Kreu Blog Faqe 1640

Përlyerja e figurës së Adem Jasharit nga kushdoqoftë shkakton neveri dhe reagim të qytetarëve

0

Arbana Xharra

Paska reaguar Bekim Jashari ndaj postimit tim të fundit, të vetmin argument paska “internacionalizmin e tij” – pa rus e serb. Edhe pse ndoshta e di (nëse jo le ta mësojë) se aleati historik e më “besnik” (sipas politikave të këtyre shteteve) i atyre popujve janë pikërisht këta – rusët dhe serbët. Po le të merremi me gjërat tjera, më të rëndësishme që më bënë të reagojë.

Bekim Jashari duhet ta kuptoj një gjë: Adem Jashari që nga rënia për atë tokë nuk është më vetëm fis i pasardhësve të tij, e aq më pak pronë private e ndonjërit prej tyre që donë të bëj pare dhe karrierë. Ai është figurë kombëtare, instancë prej nga buron liria e gjithë qytetarëve të atij vendi. Përlyerja e figurës së tij nga kushdoqoftë shkakton neveri dhe reagim të qytetarëve. Reagova ngase menjëherë më doli deklarata e Bekim Jasharit parasysh kur tha se: nuk ka pranuar ndihmat e arabëve se i kanë kërkuar të shkruaj në pllakë se Ademi vdiq duke mbrojtur fénë, islamin. Mu duk se kësaj radhe paska pranuar një gjë të tillë. Adem Jashari s’kishte lidhje me agjendat fetare, por shqiptare.

Nuk kam asgjë kundër islamit, e cila është kultura bazë e identitare e arabëve, por imponimi i saj në disfavor të identitetit tim më pengon. Cilat janë kushtet e këtyre sponsorëve? Të emërohen spitalet me emra si Ebu Muhamad ibn Haremi ibn Rrahmanirrahimi? Kush ishte ky ndonjë ëahabist ekstrem? Apo asistent i Kryqit të Kuq? Sa përqind të pareve i japin ata e sa komuna – si turqit me haremin e Prishtinës? Sa marrin dhe për sa vjet? Hapni kontratat, hyrjet dhe daljet, ju që ndërtoni spitale, shtëpi për të varfrit? Nga vijnë paret dhe si lëvizin e ku përfundojë ato saktësisht? Hapni dokumentet…

Pastaj na tregoni pse po ikin dhe nuk ndihmojnë më gjermanët, britanikët (jo ruset dhe serbët se edhe tek ata vaksinoheni fshehtas), holandezët, por vetëm sheikët dhe turqit? Pse? Si turqit dhe arabët, të cilën e kanë shndërruar Drenicën në Kandahar? Këta që po “ndihmojnë” Kosovën, qytetari i tyre vdes nga uria, jeta prej skllavi edhe pse kanë pasurinë e botës.

Ta involvosh Adem Jasharin, figurën e tij në këto aksione të përdhunimit të semantikës nacionale me të cilat vdiq duke shtrënguar ato në gjoks (flamurin si bazë identiteti), ta përlyesh emrin e tij me transaksione si këto, është vrasje e dytë e Ademit dhe gjithë të tjerëve. Korruptimin e tokës dhe identitetin nuk mund ta maskoni as me atë se jeni pasardhës i Skënderbeut e as Adem Jasharit. Dhe kontrolloi mirë transaksionet e këtyre që po ju ndihmojnë në mos udha e tyre kalon nëpër Moskë, Ankara, Beograd para se të vijnë tek ju!

Diaspora shqiptare si subjekt aktiv në politikat ndërshtetërore

0

Ndryshimet politike dhe qeveria e re në Kosovë kanë ngjallur shpresa të mëdha. Ato hapin mundësinë e një nisje gjithëpërfshirëse në këtë shtet të ri me perspektiva të reja sociale, ekonomike, juridike dhe demokratike. Përmes qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit, ky premtim tani mund dhe duhet të mbahen.

Kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik të Republikës së Kosovës 

Në konferencën e organizuar me 18 qershor 2021 nga migrantët socialdemokrat (PS_Migrant*et) & Partia Socialdemokrate e Zvicrës morën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga Zvicra, Kosova dhe vende tjera të Ballkanit perëndimor. Aty u diskutua se çfarë kontributi mund të jap diaspora për zhvillimin demokratik dhe të qëndrueshëm të Kosovës. Rreth 700.000 qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm dhe kanë për të ofruar shumë më tepër se sa remitancat që dërgojnë tek të afërmit te tyre.

Pritshmëritë tona janë:

1. Ne presim nga institucionet e të dyja shteteve tona (Zvicrës dhe Kosovës) që të zhvillojnë politika të diasporës dhe të përpilojnë e zbatojnë plane konkrete për ndërtimin dhe krijimin e mekanizmave dhe strukturave të përbashkëta e të qëndrueshme, të koordinuara në shumë nivele, që duhet të përfshijnë të gjithë aktorët relevantë, veçanërisht personat profesionist (transnacional) dhe rrjetet (shoqatat e grupet tjera të interesit) të diasporës. Në shembullin dhe parimet themelore të integrimit evropian duhet të fuqizohet shkëmbimi dhe të ndërtohet një bashkëpunim koordinues e koherentë. Një politikë e efektshme dhe gjithëpërfshirëse e migracionit dhe zhvillimit duhet të kontribuojë në proceset e afrimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në BE (përfshirë liberalizimin e vizave).

2. Ne presim nga te dyja shtetet që të rinovojnë partneritetin ekzistues të migracionit dhe në këtë kuadër të angazhohen për të përmirësuar situatën sociale, juridike dhe ekonomike të diasporës së Kosovës në Zvicër dhe anasjelltas. Gjegjësisht, Zvicra dhe Kosova duhet të sigurojnë që shtetasit e tyre të mos diskriminohen direkt apo indirekt ose sanksionohen në shtetin partner nëse ata përdorin shërbime shtetërore për të cilat kanë të drejtë. Njerëzit që gjatë tërë jetës së tyre kanë dhënë një kontribut në Zvicër nuk mund të dënohen me përkeqësimin apo edhe tërheqjen e të drejtës së tyre të qëndrimit nëse ata pretendojnë të drejtën e tyre për mbështetje sociale. Të drejtat e qëndrimit të sigurt janë një nga arritjet më të rëndësishme për pjesëmarrje të drejtë, demokratike dhe të barabartë në shoqëri.

