Kreu Blog Faqe 1641

Rëndësia e vërtetë e Katër Korrikut për Amerikën dhe botën

0

Nga Frank Shkreli

Çdo vit me 4 Korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) festojnë Ditën e Pavarësisë.  Sivjet, 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA nga Britania e Madhe, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë e tyre nga qeverisja britanike.  Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA është njëri ndër dokumentet – ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë – që përcaktoi jo vetëm fatin dhe kornizën për mbijetimin dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Gjatë gjithë historisë, popujt kanë besuar se të drejtat e tyre vinin nga qeveria, nga mbreti ose pushteti cilido qoftë ai dhe si të tilla, ato mund të shkeleshin e të mohoheshin sipas deshirës e qejfit të qeverisë, regjimit, despotit ose mbretit, pasi sipas tyre, ato ishin privilegje që akordoheshin e hiqeshin sipas dëshirës së pushtetit në fuqi.  Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë këtë besim ose nocion, njëherë e mirë, duke shpallur se të drejtat, personit dhe popullit nuk i jepen nga qeveria, por nga vet Krijuesi.  Në frazën ndoshta më të famëshme tani të nxjerrë nga teksti i Shpalljes së Pavarësisë Amerikane thuhet se, ”Ne i konsiderojmë këto të vërteta si krejtësisht të qarta, se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se Perëndia u ka falë atyre disa të Drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, liria dhe mundësia për të ndjekur suksesin dhe lumturinë.”
Mesazhi kryesor i kësaj dite — si për Amerikanët ashtu edhe për popujt anë e mbanë botës –është se këto mund të jenë fjalët më të rëndësishme në historinë e njerëzimit – se Perëndia dhe natyra dhe jo qeveria, mbreti ose parlamenti – jo vetëm amerikanëve por të gjithë njerëzëve kudo, ua ka falur këto të drejta themelore dhe të pamohueshme për të gjithë njerëzit kudo në botë.  Dhe se qeveritë krijohen nga populli për të vetmin qëllim e që është për t’u shërbyer njerëzve duke mbrojtur të drejtat e tyre natyrore dhe duke I zbatuar ato në mbështetje të qytetarëve.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 245 vjetë më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni të këtij kontinenti praktikohej skllavëria, ndërsa gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë. Ndërkohë, fatkeqësisht, indiano-amerikanët vendas u detyruan nga kolonët e ri të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë këtij vendi.

Por ç’prej nënshkrimit të këtij akti dramatik para pothuaj dy shekuj e gjysëm më parë, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, kanë triumfuar me shumë fitore gjatë dekadave të kaluara, por prapseparapë ekziston vetdija se mbetet shumë për t’u bërë dhe se ruajtja e këtyre të drejtave që na i ka falë Përëndia dhe natyra, kërkon vigjilencë të vazhdueshme për t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverisë e cila ka për detyrë t’i mbrojë dhe jo të shkatërrojë liritë dhe të drejtat e popullit.
Liria, që sot konsiderohet në pjesën më të madhe të botës si e drejtë e e njeriut, për herë të parë u vendos në skenën botërore si një e drejtë e pamohueshme më 4 Korrik 1776, me shpalljen e Pavarësisë së Shteve të Bashkuara.  Ideja se njerëzit duhet të gëzojnë këto të drejta të pamohueshme, të akorduara nga Përendia dhe jo nga ndonjë pushtet i kësaj bote, ose mbret a diktator i vet shpallur, ishte objekt talljeje nga bota e atëhershme e ”qytetëruar”, madje edhe sot Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të urrehen gjithnjë në shumë pjesë të botës, nga diktatorë e regjime shtypëse por edhe nga individë, të cilët mendojnë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë privilegje që ata i rregullojnë sipas dëshirës dhe vullnetit të vet.  Ata i urrejnë gjithnjë Shtetet e Bashkuara se kanë mbrojtur dhe mbrojnë parimin e atëhershëm radikal të dalur nga Shpallja e Pavarësisë së Amerikës, më 4 Korrik 1776, për faktin se është e drejta e çdo populli kudo e në çdo vend të ndryshojë regjimin ose qeverinë dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër që do të mbrojë këto të drejta e liri të pamohueshme, jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë popujt anë e mbanë botës. Ky është një mesazh edhe për Shqiupolrisë due prël Kosovën due për të gjithë shqipotarët kudo — në këtë 30-vjetor të rivendosjes së marrëshpënieve shqiptaro-amerikane. Ky pra është edhe mesazhi i kësaj dite amerikane edhe për popujt kudo të cilët vlerësojnë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë për veten dhe për të tjerët! Për të siguruar se këto të drejta do të ishin gur-themeli i shtetit të ri, kolonitë amerikane miratuan Kushtetutën e re më 1789 me dhjetë amandamente të cilat garantojnë liritë bazë të njeriut, përfshirë lirinë e fesë, lirinë e fjalës dhe të shtypit, si edhe shtesa të tjera në mbrojtje të qytetarit nga abuzimet e mundshëme nga shteti dhe qeveritë autoritare. Patrik Henri, njëri prej udhëheqësve të Pavarësisë Amerikane, ka thënë se “Kushtetuta nuk është një instrument i qeverisë për të kufizuar të drejtat e popullit por është një instrument i popullit për të kufizuar veprimtarinë e qeverisë, për ndryshe, ajo do të dominonte jetën dhe të drejtat tona”.

Është me vend që këto vlera e të drejta të pamohueshme të njeriut të festohen sot në në këtë përvjetor të Pavarësisë së Amerikës, por është gjithashtu e arsyeshme që këjo ngjarje historike të kujtohet edhe nga popujt anë e mbanë botës, pasi këto parime të mishëruara në Shpalljen e Pavarësisë Amerikane, pasqyrohen gjithashtu në kushtetuta të shumë vendeve dhe çka është më e rendësishme janë të përfshira në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.   Le të jetë pra edhe ky 4 Korrik një festim i garancisë së të drejtave të njeriut, jo vetëm për çdo shtetas amerikan kudo, por të kujtohet gjithashtu edhe nga mbarë bota që beson në këto vlera të lirsë, demokracisë dhe pavarësisë, e cila nga këjo ditë e shënuar patriotike amerikane mund të mësojë se sipas Mark Twain, ”Patriotizëm do të thotë të duash atdheun tëndë gjithmonë, por të mbështetësh qeverinë vetëm kur ajo e meriton të mbështetet”.

