Kreu Blog Faqe 1654

Ebrahim Raisi dhe terrorizmi i regjimit. Zgjedhjet në Iran 2021

0
Farsa e zgjedhjeve presidenciale të Iranit do të zhvillohet më 18 qershor. Të gjitha zhvillimet deri tani tregojnë se Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei do ta nxjerrë fitues Ebrahim Raisi-n nga kutitë e votimit. Raisi, kryegjyqtari aktual, ka një rekord të errët dhunimesh të të drejtave njerëzore. Si një nga zyrtarët më të lartë të regjimit, Raisi ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në përhapjen e terrorizmit.

Ebrahim Raisi, krye-ithtar i Regjimit, garon për Presidencën Iraniane, 12 maj 2021

 
Regjimi iranian ka financuar terrorizmin dhe ka përhapur kaosin në rajon që kur ka marrë pushtetin në 1979-ën.

Pavarësisht se kë zgjedh Khamenei si president të regjimit të tij, mbështetja e regjimit për terrorizmin vazhdon. Por përzgjedhja e Raisi-t si president i ri, në përputhje me politikën e Khamenei-t për konsolidimin e pushtetit brenda regjimit, nënkupton që regjimi do ta përshkallëzojë më tej situatën, duke përhapur kaos.

Për të kuptuar se si do të ndikojë përzgjedhja e Ebrahim Raisi-t si president  në eksportin e terrorizmit nga regjimi, le të shqyrtojmë disa fakte:

“Rezistenca është strategjia më e mirë dhe më e efektshme në rajon,” tha Raisi më 28 tetor 2020 në një takim me ambasadorin e atëhershëm sirian, duke iu referuar grupeve terroriste dhe diktaturës mizore të Bashar-al Assad si lëvizja e “Rezistencës.”

Para se të bëhej kryegjyqtar i regjimit, Raisi ishte caktuar si kreu i Astan-e Quds Razavi (AQR). Astan-e Quds Razavi është organizata më e madhe e ndihmës financiare islamike (Moqofati). Sipas një raporti ekskluziv nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), AQR “gëzon përjashtim nga taksat; asetet e saj përfshijnë 50 kompani të mëdha dhe 43 përqind të pasurive të paluajtëshme në Mashhad, që është qyteti i dytë më i populluar i Iranit. Me fjalë të tjera, AQR ka në pronësi mbi 13,000 akër tokë vetëm në Mashhad.”

AQR financon shumë organizata e institucione terroriste. Një nga këto institucione është “Organizata Horizonti i Ri” (Në gjuhën Farsi, ajo quhet Organizata Ofogh No). Në 2019-ën, SHBA e sanksionoi këtë institucion dhe presidentin e saj, Nader Talebzadeh, i cili bashkëpunon me Gardën Revolucionare Islamike.

Institucioni Horizonti i Ri kishte rekrutuar Monica Witt, një ish-oficere të inteligjencës të Forcave Ajrore të SHBA, që kishte akses në inteligjencë të klasifikuar. Kjo u zbulua më vonë në 2019-ën nga qeveria amerikane. Sipas raportit të NCRI, “Forca Quds e IRGC-së ka rekrutuar Znj. Witt pas pjesëmarrjes së saj në dy konferenca ndërkombëtare të Horizontit të Ri të zhvilluara në mbështetje të Forcave Quds.”

Nader Talebzadeh, kryetar i organizatës “Horizonti i Ri,” një organizatë frontale e Gardës Revolucionare (IRGC)

“Monica Witt, e cila më vonë zgjodhi emrin ‘Fatemeh Zahra,’ shkoi në Iran për të marrë pjesë në konferencën e ‘Hollywood-izmit’ të IRGC-së, që u zhvillua nën petkun e Horizontit të Ri në janar 2012,” shton raporti i NCRI.

Krahas financimit të organizatave frontale si Horizonti i Ri, AQR financon edhe grupe terroriste si Hezbollah. Sipas raportit të NCRI, “Ebrahim Raisi, kujdestari i Astan-e Quds (tani kryegjyqtar i regjimit), shkoi personalisht në Liban në fund të janarit 2018 dhe u takua me liderët e Hezbollah, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Hassan Nasrallah. Ai vizitoi gjithashtu pozicionet ushtarake të Hezbollah në jug të Libanit.”

“Raisi u takua me familjarët e komandantëve e vrarë të rangjeve më të larta që Hezbollah ka përfshirë në operacionet terroriste të regjimit, dhe u shprehu atyre mbështetjen e tij. Mes këtyre komandantëve ishte Imad Mughniyeh, i dyti në komandë dhe ish-komandanti ushtarak i Hezbollah, i cili ka qenë i përfshirë personalisht në disa operacione madhore terroriste kundër shënjestrave perëndimore si sulmi ndaj Fluturimit 847 të TWA në 1985-ën, vrasja e pjesëtarëve të personelit të Flotës Amerikane, dhe planifikimi i sulmeve me bomba në Ambasadën Amerikane dhe në Bazën Detare në vitin 1983” shton raporti i NCRI.

Më 2 shtator 2019, Raisi u takua me Akram al-Kaabi, liderin e grupit iraken Harakat Hezbollah al-Nujaba. SHBA e kishte përfshirë grupin Harakat Hezbollah al-Nujaba dhe liderin e tij Akram al-Kaabi në listën e sanksioneve më 5 mars 2019.

Iran’s Regime Pays Terrorist Quds Force Mercenaries Five Times More Than Iranian Nurses

“Më 14 korrik 2019, një delegacion i AQR u takua me Qais al-Khazali, liderin e grupit terrorist Asa’ib Ahl al-Haq në Irak. Sipas faqes zyrtare të këtij grupi, delegacioni lavdëroi Qais al-Khazali për të ashtu-quajturën ‘mbrojtje të të drejtave të Ummah Islamike’ dhe i dha atij një flamur të Astan-e Quds,” shkruan raporti i NCRI lidhur me këtë.

Serbët e “mëdhenj” dhe serbët madhështor!

0

Lirim Gashi, Prishtinë

Kishte serbë të mëdhenj si Slobodan Milosevic dhe Zeljko Raznatovic Arkan, të cilët lanë pas serbë të mëdhenj si Aleksandar Vucic, Ivica Dacic, Vojislav Seselj dhe Aleksandar Vulin. Këta të fundit janë pasardhësit sundues të paraardhësve famëkeq që dëshironin një Serbi të Madhe në territorin e së cilës do të ishte zona e Tokios, por përkundrazi ata e zvogëluan atë dhe vendi i tyre u bë aq i vogël sa një smartphone NOKIA.

Dhe ka serbë madhështor si Nikola Sandulovic, Biljana Srbljanovic, Zarko Korac, Natasa Kandic, Sonja Biserko, Nenad Canak dhe Latinka Perovic, të cilëve u mjaftonte një Serbi normale, njerëzit e së cilës do të jetonin në marrëdhënie dinjitoze dhe paqësore me fqinjët e barabartë. Domethënë, në marrëdhënie të barabarta me individë, kombe dhe shtete që u shfaqën pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Le të shpresojmë që shumica e serbëve do të fillojnë të mendojnë si ata.

Megjithëse jam i bindur që marrëdhëniet midis forcave politike në Serbi janë rezultat i errësirës së thellë mediatike, domethënë rezultat i manipulimit të vrazhdë me ndihmën e propagandës mediatike. Sepse mediat në Serbi, si të gjitha levat e tjera të pushtetit, kontrollohen nga diktatori i përmasave të Stalinit, Aleksandar Vuçiq. Sepse nëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi do të mbaheshin në kushte dhe rrethana normale, Aleksandar Vučić jo vetëm që do t’i humbte ato, por edhe do të përfundonte në Hagë.

