Kreu Blog Faqe 1639

Fjala e ambasadorit Kosnett gjatë ngjarjes virtuale për nder të Ditës së Pavarësisë, 4 Korrik, 2021

0

Përshëndetje! Ju faleminderit që po na bashkoheni për kremtimin e përvjetorit të 245-të të Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Tema e festimit të Ditës së Pavarësisë këtë vit është „E Pluribus Unum”, që është latinisht për „Nga shumë, një”, thënie tradicionale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo thënie mund të gjendet në shumë simbole të SHBA-së, përfshirë edhe në dorëshkrimin që e mban shqiponja në sqepin e saj në stemën tonë zyrtare. Kjo frazë buroi me idenë që Shtetet e Bashkuara janë krijuar nga bashkimi i trembëdhjetë kolonive rebele dhe imigrantët nga gjashtë kombe.

Me kohë, ky koncept – „Nga shumë, një” – u përhap për të na prirë përderisa synojmë të ndërtojmë shoqëri me barazi për të gjithë amerikanët, pa dallim gjinie, race, feje, origjine seksuale apo vendit prej nga vijnë.

Historianët shpesh i referohen rrugëtimit që filloi në Amerikë në vitin 1776 gjatë luftës sonë për pavarësi si „eksperiment” dhe atë me arsye të mirë. Atë që themeluesit vendosën ta bënin ishte e guximshme, e pamundur dhe e patestuar më parë.

Ata ia mësynë të ndërtonin një lloj të ri të shoqërisë, të bazuar në një lloj të ri të demokracisë. Një shoqëri të bazuar në përpjekje të vazhdueshme për barazi. Një union ku garantohen të drejtat themelore individuale – me „liri dhe barazi për të gjithë”. Një lloj të qeverisë ku shteti i jep llogari dhe dirigjohet nga populli e jo anasjelltas.

Ky eksperiment amerikan frymëzoi shumë vende që pastaj punuan për të ndërtuar format e tyre të demokracisë. Por, suksesi i një vendi të ri nuk është i sigurt. Madje edhe themeluesit tanë ishin të pasigurt për fatin e tij.

Është një rrëfim se si në vitin 1787, pas përfundimit të Konventës që nxori Kushtetutën e qëndrueshme të Amerikës, Elizabet Uilling Pauel (Elizabet Willing Powel), grua kjo që kishte luajtur rol të rëndësishëm në luftën e Amerikës për pavarësi, kishte ndalur në rrugë studiuesin dhe diplomatin e njohur, Benxhamin Franklin (Benjamin Franklin). Pauell pyeti Franklinin se çka kishin hartuar ai dhe përfaqësuesit e tjerë. Thuhet se ai u përgjigj: „Republikë, zonjë, nëse mund ta mbani”.

Republika jonë ka mbijetuar, por vetëm sepse gjenerata të amerikanëve vazhdimisht janë përpjekur për të mos lejuar që demokracia jonë të na rrëshqasë nga duart. Në korridoret e pushtetit në Uashington dhe në takimet në qytetet e vogla nga Mein (Maine) e deri në Hauai (Hawaii), përmes debateve të zjarrta politike, marshimeve paqësore dhe nëpër fusha të përgjakshme të betejës, amerikanët janë përkushtuar për të mbrojtur, mbajtur dhe zgjeruar të drejtat e individit.

Kishte kaluar gati një shekull nga shpallja e Deklaratës së Pavarësisë kur Presidenti Abraham Linkoln deklaroi më 1863: „Tani jemi të përfshirë në një luftë të madhe civile… dhe këtu me vendosmëri zotohemi që këta të vdekur nuk kanë vdekur kot – se ky komb, nën hijen e Perëndisë, do të ketë një lindje të re të lirisë – dhe kjo qeveri e njerëzve, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga toka”.

Amerikanët e çmojnë demokracinë tonë dhe kujtesën për ata që dhanë jetën e tyre – që paraqet shkallën e fundit të përkushtimit – për kauzën e lirisë. Por nuk jemi aq naivë sa të mendojmë se lufta për demokraci është temë vetëm për librat e historisë. Eksperimenti ynë vazhdimisht vihet në test.

Hiç më larg se në janar, demokracia jonë u përball me një nga kërcënimet më të mëdha që nga Lufta Civile, pasi bashkatdhetarët tanë amerikanë të frymëzuar nga gënjeshtrat u përpoqën të përmbysnin zgjedhjet e lira përmes sulmit të dhunshëm ndaj ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së. Dhe pas vdekjes brutale dhe të pandërgjegjshme të Xhorxh Flloidit (George Floyd), Breona Tejlorit (Breonna Taylor) dhe afro-amerikanëve të tjerë, miliona amerikanë të të gjitha prejardhjeve zgjodhën të mos shpërfillin realitetin shqetësues se ëndrra e trajtimit të barabartë dhe drejtësisë së barabartë për amerikanët me ngjyrë mbetet e pakapshme. E derisa të gjithë të mos jemi të lirë, asnjë prej nesh nuk është në të vërtetë i lirë.

Dhe eksperimenti amerikan vazhdon. Siç ka thënë presidenti Bajden (Biden), Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë shikuar përpara. Kur sfidohemi, ne bashkohemi si një: një komb, një popull, duke u përpjekur së bashku për të ndërtuar një shoqëri më të përsosur, më të drejtë, më të barabartë.

Nga shumë, një. Si SHBA-ja, edhe Kosova është shoqëri shumetnike dhe e shumëllojshme. Dhe të dy vendet mund të përfitojnë nga të mirat e shumëllojshmërisë – veçanërisht kur shkojmë përtej tolerancës sipërfaqësore për bashkëqytetarët me prejardhje të ndryshme, për të përqafuar në mënyrë aktive pasurinë që sjellin njerëzit me etni, fe, zakone dhe ide të ndryshme.

Nga shumë, një. Një union i Shteteve të Bashkuara. Një Kosovë.

Sot do të dëgjojmë se si partnerët tanë nga komunitete të ndryshme nga e tërë Kosova i shfrytëzojnë investimet amerikane për të ndërtuar të ardhme më të mirë. Sot, në këtë prezantim virtual të 4 Korrikut, do të dëgjoni nga partnerët tanë për disa suksese të arritura gjatë vitit të shkuar përmes bashkëpunimit tonë.

Ndihma jonë, qoftë si ndihmë për zhvillim, grante për shkollim, programe që ndihmojnë në profesionalizimin e sektorit të drejtësisë dhe forcave të sigurisë apo ndihma emergjente si vaksinat – nuk parashihen që të jenë të përhershme, vit pas viti. Por, në vend të kësaj, ne duam që t’i fuqizojmë vetë qytetarët, institucionet qeveritare dhe organizatat vendore të shoqërisë civile në rrugëtimin e tyre drejt vetë-qëndrueshmërisë që Kosova ta zë vendin e saj si partnere e barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në skenën globale.

Do të dëgjoni nga pjesëmarrës të programeve tona kryesore të shkëmbimit, nga sipërmarrës që kanë përfituar nga ndihma e USAID-it dhe nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e parë të përbashkët në Kuvajt. Të gjithë ata po e shfrytëzojnë ndihmën amerikane në mënyrën më të mirë për Kosovën dhe kosovarët.

Do të dëgjoni nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, nga studiuesit e programit Fullbrajt (Fulbright) dhe amerikanët e tjerë për lidhjet që i kanë vendosur me kosovarët përkundër dallimeve kulturore dhe të tjera.

Në javët e ardhshme, do të kërkojmë nga adhuruesit në mediat sociale – do të thotë JU – për të kontribuar në këto rrëfime duke shkëmbyer përvojat e pikëpamjet tuaja se çka i bën amerikanët amerikanë e kosovarët kosovarë – dallimet e vogla, nganjëherë humoristike dhe lidhjet padiskutueshëm të forta që i lidhin popujt e dy vendeve tona.

Prej shumë, një. Një Kosovë për të gjithë kosovarët. Një union i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjithë amerikanët, pa marrë parasysh dallimet. Të dy vendet tona duhet të vazhdojnë përpjekjet për të mundësuar barazi për të gjithë qytetarët. Kjo përpjekje e përbashkët, ky eksperiment i përbashkët, na bashkon. Nuk mund të heqim dorë – ndërtimi i demokracive të qëndrueshme do punë.

Prandaj, urime Dita e Pavarësisë!

Premtimet elektorale, hyrje në kredi e politikanëve!

0

Florim Zeqa 

Marrja e besimit të qytetarëve nga ana e politikanëve është e njëjtë sikurse marrja e një kredie bankare, kthimi i së cilës fillon nga muaji vijues dhe vazhdon deri në ratën e fundit. Për dallim nga bankat që i ndëshkojnë me kamata të larta borxhlinjët e këqinjë, elektorati (banka popullore) duhet t’i ndëshkon politikanët mashtrues për mosmbajtje të premtimeve!

Llogaridhënja duhet të jetë permanente

Në raste kur politikanët nuk i mbajnë premtimet, ndëshkimet nga elektorati duhet të jenë shpejta dhe të menjëhershme në zgjedhjet e radhës, e jo të pritet 20 vjet derisa të shndërrohen në pronar të shtetit dhe institucioneve duke kapur çdo segment të jetës.

