Kreu Blog Faqe 1593

Viti X, 28 nëntor, Shqipëri

0
Në 28 nëntor 1095 në Këshillin e Clermont, në Francë Papa Urbani II iu bëri thirrje (sipas një fjalimi të tij të mbajtur një ditë më parë) të gjithë popujve të Europës që të luftonin kundër agresionit islamik ndaj Europës së krishterë, që po bëhej nën thirrjen e Allahu Akbar!
Në atë kohë territori i Turqisë së sotme ishte ende pothuajse krejt i banuar nga të krishterë, pjesë e Perandorisë Bizantine. Ishte ende një ngjarje e afërt në kohë pushtimi arab i territoreve të krishterë të Sirisë, Palestinës, Jerusalemit. Kështu nisën kryqatat, të cilat shpëtuan Europën nga pushtimi islamik.
Duke pasur parasysh ngarkesën historike të datës 28 nëntor, Skënderbeu, në 1443 e përzgjodhi datën 27 duke u gdhirë në 28 nëntor për të nisur kryengritjen shqiptare kundër pushtimit osmano-islamik të Shqipërisë që ishte bërë me thirrjen Allahu Akbar. Në datën 28 nëntor këmbanat jehuan në Krujë si në Clermont. Nisi lufta për çlirimin e Shqipërisë.
Skënderbeu zgjodhi një datë simbolike për t’ iu mbyllur gojën atyre duke pasur parasysh se kishte qenë detyruar të bëhej musliman në oborrin sulltanor osman do ta quanin agjent-provokator të Sulltanit që kishte ardhur me mision për t’ i ngritur shqiptarët në kryengritje, të krijonte një ushtri që pastaj ta shpinte tradhëtisht në kurthin e thertores osmane në fushëbetejë.
Europa e tërë e mori qartë kumtin. Flamuri i Skënderbeut u bë simbol antiislamik europian përveçse simbol nacional shqiptar.
Vendimi i parë i Skënderbeut si qeveritar i vendit ishte po aq domethënës sa data e përzgjedhur për kryengritjen. Atë ditë Shqipëria u bë vendi i parë në botë ku ai që e quante veten musliman praktikues u vu para zgjedhjes: Të konvertohej në fenë e krishterë ose të eliminohej fizikisht.
469 vjet më parë, kur Ismail Qemal Vlora do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë ai zgjodhi pikërisht datën 28 nëntor për të bërë këtë shpallje dhe për të ngritur flamurin e Skënderbeut në Vlorë. Edhe Ismail Qemali kishte të njëjtin problem si Skënderbeu. Gojët e këqija do të thoshin se po krijonte një Turqi të vogël në Ballkan. Duke zgjedhur për shpalljen e pavarësisë datën 28 nëntor Ismail Qemali dha kumtin se shteti i ri shqiptar do të ishte një shtet antiislamik, laik.
Shqipëria është i vetmi shtet modern që ka si ditë të festës kombëtare të sanksionuar në Kushtetutën e saj ditën e shpalljes së nisjes së kryqatave europiane në 1095.
Në 1967, në prag të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, diktatori komunist i Shqipërisë bëri një veprim të papritur që është shpjeguar ideologjikisht me cektësi analitike, por që në të vërtetë është në vazhdimësi të veprimeve të paraardhësve të tij historikë, Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Enver Hoxha urdhëroi ndalimin e feve në Shqipëri dhe shpalli vendin shtetin e parë ateist në botë.
Në të vërtetë ky ishte një akt antiislamik pasi Shqipëria ishte një vend popullsia e së cilës ishte islamizuar në 70% të saj në kohën e pushtimit osman, ndonëse pjesa më e madhe e pasardhësve të këtyre të konvertuara nuk ishin ushtrues të fesë.
Enver Hoxha përsëriti aktin antiislamik të Skënderbeut por këtë e bëri në përshtatje me ideologjinë e tij. Ateizmi i Enver Hoxhës ishte antiislamizëm më tepër se gjithçka.
Në 28 nëntor 1967, ashtu si në kohën e Skënderbeut, për herë të të parë pas pesë shekujsh në Shqipëri nuk dëgjohej më thirrja: Allahu Akbar.
Shqipëria u deislamizua.
Thirrja arabe u rikthye në 1991 dhe nisi përsëri përpjekja për islamizimin e Shqipërisë me sponsorizimin arabo-turk.
Sot në përpjekjen e vjetër për islamizimin e Shqipërisë janë përfshirë edhe amerikanët, me planin e tyre për të sjellë në Shqipëri refugjatë, ose më saktë kolonë afganë dhe më pas palestinezë.
Edhe Europa sot gjendet edhe një herë përballë rrezikut islamik, por këtë herë është depërtuar nga “kolona e pestë” islamike masivisht falë tradhtisë së elitave politike-intelektuale me agjenda të dyshimta globale.
Por të gjitha shenjat janë se Europa do të reagojë edhe një herë për mbrojtjen e saj si në 1095.
Imagjinoni një shtëpi ku disa anëtarë të papërgjegjshëm të familjes kanë futur insekte të dëmshme të cilët janë shtuar shumë. Por kur një shtëpi mbushet me insekte të dëmshme nuk iu lihet insekteve por spastrohet prej tyre. Insektet e dëmshme mendojnë se tashmë shtëpia iu përket atyre dhe njerëzit e saj i shohin si qënie që do t’ u nënshtrohen atyre. Iluzione insektesh.
Vjen një ditë që shtëpia do të spastrohet nga insektet dhe ky spastrim do të eksperimentohet në fillim në njërën nga dhomat.
Unë e di që në Europë dhe SHBA ka forca shumë të rëndësishme që po përgatisin një reagim mbrojtës vendimtar. Nëse nuk do të isha në dijeni të plotë të këtij plani nuk do të lodhesha as një minutë për të shkruar dhe folur ato që kam shkruar dhe folur për më shumë se njëzet vjet.
Në Europë dhe Amerikë ka shumë forca që e mbështesin këtë projekt ashtu siç ka edhe të tilla që përpiqen ta pengojnë realizimin e tij. Ne jemi një front i gjerë, i madh.
Në momentin e duhur do të paralajmërohen të gjithë ata të “kolonës së pestë”, që nga politikanët, klerikët që kanë tradhtuar Krishtin, oligarkët e Sillicon Valey që shtypin fjalën e lirë globalisht, bankierët dhe spekuluesit financuarë globalë, gjeneralët disfatistë me uniforma të zbukuruara me grada dhe dekorata për heroizma të rreme.
Kur nis spastrimi i shtëpisë nga insektet njerëzve që kanë përgjegjësi për sjelljen dhe shtimin e tyre iu kërkohet që të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Unë nuk mund të them vitin X, por ditën e di, do të jetë 28 nëntor dhe do të nisë në Shqipëri.
Forcat laike dhe antiislamike shqiptare me ndihmën e vullnetarëve europianë do të kenë nderin të nisin fushatën për shpëtimin e Europës.
Në një shtëpi që spastrohet nga insektet e dëmshme, ata njerëz që zgjedhin të jenë në anën e insekteve të dëmshme duhet të marrin parasysh fatin e tyre. Të gjithë e dijnë sesi spastrohet një shtëpi nga insektet e dëmshme. Kur ka ndodhur që ai I cili spastron shtëpinë nga insektet e dëmshme të numërojë sesa prej tyre e pësojnë si numër. Kujt i duhet kjo statistikë?
Winston Churchill ka thënë një herë: “Nuk ka forcë më të tmerrshme në veprim se qytetërimi që mbron vetveten.”
Aq më tepër kur qytetërimi që mbrohet zotëron teknologji për eliminim total të rrezikut ndaj tij.

Para 6 viteve u shua Akademik Mark Krasniqi

0

 Në 29 Gusht 2015:  Mark Krasniqi ishte nje nder miqte e shquar te Vatres/

Gazeta DIELLI dhe portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 28 Gusht 2021/  Para 6 vitve, në 28 Gusht 2015, Akademik Mark Krasniqi ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare pas mesnate rreth orës 00:35 minuta në Qendrën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ishte  shtri dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij.Gazeta DIELLI në 29 Gusht 2015 bashkë me shkrimin e korrespondentit në Kosovë  për shuarjen e Akademik Mark Krasniqit botonte edhe shënimin redaksional me titull “Mark Krasniqi ishte nje nder miqte e shquar te Vatres”, ku  theksohej:

Akademiku Mark Krasniqi, qe u shua ne Kosove, me 28 Gusht 2015, ishte dhe nje mik i shquar i Federates Panshqiptare te Amerikes ”VATRA”. Ai ishte i ftuari i Vatres edhe ne pervjetorin e Pavaresise se Kosoves me 2011 dhe folesi i darkes. Bashkepunimi ka qene edhe me i hershem mes Vatres dhe akademikut Krasniqi. Te gjithe vatranet ndjehen te prekur nga ikja e akademikut Krasniqi dhe ngushellojne familjen dhe te gjithe miqte e te ndjerit. Ndiqeni kroniken qe dergoi bashkepunetori i Diellit nga Prishtina, gazetari Behlul Jashari me 28 Gusht 2015.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njoftonte në një deklaratë se,  në ora 00:35 minuta të mëngjesit, në spitalin e Prishtinës, vdiq njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dijetari, intelektuali, profesori dhe veprimtari i spikatur i kauzës sonë kombëtare, akademik Mark Krasniqi. Është kjo një humbje e madhe për familjen, shkencën, Akademinë, për kulturën shqiptare, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe e gjithë bota shqiptare.
Mark Krasniqi lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës, ku e kreu shkollën fillore, kurse gjimnazin e mbaroi në Prizren në vitin 1941. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ndërsa në vitet 1946-l950 gjeografinë dhe etnografinë në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua më 1950. Në vitet 1945-1946 punoi gazetar-redaktor në gazetën “Rilindja” në Prizren, ndërsa në vitet 1947-l949 gazetar-redaktor në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe).
Në vitet 1950-1961 ka punuar fillimisht si asistent e pastaj bashkëpunëtor shkencor në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd. Në vitin 1960 mbrojti doktoratën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës. Në vitet 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, deri atëherë kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ushtroi disa herë detyrën e prodekanit dhe të dekanit të Fakultetit Juridik-Ekonomik, ishte nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Ka botuar dhjetra libra shkencorë e letrarë dhe shumë tekste publicistike e shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë.
Me punën e tij shkencore, para së gjithash në fushën gjeoetnografike, të mbështetur në fuqinë e argumenteve shkencore, arriti ta studiojë dhe pasqyrojë realitetin kompleks hapësinor e shoqëror të Kosovës dhe ta gjurmojë thellë kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, duke bërë emër përtej suazave të Kosovës dhe atyre kombëtare. Të gjitha këto angazhime të tij ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar.
Për punën shkencore dhe angazhimin e tij në planin shoqëror, politik dhe kombëtar mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër të cilat edhe “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga Presidenti historik I. Rugova në vitin 2003 dhe çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, B. Nishani në vitin 2014.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shprehte ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare…

Në 28 tetor 2010, Akademikut Mark Krasniqi, deputetit më të vjetër kosovar të të gjitha mandateve të pasluftës, iu urua 90-vjetori i lindjes në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Unë do ta shfrytëzoj rastin që edhe në emerin tim edhe të deputetëve t’ju uroj 90-vjetorin e lindjes”, iu drejtua kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniq, akademikut Mark Krasniqi, duke e falënderuar në përfundimin e fjalës së tij në deklarimet e deputetëve jashtë rendit të ditës.

Urimi i kryeparlamentarit për akademikun dhe deputetin që kishte hyrë  në dhjetëvjetëshin e dhjetë të jetës u përcoll përshëndet me duartrokitje.

Akademik Mark Krasniqi në deklaratën e tij  në seancën plenare të Kuvendit shpreh shqetësimin se “sovraniteti i Kosovës nuk është i plotë”,  duke u angazhuar që të bëhet i plotë dhe duke tëhequr vëmendjen edhe për veprimin e stukturatve të Serbisë në disa pjesë të Kosovës.

Ai shprehu shqetësimin edhe për “harrimin  e veriut të Mitrovicës” dhe bëri thirrje që mbi të gjithë të jetë interesi i shtetit të pavarur të Kosovës, mbi të gjitha interesat partiake, personale e të tjera.

Ai tha edhe se “eksterritorialiteti është heqje dorë nga pjesë të territorit të Kosovës dhe dhënie tjetërkujt që t’i administrojë”.

“Këto janë gjera që nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë…Kur është interesi i Kosovës, i territorit, i sovranitetit, aty nuk duhet të pranojë askush asnjë gjë. Madje, këto gjëra duhet t’i vendosë Parlamenti, e jo Qeveria”, theksoi akademik Krasniqi.

Ai theksoi mbështetjen për komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet në Kosovë dhe u angazhua edhe që “të drejtat e bartabarta të jenë  për të gjitha komunitetet e jo vetëm për komunitetin serb”.

