvoja ishte e paktë, por ndihma e popullit qe e madhe. Ndihmuan puntorët e specialistët që kishin marrë pjesë në ndërtimin e depove të kasafortave dhe që kishin bërë fshehjen në vende të panjohura, ndihmuan ata që kishin shërbyer si shegertë e argatë pranë kapitalistëve të kaluar etj. Kështu u arrit të zbulohen depo të nëndheshme në parcelat e oborret e kapitalistëve, bejlerëve e tregëtarëve. U gjetën qypa me flori jo vetëm në betonime të thella të nëndheshme e në muret e shtëpive, por edhe nën rrënjët e pemëve e nën sipërfaqet e puseve me ujë të pijshëm si në Durrës, Tiranë, etj. 

Merret vesh se sasia e arit të hyrë në Thesar nga sekuestrimet në periudhën 1 dhjetor 1944 – 31 dhjetor 1990 është vetëm 3.029 kg. Ndërsa në periudhën 1 dhjetor 1944 deri në 31 dhjetor 1990 në Thesarin e Shtetit kanë hyrë gjithsej 8.749 kg ar dhe kanë dalë 7.600 kg ar. Mirëpo shifra e 43.816.682 copë monedhave nuk është baraz me 3.029 kg ar, por me minimumi 320 ton ar. Atëherë vetiu lind një pyetje që do përgjigje: ku shkoi gjithë kjo sasi ari? Kush e mori? Pse ka diferenca të mëdha midis shumave.
PSE SHKOI ARI NE BASHKIMIN SOvJETIK ? Një tjetër problem që ka të bëjë me arin shqiptar është edhe sasia e arit që ka shkuar në Bashkimn Sovjetik në vitin 1954 në shkëmbim të një sasie gruri. Një praktikë e tillë, që mbase mund të ketë ndodhur edhe herë të tjera me Bashkimn Sovjetik, thuajse nuk ka ndodhur kurrë për blerje marrrash ushqimorë. Kështu sipas vendimit nr 144, datë 2 shkurt 1954 “Mbi imporitim mallrash për tregun special”, të Këshillit të Ministrave, në Bashkimin Sovjetik ka shkuar një sasi prej 224,4 kg ar. Vlen të theksohet se e gjithë procedura e kalimit të arit në Bashkimin Sovjetik ka qenë tejet sekrete. Pse duhej të ishte sekrete, nga kush ruheshin udhëheqësit komunistë?   

Në vitin 1968 ka qenë i vetmi moment kur regjimi komunist preu monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi në kuadër (siç u tha) të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në lidhje me këtë Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri një dekret të posaçëm më 16 janar 1968. I gjithë procesi i prerjes së monedhave dhe më pas i shitjes së tyre ka kaluar nëpërmjet një labirinthi aspak tranparent. Të bën përshtypje fakti që për një ngjarje të tillë simbolike nuk shpenzohet një sasi simbolike ari por një sasi e tillë që afërsisht është sa e gjithë sasia e arit që ka hyrë në thesar nga viti 1944 e deri në fund të viti 1990. Kështu duhet të pohojmë që shuma totale e arit të futur (zyrtarisht) në thesar është 8.839 kg, nga e cila më 31 dhjetor 1990 kishin ngelur 1.239 kg. Në asnjë vend të botës nuk është parë shpenzimi total i thesarit për të prerë monedha në një rast të caktuar festiv. Aq më tepër që monedha në fjalë i është shmangur tërësisht qarkullimit të brendshëm.

KU KA SHKUAR ARI I RUBIKUT ? Përveç grabitjes masive së arit tek qytetarët shqiptarë një grabitje e përmasave të padukshme ëshë edhe ajo e ndodhur në uzinën e Rubikut ku prodhohej një sasi jo e vogël ari. Ndërsa në Tiranë funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut që në një kohë të konsiderueshme dhe delikate drejtohej nga Reshat Alia, që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit.Në mungesën e plotë të çdo lloj tranparence, vit pas vit është arritur të përfitohet një sasi e madhe ari në Rubik, në një kohë që Thesari i Shtetit ka përfituar një sasi krejt të papërfillshme të tij. Ish ministri i Financave Andrea Nako, me anë të një njoftimi sekret të datës 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin se nga prodhimi i Rubikut sigurohen rreth 120 – 130 kg ar në vit. Për vitet 1968 – 1990 duke marrë si prodhim minimal shifrën e 120 kilogramëve në vit, janë siguruar rreth 2.640 kg ar. Ndërsa sipas dokumentave shtetërore figuron që të jenë dorëzuar në thesar vetëm 1.777 kg ar. Largësia midis dy sasise është 873 kg ar. Mirëpo këto duhet të kemi parasysh se për të tillë sektorë komunistët kishin një mobilizim të paparë që nuk njihte as turne, e as çdo gjë. Kjo të çon në përfundimin që sasia e arit të Rubikut mund të jetë edhe më e madhe.  

