Kreu Blog Faqe 1596

Vetëtradhtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

1

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Gjithmonë na është fshehur e vërteta e jonë dhe me daljen  e saj në dritë , vetë po e sjellim veten në mëdyshje duke mos i zënë besë vetvetes. Faktet janë, faktet kanë qenë por ato na ishin fshehur historikisht. E na nuk dinim ,mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare.  E mirë kjo për një komb?

Mbeturinat e qelbësuara ne bërllogun  me miza dhe mushkonja, aty ku sëmundja ngjitëse vdekjeprurëse  e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull , me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemia e vetëtradhëtimit. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t ‘tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim dhe vetëdëmtoheshim.

”E vërteta e jonë nuk mund të gjendët as ne librat që janë shkruar në Romë e as në Librat qe janë shkruar në Mekë , e as në ato të Konstantinopolit  e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërt  evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit , pa te cilën pjesë nuk plotësohet historia e njeriut, dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjes dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, mirëpo ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja dhe aty po e takojmë atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falënderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”. E bukur kjo? Na jep pak mend që të mendojmë më shumë?

Duke ”mos pasur ” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam.

”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështie  të cilat e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje”  të vogël të ”dikujt” ,njeriu bie në vetëmashtrim. Larte madhëria e  tij e ”dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vete shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën  brenda rrethit e shohin botë plotësisht ndryshe nga  ata që  nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetveten quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit  atëherë të gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës, të pa ndjenja, ziliqarë, shpirte këqij dhe tradhtarë.

Dhe njeriu kur e tradhton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtrembëron realitetin. Të vetëmashtruarit brenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jashtë apo të ç koqen nga ai rreth. Futja në rreth i ka  pasojat e veta  në atë se  njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon virtytet  e tija , i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai  e fillon fajësimin e të tjerëve.

Pa dashas i tilli  si i vetë mashtruar ndikohet shumë lehtë ,fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth, gjithnjë duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij. Duke e përligjur vetëmashtrimin ,njeriu kalon në fazën  tjetër të vetëmohimit; mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik që në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk pranohet qenja, roli, rëndësia ,vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare. Mohon dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon  të drejtën mbi vetveten; nuk e merr parasysh as të kaluarën e tij. I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna ,mësimin e parë ,e mohon evolucionin shoqëror.  E mohon rolin dhe rëndësinë e vetvetes që e kishte dikur. Nuk ia pranon meritat  dhe virtytet dikujt. Nuk i përmbahet etikës shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht shprehë mohim ,mospajtim, mospëlqim.  Jeta i fillon me kuptim mohues ,me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në kundërshtimin e  mospranimin e çdo gjëje që është  jashtë rrethit. I ha fjalët ,e harron vetveten dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi.  Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime të rrezikshme të cilat  i servohen çdo moment.

Gjendje e rëndë , e rrezikshme për familjen e rrezikshme për kombin

Si i vetë mashtruar dhe vetëmohues e fillon  bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rrethin e  vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket  se është më e mirë, më  joshëse ; por në të vërtetë vetëmashtruese dhe vetë mohuese.  Po të tjerët si i duken atij ,ata që nuk janë në rreth? Ata  janë ngatërrestar ,të papërgjegjshëm të pa respektueshëm ndaj çështjes së tyre madhore. ,; Madhore  ” të porositur nga brenda rrethit. Tani fillon lufta  në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të brenda rrethit  me atë jashtë rrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje ,me frikë ose me para.

Futja në rrethin e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit ,me kalimin e kohës  e bën gdhendjen në mendjet e tyre me karakteristika që i bartin gjithë kohën me vehte. Bëhet mendari ”mençur” , ”i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet  prej mendari. Por në të vërtetë behet  bartës i një ”virusi” ndjellakeq.

Tani kur e krijuam vetëmashtrimin dhe vetëmohimin , a e dini çka na pret? Vetë tradhtimi.

Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk njeh asgjë e askënd , përveç urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të  shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit:

Kemi shumë shembuj të kësaj rrymeje të vetë shkatërrimit; por një është e sigurtë që ideologët janë të fshehur, të siguruar nga çdo rrezik ,të pasur dhe vetëm  i infektojnë  qelizat e shëndosha të shoqërisë , dhe sëmundja kombvdekjepturëse sa vjen e rritet

Për të pasur më të qartë se si  duket shembulli tipik i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit  është arrijta përfundimtare e Kristo Papës:”… midis tyre edhe deputete greke, ra në sy një figurë e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partise neonaziste “Agimi i Arte”, Kristo Papa, i cili tha se “… nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare. ”…

Vetë tradhtimi është mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të  shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve.
Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhtoje Kombin”!

Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin  kurse vetëmohimi e sjellë vetëtradhtimin. Që të trijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kozmike na përpinë në vorbullën  (vortexin) e saj ,në një rrugë të pa kthim.

Shkupi i dikurshëm, Vjena kulturore e shqiptarëve

0

Nga: Emin AZEMI, shkrimtar nga Shkupi

Recension

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, i udhëhequr nga dr. Skender Asani, po bëhet një zë i fuqishëm i afirmimit të vlerave dhe valorizimit të kritereve historike-shkencore për të kaluarën e lavdishme të këtyre trevave, që për shumë arsye kishin qenë të mbuluar me pluhurin e harresës. Tash së fundmi nga ky Institut doli edhe një vepër kapitale që trajton një nga temat më interesante që lidhet me komunitetin katolik shqiptar në Shkup. Autorët Skender Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko për herë të parë, në mënyrë të sistemuar dhe argumentuar, i ofrojnë lexuesit një panoramë shëtitëse nëpër kohë, duke na njohur nga afër me një sagë të gjerë familjesh bujare katolike në Shkup që kishin qenë vertikalja shpirtërore e shqiptarëve në fund të shekullit 19 dhe fillim të shek. 20.
“Familjet katolike shqiptare në Shkup” është një vepër me shumë rëndësi për vetë historiografinë shqiptare, sepse autorët përmes dokumenteve, fotografive, faksimileve dhe dëshmive të ndryshme fokusojnë vëmendjen e lexuesit në disa shtylla që e bëjnë kujtesën tonë historike të liruar nga mjegullimet e panevojshme, që në rrethana e kontekste të caktuara na u imponuan.
Për të dëshmuar autoktoninë e pandërprerë të shqiptarëve në qytetin e Shkupit dhe për të argumentuar këtë tezë, autorët ka qenë dashur që të hulumtojnë traditën, folklorin, gjuhën, fenë dhe në përgjithësi trashëgiminë kulturore të familjeve të vjetra katolike shqiptare. Ky objektiv që është gjithëpërfshirës në tërësinë e materialit hulumtues, zgjerohet me detaje përshkruese që si zanafillë kanë përpjekjet titanike të fisnikëve katolikë të Shkupit, personifikuar përmes familjeve Bojaxhiu, Serreqi, Ukajdari,Gjini, Ndreca, Marku e shumë të tjera, në funksion të ruajtjes së kontinuitetit të pandërprerë të traditës dhe mbamendjes kolektive shqiptare që nga antikiteti e deri në dekadat e mëvonshme të bashkëkohësisë sonë.
E vendosur mbi një bazament mjaft të fuqishëm argumentues, vepra në fjalë nuk kufizohet vetëm në observimet e tre autorëve, por shkon përtej duke marrë në shqyrtim edhe burime dhe autorë të vjetër antikë, me Shkupin si një nga qendrat parahistorike të civilizimit ilir dhe për rrjedhojë autoktonia e shqiptarëve në këtë qytet del si një hallkë materiale-shpirtërore e prezencës dhe vijimësisë iliro-dardane. Ky është edhe dimensioni më domethënës që e bën Shkupin të zë vend të merituar në kronikat dhe udhëpërshkrimet e shtegtarëve të ndryshëm që e kishin trajtuar këtë qytet si një nyje tregtare dhe rrugore që i lidhte akset strategjike më të njohura të Ballkanit, sikundër ishin: Via Dezeta (Shkup-Prizren-Shkodër); Via Egnatia (Shkup-Ohër Durrës, dhe nga ana tjetër Selanik-Konstantinopojë) ;Via Naisus (Nish – Singidinum(Beograd) dhe Via Sertika (Sofje – Adrianopolis (Edrene).
Arkitektura e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” është e ngritur mbi punën hulumtuese të tre autorëve që si udhërrëfim kanë pasur materialet arkivore të familjeve katolike në Shkup, por edhe fonde të shumta të dokumenteve e fotografive të marra nga arkivat e ndryshëm europian (Arkivi Shtetëror i Vjenës, Arkivi Shtetëror i Luzernës, Arkivi i Qytetit në Budapest, Arkivi Piedestar në Budapest, Arkivi i Famullisë së Prizrenit, Arkivi Propaganda Fide në Romë dhe Arkivi i familjes Kukaj në Vjenë).
Homogjeniteti shpirtëror i shqiptarëve me shekuj ishte ruajtur përmes kultivimit të traditës autoktone dhe ruajtjes së mvetësive etno-psikologjike. Ky homogjenitet nuk do të kishte kuptim pa Ipeshkvinë Shkup-Prizren, bashkë me ipeshkvët dhe famullitarët që shërbyen në Shkup, duke filluar nga Pjetër Bogdani, e deri te Toma Raspasani, Dom Zef Ramaj, Lazër Mjeda etj. Të gjithë këta prijës, sipas burimeve që ofron ky libër, ndonëse mbanin veladonin e katolicizmit, me veprime konkrete ishin të lidhur me hallet e banorëve, duke iu ndihmuar atyre në emancipimin kulturor e kombëtar. Të ballafaquar me sfidat që impononte logjika e pushtimit otoman, këta ipeshkëv ishin edhe kronistë pedant të zhvillimeve në Shkup dhe më gjerë dhe kjo mund të dëshmohet në letrat dhe raportet që ata iu dërgonin jo vetëm Vatikanit, por edhe qendrave të ndryshme diplomatike dhe redaksive të gazetave evropiane. Kështu, bie fjala, Dom Zef Ramaj nga Stublla, një famullitar që gjithë veprimtarinë e kishte të lidhur me Famullinë e Shkupit, që njihet edhe si pagëzues i Gonxhe Bojaxhiut në Kishën Katolike në Shkup, më 27 gusht 1910, përpos fushëveprimit të tij fetar, ishte edhe mësues në shkollën shqipe pranë Famullisë së Shkupit, por edhe në Shkollën e Hekurudhës, shkollë elitare për kohën ku mësonin dhe fëmijët e diplomatëve të huaj. Jemi në kohën kur në Ballkan priteshin të ndodhin ndryshime dramatike gjeopolitike, kurse barra për të përballuar pasojat e këtyre ndryshimeve iu binte pikërisht këtyre përfaqësuesve shqiptarë të Kishës Katolike në Shkup. I tillë ishte edhe rasti me Dom Zef Ramajn i cili qe dëshmitar i masakrave serbe mbi popullatën shqiptare në Luftërat Ballkanike më 1912 dhe 1913, kur vakuumi i ikjes së turqve ishte mbushur me kronika rrëqethëse që si lajtmotiv kishin reprezaljet e soldateskës serbe e cila nuk kursente asgjë shqiptare dhe ishte pikërisht Dom Zef Ramaj që ato kronika ua dërgonte në formë letrash kancelarive të ndryshme evropiane dhe gazetave perendimore.

