Kreu Blog Faqe 1643

Si mësohen për fenë, etikën dhe filozofinë në shkollat e Norvegjisë & Hvordan undervises det i religion, etikk og filosofi i Norge

0

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi, Oslo

Në Gadishullin Ballkanik, sidomos në Kosovë, ka vite që vazhdon të flitet për “domosdonë” e implementimit të lëndës për religjionin në shkollat fillore e të mesme. Debatet e tilla nuk nxiten nga ana e MASHT, por kryesisht nga qarqe islamike, BIK-u, si dhe prej islamistësh politik . Ka ndodhur shpesh që islamistët ta marrin “si shembull” Norvegjinë për këtë. Në të vërtetë, në Norvegji kurrë nuk është ligjëruar për religjionin në shkolla, por kryesisht për historinë e religjioneve, etikën dhe filosofinë. Rreth temës kam lexuar mjaft libra shkollor që merren me temën në aspektin teorik si dhe kam biseduar me arsimtarë norvegjez për këtë. Në Akershus Fylke (Rajonin Akershus), kam biseduar rreth temës me mësimdhënës që e njohin mirë këtë tematikë. 

Duke u përgjigjur në disa pyetje të mija rreth temës, arsimtarët me të cilët bisedova, më dhanë këto përgjigje:
Lënda e KRLE (Krishterizmi, religjioni, pikëpamjet për jetën dhe etika),në shkollë nuk ndërlidhet me ndonjë predikim apo transmetimin e asaj se cili besim është i mirë apo i keq. Eshtë një lëndë e njohurive ku nxënësit do të mësojnë për konceptet qendrore religjioze dhe filosofike si dhe për rrëfimet. Nxënësit gjithashtu do të mësojnë se çka i karakterizon pikëpamjet e tilla filosofike për jetën. Nxënësit gjithashtu do të mësojnë se si një përkatësi fetare ndaj jo-fetare ndikon në mënyrën e të menduarit për çështje të ndryshme, etj.
Rinovimi i lëndës, plani i ri me të cilin ne do të punojmë tash e tutje gradualisht është prezantuar në vitin e kaluar shkollor. Për shkak të pandemisë implementimi i saj ishte i ngadalshëm dhe do të vazhdoj në vitin e ardhshëm shkollor. Në Norvegji është gjithmonë Departamenti i Arsimit që e përcakton përmbajtjen në planin mësimor. Ta prezantosh një plan mësimi është një proces i gjatë. Kur një plan i ri mësimor përpunohet qiten propozimet në debat publik për planin e ri në mjediset kompetente, tek mësimdhënësit prej nga mund të vijnë vërejtejt e propozimet e tyre.
Dua të them që është gjithmonë Departamenti i Arsimit që vendosë çka mund të ligjërohet në të gjitha lëndët. Në planprogramin e vjetër dijes për krishterizmin i është dhënë më shumë hapësirë (50%) se sa religjioneve të tjera, etikës dhe filosofisë. Se si është menduar ndarja në planprogramin e ri faktikisht une nuk e dij, por une mendoj që etikës dhe filosofisë i është lënë më shumë hapësirë. Kam provuar të gjej të dhëna në rrjetet sociale, por nuk kam gjetur ndonjë përgjigje për te tashpërtash.
Në Norvegji vetëm mësimdhënësit mund të japin mësim në shkolla. Të japësh mësim kërkohet arsimim pedagogjik. Që do të thotë se asnjë priftë, rabin ose imam se kan kompetencën që kërkohet që të japin mësim në shkollë. Para krishtlinjes ftohen nxënësit për shërbesat e krishtlindjes në kishë. Në kishë tregohet për mesazhin e krishtlindjes nga një prift dhe këndohen këngë të krishtlindjes. Kjo është një ofertë vullnetare dhe nxënësit që nuk duan të shkojnë, do të kenë ofertë për koleksionin e dritave në shkollë. Kjo gjithnjë krijon tituj të mëdhenj gazetash aq sa shumë mendojnë se kjo i përçanë nxënësit.
Çka mund të ligjërohet në klasët e ndryshme tash nuk kam ndonjë njohuri të plotë. Por, i gjithë mësimi e ka një progresjon, fillohet me ato më të thjeshtat dhe konkretet para se të jetë më shumë abstrakte. Çka duhet të dijnë qëndron në planin mësimor dhe qëllimet e kompetences që duhet vlerësuar pas klasës së 4.,7. dhe klasës së 10-të.
Për më shumë njohuri mund të kërkohen të dhëna  tek lënda KRLE e të lexohen këto pika: * Relevansa e lëndës dhe vlerat qendrore.
* Elementet thelbësore
* Temat ndërdisiplinore
* Shkathësitë bazike . etj.

På Balkanhalvøya, særlig i Kosovo, har det i årevis vært snakket om “nødvendigheten” av å implementere temaet religion i grunnskoler og videregående skoler. Slike debatter oppmuntres ikke av Kosovas Utdanningsdirektoratet , men hovedsakelig av islamske kretser, BIK, så vel som av politiske islamister. Det har ofte hendt at islamister tar Norge “som et eksempel” for dette. I Norge har det aldri blitt undervist om religion i skolene, men hovedsakelig om religionens historie, etikk og filosofi. Jeg har lest mange lærebøker som behandler temaet i teoretiske termer, og jeg har snakket med norsklærere om det.

En lærerine som underviser i KRLE, forteller at KRLE faget handler ikke om forkynnelse eller formidling av hva slags tro som er rett og galt. Det er et kunnskapsfag der elevene skal lære om sentrale religiøse og livssynsmessige begreper og fortellinger. Elevene skal lære om hva som kjennetegner de ulike religionene og livssynene. Elevene skal også lære om hvordan en religiøs versus ikke religiøs tilknytning preger tenkemåter om ulike spørsmål.

Fagfornyelsen, den nye læreplanen ble gradvis innført forrige skoleår. På grunn av pandemien ble implementeringen langsommere og videreføres kommende skoleår. I Norge er det alltid Utdanningsdirektoratet som bestemmer innholdet i læreplanen. Å innføre ny læreplan er en lang prosess. Når en ny læreplan utarbeides legges forslagene til ny plan ut på høring til fagmiljøer, til lærere, som kan komme med tilbakemeldinger.