As në këtë prëvjetor të Pavraësisë së saj, Amerika nuk është një shtet as qeverei e përsosur! Si e tillë, megjithë të metat dhe mos-kënaqësitë që shprehen nga koha në koha – edhe sot 245 vjetë pas Shpalljes së Pavarësisë së sajë, Amerika mbetet gjithnjë simboli i lirisë, demokracisë dhe i pavarësisë për popujt anë e mbanë botës. Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara shënohet si një festim i vlerave të përbashkëta njerëzore, të bazuara në lirinë dhe të drejtat e pamohueshme për të gjithë, të pasqyruara në Shpalljen e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës due në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut.

Shpirti ekziston !

0

Skënder MULLIQI

Ese

Kohën e fundit më të vërtetë gjithnjë po më vjen vështirë të shkruaj.Ne fakt gadi qdo ditë edhe po shkruaj, diqka, por së sa është më vlerë ajo mbetet ta thonë të tjerët.Por , sigurishtë që pas çdo shkrimi megjithate ndihem pak më mirë.Lirohem nga një pjesë ndoshta e energjisë dhe lirohem nga vetvetja ime.Mendoj, së ndoshta jam duke dhënë një kontribut sado të vogël për njerëzit dhe shtetin e këtij nënqielli.Edhe këtë le ta vlerësojnë lexuesit e nderuar.Edhe në dashuri njerëzit e humbin besimin , e humbin besimin duke kërkuar më të mirën, më të vlefshmen dhe duke kërkuar atë që jetën e bënë më të lumtur.Nuk duhet të harrojmë megjithate së dashuri gjithmonë ka pasur dhe do të këtë sa të jetë kjo botë .

Në rrugën tonë jetësore hasim në të mirën dhe të keqen , kemi gjithfarë përjetimesh…Jeta është fragmenatare si copat të cilat dëshirojmë ti bashkojmë e nuk mundemi të bëjmë këtë gjë kurrë .Gjithmonë ëndërrojmë dhe dëshirojmë të jemi së bashku më ata që I dojmë , më ata të cilët I kemi mendimet e përbashkëta jetësore.Jo gjithmonë , nuk na duket rrethi ku jetojmë i bukur …

Kam mësuar dhe mësojë për gjendjën shpirtërore të njeriut, për dallimet , për emocionet, dhe dhëmbjët e tyre .Gjithë jetën më mundësite dhe dijën i jam kundërvu padrejtësive , të cilës formë të paraqitur.Jam munduar dhe mundohem mos më qenë kalkulant, dhe as që kam menduar për pasojet kur bëhët fjalë për padrejtësitë që ju bën qytetarëve pas luftës .Babai im i ndjerë më ka mësuar , që mos t ë pranojë pa vetëdije asgjë , mos të bie pre e autoriteteve , duke ju marrë patin më servilizëm.Sigurisht së shumë qka është gjenetike , dhe gjenetike eshtë edhe inati , për të jetuar vertikalisht , pa u nënshtruar.Kjo është edhe moto e jetës time.Sigurisht së kjo në këtë botë të mbushur plotë sherre është si shpatë më dy teha.Të tillët si unë edhe nuk kalojnë mirë , së kjo botë është mbushur më shumë më pandershmeri së sa që po jetohet ndershmerisht.Para së më qenë zotëri duhet më qenë njeri.

Shpesh njeriu duke dashur të plason ide të reja dhe dobiprurëse , nuk arrinë ti bashkon të gjithë ato fragmente të shkëputura.Mbulimi I gjithë asaj që është reale më të pa vërtetat , nuk më shkon për dore.Bota nuk është reale si e paramendojmë ne ,megjithate e kemi për detyrë që ta bëjmë një botë më të lumtur , një botë të cilën edhe e kemi të ngulitur diku thellë në mendjën tonë.Edhe unë , por edhe shumica nuk janë shumë të lumtur, nuk ju bëhet fytyra e qeshur si fëmijeve të pa djallezuar.E sigurisht së kemi dëshira që shpesh të bëhëmi të lumtur si fëmija…Jeta është si brisk i mprehtë mbi të cilin jetojë , por jo edhe tme ndalë në synimet e mia…

A është shalqiri i sigurt për personat me diabet?

0

Endokrinologe
tel. 04966772

  • Shalqiri është një frut freskues dhe i shijshëm veror i cili ka një përbërje me plot nutricientë të shëndetshëm

Ndonëse shalqiri konsiderohet i sigurt për diabetikët, janë disa faktorë të cilët duhet pasur parasysh për ta caktuar sasinë dhe shpeshtësinë e konsumimit të tij.

Është e vërtetë se diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimin në mënyrë që ta mbajnë stabil nivelin e sheqerit në gjak. Dieta me fruta e perime e ndihmon mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Indeksi glikemik (IG) është një indikator se sa një ushqim i caktuar ndikon në nivelin e sheqerit. IG e tregon se sa shpejt sheqeri nga ushqimi kalon në gjak. IG mund të jetë nga 1 deri në 100 (sa më i madh është numri, aq më e shpejtë është rritja e sheqerit në gjak).

Shalqiri e ka IG rreth 76 dhe cilido ushqim që e ka mbi 70 konsiderohet me IG të lartë. Rrjedhimisht, diabetikët duhet ta konsumojnë me masë shalqirin.

Ju mund ta hani shalqirin me ushqime tjera që kanë yndyra të shëndetshme, fibra dhe proteina (siç janë arrat dhe farat). Ky kombinim i nutricientëve ju bën që të ndiheni të ngopur dhe e ul ndikimin e shalqirit në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Shalqiri ka shumë vitamina dhe minerale si: vitamina C, vitamina B6 dhe B1, vitamina A, kalium, magnez, hekur, fibra, kalcium.