3. Ne presim nga qeveria e re e Kosovës që të përgatitë kornizat juridike dhe institucionale për të mundësuar kontributin efektiv të diasporës për zhvillim demokratik e të qëndrueshëm të Kosovës, përkatësisht
– që sa më shpejtë të krijojë parakushtet për jetësimin e një marrëveshje të partneritetit ekonomik, për të cilën në anën zvicerane tashmë është miratuar mandati negociues bazuar në kriteret e qëndrueshmërisë;
– që të caktoi e dërgoi një atashe sociale e ekonomik, i cili është në dispozicion të diasporës si person kontakti dhe pikë qendrore e kontaktit („single entry point“);

4. Ne presim nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës (DEZA/SDC), që ka përpiluar programin e ri të bashkëpunimit zviceran me Kosovën 2022-2025, të cilin është duke e përpunuar me partnerët lokal në vend, një rëndësi të madhe ti kushtojë përfshirjes së diasporës dhe, së bashku me shoqërinë civile, të mbështet platformat dhe sipas nevojës të ndihmon bashkë-ndërtimin e platformave për rrjetëzimin e potencialit të madh në diasporë dhe që përmes përfshirjes ta bëjë atë fitimprurëse për të gjithë.

5. Ne presim nga të gjithë aktorët politik e shoqëror që përmes mbështetjes dhe përfshirjes së diasporës të kontribuojnë për ndërtimin e sindikatave të pavarura dhe të fuqishme. Vetëm me sindikata të forta dhe shoqata të punëdhënësve të afta për të negociuar, partnerët socialë mund të negociojnë dhe zbatojnë zgjidhje të qëndrueshme e të përgjithshme (kontrata kolektive të punës, marrëveshjet kolektive). Këto krijojnë bazamentin për paga të mira dhe të drejta dhe kushte të mira dhe të sigurta të punës si dhe zhvillimin e një sistemi të fortë të aftësimit profesional. Pos tjerash ne presim që qeveria e Kosovës të futë pagën minimale, premtim ky i saj në fushatën zgjedhore.

6. Ne presim nga drejtuesit e partive të PS dhe të Vetëvendosjes që bazuar në parimet socialdemokrate në një proces pjesëmarrës të përpunojnë dhe aprovojnë një marrëveshje, e cila rregullon kushtet për bashkëpunim mes partive tona dhe në krahasim me deri më tani të zgjerojë e fuqizojë dukshëm mundësitë e përfshirjes në bashkëbisedim e vendimmarrje të diasporës në grupet e përbashkëta të punës.

7. Ne presim nga diaspora e Zvicrës, e cila ka përbërje të shumëllojshme dhe përfshin njerëz nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjerë, që përmes lidhjeve të tyre familjare dhe një dialogu të intensifikuar të kontribuon në promovimin e paqes dhe demokracisë, kapërcimin e konflikteve ekzistuese dhe promovimin e barazisë midis burrave dhe grave dhe përfshirjen e të gjithëve në një shoqëri që është bërë më e larmishme.

Regjistrimin e referateve hyrëse në Youtube mund ti ndiqni në videon vijuese:

https://www.youtube.com/watch?v=Z5xoQg31zrM

Takim i mëposhtëm publik i PS Migrant*eve dhe PS Zvicër në formë konference e shoqëruar edhe me grupe punuese paraqet bazën e kësaj rezolute:

Programi

Përshëndetja
Fabian Molina (deputet nacional i PS) & Arber Bullakaj (Këshilli drejtues PS Migrant:et)

Deklaratat hyrëse
– Liza Gashi, Zëvendësministre për politikë të jashtme dhe diasporë, Kosovë
– Sihana Bejtullahu, Bashkë drejtore GERMIN për pjesëmarrjen e diasporës
– Cyrill Rogger, SOLIDAR, përgjegjës i programeve në Evropën juglindore
– Ruth Huber, ambasadore, EDA, Nënkryetare e SDC, shefe për bashkëpunim-lindor

Diskutim në panel
me referues/et dhe publikun nën drejtimin e deputetit nacional Fabian Molina

Grupet e punës
Kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik në Kosovë
– Kontributi i diasporës mbi projektet punuese të SDC dhe OJQ në Kosovë
– Si të krijohet siguria juridike për investimet dhe transferim e përvojave të NVM
– Bashkëpunimi i partive në rrafshin e anëtarësisë dhe në nivelin parlamentar
– Bashkëpunimi i sindikatave për fuqizimin e partneritetit social
– Kontributi për tejkalimin e nacionalizmit dhe për barazi e gjithë-përfshirje

Raundi përfundimtar dhe rezoluta

Mbeshtetur nga prointegra.ch – SOLIDAR – Vetëvendosje Zvicra

Italia ka arritur të jep 53 milion doza të vaksinës Anti – Covid

0
Nga Gëzim Muçolli 
Sipas lajmit të para një ore, në Itali janë duke u vaksinuar për çdo ditë mbi gjysmë milioni njerëz  dhe në mëngjesin e të dielës numri i vaksinave të dhëna ka kaluar mbi 53.000.000.
Sipas fjalëve të ministrit të shëndetësisë të Republikës së Italisë, z. Roberto Speranza , efikasiteti i fushatës së vaksinimit masiv të popullsisë po jep shenja për optimizëm në të ardhmen e afërt.
“Kishim mbi 30 mijë të sëmurë me Covid në spitale kurse tash kemi më pak se 1500 , kurse  nga 3800 vetë në terapi intenzive numri tash është rreth 200, si dëshmi se situata e mëparshme dramatike ka ndryshuar në mënyrë pozitive”.
Nga të dhënat e institutit shtetëror të statistikës Istat , me 1 janar 2021 numri i banorëve rezident  në Itali ishte 59 milion e 258 veta, d.m.th  384 mijë më pak se një vit më parë ( numri më i vogël i lindjeve dhe numri më i madh i vdekjeve: 7 të lindur e 13 të vdekur në 1000 banorë). Mosha mesatare e popullsisë italiane është ngritur në 46 vjet, si indikator i plakjes së popullsisë.
Edhe pse nga shihet se nuk duhet shumë kohë që të përmbyllet me sukses fushata e vaksinimit anti-Covid, ekipet punues të së cilës me sukses po i udhëheq komisari i jashtëzakonshëm gjenerali i ushtrisë Francesco Paolo Figliuolo (i dëshmuar edhe në Republikën e Kosovës gjatë mandatit udhëheqës të trupave Nato), sipas ministrit Speranca nuk ka ardhur ende koha ta konsiderojmë se e kemi fituar këtë sfidë.
Duhet kujdes maksimal edhe për shkak të prezencës së varianteve të reja të virusit që nuk na lejojnë të jemi të qetë. Numrat e raportuar nga Britania e Madhe tregojnë se beteja vazhdon dhe nuk është fituar ende- porositë ministri Speranza.