Det vil si at det er alltid Utdanningsdirektoratet som bestemmer hva som undervises i alle fag. I den gamle læreplanen Kunnskapsløftet var kristendommen vektet mer plass enn andre religioner, og etikk og filosofi. Hvordan fordelingen er tenkt i den nye læreplanen vet jeg ikke, men jeg tror etikk og filosofi er vektet mer plass.

I Norge er det kun lærere som kan undervise i skolen. For å undervise kreves det pedagogisk utdanning. Det betyr at ingen prester, rabbinere eller imamer har den kompetansen som kreves for å undervise i skolen. Før jul inviteres elevene til julegudstjeneste i kirken. I kirken fortelles julebudskapet av en prest og det synges julesanger. Dette er et frivillig tilbud og elever som takker nei får tilbud om lyssamling på skolen. Dette skaper store avisoverskrifter da mange mener at dette splitter elevene. Noen mener at det isteden bør gis et tilbud som inkluderer alle. Hva som skal undervises på de ulike trinn har jeg ikke oversikt over nå. Men all undervisning har en progresjon, det begynner med det enkle og konkrete før det blir mer abstrakt.

Hva elevene skal kunne står i læreplanen og kompetansemålene skal vurderes etter 4., 7. og 10. trinn. Tenker at dette som kommer etterpå her kan sløyfes? På Utdanningsdirektorat (Udir) hvis man søker på KRLE faget kan lese på følgende punkter:

• Fagets relevans og sentrale verdier

• Kjerneelementer

• Tverrfaglige temaer

Shqiptarët edhe “luftën” kundër invazionit propagandistik dhe diplomatik serb, e zhvillojnë kaçakçe!

1
Nga: Tiber Leka
Kryekëput gabim…
Njerëz të zakonshëm, ditunarë, patriotë studiues, etj reaguan ndaj përshëndetjes së ish mbasadorit, ish ndërmjetësit, ish zyrtarit amerikan Richard Grenell, që ai i dergoi Serbisë për të ashtuquajturën “festë e vidovanit” apo Car Llazarit.
Reagimet ose ishin protesta, shpesh vulgare, ose pergjigje historike.
Për rastet e para s’ke ç’thua, pasi ato janë pa vlerë.
Përgjigjet historike, në rastin konkret, nuk bëjnë dobi.
Pse?
Sepse me sa dimë deri tash, Grenell, nuk është as historian, dhe as nuk ka ndonjë tingëllim të tillë.
Përshëndetja e Mr Grenellit është një qëndrim politik dhe s’ka të bëjë me historinë, ashtu siç Millosheviçi në tubimet e tij ne Fushë-Kosove nuk fliste si historian, por si një pushtues shoven.
Serbët në këtë moment janë në ofensive diplomatike dhe propagandistike.
Duhet pranuar, se shqiptarët ndihen ligsht përballë kësaj ofensive. Të ndodhur si shumëherë, të përçarë në ide dhe interesa, pa një program e pa udhëheqje, edhe “luftën” kundër invazionit propagandistik dhe diplomatik serb, e zhvillojnë kaçakçe.
Gjëndjes së sotme i sherben më së shumti, brenda kolona e pestë që trumbeton “minishengenin” dhe dashurinë me Serbinë, dhe jashtë emri i keq që kanë krijuar shqiptarët si islamikë dhe trafikantë. Shtoju këtyre edhe qëndrimin dje në pozitë dhe sot në opozitë, të partive që u zhvlerësuan nga vota popullore në Kosovë.
Prandaj, përpara se të flasim e të shkruajmë shkarravina kundër zotit Grendell, i cili tashmë shihet hapur si antishqiptar i thekur, duhet të kthjellojmë mendjen tonë dhe të mesojmë thjesht siç duhet të mësojë një nxënës korrekt në klasat e para të shkollës.
Mos të na vijë keq: – serbët, pas vitit 1999, u organizuan, programuan, riaktivizuan agjenturat e tyre, dhe me dorën tonë na diskredituan në të gjithë botën. Ndërkohë që ne kishim në dorë gurin dhe arrën. Kishim faktet. Fakte genocidi e tmerresh, që ata serbët e “krishterë” kishin kryer ndaj të krishterëve dhe muslimanëve shqiptarër, kundër grave dhe fëmijëve, civilëve në vatrat e tyre.
Kishim botën e përparuar me vete.
Kishim të drejtën e Zotit.
Por të gjithave u ramë me shqelm.
Dhe ja ku jemi.
Dhe tash edhe një askush koti si Grenell, tall menderen me ne.
Mos vallë Grenell ka propaganduar tash njëzet vjet anembanë Kosovës se “në Kosovë nuk kishte shqiptarë deri sa erdhi turku osmanlli dhe ju dha tokat e serbëve e i beri shqiptarët agallarë”?
Le të mbledhim mendjen e të shohim qartë, ndryshe jemi të humbur.

