Kreu Blog Faqe 1592

Prishtina dhe Shkupi nderojnë Shën Terezën në ditëlindjen e saj dhe në 5-vjetorin e shenjtërimit

0

Nga: Frank Shkreli

Dioqeza Prizren-Prishtinë e Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë organizoi të ënjtën me 26 Gusht, 2021 një akademi solemne kushtuar Bijës së Kombit shqiptar Shën Nënë Terezës me rastin e 111-vjetorit të lindjes dhe 5-vjetorit të shënjtërimit të saj nga Papa Françesku në Shtator, 2016. Akademia u mbajt në “Qendrën BogdaniPolis” të Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Presidentja e vendit, Dr. Vjosa Osmani.

Në praninë e Ipeshkvit të Kosovës, Shkëlqesisë së tij, imzot Dodë Gjergjit, biografit të shquar të Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, studiuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë – përveç folësve fetarë dhe njohësve të tjerë të jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës – me këtë rast foli edhe numri një i Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani duke e cilësuar Nënë Terezen si një prej “personaliteteve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”. Ja fjala e plotë e Presidentes së Kosovës në Akademinë solemne kushtuar Nenën Terezës:

“Është nder i madh për mua që sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, të ndaj me ju kujtimin për jetën e saj, si dhe dashurinë për personalitetin e saj. Nënë Tereza, Anjeza jonë e dashur, e pagëzuar Gonxhe, është simbol i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj njerëzimit (sidomos ndaj atyre që kishin më së shumti nevojë), por edhe ndaj Zotit. Ajo e lidhi përkushtimin ndaj njeriut me përkushtimin ndaj hyjit, duke krijuar simbiozën e dashurisë së përhershme, të cilën ia dhuroi njerëzimit.

“Për ne, si bashkëkombës të saj, Nënë Tereza paraqet jo vetëm simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit, por edhe një fat të madh historik, ngase në kohën e izolimit të madh e të mosnjohjes së madhe të vlerave e të traditave shqiptare, për shkak të vetizolimit komunist në Shqipëri, ose represionit etnik në Kosovë, ajo u shndërrua në simbolin tonë përfaqësues. Duke e theksuar përkatësinë e saj etnike, vlerat e familjes e traditën e popullit të saj, si dhe duke e nënvizuar atdheun e saj, sikur e quante ajo, “të vogël, të quajtur Shqipni”, ajo e ktheu vëmendjen e botës kah një popull i vogël, por zemërgjerë e paqedashës në Ballkanin e përhumbur.”

Pra, Nënë Tereza paraqet njërin ndër personalitet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, të cilin populli ynë ia fali njerëzimit. Ajo i shpalosi vlerat më të mira të popullit të saj: dashurinë për njerëzit, përvujtëninë dhe përkushtimin ndaj vlerave njerëzore. Ne, bashkëkombësit e saj, jemi krenarë që kjo bijë jona ia shpalosi botës vlerat e kombit tonë dhe i shndërroi ato në vlera të njerëzimit.

Prandaj, në ditët sikur kjo, por edhe në secilën ditë të jetës sonë, ne duhet të mos reshtim së theksuari emrin e saj, mësimet e saj, personalitetin e saj të jashtëzakonshëm. Si institucione dhe si njerëz të politikës por edhe si bashkëkombas të saj ne duhet ta përbrendësojmë dashurinë e Nënë Terezës për njerëzit dhe t’i theksojmë pa pra porositë e saj peqedashëse e humane, sikur bënte presidenti ynë historik, dr. Rugova, në vitet ’90, duke e humanizuar të bërit politikë, sipas modelit human të Nënë Terezës.

Si grua ndërkaq, jam krenare që edhe vajzat në Kosovë do të mund ta shohin shembullin e gruas shqiptare të quajtur Anjeza Bojaxhiu – Nënë Tereza, e qetë por e vendosur, e përkushtuar skajshmërisht ndaj njerëzve dhe e dashur për të gjithë, e gatshme që çdo herë të sakrifirkojë për të tjerët; njeri që e njeh dhimbjen dhe provon që t’ua shërojë atë të tjerëve, me fjalë të ëmbla por edhe me vepra konkrete, sikur thoshte ajo, “të vogla, por me dashuri të madhe”.

Prandaj, ne mund dhe duhet të mësojmë çdo ditë nga dashuria e saj për njerëzit. T’u gjendemi pranë të vuajturve. T’u gjendemi pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Nuk mund t’ua mbyllim derën të varfërve, sikur nënë Dranja nuk ua mbyllte asnjëherë atë, teksa i ofronte në sofrën e familjes së saj, sikur të ish e tyrja. Dhe ne nuk do ta mbyllim asnjëherë derën për të gjithë miqtë tanë – sipas traditës – ajo është gjithnjë e hapur. Sepse, siç thoshte Presidenti ynë historik, Shtëpia jonë është edhe e mikut. Zoti e bekoftë Shën Terezën! Zoti e bekoftë Kosovën!” — përfundoi Dr. Vjosa Osmani përshëndetjen e saj me këtë rast.

Ndërkaq, me rastin e 111-vjetorit të lindjes dhe në vigjilje të 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti mbajti fjalim dhe vendosi lule te shtatorja e saj në Prishtinë, në sheshin që mban edhe emrin e saj, në një ceremoni të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH-së), nën drejtimin e Prof. Dr. Skënder Asani.

Para të pranishmëve, Kryeministri Kurti tha se, “Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkojë në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve dhe që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët”. Ai shtoi se sot përkulemi pranë shenjtores sonë Nënë Terezës, e cila “me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte, por kur ai e meritonte”.

Çdo vit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup që drejtohet nga Drejtori i këtij instituti Z. Skënder Asani, organizon aktivitete të ndryshme me rastin e ditëlindjes dhe shenjtërimit të Nënës Terezë. Njoftohet se sivjet, ndryshe nga e kaluara — nga 26 gushti deri 5 shtator — në Shkup dhe në Prishtinë do të mbahet manifestimi kulturor, “Drita e Gonxhës”, gjatë të cilit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në nder të jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Pasi përshëndeti personalitetet e larta, përfshir ministra të qeverisë dhe të pranishmit e ftuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti tha ndër të tjera:

“Nënë Tereza, ky është emri botëror i Gonxhe Bojaxhiut. Po t’i rikthehemi historisë sonë, të hapërdarë nëpër fakte të historisë zyrtare të kombeve të tjerë, ne do të shquajmë emra shqiptarësh, papë e vezirë, perandorë e strategë, shkencëtarë e guvernatorë, poetë e kompozitorë. Duket pra sikur shqiptarët individualisht kërkojnë kauza përtej territorit të caktuar nga lindja për territore të caktuar nga ndonjë e vërtetë më e lartë.

Jam këtu para mbartësve të kësaj nisme, dhe organizata juaj e ka në emrin e vet edhe shpirtëroren edhe kulturoren, pra edhe mistiken edhe konkreten. Sot ky institut (Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup) si çdo vit, po nderon Nënë Terezën. Nënë Tereza, ja një emër që zbulon në treva të largëta mjerimin që mund të gjendet në trevat tona, ende sot. Me sytë e kthjellët të mëshirës, kjo grua, kjo zonjë dalloi të njëjtën vulë të trishtimit mbi shtrirjet e globit. Aq sa e shtriu mëshirën, për aq e meritoi çmimin botëror (Nobel) të paqës.
Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkoi në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto, që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve. Pikërisht këto vlera të tjera, të tjerët i dalluan, si vlera që ata nuk i kishin, e që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët.

Ajo ishte një nga nënat shqiptare, e cila me mirësi dhe bujari, duke sakrifikuar edhe veten, u ndihmoi atyre që kishin nevojë: fëmijëve që vuanin nga uria, të kërbulëve që u duhej përkujdesja, duke u shëruar plagët e tyre në kushte të pamundura. Ajo frymëzoi me qindra, pastaj me mijëra e mandej miliona njerëz dhe ua ktheu dinjitetin e atyre që mbase mendonin që edhe Zoti i kishte harruar.

Shpesh herë kam menduar se sa nëna shqiptare nuk e kishin atë fat, siç e kishte ajo kur kapërceu pragun e derës së atdheut, për të shpaluar vlerat e veta dhe sa fatbardhë jemi ne si shqiptarë, pjesëtarë të edukatës nënëtereziane që shkojmë rrugës së saj. Ajo me lutje na përcjellë edhe sot, në rrugëtimin tonë si komb, aspak të lehtë, por një udhërrëfim ky, që jep shpresë dhe dritë. Duket sikur ne i kemi në gjirin tonë të gjitha format e besimit më të thellë dhe sikur presim t’i shpallim universalisht prej trupave tanë individualë. Gonxhja lindi shqiptare.

Gonxhe Bojaxhiu lindi këtu, në këto treva, mes njerëzve dhe kohëve tona. Me atë trup të thjeshtë e të brishtë, por me atë thellësi shpirtërore ku ka vend aq shumë, sa njerëzorja të gjejë shprehjen e saj më të thekshme të besimit. Gonxhe Bojaxhiu u bë Nënë Tereza. Kur shpirtërorja e kthen një trup njeriu në bartësin e mirësisë pa kufij, atëherë e quajnë të shenjtë. Ata që janë të autorizuar të shpërndajnë tituj të tillë, e emërtuan e shenjta Nënë Terezë. Përmes kësaj zonje, përmes kësaj Nëne, dëshmia na vjen për lartësinë e shpirtit që në mundësitë tona e kemi të gjithë. Ajo është një shembull, ajo është e shenjta e mirësisë që njeriu, cilado qoftë treva e thjeshtë e origjinës së tij, mund ta shpërndajë nëpër rruzull. Diku para dhjetë vitesh, ndoshta pianisti më i madh në botë, Çikolini, tek e ndjente se do ta linte këtë jetë, u shfaq në qytetin e lashtë shqiptar të Shkodrës, në teatrin e famshëm të këtij qyteti shqiptar dhe dha një koncert. Para se të hapte koncertin, çuditërisht pa kërkuar asnjë pagesë, iu drejtua publikut më të vogël të jetës së tij: “Nuk mund të ndahesha nga kjo botë pa luajtur në piano për një prej vatrave të Nënë Terezës”. Ai e ndjente se po luante për njerëzit e saj. Në kohët që vijnë, le ta ndjejmë se ne do të shpërndajmë mirësi mes nesh, se do të ndajmë besim mes nesh, se do të vendosim besim mes nesh. Vetëm kështu, kohët që do të vijnë do të jenë të shenjtëruara.

Sot, po përkulem pranë shënjtores sonë Nënë Terezës, e cila me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte por kur ai e meritonte”, përfundoi Kryeministri i Kosovës fjalën e tij në ceremoninë e organizuar në Sheshin nenë Tereza në Prishtinë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Per ata ëndërrtarë si unë, që shpesh ëndërrojmë për një bashkpunim më të madh kombëtar në sipërfaqen e trekëndëshit Prishtinë-Shkup-Tiranë, ndonëse kënaqemi me këtë rast dhe raste të tjera si ky për bashkpunimin kulturor midis Shkupit të vjetër shqiptar dhe Prishtinës, sidomos në nivelin politik, kulturor dhe fetar që pamë kësaj radhe në Prishtinë dhe në Shkup – për fat të keq, baza trekëndëshe nuk ishte e plotë as e fortë për të nderuar Nënë Terezën — si zakonisht, as këtë herë — pasi mungonte një kulm i këtij trekëndëshi – ai i Tiranës zyrtare e kulturore – ku siç duket përvjetori i lindjes dhe 5-vjetori i shenjëtërimit të Bijës së Kombit Shqiptar, Nënë Terezës nuk kishte të njëjtën rëndësi ashtu siç ka në dy kulmet e tjera të trekëndëshit shqiptar — Prishtinë e Shkup! Duket se, për hir të interesave të tjera jo-kombëtare, prioritare sot për sot në Tiranë, edhe Shën Nënë Tereza po bie viktimë e politikës aktuale konfliktuale ndër-shqiptare!

Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani duke folur të ënjtën që kaloi në Akademinë solemne, kushtuar Nenë Terezës, në Qendrën “BogdaniPolis”, pranë Katedralës në Prishtinë.
Nga pjesëmarrja në Akademinë kushtuar Nënë Terezës në Katedralën me të njëjtin emër, në Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z, Albin Kurti duke folur para Statujës së Nenë Terezës në Sheshin me të njëjtin emër në Prishtinë, në ceremoninë e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, (ITSHKSH-së,) Z. Skender Asani me Kryeministrin e Republikës së Kosovës në manifestimin e zhvilluar në Prishtinë, në nder të Nenë Terezës me rastin e ditëlindjes dhe të 5-vjetorit të Shënjtërimit të saj nga Papa Françesku

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Z. Armend Mehaj, vendosën lule të freskëta mbi pllakën përkujtimore të Nënës Tereze në Sheshin e Shkupit, më 25 Gusht. “Falënderoj ministrin Mehaj për respektin dhe nderimin që po i bën Shenjtores sonë me rastin e 111-vjetorit lindjes së të saj, duke ndarë bashkë me ne si institucion këtë ceremoni nderimi, që është jo vetëm privilegj, por edhe obligim që të jemi krah njëri tjetrit në punë e ide të mira”, ka shkruar Z. Asani në profilin e tij në fejsbuk.

Edhe Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ka admiruar Nënë Terezën, ndërsa ka deklaruar për Radio Vatikanin se figurën botërore të solidaritetit, Nënë Terezën e ka pasur frymëzim e shembull për t’u ndjekur edhe në punët e shtetit.

Mirditë, “Nënshejt”, fshati me emër shenjti, i dyti në Evropë 

0

Nga: Gjergj Marku

MIRDITË. Nënshejt! E quajnë të tillë se gjendet pak metra poshtë Malit të Shenjtit, në bjeshkët më të larta të Mirditës verilindore. “Fshati më i bukur në Shqipëri, padyshim më i miri,- thonë një grup turistësh amerikanë, që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën e një dite të nxehtë vere, atje lart në malet, që nga përfund luginës së Fanit duket sikur “takohen” me qiellin. Fshati i vogël, me fare pak shtëpi, ndodhet nën “sqetullën” e këtij mali me emër shenjtorësh. Dy male të tillë njihen në Evropë: një në krahinën baske të Spanjës dhe i dyti, këtu në majë të Oroshit.

Mali i Shenjtë në bjeshkët e Oroshit, shënohet si kryetempulli i Krishtërimit në Mirditë, një nga qendrat benediktiane kishtare më të famshme të vendit dhe më gjerë. Ndue Dedaj, një studiues i njohur i këtyre anëve, në librin e tij eseistik “Toka e Katedraleve”, thotë se ndoshta këtë tempull e themeloi ndonjë nga shenjtorët shqiptarë, që u sakrifikua aty. Gjithçka është “pronë” e shenjtit: Shkalla e Shenjtit (aty ai pat vënë këmbën e mbarë), Qafa e Shenjtit (pat kryer mbase ndonjë sakrificë sublime a heroizëm krishtëror), Kujt e Shenjtit, Qafa e Qirit` (ndizeshin qirinjtë e kremteve të mëdha), Nënshejti (fshat turistik në prehër të malit hyjnor) dhe mbi të gjitha: vetë Mali i Shenjtit.

***

Nuk është e lehtë për vizitorin të parashikojë se ç’ngjet me tërë qenien, kur ngjitet në atë mal të shenjtë dhe viziton fshatin në gjirin e tij. Jemi nisur pikërisht për atje, një ditë mesgushti në pikën e mëngjesit. Por, ndalesën e parë do ta kemi në Shpal, sepse nuk mund të kuptohet të mos ndalesh aty, jo thjeshtë se historitë janë kaq të lidhura në mes Shpalit dhe Oroshit, porse të duket si një pikë marrje energjish, për t’u ulur më pas deri në Reps, të ecësh tej luginës dhe për t’iu ngjitur kurrizit të maleve që vijnë e formësohen kaq përsosmërisht me njëri-tjetrin.

Prej Shpalit të historive mitike, mund të kundrosh si në pëllëmbë të dorës malet, kodrinat, lëndinat dhe livadhet e pafundme të Blinishtit, i jep të drejtë hovjes së brendshme të një gazetari të njohur, që e ka origjinën e lindjes në Blinisht, tek thotë këtu e ca vite më parë, se ky fshat është një mrekulli e veçantë. Në një prej lëndinave afër Kishës, janë bërë Kuvendet e famshme të Shpalit; miss Durham ka bërë një foto asisoj, që flet shumë në këtë vend, para 100 e ca vitesh. Por, për gazetarin, historia dhe bukuria e këtij vendi kanë qenë një simbiozë interesante, aq sa ia shtie paksa zilinë për Oroshin, që i rri “mbi krye” këtij vendi përsosmërisht të bukur: “Nuk e di përse Blinishti nuk është vënë në radhën e peizazheve më të mira të vendit tonë? Gjithnjë kam menduar se i bën hije Oroshi. Oroshi është fshati që çdo mëngjes zgjat dorën dhe nga prapa Malit të Shenjtit, merr lëmshin e ndezur të diellit dhe i thërret Blinishtit: “Ej, ja ku e ke diellin, gëzohu tani!”. E pra, në këtë ditë vere, dielli në lindje është vërtetë magjepsës.

Orosh, aty ku oshëtijnë legjendat kishtare

E lëmë Blinishtin e bukur, për t’iu afruar fshatrave më të afërt të Oroshit. Ka dy rrugë për të vijuar; njëra, ajo tradicionale, për nga ku vite më parë ngarkoheshin skodat e mëdha me trupa pishe, ahu, bredhi e arneni dhe uturima e tyre çante në mes pyjesh të larta e të harlisura, por që tashmë fatkeqësisht ngjajnë të përzhitura si sheshe lufte. Rruga tjetër, është ajo nga shumë e shumë vite më parë kalonte rruga e pajtoneve, mëse 600 vjeçare ndoshta, që lidhte Shkodrën me abacinë e më tutje, për Fanë e Prizren. Gjurmët e saj duken ngado…

Rruga fillon aty ku ndodhen si të lidhur, dorë për dorë, tetë lisa të gjatë shumëshekullorë. Quhen Lisat e Marpepajt. Mund të jenë 2 a 300-vjeçarë, si një simbol vendkuvendesh. Nuk dihet si ka ardhur kjo toponimi, thjeshtë si një kodër a sinor i dikujt, apo të sjellurit e faktit të një legjende, kur këtu ishin mbledhur njerëzit e urtë të Bajrakut, për të kuvendur se deri ku mund të shtrihej marrja dhe dhënia e vajzave për martesë. Kaloj atypari Mara e Pepës, me një barrë dru në shpinë dhe tha vetëm kaq fjalë: “A u lodhët, vllazën?!”. Kaq, sa më pas konstitucioni pleqësor ta zgjidhte problemin: Në bajrakun e Oroshit, nuk do merrej e jepej! Kështu i mbeti Lisat e Marpepës. Këta nuk janë prerë, por nuk duket gjëkundi nëse janë apo jo monumente natyrore, asgjë të shënuar nuk ka aty.

Rruga për Kodër Kolike, është bërë kohët e fundit dhe lidh Repsin me Grykë Oroshin. Është një rrugë dosido, por ka një pamje befasuese, teksa ngjitemi me makinë nën përkundjen e saj në gropa e karagjata. Dikund jemi ndalur për të filmuar luginën e Fanit të Vogël; poshtë kësaj kodre shtrihet Mashtërkori me tri lagjet e tij; Mashtërkorin vetë, Zajsin dhe Shmrinë. Pamja është ndjellëse, kësaj lugine pritet të kalojë dhe autostrada për të vijuar për Fan e më tej, për Thirrë e Kalimash, Kukës e Kosovë. Inxhinierë anglezë dhe francezë duken me instrumente në duar, tek përcaktojnë “gjurmën teknike” të rrugës së re.

Më tej, vjen Abacia e Oroshit, sot është një kishë e ngritur mbi rrënojat e të parës, aty ku dikur u përdor për zyra kooperative dhe stallë bagëtish. Ka qenë unikale në të ndërtuar, por dhe me një bibliotekë shumë të pasur, që u shkatërrua dhe u dogj. Mund të jetë ndër kishat që ndjekja dhe plaçkitja e ka shoqëruar, si kurrë ndonjë tempull të tillë. Nga rikonstruksioni i vonshëm, duket se origjinalitetin e ka ruajtur disi këmbanorja që rri përkundruall Grykë Oroshit dhe Bulsharit, në një vijë prerjeje të pjerrët nga lart, me rrënojat e Sarajeve trekatëshe të Gjomarkajve, derës së njohur të Kapedanit të Mirditës dhe nga poshtë me ish-Internatin. Aty tashmë nuk qëndron askush, qoftë dhe për faktin se atributet e hershme i ka marrë Katedralja e re Rrëshenit, por, sidoqoftë historitë është pak zor të zbresin prej këtu.

Duke u ngjitur prej këndej gjithçka të vjen si një oshëtimë legjendash kishtare dhe se malet e sipërme të Nënshejtit, këtij vendi të papërsëritshëm mbase në Ballkan, e kanë zbukuruar veten e tyre me mbiemrin “shenjti”. Ngjitemi sipër rrugës së re të hapur nga vetë ata pak banorë që i kanë mbetur këtij fshati piktoresk. Pamja sipër malit me shkëmbinj të bardhë dhe poshtë në luginë, që zgjatet e zgjatet drejt Fanit, janë një mrekulli më vete. Dikur kjo rrugë këmbësorësh fshihej e tëra nën hijen e pishave të larta me trupin kavall të drejtë, pyje të moçme e kroje freskuese ndër udhnaja, dhe bash për këtë, udhëtari nuk e ndjente lodhjen dhe udhën e gjatë të përpjetës. Krejt ndryshe është tani, rrënimtarët i kanë vajtur me sëpatë dhe pishës së fundit, mijëra ha pyje janë shuar si pa ndjerë. Vetëm dy a tri pisha aty, nuk i kanë prekur, sepse shenjat e kryqit i kanë shpëtuar këto dy pemë. Kryqe që janë stampuar me rifitimin e lirisë së besimit.

Fshat i kullave alpine

Pak metra na ndajnë nga Nënshejti, atje ku ne duam të rrimë gjatë me kamerën e A1TV. Fshati duket i heshtur. Fare pak frymë kanë mbetur aty. Dimri, thotë një banor, është ende më i trishtë nga tymi i pakët që del tek-tuk në ndonjë oxhak të këtyre kullave. Nënshejti dallohet për kullën tipike dykatëshe; numërohen tetë kulla të mëdha, të tjerat janë shtëpi alpine përdhese, ndërsa thuajse tërë kullat mbulohen me fruxha, me përjashtim të njërës që ka përdorur tjegullën.

