Kreu Blog Faqe 1594

Rama tradhëtar se po promovon paqen – Albini patriot se po shtërngon nofullat…

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Rama po synon luajtjen e politikave, që ulin tensionet në Ballkan, dhe që liberalizojnë politikën ballkanike, përmes liberalizimit të tregut. Para 8 vjetëve serbët në Beograd ishin gati të vrisnin futbollistat tanë – sot shqiptarët e serbët lëvizin lirshëm në vendet e njëri-tjetrit vetëm me kartë ID. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë nuk janë konfliktuale si më përpara, dhe pritet më 2023, që të hiqen pikat doganore dhe të kontrollit mes Shqipërisë – Serbisë e Maqedonisë. Ky është avancim ekonomik e politik për vendet e Ballkanit, që kanë qenë deri vonë zonë e nxehtë luftërash e konfliktesh të vazhdueshme. Rama po synon me heqë kufijtë mes shteteve të Ballkanit, që edhe shqiptarët – 6-7 milionë – në 5 shtete, të lëvizin e bëjnë biznes lirshëm. Por patriotat shqiptarë nuk duan me i heqë kufinjtë mes tyre, që ua vendosën të tjerët me dhunë e gjak, dhe po e akuzojnë Ramën për tradhëtar.

Albini i thotë Ramës, ose e thotë publikisht për të testuar mendjen primitive shqiptare, se duhet të bashkohemi ne shqiptarët bashkë, pastaj me tjerët, dhe kjo nënkupton bashkim Shqipëri – Kosovë. Po shqiptarët e tjerë, në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi si të bashkohen me ne?! Rama i thotë Albinit, hajt provoje, hiqe ti kufirin me Shqipërinë në Morinë, po e heqi edhe unë. I ka thënë kështu edhe Ramushit para këtij. Albini heshtë se e din se nuk e lënë, prandaj e ka këtë vetëm për konsum politik.

Duket sikur shqiptarët në ish-Jugosllavi, të dominuar nga serbët e maqedonët e sllavët, të keqtrajtuar prej tyre për dekada, nuk janë ende gati të jetojnë në paqe me ta. Edhe pse shqiptarët kanë paguar më shumë në 100 vjetët e fundit nga luftërat ballkanike, ata prapë duan konflikte me fqinjët, se nuk u ka dalë boll. Kurse Rama synon paqe mes këtyrre popujve. Se edhe në Europë janë vrarë dikur me njëri-tjetrin, Gjermania ka vrarë francezë, hollandezë, danezë e polakë etj. e tani janë në paqe e në marrëdhënie ekonomike e politike me njëri-tjetrin. Këtë vizion ka edhe Rama për Ballkanin, që luftëtarët e djeshëm të jenë partnerët e sotëm të biznesit, por janë nacionalistët e secilës palë, që duan gjak dhe kundërshtojnë.

Në një takim në Bruksel, fotografët e Albinit kapën këtë foto. Mbështetësit e Albinit e partaqitën Ramën si drogaxhi, e Albinin si ‘telektual të madh, me libra. Herë pas here, Albini i futë mbështetësit e tij të thonë për të “lideri i të gjithë shqiptarëve”, pra po i hyjnë edhe Ramës në territor. Albini i kërkon Ramës ndihmë për vaksinat Pfizer, dhe Rama i sigurion atij një takim me të birin e George Soros Aleksandrin, dhe takimi bëhet disa ditë më pas. Shumë shpejt më pas Kosova kontraktoi 1,2 milion vaksina Pfizer.

Kështu që si në rastin e parë, kur gjatë luftës Shqipëria priti rreth 500 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga lufta, dhe ata sa kaluan lumin thanë: “të dhjefsha kalin”, edhe këtë herë, Kosova e bëri kontratën për vaksinat por vazhduan sulmet e VV-së ndaj Ramës. Këto sulme nuk shkojnë more pa pasoja – përderisa edhe unë jam ndikuar nga ky laperllëk i kosovarëve të Albinit, do të thotë se edhe shumë shqiptarë të tjerë janë ndikuiar, dhe kam parë shkrime e reagime të shumta këto ditë në media e në rrjetet sociale, për ta kuptuar këtë “luftë shqiptare-kosovare”, pasi nuk duam që marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të prishen, por nuk po mund ta ndalim makinën e baltosjes së Albinit, i cili si duiket është futur në valle me dështakët Sali e Meta. Marrëdhëniet po prishen pra, se Albini loqe-dominant mendon se do e sfidojë edhe Ramën, dhe po luan një politikë konfliktuale me Shqipërinë, për të mos thënë për më gjerë. E kjo politikë e tij del jashtë kontekstit të kohës, Albini synon të diktojë edhe në Shqipëri, duke e harruar se Shqipëria është shtet i pavarur dhe ka drejtuesit e saj.

Kështu që Albini, që e mban veten edhe më të zgjuar se Rugova, po tregon se po luan një politikë të nivelit të Ramushit dhe ndoshta edhe më keq. Ai beson se nuk i përket vetëm Kosovës, megalomania e tij është e tillë – e shoqëruar edhe me mungesë përvoje – që kudo ku shkon ai jep direktiva. Vjen në takim ballkanik, jep direktivat e tij. Po nuk e dëgjove, u prishe me të. Shkon në takim me Vuçiqin, i jep një letër me kërkesa, ose libra nga historia dhe takimi prishet. Takohet me Ramën, i kërkon ndihmë shikon ta paraqesë edhe Ramën keq, si drogaxhi, etj. Shkon në takim në Bruksel, i jep leksione kryeministrit belg, aq sa ai thotë me ironi, se “Albini është lider europian” – të paktën kështui e promovojnë VV-istat. Pra, Albini ka vizionin e tij për Kosovën, që po e lulëzon përditë – megjithëse nuk po i ecën mirë me pandeminë, ka vizion se si duhet të drejtohet Shqipëria, Serrbia e Ballkani, e po nuk e dëgjuan atë, ai fillon e shan. Po i tregon edhe Europës se ka defekte dhe duhert t’i bëjë punët më mirë – dhe gradualisht ai do diktojë edhe politikën në Washingron. A thua ka me pasë bythë Kosova me e mbajtë këtë lider kaq të avabncuar dhe global?! Se nuk është e lehtë me e mbajtë një lider të tillë kaq universal!