Vitamina A i mbron sytë dhe ruan funksionin e zemrës, veshkave dhe mushkërive.

Vitamina C është antioksidant i fuqishëm që ndihmon sistemin imunitar (parandalimi i infeksioneve është i rëndësishëm. Tek të gjithë njerëzit, por sidomos për diabetikët).

Fibrat ndihmojnë funksionin e traktit tretës dhe ia lehtësojnë organizmit që t’i eliminojë toksinat. Poashtu, ushqimet me shumë fibra mundësojnë që ta ndieni veten të ngopur gjë që është e mirëseardhur për diabetikët, sepse iu lehtëson mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Uji përbën mbi 90% të shalqirit që e bën frutë me efekt jashtëzakonisht të mirë hidratuese. Përveç këtij efekti pozitiv, ka magnez dhe kalium që ndikojnë pozitivisht në qarkullimin e gjakut dhe në funksionin e veshkave.

Shalqiri poashtu ka citrulinë e cila përmirëson shtypjen e gjakut dhe shëndetin metabolik.

Diabetikët duhet të hanë shëndetshëm dhe shumë fruta e perime.

Pasi që sheqeri i frutave është natyral, diabetikët jodomosdoshmërisht duhet ta monitorojnë sasinë e frutave që hanë ashtu siç duhet të monitorojnë sasinë e ushqimeve që kanë sheqer të shtuar.

Sido që të jetë, diabetikët duhet ta kenë parasysh përmbajtjen e sheqerit dhe të karbohidrateve që kanë frutat dhe nuk duhet ta teprojnë me konsumin e tyre (që të shmangin rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak).

Duhet të zgjidhen frutat me pak sheqer dhe me shumë fibra. Poashtu, duhet të shmangen pijet me sheqer.

Frutat që kanë pak ndikim në nivelin e sheqerit janë portokalli, manaferrat, mollët dhe pjeshkat.

Si përfundim, mund të themi se diabetikët mund të hanë në sasi të vogla shalqirin dhe rekomandohet që ta hanë me fruta tjera që kanë yndyra të shëndetshme, fibra dhe proteina.

Bisedoni me mjekun dhe përpiloni një listë dhe një plan të ushqimeve të cilat mund të konsumohen.

/Telegrafi/

Cilët janë boshnjakët e Malit të Zi?

0

Fahri Xharra

Nga:Fahri Xharra, Gjakovë

  • Kemi gjithe jeten qe na detyrojne te mos flasim gjuhen tone, por ne prape nuk e kemi harruar . E kemi kaluar njeri pas tjetrit me breza deri sot tek çikat 5 vjeçare te shtepise”-Sali Bajri 81 vjeç nga Uglla ( SANXHAK, Pazar i Ri)/

Një vendim i Kongresit të Berlinit (1878) që e pranonte Malin e Zi si shtet si lufta ballkanike e vitit 1912 , ia dhanë mundësinë që ky shtet i pa qenë kurrë në rris territoret e vete mu në tokat e shqiptarëve .Ajo kohë shenohet dhe mbahet në mend edhe për dhunën , vrasjet mbi popullatën e pa armatosur. Si pasojë e dhunës së pa parë ishte edhe ikja dhe zhvendosja e populates vendase shqiptare dhe ri popullimi me popullsi sllave .
Me anën e këtij shkrimi deshta t`i kundërvihem “vajit boshnjak” për tokat dhe “popullsinë boshnjake” që sot janë të okupuara nga malazezet . ( BOŠNJACI U CRNOJ GORI Autori:Osman Destanović & Adnan Koljindar ) e që nuk është gjë tjetër vetëm se një shtrembërim i historisë dhe të vërtetës së saj por edhe edhe përvetësim i asaj pak popullate shqiptare me konfesion musliman që ende jetojnë në tokat e tyre në Mal të Zi .
Ata shkruajne se “boshnjakët” jetojnë në pjesën verilindore te Malit të Zi në Plevle, Bijelo Pole, Rozhajë, Palve ,pra ne tokat që njohen si Sanxhaku Jugordhe që janë popullsi shumicë ; por një numër i tyre , “boshnjakëve” pra jetojnë n| Tivar dhe Podgpricë , që në kohën e perandorisë Osmane ( deri më 1912 fxh) e bënin shumicën , por më vonë me dune u larguan dhe ikën. Rasti më i rëndë ishte Nikshiqi , në të cilë “boshnjakët” ishin shumicë ,por të cilët ikëm pas 1912-tës (Bošnjaci sada većinom žive u sjeveroističnom dijelu Crne gore. U Pljevljima, Bijelom Polju, Rozaju, Plavu, u regionu historiski poznatom kao Juzni Sandzak čine većinu stanovništva. Značajan broj ih živi u Baru i Podgoricu, gdje su tokom trajanja Osmanske carevine u čaršijama činili većinu, ali su po osvajanju tih gradica od strane Crnogorske vojske većina protjerani ili izbjegli. To nije slučaj sa Nikšićem gdje su činili većinu ali su po osvajanju od strane Crne gore kompletno protjerani i izbjegli. )
Një manipulim i madh nga këta autorë dhe shumë të tjerë bëhët kur këta këmbëngulin në njësimin e populates sllavo-muslimane boshnjake me atë shqiptare-muslimane,
(Danas sama riječ Bošnjak označava pripadnika bošnjačkog naroda, koji govori bosanski jezik, slijedi bošnjačku/ bosansku kulturu, te vodi porijeklo od stanovnika srednjovjekovne Bosne koji su se nazivali Bošnjanima. )
.”Elajeti i Bosnës ndahej në sanxhaqe , dhe një prej tyre ishta edhe ai i Novipazarit. Në perriudhën 1455 deri më 1465 , sanzhaku i Novipazarit bënte pjesë në Vilajetin boshnjak të perandorisë Osmane. Figura më njohur e kësaj ane ishte Gazi Isa -beg Isakoviqi ishte themelusi i Novi Pazarit “ thonë autorët e shkrimit , por jo kjo është vetëm një zhvendosja datash dhe manipulim me njerëzit. Novi Pazari është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore,qytet i shumë shtresave ,ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së posaqme. Është e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj Shqipëtarët ,të cilët u valavuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave dhe turke . “ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas. Për të treguar se këndej pari flitej shqip dhe besohej shqip ,po i shënoj të ilustruara me fotografi .përshkrimet e disa kishave dhe manastireve “serbe” ( përshkrimet për këto janë të perkthyera nga shenimet serbe) ,të rrethinës së Novi Pazarit ) (http://www.zemrashqiptare.net/news/id_26412/Fahri-Xharra:-Sanxhaku-shqiptar