Kanë mbetur në fshat vetëm të moshuar, të rinjtë janë larguar. Edhe ndonjë dorë qepë a hudhra mbillen nga pleqtë, që nuk e kanë dëshirë të shkulen nga dheu i të parëve. Por një gjë nuk arrin ta kuptosh këtu: edhe pse njerëzia ka zbritur në qytete a fusha, rrethimet me tela me gjemba të copave të arave, është gjëja më e padëshiruar për syrin e vizitorit. Ato sikur ua kanë vjedhur lirinë livadheve të bukura.

Por, edhe pse banorë të shumtë u kanë ikur kullave e shtëpive në një vend kaq piktoresk si Nenshejti, ka të tjerë që vijnë e kalojnë tërë verën e freskët si këtu. Njëri prej tyre është Gjovalin Ndoj, një mësues i nderuar në pension. Ka ardhur nga Tirana me gruan dhe mbesën e vogël, Algidën. Ai bëhet shoqëruesi ynë, me njohjen e admirueshme që ka për fshatin e tij të lindjes, ndërsa Algida e vogël zë shoqëri me ne pas disa minutash heshtjeje. Duhet përmendur një fakt: këtë shtëpi, Gjovalini e ka bërë me lekët e pensionit, një shtëpi e thjeshtë alpine, ku gjithçka e ka sajuar vetë, me drurin e veçantë të këtyre anëve. Është një bisedues i këndshëm, ndërsa pasioni i lexohet lehtë për këtë vend, që me freskun, ujin, bulmetin, qetësinë joshëse, po ia mban larg sëmundjen që vuan, ashtu sikundër i ka dhënë udhë frymëzimit të tij, për t’i dhënë këtu dorën e fundit një romani.

Ne vijojmë t’i biem kryq e tërthor fshatit dhe nuk dimë ku të ndalemi më parë, qoftë aty ku ka apo ku nuk ka njerëz; edhe ato kullat e kyçura “na presin” me shumë dashuri, na presin si dëshmitare të një jetë të bërë këtu e dhjetëra shekuj, anipse ky vend u popullua më së pari nga barinj të ardhur nga fshatrat poshtë të Oroshit, për t’i vendosur stanet e tyre këtu në prehër të Perëndisë! Mbase pa e ditur se po vinin në këtë vend me shumë histori, me histori që fillonte prej murgjish tradicionalë, e që më vonë me hreformimin e institucionit të kultit u bënë pastorues të denjë për besimtarët.

Kullat e këtij fshati, pos ndërtimit me gurë të bardhë dhe tavanet karakteristike, të veçantën e kanë pasur tek dyert; nuk dihet përse u është kushtuar kaq rëndësi atyre. Ustallarë të përmendur e kanë latuar e gdhendur mjeshtërisht gurin e fortë të këtyre viseve. Këtë na e shpjegon dhe Gjet Ndoj, duke përmendur ustain legjendë të ardhur nga Fani, Ded Halili, ndërsa na e servir një gotë “raki vendi” në oborrin e jeshiltë të rrethuar me gardhe karakteristike. Gjeta e ka organizuar jetën saktë dimër-verë, ndonëse djemtë kanë rënë poshtë, ata nuk harrojnë të vijnë tek prindi i tyre, dhe kjo mbetet lidhja më e mirë e breznive me dheun e të parëve.

Nënshejti shquhet për livadhet, era e luleve të tyre është tejet e këndshme. Kemi ardhur tamam në ditët kur mbi barin e livadheve bie kosa e kostarit nënshejtas. Në këtë livadh janë katër prej tyre, të vënë në një vijë të drejtë. Është profesion i lodhshëm, por i bukur dhe shumë special, jo kushdo mund të kosisë. Në mes katër vetëve, vetëm një i ri e preferon kosën. Sidoqoftë, një bisedë me ta, aty në livadhin barkplot, është shumë tërheqëse.

Por, fshati ka problematikë të theksuar, që nis nga rruga, qendra shëndetësore dhe arsimi. Janë tre komponentë që e kanë zbrazur me pa të drejtë këtë fshat. Zef Biba, njëri prej banorëve, na i thekson më me forcë këto probleme, duke shtuar se thjeshtë për një rrugë më të mirë, 15 fëmijë nuk vazhdojnë më tej se filloren.

Mikpritja, traditë e hershme

Gjovalin Prenga është nga ata djem, që i gjendet fshatit, mësuesi i dikurshëm, më pas biznesmeni i lëndës drusore, tepër i kujdesshëm në prerjen e pyjeve sipas “zonave të damkosura” nga organe kompetente. Ai ngjitet shpesh këtu në fshat. Nuk e ka harruar kullën dhe pleqtë që jetojnë këtu. Është pikërisht ai që na pret tek shtëpia e tij, me një ndjenjë miqësie të thellë dhe bujarie tipike mirditase. Rruga na ka lodhur dhe të hamë diçka të rastit e kemi të nevojshme; buka që gatuhet në furrën e oxhakut aty në odën e ndenjes, duket sikur na e bën me sy dhe e shoqëruar me qumësht të ngrohtë të sapo mjelë e mjaltë vendi, apo djathi i dhive, janë një ushqim shumë i shijshëm me cilësitë bio.

Kemi shtruar muhabetin me të atin, Gjonin, i cili për sëmundjen që e mundon prej kohësh, gjysmën e vitit e kalon në Tiranë afër spitaleve, ndërsa muaj të tërë veron këtu në këtë “spital” të madh natyror. Bora është më e vogla e shtëpisë dhe hapat e para i ka hedhur në këto lëndina të buta, si një qilim i hijshëm bjeshkor. Gjovalini flet me aq pasion për fshatin e tij të lindjes, duke na kujtuar se fillesat turistike duken dhe me këto ardhje të bijve të tyre. Është vend që mund të frekuentohet shumë tani verës, por dhe në dimër për fushat e gjera për ski, apo vende të tëra për alpinistë.

Të mbetet merak që nuk arrin të takosh një njeri, bir i këtyre anëve, piktorin dhe aktorin e njohur Llesh Biba, i cili ka blerë një tokë këtu dhe ka krijuar një ansambël surrealist natyror, ku shkëmbi i bardhë alternohet me ca baraka me dërrasë pishe, goma makinash, një bunar uji, dhjetëra arra “të lidhura” dorë për dore, të mbjella ndanë gardhit rrethues, dhe një “ekspozitë” me trungje pemësh të mëdha. Duken si një muze pemësh, sepse këto lloj pemësh me trashësi të tilla tipike për këto bjeshkë, tashmë nuk gjenden këndej, ato janë asgjësuar nga sëpatarët, pa pikën e mëshirës. Me këtë që dikur mund të shërbejë dhe si një muze natyral i fshatit, piktori, që duket se vjen nga legjendat, mbase don` t’u tregojë të ardhurave se pyjet e këtij vendi, të këtyre përmasave kanë qenë.

Duke u ngjitur pak më sipër fshatit, këtu bukuria natyrore flet vetë. Dominuese janë livadhet dhe pak më lart një krua, që është vënë mbi lugjet për t’u shuar etjen bagëtive. Të pish këtu duhet të matesh mirë, uji i kristaltë ka ftohtësinë e një shisheje të kallkanosur në frigorifer. Kanë ardhur këtu para dy ditësh një ekip turistësh amerikanë me helikopter dhe janë mahnitur nga këto pamje; pa mëdyshje, e kanë radhitur ndër fshatrat më të bukur të Evropës.

Fshati tashmë, është i tëri poshtë nesh, ndërsa dalin më në pah hiret e tij si një nuse e bukur, tek të duhet fare pak të zgjatësh dorën, si për “t’u takuar” me qiellin. Banorët e fshatit, na thonë se keni bërë shumë mirë që keni ardhur në këtë fshat. Kjo të çudit vërtetë, përse një gazetari, një grup të rinjsh, një grup studiuesish a njerëz të qeverisë e të pushtetit, u dashka thënë se “paskan bërë mirë” që kanë parë një vend që do ta kishte zili dhe Zvicra, për pamjen unike që paraqet! Prej këtu në majë të Nënshejtit, me Tiranën, shënohet kilometri i 123! Imagjinojmë sa afër jemi, e nuk njohim viset e vendit tonë. Na kujtohet një shënim i një studiuesi korçar, këtu e 80 vite të shkuara, kur pikërisht këtyre udhnajave në mes të dimrit, shoqëron dy antropologë amerikanë, burrë e grua. “Shqiptarë jemi, po Shqipërinë nuk e njohim mirë!”. Dhe reportazhi ynë, vjen si një lloj apeli për t’i kthyer sytë nga këto bukuri të virgjëra.

Tek Shpella e Akullit

Gjithsesi, këtu nuk është fundi i udhëtimit tonë, sepse pikërisht duke u ngjitur në majën e Shenjtit, fillojnë dhe surprizat, me histori, e sidomos monumentet e shumta natyrore tepër befasuese. Njëra prej tyre, është Shpella e Akullit. Gjendet në mes Breshtës së Oroshit; ka histori me këtë masiv të stërmadh malor, që lidhet me pyjet e dendura, sa të hyje aty në mes të ditës, nuk e merrje vesh nëse je një orë të ditës apo të natës. Kjo i ka ngatërruar jo pak herë udhëtarët lurianë, ndonjëri për të rënë dhe pre e vdekjes nga të ftohtit, mundimi nëpër labirinthet, ujqit dhe arushat. Por tani pylli, dikur aq i dendur, është zvillatur, sepse ahet, arneni dhe pishat, janë prerë pamëshirshëm dhe gropat karstike duken pa jetë, pasi mungesa e bimësisë nuk ua jep më mundësinë e mbajtjes së ujit. Minilivadhet e këtushme kanë gjithë llojet e luleve, por manadredha e egër alpine është fryti karakteristik shumë medicinal dhe i shijshëm. Nuk rrimë dot pa mbledhur prej tyre.

Më pas i afrohemi Shpellës së Akullit, deri tek buza e saj e fshehur tutje një livadhi, në mes shkurresh të larta. Të futesh brenda është aventurë, gjithsesi Pali, shoferi ynë, guxon më tepër dhe bie deri teposhtës së thiktë për të bërë dhe filmime. 7 metra dëborë është e brezuar aty poshtë, ndërsa tutje, në një kthinë shpelle, fshihen akullnaje në formë stalagmitesh e stalaktitesh. Janë një mrekulli, që dhe ne i shijojmë përmes pamjeve që ka mundur të filmojë kamera. Na thanë se jemi të vetmit, pas një grupi amerikan, që kemi filmuar aty, por amerikanët patën me vete shkallare e litarë. Pra, sa vlen për të vënë ca shkallë deri poshtë dhe për të thithur turistë në këtë vend?!

Më tutje është shpella tjetër, ajo e Stërçokëve, ka një thellësi shumë të madhe dhe fundi i saj takon me një rrjedhje lumi që bie në Urakë, provojmë të hedhim gurë që kërcasin pas disa sekondash, aty është vështirë të eksplorosh. Janë shpella që kanë shumë histori dhe legjenda të vërteta e të stisura. Por, një gjë është e vërtetë, të quajturit “komitët e maleve” e kanë shuar etjen në dëborën e shpellave në mes të verës, ashtu siç dhe njihen masakrat e serbit mbi 11 burra lajthizakë, kur trupa malësorësh të pafajshëm u copëtuan aty brenda.

