Kreu Blog Faqe 16

Varrimi në fshatin Llucë të Tetovës, një zgjim kombëtar pas pushtimit panislamik

0
REAGIM PUBLIK
Xhamia e fshatit Llacë të Tetovës paska shkaktuar reagime të shumta që nga dita e djeshme, pasi hoxhallarët e kësaj xhamie kanë refuzuar t’ia kryejnë ceremoninë fetare një gruaje të ndjerë, vetëm pse djali i saj kishte kërkuar që nëna të mbulohej me flamurin kombëtar shqiptar gjatë varrimit.
Sipas asaj që është bërë publike, hoxhallarët i kanë thënë djalit se, nëse këmbëngulte për flamurin kombëtar, ata nuk do ta kryenin ceremoninë dhe do të largoheshin.
Këtë akt e dënoj fuqishëm dhe pa asnjë rezervë. Nuk është çështja te mungesa e hoxhallarëve në një varrim. Çështja është se hoxhallarë shqipfolës, në hapësira shqiptare, kanë dalë haptazi kundër flamurit kombëtar shqiptar, madje përballë një familjeje në momentin më të rëndë të dhimbjes.
Kjo është e papranueshme. Flamuri shqiptar nuk është objekt për t’u përçmuar, refuzuar apo ndaluar nga askush.
Prandaj, të gjithë shqiptarëve që janë ndier të indinjuar, të fyer dhe të poshtëruar nga ky akt antikombëtar, u bëj thirrje që ta shqyrtojnë, lirshëm dhe vullnetarisht, mundësinë e pagëzimit dhe rikthimit në Kishën Katolike, duke iu kthyer rrënjëve të të parëve tanë katolikë, aty ku identiteti dhe vlerat kombëtare shqiptare janë mbrojtur ndër breza me gjithçka.
Çdo prijës fetar, pavarësisht besimit, duhet t’i respektojë simbolet e kombit në mesin e të cilit shërben. Feja nuk mund të jetë justifikim për përbuzjen e kombit dhe simboleve të tij. Hoxhallarët nuk kanë të drejtë t’u shërbejnë shqiptarëve kur ata përdhosin flamurin kombëtar.
U bëj thirrje hoxhallarëve që të ndalen dhe t’i thërrasin mendjes. Këto veprime nuk i shërbejnë shqiptarëve; i shërbejnë vetëm përçarjes dhe armiqve të kombit shqiptar.
Flamuri shqiptar është simboli ynë kombëtar. Kush e përbuz atë, nuk mund të pretendojë se respekton shqiptarët.
Sinqerisht,
Blerim Nika
29.08.2026
Çeta “Pjetër Bogdani”

Cilën të vërtetë po e kërkon ti, Naim Tërnava?

1
Për cilën të vërtetë po kërkon ti?
E vërteta është aty, çdo ditë përballë nesh. Ajo ka dalë në shesh lakuriq dhe nuk mund të fshihet më. Mjafton të shikoni mbi çfarë qëndroni dhe çfarë keni bërë ndër vite.
Ajo që bëri publike Prokuroria është vetëm një pjesë e vogël e së vërtetës. Për ta gjetur pjesën tjetër, nuk duhet të kërkoni larg. Rishikoni deklaratat tuaja dhe të emisarëve që ju drejtoni, ligjëratat e tyre, veprimet dhe qëndrimet e tyre. Aty do ta gjeni përgjigjen që po e kërkoni. Në fakt, ju e dini shumë mirë se ku qëndron e vërteta sepse kjo e vërtet jeni vet ju.
Populli shqiptar është vetëdijesuar. Sot po e njeh shumë më mirë fytyrën e vërtetë të çdo ideologjie dhe çdo projekti që cenon identitetin, shtetin dhe karakterin laik të Republikës së Kosovës. Maskat kanë rënë dhe nuk mund të fshiheni më pas tyre.
Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po marrin veprimet e duhura dhe janë në rrugë të mbarë. Ligji dhe institucionet duhet të jenë mbi çdo interes ideologjik, politik apo fetar.
Ky mund të jetë fillimi i fundit të Islamit Politik si projekt ideologjik në Kosovë.
Respekt dhe mbështetje të fuqishme për institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetit laik dhe interesit kombëtar.