Fondi humanitar në Treviso, shpresë e siguri për brengat dhe vështirësitë e mërgimtarëve

0
Gëzim Muçolli
                                                                                                                                  Ka vite që në memorien kolektive të mërgatës shqiptare në Itali, emri i qytetit Quinto di Treviso është rrënjosur si simbol i atdhetarisë dhe humanizmit në vepër të veprimtarëve të mirëfilltë të cilët veprojnë te shoqata e njohur kulturore “Shën Nëna Terezë”.
Fillimet e aktiviteteve të këtyre mërgimtarëve ishin të lidhura me themelimin e Shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe e cila brenda një kohe të shkurtër krijoi standard të ri me zgjerimin e pjesëmarrjes së shumicës së fëmijëve në klasat ku mësohej me vullnet gjuha jonë e bukur.
Prindërit e nxënësve të vegjël ishin dhe vazhdojnë të jenë forca dhe përkrahja më madhe në realizimin e projekteve të shumta kulturore të cilat tashmë janë bërë pjesë e programit të veprimtarive shoqërore të udhëheqjes së komunës Quinto di Treviso.
Shoqata shqiptare “Shën Nëna Terezë” në mbledhjen e mbajtur në pjesën e parë të këtij viti pas analizës së veprimtarisë mjaft të suksesshme në periudhën paraprake hyri në një proces të riorganizimit me qëllim të funksionalizimit sa më të mirë dhe të koordinimit  me synim të realizimit të një niveli më të lartë të integrimit të komunitetit shqiptar në suaza të shoqërisë dhe institucione italiane duke i dhënë rast vlerësimit dhe konsolidimit të  identitetit gjuhësor dhe kulturor të mërgatës në provincën Treviso , rajonin Veneto e më gjerë.
Me këtë rast u aprovua edhe statuti definitiv i Shoqatës e cila edhe deri më tash është dëshmuar pozitivisht me pjesëmarrjen e saj aktive dhe ka vepruar si një urë ndërmjet organeve  institucionale italiane dhe komunitetit kosovar në veçanti dhe komunitetit të emigrantëve në përgjithësi, përmes takimeve institucionale, pjesëmarrjes në tryezat bilaterale, konsultime, etj.
Shoqata Kulturore Humanitare “Shën Nëna Terezë” nga Treviso si edhe më parë do të vazhdojë të promovojë dhe favorizojë iniciativa të reja që përmirësojnë përfshirjen dhe integrimin duke i dhënë vlerën identitetit kulturor, përmes promovimit dhe mësimit së gjuhës dhe kulturës italiane dhe shqipe.
Poashtu ajo kërkon dhe propozon mënyra të reja për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që eventualisht mund të rëndojnë mbi komunitetin duke ndihmuar anëtarët e regjistruar në Shoqatë  në mënyrë zyrtare dhe solidale  në raste vështirësie dhe në veçanti për të lehtësuar riatdhesimin në Kosovë në të gjitha rastet e nevojës së domosdoshme. Kohëve të fundit po angazhohen në rast nevoje në bashkëpunim me organe publike dhe private që veprojnë në sektorin social për të ndihmuar të miturit  kosovarë të paprindër  të pranishëm në territorin italian.
Kryesia e shoqatës për anëtarët e regjistruar ofron edhe mundësinë e ndihmës në trajtimin e procedurave administrative, formularëve relativë (leje qëndrimi për punë, bashkim familjar, etj.) duke i shoqëruar në raste të veçanta në të njëjtat zyra ku duhet. Poashtu do të sigurojë për të interesuarit edhe konsulencë ligjore, fiskale, ligjore në bashkëpunim me qendrat kompetente të asistencës, dhe përcjellje gjatë kryerjes së tyre për raste të veçanta.
Një risi e madhe është edhe krijimi i një Fondi Humanitar në kuadër të kësaj shoqate. Nga historiku i veprimit të kësaj shooqate dihen mirë rastet e humanizmit shembullor të anëtarëve të saj të cilët para çdo sfide, fjalën vështirësi e kanë shëndërruar në fjalën solidaritet duke u angazhuar në vetën e parë për t’iu dalur në ndihmë çdo bashkatdhetari tonë në situata të jashtëzakonshme si në raste të sëmundjes, vdekjes së anëtarëve të familjes, tragjedive kombëtare si tërmeti që goditi Shqipërinë sidomos në Rrethin e Durrësit apo edhe ndihma solidare për Fondin e Regjionit Veneto për t’ i përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 të shkaktuar nga Coronavirusi. Ishte shembullore pritja dhe falenderimi që bëri kryetari i Regjionit Veneto z. Luca Zaia për delegacionin e afaristëve të dalluar shqiptar nga provinca Treviso të prirë nga kryetari i Shoqatës z. Bajram Desku.
