Kreu Blog Faqe 1595

Nënë Tereza, shenjtëresha shqiptare për mbarë njerëzimin

0

Liljana Cuka Maksuti

Jam Liljana Cuka Maksuti, përkthyesja që pati fatin të përkthej librin e Don Lush Gjergjit ‘ Biseda me Nënë Terezën ‘ nga gjuha jonë amtare në gjuhën italiane, gjuha e vendit ku Nënë Tereza hapi qendrën e saj të bamërisisë për te ngritur me pas qendra te tjera nëpër botë. Të përkthesh do të thotë t’i japesh jetë librit në një gjuhë tjetër që i përket një tjetër kulture. Perkthyesi mban përgjegjësi për këtë jetë të re që po lind, njësoj si vete autori.
Para disa ditesh doli ne gazetën Tema letrare shkrimi i gazetares Nadire Buzo: Të guxosh për të ndjekur të medhenjtë, shkrim i cili pasqyron punën e të nënshkruares në fushën e përkthimeve. Kur lexova shkrimin, mjaft e emocionuar fillova të reflektoj. Gazetarja e nderuar vërtet kishte gjetur të veçantën e cila më paska karektizuar, dhe me ne fakt, pikërisht me mendje dhe me zemër nëpërmjet leximit kam ndjekur autorët e medhenj, ndërsa aktualisht po punoj për perkthimin disa veprave te tyre. prodhimtari shpirtërore të kulturës sonë.
Është e ditur se Zoti na shfaqet në forma nga me të ndryshme, në çdo moment të jetës dhe se ai për secilin nga ne ka një projekt të vetin.  Me gëzim te madh konstatoj se projekti i Tij për mua, ndër të tjera paska qenë të përkthej vepra letrare nga gjuha jonë shqipe në gjuhë të huaja, Te shkruash për përshtypjet e veta mbi punën  e berë, mbasi e ke perkthyer librin, nuk është e lehtë. E konsideroj fat që mu dha kjo mundësi, të njihem kaq nga afër me veprën dhe mendimet e shenjtores shqiptare, e cila si është shprehur një shkrimtar shqiptar, Zoti mendoi që mbas dy mijë vjetesh t’i dhurojë njerëzimit një grua, pikërisht Nënë Terezën, shenjtoren e madhe shqiptare e cila me veprën e saj i ka dhënë aq shumë njerëzimit, për më të vobektit e të vobektëve kudo në botë, pa dallim feje, kombi apo vendi.
Don Lush Gjergji me shumë dashuri dhe kujdes na ka dhënë këto biseda që ka zhvilluar gjatë viteve kur e ka shoqëruar Nënë Terezën. Si çdo shqiptar, i cili e do vendin dhe kulturën e vete, dhe unë kisha lexuar dhe dëgjuar shumë për Nënë Terezën, dhe me kureshtje gjithmonë jam interesuar për veprën e saj, por përkthimi i librit, më bëri të njoh nga afër mendimet dhe forcën e saj, mënyrën se si Nënë Tereza ndihmonte njerëzit, se si u falte dashuri njerëzore,  jepte forcë dhe shpresë, pra, u dhuronte jetën, çfare jeta pa shpresë, mund te lind pyetja.
Duke përkthyer këtë libër kaq të dashur tashmë per mua, më dukej sikur ndodhesha edhe unë pranë tyre dhe dëgjoja bisedat me zërin e tyre. Me imagjinatën time, me sa mësoja nepermjet leximit, isha e pranishme ne Londrën e pasur, ku Nënë Tereza do të ndihmonte të shkonte si zotëri në “shtepine e Zotit” një njeri që gjithë jetën kishte jetuar në mjerim, pra, do të gjendesha bashkë me motrat e Nënë Terezës ne Indi, te të varfrit e besimeve të ndryshme që ndanin midis tyre ndihmat, që u jepnin motrat. Do të shikoja me sytë e mendjes dhe do të me këputej shpirti për djalin që nuk e hante bukën që i dhanë motrat, edhe pse kishte ditë pa ngrenë, nga frika se të nesërmen do të kishte përsëri uri.
Gjithmonë libri na çon kudo ku ka shkuar Nënë Tereza, me leximin e tij përjeton ato situta ku ajo ka vepruar dhe ka shprehur. Lexuesi do te përjetoje gëzimin e hapjes se qendres Nënë Tereza në Shkup. Motrat e Nënë Terezës, që janë nga viset, vendet dhe kulturat e ndryshme, që Nënë Tereza i ka formuar, frymëzuar dhe motivuar, u jep forcë njerezore, dashuri hyjnore për të ndihmuar më te vobektit e të vobektëve kudo në bote.
Me pak fjalë Shën Nënë Tereza është mrekullia e Zotit dhënë Popullit tonë, Kishës dhe mbarë njerëzimit.

Romë, 24 gusht 2021 Liljana CUKA – MAKSUTI, përkthyese e veprës “E kam në zemër Popullin tem Shqiptar”, në gjuhën italishte “Conversazioni con Madre Teresa”, VELAR – Dottrinari, 2021.
Prishtinë, 26 gusht 2021 Ditët Përkujtimore të Nënës Tereze

Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës mbahet Akademi Solemne në Katedralen e Prishtinës