Në mendësinë publike që ishte imponuar me dekada kishte mbizotëruar teza se shqiptarët janë vetëm myslimanë dhe këtë tezë propaganda sllave e kishte përdorur për qëllime të veta, që në instancë të fundit kishte krijimin e arealeve civilizuese në kundërshtim me gjendjen faktike në terren. Dhe ishin pikërisht familjet katolike shqiptare në Shkup që e prishnin falcitetin e këtij diskursi civilizues, kurse libri që kemi në dorë është pasqyra më besnike e një kronologjie jo vetëm faktografike por edhe identitare që lidhej ngusht me shenjat dalluese të një etnie. Gjuha, arsimi, kënga, kostumet, mënyra e jetesës, ishte alfabeti shpirtëror i shqiptarëve, kurse katolikët shqiptarë të Shkupit i dhanë kuptim qenësisë kombëtare duke e integruar këtë alfabet në sfondin e përgjithshëm të civilizimit perëndimor, atje ku shqiptarët bënin pjesë. Libri i Asanit, Ramajt dhe Didenkos vë në pah pikërisht këtë poentë, ashtu siç del e pakontestueshme lidhshmëria e familjeve katolike shqiptare të Shkupit me përpjekjet për zhvillimin e arsimit shqip në Shkup dhe me rizgjimin kulturor e shpirtëror të shqiptarëve. Kjo kauzë emancipuese-kulturore e këtyre familjeve shquhet përmes një galerie personazhesh mjaft të spikatur që kishin vepruar në Shkup, sikundër ishin Kolë Bojaxhiu, Dom Ndue Bytyçi, Lorenc Antoni, Dom Gaspër Gjini, Vingjenc Gjini e ndonjë tjetër. Sikur kjo traditë të kishte vazhduar edhe në ditët e sotme, sigurisht që Shkupi do të ishte Vjena kulturore e shqiptarëve.

Prandaj edhe ky libër duhet të shërbejë si nxitje për brezin e shqiptarëve të sotëm dhe të nesërm, që famën e Shkupit të dikurshëm ta rikthejë me projekte emancipuese e kulturore, kurse traditën e katolicizmit shqiptar në këtë qytet ta vendosë në parametrat konkurrues më botën e qytetëruar, atje ku gjithë shqiptarët synojnë të jenë.

(Gazeta KOHA, Shkup, 18.7.2018)

www.koha.mk/shkupi-i-dikurshem-vjena-kulturore-e-shqiptareve/

Liria e fjalës dhe “trubaduri” sllav në Korçë

0

Nga: Frank Shkreli

Ja edhe këngëtari sllav Goran Bregoviq — e cilësoj si “sllav” pasi nuk jam i sigurt se cilit prej grupeve etnike sllave të ish-Jugosllavisë i përket ai — shkoi në Korçë, pa çka pau, këndoi dhe iku por nuk mund të thuhet se fitoi gjë ai as ata që e ftuan dhe sponsorizuan praninë e tij në Korçë. Si në parantezë dua të them se, megjithë zhurmën e madhe, pro dhe kundër rreth pranisë së tij në Korçë, personalisht, isha krejt indiferent ndaj pjesëmarrjes së tij në “Festën e Birrës”, duke menduar se nëqoftse pjesëmarrja e tij atje ndihmon që të shitet ndonjë birrë më tepër, aq më mirë – ndihmon sadopak ekonominë shqiptare, thashë me vete.

Por siç duket, retë e pluhurit “radioaktiv” që la pas prania e këngëtarit sllav Bregoviq në Korçë vazhdojnë të qëndrojnë mbi hapësirën politike dhe shoqërore shqiptare.  Megjithëse i kuptoj shumë mirë shqetësimet e shqiptarëve të Kosovës për ftesën dhe pjesëmarrjen e Bregoviqit në Festën e Birrës në Korcë – por edhe ata brenda Shqipërisë që mbështetën pjesëmarrjen e tij në Korçë – megjithë kundërshtimet mes dy palëve, unë e kam ndjekur debatin në lidhje me këtë çeshtje si diçka pozitive që është me rëndësi për tu zhvilluar. E kam konsideruar këtë debat si pjesë e lirisë së fjalës për të dy palët, për ata që kundërshtuan pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në Festën e Birrës dhe atyre që e mbështën atë të shkonte e të këndonte në Korçë.  E shikova si një debat midis dy a më shumë vëllëzërve e motrave që nuk janë dakort për një çështje me rëndësi për ta dhe për derisa diskursi zhvillohej në një nivel e standard të qytetëruar – s’ka gjë të keqe në këtë mes.  Falë nderës Zotit këtë ditë kemi pritur që shqiptarët, më në fund, mund të diskutojnë me njëri tjetrin, por edhe me të tjerë — nga afër dhe nga larg, si të barabartë dhe të lirë — derisa lexova reagimin e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama në mbrojtje të pjesëmarrjes së Bregoviqit dhe mbështetësve të tij në Korçë dhe duke sulmuar ashpër ata shqiotarë, sidomos, nga Kosova që kritikuan pjesëmarrjen e tij në festën e Korcës .  Jo se Kryeministri shqiptar nuk ka të drejtë të shprehet, kështu ose ashtu për Bregoviqin ose këdo tjetër, pasi liria e fjalës duhet të përfshij edhe atë por reagimi i tij, më të thenë të drejtën, më la me gojë hapur.

  1. Rama i doli në mbrojtje Bregoviqit, duke i cilësuar reagimet e kundërshtarëve dhe kritikëve të pjesëmarrjes së tij në Festën e Birrës në Korçë si, “Një histeri fashiste, e turpshme për qytetarinë europiane të shqiptarëve”. Z. Bregoviq është një figurë publike dhe si e tillë ai, patjetër, do të tërheq kritika dhe kundërshtime për deklaratat e tija ose heshtjen e tij kur duhej të fliste dhe nuk foli ose për këngët e tija nga pozita e tij si njeri publik dhe e “një muzikanti nga më të jashtzakonshmit e Ballkanit”, siç e cilësoi Z. Rama.  Më habiti gjithashtu shumë përdorimi i fjalëve “histeri fashiste” nga Z. Rama, drejtuar kritikëve shqiptarë të Bregoviqit. Kisha shpresuar se fjalët, “fashist e fashiste” nuk do i dëgjonim më në fjalorin shqip, sidomos, kur është fjala për diskurset politike ndër-shqiptare të vëllait me vëlla e motëra shqiptare. Shpresonim se këto fjalë do i takonin një periudhe tjetër të zezë të historisë shqiptare lenë pas – periudhës së komunizmit.  Fashistët e vërtetë, Z. Rama i gjeni në Beograd, shumë prej të cilëve i njihni mirë dhe me të cilët bashkpunoni ngusht — dhe jo në Prishtinë, e besoj as në Tiranë!

Por mbi të gjitha, deklarata e Z. Rama kundër kritikëve të pjesëmarrjes së Bregoviqit në Korçë, ishte një goditje mu në zemër të lirisë së fjalës. Është vështirë të thuhet se pse ishte prekur aq personalisht, Z. Rama me kritikat ndaj Bregoviqit? Pa marrë parasyshë se ç’mendon Z. Kryeministër për lirinë e fjalës dhe të shtypit, në vendin e tij dhe gjetkë, për të gjithë dhe pa dallim, “Zjarrnxitësit mendjefikur”, siç i cilësoi Kryeministri shqiptar kritikët e Goran Bregoviqit“, me “histerinë mesjetare” dhe me “histerinë fashiste” të tyre, qofshin ata në Tiranë ose në Prishtinë, në bazë të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut, nënshkruese e të cilës është edhe Shqipëria, gëzojnë si të gjithë njerëzit anë e mbanë botës, të drejtën e lirisë së fjalës, mohuar atyre nga fashistët e vërtetë sllavo-komunistë për një gjysëm shekulli në Tiranë dhe në Prishtinë, fillimisht, në bashkpunim me njëri tjetrin.