Avdullah Hoti, ha torte bir, se ne që të durojmë nuk e meritojmë më mirë

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Keshillat e Von Cramon për Albinin nuk dallojnë aspak nga urdhrat e Grenelit, Lajçakut dhe Borrelit.
Vetëm se janë të formuluara pak më butësisht, respektivisht me më shumë sens diplomatik.
Albini në këtë dialog do ta ketë shume vështirë, jo për shkak të diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtonit, por për shkak të barrës së rëndë dhe tragjike që ia kanë lënë prapa dhe ngarkuar mbi shpinë qeveritë e kaluara.
Marrëveshjet ani kombëtare dhe anti shtetërore që janë nënshkruar në Bruksel nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk mund të kthehen ma në pikën zero. As marrveshja për Zajednicën të cilën këta dy matrapazë e paten dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese pas trysnisë së paparë të Vetëvendosjes, nuk do të kthehet ma në pikën zero.
Për Brukselin dhe Uashingtonin marrëveshjet duhet të respektohen, pavarësisht sa e dëmtojnë rëndë shtetin e krijuar me kaq shumë gjakderdhje, mund e sakrificë.
Ata që. thonë: “na kanë çliruar të tjerët”, me qëllim po harrojnë se politika serbe na ka pirë gjakun dy shekuj rresht, pikërisht me ndihmën e këtyre të tjerëve.
Po harrojnë se as Franca e as Italia që janë ndër shtetet më të mëdha të Evropës nuk u çliruan vetë nga hordhitë nazifashiste të Hitlerit
Po harrojnë se gjakderdhja dhe sakrifica jonë nuk ka filluar në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.
Po harrojnë se gjenerata të tëra njerëzish të pafajshëm, s’kanë jetuar, por kanë vuajtur si Krishti në kryq për të mbijetuar.
Kanë vuajtur sa s’ka më tepër, kurrë askujt pa i pasur borxh, për asgjë.
Jo, të dashur vëllezër dhe motra, rezistenca jonë s’ka filluar me Ukshin Hotin dhe s’ka mbaruar me Adem Jasharin.
Ata dy janë mishërim i çlirimit, lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë si askush para dhe pas tyre.
Janë dy engjëj që luftën për çlirim, liri, pavarësi, barazi, drejtësi dhe shtetësi, e ngritën në piadestalin më të lartë dhe me të pastër të dinjitetit njerëzor, kombëtar dhe universal.
Sikur Hashimi dhe Isa t’i kishin dëmtuar familjet dhe pronat e tyre private, respektivisht sikur t’ia kishin dhuruar ndonjë krimineli serb të luftës, do të ishte krejt në rregull, por ata pasurinë e tyre e zgjeruan pafundësisht, ndërkaq popullit dhe shtetit ia qn duke e mbështetur për muri si mos më keq.
E po edhe ne e kemi nga një jetë. Jo nga dy, tri ose katër.
Le ta shohin tani aty ku janë se jeta e kujt është më e vlefshme.
Në fakt unë nuk do të doja asesi që keqbëria ndaj popullit dhe shtetit të tyre, të përkthehet në Haag si keqbërie ndaj shtetit gjenocidal serb, sepse gjeneratave të ardhshme do t’iu krijohej bindja, se ishin Supermena që i çliruan etërit e tyre nga robëria shekullore.
Sepse një gënjeshtër e tillë do të ishte vrasësja më e madhe jo vetëm e së vërtetës, por edhe e sakrificës së vërtetë të të gjiithë atyre engjëjve dhe engjëllushave të pafajshme, që ranë në altarin e lirisë.
Për familjarët e tyre të mbijetuar, që s’kanë asgjë ma për të humbur, nderi dhe dinjiteti i tyre është më i vlefshëm se gjthcka tjetër.
Prandaj nuk do të pajtoheshin asesi me një histori të rrejshme të shkruar nga njerëzit matrapazë.
E pyes vetën dhe juve miq të dashur dhe mikesha, çfarë kushtesh do të duhej të plotësonin politikanët tanë që na keqsunduan dy dekada, për ta merituar epitetin dështakë, dashakeqë, keqbërës dhe tradhtarë ?
A nuk ishin si në aspektin individual, po ashtu edhe në aspektin grupor
1. Gënjeshtarë,
2. Vrasës
3. Mashtrues
4. Psikopatë
5. Narcisoidë
6. Intrigantë
7. Tinëzarë
8. Nepotistë
9. Lëkurë trashë
10. Tradhtarë
11. Lakmitarë
12. Sadistë
13. Makijavelistë
14. Zullumçarë
15. Gjysmë analfabetë
16. Mediokritë dhe
17. Parazitë ?
Cilën prej këtyre kushteve mbetën pa e plotësuar këta matrapazë me stazh pushtetarë 20 vjeçarë ?
Lë të del një Ajnshtajn dhe le t’më tregojë, se a ekziston një e keqe e vetme prej së cilës na kanë kursyer, këta njerëz mosmirënjohës dhe bukpermystë?
Nëse del një Ajnshtajn shqipfolës dhe më bind që nuk i kishin këto veti të shëmtuara, unë do t’ia jap dorën me gjithë zemër për ta përgëzuar për talentin e tij të paparë mashtrues dhe manipulues.

Kuvendi i PDK-së, kuvend i varrimit apo i Rilindjes?