0
Gazeta DIELLI dhe portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 26 Gusht 2021/ Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, që sivjet koincidon me 5 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku, Dioqeza Prizren-Prishtinë, organizon Akademi Solemne, në mbrëmjen e ditës së sotme – 26 Gusht 2021, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Sipas programit, në akademinë që hapet nga Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, flet edhe Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Pjesë e akademisë janë edhe pika muzikore dhe promovimi i dy librave: Libri i përkthyer në italisht i Don Lush Gjergjit “Conversazioni con Madre Teresa”, botues Velar & Edizioni Dotrinari – viti 2021, dhe libri i Don Fatmir Koliqit “Kulturë e krishterë. I. Dromca identitare”, botuese Drita – viti 2021. Me rastin e 111 vjetorit të lindjes dhe në vigjilje të 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vendosi lule të freskëta pranë shtatores së saj në sheshin që mban emrin e saj, dhe me ç’rast mbajti një fjalë rasti. Para të pranishmëve, në fjalën e tij, Kryeministri Kurti tha se “Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkojë në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve dhe që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët”. Ai shtoi se sot përkulemi pranë shenjtores sonë Nënë Terezës, e cila “me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte, por kur ai e meritonte”. Çdo vit, Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup, organizon aktivitetet të ndryshme me rastin e ditëlindjes dhe shenjtërimin e Nënës Terezë. Këtë vit, ndryshe nga e kaluara, nga 26 Gushti deri 5 Shtator, në Shkup dhe Prishtinë do të mbahet manifestimi kulturore “Drita e Gonxhës”, gjatë së cilës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në nder të jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016). Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja, Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…” Biografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, ka shkruar: “Kush ishte Gonxhe Bojaxhiu? Bija e Kolë Bojaxhiut, me prejardhje nga Prizreni, dhe Drane lindur Bernaj – Bojaxhiu, nga Novosella e Gjakovës, por edhe më tepër bija e krishterimit tonë dymijëvjeçar, e traditës, kulturës dhe martirizimit të popullit shqiptar….Kush ishin prindërit e saj? Kolë Bojaxhiu (1872-1919) ishte tregtar i njohur, ndërtimtar, muzikant, poliglot, patriot i shquar, por mbi të gjitha bamirës dhe babë i shumë të varfërve të Shkupit dhe të rrethinës. Angazhimin e tij për drejtësi dhe barazi e pagoi edhe me jetë, si duket qe helmuar në Beograd, sepse i mbronte të drejtat themelore të njerëzve të pambrojtur, sidomos të shqiptarëve. Drane Bojaxhiu (1889-1972) ishte grua e mirë, shtëpiake e kujdesshme, nënë e zellshme dhe shumë e përshpirtshme, shpirt dhe zemër për çdo nevojtar, edukatorja e parë e Gonxhe Bojaxhiut. Familja Bojaxhiu pati edhe dy fëmijë të tjerë: Lazër Bojaxhiu (1905-1981) dhe Age Bojaxhiu (1908-1973)”. “Unë jam prej Prizreni, prindërit e mi kanë lindur në Prizren”, kujtonte fjalët e Nënë Terezes, Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, nga takimi i parë në vitin 1975, në një bisedë ekskluzive që kam zhvilluar në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, në Qershor 2010 “Isha në gjimnazin klasik në Suboticë (qytet në Krahinën e Vojvodinës në federatën e atëhershme jugosllave), ku ishim rreth 40 seminaristë kosovarë… Kur i tham se jemi nga Kosova, Nëna Tereze menjëherë u shpreh shqip, duke treguar se është nga Prizreni. Me një emocion të jashtëzakoshëm filloi të flasë shqip me ne shqiptarët…”, tregonte Zefi. Ai tregonte se me Nënën Tereze është takuar edhe në Shkup, në vitin 1986. “Thoshte edhe atje se ishte e lindur në Shkup, se kishte prindërit nga Kosova”. Po ashtu, Zefi tregonte se me Nënën Terezë ka pasur 3-4 takime edhe në Romë. “Edhe recitonte, lutej në shqip. ‘Punën e pendimit’ e thoshte shqip gjithmonë…”, shprehej Zefi, derisa bisedonim në Selinë e re të Ipeshkvisë së Kosovës dhe në Katedralën në ndërtim në Prishtinë…
Gurthemeli i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është vënë në 26 Gusht 2005, për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinali i Uashingtonit Teodor Mekkerik.
“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.
“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.
Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Në Prishtinë, në festën e gurthemelit të Katedrales nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA ishin Agim Rexhaj tani President Nderi dhe Marjan Cubi tani anëtar i Kryesisë dhe arkatar, të cilët së bashku ishin edhe në 13 Gusht 2021 kur në sallën e Katedralës Shën Nënë Tereza u shfaq dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës, me regji të Ilir Buçpapajt, gazetarit të njohur të Radio Televizionit Shqiptar. Kërë verë dokumentari erdhi në Prishtinë nga Nju Jorku, ku më parë është shfaqur të dielën e 13 Qershorit 2021 në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”…
Edhe në ceremoninë festive të shfaqjes së dokumentarit në kryeqytetin e Kosovës u theksua me shumë mirënohje se shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, me kryetar Marjan Cubin, në Nju Jork dhe rrethinë kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.
FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI TE SHTATORJA E NËNËS TEREZË NË PRISHTINË
I nderuar Dom Lush Gjergji,
I nderuar z. Skënder Asani, drejtor i Institutit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup,
Të nderuar ministra znj. Rozeta Hajdari e z. Hajrulla Çeku,
Miq shkupjanë, z. Emin Azemi, z. Mehmet Prishtina, z. Anton Nikë Berisha,
Të nderuar të pranishëm,
Nënë Tereza, ky është emri botëror i Gonxhe Bojaxhiut. Po t’i rikthehemi historisë sonë, të hapërdarë nëpër fakte të historisë zyrtare të kombeve të tjerë, ne do të shquajmë emra shqiptarësh, papë e vezirë, perandorë e strategë, shkencëtarë e guvernatorë, poetë e kompozitorë. Duket pra sikur shqiptarët individualisht kërkojnë kauza përtej territorit të caktuar nga lindja për territore të caktuar nga ndonjë e vërtetë më e lartë.
Jam këtu para mbartësve të kësaj nisme, dhe organizata juaj e ka në emrin e vet edhe shpirtëroren edhe kulturoren, pra edhe mistiken edhe konkreten. Sot ky institut po nderon Nënë Terezën. Nënë Tereza, ja një emër që zbulon në treva të largëta mjerimin që mund të gjendet në trevat tona, ende sot. Me sytë e kthjellët të mëshirës, kjo grua, kjo zonjë dalloi të njëjtën vulë të trishtimit mbi shtrirjet e globit. Aq sa e shtriu mëshirën, për aq e meritoi çmimin botëror të paqes.
Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkoi në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto, që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve. Pikërisht këto vlera të tjera, të tjerët i dalluan, si vlera që ata nuk i kishin, e që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët.
Ajo ishte një nga nënat shqiptare, e cila me mirësi dhe bujari, duke sakrifikuar edhe veten u ndihmoi atyre që kishin nevojë: fëmijëve që vuanin nga uria, të kërbulëve që u duhej përkujdesja, duke u shëruar plagët e tyre në kushte të pamundura. Ajo frymëzoi me qindra, pastaj me mijëra e mandej miliona njerëz, dhe ua ktheu dinjitetin e atyre që mbase mendonin që edhe Zoti i kishte harruar.
Shpesh herë kam menduar se sa nëna shqiptare nuk e kishin atë fat, siç e kishte ajo kur kapërceu pragun e derës së atdheut, për të shpaluar vlerat e veta, dhe sa fatbardhë jemi ne si shqiptarë, pjesëtarë të edukatës nënëtereziane që shkojmë rrugës së saj. Ajo me lutje na përcjellë edhe sot, në rrugëtimin tonë si komb, aspak të lehtë, por një udhërrëfim ky, që jep shpresë dhe dritë.
Duket sikur ne i kemi në gjirin tonë të gjitha format e besimit më të thellë, dhe sikur presim t’i shpallim universalisht prej trupave tanë individualë. Gonxhja lindi shqiptare.
Gonxhe Bojaxhiu lindi këtu, në këto treva, mes njerëzve dhe kohëve tona. Me atë trup të thjeshtë e të brishtë, por me atë thellësi shpirtërore ku ka vend aq shumë, sa njerëzorja të gjejë shprehjen e saj më të thekshme të besimit. Gonxhe Bojaxhiu u bë Nënë Tereza. Kur shpirtërorja e kthen një trup njeriu në bartësin e mirësisë pa kufij, atëherë e quajnë të shenjtë. Ata që janë të autorizuar të shpërndajnë tituj të tillë, e emërtuan e shenjta Nënë Terezë. Përmes kësaj zonje, përmes kësaj Nëne, dëshmia na vjen për lartësinë e shpirtit që në mundësitë tona e kemi të gjithë. Ajo është një shembull, ajo është e shenjta e mirësisë që njeriu, cilado qoftë treva e thjeshtë e origjinës së tij, mund ta shpërndajë nëpër rruzull. Diku para dhjetë vitesh, ndoshta pianisti më i madh në botë, Çikolini, tek e ndjente se do ta linte këtë jetë, u shfaq në qytetin e lashtë shqiptar të Shkodrës, në teatrin e famshëm të këtij qyteti shqiptar dhe dha një koncert. Para se të hapte koncertin, çuditërisht pa kërkuar asnjë pagesë, iu drejtua publikut më të vogël të jetës së tij: “Nuk mund të ndahesha nga kjo botë pa luajtur në piano për një prej vatrave të Nënë Terezës”. Ai e ndjente se po luante për njerëzit e saj. Në kohët që vijnë, le ta ndjejmë se ne do të shpërndajmë mirësi mes nesh, se do të ndajmë besim mes nesh, se do të vendosim besim mes nesh. Vetëm kështu, kohët që do të vijnë do të jenë të shenjtëruara. Sot po përkulem pranë shenjtores sonë Nënë Terezës, e cila me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte por kur ai e meritonte.

Dodona lartëson vetëm në Thesproti

0

  Prof.dr.Agim Binaj & Studiues: Fahri Dahri                                                                        

(Përgënjeshtrim për vendndodhjen e DODONËS pellazgjike)                                    

Tashmë është bërë traditë nga disa studjues, historianë, shkrues, që në çdo vit, kur kryhet pelegrinazhi në malin e Tomorrit, të shkruhet me epos të madh për përvehtësimin e vendndodhjes së Dodonës thesprote, Dodonës pellazge, duke e shoqëruar edhe me festën e Kulmakut.

Ka dhe studiuesi, historianë, gjeografë, shkrues që jashtë zemrës dhe llogjikës me këmbëngulje, vit për vit përpiqen të shtrëmbërojne të vërtetat. Në rastin konkret, të temës mbi vendndodhjen e Dodonës, ata bien pré e përcaktimeve të gabuara tëngjarjeve historike, apo emërtimeve të vjetra të toponimeve, të hapësirave gjeografike, etj. duke i vlerësuar apo dhe mbivlerësuar me realitetet e sotme.

Ani, thonë Kosovarët, emrat e objekteve, fshatrave dhe qyteteve mund të ndryshohen, por vendndodhjet jo, asnjëherë, ato vetëm në mijëvjeçarë mund të humbasin, të harrohen.

Është për tu theksuar se në histori dijetarët, filozofët, dramaturgët, etj. cilësohen gjithmonë me prapashtesën “grek” si “historian grek”,“dramturg grek”, “fillozof grek”, kur në të vërtetë disa prej tyre nuk janë të lindur në trojet e sotme të shtetit Grek, si psh Herodoti (484-425), cilësohet “historian grek”,por vendlindja e tij ka qenë Halicarnassus në Perandorinë Perse (Bodrumi i sotem, Turqi), ose vendlindja e Aristotelit  ka qenë Stagita e Thrakisë, etj. Theksohet ky fakt për tu kuptuar se ajo që sot quhet Greqi e lashtë shtrihej nga Azia e Vogël, në Egje, në Afrikën e Veriut, në Ballkan, në jug të Italisë e deri në brigjet Iberike, përbëhej nga shumë popuj, shumë gjuhë dhe me dijetarë nga të gjithë ata popuj.