“Ne jemi për komunitetin serb dhe për të gjithë që t’i kenë të drejtat maksimale të Evropës Perëndimore, por jo edhe të jenë në dallime shumë të mëdha me të drejtat e komuniteve tjera”, tha  akademik Krasniqi. Ai foli edhe për rëndësinë e madhe të regjistrimit të popullisë, të munguar gjatë 30 vjetëve, e që do të bëhej në vitin 2011, për domosdonë e luftës kundër korrupsionit dhe për angazhime të tjera për të mirën e Kosovës, duke u angazhuar për më shumë suksese në të gjitha fushat në shtetin e ri.

Me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së lavdishme të rënies së  Shaban Salihajt dhe familjes se  tij

1
Prof. Qerim Rexhaj, Istog
Hyrje
Buzë rrugës regjionale Pejë – Mitrovicë, në mes Hanit të Sarës dhe Rakoshit, ngrihet një lapidar që përkujton çdo kalimtarë të rastit, për heroizmin e pashembullt të familjes Salihaj nga Shushica e Poshtme, e cila pas familjes Jasharaj nga Prekazi i Skenderajt, mund të konsiderohet si rënia më heroike dhe më vetëflijuese në kuadër të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në altarin e lirisë. Mbi  atë lapidar  deri në përjetësi janë gdhendur emrat e flijuar në një betejë të pabarabartë në mes  të qindra forcave të ushtrisë dhe policisë serbe dhe familjes Salihaj. Emrat e Shaban Salihajt, Milaimit, Hysenit, Arbenit, Abedinit, Hysniut, Isës, Fatimes, Nazmi Gashit, shpalosin para nesh krenarinë e ligjshme kombëtare, për ata që patën kurajën t’i thonë jo pushtuesit serb se “këtu është toka e jonë, kjo është tokë shqiptare”. Mbi lapidar me krenari flamuri kuq e zi shpalon palët, ai flamur mbi të cilin Shabani, vëllezërit dhe nipërit e tij kishin dhënë betimin e ushtarit të UÇK-së për luftë pa kompromis për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar deri në vdekje.
Kushtet dhe rrethanat shoqërore e politike nuk e veçuan këtë familje nga familje të tjera shqiptare, të cilat në vazhdimësi po përbiroheshin  nëpër terrorin e vazhdueshëm të ushtruar nga mekanizmat gjenocidal  që kurdiste në vazhdimësi okupatori serb, gjithandej, në Kosovën e robëruar. Vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishin bërë të padurueshme për shumë arsye, për pjesën më të ndërgjegjshme të kombit shqiptar. Serbia përmes mekanizmave të saj të dhunës,armatës serbosllave, policisë,UDB –së,njësiteve paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit, po e shndërronin Kosovën në një laborator ku po provoheshin dhe eksperimentoheshin metodat më të njohura dhe elaboratet e Çubrilloviqit, Andriqit, Garashaninit etj. por në forma më moderne. Imponimi i përqafimit të politikës paqësore popullatës shqiptare në Kosovë nga LDK-ja,si organizëm  politik e demokratik, për të zgjedhur çështjen e Kosovës, i kishte dhënë  favore të çmuara Serbisë, në njërën anë për të luftuar kundër Kroacisë dhe Bosnjës e në anën tjetër për ta paraqitur Kosovën si vend të qetë dhe stabil para faktorit ndërkombëtar, ku kërkoheshin vetëm disa të drejta kozmetike. Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë, jo vetëm që ringjalli krenarinë kombëtare të përdhosur dhe të shkelur paturpësisht, por ajo mbolli shpresën për liri dhe çlirim të njëmend për popullin shqiptar duke qenë e gatshme të ujit çdo pëllëmbë të Kosovës me gjakun e djemve dhe vajzave më të mira të kombit. Dalja e UCK-së komprometoi dhe diskreditoi platformën pacifiste rugoviste e cila e kishte shndërruar Kosovën në një  “han pacifist ku nuk dihej se kush hante dhe kush paguante, ku nuk dihej se kush hynte dhe kush dilte, në një han ku jetonin së bashku xhelatë e viktimë”. Në këto kushte dhe rrethana, Shaban Salihaj nga Shushica e Poshtme e komunës së Burimit, nisi veprimtarinë e tij luftarake si pjesëtar i UÇK-së, duke e ndier peshën aq të rëndë të robërisë, duke iu bashkuar zërit të atdheut dhe kombit në varganin e krushqve të lirisë. Kontaktet e para të Shabanit me UÇK-në kishin filluar më 1997 në fshatin Vajnik të Skenderajt nëpërmjet nipave të tij dhe komandantit në zë të asaj ane, Abedin Rexha, i njohur me emrin e luftës “Sandokani”  po nga ai fshat.  Zyrtarisht UÇK-së i ishte bashkangjitur më 5 mars 1998, që përkon me datën e sulmit të ushtrisë dhe policisë serbe kundër familjes Jashari në Prekaz të Poshtëm. Vajniku ishte një ndër pikat më nevralgjike dhe më të nxehta të konfrontimeve ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe. Pikërisht në këtë vend  në vigjilje të 28 nëntorit 1997, ndodhën ngjarje të rëndësishme, zhvillimet e të cilave do të vulosin fatin e drejtimit të zgjidhjes  së problemit të  Kosovës përmes luftës dhe rezistencës së armatosur. Atë kohë, “Sandokani” me bashkëluftëtarët e tij kishin zmbrapsur sulmin e forcave serbe, ndërsa në të njëjtën ditë kishte pasur luftime të ashpra edhe në Llaushë ku ishte vrarë mësuesi i fshatit Halit Geci. Varrimi i Halit Gecit u bë më 28 nëntor ku u bë edhe dalja e parë publike e UÇK-së.
Shkuarja  dhe stacionimi në Vajnik
Shaban Isa, siç njihet në Shushicë të Poshtme dhe fshatrat e Burimit, regjistrohet pjesëtar i Zonës Operative të Drenicës (ZOD) më 5 mars 1998. Pas një jave, së bashku me nipat e tij Jahir dhe Nazmi Gashin nga Vajniku kthehen në Shushicë për të filluar aktivitetet në zgjerimin dhe konsolidimin e UÇK-së në territorin e komunës së Burimit. Policia serbe  e cila kishte vënë re lëvizje të dyshimta në terren të Shaban Isës, një mëngjes e rrethojnë shtëpinë e tij dhe pas bastisjes i konfiskojnë një pushkë gjuetie. Me këtë rast arrestohet edhe Shabani me vëllaun e tij Milaimin. Në stacionin e policisë në Burim, Shabani dhe Milaimi torturohen në mënyrën më shtazarake, gjithmonë duke kërkuar nga policia fije të ndërlidhjes të pjesëtarëve nga kjo komunë me UÇK-në në Drenicë. Në mbrëmje i lirojnë me kusht që të paraqiten përsëri të nesërmen në stacionin policor. Pikërisht atë mbrëmje, Shabani betohet së jo vetëm që nuk do të paraqitet më në policinë vrastare serbe, por do të marr hak për gjithë ato mundime, gjithë ato vuajtje që po u shkaktoheshin në vazhdimësi bijve dhe bijave më të mira të popullit shqiptarë, të cilët po vriteshin,po torturoheshin dhe po dhunoheshin gjithandej Kosovës. Rruga jetësore e tij domosdoshmërisht po e orientonte edhe kësaj here drejt Drenicës martire, atje ku  flakadani i lirisë po merrte përmasat e lirisë së ëndërruar, atje ku shpresa e ringjallur po shndërrohej në realitet, atje ku kuptimi i flijimit i tejkalonte caqet e kuptimit njerëzor. Së bashku më vëllaun Milaimin, të dërmuar nga torturat e policisë serbe, rruga po shpinte në fshatin Vajnik. Në shkollën fillore të këtij fshati u takuan  me Sandokanin, i cili i cakton në një tog të cilin e komandonte Fadil Imeri. Pikërisht këtu fillon rruga e vështirë e luftëtarit të lirisë, rrugë plotë sfida dhe sakrifica, të cilën do ta bënte Shabani me vëllaun e tij Milaimin, djalin e tij Hysenin, pa u trembur dhe pa u zmbrapsur deri në vdekje. Pasi që armatosën së bashku me vëllaun Milaimin dhe djalin Hysenin, Shabani caktohet në pikën e Ozdrimit, ndërsa  Hyseni  më pas do të caktohej të  shërbente si  polic ushtarak në Burojë. Në këtë grup bënin pjesë edhe tre luftëtarë nga Shushica e Poshtme: Ademi, Veseli, dhe Iliri nga Alidemajt. Ngjeshja e armëve në shërbim të kombit dhe atdheut, për Shaban Isën, ishte ngjarja më  kulmore, ngjarja më sublime e jetës së tij. Duke u rreshtuar në anën e lirisë,në anën e çlirimit të Kosovës,kundër tiranisë ishte i gatshëm të flijohej sa herë ta kërkonte zëri i atdheut.
Ndërmarrja e aksioneve të para për çarmatosjen e kriminelëve serbë
Duke qenë së në territorin e komunës së Burimit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ende nuk i kishte konsoliduar strukturat e saj ushtarake, ndërsa terrori serbomadh përmes policisë,njësiteve paramilitare,bandave të çetnikëve, organizatës “Crna ruka” (Dora e zezë), sigurimit shtetëror dhe ushtrisë serbe, popullatën shqiptare e kishte vënë para sprovave të rënda, pikërisht për këtë arsye, Shaban Salihaj me grupin e tij të luftëtarëve të lirisë,vullnetarisht kërkojnë nga komanda e UÇK-së të veprojnë  në komunën e Burimit për të neutralizuar sadopak kapardisjen e aparatit shtypës serbomadh mbi shqiptarët e pambrojtur.
Aksionin e parë  me grupin e tij prej katër vetash, Shabani e filloi në fshatin Veriq të Burimit në fillim të prillit të vitit 1998, kundër kapitenit të ushtrisë serbe, Ramadan Istrefi, i  nacionalitetit egjiptas, i cili kishte dhënë prova të shumta për orientimin e tij antishqiptar. Ndonëse kapiteni nuk u gjet në shtëpinë ku jetonte, atij iu konfiskua një pushkë automatike, një snajper, një revole e tipit Tokarev, një pushkë gjuetie dhe një sasi e municionit, të cilat Shabani me grupin e tij i dorëzojnë në bazën e UÇK-së në Drenicë.
Aksionin e dytë Shabani  e orienton kundër policit antishqiptar, Dragan Zhivkoviqit, nga fshati Zhakovë, të cilit gjatë natës i hynë në shtëpi duke e kërcënuar së është i rrethuar me 200 pjesëtarë të UÇK-së, dhe pasi që ia jep një” mësim të mirë” ia konfiskon një pushkë automatike “Zastava”, revolen zyrtare dhe një automatik të quajtur  “maxhar”. Këto veprime të grupit luftarak të Shabanit bënë që të popullata shqiptare të ngjallën ndjenjat e adhurimit deri në përkushtim për UÇK-në dhe bijtë e kësaj treve të cilët kishin filluar ta godasin aparatin represiv edhe në strofullën e tij. Armatimin e konfiskuar gjatë natës, Shabani e dorëzonte në mëngjes në shtabin e UÇK-së në ZOD. Pas një numri aksionesh të suksesshme që kishte ndërmarrë në komunën e Burimit, emri  dhe personaliteti i Shabanit u bë i nderuar dhe i respektuar. Vet komandanti i tij fillon ta thërras me emrin Shaban Polluzha, duke aluduar në trimin e Drenicës legjendare. Sa e sa herë komandanti i ishte drejtuar me fjalë: “Ti,Shaban, sa herë po del në aksion, kurrë nuk po kthehesh pa armatim, për të cilin kemi aq nevojë”. Besimi që ishte krijuar te komandantët dhe ushtarët në Drenicë për Shabanin nuk ishte i rastësishëm. Ai buronte si rrjedhojë e sa e sa aksioneve të kryera me sukses, si dëshmi e një përcaktimi të fuqishëm të një lufte të drejtë dhe pakompromis deri në fitore. Trimëria dhe gatishmëria për t’u vu në ballë të aksioneve më të vështira, bënë që Shabani të angazhohej në sigurimin e armëve që silleshin nga Shqipëria për luftëtarët e UÇK-së. Kështu Shabani ishte vënë në rolin e dyfishtë; në furnizimin me armë nga Shqipëria, dhe në kryerjen e aksioneve në territorin e komunës së Burimit që rezultuan në eliminimin e disa kriminelëve serbë me damkë.
Bartja dhe furnizimi me armatim nga Shqipëria
Nevoja për armatim e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fillim të vitit 1998, ishte njëra ndër sfidat më të papërballueshme dhe më të domosdoshme për kohën. Atdhetarët kërkonin armë për t iu përgjigjur thirrjes së atdheut për liri, ndërsa armët ishin aq të pakta në krahasim me rrethanat e luftës që po shkallëzohej gjithandej Kosovës.
Në maj  të vitit 1998, nga Shtabi i UÇK-së Shabani caktohet për të udhëhequr një grup prej 24 vetave (vet i 25-ti) për në Shqipëri, për  të sjellë armatim për luftëtarët e lirisë. Duke e pranuar këtë detyrë sa me peshë po aq edhe të vështirë, Shabani ishte i vetëdijshëm se nëpër çfarë rruge apokaliptike do të kalonte me shokët e tij të idealit, por gjithashtu ishte i vendosur që të jepte çdo gjë prej vetes që misioni të kishte sukses. Mirëpo, pasi pajisën me një sasi të konsiderueshme të armatimit në Shqipëri, gjatë kthimit për në Kosovë, grupi prej 25 ushtarësh bien në pritë në rrethinat e Gllogjanit, ku pas një lufte të pabarabartë, detyrohen të tërhiqen,duke mos pasur mundësi të tërheqin armatimin e sjellur nga Shqipëria. Aty mbesin armët që ishin të ngarkuara në kuaj dhe gomarë,ndërsa grupi arrin të rigrupohet në Drenicë vetëm me armët personale.
