




E sigurt ishte që Porta lart, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer lindja dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi i Gjakovës (1702-1752).Po kush nuk e zgjodhi kete zonë ,ku thyheshin e ende thyhen lindja me perëndimin? Turku ,serbi ,komunizmi e të gjithë ata që kalun këndej pari. Ose, ”Nga të gjithë elementët e padisiplinuar në Perandorinë Turke, pak mund të ketë pasur, që të mund të sillnin aq shumë trazira sa shqiptarët. Për të dënuar grupet e pabindura duhet të dërgoheshin ekspedita ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e madhe se sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milionë banorë, ajo është një qendër cikloni e Ballkanit, nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i liqenit të Shkodrës në kufirin verior është një zonë problematike ku interesa konfliktuale nuk mund të ndahen paq, përveçse nga ndonjë proces i gjatë negociatash dhe rregullimi “Bota e re, problemet e gjeografisë politike” – libër i pabotuar ndonjëherë në shqip (Bowman, Isaiah, The new world; problems in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter Seventeen; The Albanian Mountaineers, f. 306-312).” Ose“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920).

Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet [7] të jetë vendi ku shkon Drini (Shiko Drinon), kur erdhën turqit në Mesjetë e quanin İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi [8], që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639″. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se “akademia” kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.
Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme; Thuhet që njëfarë Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti një shtypshkronjë dhe në vitin 1563 shtypi një libër kishtar. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Johann Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë[9].
Oboti shtrihet në jug-perëndim të Shkodrës dhe është i vendosur në të djathtë të Bunës. Administrativisht i përket komunës së Oblikës, kurse etnografikisht e historikisht i përket zonës së Bregut të Bunës.Sipas gojëdhënave, Oboti është ngritur njëkohësisht me kishën e shna Prendes në Shirq (shek. XIII-XIV). Për herë të parë emri Obot gjendet në dokumentet venedikase të shek. XV.
Sipas traditës gojore, popullimi i kësaj zone njihet para 700 vjetësh. Fiset e para, sipas gojëdhënës, ishin fiset Çemeraj e Gjekaj. Mund të ketë pasur edhe të tjerë, por që u shuan nga sëmundja e murtajës. Kështu fisi Mark Gjekaj erdhi nga Shestani, fisi Çulaj nga trevat etnike nga Mali i Zi, po ashtu edhe fisi i Koçobashve dhe fisi Pemaj, kurse ai i Bumejve nga Mirdita, etj. (shih. Gjovalin Muzhani, “Oboti” Kumbona e së diellës” nr. 12, 1994)
Oboti ka qenë qendër relativisht e re me një farë veprimtarie ekonomike. Në të kaluarën ka patur liman ose stacion lumor ku ndaleshin barkat me tonazh të madh, të cilat nuk mund t’i afroheshin qytetit, meqë prurjet e lumit Buna e kishin mbushur shtratin deri tek skela e Shirqit.

Në shekullin e kaluar ky liman ka pasur hane, depo, magazina, dyqane, qendra postale. Në Obot kanë qëndruar edhe vaporë të firmave të mëdha tregtare shkodrane, si Muzhanët, Darragjatët, etj. Më 10 gusht 1913, në Obot dhe në Anën e Malit u ngrit flamuri shqiptar pas kaq shumë vitesh robëri. Kjo ditë u kthye në një ditë feste e entuziazmi, me batare pushkësh, për banorët e vendit. Kisha e parë e Obotit u ndërtua me tepricat e gurëve të kishës së shën Premtes, në Shirq! Pra, pasi u kryen punimet, ajo që mbeti u mbart dhe u soll në Obot, duke përfituar edhe nga afërsia e këtyre dy fshatrave. Për këtë ka mbetur në formë gojëdhëne shprehja: “E patët ‘baft’ ndërtimin e kësaj kishe”.
Shkodra është qyteti që prej shekujsh njihet si djepi i kulturës dhe civilizimit të lartë brenda trojeve etnike shqiptare. Historia e saj është e mbushur me ngritje dhe ulje ndër shekuj. Ajo gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë kombëtare shqiptare. Shkodranët kanë qenë ndër shekuj nderi dhe lavdia, të parë në të gjitha këndvështrimet, duke zënë në këtë mënyrë një vend nderi në histori. Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm, por duke filluar nga periudha e bronzit, ato kanë një prezencë intensive e të pandërprerë. Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeatëve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera, që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës si një treg e vendbanim ilir. Kështu, që në shekullin e IV p.K. e fillon jetën ky qytet ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis, sot Shkodra. Në vitin 181 para Krishtit bëhet kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullit II para Krishtit, në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Aty kalonin rrugë tregtare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja. Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i papushtuar.Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash, i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani françeskan, humanisti At Marin Barleti. Libri i tij “Rrethimi i Shkodrës” u botua në Evropë në vitin 1504. Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shekullin XV, me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII-XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe më vonë kinemaja dhe energjia elektrike. Me ndarjen e Perandorisë Romake, Shkodra, sikurse e gjithë Iliria e jugut kalon nën kontrollin e Bizantit, por vazhdoi të varej nga Kisha Katolike e Romës.