Prof. Savash Veliu, thekson : “Si u krijua nga Fuqitë e Mëdha shteti fabrikat “Greqia”, botuar në “Nacionalalbania on February 23, 2013”, lexohet: “Dihet se, Qytetërimi i lashte grek, është mbase, një qytetërim i madh që ka ekzistuar pas disa qytetërimëve më të mëdhaja lindore që shtriheshinë në shtretërit e lumenjve Eufrat dhe Tigër, si Babilonia, Sebeja etj. Kurse, më e madhja ishte dhe është civilizimi i Egjiptit për të gjitha kohërat e paaritshme për botën e civilizuar. Por, shkaku se ai civilizim i takon lindjes, dmth i takon kufijve jashte Evropës, atëherë Evropianët vendosën ta hiperbolizojnë Greqinë Antike dhe pasardhësen plagijat të saj, Romën Antike. Civilizimi “Grek” nuk është grek, në kuptimin se nuk u përket vetëm grekëve. I përket gjithë njerëzimit. Shkaku se, të gjithë dijetarët grek antik ishin të frymëzuar nga Lindja e Mesme. Prej tyre i morrën mësimet bazike në shkencë, mjekësi, astronomi, letërsi etj, duke i përkthyer librat e tyre dhe pastaj i emëronin ata me emra greke, që më pastaj ata të quhen si sot-grekë”I theksojme këto fakte për të vërtetuar “zellin” e madh të disave për të shtrëmbëruar të vërtetat, një prej të cilave janë përpjekje për çvendosjen e Dodonës Thesprote.

Le të përqendrohemi tek “tema” jonë e shkrimit, duke sjellë disa përcaktime të

vendndodhjes së Epirit, me bazë shkrimet e historianëve dhe gjeografëve të para Krishtit.

Pse Dodona nuk çvendoset dot as në Skrapar dhe as në Këlcyrë?

Sepse:

1●- Herodoti, historiani më i besueshëm njofton: “Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë Barbare”. “Këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë.

Fiset e Epiri: Kaonia, Thesprotia dhe Mollosia dhe shtrirja e tyre, me llogjikë dhe zemër na shërbejnë për vendndodhjen reale të tempullit të Dodonës Thesprote.

2•-Fiset epirote: 

•- Fisi i Kaonëve shtrihej në zonën veriore të Epirit, nga Orikumi në veri, Tepelena në lindje dhe deri në afërsi të lumit Thyamis (Kalama) të Thesprotisë, sot Çamërisë. 

•- Fisi Thesprot shtrihej nga lumi Thyamis në veri; në lindje kufizohej me Lumaren e Janinës; në juglindje me tre Gurët e Zezë; në jug me gjirin e Ambrakisë-Artën, në perëndim me Detin Jon.     

•- Fisi i Mollosëve shtrihej në Janinë, Meçovë, Konicë, Gjirokastrë e Leskovik. 

3.- Homeri në poemën “Iliada” thotë: “O Mbret Zeus, Dodonës pellazgjike që banon larg duke sunduar Dodonën që e rrahin dimra të rëndë e të egër. Këtu Zeusi deshi të ndërtohet Faltorja më e vyer për njerëzinë, Orakullin e Tij, Dodonën pellazgjike”. Po. Kështu është folur për Orakullin e Zeusit, Dodonën, por absolutisht jo për malin e Tomorrit, siç pretendohet me zelll nga disa autore. Mali i Dodonës është “Talar” ose “Tomar”, 1974 metra mbi nivelin e detit dhe gjendet në Thesproti/ Çamëri, dhe jo mali i Tomorrit, me majën më të lartë 2416 metra, që gjendet në krahinën e Skraparit, krahinë e cila, siç u tha, nuk rezulton të ishte territor as i fisit mollos dhe as e fisit thesprot, por përfshihej në fisin e Dasaretëve. Besoj se të gjithë kaq gjë e kuptojnë!. Dodona ndodhet në Epirit, në koordinatat 39°32’47’’N20°47‘16‘‘E. Dhe me këtë deklarim bien dakort të gjithë, me përjashtim të koordinatës. Po kështu dakortësi gjindet edhe me: “Orakulli ishte i pari nën kontrollin e Thesprotianëve para se të kalonte në duart e mollosëve (Potter 1751, Kapitulli VIII, “Nga orakulat e Jupiterit”, f. 265). Mbeti një shenjtore e rëndësishme fetare deri në ngritjen e krishterimit në epokën e vonshme romake”. “Atëhere në kohët e lashta, Dodona ishte nën sundimin e thesprotëve; dhe kështu ishte Mali Tomaros, ose Tmaros, në bazë të së cilës ndodhet tempulli. Dy poetët tragjikë si dhe Pindaros e kanë quajtur Dodonën: “Thesprotian Dodona”, (Dodona Thesprotiane). Vendi i orakullit dominohej nga mali Tomaros, zona që kontrollohej nga thesprotët dhe më pas nga mollosët (Strabo. Geography, 7.7.9ff.). Dodona është tempull i lashtë dhe vjen e dyta mbas tempullit të Delfit (në jug-perëndim të Malit Pernasit, në luginën e Focisë).

4.– Ka dhe studiues shqiptarë, që përpiqen të ndryshojnë vendndodhjen e Dodonës, ndofta për të rritur vlerat historike krahinore, por gabojnë. Duhet kthjellesi ne kujtese, sepse edhe rajoni i Thesprotise ka qene dhe mbetet territor i Shqiperise etnike. Vendndodhjet, u tha nuk ngatërrohen, por nëse anashkalon gjeografinë, kohën e ngjarjeve dhe emertimet e vendndodhjeve ndërkohëra, detyrimisht bie në qorrsokak, krijohet këmbëngulje,si të “mushkave”, pa u thelluar shkakton dëme serioze, deri në shuarjen e të vërtetave.  I referohemi gazetës “Shqiptare” të datës 22/08/2018, si dhe gazeta “panorama” e ketyre diteve te gushtit me autor z. Ferdinand Samarxhiu dhe jo vetem, ku shkruesit na e spostojnë me laps Dodonën mijëravjeçare, nga mali Tomaro, në malin Tomorr, ose e marin “hopa” nga rajoni i Thesproti/Çamërisë dhe e vendosi në Malin e Tomorrit, ose në sarajet e Ali Kelcyres!.

 

Ky pretendim, që pasqyrohet çdo vit në shtypin tone (anashkalojmë nëse-në e qëllimshme), ka dhe një referim se Dodona ndodhet në verilindje të Epirit. Në kuptim të përgjithshëm, kjo vendndodhje e Dodonës Thesprote, është e drejtë. Por shfrytëzimi i këtij deklarimi “shabllon” shpie në abime trashanike, foshnjore. 

Në këtë shkrim synojmë të njohim lexuesit vetëm me të vërtetat, nuk kemi asnjë qëllim tjetër. Duke shpresuar se me sqarimin e të vërtetave, do të mpaken dyshimet apo këmbënguljet tek informimet e gabuara. Këto ditë në shtypin e ditës tek ne, kemi lexuar te thuhet se: Dodona në malin e Tomorrit është “Dodona Mëmë”, ndërsa

Dodonat e tjera, si dhe ajo e Janinës janë “bijat”. Dhe këtë të shprehur, na e mbështesin “duke cituar disa historianë”. Eritheksojmë, nuk kemi synim tjetër veçse të saktësojmë të vërtetat. Prandaj i luteshim autorit të informoje per dy gjera qe nuk dalin të plota: 

a). Nëse ka gjetje arkeologjike të këtij objekti madhor (të Dodonës Skraparjote) në hapësirat e malit Tomorr? . Mbasi në malin Tomar apo Tmar, gjënden jo mbetje, por objekte të gjalla dhe madhështore në “Dodonën Thesprote”, të cilat lartësohen në “këmbët” e malit Tomar dhe njihen e dihen nga të gjithë historianët si të Lashtësisë, të Mesjetës dhe kohës Moderne. 

b). Meqënë se autori shprehet: Sipas disa historianëve Dodona në malin e Tomorrit ka qenë “Dodona mëmë”, lutemi të citojë emrat e këtyre historianëve. Besojme se autori do të na mirëkuptojë.

5.-Ndjekim me kujdes, me zemër dhe llogjikë shtjellimin e vendndodhjes së Dodonës në verilindje të Epirit: Historia thekson se territori i Epirit të sotëm, para luftes së Trojës (12,000 vjet më parë) quhej Thesproti. Ndërsa thuhet nga historianët se Dodona gjendet në verilindje të Thesprotisë dhe është e permendur për herë të parë rreth viteve 800-750 pes. Nëse tregohemi të kujdesshëm, rezulton se vertet Dodona gjendet pa dyshim në verilindje të Thesprotisë, por, kujdes, jo në territoret e Thesprotise së para luftës së Trojës, por të Thesprotisë së sotme (nga shekulli IX P.Krishtit e këndej). Me këtë sqarim, del qartë vendndodhja e Dodonës Thesprote, pellazgjike. Ajo ndodhet, pa mëdyshje në verilindje të Thesprotisë/Çamërisë së sotme që është një nga prefekturat e Epirit,

6.- Për përgënjeshtimin e këtyre përpjekje, që ndihmojnë në shuarjen dhe fshirjen e historisë, lidhur me “Dodonën”, po citojmë Strabonin: “…..Të dy poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur Dodonën: “Dodona thesprotiane”…..Në çdo rast, nga poeti asgjëkundi nuk janë quajtur orakujt”themistes”, por është thënë se dekretet, statutet dhe ligjet janë quajtur “themistes”; ndërsa banorët, njerëzit janë quajtur “tomouroi “, sepse “tomouroi ” është një tkurrje (shkurtim) i fjalës “tomarouroi”, (fq. 329), ekuivalente e fjalës rojtar, ose portjer “tomarophylakes” (fq. 467). Si rrjedhojë e vendqendrimit të “rojeve” të Orakullit “tomarophylakes”, ka marrë emrin mali në Dodonë “Toumaro” (1974 m) dhe jo Tomorr, siç pretendohet.