 Tjetër :”Ministria e Punëve të Brendshme ka sekuestruar forcërisht sipas ligjeve të luftës, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion të dyanshëm në momentin e sekuestrimit. Këto sasira janë mbajtur një herë në degët e Punëve të Brendshme, pastaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme e më pas janë dorëzuar në thesar siç argumentuam më lart dhe shtojmë se këto diferenca tregojnë vetëm majën e ajsbergut sepse ngelen mbi 650 persona të paidentifikuar që kanë dorëzuar ar, të cilit nuk i është bërë hyrje në thesar. 

Në dokumentat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (“Historiku i Armës së Policisë”), pohohet me shkrim se janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato bëjnë 283 ton flori. Në fakt në thesar janë futur nga sekuestrimet vetëm 3.029 kg ar….Mungojnë 280 ton ar.
Ç’NXJERRIM SI PERFUNDIM  Në fund të këtij cikli arrijmë në përfundime përfundimet e mëposhtme: 

1-Ari i shqiptarëve i grabitur nga komunistë përgjithësisht nuk është përdorur për qëllime shtetërore, por: 

 a-Është vjedhur nga ata që kanë marrë drejtpërdrejt në grabitje. 

b-Ka shkuar për llogari të udhëheqjes së lartë komuniste si në Zvicër apo Amerikën e Jugut apo të Veriut. Ndër njerëzit më të pasuruar me arin shqiptar janë klani Hoxha, klani Kapo dhe klani Alia (si degë autonome e klanit Hoxha). 

c-Është transportuar në vende të tjera si në BS dhe gjetkë. 

2-Për arin që është prodhuar në Rubik rezulton të mos ketë hyrë në thesar një pjesë e mirë e tij. 

3-Në vitet e fundit të regjimit komunist ka kaluar kufirin një pjesë jo e vogël ari e cila është depozituar në perëndim si pjesa tjetër.

(  Autor i shkrimit të plotë është Kastriot Dervishi që në tërësi mund ta lexoni në https://opinion.al/historia-e-plote-si-dhe-kush-e-vodhi-florirrin-shqiptar/ ) 

Ibrahim Kelmendi, ky trazovaç i madh

0

Nga: Lis Bukuroca

“Vetëm një gjë është më tragjike se dhimbja: jeta e një njeriu të lumtur” Alber Camus

Nëse deti është i dallgëzuar, Ibrahim Kelmendi përpiqet ta qetësojë. Nëse nuk është i dallgëzuar, përpiqet t’u japë dallgëve sa më shumë vrull, deri kur të shfaqet edhe shkuma me kreshta.

Nëse ti konstaton diçka, ai të thotë e ke gabim.

Nëse ti gabon, ai të thotë, e ke mirë!

Gabo tutje!

Kërrk!

Paradoksale? Po!

Ai mundohet të ndikojë në të menduar,

në përkapje (perceptim),

në përsiatje,

në vetëdijesim dhe në një farë mënyre vepron si Sokrati rrugëve të Athinës,

që “shqetësonte” njerëzit me pyetje e tija të përditshme për të gjetur të vërtetën!

Ai ka guxim! Ai nuk pranon tabu!

Ai kërkon të mendohet, jo të besohet, vazhdimisht!

Ai ishte enverist,

dogmatik i madh,

i penduar,

prandaj lufton çdo ideologji dogmatike,

kryesisht ato fetare dhe do të mbetet një iluminist i madh!

Ndoshta më i madhi i kësaj epoke të trazuar shqiptare!

Ai është rebel sui generis! Ai gjendet në revoltë përhershme.