Kështjella Rozafa është monumenti historik më i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek V-IV para Krishtit, ndërmjet lumit Drin dhe Buna. Në shekullin V-IV para Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit, në një lartësi 130 m.
Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen në liqenin e Shkodrës, si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.
Prof. Giuseppe Gelcich, nji nder studjozt ma te çenshemt e ma me autoritet te vjetersive shqyptare, tuj fole permbi zhvillim tone kulturar, para te XV shekull, thote: “Shqytari i pajisun prej natyret me ‘i kuptim te forte e me i shijim te bukur, kishte stolise gjytetet e veta me permendore (monumenta) artistike fort te çmueshme e, deri qi kto gjytete ran rrash per toke prej zjarmit e pezmit t’ anmikut, s’pran tuj dergue me shumice rraqe argjanti, fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme, arme e ene remi te punueme me mjeshtri e hollim te madh gjithkund neper Ballkan e nder vise, kndej e andej detin. Petkat mandej te qendisuna n’ ar per bukuri, qi u perdorshin asokohe ne Ballkan per stoli shtati e shpije, vishin edhe kto prej andej. Arti rromanesk ne Dalmacje pat shkasin ma te madhi e te paret apostuj prej Shqypnije.
Kta ndodhte sa mbretnote paqa ne vendin tone, pse, si nisen m’ u dynde shqyptaret katolike, gjith perparimin, kulturen e influksin e tyne kah Dalmacija, Gelcich e permbledhe me kto fjale:
“Sa familje, qi sot thirren dalmate, rrjedhin prej te hikunve t’ atyne kohve! Sa sende, qi sot shumica i mban per arte e vepra dalmate, nuk jane tjeter veç krijime e vepra te daluna prej mjeshtris e zhenis shqyptare!”
Prap Prof.Gelcich, tuj rí ne bisede me P. Gjergj Fishten permbi arte te hershme ne Shqypni, dishmoi, se veç mbrenda nji shekullit te vetem, tuj nise gjate Bregut te Bunes e deri ne gjytet te Djokles afer Podgorices, njitfeshin 82 piktora me za, te cillve u dihej edhe emni.”
Po kush nuk e zgjodhi kete zonë ,ku thyheshin e ende thyhen lindja me perëndimin? Turku ,serbi ,komunizmi e të gjithë ata që kalun këndej pari 13
Fahri Xharra, 01.07
Gjakovë
Nail Draga, Ulqin
Diskursi politik
Paknaqësitë e para të shumica parlamentare në lidhje me (mos)funksionimin e qeverisë aktuale në Mal të Zi vlerësohen si turbulenca politike me pasoja për stabilitetin e qeverisjës pas rotacionit të pushtetit. Bashkëpunimi e jo rivaliteti në mes shumicës parlamentare favorizon qendrueshmërinë, ndërsa ata të cilët nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale duhet të nisin procedurën e ristrukturimit apo të votëbesimit të saj në kuvend, si kudo në botën demokratike, duke dëshmuar guxim e jo demagogji politike
Pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht 2020, nga ditët e para të formimit të qeverisë së re pa pjesëmarjën e përfaqësuesëve të partive politike të shumicës parlamentare janë kriuar dyshime në funksionimin optimal të saj. Një dyshim i tillë bazohej në numrin e lartë të subjektëve politike me programe dhe të ideve të ndryshme të tyre në skenën politike në Mal të Zi. Dilemat mbesin në lidhje mbi arritjen e konsenzuesit për çështje të rëndësishme duke e ditur se ende dominojnë qasjet partiake e jo ato shtetërore në favor të qytetarëve dhe të demokracisë parlamentare.
Pikërisht, një qendrim i tillë u dëshmua me rastin e shkarkimit të ministrit të drejtësisë dhe të pakicave e të drejtave të njeriut si dhe me miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke paraqitur krizë të dyfishtë(qeveritare dhe parlamentare) në anën e vet shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.
Shkarkimi i ministrtit dhe Rezoluta për Srebrenicën
Ndonëse më herët kryeministri është deklaruar se kërkon shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të pakicave, për shkak të deklaratës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ishte çështje ditësh se kur do të vendoset në rend të ditës dhe votimi për rastin në fjalë.
Ndonëse ishte paralajmëruar më herët, në Kuvendin e Malit të Zi, u miratu Rezoluta për gejnocidin në Srebrenicë me (17.6.2021) e mbeshtetur me 55 vota për 19 kundër dhe 7 të përmbajtur. Rezoluta në mes tjerash nënkupton, që parlamenti gjykon dhe pranon se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 ka ndodhur gjenoicidi ku janl likuiduar mbi 8000 boshnjakë. Po ashtu parashihet që 11 korriku të shpallet Dita e kujtesës për viktimat në Srebrenicë.
Në Mal të Zi, nuk ka ndodhur asgjë speciale, por është miratuar një rezolutë e cila është pranuar nga shtetët evropiane, që me të drejtë është vlerësuar si gjenocidi më i madh që ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo mohim i nji krimi të tillë paraqet skandal në botën demokratike dhe dëshmi e mos pranimit të një realiteti që ka ndodhur në vitin 1995. Vetëm ata të cilët janë të helmuar nga shovinizmi e kanë problem të pranojnë realitetin e ndodhur në një kohë jo shumë të largët.
Ballafaqimi me të shkuarën obligim demokratik
Mosgadishmëria e elitave politike në Ballkan për të mbyllur çështjet tragjike nga e kaluara është shumë shqetësuese, që vazhdon deri në ditët tona. Madje në skenë janë ende ata të cilët në forma të ndryshme kanë marrë pjesë në operacionet luftarake apo kanë qenë mbeshtetës së politikës së spastrimit etnik dhe të krimeve. Me një fjalë dihet botërisht se krime të luftës dhe gjenocid nuk ka pa politikë kriminale e gjenocidale.
Por, në këtë aspekt vetëm individër kriminel e kanë të vështirë të gjykojnë krimet e politikës së kohës dhe të bashkëkombasve të tyre dhe të distancohen nga ato. Në këtë aspekt skenën politike në Mal të Zi veçohet Fronti Demokratik(DF), që është e djathtë ekstreme e cila është kundër parimeve demokratike dhe si e tillë e dëmshme për demokracinë.
Të mohohet jo vetëm nga politikanët serbë një gjenocid i tillë që ka marrë edhe denimin nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, ku përgjegjësitë kryesor kanë marrë denime kapitale, është hipokrizi dhe mosgadishmëri me u ballafaquar me realitetin.
Ndërsa mos gadishmëria e politikëse së Serbisë me u ballfaquar me të kaluarën tragjike e kriminale paraqet shqetësim për stabilitetin në regjion. Por, nuk ka si të jetë ndryshe sepse në skenën politike në Serbi janë ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet kriminale dhe spastrimin etnik si në Kroaci, BeH dhe së fundi në Kosovë. Madje reagimi nga politika zyrtare serbe kundër miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Malit të Zi, dëshmon se politika serbe vazhdon të mbesë faktor destabilizimi në regjion.
Ne këtë aspekt duhet të kujtojmë gjermanet, të cilët nuk i kanë mohuar krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje kanë kërkuar falje, duke qenë shëmbull për të tjerët! Por, në mungesë të pushtetit demokratik i udhëhequr nga politika hegjemoniste reflektimi për një fajle të tillë nga serbët ende mungon.
Qeveria e sulmuar nga pozita e opozita(!?)
Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë akuza për pushtetin nga ana e opozitës, por kësaj here kemi prjashtime, se ajo sulmohet edhe nga pozita, pra shumica parlamentare duke qenë risi në skenën politike pluraliste në Mal të Zi. Në këtë aspekt dallohet Fronti Demokratik(DF), me deklarata e akuza të ndryshme kundër qeverisë aktuale e në veçanti kundër kryeministrit Z.Krivokapiq. Fjala është fillimisht për ndryshime në kabinetin qevertiar, ndërsa më pas duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ai nuk ka mbeshtetjen e tyre.
Në lidhje me këtë çështje nga subjektët politike të shumicës parlamenare me 24 qershor 2021 është mbajtur takimi i përbashkët, pa ndonjë rezultat por është cekur se do të vazhdohet javën tjetër për të gjetur kompromis në këtë drejtim. Madje ceket së nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet janë opcioni i vetëm, që nuk është në favor të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët me 30 gusht 2020, votuan për rotacionin e pushtetit.
Zgjidhje apo zgjedhje
Stabiliteti politik në Mal të Zi varët nga të gjithë qytetarët por përgjegjësia kryesore bie mbi popujt shumicë përkatësisht te malazezët dhe serbët, andaj çdo tension qoftë ai edhe artificial i nxitur në mes tyre do të jetë me pasoja për qytetarët në këtë mjedis. Nga ana tjetër ish pozita tash opozita(DPS) duhet të pajtohet me fatin se ka humbur pushtetin pas tridhjetë viteve, dhe duhet të jetë konstruktive dhe mbeshtetëse e veprimeve ligjore në favor të qytetarëve dhe të stabilitetit në vend.
Ndërsa moskordinimi në kuadër të shumicës parlamenatare me paraqitje të turbulencave politike duhet arsyetuar në mungesë të përvojës politike dhe të ambicieve lideriste të përbërësëve të këtij koalicioni. Mos pjesëmarrja e personave politikë në qeverinë aktuale ka kriuar animozitete brenda shumicëa parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në pluralizëm në Mal të Zi.
Pikërisht duke marrë parasysh situatën aktuale ekzistojnë ide të ndryshme si të tejkalohet ajo si me ndryshime në kabinetin qeveritar, apo me shkarkimin e kryeministrit, që do të thot shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj si zgjidhje mbetën bisedimet dhe një marrëveshje e re e cila do jetë e pranueshme në favor të shumicës parlamentare. Ndërsa tentimi për qeveri të përkohshme, apo teknike me kohë të kufizuar deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare mbetet çështje e hapur në ditët vijuese për shumicën aktuale parlamentare.