Dukuria e premtimeve mashtruese të politikanëve të papërgjegjshëm nuk do të ndërpritet asnjëherë pa kërkim të llogaridhënjes së vazhdueshme për secilin premtim të dhënë!

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mirren me atë çfarë ndodh në politikën e lartë ndërkombëtare apo politikën globale, por të mirren me politikën e brendshme, gjegjësisht të asaj se çfarë po realizojnë pushtetarët nga premtimet e tyre elektorale!

Është e drejtë legjitime e qytetarëve që t’u kërkojnë llogari politikanëve për besimin apo kredidhënjen (voten) në këmbim të mirëqenjes dhe përmirësimit të kushteve për jetë normale dhe dinjitoze!

Realizimi i premtimeve elektorale matet me mirëqenjen e qytetarëve

Kërkesat e qytetarëve për llogaridhënje permanente, i bën politikanët të jenë më të kujdesshëm në përmbushjen e premtimeve elektorale, në të kundërtën, ata do të bëhen akoma më të papërgjegjshëm dhe jo transparent në veprimet e tyre.

Sa më këmbëngulës të jenë qytetarët në të drejtat e tyre, aq më të përgjegjshëm do të bëhen kredimarrësit (politikanët). Kredidhënësi (qytetari) nuk duhet lejuar që kredimarrësi (politikani) të abuzoj me besimin (votën) e tyre për interesa personale.

Kthyerja e borxheve të politikanëve apo realizimi i premtimeve elektorale matet me mirëqenjen e qytetarëve, respektivisht me hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, forcimin e sistemit të drejtësisë, përmirësimin e sistemit shëndetësorë, arsimor dhe kulturor,…etj, e jo me shkarkime/ngarkime politike të bordeve dhe agjensioneve, gjegjësisht të emërimeve partiake dhe familjare në krye të institucioneve shtetërore dhe publike.

Pra, janë veprimet praktike e jo gjuha populliste, janë investimet e drejtëpërdrejta që prekin jetën e qytetarëve e jo patriotizmi patetik-folklorik në kancelaritë e Brukseslit dhe Washingtonit. Për arsye se, gjatë 13-14 vjetëve të fundit kemi pasur paraqitje të shumta dhe dinjitoze të diplomatëve tonë në takimet ndërkombëtare, por rezultati i tyre ishte i barabartë me zero (0)!

Në nivelet e larta ndërkombëtare më shumë e kuptojnë gjuhën realiste dhe të argumentuar me fakte sesa gjuhën patriotike të varfër me fakte!

Ka kaluar koha e pritjeve të gjata

Qytetarët nuk do ta presin qeverinë e re 20 vjet siq i priten qeveritë paraprake në përmbushjen e premetimeve (obligimeve) kushtetuese. Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitar të reagimeve të qytetarëve të vendit, të atdhetarëve dhe intelektualëve të mirëfilltë që i drejtohen kryeministrit të vendit për përmbushjen e obligimeve apo të kthimit të borxhit (kredisë) ndaj kredimarrësit (qytetarëve).

Prandaj, sa më parë dhe pa humbur kohë kryeministri Albin Kurti duhet të filloj me kthimin e borxhit (kredisë) ndaj qytetarëve, duhet ta dëshmojë veten në rrafshin praktik, duke kaluar nga fjalët në vepra për të mos mbetur retorik.

Në momentin që ligji për konfiskim të pasurive të paligjshme të jetë gati, të parët që duhet të bien në grepin drejtësisë për konfiskim të pasurive të paligjshme duhet të jenë ministrat milionerë në radhët e pushtetarëve aktual, për të vazhduar pastaj me intenzitet të shtuar me konfiskimin e pasurive qindramilionëshe dhe miliardëshe të politikanëve që për dy dekada rresht rropën e ç’rropën çdo gjë në këtë vend.

Vetëm në këtë mënyrë do të binden qytetarët e vendit për seriozitetin e qeverisë së re, në të kundërtën, shumë shpejtë do të bien në llumin e qeverive paraprake, saqë më nuk do të dallojnë për asgjë nga njëra-tjetra!

Mërgata nuk kërkon lëmoshë të 20 eurove në kufijë, por lirim të tatimit për shtëpitë dhe pronat e pashfrytëzuara në vendlindje, të cilat janë pak më tepër se gjobë shtetërore. Mërgata kërkon drejtësi dhe kushte të volitshme për investime, ka qenë, është dhe do të jetë e gatshme të përmbush të gjitha obligimet tatimore për bizneset dhe veprimtaritë afariste në shtetin e tyre.

Pse Greqia do ta njohë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës?

0
Nga Prof. AS. DR. Enver BYTYÇI

Kur ish-kryeministri grek, Simitis, vendosi në mars 1999 të mbështesë sulmet e NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës, dëshmoi se politika greke nuk mund të asocohej me atë të Milosheviçit, edhe pse Radovan Karaxhiç mbante fjalime në sheshet e Athinës e Selanikut për “miqësinë greko-serbe”. Madje thoshte se “miq të Serbisë janë Zoti në qiell dhe grekët në tokë”! Ishte një akt i paprecedentë pjesëmarrja greke në sulmet anti-serbe të asaj kohe. Solidariteti i qeverisë greke me NATO-n nuk u mirëprit nga shumica e opinionit qytetar, të cilët protestuan kundër bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore të Serbisë.

E dyzuar në qëndrimet e saj, Greqia prej 13 vitesh nuk e njeh pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Por dje ministri i Jashtëm Dendias ka dhënë sinjale të qarta për njohjen e saj. Ai përmendi tri arsye parimore të aspektit të njohjes së Kosovës.

Së pari tha që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë I 22 korrikut 2010 ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe për pasojë mendimi i Dendias shkon drejt asaj se “Derisa shtetësia është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, nuk i mbetet Greqisë dhe shteteve të veçanta ta gjykojnë ndryshe”! Dendias njohu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e për pasojë dha argumentin themelor pse Greqia mund ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Kjo pikëpamje shkon krejtësisht kundër linjave diplomatike serbe.

Së dyti, kjo qasje e re në politikën e jashtme greke për Kosovën, sipas Dendias, argumentohet me faktin se “ndryshe nga rasti i Qipros, Kosova nuk u bë e pavarur nga ndërhyrja e forcave të jashtme, por për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë”! Kjo parashtresë e ministrit grek të Punëve të Jashtme nuk ishte thjesht argument për njohjen nga ana e qeverisë greke të pavarësisë së Kosovës, por ishte gjithashtu sinjal se të njëjtën gjë do ta bënte edhe Qipro. Sipas tij, Qipro nuk ka më arsye të paragjykojë shtetësinë e Kosovës. Të pranosh se “Kosova është e pavarur për shkak të procesit të shpërbërjes ish-Jugosllavisë”, d.m.th të hedhësh poshtë tezën serbe, sipas së cilës “Kosova është pjesë e Serbisë”!

Së treti, ministri Dendias tha në deklaratën e tij për medien greke se “Greqia nuk mund të lejojë një vrimë të zezë në rajon”, duke theksuar se vendi i tij është për stabilitet dhe jo për cenimin e paqes. Kjo do të thotë se mos njohja e shtetësisë së Kosovës përbën rrezik për stabilitetin rajonal. Dhe për këtë arsye njohja e saj është kontribut për paqen. Një sinjal i tillë nuk ka thjesht karakter politik, por edhe gjeopolitik. Koncepti se “zgjidhja e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohja e shtetit të Kosovës i shërben stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon e në Evropë” është themeli i qëndrimeve politike ndaj shtetësisë së Kosovës. Pranimi i këtij koncepti nga ana e Athinës është një kontribut i padiskutueshëm për rajonin dhe politikat evropiane e të NATO-s.

Tri argumentet e mësipërme vlerësohet se do të çojnë në njohjen e shtetësisë së Kosovës pas 4 shtatorit 2021. E kondicionoj njohjen greke me 4 shtatorin, për shkak se në marrëveshjen e Uashingtonit ka një klauzolë, sipas së cilës për një vit as Serbia nuk do të lobojë kundër njohjeve të Kosovës, as Kosova nuk duhet të bëjë përpjekje për njohje. Greqia, në përpjekje për të respektuar të drejtën dhe marrëveshjet e tilla ndërkombëtare, do të përpiqet që njohjen e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës ta bëjë në pajtim me to. Por njohja do të ndodhë dhe sipas meje kjo do të ndodhë në shtatorin e ardhshëm.