Prandaj, komentet e Z. Rama nuk janë vetëm një sulm ndaj kritikëve të një trubaduri sllav, por mbi të gjitha një goditje e rëndë ndaj lirisë së fjalës, në përgjithësi. Siç duket, edhe pas 30-vjetë “post-komunizëm”, udhëheqsit shqiptarë ende e kanë të vështirë të kuptojnë se ç’është liria, veçmas liria e fjalës për të tjerët, si e drejtë bazë e njeriut e sanksionuar me marrveshje ndërkombëtare dhe e mbrojtur me ligje kombëtare, si një vlerë evropiane, por edhe shqiptare, në radhë të parë. Përgjigjen se ç’është liria e fjalës për shqiptarë, na e ka dhënë ndoshta para evropianëve të tjerë, i madhi Faik Konica, më shumë se një shekull më parë.  “Liria është të mundet njeriu: të besojë ç’i do zemra; të thotë ç’i do zemra; të shkruanj ç’i do zemra; të bëjë ç’i do zemra,”, ka shkruar Faik Konica në Gazeta Albania, viti 1897, nr. 2, f. 32 /

Kjo është liria e vërtetë sipas Faik Konicës që po të respektohej dhe po të zbatohej nga shqiptarët dhe udhëheqsit e tyre sot – do të nderonte “qytetarinë evropiane të shqiptarëve”, por edhe “historinë dhe traditën tonë poashtu”.  Z. Kryeministër nuk e di nëse je adhurues ose jo i Faik Konicës, por ai do të këshillonte sot se megjithëse je në krye të qeverisë shqiptare, “Nuk ke të drejtë tu presësh lirinë e fjalës”, kritikëve të këngëtarit trubador të Ballkanit, për pjesëmarrjen e tij në Festën e Birrës në Korçë.  Liria e fjalës është dhe mbetet e shenjtë, si për ju Z. Kryeministër ashtu dhe për kritikët e këngëtarit ballkanas në Korçë!

Në fund të fundit, me këtë episod askush nuk doli fitues. Të gjithë humbës mbetën. Veçanërisht humbi keq liria e fjalës dhe e vërteta, ashtu siç jemi mësuar të shohim se ndodhë shpesh në trojet shqiptare këto 30-vite tranzicion “post-komunist”.  Z. Kryeministër, “Unë nuk jam aspak dakort me ato që thua, por do të mbrojë deri në vdekje të drejtën tënde (dhe të tjerëve) për të thenë atë që dëshiron të thuash”, (Voltaire) dhe “çfarë të do zemra” (Faik Konica).

Me rastin e 111-vjetorit të lindjes dhe në vigjilje të 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, kryeministri Kurti mbajti sot fjalim te shtatorja e saj në Prishtinë

0

Me rastin e 111-vjetorit të lindjes dhe në vigjilje të 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vendosi lule të freskëta pranë shtatores së saj në sheshin që mban emrin e saj, dhe me ç ‘rast mbajti një fjalë rasti. 

Para të pranishmëve, në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se “Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkojë në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve dhe që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët”. 

Ai shtoi se sot përkulemi pranë shenjtores sonë Nënë Terezës, e cila “me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte, por kur ai e meritonte”.

Çdo vit, Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup, organizon aktivitetet të ndryshme me rastin e ditëlindjes dhe shenjtërimin e Nënës Terezë. Këtë vit, ndryshe nga e kaluara, nga 26 gushti deri 5 shtator, në Shkup dhe Prishtinë do të mbahet manifestimi kulturore “Drita e Gonxhës”, gjatë së cilës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në nder të jetës dhe veprës së Nënë Terezës.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

 I nderuar Dom Lush Gjergji,

I nderuar z. Skënder Asani, drejtor i Institutit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup,

Të nderuar ministra znj. Rozeta Hajdari e z. Hajrulla Çeku,

Miq shkupjanë, z. Emin Azemi, z. Mehmet Prishtina, z. Anton Nikë Berisha,

Të nderuar të pranishëm,

Nënë Tereza, ky është emri botëror i Gonxhe Bojaxhiut. Po t’i rikthehemi historisë sonë, të hapërdarë nëpër fakte të historisë zyrtare të kombeve të tjerë, ne do të shquajmë emra shqiptarësh, papë e vezirë, perandorë e strategë, shkencëtarë e guvernatorë, poetë e kompozitorë. Duket pra sikur shqiptarët individualisht kërkojnë kauza përtej territorit të caktuar nga lindja për territore të caktuar nga ndonjë e vërtetë më e lartë. 

Jam këtu para mbartësve të kësaj nisme, dhe organizata juaj e ka në emrin e vet edhe shpirtëroren edhe kulturoren, pra edhe mistiken edhe konkreten. Sot ky institut po nderon Nënë Terezën. Nënë Tereza, ja një emër që zbulon në treva të largëta mjerimin që mund të gjendet në trevat tona, ende sot. Me sytë e kthjellët të mëshirës, kjo grua, kjo zonjë dalloi të njëjtën vulë të trishtimit mbi shtrirjet e globit. Aq sa e shtriu mëshirën, për aq e meritoi çmimin botëror të paqes. 

Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkoi në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto, që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve. Pikërisht këto vlera të tjera, të tjerët i dalluan, si vlera që ata nuk i kishin, e që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët.

Ajo ishte një nga nënat shqiptare, e cila me mirësi dhe bujari, duke sakrifikuar edhe veten u ndihmoi atyre që kishin nevojë: fëmijëve që vuanin nga uria, të kërbulëve që u duhej përkujdesja, duke u shëruar plagët e tyre në kushte të pamundura. Ajo frymëzoi me qindra, pastaj me mijëra e mandej miliona njerëz, dhe ua ktheu dinjitetin e atyre që mbase mendonin që edhe Zoti i kishte harruar.

Shpesh herë kam menduar se sa nëna shqiptare nuk e kishin atë fat, siç e kishte ajo kur kapërceu pragun e derës së atdheut, për të shpaluar vlerat e veta, dhe sa fatbardhë jemi ne si shqiptarë, pjesëtarë të edukatës nënëtereziane që shkojmë rrugës së saj. Ajo me lutje na përcjellë edhe sot, në rrugëtimin tonë si komb, aspak të lehtë, por një udhërrëfim ky, që jep shpresë dhe dritë.

Duket sikur ne i kemi në gjirin tonë të gjitha format e besimit më të thellë, dhe sikur presim t’i shpallim universalisht prej trupave tanë individualë. Gonxhja lindi shqiptare.

Gonxhe Bojaxhiu lindi këtu, në këto treva, mes njerëzve dhe kohëve tona. Me atë trup të thjeshtë e të brishtë, por me atë thellësi shpirtërore ku ka vend aq shumë, sa njerëzorja të gjejë shprehjen e saj më të thekshme të besimit. Gonxhe Bojaxhiu u bë Nënë Tereza. Kur shpirtërorja e kthen një trup njeriu në bartësin e mirësisë pa kufij, atëherë e quajnë të shenjtë. Ata që janë të autorizuar të shpërndajnë tituj të tillë, e emërtuan e shenjta Nënë Terezë. Përmes kësaj zonje, përmes kësaj Nëne, dëshmia na vjen për lartësinë e shpirtit që në mundësitë tona e kemi të gjithë. Ajo është një shembull, ajo është e shenjta e mirësisë që njeriu, cilado qoftë treva e thjeshtë e origjinës së tij, mund ta shpërndajë nëpër rruzull. Diku para dhjetë vitesh, ndoshta pianisti më i madh në botë, Çikolini, tek e ndjente se do ta linte këtë jetë, u shfaq në qytetin e lashtë shqiptar të Shkodrës, në teatrin e famshëm të këtij qyteti shqiptar dhe dha një koncert. Para se të hapte koncertin, çuditërisht pa kërkuar asnjë pagesë, iu drejtua publikut më të vogël të jetës së tij: “Nuk mund të ndahesha nga kjo botë pa luajtur në piano për një prej vatrave të Nënë Terezës”. Ai e ndjente se po luante për njerëzit e saj. Në kohët që vijnë, le ta ndjejmë se ne do të shpërndajmë mirësi mes nesh, se do të ndajmë besim mes nesh, se do të vendosim besim mes nesh. Vetëm kështu, kohët që do të vijnë do të jenë të shenjtëruara.

Sot po përkulem pranë shenjtores sonë Nënë Terezës, e cila me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte por kur ai e meritonte.