***

Ngjitemi me makinë që çan në mes livadheve, aty ku dhen`, lopë e dhi të shumta, i janë lëshuar njomëzes së shijshme të malit. Jemi ndalur në Shkallën e Shenjtit, para një peme të lashtë me shumë histori. Quhet ULTI. Kanë qenë dy të tillë, por njëri nga binjakët iu dorëzua sfidës së jetës. Ato përbëjnë dhe dëshminë më autentike për moshën e Kuvendeve. Sipas gojëdhënës, 6 ultinjtë u sollën nga Roma, si fidanë të njomë nga themeluesit e Kuvendit Benediktian para ndo` 900 vitesh. Tani rron vetëm ky ulti me shumë degë, pritës dhe përcjellës të njerëzve, stinëve dhe moteve, si një predikues i mirësisë njerëzore, si një kronikan i historisë dhe mrekullisë së Malit të Shenjtë predikator.

Ansambli kishtar i kompozuar në mënyrë perfekte, abacia e vjetër e Shën Llezhdrit, kisha e Shën Gjergjit, kisha e Shëngjinit, Kisha e Shëlbuemit, Kisha e Petkut (për vendosjen e petkave të të vdekurve), akademia e hershme gjysmë laike, aty ku mendohet të jetë ndërtuar me xhama kristal, shenja të të cilëve janë gjetur deri vonë, qelat, kambanoret, rezidenca verore e abatit etj, etj, kroje dhe livadhe të pafundme…

Ky është Nënshejti, një dekor plot hijeshi dhe madhështi, një qytezë e rrallë e krishterimit, që të thërret dhe sot të ngjitesh të shijosh këto mrekulli të vendit tonë, anipse asgjëkundi ky vend, nuk është shënuar si Park Kombëtar apo Park Muzeal, nga më të rrallët në Shqipëri.

Sulmet e BIK-ut ndaj shkollës shqipe: Një herë e një kohë ishte vend për “qafira”, tash e duan religjionin brenda saj!

0
Lis Bukuroca
„Duke e quajtur të palejueshme dhunën ndaj gruas…(…)
BIK-u kërkon futjen e edukatës fetare në shkolla!“
27.08.21 Koha net
Deri dje thoshin se “shkolla është për shkie dhe qafira”, tani dëshirojnë të futen aty edhe vetë dhe shkolla të bëhet ndihmuese e tyre.
Para se të tregoni se jeni ndikuar nga iluminizmi,
se jeni ndriçuar,
se jeni reformuar,
se respektoni Barazinë Gjinore,
Lirinë e Shprehjes,
Liritë dhe të Drejtat e Njeriut,
kërkoni së paku ndjesë për pasojat e paraardhëseve,
të cilët kontribuuan në analfabetizmin kolektiv!

Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave

0

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi në Starabaje të Medokës (Medvegjës), në rolin e dhimbshëm të plakut që kthehet i pikëlluar dhe i shqetësuar për ta vizituar shtëpinë e lënë dhe të braktisur dhunshëm prej Serbisë …

Nga: Refik HASANI

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhon këto efektet tepër të dëmshme,si:
Nëse nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetasë i huaj,por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjorë, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të filloj, të kryej, të vazhdoj edhe ndërmarrë veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-ës dhe akteve tjera që jan të garantuara edhe me kartën OKB-ës.

Nëse nuk jam Shtetasë i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimi nga institucionet Administrative,

Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj

Nëse nuk jam Shtetasë rezidentë, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si Shtetasë i Republikës së Serbisë,

Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, nuk mund të kryejm blerje-shitje në pronat tona të luajtëshme e të paluajtëshme, nuk mund të kryejmë veprime tjera financiar, të kësaj natyre etj,

Nëse si një qytetarë rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregulltë në Republikën e Serbisë.

Këto jan shkelje, cenim, mohim të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojm të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejtë në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Medvegjën,Bujanocin e Preshevën.
**
Pasivizimi i adresave i neve është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurin tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta,do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin ton.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave i neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë,pse Jo Rezolutë,Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojn në BE e OKB,pse të mos bëhet një peticion në këto adresa,pse të mos protestohet ,të njëjtën ditë e orë në Medvegjë,Tiran,Prishtinë, Ëashington e gjetiu.
**
Kryeministri Shqiptarë Edi RAMA, dëshiron të ngjall një mini-Jugosllavi, herë në Ohër, herë në Beograd e Novi Sad, Presidentit të Serbisë Aleksandërë VuÇiq, nuk i kërkon së paku Çështjen e pasivizimi të adresave, Abetaret të përdorim ne shqiptarët në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
**
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të shtrohet sot se nesër do të bëhet tëpër von.

Mizoritë e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut me CO,ekzekutohej edhe një shtatzënë …?!

Në foto Enver Hoxha me “vëllezërit jugosllav”, Milladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, kur ata kishin shkuar t’ia formonin e udhëhiqnin PKSH-ën…

Nga: Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumente arkivore të panjohura dhe të pabotuara më parë, të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hrushov, e mbajtur gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë, ku ai ishte i ftuar nga udhëheqja e lartë bullgare me në krye sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Teodor Zhivkov dhe kryeministrin Anton Yugov.

Biseda e plotë e ish-kreut të Kremlinit e zhvilluar me udhëheqjen e lartë bullgare, ku ai fillimisht u ndal te dy figurat kryesore që kishin udhëhequr Bashkimit Sovjetik që nga triumfi i Revolucionit të Tetorit, Vladimir Iliç Lenin dhe Josif Visaranoviç Stalin, duke i krahasuar ata me njeri tjetrin për periudhën që ishin në krye të udhëheqjes së Kremlinit.

Sipas tij, Lenini, jo vetëm që nuk u hakmor kundër kundërshtarëve të tij politik, brenda dhe jashtë Partisë Bolshevike, por përkundrazi, u tregua i duruar dhe i lejoi ata që të largoheshin nga atdheu i tyre, siç ndodhi me Maksim Gorkin etj., ndërsa Stalini, u tregua një diktator mizor, që përveçse ‘vrau lulen e krijuar nga Revolucioni, ai vrau lulen e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik’, duke e ‘mbjellë’ vendin me varre!

Fjala e Hrushovit për udhëheqjen e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën, të cilin ai e cilësoi jo vetëm si mosmirënjohës për të gjithë ndihmat që Moska u kishte dhënë Tiranës zyrtare deri në atë kohë, por edhe si një njeri mizor dhe kasap, që po vepronte shumë më keq se Stalini, pasi kishte arritur që të eliminonte fizikisht të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, madje duke pushkatuar edhe një anëtare të Byrosë Politike që ishte shtatzënë, si dhe akuzat e tij për Mehmet Shehun e Beqir Ballukun!

Fjalimi i Nikita Hrushovit, në një darkë zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë. 

16 Maj 1962

NIKITA HRUSHOV: Pra, kur është bërë kjo? Ishte në agimin e lindjes së shtetit proletar, një gjendje ende e dobët. Epo, ata thonë se Lenini ishte një person tolerant! Jo, Lenini mbante një thikë të mprehtë, një shpatë dhe nuk kishte frikë ta ulte mbi kokat e armiqve të klasës. Por ai nuk i konsideroi ata armiq, ai mendoi se ata kishin gabuar. Ai organizoi debate publike dhe e gjithë Partia mori pjesë në këto debate dhe Lenini fitoi këto debate.

Nëse dikush do të flasë në atë mënyrë, do të duket se Lenini kishte më shumë kushte, të thuash, për të shfaqur një diktaturë, por ai mendoi se një diktaturë duhet të ekspozohej nga klasa punëtore kundër një klase armike, jo brenda klasës. Por Stalini filloi të bëjë punë të tilla kur klasat u eliminuan në Bashkimin Sovjetik, kur tashmë kishte një shoqëri monolitike. Për të justifikuar veten, ai shpiku idenë se: sa më shumë po fitonte revolucioni, aq më ashpër kundërshtarët e klasës po rezistonin. Por ky ishte thjesht një justifikim për vrasjet e kryera prej tij.

Enver Hoxha, Milladin Popoviç dhe në mes tyre, Liri Gega …

Kjo nuk është e kuptueshme për njerëzit që thonë: ishte e nevojshme t’i frymëzonte ata. Jo për Stalinin. Stalini nuk është më me ne, ai ka vdekur. Jo, ne po e bëjmë këtë për të gjallët. Ne themi për të gjithë: nëse jetoni dhe gjatë jetës suaj doni të përkujtoni veten, atëherë mbani në mend kur të largoheni, se njerëzit do t’ju gjykojnë nga ajo që keni bërë dhe jo ajo që keni thënë për veten tuaj.

Stalini shkroi biografinë e tij. Ne e marrim këtë biografi dhe shohim se si u korrigjua kjo biografi në dorën e Stalinit. Eshtë shumë e turpshme të korrigjohet në këtë mënyrë. “Kështu thonë njerëzit”, shkroi Stalini. Ai e shkroi këtë për veten e tij. Ky është një ngatërrim i madh, sepse i lë vetes famën e keqe. Ky është Stalini. Ai është një marksist, ai është një Leninist, dhe ai ishte një vrasës, ai ishte i aftë për poshtërsinë më të madhe, dhe ai e bëri këtë poshtërsi.

Ne duam ta pastrojmë këtë, ta pastrojmë jo për veten tonë dhe jo për mua. Unë jam tashmë 68 vjeç. Në një moshë të tillë, ju e dini, ju nuk e dini kur do të flisni, por kur ata flasin para jush, nëse ata ende flasin, atëherë ata papritmas ju largojnë me qerre, në mënyrë që ajri të jetë i pastër. Epo, e them këtë sepse jeta është krijuar në këtë mënyrë.

Ata arrestuan një ish – anëtare të Byrosë Politike, Liri Gegën një grua që ishte shtatzënë. Ata e dënuan atë me vdekje. Ne i shkruam një letër: Pse e gjykoni? Pse do ta ekzekutosh këtë grua shtatzënë?! Satrapët caristë nuk ekzekutuan gratë shtatzëna.

Ndoshta ne komunistët e rinj duhet të ekzekutojmë gratë shtatzëna?! Ata morën telegramin tonë dhe e ekzekutuan, po të njëjtën gjë siç bënte Stalini. Pastaj ata thanë që rusët po ndërhyjnë në punët tona. Po, ne ndërhymë. Ne tani themi se kjo ishte një mizori e padëgjuar, që një grua shtatzënë mund të ekzekutohej. Ne u thamë atyre: Mund të kishit lënë një grua shtatzënë në burg dhe ta mbanit atje, por jo ta ekzekutonit!

Shembulli i Alexandr Bogomolets, President i Akademisë Ukrainase që vdiq, mund të citohet këtu. Ai lindi në burg. Nëna e tij ishte në burg. Ajo ishte anëtare e Narodnaya Volya dhe babai ishte në burg. Ai ishte gjithashtu anëtar, por megjithatë edhe në kohën cariste, ata nuk i vranë. Ata nuk vranë një grua shtatzënë, nuk vranë babanë edhe pse ai vetë ishte President i Akademisë. Por ne komunistët nuk e dimë ndjenjën e proporcionit. Përkundrazi, jo komunistët, por shqiptarët.

Gjatë Luftës Civile, kur gjenerali Pyotr Nikolayevich Krasnov filloi një kryengritje dhe udhëhoqi trupat kundër Petersburgut, këto trupa u mposhtën më pas, dhe Krasnov u kap rob, Lenini e liroi këtë gjeneral carist, me fjalën e tij të nderit që ai nuk do të luftonte kundër fuqisë sovjetike. Krasnov shkoi në Don, filloi një kryengritje, luftoi kundër nesh, por më në fund e pa situatën të pa shpresë dhe qëlloi veten. Kjo tregon qartë se ai burrë kishte pak ndërgjegje.