Njohja e Kosovës nga ana e Greqisë e dobëson qëndrimin kundër të shteteve të tjera të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur atë. P.sh, detyron Qipron të ndryshojë politikën e saj kundër Kosovës. Ndërkaq, është e ditur se Mbreti I Spanjës është nipi i ish monarkut grek dhe për pasojë edhe Spanja do të ndryshojë qëndrimin e saj. Ndërkaq Rumania dhe Sllovakia do të ndjeheshin në minorancë dhe nuk mund të rezistojnë pa fund. Në fakt të tri këto shtete prej disa muajsh po sillen ndryshe me Kosovën.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë është një sukses historik në kontekstin evropian dhe euro-atlantik, sepse kjo njohje çon në pranimin e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s. Pas kësaj Kosova nuk e ndjen më nevojën për marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë. Ajo i ka dyert e hapura për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Atlantike. Në këto kushte do të jetë Serbia ajo që do të pranojë vullnetarisht shtetësinë e Kosovës, sepse Beogradi do të izolohet plotësisht në rajonin ballkanik, nëse deri atëherë nuk do të jetë në pushtet Edi Rama, i vetmi aleat pa kusht i Serbisë në Ballkan.

Ndërkaq ka mundësi që Dendias të hedhë hapin e njohjes së Kosovës me formulën e respektimit të së drejtës dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që nesër, pas një vendimi të kësaj gjykate për limitimin e vijës detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, Tirana zyrtare të mos ketë argument për ta kundërshtuar atë vendim. D.m.th që Greqia të imponojë me të njëjtin standard një vendim të tillë ndaj Shqipërisë. Por ky fakt, nëse qëndron, nuk e bën më pak historik një vendim të Athinës për njohjen e shtetit e të pavarësisë së Kosovës!

Kështjella fushore e Bashtovës në Kavajë

0
Nga Sheradin Berisha
Kavaja graviton në Shqipërinë e mesme dhe është nje qytet i ndërtuar në ultësirën bregdetare, që shtrihet në jug të gjirit të Durrësit dhe të Shkëmbit të Kavajës mbi një fushë të lagur nga dy lumenj të vegjël, Darçi në Jug dhe Leshniqe në Veri. Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV me emërtimin Kavalje. Kavaja shtrihet në rrugën e njohur tregtare romake “Via Egnatia”. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj kohe raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore. Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit etj.
HISTORIA E KËSHTJELLËS
Në rrethin e Kavajës ka shumë monumente të rëndësishme kulturore, historike e arkeologjike, në mesin e tyre radhitet edhe Kështjella e Bashtovës. Kështjella e Bashtovës ngrihet afër fshatit Vilë – Bashtovë, dhe duket se është e vetmja Kështjellë në Ballkan e ndërtuar në një teren fushor. Shtrihet, rreth 400 – 500 metra në veri të lumit Shkumbin, dhe 3 – 4 km larg derdhjes së tij në detin Adriatik.
Për kështjellën e Bashtovës kanë shkruar studiuesit shqiptarë, Gjerak Karaiskaj “Kështjella e Bashtovës, Monumentet, 5-6, 1973 dhe në librin “Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri – Tiranë 1981, faqe 185 – 189, si dhe studiuesi H.Myrto: “Mbi disa qendra arkeologjike midis Kavajës dhe Durrësit – Monumentet, Tiranë 1974, 7-8, dhe “Hartë e monumenteve dhe e gjurmëve antike e mesjetare të rrethit të Durrësit, Kalaja e Bashtovës, Monumentet 1/1982. fq.26”.
Sipas kronistit osman Evlia Çelebiu (1611 – rreth 1684) Kështjella e Bashtovës u ndërtua në shekullin e XV nga venedikasit, dhe më vonë ajo u pushtua nga osmanët, në kohën kur Sulltan Mehmeti u nis për pushtimin e Shkodrës, në vitin 1478.
Gati dy shekuj më vonë, albanologu austriak, Johann Georg von Hahn (1811- 1869) në veprën e tij “Studime Shqiptare” e përmend përciptas dhe kështjellën e Bashtovës. Ai thotë se Kështjella ishte ndërtuar në stilin frank. Kulla jugperëndimore sipas tij ka qenë e rrënuar qysh atëhere.
Arkeologu francez, Leon Hezei e konsideron kështjellën të periudhës bizantine, ndërsa arkeologët austriakë Kamilo Prashniker (Camillo Praschniker 1884 – 1949) dhe Arnold Schober (1886 – 1959) e konsiderojnë atë të periudhës së vonë antike. Kamilo Prashniker në vitin 1916 bashkë me një grup studiuesish austro-hungarezë erdhi në Shqipëri dhe Gjurmoi monumentet e sipërfaqshme arkeologjike nga Shkodra deri në Fier (në këtë rast edhe kështjellën e Bashtovës). Rezultatet i botoi në “Kërkime arkeologjike në Shqipëri e Malin e Zi”. Më 1918 ai erdhi rishtas në Shqipëri dhe punoi veçanërisht në Apoloni e Mallakastër. Dhe për më tepër, studiuesi A.Dyselie, mendon se kështjella i përket “epokës së dinastisë justiniane”.
Në këtë kështjellë me rrethinë janë gjetur shumë artefakte që vërtetojnë një histori të lashtë, jo vetëm të kalasë por edhe të Vilë – Bashtovës, dhe ato ruhen në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Nga të gjitha këto të dhëna rezulton se, Kështjella e Bashtovës, nuk është ndërtuar në shek.XV, siç thotë udhëtari dhe kronisti osman Evlia Çelebiu, por shumë më herët! Këtë fakt e vërteton edhe historiani dhe diplomati çek, Konstantin Josef Jireçek (1854 – 1918).
Ai në një studim të tij thotë se, gjer në vitin 1371, Kështjella e Bashtovës ka qenë nën sundimin e familjes shqiptare të Matrangajve, pastaj ka kaluar në dorë të Muzakajve. Nga kjo e dhënë del se kështjella qysh në gjysmën e dytë të shek.XIV, ishte në funksion të qëllimit për çka ishte ndërtuar. Për herë të parë, Bashtova, na paraqitet si qendër e tregëtimit të drithit me emrin Vrego ose Briego, që nga gjysma e dytë e dhjetëvjeçarit të katërt të shekullit XIV dhe arrin kulmin me eksportin e grurit dhe të melit në dhjetëvjeçarin e gjashtë të këtij shekulli, kur krahina sundohej nga sundimtari shqiptar Vlash Matrënga.
Nga fundi i shekullit XIV, si në të gjithë Shqipërinë edhe në Vreg, tregëtimi i drithërave kaloi nga raguzianët në dorë të venedikasve. Në këtë kohë, përveç tregëtimit të drithërave, venecianët u interesuan për të mbajtur në dorë të tyre edhe pika strategjike të fortifikuara në bregdetin tonë. Pas pushtimit të Durrësit (1386), Lezhës (1393) dhe territorit të Shkodrës (1396) kërkohen me rradhë Vlora, Kanina, Himara dhe Pirgu. Qëllimi i venedikasve ishte i thjeshtë: të krijonin disa baza të forta dhe pikëmbështetje në bregdetin shqiptar prej të cilave kryesore ishin Durrësi dhe Shkodra.
Kështjella e Bashtovës për herë të parë përmendet në një hartë të përpiluar nga hartografi dhe admirali i flotës osmane, Piri Reis (1470 – 1554), në vitin 1521 në një manual, i cili u shërbente detarëve për nevoja praktike në detin Mesdhe. Kështjella emërtohet Paŝtova sipas traskriptimit të bërë nga osmanishtja në gjermanisht. Më vonë, kështjellën e Bashtovës e gjejmë të vizatuar në Atlantin e Kamocios (Kamozio) të vitit 1571 me emrin Basti.
PLANIMETRIA E KËSHTJELLËS
Kështjella e Bastovës ka një planimetri drejtkëndëshe (katërkëndëshe), me përmasa 60 x 90 m. Në të katër qoshet dhe në mesin e çdo muri ka nga një kullë, me përjashtim të murit perëndimor që i takon një periudhe të dytë ndërtimi. Dy nga kullat e qosheve janë të rrumbullakta, njëra katërkëndëshe, ndërsa nga e katërta nuk ruhen gjurmë. Kullat ndërmjetëse janë të gjitha katërkëndëshe. Ato kanë një trashësi muresh prej 1.25-1.40 m, ndërsa lartësia e tyre arrinte në 12 m. Muret e kullave të rrumbullakta bien me një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme, ndërsa ato të kullave katërkëndëshe bien me faqe vertikale. Kullat janë të hapuara nga ana e brendëshme e kështjellës dhe janë pajisur me frengji të shumta. Ato ndaheshin me dysheme druri dhe pesë kate, që komunikonin me shkallë të brendshme. Secili kat krijonte një ambient mjaft të ulët rreth 1.70 m. Këto ambiente nuk banoheshin por shërbenin vetëm në raste lufte. Në një periudhë më të vonë, disa ambiente kullash janë përshatur për banim, duke u pajisur me oxhakë. Katet e katërta në kullat e qosheve dhe në ato ndërmjetëse lidheshin me nga një portë drejtpërdrejt me shtegun e rojeve. Mbulesat e tyre kanë qenë sipas rastit çati konike apo prizmatike me konstruksion druri, të mbuluara me tjegulla ose të veshur me plumb. Frengjitë për topa janë vendosur zakonisht në dy katet e poshtme ndërsa katet e sipërme përfundonin në një parapet të dhëmbëzuar nga bedenat. të cilat si edhe ato mbi mure përshkohen nga frengji. Mbi bedenat mbështetej çatia. Kullat janë vendosur 24-38 m larg njëra tjetrës dhe dalin krejtësisht në anën e jashtme të mureve.
Kulla I është identike me kullën nr. III. Ka një diametër të brendshëm 8.60 m dhe trashësi murale 1.40 m. Lidhja ndërmjet kateve bëhej me anë shkallësh të brëndshme, ndërsa në katin e katërt mund të hyhej direct nga shtegu i kalimit mbi mur, me anën e një porte të hapur në murin e kullës. Vrimat e trarëve ku mbështetej dyshemeja duken sot në muraturë. Në dy katet e poshtme frengjitë janë të mëdha, të destinuar për topa. Ato janë 92 cm të larta, 73 cm të gjera nga ana e brendshme dhe 40 cm nga jashtë. Bedenat e anës veriore ruhen edhe sot në një farë lartësie. Në anën verilindore të kullës, në katin e pestë ndodhet një portë 60 cm e gjerë, e cila shërbente për të komunikuar me ballkonin, prej të cilit nuk ruhet asnjë gjurmë.
Kulla II ka formë katërkëndëshe, me dimensione më të vogla se gjithë kullat e tjera të kalasë. Nga ana e brendshme, ajo është 1.80 m e gjerë dhe 3.25 m e gjatë me trashësi muresh 1.25 m. Ajo ndahej në katër kate me dysheme prej druri. Dy katet e poshtme kishin lartësi prej 1.70 m, ndërsa të sipërmit janë më të lartë. Dyshemeja e katit të katërt të kullës ndodhet në një nivel më të lartë nga shtegu i kalimit mbi mur, për këtë arsye për të realizuar komunikimin e tyre është ndërtuar një qemer tullash që shkon deri në lartësinë e dushemesë së katit dhe lidhet me shtegun me anën e dy palë shkallëve që zbresin në të dy anët e qemerit; në këtë mënyrë nuk ndërpritet edhe kalimi nëpër shtegun e mureve. Kjo kullë përbëhej nga frengji për topa në katet e poshtëm dhe të tjerë më të vegjël në katet e sipërme. Edhe kjo kullë shërbente vetëm në raste luftimi dhe jo për të banuar. Kjo kuptohet nga hapja nga ana e brendshme e fortifikimit, si dhe hapësira dhe lartësia e vogël e kateve, nëpër te cilat nuk mund të qëndrohet në këmbë.
Kulla IV ndodhet në mesin e murit jugor. Ka formë planimetrike katërkëndëshe me dimensione 4.20 m me 3.30 m nga ana e brendshme dhe trashësi muresh 1.37 m. Kulla ndahej në katër kate, po me dysheme druri, lartësia e kateve është 1.95 m. Në katin e poshtëm ndodhen 3 frengji topash. Në katin e dytë ndodhen 3 frengji të tjera topash, në të njëjtin drejtim me të parat. Në katin e tretë, ndodhen 2 frengji të vogla, në murin perëndimor dhe lindor, ndërsa në murin jugor të kullës është ndërtuar në një kohë më të vonë një oxhak me dy kamare, anash tij. Mbi oxhak dallohen gjurmët e dyshemesë së katit të katërt. Në katin e katërt dallohen gjurmët e bedenave si dhe të një ballkoni nga ana jugore me gjerësi 1.60 m. Kjo kullë ka shërbyer në fillim vetëm për luftim, ndërsa më vonë, është adaptuar për banim nga turqit.
Kulla V ruhet vetëm muri lindor i saj si dhe një trakt i vogël i murit jugor në vendin ku ai takohet me të parin. Kjo kullë ka qënë katërkëndëshe, ajo del nga kurtina 5.30 m dhe ka një trashëi prej 1.50 m. Kati i tretë i kullës, ashtu si në kullën IV, është adaptuar më vonë për banim dhe në murin lindor është ndërtuar një oxhak identik me oxhakun e kullës IV.
Kulla VI është rrënuar krejtësisht.
Kulla VII ka qënë një nga kullat më masive të kështjellës, prej saj ruhet jo i plotë vetëm muri lindor, i cili del prej kurtinës 5.5 m. Kjo kullë përshkohej nga hyrja kryesore e kështjellës. Arkitektura dhe teknika e ndërtimit tregojnë për një kështjellë ndërtuar me ngut, sepse është kursyer në materialet e ndërtimit. Këtë e dëshmojnë muret e hollë por të kombinuar nga ana e brendëshme me harqe dhe pilastra, kullat me kurriz të hapur që janë më pak rezistente si dhe katet e ulët të kullave të destinuara vetëm për luftim. Nuk është marrë parasysh kriteri estetik, gjithçka i shërben mbrojtjes.
KËSHTJELLA E BASHTOVËS MONUMENT KULTURE
Kështjella e Bashtovës bashkë me rrethinat e saj ku lulëzon një pyll dafinash, paraqesin momumente të rëndësishme kulturore dhe natyrore, dhe si i tillë është një mjedis shumë tërheqës për vizitorët. Nga muret e Kështjellës së Bashtovës, duket bregdeti si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Kështjella është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në 1948 dhe 1971, ndërkohë që zona përreth saj ruan statusin e parkut natyror kombëtar.
____________
Literatura:
1. Gjerak Karaiskaj: Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri, Tiranë, 1981, faqe 185 – 189;
2. Gjerak Karaiskaj “Kështjella e Bashtovës, Monumentet, 5-6, 1973;
3. H.Myrto: “Mbi disa qendra arkeologjike midis Kavajës dhe Durrësit – Monumentet, Tiranë 1974, 7-8, dhe “Hartë e monumenteve dhe e gjurmëve antike e mesjetare të rrethit të Durrësit, Kalaja e Bashtovës, Monumentet 1/1982;
4. Nga shënimet e mia, gjatë vizitës në Kështjellën e Bashtovës, 16 gusht 2014;
5. Ben Andoni, revista Mapo;
6. Kavaja: wikipedia,org dhe shqiperiacom;
7. Kalaja e Bashtovës: wikikulturanet.