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!

0

A mund të ketë minoritet Shqipëria?

0

Mark Krasniqi, në 11 vjetorin e vdekjes

0
Akademik prof. dr. Mark Krasniqi
 
Kush ishte akademik Mark Krasniqi (9 tetor 1920 – 28 gusht 2015)
Me rastin e 11 vjetorit të kalimit në amshim
 
Në portalin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës jepet kjo biografi, e tash të ndjerit akademik Mark Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë në minutat e para të ditës 28 gusht 2015                        
Në portalin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës jepet kjo biografi, e tash të ndjerit akademik Mark Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë në minutat e para të ditës 28 gusht 2015
Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit.
Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.
Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj bashkë-punëtor shkencor. U diplomua më 1950 në Beograd, kurse më 1960 doktoroi në Universitetin e Lubjanës në Slloveni. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.
Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që nga viti 1993).
Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe.

Shqiptaria nuk është trashëgimi me pronar – Përgjigje Hoxhë Valon Kuqit

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Hoxhë i nderuar Valon Kuqi,
Shkrimi juaj, në leximin e parë, duket si një deklaratë krejt normale për besimin dhe të drejtën e secilit për ta jetuar atë. Dhe këtë të drejtë, në një shoqëri demokratike, duhet ta respektojmë të gjithë.
Por nëse e lexojmë pak më ngadalë, mes rreshtave dalin disa pyetje që nuk mund të anashkalohen.
Ju thoni se islami është pjesë e historisë, familjes, traditës dhe identitetit shpirtëror të shumë brezave shqiptarë. Dakord. Por historia nuk mund të fillojë aty ku na konvenon dhe të përfundojë aty ku na leverdis.
Shqiptarët kanë histori edhe para islamit.
Kanë një trashëgimi iliro-dardane, një traditë të hershme të krishterë, kanë Arbërinë, kanë gjuhën, doket, zakonet, kulturën dhe kujtesën kombëtare. Prandaj, kur flasim për “trashëgimi brez pas brezi”, duhet të kemi guximin ta shohim të gjithë historinë, jo vetëm kapitullin që na pëlqen.
Dhe këtu, Hoxhë i nderuar, po ju bëj një pyetje fare konkrete:
Na tregoni vetëm një fakt, një shembull të dokumentuar, kur ideologjia islame në përgjithësi — e aq më tepër islami politik — ka vendosur mbi gjithçka tjetër mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar, gjuhës shqipe, dokes, zakoneve, traditave dhe kulturës sonë kombëtare.
Jo një slogan.
Jo një status.
Një fakt!
Sepse të thuash se islami është pjesë e historisë së shqiptarëve është një gjë; të pretendosh se islami politik është mbrojtës i identitetit kombëtar shqiptar është krejt tjetër.
Dhe këtu më kujtohet një alegori që e kam përdorur edhe në paraqitjet e mia publike:
Në xhami hyn një shqiptar dhe, nëse nuk ruhet me kujdes identiteti kombëtar, ekziston rreziku që prej saj të dalë duke u ndier më shumë turk, arab apo thjesht “musliman”, sesa shqiptar. Ndërsa në kishën katolike shqiptare hyn shqiptar dhe, nëse tradita kombëtare është aty e gjallë, del prej saj shqiptar — madje edhe më i vetëdijshëm për shqiptarinë e vet.
Natyrisht, kjo është alegori, jo pretendim se çdo shqiptar mysliman e humb shqiptarinë. Shumë shqiptarë myslimanë kanë qenë dhe janë patriotë të dëshmuar.
Por pyetja ime është: pse duhet të jetë kaq e vështirë të gjejmë shqiptarinë në hapësirat ku pretendohet se po ruhet identiteti ynë?
Në shumë xhami shqiptare, ajo që dëgjon në ritual është arabishtja, ndërsa në kishën katolike shqiptare gjen gjuhën shqipe, emrat shqiptarë, historinë shqiptare dhe përpjekjen për ta ruajtur kujtesën kombëtare.
Dhe këtu ironia bëhet edhe më e madhe:
Në njërën anë na thuhet se islami është trashëgimi shqiptare brez pas brezi; në anën tjetër, edhe lutja duhet të bëhet në një gjuhë që nuk është shqip.
Atëherë, Hoxhë i nderuar, ku është ajo pjesë e “trashëgimisë shqiptare” që duhet ta përcjellim brez pas brezi?
Sepse shqiptaria nuk është një aksesor që i vendoset një ideologjie fetare kur na duhet për ta bërë atë më të pranueshme.
Shqiptaria është më e vjetër se çdo pushtues, më e vjetër se çdo perandori dhe më e vjetër se çdo ideologji që sot kërkon ta shpallë veten pronare të saj.
Edhe për këtë arsye, nuk kam asgjë kundër shqiptarit që beson në islam. Ai ka të drejtë ta jetojë besimin e tij me dinjitet dhe pa u diskriminuar.
Por nuk pranoj që në emër të atij besimi të rishkruhet historia ime dhe të më thuhet se një periudhë e historisë sonë duhet të konsiderohet si e vetmja trashëgimi shpirtërore “brez pas brezi” e shqiptarëve.
Sidomos kur flasim për islamin politik, pyetja bëhet edhe më serioze.
Sepse feja është çështje besimi; ideologjia politike është çështje pushteti.
Dhe këto dyja nuk duhet të na shiten si e njëjta gjë.
Sa për “propagandën” që ju përmendni, do t’ju përgjigjesha me një fjali:
Propaganda nuk është vetëm ajo që thotë tjetri kundër nesh; propagandë është edhe ajo që na kërkon të harrojmë gjysmën e historisë për ta bërë të padiskutueshme gjysmën tjetër.
Prandaj, Hoxhë Kuqi, mos u shqetësoni se shqiptarët do ta harrojnë fenë e tyre. Secili ka të drejtë ta ruajë besimin që e ndien në zemër.
Por mos kërkoni as nga ne që ta harrojmë historinë, gjuhën, kulturën, doket, zakonet dhe trashëgiminë iliro-arbërore e të krishterë vetëm që një ideologji të duket më “autoktone” sesa është.
Shqiptaria nuk ka nevojë për certifikatë fetare.
As për leje nga minberi.
As për vulë nga askush.
Dhe nëse dikush dëshiron ta përcjellë një trashëgimi “brez pas brezi”, le ta bëjë.
Por le ta quajë me emrin e saj: trashëgimi fetare.
Sepse kur trashëgimia fetare përpiqet të bëhet trashëgimi kombëtare, atëherë nuk kemi më vetëm çështje besimi.
Kemi filluar të kemi problem me vetë përkufizimin e shqiptarisë.
Dhe aty, Hoxhë i nderuar, unë do të jem gjithmonë në anën e shqiptarisë.

Kur flamuri kombëtar bëhet “problem” në varrimin e një shqiptareje?