***

Bilo je velikih Srba poput Slobodana Miloševića i Željka Ražnatovića Arkana, koji su iza sebe ostavili velike Srbe poput Aleksandra Vučića, Ivice Dačića, Vojislava Šešelja i Aleksandra Vulina. Potonji su vladajući potomci zloglasnih predaka koji su željeli Veliku Srbiju na čijoj bi teritoriji bilo područje Tokija, ali umjesto toga smanjili su je i njihova je zemlja postala mala poput pametnog telefona NOKIA.

A tu su i veličanstveni Srbi poput Nikola Sandulovica, Biljane Srbljanović, Žarka Koraća, Nataše Kandić, Sonje Biserko, Nenada Čanka i Latinke Perović, kojima je bila dovoljna normalna Srbija, čiji bi narod živeo u dostojanstvenim i mirnim odnosima sa ravnopravnim susedima.

Naime, u ravnopravnim odnosima sa pojedincima, narodima i državama nastalim nakon raspada bivše Jugoslavije.

Nadajmo se da će većina Srba početi razmišljati poput njih. Iako sam uveren da je odnos političkih snaga u Srbiji rezultat dubokog medijskog mraka, odnosno rezultat bezobrazne manipulacije uz pomoć medijske propagande. Jer medije u Srbiji, kao i sve druge poluge vlasti, kontroliše diktator Staljinovih razmjera Aleksandar Vučić. Jer da su parlamentarni i predsednički izbori u Srbiji održani u normalnim uslovima i okolnostima, Aleksandar Vučić ne samo da bi ih izgubio, već bi i završio u Hagu.

da li se slažete? #kosovo #kosovoimetohija #kim #fyp #utisaknedelje #biljanasrbljanovic #kosova #srbija #serbia (tiktok.com)

Bisedimet më Serbinë, janë si patinazhi mbi akull…?!

0

Skënder MULLIQI

Shumë pështjellime dhe kontradita po na paraqiten në skenën tonë politike.Fjalime dhe deklarime e pa matura , qe po e ndezin edhe më shumë situatën politike në Kosovë.Qëndrimet e tilla shkojnë në dëm të Kosovës dhe proceseve zhvillimore.Qytetarët kan shumë nevojë për një jetë kualitative, dhe kan nevojë për politikanë serioz e të ndërshem.Gjysëm të shkolluarit , dihet së si e prun situatën e keqe politike e veqmas ate ekonomike.Ata që kan ambicie politike , duhet të jenë njerëz më begraund të lartë profesional , moral dhe kombëtar.

Kosova pushtetet autokratike dhe grabitqare e ndërrojë tek pas 21 vitësh .U hoq një pushtet që punojë keq duke u zëvëndësuar më më një pushtet të ri, më njerëz të ri të cilët duhet dhënë rasti të qeverisin më Kosovën.Për demontimin e një sistemi korruptiv dhe nepotik , i cili nuk u ndërrua për shumë kohë, duhet kohë dhe durim.Koha është treguesi më i mirë së një pushtet punon mirë apo keq.Mjaftë kemi stagnuar më procese , nuk i duhet këtij vendi një stagnim i ri, apo kthim edhe mbrapa.Vitët po ikin shpejtë , dhe ai shtet që nuk e zënë hapin më kohën , mbetet gjysem shtet , mbetet shtet handicap.Garda e vjetër politike nuk dëshiron të pranon realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit nacionale.

Nuk po dëshiron ta kupton së koha e tyre në politikë ka përfunduar dhe atë jo bash në mënyrë të lumtur.Kanë lënë shumë të keqija mbrapa, prandaj për punë të keqija nuk ekziton lavdia.Opozita nuk po heq dorë nga ndërskamcat ndaj Qeverisë Kurti edhe aty ku më së paku duhet. Nuk po ja dojnë gajretin edhe në dialogun e sa po rifilluar më Serbinë e Vuqiqit.Kjo natyrisht është e pakuptueshme , thua së nuk po e dinë së në pyetje është fati I Kosovës dhe fati i shqiptarëve në Ballkan.Shumë kemi vuajtur si popull nga pushtuesit në tokat tona, dhe të luajmë bixhoz më fatin tonë në kushtet e lirisë dhe pavarësisë , kjo askujt nuk i falët.Ne Bruksel dhe kudo tjetër mbrohet Kosova.

Qeveritë shkojnë e vijnë e populli mbetet.Por, është jetike së si mbetet,plotësisht i lirë apo më gjysëm lirie dhe pavarësie.E keqja mbahet në mend më shumë së e mira, dhe duhet të na prek në ndërgjegje.Bisedimet më Serbinë, janë si patinazhi mbi akull…Prandaj, ju opozitarë kujdes së si po silleni dhe si po veproni, gabimi më i vogël në këto bisedime finale më palën serbe , do të na kushtojnë shumë shtrejtë të gjithëve …!