Moskuptimi fatal i definimit të shtetit!

0

Skënder MULLIQI

Të bisedat mundemi më ardhë në mënyrë spontane , rastësisht, në kafene, në rrugë …Bisedat edhe mund të zhvillohen sipas asaj së si merremi vesh paraprakisht.Nese dikur temë kryesore e këtyre bisedave ka qenë së si ta bëjmë jetën, sot bisedat po kan karakter më shumë politikë. Bisedat e karaketerëve të ndryshme po bëhën në rrjete sociale , në gazeta dhe portale …Aktualisht po janë interesante bisedimet të cilët mund të zgjedhin problemet madhore të interesit shtetëror dhe nacional.Një temë që na u ka imponuar me së shumti , është tema e zhvillimit të bisedimeve më Serbinë .

Këto bisedime maratonike më palën serbe , nuk duket që janë afër për të prodhuar ndonjë marrveshje për normalizim të marrdhënjeve siq po thuhet.Palët në bisedime janë shumë largë për afrimit të qendrimeve të tyre. Pala serbe e cila nuk e ka pranuar pavarësinë , nuk ka kërkuar kërkim falje për vrasjët masive dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuese , ku Kosova figuron pjesë përbërëse e Serbisë, nuk ka mundësi edhe për shumë kohë duket të kemi një marrveshje dy palëshe.Vëtem trysnia e fortë karshi Serbisë për ta pranuar shtetësine e Kosovës, mund të sjellë ndonjë marrveshje pak më hërët.Por, sipas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuqiq, së nuk do të pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, e bënë edhe më të paqartë përfundimin e dialogut. Mund të shpresohet së ndërmjetësimi I faktorit ndërkombëtar do të na sjellë situatë të re politike , në krahasim më të kaluarën maratonike të këtyre bisedimeve.Ne, duhet të krijojmë rrethana të reja dhe të favorshme politike , kur dihet së ata që i drejtuan bisedimet më Serbinë , nuk ishin të përgatitur për një sfidë të tillë madhore shtetërore dhe nacionale . Madje ata i bënë dëm të madh Kosovës.

Definimin e shtetit nuk e kuptuan ashtu si duhet , prandaj edhe nuk i mbrojtën mirë interesat e vendit.Gadi sa nuk na i përmbysën endrrat për bashkimin e trojeve etnike.Harruan shumë qka nga historia jonë e lavdishme .I harruam demontratat e vitit 1981 .Harruan izolimet,burgosjët dhe maltretimet e rënda që na u bënë për gadi 50 vite më radhë. Na burgosën dhe na dënuan pa gjyqe, edhe këtë e harruan! Serbia përdori gjatë gjithë kohës së okupimit slloganin famëkeq në “ shqiptarë të përshtatshëm dhe në shqiptarë të pa përshtatshem idepolitikisht”. E më së shumti gjatë okupimit e pësuan nacionalistet dhe familjët e tyre .Çdo e keqe nuk ka mundësi të zgjatë pafundësisht.