Shoqata, duke u mbështetur në burimet financiare të saj, ka krijuar  Fondin Humanitar, menaxhimi i të cilit i është besuar  Komisionit të prirë nga kryetari i Këshillit Drejtues të Shoqatës “Shën Nëna Terezë” z. Bajram Desku dhe tre anëtarëve tjerë: Bedri Suka, Hetem Zogaj dhe Albert Bashota.
Një nga qëllimet kryesore të Fondit është ndihma e anëtarëve në kryerjen e të gjitha veprimtarive burokratike-administrative, logjistike dhe të transportit, të nevojshme për riatdhesimin në Kosovë të të afërmve të tjerë që vdesin në Itali. Në këtë rast, parashihet që përveç mbështetjes organizative, Shoqata do të kontribuojë financiarisht duke dhënë një kontribut ekonomik prej 2,000.00 Euro (dy mijë / 00) për secilin të afërm të vdekur.
Sipas statutit ,Kryetari i Këshillit Drejtues, rastet të veçanta ku konstatohen  kushte të vështira të familjes, të cilëve u duhet kontributi financiar, mund të vendosë për ta rritur atë fillestare prej 2000 euro në mënyrë të pavarur me një shumë shtesë prej 3,000.00 Euro (tre mijë / 00). Për qëllime të hyrjes në parametrat e shfrytëzimit në rast nevoje të Fondit humanitar, të afërmit e ngushtë duhet të kuptohen ekskluzivisht si: pasardhës, bashkëshortë, vëllezër, motra, të afërm të të njëjtit gradë, xhaxhallarë dhe nipa.
Shoqata Kulturore Humanitare “Shën Nëna Terezë” ka zgjedhur këshillin drejtues të ri në këtë përbërje: Bajram Desku kryetar;  Hetem Zogaj n.kryetar i parë;  Bedri Suka  n.kryetar i dytë;  Ramadan Rukolli sekretar;  Bekim Spahiu  arkatar.  Anëtarë të tjerë të kryesisë janë: Nazim Morina;  Albert Bashota;  Arton Gjokaj;  Musa Ahmetaj;  Gazmend Bytyçi;  Njazi Pirku;   Muamer Murtezani (organizator i grupit të valleve folklorike). Për menaxhimin e informacioneve të Shoqatës dhe Fondit Humanitar në rrjetet sociale dhe në mediat e shkruara është caktuar Gëzim Muçolli.
Fondi Humanitar i Shoqatës “Shën Nëna Terezë” do të menaxhohet në mënyrë të drejtë dhe çdo shkelje ose keqpërdorim do të pasojë shkarkimin automatik të personit përgjegjës dhe  denoncimi në bazë të përgjegjësisë penale në prokurori të Republikës italiane dhe do të shpallet publikisht emri i tij. Komisioni është i detyruar të jep përgjegjësi dhe llogari për gjendjen financiare të Fondit çdo tre muaj.
Të drejtë regjistrimi në fond kanë të gjithë mërgimtarët tonë jo vetën në Treviso por edhe nga gjithë territori i Italisë.Shuma vjetore për çdo familje është 120 euro dhe paguhet një herë në vit.Shfrytëzues të fondit në rast nevoje do të jenë të gjithë ata që janë regjistruar duke paguar kuotën e regjistrimit vjetor(120 euro). Përveq tjerash Komisioni menaxhues i Fondit Humanitar do të sigurojë kompaninë e transportit të trupit të pajetë në rastet tragjike.
Nga e gjithë kjo del se krijimi i këtij fondi është njı hap i pritur dhe i nevojshëm duke marrë parasysh eksperiencën e familjeve shqiptare në momentet më të vështira kur të rrënuar nga pikëllimi dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara edhe nga kriza ekonomike para dhe gjatë pandemisë, kanë pasur edhe probleme për të riatdhesuar kufomat e më të dashurve.
Këto ditë po vazhdon interesimi i mërgimtarëve tonë për tu bërë pjesë e këtij fondi i cili sigurisht se do t’iu lehtësojë barrën në momente pikëllimi dhe të humbjes së personave të dashur të familjes. Pagesa e anëtarësimit në fondin humanitar mund të bëhet vetëm nëpërmjet pagesës në bankë apo në postë në llogarinë bankare Unicredit me këtto koordinata bankare:  Codice BIC Swift UNCRITM1A1 Filiale Treviso Selvana (04017) Iban : IT 65 Q 02008 12017 000106140819 Per Associazione Culturale “Shën Nëna Tereze” di Treviso.
Për krijimin e fondit është njohtuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e përgjithshme e Kosovës në Milano dhe vetë ambasadorja kosovare , Sh,S, zonja Lendita Haxhitasim ka përshëndetur dhe lavdëruar krijimin e Fondit Humanitar dhe është ndër të parët që ka paguar një kontribut të konsiderueshëm financiar për këtë Fond kaq të nevojshëm dhe të rëndësishëm për nevojat e komunitetit të mërgimtarëve tonë në Itali.
 