0
Xhevat Gjini, Viti
KUVEND I VARRIMIT APO I RILINDJES?
Partia Demokratike e Kosovës ishte themeluar menjëherë pas Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK -së. Ajo doli nga Mbledhja e Përgjithshme e LPK – së, e cila mori vendim që organizata politiko – çlirimtare, që kishte marrë përsipër misionin dhe vendimin historik për luftë të armatosur çlirimtare, duke krijuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të shndërrohej në parti politike (sa i përket Kosovës me kufijtë krahinor të përcaktuar me dhunë e terror nga pushtuesit jugoserbë). LPK – ja do të ruante organizimin e saj në viset e pushtuara të Kosovës… Rreth kësaj Mbledhje të Përgjithshme të LPK – së kanë ekzistuar dhe ekzistojnë pikëpamje të ndryshme dhe dallime për rëndësinë dhe drejtësinë e saj… por ato nuk janë temë e këtij shkrimi…
Fillimisht ajo u quajt Partia per Prosperitet Demokratik e Kosoves. Në Mbledhjen Themeluese te saj nuk moren pjese anetaret dhe “simpatizantet” e asaj qe ishte veteshpallur Drejtori Politike e UÇK-se… Kjo Drejtori politike ishte krijuar nga nje pjese e drejtuesve dhe veprimtareve te LPK-se, qe e konsideronin te “panevojshme” ekzistencen e metejme te LPK-se gjate Luftes… Kjo edhe per t’u shkuar per lale atyre qarqeve dhe qendrave te huaja e “vendore” qe kerkonin eleminimin e LPK-se si force politike drejtuese te Luftes Çlirimtare (UÇK-se). Me shkurt Drejtoria Politike ishte krijuar jashte organeve legale te LPK-se dhe kishte elementet e nje “puçi”… Pjekuria e LPK-se dhe anetareve te saj e “perballoi” kete sfide dhe vazhdoi Luften Çlirimtare me UÇK-ne pa lejuar çarjen qe do te kishte pasoja imediate per Luften tone Çlirimtare…
Themelimi i partise, PPDK, tashme ishte fakt i kryer. Ne keto rrethana edhe Drejtoria Politike kishte menduar qe duhet t’i bashkohet kesaj partie dhe ta merrte drejtimin e saj… Pas bisedimeve a pazarlleqeve ishte rene dakord qe partine ta udhehiqte “shefi” i dikurshem i Drejtorise Politike… Rreth kesaj partie u bashkuan ata qe i kishin parapri luftes per liri (shumica absolute e te burgosurve politike), anetare, simpatizante e luftetare te LPK – UÇK -se, por edhe inteligjencia e angazhuar dhe liridashese… Nuk munguan as ata qe kishin qene ne anen e gabuar te historise. Ne fillim vinin si te ndruajtur e servile deri ne tugitje, por me kalimin e viteve erdhen duke rritur ndikimin e tyre… Ndodhi ajo qe dyshonim se do te ndodhte ! Partia gjithnje e me shume po u “grabitej” anetareve te saj e po behej prone e kryetarit… Elementi antidemokratik (me origjine jugokomuniste) dhe elementi antikombetar (kolaboracionist) po favorizohej hapur nga Kryetari i partise dhe grupi i tij, qe tashme kontrollonte partine dhe zgjedhjet ishin nje farse bajate. Partia, qe me vone u quajt Partia Demokratike po ldkizoheje me shpejtesi. Nuk vonoi te deklarohet (pa debat) edhe si parti e djathte, kurse me vone “e djathte konservatore”!!… Vend deri ne udheheqje zuri edhe elementi erdoganist (gjoja “islamik”)!! Ky element po merrte krah edhe ne kete parti!!PDK-ja u be partia e pare qe futi ne Kuvendin e Republikes shamine dhe mjekrren religjioze per hatrin e Erdoganit!! Ajo lejoi shamine religjioze edhe ne shkollat tona, duke cenuar rende laicitetin e Republikes dhe traditen tone kombetare e fetare evropiane!! PDK -se iu tjetersua edhe anetarsia qe nuk miratonte tjetersimin e partise…
Udheheqja e saj po shantazhohej nga nderkombetaret dhe mekanizmat e tyre te “dhunes”! PDK-ja tashme ishte çfaredo tjeter veç PDK JO! Prania nderkombetare, pasi i “konsumoi” mire e mire nje dite me diell edhe i arrestoi ata qe tashme e kishin “vrare” PDK- ne, kurse Serbise i kishin bere koncesione kercenuese per lirine, pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves (kujtojini komunat “serbe”, zonat e mbrojtura “serbe”, ndarjen e Mitrovices, fusnoten, marreveshjen per “asociacionin”, pastaj vijen kufitare me Malin e Zi, etj.)!! Keto edhe ishin arsyet e largimit te pjeses atdhetare, emotive dhe te pjeses se vendosur per pavaresine-shkeputjen e plote te Kosoves shqiptare nga Serbia… Mbeti kryesisht pjesa e profiterve dhe e atyre qe percaktim jetesor kishin zvarritjen, privilegjet dhe perfitimet… Pas goditjes qe i dhane “nderkombetaret”, duke arrestuar kreret e saj, ne krye erdhen (ose i lane) ata qe s’kane asgje te perbashket me konceptin, programin dhe vlerat mbi te cilat dhe per te cilat ishte themeluar PDK -ja!! Me nje fjale PDK -ja kishte vdekur!
Kurse keta qe ishin me aktivet per tjetersimin e PDK-se dhe keta qe ishin “mbeshtetesit” – ultraservilet e “shefave” moren gjiro dhe po bejne pergatitjet e fundit qe sa me pare t’i zevendesojne “shefat” e tyre te ngujuar ne Hage!! Ajo qe nuk i kishte ndodhur Fatos Nanos, ajo qe nuk i kishte ndodhur as Ramush Haradinajt po i ndodhe Kadri Veselit (edhe Hashim Thaçit) pa u mbushur 6 muaj!!
PS- ja dhe AAK-ja i kishin pritur me vite “shefat” e tyre pa ua zene vendin e Kryetarit… Edhe ne burg ishin kryetarë… Zevendesimi kaq me ngut i kryetarit te PDK-se, Kadri Veselit, deshmon me se miri se kjo parti nuk e konsideron te pafajshem kryetarin e saj!!??
Turri i elementit jugotitiste, kosmopolit e profiter per t’u “zgjedhur” ne vend te kryetarit aktual me ben me besu se kesaj partie me shume po ia duan varrimin se rilindjen…

Orasha e Tetovës – Sobri i lashtë – qendër xehetarësh dhe pikë kufitare e Antikës së vonshme

0

Foto 161. „Kalaja”, Оrashë, materiale (sh.13.—14.)

Nga: Syrja Etemi, Tetovë

Te njeriu gjithnjë është e pranishme kureshtja për të eksploruar të panjohurën, për të zbuluar gjërat e mbështjellura me aureolën e harresës. Prandaj, edhe tek unë nuk mungon ky xiglim, sidomos kur është çështja për të kaluarën e të parëve tanë, në vendbanimet që i takoj, e ku, mospërfillja gati është bërë trend. Me këtë nuk pretendoj vetëm të çjerri tisin e anamnezës që ka pllakosur, të thuash, gati çdo vlerë kombëtare dhe pasuri historike, por edhe të mundohem t’i shpëtoj ato nga humbëtirat e kohës. E , me këtë rast, papandehur i dorëzohem impulsit për të shuar xixat prafulluese të kërshërisë sime përgjëruese për të njohur, kuptuar dhe publikuar historikun e çdo vendbanimi shqiptar të trollit të Iliridës, këtë histori të mbarsur me krajata e tundime, por edhe me mburje e krenari.
Për synimin tim në vazhdim (të “eksplorimit” të Sobrit), kam mëdyshje në ekzistimin e dokumenteve në gjuhën shqipe për këtë vendbanim të hershëm të zonës së Pollogut (që me gjithë dëshirë e kënaqësi do t’iu referohesha, edhe pse nuk kam lënë gur pa vërtitur për këtë qëllim), por ,ja që, shkrime për këtë destinacion, papandehur më shpërfaqen nga areali i literaturës sllave të kohës së “Kralevinës”, i sistemuar me përkujdesjen dhe elegancën e rafinuar nga institucionet akademike të sistemit Ish – Jugosllav, ku kanë shtrirë dorën edhe në tokat e vendbanimet me popullatë autoktone shqiptare (arbanase), siç i konsideronte perandoria mesjetare serbe. Kësaj radhe pikësynim kam fshatin Orashë të Tetovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ja, në vazhdim po i shtroj parametrat retushuar:

Qyteti: Sobri, qendër regjionale. Foto 160,161.
Literat.: R.Grujiq 1933,40; – T. Tomoski 1976, 257 – 259; – I. Mikulçiq 1982, 135 – 138

Vendpozita. Qyteti antik, “Sobri” shtrihet në pjesën më të lartë të një krahu, i cili nga masiv malor i Sharrit, lëshohet drejt Vardarit. Pjesa jugore e këtij segmenti mbaron në Grykën e Dervenit, duke u mbyllur anën veriore. Qyteti është 1 km. larg nga Vardari dhe 3 km. në juglindje të Orashës, që ngritet në 110 m. lart mbi lum. Të dy anët i ka të rrëpinjta dhe bien thikë në thellësitë e përrenjve të Lumit të Lubotenit dhe në një përrua. Ka një qasje të lehtë nga veriu dhe jugu. Në teposhtëzën – në anën lindore të Qytetit, shtrihen xeheroret e vjetra të hekurit e argjendit, dhe gërmadhat nga punimet e kryera të Radushës (kromit). Përmes Grykës së Dervenit ka luajtur rruga e moçme nga Shkupi drejt Pollogut, dhe te Qytetit është ndarë një rrugë që çon drejt Vratnicës në veri, dhe që lakonte e penetrohej nëpër fshatrat e Kosovës, Kaçanik e Prizren.

Foto 160. “Kalaja, Qyteti, Sobri” Orasha, Fortesë xehtarësh dhe pikë kufitare e antikës së vonshme, e rindërtuar edhe në shekujt e mesjetës së vonshme (qyteti Sobri; rekonstruksion)

Mbetjet më të vjetra. Në kohën e antikës së vonshme në Qytet kanë qenë të ngritur mure me teknikën e ashtuquajtur suvatë e fortë, mure këto që kanë rrethuar 3 hapësira:
Akropola ka përfshirë hapësirë prej 0,8 ha, ndërsa muri ka qenë i përforcuar me disa kulla, dy bastione ballore, paramure dhe hendeqe para tyre, të prerë në tokën karstike. Përgjatë akropolës, mespërmes ka çuar një rrugë e gjerë e trasuar mbi shkëmbinjtë e zhveshur, ndërsa nga të dy anët e tyre janë ngulitur themelet e disa shtëpive në formë trekëndore, të ndërfutur në një nga dy radhët e mureve. Shtëpitë janë të formave urbane skematike harmonike dhe mbajnë elemente të periudhës së hershme bizantine, edhe pse është e besueshme që janë rinovuar dhe shfrytëzuar edhe në shekujt e mesjetës së vonshme.
Pjesët perëndimore të paralagjes janë shtrirë në pjerrësirat në perëndim nga akropola, duke u mbështetur në të përgjatë gjithë përshkimit, e që ka përfshi sipërfaqe prej 1,5 ha. Në muret (me malter) kanë qenë të përforcuara kullat kontrafore për të depërtuar këtu edhe themelet e ngrehinave. Edhe në anën veriore, para akropolës, ka patur ndërtesa të madhësive dhe materialeve, si në strukturat që përmendëm.

Në fazat e mëvonshme, në kullën e anës verilindore është ndërtuar një mur i ri drejt verilindjes, ku u përforcua edhe hapësira në lindje të saj. Nga jashtë, në distancë prej 20-40 m, para mureve kanë qenë të shtruar bedene të forta nga guri dhe llaçi, që ka shërbyer si pararojë e krejt kalasë. Hapësira e brendshme është njësoj e mbushur me shtëpi me skema të drejta dhe paralele.
Në anën veriore të fortesës, në majën e rrafshtë të kodrinës, në hapësirën prej 3 ha është shtrirë vendbanimi i heshtur. Gjeturinat në këtë fortesë janë evidente: qeramikë, shumë moneta nga sh. 4-6, shumë copa të imta të materialeve të farkëtuara nga hekuri, bronzi dhe argjendi.
Fortesa ka kontrolluar kufirin ndërmjet provincave Prevalitana dhe Dardania, e cila ka qenë e tërhequr përmes këtij përshkimi. Në të njëjtën kohë ka mbrojtur dhe siguruar xeheroret e afërta që i përmendëm mësipër, ku përpunimi i metaleve paraqiste bazë të fuqishme ekonomike për banorët vendasë, por edhe përreth.
Mbetjet mesjetare. Në muret e akropolës shihen intervenime të shumta në mesjetën e vonshme: ka qenë ndërtuar bastion-kulla në veri dhe muri në jugperëndim të saj, me gjysmëkullën në fundin perëndimor dhe galeri të përbërë me shkallë me pengesa para saj. Aty shihen bile, edhe dy apo tre intervenime plotësuese. Ballorja jugore e akropolës ka qenë e ndërtuar tërësisht që, sot mund të arrijë lartësinë nga 9-11 m. Kjo të lë përshtypjen e një vlere monumentale dhe atraktive, me çka qyteti Sobri llogaritet ndër fortesat mesjetare më atraktive dhe më të mirëmbajtur. Ballina është e shtrirë në vijën e drejtë perëndim-lindje, e gjatë 30 m, kurse në një nga dy kullat ka shenja të donzhonit (nga sh.13-14). Pranë saj, në anën e brendshme ka qenë e ndërtuar një ndërtesë katërkëndore–kuzhinë apo han,e katet mbi të, padyshim,kanë shërbyer për banesa.
Në mesjetën e vonshme, përveç akropolës, kanë qenë të banueshëm edhe dy paralagjet dhe varoshi i pafortifikuar në veri, në të cilin, në anën veriore shtrihen rrënojat e një kishe mesjetare. Kisha është pjesërisht e zbuluar nga R.Grujiqi (në vitin 1939). Në krejt hapësirën hasësh në mbetje apo copëza të poçërisë mesjetare dhe materiale të farkëtuara nga hekuri (thika, maja shigjetash të modeleve mesjetare, vegla, hallka, pyka, gozhda etj.). Një mamuze e hekurt me formë specifike, të çon në shekujt 9 e dhjetë, ndërsa akçet turke të sh.15, përfaqësojnë kornizën kohore në të cilën ka ekzistuar fortesa.
Fortesa e Sobrit ka patur funksion thuajse të njëjtë si edhe në antikën e vonë, d.m.th. i ka ruajtur dy udhët e përmendura mësipër dhe vendkalimet e Dinstriktit kufitar të Bizantit drejt dy rrajoneve gjysmë të pavarur të anës së Kosovës përmes Sharrit, e që i kontrollonte edhe xeheroret e rinovuara në këtë zonë. Fortifikimin e saj monumental, qyteti Sobri (që banohej me popullatë vendase Ilire, S.E.), e ka fituar, padyshim pas pushtimeve sllave të Pollogut dhe pas rrënimit të Leshkës si qendër bizantine (më 1190). Paskëtej, Sobri kthehet në qendër kryesore të këtij rajoni, e, padyshim, edhe epiqendër ekonomike, në saje të xeheroreve dhe metalurgjisë. Jo vetëm në fortifikatë, por edhe në vendbanimet përreth, gjenden një numër i madh i gropave ku janë përpunuar metalet, me thëngjill të karbonizuar ku është shkrirë hekuri, bakri dhe argjendi. Në këtë regjion, edhe sot e kësaj dite gjenden gërmadhat e xeheroreve Jegunoc dhe Radushë.
Përveç kësaj, si duket, edhe Turqit i kanë shfrytëzuar këto xeherore, e për këtë, edhe kalanë e Sobrit. Mund të jetë e mundshme që, edhe intervenimet e fundit në kala të datojnë nga koha e Turqisë. Në defterët turk të v. 1467/68, me vendbanimin Sobri ( i cili atëherë ka numëruar 73 shtëpi) përmendet edhe fortesa Sobri. (V. Kravari, 1989, 221).