Reakcioni i shqiptarëve ndaj këtij zullumi serbomadh u këput në vitet 1998-99, ku më luftën çlirimtare së bashku më miqët tanë në botë I larguam nga Kosova fallangat e Millosheviqit.Sikur të gjitha këto na u duken gjera jo serioze pas luftës !E gjithë ajo që na erdhi në mënyrë kronologjike për 20 vite , nuk ishn gjera që shumë mund të lavdërohemi. Nuk ishin as përafër rezultate të frytëve të luftës tonë çlirimtare më shumë viktima në njerëz dhe të mira materjale…!Fatin tonë e kemi në duart tona, sidomos tash pas ardhjës në pushtet të një klase të re , e të pa korruptuar politike…

Kosova: Gëzuar 4 Korrikun!

0

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë që para çerek shekulli. I pranishëm në festën e hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë në 5 Qershor 1996 shkruaja edhe kronikën: Flamur i shpresës për Kosovën…/

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani:

Qytetarët e Kosovës sot e përjetojnë festën e pavarësisë së SHBA-ve si festë të tyre. Ata luten për mirëqenien e popullit amerikan dhe urojnë njëri-tjetrin për miqësinë me të, e cila, sikur thoshte presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është e përhershme/

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Gëzuar 4 Korrikun!

Gazeta DIELLI dhe DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  4 Korrik 2021/ Në Kosovë festohet tradicionalisht 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë që prej 25 vitesh dhe shtetin kosovar e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes para 13 viteve në 17 Shkurtin historik 2008.

Para dy vitesh, në 4 Korrik 2019 Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett, ishin nikoqirë të pritjes që u mbajt për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kur edhe u zhvillua  ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Dhe, këtë vit, në 29 Qershor 2021 Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Amerikane në Prishtinë për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë, për ndërtimin e Rezidencës së re për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në 2 Korrik 2021 u njoftua se  Presidenti Amerikan, Joe Biden, ka nominuar Jeffrey M. Hovenier, për ambassador të ri në Republikën e Kosovës, si pasues të Philip Kosnettit.

Në 1 Korrik 2009 Prishtina ndau truall për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 Maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit.

 Para mëse 25 vitesh, në 12 Janar 1996, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm Amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra të tilla në Kosovë.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në një ditë historike – në 5 Qershor 1996. Në hapjen solemne ishte edhe Presidenti historik i Kosovës Rugova bashkë me familjen.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 Maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Në ceremoninë festive të hapjes së Zyrës Amerikane në Kosovë, në 5 Qershor 1996,  isha edhe për të raportuar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, korrespondent i cilës isha që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë. Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë nga Prishtina në Tiranë…

Gazeta e rezistencës “Bujku” e ditës së enjte të 6 Qershorit 1996 në ballinë  shkruante:

Dje në Prishtinë u hap Zyra e Agjencisë Informative Amerikane

“Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj”

-tha ambasadori Xhon Kornbllum, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, i cili zyrtarisht e hapi zyrën, duke shtuar se kjo është një provë e interesimit të vazhdueshëm amerikan e një kontribut për nxitjen e dialogut. – Dr. Ibrahim  Rugova: “Kjo është ditë historike për Kosovën”.

Raportimi vijonte në faqen 2, ku botohej e plotë deklarata që e kisha marrë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova:

“Deklaratë e Presidentit Rugova

Ditë historike për Kosovën

Në deklaratën e tij me rastin e hapjes së Zyrës së USIS në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën, për çështjen madhore të Kosovës, për popullin e Kosovës, për një zgjidhje paqësore dhe politike të çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit. Falënderoj SHBA-të, presidentin Klinton, nënpresidentin Al Gor, sekretarin e Shtetit Kristofer, Kongresin Amerikan dhe të gjithë miqtë tanë në SHBA për këtë dhuratë të madhe për Kosovën dhe për rajonin në përgjithësi.”

Në faqen e parë botohej edhe raportimi  me mbititull “Kryetari i Republikës së Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova priti Xhon Kornbllumin” dhe me titull e nëntitull: “SHBA-të do të angazhohen për të drejtat e popullit të Kosovës – tha Kornbllum duke ia përcjellë kryetarit Rugova zotimin e presidentit amerikan Bill Klinton.

E në faqen 3 të gazetës së rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, me titullin dhe nëntitullin

“Flamur i shpresës për Kosovën

(Kronikë e viteve që i paraprinë hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë)”, shkruaja mes tjerash:

“Amerika në Kosovë, nga kjo e mërkurë, është e pranishme edhe me Zyrën e USIA-s.

Kjo për Kosovën ka shumë rëndësi e domethënie, prandaj shpesh quhet përfaqësi e mision diplomatik. Kështu, prezenca amerikane në Kosovë mori një formë institucionale dhe vlerësohet se kjo është shumë e rëndësishme për njohjen dhe afirmimin edhe më të madh të çëshjtes së Kosovës.

Flamuri amerikan, i shtetit më të fuqishëm në botë, vendit mik, dashamirës e përkrahës të shqiptarëve, prej dje valon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i ngritur lart e solemnisht në selinë e Zyrës së USIA-s, në një godinë të bukur të lagjes së Dragodanit, duke sjellë mesazhet më të mira të aspiratave të zgjidhjes e të paqes për Kosovën e rajonin.

Zyra e USIA-s në Prishtinë shënon edhe një hap përpara në konkretizimin e interesimit të vazhdueshëm amerikan për Kosovën dhe të pranisë së SHBA-ve në këtë zonë të rrezikshme të konflikteve politike dhe jo vetëm politike në Evropën Jugore….

Flamuri amerikan në Prishtinë, që valon prej dje, është flamur i shpresës për Kosovën. Deri tash të gjithë flamujt e vendeve të huaja janë ngritur si flamuj të okupatorëve.”

Pas përfundimit të luftës, në Kosovën e lirë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) rifilloi të punojë në Shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 13 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 Prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 Korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.

Pak ditë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 Korrik 2008 atëherë nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Ndërkohë,ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe 22 vjet. Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Në urimet e krerëve të shtetit të Kosovës përkujtohet se, sot është ditëlindja e 245-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani shkruan:

Sot, populli amerikan feston 245-vjetorin e pavarësisë, kurse ne miqtë e tyre bashkëfestojmë me ta, ngaqë kjo ditë na e kujton rolin e këtij kombi të madh për jetësimin e synimit tonë për të jetuar të lirë e të mosvarmë.
Historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira për kombin tonë, Amerika zgjodhi të ishte mbrojtësja dhe promovuesja më e madhe e së drejtës sonë, duke u rreshtuar përkrah nesh në përpjekjet tona për liri.
Prandaj, ne shqiptarët, populli mik i kombit amerikan, sot ndihemi të bekuar me miqësinë me të. Kjo miqësi mbështetet sa në përkushtimin tonë ndaj lirisë, po aq edhe në vlerat e përbashkëta të cilat ne i ndajmë me kombin amerikan.
Qytetarët e Kosovës sot e përjetojnë festën e pavarësisë së SHBA-ve si festë të tyre. Ata luten për mirëqenien e popullit amerikan dhe urojnë njëri-tjetrin për miqësinë me të, e cila, sikur thoshte presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, “është e përhershme”.

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkruan:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Gëzuar 4 Korrikun!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, uron: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! 

Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë mesazh urimi për popullin dhe qeverinë amerikane:  

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.  

Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë.  

Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet. Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues.   

Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.  

ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen. Përjetësisht mirënjohës!  Zoti i Bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës. 

Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë mesazh urimi për popullin dhe qeverinë amerikane:

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.

Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë.

Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet. Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues.

Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen. Përjetësisht mirënjohës!

Zoti i Bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar:

Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë. 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.

Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona.Urime

Kulti i bariut

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Për të arritur kultin e bariut (udhëheqësit), delet (militantët dhe tifozët) duhet të kalojnë nëpër hipnozën e tij, e cila i magjeps ata dhe u jep atyre një motiv të paparë për glorifikim.
Dhe atëherë kulti i personalitetit vjen natyrshëm.
Në këto rrethana, autokritika, kritika dhe reflektimi kanë aq frikë dhe turp nga kulti baritor, saqë fshihen në bodrum.
Bariu tani është aq entuziast për amenin e deleve të tij, saqë fillon të besojë se ai është përfaqësuesi i Zotit në tokë.
Ndërsa kushdo që i kundërvihet Zotit i vë flokët dhe kokën në rrezik.
Me kalimin e kohës, Bariu dashurohet aq thellë në veten e tij dhe beson aq shumë që është i pazëvendësueshëm, saqë i konsideron të pavlefshëm të gjithë ata individë që e kritikojnë.
Kështu që ai fillon të përdorë fuqinë e tij politike për të ushtruar dhunë ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Kulti i personalitetit krijon patjetër, diktatorë të mëdhenj si Hitleri dhe Stalini, dhe këtu e atje diktatorë të vegjël si Marshall Tito.
Unë nuk zbulova asgjë të re, por historia kombëtare dhe botërore e kanë provuar këtë.
Për fat të mirë, njerëzit në Kosovë janë më pak të prirur ndaj këtij fenomeni të tmerrshëm në të gjithë Ballkanin.
Sepse në pushtet është Albin Kurti, i cili ka vuajtur shumë më shumë nga skllavëria dhe diktatura sesa mund të imagjinojë truri i një personi normal.
.
Nga ana tjetër, shqiptarët në të kaluarën vuanin pothuajse në mënyrë të barabartë, herë më pak, herë më shumë, nga kthetrat e skllavërisë dhe diktaturës.
Kjo është arsyeja pse shqiptarët janë një popull liridashës, paqedashës dhe tolerant.
Dhe kjo është vlera e tyre e pamohueshme.
Por shqiptarët ndonjëherë janë pak më besnikë dhe më të dashur sesa mund të durojë politika e vërtetë, dhe kështu ata nuk kanë as një shans teorik për të kapërcyer naivitetin e tyre.
Shqiptarët duhet të jenë shumë më të vëmendshëm, më të vetëdijshëm, më të ndriçuar, më të pjekur dhe më vigjilentë, sepse pa shqyrtim kritik të punës së udhëheqësit dhe qeverisë së tyre nuk mund të ketë politikë të mirë ose kuptimplotë për ta.
Por, edhe Albini edhe njerëzit e tij janë të vetëdijshëm për rreziqet e skllavërisë dhe diktaturës, sepse ata kanë vuajtur shumë më tepër sesa mund të imagjinojë truri normal njerëzor.
Kështu që do të ishte shumë më mirë që Albini të mbante një distancë të shëndetshme emocionale nga militantët dhe tifozët e tij, të cilët janë aq të magjepsur nga ai vetë, saqë e pengojnë të bëhet kryeministri i të gjithë njerëzve në Kosovë.
Dhe edhe pse ai shumicën e kohës e ka pikërisht këtë synim, në rrethana të tilla kjo është gati e pamundur.
Por në këtë moment vetëm populli serb nga Serbia është në prag të diktaturës totale.
Sepse është një i çmendur në pushtet në Serbi, i cili është mbërthyer në trekëndëshin e errët.
Ose më saktë, një njeri i mbërthyer në narcizëm, psikopati dhe makiavelizëm.
Kohët e fundit ai madje është mbërthyer edhe nga sadizmi, sepse errësira politike dhe mediatike aktualisht po gllabëron më shumë njerëz në Serbi sesa në vendet përreth.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse diktatori Vuçiç aktualisht është në rrugën e duhur për t’u bërë një Stalin i vogël nga Ballkani.
Sepse në Serbi ka jo vetëm dhjetë herë më shumë errësirë ​​mediatike sesa në Kosovë, por edhe një okupim total të shtetit nga ish-UDB-ja dhe BIA e sotme.
Edhe në kohën e Hashim Thaçit, në Kosovë nuk kishte diktaturë klasike, megjithëse organizimi dhe udhëheqja e tij e politikës së pushtetit tregonte premisa të larta mafioze dhe despotike.
Ose për të qenë më i saktë, premisa kleptokratike.
Por fakti që rivendosja e një diktature totalitare në Kosovë është e pamundur, është një provë se populli i Kosovës është shumë më paqësor, njerëzor, demokratik dhe tolerant sesa populli i Serbisë.
Në çdo rast, shumë më i pjekur, më i vetëdijshëm dhe më i ndriçuar.
Dhe gjithashtu politikisht shumë më progresiv.
Dhe ky është themeli më i fortë për një politikë të mençur.
Në anën tjetër kritikat dhe mbikëqyrjet që njerëzit e Kosovës ia bëjnë përfaqësuesve të tyre politikë në pushtet duhet të ngrihen në një nivel shumë më të lartë në mënyrë që të jenë në gjendje të thonë me siguri të madhe se ata kanë arritur atje ku duhet.
KULT DES HIRTEN
Verfasser : Lirim Gashi
Um den Kult des Hirten (Führer) zu erreichen, müssen die Schafe (Militante und Fans) seine Hypnose durchlaufen, die sie fasziniert und ihnen ein beispielloses Motiv zur Verherrlichung gibt.
Und dann kommt der Personenkult ganz natürlich.
Selbstkritik, Kritik und Reflexion haben unter diesen Umständen so viel Angst und Scham vor dem Hirtenkult, dass sie sich im Keller verstecken.
Der Hirte ist jetzt so begeistert von Amen seiner Schafe, dass er anfängt zu glauben, er sei der Stellvertreter Gottes auf Erden.
Während jeder, der sich Gott widersetzt, sein Haar und seinen Kopf in Gefahr bringt.
Im Laufe der Zeit verliebt sich der Hirte so sehr in sich selbst und glaubt so sehr, unersetzlich zu sein, dass er all die Personen, die ihn kritisieren, für wertlos hält.
Also beginnt er, seine politische Macht einzusetzen, um Gewalt gegen Andersdenkende auszuüben .
Der Personenkult schafft definitiv große Diktatoren wie Hitler und Stalin und hier und da kleine Diktatoren wie Marshall Tito.
Ich habe nichts Neues entdeckt, aber die National- und Weltgeschichte hat es bewiesen.
Glücklicherweise sind die Menschen im Kosovo weniger anfällig für dieses schreckliche Phänomen, auf dem gesamten Balkan.
Denn an der Macht ist Albin Kurti, der viel mehr unter Sklaverei und Diktatur gelitten hat, als sich das Gehirn eines normalen Menschen vorstellen kann.
.
Andererseits litten die Albaner in der Vergangenheit fast gleichermaßen, manchmal weniger, manchmal mehr unter den Klauen von Sklaverei und Diktatur.
Deshalb sind Albaner ein freiheitsliebendes, friedliebendes und tolerantes Volk.
Und das ist ihr unbestreitbarer Wert.
Aber Albaner sind manchmal etwas loyaler und liebevoller, als die reale Politik aushalten kann, und so haben sie nicht einmal eine theoretische Chance, ihre Naivität zu überwinden.
Albaner müssen viel aufmerksamer, bewusster, aufgeklärter, reifer und wachsamer sein, denn ohne eine kritische Auseinandersetzung mit der Arbeit ihres Führers und ihrer Regierung kann es für sie keine gute und sinnvolle Politik geben.
Aber sowohl Albin als auch sein Volk sind sich der Gefahren von Sklaverei und Diktatur bewusst, denn sie haben weit mehr gelitten, als sich das normale menschliche Gehirn vorstellen kann.
Es wäre also viel besser für Albin, eine gesunde emotionale Distanz zu seinen Militanten und Fans zu wahren, die so fasziniert von ihm sind, dass sie ihn daran hindern, Premierminister aller Menschen im Kosovo zu werden.
Denn das was er die meiste Zeit versucht, Premierminister der Gesamtbevölkerung zu werden, ist unter diese Umständen fast unmöglich .
Aber im Moment steht nur das serbische Volk aus Serbien am Rande einer totalen Diktatur.
Denn dort ist ein Verrückter an der Macht, der im dunklen Dreieck feststeckt.
Oder besser gesagt, ein Mann, der in Narzissmus, Psychopathie und Machiavellismus feststeckt.
Zuletzt ist er sogar vom klauen der Sadismus gepackt, denn die politische und mediale Dunkelheit frisst derzeit mehr Menschen in Serbien als in den umliegenden Ländern.
Und genau deshalb ist Diktator Vucic derzeit auf dem richtigen Weg, ein kleiner Stalin vom Balkan zu werden.
Denn in Serbien herrscht nicht nur zehnmal mehr mediale Dunkelheit als im Kosovo, sondern auch eine totale Besetzung des Staates durch die ehemalige UDB und die heutige BIA.
Andererseits auch zu Zeiten Hashim Thaçis gab es im Kosovo keine klassische Diktatur, obwohl seine Organisation und Führung der Machtpolitik hohe mafia- und despotische Prämissen aufwies.
Genauer gesagt hohe kleptokratische Prämissen.
Aber die Tatsache, dass die Wiederherstellung einer totalitären Diktatur im Kosovo unmöglich ist, ist ein Beweis dafür, dass die Bevölkerung des Kosovo viel friedlicher, humaner, demokratischer und toleranter ist als die Bevölkerung Serbiens.
Auf jeden Fall viel reifer, bewusster und aufgeklärter.
Und auch politisch viel fortschrittlicher.
Und das ist die stärkste Grundlage für eine kluge Politik.
Andererseits die Kritik und die Kontrolle, die die Bevölkerung des Kosovo an ihren politischen Vertretern an der Macht übt, muss auf ein viel höheres Niveau gehoben werden, um mit großer Sicherheit sagen zu können, dass sie am richtigen Ort angekommen sind