Shabani  sërish i rifillon aksionet në terrenin e Burimit edhe më forcë, i bindur plotësisht së rruga e çlirimit kërkon vuajtje, sakrifica deri në flijim. Në fillim të javës së tretë të qershorit udhëhoqi  një formacion  prej  rreth 470 vetave, të cilët ilegalisht po depërtonin një sasi të madhe armatimi nga Shqipëria. Ky formacion i luftëtarëve kishte qëndruar afër 3 javë në Shqipëri dhe nuk kishte mundur të futej në Kosovë, për një kohë, për shkak të shtimit të forcave të shumta policore dhe ushtarake në kufirin shqiptar. Në përbërje të këtij formacioni bënin pjesë  luftëtarë nga tri zona  operative të UÇK-së: Zona  Operative e Drenicës ( ZOD), Zona Operative e Shalës (ZOSh), dhe Zona Operative e Llapit (ZOLl). Në mesin e këtij grupimi të udhëhequr nga Shabani ishte edhe Rrahman Rama, komandant i ZOSh-së. Shabani udhëzon marshin e grupit nëpër shtigjet e  maleve dhe bjeshkëve të  Vrellës, Shushicës, Rakoshit, Leqinës, Izbicës, dhe i shpie deri në Vajnik. Një kamion armatim që u kishte mbetur në fshatin Vrellë të Burimit, i cili ishte i destinuar për  ZOD, ZOSh, dhe ZOLl duhej me çdo kusht të dërgohej në destinacion. Rreziku i bartjes së këtij armatimi ishte jashtëzakonisht i madh duke marrë parasysh shtimin enorm të patrullave policore, paramilitare,por edhe të bashkëpunëtorëve të okupatorit. Në fillim të gushtit, kjo sasi e armatimit sillet në oborrin e shtëpisë së Shabanit në Shushicë të Poshtme. Aty  mbushën tri rimorkio traktorësh me armë të ndryshme të cilat transportohen përmes Rakoshit dhe dalin të lagja e Memiqëve të Kërrninës. Pushtuesi serb kishte vënë nën kontroll të gjitha rrugët e kalueshme nëpër të cilat kishte vënë postblloqe dhe punkte të ndryshme. Luftëtarëve të lirisë u kishin mbetur për lëvizje  ato rrugë dytësore nëpër të cilat fshatarët bartnin dru me qerre kuajsh ose për punë të tjera. Në një rrugë të këtillë bartësve të armatimit  u rrotullohet traktori, në të cilin kishte edhe mortaja 500-she, që ishte rrezik i shpërthimit  të armatimit por edhe vënia në rrezik e vet jetës së luftëtarëve të lirisë. Pas dërgimit të armëve në vendin e caktuar, burimet serbe të cilat duket se kishin arritur të informohen rreth kësaj veprimtarie, të nesërmen në emisionin e lajmeve në  gjuhën shqipe në Televizionin e Prishtinës (i cili asokohe ishte i okupuar) informojnë opinionin e gjerë se ”Shaban Salihaj kishte futur 500 terroristë të armatosur nga Shqipëria në Kosovë”.
Aksionet e Shaban Salihajt  për eliminimin e kriminelëve serbë
Nga flakët e luftës në  Drenicë ,krenaria dhe dhembja ishin bërë bashkëudhëtare të pandara, dashuria dhe solidariteti e mbi të gjitha, atdhedashuria po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në të gjitha segmentet e jetës së njerëzve. Afrimi i luftës kishte filluar të ndihej i sigurt në çdo prag të shtëpive të shqiptarëve, në çdo cep të atdheut tonë të pushtuar. Lufta po merrte përmasa apokaliptike.
Në komunën e Burimit levat e pushtetit okupues po përpiqeshin të blejnë kohën edhe ashtu të çmuar që u kishte mbetur. Policia vrastare serbe,Dora e Zezë, paramilitarët e Arkanit, Sheshelit ishin lëshuar si korbat në gjah kundër popullatës së pambrojtur shqiptare. Pjesëtarë të këtyre grupeve famëkëqija po dëshmoheshin përditë e çdo çast përmes dhunës dhe brutalitetit kundër shqiptarëve. Këto hordhi kriminale po bënin plojë nëpër vatrat e luftës në Drenicë e Dukagjin, duke vrarë e prerë  të pafajshëm, duke djegur,duke përdhunuar…Derisa këta kriminelë në trevat e luftës por edhe aty ku nuk kishte luftë, po i mbytnin në gjak shqiptarët, Shaban Salihaj me grupin e tij i gjurmonte hap pas hapi dhe u jepte atyre dënimin e merituar. Rajko Gajiq nga Veriqi, një kriminel  i njohur për krime dhe i regjur në luftën e Bosnjës, pjesëtar i njësisë special e të policisë serbe, i dëshmuar në kryerjen e shumë krimeve nëpër vatra të luftës, kishte mbushur kupën. Përvec kësaj, ai nuk kishte hezituar ta vriste e pastaj ta priste në fyt Bajram Binakun diku në malet e Ucës. Vendimi për vrasjen e tij nga strukturat komanduese të UÇK-së vinte si një detyrim, si një shpagim, si hakmarrje për gjithë atë kob që po mbillej në Kosovë, për gjithë atë gjak të pafajshëm që po derdhej, për gjithë atë urrejtje të shfrenuar patologjike që vinte nga ana e Serbisë… Atentati i ngarkohet Shaban Salihajt dhe grupit të tij. Një natë qershori të vitit 1998 së bashku me vëllaun Milaimin,djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun i afrohen shtëpisë së tij në Veriq. Shtëpia e Rajkut ishte shndërruar në një çerdhe çetnikësh ku pihej alkooli deri në dehje, ku këndoheshin këngë çetnike për shfarosjen e shqiptarëve, të cilat në të shumtën përcilleshin me krisma të kalibrave të lloj-llojshme të armëve. Të gjitha këto bëheshin për të krijuar efekte psikologjike të frikës ndaj shqiptarëve. Atë natë Shabani ngadalë, por me vendosmëri afrohet deri të dritarja e dhomës ku po qëndronte Rajku me një nga nipërit e tij, ndërsa pjesëtarët e grupit të Shabanit kishin zënë pozicione gati për zjarr. Nga jashtë Shabani me një serbishte të shkoqur i drejtohet: ”O Rajko, jam Gjuriqi, eja  shkojmë të pijmë në Istog”. Rajku duke mos kuptuar grackën që i kishte kurdisur Shabani fillon të dalë  me automatik dhe revole (sepse kështu shkonte thuajse çdo kund në atë kohë). Duke dalë nga dera e hyrjes së shtëpisë, Milaimi dhe Hyseni ia lëshojnë nga  një breshëri nga të  dy automatikët në mes të trupit, duke e plandosur për tokë. Ia marrin armët dhe largohen nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Vrasjen e Rajkut e mëson më shpejt baza e Shabanit në Drenicë, të cilës Shabani ia dorëzon armët e konfiskuara, se nipi i Rajkut që ishte aty brenda. Kur nipi zgjohet në mëngjes,  sheh Rajkun të shtrirë dhe gati të ndarë në dysh në derën e hyrjes së shtëpisë. Vetëm atëherë  e kupton se breshëritë e mbrëmshme nuk kishin qenë të Rajkut dhe Gjuriqit siç ishte mësuar t’i dëgjoj shpesh ai dhe shumë të tjerë, por paskëshin qenë të UÇK-së. Vrasja e Rajkut në qarqet serbomëdha u prit me indinjatë të madhe. Për humbjen e Rajkut, komandiri i policisë serbe në Burim ishte shprehur: “Po të m’i vrisnin pesë njerëz tjerë, e madje edhe të kishin mundësinë e zgjedhjes së tyre, nuk do të mërzitesha më shumë se për Rajkun”.
Aksionin e radhës Shabani së bashku me djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun e ndërmarrin në jug të daljes së fshatit Rakosh dhe hyrje të fshatit Kërrninë të Burimit. Në një pritë të përgatitur mirë ata vrasin dy policë serbë të uniformuar: Slavko Gergiq nga Rakoshi dhe Sllavolub Grozdanoviq nga Kernina, derisa këta po shkonin në ndërrim në një postbllok të policisë serbe. Policëve të vrarë, grupi i UÇK-së ua merr armët si trofe dhe të njëjtat në mëngjes dorëzohen në shtabin e UÇK-së në Drenicë. Edhe më këtë rast, komandanti i Shabanit në Drenicë në shenjë mirënjohje dhe krenarie duke ia rrahur supet i thotë: “Sa herë po të sjell era këndej tek ne, nga një aksion po na kryen andej, plus po na sjellë armë”.Jehona e vrasjes së policëve serbë dalëngadalë po mbillte farën e frikës, dëshpërimit dhe rënien e moralit në veçanti të strukturat komanduese dhe pjesëtarët e policisë. Vrasja e këtyre policëve i kishte kufizuar deri në minimum lëvizjet e policisë serbe gjatë natës, ndërsa  banorët shqiptarë të kësaj treve për herë të parë po ndienin një lehtësim, një qetësi pak më të madhe, edhe pse të përkohshme, nga bastisjet e policisë serbe që i ndërmerrte natën.
Rrethimi, rënia në shtëpinë e lindjes dhe vrasja e familjes
Strukturat inteligjente serbe përmes shërbimeve dhe  rrjetit informativ që kishin do të kuptojnë së në ballë të të gjitha veprimeve, sulmeve, atentateve qëndronte strategu sypatrembur Shaban Salihaj dhe grupi i tij, i cili e mbështeti me forcën dhe besnikërinë më të madhe deri në fund. Për të asgjësuar këtë grup të UÇK-së i cili po u kallte datën, strukturat policore, ushtarake dhe paramilitare hartojnë planin e eliminimit të këtij grupi.
Në mbrëmjen e 28 gushtit 1998, Shabani me grupin e tij të vogël kthehet  në shtëpi për të vizituar familjen e tij në  në Shushicë të Poshtme. Për vizitë në shtëpinë e tij kishte qenë edhe dy herë pra kësaj date. Si  për ironi të fatit, atë mbrëmje kishte pasur dy” mysafirë” që kishin ardhur ta vizitojnë, qëllimet e të cilëve nuk kishte arritur  t’i kuptoj Shabani edhe pse ata qëndruan deri  pas mesnate. Rreth orës katër të mëngjesit të 29 gushtit, nëna e Shabanit vëren se sana në oborrin e tyre po digjej, Ajo lajmëron Shabanin se janë rrethuar. Sanën po e digjnin forcat serbe nga distanca. Të gjithë të pranishmit në shtëpi zgjohen duke kapur armët për të rezistuar. Fillojnë të shtëna nga shumë drejtime nga kalibra pushkësh snajperiste, automatikësh, mitrolozësh të rëndë nga autoblindat. Një luftë e pabarabartë,për jetë o vdekje. Luftë në mes të lirisë dhe robërisë. Pozicionimi i luftëtarëve të lirisë bëhet në qark, duke bërë përpjekje për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin dhe lirinë e nëpërkëmbur. Ndër anëtarët e parë që goditet nga plumbat ishte Isë Hyseni,babai i Shabanit, plak 76 vjecar, të cilin pasi e zënë e ekzekutojnë. Pas tij ,në intervale të ndryshme kohore vriten vëllezërit e Shabanit, Arbeni, dhe Abedini, e më vonë djali i Shabanit, Hysniu. Djali tjetër i Shabanit, Hyseni plagoset duke tentuar për të çarë rrethimin e trefishtë që kishin bërë forcat serbe. Në të njëjtën kohë plagë të rënda kishte marrë dhe Milaimi, vëllai i Shabanit. Të dy edhe pse të plagosur vazhdojnë të rezistojnë duke u bërë krah i lirisë, zë i ndërgjegjes së kombit, duke u bërë fanarë të dritës së lirisë së Kosovës. Tymi dhe flaka kishte mbuluar Shushicën. Krismat e armëve të të gjithë kalibrave të mundshëm po e vrisnin mëngjesin e asaj dite gushti, ndërsa familja Salihaj po luftonte me një ushtri, me një krajli. Nëpër flakët e zjarrit, nëpër shtëllungat e tymit, nëpër krismat dhe gjëmimin e armëve shquhej zëri i Shaban Isës që komandonte, u jepte zemër familjarëve të tij të luftojnë dhe të mos  turpërohen para  shkjaut. Rrethimi sa vinte e ngushtohej përreth luftëtarëve të lirisë. Krismat e mbrojtjes bëheshin gjithnjë e më të pakta. Municioni po u mbaronte. Kur Hysenit  dhe Nazmi Gashit po u mbarohej municioni, për të mos rënë në duart e bishave serbe, bëjnë vetëvrasje duke qëlluar me revole në  pjesën e majtë të nofullës. Nuk donin të dorëzoheshin për asnjë çmim, kishin dhënë betimin e  ushtarit të UÇK –së dhe këtij betimi i qëndruan deri në fund. Të njëjtën ditë vritet edhe Gani Salihaj, që ishte civil. Dara e rrethimit militarist po e ngushtonte rrethin ndaj shtëpisë së familjes Salihaj.
Derisa  shumica e mbrojtësve të lirisë ishin vrarë aty pranë shtëpisë dhe përreth, Shabani arrin të dalë nga rrethi i parë duke u  futur në rripin e malit afër 300 metra të gjatë dhe përafërsisht 50 metra të gjerë që fillon nga oborri i shtëpisë së tij në drejtim të lindjes deri në rrugën Zhakovë – Rakosh. Shabani vritet në rrethin e dytë kur në armët e tij nuk kishte mbetur më asnjë sasi municioni, afër rrugës Zhakovë – Rakosh. Koha e vrasjes së tij ishte ora 10. Ndërkohë, forcat serbe zënë gruan e Shabanit duke bërë përpjekje për tu arratisur nga shtëpia në drejtim të perëndimit. Rreth orës 11 serbët hyjnë në oborrin e shtëpisë dhe fillojnë ta djegin atë. Kërkojnë edhe nënën e Shabanit që ta vrasin, e cila e sëmurë kishte arritur të strehohej  në shtëpinë e një fqinji. Ndërsa gruaja e Shabanit, të cilën serbët e kishin marrë me vete, është gjetur e masakruar në postbllokun e policisë dhe ushtrisë serbe në Kodër të Rakoshit (3-4 kilometra  larg nga shtëpia). Asaj më vonë i janë gjetur vetëm eshtrat dhe flokët që dalloheshin se janë të saj.
Mëngjesi dhe paraditja e  29 gushtit 1998, nuk ishte ditë e zakonshme për banorët e trevës së Burimit, ndonëse  ishte një ditë pas shiut që kishte rënë gjatë natës. Koha e vrerët  dhe me mjegull që kishte pllakosur luginën e lagjes së Salihajve nuk kishte mundur as përafërsisht të mbuloj gjurmët e krimit  monstruoz që u krye atë ditë. Banorët e fshatrave përreth, sidomos Shushicë e Poshtme dhe e Epërme, u zgjuan nga krisma armësh dhe e kuptuan se aty në lagjen e Salihajve po bëhej luftë, ndërsa ata po qëndronin të mpirë, po bënin sehir. Sipas burimeve serbe, në operacionin kundër familjes Salihaj, kishte marr pjesë një efektiv prej 500 trupave, ku bërthamën kryesore e përbënin ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë nga Burgu i Dubravës, që ishte shndërruar në një bazë të madhe ushtarake e logjistike, i cili me vonë qe bombarduar nga NATO. Në mesin e 500 trupave kishte edhe policë e paramilitarë serbë nga fshatrat përreth Shushicës si: Zhakovë, Mojstir, Shushicë e Poshtme, Mojstir, dhe Veriq. Ditën e vrasjes  pandërprerë mbi Shushicën e Shaban Salihajt, një helikopter i ushtrisë vrastare serbe vrojtonte pandërprerë mbi gërmadhat e kullës së Salihajve që ende nxirrnin tym dhe flakë. Dukej sikur as vet nuk po u besonin syve së Shabani dhe formacioni tij i UÇK-së ishin vrarë .