Kur të humb veten në këtë dashuri

0
Përktheu: Vera Xerxa, Londër
RUMI:
Humb veten,
Humb veten në këtë dashuri.
Kur të humb veten në këtë dashuri
Do gjesh çdo gjë.
Humb veten,
Humb veten.
Mos kij frikë nga kjo humbje
Se do ngrihesh nga kjo tokë,
Dhe do përqafon qiejt e pafund.
Humb veten,
Humb veten.
Ik nga kjo formë tokësore,
Se ky trup është një zinxhir
Dhe ti je i burgosuri i tij.
Prish murin e burgut
dil jashtë dhe ec me mbretër dhe princër.
Humb veten,
Humb veten në këmbën e Mbretit të lavdishëm.
Kur humbet veten para mbretit
ti do bëhesh Mbreti.
Humb veten,
Humb veten.
Ik nga reja e zezë që t’ rrethon.
Pastaj do shohësh dritën tënde
po aq rrezatuese si hëna e plotë.
Tani hyn në atë heshtje.
Kjo është mënyra më e sigurt
ta humbësh veten…
Për çfarë është jeta jote, pas të gjithave ? –
Asgjë veç një luftë të jesh dikush,
Asgjë veç një ikje nga heshtja jote.
Londër 25.08.2021

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit, edhe në frengjisht

0
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në frengjisht në rjetin e shpërndarësit të njohur zvicëran “Orellfussli” edhe në versionin tonik (Horbuch)
Romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, është përkthyer në frengjisht nga Odette Marquet, i botuar nga botuesi i njohur parisien “L’Harmattan” me titullin “Qui resiste a la peste resiste au diable – Le journal de Gjon Nikollë Kazazi”, si libër xhepi, gjendet edhe në rjetin e shpërndarësit të njohur zvicëran “Orellfüssli”. Libri mund të porositet online dhe kushton 31,9 franga zvicëran.
Shpërndarësi zvicëran, ka lëshuar në shitje edhe versionin tonik të librit (horbuch), të gjiruar në disketë, që parapaguesve u ofrohet gratis për dëgjim testues prej 30 ditësh.
Kan være et bilde av tekst som sier '97% OreltussiI Mein Konto Merkzettel Warenkorb 12:25 Menü Titel, Autor, Stichwort, IS Genug gelesen? Einfach mal zuhören!- Das Hörbuch- jetzt 30 Tage kostenlos testen Qui résiste peste résiste Diable rjearalor Gane Yilall Jusuf Buxhovi Qui résiste à la peste résiste au diable Le journal de Gjon Nikollë Kazazi Jusuf Buxhovi Leseprobe'

Qeveria Kurti injoron kërkesat e “Rilindjes, punëtorët përgatiten për protestë dhe grevë

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Ndonëse protestave e kërkesave të pafundme drejtuar qeverive të Republikës së Kosovës iu shtua edhe një protestë e punonjësve të kësaj gazete e ndërmarrjeje në muajin qershor, Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat e punonjësve për 20 për qindësh dhe për njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetë. Madje, kjo qeveri shkon edhe më larg, saqë nuk iu përgjigjet as kërkesave të punëtorëve për takime me zyrtarë të nivelit qendror, ç’prej se ka marrë mandatin e dytë, për faktin se problemet e shtresës së ulët ka nisur t’i shikojë nga dritarët kolor të qeverisë, siç bënë edhe ata që shkuan. Por këtu , megjithatë, është një dallim.

Ata që shkuan, drejtuesit e këtij kolektivi i pranuan në biseda, ju premtuan dhe i gënjyen, kurse këta të qeverisë së re, as që i takojnë, duke i injoruar skajshmërisht, siç është rasti me Hekuran Muratin, ministër, por jo vetëm ky. Për publikun, po përserisim faktin se gazeta “Rilindja”, është mbyllë dhunshëm nga administrata e UNMIK-ut, kurse punonjësit, më 31.12.2002 janë përzënë nga Pallati dhe që nga ajo kohë ky objekt gjigant, me 5.5 hektarë tokë, është marrë nga institucionet, fillimisht të përkohshme dhe tash të përhershme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky kolektiv dhe kjo gazetë tradicionale ka zhvilluar veprimtarinë që nga pas Lufta e Dytë Botërore duke qenë dritare e dijes dhe kulturës së një populli të shtypur. “Rilindja”, u mbyll nga regjimi kriminal i Millosheviqit me t’u marrë Autonomia e Kosovës. Gazetarët dhe punonjësit e gazetës aso kohe u hodhën në grevë dhe nuk lejuan që t’ju merrej Pallati dhe në vend të gazetës së ndaluar “Rilindja”, adaptuan revistën “Bujku”, duke e shndërruar në gazetë informativo politike e cila e kundërshtoi ashpër regjimin e Millosheviqit dhe në të njëjtën kohë njoftoi opinionin vendor e ndërkombëtar për gjendjen e krijuar në Kosovë dhe për dhunën e gjenocidin që bëhej nga ai regjim ndaj shqiptarëve etnik. Si pasojë e kësaj pune regjimi vrau, burgosi dhe maltretoi gazetarët e patrembur të kësaj gazete. Përballë kësaj dhune, diskriminimi që iu bë nga regjimi kriminal, qeveritë e deritashme dhe kjo aktualja vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat e punëtorëve. Çka është edhe më keq, ato, i fyen dhe vazhdojnë t’i fyejnë duke mos ua pamundësuar marrjen e 20 për qindëshit, që iu takon për pronat e uzurpuara në Prishtinë e Tiranë, por edhe duke mos ua njohur edhe përvojën për punën e bërë te “Rilindja”. Këtë e bëjnë sepse ende punojnë me ligjet e Serbisë, duke e kërkuar kontributin për atë shtet kriminal!!!

Punonjësit e gazetës “Rilindja” nga pagat e tyre kanë paguar kontributin për Qeverinë në ekzil, por këtë qeveritë e djeshme dhe kjo e tashmja nuk e morën e marrin në konsiderim! Për ilustrim po përmendim faktin se “gazetarës”, e njohur si Hajrie Spikerica,e cila punonte e propagandonte për regjimin kriminal të Millosheviqit i jepet penisoni i plotë, dhe të gjithë atyre që punuan për regjimin e kriminelit, kurse gazetarëve të “Rilindjes”-“Bujkut” nuk iu pranohet kjo e drejtë. Shi për këtë, punonjësit e “Rilindjes” të përballur nga injoranca ekstreme e kësaj Qeverie, po përgatitën për protestën e radhës, e cila mund të eskalojë edhe në grevë.

______

(1) IndeksOnline – Innlegg | Facebook

Enverizmi dhe Titizmi

3
Nga: Ismet Sylejmani, Prishtinë
[Ismet Sylejmani, ish i burgosur politik dhe veprimtar shumëvjeçar i „ilegalës“, paska ofruar këtë paraqitje „provokuese“ që do të duhej të nxiste debat. Meqë në profilin e Ismetit nuk kishte ndonjë reagim (kishte 43 pëlqime, 7 komente pro, një shpërndarje), po e publikoj, me shpresë se do zhvillohet debat polemizues. Do të kisha dëshiruar të ofronin vlerësime dhe opinione ata që kanë njohuri teorike, filozofike, sepse do të informohemi nëse „enverizmi“ dhe „titizmi“ ishin idiologji autentike, apo improvizime sektariste, në shërbim të diktaturava përkatëse të „proletariatit“. Në vazhdim teksti i Ismetit:]
Enverizmi dhe titizmi ishin dy platforma që luftonin njëra tjetrën për jetë a vdekje!
Enverizmi dhe titizmi, kishin përballje titanike dhe ndeshje e pamëshirshme kundër njeri tjetrit!
Enverizmi doli fitimtarë dhe triumfoi mbi titizmin, kurse titizmi u shëndrrua në humbës dhe u pasua me shkaktimin e tragjedive të mëdha, gjenocid, masakra e terror, u la në gjak gjithëçka në truallin e ish -ish-jugosllavisë!
Enveristë ishin vetëm shqiptarët dhe vetëm në Shqipëri, pastaj enveristë ishin shqiptarët e organizuar politikisht edhe në Kosovë e vise dhe kudo nëpër kontinente të globit!
Titistë në anën tjetër nuk ishin vetëm maqedonët, boshnjakët, malalzezët, sllovenët, serbët e kroatët dhe nacionalitete tjera, por titistë e përfaqësues të titizmit ishin edhe disa dhjetra mijëra shqiptarë në ish-Jugosllavi!
Shkolla enveriste dhe ajo titiste ishin me programe të kundërta e të ndryshme!
Shkolla enveriste ishte shkolla e bashkimit kombëtar!
Shkolla titiste ishte shkolla e kombeve dhe kombësive!
Enverizmi të mësonte historinë e lavdishme të Shqiperisë e të Skënderbeut, të Lidhjes së Prizerenit e të Pavarësisë së Shqipërisë, të mësonte për luftërat dhe betejat heroike të Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Azem Galicës etj., të LANÇ-së dhe të përspektivës kombëtare!
Titizmi të mësonte për historinë e republikave dhe krahinave jugosllave, për carët, për mbretër e krajlët serb, për përspektivë të vëllazërim bashkimit!
Veprimtari e aktivisti enverist, ka qenë kombëtarisht i brumosur dhe katërciperisht i vendosur të luftojë deri në frymën e fundit, për të realizuar programin e bashkimit kombëtar!
Titisti ka qenë pa Atdhe, i edukuar dhe i rritur në frymë anarkiste dhe në masë të madhe i përpunuar kundër aspiratave kombëtare të mirëfillta dhe puro shqiptare!
Enverizmi e ka ushqyer në mënyrë përmanente dashurinë për popullin, Atdheun dhe Kombin, për prosperitetin dhe progresivitetin, për mbarëvajtjen dhe për ngjitjen pafund drejtë majave të larta të lavdisë kulturës, dijes e të shkencës shqiptare!
Titizmi ka ushqyer urrejtje e ndarje ne mes republikave e popujve në ish-jugosllavi, ka mbjellur farën e gjakderdhjes, dhe masakrave e gjenocidit, që më vonë u bënë pasqyra dhe fundi i saj tragjik!
Enveristët luftonin me heroizëm dhe kundërshtonin me çdo mjet të mundshëm shpërnguljen e popullit shqiptar në Turqi e gjetkë!
Titistët serbo-maqedono-malazez, hartonin platformën e shpërnguljes së shqiptarëve dhe zbatonin aplikimin e elaborateve shfarosëse të Andriqit, Qubrilloviqit etj..!, kurse titistët shqiptar kurrë nuk u distancuan nga një platformë e tillë në kohë të duhur dhe hapsirë!
Enveristët ëndrruan dhe e bënë realitet në vitin 1972 mbajtën Kongresin historik dhe arritën unjësimin e gjuhës standarde shqipe!
Titistët gjuhën shqipe e kishin të parëndësishme dhe në vend e krahas saj, shqiptarëve ua mësonin edhe serbokroatishten e gjuhë të tjera që fliteshin në ish-Jugosllavi!
Enverizmi ka qenë platforma fitimtare politiko-ushtarake e organizatave politiko-ilegale patriotike në Kosovë e Vise!
Titizmi ka qenë platforma shpirtërore e organizatave të LKJ-së për Kosovën,të LSPP-së dhe të LRSJ-së të gjitha këto kundërshtarë të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Organizatave liridashëse dhe të LPRK-së!
Enveristët ishin ata bijë nënash që i nxorrën gjokset e tyre dhe i vunë shpatullat për të quar përpara çështjen kombëtare dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e pazgjidhur kombëtare!
Titistët ishin ata klysh bushtrash, të hurit e të litarit që i kishin koncentruar forcat e tyre djallëzore për të mposhtur çdo gjë progresive shqiptare dhe të mbështetur e të përkrahur nga Shqipëria!
Enveristët që me përfundimin e LDB-së u angazhuan parreshtur për çlirimin dhe pavaresinë e Kosovës nga Serbia përkatësisht Jugosllavia!
Titistët gjatë tërë periudhës së pasluftës e deri në kohën e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990 e këndej, ishin në anën e kundërt të platformës së enveristëve për Kosovën, dhe krejt në fund u detyruan të largoheshin nga titzmi praktik, sepse u lanë në rrugë dhe u braktisën, ngase doli në skenë krimineli e gjakpirësi Millosheviq dhe praktikisht në Kosovë u krijuan parakushtet e fillimit te luftes frontale të armatosur!
Enveristët janë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Titistët ishin kundër luftës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës, e njëkohësisht ishin kundër largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova!
Enveristët ishin dhe janë shqiptarë liridashës dhe luftojnë për të drejtat dhe liritë ne radhë të parë për pjestarët e popullit shqiptar!
Titistët ishin dhe mbeten kundër aspiratave liridashëse të mirëfillta shqiptare, janë antienveriste të tërbuar dhe brenda kampit të tyre kanë një thes të mbushur me të gjitha gjinitë, racat e facat dhe përfaqësohen me të gjitha gjuhët e republikave jugosllave!
Enveristët janë nderi dhe krenaria e popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit!
Titistët janë faqja e zezë, janë pa Atdhe e pa Komb!
Enveristët janë pasardhësit dhe vazhduesit e figurës lavdimadhe të Enver Hoxhës!
Titistët janë pasardhësit e xhelatit jugosllav Josip Broz Tito, jugosllavia e të cilit, u shpërbë, u bë copa-copa dhe u la në gjak!
E ardhmja është e enverizmit dhe enveristëve!
Titizmi dhe titistët i pret vdekja e sigurtë dhe do të shuhen përgjithmonë, farë e flliqur antishqiptare ishin!
– Rroftë enverizmi!
– Poshtë titizmi!
P.S.:
ENVERIST m. (Enver Hoxha)
Ai që është mbrujtur me parimet e enverizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, ithtar i enverizmit. Enverist i vërtetë.
ENVERIST mb.
1. Që i përket enverizmit, që përmban e shpreh idetë e enverizmit, që është veçori e enverizmit; që ka të bëjë me enverizmit, me mbrojtjen dhe me zbatimin e tij; që përbëhet nga ithtarë të enverizmit. Doktrina enveriste. Parime (norma) enveriste. Në rrugën enveriste. Shumica enveriste.
2. Që është mbrujtur me parimet e enverizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, që është ithtar i enverizmit. Udhëheqës (luftëtar) enverist.
Ismet Sylejmani.
Prishtinë, 25 Gusht 2021
E përgatiti: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania

Talebanët afganë dhe grupet terroriste që bashkëpunojnë me ta

0
Kolonel Dritan Demiraj
Po flitet për ditë në të gjitha mediat botërore në lidhje me Talebanët, qeverinë e re që pritet të zgjidhet në muajin shtator 2021, por pak është folur në lidhje me grupet që janë sot aktive dhe po operojnë lirdhëm në territorin e Afganistanit. Cilat janë këto grupe terroriste, si janë të organizuara, cilat janë kapacitetet dhe backgroundi i tyre terrorist. Skema e mëposhtme paraqet strukturën e komandim-kontrollit të Talebanëve afganë dhe grupet që veprojnë sot lirshëm në territorin e Afganistanit.
?Talebanët e Afganistanit njihen si Emiratet Islamike të Afganistanit.
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1993-1994.
?Drejtuesit: Që në fillim Talebanët janë drejtuar nga Mullah Mohammad Omari, ndërkohë nga viti 2016 drejtohen nga afgani Mawlawi Hibatullah Akhundzada.
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 75.000-85.000 militantë.
?Zona operacionale: Talebanët e Afganistanit veprojnë në të gjitha rajonet e Afganistanit.
?Simboli i flamurit të tyre: “Coat of Arms”.
Shura e Quetta-s përbëhet nga drejtuesit më të lartë të Talebanëve, shumica e të cilave janë pashtunë nga jugu i Afganistanit ku përfshihej edhe Mullah Mohammad Omari. Pas vdekjes së tij (në fakt u vra) u zëvendësua nga Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili është shtetas nga provinca e Kandaharit, nga një nga zonat më problematike që quhet Panjwayi dhe për kureshtjen e lexuesit shqiptar ai personalisht ka qënë një nga objektivat më të rëndësishme të misioneve shqiptare të forcave speciale “Eagle 1-7” në Kandahar për tu kapur ose për tu vrarë në zonën tonë operacionale. Shura e Quetta-s ka 10 anëtarë të përhershëm dhe një numër këshilltarësh. Ata janë përgjegjës për ideologjinë e grupit dhe mbajnë lidhje të afërta me al-Qaedën dhe grupet e tjera me të cilët bashkëpunojnë.
Anëtarët e Shuras aktualisht janë në Afganistan dhe e implementojnë aktivitetin e tyre terrorist nëpërmjet influencës përmes komandantëve, të cilët mbështeten me fonde nga resurset e Quetta-s dhe drejtojnë strategjinë e tyre të terrorit nëpërmjet operacioneve terroriste. Shura e Quetta-s pas vitit 2013 ka qënë nën presion të vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë kur u mor vesh se godina e kësaj Shura ndodhej ngjitur me shtabin qëndror të ISI-it në qytetin Quetta.
1. Mullah Mohammad Yacoob. Djali i Mullah Omarit.
2. Hafiz Abdul Majeed: Ka qënë drejtuesi i Shuras ushtarake në Quetta dhe shef i inteligjencës së Talebanëve afganë.
3. Mullah Muhamad Hassan Akhund: Guvernator i provincës së Kandaharit dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë regjimit Taleban.
4. Mullah Muhamad Hassan Rahmani: Njëri shumë i afërt me Mullah Omarin dhe ka qënë governator i Kandaharit gjatë regjimit Taleban.
5. Mullah Abdul Qayum Zakir: Ka drejtuar Shuran rajonale ushtarake dhe komandant i rëndësishëm ushtarak në jug të Afganistanit.
6. Agha Jan Mohtasim: Është dhëndri i Mullah Omarit dhe Ministër i Financiave gjatë regjimit Taleban, Ai jeton në azil në Turqi dhe ka mbështetur vazhdimisht dialogun me qeverinë Afgane.
7. Amir Khan Mutaqi: Drejtuesi i Komitetit të Informacionit dhe Kulturës tek Talebanët.
8. Siraj Haqqani: Drejtuesi i Rrjetit Haqqani dhe drejtues i Shuras ushtarake rajonale të Miramshah, e cila drejton operacionet ushtarake në provincat e Paktias, Paktikas dhe në Khost.
9. Mullah Muhamad Rasul: Ka qënë guvernator i Nimroz-it gjatë regjimit Taleban.
10. Gull Agha Ishaqzai: Drejtuesi i Komitetit të financave, ka qënë sekretar personal i Mullah Omar-it dhe këshilltar i tij shumë i afërt.
11. Abdul Latif Mansour: Ka qënë komandant i rrjetit Abdul Latif Mansour në provincën e Loya Paktia, anëtar i rëndësishëm i Shuras ushtarake rajonale të Miramshah, ka qënë Ministër i Bujqësisë gjatë regjimit Taleban, në të njëjtën kohë ka drejtuar për një kohë edhe Shura-n ushtarake rajonale të Peshawarit.
12. Mullah Abdul Razaq Akhunzada: Ka qënë Ministër i Brendshëm gjatë regjimit Taleban dhe komandant ushtarak i rajonit verior të Afganistanit.
13. Mawlavi Hamdulla: Ka qënë përfaqësuesi i Talebanëve në vendet e Gjirit Persik dhe ka qënë drejtuesi i Departamentit të Financave gjatë regjimit Taleban.
14. Mullah Akhtar Muhamad Mansour: Ka qënë Ministër i Aviacionit dhe Transportit gjatë regjimit Taleban.
15. Mawlavi Qudratullah Jamal: Ka qënë drejtuesi i Komitetit të Investigimit, tek i cili populli dërgonte ankesat kundër drejtuesve lokalë Talebanë, ndërkohë ka qënë edhe drejtuesi kryesor i rrjetit të propagandës nga viti 2002-2006.
16. Mawlavi Aminullah: ka qënë komandant i Talebanëve në provincën Oruzgan.
17. Mullah Abdul Jalil: Ka drejtuar Komitetin e Çështjeve të Brendshme gjatë regjimit Taleban.
18. Qari Talha: Drejtues i operacioneve ushtarake të Kabulit për Talebanët.
19. Sheik Abdul Mana Niyzi: Ka qënë guvernator në hije i Talebanëve në provincën e Herat-it.
Objektivi kryesor i Shuras së Peshawar-it janë operacionet ushtarake. Kjo shura drejtohet nga djali i Xhalaluddin Haqqan-it, Jirajuddin Haqqani. Drejtuesit e kësaj Shura përbëhet nga komandantët të cilët janë me origjinë nga provincat lindore dhe jug-lindore të Afganistanit. Kjo Shura ka humbur rëndësinë e saj vitet e fundit, për shkak të aktivitetit shumë aktiv terrorist të Rrjetit Haqqani, i cili operon në të njëjtin rajon, duke bërë që sulmet e tyre komplekse dhe të suksesshme kundër forcave amerikane dhe afgane të shquheshin në raport me ato të Talebanëve afganë. Shura ushtarake, ka si mision të saj realizimin e operacioneve terroriste në lindje dhe jug-lindje të Afganistanit përmes rrjetit të tij në brendësi të vendit. Ky rrjet rekruton militantë përmes ideologjisë xhihadiste dhe realizon stërvitje në medrese të ndryshme në rajonin Khyber Pakhtunkhwa (KP).
Vetë historia e lindjes së Al-Qaedës është lidhur me rajonet kufitare të Afganistanit dhe Pakistanit. Al-Qaeda u krijua në muajin gusht 1988 gjatë takimeve që u zhvilluan në qytetin Peshawar nga Abd Allah Azami, Osama bin Ladeni, Dr. Ayman Al-Zawahiri dhe bashkëpunëtorët e tyre, në kohën kur Bashkimi Sovjetik po tërhiqej nga Afganistani. Që nga ajo kohë dhe deri në ditët e sotme, këto zona kanë shumë “mikpritëse” për militantët e saj, Talebanët afganë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Pas ardhjes në Afganistan, AQA filloi planifikimin e shumë sulmeve terroriste nëpër botë. Rezultat i planifikimeve të tilla janë sulmet terroriste të realizuara kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998, sulmi kundër luftëanijes amerikane USS “Cole” në vitin 2000 në Jemen, sulmet e datës 11 shtator 2001 në New York dhe Washington D.C, etj. Pas vitit 2001, AQ filloi ta konsideronte Afganistanin dhe Pakistanin në mënyrë të ndryshme. Rënia e shpejtë e regjimit të Talebanëve dhe eliminimi i vendeve të sigurta të saj, e detyroi AQGC të zhvendosej me shpejtësi në zonat tribale kufitare, atje ku shumica e muxhahedinëve ishin strehuar gjatë luftës kundër sovjetikëve.