7.- “Herodoti, pohon se vëndi i kultit, apo vëndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ёshtё ai nё Thesproti (Çamёri-FD) i pellazgёve nё Dodonë”. (M. Aref, “Mikenёt-pellazgёt” fq. 67). Kështu që “DODONA” thesprote ndodhet në “këmbët” e malit “TOMARO”, që ka qenë përfshirë dhe përfshihet në rajonin e Thesprotisë së lashtë, në kufijtë e pas luftës së Trojës, ose në Çamërinë e mesjetës dhe të sotmen. Thesprotia, në bregun perëndimor të Dodonës, nuk do të kishte qenë kurrë e arritshme për drejtuesit fenikas, edhe lexuesit e Herodotit, nuk mendonin se kishin depërtuar aq shumë brenda për të arritur Dodonën. Dodona, ka qenë dhe është një vend-faltoreje “Pellazgjike” me ritin fetar (siç shprehemi sot) “Pagan”, atje zhvilloheshin lojrat olimpike edhe gjatë kohës së mbretit të Epirit, Pirros, dhe që nuk ka lidhje me faltoret e sotme apo të pas Krishtit. Ndërsa faltoret në Malin e Tomorrit, apo në vende të tjera të atdheut tonë, ato nuk kanë lidhje me “Dodonën” që ndodhet triumfalisht në “këmbët” e maleve të krahinës së Sulit në rajonin e Çamërisë së sotme, ose siç gjendet lehtë me emrin Thesproti edhe në “Google Earth.

8.- Po e mbyllim këtë përgënjeshtrim (i cili është përsëritur edhe këtë vit nga po ai autor, në gazetën “Panorama”) me shprehjet e Z. Moikom Zeqos:

”Me rastin e pelegrinazhit të këtij viti, u botuan edhe shumë shkrime. Sidomos për malin e Tomorit, për fat të keq nga njerëz diletantë, me një vrull folklorik, por plot pasaktësira shkencore. Njerëz, që nuk e kanë idenë e historisë shkencore shkruajnë për gjëra, që absolutisht nuk i dinë”. 

– ”Asnjë arkeolog shqiptar, edhe unë si arkeolog, që kam vëzhguar majat e Tomorit mbi 40 vjet, nuk kemi zbuluar as tempuj dhe as artefakte mbushamendese arkeologjike, që edhe mund ta argumentonin idenë e një Dodone mbi Tomor”.(Gazeta “Dita”, dt. 25/08/2018”.                                         . II                  Haxhi Babai ngriti varrin Kenotaf (simbolik) të Abaz Aliut.

Më vonë u ngrit mekani (vendi i shenjtë) i tij.

Me që në reportazh përmendet dhe “Qerbelaja”, lexuesi duhet të dijë se Qerbelaja, ose arbaisht- Karbala, është qytet në Irak, dhe ndodhet 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Bagdatit. Për myslimanët shiit, Qerbelaja është një nga vendet e shenjta në Tokë. Thuhet kështu, sepse është vendi i el-Abas bin Aliut. Abaz Aliu lindi në vitin 648. Abazi ishte djali i Aliut. Imam Aliu lindi rreth vitit 600 dhe vdiq në vitin 661, ishte kushëriri dhe dhëndërri i profetit Muhamed. Dita e Ashurës festohet në Qerbela dhe është një festë e shënuar në kalendarin shiit, të cilët ndjekin traditën, në përkujtim të martirizimit të imam Hysenit, nipi i profetit Muhamet.

Ngjarja e Qerbelasë është e periudhës së shekullit të VII-të erës tonë, ose mbi 1400 vjet mbas tempullit të Dodonës thesprotiane, kurse Bektashizmi është krijuar në Anadoll nga Haxhi Veli Bektashi, lindur në Nishapur të Horasanit në Persi në vitin 1248 pas Krishtit. Ngritja e “varrit” të Abaz Aliut në malin e Tomorrit i dedikohet Haxhi Babait (587 vjet mbas vdekjes se Imam Aliut!). Haxhi Baba i ka ardhur në malin e Tomorrit, nga Teqeja e Haxhi Bektashit (nga Turqia), në shekullin e 15-të. Në malin e Tomorrit Haxhi Babai ngriti varrin Kenotaf (simbolik) të Abaz Aliut. Më vonë u ngrit mekani (vendi i shenjtë) i tij.

Jemi ne shekullin e XXXI, njohuritë dhe dijet janë më të plota se sa 200, 300 apo 400 e më shumë vjet më përpara, kjo na e lehtëson dallimin nga legjendat, mitet, etj me të vërtetat. Sot duhet të përafrohemi tek të vërtetat, realitetet, ti shmangim fantazitë që kanë shoqëruar njerëzimin deri edhe në mesjetë.

Duhet të jemi koshientë. Abaz Aliu nuk ka ardhur në Shqipëri fizikisht, sepse ai në vitin 688, në moshën 35 vjeçare ra dëshmor në luftën e Qerbelasë. Në nderim të tij, në malin e Tomorrit, i u ngrit një varr simbolik. Dhe këtë nderim ja ka bërë Haxhi Babai (turk).

Besojme se lexuesit, lidhur me temën e shkrimit, i jepet mundësia të dallojë diferencat mes Malit të Tomorrit, me Malin Tomaro, periudhën e jetesës së Imam Aliut me periudhën e ngritjes së varrit Kenofat të Baba Aliut nga Haxhi Babaisi dhe saktësimet e  ngjarjeve  në lashtësi me ndryshimet e bëra gjatë mijëvjeçarëve deri në ditët tona.

Tiranë, më 26/gusht/2021

Libër për krimet e Serbisë në Kosovë

Nga: Nail Draga, Ulqin

Jusuf Osmani, KRIMET E SERBISË NDAJ FËMIJËVE NË KOSOVË 1998-1999, Botoi: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2013
Në sajë të dhënave të prezantuara ky libër dëshmon për politikën serbe e cila ishte patologjike ndaj shqiptarëve me përmasat e gjenocidit, me qellimin final spastrimin etnik të Kosovës. Një ide e tillë ndaj shqiptarëve nuk është e kohës së re, por nga shek.XIX, ku daton strategjia politike e ekspansionizmit serb, e cila solli tragjedi të mëdha regjionale, ku shqiptarët e përjetuan dekada me radhë, duke përfunduar me luftën e vitit 1999.

Çdo botim për krimet e serbëve në Kosovë është në favor të demaskimit të politikës gjenocidale të tyre ndaj shqiptarëve, që duhet të jetë angazhim i studiuesëve të profileve të ndryshme, ku edhe botimi i Jusuf Osmanit “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, është në favor të trajtimit shkencor të kësaj teme duke ia prezantuar opinionit të gjerë.
Në këtë libër në pika të shkurtëra është paraqitur pjesa hyrëse , krimet e Serbisë në Kosovë më 1988-1999, krimet ndaj fëmijëve, regjistri i fëmijëve që pësuan në luftë, të vrarë e të zhdukur dhe të dhëna të tjera.Me një fjalë kemi të bëjmë me të gjitha llojet e krimeve ndaj shqiptarëve të paraqitur në mënyrë tabelare për të gjitha komunat në Kosovë.
Gjenocidi serb dhe dhuna e ushtruar nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare mbi popullin e Kosovës ka përmasa shumë më të mëdha se sa e tregojnë të dhënat dhe hulumtimet e deritanishme. Sepse ata vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçikten, i dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objketët fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me mision spastrimin etnik.

Veprime gjenocidale të serbëve

Duke lexuar këtë libër nuk se si të mos tronditësh, kur para vetës ke shumë fakte autentike të cilët dëshmitarët i kanë përjetuar, nga veprimet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Është meritë e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilët kanë kanë ofruar të dhëna për të gjithë territorin e Kosovës, duke dëshmuar me emër e mbiemër, për aq sa kanë pasur mundësi të informohen për krimet serbe ushtarake, policore e paramilitare.
Dhe nga të dhënat e tilla del se janë vrarë 11.840 shqiptarë, që përfshin periudhën mars 1998 dhe qershor 1999,(pa u përfshirë në këtë numër të pagjeturit apo të zhdukurit) ku në mesin e tyre llogaritën të vrarë 1,392 fëmijë apo 11% nga viktimat totale ishin fëmijë. Duhet cekur edhe faktin se nga 1.392 fëmijë të vrarë 296 prej tyre kanë qenë nën moshën 5 vjeçare. Nga numri i përgjithshëm i viktimave prej tyre ishin 1.741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2.261, e në mesin e tyre edhe 68 dëshmorë nga Shqipëria. Po ashtu duhet cekur se janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Shkatërrimi i objektëve

Shtëpi të shkatërruara-dëmtuara të popullatës shqiptare janë 100.589, shkolla të shkatërruara-të dëmtuara me dokumentacion 358, Zyra të vendit 71, shtëpi kulture 30, Biblioteka publike e shkollore 93, objekte shëndetësore 123, objekte fetare(xhami, teqe, tyrbe)215, kisha katolike 5, objkete ndihmëse-përcjellëse 88.101.