Varrimi i dëshmorëve dhe anëtarëve të familjes Salihaj u bë në oborrin e tyre ditën e nesërme, më 30 gusht 1998, ndërsa më vonë është ngritur një lapidar në hyrje të rrugës që shpien të lagja e tyre, përgjatë magjistrales Pejë – Mitrovicë. Ndonëse  kontributi I dëshmorit Shaban Salihaj për UCK-në deri në rënien e tij (5 mars-29 gusht) zhvillohet brenda një periudhe më të shkurtër së gjysmë viti, rënia e tij në fushën e betejës ishte një humbje e madhe për UÇK-në kur të merret parasysh roli dhe kontributi i tij intensiv. Akti i madh heroik, guximi, atdhedashuria, vetëflijimi me vetëdije, Shaban Salihajn dhe familjen e tij, do ta radhisin përjetësisht në gjerdanin  e dëshmorëve të kombit shqiptar të cilët luftuan gjithandej për një atdhe të lirë. Përjetësisht!

Ekziston një popull pasardhës i Ilirëve, njësoj siç jemi ne shqiptarët

1

Shkruan : Fahri Xharra, Gjakovë

Ata flasin Sanskritisht, sot e mijra vjet, e kjo gjuhë në fakt nuk është gjë tjetër përveçse gjuha antike pellazgo-iliro-shqiptare. -këta djem të vegjël që duken si djemt e fshatrave tona të thella malore, janë banorë të Hundëzës, dhe trashëgimtarë të padiskutueshëm të Lekës së Madh- Për Hundëzakët nuk ka mëshirë! Të gjithë i kanë bezdi, për pastërtin dhe bukurin e rracës, për dinjitetin e tyre, sidhe për veçorinë e gjuhës që askush nuk ua kupton. Ajo gjuhë njeh dhe fsheh mistere të mëdha, tokësore e qiellore. Por bota ziliqare, malinje, mendon se ata duhet të zhduken! Gabim!!! Para disa muajsh, atje, ne ato male u gjend një makineri shume e çuditshme, e fshehur ne nje shpelle, sigurisht nga banoret e zones, nga hundëzakët.

Kjo ishte makina fluturuese, ajo që indianët e vjetër e konsideronin si kopja teknologjike e asaj qe realizon vet njeriu i plotesuar, njeriu qe fluturon vetem me fuqine e trupit te tij. Amerikanet, dmth, ushtaret qe pastronin ato male nga talebanet, u futen ne shpelle dhe gjeten kete relike, sidhe nje dokument qe pasqyronte teknologjine dhe formulen e ketij lloj fluturimi, si per makinen si per vete njeriun perfekt. Por ky dokument eshte i shkruar ne nje gjuhe qe askush nuk e njeh, perveç ketyre njerezve te mire e te vecante…!!!
vazhdon përshkrimi nga Fahri Xharra

Ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës!

Aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, aty është Hundëza. Hundëzaështë mbi 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta. Ponë këtë lartësi mbidetare e krejtësisht malore prodhohen perimet, pemët dhe drithërat endryshëm, aty prodhohen prej patateve, fasules, grurit, elbit, shalqirit, rrushit, qershisë,mollës, dardhës, pjeshkës dhe kajsisë.

Banorët janë arë-bërës(bujq) të mrekullueshëm dhee kanë krijuar sistemin e vet të vaditjes dhe kullimit, kanalet kulluese që quhen KULLSE.(shqip kulluese) Mali i lartë i mbuluar me akullnaja quhet RAKAPOSHI ( shqip -ra kahposhtë) e furnizon luginën me ujë të pijshëm. Qafirstani shihet si parajsë në tokë në Pakistanin Verilindor, me liqene të bukur, ujëvaremahnitise, pyje të paprekura të gjelbra, borë të përhershme dhe diell të butë. Por nukështë vetëm vendi që të magjepsë.

Por kush janë qafirët? Hundëzakët jetojnë rreth 100- 140 vjet. Banorët që jetojnë në harmoni të plotë dhe kanëshëndet të mirë pa sëmundje të kohës janë të njohur në botë se rrojnë gjatë. Një djali tëlindur nëna i jep gjinj deri në tre vjet, kurse vajzës vetëm dy.

Në Hundëzë nuk ka ndarjetë çifteve të martuara. E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë eka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është BURRUSHASKI ( shqip-burrërrisht),gjuhë e cila nuk shkruhet. Burrat veshin SHALVARE ( shqip:shal-vare), ndërsa gratëbluzën e tyre e quajnë KAMISHA. Vallet e tyre shoqërohen nga tupanët, fyejt apopipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë për dore në rreth.

Në raste festash burratveshin pelerinë leshi të quajtur çuka. Në tetor është festa e verës (pijeve alkoolike). Gratënuk janë të mbuluara me perçe e as shamija. Festa më e rëndësishme është ajo e Vitit të Ri Diellor. Ky festim quhet NA UROSH (shqip). Në një ditë të vetme të dhjetorit kryhen të gjitha martesat e vitit. Hundëzakët etregojnë brez pas brezi historinë e tyre se si kanë mbetur aty që nga shekulli III p. e. s.dhe se e kanë prejardhjen që nga koha e Aleksandrit të Madh.

Aristidh Kola, historian arvanitas në librin e tij , , Arvanitasit” shkruan. . . Aleksandri imadh, ilir nga nëna e tij e kishte rritur ushtrinë e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Por pasvrasjes së Klitit nga ana e Lekës së Madh, atë periudhë e veçojmë se rreth 6 mijë ushtarëilirë u ndanë nga ky i fundit dhe veçuan duke u pozicionuar të veçuar në Braktane deri sau përqendruan në Qafirstanin e sotëm. . . Hundëza ,me qenë se pjesa gjeografike ku ata jetojnë e ka formën e Hundës.

Pra, fjalën e kemi për një mori ilirësh ( e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që ngakoha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit. Vendi ihundëzakëve u quajt Qafirstan për shkak se nuk e pranuan islamizimin. (Qafirstan –vendi jobesimtarëve). Hundëzakët jetuan me mijëra vjet si paganë deri në fillim të shekullitXIX, deri sa Emiri Abdur Rrahman Khan i konvertoi qafirët në islam. (1895-1896).

Pas pushtimit të Emirit të Kabulit vendi u quajt Nuristan (Vend i Dritës) . Qafirstani ishtepushtuar shpesh edhe para Emirit dhe sigurisht që identiteti i tyre u degradua, ”priftat “ e tyre u vranë, qendrat fetare ishin djegur, të rinjtë ishin marrë me zor për ushtri, kursevajzat për haremet e khanëve.

Çka është e rëndësishme që hundëzakët edhe sot e kësaj dite e pinë verën e përzier meujë, si të parët tanë ilirët. Janë popull trupgjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe,shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, gjëqë i dallon nga afganët, tagjikët apo pakistanezët. Shumë prej tyre edhe leshkuq.

Femra e Qafirstanit, “femra kalashe e Hundëzës me bukurinë e saj e bën që mashkullinjo vetëm kalash të humbë edhe fenë e tij.”

“Kur një grua kalashe pi ujë i shihet uji dukegjarpëruar teposhtë fytit e saj të gjatë e të bukur”, Këto janë pershkrime të zakonshmeqë i bëhen bukurisë dhe butësisë së femrës Qafire. Ato besohet të jenë më të bardha se ebardha. ” Nga lëkura e saj shihen edhe venat nëpër trupin e saj të bardhë “. Kurse lartë në male jeton fisi karakteristik i Kalashëve. Kalashët janë animistët e fundittë Azisë Qendrore. Si grup i vogël prej 5 mijë vetash e kanë një histori më ndryshe ngahundëzakët tjerë.

Me kalimin e shekujve Qafirstani u nda në dy zona- ajo e qafirëve tëzinj e që sot janë kalashët dhe qafirët e kuq, pasardhësit e tyre sot jetojnë në Nuristan e qëiu nënshtruan xhihadit të Emirit të Kabulit. “Qafiret e zinj” jetojnë edhe sot me besimin e tyre Animist, me të cilin besohet se edhedruri ka shpirt. Me mijëra vjet kalashët e kanë ruajtur dhe mbijetuar kulturën e tyre unike,identitetin social dhe gjuhësor, por shekulli i ri i ka përballur me dy përballje të reja tëfundamentalizmit fetar dhe ndryshimeve klimatike.

Studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare , sepsekanë jetuar me mijëra vjet të veçuar nga rrethi dhe ashtu janë ruajtur tiparet popullore,gjuhësore dhe zakonore ilire-shqiptare. Ku jemi? Mediet pakistaneze filluan së pari të shkrujnë për këtë grup njerëzish gjatë viteve të 70-takur Qafirstani u ballafaqua me uri. Duke i falënderuar kryeministrit Zylfiqar Ali Bhutto( i cili ishte me origjinë nga hundëzakët), u shpall tragjedia dhe paganët shpëtuan, ndërsaAli Bhutto ishte hero i tyre. Por, me ardhjen e deobandëve në fuqi dhe viti 1979 (Presidenti Zia Ul Hak) e shënoifillimin e fundit të qafirëve (hundëzakëve). Kush janë deobandët?