Vetëm Drilon Gashi mund t’i jep identitet kombëtar Bashkësisë Islame të Kosovës

0
Drilon Gashi, imami i ndjekur nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe i pambrojtur prej shtetit të Kosovës së sotshme.
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Hoxha Drilon Gashi është një engjëll krahasuar me diletantet ekstremist që i prijnë Bashkësisë Islame të Kosovës.
Po, po fjalën e kam për Bashkësinë Islame të Kosovës që është filiala më besnike e Kishës Ortodokse Serbe, përderisa Kisha Ortodokse Serbe është Filiala më besnikë e Udbes së dikurshme dhe BIA-s së sotme.
Përveç kësaj Bashkësia Islame e Kosovës është dëshmuar përgjatë historisë së pasluftës si çerdhja më besnike e Islamit selafist dhe vehabist, apo edhe më saktësisht si çerdhja më besnikë e islamit ekstrem në mbarë Evropën.
Sepse Kosova ka eksportuar në Irak, Siri dhe Avganistan më së shumti xhihadistë të gjinisë mashkullore dhe femërore për kokë banori, respektivisht më së shumti luftëtarë të ISIS-it dhe Al Kaides në mbarë Evropën.
Mbi 100 femra shqiptare janë kthyer shtatzënë nga Siria, respektivisht me bark të fryrë sa koshiqi i bletës, dhe me trekëndësha të depiluar nën bark që s’kanë nevojë për rruarje prej zhiletes.
Përveç kësaj me ndihmën e BIA-s serbe dhe shërbimeve sekrete ruse, turke dhe arabe Bashkësia Islame ka importuar më së shumti Imamë vehabist e selafistë dhe ka ndërtuar më se shumti në Evropë, objekte fetare me arkitekturë militare.
Qëllimi shërbimeve të lartpërmendura sekrete ka qenë që t’ia japin Kosovës imazhin e Kandaharit dhe që t’i shndërrojnë shqiptarët sekularë në kullotës të pasionuar të barit.
Shqiptarët nuk po e kuptojnë një gjë.
Qeveria e Ramushit ka marrë para ca vitesh telegram të urgjencës së lartë nga CIA amerikane, ku dëshmohet me përpikëri kjo që po e them.
Sepse unë kam qenë gazetari i parë të cilit ajo letër i ka rënë drejtpërsëdrejti në dorë nga një zyrtarë I lartë i qeverisë, prandaj e di shumë mirë se për çka e kam fjalën.
E ju lopë të gjalla që besoni në utopi dhe përralla, as idenë nuk e keni se çfarë pasojash i ka pasur Kosova në diplomaci, respektivisht në politikën e jashtme, pikërisht për shkak të këtyre fakteve të hidhura.
Dhe pikërisht për këtë arsye, flisni dhe shkruani për këtë fenomen si njerëz pa krye.
Injorimi që i është bërë dhe inferioriteti që i është rezervuar kohë të gjatë politikanëve dhe diplomatëve tanë nga Brukseli dhe Uashingtoni, ka qenë pikërisht rezultat i lulëzimit të ekstremizmit fetar në Kosovë.
Prandaj Bashkësia Islame e Kosovës ose duhet të çlirohet nga kthetrat e Kishës Ortodokse Serbe dhe Islamit Ekstrem turk e arab, ose duhet të shuhet.
Sepse BIK-u i pa reformuar do të na dëmtojë shumë si komb, shoqëri dhe shtet në kuptimin afatgjatë.
Ushtria e të ashtuquajturit “shtet islamik” , IS, duke hyrë në qytetin Mosul të Irakut…Në mesin e tyre mund të ketë qenë edhe ndonjë “arnaut” i shfytyruar nëpër “xhamitë tona” të meremetuara e ndërtuara kryesisht nga shteti i Turqisë në njëzet vitet e fundit, por edhe nga pasanik-wehabist arab.  
Ngaqë si komb do të na çrrënjos nga identiteti kombëtar ndërkaq si shtet do të na shndërron në Kandahar, e pastaj do të kullosim me delet e pashtunëve taleban të Afganistanit barë.
Pse po them që Drillon Gashi duhet të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sepse përveç që është i ditur, i moralshëm, i drejtë, besnik, human dhe realist, është edhe shumë shumë atdhetar, prandaj BIK-ut tonë do t’i jap për herë të parë në histori identitet kombëtar.
Ushtria e Lirë e Kurdistanit përreth një luftëtari të vrarë të IS, që mund të ketë qenë edhe “arnaut”. Ndaj kësaj ushtria që lufton për lirinë e vendit të vet, shpesh mësyjnë forcat ushtarake të Turqisë, duke vrarë civil të pafajshëm e mos i lënë të qetë në vendin e vet. Jo vetëm kreu i të ashtuquajturit “Islami Politik i “Kososovistanit”, por në përgjithësi të gjithë islamistët politik të “Arnautistanit” e kanë përkrahur secilën ofensivë panturke-panislamike në vendet ku jetojnë kurdët në Siri apo Irak.
Tmerr dhe turp njerëzor e kombëtar …!
Eshtë koha e fundit që Shqiptarët ta bëjnë një ndarje të thellë e përfundimtare me anën politike e juridike në fenë Isleme, në mënyrë që besimi të mos jetë më problem , por vetëm nevojë apo jo e individit të caktuar.
Jo Islami të ndërhyj në natyrën e kombit shqiptar, por ata shqiptarë që e praktikojnë atë, besimin t’ia përshtatin nevojave të veta si shqiptarë, pra që feja të reformohet për interesin kombëtar, e jo anasjelltas.

Albin Kurti i tregoj Ramush Haradinajt dhe kolonës së të dështuarve si duhet përfaqësuar shteti, edhe pa fal ndonjë hektar tokë!

0

Nga: Luan Asllan Dibrani

“Takimi i djeshëm i zotit Kurti me zotin Vuçiq në Bruksel në praninë e ndërmjetësuesve të BE-së, Borrell dhe Lajçak ndezi lokomotivën e të dështuarve politik ne Kosovë nga opozita.

Dje pamë të vërtetën, atë takim qe filloj ti  shërbej faktorit politik shqiptar dhe  të rikthej besimin te lidershipi i ri,dhe zbardhjen fasadimit të  lidershipit të kaluar qe  e  kishte dobësuar  pozicionin tonë si faktor i barabartë me Serbinë.

Dje  u pasqyrua se  dialogu  ka marr një kaheje tjetër për njohjen dhe jo me diskutime boshe me tema të pa fund, të cilat e çojnë dialogun në pafundësi dhe pa rezultate .

Opinionet  e shumë përfaqësues të opozitës në reagimet e tyre mbrojtën agjendën serbe në dialog.

Madje njeri nga ta Ramush  Haradinaj tha se “Albini nuk mund t’u ikë temave të dialogut”, ose “po ikën nga dialogu, sepse ka frikë”! Këto interpretime me ose pa dashje janë në funksion të agjendës së Beogradit. Prandaj,përmbajtja në këtë artikull me nxiti deklarata  e Ramush Haradinajt nga  e cila po  reagoj si më poshtë se a paska faj Albin Kurti :

  1. Ti Albin Kurti nuk u ktheve nga Brukseli dhe me thanë urime liberalizimin e vizave me i mashtruar shqiptarët edhe njëherë si lidershipi i vjetër ?
  2. Gabove sepse nuk fale tokë si ish pobratimat e Serbisë ?
  3. Gaboj Albin dje në Bruksel qe nuk nënshkruante asociacionin për Serb , e të përkulet  para kriminelëve serb që vranë e masakruan çka gjetën para syve të tyre që ishte shqiptare?
  4. Ramush a gaboj zoti kryeministër  qe i tha ne sy  te gjitha , ku Vuqiqi nuk  kishte guximin  as ta shikonte në sy?
  5. Zoti Ramush Haradianaj a thua se kryeministri Albin Kurti gaboj qe nuk u zgërdhi si ju, Thaçi e Dulla qe i thoshi  Vuqiqit “razumem  na serbski jezik “ e në prezencën  e  ndërkombëtareve “Thek You  We have anderstend “!.
  6. Ramush a është fajtor Albin Kurti, qe ju mungon dija ,intelekti  qe ta kuptoni  se çka ka thënë në dialogun   ndemjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.
  7. Zoti Haradinaj me vjen keq dhe nuk dua te ofendoj nga respekti i luftës, por si politikan dhe intelektual mundemi lirisht të vlerësojmë dhe barazojmë me notën ZERO.
  8. Qasja e Albin Kurtit në Bruksel ishte dinjitoze dhe burrërore e jo si ju qe keni shkua në dialog duke u zvarrit në gjunjë para Vuqiqit, është turpi i juaj dhe i përfaqësuesve paraprak!
  1. A është fajtor Albin Kurti qe po ju pengon trimëria, besnikëria dhe  intelekti i tij ,sepse e keni kuptua që Thaçi, lsa, ti Rambo dhe Dulla ,keni me hy në histori si dështak,  e dikush edhe si tradhtar!
  1. Rambo a është fajtor albin Kurti , qe nuk shiti toka e ju i dhatë Çakorrin Mali te Zi edhe e ndatë Mitrovicën?
  1. Dikush nga ju i falët edhe Ujmanin Serbisë ?
  1. Zoti Ramush Haradinaj ( Rambo) t’ka humb kontrolli krejt , donë me të mbyt xhelozia qe nuk u bëre president. Për këtë si ka fajet Albini  po populli të ndëshkoj! .
  1. Zoti Haradinaj a është fajtor Albin Kurti qe Vuqiqin e  kthej tu qajtë në Serbi. Kurti nuk po nënshtrohet  si ju me qeverinë pronto  e LDK-së,PDK-së,AAK-së dhe Nismës së Fatrmir Limajt,  për 20 vjet, e vodhët Kosovën deri në asht e nuk guxuat të folni , për te pa gjeturit e krimet e luftës  ndërsa Albini  iu tha në sy !
  1. Çka te ka borxh Albin Kurti , ti ,opozita dhe Vuqiqi qe dolët të pa kënaqur nga Brukseli,deri sa njohjen po e kërkonte  nga Serbija Albini, e ju!!!
  1. Zoti Haradinaj ku e keni arsyen e sulmeve verbale qe i bëni Albin Kurtit,  kur ju nuk patet guxim as me taku Vuqicin dhe ia dorëzove Hashimit, çështjen e dialogut sepse atë botë  ke thënë, se ke detyra ma të mëdha…. cilat janë ato na e shpjegon publikisht mos u fshih ? Mos ik me u fsheh tregona!
  2. Temat qe i trajton ne filozofinë politike Albini,Ramush i ke vështir me i kuptua, prandaj   me dhjetëra vite  biseduat dhe nuk arritët gjë, bile për njohje reciproke deshët të falni “Veriun” po si mendoni me një bisedë Albini ti riparoj  gabimet e tradhti mbas tradhtive qe 20 vjet të juajat.