-Mbledhja e 18-të e Qeverisë, prezantohet puna 100 ditore e Qeverisë së Republikës së Kosovës/

-Kryeministri Kurti: Sot janë bërë 100 ditë të Qeverisë që doli si rezultat nga zgjedhjet plebishitare të 14 Shkurtit… Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 30 Qershor 2021/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhjen e 18-të me radhë në të cilën është prezantuar puna 100 ditore e Qeverisë, bazuar në programin qeverisës, të arriturat kryesore dhe vendimet që janë marrë.

“Sot janë bërë 100 ditë të Qeverisë që doli si rezultat nga zgjedhjet plebishitare të 14 Shkurtit dhe unë jam i lumtur që të ndaj me ju progresin që kemi shënuar në këta 3 muaj, por edhe rrugëtimin e rëndësishëm që kemi filluar së bashku. Në këto 100 ditë ne kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme, të cilat kanë hedhur bazat për reforma afatgjata dhe themelet për shtet të drejtë e zhvillimor”, tha në fillim Kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse Kryeministri Kurti para kabinetit qeveritar vlerësoi se suksesin duhet matur jo me sa mirë po qeverisim në krahasim me qeveritë e kaluara, por se sa mirë po qeverisim në krahasim me pritjet e qytetarëve.

“Qytetarët e dinë se qeveritë e mëparshme nuk krahasohen me këtë qeverinë tonë që i ka ministrat e përgatitur e të ditur, të pakorruptuar e të përgjegjshëm. Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit,” tha ai.
Kryeministri Kurti tha se në Politikën e Jashtme kemi filluar reformën në shërbimin diplomatik që mundëson më shumë diplomatë të karrierës në mënyrë që të rrisim cilësinë e përfaqësimit dhe dinjitetin e Republikës.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, mes tjerash theksoi edhe:
“- Në këto 100 ditë janë pritur në vizitë Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grliç Radman, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio.
– Kemi zhvilluar takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së e NATO-s, Ursula Von Der Leyen, Josep Borrel, me Presidentin e Francës Emanuel Macron, virtualisht me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg e të tjerë.”
Në këtë mbledhje, në të cilën u bë prezantimi i punës 100 ditore të Qeverisë, përveç Kryeministrit Kurti, i cili përmbylli fjalën duke thesuar se “Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit”, edhe zëvendëskryeministrat dhe ministrat e resorëve përkatës kanë prezantuar në mënyrë më të detajuar të arriturat kryesore të ministrive, duke vënë në pah një numër të madh vendimesh, marrëveshjesh dhe rezultatesh në fusha të ndryshme.
-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u prit në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti/
-Kosova me përkushtim që të anëtarësohet në NATO. Mirënjohje për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë/

Nga: Behlul Jashari, korrespondent nga Prishtina
PRISHTINË, 1 Korrik 2021 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në Kosovë u prit në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Komunikagtat e dërguara nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës:
Presidentja Osmani priti në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e ka falënderuar për rolin vendimtar të Aleancës Veri-Atlantike në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it. Në këtë takim, Presidentja Osmani ka falënderuar z.Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në Ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate. Zonja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë Covid-19.
Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.
“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.
Kryeministri Kurti priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Roli i NATO-s në Kosovë dhe bashkëpunimi me institucionet për sigurinë në vend u diskutuan në takimin mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për siguri dhe stabilitet në rajon. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO.

Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin e NATO-s për përmirësimin e situatës me pandeminë COVID-19, si rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe për reformat e nisura në drejtësi e punësim.
Sekretari Stoltenberg vlerësoi angazhimin institucional për të garantuar sigurinë në vend dhe shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit të NATO-s për mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
Duke biseduar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar.
Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës një ditore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i KFOR-it, Franco Frederici dhe bashkëpunëtorë të tjerë.