Militantët e al-Qaedës në Pakistan (AQP) veprojnë në rajonet të cilat gjenden në kufi me Afganistanin të cilat janë provincat e NWFP-së, FATA-së dhe provincat e Baluchistanit. Të treja këto provinca përbëjnë 1/4 e territorit të përgjithshëm të Pakistanit. Krahina e FATA-së përbëhet nga shtatë zona/agjensi të cilat ndodhen përgjatë kufirit afgan. Nga veriu në jug ato renditen si më poshtë vijon:
1. Agjensia Bajaur.
2. Agjensia Mohmand.
3. Agjensia Khyber.
4. Agjensia Kurrum.
5. Agjensia Orakzai.
6. Agjensia e Waziristanit të Veriut.
7. Agjensia e Waziristanit të Jugut.
Njerëzit të cilët janë banorë të këtyre zonave, njihen prej shekujsh për traditën e tyre të fortë të rezistencës ndaj pushtuesve ose ndaj qeverisë dhe nderit. Në 40 vitet e fundit, ata kanë treguar në praktikë aftësitë e tyre për të zhvilluar luftë të suksesshme guerrile, si shumë të devotshëm për fenë Islame, trima, të cilët bashkëjetojnë shumë mirë me njëri tjetrin dhe nuk tolerojnë të paftuarit. Të gjithë personat ose arabët të cilët kanë drejtuar AQ ishin të huaj të ftuar dhe kanë jetuar në këto rajone me ftesë ose miratimin e drejtuesve të fiseve në bazë të ligjit të fisëve “PashtunWali” ose sipas kodit të nderit.
Sipas këtij kodi, është e palejueshme që ata të dorëzojnë një të ftuarin e tyre derisa të vdesin, kushdo qoftë ai. Të gjithë terroristët të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës për të luftuar për atë që ata besojnë, mbrojtjen e një feje të re Islame jetonin në këto zona.
Fillimisht aleanca midis al-Qaedës dhe fiseve që i ftuan të jetonin dhe bashkëpunonin në rajonin FATA ka pasur si objektiv luftën e përbashkët kundër forcave amerikane në Afganistan. AQ ndihmoi nëpërmjet stërvitjeve ushtarake dhe programeve të avancuara grupet e Talebanëve, rrjetin terrorist të Haqqan-it (HQN), etj duke transferuar taktikat e sukseshme të bombave surprizë (IED) që po përdorte al-Qaeda në Irak (AQI), duke i transferuar këto kapacitete luftarake tek Talebanët në luftë kundër forcave të ISAF-it. Pas vitit 2001, të dyja organizatat u bashkuan për të kundërshtuar pushtimin e Afganistanit, pushtim i cili filloi në datën 7 tetor 2001.
Menjëherë drejtuesit e AQ u përfshinë në organizimin e luftëtarëve të huaj. Komandantët e lartë të saj si Sayf al-Adel (i cili drejton sot al-Qaedën në Afganistan-Pakistan) dhe Abd al-Hadi al-Iraqi qëndruan në Afganistan dhe luftuan kundër ushtarakëve amerikanë, deri në kohën kur Talebanët vendosën të tërhiqeshin nga qytetet kryesore dhe të fillonin luftën guerrile.
Në vitin 2005-2006, Komanda e Përgjithshme e al-Qaedës (AQGC) e stacionuar në kufirin Afganistan/Pakistan krijoi aleancë me rreth 43 organizata terroriste në vende si Somalia, Pakistani, Afganistani, Jemeni, Arabia Saudite, Siria, Iraku, Maroku, Algjeria, Mali, Egjipti, Libani, Tunizia, etj të cilat ndanin të njëjtën ideologji me njëra tjetrën dhe realizonin sulme terroriste në interes të xhihadit global.
Xhalaluddin Haqqani së bashku me djemtë e tij kanë drejtuar Rrjetin Haqqani. Ky rrjet është i vendosur në zonën e dy agjensive të Waziristanit në Pakistan. Deri në muajin shtator 2018 grupi drejtohej nga Xhalaluddin Haqqani, ndërkohë pas vdekjes së tij grupi drejtohet nga djali i tij Sirajuddin Haqqani i lindur në vitin 1973 (47 vjeç).
?Emri: Rrjeti Haqqani ose “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2001.
?Drejtuesit: Maulavi Xhalaluddin Haqqani dhe Sirajuddin Haqqani.
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 10.000-12.000 militantë.
?Zona operacionale: Rrjeti Haqqani vepron në të gjitha rajonet e Afganistanit. Megjithatë fuqia më e madhe luftarake e tyre është në rajonin “Greater Paktia” e cila përfshin provincat Paktia, Ghost dhe Praktika.
?Simboli i flamurit të tyre: “Flamuri i Talebanëve”.
?Emri: Hezb-e-Islami Gulbuddin (HIG).
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1975.
?Drejtuesit: Inxhinier Prof. Gulbuddin Hekmatyari.
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 2500-3000 militantë.
?Zona operacionale: Hezb-e-Islami Gulbuddin vepron në provincat veriore dhe lindore të Afganistanit.
?Emri: Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP).
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në datën 14 dhjetor 2007.
?Themeluesi: Baitullah Mehsud, ndërsa tani drejtohet nga Noor Wali Mehsud (2018 dhe në vazhdim).
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 10.000-15.000 militantë.
?Zona operacionale: Zonat Federale të Administruara Tribale (FATA) dhe në disa zona në provincës Khyber Pakhtunkhwa (KP).
?Emri: Grupi Hafiz Gul Bahadur.
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2008.
?Themeluesi: Hafiz Gul Bahaduri.
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 2.000-3.000 militantë.
?Zona operacionale: Agjensia e Waziristanit të Veriut në Zonat Federale të Administruara Tribale (FATA).
?Ideologjia e tyre: Kundër SHBA-ve dhe janë pro lëvizjes së Talebanëve Afganë.
?Emri: Grupi Mullah Nazir ose Talebanët Waziri.
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në muajin dhjetor 2007.
?Themeluesi: Bhawal Khani.
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten nga 3.000-4.000 militantë.
?Zona operacionale: Agjensia e Waziristanit të Jugut në Zonat Federale të Administruara Tribale (FATA) në zonat tribale të Ahmed Zai Wazir-it.
?Ideologjia e tyre: Kundër SHBA-ve dhe janë pro lëvizjes së Talebanëve Afganë.
?Emri: Grupi Tekreek-e-Nafaz-e-Shariat-e-Mohammadi (TNSM).
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1992.
?Themeluesi: Sufi Muhammad, Fazlullah.
Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten në rreth 5.000 militantë.
?Zona operacionale: Në territorin e Pakistanit.
?Ideologjia e tyre: Ata ndjekin ideologjinë fetare Islamike Wahabiste “Deobandi”.
?Emri: Lashkar-e-Islam-Ushtria e Islamit (LeI).
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2004.
?Themeluesi: Mufti Munir Shakir dhe Mangal Baghi.
?Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten në rreth 5000 militantë.
?Zona operacionale: Në agjensinë Khyber.
?Ideologjia e tyre: Kundër SHBA-ve dhe qeverisë së Pakistanit.
10. #LASHKAR_e_TAIBA (LeT).
?Emri: Grupi Lashkar-e-Taiba (LeT).
?Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 1987.
?Themeluesi: Hafiz Muhammad Saeed.
Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten deri në rreth 100.000 militantë në të gjithë Pakistanin.
?Zona operacionale: Në Indi dhe në Pakistan. Aktualisht me trupa në Afganistan.
?Ideologjia e tyre: Ideologjia e LeT-it është fondamentalizmi Islamik Sunni. Grupi Lashkar-e-Taiba është një grup terrorist dhe xhihadist i frymëzuar nga lëvizja “Deobandi” dhe është shumë aktiv në krahinën e Kashmir-it. Motivi kryesor i grupit është të ndajë Kashmirin nga India dhe ta bashkojë atë me Pakistanin.
11. #JAISH_E_MUHAMED (JEM).
?Emri: Jaish-e-Muhamed (JEM).
Data e krijimit: Ky grupim është krijuar në vitin 2000.
?Themeluesi: Themeluesi i JeM-it është emiri Maulana Masood Azhar i cili më parë ka qënë drejtuesi i grupit Harkat-ul-Mujahideen (HUM).
Fuqia luftarake: Forcat e tyre llogariten në 10.000 militantë.
?Zona operacionale: Është aktiv në Indi dhe në Kashmirin Pakistanez dhe Indian.