Jo mësimit fetar, në shkollat tona

0

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Keni deklaruar: “Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. T’i çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentet e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s’kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë të destinuara të ndëshkohen sepse janë të ndëshkuara qysh në librat e shenjtë. Unë besoj se sot të gjithë duhet të ndjejnë përgjegjësinë e madhe të faktit se të rinjtë, adoleshentët në Tiranë apo në Paris, në Prishtinë apo në Londër, në Evropë apo në Amerikë janë të paarmatosur me instrumentet e dijes për t’u përballur me demagogët, me sharlatanët, me maskarenjtë që kërkojnë të nxjerrin përfitime duke e përgjakur njerëzimin apo duke e tërhequr prej hunde”,

Nuk luftohet por shtohet ekstremizmi fetar me mësimin e fesë në shkollat shqipe !

Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.

Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. Çdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa. Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara. Ç’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?

“Memorandumi për Shqipërinë”, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit , paraqet më shumë se një rrëfim të një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij: “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”. Të bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të përhapjes fetare. Shumë interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë.

Sa keq e keni , po i premtoni shkollës shqipe një humnerë !

Me 10 mars 1937, Zogu nxori ligjin “për ndalimin e mbulimit te fytyrës me perçe nga gratë”…Ky nuk ishte një akt thjeshte deklarativ. Ishte ligj urdhërues me zbatim te detyrueshëm. Shkelësit do te përballeshin me ndjekje penale qe shkonin nga gjobat deri ne burgim. Viheshin para përgjegjësisë i ati, i shoqi… “nëse nuk ushtronin ndikimin e tyre për te hequr mbulesën e fytyrës me çdo mjet mbulimi”, ata gjobiteshin me 1000 franga ari. Ata qe nxitnin shkeljen e ligjit dhe bënin presion për mbajtjen e perçes, veç gjobës me te rende, 2000 franga ari, mund te dënoheshin me një muaj burg. Ne raste te veçanta burgu mund te zgjatej deri ne një vit, ose fajtori internohej nga tre muaj deri ne tre vjet. Sanksione te jashtëzakonshme parashikonte ligji për “ata qe bënin propagande për mbajtjen e perçes: denim me burg deri ne. pesëmbëdhjetë vjet”. ( Arben Puto, Shqipëria politike, botimet “Toena” 2009, f.594 )

Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.

Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetëm kamja mund ta ndritë mendjen. Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri”.

“Në Zot ne besojmë”, për shqiptarët ai zot është mysliman, katolik, protestan, ortodoks, Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u përmendur.

Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, duhet te jetë aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa duhen ta kenë të kotë.

Pra, në rrethin shpirtëror, në zotërimin e vlerave të krijuara, ne, asnjëherë nuk iu kemi pasur lakmi të tjerëve. Duke mos u pasur lakmi të tjerëve, ne nuk iu kemi as meni as zili për të huazuar nga ata gjëra të cilat na shkojnë ndesh me krenarinë tonë dhe uniken tonë në botën ku jemi.

Si klinika e parë në Evropë, Trajtimi Boni ofron me ZAP-X shpresë për pacientët me tumore dhe metastaza të trurit 

0

Teknologjia më e fundit në radiokirurgji:
Animacion ZAP-X® (foto krediti ZAP Surgical)

Bonifatius-Hospital-Lingen.de, 01/11/2021

– Përktheu Arben Çokaj, rekomanduar nga Dr. Dashamir Çokaj
– Teknologjia ZAP përdoret tashmë edhe në Mynih, Gjermani – për më shumë info në adresën: https://zapmunich.com/
– Trajtimi me ZAP-X bëhet brenda ditës, në rreth 30 minuta kohë dhe kushton rreth 7500 Euro, mbulohet edhe nga kasa e shëndetit në Gjermani. Është me interes edhe për pacientët shqiptarë.

ZAP-X® mbërriti në Lingen më 11 janar 2021! Në javët e ardhshme, instalimi, kalibrimi dhe testet do të kryhen nga ekspertë të rrezatimit, fizikanë dhe mjekë nga SHBA dhe Gjermania.

Qendra e ZAP-X – Spitali Bonifatius Lingen: www.zap-x.de

Spitali Bonifatius Lingen do të jetë klinika e parë në Evropë, që ofron operacionin inovativ të rrezatimit stereotaktik (SRS) ZAP-X®. Ai përfaqëson një alternativë ose shtesë të kirurgjisë klasike dhe terapisë me rrezatim. Tumoret dhe metastazat në tru mund të bëhen të padëmshme nga rrezatimi i lartë dhe i saktë, duke mbrojtur indet e shëndetshme përreth, sa më shumë që të jetë e mundur. Terapia është pa dhimbje. Anestezia nuk kërkohet. Trajtimi ambulator u mundëson pacientëve të kthehen në mjedisin e tyre brenda ditës.

Diagnoza e tumoreve të trurit ose metastazave të trurit, qoftë në rrjedhën e një kanceri tjetër ose si një gjetje parësore, përfaqëson një pikë kthese të veçantë në jetë për njerëzit dhe të besuarit e tyre. Frika nga ndryshimet në personalitetin dhe humbjen e kujtesës është e madhe. Tani ka mundësi të ndryshme trajtimi.

Falë përpjekjeve të Prof. (UCPY) Dr. (PY) Peter Douglas Klassen, mjeku kryesor dhe neurokirurgu në Spitalin Bonifatius, terapia më e avancuar SRS do t’u ofrohet pacientëve nga pranvera 2021.

Vite më parë, nëna dhe shoqja më e ngushtë e Prof. (UCPY) Dr. (PY) Peter Douglas mëson mbi kancerin në vendin e lindjes, Paraguai. Ata të dyja vuanin nga metastazat në tru nga kanceri i gjirit dhe mushkërive, respektivisht. “Në raste të tilla, pacientët shpesh kishin qasje në kujdesin e klasit të parë në qytetet e mëdha,” thotë Dr. Klassen. “Me teknologjitë e reja nga ZAP-X, trajtimi më i avancuar SRS tani është gjithashtu i disponueshëm pranë shtëpisë për komunitetet më të vogla si tonat në zonat rurale.”