Një version Wahabi i islamit, të cilët mëndojnë se vetëm atadhe wahabitë duhet të ekzistojnë, sektet tjera fetare islame duhen të zhduken. GjeneraliZija Ul Hak (edhe vetë pjesëtar i sektit Deobant) shkoi aq larg sa me anën e tablirrëve(tablirrët, rrjedhë e deobantëve) e islamizoi çdo skutë të Pakistanit. Si rrezultat i kësajtablirret (talebanët) me forcë u futën në Qafirstan duke marrë mbi 70% të territorit dheduke shkatërruar çdo gjë autoktone hundëzake dhe duke iu imponuar Islamin në mënyratmë të vrazhda. Rrëmbimimi i femrave hundëzake –kalashe dhe martesat me dhunë për t’i konvertuarnë islam ishin dhe janë një prej metodave të përdorura edhe sot e kësaj dite.

Femrave tërrëmbyera dhe të martuara me dhunë nuk iu lejohej të shihnin të afërmit e tyre përderisaedhe ata nuk e merrnin islamin si fe të tyre. Por, nuk është as fsheftësi kur femrat edhe janë shitur me mënyrën “se kush paguan më shumë”. Hundëzakëve nuk iu lejohet bartja e armëve. Varfëria e qafirirëve është po ashtu faktor tjetër i madh për përqafimin e tablirri-Islamit. Qeveria nuk jep kredite pë qafirët, kurse policia dhe drejtësia shtetërore e Pakistanit nukkundërvehet kurrë kur sulmohet prona e hundëzakëve.

Tablirret luajnë edhe me një letërtjetër duke iu dhënë hundëzakëve para me fajde (që është kundër parimeve), dhe kur ata nuk mund t’i kthejnë më ato s’u mbetet gjë tjetër ose tëislamohen ose të humbasin pronën. Uji i ujësjellësit dhe rryma elektrike është vetëmpër myslimanët, kurse kalashët janë të privuar nga ato të mira. Dimri i Qafistanit ështëSiberik, e kushtet e jetës janë të papërshkruarshme. Xhamitë dhe mejtepet janë të ngrohtadhe me ujë nga ujësjellësi, kurse shtëpitë e kalashëve të mërdhijnë e bora duhet shkrirëpër t’u pirë.

Gjatë dimrit kalashët flenë dhe jetojnë së bashku me shtazët e pakta shtëpiake që i kanë.S’ka spitale e as dispanzeri. Zërat me zmadhuese nga mejtepet ditë e natë lexojnë vargje kuranike, kurse shumë kalashë vdesin sepse iu mungon kujdesi edhe më elementar shëndetsor, bile së fundi edhe gjatë lindjës së grave. Duke iu falënderuar tablirrëve kultura autoktone kalashe thuaja se nuk ekziston më.Në vitët e 80-ta flitej se gjerë në fund të shekullit XX do të vijë deri te shuarja e kalashëve, por ja që janë ende gjallë nja 2 deri 3 mijë sish.

Qeveria e Pakistanit e kaformuar “Fondacionin Kalash për shpëtimin dhe propagimin e kulturës Qafire. Por,faktet flasin ndryshe. Vizitorët e Luginës së kalshëve duhet të paguajnë mirë për t’i parëato vende e ata njerëz. Bileta që i jepet vizitorit quhet me nënçmim “biletë e kopshtitzoologjik”.

Duke iu falënderuar këtij fondacioni kalashet janë shndërruar në artifakte antropologjike. Për të qenë ironia më e madhe, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vajtoj nëpër zhdukjen e ndonjë lloji, kurse askush nuk e ngrit zërin në mbrojtje të tyre, e tablirrët e vazhdojnë shlyerjen e paganëve të fundit evropianë.

Është interesant që fqinjët tanë kanë guxim që të pathirrur të kërcejnë në dasmën tonë. . .Grekët me vite të tëra dërgojnë mësues, hapin shkolla greke dhe e bindin botën përprejardhjen e hundëzakëve si grekë, kurse sllavo-maqedonasit që nga viti 1996 dërgojnëlinguistë sllavë në vendin e kalashëve për të gjetur vazhdimësi gjuhësore në mes gjuhëssllavo-maqedone dhe asaj burrerrishte.

Kurse ironia edhe më e madhe është ajo e vitit 2008 kur kryeministri i Fyromit, Gruevskithirri në vizitë princin hundëzakë Gacanfer Ali Khanin dhe princeshën Roni Atika,si pasardhës të Lekës së Madh e kjo vetëm për të treguar vazhdueshmërinë sllavo –maqedonase me hundëzakët(!). . . . . . . kurse ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon eharresës dhe të mospërfilljes .

Në kujtim të jetës dhe veprës së Mark Krasniqit, intelektualit e patriotit të madh

0
Nga: Ahmet Asani
[Me rastin e 6 vjetorit të shkuarjes në amshim të akademik Mark Krasniqit]
▪︎Per emrin e profesor Mark Krasniqit kisha mësuar qysh kur isha 10 vjeç, kur mësuesi im i parë Nevzad Jashari për suksesin e shkëlqyeshëm më kishte dhuruar librin “Posta e Porositun”! Sa shumë e deshta ate libër nga i cili mësova per pabesinë e ujkut e dhelprës, te cilëve nuk duhet zënë besë as kur betohen, sepse edhe betimin e bëjnë per të mashtruar!
▪︎Nga “Posta e porositun” mësova përmendesh emrat shqip të shumë fshtarave e maleve të Kosoves, dhe sa herë që e lexoja këtë liber dhuratë, ëndrra ime ishte që ti shëtisja këto vende dhe ta takoja autorin Mark Krasniqi, qe ai t’ma nënshkruante me dorë të vet librin
“Posta e Porositun”
▪︎Sikur gjithë fëmijet edhe unë ëndërroja e fantazoja shumëçka! Ëndërroja biles sikur me autorin e librit “Posta e Porositun” bisedoja, i shtroja atij pyetje për ariun, ujkun e dhelprën dhe ai më jepte pergjigje, por, dorën në zemër, që një ditë unë do isha jo vetem mik por edhe një nga bashkëpunëtoret me te afert te akademik Mark Krasniqit, krahut të djathtë të dr.Ibrahim Rugovës, këte nuk e kisha ëndërruar!
▪︎Jam shumë i lumtur e shumë krenar, që pata fatin ta kem mik dhe të jem badhkëpunëtor e bashkudhëtar i akademik Mark Krasniqit, intelektualit e patriotit të madh shqiptar, që tërë jetën e tij punoi për t’mirën e kombit shqiptar.
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË AKADEMIK MARK KRASNIQIT!
Kjo foto flet shumë, shumë më shumë se që mund të mendojmë …Akademiku Mark Krasniqi e ka parashikue të ardhmen, indiferencën dhe mospërfilljen ndaj atyre që kanë dhënë kontribute të mëdha për kombin, sikurse që ishte edhe vet ai.
Prandaj, Akademiku i njohur, i cili aq shumë i ka shërbyer kombit, për së gjalli ia ka ngritë varrezën vetës!
Në vendin ku iu ngriten përmendore armiqëve apo ku armiqët ta nënvlerësojnë shtetin dhe i ngrenë përmendoret e heronjve të vet që të kanë robëruar si shqiptar dikur, edhe e pamundshmja del të jetë e mundshme. 
Megjithatë, Mark Krasniqin nuk e harrojnë kurrë Shqiptaret e Shqiptarët, si për shembull intelektuali i njohur shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë që jeton në Zvicër, Ahmet Asani.

Pentagoni e vrau me dron një planifikues të IS në Afganistan

0
Pentagon thekson që një drone pa pilot e vrau një planifikues të IS-Khorasan që gjëndej në një automjet në provincën Nangarhar të premten, tek kufiri me Pakistanin.Pentagon beson që ai ishte duke planifikuar një sulm vetvrasës. Personi ishte me një tjetër në automobil.

«U.S. military forces conducted an over-the-horizon counterterrorism operation today against an ISIS-K planner,» U.S. Central Command Spokesman Captain Bill Urban told Fox News on Friday. «The unmanned airstrike occurred in the Nangarhar Province of Afghanistan. Initial indications are that we killed the target. We know of no civilian casualties.»

Fox News has confirmed that the drone hit a vehicle carrying an ISIS-K leader who was believed to be «carrying out future attacks.»

US drone strike killed ‘ISIS-K planner’ in Afghanistan, Pentagon says 

Document.no

Velipoja që bëhet gjithnjë e më e bukur, në të cilën “Ka hy pare e madhe nga pushuesit qe vijne nga Kosova…”

0
Ilir Seci, New York
Gjate muejit korrik sa isha në Shqipni ato dy javë i kalova kryesisht në vendlindje dhe nja 3-4 dite në Shkoder, qytetin ku baj çmos me shkue sa herë vizitoj vendin tonë…nji nga ato dite sa ishim në Shkoder Ditmari shprehu deshiren me pa plazhin e Velipojës ku po bahen vite qe nuk kemi shkue…shkuem atje dhe sinqerisht u seritëm me ndryshimet që kish njoftë Velipoja prej vitit 2009 kur kemi qene heren e mbrame aty…ish ba si qytet…dhe me erdhi mire pavaresisht se ndokush mundet me u ankue e me nxjerre ne pah te meta, do-do gjind thjesht jetojne per me u ankue dhe ankimimi nuk asht qellimi i ketij postimi…
Ne këtë postim due me theksue diçka qe me bani pershtypje per mire…pame qe plazhi ishte i mbushun pushues ne çdo centimeter katrore, anembane…i thom kunatit se sa paska ndryshue Velipoja e sa shume pushues paska e ai ma kthen :
– “Ka hy pare e madhe nga pushuesit qe vijne nga Kosova se ne Velipoje vijne panderpremje…mos te kishin qene ata pushues e kishe pasë këtë vend si në vitin 1997…”
Kqyrem perreth…impakti i pareve të ardhuna ishte i kjartë kudo…nesa endeshim neper Velipoje-Sektor si i kane thane dikur zones se plazhit, me rane ne sy shitoret me emna nga viset shqiptare jashte kufinjve si “Byrektore Piceri Gjakova”, “Restorant Aroma Gostivari”, “Tradita Pejane”, etj…e pyes nji nga shitesit ambulante ne rruge per ata emna e me thote :
– “Ah po, ato lokale i kane marre me qera shqiptaret nga Kosova dhe Maqedonia, i mbajne ne pune veres kur ka pushues e kane fitim…po bahen vite që ngjet kjo.”
…Nuk munda me i mshefë emocionet që ndjeva kur mesova këto fakte…dhe pashë pranine shqiptare nga Kosova në Velipoje…nuk ka se si mos me u emocionue njeriu kur sheh tabelen e madhe në Velipojë-Plazh ku shkruhet – “Stacion Velipoje-Kosove”…Velipoja që deri në vitin 1991 ishte zone kufitare dhe duhej leje me shkue sot pret dhe percjelle vargun e autobuseve nga Republika e Kosoves…
Tue pa ato tabela e ato emna lokalesh natyrshem mendova se kaq na duhet ne…levizje mbrendashqiptare qe veç tjerash gjenerojne te ardhuna e te ardhunat sjellin progres ekonomik…Nuk kane çka i duhen Shqipnise “minishengenat ballkanike”…me hjeke doganat dhe barrierat ekonomike mes shqiptareve dhe ishim realizue ma se miri si komb…praktikisht ky kishte me qene bashkimi kombetar sepse ne fund te mbramë asht ekonomia ajo qe bjen tana ndryshimet tjera…

Shenjtërit e Ulpianës

0

Nga: Don Fatmir Koliqi, Prishtinë

“Kosova e sotme apo Dardania Antike, ishte vend i shenjtë dhe vendi më kompakt në planin nacional, gjuhësor dhe fetar, dhe shquhej në gjithë Ilirinë dhe më gjerë. Këtu i kemi martirët e parë të krishterimit, Shën Florin dhe Shën Laurin, gjatë viteve 117-135 pas Krishtit.”[1]

Ky është konstatimi më i bukur i brumosur me një vetëdije dhe përgjegjësi të lartë për kulturën e stërlashtë të popullit tonë, i thënë prej një burrështetasi shembull, që tregonte lidhjen e pashkëputur të historisë së shenjtë të Dardanisë/Kosovës mijëravjeçare. Janë pak rreshta, por të artë, që e rikthejnë shikimin te rrënjët, themelet, shtyllat autoktone mbi të cilat ne sot i bëjmë hapat tanë në shekullin XXI. Njëkohësisht, është grishje për zgjim të ndershëm të kujtesës së shenjtë – memoria sancta – në mënyrë që t’i japim jetë të tashmes dhe ta bëjmë të ardhmen pa frikë identitare (në votrën e kontinentit). Është i vetmi burrështetas dhe prej të paktëve intelektual të vërtetë, që e ka pasur këtë vetëdije të lartë, dhe këtë e ka bërë mision kulturor dhe politik, si çuarje në vend të “testamentit” të stërgjyshërve për ta dashur e për ta mbrojtur të patjetërsueshme këtë tokë të martirizuar.