? )

Autoret , iu sqarojnë lexuesve se Novi Pazari s`ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë së Madhe” ( shikoje hartën)

“Në të gjitha luftërat “ Boshnjakët” e Malit të Zi dhe të Sanxhakut paraqiteshin si subjetivitet i posaçëm kombëtar duke e dhënë një kontribut të madh në luftën antifashiste në “ tokat “ e Malit të Zi,” Në fund të luftës së Dytë , “Boshjakët ‘ ( thonjëzat fxh) ata e mendonin se nuk do të iu përsërtet e kaluara pas kongresit të Berlinit “ ( nga studimi Boshnjakët në Malin e Zi ) . Por e jona është të pyesim se me çfarë të drejta historike këta dhe të tjerët mundohen të krijojnë një populate artifiacale nga shqiptarët vendas?
Fjala e nxjerrë fjalën dhe kësi lloj shkrimesh janë me të madhe duke u shkruar e ne në këtë rrëmujë kombëtare para të ardhmes sonë që po duket se po na troket në derë më në fund : “Te mendojme pak” Diçka që mendjet e shëndosha s’e kapin dot.Një mrekulli e llojit të vet, duan t’u tregojnë armenëve: ja ne jemi me gjak dhe mentalitet të turkut, myslimanë të përbetuar,qëllim ky për një provokim etjet banal, por edhe i rrezikshëm, një marifet i ngjashëm me atë të Beogradit, nga shqiptarët “dolën të lagtë”. Shini ku të çon naiviteti dhe primitivizmi i këtij shekulli, një kuku për shqiptarët edhe për përqasje shumë të gabuar, si një çifte me tyta në ballë të shqiptarëve.Në kohë, shumë të hershme, edhe pas shpalljes së Pavarësisë, thirrej mileti:”Kush është turk me falë Bajramin”, edhe sot e njëjta gjë, në “kostum” më ndryshe. Shkuarja e lojtarëve në xhami,apo kishë, vërtet është çështje private, përderisa ata nuk shkojnë në kostume sportive,përkatësisht, të kombëtares,të cilitdo sport. Rasti kombëtares së futbollit, që takohet me kombëtaren e Armenisë, në lindje të Turqisë, ku nga kjo e fundit nuk pranohet gjenocidi i kryer ndaj popullsisë armene,në fillimet e shek. të kaluar, lë për tu hamendur se nuk është fjala për një kujdesi, por diçka të qëllimshme, që doemos kërkon një qasje mjaft serioze,për të nxjerr në pah “bishtin e dardhës”. Kemi vërejtur me shumë kujdes,se çka mund të fshihet nën “plaf”.Duhet mos të harrojmë e as të mohojmë porositë e klerikëve në krye të BIK, që herë pas herë,u bëjnë sportistëve, për të bërë “duva” para se të hynë në fushën, apo sallën ku zhvillohen ndeshjet.Ky është një celebrim i panevojshëm, sidomos për shqiptarët, aq më parë, kur ende nuk jemi në “në sy për të mirë” në rrethinë dhe më gjerë.Kemi punë më të vlefshme dhe të rëndësishme, për të mposhtur bindjet negative ndaj nesh, e jo pak popujve ( nga Dedë Mirdita )”
Pra pa fije fytyre mohohet pëkatësia kombëtare e shqiptarëve muslimanë të Malit të Zi dhe Sanxhakut?
Kadare kishte për të thënë “ Kurthi serb, turqizimi ynë dhe armiqësimi me Evropën

2 Korrik 1990 , rrëfime të Ibrahim Kelmendit

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
2 KORIK 1990
* Parlamentarët e KSA të Kosovës, më në fund, më 2 korrik 1990, miratuan Deklaratën e pavarësisë!
Këta parlamentarë ishin dora e fundit e titistëve më fundamentalistë, që kishin vazhduar t’i mbesin besnik Lidhjes Komuniste të Kosovës, edhe pse kolegët e tyre paraprak votuan abrogimin e Kushtetutës së KSA të Kosovës, e miratuar në vitin 1974. Megjithat, shovenizmi serbomadh, në krye me Millosheviqin, ishte bërë aq agresiv, sa edhe këta titistë morën guximin t’i kundërviheshin me kërë Deklaratë.
Në vitin 1991 “rastisi” t’i kemi në vizitë (ne të LPK-së, meqë udhëheqësit e LDK-së në emigracion nuk u kishin ofruar pritje e shërbim) delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Prof. Dr. Skender Skenderi, Muharrem Shabani dhe Bujar Gjurxhala. Kishim ndërmjetësuar që Kryetarja e Budestagut gjerman, Prof. Dr. Rita Süssmuth t’u shtron drekë diplomatike në ambiente të Bundestagut (atëherë me seli në Bonn). Pastaj ua kemi mundësuar një mori takimesh me udhëheqës partiak dhe me institucione në Gjermani dhe në shumë shtete tjera.
Në një ndejë paksa më intime në shtëpi të Familjes se Imer Dukës, në Bonn (ky ishin strehuar, meqë nuk kishim të holla për hotel), Bujar Gjurxhalla, i cili pa me vështirësi e shqiptonte shqipen, meqe si prizrenali gjuhë komunikimi në familje flisnin turqishten, pat rrëfyer se Deklaratën, variantin e fundit e kishte daktilografuyr Vajza e Profesorit Skenderi. I mllefosur foli se kundër Deklaratës kishte qenë Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së…
Mrekulluese, për të mbajt mend ato rrëfime, ishte rrëfimi i Gjurgjalës: “Vajza me ka kërcënuar, po votove kundër vullnetit të popullit shqiptar, kur të kthehesh nga votimi, do më gjesh të varur. Ai kërcënim ka ndikuar shumë, që të ndërgjegjësohem dhe trimërohem.”
Për histori janë me rëndësi edhe detajet, të rrëfyera sinqerisht!
***
Ilustrim: faksimilet e Deklaratës, të publikuar në FLETORE ZYRTARE e Kuvendit të KSA të Kosovës (shqip dhe serbisht), Bujar Gjurgjala duke drejtuar seancës e Kuvendit para Kuvendit, meqë policia serbi i kishte ndaluar me hy në sallën plenare të Kuvendit, Muharrem Shabani duke lexuar Deklaratën.