17.Ramush Haradinaj ktheju realitetit flisni  ne baza objektive se vërtet nuk ka kuptim nga ajo qe keni pas, ne supe si kryeministër i Kosovës  ,prandaj rri e mos  shqelmo se era do shpërndahet  afër teje dhe ata pak elektorat qe e ke do ikën nga duhma e keqe e të qelburit!

  1. Zoti Ramush Haradinaj Ty, edhe 100 vjet me t’i dhënë për dialog, gjerat nuk ecin para, por ose stagnojnë ose përkeqësohen…Me njerëz si ti, nuk ka kurrfarë ndryshimi, për të mirën dhe ardhmërinë e Kosovës…
  2. Albin Kurti nuk është fajtor për keqmenaxhimin e ndërtimet e lagjeve serbe në veriun e Mitrovicës me investime të Serbisë. Këto fakte nuk janë të freskëta, por kanë ndodh gjatë qeveris sate të mëparshme dhe asgjë nuk keni ndërmarr për ti ndaluar!?…
  1. Nuk ki faj qe nuk e kupton dhe e sulmon Albin Kurtin, se të duhet një përkthyes shqip, shqip tani e merr vesh çka ka thanë Albini në dialog me Serbinë dje në Bruksel!!!
  2. Thotë një fjalë popullore se ,kur i padituri të kritikon, dije qe figura jote është madhështore  dhe me krenari,prandaj Albin mos u shqetëso !.Këta janë kalamaj në politikë dhe si te dështuar duhet  me thënë diçka edhe pa lidhje si Rambo!?…
  1. O zoti Ramush Haradinaj largohu , ti prej politike se ti nuk merr vesh je ka shkon drejt fërkemeve të Hashim Thaqit, pra dije qe gabim e ke, ne tetor janë zgjedhjet e fundit lokale dhe kujdes mos po e humb edhe Deçanin!
  2. A ke ti Ramush qe i fali toke Malit te zi pse pastaj fajtor Albini !
  3. A ke ti ne qeveri qe e qite  buxhetin ne 0, cak edhe rezervat e shtetit i harxhove për kravata, xhipa, vila  e lukse ?
  1. Piskamat e tua e te Enver Hoxhës  tingëllojnë njëjtë me një melos  te përbashkët  të LDK-ne  bashkë me Listen Srbska,  patriota qe as një qeverisje nuk mund e formuar pa serb  prapë na qenka fajtor Albin Kurti !
  2. Çdo gjë që veprohet në Kosovë nga qeveria e re qe ju nuk jeni arterie  e  ngjarjes, ju ankoheni se ky është dështim i radhës  së albin Kurtit.
  3. Është për keqardhje sjellja e juaj e (opozitës) qe thuani se gjenocidin s,ka nevoje me ja përmend Serbisë se është marre!?… A do duhet mi harru sipas  teje Ramush Haradinaj?.
  4. Kryeministri Kurti, iu dha shkolle krejtve, dhe iu tregoj si duhet me u përfaqësuar shteti, edhe pa fal ndonjë hektar tokë.

Në Preshevë u përurua libri i Xhemaledin Salihut: “Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës”