0
🇦🇱
Një debat i madh ka shpërthyer ndër shqiptarët në Maqedoninë e Veriut pas një rasti të raportuar në fshatin Llacë të Tetovës.
Sipas rrëfimeve që po qarkullojnë, pas vdekjes së nënës së tij, djali – ish-ushtar i UÇK-së – ka kërkuar që arkivoli i saj të mbulohej me flamurin kombëtar shqiptar. Kërkesa, sipas këtyre raportimeve, nuk është pranuar nga hoxhallarët e fshatit. Djali më pas ka vendosur ta varrosë nënën vetë, pa praninë e hoxhallarëve, por me flamurin kombëtar.
Nëse kjo është e saktë, atëherë kemi një çështje që meriton debat serioz.
Feja është çështje personale dhe e drejtë e çdo individi. Por identiteti kombëtar shqiptar, flamuri dhe simbolet kombëtare nuk mund të trajtohen si diçka e huaj apo e papranueshme për shqiptarët.
Problemi nuk është besimi islam. Problemi është çdo interpretim radikal që përpiqet ta vendosë identitetin fetar mbi identitetin kombëtar dhe t’i largojë shqiptarët nga simbolet, historia dhe kultura e tyre.
Nëse ndonjë klerik ka shkelur ligjin ose ka diskriminuar dikë, kjo duhet të hetohet nga institucionet kompetente dhe, nëse vërtetohet përgjegjësia, të ketë pasoja ligjore.
Por një gjë duhet të jetë e qartë:
🇦🇱 Flamuri shqiptar nuk është armik i fesë.
🇦🇱 Dashuria për kombin nuk është mëkat.
🇦🇱 Shqiptarët nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes identitetit të tyre kombëtar dhe besimit fetar.
Ky rast duhet të shërbejë si alarm për një debat të shëndoshë: deri ku mund të shkojë ndikimi i klerit mbi traditat dhe simbolet kombëtare shqiptare?

Shih videon: 

(6) Facebook

Reagimi i Xhamisë së Llacës e tregon qartë qëllimin e tyre.

0
Nuk e varrosën të ndjerën me flamurin kombëtar shqiptar. Dhe tani, në vend që të përgjigjen për këtë, i ikin thelbit të problemit dhe fillojnë me etiketime e linçime ndaj Lëvizjes së Deçanit.
Pse? Sepse fjala “shqiptar” dhe flamuri shqiptar u pengojnë. Sepse nuk mund ta pranojnë se shqiptarët kanë ndërgjegje kombëtare. Sepse nuk duan ta pranojnë se treva e Tetovës ka mbijetuar me shekuj si shqiptare dhe nuk do të lejojë as të teturqizohet, as të arabizohet.
Thonë:
“Me u trazu gjithë universi, ne nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit.”
Jo. Ju nuk po luani asnjë lojë. Ju thjesht po shfaqni se kush jeni dhe çfarë ju pengon realisht: identiteti shqiptar dhe flamuri shqiptar.
Prandaj ju paralajmërojmë: rikthimi i identitetit të fortë shqiptar ka filluar. Braktisja e atyre që e shohin flamurin tonë si problem po sa nisi.
Urime Tetovë.
Urime shqiptar.
Flamuri shqiptar nuk është i askujt tjetër për ta ndaluar. Është i ynë. Dhe do të mbetet i ynë.
Lavdi jetës dhe veprës së së ndjerës.
Ngushllime dhe respekt të pa fund familjës së saj.
Shih videon: 

Përshëndetje nga Vushtrria, nga viti 1924!

Nga vendi ku, sipas një pakice radikale islamike, nuk bën të ndërtohet kishë!
Ndërtohet, ndërtohet, qebesa, edhe pyetni a ka ma! Sepse Kushtetuta jonë e dashur thotë: „Askush nuk duhet të pengohet ose të detyrohet të marrë pjesë në ceremonitë fetare.“
Kështu që, urime Kisha Katolike e Vushtrrisë qysh tash!
Madje, kur të ndërtohet, në ceremoninë e shugurimit janë të ftuar edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, por pitet me llokuma le t’i marrin me vete. Ne e kemi rakinë, ose lëngun e rrushit, të distiluar dhe të ruajtur mirë.
E pse jo, mund edhe të pagëzohen, nëse ky është vullneti i tyre. 😉

Hoxhallarë të Maqedonisë braktisish varrimin për shkak të flamurit kombëtar, ky është alarm për mbarë një komb

Luan – Asllan Dibrani, Durrës 

  • Alarm kombëtar nga Maqedonia e Veriut: hoxhallarët braktisin varrimin për flamurin shqiptar – rasti Sheholli na detyron të pyesim kush po ushqen shkombëtarizimin fetar

Rasti i Llacës në Maqedoninë e Veriut është një skandal që duhet t’i bëjë shqiptarët të reflektojnë seriozisht. Sipas pamjeve dhe raportimeve të bëra publike nga TV Arbëria, predikues fetarë janë larguar nga një varrim për shkak të pranisë së flamurit shqiptar.