Kush i nxit të Diplomuarit dhe Profesionistët e Rinj të emigrojnë?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Shifrat dhe statisikuat për largimet e të rinjve të diplomuar dhe të profesionistëve të të gjitha profesioneve jashtë shtetit për një jetë më të mirë janë të larta.
Largimet e tyre kanë reflektojnë sigurisht pasiguritë që hasin në vëndin tonë për të gjetur punë, për pagesë më të madhe, përnjë jetë më të mirë, për një siguri shëndetësore më të mirë, por edhe për disa një kuriozitet për të parë të panjohurën, për të krahasuar atë që kanë parë në tv, filma me realitetin e Perëndimit.
Po të shohësh statistikat mund të vëresh se Shqipëria në Censusin e vitit 2011 kishte 3.023 milion banorë.
Në Censusin e vitit 2001 popullsia ra nga 3.3 milion që ishte në vitin 1990 në 3,023,000 banorë.
2011 – 2.83 milion banorë
2017 – 2.87 milion banorë
2018 2,866,376 milion banorë
2019 2,854,191 milion banorë
2020 2,837,848 milion banorë
Nga 1991, 350,000 shqiptarë kanë emigruar në itali, 440,000 shqiptarë janë vendosur në Greqi, 50.000 në Angli, 60.000 ne SHBA dhe Kanada etj, ne Belgjike dhe Gjermani, Turqi, France, etj.
(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Demographics_of_Albania).
Gjatë gjithë kohës ka patur lëvizje migruese të popullatës nga Shqipëria vajtje dhe ardhje. Asnjeherë gazetat dhe Mediat tv krejtësisht të politizuara nuk kanë thënë të vërtetën e bazuar në statistika, por për të shkaktuar indinjatë dhe konfuzion kanë informuar të dhëna jo të sakta.
Problemet e migracionit dihen nga e gjithë popullata se përse largohen njerëzit dhe kjo nuk përbën sekret.
Problemet qëndrojnë se si shteti qeveritë që janë aktuale dhe ato që do të vijnë të kenë mundësinë të pakësojnë largimin sidomos të të rinjve dhe profesionistëve me qëllim që Shqipëria të ketë një stabilitet demografik por dihet që pa të rinjtë nuk ka të ardhme vëndi.
Dihet gjithashtu se nga largimi i grup-moshës së re më aktive të popullatës dëmton rëndë vëndin dhe për këtë arësye shteti dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e mjaftueshmë për të penguar këtë fenomen negativ i cili nuk ka kapur vetëm Shqipërinë por të gjitha vëndet e vogla ballkanike që janë jashtë BE.
Profesionet që kërkohen më shumë në perëndim janë profesionet e infermjerisë, zanatçinjtë, profesione inxhinjerike, kryesisht iT, punë të rëndomta që kryhen kryesisht nga moshat e reja dhe të afta për punë.
Dihet që problemet e migracionit janë të vështira për Shqipërinë, por krahas largimeve ka dhe ardhje prandaj po të vëresh me kujdes jo vetëm statistikat por edhe realitetin, mund të konstatosh se problemet qëndrojnë jo vetëm tek largimet të cilat në total janë rreth 185.152 banorë nga viti 2001 deri në vitin 2021.
Problemi i dytë qëndron se largimet e të rinjve dhe të moshës aktive ndonëse më të paktë këtë 20 vjeçar kanë shkaktuar pakësimin e martesave brënda vëndit e për pasojë rënien e lindshmërisë. Ky është problem më i madh. Pavarësisht se shteti mund të justifikohet me të ardhurat që i vijnë nga emigrantët problem i largimeve të moshave të reja dhe moshave active në punë.
Kjo shihet në pakësimin gradual të nxënësve në total çdo vit në Shqipëri, gjë që e cila shkakton gjithashtu pakësimin e prurjeve të nxënsve në Shkolla dhe Universitete.
Po kush e shkakton në Shqipëri kemigrimin e të rinjve? Disa nga shkaqet po i përmënd këtu si:
Pagat e ulta sidomos për profesionet e mjekëve dhe infermjerëve, por edhe të profesioneve të tjera, në raport me BE,
Mungesa dhe pasiguria në dhënies e shërbimeve shëndetësore sidomos në spitalet publike të cilat janë mbytur nga rryshfeti dhe mitmarrja
Mungesa e mbulimit me siguracionet shëndetësore të popullatës me qëllim dhënien e kujdesit shëndetësor cilësor gjë që do të shmangte rryshfetin masiv në mjekësi në Shqipëri
Mungesa në zbatimin e ligjeve në drejtim të rendit publik
Mungesa në legjislacion për pronat
Dobësi të theksuara në Pushtetin local
Dëmtimi dhe shkatërrimi i Hierarkisë Profesionale dhe Meritokracisë e cila shkakton edhe `brain drain`, qoftë për shkak të pagave të ulta qoftë përshak të kategorizimit të pagave
Mungesa e dëshirës për punë e shoqëruar edhe me mungesa të vëndeve të punës sidomos në qytetet e mëdha dhe paradoksalisht prania e vëndeve të lira të punës në zonat rurale në të cilat të papunët nuk dëshërojnë të shkojnë, për shkak të pagave të ulta, të mungesës së kontratave të rregullta të punës, sepse nuk mjafton vetëm paga, por duhet edhe strehimi.
Prania e shoqatave të huaja, të cilat bëjnë promocione dhe thirrje për të rinjtë e diplomuar dhe të profesionistëve që të emigrojnë jashtë shtetit
Të gjitha këto detyrojnë moshën e re, profesionistët e rinj, të kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo gjë theksohet edhe nga problemi që shteti dhe qeveritë prëkatëse , duhet të rregullojnë ligje dhe kontrata të veçanta punë për ata që shkojnë jashtë shtetit të cilët janë diplomuar në Universitetet publike.
Kjo sepse Shteti ka harxhuar jo vetem para, pajisje, ndërtesa, laboratore, profesorat akademik për ti diplomuar, por edhe sepse këta të diplomuar ishin caktuar për të punuar në zona të caktuara të vendit nga ato zona të cilat i kanë dërguar për të fituar shkollën e lartë. Kështu që shteti i huaj që i pranon në punë të diplomuarit tanë duhet të paguajë shtetin shqiptar nga i cili vijnë këta njerëz.
Pra problemet janë komplekse dhe qeveria dhe shteti shqiptar duhet të vendosë si prioritet rregullimin e;
Rritjes së konsiderueshme të pagave të profesionistëve me shkollë të lartë
Promovimin e vëndeve të punës në zona të largta nëpërmjet lidhjes së kontratave që nxisin punëmarrësin të punojnë në Shqipëri, duke aktivizuar për këtë qëllim dhe pushtetin lokal
Nxjerrjen e ligjeve për vëndet që punësojnë profesionistët shqiptarë që të paguajnë tarifa të veçanta për çdo person që ata pranojnë në punë.
Këto ndryshime mund të përmirsojnë dhe të pakësojnë largimin e moshës së re, të diplomuarve dhe të profesionistëve nga Shqipëria.