 

Poema e mjerimit shpirtëror, është larg më e dhimbshme, se ajo e mjerimit material

0
Nga Lirim Gashi
I lartë është numri i shqiptarëve që pothuajse çdo vikend e kalojnë në bregdetin shqiptar apo malazez.
Apo ndoshta mua me bëjnë sytë, ngaqë çdo i dyti postim i miqve dhe mikeshave të mia ma jep atë përshtypje.
Nuk është për t’u çuditur që më shpesh vikendet i kalojnë në bregdetin shqiptar apo malazez, njerëzit që jetojnë në Kosovë, sesa ata që jetojnë në Perëndim, sepse afërsia me destinacionet përkatëse e bën të vetën.
Mirëpo e pyes veten nga i marrin këta skllevër të konsumit të paparë gjithë ato lekë, në një vend ku çmimet janë ngritur në qiell, ndërkaq pagat janë futur dhe fshehur në bodrum, prej turpit që janë aq të ulëta.
Janë pasuruar nga papunësia, çmimet e larta dhe pagat e ulëta, apo nga politikanët mafioz të cilët në vend se të krijojnë me kapitalin e plaçkitur vende të reja të punës, kanë krijuar zinxhir të pastrimit të lekëve, ku çdo hallkë e luan në mënyrë të përkryer rolin e saj negativ ?
Apo ndoshta kosovarët janë mjeshtrit më të mëdhenjë në botë, për eksploatimin e mërgates së tyre?
Çmimet në Kosovë janë ngritur pas pandemisë në një lartësi të padurueshme për njerëzit e varfër.
Kjo vlenë si për çmimet e artikujve ushqimor, higjienik, barërave dhe mjekimit, një ashtu edhe për ato të materialit ndërtimor, banimit me qera, karburantëve e kështu me radhë.
Në anën tjetër numri i makinave nëpër rrugët e Kosovës është aq i lartë dhe ndotja e ambientit aq e madhe, saqë më mbushet mendja që jetojë në Kinë.
Dhe jo vetëm kaq, por aq shumë e ndotin ajrin, saqë më krijohet përshtypja që mijëra njerëz edhe në tualet shkojnë me makinë.
Dhe kjo është një dëshmi, që fukaratë e deridjeshëm aq shumë janë të uritur për dalldisje, konsum dhe përjetime, saqë kanë harruar shumë shpejtë se kush kanë qenë dhe si janë ndier deri dje.
Dhe që varfëria është vrasësja më e madhe e dinjitetit njerëzor.
Më bie sidomos në sy disponimi i jashtëzakonisht i lartë i fukarave të deridjeshëm, që sot kushtimisht ndjehen dhe sillen si njerëz të pasur.
Që sillen sikur të jetonin në një ishull-parajsë edhe pse në çdo pëllëmbë të tokës së shkelur dhe përgjakur, janë të rrethuar nga ofshamat e skamnorëve.
Prandaj s’kemi pse të çuditemi që Halil Kastratin e adhurojnë kaq shumë njerëz në Kosovë.
Sepse ai është shndërruar në Ent Social, apo në një Robin Hud modern.
Dhe kjo është dëshmi për një vakuum të lartë institucional.
Sepse shumica e shqiptarëve të pasur nuk sillen si pasanikë modern, modest, të vëmendshëm, solidar dhe human, por si pasanikë tru tredhur, lëkurë trashë, arrogant, tahmaqarë dhe të pandjeshëm, po aq sa feudët dhe borgjezët aristokrat të fillim-shekullit të kaluar.
Prandaj çdo skamnori i bie akoma më shumë në sy pandjeshmëria e tyre ekstreme ndaj halleve të tij.
Shqiptarët si duket nuk mjaftohen me lumturinë që ua krijon jeta luksoze, prandaj përmes postimit të fotografive dhe videoklipeve luksoze, dëshirojnë t’i vrasin edhe shpirtërisht njerëzit e varfër.
Dhe jo vetëm kaq, por t’ua cenojnë atyre kushtimisht edhe dinjitetin njerëzor.
Dhe ata këtë e arrijnë në mënyrë të përkryer përmes krekosjes së shëmtuar.
Dhe në këtë mënyrë ata dëshmojnë mungesë aq të lartë të dhimbjes, sensit, shijes, edukatës dhe kulturës, saqë shpesh nuk mund t’u besojë syve të mi që jetojë në Kosovën dikur të njohur për solidaritet dhe bujari.
Shpresoj që Qeveria Kurti nuk do t’i bashkangjitet armatës së madhe të njerëzve të pandjeshëm, lëkurë trashë dhe tru tredhur, që besojnë se janë të pavdekshëm.
Pavarësisht trysnisë se jashtme që të gjendet një kompromis me Serbinë që ka mbetur jo vetëm e pandryshuar nga koha e Millosheviqit, por edhe që është perfeksionuar për të keq në kohën e Vuçiqit.
Socialdemokraci e vërtetë e nderuar Presidente dhe i nderuar Kryeministër, është vetëm pakti solidar ndërmjet shtetit dhe qytetarëve të tij, ndërmjet shtresës së pasur dhe të varfër, ndërmjet sindikatave dhe punëtorëve, ndërmjet shoqatave humanitare dhe njerëzve me probleme akute ekzistenciale, e kështu me radhë.
Unë jam i vetëdijshëm që keni trashëguar probleme të paimagjinueshme në pushtet, por kjo nuk do të thotë që për zgjidhjen e problemeve akute ekzistenciale të njerëzve, keni kohë edhe njëzet vjet.
E sa i përket ndotjes së ambientit, ujit dhe tokës, në Kosovë as që mund të pritet një ndryshim i shpejtë i situatës, sepse politika ekologjike në këtë vend është shkronjë e vdekur në letër.
Sepse ekologjia, respektivisht ndotja e ambientit në planprogramin tuaj qeverisës, është vetëm mashtrim optik.
Dhe jo vetëm në programin tuaj qeverisës, por në planprogramin e të gjitha partive politke në Kosovë.
Në total jam goxha i zhgënjyer me harten mentale të njerëzve në Kosovë, e cila dëshmon premisa skajshmërisht të larta hipokrite, të pandjeshme, pasinqerta, grykëse, qyqare dhe tinëzare.
Serbi me origjinë shqiptare Branisllav Nushiç njerëzit e tillë i ka përshkruar si “pokondirane tikve”, që shqip i bie “kunguj të përpunuar”.
Që mjerimi shpirtëror është fundi i çdo civilizimi, këtë e ka dëshmuar historia.
Sepse mjerimi shpirtëror referencën e tij e kërkon dhe gjenë në mjerimin mendor, edukativ dhe kulturor.
Në Kosovë edukata dhe kultura janë në bodrum, prandaj janë po aq efikase në vrasjen e dinjitetit njerëzor sa plumbat dum-dum.
Në Gjermani dukuritë negative që cenojnë dinjitetin njerëzor, rregullisht i prangos Kryetari i Shtetit, i cili në këtë mënyrë dëshmohet rregullisht, si një institucion i pakontestueshëm moral.
Në Kosovë këtë nuk e ka bërë asnjë Kryetar shteti, sepse të gjithë me radhë janë të ndërtuar nga i njëjti brum primitiv.
Përkundrazi, aq shpesh kanë postuar imazhe, selfi dhe fotografi nga jeta e tyre luksoze, saqë është e pamundur.
Në Gjermani Kryetari i Shtetit jo vetëm që nuk poston fotografi dhe videoklipe nga jeta e tij luksoze, por çdo çast të lirë e shfrytëzon për të krijuar kontakte sa më të ngushta me pasanikët solidar, sindikatat e punëtorëve dhe shoqatat bamirëse.
Dhe natyrisht për t’i inkurajuar dhe përkrahur ato konkretisht në punën e tyre.
Në Kosovë postimi i fotografive të tilla nga politikanët mafioz, është një rutinë e cila nuk i pengon askujt.
Prandaj nuk thuhet kot si e ke popullin, ashtu e ke edhe pushtetin dhe shtetin.
Ne shpesh e krahasojmë veten me hebrenjtë, nga motivi i lartë për vetmashtrim dhe vetgënjim.
Hebreu i pasur të dashur lexues, nuk e lë bashkombasin e tij të varfër në mëshirën e skamjes edhe më çmimin e jetës.
Prandaj sa më shpejtë që e analizojmë dhe njohim sinqerisht vlerën tonë reale si individë dhe shoqëri, aq më shpejtë do ta kuptojmë sesa të pavlefshëm jemi.
Dhe ndoshta për një çast do të shokohemi, por s’ka ilaç me të mirë për reflektim dhe ndryshim pozitiv sesa shokimi, respektivisht sesa turpërimi nga vetvetja.