Nëse kjo ka ndodhur pikërisht për këtë arsye, pyetja është e rëndë:

Që kur flamuri shqiptar u bë pengesë për ta përcjellë një shqiptar në banesën e fundit?

Flamuri kuqezi nuk është kundër Zotit. Nuk është kundër besimit. Është simbol i një populli, i historisë, gjuhës dhe sakrificës së tij.

Prandaj përgjigjja e familjeve shqiptare duhet të jetë e qartë:

Mos e hiqni flamurin për t’i bërë qejfin askujt. Nëse një predikues nuk e respekton vullnetin dhe dinjitetin e familjes, gjeni një tjetër ose vazhdoni ceremoninë pa të.

Varrimi nuk është pronë e hoxhës

Kur vdes një shqiptar, familja duhet të jetë në qendër të ceremonisë.

Shkruajani biografinë.

Tregoni ku lindi, çfarë pune bëri, çfarë sakrifikoi, çfarë la pas.

Le të flasin fëmijët, miqtë dhe bashkëqytetarët.

Le të dëgjohet gjuha shqipe.

Le të kujtohet jeta e njeriut.

Nëse familja dëshiron lutje fetare, le t’i ketë. Nëse i ndjeri ka lënë një amanet fetar, le të respektohet. Por askush nuk duhet ta përdorë fenë për t’i imponuar familjes heqjen e flamurit, gjuhës apo simbolikës së saj.

Shqiptari duhet të përcillet si njeri, me emrin, veprën, familjen dhe historinë e vet.

Llaca nuk duhet parë e shkëputur nga një problem më i madh

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar dekada presionesh politike dhe identitare.

Pikërisht për këtë arsye çdo përpjekje që shqiptaria të vihet në konflikt me besimin duhet marrë seriozisht.

Problemi nuk është qytetari shqiptar i besimit islam.

Problemi është islamizmi politik, kur feja përdoret për të prodhuar një identitet që e shtyn kombin, flamurin, historinë dhe kulturën shqiptare në plan të dytë.

Alarmi duhet të ndizet kur flamuri përçmohet.

Kur gjuha shqipe zëvendësohet pa nevojë nga një gjuhë që njerëzit nuk e kuptojnë.

Kur Skënderbeu, kultura shqiptare, muzika, arti apo traditat tona paraqiten si të dyshimta.

Kur shqiptari katolik dhe shqiptari i besimit islam vihen kundër njëri-tjetrit.

Kur një predikues fillon t’i tregojë një populli se duhet të jetë më pak shqiptar për të qenë më shumë besimtar.

Aty feja ka filluar të shndërrohet në instrument politik.

Rasti Sheholli na detyron t’i marrim seriozisht pyetjet për ndikimin e huaj

Këtu nuk mund të anashkalohet ajo që po del në Kosovë.

Më 25 gusht 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas aktakuzës, ai akuzohet se ka vepruar si person i rekrutuar nga BIA serbe dhe ka përcjellë informacione e dokumente për interes të shërbimit serb. Këto janë akuza të prokurorisë dhe faji përfundimtar përcaktohet nga gjykata.

Por një element tjetër i aktakuzës është veçanërisht shqetësues për debatin tonë. Sipas materialeve të aktakuzës të raportuara nga KOHA, në telefonin e Shehollit është gjetur një dokument që përshkruante zgjerimin e radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon, përfshirë ndërtimin e xhamive në vende të dukshme dhe shtimin e tyre në fshatra.

Ky fakt nuk provon se një hoxhë i caktuar në Llacë është agjent i Serbisë.

Por na jep një arsye shumë serioze për të pyetur:

Kush i financon rrjetet fetare?