priftipirro2017@gmail.com

Çfarë po ndodhë me Dardaninë tonë ?

0

Afrim Caka, Gjakovë

  • DARDANINË E TURPËRUAN DHE E SHNDËRRUAN NË PLAÇKË TREGU

Kështu na duan të gjithë turqit, serbët dhe grekët! Çfarë po ndodhë me Dardaninë tonë! Të lidhura me të, e shpesh pjella të saj, do të ishin politikanët, e shpesh pjella e tyre, e bashkë me to edhe mitet që përçudnoheshin aq fort, sa të shkaktonin kacafytje e pazare, pasojat e të cilave do të ndiheshin ende sot. Për të kuptuar të menduarit e frytshëm, paraprakisht duhet duhet saktësuar dallimin midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata që kanë pasur si detyrë që ta luftojnë dhe ndëshkojnë krimin e organizuar, trafiçet, korrupsionin dhe çdo krimë tjetër në vendin tonë. Sistemi i së kaluarës i ashtuquajtures në vendin tonë “Pronto me bashpunëtorët e tyre” prodhuan krimin e organizuar, mbollën plagë e tragjedi dhe mbollën plagë sociale që vështirë mundet të sherohen edhe për pesë dekada!!! E kanë tradhtuar, poshtëruar e turpëruar Republikën e Dardanisë.

Dua që të gjithë ta vrasin mendjen dhe e kam një parandjenjë që ne duhet të bëjmë diçka. Që nesër të mos jetë vonë! Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe sfidat që na presin! Çështja kombëtare sot është sprovë e të gjitha politikave shqiptare, nga zgjidhja e së cilës do të varet edhe jeta e tyre. Pushtetet dhe ideologjitë ngrihen dhe bien, por atdheu e interesi kombëtar mbetet të përjetshëm. Duhet të forcohet lëvizja gjithëpopullore në Dardani dhe në viset tjera shqiptare. Pra me kuadra serioze e program ambicioz e jo surrogate “institutesh” dhe jo me dy, tre, katër, pesë individë anti shqiptarë me emër e mbiemër. Ajo nuk mund të jetë privelegj e monopol as i së djathtës, as i së majtës ideologjike shqiptare.

Porceset e reja ndëkombëtare në këtë fundshekull i gjeten shqiptarët përballë dy sfidave të mëdha historike: çështjes së pazgjidhur kombëtare dhe inetgrimi të domosdoshëm ndëkombëtar. Momenti i ri historik dhe kriza në shtetin e Dardanisë krijuan edhe shansin për mos zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Dardania e vitetve 2000 kishte hapur çështjen shqiptare. Dilema kryesore për përparësinë e këtyre dy çështjeve përfundoi me pandehmën se tranzicioni demokratik dhe rendi i ri botëror do të “zgjidhnin vetevetiu” edhe çështjen kombëtare. Totalitarizmi shqiptar u bë me rrënime të tmerrshme kombëtare. Të mosbesimit të tyre, qortimit, fajësimit, shkurt të një armiqësie vrastare, rrënjët e së cilës ushin në gjene të kulturës familjare, jo në çështje race. Totalitarizmi dhe izolimi i gjatë 20 vjeçar kishin lënë trauma të thella të një armiqësie kombëtare. Kriza e thellë politike, ekonomike e sociale, kulturore shkaktoi edhe krizën e thellë morale e shpirtërore dhe tundi seriozisht drejtpeshimin kombëtar. Kriza e sotme shqiptare është krizë e thellë morale e vetedijes, e marrëveshjes dhe veprimit historik. Ish politikanët ishin aq të dhunshëm, pavetëdijshmërisht të dhunshëm, saqë as vetë nuk e dinë ç’bëjnë. Atë e përshkojnë letargjia e mosorganizimit, partikularizmi, lëkundja ndaj atdheut e vlerave kombëtare, indiferenca ndaj çështjës kombëtare, kozmopolitizmi e snobizmi i skajshëm, korrupsioni, prostitucionin politik dhe narkotizmin…