Platforma e radiokirurgjisë ZAP-X është një alternativë jo invazive ndaj kirurgjisë dhe terapisë tradicionale të rrezatimit. Është një nga teknologjitë më të fundit në radiokirurgji, edhe për sa i përket sigurisë së pacientit – është ndërtuar posaçërisht për trurin.

Përgatitjet strukturore për njësinë e trajtimit 32-ton

ZAP-X® përdor një përshpejtues modern linear. Kjo eliminon rrethanat e nevojshme për trajtimin e izotopeve radioaktive me përdorimin e kobalt-60, të përdorur më parë. ZAP-X ka gjithashtu një konstruksion të veçantë, pa dhomë për mbrojtje nga rrezatimi. Por njësia e trajtimit peshon 32 tonë.

Për shkak të peshës së madhe, u konsiderua vetëm një dhomë në katin përdhes pa bodrum: Për shkak të hendekut të qytetit nën ambientet e ZAP-it, katër shpime të thella duhej të drejtoheshin në 12 metra thellësi. Ngarkesa pikore prej 32 tonë tani mund të shpërndahet në mënyrë të sigurt në një sipërfaqe prej vetëm tetë metrash katrorë.

Rruga e ZAP-X® për në Spitalin Bonifatius
Nga SHBA, Kalifornia me anije në Evropë, Roterdam, pastaj në Lingen.

Informacione të hollësishme në lidhje me platformën e Radiosokirurgjisë Xhiroskopike ZAP-X mund të gjenden në: https://zapsurgical.com/. Një përmbledhje e detajuar e sistemit me animacione mund ta gjeni këtu:


https://youtu.be/9ph-cdb5QO0.

Rreth ZAP Surgical Systems, Inc.
ZAP Surgical Systems, Inc harton dhe prodhon platformën ZAP-X® Radiosurgery Gyroscopic (TM). John R. Adler, MD, Profesor Emeritus i Neurokirurgjisë dhe Onkologjisë Rrezatuese në Universitetin Stanford, themeloi ZAP Surgical Systems në 2014 dhe shërben si CEO. Dr. Adler është gjithashtu shpikësi i CyberKnife® dhe themeluesi i Accuray, Inc.

Kjo do t’ju çojë në qendrën ZAP-X të Spitalit Bonifatius Lingen


Mirësevini në qendrën ZAP-X®
“ZAP-X® i parë në Evropë ka funksionuar që nga marsi 2021.”

International Office: Welcome, welkom, Bienvenido, Καλώς ήρθατε, Добро пожаловать

Për pacientët me tumore dhe metastaza në tru

Diagnoza e tumoreve të trurit ose metastazave të trurit, qoftë në rrjedhën e një kanceri tjetër ose si një gjetje parësore, përfaqëson një pikë kthese të veçantë në jetë për njerëzit dhe të besuarit e tyre. Frika nga ndryshimet në personalitetin dhe humbjen e kujtesës është e madhe. Tani ka mundësi të ndryshme trajtimi.

Rrezatimi me precizion të lartë për trurin: ambulator, i butë dhe i sigurt

Spitali Bonifatius është klinika e parë në Gjermani dhe Evropë që ofron kirurgji inovative me rrezatim stereotaktik (SRS) ZAP-X®. Për indikacione të caktuara ai përfaqëson një alternativë ose një shtesë të kirurgjisë klasike dhe terapisë me rrezatim. Tumoret dhe metastazat në tru mund të trajtohen me rrezatim të lartë dhe të saktë me mbrojtje maksimale të indit të shëndoshë përreth. Terapia është pa dhimbje. Anestezia nuk kërkohet. Trajtimi ambulator u mundëson pacientëve që të kthehen në mjedisin e tyre të njohur në të njëjtën ditë.

Meqenëse disiplina shumë të ndryshme mjekësore janë të rëndësishme në terapinë e tumorit të trurit, bashkëpunimi midis specialistëve në neurokirurgji është një çështje e natyrshme. Ndërhyrjet me ZAP-X® paraqiten gjithashtu në tabelën e tumorit, ku neurokirurgët, neurologët, terapistët me rrezatim dhe onkologët diskutojnë sëmundjen e pacientit dhe përpunojnë trajtimin individual.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na kontaktoni drejtpërdrejt me pyetje, shqetësime dhe konsiderata. Përveç gjermanishtes, ne ofrojmë këshilla në anglisht, holandisht, spanjisht, arabisht dhe greqisht.

Ekipi juaj nga Qendra ZAP-X®

Prof. (UCPY) Dr. (PY) Klasat e Peter Douglas

Qendra ZAP -X – Wilhelmstrasse 13 – 49808 Lingen – Telefon: 0591 910-4560 – info@ZAP-X.de