-Deklarata Kushtetuese e miratuar dhe nënshkruar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës në 2 Korrik 1990, “Fillim i së nesërmes” së Kosovës shtet/

-Në ditën e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990 gazeta tradicionale Rilindja doli me mbështetje të fuqishme, edhe me komentin “Reprizë nuk do të këtë” pasuar me redaksionalin “Fillim i së nesërmes”. Autor i të dy shkrimeve atëherë redaktori i Rilindjes – tash korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI/
-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, para zgjedhjes President, si kryetar i LDK paralajmëronte dhe përshëndeste Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990/

SPECIALE-Gazeta DIELLI dhe portalit DRINI & nga Behlul Jashari, korrespondenti në Kosovë
PRISHTINË, 1 Korrik 2021/ “Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës…” Kështu fillonte para 30 viteve Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, e cila shpallte pavarësinë e Kosovës, që atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
“Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë”, theksonte në fund në pikën e pestë Deklarata Kushtetuese.
“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik, që merrej në seancën para dyerve të mbyllura e snajperëve në rrethana të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi i Beogradit, pasi me “kushtetutën e tankeve” në marsin 1989 kishte suprimuar autonominë që kishte Kosova element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje me Kushtetutën e vitit 1974.
“Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për çlirim, ndërsa kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u realizuar e plotë në 17 Shkurt 2008”, shprehet nënkryetari në kohën e 2 Korrikut 1990 e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Ilaz Ramajli. Ai udhëheqte Kuvendin e Kosovës kur miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990, edhe kur u mbajt Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur nga 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.
Skenari i delegatëve të Kuvendit të Kosovës për aktin historik të 2 Korrikut të para 31 viteve ishte: Seancën do ta udhëheqë Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, Deklaratën do ta lexojë Muharrem Shabani nga Vushtrria…dhe nëse ata do arrestoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre…
Delegati që e lexoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, Muharrem Shabani, kujton:
“Ishte marrë qëndrimi që unë ta lexoj Deklaratën. Më thanë kolegët delegatë të ulem afër një shtylle te hyrja e poshtme e ndërtesës së Kuvendit, që të mos më rrokte ndonjë plumb, sepse snajperistët shiheshin mbi ndërtesën Bankës së Kosovës, që tash është kjo ku jemi e Qeverisë së Republikës së Kosovës…Snajperistë kishte edhe në ndërtesa tjera përreth. Por, kishim vendosur që me çdo kusht ta shpallnim Deklaratën Kushtetuese, dhe qëndruam pa u ulur. Lexuam, miratuam dhe nënshkruam Deklaratën. Rreth nesh ishin edhe qytetarët, kishim përkrahjen e madhe të popullit…”
Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.
Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…
“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës.
Në koment mes tjerash shkruaja:
“Kurdo që të mbahet kjo mbledhje, një gjë është e sigurt: Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit. Asnjë shtyerje nuk mund të ndalë realizimin e këtyre kërkesave e këtij vullneti gjithpopullor, të shprehur me urti e vendosmëri, në qetësi paqësore e në frymim të thellë demokratik në çdo mjedis në Kosovë.
Kjo është garanci se reprizim të skenarit të vjetmë të dramës tragjike e të humbjes së autonomisë në Kosovë nuk do të ketë as sot, as nesër, as kurrë më. Populli dhe përfaqësuesit e tij legjitimë – delegatët janë të vendosur që vetëm me urti e demokraci të realizojnë të drejtat dhe interest e veta jetike të patjetërsueshme.”
Komenti u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…
Në gazetën historike Rilindja raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite kërkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Repoublikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.
Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tashmë 22 vjet nga Qershori 1999, Kosovës shtet 13 vjet – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës, anëtare të OKB-së.
Delegatët kosovarë të 2 Korrikut 1990 kujtojnë e vlerësojnë mbështetjen e fuqishme që u dhanë në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, me të cilën në duar u panë edhe në seancën ku e votuan e nënshkruan Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës, si dhe Radio Televizioni i Prishtinës.
“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit tjetër që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike, të botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, ku theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”
Deklarata Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës e 2 Korrikut 1990 edhe këtë 31-vjetor e pret në Arkivin Shtetëror të Kosovës, ku para dy vitesh e dërgova me këtë shënim bashkangjitur në një letër shoqëruese të veçantë:
“Kjo është Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal që sapo u lexua e mora dhe e ruajë prej atëherë, kur edhe e kam cituar në redaksionalin që shkruajta për gazetën Rilindja me titull ‘Fillim i së nesërmes’ botuar në faqen e parë në numrin e 3 Korrikut 1990. Prishtinë, 30 Maj 2019 Behlul Jashari”.
Dërgimin e shumëmirëpritur të origjinalit të Deklaratës Kushtetuese në Pallatin e dokumenteve historike e kisha paralajmëruar në takime e komunikime me atëherë Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj dhe Drejtorët Hamit Shala e Ruzhdi Panxha, si dhe me Kryeinspektoren Dijana Dushullovci Haziri, e cila e mori në dorëzim.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal, për herë të parë është ekspozuar në një ekspozitë të Arkivit Shtetëror të Kosovës në 2 Korrik 2019. Deklarata Kushtetuese për Kosovën e pavarur e 2 Korrikut të vitit 1990, e cila më është dhënë në Kuvendin historik, ishte e shkruar me makinë shkrimi vetëm në një faqe, në një letër, fotografinë e së cilës për botim për herë të parë e kam dërguar në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si korrespondent nga Kosova që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në rrethana të rënda okupimi, në të cilat President i parë i Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.
15 PRILL 1990: DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, para zgjedhjes President, si kryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një intervistë të botuar në 15 Prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës.
Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb-Kroaci).
Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë.
KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË SOLEMNE PËR SHËNIMIN E 31-VJETORIT TË MIRATIMIT TË DEKLARATËS KUSHTETUESE TË 2 KORRIKUT 1990
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne të premten, më 2 Korrik 2021, në ora 10:00, për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Kjo seancë ka për qëllim shënimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës, 2 Korrikun e vitit 1990, ditën kur 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në rrethana të shtetrrethimit policor e ushtarak serb, para dyerve të ndërtesës së Kuvendit miratuan një nga dokumentet historike kushtetuese për statusin e ardhshëm politik të Kosovës: Deklaratën Kushtetuese për Kosovën, njësi e pavarur në kuadër të ish-Federatës së atëhershme të Jugosllavisë.
Në këtë mbledhje solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shfaqet edhe një fragment nga filmi dokumentar me titull “Projektuesi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”, i autorit Nuhi Bytyçi.Nëpërmjet këtij dokumentari dëshmohet kontributi shkencor i akademik Gazmend Zajmit në hartimin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, paraqitjet e tij në konferenca, simpoziume dhe tubime tjera shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare lidhur me argumentimin e së drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje, për shkëputjen nga Serbia pushtuese, për Kosovën shtet të pavarur e sovran, si dhe vizionin e tij për bashkim kombëtar.