Ringjallja e shpirtërave të humbur të PDK-së ë

0

Afrim Caka, Gakovë

Betim Gjoshi, thotë: “Sot Kosova (me siguri ka frikë nga origjinali Dardani) drejtohet nga njerëz që nuk kanë vënë asnjë gur në ndërtimin e shtetit!”.

• • •

Unë e parashtrova mbi teorinë psikologjike “Kosovo” të këtij plegjiaturisti “serb” deri diku të detajuar, por ende druhem, se mos shkurtimet e emertimit sllav, gjithmonë janë të domosdoshme për të dhe partinë e tij, mos e kanë damtuar kompleksitetin e partisӫ së tij me kësi lloj emertimesh sllave. Në lidhje me çështjen e mëtejshme, në interest e lexuesit, unë po i lë vetes dhe lëxuesit dorë të lirë, që të realizojnë një përmbledhje komentesh edhe më intensive, duke iu refereruar atyre lëuesve që duan të hyjnë më thellë në deklarimet e tij, deklarime të cilat i ka cituar shpesh “Kosova – Kosovo”! Në historinë e pas luftës nuk ka patur periudhë tjetër të një krimi të organizuar të tillë të bërë kundër shqiptarëve nga vetë shqiptarët, si kjo e këtyre 20 vjetëve. Thashë “Shqiptar!” Jo.

Të marra të gjitha së bashku, ishin simptomat e shumta që tregonin se kishte filluar një epokë e sëmurë. Indinjatë dhe zemërim që një pjesë e PDK-së dhe bijtë e tyre edhe sot pas humbjes së pushtetit vazhdojnë të ngrenë lart figurat e krimit ekonomik dhe të korrupsionit. Më erdhi në mend pyetja që i kam bërë vetes shpesh. Si është e mundur që ky popull “bretkocë” të ketë prodhuar në të njëjtën kohë kësi antipodësh, modele të martirizimit dhe modele të korrupsionit dhe të krimit ekonomikë? Dhe këtij zemërimi makabër lartësohen figurat e pa pastra shqiptare me faj, vetëm pse nuk e donin Dardaninë, lirinë dhe kombin drejtë demokracisë. Pasi e kam parë me kujdes paraqitjen e Gjoshit në media si shumë të sëmurë nervor që vuan nga fobitë dhe nga obsesionet, m’u desh të tentoja për të dhënë një shpjegim lidhur më simptomat e deklarimeve të tij; kjo me pas krijoj mundsinë të arrija në origjinën e ideve patologjikë te një tipi si Betim Gjoshi e Abelard Tahiri. Prandaj, jami sigurt që shpjegimi i tyre meriton të poblikohet dhe më tej të ekzaminohet. Sjelljet e dy të sëmurëve psikikë sollën përveçë “Teorisë së Psikologjisë, së fobivë dhe paranojës” anti-shqiptare.

Një ndër marifetet e preferuara të Gjoshit dhe Tahirit – është ta detyrojnë qeverinë të punojë sipas rregullave të ish pushtetarëve të PDK-së. Simptomë karakteristike e një mënyre të tillë përpjekjet për ta lidhur qeverin Kurti, të ndërtojë rreth tij murin ose t’i caktojë atij se çfarë duhet të shohë, çfarë duhet të flasë, si të veproj dhe mendojë rreth Zajednicës dhe liqenit “Tramp”. Këtu ne shohim qartë se xhelozia – është një formë e shprehur mjaft bukur e synimit drejt pushtetit me dhunë. Ndërkaq, mjafton të hapësh një emision lajmësh për të parë se këta dhjetëra e dhjetëra shqiptarë të PDK-së, që mbledhen në mediat shqiptare për të përhapur dezinformata e mashtrime ndajë qeverisë, këta zëdhënësa e deputetë, bujqë, pensionistë, këngëtar foklori etj., nuk mund t’i bashkoj kurrfarë mode kalimtare. Fatkeqësia e politikanëve të PDK-së qëndron në atë se përsëtepërmi flasin e mashtrojnë, farë pak lëxojnë e dëgjojnë dhe nuk arrijnë fare të mendojnë e ta njohin realitetin politik e social. Albinin, të cilin mediat dhe shtypi shqiptar e ka bërë zakon ta cilësojë “proserb e protruk”, po habit Serbinë e të tjerët dhe vetveten me këtë stuhi anti shqiptare. Albini e qeveria marrin qindra letra mbështetëse nga shqiptarët e njohur, e të panjohur. Midis tyre, dy ndryshojnë, si dy delet apo si dy dhitë e zeza. Flasin në media njëfarë Gjoshi e Tahiri. Tonin e kanë shumë të keq, fyes, mashtrues e poshtërues. Shfaqjet e paturpësisë është e lehtë t’i njohësh: ndonjëherë ato e lënë vulën e tyre edhe në anën e jashtme të njeriut. Pas ca ditësh, në emisionin e lajmeve e kap jo rastësisht emrat e tyre, tek bërtasin në njëren prej mediave të Prishtinës. Të egjër, vulgarë, duke lëshuar klithma histerike, s’janë vetëm dy burra shqiptarë të PDK-së, falë korrupsionit njëzet vjeçar, hiqen ashtu siç janë. Ndërkaq, emrat e tyre që shkojnë kundër rrymës krijojnë, si zakonisht në kësi rastesh, përshtypjen e gabuar për përmasat e cinizmit e përgatitjes, për gjithçka. E mgjithatë, janë dy proserb të vendosur. Kështu, nuk i kanë dënuar kurrë korrupsionin, marraveshjet e Hashimit për Zajednicën, gylenistët, dhomën e dëshmive, Debellden e Çakorrin etj…