Prostituta dhe Edi

1
Lirim Gashi, Prishtinë
Pse te mos ia përgatisë burri i papunë ushqimin fëmijëve dhe gruas, nëse ajo punon në fabrikë, zyrë, uzinë, ambulancë, spital, shkollë, universitet e kështu me radhë?
Sot kur e pyeta në telefon një kliente greke me mbiemrin Albanis se çka i punon burri, me tha : kujdeset për mua dhe fëmijët sepse asnjë punë tjetër nuk ia do shpirti më shumë.
Sepse për çdo punë tjetër është i paaftë dhe hudum.
Kur e pyeta se çka punon ajo: përgjigja e saj ishte saktësisht kjo: Punoj aty ku dritat infrarot zbresin herë pingul e herë pjerrazi mbi trupat lakuriq.
“Që do të thotë se i shkon dita duke u ngulitur prej njërit në tjetrin shtapiq”.
M’u përgjigj me një lehtësi aq të paparë, saqë ma dha përshtypjen se ia ndjeu zemra që kam për zanatin më të lashtë dhe lagur në botë respekt tepër të madh.
Dhe jo vetëm kaq, por ia ndjeu zemra edhe që jam kurioz ta di sesa lekë i fiton në ditë dhe muaj, prandaj fare pa e pyetur m’u përgjigj :
Fitoj shumë lekë, jashtëzakonisht shumë lekë, sepse me shkathtësinë time e çmendi çdo lejlek…
Mora frymë thellë dhe e pyeta se a ia paguan ndonjë herë burrit ndonjë drekë?
Përgjigja e saj ishte kjo: Po sepse është i vetmi mashkull që nuk beson se morali banon nën brekë.
E unë nuk do të isha unë sikur të mos i thosha : Atëherë qenka gjerman impotent, sepse sikur të ishte shqiptar, jo vetëm që do të besonte se morali banon në brekë, por edhe do ta puthte dhe lëpinte të njëjtin natë e ditë, vetëm e vetëm për të parë pakëz dritë.
Pastaj e pyeta se nga e ka zanafillën mbiemri i saj Albanis dhe si quhet burri i saj?
Përgjigja e saj ishte kjo : Mbiemri Albanis vjen nga një shpend mitologjik i Greqisë Antike, ndërsa unë ende pa e përfunduar ajo fjalinë deri në fund ia ktheva në shqip : E tashë u korite.
E kur më tha që burri i saj e ka emrin Panajot, përgjigja ime ishte kjo: qenka si Edi Rama impotent dhe idiot.
Kur e kuptoi që jam shqiptar, nga turpi që më gënjeu për origjinën më tha: unë nuk e meritoj të flasë me ty, prandaj të lutem me ço në rrotë.
E unë ia ktheva ndoshta jo në rrotë por gjithsesi në kastravec me dy topa, sepse nuk dallon aspak nga Edi Lopa.

Smajl Latifi, kallësi i flamujve të Dardanisë, nis fushatën

0
Idriz Zeqiraj
Vite më parë, kur “komandantët” e frustruar, nga humbjet e zgjedhjeve, digjnin flamujtë e Dardanisë! Ata u prinin bandave, nën siglën e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”. Njëri nga këta “kommandantë” ishte edhe Smajl Latifi. Në Mërgatë kishte sabotuar Fondet për mbijetesën e Kosovës, kishte përçarë shqiptarët, tani i kallte flamujtë e Dardanisë! Ai, me shokët e tij, halabakë e rrugaçë, versuleshin me shkrepse në dorë, u vinin zjarrin, radhazi, flamujve të Dardanisë! Arsyetimi, sa i thjeshtë, aq edhe idiotesk: “Është flamuri i Rugovës!”
     Realisht, Flamuri i Dardanisë, i ideuar nga Presidenti Rugova, është flamuri më përmbajtësor dhe më i kompletuar, me elemente kombëtare të Shqiptarisë. Si i tillë u pëlqye shumë nga populli. Por, profanët, injorantët e ideologjisë sllaviste, nuk e duronin dot. Dhe, pavarësisht, përmbajtjes, bukurisë dhe kombëtarisë, Smajl Latifi, kuadri partiak i AAK-së, kryetari i komunës të Rahovecit, bënte “yrysh” në kalljen e flamurit dardan, për t`u ngrohur me flakën e tij!
             Edhe pse ende nuk është hapur fillimi i fushatës, për zgjedhjet lokale, kryetari i komunës të Rahovecit e ka nismuar fushatë javë më parë. Dhe, gjithçka ishte e sinkronizuar me partitë-banda të PAN-it. Sulmi është koncentruar tek presidentja Vjosë Osmani, dy ministrat e Listës “GUXO”, Donikë Gërvalla dhe Faton Peci. Qëllimi është i qartë: T`i bëjnë presion kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e tyre, me qëllim të prishjes të koalicionit LVV-GUXO, për ta marrë pushtetin, qoftë edhe pa zgjedhje, opozita plus “Lista Serbe”.
     Opozita “hallakati” arkiva, duke risjellur në ekran intervistat, ku Donikë Gërvalla ka folur për “të bëmat” kriminale të “disa komandantëve”. Sipas PAN-istëve, Donika, duke emërtuar disa nga “komandantët”, rrast të inkriminuar, paska “sulmuar vet UÇK-në”, edhe pse shumica e tyre kurrë nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, as pjesë e luftës.
     Donikë Gërvalla, duke qenë zëvendës-kryeministre, ministre e Jashtme dhe e Diasporës, në disa takime rajonale e ndërkombëtare, potencoi se “qeveria aktuale po lufton krimin dhe korrupsionin”. PAN-i, duke qenë pjesë e krimit dhe e hajnisë zyrtare, reagoi se “ministrja e Jashtme po dëmton imazhin e Kosovës, duke pranuar se në Kosovë janë bërë krime e hajni”.
      Ministrja Gërvalla tha se “me kot sulmohet BE-ja për mos liberalizimin e vizave, pasi Kosova duhet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe për këtë fajin e kemi ne, Kosova”. Rrjedhimisht, Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave.
     Banda PAN-iste, kinse e habitur me deklarimet e zonjes Gërvalla, ashpërsoi fushatën kundër ministrës Gërvalla, duke i kërkuar kryeministrit Kurti shkarkimin e saj të urgjentshëm! Por, të gjitha këto që i deklaron ministrja Donikë, gjendën në raportet e BE-së dhe të organizmave tjera ndërkombëtare. Dhe, halabakët falsifikatorë të PAN-it, nuk arijnë t`i mbulojnë!
      Një gazetë zvicrane, e interesuar për luftën e UÇK-së, Donikë Gërvalla përgjigjet me korrektësi, se “UÇK-ja bëri luftë mbrojtëse, kundër pushtuesit serbo-sllavë”. Por, disa “komandantë”, shpirt-shitur e kriminelë, ishin përcaktuar për misionin makabër, marrjen e pushtetit me dhunë, duke shantazhuar, kërcënuar dhe vrarë kundërshtarët politikë. Dhe, kjo e vërtetë absolute, tashmë, nuk përbën asnjë sekret. Sepse, vrasjet politike janë serike dhe numerike, të realizuara nga një – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
     Kryetari Smajl Latifi e dështoi fushatën parazgjedhore të tij qysh në start. Presidentja dinjitare, Vjosë Osmani, nxënëse besnike e Presidentit Rugova, po shkëlqen, mençurisht e profesionalisht, në postin e lartë të Presidentës të vendit.
     Paraqitjet e dinjitetshme të Donikë Gërvallës, në përfaqësimin e politikës të jashtme të Kosovës, janë të suksesshme, që bllokojnë manipulimet e vrazhdëta të Serbisë agresive. Zonja Gërvalla, në përballjet debatuese televizive të Evropës dhe të botës, me eksponentë të lartë serbo-sllavë, i ka mundur përgjatë luftës 1998-1999. Askush më mirë se ajo nuk ka arritur të sjellë dëshmi e fakte, për ta bindur opinionin ndërkombëtar, për agresionin terrorist serbo-sllavë dhe “mbrojtjen e pragut të shtëpisë”. Donikë Gërvalla plotësoi projektin e nismuar nga babai i saj, Jusuf Gërvalla, për UÇK-në, mbështetjen dhe afirmimin e saj.
     I handakosuri Smajl Latifi, dikur kallës i flamujve të Dardanisë dhe, tani, kryetar i komunës të Rahovecit, i sulet edhe ministrit tjetër të Listës “GUXO”, Faton Pecit. Përzgjedhja emërore është e të njëjtit qëllim, njësoj si në rastin e presidentës Vjosë dhe të ministrës Donikë. Zotriu shpifës Latifi, abuzon me hallet e bujqërve të vyeshëm – par ekselance – të Rahovecit, të mirënjohur në Kosovë e më gjerë, si prodhimtarë novatorë e profesionalë.
     Pandemia, e paplanifikuar, tërhoqi fonde edhe nga bujqësia dhe, rrjedhimisht, pati reduktime në kompensimin e bujqërve. Plus goditja që u bëri breshëri shumë nga kulturave të mbjella. Dhe, këto fatkeqësi provon t`i  shfrytëzojë, për të sulmuar e denigruar ministrin e Bujqësisë dhe të Pylltarisë, Faton Pecin.
     Kuadri i partisë-bandë AAK, Smajl Latifi, dje kallës i flamujve të Dardanisë, sot kryetar i komunës të Rahovecit!
     Kuadër se jo mahi!