Mjalti i Kshtajës

0
Nga Ilir Seci, Irvington, New York
…Zukama e tyne ma nxirrre gjumin nadjeve në fminine teme…Çdo Qershor dhe fillim Korriku zukama e tyne ishte muzikë per veshët tanë…Zukama e Bleteve në Markaj…Bletet punetore, mijera sosh që në fluturim ngarendnin me kullotë ne lulet e kshtajes, në Resat e kshtajes si u thonë luleve te kshtajes ne Malsine e Gjakoves,(Tropoje)… Resa vjen nga fjala “E re”…
-“A kane resue kshtajtë hala?” – ishte dvetja e dites në muejin qershor në Markaj e anembane Malsise ku ka kshtaje…Nadjeve kur zgjohesha bashke me zukamen e bleteve ndihej edhe ama,(aroma), e luleve te kshtajes,(resave), ama e forte që mbushte mushknite me optimizem e dashni per jeten. Delsha në oborr të shpise me la syte te kroni ku duhej me ecë me shume kujdes sepse kishte me qindra blete aty që pinin uje…”Nanë rueju e mos shkel në blete se drue i mbyt e asht gjynah i madh” – na kish mesue Nana tanaheret…Ne Malsi Bleta adhurohej, aq sa ishte e vetmja gjallese per te cilen thuhej “Vdiq” siç thuhet per Njeriun…Ne Malsi vetem per Bleten nuk asht thane kurre “Cofi” ose “Ngordhi” por asht thane “Vdiq” – “Vdiq Bleta”…
Ndërsa laja syte tane kujdes te gurra, në ajri ndiejsha zukamen e Bleteve qe fluturonin per ne kashnjetet e lulueme në resa…Çfare gjallnie, nji vibrancë që të bante me u ndie kaq mire, si mundet me të ba vetem jeta kur asht ne funksionim perfekt…Çfare palodhshmenie, çfare ngarendje…vargu i bleteve në ajri zulmonte si gjaku në deje…gjaku në dejtë e natyres…Ne fmini shpia jonë në Markaj rrethohej nga parqet e bleteve te ndermarrjeve te shtetit te asaj kohe, Parqet e ndermarrjeve bujqesore te Tiranes dhe Krujes si dhe parqet e ndermarrjes pyjore te Mirdites, që vinin çdo vjete, aq sa ardhja e tyne ishte e pritshme çdo vjete si puna e ardhjes se zogjve shtegtare. Vinin bleterritesit dhe vendosnin secili parkun e vet me nga 100-120 qegja,(koshere), bletesh në roga,(livadhe), rreth shpise tonë…Logu i Gjokhasanit ku asht shpia jone ishte destinacioni ma i preferuem per ta sepse ishte në krye të katundit e bletet aty mujshin me ndjeke kullosen deri në fund të korrikut kur mbaronin resat e kshtajve edhe rrethit bjeshkes. Në Log tonë vendoseshin 10 ose 12 parqe, aq shume sa zukama e bleteve ndihej prej lerg…Bleterritesit e atyne parqeve u bane si te shpise per ne, u miqesuem me ta, Rrustemi nga Tirana që kishte parkun e Institutit Bujqesor te Kamzes, Tafa nga Kruja me parkun e nji nderrmarrje bujqesore, me parqet e shumta te Pyjores se Mirdites ishin Jaku nga Rresheni, Lleshi nga Rubiku, Prenga nga nji katund i Fanit, Bardhoku nga Lura që jetonte në Tirane…u miqesuem me të tane dhe në vitet në vazhdim patem shkue te shpiat e secilit prej tyne. Si fmije kureshtar unë nuk u ndahesha kur merreshin me bletet dhe prej tyne kam mesue aq shume zejen e bleterritjes, jeten dhe zakonet e bleteve, tiparet dhe reagimet e tyne…dhe natyrisht mesova edhe per llojet e mjaltnave sepse keta ishin bleterrites shetites qe ndiqnin kullosat e bleteve anembane Shqipnise…Nga tana llojet e mjaltnave pa perjashtim tanë ata bleterrites që vinin në Markaj në kohen e luleve,(resave), te kshtajes, vleresonin ma se shumti mjaltin e kshtajve.
-“E ruejme edhe per veti dhe familjet tona.” – shpreheshin…
Po çka e ban kaq unik mjaltin e Kshtajve?
Per me dale te pergjigjia e kesaj pyetje si fillim duhet me fole per origjinen e kshtajes dhe lulen e saj…Legjenda e lashtë romake difton se si Nimfa Nea, nji nga vashat shonquese të perëndeshës Diana, bani çmos me hjekë qafe perendine Jupiter që i vardisej dhe kur vardisjet e tij të bezdisshme u bane të pdurueshme, ajo kreu vetëvrasje. Për këtë, ajo u shndërrue në nji pemë të bukur të harlisun në gjelbrim, me fletë të gdhendura me damare si damare njeriu, lule të bukura dhe fruta jashtëzakonisht të shijshme, të fshehuna e të ruejtuna në nji eshkë me gjemba. Prej aty rrjedh edhe emni i Kshtajes, nga fjala “Castanea” – që perbahet nga “Casta” – (ne shqip “e paster, e purifikueme, e virgjën”), dhe “Nea” – (që asht emni i Nimfës Nea)…E permenda këtë legjende sepse nga pikëpamja mitologjike evokon sakrificen sublime per me u ruejte pastertia, kurse nga pikepamja historike ka bazen se Kshtajen si peme e kane perhape Romaket…Ata e prune nga Azia e Vogel dhe e perhapen ne tane pellgun e Mesdheut perfshi edhe trojet shqiptare…E perhapen per frutin qe ban, per vleren e saj si lande drusore dhe per mjaltin e kshtajes te cilin atebote e quenin “Dhurata e ambël e Hyjnive”, shprehje qe ende ruhet edhe sot në Itali, aty ku nxirret ky mjalte – “Miele Di Castagno” – në ato zona të Italise ku vilet ky mjalte ende e quejnë “Dolce dono di Dio” – “Dhurata e ambël e Zotit”.
Dihet që llojet e mjaltnave janë të pakufishme, siç jane edhe lulet ose bimët nga të cilat merret poleni që mbledhin Bletët në kullosa. Zonat gjeografike, naltesia mbi nivelin e detit si dhe stina në të cilën nxirret ky mjalte, të tana kanë nji ndikim vendimtar në prodhimin e tij. Nuk duhet me harrue se Bletet e mbledhin polenin kudo, nga lule të ndryshme, prandaj asht thuesje e pamujtun me pasë nji mjaltë të prodhuem nga nji lule e vetme, “mjaltë njilulësh”,(“unifloral” si quhet), dhe vetëm kshtaja kur reson e krijon këtë privilegj dhe mjalti i saj asht ekskluzivisht nga nji lule e vetme…kush ka pa masivin e madh të kshtajve në Malsine e Gjakoves e ka parasysh se per çka po flitet…
Bleta e ndihmon Kshtajen e Kshtaja e ndihmon Bleten…Kshtaja i ka lulet mashkull dhe femen dhe Bleta qe kullot ne resat e saj ia kryen pllenimin…Resat jane të gjate mbi gjashte centimetra dhe bleta gjan polen me bollek aty… prandaj ky mjaltë përmban nji sasi të madhe të kokrrave të polenit të cilat i japin ate shije aq të fortë. Kjo asht nji prej përparësive kryesore te ketij mjalti sepse prania e fortë e polenit ia rrit vlerën ushqyese duke e pasunue…Fale nivelit te nalte te polenit ky mjalte ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe asht po ashtu nji tonik shumë i mirë. Prandaj mjalti i paster, (i papërpunuem), i kshtajes asht mjalti ma i pasun në botë me antioksidantë.
Indeksi i ulët i Glicemisë në mjaltin e Kshtajes shpjegon arsyen pse ky mjaltë shijon si i idhët e jo i ambël si shumica e mjaltnave tjera…kjo e ban mjaltë te persosun për diabetikët. Përmbajtja e naltë e fruktozës në mjaltin e kshtajës e ban që me i rezistue grimcimit,(kokrrizimit), çka e ban atë mjaltë me ndejtë në gjendje te langët për nji kohë të gjatë. Ketu në Amerikë kam kerkue e gjurmue plot libra studimore dhe revista shkencore mbi Kshtajen dhe mjaltin e saj dhe kam mesue se në dekadat e fundit Mjalti i Kshtajes asht nji nga varietetet ma të studiueme në kërkimet e studiuesve te farmaceutikes qe vleresojne vetitë anti-mikrobe të ketij mjalti. Shumë studime kërkimoro-shkencore kanë dale në perfundime se ky mjalte ka përmbajtje te pasun mineralesh dhe nivele jashtëzakonisht të nalta të acideve fenolike, veti të fuqishme anti-oksidante dhe anti-bakteriale. Mjalti i Kshtajes përmban nji numër të madh të kripnave minerale si magnez, bakër, hekur, vitamina B dhe C. Nga studimet ka rezultue se ky mjaltë ka nivel te nalte tanini dhe me vetite kurative asht veçanërisht i dobishëm për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe rekomandohet për sëmundjet kardiovaskulare. Ndihmon në rregullimin e funksioneve të mëlçisë, semundjeve gastrointestinale dhe asht efektiv në trajtimin e ulçerave të stomakut dhe zorrëve. Mjalti i kshatjes asht vleresue si ma i pasuni nga tanë mjaltnat persa i takon elementëve si Kaliumi, Magnezi, Mangani dhe Bariumi, por edhe në Fruktozë dhe Taninë, për shkak të pemës së kshtajës. Mjalti i kshtajës asht mjaltë natyral antiseptik, me veti stiptike, dezinfektuese dhe shëruese veçanërisht të dobishme në sistemin urinar dhe tretës, qe lufton mikrobet në zorrë.
Fruktoza ne nivel shume të nalte asht një rezervë shumë e mirë e energjisë. Mjalti i kshtajes asht shumë i pasur me fruktozë. Konsumimi i rregullt i mjaltës se kshtajes largon lodhjen e trupit. Asht ilaç per puçrrat që janë problem per shumë njerëz. Fale vetive anti-bakteriale mjalti i kshtajes e rigjeneron lekuren duke shërue puçrrat. Për shkak të antioksidantëve të lartë që përmban i parandalon rrudhat e krijueme nga mosha dhe plakja. Mjalti i kshtajes e forcon sistemin imunitar pse ne perbamje ka vitaminë B, vitaminë C, kripna minerale. Tue qene i pasun me hekur i forcon muskujt dhe kockat, shton qarkullimin e gjakut duke ndihmue në parandalimin e atakut kardiak sepse ulë kolesterolin dhe forcon ritmin e zemrës. Meqe asht i pasun me antioksidant ky mjalte asht i mirë për sëmundjet e artritit të cilat shkaktojnë inflamacion në kyçe. Jane te mirenjoftuna efektet e ketij mjalti kundër gripit, rrufës dhe ftohjeve që hasen shpesh kur ndrron moti. Ndikon në kollën dhe bajamet. Mjalti i kshtajes asht gjithashtu efektiv per sëmundjet e syve, ndihmon shikimin dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të syve si kataraktet.
Para tre vitesh ne revisten “Biokimia e Ushqimit” pata lexue mes tjerash edhe nji perfundim shkencor mbi nji veti kurative te panjoftun ma pare, vetine mbrojtese te ADN-së :
“Përmbajtja e naltë fenolike e mjaltit të kshtajës kontribuon në aftësinë rezistuese ndaj damtimit të ADN-së…dhe mund me qenë e dobishme në aplikime të ndryshme si ilaçet, produktet kozmetike dhe ushqimi.” – “Biokimia e Ushqimit” (Janar 2018), (“The high phenolic contents of chestnut honey contribute to the ability to resist DNA damage…and can be useful in various applications such as medicine, cosmetics, and food.” ~ Food Biochemistry (January 2018)…
…Pra ma se e vertete thanja e moçme në Malsi – “Mjalti i Kshtajes asht ilaç.”…Nga pervoja shekullore e kane dite…Italianet me te drejte e paskan quejte “Dhurata e ambel e Zotit.”…Italianet qe ia dine vleren dhe e çmojne kete mjalte ma shume se askush tjeter ne bote… Italia qe mban vendin e pare ne bote per festivale të Kshtajës…mbahen në fillim të vjeshtës, ne muejt shtator-tetor organizohen shumë panaire dhe festivale per Kshtajen dhe Mjaltin e saj qe perdoret gjanesisht ne gatime, ushqime e ambelsina…Festivale si ne Montalcino, “Java e Mjaltit”, (Settimana del Miele), ne Soriano nel Cimino, “Festivali i Kshtajës” (La Sagra della Castagne), ne Summonte (AV), (Sagra della Castagne), Sassofortino (GR), (La festa Della Castagna), Trecchina, (PZ),(Amici della Castagna), Valle di Soffumbergo, Faedis (UD), (Festa delle Castagne e del Miele di Castagno)… gjithashtu festivale mbahen edhe ne tjera vende tjera si në Francë-Monts d’Ardèche, “Festivali i Kshtajës” (Castagnades d’Automne), nji seri festivalesh në Parkun Natyror të Monts d’Ardèche, ne Greqi-Arna në prefekturën e Laconias, “Festivali i Kshtajës”, Zvicër-Bregaglia, ne Zvicër – “Festivali i Kshtajës”,(Festival della castagna, Kastanienfestivali), ne SHBA-Rowlesburg, West Virginia, “Festivali i Kshtajve”,(Chestnut Festival),etj…kur sheh tane keto celebrime te vjen keq se si nuk e kemi edhe na ne Shqipni nji tradite si kjo…
***
…Sa here me kujtohet dita e vjeljes se mjaltit kur ne shpine tone lironim nji dhome per me nxjerre bleterritesit mjaltin me centrifuga…Merreshin voshtinat,(hojet), u hiqej me thike korja e dyllit qe ia kishin vndue bletet punetore dhe 4-5 voshtina vndoheshin ne centrifuge…e rrotullonim me manivel dhe perfundi centrifuges, nga tubi i shkarkimit gufonte mjalti si qelibar…me ngjyren dhe amen,(aromen), e pagabueshme, unike qe e ka vetem ky mjalte…