0
NË SALLËN E KUVENDIT KOMUNAL TË PRESHEVËS , PËRPLOTË ME DASHAMIRË TË LIBRIT U PËRURUA LIBRI:”MËHALLËT DHE TOPONIMET E VENDBANIMEVE TË KOMUNËS SË PRESHEVËS”
Të shtunën më 12 qershor 2021, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u përurua libri i autorit Xhemaledin Salihut: “ Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës”
Salla e Kuvendit ishte mbushur përplotë me dashamirë të librit. Përurimin e librit e kryesoi: Prof. Dr.Drita Halimi-Statovci, Dr.sc. Veton Zejnullahi, recensent i librit, Jonuz Fetahaj, redaktor dhe Xhemaledin Salihu, autor, ndërsa e moderoi Nexhati Shabani.
Manifestimi kulturor, përurimi i librit filloi me ekzekutimin e “Bareshës” nga Gentian dhe Shkodran Aliu, të cilët performuan shumë mirë dhe publiku me duartrokitje i shpërbleu.
Në fillim, në hapje të përurimit, moderatori Nexhati Shabani i përshëndeti të pranishmitë dhe mysafirët e nderuar.
Pastaj fjalën ia dha Jonuz Fetahut, redaktorit të librit, i cili lexoi Mendimin e tij , të dhënë mbi librin: “Një tekst që i ka munguar onomastikës dhe toponomastikës në Preshevë me rrethinë”
Më pastaj fjala iu dha Dr.sc. Veton Zejnullahit, i cili foli mbi recensionin e librit në fjalë:”… Edhe ky libër sikur edhe librat e tjerë të z.Salihu është shkruar në lëvizje e sipër, sepse është vërtetë e vështirë të mblidhen të gjitha ato të dhëna dhe të radhiten në një libër të këtij formati duke qëndruar në zyrë, për çka unë e përgëzoj dhe inkurajoj që të vazhdojë më këtë ritëm në zbardhjen e çdo gjurme iliro-dardane në këtë pjesë të trungut shqiptar, dhe njëkohësisht i bëj thirrje pushtetit lokal në Preshevë e Bujanoc si dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar që, edhe përkundër vështirësive të gjejnë forma dhe të përkrahin projekte që i shërbejnë shumë brezave që vijnë.”
FJALË RASTI MBI LIBRIN PATI EDHE PROF.DR. DRITA HALIMI-STATOVCI:” PËRSHËNDETJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT XH. SALIHU, MËHALLËT DHE TOPONIMET E VENDBANIMEVE TË KOMUNËS SË PRESHEVËS, PRESHEVË 12.06.2021
Këtë përshëndetje dëshiroj ta filloj me fjalët e filozofit dhe gjuhetarit tonë Sami Frashërit, që thotë se:“gjysma e punës është e mbaruar kur ajo fillon me dëshirë”, dhe unë po e përforcoj: edhe me dashuri! Ndërsa, në vazhdim po shtoj edhe fjalët e filozofit botëror Friedrich Schiler, që thotë se “mendimet e thella jetojnë në zakonet e lashta dhe se këto duhet nderuar”, për të konstatuar se këto dy mendime të dy emrave të mëdhenj, janë inkorporuar dhe fare mirë reflektojnë edhe në librin e aurorit z. Xhemaledin Salihu, madje jo vetm në këtë botim që e promovojmë sot!
Libri me titull: Mëhallët dhe topomimet e Vendbanimeve të Komunës së Preshevës, na flet para së gjithash për lashtësi, pastaj për mendimet e thella popullore, të cilat janë hulumtuar e grumbulluar me dashuri e durim të madh, dhe neve na servohen sot në një libër me tekste me fotografi e me skica. Ky është rezultat për ta vlerësuar. Në të – gjejmë emërtime që i ka krijuar jetesa e njeriut në një kohë e në një hapësirë të caktuar, gjejmë organizim hapësionor e shoqëror të një areali të caktuar gjeografik në lagje apo mëhalla të veçanta, gjejmë filozofi popullore në sajimin domethënës të vendbanimeve, të toponimeve, e të emërtimeve të tjera. Të gjitha këto janë trashëgimi kulturore – të ciles duhet t’i gëzohemi që shohin dritë dhe përjetësohen në një botim të veçantë, ashtu sikur që sot trashëgimia vlerësohet, promovohet e mbështetet në të gjithë Europën e më gjerë. Z. Xhemaledin Salihu punoi me shumë entuziazëm si individ, pastaj si anëtar dhe si Kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës, por mbi të gjitha, punoi dhe vazhdon të punojë pa pushim si dashamirë i pandalur i trashëgimisë kulturore shqiptare. Puna e tij fillestare, ndoshta e vogël, por me vullnet, dashuri e seriozitet tregoi rezultate të mira në fusha të ndryshme trashëgimore, si në kulturën materiale, atë shoqërore ose shpirtërore – mjaft disperzive, të vëllimshme dhe shume të rëndësishme.
Të qenit bashkë, sikur që jemi sot në këtë takim promovues, sajon disi, një atmosferë festive të hareshme. Uroj autorin z. Xhemaledin Salihu, uroj Shoqatën për këtë botim, ndërsa të gjithë neve këtu i dëshiroj momente të këndshme në shijimin e rezultateve shkencore e profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore.”
Urime!
Autori i librit Xhemaledin Salihu i përshëndeti të pranishmitë dhe me këtë rast i faleminderoi:familjen e tij për durimin në shkrimin e librit në fjalë, redaktorin Jonuz Fetahaj, recensentët: Dr.sc. Veton Zejnullahi e Sami N. Agushi, profesor i gjeografisë, Prof.Dr. Drita Halimi-Statovcin, Dr.sc. Shefki Selamin me familje, delegacionin nga Prishtina, në krye me Banush Ymerin, profesor pedagogjie, delegacionin nga Gjilani, në krye me Prof.Dr. Bahtijar Kryeziun, delegacionin nga Bujanoci, drejtorin e Bibliotekës së Bujanocit, kryetarin e Shoqatës “Feniks”, Bilall Maliqin, të gjithë autorët dhe informatorët që dhanë kontribut në pasurimin e librit, moderatorin dhe prezencën e TV Presheva dhe Preshevapress.
Në fund lexoi disa fjali nga parathënie e tij në libër:” Jam i vetëdijshëm se ideja e realizuar është fillestare, të shkruhet për mëhallët dhe toponimet, por i mbetet gjeneratave të ardhme dhe studiuesve të rinj të hulumtojnë edhe më tepër në këtë lëmi dhe ta lëvrojnë në mënyrë studiuese, shkencore çdo aspekt lëminë e përmendur, faktikisht më thellësisht ta spjegojnë gjenealogjinë e familjeve, mëhallëve dhe toponimeve të vendbanimeve të komunës së Preshevës.
Në fund falënderoj autorët e punimeve në libër, informatorët, Akademik Rexhep Ismajlin, redaktorin Jonuz Fetahaj, recensentët Dr. sc. Veton Zejnullahun, Sami N. Agushin, profesor i gjeografisë dhe të gjithë kontribuesit e cekur dhe të pa cekur që dhanë mund në botimin e librit: ”Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës.”

Hipokrizia shqiptare me viktimat e komunizmit

0
Frank Shkreli , ish Drejtor i VOA-s për Euroazinë 
Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit është një organizatë anti-komuniste jo-fitimprurëse këtu në Shtetet e Bashkuara, me qendër në Washington, e themeluar me një akt të Kongresit, në vitin 1993, “Me qëllim për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit”.  Ky është misioni i këtij fondacioni, me moton e veprimit, “Për të mësuar të Vërtetën – Për të kërkuar Drejtësinë – Për të ruajtur Kujtesën”. Për pothuaj tre dekada ky fondacion ka zhvilluar një veprimtari të dendur për të edukuar dhe për t’i kujtuar rinisë dhe publikut amerikan në veçanti, por edhe vizitorëve ndërkombëtarë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, krimet barbare të komunizmit gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, krime të kryera në më shumë se 40-vende të botës të sunduara dikur dhe sot nga regjime komuniste. Ashtu si çdo vit ç’prej themelimit edhe sivjet, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit , para Monumentit të Viktimave të Komunizmit në Washington kushtuar më shumë se 100 milionë viktimave të komunizmit në botë,  zhvilloi ceremoninë përkujtimore vjetore, të premten që kaloi.  Kjo ceremoni vjetore zhvillohet në në këtë ditë, në kujtim të vizitës së ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan në Berlin më 12 Qershor, 1987 dhe thirrjes së tij të famshme, drejtuar udhëheqësit të atëhershëm sovjetik: “Z. Gorbaçov, shembe këtë mur!”, një referencë kjo ndaj murit që kishte ndarë për 30-vjet Berlinin, në atë atë lindor (komunist) dhe perëndimor (demokratik),  e që konsiderohej edhe simbol i të gjithave të këqiave të komunizmit dhe i luftës së ftohtë për tre dekada.

Të premten që kaloi, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit organizoi edhe sivjet ceremoninë para Memorialit, i ngritur në vitin 2007, jo larg godinës së Kongresit, kushtuar viktimave të komunizmit në botë, ku morën pjesë përfaqësues të 16 ambasadave të vendeve ish-komuniste në Evropë, si dhe një numër organizatash nga ish-vendet e robëruara komuniste. Ceremonia e 14-të e emërtuar si “Roll Call of Nations Wreath Laying Ceremony”, është një ceremoni gjatë të cilës, historikisht, për çdo vit ambasadorë dhe diplomatë të vendeve ish-komuniste vendosin kurora me lule pranë Memorialit  të Viktimave të Komunizmit botëror në kryeqytetin amerikan, në kujtim të mbi 100 milionë viktimave të komunizmit ndërkombëtar, anë e mbanë botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Me të vërtetë u ndjeva shumë mirë shpirtërisht por dhe krenar si shqiptar, kur sivjet i pashë dy kurora midis dyzina sosh, njëra nga ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe tjetra nga ambasada e Republikës së Kosovës, ashtu krah për krah njëra- tjetrës (siç mund të shikoni foton më poshtë), para një Memoriali në Kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, kushtuar viktimave të komunizmit anë e mbanë botës.  Por, fatkeqësisht, fillova shpejt ta humbas krenarinë për këtë akt njerëzor të dy ambasadave shqiptare ndaj viktimave të komunizmit botëror, përfshirë viktimat komuniste në trojet shqiptare, një akt që duhet të vlerësohet pa marrë parasysh nëse e kanë bërë me ose pa lejen e Ministrive të tyre përkatëse.

Kurorat me lule nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të vendosura rreth Monumentit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend ku nuk ka sunduar kurrë komunizmi – ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë ku regjimet komuniste të Enver/Titos, shkaktuan mijëra viktima të pafajshme – vetëm e vetëm se konsideroheshin kundërshtarë të regjimeve të tyre, ndër më të egrit në botë.