Në këtë histori të shenjtë dardane, vendin e parë e zënë, me të drejtë, dy vëllezërit binjak Shën Flori dhe Shën Lauri, martirë, që konsiderohen vula, monedha dalluese e krishterimit tonë, të cilët e kanë dëshmuar me gjak fenë e tyre në Krishtin.

Martirologu Romak ditëfestën liturgjike të tyre e vendos më 18 gusht, që në Kishën Katolike është ditëlindja për qiell (dies natalis).[2]

Për jetën dhe veprimtarinë e tyre kemi të dhëna të pakta, siç ngjan për shumë martirë e shenjtër të kësaj epoke, posaçërisht të trevave tona, për faktin e mbretërimit të kohërave të kobshme, të vështira dhe për humbjet e shumta që janë bërë për atë periudhë.

Materialet e Acta Martyrum (shq. aktet e martirëve), Acta Sanctorum (shq. aktet e shenjtërve) dhe burimet hagiografike që janë përdorur deri më tani për të krijuar një jetëshkrim të përafërt të tyre kanë kryesisht proveniencë bizantine apo ndikim bizantin, siç janë Sinassari KonstantinopolitanMentologjitë, dhe disa dorëshkrime që ruhen në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, 141 (shek X); Vat. Gr. 1671 (shek X) dhe Vat. gr . 821 (shek XI-XII).

Sipas këtyre dokumenteve Shën Flori dhe Lauri ishin vëllezër binjak që kanë pësuar martirizimin në kohën e perandorit Hadrian (c. 117-138), me profesion gurgdhendës (skulptor), nxënës të Prokulit dhe Maksimit, martirë.[3] Pasi këta të fundit u martirizuan për Hyjin, nxënësit e tyre Flori dhe Lauri erdhën nga Bizanti (Konstantinopoja) në Ulpianën e Dardanisë në Iliri dhe atje punuan në një gurore pretoriane pranë Likonit, qeveritar/administrator i vendit. Farlati i radhit të katërtit, do me thënë edhe Prokulin dhe Maksimin, si martirë dardanë.[4] Koha e jetës dhe e martirizimit të tyre, karakterizohet me rritjen e klimës armiqësore ndaj të krishterëve në Pjesën Lindore të Perandorisë Romake (Bizanti) edhe në Iliri, ku persekutoheshin mizorisht.

Dokumentet na rrëfejnë se Likoni e kishte marrë një letër-kërkesë nga njëfarë Licini, biri i perandoreshës Elpidia, qeveritar në rajon, në disa vende i quajtur edhe si prokonsull, me anë të cilës i kërkohej që t’i dërgonte dy vëllezërit mjeshtër për të ndërtuar një tempull. Gjatë periudhës së ndërtimit të tempullit Flori dhe Lauri kishin marrë famë të madhe, si te qeveritarët, po ashtu edhe te populli i thjeshtë, sepse ata punën e kryenin profesionalisht dhe me nder, kurse në anën tjetër, me të ardhurat e mira që i fitonin nga puna e mjeshtërisë së tyre, ndihmonin të varfrit e vendit, tek të cilët gëzonin zë shenjtërie.

Tempulli u punua dhe u krye me mjeshtri të rrallë, sa që kishte nxitë mahnitje nga punëdhënësi Licini. Madje gjatë ndërtimit ndodhi edhe një mrekulli që ishte bërë prej shenjtërve binjakë: Anastasi i biri i një prifti pagan me emrin Merentini, ndërsa ishte i pranishëm në punimet e tempullit, një cifël guri kërceu dhe i hyri sy. Kjo ngjarje kishte sjellë një rrezik të madhe për dy vëllezërit duke i akuzuar nga i ati se ata po i mbysin punëtorët dhe po sillnin zi në vend. Porse, Flori dhe Lauri, pasi u luten, e shëruan mrekullisht, madje arritën edhe ta kthenin në fenë e krishterë, së bashku me të atin.

Para se të bëhej inaugurimi i këtij tempulli nga Licini, siç ishte zakon në botën perandorake, ku organizoheshin festa e dëfrime karakteristike, vetë Flori dhe Lauri e organizuan një procesion me të varfrit dhe punëtorët e krishterë që i kishin, hyjnë në tempull dhe i largojnë të gjithë idhujt pagan dhe vendosin kryqin që përcillet me këngë lavdi, himne e psalme drejtuar Krishtit, Zotit të tyre! Kur dëgjoi Licini për këtë akt, dha urdhër që të arrestoheshin të gjithë dhe të dënoheshin pa mëshirë. Të varfëritë dhe punëtorët e krishterë i dogji të gjallë, ndërsa Florin e Laurin i arrestoi, dhe pasi bëri një proces hetues vendosi t’i vriste me një vdekje edhe më mizore se të parën: i hodhi në një pus të thellë për së gjalli.

Besimtarët e krishterë shkonin në vendin ku pësuan martirizimin dhe luteshin ndërmjetësimit të tyre, sepse i mbanin të shenjtë që e dhuruan jetën për Krishtin dhe si të tillë mund të nxjerrin hire prej Hyjit për t’u përngjarë në jetë dhe në dëshmi, gjatë persekutimeve të rënda që ushtroheshin mbi ta. Pasi kohët ishin të vështira dhe të pasigurta në raport me të krishterët dhe kultin e tyre ndaj shenjtërve martirë, bashkësia e krishterë u kujdes që eshtrat e tyre të bartën në një vend të sigurt dhe pastaj, sipas të gjitha gjasave, pas lirisë së fesë, përkatësisht pas Ediktit të Milanos, në vitin 313, me të cilin Konstantini i Madh ia jep lirinë e shpalljes krishterimit në të gjithë Perandorinë, reliktet e Shën Florit e Laurit vendosen në Kishën e Manastirit të Shpëtimtarit të Gjithëpushtetshmit (Pantocrator), në afërsi të Kishës së Filipit apostull, në Konstantinopojë, Stambolli i sotëm.

Kulti ndaj tyre mori dhenë në të gjithë Bizantin deri vendet e largëta të Rusisë, Skandinavisë e Italisë, ku janë kushtuar kisha, vepra arti, janë emëruar qytete (San Floro në Catanzaro të Italisë),  Tolstoji i përmend në veprën e tij monumentale “Lufta e Paqja”. Ikonografia dhe arti i shenjtë në përgjithësi, që nga lashtësia, i paraqet si dy skulptorë mjeshtër dhe shembull të shenjtërisë në arte e punë skulpturore.

Në Ulpianën Antike dhe në trojet përreth në Dardani, pas martirizimit të Shenjtërve, persekutimit të krishterimit në përmasa të mëdha nga Perandoria Romake, erdhi koha e lirisë së fesë, gjatë së cilës do ta bëjë këtë vend ndër më të rëndësishmit të krishterimit të hershëm. Në shek. III dhe IV ajo do të quhet Municipum Ulpiana splendissima, (shq. Qyteti madhështore i Ulpianës) për madhështinë që e barte si qytet i pasur, përmes të cilit kalonin rrugët më të rëndësishme të rajonit, dhe do të themelohet ipeshkvia e Ulpianës, priftin/ipeshkvin e të cilës e  gjejmë, të nënshkruar në afekt e Koncilit të Sordikës në vitin 342, si “Machedonius a Dardania de Ulpianis”. Por kjo gjendje e madhërishme, fatkeqësisht, nuk do të zgjasë shumë dhe Ulpiana do të përjetojë një termet të fuqishëm (c shek. IV) që e rrafshoi përdhé, Justiniani do ta rindërtojë qytetin e ri e do ta quaj me emrin Justiniana Seconda. Përkundër emrit të ri të qytetit, ipeshkvi vazhdoi ta mbajë emrin i Ulpianës (episcopus Ulpianensis)Më vonë, në Dardani del në skenë ipeshkvia e Prizrenit, një qytet tjetër i rëndësishëm për krishterimin tonë. Në shekujt e mëvonshëm Ulpiana me rajonin pësoi një martirizim të përmasave pushtuese, shkatërruese e transformuese nga sllavët ardhacak. Me gjithë këto, Ulpiana do të mbetet gjithnjë në analet e Kishës Katolike si seli titullare që asnjëherë nuk u shua deri në ditët e sotme. Përkundrazi, Selia e Shenjtë në rrethanat e reja që janë krijuar sot, i jep këtij rajoni kishtar dinjitetin e ipeshkvisë së re, me një gërshetim të dy qyteteve historike dardane, duke e emnue Ipeshkvia Prizren-Prishtinë (2018), pa e shuar Ipeshkvinë titullare të Ulpianës antike. Në këtë mënyrë, gjaku i martirëve të Ulpianës lidh epokat duke nxjerr filiza të rinj nga fara e mbjellë  shekullore te pasardhësit e tyre shqiptarë, që kanë banuar në trekëndëshin Scupi/Shkup – Ulpiana/Prishtinë – Priscensi/Prizren.

Edhe ky realitet i ri kishtar, që është ripohuar me vendimin e ri të Selisë së Shenjtë, i kuptuar si vazhdimësi e natyrshme fetare dhe nacionale, na e sjell te një përfundim i pranueshëm që duhet të merret në konsideratë në raport me Shenjtërit e Ulpianës.

Edhe pse pothuajse të gjithë hagjiografët[5], që nuk janë të shumtë, në mënyrë të tërthortë prejardhjen e tyre e vendosin diku në territorin e Bizantit, përkatësisht të Konstantinopojës, me qëllim për t’i identifikuar me botën/ritin greko-lindor, megjithatë shenjtërit e Ulpianës Flori dhe Lauri, duhet të kenë prejardhjen diku në trojet e Ilirisë, nëse jo në Dardani, edhe pse i udhëhequr apo i administruar prej Perandorisë Romake të Lindjes, ku ka pasur një dominim të ritit latin katolik apo latinitetit romak. Këtë hipotezë e bazoj në etimologjinë e emrave të tyre latin[6] dhe të vetë Ulpianës Antike të Dardanisë, në të cilën arkeologjia e derisotme gjatë gërmimeve ka zbuluar artefakte e shkrime në latinisht. Ky fakt, duhet të hapë pista të reja kërkimi për të gjetur, nëse jo vendin e tyre të lindjes, së paku territorin e përafërt të prejardhjes, që duhet të jetë me proveniencë ilire-latine. Pra përqasja hulumtuese duhet ketë kahe tjetër, për dallim nga ato që janë bërë deri më tash. Burimet, pra, duhet të rishikohen, për të zbuluar elemente të reja, që do të pasuronin njohuritë për Shenjtorët e Ulpianës e të vendosen në truallin e tyre të origjinës.

Shenjtërit e Ulpianës tregojnë për pasurinë e paraardhësve tanë dardanë, se ata nuk kanë lindur vetëm burra e gra luftëtarë, veprat e të cilëve numërohen në historiografinë kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk është vetëm territor i pasur me xehe e toka të pëlleshme, me plot bukuri natyrore, vendtakimi i kulturave dhe ndërlidhja rrugore e popujve, por ajo ka lindur dhe ka rritur njerëz të shenjtë, që rrinë në themelet e kulturës dhe qytetërimit tonë.

Pikërisht në këtë perspektive, në Ulpianën tonë antike është e shkruar e skalitur në shkëmb feja e stërgjyshërve, aty kemi themelet e arkeologjisë së krishterë, aty është e gdhendur teologjia, kisha e stërgjyshërve, aty prekim praninë e tyre të syrgjynosur, kulturën e krishterimit apostolik, që është trashëguar ndër shekuj nëpërmjet Burimit të Pagëzimit – Pagëzimoren tetëkëndore, vendpagëzimin e popullit tonë, është shpallur e edukuar në bazilikat e stilit romanik, tempujt tanë shpirtëror, duke e bashkuar popullin tonë në shtegtimin mijëravjeçar krishtenor. Pra, Ulpiana e jonë del të jetë foleja e shpalljes së Krishtit Zot, Shpëtimtarit të njerëzimit, votra e dëshmisë së shenjtërve!

Ky qytet i shenjtë është i larë me gjakun e martirëve dardanë Shën Florit e Laurit dhe shokët e tyre të shumtë. Edhe sot në gërmadhat arkeologjike ata nuk pushojnë të na flasin dhe na grishin për ta gdhendur ndërgjegjen tonë me virtytet e fesë, me qëllim të ripërtëritjes së kulturës sonë krishterë, e cila ka brumosur në vazhdimësi palcën e identitetit tonë dardan-arbëror-shqiptar. Ky vend dhe shenjtërit e tij, na thonë se guximi i pranimit të identitetit autokton është cilësi e shenjtërve dhe njerëzve të ndershëm!

Shenjtërit (për)bëjnë një ind të veçantë shpirtëror/shoqëror, të aftë të rigjenerojnë ndërlidhje konkrete mes kohërave, periudhave, gjeneratave të njerëzve dhe t’i mbushin zemrat e tyre me një energji ripërtëritëse dhe përbashkuese, pasi “Shenjtërit dhe shenjtëreshat gjithmonë kanë qenë burim e zanafillë ripërtëritjeje në rrethanat më të vështira gjatë historisë së Kishës.” (Gjon Pali II, Christofefeles laici, nr. 16).