Lenini luftoi kundër armiqve të klasës punëtore, por ai nuk ishte brutal. Ai ishte i arsyeshëm dhe, aty ku ishte e nevojshme, tregoi durim. Por Stalini shfaqi brutalitet brenda Partisë së tij. Ai madje vrau vëllain e gruas së tij të parë, një gjeorgjiane, Alesha Svanidze. Ne thjesht e quajtëm Alesha. Ai nuk ishte sa Alesha në moshë, natyrisht. Kjo Alesha ishte e së njëjtës moshë me Stalinin, por Stalini e quajti Alesha, dhe ne gjithashtu.

Ky ishte një njeri i kulturuar. Nuk e se për çfarë ishte diplomuar, por di që ai ishte profesor. Ai kaloi natën tek Stalini, ai bisedoi me të për Gjeorgjinë, etj. Por papritmas doli që Alesha donte të vriste Stalinin! Stalini foli vetë për këtë. Beria tha se ai ishte një spiun britanik dhe Stalini i besoi Berias dhe e vrau Aleshën. Ishte e vërtetë, se Stalini u lëkund për një kohë të gjatë dhe tha atë që ata i thanë Aleshas para ekzekutimit të tij, se nëse ai rrëfehej dhe pendohej, do të mbetej gjallë.

Ata i thanë Aleshas për këtë para ekzekutimit të tij dhe ai u përgjigj kështu: “Unë nuk jam fajtor për asgjë dhe atëhere çfarë duhet të kërkoj nga Partia dhe qeveria?! Unë jam një person i ndershëm”. Ata e ekzekutuan dhe Stalini foli për këtë, duke deklaruar: “Epo, Alesha ishte një horr, ai tani ka shkuar në botën e përtejme, por ai nuk rrëfeu dhe të tradhtonte armiqtë”. Por në të vërtetë ai nuk kishte asgjë për të tradhtuar. Ne tashmë e kemi rehabilituar atë.

E them këtë, sepse jo të gjithë i kuptojnë veprimet tona. Në veçanti, për shembull, indianët, njerëz të ndershëm, thonë: “Si e larguan rusët Stalinin nga Mauzoleumi”?! Por ne thamë: si mund ta kishim vënë Stalinin pranë Leninit?! Kjo çështje na shqetëson.

Ka një anekdotë në Moskë për këtë, që mua ma kanë treguar:

– A keni qenë në mauzole?

– Po, isha.

– E keni parë tabelën?

– Cila?

– Këtë: ‘Stalini u fsheh këtu nga viti 1953, deri në 1961-in’!

Ai u fsheh në mauzole. Pastaj, kur u zhvendos, e vendosën pranë Mikhail Ivanovich Kalinin. Kalinin e takoi dhe tha:

– Josif (e thirri me emrin e tij), çfarë, ke ardhur tek unë?!

– Po, erdha, më dërguan këtu.

– Por nga unë, për ku do shkosh?

– Kudo që të më dërgojë Partia (të qeshura).

Ai foli drejt. Ai e kuptoi në varr, që Partia mund ta dërgojë ku të dojë, por jo në jetë.

Kjo është situata. Ne do të duhet të kthehemi në këtë histori dhe ndoshta më shumë se një herë. Indianët thonë: si mund ta largoni një person të vdekur? Por pse nuk mund të hiqet një person i vdekur nëse është e nevojshme për të rivendosur të vërtetën, për të rivendosur idenë e saktë?! Por e gjithë kjo ishte dje. Sot Partia jonë është e bashkuar, lidershipi ynë është i bashkuar dhe ne jemi në rrugën e duhur.

Para vdekjes së tij, Stalini foli se si do të ishte situata në Parti dhe se kush do ta drejtonte Partinë? ‘Voroshilov është një spiun britanik’. ‘Molotov është një spiun amerikan’. Po, po, ai ishte i bindur për këtë. Nuk kishte asnjë mënyrë që të vërtetonte se spiuni i kujt ishte Mikoyan?! ‘Por ai është një spiun, i cili vetëm pse merret me të gjitha vendet dhe për këtë arsye ndoshta është spiun për të gjitha vendet kapitaliste’. Kështu foli Stalini. Nëse Stalini do të kishte jetuar edhe një apo dy muaj më shumë, sigurisht që as Molotovi, as Mikojani, nuk do të kishin mbetur gjallë. Kështu ishte situata në Parti.

Stalini nxori këtë përfundim: Hrushovi? Jo, ky është një punëtor, ne

kemi nevojë për një intelektual, dhe ai e quajti Bulganin intelektual. Ne të gjithë e njohim Bulganin. Bulganin është një njeri i mirë. Shokë, unë e njoh Bulganin më së miri, sepse isha sekretar i Komitetit të Qytetit dhe ai ishte Kryetar i Sovjetit të Qytetit të Moskës. Ne kemi punuar së bashku për më shumë se një vit. Ai është një person i mirë, i ndershëm. Por ai është thjesht një kontabilist dhe kurrë nuk ka qenë politikan. Tani ai është larguar nga skena politike. Ai hyri në Byronë Politike rastësisht dhe gjithashtu u largua nga aty rastësisht.

Kur ai kundërshtoi, i thashë në telefon: Ti je një budalla, Djalli ka hyrë në ty, me kë je në kontakt, pse je në kontakt me këta poshtër? Dhe ai m’u përgjigj: Ne do të shikojmë atë që po thua (ai foli me një theks Nizhny Novgorod), ne do ta diskutojmë atë.

Unë i thashë: Numëroni deri në shtatë, dhe në aritmetikë shtatë janë më shumë se katër. Të gjithë e dinë këtë. Por në politikë, kjo aritmetikë është krejtësisht e padobishme, sepse sot shtatë janë më shumë se katër, por nesër një është më shumë se 100, sepse këto janë çështje të politikës dhe ato vendosen nga Partia.

Ata u takuan dhe donin të më gjykonin. Plenumi i Komitetit Qendror u mblodh dhe ata qëndruan para Plenumit të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (tregon dhe imiton me gjeste se si qëndruan) dhe u drodhën. Atëherë Bulganin tha: Djalli më detyroi ta bëja. Për të cilën unë u përgjigja: Çfarë Djalli? Unë po ju thoja që të mos i nënshtroheni Djallit, që Ai të mos ju bëjë si vetja.

Ai është një njeri i ndershëm. Tani ai më dërgon urime për ditëlindjen time. Unë mendoj se ata janë të sinqertë. Familjet tona jetonin së bashku me të në një dacha; djali im Sergei dhe vajza e tij u rritën së bashku e hipën mbi babanë tim (‘mbrapa) sepse ishin të vegjël atëherë. Kështu ishte situata. Madje Bulganin po drejtonte vendin, në një kohë kur nuk mund ta bënte dot këtë.

Hera e parë që shkova jashtë vendit me të, ishte në Britani. Ai ishte kreu i delegacionit, ishte Kryetari i Këshillit të Ministrave. Presidiumi më dërgoi si anëtar delegacioni, një ‘rrotë e pestë’, sepse grada ime si sekretar i Partisë Komuniste të BRSS-së, nuk ishte në asnjë mënyrë e përshtatshme për komisionin. Gromyko ishte atje dhe e di këtë ngjarje që po ju tregoj.

Ne u ulëm dhe Anthony Eden u ul. Duhej të bënim një fjalim. Natyrisht, unë thashë: Nikolai, është radha jote, ti do flasësh? Ai më tha: Po, dhe heshti. Unë i thashë përsëri: Vazhdo, fol, pasi ne përfaqësojmë vendin tonë. Dhe këtu, kur të gjithë ne po shkruajmë dhe prezantojmë një shënim për anëtarët e Byrosë Politike, ata na thonë: Pse po flisni ju gjatë gjithë kohës?! Ku është Bulganin? Ai ishte ulur dhe nuk mund të thoshte asgjë.

Unë mendoj se ai kishte cilësi të mira dhe se ai foli për këtë sinqerisht. Ai mund të kishte mbajtur një fjalim të zakonshëm, mund të më kishte uruar ditëlindjen, mund të kishte mbajtur një fjalim të mirë me rastin e ndonjë ngjarje tjetër, por si politikan, mund të ngatërrohej. Dua të them këtu, se ju në Bullgari, keni një ditëlindje nderi për udhëheqësin tuaj kryesor. Por derisa unë u bëra Kryetar i Këshillit të Ministrave, nuk e dija kur ishte ditëlindja ime. Ne punëtorët e Donbass, nuk e kishim këtë.

ZERAT: Ne e kemi këtë ditëlindje nderi.

HRUSHOV: Prandaj nuk kam asnjë meritë që kam lindur në një ditë të caktuar. (te qeshura). Por unë nuk do të flas kundër festimit të kësaj dite; ju e keni prezantuar këtë, dhe Zoti e bekoftë.

Tani situata në Partinë tonë është e tillë që nuk ka një strukturë, por dy ose tre struktura që udhëheqin Partinë dhe vendin; Partia është krijuar. Partia jonë është pjekur dhe kuadri është pjekur.

Për shembull, Stalini tha: Unë do të vdes dhe kapitalistët do t’ju mbytin të gjithë si pula. (zhurmë në sallë). Çfarë do të bëni pa mua? Nëse një person që ka jetuar shumë vite pa bërë asgjë për Partinë, nëse ai mendon kështu për Partinë dhe më pas pyetet pse djallin keni jetuar, nëse ai as nuk ka krijuar njerëz rreth vetes që kur të vdiste, atëherë pas teje gjërat gjithashtu nuk do të rriten dhe lulëzojnë, siç ishin gjërat nën drejtimin e tij? Gjërat duhet të përparojnë më mirë. Nëse është kështu, atëherë çfarë vlen një udhëheqës i tillë atëherë? Ky nuk është një shef, por një i mirë për asgjë!

Kështu ai vdiq. Epo atëherë, çfarë ndodhi? Ne po merrnim parasysh atë që kishim, por thashethemet arritën tek unë se: shumë punëtorë dhe fshatarë po flisnin për atë se si do të ishte gjendja në vend, nëse Stalini do të kishte vdekur 10 vjet më parë. Diçka krejtësisht tjetër, por jo ajo që kemi tani. Kjo është e vërtetë. Sepse po të kishte vdekur më herët, do të kishte zgjidhur duart e Partisë dhe të popullit. Por ne i njohim politikat dhe drejtimin, më mirë se sa ai i njihte ato. Ai nuk dinte një gjë të mallkuar, nëse duam të flasim në këtë mënyrë.

Disa stalinistë, na kritikojnë tani: Si mund ta thuash këtë për Stalinin?! Ai arriti një pozicion të caktuar dhe ekonomia u përmirësua. Por unë do të them për këtë, se unë isha atje, u ula atje kur Stalini ishte ende gjallë dhe dëgjova se çfarë vendimesh idiote u morën. Nëse i thoshe një fjalë, ai nuk të dëgjonte! Më shumë se një herë thashë: ‘Zoti Zot, ja ku është marksizëm-leninizmi, ja idetë e Leninit’. Përkundër faktit se atëhere u morën vendime idiote, tani vendi po zhvillohet dhe për shkak të ideve. Po, po.