Nga vijnë paratë?

Çfarë ideologjie importohet?

A ekzistojnë projekte politike që përdorin fenë për ta dobësuar identitetin shqiptar?

Këto pyetje tashmë nuk mund të përqeshen si “teori”.

Pas rastit Sheholli, institucionet duhet të kontrollojnë dokumentet, financimet dhe lidhjet konkrete.

Shqiptarë, largohuni nga predikuesit që ju përçajnë

Kjo është pika kryesore e kësaj thirrjeje.

Mos u largoni nga njëri-tjetri. Largohuni nga ata që ju përçajnë.

Mos e sulmoni besimtarin.

Mos e fyeni fenë.

Por mos i jepni autoritet një predikuesi që poshtëron simbolin tuaj kombëtar.

Mos e financoni.

Mos ia dorëzoni ndërgjegjen tuaj.

Mos lejoni të vendosë kushte mbi familjen tuaj.

Nëse një hoxhë respekton kombin, gjuhën, flamurin dhe bashkëjetesën, respektojeni edhe ju.

Nëse predikon përçarje dhe shkombëtarizim, braktiseni si predikues.

Kjo është përgjigjja më qytetare dhe më e fuqishme.

As Beogradi, as Ankaraja, as ndonjë qendër tjetër nuk na cakton identitetin

Shqiptarët mund të kenë miqësi me Serbinë, Turqinë, vendet arabe apo me cilindo shtet tjetër kur marrëdhëniet ndërtohen mbi respekt reciprok.

Por identiteti ynë nuk është mall tregu.

Askush nga jashtë nuk ka të drejtë të na tregojë se çfarë duhet të mendojmë për flamurin tonë.

As të na zëvendësojë gjuhën.

As të na shkruajë historinë.

As të na ndajë sipas fesë.

Shqiptaria nuk jepet me qira.

Një mënyrë tjetër për t’i përcjellë njerëzit tanë

Le ta ndryshojmë edhe kulturën e varrimit.

Kur të humbasim një familjar, le të mos mbetet ceremonia vetëm një seri formulash.

Le të lexohet biografia e tij.

Le të kujtohet puna.

Le të kujtohen sakrificat.

Le të flasë familja.

Le të flasë qyteti.

Le ta shoqërojnë miqtë.

Le të dëgjohet shqip.

Nëse familja dëshiron lutje, le të ketë lutje.

Nëse dëshiron flamurin, flamuri të qëndrojë.

Sepse ai që po varroset nuk është një numër.

Është një jetë shqiptare.

Llaca duhet të na zgjojë

Mos e ktheni Llacën në urrejtje fetare.

Kthejeni në vetëdije kombëtare.

Mos u përkulni para fanatizmit.

Mos pranoni që flamuri t’ju paraqitet si mëkat.

Mos pranoni që kultura shqiptare t’ju paraqitet si diçka prej së cilës duhet të turpëroheni.

Dhe kërkoni transparencë:

Hapni financimet.
Ndiqni paratë.
Kontrolloni rrjetet.
Hetoni ndikimet e huaja.

Nëse ka prova për veprimtari kundër interesit publik, le të veprojë drejtësia.

Nëse nuk ka, askush nuk duhet shpallur fajtor vetëm nga dyshimi.

Por heshtja nuk është më zgjidhje.

Flamuri shqiptar qëndron.
Gjuha shqipe qëndron.
Kujtesa shqiptare qëndron.
Predikuesi që përçan mund të largohet.

Fatmir Sheholli me Milaim Zekën

Luan – Asllan Dibrani
Piktor, skulptor, gazetar, publicist, ish-i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Shpërndajeni këtë artikull. Jo kundër besimit dhe besimtarëve, por kundër çdo përpjekjeje që fenë ta kthejë në mjet për përçarjen, shkombëtarizimin dhe dobësimin e identitetit shqiptar. Llaca duhet të jetë një thirrje për reflektim për çdo shqiptar, kudo që jeton.