Nuk kanë thënë kurrë një gjysmë fjale për kapjen e shtetit. Përkundrazi, nuk lënë rast pa klithur për mbrojtjen e Zajednicës e marraveshjeve tjera anti kombëtare. Në qoftëse se është e drejta e tyre të jenë proserb dhe kundërshqiptar, nuk ka të drejtë mbajë postin e zëdhënësit e PDK-së dhe nuk ka asnjë të drejtë të dalin para mediave të mashtrojnë e gënjejnë. Më e pakta gjë që duhej të bënte ishte dorëheqja e tyre. Mirpo ata e mbajnë me këmbëngulje atë post dhe kjo është më shumë se imoralitet. E mbajnë atë post, e kanë uzurpuar, për të mos t’ia lënë një tjetri, që diçka do të bënte për Dardaninë. Qysh nga ajo kohë e humbjes së pushtetit, sytë e tyre prej kukuvajke më janë dukur si mishërim i pabesisë shqiptare. Urrejtja nuk e tregon veten haptas. Ashtu si urrejtja dhe egërsia në media, ajo zotëron mjeshtrisht artin e maskimit dhe di të shfaqet, për shembull, në pamjen e qëndrimit kritik ndaj të gjithëve rreth e rrotull. Njerëzit e asaj kategorie, për të cilën po flasim, si rregulla, pothuajse nuk merren me punë të dobishme dhe gjithnjë janë të rrethuar me gjëra të çrregullta dhe plehra. Këta prototipa, të cilët, duket, se kënaqen nga pisllëku dhe nga rrëmuja dhe ne nuk e kemi të vështirt’i përfytyrojmë ata pa këtë tipar dallues.

Mjaftë më narcisoid!

0

Skënder MULLIQI

Duket së jemi ende në kohën e ekzibicionistëve dhe narcisoidëve politik.Nuk e di a keni vërejtur lexues të nderuar së më shumë njerëz të krisur po rrethohemi.Na është mbushur jo vetëm rrethi, por edhe Kosova e vogël më njerëz narcisoid, me egoist e njerëz vulgar…Nuk ka më keq në këtë botë së kur jetën e bëjmë sipas regjisë së tjetërit.Si rrethi ku jetojmë, mbarë shoqëria së bashku me medie të shkruara dhe rrjete sociale na është mbushur më narcisoid , me egozima të çdo lloji.Të gjitha këto janë dukuri që na dërgojnë në fatkëqësi.Për disa njerëz nga ish pushteti duket së sa më e keqe gjendja , aq më mirë është për ta. Kjo është logjikë sa qesharke , e tejdukshme,logjikë e njerëzve jo shumë të menqur.Egzibicionistët , narcisoidët, shumë na kan ngushtuar hapësirën , dhe po bëjnë përpjekje të na bindin së ajo çka po bëjnë është e mirë.Kjo çka po na ofrojnë , është ajo çka na kan ofruar për 20 vite.

Dhe, cili është rezultati?Më i dobët nuk ka.Kosovës i duhet një tjetër angazhim politik, një tjetër qasje edhe të mjeteve të informacionit dhe të rrjetëve tw ndryshme sociale.Mjaftë është bërë më antivlera në këtë vend. Kan mbetur si fluskë sapuni fjalët për Lirinë , Drejtësinë…Në çka është e mundur të besohet? Të besohet në programe konkrete politike dhe ekonomike, të bësohet në rezultate… Të gjitha arrihen vetëm më punë, e jo më fjalë …

Turqia, demonstrata dhe protesta në qytete kundër vendimit të qeverisë për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit – Video

0
  • Gratë turke dolën në rrugë për të përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj çarjes së Ankarasë.

02 KORRIK 2021 Turqia është përfundimisht jashtë Konventës së Stambollit. Njëqind ditë pas dekretit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndezi revoltën e grave dhe indinjatën e komunitetit ndërkombëtar, dalja e Ankarasë nga traktati kundër dhunës gjinore hyn në fuqi. Dhe pas javësh mobilizimi përmes mediave sociale dhe me flash mobs në rrugë, gratë turke dolën në rrugë në qytete të ndryshme për të përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj lotës së Ankarasë. Fokusi i protestave ishte edhe një herë Stambolli, me një tubim të organizuar në Tunel, afër sheshit Taksim.

Turqia bëhet vendi i parë që tërhiqet nga Konventa për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e cila u hap për nënshkrim në 2011 në qytetin e saj më përfaqësuese dhe e cila ishte e para që ratifikoi vitin e ardhshëm. Jo vetëm kaq: është hera e parë që një shtet anëtar i Këshillit të Evropës tërhiqet nga një konventë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Një zgjedhje që Amnesty International denoncon si “e turpshme” dhe rindez alarmin për një lëvizje nga qeveria Erdogan. “Turqia ka vendosur orën mbrapa 10 vjet në lidhje me të drejtat e grave dhe ka vendosur një precedent të tmerrshëm”, akuzon sekretari i përgjithshëm i OJQ-së, Agnès Callamard, sipas të cilit “ky vendim i mjerueshëm është bërë një pikë kthese për aktivistët në të gjithë botën, të vendosur me ne për t’i rezistuar sulmeve të mëtejshme ndaj të drejtave të njeriut “.

Pas javësh mobilizimi përmes mediave sociale dhe me flash mobs në rrugë, gratë turke dolën në rrugë në qytete të ndryshme për të përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj lotës së Ankarasë. Fokusi i protestave ishte edhe një herë Stambolli, me një tubim të organizuar në Tunel, afër sheshit Taksim. Midis flamujve vjollcë të lëvizjes feministe, mijëra parakaluan pas një banderolë që shkruante: “Le të mos e braktisim Konventën e Stambollit, nuk ka mbaruar për ne”. Midis atyre rrugëve, vetëm e shtuna e kaluar u përmbush shtypja e njëmbëdhjetë e ashpër policore e Krenarisë, e ndaluar për të shtatën vit radhazi.

Sipas platformës Le të ndalojmë vrasjet, vitin e kaluar të paktën 300 turq u vranë, kryesisht nga burra, shokë ose anëtarë të familjes, ndërsa që nga fillimi i 2021 viktimat janë tashmë 189. Dhe vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, konfirmuar rastet e dhunës në familje ishin 73,000.