nga: Afërdita Zaja, Norvegji
Shpeshherë dëgjojmë të flitet për lashtësinë e gjuhës, sidomos atë shqipe por etimollogjitë e fjalëve të saj mbeten disi një mister aq më shumë për akademikët tanë të përhumbur. Petro Zheji, gjeniu shqipëtar thoshte se fjala është e shenjtë nëpërmjet aforizmave të tij si “Fjala filloi”, “zani zuni apo zëri zuri” pra fjala e Zotit krijoi gjithcka. Kujtojmë thënien në bibël “Në krye qe fjala, Fjala qe pranë Perëndisë dhe Perëndi qe vetë Fjala. Në Kuran përmendet se Allahu krijoi botën nëpërmjet zërit të tij të fuqishëm ashtu si tek dituria e stërlashtë e Vedave ku përshkruhet sesi Perëndia Brahma krijoi të 14 planet e ekzistencës nëpërmjet tingullit të tij hyjnor. Në fakt gjuha, goja dhe të folurit janë vërtet dhurata hyjnore për njeriun. Të lashtët e dinin këtë gjë dhe e përdornin për të rritur fuqinë e tyre solare të brendshme duke lavdëruar me zë natyrën dhe qeniet vërtet të larta, ndërsa sot kjo dituri është harruar, gjë të cilën unë ua mësoj studentëve të mi lotusocean, të cilën unë vetë e kam mësuar nga guru im mjeshtri i Vedave Prashant Trivedi. Këta të lashtët mendjendritur e dinin që të sotmit do t’i harronin dituritë e cmueshme shpëtimtare dhe i kanë ruajtur në gjuhë si gjurmë.
Do të bëjmë hetimin, pra etimin ose etimologjinë e fjalës ‘gjuha’, dhe sigurisht edhe muzika mund të quhet si gjuha universale, të cilën cdo njeri e dëgjon, ndjek dhe ndikohet prej saj. Kuptohet gjuha universale, muzika nuk është vetëm ajo që krijohet nga instrumentet në përgjithësi por edhe fjalët, tingujt që krijohen nga instrumenti ynë natyral “goja”.
Cfarë do të thotë vallë fjala “gjuhë”, cila është etimollogjia e saj e saktë?
At Gjergj Fishta ka thënë se “gegnishtja âsht n’tana guhët evropiane, gegnishtja âsht guha e Zotit ose edhe thuhet “e bukur asht giuha shqype”. Në Kosovë edhe sot përdoret fjala “guha” në vend të gjuhës. Përse?
Rrënja “guha” lidhet me gu (h eshte heshtje) pra gu = kau, gaia, toka. Edhe fjala toKa lidhet me Kaun, gjë të cilën Afërdita e ka sqaruar edhe më përpara në shumë video dhe shkrime të saj. Pra e folura, gjuha lidhet krejtesisht me tokën, dheu. Gjeodezi (shkenca që studion trajtën e Tokës) ka si rrënjë kryesore pjesën gjeo pra kau. Ga-laktika e ka rrënjën kryesore tek Ga që është Kau, duke patur parasysh edhe rrugën e qumështit dhe kush tjetër është prodhuesi më i madh i qumështit në këtë planet përvec Lopës.
Kemi një lidhje të dukshme midis lopës, gjuhës dhe tokës në shumë gjuhë të botës sepse kjo ishte e qartë si kristali për krijuesit mendjendritur të gjuhëve.
Terra – toros që është demi ka si shenjë parësore Tokën.
Norvegjisht bakke (ba kau) = tokë, pra lidhja midis tokës dhe kaut është e dukshme.
Perëndia e tokës e faraonëve quhej Geb (kau ba), përmban shenjën e lopës mbi kokë.
Llap, llapa, lopa. Lop, fol dhe llaf lidhen lehtësisht dhe llogjikisht me njëra tjetrën.
Në anglisht voice (zë) = ital. voce, ital. la vacca (kau) = shqip vici.
Lidhjen midis lopës dhe zërit e gjejmë tek “Libri i Aforizmave” të profesorit tim të nderuar Petro Zheji, faqe 441 dhe 442. Dhe tek faqe 444 tek “Libri i Aforizmave” lexojme një nga aforizmat mjaft interesante “Thonë se dikur lopa ka llap e kavi ka kuvet”. Nga duket qartë se fjala «kuvendoj» lidhet direkt me kavin, vicin.
Lidhja themeloire midis fjalës dhe tokës gjendet edhe në Norvegjisht jord (tokë) – ord (fjalë).
Anglisht word (fjalë) – world (botë, tokë)
Ang. ground = tokë, arsye, llogjikë (norv. grunn)
Në shqip kemi gjithashtu komunikoj – komunë.
Arbëreshët e kanë ndryshuar me kohën nga guhë, giuhë në gluhë, logos, gluha – që e hasim në shkrimet e Buzukut tek Meshari, është term i lashtë, që formoi konceptin – glosë, glosa (glosse).
Ajo që ne mësojmë nga etimollogjia e kësaj fjale «gjuhë» është se fjalët që ne lëshojmë nga goja programojnë mendimet tona (ne fakt edhe gjakun, adn), sjelljen tonë, veprimet tona që do të thotë të ardhmen tonë.
Toka shihet si nënë, perëndeshë e cila prodhon ushqime, dritherat, zarzavatet, erëzat, farat, pemët, frutat etj të cilat jane të domosdoshme për një tokësor për të mbijetuar dhe për të patur shëndet të mirë. Të lashtët shqipëtarë ishin vegjetarianë, ata kurrë nuk keqtrajtonin një lopë sepse i njihnin ligjet hyjnore mjaft mirë dhe i dinin pasojat karmike. Në disa familje mirditore ende në ditët e sotme kur një lopë i hyn në oborr, pjesëtarët në moshë të familjes ngrihen në këmbë për t’a respektuar lopën përndryshe quhet mallkim apo karmë e keqe për familjen.
Prashant TriVedi guru im, mjeshtri i vetëm dhe i vërtetë i Vedave shkruan tek libri i tij P’s Gita (anglisht) apo Eposi P.T në shqip faqe 128 «Njerëzit që shpresojnë të gjejnë dashuri, paqe, lumturi, kënaqësi & evoluim ndërkohë që vrasin lopët & hanë edhe mishin e saj, janë nën një iluzion serioz.
Ndërsa në faqen 129 të Eposi P.T ai sqaron sesi Lopa dhe toka janë simbolikisht e njëjta gjë: «nuk ka dyshim se lopa është supreme midis të gjitha kafshëve që enden në këtë tokë, Lopa është vetë Toka në një formë më kompakte, Fakti që shumica e njerëzve e pijnë qumështin e saj e bën atë një nënë të vërtetë për të gjithë. Me gjërat që ata i bëjnë lopëve do të përballen përsëri vetë në mënyrë të shumëfishtë në këtë jetë & në jetën e përtejme». Pra lopa është pjesa fraktale që përfaqëson tërë Tokën.
Dhe shqisat tona (sanskritisht gau) dobësohen kur hamë mish lope. Ndoshta në jetën tjetër llogjika, apo zëri do të jetë jo funksional, lindësh memece etj. Karma e keqe e keqtrajtimit të lopës apo ngrënia e mishit të saj mbartet edhe në jetët e pasme, në forma vuajtjesh, dhimbjesh dhe torturash.
Gjuha pret hekurin (çan gurin, çan shkëmbin), gjuha/fjala ka peshë, fjala është më e rëndë se guri thotë populli. Language do të thotë «gauge the land, pra mas tokën poshtë teje. Fjala gauge = instrument matës, determine or measure, në norvegjisht gjuha e nënës = norv. morsmål, mother language sepse Toka është nëna e njerëzve ajo i siguron njeriut ushqim dhe vend ku të rrijë, ajo i prodhon lëndët ku të ndërtojë shtëpi si edhe të gjitha ushqimet që trupit njerëzor i nevojiten.
Land lidhet me shqipen lindje apo lënda (cdo material tokësor ka lëndë). Ti sa herë flet je duke programuar tokën në të cilën banon si edhe trurin & koshiencën tënde. Prandaj cdo vend/shtet ka gjuhën e vet karakteristike. Kur flet budallalliqe, gjëra koti ne lëndojmë tokën, dhe quhet karmë e keqe pra lëndojmë dhe veten (gjykoj- judge). Prandaj është mjaft e rëndësishme të flasim nga qendra e gojës dhe me trup të qendërzuar. Sa here flasim ne lëshojmë vibracione që nuk i shohim, cdo fjalë apo tingull që dëgjojmë në radio, televizor, internet apo kudo ndikon tek truri dhe ndërgjegja/vetëdija jonë.
Në kohërat e lashta kur njerëzit flisnin ata e kishin zërin e qendërzuar, mendjen e balancuar. Ata edhe kur flisnin, flisnin me llogjikë, nuk kishin nevojë të shkruanin sepse memorja e tyre regjistronte dhe mbante mend zërin cfarë u thuhej (ground – toka, llogjika ose norvegjisht grunn). Sot memorja e njerëzve nuk është aq e fortë tek njerëzit sepse në rradhë të parë ne të ashtuquajturit “tokësorë” i kemi humbur lidhjet me “nënën Tokë”, nuk i përulemi asaj, i keqtrajtojmë lopët, i marrim tokës gjakun e saj që është petroleum (nafta) për makineritë, nuk bëjmë tokëzimin 10 minuta përditë, nuk u jemi mirënjohës dhe nuk e lavdërojmë Tokën që na mban dhe na jep ushqim përditë etj. Prandaj ka dhe tërmete (terra – moto) apo shkatërrime natyrore, nuk ke ujë të pastër në qytete, është në njëfarë mënyre ndëshkim nga natyra.
Ne kemi 5 elementët e natyrës që janë toka, uji, zjarri, ajri dhe qielli. Shqisa e të dëgjuarit ose zëri, zani, fjala, të folurit apo tingulli që ne lëshojmë apo dëgjojmë depërton & përshkon tek të gjitha këto elemente natyrore. Psh shqisa e të parit nuk përshkon ajrin dhe qiellin, ndërsa zëri po.
Zëri është ajo që njeriu zotëron dhe nëse ka dituri (të cilën unë ua mësoj studentëve të mi lotusocean) mund të rrisi energjinë e tij, sistemin e tij të imunitetit, balancojë energjinë e tij të brendshme hënore dhe diellore, përmirësojë dukshëm shëndetin e tij fizik, edhe të shërojë cfarëdo sëmundje që ka tani si edhe ato që mund t’i shfaqen në të ardhmen. Zëri kur përdoret sic duhet, mund të të lidhi me elementët e natyrës dhe kështu natyra do t’i dhurojë më shumë zë, inteligjencë, shëndet, dituri dhe gjithcka të mirë që njeriut i mungon. Zëri, fjala është një nga armët më të fuqishme që njeriu ka për të evoluar fizikisht, psikologjikisht dhe shpirtërisht.
Videon e plotë mbi etimollogjinë e fjalës “gjuha” midis Fatjona Matraku dhe Afërdita Zaja e gjeni në youtube tek linku i mëposhtëm:
Etimollogjia e vërtetë e fjalës “gjuha” si edhe plot revelime të tjera – YouTube