Sa bukur që dy ambasadat shqiptare renditen më përfaqësi të tjera nga vendet ish-komuniste për të kujtuar viktimat komuniste, por  sa ironik, në mos hipokrit ky akt, thashë me vete, që përfaqësitë diplomatike shqiptare në Washington vendosin kurora me lule para një monumenti amerikan kushtuar viktimave të komunizmit , në një vend si Amerika, e cila nuk ka vuajtur kurrë nga komunizmi, por që në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilat kanë vuajtur nga komunizmi më shumë se çdo vend tjetër në Evropë dhe në botë, jo vetëm që nuk gjen ndonjë monument të ngritur kushtuar dhjetra -mijëra viktimave shqiptare të komunizmit.  Sa mirë do të ishte nëqoftëse të afërmit e atyre viktimave shqiptare të komunizmit,  eshtrat e të cilëve as nuk dihet se ku janë hedhur a varrosur , por ku të afërmit e tyre ose të interesuarit mund të vendosnin një kurorë me lule të paktën për t’i kujtuar ata në data me rëndësi të kujtimit të tyre, si kjo në Washington javën që kaloi, por edhe në data të tjera gjatë vitit kushtuar kujtimit të viktimave të komunizmit,  sidomos në Evropë, por edhe në botë, përfshirë  Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, të cilat nuk kanë vuajtur kurrë nga komunizmi. Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka asnjë date për të kujtuar viktimat e komunizmit,  por nuk ka as monumente kushtuar viktimave shqiptare të komunizmit në asnjërin vend,  ndërkohë që me autorizimin e autoriteteve vendase janë ndërtuar, madje edhe natën për terr, monumente dhe gjen kudo memoriale, kushtuar të huajve, turqve, grekërve e sllavëve.

Turpi i mbuloftë këto autoritete, të cilat jo vetëm nuk kujtojnë viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe Kosovë,  por, në të vërtetë, tallen publikisht me ta, me familjet e tyre dhe me vuajtjet e tyre!  Kanë kaluar 30-vjet nga shembja e Murit të Berlinit dhe ndryshe nga e gjithë bota tjetër e qytetëruar, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë madje as një ditë kushtuar mijëra viktimave të pafaajshme të komunizmit shqiptaro-sllav,  as monumente në kujtim të tyre, askund në trojet shqiptare. Klasa politike shqiptare e të gjitha ngjyrave ka vazhduar për 30 vjet tanii, të heshtë, ta paraqesë dhe ta shtrembërojë çështjen e viktimave të komunizmit, sipas interesit dhe trillimeve të rastit, duke bërë premtime, por pa asnjë vullnet as dëshirë për t’u përballur me të kaluarën komuniste, as me krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  Jemi mësuar me talljet, me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe të radhës  nga përfaqësues të ndryshëm të politikanëve shqiptarë, pozitë e opozitë, sidomos të përfaqësuesve të kulturës së vjetër komuniste, ose gardës së vjetër komuniste, e cila ka mbizotëruar për tre dekada politikën shqiptare të këtij tranzicioni të pa fund.  Edhe këta pretendojnë të bëjnë shtet?! Shteti nuk bëhet me mendësi komuniste. Demokracia nuk zhvillohet me mentalitet komunist dhe as liria nuk vendoset me ligje për kufizimin e lirisë, si për shembull të lirisë së shtypit. Ashtu siç as drejtësia nuk mund të vendoset nga ish-prokurorë dhe ish-gjykatës të komunizmit, disa prej të cilëve kanë gisht në dënimet e viktimave të pafajshme të komunizmit.   Madje as atëherë kur ata kanë mbështetjen e turpshme dhe pa rezerva të ambasadave më të mëdha përendimore.  Ironi, hipokrizi, a po diçka tjetër qoftë, unë e shikoj si shenjë shpresëdhënëse vendosjen e kurorave me lule (me leje ose pa leje të qendrave) nga dy ambasadat shqiptare pranë Memorialit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit ndërkombëtar në Washington, të premten që kaloi, në prani të një numri diplomatësh dhe përfaqësuesish të oganizatave të ndryshme ndërkomblëtare. Duke shpresuar se diçka mund të bëhet edhe në trojet shqiptare për të kujtuar mijëra viktimat e komunizmit shqiptar, me besimin se e vërteta sado që të mbulohet nga errësira, më në fund gjithmonë triumfon.

Sepse, “Për një kohë tepër të gjatë e vërteta e asaj që ka ndodhur është përfolur në heshtje, e mbuluar me terr. Por vetëm e vetëm pse historia ka heshtur për ato që kanë ndodhur, nuk do të thotë se (masakra) nuk ka ndodhur. Dhe ndërsa terri mbulon shumë gjëra, ai nuk shlyen asgjë, asgjë!  Disa krime e padrejtësi janë aq djallëzore, aq të tmerrshme dhe shokuese, saqë ato nuk mund të mbulohen nën tokë, pa marrë parasysh sa mund përpiqen disa njerëz për të bërë një gjë të tillë.”  (Nga fjalimi i Presidentit Joe Biden me rastin e 100-vjetorit të masakrës në Tulsa të shtetit Oklahoma me 1 Qershor, 2021.) Ka ardhur  koha që Tirana dhe Prishtina zyrtare të veprojnë “në anën e duhur të historisë”, të bashkohen me botën e qytetëruar perëndimore dhe të përballen me krimet e komunizmit dhe me historinë e turpshme të regjimeve komuniste, anë e mbanë trojeve shqiptare. Është i nevojshëm një reflektim i thellë nga autoritetet më të larta dhe mëshirë njerëzore nga të gjithë të pyesni veten PSE ndodhën këto krime dhe PSE heshtni për 30-vjet tranzicion?!  Cilën rrugë do të ndjekë kombi shqiptar, rrugën e vlerave bazë njerëzore të respektit për jetën e njeriut, të lirisë dhe demokracisë perëndimore, apo rrugën e përcaktuar 85-vjet më parë nga një ish-diktator komunist sllavo-aziatik, pasojat e regjimit të të cilit shihen dhe preken ende anë e mbanë vendit dhe më tej.

Foto e pjesëmarrësve në ceremoninë e vendosjes së kurorave nga diplomatë evropianë-lindorë në Washington

Gratë e Iranit, viktima të ideologjisë së Mullahëve

0

Një nga fenomenet shumë shkatërruese që është përhapur tani në Iran, për shkak të dominimit të mendimit reaksionar të regjimit, është dhuna ndaj grave.

Mediat e drejtuara nga shteti e kanë shpallur këtë katastrofë si vrasjen e bashkëshortit ’. E përditshmja shtetërore Fararu më 9 qershor 2021, për këtë temë shkruajti:

“Në ditët e fundit ishte botuar lajmi për vrasjen e pesë grave nga të afërmit e tyre në qytetet e Kermanshah, Saqez dhe Ilam. Sigurisht, katër prej tyre ishin vranë nga burrat e tyre. Kjo bëri që një grup aktivistesh dhe përdoruesish të mediave sociale të reagojnë ndaj kësaj çështje dhe të kritikojnë fenomenin e vrasjes së bashkëshortes ’.”

Një përdorues i mediave sociale për këtë temë shkruajti: “Çdo vit, midis 375 dhe 450 gra në Iran vriten nga burra të familjes. Të paktën një grua vritet çdo ditë në Iran duke qenë një grua dhe nën pretendime mashtruese të tilla si reputacioni i familjes dhe nderi. ”

Më 8 qershor, lajmi për zbulimin e trupit të djegur të një gruaje të re nga Saqez zhgënjeu përdoruesit e rrjeteve sociale. Trupi i gruas i përkiste një gruaje 26-vjeçare me identitetin e Negin (Galaleh) Sheikhi. Trupi i saj i djegur u zbulua në rrugën nga Sanandaj për në Saqez në një vend të quajtur ‘Chapan Sofla’ nga agjentët e inteligjencës së regjimit. Sipas raporteve të medias, Negin Sheikhi u vra nga i fejuari i saj, i cili ishte gjithashtu një nga të afërmit e saj.