Marre nga http://www.rainews.it/dl/rainews/media/Turchia-proteste-contro-la-decisione-del-governo-di-ritirarsi-dalla-Convenzione-di-Istanbul-aea5cca9-2cf1-4bf8-8557-7b52f7aa0bf6.html

Të nderohet Lekë Dukagjini si ligjvënësi i parë, nuk ka një bust

1
Nga: Fatjon Merturi
Lekë Dukagjinit meriton t’i ngrihet nje bust si ligjevenesi i pare i kombit shqiptar. duhet të kishte të paktën një bust për këtë personalitet të historisë shqiptare, të cilin shumë kombe do ta kishin ëndërruar.
“LEK DUKAGJININ…Askush nuk e përmend për mirë dhe ende nuk ka një bust të vetin në territoret shqiptare. Një personalitet i gjenezës shqiptare që shumë kombe do ta ëndërronin ta kishin pjesë të historisë kombëtare. Lek Dukagjini qëndron thjeshtësisht si LIGJVËNËSI I PARË i kombit shqiptar me KANUNIN E LEK DUKAGJINIT. Ky KOD mbetet jashtë çdo kriticizmi si vepra madhore e një kombi për t’u vetëqeverisur sipas rregullave të shkruara dhe të lidhura fort me moralin dhe traditën kombëtare.
komentimi negativ që i bëhet Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk ka lidhje me cilësinë e tij, sesa me moszbatimin e ligjit në Shqipëri.l përmendur për keq për zakonin e gjakmarrjes, i cili vazhdon edhe sot, kjo figurë historike nuk sfidon ligjin në Shqipëri sesa mungesën e të studiuarit të Kanunit të tij… Nuk është faji i LEK DUKAGJINIT, fakti që ligji sot në Shqipëri nuk është në nivelin e moralit të bashkëjetesës të shqiptarëve, siç Ai bëri qindra vjet më parë.

Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!

0

Florim Zeqa 

Nga momenti i caktimit të datës së zgjedhjeve lokale për 17 tetor të këtij viti, për të mos thënë çdo ditë, nuk kalon javë që nuk më vjen nga një kërkesë për t’iu bërë shkrime publicitare kandidatëve të caktuar për kryetar degësh nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe jo vetëm!

Përgjigje e përbashkët publike

Përmes shkrimit të mëposhtëm po ua kthejë një përgjigje përbashkët dhe publike të gjithë atyre që më shkruan dhe atyre që mund të shkruajnë gjatë ditëve në vijim.

Me kënaqësi do t’i mbështetja disa nga emrat, sikur ata të ishin kandidat të pavarur për kryetar komune, por unë kam vendosur të qëndroj neutral dhe i paanshëm në parafushatën për zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe atë për shumë arsye…!

E para) nuk dua t’i bëjë më shërbime kësaj LDK-je që asnjëherë nuk mendoi për neve veprimtarëve të orëve të para. Edhe pse, për 11 vjet rresht i bëra me qindra e qindra shkrime në mbështetje të LDK-së si subjekt politik dhe kandidatëve të saj gjatë fushatave zgjedhore, e cila asnjëherë dhe në një rast të vetëm nuk mendoj për mua, në mos për asgjë tjetër, të paktën për një falendrim publik!!!

Për dallim nga partitë e tjera që i shpërblyen kundërshtarët e rugovizmit me punësime nëpër institucione dhe poste të larta shtetëror, LDK-ja i harroj dhe injoroj mbrojtësit e vërtetë të filozofisë politike rugoviane. Në vend të tyre u avancuan parashutistët, vartësit dhe servilët e liderit partiak, madje edhe ata që nuk ishin asnjëherë pjesë e LDK-së Rugoviane.

E dyta) nuk dua t’i bëjë shërbime kësaj LDK-je që akoma e mbanë portretin e shkatërruesit të saj, i cili ende vazhdon ta kontrolloj çdo gjë nga prapaskena dhe t’i dirigjojë me “telekomandë” servilët e vet në këtë subjekt politik.

E treta) nuk dua t’i bëjë më shërbime kësaj LDK-je që udhëhiqet nga fallangat Sorosiane dhe Surroiane, të cilët (edhe nga subjektet tjera) po e bëjnë lojën e djallit në partinë e ish presidentit historik Ibrahim Rugova!

Do të qëndrojë i palëkundur në pozicionin apartiak, por do të mbetem përjetësisht besnik i folozofisë politike rugoviane, që i bie se, nuk do ta mbështes dhe as që do të bëhem pjesë e ndonjërës prej subjekteve aktuale politike.

Alternativa e re, mision jetësorë

Me vendosmëri dhe guxim do ta vazhdojë tutje misionion tim jetësorë për krijimin e një alternative të re politike, e cila do t’ua kthejë shpresën dhe besimin e qytetarëve për jetë dinjitoze në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Me ndryshimin që do ta sjellë alternativa e re politike, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Me alternativen e re politike nuk do të ketë më diskriminim të qytetarëve në baza partiake dhe familjare, regjionale apo fetare.

Alternativa e re politike do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të ndershëm të vendit tonë, do të jetë derë e hapur për të gjitha vlerat njerëzore dhe kombëtare, intelektuale dhe profesionale që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.

Në alternativen e re politike nuk do të ketë vend për pseudo-vlera, për pseudo-patriot, për  pseudo-intelektual, nuk do të ketë vend për matrapaz dhe as kusarë politik, për shkak se do të jenë llogaridhënja dhe transparenca e çdo veprimi dhe lëvizje financiare, barazia qytetare dhe liria e shprehjes ato që dot’ua pamundësojnë veprimtarinë njerëzve me prirje negative; nepotike (punësime familjare dhe partiake), korruptive, krimi të organizuar dhe çdo forme tjetër negative dhe diskriminuese në shoqërinë kosovare.

I mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në alternativen e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur në interesa apo privilegje personale!

Të bëhemi edhe një herë bashkë sikurse në fillim-vitet e ’90-ta për ta dërguar në muzeun historik këtë klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për t’ia kthyer përfundimisht shpresën dhe dinjitetin qytetarit të vendit tonë, për ta ndarë së bashku të mirën dhe të keqën me njëri-tjetrin në shtëpinë tonë të përbashkët në Dardani.

Zoti i do ata që e duan njëri-tjetrin!

Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!