Çfarë bëri me bujqësinë? Ai e shkatërroi atë. Ai e shikoi fshatarin si një armik. Përkundër faktit që kishim bukë dhe ekonomia jonë u rrit nga viti në vit. Një vit ekonomia jonë ishte nën vitin e mëparshëm. Ishte viti 1937, kur inxhinieria, kuadri i Partisë dhe administrata u asgjësuan plotësisht. Ekonomia jonë papritmas ra. Atëherë Stalini ndaloi publikimin e raporteve për realizimin e planit, sepse ato ishin nën ato të vitit 1936.

Por kjo ishte e mjaftueshme, sipas mendimit tim, për të na trishtuar që të mos arrijmë më atje në ato situata.

Tani gjendja jonë është e mirë. Ne po ecim përpara me besim. Ne kemi miratuar një program për ndërtimin e komunizmit, një plan që po e përmbushim. Ne kemi vështirësi, por padyshim që nuk kemi frikë nga gabimet. Por ne duhet t’i njohim këto gabime dhe t’i korrigjojmë ato.

Në Kongresin e 20-të, për shembull, ua kisha thënë tashmë udhëheqësve të Bullgarisë. Ne miratuam një plan budalla pesë-vjeçar. Eshtë hartuar në mënyrë krejt të gabuar, sepse nuk u vendosën drejt proporcionet në këtë plan pesëvjeçar. Kur e kishim punuar për një ose dy vjet, pamë që nuk kishim gjithçka në rregull. Pastaj thashë në Presidium, kur Molotov dhe Malenkov ishin atje, se ne duhet të kemi guximin tonë dhe t’i themi Komitetit Qendror dhe Partisë, që ne kishim miratuar gabimisht një plan pesë-vjeçar dhe ta korrigjonim atë, ose të mos e thoshim këtë dhe kështu të mos ta përmbushnim atë.

Atëherë ne do të ngatërrojmë ekonominë, në mënyrë që të mos e zgjidhim atë në pesë vjet. Ne folëm për të mbetur prapa dhe filluam të zhvillonim një plan të ri pesëvjeçar dhe më pas jo më një plan pesë-vjeçar, sepse kishte pak kohë, por një plan shtatë-vjeçar. Dhe tani ne jemi duke e realizuar këtë plan shtatë-vjeçar. Ne do ta përmbushim tej mase planin. Pse? Sepse ne planifikuam me një diferencë rezervë. Është më mirë të kesh një rezervë në ekonomi, sesa të jetosh pa të. Ne po i përmbahemi kësaj dhe tani unë mendoj se, çdo ekonomi nuk mund të jetojë pa rezerva.

Ne mendojmë se situata jonë në arenën ndërkombëtare është shumë e mirë. Ka marrëdhënie të mira mes Partive Komuniste. Ka shkëputje, dhe jo të gjithë i kuptojnë ato në mënyrë korrekte. Por përvoja do ta korrigjojë këtë gjë.

Dua të them disa fjalë për Vulko Chervenkov. Kur Chervenkov shkoi në Kinë, ai u kthye nga atje dhe filloi të botojë artikull pas artikulli dhe t’i shpërndajë ato; ne, me siguri, ishim shumë të mërzitur, sepse nuk i besonim atyre. Unë jam një skeptik dhe nuk besoj në ndonjë ‘kërcim të madh përpara’. Nuk mund të ketë ndonjë ‘kërcim’. Çfarë do të thotë një ‘kërcim’ në ekonominë tonë socialiste?

Do të thotë një hartim i gabuar i planeve; kur nuk mund të hartoni një plan, atëherë po shkoni verbërisht. Pastaj ka, ose një ‘kërcim’, – ose një ‘dështim’. Dhe këtu shoku Chervenkov, në raportin e tij foli për to, por ne njerëzit sovjetikë nuk e kritikuam ashpër publikisht, por vetëm në një takim. Ai tha këtë: “Ekonomia e vendeve socialiste duhet të zhvillohet si një kalorës që shalon me të shpejtë”.

Në përgjigje të kësaj, ne thamë se kjo është e natyrshme për një ekonomi kapitaliste, ulje-ngritje. Marksi e kishte vënë re këtë, por ata duan të flasin për këtë tashmë. Çfarë është kjo? Do të thotë të shaloni gamilen me gunga. Por kalorësit e dinë sa kohë mund të qëndroni duke shaluar, nëse kali fillon të galopojë. Do të biesh. Por kur uleni fort në një shalë sikur jeni ngjitur në të, atëherë mund të lëvizni me shpejtësi të madhe.

Prandaj një ekonomi e ngjashme me shalën ku ulet dhe kalëron kalorësi, është planifikimi jokompetent në formën e ngritjeve dhe zbritjeve. Përvoja na e tregon këtë, pse përvoja është një mësues mizor. Asnjëherë nuk fal, ju tërheq nga veshët, pavarësisht se çfarë pozicioni publik po merr, nëse nuk jeni duke ecur në rrugën e duhur. Ne ishim të kënaqur që shokët bullgarë e kuptuan këtë vetë.

Ne u befasuam! Nuk e di pse dhe Chervenkov e bëri këtë.

Çfarë djalli e shtyu atë në një ekonomi të ngjashme me ‘shalën e kalorësit’, Zoti e di, por ishte shumë e rrezikshme! Mund të them që kam biseduar me Mao Ce Dunin, para se ai të fillonte të prezantonte komunat. Unë shkova në Pekin në vitin 1958.

Ai po fliste për komunat atëherë. Duket se dhe Boris Ponomarev, ishte atje.

Kush e ka vra Milladin Popoviqin, sipas Jevrem JOVOVIĆIT

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Jevrem JOVOVIĆ: KUSH E KA VRA HEROIN MILLADIN POPOVIQI?
Profesori Martin (Berishaj), para 9 orëve ka informuar: “Shoqata Kulturore Migjeni në Lubljanë, në bashkpunim me NUK (Narodna in Univerzitetna Knjižnica) në Slloveni, në kuadër të projektit evropian EODOPEN, bëri dixhitalizimin e revistës ALTERNATIVA. (…)”
Falënderime, Profesori Martin, për këtë informim!
Meqë kjo revistë ka pas ndikim të madh ndërgjegjësues, i hallakata numrat e parë, për ta freskuar memorien, çfarë kam mbajt mend qysh kur qe botuar në Ljubljanë, në vitin 1989.
Në ALTERNATIVA, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanë, f. 63/65, gjeta shtjellimin historik, biografik, i cili përmban edhe të dhëna për vrasjen e Heroit Milladin Popoviqi (ekziston legjenda se Popoviqët e Malit të Zi janë pinjollë të djalit që e ka lind Nora e Kelmendit, e strehuar në një kishë në Mal të zi, kur është arratis, sepse kishte vra Vuqo Pashën…).
Studimi qenka nga historiani Jevrem JOVOVIĆ.
ALTERNATIVA e paska publikuar vetëm variantin origjinal, serbisht, pa e shoqëruar me shqipërim, siç vepronte rëndom.
Autori Jovoviq jep një detaj interesant:
Ekipi mjekësor, i cili ka bërë obdukcionet për Milladin Popoviqin dhe mësusesin Haki Taha, ka konstatuar se Haki Taha është vra para Milladin Popoviqit. Kjo e dhënë demanton dezinfomimin që përhapin ca kareca “nacionalist” shqiptar, se gjoja Milladinin e ka vra Haki Haha.
Ja shqipërimi i këtij studimi historik, i historianit Jevrem Jovoviq (pjesa përmbyllëse):
(…) Milladin Popoviqi kthehet nga Shqipëria në Kosovë në shtator 1944 dhe e merr udhëheqjen e KK të LKJ. Nga ky moment e deri në vdekje angazhohet për vendosjen e pushtetit popullor, barazisë nacionale, forcimit të autonomisë, si e kishte mësuar J.B.Tito, të cilin e çmonte mbi të gjitha, e Tito të Milladini shihte revolucionarin e vendosur, luftëtarin e patrembur për barazinë e të gjithë popujve e të kombësive të Jugosllavisë. Për këtë shkak Milladini dha propozime vendimtare.
Milladini shkëlqyeshëm iu kudërvu Aleksandër Rankoviçit e Millovan Gjillasit për ndarjen e Kosovës në tri pjesë. (…)
Me rastin e ardhjes në Prishtinë në krye të PK të PKJ për Kosovë, Milladinit i është ofruar Elaborati i Vasa Çubrilloviqit: “Çështja e pakicave kombëtare në Jugosllavi”. Ky Elaborat është përpiluar më 3 nëntor 1944 dhe fare pak ndryshon nga ai i vitit 1938, të cilin njëzërit e lejon dhe e tumir qeveria serbe. Milladini, me urdhërin e Titos, këtë elaborat e hedh poshtë, hidhërueshëm e gris dhe ua gjuan përpara Rankoviçit, Gjillasit, Tempos dhe Spasoje Gjakoviqit. Kthehet në Kosovë ku vazhdon punën sipas udhëzimeve të Titos dhe vendimeve të AVOJ-it. Në Kosovë poashtu vie edhe Spasoje Gjakoviqi me detyrë të Sekretarit krahinor për punë të bredshme, atëherë e quajtur OZNA. Në mënyrën se si zhvilloheshin situatat, Milladini gjithënjë e më tepër po bëhej pengesë e kundërshtar ideor i Rankoviçit, S. Vukmiroviqit, S. Gjakoviqit të cilëve iu bashkohet edhe D. Mugosha. Svetozar Vukmanoviq Tempo këtë e vërteton më 1981, në intervistën që i jep gazetarit bullgar në lidhje me librin “Lufta për Ballkanin”. Në pyetjen se çka mendon për Milladin Popoviqin, S. Vukmanoviq Tempo përgjigjet: “Populli krijon mite dhe mirë është nganjëherë ta lëmë që të jetojë me ato mite”?! A i duhet komet i veçatë kësaj?
Milladin Popoviqi më 13 mars 1945, në orën 10 e 30 minuta është vra në zyrën e vet në KKK. Të njëjtën ditë S. Gjakoviqi e D. Mugosha i dërgojnë telelegram A. Rankoviçit dhe nuk përmendin kurrfarë emri të vrasësit – pëmendet një kamerier por jo edhe emri i tij. Të njëjtën ditë me telegram njoftohet edhe Tirana për vrasjen e M. Popoviqit.
Rankoviçi, më 14 mars, i dërgon telegram KKK, në të cilin, pos tjerash, njofton që në varrim në emër të KQ të PKJ do të marrin pjesë Milenko Gjuroviq, S. Gjakoviq dhe Dushan Mugosha.
Më 15 mars sërish i dërgohet telegram A. Rankoviçit. As ditën e tretë nuk përmendet asnjë emër vrasësi. Theksohet që “janë arrestuar disa persona të dyshimtë, në mes tyre edhe një zëvendëskomandant i regjionit”. As me këtë rast nuk përmendet emri i Haki Tahës, për të cilin S. Gjakoviqi, pas 40 vjetësh, thotë se është vrasës i M. Popoviqit. Mësuesi Haki Taha ëhtë vrarë në të njëjtën ditë(?) Obdukcioni vërteton se është vrarë përpara M. Popoviqit. Përse nuk përmendej emri i Haki Tahës në telegram? Përse S. Gjakoviqi e D. Mugosha komunikojnë vetëm me Rankoviçin? Përse babai e nëna e Milladinit nuk lejuan që S. Gjakoviqi e D. Mugosha të merrnin pjesë në varrim?
Përcjellja e kufomës së Milladin Popoviqit ka qenë madhesshtore! Dukej se krejt populli i Kosovës ka ardhur ta përcjellë birin e vet më të madh e më të dashur. Kishte shumë folës, por fjalimi më i prekshëm ishte fjalmi lamtumirës i një pioneri të nacionalitetit shqiptar, i cili tha, si thekson “Jedinstvo”: “Armiku nuk e qëlloi atë që dëshiroi, e vrau trupin e ri të Milladin Popoviqit, por mbeti vepra e tij madhështore të cilën populli me besnikëri do ta kultivojë.”
Në pika të shkurta u dha veprimtaria revoluconare dhe qëndrimi e Milladin Popoviqit mbi çështjen nacionale dhe pozitën e Kosovës, që më lehtë të vihet të konkluzioni se kush kishte motiv për likuidimin fizik të tij. Të vërtetën për vrasjen e Milladin Popoviqit më së miri e di Spasoje Gjakoviqi, sikur që e di se nuk është e vërtetë ajo që ka shkruar deri më tani për këtë krim.
***
Po e përsëris: për të huajt që janë martirizuar për çështjen e shqiptarëve, kam respekt ekstra!
***
Studimi në version origjinal:
Revista “Alternativa”, nr. 3-4, gusht/shtator 1989, Lubljanë, f. 63/65
***
Linku ku mund t’i gjeni të gjithë numrat e revistës ALTERNATIVA – të digjitalizuar:

Pastrimi i “fekaljeve” me urinë, alternativë shumë e keqe e VV-së!