Albert Camus pyet: “Çfarë është një njeri në revoltë? Një njeri që thotë jo!” Çfarë është revolta për Camus-në? “Revoltë është të duash një njeri, që nuk ekziston ende.“ Këtë e adhuron edhe I. Kelmendi. Sipas Camus për të qenë njeriu, duhet të revoltohet. (L’Homme révolté 1951). Një Kartezianizëm modern: „Unë revoltohem, unë ekzistoj!

Ibrahim Kelmendi do të revoltohet deri në frymëmarrjen e fundit!

Edhe pas saj…

Ai është ndër iluministët kryesor në kulturën shqiptare, ndoshta kryesori, i cili lufton pareshtur obskurantizmin.

Ibrahim Kelmendi është një përzierje e Voltaire-it dhe e Jean-Jacques Rousseau-së,

por në karakter më shumë Rousseau sesa Voltaire!

Një karakter kompleks, për shumë veta i pakëndshëm!

Në fund ai është vetvetja dhe nuk ka frikë të jetë,

mu edhe si Rousseau.

Ai mund të jetë çfarëdo,

por kurrë jo tradhtar dhe kurrë jo konformist.

Ai si Rousseau, nuk do të pajtohet me asgjë dhe do të dyshojë çdo gjë,

derisa ta gjejë të vërtetën! Nëse e gjen, vazhdon tutje në kërkimin e tjetrës. Prandaj duke qenë origjinal dhe me guxim, do të mbetet i veçantë në kulturën shqiptare dhe ndoshta i papërsëritshëm.

Ibrahim Kelmendi do të provokojë,

do të shqetësojë,

do të trazojë,

do të dallgëzojë derisa të jetë gjallë.

Pas vdekjes, veprimtarinë do ta vazhdojnë librat e tij, si:

Klubi shqiptar në Dyzeldorf

Atentatet

Islami religjion agresiv?

Gjurmë dhe fërkem

Sfidat e radhës
Shqipëria

Thrilleri O.J. Schmitt për Kosovën, etj.

Sikur t’i kërkoja mendimin për këtë shkrim të shkurtër për një „Querdenker“* të madh, në gjermanishte si sinonim i  „Querdenker“ është ’ujk i vetmuar’, ai do të thoshte:

„Mirë e ke, por…

Ke harruar apo nuk i ditke shumë fakte…“

Dhe, do të kishte të drejtë! Mendim im bazohet vetëm në leximin e shkrimeve të tij. Një jetë plot veprimtari dhe vepra, nuk mund të shtrydhet në një faqe. As nuk mund t’i vizatohet! 🙂 Sepse Ibrahim Kelmendi beson si Camus, se Sizifi është një hero absurd dhe se atë duhet ta imagjinojmë të lumtur!

* “Fjala gjermane „Querdenker“ ka këtë kuptim: njeri që mendon në mënyrë të pavarur dhe origjinale, por idetë dhe pikëpamjet e të cilit shpesh nuk kuptohen ose nuk pranohen.

  1. Nisa të shkruaj një status, doli shumë i gjatë…

___________________

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Kosova situatë të rënduar nga pandemia, sot 36 vdekje – dyfish më shumë se dje

0

Nga  Behlul Jashari, Prishtinë

-Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës/

-Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, mes tjerash, nga data sot deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00/
-Sipas “Our World in Data”, Kosova është në top tri vendet, me Gjeorgjinë e Malin e Zi sa u përket infektimeve për një milion banorë/

PRISHTINË, 29 Gusht 2021Në Kosovë është një situatë e rënduar nga pandemia COVID-19, sot sipas raportit të 24 orëve të fundit numri i vdekjeve është dyfish më i madh se dje.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes, ndërsa nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, e në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Dje njoftohej se, gjatë 24 orëve të fundit ishin shënuar 18 raste të vdekjes, ndërsa nga 13.120 testime 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot u bë e ditur se, për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Për sot pasdite kryeministri Kurti ka thirrë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, e cila është duke u zhvilluar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar  nga Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar dje pasdite mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime. 

 Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19. Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

 Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, mes tjerash, nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 Shtator 2021.

Edhe bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 Shtator 2021.

Qeveria po ashtu ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 (katërqind e njëzet e dy) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1,332,000 € (një milion e treqind e tridhjetë e dy mijë euro). Me këtë rast, numri total i punëtorëve shtesë shëndetësorë që janë angazhuar që nga qershori i këtij viti arrin në 2000.  