Presidentja Osmani u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Franco Federici

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në takim të rregullt me Komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici. Komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.

Komandanti i KFOR-it informoi Presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë. Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani diskutoi me Komandantin e KFOR-it për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohëshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre.​

Policia e Kosovës në Han të Elezit, ndalon një rast të kontrabandës me emigrant

0

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 27 gusht 2021

 Zyrtarët policor të Stacionit  të Policisë Kufitare – Hani Elezit, më 27 gusht 2021, rreth orës 10:00, në realizim të Planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”, në hyrje për në Republikën e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash.

Zyrtarët policorë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria.

Shtetasit sirian nuk kishin dokumente të udhëtimit. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrant’

“Aanschlus-i” i Malit të Zi, Serbisë – para aderimit të Serbisë në NATO?!

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Çmimi që pritet të paguaj Mali i Zi duket të jetë tejet i lartë. Gjasat janë që Mali i Zi ta humbas sërish pavarësinë nën kushtin që Serbia të aderojë në NATO?!

Prishtinë, 27 gusht — Forcat pushtuese serbe — policia speciale Cobra dhe BIA (Agjencia e Informacionit) me ftesë të qeverisë klerikale pro serbe, të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç, tashmë kanë hyrë dhe po operojnë në territorin e Malit të Zi. Preteksi është gjetur: ruatja e rendit dhe paqes në Cetinën mitike malazeze gjatë fronizimit (shugurimit) të Jovan Miçoviq-it (Joaniki) Metropolitan MCP SOC. Historia po përsëritet. Mali i Zi po përballet me gadishmërinë e Perednimit për ta sakrifikuar këtë shtet, ashtu siç kishin bërë në vitin 1918. Amerikanët duket se janë neutralë. Nga shtetet fqinje, me gjasë vetëm Kroacia ka reaguar, duke shprehur shqetësimin e ligjshëm.

Në këto rrethana drejtori aktual i ANB -së së Malit të Zi (Agjencia e Sigurisë Kombëtare), Dejan Vukshiq (Dejan Vukšić), “ka grishur” për ndihmën vëllazërore “të rojeve të sigurisë së BIA -s dhe COBRA-s.” Sipas tij, vetëm “ekspertët” nga Serbia janë në gjendje të japin vlerësimin e duhur për rrezikun që ndodhet komuniteti ortodoks serb dhe vetë ceremonia e shugurimit të Metropolitit të Kishës. Ceremonia pritet të mbahet më 5 shtator. Në prag të kësaj ngjarjeje kreu i Agjencisë së Intelegjencies së Malit të Zi, Vukshiq, ka vizituar Beogradin. Ndërkohë në Beograd ai ka dërguar bashkëpunëtorin e tij Boban Stanović, në cilësinë e koordinatorit, prej ku ai do t’i raportoj shefit të tij — Vukšić në lidhje me ngjarjet e planifikuara të zhvillohen në Cetinje.

Burimet e Pobjeda nga Beogradi theksojnë se BIA u dha shefave të ANB të dhëna, të cilat operativët e tyre i mblodhën gjatë punës në territorin malazez, për lidhjet e individëve dhe organizatave patriotike, si dhe lidhjet e tyre me aktivistët civilë në Serbi.

“Vëzhgimi në terren” sipas Pobjeda-s flasin se, të paktën shtatë agjentë të BIA -s kanë qenë në Mal të Zi për një kohë të gjatë. Një pjesë e këtij grupi është vendosur në dy qytete në bregdetin malazez — në Budva dhe Bar, ndërkaq grupi tjetër në Podgoricë. Kontaktet e tyre me disa qytetarë malazezë u vunë re, disa prej të cilëve ishin edhe anëtarë të Batalionit të Shtatë, i cilësuar dikur si famëkeq.

E përditshmja Pobjeda merr vesh se Njësia e Policisë Ushtarake për detyra të Veçanta, e quajtur COBRA, i nënshtrohet drejtpërdrejt Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe detyra e saj kryesore është mbrojtja e sigurisë së personave të caktuar, zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe objekteve me rëndësi të veçantë.