Deklarata e Grenell për festën e nacionalistëve serb, është një rast i pastër se si historia e manipuluar definon diplomacinë

0
Elena Kocaqi, historiane, Tiranë
Rëndësia e origjinës dhe historisë se një populli ne marrëdhëniet ndërkombëtare.
Deklarata e Grenell për festen e nacionalisteve serb, është një rast i pastër se si historia e manipuluar definon diplomacinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe fatet e një kombi dhe shteti. Pa dyshim deklarata e tij është ne radhe te pare shkelje e etikes se një diplomati, pasi ai duhet te ruante neutralitetin gjithë jetën e tij për te qene i besueshëm, sepse me këtë mbronte integritetin profesional dhe personal, karrierën e vet si dhe politiken e presidentit qe përfaqësonte. Jo vetem qe nuk e ka ruajtur etiken, por ato qe ka shkruar per serbet, as vet nacionalistet ekstremist serb nuk i shkruajne per vete. Ne radhe te dyte, ai tregoi se ka një mungese te njohurive historike te tij për shqiptaret dhe për këtë janë përgjegjës ne radhe te pare vet shqiptaret.
Historiografia serbe dhe ajo ballkanike ne disa raste ja ka dal qe te mashtrojnë opinionin publike botërore, se gjoja shqiptaret nuk janë autokton. Politika serbe ja ka dal qe mbi bazën e kësaj historie te shtrembëruar te pretendoj tokat e te tjerëve dhe ne mënyre agresive me disa luftëra ballkanike dhe me një lufte botrore, ku u vranë me miliona njerëz, ajo arriti te krijoj ish Jugosllavinë, apo Serbinë e madhe. Çdo shtet ballkanik qe u krijua ne shek XIX dhe XX, ka bere te pamundurën nga ana historike qe te pretendoj se janë me te vjetër se shqiptaret dhe me këtë tu vidhnin tokat shqiptareve dhe ja dolën. E drejta historike është baza mbi te cilën përcaktohet territori i shtetit te një populli dhe me te edhe pasuria e tij. Pra historia vendos ekzistencën kombëtarë dhe shtetërore dhe kur ajo është e manipuluar një komb është ne rrezik.
Ne nuk na i ka fajin askush ne këtë rast, por na i ka vetja jone, pasi ne nuk kemi shkruar historinë tone, madje është vet Akademia jone komuniste qe ka te njëjtat teza me ekstremistet fqinje ne lidhje me origjinën e shqiptareve dhe historinë e tyre. Shteti jone nuk ka bere asgjë, pasi fqinjët kane kapur universitet perëndimore, ku kane penetruar stafe te tyre akademike, per te mbrojtur politikat e tyre. Madje, janë disa intelektual qe e mbajnë veten se dine gjithçka qe propagandojnë se, nuk na duhet historia, pasi sot shikohet vetëm paraja etj etj. Dy shpjegime ka për këtë nihlizm dhe poshtërim qe disa propagandojnë tia bëjmë vetes dhe te shkuarës sonë qe definon te ardhmen tone, ose janë injorant dhe se kuptojnë këtë, ose janë te shitur tek ata qe kane synuar te na zhdukin, duke na zhdukur se pari te shkuarën dhe origjinën tone. Për ata qe nuk e dine fiksojeni mire, origjina dhe e shkuara jone, definon fatin e ekzistencës sonë kombëtare dhe shtetërore ne te ardhmen. Kur u ndan tokat e shqiptareve një nga bazat kryesore ishte e drejta historike dhe fqinjët tanë sollën te gjitha përrallat dhe mashtrimet historike qe i kishin hapur cep e me cep katedrave botërore dhe me to na vodhën gjithçka, madje po te mos ishte për Austrinë, na zhduken nga faqja e dheut. Fqinjët tanë edhe sot hedhin miliona dollar, për te vazhduar me këtë propagande historike. Te pasuri e tyre investojnë me miliona dollar ne këtë drejtim, pasi aty shohin shtimin e pasurisë se tyre, ndërsa tek ne asgjë prej këtyre nuk ndodh, përkundrazi fqinjët tanë ja kane dal qe tek ne te mos kete fare botime ne këtë drejtim.
Duke njohur këtë rendësi kaq te madhe qe ka origjina dhe historia jone, solla këtë vit edhe librin Pellazget (Origjina e Shqiptareve) ku janë sjell faktet e autoktonisë sonë, pasi ne vetëm me te shkuarën tone, duke punuar fort ne te tashmen tone ne te gjitha drejtimet, do te mund te mbrojmë veten dhe te ardhmen tone. Duam ne apo jo e shkuara definon te ardhmen tone dhe është domosdoshmëri kombëtarë dhe shtetërore nxjerrja ne drite e saj.
Nëse një kombi i zhduk te shkuarën i ke zhdukur te ardhmen.