?Ideologjia e tyre: Objektivi i tyre është çlirimi i Kashmirit nga India dhe bashkimi i saj me Pakistanin. Pas çlirimit të Kashmirit, objektivi i tyre marrja e kontrollit të gjithë Indisë nëpërmjet xhihadit sulmues. Jaish-e-Mohammed (JeM) ose “Ushtria e Muhammedit” është një grup terrorist dhe xhihadist i frymëzuar nga lëvizja “Deobandi” dhe është shumë aktiv në krahinën e Kashmir-it.. Motivi kryesor i grupit është të ndajë Kashmirin nga India dhe ta bashkojë atë me Pakistanin.
Nga fillimi i vitit 2002, menjëherë pas largimit të regjimit Taleban në Afganistan, mijëra luftëtarë uzbekë nga IMU të drejtuar nga Tahir Yuldashev dhe qindra luftëtarë arabë të lidhur me AQ kaluan në Waziristanin e Jugut. Fillimisht uzbekët dhe arabët u sistemuan në zonën e Wana-së, historikisht e banuar nga anëtarët e fisit “Ahmadzai Wazir”.
Ata flisnin shumë mirë gjuhën pashtu, gjë që e vështirësonte dallimin nga banorët e zonës. Bashkë me prezencën e tyre ata sollën ekspertizë jo vetëm në luftën guerrile, por edhe të zakoneve dhe aftësive bujqësore që kishin mësuar në vendet e tyre. Në fshatrat Angoor Ada, Azam Warsak, Shin Warsak, rreth Wana-së etj grupe të vogla qytetarësh taxhikë, uzbekë, çeçenë filluan të merreshin me mbjelljen e tokave bujqësore që gjendeshin në kufirin midis dy shteteve.
Gjatë ofensivës së ushtrisë Pakistaneze në vitin 2004 dhe 2007-2008 në Wana, Dr. Ayman al-Zawahiri jetonte këtu. Për shkak të sulmeve të shpeshta të amerikanëve nga viti 2008-2009, shumë arabë të lidhur me AQ që jetonin në Wana u zhvendosën në Waziristanin e Jugut, i cili ishte nën kontrollin e Mehsudë-ve si në Darga, Sararogha, Dwa Toi, Makeen, Sam, Barwand, Ladha. Drejtuesi i IMU-t, Tahir Yuldashevi vdiq në muajin gusht 2009, si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me dron në Waziristanin e Jugut.
Nën presionin e forcave speciale pakistaneze SSG gjatë ofensivës në Waziristanin e Jugut, shumica e luftëtarë uzbekë u tërhoqën në rajonin malor të Pir Ghar-it në afërsi të Ladha-së. Qindra luftëtarë arabë u vendosën në zonat e banuara të Shobi Khel-it në fshatrat Makeen, Tiarza, Zadrona, Shaga dhe Jhangra në afërsi të kufirit me Waziristanin e Veriut. Shumica e luftëtarëve të al-Qaedës në Waziristanin e Jugut kanë kaluar në Waziristanin e Veriut, për shkak të sulmeve të vazhdueshme me dron nga ana e amerikanëve në qytetet kryesore të saj.
Partia Islamike e Turkistanit (TIP) përbëhet një grup prej 850 veteranësh Ujgurë të lidhur me al-Qaedën, i cili e ka origjinën në provincën veriperëndimore të krahinës Xinjiang në Kinë dhe ka një prani të qënësishme anëtarësh që veprojnë në Afganistan dhe Pakistan në zonat e FATA-së dhe NWFP.
Ky grup veteranësh, ka qenë aktiv në veri të Sirisë që në ditët e para të konfliktit sirian. Në përgjithësi ky grup respektohet nga grupet xhihadiste dhe rebele, pasi ka luftuar në të dyja krahët e tyre, megjithëse më shumë me xhihadistët gjatë betejave të ndryshme, ku vazhdimisht ka kërkuar të distancohet nga luftërat për pushtet në Siri.
Përveç shteteve që sapo analizuam më lart, gjykoj se një analizë sigurie për rreziqet sa i takon ekstremizmit dhe terrorizmit duhet bërë edhe për Kinën. Kina dekadën e fundit është përballur me kërcënime në rritje nga Partia Islamike e Turkistanit (TIP), një grup i lidhur ngushtë me al-Qaedën i cili që operon në zonat tribale në Pakistan. Njëlloj si India, edhe Kina po përballet me një numër të madh sulmesh terroriste nga ideologjia ekstremiste e militantëve të saj.
Vlen për tu theksuar se vetëm në vitin 2013, ka patur mbi 200 sulme kriminale dhe terroriste në provincën e Xinjiang-ut, gjë që tregon se Kina çdo vit e më shumë po rrezikohet nga ky kërcënim. Këtu mund të përmendim disa sulme jashtë provincës së Xinjiangut si në sulmin e datës 28 tetor 2013 kur një makinë bombë (S-VBIED) shpërtheu në sheshin “Tiananmen” në Pekin nga TIP-i, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në makinë dhe të dy kalimtarëve, një shtetasi nga Filipinet dhe plagosjen e 38 shtetasve të tjerë.
Në mënyrë të njëjtë, sulmi me thika i realizuar në datën 1 mars 2014 në Stacionin e Trenit “Kunming” në provincën Yunnan në Kinë, shkaktoi vdekjen e 33 civilëve dhe plagosjen e 140 personave të tjerë. Këto sulme kanë ndodhur si pasojë e kërkesave të vazhdueshme nga Partia Islamike e Turkistanit (TIP) ndaj qeverisë Kineze, për të marrë në konsideratë ndryshimin e politikave të “ashpra” të Kinës në lindje të Turkistanit. Një zyrtar i TIP-it, lexoi një mesazh në të cilën militantët i drejtoheshin presidentit të Kinës Xi, duke kërkuar të ndalonin influencën e Kinës dhe politikat e saj në Turkistanin Lindor, të lëshonin nga burgjet kineze të burgosurit Ujgurë dhe të ndalonin vjedhjen e burimeve natyrore të këtij rajoni.
Megjithëse qëllimi i ISIS-it Khorosan në vitet 2015-2017 ishte zëvendësimi i Talebanëve afganë dhe grupimit të TTP-së në Afganistan. Pas vitit 2017, si pasojë e intensifikimit të sulmeve të forcave dhe aviacionit të koalicionit, objektivat e tyre filluan të ndryshojnë. Zona kryesore e tyre operacionale ka qënë Afganistani, por lidershipi i grupit ka patur disa vende të fshehta edhe në Pakistan duke shkryytëzuar dhe lidhjet e vjetra në këtë zonë.
Objetivi i largët i këtij grupi ka qënë eksportimi i terrorizmit në vendet e Azisë Qëndrore në Kinë dhe Indi. Zona kryesore e operacionit të saj ka qënë provinca afgane e Nargardar-it, Kunar dhe në Zabul. Aktualisht ka rreth 10.000-12.000 militantë, të cilët pasi kanë luftuar kundër njëri tjetrit gjatë viteve 2016-2017 janë lidhur me Talebanët dhe me Rrjetin Haqqani. Kjo nënkupton se gjatë qeverisjes së Talebanëve afganë edhe ata mund të luajnë rol në bashkëqeverisje në zonat ku kanë kontroll dhe prezencë.
#Si_përfundim, mund të themi se prezenca e këtyre grupeve në territorin e Afganistanit, bashkëpunimi i tyre në këtë ofensivë të suksesshme kundër qeverisë afgane tregoi se nuk duhen nënvleftësuar, nuk krijon asnjë ndjesi positive për të ardhmen e Afganistanit dhe për vendet në kufi me të.
Prezenca e tyre e theksuar në Afganistan nënkupton se shumë shpejt Afganistani do të kthehet në bazë operacionale dhe logjistike për grupet terroriste. Mungesa e ambasadave, bazave ushtarake perëndimore, aksesi në vendet fqinje si Iran dhe Pakistan do të vështirësojë aksesimin e përditshëm të aktivitetit të tyre dhe do të rrezikojë ndjeshëm të ardhmen e rajonit.
Është momenti që vendet perëndimore të fillojnë urgjentisht ndihmën dhe mbështetjen e rezistencës në Luginën e Panjshir-it, pasi kjo ndihmë pas 1-2 viteve kur bota të përballet me të papritura si ato të 11 shtatorit do të jetë tepër vonë.
Shënim: Ky shkrim është ekskluzivitet i autorit D.D*.
* Dritan Demiraj, Ph.D. Ish ministër i brendshëm dhe autor i librave: “Al-Qaeda Tri Dekada Terror” (2020), “10 Komandat Strategjike të Al-Qaedës në Botë”, “Al-Qaeda në Afganistan-Pakistan” (2021), “Forcat Speciale dhe Lufta Asimetrike” (2021), “Afganistani-Një Paqe e Vështirë” (2014), “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik” (2017), “Nëpër Labirintet e Shtetit Islamik” (2015), “Al-Qaeda në Siri” (2019), “Al-Qaeda në Irak” (2019).