Dëbimi biblik i shqiptarëve

Përveç kësaj në Kosovë kanë rezultuar të dëbuar nga shtëpitë e tyre rreth 1.5 milion shqiptarë, e nga to mbi 1 milion jashtë Kosovës. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët prej Kosove ishin dëbuar: 443.000 ishin vendosur në Shqipëri, 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi, 21.700 në Bosnjë e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 e nga to 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj edhe në vende të tjera si në Itali, Norvegji, Francë, Suedi, Zvicër, Izrael etj.
Ishte ky një dëbim biblik i shqiptarëve, realizuar në kohën moderne, që përmes mediave i është prezantuar opinionit botëror, që ishte dëshmi e politikës serbomadhe për realizimin e projektit të tyre ekspansionist kundër shqiptarëve. Por, ndaj një dëbimi të tillë reagoi faktori ndërkombëtar të prirë nga NATO-ja që e detyroi të kapitulloi agresionin serb duke çliruar Kosovën(12 qershor 1999) dhe vendosur në protektoiratin ndërkombëtar, deri me shpalljen e pavarësisë së saj me 17 shkurt 2008.

Muzeu i gjenocidit obligim historik

Ngjarjët e ndodhura dhe të përjetuara janë obligim për studiuesit dhe të gjithë indvidët e ndryshëm qe e kanë pasion për të shkruar historinë tonë, duke u bazuar në fakte për të dëshmuar të vërtetën. Sepse ka ndodhur ajo çka është shkruar si kudo në botën e qytetëruar e jo të merremi me improvizime të rastit.
Në libër ofrohen të dhëna për krimet serbe ndaj fëmijëve që pësuan në luftën e fundit nga agresioni serb, si një nder krimet me të rënda kundër njërëzimit, ku ndonëse ata janë të mbrojtur nga dhuna me të gjitha normat ndërkombëtare, e posaçërisht në luftë, por, për kriminelet serb dhe urdhërdhënësit e tyre çdo gjë ishte e kotë, sepse ata si mision kishin spastrimin etnik të Kosovës.
Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me masakra me përmasat e gjenocidit nga ana e serbëve kundër shqiptarëve për një periudhë të gjatë kohore(nga viti 1877/78 e më pas 1912/13, 1918/1941, 1945/1966, 1981/1989 dhe së fundit nga 1990/1999), është obligim moral dhe historik i pushtetit në Kosovë, që në Prishtinë të ndërtohet muzeu i gjenocidit serb kundër shqiptarëve, duke qenë dëshmi për kohën tonë dhe ata që do të vijnë pas nesh.

Krimet nuk vjetrohen

Pasi krimet kundër njerëzimir nuk vjetrohen është obligim i pushtetit dhe të institucionëve të Kosovës, të përgatisin dosjet dhe të ngrisin padi ndaj kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre para gjyqit vendor dhe ate ndërkombëtar, për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999. Një veprim i tillë është obligim moral ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, si kudo në botën e qytetëruar.
Përfundimisht ky botim duhet të jetë mesazh për të gjithë, për të ditur të kaluarën dhe të tashmën si mision për të mos e harruar, sepse popujt e qytetëruar mësojnë nga e kaluara për të mos iu përseritur në të ardhmën.

“OPEN BALLKAN” dhe realiteti në Ballkan

0

Nga Msc. Mark Lucgjonaj, Tuz

Në politikë e as në veprimtaritë e tjera shoqërore, vendimet afatgjata e serioze nuk duhen marrë bazuar në emocione. Këto lloj vendimesh janë mjaft të njohura në shtetet para politike e para demokratike, ose thënë më mire, te shtetet të cilat korrupsionin e kanë në palcë si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Por, vedimet që janë marrë kohëve të fundit, janë vetëm një farsë, një lloj loje mediatike e liderëve me pushtet absolut të Ballkanit. Ballkani, pas përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi dhe destabilitetit politik e ndryshimit të regjimit komunist në Shqipëri, me ndërhyrjen e Nato-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një formë të brishtë, gjeti paqen. Prej ater e deri sot, kanë kaluar të plota njëzet e një vjetë.

Gjatë kësaj faze, rimëkëmbja shtetformuaese dhe ekonomike e shteteve të Ballkanit filloi ngadalë dhe në krye të herës dukej mjaft premtuese. Sllovenia dhe Kroacia ia dolën që të përballen me pasojat, e duke dashur që të krijojnë shtete demokratike, u integruan në Bashkimin Evropian. Pas tyre, ajo që do të duhej të integrohej shpejt në familjen e madhe evropiane, ishte Shqipëria. Rrugëtimi politik i sajë është ndër rrugëtimet më interesante e më sorollatëse që një shtet fizikisht në Evropë, ka bërë e po vazhdon të bëjë në drejtim të integrimeve. Fajtori kryesor se pse Shqipëria nuk ia doli e as nuk po ia del që të integrohet në BE, është vetë politika e saj e cila si nga ana e pozitës së atëhershme, si nga pozita e sotme, nuk po bën asgjë serioze në plotësimin e kushteve për inkuadrim në këtë strukturë e cila Shqipërisë do t’i sillte një frymëmarrje tjetër. Këto kushte, thënë me fjalë të tjera e më të thjeshta, janë baza e një shteti demokratik. Kërkohet që shteti anëtarë të ketë polici dhe gjyqësor të pavarur.

Çështja e pronave të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, ku biznesi të mund të zhvillohet pa probleme. Kufijtë shtetërorë të jenë të definuar, të drejtat e njeriut të respektohen, të rritet mirëqenia dhe kushtet bazë të jetesës të ofrohen në secilin cep të vendit, arsimi të jetë në nivel që shteti të ketë burime njerëzore të kuadrove vendase, spitalet të ofrojnë kushtet e nevojshme për qytetarët e tyre. Kaq do të duhej të bëhej që Shqipëria tashmë, prej vitit 2015, e shumta, të ishte në Bashkimin Evropian. Por, kjo nuk ngjau. Në fakt, të njëjtën sorollatje bëri edhe Mali i Zi, i cili me gjithë premtimet se është lider në rrugëtimin drejt inkuadrimit në BE, dëshmoi se e gjithë kjo ishte një farsë dhe qëllimi kryesor i shteteve të Ballkanit ishte mbajtja e pushtetit nga ana e klasave politike. Probleme më të thella në këtë drejtim kanë Serbia e Maqedonia e Veriut. Serbia ka problem orientimin e saj perëndimorë, të cilin hapur e thotë se nuk e do, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka problem se nuk pranon barazinë në shtetësi me shqiptarët, e kështu edhe njëri edhe tjetri shtet, përdorin letrat e veta për të arsyetuar pamundësinë e ecjes përpara.

Por, ajo që po ngjanë kohëve të fundit, është një befasi e re, sa e papritur, aq edhe deshpëruase. Pas refuzimit të fundit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liderët politik të këtyre dy shteteve, pa zgjidhur problemet e tyre të shumta etnike e diplomatike, ndjekur edhe nga Serbia, pa një pa dy, dolën me një projekt alternativë, gjoja integrues e lehtësues në rrugën e integrimit, që më pare e kishin quajtur “Mini shengen”, e tani ia ndryshuan emrin në “Open Ballkan”. Epo mire, hajde të besojmë se ky projekt është i mirë dhe i duhur. Në rregull, po e pranojë këtë. Por, a nuk duhej më pare që të zgjidheshin ca çështje të tjera në Ballkan?

Fillimisht, Serbia duhet të ulej në tavolinë me shtetin e Bosnjës e të zgjidhte problemet me këtë shtet, që të njiheshin mes vete e të pranoheshin. Pastaj, të njëjtën gjë ta bënte me Kosovën, që edhe kjo të zgjidhej. E, si për çudi, Serbia ka probleme të hapura edhe me Malin e Zi, të cilat duhet ti zgjidh një orë e më parë. Pas këtyre veprimeve, Shqipëria dhe shtetet e tjera në fjalë, të zgjidhnin çështjet e kufijve shtetërorë, e kështu, me një qasje serioze, me një plan afatgjatë e gjithëpërfshirës, paqja, stabiliteti në rajon të merrte dimension real. Pas këtyre veprimeve, në tryezë të projekt idesë “Open Ballkan”, do të uleshin përfaqësuesit e 6 shteteve të Ballkanit, do të ngrinin një komision që do të hartonte një projekt afatgjatë, të cilin do të fillonin ta zbatonin pas një kohë të caktuar, jo të gjatë. (Unë nuk besoj në ëndrra politike, pra, nuk besoj se këta njerëz që sot për sot qeverisin Ballkanin, mund (duan) të çojnë përpara procese serioze, të cilat kanë për qellim përmirësimin e jetës së qytetarëve).