Në vend të përkujtimit për miken time Eva Breandtly

0
Prof. Luljeta Pula, Prishtinë
Eva ishte mikja ime me e shtrenjte. Ajo ishte anetare e Lidhjes -qytetare Shqiptaro-Amerikane, doktore e shkencave te se drejtes nderkombetare si dhe ne fushen e te drejtave te njeriut. Profesore ne 6 universitete te degjuara ne Amerike. Bashkepunetore e pare e Leh Valenses. Eva kontribuoi jashtezakonisht shume ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves vite me radhe qe nga viti 1990.
Por megjithate dua t’a vecoj 2 Korrikun e po atij viti, shpalljen e Deklarates se Pavaresise dhe rolin e kontributin e saj ne kete date te shenuar.
Ajo erdhi me 1 korrik nga Amerika dhe si gjithmone ishte mysafire ne shtepine time. Me 2 korrik kerkoi te dilnim para Kuvendit dhe kerkesa e saj ishte shume kembengulese.
Jo atehere, por shume me vone do e kuptoja qe as ardhja e saj e as kembengulja qe te dilnim para Kuvendit nuk ishte e rastit.
Meqe regjimi nuk lejonte futjen e delegateve ne Kuvend ata hezitonin te benin shpalljen e Deklarates sePavaresise jashte nderteses se Kuvendit. Juristet e Parlamentit nuk e dinin a do te jete ajo valide nese shpallet jashte objektit. Eva ftoi tri here me radhe sekretarin e Kuvendit dhe i tha qe te fillonin shpalljen e Deklarates dhe i siguroi qe ajo do jete valide. Sapo u kishte thene heren e trete delegatet filluan shpalljen dhe neve te dyjave na arrestuan. Pas gjashte oresh State Departamenti Amerikan intervenoi per lirimin e Eves dhe neve te dyjave na liruan. Shteti jugosllav si mase ndeshkuese i ndaloi Eves hyrjen ne Jugosllavi per tri vjet. Desha t’a tregoj te verteten e pathene per 2 Korrikun dhe Deklaraten e Pavaresise! Sepse e quaj te rendesishme te them se kontributi i Eves ishte krucial dhe vendimtar per shpalljen e Deklarates se Pavaresise me 2 korrik. Pa te nuk jam fare e bindur se kjo ngjarje historike do te ndodhte me 2 korrik. Mbase do te ndodhte me vone. Por kurre nuk dihet se cfare mund te sajonte pushteti per t’a penguar ate. Si fjala vjen burgosjen e ndonje delegati per te pamundesuar kuorumin!
Eshte e pafalshme qe institucionet e ketij shteti kurre nuk i shprehen asnje mirenjohje Eves per gjithe cfare ajo beri per Kosoven. Dhe per 2 korrikun vecanerisht! As sa ishte gjalle kurre nuk u kujtuan t’a nderonin me ftese per shenimin e pervjetoreve te kesaj ngjarjeje historike! Nje dekorim i saj post-mortum mbase do te ishte ndjese per kete shperfillje e mosmirenjohje te pafalshme!
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

Mos na e ndërroni drejtimin tonë historik, nuk jemi trampolinë e islamit në Europë !

0

 Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Jeni të mirë se ardhur në Kosovë  , sa herë të doni ; por mos na e ndërroni drejtimin historik që e kemi ne, si shqiptarë e edhe si Kosovë.

Këtu në tokat tona antike të Dardanisë e filloi historia nismën e saj ; nga ky ven dolën shumë prijës që e krijuan historinë ; nga Dardania u linden Eneu Dardani, Niketë Dardani, Konstantini i Madh etj. që historisë botërore i dhanë civilizimin. Nëse nuk e dini, një hedhje syri mbi historinë e shkruar nga Zef Mirdita dhe së fundi nga Jusuf Buxhovi do t’iu ndërrojnë mendjen dhe nuk do ta kishit thënë atë që e thatë gjatë vizitës suaj në token e të lashtëve tanë; këtu nuk “lidhet ngushtë kultura dhe gjeografia islame me Kosovën.“

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu keni thënë: ”se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim.“ Mos o zot ! Ne jemi vetëm perëndim e nga ne ka lindur Europa !

Disa prej nesh ishin dhe jane myslimanë të lehtë si na quan edhe perëndimi, dhe i morëm vetëm disa shprehi muslimane për të cilat me dhunë na i imponoi Perandoria Otomane gjatë sundimit dhe robërimit të saj disa qindra vjeçar ; ne shqiptarët e kemi paraqitur veten para Europes me fytyrën tonë të mirë dhe paqësore të gjithë shqiptarët pa dallim feje si muslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që jemi.