Ata janë të trajnuar për të luftuar “kundër terrorizmit dhe grupeve rebele në të gjitha kushtet (vendbanimet, mjetet e transportit, objektet), por në të ashtuquajturat kushte paqeje ata kryesisht merren, siç është shkruar, me vlerësimin, planifikimin dhe zbatimin e sigurisë “në fushën e mbrojtjes së personave të caktuar. dhe objekteve”, si dhe duke siguruar delegacionet më të larta ushtarake të huaja në vizitat zyrtare në Serbi.
Por çfarë kërkon kjo Njësi në Mal të Zi?

Ekspertët nga COBRA, një njësi e policisë ushtarake të Ushtrisë së Serbisë së bashku me agjentët e BIA -s kanë njoftuar ANS-an për gjendjen dhe ndeshtrashat (sfidat) e pritshme në fushën e sigurisë në rast se kurorëzimi i SPC -së Metropolitane në Mal të Zi, Joanikija Miçoviq, zhvillohet më 5 shtator në Cetinje — për këtë Pobjeda ka mësuar nga burimet e saj në Beograd dhe Podgoricë.

Shërbimet e brendshme, vlerësojnë burimet e shërbimeve të inteligjencës të vendeve perëndimore, mund të përballojnë disi një masë që nuk i kalon pesë mijë qytetarë. Pobjeda nënvizon se, nëse në Cetinje mblidhen rreth dhjetë mijë njerëz dhe nëse brenda kësaj turme ka grupe radikale, gjendja lehtë mund të dalë jashtë kontrollit.

Sipas Pobjeda-s, Sekretariati për Planifikimin Hapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Podgoricës pranoi një kërkesë interesante disa ditë më parë. Kompania serbe “Stage Pro” i kërkoi administratës së Kryeqytetit që t’i sigurojë baza gjeodezike ose rrafshnaltën pranë Kishës së Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë, duke marrë si shkas se do ta shfrytëzojë për “Procesin e kurorëzimit të Mitropolitit të ri të Malit të Zi dhe Bregdetit “.

Me gjasë ata nuk janë informuar fare se performimi i kësaj ceremonie liturgjike do të jetë në Cetinje, meqë tashmë qenka paralajmruar zhvendosja.

Uashingtoni është i shqetësuar për retorikën e grupimeve radikale, duke këmbëngul që siguria është në rend të parë. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim për kulmimin e retorikës” në lidhje me shugurimin e Mitropolitit të KOS -it Ioaniki në Cetinje. Në një prononcim Uashingtoni u bënë thirrje të gjitha palëve në Mal të Zi që të angazhohen për qetësimin e tensioneve.

“Ne inkurajojmë autoritetet malazeze dhe SOC MCP që të punojnë ngushtë në vendin e kurorëzimit të Metropolitanit të sapozgjedhur Janikus, për sigurinë e qytetarëve mbi gjithçka tjetër,” tha një zëdhënës anonim i Departamentit të Shtetit Zërit të Amerikës. “Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, qytetarëve, udhëheqësve politikë dhe fetarë, të punojnë për të qetësuar tensionet,” tha një zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë fetare, përfshirë të drejtën e individëve për të praktikuar fenë e tyre lirshëm. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu mbështesim lirinë e shprehjes, përfshirë të drejtën për tubim paqësor “.

Sipas portalit kroat “Geopolitik News”, nëse Mali i Zi sakrifikohet në emër të hyrjes së Serbisë në NATO dhe shkëputjes së saj nga çfardo ndikimi rus, me kushitin që paraprakisht ta njoh pavarësinë e Kosovës, është i pashmangshëm spastrimi etnik gradual i boshnjakëve në Sanxhak drejt Federatës së Bosnjës e Hercegovinës.
Ky akt gjithësesi do i hapte rrugë krijimit të Serbisë së Madhe, të cilës do t’i bashkohej krejt natyrshëm edhe krijesa e gjenocidit serb në Bosnjë, Republika Srbska.
Por a do të përfundojë rishikimi i hartës politike në këtë cep të Evropës Juglindore me kaq? Cili do të jetë çmimi i fundit për Federatën e Bosnjës e Hercegovinës, të cilën e ndajnë boshnjakët e kroatët dhe ai i Maqedonisë së Veriut, të cilën e ndajnë maqedonët sllavë dhe shqiptarët, mbahet ende me shumë të panjohura.

Të vdesësh nga vetmia, kjo vuajtje johumane! 

Majlinda Bregasi 

Don Lush GJERGJI, Conversazioni con Madre Teresa, VELAR – Dottrinari, 2021, f. 95. 

Kur të pish një pikë ujë kujtohu për mua, lutu për mua dhe unë gjithmonë do të të kujtoj në lutjet e mia përpara Zotit tonë, sepse ti je prifti im. 

Janë këto fjalët e fundit që Shën Nëna Terezë i thotë autorit të këtij libri, Dom Lush Gjergjit, që për mua janë shumë domethënëse nga shumë pikëpamje. Dhe si gjithmonë fjalët e fundit janë ato të pashlyeshmet, testamenti që u duhet transmetuar të tjerëve, është besa për ne shqiptarët. Kush e njeh Dom Lushin, veprimatarinë e tij të pashterrshme, librat e tij dhe atë si person, gjithmonë i gatshëm për të të dëgjuar e për të të kuptuar, pa të gjykuar kurrë, nuk e ka të vështirë ta kuptojë përkushtimin dhe adminirimin e tij për Nënë Terezën e Kalkutës. Nuk e di nëse kjo rrjedh nga lidhja e gjakut, ajo etnike, apo nga lidhja shpirtërore, ajo që i lidh njerëzit në botë nga të njëjtat ndjenja humane, por është e qartë që Shën Nënë Tereza është muza e tij. 