Ajo që ndodhi pas refuzimit, ishte një “dëshpërim” i madh nga perëndimi, një “zhgënjim” i shoqëruar me “hatër mbetje” e me ofendime kundër BE-së, dhe tre “burrat” e dheut, na u ulën rreth zjarrit, e pa zgjidhur asnjë problem shtetërorë, pa falur asnjë “gjak”, pa kërkuar askush falje për asgjë, e pa asnjë plan serioz, na lidhen aleancë, duke krijuar një idiotësi mediatike e politike të paparë, që gjoja: tani keni për të parë kurë të bëhemi ne bashkë sepse nuk mund të presim më, se ne i kemi plotësuar kushtet për të hapur negociatat. Le të hapemi, le të qarkullojmë lirshëm, le të tregtojmë njëri me tjetrin, le të çirremi brenda territoreve tona, sepse të gjithë luftërat dhe krizën, ngatërresat e smirën në Ballkan na e sollën “ata”, “Evropianet”, është mesazhi që na vjen nga këta tre liderë. As Bosnja e as Kosova, “dy fajtoret” për luftërat e tmerret e shkaktuara në Serbi, madje as Mali i Zi, nuk duan të jenë pjesë e kësaj maskarade. E tani, vetë mund ta merrni me mend e ta kuptoni se ku do të na shpie kjo nismë, a është serioze apo nuk është. A munden këto tri qeveri qesharake të shpien një proces si “Open Ballkan” përpara me sukses, apo duan që mjerimin e qytetarëve të tyre ta përziejnë në një mishmash akoma më të madh? Se sa funksional i kemi shtetet tona, e dimë të gjithë e nuk kemi nevojë ta cekim. Se a meritojmë hapjen e negociatave, e sa mire i kemi punët duhet vetëm të pyesim vetën. Sa të sigurt jemi në arsim, shëndetësi, polici, gjyqësor, institucione të tjera shtetërore, këtë e jetojmë çdo ditë të jetëve tona që për politikën vlejnë vetëm një ditë, në katër vite.

Në gjithë këtë mes kam vetëm një frikë, se njerëzit që vlejnë diçka e dinë diçka, janë përjashtuar deri në atë masë nga administratat shtetërore sa që në masë janë duke u larguar. Pjesa tjetër e popullsisë janë në heshtje e nuk dëgjohen. Mjekët e kanë një shprehje, se i sëmuri pasi merr diagnozën e kurën, duhet ta gjejë vetë vullnetin për tu shëruar dhe për ta marrë vetën.

Andaj, frika ime është se këta popuj, nuk duan të shërohen, e janë pajtuar që të vdesin në shtrat, pa bërë asnjë përpjekje.

Abdul Rahman al-Logari i vrau mbi 100 veta në Kabul

0

Isis – Khorasan, e publikoi këtë fotografi të Abdul Rahman al-Logarit.

 

Abdul Rahman al-Logari thuhet se hodhi veten në erë, duke vrarë 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 100 afganë të enjten.

ISIS në Afganistan, ISIS Khorasan, e ka quajtur Abdul Rahman al-Loghari si kamikaz në aeroportin e Kabulit.

Në një postim në app Telegram, ISIS Khorasan tregon vetëm një kamikaz: njeriun me “emrin lufttarak” Abdul Rahman al-Loghari, i cili në foto është i maskuar dhe pozon me një pushkë automatike dhe gishtin tregues kah qielli.

Grupi terrorist pretendon se 160 njerëz vdiqën nga sulmi, duke përfshirë të paktën 20 ushtarë amerikanë. Shifrat zyrtare për natën e së enjtes janë 13 amerikanë të vdekur dhe rreth 100 afganë të vdekur.

Rita Katz nga Site Intelligence Group, një grup i njohur për aftësitë e tij në ndjekjen e grupeve terroriste, shkroi në Twitter:

«The ‘Amaq report states the fighter’s name is «Abdul Rahman al-Logari,» and that he was able to get within five meters of American troops who were processing the documents of allied contractors and translators.»

Dikush e shkruan emrin e tij në këtë mënyrë: Abdulrahman al-Logari.

6. august rapporterte Stimson.org om ISKP (Islamsk Stat Khorasan Provinsen):

«Recent ISKP attacks have attained a new level of notoriety at a time when the group is assumed to be significantly weakened after it was pushed out of its bastions in eastern Afghanistan and with the arrests and or killings of its top leaders. However, ISKP remains capable of executing high profile attacks in the national capital Kabul with alarming lethality and sophistication.»

 

 

Document.no

(Pa)drejtësia Islame për gratë, e predikuar nga islamistët kurtianë!

1
Deputetë të Kuvendit të Kosovës apo “taleban” të “shtetit islamik” të Naim Tërnavës? Kësaj pyetjeje duhet t’i jipet përgjigje e shpejtë,  jo vetëm nga politika e Kosovës, por nga mbarë populli shqiptar. 

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania

(PA)DREJTËSIA ISLAME PËR GRATË – QË PO NA E PREDIKOJNË ISLAMISTËT KURTIANË:

“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu i ka graduar burrat më lartë se gratë dhe ngase burrat kanë shpenzuar nga pasuria e tyre për gratë. Prandaj gratë e mira janë respektuese, janë besnike. E ato që shfaqin kryelartësi, këshilloni, madje largoni nga shtrati dhe rrahni. Nëse ju dëgjojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.” (Kurani, 4:34)
“Gratë tuaja janë arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si të dëshironi…” (Kurani, 2:223)
“All-llahu ju urdhëron, djalit t’i jepni hise trashëguese sa dy vajzave…” (Kuran, 4:11)
Ata që deklarohen myslimanë dhe nuk i zbatojnë këto përcaktime kuranore, janë simulantë, janë (vet)mashtrues, sepse nuk mund të jesh më pak ose më shumë mysliman, por mysliman që e zbaton Kuranin dhe jo-mysliman, që nuk e zbaton Kuranin.
Përse nuk angazhohen vajzat dhe gratë kundër agresivitetit islam të islamistëve dhe klerikëve fundamentalistë, i cili po ua cenon lirinë dhe emancipimin sekular?!
__________
Sigurisht që shumëkujt i kujtohet kur para disa vitesh disa të rinj të PDK, në qendrën e Prishtinës, organizuar kalljen (djegien) e Flamurit të Zi të IS (Islamic Stat), kur i shqetësuar pati reaguar i pari i atëhershëm dhe i sotshëm i BIK-ut, Naim Tërnava, me fjalët se nuk duhet kalluar këtë flamur “për shkak se aty shkruhet “Allah”?!
A ke nevojë për shpjegime të tjera?

Ulqini qyteti shqiptar i vitit 1878, u la me gjak e nuk u dorzua 

1

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “Rrugës së rrehur e gruas së krehur, mos ju ndaj!”, Rubrika “Dossier”, Drini.us, 25 Gusht 2021 

Nga Ditari im (12)

Nëtë këtë shkrim, nga kujtime nga Ditari, nuk dua të flas as për ”divanet” e hoxhallarët turq, por dua ti veçoja dy goca, njëra ulqinake e tjetra nga Shqipëria të cilat me fjalimet e tyre dhanë një kontribut të madh për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe 12 Qershorin 1999, ditën e çlirimit të Kosovës, hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe atmosferën e gjallëruan.

Për jetën dhe punën e tyre nuk di përveç asaj se Teuta është nga Ulqini dhe se ka kryer studimet në Sarajevë e punua afro një vit akademik si mësuese në Malmö, nuk deshi të flas më tepër.Ishte modeste dhe të tillë e njoha.

Ajo foli për kontributin e ulqinakëve dhe mbrojtjen e Ulqinit në kojhën e Lidhjen së Prizrenit.

Tjetra, Anilaj Velaj, e cila kishte punua si mësuese në Greqi.

Fjalimet e tyre, përveç ndonjë ndërhyerje të vogël, po i paraqes ashtu qysh ato i lexuan më 12 qershor 2021 në Malmö

Anilaj Velaj:

”Çdo komb  ka disa data të shënuara që janë pika kyçe në historinë e tij.

Dy data të tilla, rastësia e ka sjellë  që të jenë kaq afër njera- tjetrës, 10 qershor 1878 dhe 12 qershor 1999 . E para shënon bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike për mbrojtjen e tyre dhe fillimin e perpjekjeve për krijimin e një shteti shqiptar dhe e dyta, 143 vite më vonë, vjen si për të vënë në vend një nga vendimet e kësaj lidhje,  duke i kthyer lirinë Kosovës dhe më vonë pavarësinë.