Para kësaj ngjarjeje më 5 qershor në provincën Ilam, ‘Një 35-vjeçar vrau gruan e tij me një armë të ftohtë (me thikë) dhe u largua nga vendi i ngjarjes,’ tha Jamal Mousavi, shefi i policisë së krahinës, për një grua që u vra nga burri i saj.

Pas këtij incidenti, më 6 qershor, u botua një lajm tjetër në lidhje me vrasjen e dy grave në Kermanshah. Duke shpjeguar incidentin, kolonel Alireza Daliri, shefi i policisë në Kermanshah, tha se një person shkoi në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe vrau ish-gruan e tij dhe motrën e saj gjithashtu.

Publikohet dosja sekrete e ish-Sigurimit të Shtetit, ja se si komunizmi e sulmonte “Vatrën”

0

Eneida Jaçaj

Përgatiti: Eneida Jaçaj

Shqiptarët e Amerikës u bashkuan për të zyrtarizuar më 13 qershor të vitit 1912 në Boston, Federatën Panshqiptare “Vatra”, në funksion të çështjes shqiptare dhe interesave madhore të vendit. Ishin personalitetet si Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, Paskal Aleks etj, që u mobilizuan për t’i dhënë jetë “Vatrës” në shërbim të çështjes kombëtare, çlirimit të vendit nga zgjedha e huaj dhe më pas vendosjen e sistemit demokratik në Shqipëri.
Fan Noli dhe Faik Konica, dy personalitete të shquara dhe themelues të “Vatrës”, lobuan fort në sallonet e Europës, zhvilluan takime me personalitete të huaja, ku në bazë të diskutimeve patën interesat kombëtare të Shqipërisë. “Vatra” ka dhënë një kontribut madhor për moscopëtimin e Shqipërisë, dhe gjithashtu objektiv të saj ka patur demokratizimin e Shqipërisë, rritjen e ekonomisë dhe uljen e analfabetizmit. Federata Panshqiptare “Vatra” vijon misionin e saj duke mos i shkëputur lidhjet me atdheun, në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.
Pavarësisht kontributit madhor për çlirimin e vendit, çështjes kombëtare, misioni i Federatës “Vatra” në vijimësi u godit fort nga regjimi komunist i instaluar në 1945-ën.
Pas përpjekjeve për çlirimin e vendit, shqiptarët e Amerikës vijuan lobimin për demokratizimin e vendit, lirinë e fjalës, u pozicionuan kundër censurës dhe shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, për shkak të diktaturës.
Kjo politikë nuk ishte në funksion të interesave të regjimit komunist, ndërsa udhëheqësi-diktator, i cili synonte të mbante popullin të nënshtruar, ndërmori një sërë sulmesh në drejtim të “Vatrës”. Regjimi komunist propagandonte se Federata Pashqiptare “Vatra” zhvillon një veprimtari armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë dhe Socializmit. Madje arrinte deri aty saqë shqiptarët e Amerikës i quante agjentë të amerikanëve, analfabetë dhe njerëz jo të mirë.


Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 ka publikuar dosjen sekrete të “Vatrës”, me tre vëllime, e survejuar për dekada nga Sigurimi i Shtetit, me mbi 800 faqe dokumentacion.
Komunizmi sulmonte edhe gazetën “Dielli”, pjesë e “Vatrës. “Vatra” në pjesën më të madhe përbëhet nga elementë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike. Kjo është organizata më e vjetër dhe gjithmonë në kryesi të saj kanë qenë dhe janë njerëz që janë agjentë të amerikanëve. Qëndrimi i kësaj organizate tani dhe sidomos i gazetës së saj, nuk është i mirë. Gazeta Dielli dhe kryesisht Qerim Panariti zhvillojnë një propagandë reaksionare kundër republikës tonë dhe kampit të socializmit. Kjo vjen sepse drejruesit e kësaj shoqërie në pjesën më të madhe nuk janë njerëz të mirë nuk janë njerëz të mirë”, thuhet në dosje. Pavarësisht sulmeve nga një sociopat dhe primitv, “Vatrës” nuk do t’i venitet merita që ka dhënë për shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi.

Faik Konica e ka përshkruar punën e “Vatrës” me këto fjalë në gazetën “Dielli” më datë 7 korrik 1922:
“Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit për copëtimit e vendit, “Vatra”, e këshilluar nga një pakicë patriotësh e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtarëve të saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tërë shqiptarëve, e mori përsipër të veprojë në vend të shtetit të vdekur. Nuk kërkoji nderet as të drejtën e shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e “Vatrës” u mbajtën delegatët, u dërguan misione, u subsidiuan agjenci, u kablluan mijëra protesta, me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë, dhe u organizua aq e mirë sa Kryeministri i Greqisë z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga “Vatra”….
Dosja sekrete
Më poshtë paraqitet një pjesë nga dosja sekrete për Vatrën, e survejuar nga Sigurimi i Shtetit. “Dosja sekrete, Aprovohet, Drejtori i Zbulimit Politik, Jonuz Mersini Tiranë, 29/9/1970.
Vendim
Unë, punëtori operativ, Idaet Xhanaj, efektiv i Drejtorisë së Zbulimit, pasi shqyrtova materialet e organizatës “Vatra”, e formuar në vitin1909 prej Fan Nolit, Faik Konicës e të tjerë, dhe pasi gjeta se vitet e fundit është vënë plotësisht në shërbim të zbulimit amerikan, dhe aktualisht zhvillon aktivitet armiqësor ndaj vendit tonë si nëpërmjet anëtarëve të saj, po ashtu edhe nëpërmjet gazetës së saj, “Dielli”.
Vendosa të çel dosjen e kësaj organizate për të bërë përpunimin e mëtejshëm, për t’u informar mbi aktivitetin e saj, mbi koordinimin e veprimtarisë me zbulimet armike, mbi divergjencat në radhët e saj.
Pëlqehet
Kryetari i degës,
Hasa Luci
Relacion mbi gendjen e kolonisë shqiptare në SHBA
Kolonia Shqiptare në Amerikë është një nga kolonitë më të vjetra dhe më të mëdha në Perëndim. Emigracioni Ekonomik Shqiptar ka filluar qysh nga viti 1900 për shkaqe që dihen, dhe ka vazhduar duke u shtuar deri në vitin 1940. Afro 20 për qind prej tyre kanë marrë edhe familjet me vete. Kolonia Shqiptare përbëhet prej afro 40 mijë frymë, dhe është përqëndruar në qytetet Boston, Nju York, Filadelfia, Ustri, Detroit, Chicago, Karolina, Uashington, San Francisco; qëndra e gjithë kolonisë është në Boston, pasi aty janë kryesitë e shoqërive dhe kryesitë fetare. Sot, afro 80 për qind pre j tyre punojnë në restorante, hotele, 5 % në fabrikë, dhe 10 % kanë prona private, si magazina, shtëpi etj.
Nga zhvillimi arsimor dhe politik, kolonia përfaqëson një masë të madhe analfabetësh ose që dinë pak shkrim, të pazhvilluar nga ana politike dhe që janë shumë fetarë. Rinia e dalë nga familjet shqiptare në Amerikë, është edukuar në shkollat amerikane, pasi nevoja e një shkolle shqipe në koloni është ndjerë shumë.