Analiza e bisedës është fusha ime e ngushtë e studimeve, ajo që më frymëzon për të kuptuar natyrën humane nëpërmjet akteve spontane të komunikimit, natyrale, të papritshme, të paprojektuara, por gjithmonë të qëllimshme. Ne e organizojmë jetën, ndërtojmë marëdhëniet tona me të tjerët nëpërmjet bisedave të përditshme, ku gjuha njerëzore shfaqet në natyrshmërinë e saj të plotë, pa përpunime stilistike e semantike mbi letër. Janë gjithë ato fjalët që me të dalë nga goja hyjnë direkt në mendjen e të tjerëve, duke prekur edhe ndjenjat më të fshehta. Forca e fjalës, mbi të cilën janë ngritur monumente mendimesh duke u nisur pikerisht nga Bibla, ‘E para ishte fjala’, që në bisedat e përditshme merr krahë. Dhe ja ku qendron bukuria e këtij libri dhe mençuria e autorit që na sjellë pjesë të bisedave të tyre për të na hapur me natyrshmëri dyert e një bote që na përket më shumë sesa e mendojmë. 

Fluturojmë tash drejt botës së pafundme së një gruaje të vogël, nga një vend i vogël, i parëndësishëm për botën, që mrekulloi njerëzimin me forcën e saj shpirtërore, me përkushtimin e saj ndaj të tjerëve dhe me dashurinë e saj për jetën.  

Jeta, jeta njerëzore. Ajo që nuk mund të hiqet mënjanë, të zvetënohet, të hidhet poshtë, të harrohet. Sepse Zoti tha që vlejmë më shumë se lulet, thotë Nënë Tereza që këtë vlerë diti ta ridimensionojë, jo përpara Zotit, sepse dashuria e tij është e pafundme, por përpara nesh, pasi shpesh na qëllon të humbasim në përditshmërinë tonë. 

‘E dimë se ka sëmundje të rënda në botë, por gjithmonë e më shumë po e shohim se sëmundja më e madhe në botë është që njerëzit nuk kanë dashuri njëri për tjetrin, nuk ka dashuri mes tyre’, ankohet shenjtja jonë. Mungesa e dashurisë, mbyllja në vetvete, përqendrimi në universin tonë të vogël duke injoruar gjithë atë që është përreth nuk bën gjë tjetër, përveçse të rrisë distancën me të tjerët, duke na bërë gjithmonë e më të huaj me botën, gjithmonë e më të varfer në ndjenja. Sepse nuk mjafton pasuria për të qenë të pasur. 

Pse dhurojmë? Shpesh ia kam bërë vetes këtë pyetje duke menduar për atë ndjesi që prodhohet pasi kemi bërë një veprim që e dimë mirë që për dikë do të thotë shumë. Sepse i duam të tjerët? Sepse kemi mësuar që nuk mund të jemi të lumtur kur të afërmit tanë vuajnë? Sepse kjo pandemi globale, si asnjëherë më parë, na mësoi se fqinjët tanë janë edhe ata që jetojnë në kontinente të tjera? Se kjo botë, konfuze dhe indiferente në pamje të parë, në realitet është shumë më e lidhur? Se pasuria e të pasurve varet direkt nga forza e të varfërve? Apo sepse të dhurosh të bën thjesht të lumtur? Dhe ne dhurojmë për këtë motiv, sepse duam të jemi të lumtur. Dhe nuk ka rëndësi ku shkojnë dhuratat tona, ne buzëqeshim çdo herë që e bëjmë, ndihemi të dobishëm. Është pikërisht të ndjerit i padobishëm që krijon një vuajtje të madhe dhe na shpie në dëshpërim të thellë e depresion.   

Na kanë mësuar se qenia njerëzore është një makinë shumë e komplikuar dhe si e tillë është perfekte. Por praktikisht ne kuptohemi pa sforcime edhe me njerëzit që u përkasin kulturave dhe gjuhëve të largëta. Të gjithë kemi të njëjtën buzëqeshje. Të njëjtat lot. Të gjithë kemi uri, etje dhe mbi të gjitha kemi një nevojë të madhe për të ndier dashurinë e të tjerëve. 

Njerëzit në gjithë botën vuajnë kryesisht nga vetmia, nga braktisja… Nuk vdesin vetëm nga uria, mund të vdesin nga vetmia, nga të mos pasurit asnjë njeri me të cilin të flasin. Kanë nevojë për të pasur afër dikë që i do.’ Të vdesësh nga vetmia, çfarë vuajtje jonjerëzore! 

Gjatë gjithë jetës kam jetuar si kafshë, por po vdes si engjëll, i tha një njeri i varfër, i braktisur nga familja, nënë Terezës ndërsa ajo e mbante në krahët e saj. Faleminderit! Ishin fjalët e tij të fundit ndërsa jepte shpirt. Një Faleminderit që flet shumë, një Faleminderit që Nënë Tereza nuk do ta harronte kurrë. 

Shenjtja jonë ka takuar miliona njerëz në botë dhe ka ditur të shprehë me fjalë kaq të thjeshta shqetësime kaq të mëdha të njerëzimit. Vetmia. Ky burim i pashterrshëm për frymëzimin artistik që i ka shtyrë njerëzit të krijojnë kryevepra arti, ky burim vuajtjesh është po kaq i domosdoshmëm edhe për të ndier praninë e Atit. 

‘Vuajtja është shenja që Zoti na do sepse na afron me të, na bashkon me kryqin e tij. Kur shoh njerëzit që vuajnë kaq shumë mendoj që kalvari është gjithkund, që vuajtja e Krishtit jeton te njerëzit tanë. Duke parë Krishtin e kryqëzuar, shohim kokën e tij të përkulur për të na puthur, krahët e hapura për të na përqafuar, zemrën e hapur që të mund të gjejmë një strehim te ai.’ Ja pse shërben vuajtja për Nënë Terezën: të mos harrojmë Atin, sakrificën e tij për ne, dashurinë e tij, praninë e tij. 

 Por a arrihet që me dashuri të tejkalohet çdo gjë? 

Deri tani kam arritur të arrij çdo gjë me dashuri dhe me lutje, i thotë shenjtja Dom Lushit, ‘por këtë jo’ duke iu referuar kërkesave të pandërprera ndaj shtetit shqiptar për t’i dhënë leje të vizitonte nënën dhe motrën që jetonin në Tiranë gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Nuk i kishte parë që në vitin 1928, por më kot. Autoritetet shqiptare nuk ia dhanë kurrë atë leje. Nënë Tereza mundi vetëm të vizitonte varret e tyre pas rënies së regjimit. 