Prof. Ismet Azizi, gjeograf dhe shkrimtar nga Gjilani
Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiqi trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiqi, në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”./
Burra te fisit Shala
Ndër studiuesit më të dalluar në shkencën sllave, i cili ka dhënë një kontribut të dalluar antropogjeografike ka ardhur në përfundim se popullsia shqiptare është me origjinë iliro-pellazge dhe është një ndër popujt indoevropianë më të vjetër e autokton në Ballkan. Në konstatim të këtillë kanë ardhur edhe autorë të tjerë sllavë, të cilët do t’i përmendim më vonë.
Megjithatë, konstatimet e këtilla nuk kanë qenë në interes të politikës sllave, posaçërisht të asaj serbomadhe. Borgjezia serbe e kohës së Cvijiq-it, ka udhëhequr një politikë kryekëput ekspansioniste-gllabitqare. Qëllimi i saj, duke u dhënë rëndësi faktorëve natyrorë, ka qenë që t’i okupojë ato vende, të cilat mundësojnë dalje në det dhe që kanë rëndësi gjeostrategjike. Për të arritur këtë qëllim është dashur në fillim vendi të çlirohet nga okupuesi osman, e pastaj sa më tepër që është e mundur të marrin vend nga trojet e popujve të tjerë. Në mënyrë që të arrihej objektivi i caktuar i qeverisë serbe, më vonë edhe asaj jugosllave, para dhe pas LDB-së, duhej t’i vinin në ndihmë edhe punëtorët e shkencës, në krye me Akademinë e Shkencave.
Pikërisht, për këtë qëllim, Cvijiqi me mbështetësit e tij të kohës dhe pasuesit e mëvonshëm, duke harruar atë që kanë konstatuar më parë, filluan të plasojnë teza të reja për çështjen shqiptare të paqëndrueshme në fushën shkencore, që u kanë shërbyer interesave të politikës shtetërore gllabitqare. Këto teza të Cvijiq-it gjejnë mbështetje edhe në kohët e mëvonshme nga autorët sllavë.