Ndërsa ka mbetur pa shpjegim të plotë tërbimi serb kundër shqiptar, po aq ishte vështirë t’i gjendej shkaku mllefit albanofobëve të rinj, kundër kombit. Dy decenie pas ikjes së serbomalazezve nga Dardania, si të kryenin një testament të tyre të lënë për gjysmë, mohuesit shqiptar u ngritën nga një pluhurnajë e një zhurmë shurdhuese, në mbarim të luftës. Dredhi e poshtërsi më tinëzare nuk është parë ndonjëherë në vendin tonë, njerëz që u erreshin sytë në kërkim të pushtetit e të pasurisë. Së pari, duhet kushtuar shumë rëndësi domosdoshmërisë së një politike që do të bënte të mundur mbajtjen e një klase të sëmurë qytetarësh e fshatarësh në themele të bashkisë kombëare. Shumë nga të këqijat tona të sotme e kanë origjinën pikërish në shpërpjesëtimin mes raporteve urbane dhe rurale të popullsisë. Një bërthamë jo solide e grupacioneve të vogla e të mëdha kanë shërbyer gjithmonë për “kombin” si mburoja më të mira për fuqizimin e sëmundjeve shoqërore që mbizotërojnë sot e tashë njëzet vjet pa u ndalur. Hipoteza se pas vdekjes njerëzit e dashur transformohen në demonë, padyshim që i jep shkas pyetjeve tjera.

Ç’u bë shkak që votuesitë primitivë të t’iu atribojnë atyre që i kishin dashur kaq shumë, një ndryshim të këtillë të ndjenjave?

Përse me votën e tyre i shndërruan në politikan korruptuar ata në demonë që duan të fshehin armiqësinë kundër atdheut?

Doli nga shtypi libri “Eni Lena: Pro Make Up Artist Classes”

0

Nga: Artemisa Kastrioti

“Pro Make Up Artist Classes” është libri më i ri i atores dhe master make-up artistes me emër Eni Lena.

Ky libër është botuar nga Shtëpia Botuese “Gent Grafik” në Tiranë, 1 Korrik 2021.

Metodologjia e këtij libri, krijuar nga Eni Lena që në vitin 2015, botuar në këtë libër, ka për qëllim të mësuarit e teknikave profesionale të grimit të thjeshtë, skenik, profesional editorial, fashion, etj.

Metodologjia e këtij libri ndahet nga 7 kapituj ku secila prej tyre shpjegohet hap pas hapi proçesi i zhvillimit te teknikave te makeup professional.

Artistja Eni Lena është vlerësuar me trofeun “Mjeshtër Pune” nga e Shoqata Kombëtare “Bukuria Shqipëtare”, ku dhe ka kryer “Master Class” për metodat e fundit. Vlerësime të tjera profesionale përfshijnë: Make Up Artistja më e Mirë e Vitit 2021, Make Up Artistja më me Influencë, Top Master Make Up Artist dhe Ekselencë në Industrinë e Bukurisë dhe Modës në Shqipëri.

E gjithë eksperienca e saj është botuar në librin “Pro Make Up Artist Classes”, duke treguar metodologjinë e saj profesionale se si të mësojmë make up-et editoriale, televizive, ato të thjeshta apo për mbrëmje, jo më pak edhe make up-et për foto shooting dhe artistiket.

Ky është një libër me vlera të mëdha duke dhënë një kontribut original në industrinë e bukurisë dhe modës dhe pasuron mjeshtërinë e profesionit të makeup artistëve. Gjithashtu libri dëshmon një hap më tej për gratë në biznes në shoqërinë shqiptare.

“Jam shumë e gëzuar që talenti dhe përvoja shumëvjeçare e punës time si makeup artiste sot del edhe në libër. Nëpërmjet kurseve të mia të makeupit unë gjithmonë dua të përkrah gratë në biznes dhe gratë në zhvillim. Kurset e mia bashkë me njohuritë e librit ofrojnë ekspertizë si të siguroni shërbime sa më profesionale në fushën e bukurisë,” tha makeup aratistja Eni Lena.

Nacionalizmi shqiptar ka qenë dhe është nacionalizëm i domosdoshëm, modern, dhe ekskluzivisht mbrojtës

0

Nue Oroshi, Gjermani

Nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm modern dhe ekskluzivisht mbrojtës,-shqiptarët nuk duhet të kenë frigë nga ai , por duhet ta ujisin e ushqejnë sa ma mirë.

Kohëve të fundit në botë e posaçërisht në Evropë, rrahen shpeshherë temat që kanë të bëjnë me nacionalizmin.Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe shtetët në përgjithësi.Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër.Gjatë historisë kemi shumë lloje të nacionalizmave.Tek shtetet të cilat kanë sulmuar që të bëjnë zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm sulmues apo siç njihet në histori nacional-shofinizëm.Ky nacional-shofinizëm është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga fqinjet tanë të cilët u zgjeruan në favor të tokave shqiptare.Ky zgjerim në periudhën kohore 1876-1999 na shkaktoj një humbje të madhe të terrioreve shqiptare, si dhe Masakra të papara ku u vranë pleq, të rinj, gra e femijë të pafajshëm, faji i vetëm i tyre ishte se ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore.Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte kryengritje dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.Më këtë shihet çartë se çdo mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të kryer një luftë mbrojtëse.Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e tyre në kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe gjenocidin serb,malazezë, grek dhe gjenocide të tjera në tokat shqiptare.Një lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka qenë gjenocidi komunist.Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët.Ishte gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare,kundër atdhetarizmit dhe nacionalizmit mbrojtës shqiptar, duke e vrarë dhe masakruar atë, për hirë të një ideologjie pansllaviste ruso-serbe.Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetar bënë luftë mbrojtëse, por siç thuhët një shprehje popullore shqiptare se është më e dhimshme  për lisin që prihet dhe qahet nga pykat e veta.Ky ishte një bashkëpunim i hapur i komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve.