Po i rikthehem dates se parë, 10 qershor 1878,  Lidhjes Shqiptarë të Prizerenit, e cila besoj se shënon fillimin e një etape të re në historisë e Shqipërisë, për ta çuar atë më vonë në shpalljen e pavasisë, dhe për të kurorëzuar aspiratat shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Një popull që kishte luftuar kaq shumë dukej si i vonuar në kohë, kur fqinjët, si psh Greqia e kishin fituar pavarësinë (me ndihmën e shqiptarëve), por në të vërtetë nuk ishte aspak kështu, pasi lufta e tij për t’u shkeputur nga perandoria osmane ishte e hershme dhe e vazhdueshme dhe madje me e madhe se ajo e fqinjeve,  por Turqia, pikërisht  këtë nuk ua fali  kurrë shqiptarëve, duke mbytur në gjak çdo përpjekje e duke i ndëshkuar si asnjë tjetër, aq sa u mohoi gjuhën dhe u ndryshoi fenë me dhunë. Perandoria  Osmane i trembej  shqiptarëve, sidomos bejlereve. Mjafton të permenden  këtu dy raste: maskara e Manastirit  30 korrik  1830, ku me pabesi u vranë 500 bejlerë, bashkë  me familjet e tyre dhe reformat kundër  tanzimatit  po në Jug me 1847, (Rrapo Hekali e Çelo Picari etj),  por edhe mungesa e aleatëve në ballkan i kishte bërë shqiptarët të mos realizonin dot qëllimi e tyre për pavarësi.

“Urshaja e Detit”

Ne gusht të 1876, Perandoria Osmane të cilës po i tronditeshin (lëkundeshin, shën. imi) themelet, sjell në fron sulltan Abdul Hamitin e dytë,  për ti shpëtuar rrenimit. Luftrat ballkanike ishin prelud i traktatit të paqes ndërmjet Perandorise Ruse dhe asaj Osmane, më 3 mars 1878 dhe gjenerali Ignatiev,  i paraqiti sulltanit  kushtet e armëpushimit.

Bullgaria fitonte autonominë  dhe në projekteritorin e saj perfshiheshin teritore shqiptare,

Serbia fitonte pavarësinë dhe ajo gllabëronte toka shqiptare, Mali I Zi, gjithashtu. Si provincë turke, Perandoria Osmane i ndëshkoi edhe njëherë shqiptarët duke dhuruar pjesë të saj. Shën Stefani ishte tragjedia, vdekje për shqiptarët. Fqinjët nxituan të merrnin territoriet e premtuara, ndërkohë që fuqite e mëdha rishikonin vendimet e Shën Stefanit duke përgatitur Kongresin e Berlinit.

Kënga e Haxhi Mehmet Becit

Në Kongresin e Berlinit shqiptarët nuk kishin zë, por dhe njëherë ata mbrojtën e lanë me gjak çdo pëllëmbë tokë.  Me 1877, në Stamboll ishte  krijuar komiteti për mbrojtjen e të drejtave  të kombësisë shqiptare. Në ballkan ekzistonte një komb i lashtë që po merret nëpër këmbë,  e nuk po ia kursenin gjakun. Ky grup intelektualesh,  tre ditë perpara Kongresit të Berlinit në emër të kombit shqiptarë,  me pushke dhe me penë, perfaqesues nga të 4 vilajetet  u mblodhen në Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit ku vendosën: 

1. Njohjen e kombit shqiptare si një e të pandare.

2. Ruajtjen e paprekshmërinë e tërësisë së trojeve kombëtare dhe krijimin e ushtrisë.

3.Bashkimi i tokave shqiptare në një  njesi të vetme, me administrate,  gjuhë shqipe dhe kryeqendrën e vetë.

Shqiptarët treguan edhe njëherë se kishin zë dhe se nuk mund të perfaqësoheshin nga Turqia.

Teuta Nikezi, ulqinakja e re e zëmadhe

Po ti shohim me kujdes keto tri pika pas  një shekulli e ca, janë ende të paplotësura dhe shqiptarët janë akoma peng i gjeopolikakave në  ballkan. Edhe pse sot kemi fatin e madh që Kosova tashmë është e lirë dhe ka shtetin  e saj, ne akoma mblidhemi nga 4 vilajete.

Duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare  perparimin e saj intelektual, dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaftë të fortë për të kundërshtuar ate që synon të na përpijë”, thotë Ismail Qemali

Dhe pikërisht këtë duhet të bëjmë të gjithë shqiptarët, sidomos intelektualët kudo që ndodhen.

Sot kemi një Kosovë të lirë dhe personalisht, çdo gjë më pas e kam lidhur ngushtë me Kosovës duke bashkepunuar me Ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe duke u  bërë pjesë e Diasporës së saj dhe pothuajse çdo verë, nxënësit tanë vizitonin  Kosovën, Prekazin, Prizrenit, Pejë, Gjakovën.

Ulqinit dhe mbrojtjes së tokave shqiptare në Mal të Zi, në ndihmë iu kanë shkua edhe shqiptarët e të gjithave viseve shqiptare dhe të Kosovës, siq i këndon edhe këngëtari popullor

Futjen e forcave të NATO-s në Kosovë e kam përjetuar ndërmjet dy realiteteve, atë të shtypit grekë të asaj kohë që  ishte një pasqyrim jo objektiv i ngjarjeve dhe ashtu siç ndodh në fillim me çdo ushtri çlirimtare, e quanin UÇK-në një organizatë kriminale  dhe bisedat me të afërmit e mi ne Shqipëri që flisnim për një tragjedi njerëzore dhe për maskara e dhunime. Në familjen time asaj kohë strehohej një grua me 6 fëmijë që tregonin për tmerret e përjetuara”.

Letra dhe Fjalimi i Teutës me rastin e përvjet. Të 12 qershorit 1999 dhe 10 qersh. 1878

Pershendetje Sinan!

Së pari kërkoje falje, sepse isha shumë e nxanun si në universitet, në punë poashtu dhe jetën time familjare, me fëmijë.

Në mailat e mehërshëm ti kam dërguar dy fotografi,  njëra është kënga për Haxhi Mehmet Becin dhe një foto e varkës “Urshaja e detit” , e cila u permbyt në luftën për mbrojtjen e Ulqinit.

Të Përshendes dhe njëkohsishtë të falendërojë për të gjitha.

Pushime të këndshme dhe mirudëgjofshim! 

Teuta Nikezi. Ulqini i mot motëve

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj ju përshëndes të gjithëve .

Së pari dua të falenderojë organizatorin, Murat Kocaj i cili na ftoi të marrim pjesë dhe të kremtojmë së bashku 143 vjetorin e Lidhje së Prizrenit dhe 21 vjetorin e çlirimit të Kosoves, dhe njëkohsishte ma japi mundesinë ta prezentoj Ulqinin tim të bukur.

Anila Velaj

Më 12 qershore të vitit 1999 pas 78 ditë bombardimesh të aleancës ushtarake perëndimore, të NATO-s, të udhëhequr nga Amerika , /kundër bazave serbo/malazeze, Kosova u çlirua nga regjimi Serb. Mijëra heronjë dhanë jetën për paqë dhe liri. Çlirimi i Kosovës çoi edhe në shpalljen e saj të pavarur më 17 shkurt 2008.

Tani të kthehem tek Ulqini. Unë do jem shumë e shkurtër mbasi që jam mëse e sigurtë që ju i dini më mire faktet dhe të dhënat në lidhje me rënien e Ulqinit. Atherë unë do përqendrohem pakëz në lidhjen time si pasardhëse e një ndër personave kryesor në luftën për mbrojtjen e tërësis tokësore të Ulqinit dhe për çlirimin e saj.

Ulqini është perla e qyteteve bregdetare shqiptare, qyteti i cili edhe sot është i banuar me mbi 90% popullsi shqiptare.

Jam krenare që rrënjët i kam në këte qytet kaq të bukur ,qytet të cilin e lagin valët e detit adriatik dhe gjendet në veriperëndim te Shkodrës .

Është e njohur bukuria e saj kulturo/natyrore , turizmi etj por do perqendrohem tani pakëz në Ulqinin tim dje. Kur me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878-80) në mënyrë të padrejtë e shkputi Ulqinin me rrethinë nga trualli shqiptar duke ja dorëzuar Malit te Zi. Dhe për të gjithë ne është i njohur fakti se çështja e Ulqinit, e cila paraqet një ngjarje tepër të veçantë për historinë kombëtare shqiptare të shek.XIX-të. Sepse ajo u bë çeshtje e problem i ditës në diplomacinë ndërkombëtare si anjë qytet tjetër në ate kohë .Por aty ishin interesat e fuqive të mëdha dhe viktima ishte Ulqini me rrethinën e saj.