Media kosovare sot shkruan se, ngritja enorme e shifrave e ka çuar Kosovën në majë të listës së shteteve në botë sa u përket infektimeve për një milion banorë. Sipas uebfaqes së specializuar për statistika “Our World in Data”, Kosova është në top tri vendet, me Gjeorgjinë e Malin e Zi.

Shuhet Kolë Berisha, veprimtar i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

0

Gazetari dhe reporteri special i DIELLIT dhe DRINIT, Behlul Jashari, në një takim të hershëm me Kolë Berishën

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha/

-Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon telegram ngushëllimi/

-Gazeta DIELLI me këtë rast sjell intervistën ekskluzive meKryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, para 15 viteve, të 6 Prill 2006, të korrespondentit nga Kosova atëherë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JashariPRISHTINË, 29 Gusht 2021Është shuar sot në moshën 73 vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, veprimtar shumë vite drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka drejtuar një letegram ngushëllimi familjes, miqve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës, njërit ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorit e bashkëmendimtarit të presidentit historik, dr. Rugovës, njeriun e urtë e njeriun e paqes, i cili tërë jetën ia  kushtoi lirisë së vendit të tij”, thuhet në telegramin e Presidentes Osmani.

Në telegram thuhet se vepra e z.Berisha ishte shumëdimensionale. “Mësues  i hershëm dhe idealist i madh, autor tekstesh letrare e veprimtar i pashoq politik, pajtues gjaqesh e urë lidhëse mes njerëzish, kryetar i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës e politikan i urtë, bacë Kola dha shembullin e njeriut i cili beson në idealin e lirisë dhe ia kushton tërë jetën asaj. Ndarja nga jeta e tij të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në fund të telegramit të Presidentes Osmani, bën të ditur njofimi i dërguar nga Presidanca.

Ndërsa, në njoftimin e dërgar nga Lidhja Demokratike e Kosovës bëhet e ditur:

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“E nderuara familje Berisha,

Mëngjesi i sotshëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për ju, por edhe për Lidhjen Demokratike si dhe krejt Kosovën.

Ju humbët babain e familjarin tuaj, ne humbëm mikun, bashkëpunëtorin, ish-nënkryetarin e LDK-së, ndërsa Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë.

Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përpjekjet e tij për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi.

Kosova do ta kujtojë me pietet dhe nderim veprën e madhe të ish-kryetarit të Kuvendit, deputetit e nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.”

Gazeta DIELLI me këtë rast sjell intervistën ekskluzive meKryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, para 15 viteve, të 6 Prill 2006, të Behlul Jasharit – korrespondentit nga Kosova atëherë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), tani i Gazetës DIELLI të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës  VATRA:

KOLË BERISHA: KOSOVA DO JETË SHTET I QYTETARËVE TË BARABARTË
– Kryetari i Kuvendit të Kosovës flet ekskluzivisht për ATSH-në, para vizitës në Shqipëri

PRISHTINË, 6 Prill /ATSH/ – “Kosova do të jetë shtet i qytetarëve të barabartë. Ajo e ka lënë pas të kaluarën dhe tashmë po sheh drejt së ardhmes”. Kështu deklaroi sot (e Enjte) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në një intervistë dhënë korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Prishtinë, Behlul Jashari, para vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri. “Është nder për mua të vizitoj këtë pjesë të atdheut, në vizitën time të parë si kryeparlamentar i Kosovës”, u shpreh ai, duke garantuar bashkëpunim më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mes Kosovës dhe vendeve të tjera. Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se “autoritetet do të garantojnë respektimin e të drejtave të serbëve të Kosovës dhe se Kosova do të jetë vendi i të gjithë qytetarëve të saj”.

Z. Berisha, është paralajmëruar për këtë javë vizita juaj në Shqipëri. Cila është axhenda e kësaj vizite dhe si e vlerësoni të tashmen dhe të ardhmen e bashkëpunimit midis Kosovës e Shqipërisë?