Ndërlidhja/indi e bartë në vetvete edhe simbolin e qëndresës dhe të sigurisë për vazhdimësi në të ardhmen. Kush e ndërton të ardhmen me shpirtin e shenjtërve ai ndërton në shkëmb, në tokë të sigurt, që vërshimet e shekullit nuk mund ta tundin as ta rrënojnë!

Shën Flori dhe Shën Lauri qëndrojnë si dy shandan ndriçues për t’i dhënë dritë Kishës dhe këtyre trojeve, vendit tonë, e na thërrasin të kemi gëzimin e të qenit të mbështjellë me vellon e krishterimit, në një vend të mbuluar me injorancën, indiferentizmin dhe harresën për përkatësinë e stërlashtë ….

Janë si dy lule erëmirë që e mbushin këtë hapësirë me aromën e fesë të stërgjyshërve tanë e nuk vyshken kurrë. Por si farë e mbjellë në tokë, qesin filiza të rinj për të dhuruar aromën hyjnore në çdo stinë, në çdo kohë.

Ata janë si shtyllat bartëse të Kishës që nuk e lënë të rrëzohet. Edhe sot në gërmadhat e shtrira në rrafshinat e “tokës grabitur”, ata mbesin shtylla të shpirtit dhe të identitetit te rrënjët.

Ata ndonëse nuk nderohen nga shumica e të vetëve, e pasardhësve të kësaj toke, disa nga mosdija e disa nga mohimi i vetëdijshëm, megjithatë ata mbesin figura autoktone, të lashta, të shenjta dhe dëshmi e krishterimit apostolik të Dardanisë së Shenjtë, që ndër shekuj nuk ka pushuar ta lajë me gjak vendin e vet, për të dëshmuar kulturën e dashurisë së krishterë, vlerat njerëzore.

Shenjtërit e Ulpianës janë burrat e dëshmisë krishtenore ndër paraardhësit tanë dardanë, vula e krishterimit apostolik dhe lashtësia jonë!

Shenjtërit e Ulpianës na thërrasin për të ushqyer kujtesën, për të jetuar me kujtesën për ta bërë të gjallë dhe reale kujtesën!

Një popull pa shenjtër është një popull i varfër shpirtërisht! Shoqëria që nuk inspirohet prej jetës së martirëve dhe të shenjtërve, vuan nga mungesa e kulturës shpirtërore.

Krishterimi e ka kultivuar kulturën e shenjtërve dhe shenjtëreshave, nderimin e tyre, si modele të njerëzve të ndershëm, me parime e virtyte njerëzore që prodhojnë qytetërim dhe shpesën për të ardhmen.

Vendi ynë që nga lashtësia konsiderohet vend i shenjtërve, i dëshmoreve e dëshmitarëve, prandaj edhe me të drejtë është quajtur Dardania Sacra – Dardania e Shenjtë, sepse ajo është e mbushur përplot me shenjtër dhe shenjtëresha, që ia kanë kushtuar jetën Zotit dhe popullit, me kushtime të përshpirtshme dhe me gjakun tyre.

Europa ka në themelet e veta Shenjtërit (shih shkrimi “Mjeshtri i Kulturës Europiane”), etërit e kontinentit që me shenjtërinë e tyre i kanë dhënë jetë një kulture që ne sot e jetojmë, e gëzojmë ndonëse ka prej atyre që e mohojnë dhe e braktisin, madje-madje edhe e luftojnë.

Në këtë kuptim kultura e shenjtërisë është shenjë e qytetërimit të një populli. Popull ynë, që prej kur mbahet mend, ka nxjerrë nga gjiri i saj shenjtër e shenjtëresha – të fundit shenjtëreshën e madhe Shën Nënë Terezën dhe martirët e komunizmit – është popull me një qytetërim të lartë të krishterë që meriton të radhitet në vargun e qytetërimit europian.

Ulpiana si trashëgimi qëndron në piedestalin historik-kulturor dhe shpirtëror i Kosovës, si kujtesë, si dëshmi dhe si inspirim për çdo gjeneratë.

Sikur në kohën e Shën Florit dhe Laurit kur ishte e rëndësishme të shpalleshin virtytet e fesë, edhe sot është më se e rëndësishme të ripërtërihen këto virtyte përtej çdo ideologjie religjioze apo instrumentalizimi të tyre. Dëshmia e shenjtërve e ka fuqinë për të ndryshuar historinë e për të dhënë dritë aty ku errësira e mëkatit dhe kompromiset ideologjike e vyshkur identitetin e vërtetë të kombit e të fesë. Po, kjo dëshmi e tyre ringjall shpirtin e dashurisë ungjillore kundrejt vaktësisë shpirtërore të brendshme dhe të jashtme. Për këtë arsye, ne sot kemi nevojë për shenjtër, si modele, për të rizgjuar ndërgjegjen e fjetur dhe për të ripërtërirë zemrat e besimtarëve për një entuziazëm dhe gëzim të fesë, që të vendoset në qendër personi i Jezu Krishtit, dhe që kultura e njeriut dhe e shoqërisë të ketë aromë ungjillore për ta krijuar qytetërimin e dashurisë.

Kosova sot ka nevojë urgjente për një shpirt profetik, për shenjtër që e rizgjojnë kushtimin për jetën, vlerat, atdhedashurinë e pastër, kushtimin për të mirën e përgjithshme, kultivimin e respektit, vëllazërisë dhe të paqes mes popujve, e të shtrijë këtë shpirt më tej, në një rajon ku luftërat ndëretnike dhe lakmia për pushtet mbi të tjerët e ka lodhur ndër shekuj deri në ditët tona. Sot, me një shikim të sinqertë në retrospektivë dhe me një shikim shpresëbartës në perspektivë, ungjilli mund të jetë shëruesi i plagëve shekullore të popujve, që mbi këto plagë të ndërtohet kultura dhe qytetërimi i dashurisë, që dhuron lumturinë e secilit.

E Shën Flori dhe Shën Lauri, shenjtërit e Ulpianës, janë dy lule erëmirë, që mund të frymëzojnë këtë gjakim të munguar, që të shtrihet aroma e dashurisë së Krishtit si urim dhe përgëzim për qytetarët e vendit tonë./drita.info

(Pjesë nga libri në botim, “Kulturë e krishterë. Dromca identitare, Drita, Prishtinë 2021, f. 57-69.)

Literatura:

Pavle Mjović,  Flor i Lavr-neimari i kamenoresci iz UlpianeGMKM, nr.VII-VIII (1962-1963), Prishtinë 1964.

Illyricum Sacrumvol. VIII (Daniele Farlati; Jacopo Coleti): Ecclesia Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Achridensis et Ternobensis cum earum suffraganeis, Venetiis, 1819,

Don Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, Drita, Prizren 2011.

Antonio Bressi, I santi Floro e Lauro, Grafica C –Napoli, 1998.

Gjon Pali II, Nxitja apostolike post-sinodale Christofefeles laici, Arqipeshkvia Shkodër-Pult, Shkodër 2008.

————————————————-

[1] Ibrahim Rugova, pjesë nga fjalimi me rastin e bekimit të gurthemelit të Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, 26 gusht 2005.

[2] Martyrologium Romanum ad diem 18 augusti: “In Illyrico sanctorum Martyrum Flori et Lauri artis lapicidinae, qui, sub Licione Preaside, martyrio consumptis eorum magistris Proculo et Maximo, ambo, post multa tormenta, in profundum puteum funt demersi.” (shq. Në Iliri, shenjtërit martir Flori dhe Lauri, gurgdhendës, të cilët, pas martirizimit të mësueseve të tyre Prokulit dhe Maksimit, gjatë kohës së qeverisjes së Likonit, pas torturimeve të shumta, qenë hedhur të dytë në një pus të thellë). Marrë nga Don Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, f. 62; khs. edhe A. Bessi, I santi Floro e Lauro, f. 84.

[3] Pavle Mjović,  Flor i Lavr-neimari i kamenoresci iz Ulpiane”, GMKM, nr.VII-VIII (1964),140-141.

[4] Illyricum Sacrum, vol. VIII (Daniele Farlati; Jacopo Coleti): Ecclesia Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Achridensis Et Ternobensis cum earum suffraganeis, Venetiis, 1819, 2-3.

[5] Hagjiograf, emër nga latinishtja e vonë hagiogrĕphus, që ka burimin tek emri gr. άγιογράϕος, i cili është i përbërë nga  άγιος – i shenjtë dhe  γράϕος – shkrues, jetëshkrues i shenjtërve, studiues i hagjiografisë. Është një formë jetëshkrimi e përdorur që nga Kisha në shekujt e parë e deri në ditët tona. Khs. zërin agiògrafo, në:  https://www.treccani.it/vocabolario/agiografo/

[6] Janë dy emra tipik të botës latine. Emri Florius-ii – nga latinishtja e do të thotë lule, shqip mund të përkthehet me emrin Lul, Lulëzim, Flori, kurse versioni femëror Flora – Lule, Luljeta…, po ashtu edhe Flora tek shqiptarët katolikë. Latinët e kanë përdorur këtë emër për formën e urimit, që e lidhnin me hyjninë e pranverës, luleve dhe vegjetimit. Kurse emri Laurus- i, po ashtu është emër latin dhe do të thotë dafinë, lar. Te shqiptarët katolikë emri mashkullor Laur është shumë i përhapur, kurse versioni femëror Dafina (prej mitologjisë gr. daphne) nuk ka konotime religjioze dhe është i përdorur nga të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Laura është bimë aromatike gjithnjë e gjelbër nga familja Laureceae e përhapur kryesisht në Mesdhe, prandaj edhe në trojet tona bregdetare. Vjen nga familja e Laurus nobilis – që do të përkthehet në dafina fisnike, versioni i jugut, kurse lari fisnik versioni i veriut. Në kohë të lashta është përdorur për të simbolizuar fitoren: përdorej për të kurorëzuar fitoret e betejave, njerëzve të kulturës, artit dhe të shkencës. Nuk di të ketë emra të këtillë në botën greko-helene, e si rrjedhojë te krishterimi lindor, që do të mund të vendoseshin këta në atë hapësirë. Ky element etimologjik dhe kulturor i kohës na shtyt të mendojmë për përkatësinë e tyre ilire, nëse jo dardane.

Ditëlindja e Nënë Terezës në Prishtinë u shënua me një Akademi solemne

0

Nga: Linda Krasniqi, Prishtinë

Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës u mbajt Akademi Solemne, ditën e enjte, më 26 gusht 2021, në Qendrën “Bogdani Polis“, në Katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë, e cila u organizua nga Dioqeza Prizren-Prishtinë. Aty u promovuan edhe dy libra, njëri kushtuar kulturës së krishterë dhe tjetri kushtuar Shën Nënë Terezës në gjuhën italiane.

Programi i kësaj akademie nisi me një fjalim të mbajtur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ku foli për luftën që e kanë bërë shqiptarët për liri, paqe dhe për ndërtimin e shtetit. “Për ta pasur lirinë e kemi pasur frymëzim Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, për ta pasur shtetin e kemi pasur frymëzim Rugovën, kurse për ta ndërtuar vetveten e kemi frymëzim Nënë Terezën “. Duke shtuar se “nuk ka burim më të mirë frymëzimi kombi ynë dhe por as bota mbarë sesa Nënë Tereza, dhe se ne do t’ia kthejmë me nder që të bëhemi si ajo.”

“Ne nuk kemi nevojë të bëjmë sakrifica të mëdha apo punë të mëdha , por punë të vogla me dashuri të madhe, siç e kishte thënë edhe Nënë Tereza“, tha Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

E ftuar ishte edhe presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila mbajti edhe një fjalim. “Është nder për mua që sot në ditëlindjen e 111-të të Nënës sonë Shën Terezës të ndaj me ju kujtimin e saj si dhe dashurinë për personalitetin e saj. Për ne si bashkëkombës të saj, Nënë Tereza paraqet jo vetëm simbolin e dashurisë, të paqes dhe humanizmit, por edhe një fat të madh historik, ngase në kohën e izolimit të madh e të mosnjohjes së madhe të vlerave e të traditave shqiptare, për shkak të izolimit komunist në Shqipëri, por edhe të represionit etnik në Kosovë, ajo u shndërrua në simbolin tonë përfaqësues. Ajo e ktheu vëmendjen e botës kah një popull i vogël, por zemërgjerë dhe paqedashës“ tha ajo. Duke shprehur në fund se Nënë Tereza paraqet njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, të cilin populli ynë ia fali gjithë njerëzimit.

Në këtë ceremoni u promovuan edhe dy libra, “Kulturë e krishterë” me autor Don Fatmir Koliqin, famullitarin e Prishtinës, dhe libri në italisht për Shën Nënë Terezën “Biseda me Nënë Terezën” (“Conversazioni con Madre Teresa”) i Don Lush Gjergjit.

“Conversazioni con Madre Teresa“ është një përmbledhje e bisedave, takimeve, fjalëve dhe porosive të Nënës Terezë.