Shefi i NATO-s , Stoltenberg, nesër në Prishtinë takon kreun e shtetit Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

0

Bruksel, 30 qershor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg nesër do të gjendet në Prishtinë për një vizitë njëditëshe për tu njoftuar me situaten aktuale të sigurisë dhe politike në Kosovë, kanë njoftuar zyrtaret e NATO-s nga Brukseli për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Mësohet se pos përfaqësuesve të institucioneveve të Republikës së Kosovës, Presidentes dhe Kryeministrit, Stoltenberg do të takohet edhe me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Franco Federici dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (Gjeneral Brigade Frank Best).

Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me znj. Vjosa Osmani, z. Albin Kurti (Secretary General will attend bilateral meetings and Ms. Vjosa Osmani, Mr. Albin Kurti) si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe komuniteve.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mësuar nga burimet nga Brukseli se temë e bisedimeve gjatë këtyre takimeve gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm  të NATO-s do jetë pos situata e sigurisë, edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe roli i FSK-së në rajon dhe bashkëpunimi me NATO-n.

Tmerr … Na kishin pas rjep !?

0
Nga: Refiqe R. Hamiti
Dardha e ka bishtin mbrapa, Besian Mustafa … !
Marre!
Më ranë si bombë emrat e të arrestuarve Kujtim Zariqi, Bejtulla Piraj, Lulzim Hajdaraj dhe Enver Ibishi. Ku thuhet se :Të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë në keqpërdorime të ndryshme më dhënien e subvencioneve në bujqësi.
Pse bre si ke përdor dyzginat për ta ,po këta robt e tu ,s’paskan ditë me u ndal kurrë…
Alamet njerëzish ,alamet hajna.
Andaj ju Besian, duke u nisur nga njerëzorja edhe si djal, i të madhit Xhemajl Mustafa ,edhe si burr i këndshëm që dukesh , është dasht me qenë ma fleksibil ,ma i aftë ( si baba), që kurrë, kurrën e kurrës ,dorën mangupit mos me ia zgjatë, se jo me pi kafe, e me ba selfie me helaqet e hajnisë ,ashiqare.
A po e dinë, që mue po më vjen marre ,e po ndihem keq ,për këto “llaskuci “, që i paskan ba, në mesim e tyre edhe ky Lulzim Hajdaraj adhurues i “flakët i LDK”.
A e ka kujtue ky djal që mbiemri Hajdaraj, në vendin dhe rrethin ku ka lind, e është rrit , ka qit në opinion veq burra të besës, trima, heronjë, (të hunit e konopit)… Sa herë është dhënë kushtrimi për atdhe .
Besian Mustafa ish- ministër , a është dasht këta të arrestuar të bëjnë, çka kanë ba, me hatër ,a me zor,që ti tash me i kuptue allashverishet e tyre, sepse të ” leme “,hajnin se ka as fara jote ,e as fara e atij Hajdarajt.
A gjindet kund çelësi i këtyre ” kajsave”, me u mbyll me kaq, apo zingjiri i keqpërdorimeve në Ministrin e Bujqësisë është shumë i gjatë , e ish- Ministri nuk paska pas njohuri se çfarë po zihej aty para syve të tij, nga miqt e tij?
Të gjithë njerëzit kanë plane , deri në çastin kur marrin ca grushte turinjve,por me u vjedh shteti yt , gjithë ,kjo ka ndodh për një arsye të caktuar.
Gjithçka është proces nxënieje në Ministrin e Bujqësisë , kalim nga një shkallë , në shkallën tjetër veq ministrat, kanë qenë të ndryshëm pra nivel në tjetrin ministër.
Është mirë të bëhesh ministër por të jesh Ministër , të lexosh ,e të dish, e të mos jesh në gjendje ta shpjegosh atë që lexon,e shkruan,dhe që din dhe e sheh para syve , është e rrezikshme.
Madhështi nuk do të thotë që nuk guxon,që nuk dinë ,e që të mbrohesh nga njerëzit.
Madhështi ish-ministër Besian Mustafa, do të thotë të marrësh përgjegjësi në vendin e caktuar ku ti ke marrë punë ,dhe të pranohesh prej njerëzve. Që nga ti është prit shumë , unë e di,por që del Ministria jote, me rrema shumë ,dhe të kalbura zemër e mushkëri,mendja mos me ta marr.
Burrëri e vërtetë është të mos kesh asgjë. Të pajtohesh me rriskun tënd të djersës. Xhemajl Mustafa edhe pse nuk kishte shumë qindraka në xhep ,ishte i lirë,biseda me të ishte roman,fisnikria e tij ishte poezi…
Ish- ministër Besian Mustafa dhe ti Lulëzim Hajdaraj, unë po e lë me kaq.
Dobësia ime më e madhe është ndjeshmëria.
Nuk jam hipokrite por jam e ndjeshme ndaj mbiemrit Mustafa ,që e ka ikonë Llapi dhe Hajdaraj që e ka ikonë Dukagjini.
Dhashte Zoti të bëhet mirë e ndalet ndalet me kaq!