Emigrantët Ekonomikë janë ndarë në dy shoqëri: Vatra me gazetën e saj Dielli, me kryetar Fan Nolin, dhe Editor Qerim Panaritin, dhe Shqipëria e Lirë me gazetën e saj “Liria”, me kryetar dr. Xhon Nase nga Berati dhe editor Dhimitër Trebicka, nga Korça.
Pjesa më e madhe shqiptarëve nuk marrin pjesë në këto shoqëri si aëtarë të rregullt, vetëm se marrin gazetat e tyre. Shoqëria “Vatra” në pjesën më të madhe përbëhet nga elementë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike. Kjo është organizata më e vjetër dhe gjithmonë në kryesi të saj kanë qenë dhe janë njerëz që janë agjentë të amerikanëve. Qëndrimi i kësaj organizate tani dhe sidomos i gazetës së saj, nuk është i mirë.

Gazeta “Dielli” dhe kryesisht Qerim Panariti zhvillojnë një propagandë reaksionare kundër republikës sonë dhe kampit të socializmit. Kjo vjen sepse drejtuesit e kësaj shoqërie në pjesën më të madhe, nuk janë njerëz të mirë”, thuhet në dosjen sekrete.

Jeta e Bidenit dhe Putinit për 24 orët e ardhshme ështe “në duart” e kësaj bjonde

0
Gjenevë, 15 qershor -Gjeneva krenohet, por edhe ne ankth dhe strese në prag të samitit diplomatik me 16 qershor. Gjithecka eshte gati për takimin Biden-Putin, ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch drejtoreshen e policise se kantonit te Gjenevës kolenel Monica Bonfanti. E pyetem  shefen e policise se apo flen “rehat” ajo u përgjigj “magnifique” pse jo une kam besim forcat tona!

Nga ajo kuptuam se Gjeneva, Zvicra si nikoqire dhe si nje vend neutral eshte mobilizuar mire, eshte ne gjendje gatishmërie qe duket si në “luftë” e blinduar me forcat e armatosur deri në “dhëmbë”, me 3000 policë, ushtarë, helikopterë, tanke, marina ushtarke dhe snajperistë.

Gjeneva më 1 gushti 2006 i dha besimin një gruaje bjonde për të udhëhequr policinë e knatonit

ImageKol. Monica Bonfanti, komandanti i departamentit të policisë në Gjenevë, tha gjatë një konference për shtyp jashtë vendit të samitit se 900 oficerë policie shtesë do të thirren nga rajone të tjera zvicerane, duke rritur kontigjentin e policisë në qytet në rreth 2,000 duke përfshirë oficerë lokalë.

Tessino-Lucernoise, Monica Bonfanti eshte ne krye te policise se Gjenevës nga  1 gushti 2006. Deri tash ajo eshte deshmuar se i ja del te mbaje rendin e sigurise per te gjithe qytetaret. Ajo keto vite i kishte shpallur “lufte” edhe krimit te organizuar, cka numri i aktiviteteve kriminale per cdo vit bie fale vangazhimit te saj bashk stafit e saj të shkëlqyeshëm. Shefja e policise bjonde, sikur t’mos isjte profesionale apo sikur t’mos reduktonte shifrat e kriminaliteti ne kanton, sigurisht nuk do te kishte mundur ta mbante “frontin” si shef e policisë qe 15 vite!, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch pasi presidneti i Amerikes shkeli sot ne roet e pasdites token e territorit helvetik.

Si gazetaret ashtu edhe qytetaret sy e veshe kane kah Gjeneva për pritjen e takmit “tête à tête” të dy burrave nga Uashingtoni dhe Moska. Me 16 qershor bashk me motin e diteve të verës, pritet edhe situatë e nxehtë mes Uashingtonit dhe Moskës, meqë pesë dite para takimit te Biden-Putin, qysh tash pista e Gjenevës ka nisur të nxehet. Ndërkohë, policia e Gjenevës ka konfirmuar se do të angazhojë disa automjete të blinduara nga ushtria për të barantuar sigurinë e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Helikopterë dhe aeroplanë: Shfaqja e forcës do të zhvillohet gjithashtu në ajër. Joe Biden mban disa helikopterë në bagazhet e tij. Përveç kësaj, gjashtë deri në shtatë avionë zakonisht llogariten për një udhëtim presidencial të SH.B.A.-së. Përballë, skuadrat e Vladimir Putin nuk konfirmojnë praninë e helikopterëve. Por kjo e fundit do të jetë e rrethuar mirë.

Në terren, siguria sigurohet nga Policia Federale Zvicerane (Fedpol), e cila specifikon në veçanti se ata punojnë me policinë kantonale të Gjenevës: “Fedpol po vlerëson situatën e cila do të përcaktojë shtrirjen e sistemit të sigurisë. Zbatimi i masave të sigurisë është përgjegjësi e forcave policore kantonale në fjalë. Shërbimet e sigurisë së delegacioneve të vendeve në fjalë janë gjithashtu të përfshira ngushtë. ”

Zvicra nderrmer masa extra të sigurisë për samitin Biden-Putin

Autoritetet zvicerane planifikojnë të kufizojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi qytetin e Gjenevës dhe të vendosin deri në 3,000 trupa dhe oficerë policie si pjesë e sigurisë shtesë për samitin midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA Joe Biden javën e ardhshme.

Organi ekzekutiv me shtatë anëtarë i Zvicrës, Këshilli Federal, miratoi të premten masa sigurie të përkohshme që përfshijnë vendosjen e deri në 1.000 trupave dhe mbikëqyrjen e hapësirës ajrore nga forca ajrore zvicerane gjatë samitit të së mërkurës.

“Zvicra është e detyruar të sigurojë mbrojtjen e personave që gëzojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjit ndërkombëtar, siç janë krerët e shteteve amerikane dhe ruse”, tha Departamenti Federal i Mbrojtjes.

Stephane Theimer, zv.drejtori i Zyrës Federale të Policisë (FEDPOL) dhe kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë, tha se zyra nuk kishte marrë asnjë tregues kërcënimesh ose trazirash që përfshinin samitin. Por ai tha se “kërcënimi terrorist mbetet i lartë në Zvicër dhe Evropë” dhe përmendi “kërcënime të tjera nga qarqet ekstremiste të dhunshme”.

“Natyrisht, diaspora përkatëse të të dy vendeve mund të dëshirojnë të përfitojnë nga vizita e presidentit të tyre për të kryer veprime,” tha Theimer duke shtuar se “ne jemi në një nivel të lartë të gatishmërisë.”

Veq sa kane zbritur nga aeroplani limuzinat e tyre të blinduara te Joe Biden dhe Vladimir Putin. Për presidenti amerikan Cadillac One, i njohur gjithashtu si “Bisha”, është një përbindësh prej çeliku prej nëntë tonësh që mund t’i rezistojë zjarrit të pushkës ose raketave. Karakteristikat e tij teknike klasifikohen shumë sekrete. Makina posedon pajisje mbrojtëse dhe madje edhe çanta gjaku nga i njëjti grup me presidentin në rast se ai plagoset nga ndonjë sulm. Për arsye sigurie, burrat e Shërbimit Sekret gjithmonë krijojnë dy. Sipas informacionit tonë, ato që do të përdoren për samitin e Gjenevës ato tashmë veq kanë mbërritur.

Aucune description disponible.