Shkolla gjeografike e drejtimit antropogjeografik, të cilën e themeloi Jovan Cvijiqi, dallohej me dy cilësi: e para, mbështetet në sqarimet parciale dhe në shtrembërimin e fakteve, që flasin për autoktoninë e shqiptarëve, dhe, e dyta, ka pasur qëllime kryekëput politike.
Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, ky studiues i dalluar në fushën shkencore vjen në përfundime mjaft korrekte. Në interpretimet e informacioneve dhe të dhënave nga terreni, Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”, nënvizon Akademik Hivzi Islami.
Në vijim po japim pjesë të shkrimeve të autorit në fjalë, të cilat kanë të bëjnë me mjedisin, gjegjësisht, Sanxhakun, ku takohen popullsia sllave dhe shqiptare. Në aspektin gjeografik, fiset më të forta etnografike të Gadishullit Ballkanik[1] janë: banorët e Kodrave të Malit të Zi, pjesët e Hercegovinës, Peshterit dhe viset e Shqipërisë veriore. Banorët e këtyre trevave i kanë ruajtur formën e vjetër të vëllazërisë fisnore, gjinive-fiseve dhe organizimin e tyre. Këta, kryesisht, janë shumë të gjatë, vitalë, elastikë dhe kurrsesi të trashë, fytyrë me plot shprehje, syshqiponjë, të sojit të bukur/racës, në Gadishullin Ballkanik: të gjithë edhe shqiptarët myslimanë, siç i quan ai arbanasët muhamedanë.

Në jetën e përditshme janë shumë të përmbajtur, në të shumtën e rasteve nuk konsumojnë asnjë lloj pije alkoolike, ndërsa duhan dhe kafe shumë rrallë. Pothuajse nuk ka individ me të meta fizike, të degjeneruar siç thotë ai. Ata e kanë ruajtur moralin e fortë malor, shpesh me veçori bujare, me ndjenja të thella për bashkësinë familjare dhe flijimin, e cila nuk mungon as pranë viktimave më të çmuara. Nga këto veçori rrjedhin veçori të shumta etnografike dhe antropogjeografike. Këto veçori janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kulturën dhe zakonet e popujve bizantinë dhe cincarë. Për arbanasët (shqiptarët) toskë në jug, thotë se kanë shumë tipare bizantine dhe cincare, pak edhe në dukje janë të tillë.
Në pjesët veri-perëndimore të viseve të Serbisë[2] blegëtorët i quajnë “Arnautin”, por ky është emri që nuk tregon njeriun e pasur me bagëti, por tani njerëzit e këtyre rajoneve, gjegjësisht, banorët e Sjenicës dhe Peshterasit i quajnë arnautë (shqiptarë). Ndërsa, banorët e trevës së Novi Pazarit dhe të Senicës, të cilët, në masë të madhe i kanë banuar trevat e Stari Vllahut dhe Shumadinë, thuhet se kanë ardhur nga Arnautllaku (Shqipëria). Shumë fshtara në Shumadinë e ulët quhen treva të arnautëve (shqiptarëve), siç janë: Rogaci, Babana etj. Mandej, edhe Uzhiqasët, të cilët kanë zbritur për të jetuar në Jadar dhe Maçvë. Njerëzit e atyre vendeve i kanë quajtur arnautë (shqiptarë). Banorët e Kragujevcit, të cilët kanë ardhur nga trevat e Rashkës (Sanxhakut) i kanë quajtur arnautë (shqiptarë).
Në Serbinë lindore nuk është emri i pazakontë arnautë, dhe është i lidhur me imigrantët nga rrethina e Rashkës (Sanxhakut), ku janë në numër të madh. Kështu, lagjet e fshatrave i kanë quajtur lagje arnaute, ndërsa lumi që kalon nëpër qytetin e vogël të Bolevacit quhet Arnaut, siç kemi rastin edhe me shumë vorbulla. Shumica e të ardhurëve në Serbi[3], nëpër qytetza, ku janë përqëndruar Cincarët, rryma më e madhe për nga numri i të ardhurëve janë nga Hercegovina, Kodrat e Malit të Zi, trevës së Novi Pazarit, Bosnjës, kryesisht, në Shumadi, por ka edhe arbanasë (shqiptarë).