Eshtë e vërtetë se pas vizitës përuruese së shefit të Zyrës së Ndërlidhjes së Shqipërisë në Kosovë, z. Bujar Muharremi, para gazetarëve premtova se vizita ime e parë që do të bëj jashtë Kosovës, si Kryetar i Kuvendit, do të jetë vizita që do t’i bëj pjesës tjetër të atdheut – Shqipërisë. Gjithmonë jam udhëhequr nga një parim: nga e afërmja – më pas e largëta. Dhe, është nder për mua që së pari ta vizitoj këtë pjesë të atdheut, e pastaj, nëse më jepet rasti, të vizitoj edhe vendet e tjera. Këto ditë, shumë personalitete të huaja që më kanë vizituar, më kanë ofruar mundësinë për t’i vizituar vendet e tyre. Unë falënderoj nga zemra Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj.Jozefina Topalli për ftesën që më bëri. Kemi vendosur të shkojmë si Kryesi e Kuvendit. Do ta kemi një itinerar të ngjeshur, sepse pretendojmë të takohemi me të gjitha strukturat udhëheqëse të nivelit më të lartë të Shqipërisë. Mendoj se kjo vizitë jona do të pasohet me kontakte të tjera më të shpeshta për një bashkëpunim shumë më të mirë ndërmjet institucioneve tona.

Kosova, me negociatat që zhvillohen në Vjenë, ka hyrë në finalen e procesit historik të vendosjes dhe të njohjes ndërkombëtare të statusit. Shumica absolute e kosovarëve, institucionet dhe subjektet politike, si të vetmen zgjidhje shohin realizimin e vullnetit politik e demokratik për pavarësi. Ju, edhe si kryeparlamentar edhe si anëtar i delegacionit të Kosovës për statusin, si e vlerësoni zhvillimin e negociatave dhe çfarë prisni si rezultat?

Ne ishim të vetëdijshëm që në fillim se me Serbinë është vështirë të bisedohet. Këtë përvojë të hidhur e kemi që nga dekada e fundit e shekullit të kaluar. Por, siç deklaroi një herë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, pasi bashkësia ndërkombëtare kërkon të ndiqet kjo rrugë, “po e provojmë edhe këtë biznes”. Ai, jo rastësisht, kërkonte një njohje formale për pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara. Ajo mendon se ende është në Rambuje. Si do që të jetë, pavarësisht bllokadave, këtij procesi do t’i vijë fundi. Tashmë nuk bëhet fjalë nëse do të jetë Kosova e pavarur apo jo, por po negociohet për një siguri më të madhe për serbët e Kosovës.

Në një periudhë shumë të gjatë të sistemeve të kaluara, shqiptarët në Kosovë, edhe pse shumicë, trajtoheshin si minoritet-kombësi, ndërsa serbët, edhe pse pakicë, janë trajtuar si komb. Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve, të serbëve dhe të komuniteteve të tjera në Kosovën e pavarur?

Në një Kosovë të pavarur, e ardhmja e cilitdo popull, qoftë ai pakicë apo shumicë, do të jetë shumë më e mirë. Kosova do të jetë shtet i qytetarëve të barabartë, i të gjithë atyre që do të dëshirojnë të jetojnë këtu. Kosova po ndahet nga e kaluara. Atë do ta lërë në muze. Ajo do t’i kthehet të ardhmes.

Disa qarqe propagandojnë frikën e një pjese të qytetarëve të Kosovës, serbëve, nga pavarësia e Kosovës. A ka vend për një frikë të tillë?

Kanë arsye të frikësohen vetëm kriminelët, ata të cilët kanë kryer krime. Të tjerët nuk kanë përse të frikësohen.

Të rikthehemi edhe një herë te bashkëpunimi rajonal i Kosovës. Si është dhe si do të jetë në të ardhmen bashkëpunimi edhe me vendet e tjera të rajonit, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, etj?

Kosova do të krijojë raporte të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit e më gjerë, pra edhe me Serbinë. Në Ballkan, të gjithë popujt janë të vegjël. Edhe vetë Ballkani është i tillë. Ne na duhet një treg më i gjerë, na duhet qarkullimi i lirë i njerëzve, i mallrave dhe i ideve. Duhet t’i lëmë hasmëritë. Duhet të ndjekim shembullin e Gjermanisë.

Si e shihni të ardhmen e të gjitha këtyre vendeve të rajonit, të shqiptarëve si komb dhe të popujve të tjerë, në integrimet euroatlantike?

Vetëm si të barabartë mund të integrohemi në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike. Kosova e di se rrugë tjetër nuk ka.