Edhe sot e asaj dite politikanët shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare kanë një lloj frike nga nacionalizmi shqiptar.Atyre aq ju ka hyrë frika dhe frikësohen nga politikanët perëndimor saqë janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga historia shqiptare vetëm e vetëm t´iu shkojnë për shtati disa ideve të majta internacionaliste që dorën në zemër nuk i pranon as Evropa demokratike.Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët ,me nacionalizmin tonë mbrojtës.Atë duhet ta ujisim e ushqejmë, si dhe duhet t´iu bartim gjeneratave të ardhshme.Duhet të mësojmë rininë tonë nëpër shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë mbrojtëse.E luftën mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila në nenet e saj e ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme, por edhe nga njerëzia që thotë se dy duar janë për një kokë.Kështu që pavarsishtë rrethanavae politike shqiptarët duhet ta ruajnë, ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht nacionalizmin mbrojtës shqiptar, i cili është një lloj nacionalizmi detyrues për të mbrojtur atdheun.

Çdo përpjekje e klaneve sorosiane, klaneve vuçiçiane, apo klaneve erdogane për ta dobësuar nacionalizmin mbrojtës shqiptar janë të pa suksesshme.Janë të pasukseshme sepse çdo herë në krye të shqiptarizmit gjatë gjithë periudhave historike kanë dalur atdhetarët shqiptar që i kanë prirë kombit shqiptar në luftën e dritës.Lufta e dritës gjithmonë ka qenë pëngesë për luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë.Sepse ka qenë luftë e cila ka buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a vdekje.

Simbol i këtij nacionalizmi mbrojës është Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me luftërat e tij mbrojtëse ndaj Perandorisë Osmane.

Bardhyl Mahmuti, një profesionist i arrirë në shumë lëmi, fusha dhe sfera

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Bardhyl Mahmuti është shembull më i mirë, se si organizohet dhe menaxhohet puna e palodhshme, dobishme, precize, cilësore, sistemike, metodike, strategike, efikase, profesionale dhe skajshmërisht produktive.
Mirëpo Bardhyli nuk mjaftohet me kaq. Ai punën e tij ia dedikon njerëzve të cilët kanë më së shumti nevojë për përkrahje shpirtërore, ligjore, juridike, politike, psikologjike, leksikografike, pedagogjike, sociologjike, morale dhe etike, respektivisht familjarëve të mbijetuar te viktimave të luftës, të cilët pushtetet e pasluftës i lanë të vetmuar, gjegjësisht në mëshirën e vuajtjeve të tyre të tmerrshme dhe dhimbjeve të tyre të llojllojshme e të pafundme.
Janë të panumërta punimet, elaborimet, persijatjet dhe analizat e zhanreve të ndryshme, të cilat Bardhyli ia ka kushtuar gjenocidit të cilin soldateska famkeqe serbe e ka ushtruar ndaj popullit të pambrojtur dhe pafajshëm të Kosovës.
Kam pasur fatin që t’i shfletoj dhe lexoj disa libra të tij dhe gjëja më interesante që më ka rënë vazhdimisht në sy, ka qenë formulimi i tij i rrjedhshëm, i përpiktë, i saktë, dendësisht dhe rrënjësisht i argumentuar, si dhe shkencërisht i fundamentuar..
Në anën tjetër më ka befasuar për të mirë edhe prirja e tij artistike dhe stilistike, e cila madje edhe fantazinë e lirë nuk ia nënshtron hamendësisë kaotike, por rrjedhojës logjike, metodike dhe sistemike të ngjarjeve, të cilat e kishin si epilog, tragjedinë e planifikuar serbe ndaj nesh, të cilën e përjetuam të gjithë së bashku dhe secili veç e veç.
Romani i tij “Eskadronet e Vdekjes”, lirisht mund të quhet Kryevepër, sepse përpos që e trajton muldidimensionalisht dhe nga një këndvështrim i posaçëm këtë temë tejet komplekse, ai përmbanë dhe përshkruan edhe qindra fakte reale që dëshmojnë vërtetësi të pamohueshme..
Sepse radhitja kronologjike e ngjarjeve është skajshmërisht e saktë….
E njëjta vlenë edhe për kryepersonazhet, respektivisht për kryeprotagonistet e tragjedive të planifikuara dhe reale.
Dallimi i vetëm vërehet në faktin se këta të fundit në romanin e tij shndërrohen në personazhe artistike, të cilët ia rrëfejnë njeri tjetrit detajisht të vërtetën, respektivisht atë që ka ndodhur realisht në Kosovë.
Prandaj jo rastësisht kryeporsonazhi i romanit të tij është një gazetar i drejtë, moralshëm, ndërgjegjshëm, talentuar, guximshëm, persekutuar dhe parimor serb, përkundrazi.
Bardhyli e ka zgjedhur formën më të mençur të përshkrimit dhe sqarimit të natyrës së aparatit shtetëror serb, duke mos e lënë asnjë detaj në mëshirën e hamendësisë dhe rastësisë.
Sepse ai përmes këndvështrimit të tij të posaçëm i godet njëkohësisht dhe në mënyrën më precize të mundur disa caqe.
Sepse duke e trajtuar këtë temë kaq të ndjeshme dhe dhimbshme nga syri i orkanit, ai e përshkruan figurativisht deri në detajet më të imta shëmtinë e brendshme dhe të jashtme të shoqërisë dhe shtetit serb.
Nga puna e tij e mençur do të përfitonte pafundësisht një shoqëri normale dhe një shtet pa më i konsoliduar.
Apo edhe më saktësisht, sikur të ishim pak më të vetëdijshëm se sa e çmuar, domosdoshme dhe dobishme është puna e tij, ne do të përfitonim pafundësisht të gjithë së bashku dhe secili veç e veç.
Fatkeqësisht kjo s’po ndodh, sepse si duket po na mungon sensi për të vlerësuar vlera të posaçme.
Dhe Bardhyl Mahmuti është pa asnjë mëdyshje një vlerë e posaçme që prodhon vazhdimisht vlera të posaçme.