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Nëse VV e pastron pisllëkun multi dimensional dhe multi disciplinar si pandeminë këto ditë, atëherë nera ju rritë, sepse kurrë pastërtia s’ka me pa dritë.
Sepse kaq shumë amatorizem dhe lopgjallizem anti logjik dhe anti shkencor, nuk kanë mysafirët talebanë as në mendje, sa kanë pushtet për mbrapsht në dorë, idiotët tanë vendorë.
Liria e pakufishme deri në orën 22:00, e pastaj ndalimi i pashembullt i lëvizjes kur njerëzit edhe ashtu bëhen gati për të ngrënë, pirë, dhe fjetë, është larje e fekaleve me urinë.
Respektivisht është mbulim i pisllëkut me jorgan ideologjik të ngjashëm me atë pseudo komunist në Kinë.
Sepse vetëm Kina e përdor në mënyrë kaq hipokrite jorganin ideologjik pseudo komunist për mbulimin e pisllëkut anti njerëzor, eksploator dhe imperialist.
Mirëpo për dallim nga Kina ku oligarkët shtypjen dhe shfrytëzimin e klasës punëtorë e paguajnë më detyrime financiare që kanë për qëllim forcimin e shtetin, Vetëvendosje është shndërruar në grumbull gjallesash “as mish as peshk”, që tërë kohën e pastrojnë me urinë qenefin.
Mbishkrimi i politikës hamendësore dhe improvizuese që nuk ka as korniza, as koordinata, as cak, as plan, shihet këto ditë nga çdo aeroplan…
Nëse dikujt dikur për identifikimin e të metave të Vetëvendosjes i duhej mikroskop, sot ato nuk i shohin vetëm njërzit që janë lopë.
U kërkoj falje lopëve që prodhojnë qumësht, djath dhe kos sa për një kosmos, sepse pushtetarët tanë prodhojnë vetëm ajër të nxehtë, gazra dhe fekale,.
Dhe fare s’do të më kriste trapi, sikur të prodhonin ajër të nxehtë, gazra dhe fekale nëpër studio televizive, gazeta dhe portale, por ata i prodhojnë ato sidomos në jetën reale, prandaj sidomos njerëzve që u besojnë symbyllur u shkaktojnë pasoja fatale.
Mirëpo kujt po i flas?
Servilëve të hipnotizuar dhe eksituar nga vetëkënaqësia e fitores, që i kanë futur kokat si krimbat e nevojtoreve nëpër thasë ?
Sepse janë të dashuruar në liderë dhe Parti dhjetë fish më shumë se në vendlindjen, atdheun dhe shtetin e tyre, prandaj janë viktima të përsosura të politikës së keqe prej natyre.
Sepse nuk e njohin dhe respektojnë fjalën kritikë, autokritikë, përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Sepse janë të pa sqaruar, të mykur, të kalbur dhe hipokritë deri në mendjemarrje dhe mendjelënie.
Unë jo vetëm që kurrë në jetë s’kam qenë konfirmist respektivisht jorgan i pisllëkut të dikujt, por nuk do të bëhem as në të ardhmen për asgjë në këtë botë.
Si duket njerëzit naivë, angazhimin tim për ndryshime të domosdoshme dhe thelbësore në politikbërien vendore, e kanë keqkuptuar si Blanco Check për Albinin dhe Vetëvendosjen?
Mirëpo unë sikur të kisha qenë i dashuruar në liderë dhe Parti, sa jam i dashuruar në familje, shoqëri, atdhe dhe shtet, moti do të kisha qenë në majat e hierarkisë partiake të ndonjë subjekti politik.
Por ja që s’kam qenë kurrë as anëtar i thjeshtë i ndonjë subjekti politik.
Sepse kategoritë e tilla të perceptimit zvarranik dhe tufor, nuk janë pjesë e natyrës dhe karakterit tim njerëzor.
Nëse besoni që për shkak të gërdisë prej deshtakeve të deridjeshëm, unë do t’ua mbulojë si jorgan gabimet dhe mëkatet deshtakeve të sotëm, atëherë kurrë asnjë shkrim apo prononcim timin nuk e keni lexuar me kujdes.
Apo ndoshta pse ju nuk lexoni me tru por vetëm me sy, unë duhet t’ju kërkoj ndjesë?
Thua se unë nuk kam familje dhe fëmijë që jetojnë në këtë shtet pa perspektivë dhe si mos më keq, prandaj kam obligim ,,moral” që të shndërrohem në jorgan të turpit dhe pisllëkut të njerëzve mosmirënjohës, që luftojnë vetëm për privilegje egoiste dhe pushtet.
Po flas për njerëz mosmirënjohës deri në inde, për të cilët nuk ekziston si person në momentin që i arrijnë qëllimet e tyre.
Për njerëz kalkulues, demagogë dhe tinëzarë, që janë të mykur dhe qelbur në brendi deri në inde dhe që kanë vetëm plane egoiste që i shesin si bindje.
Prandaj Vetëvendosje i ka dy rrugë :
Ose të bëjë politikë të mirë siç i ka hije një Partie që vetes i thotë Socialdemokrate, ose të mos na humbasë edhe disa vite të një jete që jetohet vetëm një herë.
Sepse nuk dua dhe nuk mund të kem mëshirë për tipat që angazhimin tim të sinqertë për ndryshime të domosdoshme dhe thelbësore e kuptojnë si Blanco Chek që ua kam borxh.
Sepse nuk dua dhe nuk mund të kem kurrë mëshirë për tipat e tillë, kur e di që nënat shqiptare kanë lindur, lindin dhe do të lindin edhe në të ardhmen bija dhe bijë shumë më të mirë.
Pse duhet ta presë unë mëshirën dhe shansin nga njerëzit që janë 10000% më të pandershëm, më të pamoralshëm dhe para së gjithash më të paaftë se unë ?
Me çka e meritojnë këtë nder?
Prandaj unë s’kam alternativë tjetër përpos që ta marrë fatin tim të pafat në dorë dhe në këtë mënyrë të vetme të mundur, edhe fatin e disa mijëra njerëzve të pa fat, që presin mrekulli prej magjistarëve amatorë.
Dhe nëse dikush beson që unë fatin tim do ta marr në dorë më ndihmën e dështakeve të djeshëm për inat te dështakeve të sotëm, atëherë Zoti e meshiroftë nga budallallëku.
Sepse në imagjinatën time kështu nuk funksionon dynjallëku.
Sepse për dallim nga ,,analistët” që kritikojnë me kalkulatora në xhep pasi që thehet makina në njëmijë pjesë, unë ua jap diagnozën dhe prognozën e saktë me kohë, sepse jam njeri korrekt.
Ua jap me kohë, në mënyrë që të kenë kohë për korrigjim të kursit dhe për shpëtim të shtetit prej konkursit.
Sepse unë kritikën e mirë e kuptoj si preventivë.
E kuptoj si preventivë, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla, sepse pastaj njerëzve shumë më pak j’u dhëmb zemra dhe koka.
Albinin mund ta marrin në qafë vetëm servilet e pacipë që ia bëjnë rrafshë 24 orë në ditë
Tashmë nuk mund të vetvajtojnë që nuk i kanë numrat në Kuvend dhe shanset e barabartë për t’i shpalosur idetë e tyre në media.
I kanë si askush para dhe pas tyre.
Vetëm ju duhet truri dhe guximi për t’i kthyer në vepra.
Mirëpo pikërisht këtu është problemi :
Më shumë kanë futur numra në Parti, sesa njerëz cilësor që kanë tru dhe guxim, sepse kanë frikë mos po i bëjnë konkurencë shokut Albin dhe mos po ia zbehin “mos e bëj Zot”, naj trohë shkëlqim.
Në fakt servilet e tij të pazotë e kanë atë problem, jo ai, sepse ai s’ka nevojë të ketë frikë nga konkurrenca, sepse nuk i mungon as guximi e as inteligjenca.
Prandaj pikërisht pse janë të paaftë dhe pacipë ia kanë mbushur partinë me llum, duke i bërë sipas kalkulatorit të tyre tinëzar dhe egoist referenca dhe preferenca.
Sepse vetëm pas një grumbulli të tillë kameleonesh kalkukues dhe zvarranikë mund ta fshehin paaftësinë dhe imoralitetin e tyre.
Prandaj në momentin e parë që do t’i mungojë suksesi Albinit, pikërisht ata do të jenë të parët që do t’ia kthejnë shpinën, sepse kështu veprojnë servilet egoistë dhe tinëzarë prej së ekziston bota, verë e dimër.
Në anën tjetër mbushja e partisë më llum sasior në aspektin afatshkurtër mund të jetë një rrugë një drejtimshe dhe një kahëshe që çon drejtë suksesit.
Mirëpo në aspektin afatgjatë vetëm një rrugë një drejtimshe dhe një kahëshe që çon drejtë qafë-thyerjes pa kthim.
Sepse nuk mund të arrijë kurrë në cak treni me emrin Kosovë nëse varet vetëm nga lokomotiva Albin.
Sepse ka lokomotiva në këtë vend që e kanë rezervuarin e mbushur plotë me kerozin, të cilave u duhet vetëm një shans real, fair dhe korrekt për bashkim dhe aktivizim.
Ndërsa të bashkuara për një qëllim, mund ta lënë me kilometra prapa lokomotivën e shokut Albin.
Sepse vetëm disa lokomotiva të mira që bëhen bashkë, mund ta çojnë Kosovën në cak.
Prandaj shumë më mirë i bjen Albinit që të bëhet lokomotiva kryesore për të cilën do të kyçen dhe lidhen të gjitha lokomotivat më të mira të këtij populli dhe vendi, sesa të mbetët një lokomotivë e vetmuar, që mbanë mbi shpinë dhe e tërheq pas vetes tërë barrën e suksesit dhe dështimit.
Sepse vetëm të qenit në ballë të kolonës së më të mirëve prore, është parakusht për fitore.
Lirisht le ta kenë në ballë të kolonës lokomotivën e shokut Albin, sepse pa pjesëmarrjen dhe garën ndërmjet më të mirëve rezultatet nuk vinë.
Sepse pa i futur lojtarët më të përgatitur në lojë, Albinit i gjithë mundi huq do t’i shkojë.
Prandaj i lutem shokut Albin që këto këshilla të urta dhe mirëdashëse t’i merr parasysh, përndryshe shumë shpejtë mund të merrë msysh.
Sepse politika është sport kolektiv që mund të ketë sukses, vetëm kur lideri është si Angela Merkel menaxher mendjehapur, i pa kompleksuar, dhe modest.
Sepse lojën nuk e fiton kurrë një ekip që varet nga një individ që beson se është trainier i mirë vetëm pse ka qenë dikur lojtar i mirë.
Përkundrazi lojën e fiton vetëm një ekip që e ka një trainer të mirë, që ua jep shansin lojtarëve më të përgatitur.
Respektivisht një trainer i mirë që përgjegjësinë e ndanë dhe ngarkon mbi shumë supe, të cilat pastaj krijojnë frymë ekipore dhe parakushte ideale për fitore.
Ua them nga bindja dhe sinqeriteti më i thellë :
Albini për momentin nuk i ka në ekipin e tij njerëzit më të përgatitur shkencërisht, mendërisht dhe moralisht.
Sepse është i rrethuar nga servilet kalukues të rafinuar dhe tinëzarë, që ia bëjnë rrafshë dhe rrahin shpinën 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit.
Dhe jo vetëm kaq, por që ia bëjnë aq shumë rrafsh, saqë është në rrezik për t’u burgosur dhe izoluar prej tyre në një vorbullë magjike imagjinare dhe për t’u shkëputur nga bota dhe problemet reale.
Një gjë mos e harroni:
Të gjitha arritjet e deritashme të Albinit janë të natyrës individuale.
Mirëpo ne ende nuk i kemi parë veprat e kapshme dhe prekshme politike, ekonomike, diplomatike, sociale, arsimore, shkencore dhe kulturore të Vetëvendosjes së tij, përkundrazi i kemi parë vetëm rezultatet elektorale.
Unë e kam të qartë që për gjashtë muaj nuk mund të riparohen dëmet e shkaktuara për njëzet vite.
Por dita e mirë shihet në mëngjes.
Kjo foto me tekstin e bashkëngjitur përfundi si legjendë, është marrë nga profili në fb i Ibrahim Kelmendit, shkrimtarit dhe atdhetarit të njohur.
________________
Kushtetuta e Republikës së Kosovës:
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
_________________
Atëhere, a mos u dashka që dikush ti lajmëroj këta kuazideputet në Policinë e Kosovës, për t’ua sqaruar se këta e kanë huqur rolin e tyre si deputet të shtetit laik të Kosovës.
Këta …, njejt si Naim Tërnava, duhet të merren në përgjegjësi për veprimtarinë e tyre antishtetërore e antikombëtare, duke i sqaruar opinionit publik se pse këta u dashka ta takonin Naim Tërnavën, e jo ndonjë deputet tjetër i LDK-së, Listës GUXO, VV-së, PDK-së, AAK-së apo pse aty nuk paska qenë e mundur të ishte i pranishëm edhe Goran Rakiqi, në vend të Mërgim Lushtakut?! …
Cila ishte tema e bisedës në takimin e tyre me Naim Tërnavës? A morën ndonjë detyrë, apo e gjithë kjo ishte thjeshtë “takim i rastësishëm”?!
***
Prandaj nëse e pyesim sinqerisht veten se cilët shqiptarë dhe minoritete jetojnë më mirë pas gjashtëmujorit të parë të Qeverisë së Albinit, përveç atyre që ia bëjnë rrafshë, atëherë përgjigja e sinqertë lënë shumë për të dëshiruar.
Prandaj modesti dhe mençuri është që ta kuptoni se ngritja e tij në lider të pakontestueshëm nuk është vetëm rezultat i veprave të tij kolosale politike, por sidomos i zhgënjimit kolosal të shqiptarëve me konkurrentët e tij politikë.
Prandaj s’ka vend për hipnozë, verbëri, eufori dhe poezi, por për vepra konkrete.
Respektivisht për shumë më tepër strategji, modesti, vetkritikë, unitet dhe vigjilencë, e sidomos për shumë më tepër tolerancë ndaj kritikës mirëdashëse që bazohet në fakte dhe shkencë.