Në Sanxhakun e Novi Pazarit[4] në mesin e të ardhurëve, në trevën e Sanxhakut ka Vasojeviq, dhe një numër i madh i fisit Kuç, sidomos përgjatë luginës së lumit Lim. Cvijiq në veprën e tij, përveç tjerash shkruan:“Procese të rëndësishme etnografike kanë ndodhur në ato vise ku janë takuar popujt sllavë dhe ai shqiptar në Mal të Zi.[5] Arbanasët janë serbizuar edhe në Mal të Zi. Të origjinës së tillë janë një pjesë e fisit Kuç dhe Piper, përveç asaj Vasojevićqët janë zgjeruar në kurriz të klimentëve. Të njohura janë traditat gojore të origjinës së përbashkët të Vasojeviqëve, Piperëve dhe Ozriniqëve me Hotin dhe Krasniqin[6] dhe afërsitë në mes tyre. Për fiset në Mal të Zi, thuhet se i kanë asimiluar popullsinë e vjetër në Bukumir, Kriçke dhe Potarje, dhe në mesin e tyre edhe fiset fqinje shqiptare”.

[1] Јован Цвијић – Антропогеографски проблеми Балканског полуострва, faqe 30, 31
[2] Po aty, faqe 137
[3] Po aty, faqe 187
[4] Po aty, faqe 194
[5] Po aty, faqe 6
[6] Po aty, faqe 222
Nga: Naim Kelmendi, Zvicër
Njeriu është më i fortë se guri, është mendim proverbial. Kështu thuhet qyshkur mbahet në mend për qëndresën dhe pamposhtjen e shpirtit të njeriut. Nuk është i kotë dhe i pa bazuar një krahasim i bërë që kahmot dhe një thënje-mendim i bazuar në përvojën njerëzore i thënë prej gjeneratës në gjeneratë, se njeriu vërtetë është më i fortë se guri.
Vet fakti se Shqiptarët qëndruan shekuj me radhë të pa dëmtuar, edhe pse shumë të coptuar e vërteton pohimin e tillë.Të shpërndarë qysh se mbahet në mend an e mban botës. Përjetuan dhe ende po përjetojnë dhe po përballojnë sundime të ndryshme si nga të huajt, po ashtu dhe nga disa prej njerëzve të vet që, fatkeqësisht dhe mjerisht quhen shqiptarë.
Jemi coptuar dhe thërmuar nè grimca të vogla guri, por mos ta harrojmë që quhemi Gur dhe mos të harrojmë se do vjen një ditë kur të gjithë do të bashkohemi dhe do të formojmë një SHKÈMB. Atëhere nuk do të ketë mundësi më që askush të luaj me fatin, durimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Përballuam dhe vuajtëm shumë, po përballojmë ende dhe do të përballojmë edhe një kohë deri sa disa prej këtyre të pandërgjegjshmëve të vetdijësohen dhe ta lënë popullin të merr frymë lirshëm dhe të mos ngulfatet nga mjerimi. Ose përderisa vet populli të vetëdijësohet dhe t’ua tregoj rrugën se kah e kan këta të pandërgjegjshëm dhe t’u tregojë se është një GUR i fortë që s’duron më asnjë këmbë mbi te.
Thënja se ai që flet shumë, punon pak, është e vërtetuar prej jetës, përvojës jetësore të njerëzve. Kosovarët e ngulfatur nga varfëria nuk kan nevojë për fjalë të kota, porse për veprime dhe realizime. Krahasimi në mes të një pasurie të fituar brenda nate dhe një varfërie të skajshme, duhet të jetë i menduar mirë e jo i paqëndrueshëm sikurse që ndodhë ndër ne.
Vërtetë është e turpshme dhe gjithsesi e padrejtë një ulje e rehatshme dhe komode në një ulëse të vendosur mbi gjakun e atyre që dhanë edhe jetën për ta fituar këtë LIRI të ngulfatshme që e “gëzojmë” ne tani. Kan kohë dhe vullnet që nga këto ulëse ta kritikojnë, akuzojnë dhe shajnë njëri – tjetrin, sepse ata nuk e kan hallin e kafshates së gojës, përderisa një shumicë e madhe e kosovarëve ka brengën dhe shqetësimin e vetëm se athua kam për të ngrënë nesër.
Migjeni, poeti ynë që tashmë e gëzon epitetin “i mjerimit”, në një varg të poezisë së tij, thotë: “Kafshat që s’kaperdihet, asht or vlla mjerimi…”.
Prandaj, populli i Kosovës që është kaq i vuajtur e munduar nga pushtimet e gjata, që është i qëndrueshëm e i fortë si guri, pyet ankthshëm se kur Liria e ëndërruar vije për të gjithë, e jo vetëm për disa që ua marrin lirinë të tjerëve, qiellin dhe diellin e jetës së tyre.

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Ra Grenelli e na shtyri sa do pak në lëvizje mendore,dhe të shohim të vërteten në sy. Shqiptarët po mendojnë që euro – amerikanët janë te verbër dhe të shurdhër për të parë se cka mendojmë ne për vevetën
Do të doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë , në Gjakovë ,pranë kafes italiane, t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetsuese kombëtare ;Prejardhja e shqiptarëve ?
(Kadare : “ Mëngjeset në Kafe Rostand ,faqe 172,; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu llomotit e gënjen për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku : “Kur romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në teologë!” Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i shqiptarëve? : Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO) )
Po çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleqë?
”-Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.
– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
-Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
-Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.
– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”
Vetëmohimi kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët , ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim , se pse bëhej në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand f. 172).
“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe.Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )
“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke, antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimine porositur Zoti Mufaku!
Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj
” “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e then teorinë serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve
“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nese ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhe në një disertacion shkencor . Ik ore , ik!
Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare. (Lis Bukuroca )
Për realizimin e kësaj teme , pranë kafësë zezë italiane u sherbeva me të gjithë këta autorë sepse po shkruhet për mua : Fahriu besohet të jetë konvertuar katolik gjatë qëndresës së tij në Kroaci. ( Në Slloveni . Lublanë isha une fxh)Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka qenë modë e shërbimit sekret jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe Opus Dein të konvertonte tradhëtarët shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të muslimanëve shqiptarë të Kosovës.
Fahri Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtjenxitjes dhe histerisë kundër muslimanëve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje.
Këtë e bëjmë për t’a lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë thëniet e tij që ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra duhet të kërkojë sa më shpejt mjekim. Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa mjekë popullorë muslimanë që t’i këndojnë Kur’an dhe t’ja heqin xhindet që ka në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova.
Dhe këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajne ” Katoliku fanatik Fahri Xharra, një prej propaganduesve të Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek psikolog. Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po krijon habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin ekstremist islamik)
Të jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse shqiptare.-2015
Fahri Xharra,30.06.21