Ende ekzistojnë kufij dhe pengesa që as dashuria nuk arrin t’i tejkalojë. Vetëm Zoti e di motivin pse nëna dhe motra ime duhet të vuajnë kaq shumë në këtë botë. Pa dyshim, lutjet dhe sakrifica e tyre më ndihmojnë shumë në misionin tim. Çdo gjë për lavdinë e Zotit’ thotë shenjtja me fytyrën e trishtuar. Ajo grua trupvogël që dukej si e bërë prej hekuri e nuk mposhtej përpara asgjëje, ajo që kishte i dhuruar botës mijëra buzëqeshje, ajo që ua kishte zbutur dhimbjen njerëzve të braktisur nëpër rrugë, të cilët kishin dhënë frymën e fundit në prehërin e saj, për herë ta parë i rrëfen priftit të saj dhimbjen personale. 

‘Ndonjëherë marr ndonjë letër nga nëna dhe motra nga Tirana. Shkruajnë pak dhe kanë dëshirë të më takojnë mua dhe vëllain Lazrin… ajo që mund të them është që lutem shumë për Shqipërinë, lutem që Zoti ta ndriçojë kët popull dhe që t’i bëjnë të kuptojnë se nëse duan të jetojnë në paqe duhet të duan njëri-tjetrin… Mendoj se për Kishën tonë katolike shqiptare ende nuk ka kaluar e Premtja e Madhe, por besimi ynë na mëson se jeta e Krishtit nuk përfundon këtu, por vazhdon mbi kryq dhe plotësohet me Ringjallje. Njerëzit tanë nuk duhet e nuk munden ta harrojnë kurrë këtë.   

‘Duajeni tjetrin ashtu si ju do Zoti ju! Kumbojnë fjalët e saj, fjalët e shenjtes sonë që ia kushtoi gjithë jetën vetëm një qëllimi, përhapjes së dashurisë universale, mbi të gjitha për ata që vuajnë. 

 Prishtinë, 26 gusht 2021                                                        

Majlinda Bregasi 

(Ditët Përkujtimore të Nënës Tereze) 

Shën Nëna Tereze, histori, porosi dhe trashëgimi

0

Don Lush GJERGJI, Prishtinë

Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 26 gusht 1910 nga prindërit shqiptarë katolik Kolë Bojaxhiu dhe Drane lind. Bernaj – Bojaxhiu, me prejardhje nga Prizreni dhe Novosella e Gjakovës.

Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu pranë famullisë së “Zemrës së Krishtit”, vitet tjera dhe gjimnazin në shkolla shtetërore. Në moshën 18 – vjeçare vendoset për shërbim të plotë Zotit, Kishës, njeriut me jetën rregulltare të “Motrave të Loretos” që vepronin në Kalkutë. Atje bëri studimet universitare histori – gjeografi, dhe për pak kohë punoi i infermiere, pastaj si profesoreshë dhe drejtoreshë e shkollave të mesme në Kalkutë. Në vitin 1946 braktisi rregullin për t’iu kushtuar tërësisht “të varfërve ndër më të varfër”.

Në vitin 1950 themeloi motrat “Misionaret e Dashurisë”, pastaj “Vëllezërit Misionarët e Dashurisë” (1963), “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze” (1969), “Misionaret e Dashurisë – dega kontemplative” (1976) dhe “Vëllezërit e Fjalës – dega meshtarake” (1977)…

Mori gati të gjitha shpërblimet më të larta kishtare dhe shekullare, edhe atë Nobel për Paqe (1979). Mbarë bota e çmoi dhe nderoi me titullin më të lartë dhe më të ëmbël: Nëna e Dashurisë.
Si në jetë, ashtu edhe në vdekje dhe salikim, si në lumturim, ashtu edhe në shenjtërim, mblodhi dhe bashkoi mbarë botën, pa asnjë dallim dhe përjashtim.
U kthye në “Shtëpinë e Atit” apo ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Qe lumturuar nga Papa Shën Gjon Pali II (19 tetor 2003), ndërsa shenjtëruar nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.
Në jetën dhe veprën e Nënës Tereze kemi tri faza jetësore që mund t’i dallojmë dhe quajmë edhe me tri emërtime: Gonxhe Bojaxhiu (1910 – 1928), Motra Tereze e Loretos (1929 – 1950) dhe Nëna Tereze – Misionare e Dashurisë (1950 – 1997).
Këto tri periudha jetësore kanë tri qëndrime,orientime dhe përcaktime themelore që përputhën me tri virtytet hyjnore: FEJA, SHPRESA dhe DASHURIA.
Për Nënën Tereze feja ishte kërkim, shpresa veprim, ndërsa dashuria flijim dhe dhurim.
Ajo ka folur pak, por ka vepruar shumë, mbi të gjitha ka dëshmuar fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë, si dy shtylla të forta dhe të pathyeshme për jetë dhe për veprimtari, duke krijuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë.
Në këtë libër do t’i gjeni 7 intervista ekskluzive, 5 vizitat e saja në Kosovë: 1970, 1978, 1980, 1982, 1986, 5 faksime apo dorëshkrime origjinale të Nënës tonë të madhe në gjuhën shqipe, mbi të gjitha histori, porosi dhe trashëgimi shpirtërore dhe kulturore, me një fjalë Nëna jonë Tereze dhe Populli ynë Shqiptar, dikur dhe sot, në vazhdimësi dhe trashëgimi.
Fatbardhësia e këtij libri është që së shpejti do të botohet edhe në gjuhën anglishte, gjermanishte, polonishte, rumanishte, frëngjishte, kroatishte dhe sllovenishte…
Thesarin e jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezes , së pari për ne Shqiptarë, pastaj për Kishën dhe mbarë njerëzimin, jam munduar ta shënoj dhe ofroj, kështu që edhe ata që nuk e kanë pasur fatin tim që ta njohin dhe të shoqërohen për së afërmi, disa nëpërmjet këtij botimi, të takohen, afrohen dhe bashkohen me Të, për të qenë gjithnjë e më të lirë dhe më të mirë.
Shën Nëna Tereze, lutu për dhe për botën mbarë!

Prishtinë, Ditët Përkujtimore të Nënës Tereze, 5 – vjetori i shenjtërimit.
Don Lush GJERGJI