Nëna Terezë është një histori, porosi, dhe trashëgimi. Përmes kësaj vepre jam munduar që ta plotësoj një premtim që e kam bërë në vetvete, me 29 mars të vitit 1969, ku vendosa se nëse do të jetoj, nëse zoti do, unë do t’i kushtoj një pjesë të jetës sime Shën Nënë Terezës. Në këtë libër, kam mbledhur atë që e kam parë me sytë e mi, atë që e kam dëgjuar me veshët e mi, atë që e kam bluar me mendjen time dhe atë që e kam përjetuar me zemrën time, andaj dëshiroj që edhe lexuesi ta ketë një përshtypje sikur që e kam pasur dhe unë“ tha autori i librit, Don Lush Gjergji. Vlen të cekët se Don Lush Gjergji ka botuar dhe kushtuar 17 vëllime për Nënën Terezë, të cilat janë të përkthyera diku në 35 gjuhë të botës të cilat ai thotë se nuk i ka bërë për meritat e veta por për dashurinë e madhe, dashurinë që e pati në veprim Nëna Tereza.

Nga ana tjetër, “libri i Don Fatmir Koliqit “Kulturë e krishterë “, ka për qëllim që lexuesin ta zhveshë prej armatimit të rëndë që mban në trup tek rend turravrap të gjejë Zotin, vetveten, identitetin personal e kombëtar. Për më tepër, e ndihmon atë që të zhvishet prej ngarkesave të mëdha e mbivendosjet ideologjike, paragjykimet dhe trendët e relativizmit të kollajtë të çdo gjëje dhe njëkohësisht e ushqen me kulturën e dashurisë, duke treguar se liria është themeli i shoqërisë njerëzore dhe kjo liri arrihet vetëm kur personi është i lirë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ky libër mund të shërbejë si një navigator për ta orientuar lexuesin e kultivuar por dhe atë laikë drejt vlerave të vërteta, ontologjike, kah njohja e qytetërimit të dashurisë dhe simbolikat e rëndësishme të kulturës, si pjesë të rëndësishme të antropologjisë sonë kulturore e identitare, të ekzistencës dhe të lidhjeve të pashmangshme mes të djeshmes për të sotmen dhe të ardhmen.”, tha Ndue Ukaj, i cili foli për librin në fjalë.

Don Fatmir Koliqi tregon se shkrimet, që e përbëjnë këtë libër, janë shkruar në një interval kohor disa vjeçar dhe kanë pasur për shkak fenomene e argumente të ndryshme; nganjëherë të provokuara nga opinioni publik, nganjëherë nga vlimi i përbrendshëm për të rrëfyer botëkuptimin tim, e nganjëherë si rezultat i përsiatjeve të lira. “Dhe pse janë të shkruara për qëllime të ndryshme e pa një intencion fillestar për t’i dhuruar si libër në vete, me kohën ato janë përbashkuar dhe kanë fituar një lidhje të vetvetishme, të pagëzuar me emrin kulturë e krishterë. Ky fakt ka qenë edhe vendimtar për ta titulluar librin, pasi inspirimi për të shkruar vjen prej kësaj kulture dhe tekstet flasin për të. Kurse nëntitulli dromca identitare, dëshiron të nënvizojë faktin se ato janë vetëm copëza të një tërësie të madhe. Mund të lexohen secila veç e veç, por njëkohësisht edhe si një korpus i ndërlidhur”, tha ai.

Ky është libri i tij i dytë autorial, ku në të kaluarën ai më tepër është marrë me shkrime artikujsh,  përkthime prej gjuhëve të ndryshe, kryesisht nga kroatishtja, gjermanishtja, italishtja dhe anglishtja. Sivjet ai ka botuar librin e parë autorial, që është nga fusha e kritikës letrare, të i titulluar “Narrativë e identitetit shpirtëror të shqiptarëve”, përqasje estetike-letrare për rrëfimin e Dodë Gjergjit, “Kthimi”I,II, II.”

Ai pastaj shtoi se “në të ardhmen patjetër se do të shihni libra tjerë. Në dorëshkrim kam disa projekte që do të realizohen në vitet e ardhshme, qoftë si përkthime, qoftë libra autorial, që janë nga fusha të ndryshme nga psikologjia, shkencat shoqërore, teologjia e filozofia, letërsia dhe kultura në përgjithësi. Shkrimi është pjesë e jetës sime si prift!“.

Më pas programi ishte i pasuruar edhe me një program muzikor të cilën e interpretuan para publikut sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Lule Elezi.

Më racional është pushtimi i huaj zhvillimor e emancipues apo sundimi barbar nacional? A e meriton Afganistani Lirinë?

0
Ushtari Taleban duke bërë roje jashtë aeroportit të Kabulit, tek vendi ku pardje u vranë afro 200 veta dhe u plagosën prej IS-Khorasan shumë të tjerë. Në vendin ku ky ushtar religjioz bënë roje, ka pellgje gjaku, rroba dhe gjësende të të vdekurve. 
Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
AFGANISTANI – E MERITON LIRINË ?
Pyetje provokuese: më racional është pushtimi i huaj zhvillimor e emancipues apo sundimi barbar nacional?
Nuk mbaj mend titullin e librit, as autorin (ndoshta ka qenë komentatori i njohur i tv gjermane ARD, Wickert), që pat nxit debatin për dobinë e pushtimit romak të Gjermanisë. Shkurt dhe shqip, autori këmbëngulte: pushtuesit romakë i kanë qytetëruar gjermanët barbarë!
Në fakt, që kur jemi shpërngul me banim në Këln, në vitin 1996, aty kam dëgjuar një debat “primitiv” mes banorëve gjermanë të Këlnit. Gjermanët e anës se majt të rrjedhës së Lumit Rhein i tallin gjermanët e anës tjetër, sepse në Këlnin e themeluar nga pushtuesit romakë në vitin 50, në anën e majt të Lumit, është imponuar qytetërimi, ndërsa në anën tjetër ka vazhduar rrojtja në barbari. Që do të thotë, në anën e majtë për herë të parë ka pas ndërtime moderne, me ujësjellës e kanalizim, kurse në anën tjetër vetëm kasolla. Gati që dy mijë vjet vazhdon ky paragjykim që ka ana e majt e qytetit për anën e djathët…
Romën e kanë themluar Dardanët e arratisur nga Troja, të cilët u strehuan në Etruski (hapësirën e tanishme të Italisë). Fillimisht, pinjollët e Eneas dardan, “babait” të romakëve, themeluan Alba Longen, pastaj, në afërsi themeluan Romën (më 21 prill 753 para E.s.). Ajo shpejt u avancua në qytet-shtet dhe u zgjerua e fuqizua në Perandori rreth 1500-vjeçare.
Ishte më i dobishëm krijimi i Perandorisë Romake për popujt që jetuan nën atë pushtim, apo nëse popujt e asaj hapësire do të vazhdonin të vegjetonin në qytete “shtete”, nën sundimin e lloj-lloj kapadie “nacional” (si tani KM Rama dhe KM Kurti)?!
Ushtarët Talebanë bëjnë roje përpara ish Ministrisë së Brendshme të Afganistanit në Kabul, pasi vendi u pushtua prej tyre me 15 gusht 2021
Pushtimi nga Aleksandri i Madh edhe i Afganistanit (327 p.E.s.), ishte i dobishëm apo i dëmshëm për banorët vendorë?
Pushtimi Osman, ishte përparues për të pushtuarit, apo barbari regresive?
Amerika pati dobi nga pushtimi i imigrantëve evropianë?
Çfarë favori kanë mbi 1,3 miliardë hindusë tani në krahasim me hindusët që kanë jetuar nën pushtimin anglez?
A nuk po përshpëritët tani “nën hundë”, se më favorizues ka qenë për shqiptarët sundimi jugosllav i viteve të 1970-ta se sa liria kombëtare e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovën e çliruar (1999)?
Më tepër se mjaf pyetje provokuese!
Po Afganistani, e meriton tani lirinë shtetërore?
Për liri nacionale, nuk bëhet fjalë, sepse Afganistani nuk e ka vetëm një komb homogjen, por disa popuj e fise, qysh kur është çliruar nga pushtimi anglez, më 19 gusht 1919.
Nga paraqitjet që po shohim, qyshkur Afganistani u pushtua nga Talibanët (myslimanët e vlerësojnë çlirim), të zë tmerri në ato përmasa, sa të urresh një pavarësi të tillë shtetërore. Prandaj po dërmohen për t’ua arratisur afganët që dinë të çmojnë lirinë në demokraci. Guxoj të hamendësoj: më shumë liri demokratike kishte Kosova nën pushtimin millosheviqian gjatë viteve 1989 – 1998, se sa Afganistani tani, nën “çlirimin” pseudo nacional taleban. Apo?
Mos ndoshta më i dobishëm për Afganistanin ishte zgjatja e pushtimit nga Aleanca NATO, deri të ndodhte emancipimi e sekularizimi i shumicës se afganëve, që të mos mund të sundonin më kësij barbarësh mohamedanë (talebanë)?
Kan være et bilde av 5 personer, folk som sitter, folk som står og tekst som sier 'Sulmi barbar islam në aeroportin e Kabulit, mẽ 26.08.2021 (mbi 85 të vrarë, 350 të plagosur).'
Sqarim …
Talibanët dhe IS kanë shumë gjëra të përbashkëta. Megjithatë ata janë armiq të egër me njëri-tjetrin.
Talebanët e morën kontrollin e Afganistanit para dy javësh por IS (IS i Afganistanit i quajtur ndryshe Shteti Islamik Khorasan), theksojnë që ata qëndrojnë pas sulmit jashte aeroportit të Kabulit, të enjten. Mbi 100 veta u vranë.
Përkundër faktit që dy grupet përshkruhen në të njejtën mënyrë, Talebanët dhe IS janë armiq të egër.
Boys walk past a house damaged by airstrikes two weeks earlier during a fight between government forces and the Taliban, in Lashkar Gah, Helmand province, southwestern Afghanistan, Saturday, Aug. 21, 2021. (AP Photo/Abdul Khaliq)
Pse?
Luftë shumëvjeçare
IS-i ka bërë prej kohësh luftë si në Siri, ashtu edhe në Irak. Në vitin 2015, grupi u bë i njohur në Afganistan me një përplasje. Pastaj ISIS kreu një sulm terrorist në Kabul. Më shumë se 80 veta vdiqën. Dëshmitarët okularë të Aftenposten e përshkruan sulmin si një det ulërimash.
Qeveria afgane ishte e shpejtë për të dënuar sulmin. Ata morën mbështetje nga ata që se prisnin: Talebanët. Grupi u distancua qartë nga sulmi në një deklaratë të rrallë.
Rivaliteti ndërmjet Talibanëve dhe IS-it filloi në janar të vitit 2015. Më pas IS formoj degën e saj të parë në Afganistan. Kjo degë u bë e njohur si ISIS-Khorasan. Nuk dihet se sa lidhje të ngushta kanë me bazën e IS. Por ata pretendojnë të jenë pjesë e grupit terrorist ndërkombëtar.
Menjëherë pas kësaj, talibanët filluan një ofensivë ushtarake kundër IS-it. Forcat speciale të 1,000 luftëtarëve kishin një punë: të godasin IS-in. Ata vranë një numër të madh luftëtarësh të ISIS. IS-i u përgjigj duke u pre kokat pjesëtarëve të Talebanëve.
Në këtë mënyrë, të dy grupet kanë vazhduar të luftojnë mes tyre. Në vitin 2020, IS-i shprehu pakënaqësinë e tij me talebanët.
Armiq të egër
Deri atëherë, talebanët sapo kishin nënshkruar një traktat paqeje me Shtetet e Bashkuara. Supozohet se talibanët premtuan se nuk do të sulmonin forcat perëndimore, për aq kohë sa Perëndimi të tërhiqet nga Afganistani. Marrëveshja u pa si një fitore e madhe për talebanët dhe i dha grupit legjitimitet të konsiderueshëm politik.
Por kjo nuk i bëri përshtypje të mirë IS-it. Përkundrazi. Ata besonin se Talibanët ishin pjesë e një aleance me “Kryqtarët”, pra Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, IS-i mburrej se nuk kishte plane për t’i dhënë fund sulmeve të saj terroriste kundër Perëndimit.
As nuk pushuan së sulmuari afganët. Sidomos jo afganët shiitë. Në maj të vitit 2020, ata sulmuan një shkollë fillore në Kabul. Së paku 80 nxënës, kryesisht vajza të reja, u vranë.
1. Mospajtimi rreth “shtetit perfekt”
Qëllimi i talebanëve është të krijojnë një shtet islamik në Afganistan.
IS, nga ana tjetër, beson se kjo është nacionaliste në një kuptim negativ. Ata nuk mendojnë se Afganistani është mjaft i madh. IS do një kalifat mbarëbotëror pa kufij, me të gjithë muslimanët sëbashku. etj.
Flamuri i Zi i IS (Islamic Stat).
Aftenposten e Oslos, me 27.08.2021.