Talebanëve nuk u erdhi mirë për sulmet amerikane me dron, do të duhej të ishin informuar paraprakisht

0

Taliban fighters walk in front of the gate of Hamid Karzai international Airport in Kabul, Afghanistan, Saturday, Aug. 28, 2021. The Taliban have sealed off Kabul’s airport to most would-be evacuees to prevent large crowds from gathering after this week’s deadly suicide attack. The massive U.S.-led airlift was winding down Saturday ahead of a U.S. deadline to withdraw from Afghanistan by Tuesday. (AP Photo/Wali Sabawoon)

   

Talibanëve nuk u pëlqeu fakti që SHBA-të ekzekutuan dy udhëheqës të mëdhenj ISIS-it me dron dhe kërkuan që të informoheshin paraprakisht.

“Amerikanët duhet të na kishin informuar përpara se të kryenin sulmin. Ishte një sulm i qartë në territorin afgan. Dy veta u vranë dhe dy gra dhe një fëmijë u plagosën në sulm, i tha Reuters zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid.

NTB beson që Talibanët dhe IS janë armiq të përbetuar ndaj njëri-tjetrit. Varet. Ata qëndrojnë së bashku kundër Shteteve të Bashkuara.

Përkundër faktit se talebanët dhe degët rajonale të IS-it (Is-Khorasan) janë armiq të betuar, pushteti i ri në Afganistan është i pakënaqura me veprimin e SH.B.A.-së. (NTB)

Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar

0

Nga: Nue Oroshi

Rrezatimi i diellit shpeshherë përzihet me retë e zeza që shpërndahen në një lartësi të vogël qiellore, për ti ndalur njerëzisë rrezet e diellit.Pa rrezet e diellit njerëzia është e boshatisur dhe e ftohur nga akullnajet e ftofta që për shkak të ndërrimeve klimatike kanë filluar shkrirjen.Sikur në notimin e qiellit që i le në heshtje planetët e tjera kur i lëshon në thellësinë e Tokës, rrezët e diellit. Njerëzia fillojnë lojën e sirenave pa e parë fare vetëdijësimin dhe pa i futur në levizje shqisat e ndëgjimit dhe të pamjes që janë ndalur për një moment pranë panteonit magjik.Sikur rrezet e diellit të kishin depërtuar më herët në qiellin shqiptar, toka shqiptare do ta kishte shkëlqimin e duhur.Por këto rreze nëpër periudha të ndryshme historike i penguan pushtuesit e ndryshëm të cilët na sollën prapambeturinë dhe na e lanë pa e rrezatuar Shqiptarinë.Në pshtjellimin e mbështjellësit magjik të trurit diçka nuk është duke funksionuar gjatë lëvizjeve shqiptare të cilat po e fillojnë me proklamimin e kombtarizmit e po përfundojnë në prehrin e ish pushtuesve.Pa i ndërruar rolet politikanët shqiptar po lëvizin nëpër ujërat e turbullta thua se karrika e pushtetit po i prishë pushtetarët.Jo ata nuk i prishë karrika e pushtetit por lakmia për famë e pasuri.Loja e diellit për mbrojtjën e qiellit i ka pshtjelluar lëmshin e trurit thua se e vërteta po ngec dhe nuk po ka fare hapësirë përkundër të pavërtetës.Një dallim i madh ekziston në mes të mitit dhe realitetit.Një shoqëri që jeton me mite ende nuk e ka zgjidhur çështjen e të qenurit komb apo shtet.Kombet dhe shtetet moderne nuk bazohën në mite por në ngjarje reale historike.Historia duhet të shkruhet sikur se ka ndodhur jo sikurse kanë dëshirë politikanët te këtë ndodhur që ende janë në ndikimin e miteve dhe mitologjisë.E vërteta për të ekzistuar sipas parimit të së vërtetës historike i qon kombët përpara.Edhe ne shqiptarët duhet të mësohemi ta shkruajmë historinë me forcën e argumentit, të lëmë mitet dhe mitologjitë se ato asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e orientimit të shqiptarëve.Nga pamja apo këndveshtrimi i përpjekjeve ne mes të modernes dhe ruajtjes së një realiteti intelektuali duhet ta zgjedh ruajtjën e realitetit për të vendosur bazat e një realiteti modern në shoqëri.Çdo shoqëri e cila nuk e ka një piksynim se ka duhet te shkon dhe kah e ka të vendosur busullën e orientimit është shoqëri e cila është e humbur në shkretëtirë.Humbja në shkretirë pa e gjetur orientimin përmes busullës i ngjanë nxënjes së “kalikagjës” kur binin dikur mjegullat e mëdhaja në trojet shqiptare dhe kur nuk shihej në dy metra.Atëherë nuk kishte as diell dhe nuk shihnim as qiell.Loja e diellit për mbrojtjën e qiellit  i jep shkëlqim rrezeve të dritës të cilat janë duke ecur përmes metodës ngre e mos këput.Mësimi për të arritur plleshmërinë në veprime nuk i ngjanë atij modeli për të cilin flasim por i ngjanë punës se çka bëjmë dhe si veprojmë.Sa herë që në ironinë e fatit lidhen penjët me një nyje të fortë gjithmonë dalin djem dhe vajza të cilat i zgjidhin nyjën e perit e cila nyje nuk ka te bëj më nyjën e plleshmëris por ka të bëj më nyjën e dashurisë qiellore toksore,detare e malore për dheun e mëmëdheut apo atdheut.Këtu mbyllet loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar.

Rrugëtim në origjinë dhe shpirti i poetit Sokol Halili

0

Rrugëtim në origjinë dhe shpirti i poetit.
Libri që pason rrugëtimin poetik te poetit Sokol Halili, i botuar së fundmi në Prishtinë nga shtepia botuese “Lena grafik” shpalos në përmbajtjen e tij vetedijen e thellë të shqiptarizmës. Lakonizmi i vargjeve dhe forma e tyre e ngjeshur, na sjell në përfytyrim harkun me shigjeten e tendosur të kreshnikëve, që kur behet gati të godasë, nuk shenjon krahu, por syri i pagabueshëm në mprehtësinë e tij.
“Ah, Kosovë, Dardanë e at’dhe/ kurrë s’të pyetëm çka të dhamë/por çka na dhe.’
Pas këtyre vargjeve prekëse autori shpërfaq virtytet e Shqipërisë neper shekuj, ndjenjën e atdhedashurisë e të krenarisë kombëtare, duke nënkuptuar indiferencën e sëmurë, veset e shëmtitë që e bluajnë nga brenda e s’e lënë të marrë frymë, duke e zhvendosur boshtin e poezive krejtësisht në planin e brendshëm patriotik.
Koncepti i trashëgimisë së gjakut arbnor përshkon krejt vargjet e tij me bazë konceptin e refleksionit ndër breza të ndërgjegjësimit për lisat e trashë e të naltë, zanin e babës, eposin e maleve e lahutën krahëqafë, kullën e djersës e lumenjtë e vendlindjes, livadhet e përgjakuna e jehonën e kangëve… Poeti asht mirë, kur asht mirë Shqipnia, gërmëzon Sokol Halili me buzët e ethshme e të eshkta të të Isë Boletinit. Simbolika, metaforat dhe alegoria qe rrezaton vërtetësi mëkojnë me frymën e shenjtë shpirtin e poetit të derdhur në vargje, duke mbajtur gjalle shpresën e mëkëmbjes, frymën Fishtjane, Migjeniane, ndervetëdijen e rilindjes kombëtare.