Mirëpo popullsia vendase nuk pranoi një vendim të tillë dhe organizoi rezistencë nën komandën e komadantëve të ushtërisë vullnetare ulqinake, si Isuf Agë Sokolit e Haxhi Mehmet Becit dhe Haxhi Mehmet Gjylit. Është shumë i rallë dhe fakti se Ulqini vetëm me një popullsi diçka mbi 8000 banorë dhe me mijëra vullnetrarë nga të gjitha anët e Shqipërisë, të bëjë aq rezistencë sulmeve të fuqive të mëdha. Kur ushtëria malazeze ka sulmuar me 22 batalione nga ana e Tivarit dhe ushtërisë turke nga ana e Shkodrës, mbrojtja e Ulqinit komandohet dhe rezistohet nga ana e Haxhi Mehmet Becit. Por ishte e pamundur të bëhej më shumë sepse rrethanat ishin të tilla , por sipas një kënge popullore thotë se “Dual mileti me faqe te bardhe “. 

Unë sot mund të krenohem edhe si pasardhëse direkte e Haxhi Mehmet Becit.

Haxhi Mehmet Beci ishte edhe pëfaqsues i degës së Ulqinit në mbledhjen e këshillit qendrorë të Lidhjes së Prizrenit.

Pas marrjes së Ulqinit nga Mali i Zi, dhe si pasojë e këtijë vendimi, të padrejtë, shumë ulqinakë të pakënaqur, një pjesë e popullsisë ulqinake u shpërngul në Shkodër dhe Durrës. Ku ndër ta ishte edhe Mehmet Beci i cili u shperngul në Shkoder dhe banonte me qira. Ai vuante shumë për

Ulqinin dhe sipas dëshmitarëve, ai opingat i kishtetë varur në mur për tu kthyer sa më parë në Ulqinin e tij të dashur. Duhet gjithashtu të ceket se ndër ulqinakët e Durrsit ishte edhe Mujo Ulqinaku /Cakuli, i cili më vonë si oficier kontribuoi në zhvillimin e detarisë në përgjithsi edhe flotës mbretërore Shqiptare.

Unë gëzohem krenohem që vij nga ky qytet, sepse edhe i ndar nga trungu tash 140 vite, qyteti im vazhdon ta ruajë gjuhën ne traditën. Edhe pse kaluan rryma të ndryshme dhe sundime të sistemeve komuniste, e ruajti identitetin si qytet shqiptar.

Pasi që një pjesë e mirë e bashkvendasëve të mi janë shpërndarë nëper tërë botën, ato anojnë kah rrënjët e tyre duke bartur edukimin, gjuhën dhe traditat tona fëmijëve kudo që janë.

Une do e perfundoje me nje vjerrshe te shkurter te Naim Frasherit . 

Sjemi as Turqe as kaurë , 

Mos e thoni kete kurrë,

Sjemi grekë as bullgarë,

Jemi vetëm shqipëtarë

ky emër na ep nderë,

Pa sna duhen të tjerë,

Kemi gjuhëzen tënë,

Zoti madh na e ka dhënë.

URIME DITA E CLIRIMIT DHE LE TË JEMI GJITHË TË BASHKUAR , KOSOVA TË JETË GJITHË E LIRË DHE TË NDIHMOJMË NJERI TJETRIN.”

P.S.

Shkrimi ishte më i gjatë por Murat Koci më propozoi që ta shkurtoi për shkak se ishte festë dhe festonim e, prandaj disa fjalë si “”divanet” e hoxhallarët turq” kanë mbetur pezull. Njëherë tjetër.

Malmö, 26 gusht 2021

IS e merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Kabul

0

Foto ilustruese

IS (Islamic Stat) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit të enjten, sipas Reuters.

Grupi terrorist mori përgjegjësinë në një njoftim për Telegram, raportoi agjencia e lajmeve.

Dy shpërthimet të enjten ndodhën mu para aeroportit të Kabulit dhe në një hotel aty pranë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se 12 ushtarë u vranë dhe 15 u plagosën. Përveç kësaj, së paku 60 afganë u vranë në sulm, sipas burimeve shëndetësore afgane.

“Dy kamikazë që supozohet se ishin nga IS shpërthyen dy bomba. Ata u pasuan nga luftëtarët e ISIS-it që hapën zjarr, tha gjenerali Kenneth McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, në një konferencë shtypi të enjten. Document.no

KQZ certifikon 48 subjekte politike me 552 kandidatë për Zgjedhjet Lokale 2021

0

Në këtë mbledhje, KQZ filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 48 subjekteve politike (18 parti politike; 1 koalicion; 17 iniciativa qytetare; 12 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre. Numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune është 26, ndërsa numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale është 526 kandidatë.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për moscertifikim të dy kandidatëve të pavarur, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

KQZ do të vazhdojë procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre në mbledhjet e radhës.

NR. SUBJEKTET POLITIKE ZGJEDHJET

PËR KRYETAR KOMUNE

ZGJEDHJET

PËR KUVENDE KOMUNALE

Komuna Komuna dhe numri i kandidatëve
PARTITË POLITIKE
1 LËVIZJA QYETATRE VATRA Gjilan 1 Gjilan 36
2 PARTIA DEMOKRATIKE E UNITETIT Pejë 1 Pejë 1
3 PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS / / Prizren 3
4 GRAĐANSKA INICIJATIVA GORE / / Dragash 6
5 JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA / / Dragash 26
Prizren 8
6 KOSOVA ADALET TŰRK PARTISI Mamushë 1 Mamushë 17
7 NAŠA INICIJATIVA / / Prizren 17
8 FJALA Prishtinë 1 Prishtinë 6
 / / Skenderaj 1
9 PARTIA BALLISTE Pejë 1 Pejë 3
Prishtinë 1 Prishtinë 3
10 SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA / / Prizren 16
11 POKRET ZA GORA / / Dragash 4
12 YENILIKQI TŰRK HAREKET PARTISI / / Prizren 12
13 PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE / / Pejë 9
14 BALLI KOMBËTAR I KOSOVËS / / Decan 1
Dragash 1 Dragash 3
15 INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS / / Gjakovë 14
/ / Istog 8
16 NOVA DEMOKRATSKA STRANKA Prizren 1 Prizren 28
17 PARTIA SOCIALDEMOKRATE Kamenicë 1 Kamenicë 29
18 PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS Gjakovë 1 Gjakovë 36
Klinë / Klinë 9
KOALICION
19 KOALICIJA VAKAT Dragash 1 Dragash 10
/ / Prizren 18
INICIATIVAT QYTETARE
20 LISTA GUXO / / Ferizaj 1
21 NE MUNDEMI / / Ferizaj 22
22 BASHKË PËR ISTOGUN Istog 1 Istog 13
23 INICIATIVA QYTETARE PËR OBILIQ Obiliq 1 Obiliq 23
24 BASHKË PËR SHTËRPCËN Shtërpcë 1 Shtërpcë 17
25 INICIATIVA QYTETARE PËR MOGILLËN / / Kllokot 4
26 GI SLOBODA ŠTRPCE Shtërpcë 1 Shtërpcë 6
27 UNIONI I BLAKҪORVE / / Podujevë 4
28 GRADANSKA INICIJATIVA BOŠNJAKA ISTOK / / Istog 11
29 INICIATIVA QYTETARE GREEN PËR DRENAS Drenas 1 Drenas 22
30 GRADANSKA INICIJATIVA Zubin Potok 1 Zubin Potok 5
31 ALEANCA SHQIPTARE / / Graraçanicë 3
32 LËVIZJA PËRPARIMATRE E ROMËVE

TË KOSOVËS

/ / Prizren 9
33 INICIATIVA PËR FUSHË KOSOVË

EGJIPTIAN-ASHKALI

/ / Fushë Kosovë 16
34 INICJATIVA BOŠNJAČKOG JEDINTSVA Istog / Istog 5
Peje / Pejë 14
35 LISTA E ASHKALIVE / / Ferizaj 11
36 INICIATIVA QYTETARE PËR NDRYSHIM / / Podujevë 3
37 BOŠNJAČKA INICIJATIVA PEĆ / / Pejë 8

 

 

NR. SUBJEKTET POLITIKE ZGJEDHJET

PËR KRYETAR KOMUNE

ZGJEDHJET

PËR KUVENDE KOMUNALE

Komuna Komuna dhe numri i kandidatëve
KANDIDATËT E PAVARUR
38 MILAZIM LUSHAJ Prizren /
39 RUFKI SUMA Hani i Elezit /
40 ILYAS BAYRAKTAR Mamushë /
41 JETON SALIHU Vushtrri /
42 BRANIMIR STOJANOVIĆ Graçanicë /
43 JUGOSLAV JOVANOVIĆ Partesh Partesh
44 GANI NEZIRI Gjilan /
45 SLADJANA PANTOVIĆ ZVeçan Zveçan
46 LULZIM BEXHETI Gjilan /
47 PATRIOT RUDARI / Podujevë
48 SMAJL MUSTAFA / Gllogoc
49 FATMIR HASANI Nuk certifikohet
50 XHAVIT MURATI Nuk certifikohet
NUMRI I KANDIDATËVE: 26 526

 

Shkarko Filin në PDF : SUBJEKTET E CERTIFIKUARA