Presidentja Vjosa Osmani priti historianin Jusuf Buxhovi

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, priti sot shkrimtarin dhe historianin, Jusuf Buxhovi.


“Kontributi i intelektualëve në promovimin e ideve për zhvillimin e kombit ështëë përherë i rëndësishëm, prandaj ne po kujdesemi që për çështje të mëdha për vendin ta marrim parasysh edhe qëndrimin e intelektualëve dhe të studiuesve tanë”, tha Presidentja Osmani.

Ajo shprehu bindjen se shoqëria duhet ta promovojë edhe më fuqishëm debatin intelektual si vlerë të shoqërisë. Sipas saj, roli i intelektualit në shoqëri është thelbësor për fuqizimin e vetëdijes mbi shtetin dhe forcimin e vetë shtetësisë së vendit tonë.

Studiuesi Jusuf Buxhovi e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe ia shprehu gatishmërinë e tij dhe të intelektualëve të tjerë që të japin ide për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Në fund, z. Buxhovi ia dhuroi Presidentes Osmani disa nga librat e tij studimorë, përfshirë kompletin e librave “Kosova”, në gjuhën angleze.

Nga vijnë mercenarët dhe renegatët që e luftojnë Dardaninë?!…

0

Afrim Caka, Gjakovë

Kjo llojë varësie bëhet krejtësisht e qartë, po të mos kemi parasysh sjelljet dhe fillimin e marrëdhënieve të analistëve me Serbinë e Vuçiçit. Berat, Gadishulli Ilirik nuk ka qenë asnjëherë sllave! Trojet shqiptare s’mund të jenë sllave… Dhe drejtësia vazhdon të jetë e verbër!!! “Unë tani nga Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Valon Syla pres të thonë që edhe Adem Jashari u vra për për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën, Dellden, Çakorrin, Liqenin e Ujë mirit etj”. Ky television T7-të i shtynë shqiptarët të gabojnë.

Qëllimi i tij është ligjërimi i mëtejshëm i goditjeve kundër atdheut. Një lojë makabre, nje TV makaber dhe disa analistë makaber që luhet shumë kohë në Prishtinë. Jam i sigurt se serbët presin me padurim “PO”-në e Buzhalës. Dhurat më të madhe nuk mund të ketë për ta. Kjo masë e tërbuar anarkike bastardësh shqiptarë, e ngjashme me kafshët, derdhet si lavë në trojet e buta shqiptare dhe atje vret e pret, djeg e shkatërron trojet e lashta dardane…

Shqiptarët shpërthejnë ndaj Berat BUZHALËS, dhe T7-të. Bojkotojeni këta anti-shqiptar! Thirreni në prokurori! Janë bërë temë aktuale. Këto ditë gjatë debateve në studio në emisionin e T7-të”, moderatori Berat Buzhal analistët tallava kanë bërë shumë deklarata provokuese anti-qeveri, që kanë ngjallur shumë reagime. “Formimi i komunave serbe është firmosur nga Dulla i Ratkocit në pranin e Grenellkes (miku i shkijeve), duhet të pranohet edhe nga kryeministri Kurti, tha Buzhala miku i Hashimit e Veselit. Buzhala, Syla e Haxhiu që, tregohen liberal, në realitet që, mbrojnë tezat Anti- Kombëtare, mos na shesin broçkulla sepse duken qartë qe jan “të shitur, të blerë, të shitblerë”… Këta zot. Buzhala me shokët e tij jo vetëm që nuk dhanë një argument pozitiv, dukej qartë që, duke u përdredhur e zgërdhirë para ekranit, kishin ardhë për provokime dhe nënçmime! Ky duhet të jetë një program shumë serioz dhe jo të denigrohej me nënçmime, urrejtje ndaj vehtes. Buzhala, Syla, Batoni, me sa dukej, u ishte pjekur serbishtja në tru, gjak dhe në zemër! Prandaj edhe luftojnë që Liqeni e Mitrovica të bëhen pjesë e Serbisë. Diaspora shqiptare të mos kthehet dhe të inkuadrohet. Populli dhe Mergata, sundohen nga disa Koka Holigarkesh që, “Tmerrohen”, kur flitet për Gjuhen Shqipe, për Komb dhe për Trojet tona.

Perse kan kaq frik, këta Çakej?! Shqiptarët e Dardanisë, e cilësojnë Buzhalën, Sylën, Batonin si anti-shqiptar ku theksojnë se bojkoti i emisionit të tij është më minimalja që duhej bërë. Më tej shqiptarët shtojnë se me këto deklarata analistët banal kanë cënuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar, sakaq thonë se po të kishte shtet këta duhej të ishte thirrur në Prokurori dhe të jepnin llogari mbi këto deklarata. “Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv T7-të është minimalja për këta anti-shqiptarë, pasi po të kishte shtet këta shqiptar do ishin thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto sjellje që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi që janë persona publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve serbë e malazez!”.

Ju me televizionin tuaj të plehrave, programet tuaja të plehrave, shfaqjet tuaja pseudo artifakte, fallco, mashtruse, të vogla, keni kontribuar në dorën e parë dhe të paskrupullt në dekadentizmin e pas luftës që kjo kohë fatkeqësisht nuk sjell me vete asnjë vlerë, por vetëm korrupsione krim të organizuar… Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi mediatik pervers, që përfshinte bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen, famën, suksesin dhe bukurinë, kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, miratimin e audiencës, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo çfarë jemi ne. Ju keni reklamuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë mendore e morale dhe kulturore si rol model dhe njohje sociale, sepse programet tuaja mjaftojnë me pëlqimin tuaj të njerëzve të vrazhdë, injorantë dhe të vrazhdë.

Ju keni marre fame dhe jeni transformuar ne modele për te imituar njerëz që nuk kanë vlera, nuk kanë kulture, nuk kanë trashësi morale e kombëtare. Ju përfaqësoni poshtërimin e skllavërizmit, mortifikimin e atdheut për ata që sunduanë pa u ndalur njëzet vjet, atyre që investuanë në kohë, në super korrupsion dhe në burime tjera super korruptive dhe në teatrot e programeve tuaja z. Buzhalla, Syla e Haxhiu. TURP….