Vajzë, kurë mos të qofsha falë!

0
Nga: Refiqe R. Hamiti
Për gjinin më të bukur,për gjyshet, nënat ,motrat ,bashkëshortet,vajzat tona ,kurrë mos u qofsha falë.
Pse gabojm të gjithë si popull?
Gjuha e shkruar e shqiptarit të sotëm në rrjetet sociale për vrasjen e Marigona Osmanit, i ngjan nji sëpate, me të cilën budallai plagos veten e tij sa here thote fjalë të keqija .
Të shkruash për diçka që nuk të dhemb ty, është sikur të futesh në pyllin e zi,që kurrë nuk e gjen dritën e fundit.
Gjërat që ndikojnë në ndryshimin e fatit tonë nuk janë kurrë të rastësishme. Ato janë brenda nesh dhe presin çastin e duhur për të vepruar.
Kjo dekadë e fundit sjell shumë vrasje të femrave nga dora e burrave të këqinjë.
Si optimistët, ashtu edhe pesimistët, si të fortët ashtu edhe të ligët ,si të bukurit ashtu edhe të këqijt, si të butët ashtu edhe të egrit ,i merr e njëjta vdekje, ama jetët e tyre janë krejt të ndryshme.
Sot për sot vajza ,sipas meje, të ëndërrosh do të thotë të jesh thjesht pragmatike.
Të ëndërrosh se të gjithë meshkujt janë të bukur, gjentëllment,të dashur, të respektueshëm, fisnike,sjellaman të mirë,të butë ,dashnorë të këndshëm është si me ju hip skiave ,në pikë të verës.
Nëse një problem nuk ka kurrfarë zgjidhje, mbase nuk është fare problem, por një fakt me të cilin duhet të përballemi , është fakt.
Andaj ik nga flaka.
Vajzë e re, e njomë ,e butë , është e drejt e jote,që duhet ta rrutullosh në kokën tënde se :
Gjëja më e rëndësishme në jetë, është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë, është të kesh frikë. Gjëja më inteligjente në jetë, është të jesh femër e moralshme dhe fisnike , e fisit të mirë. Gjëja më e hidhur në jetë është të dashurosh “kauzën” .
Gjej një kauzë më të madhe se vetja dhe kushtoja tërë jetën.Duhet si vajzë e re të përdorësh imagjinatën më shumë se sa kujtesën. Sepse edhe pse je e njomë,duke kujtuar princin e bardhë , imagjino që të gjithë meshkujt janë edhe të mirë ,edhe kapadaji.
Nëse ke dy alternativa, gjëja e parë që duhet të bësh, është të vihesh në kërkim të alternativës së tretë, që s’të ka shkuar fare nëpër mend, e cila nuk ekziston.
Sepse
Të jesh njeri sot , me mendët e gomarit nuk është risi.
Thuhet se:
Një gomar, i cili iu soll tërë ditën rreth e rrotull gurit të mullirit, përshkoi plot njëqind milje duke ecur. Kur e zgjidhën në mbrëmje, ai vuri re se gjendej në po të njejtin vend. Kështu janë edhe disa njerëz: ecin shumë, por nuk bëjnë fare përpara. Kur për ta vjen mbrëmja, ata nuk kanë parë as qytete,as fusha,as dete, as katunde, as krijesa, as peizazhe, as fuqi e as engjëj ,as femrën e bukur,as nënën,as motrën e as gruan…
Për atë, ata janë të gjorët, janë të lodhur e të rraskapitur më kot me unin e tyre ,veç me u mbet në dorë dikujt. S’ka gjë më të trishtuar se shprehja: “Sa me shty kohën”.
Sepse tipi i mashkullit të keq ,e jeton jetën e kapadais mallgjike.
E kësaj për ta, është sikur ajo thënja sot për nesër. E kësaj i thonë, për sojin e tyre, ta trajtosh jetën si qese plehrash, që duhet çuar sa më parë te kazani.
Mashkulli është një ndër krijesat më të vëzhguar në këtë botë, por edhe më pak i kuptuar në këtë botë.
Ndërsa femra është ndër krijesat më të përdoruara në këtë botë ,edhe ndër më të shtypurat në botë sepse shpëtimi shpirtëror dhe edukimi i mashkullit dhe femrës fillon nga familja,rruga dhe shkolla…
Sot në botën shqiptare dhe në jetën reale, këshilla më praktike për meshkujt nuk është që ata t’i trajtojnë gurët e shahut si gurë shahu dhe princeshat si princesha, apo t’i trajtojnë të gjithë njerëzit si njerëz.
Të gjithë meshkujt nuk janë pasqyrime të zbehta të konflikteve shoqërore, por ata përforcojnë disa prej këtyre konflikteve, zvogëlojnë disa të tjera, si dhe injorojnë pjesët tjera të jetës së tyre, që bashkëjetojnë me ditët e tyre të zeza, të jetës.
Nuk thuhet kot që : Mashkulli është stadi më i epërm i zhvillimit të natyrës, kurora e saj. Thënë shkurt, mashkulli është bota në miniaturë.Syri sjell mashkullin në këtë botë.
Veshi sjell tërë botën te femra…
Vetëm një shpirt i njomë dhe i trazuar, si i Marigona Osmanit, e ka përjetuar ç’do të thotë t’u mbijetosh shtrëngatave, e prapë të mos mund të rrish, më pa ato shtërngata, e të kërcesh në gremin. Duke bashkëjetuar me veshin e keq të mashkullit ,e ka kërcyer greminën me shumë dhimbje dhe tortura.
Ndjenjat dhe dashuria janë tiranë që na torturojnë gjithmonë ose herë pas here.
Femrat e ndershme nuk i fshehin veprimet e tyre.
Edhe kur gabojnë ato flasin…
Por për mashkullin e keq që kurrë nuk burrërohet edhe në moshë, edhe kur atë e ka lind,e ka rritë , një femër e fuqishme si nëna e Dardan Krivaqës e cila ka mbetë e re, e ve ,me fëmijët jetim, edukimi dhe burrërimi nuk donë koment.
Tradhëtia që e ushtronë vet një mashkull gjatë jetës së tij nuk beson as të femra më e re,më e bukur dhe më besnike , tradhtia e tij dhe dhuna që ushtronë ndaj femrës janë shtiza që kanë maja të mprehta në të dyja anët e zemrës së tyre ,i përdorin ato, tek ata njerëz që mund ti plagosin në forma të ndryshme duke djegur qindfish më shumë veten e tyre, për atë ka lind termi kriminel , krimi e grryen edhe atë por ne nuk e shohim, nuk e kuptojmë,krimi nuk ripërsëritet kur kryhet ,andaj edhe zemra e tij sot është më armik se sa gjithë armiqtë e tij sot që i ka krijuar për rreth.
Kush jemi në të gjykojmë ?
Kush jemi në të komentojmë ?
Kur shteti duhet të bëhet shtet , ti ketë organet e sigurisë, në norma ligjore,efektive ,të gatshme me mbrojt femrën nga kriminelët.
Popull:
E jotja është vetëm ajo çfarë ti mbart me vete.
Jo të gjykosh…
Po të egzistonte edukimi,drejtësia ,efektivi ligjor dhe shpirtëbardhësia te çdo njeri, kurrë nuk do të lexonim për kriminelët e sotëm.
Vajza të njoma dhe të bukura:
Nëse do të zësh miqësi me dikë, kërko një njeri që e do zotin ,nënën,gjyshen ,motrën më shumë se veten e tij. Nëse ai do zotin,nënën,gjyshen ,motrën më shumë se veten, atëherë mund të dojë edhe ty…
Vajza të njoma dhe të bukura:
Rregulli i parë që duhet të ndjekësh në hapat e tu, me marrëdhëniet me të tjerët, është përpjekja për të gjetur një karakteristikë të mirë te çdo njeri, karakteristikën më të fortë të tij, atë që e dallon prej të tjerëve.Mundohu të lexosh për moshën tënde…
Përqendrohu vetëm tek tiparet pozitive të personave dhe mos u druaj nga asgjë. Edhe kur ke frikë që nuk të hapen krahët e familjes ,qëndro,merre guximin dhe guxo. Për sa kohë që ruan këtë lloj qasjeje ndaj unit tënd , do të jesh gjithmonë e mirëpritur. Ama, nëse përqendrohesh te karakteristikat e meshkujve negative, ata e ndjejnë menjëherë këtë, e si rrjedhojë nga marrëdhënie të tilla nuk pritet asgjë e mirë.
Vajza pyetni vazhdimisht veten se çfarë duhet të bësh, që të tjerët të të duan. Bëj atë që bën dielli: Vezullo! Bëhu e ndritshme!
Kush dashuron, jep. Kush nuk dashuron, merr. Kësisoj, mund ta kuptoni se kush ju dashuron e kush jo.
PS:
Vajza ,mos ju qofsha falë!