Kreu Blog Faqe 1655

Kryeministri Kurti për mediat në Bruksel: Nga ana e jonë, takimi ishte konstruktiv

0

BRUKSEL, 15 Qershor 2021- Gazeta DIELLI/ Zyra për Komunikim Publik -Zyra e Kryeministrit dërgoi deklarimin për media të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Bruksel pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sot u zhvillua takimi i parë në Bruksel me delegacionin nga Serbia. Unë isha bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi i cili është përgjegjës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe kjo u bë më ndërmjetësimin e zotërinjve Borel dhe Lajçak.Takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Ne do të marrim pjesë në këtë proces i cili është i vështirë, përderisa pala tjetër po fliste për ide të vjetra, ne dhamë katër propozime të reja. Propozimi i parë ishte që ta avancojmë marrëveshjen CEFTA të Ballkanit Perëndimor në marrëveshje SEFTA me ç’rast do ta përdorim modelin e shteteve  si Islanda, Lintenshtajni dhe Norvegjia, që kanë me Bashkimin Evropian pra EFTA- EEA.

Propozimi i dytë ishte një ditë pas samitit të djeshëm të NATO-s, ku u dhanë porosi shumë të qarta dhe unanime, Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes, ku ne zotohemi si shtete që nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën  dhe në këtë mënyrë t’i kontribuojmë paqes, sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.Propozimi ynë tjetër që e bëmë ishte që te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë,  duhet të largohet nga delegacioni serb zotëri Velko Odaloviq i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’.

Pra, vetë zotëri Nenad Çanak ka pohuar që ekzistojnë 16 varreza masive në Serbi, por vetëm 5 prej tyre janë hapur. Janë zhvarrosur mbi 1000 shqiptarë, prej tyre 744 vetëm në Batajnicë, por janë edhe 11 varreza të tjera masive dhe nuk kemi pse e komplikojmë çështjen, kur zotërinjtë Odaloviq e Angjelkoviq e dinë se cilat janë ato varreza të tjera, ndërsa Nedad Çanak pati thënë se këtë e ka dëgjuar nga ish-ministri i brendshëm në kohën e kryeministrit të vrarë, Zoran Gjingjiq, z.Dushan Mihajloviq.

Propozimi ynë i katërt, sa i përket çështjes së pakicave, ishte reciprociteti bilateral, i cili është parim i përgjithshëm, por në veçanti në Kosovë, për serbët e Kosovës, ne do të mund të kishim një Këshill nacional, ashtu siç është në Serbi për shqiptarët dhe boshnjakët.

Tri propozimet tona të fundit u refuzuan. Propozimi ynë i parë për SEFTA-n, nuk dhanë përgjigje, por unë sinqerisht shpresoj që do ta konsiderojnë seriozisht këtë propozimin tonë, që e bëmë sot, kur të kthehen ata në Beograd.

Ndërkaq, takimi i radhës do të jetë para pushimit të verës, që nëse nuk gaboj i bie më 25 korrik.

Pra, ne do të jemi të gatshëm për pjesëmarrje në proces, mirëpo nuk ka ende dakordim sa i përket agjendës për dialogun e ardhshëm në këtë takim, të parin, që u zhvillua sot.

Press:Përse u ngrit çështja e të zhdukurve, duke marrë parasysh që në shtatorin e vitit të kaluar vetë Lajçak ka thënë se palët janë dakorduar për këtë çështje. Keni informacion se për çfarë janë pajtuar palët, në dialogun, i cili është stopuar në shtator të vitit të kaluar, kur zyrtarisht është përmbyllur kjo temë? Pse tani del përsëri në sipërfaqe?

Përgjigje:Ne dialogun e shohin si dialog për njohje të ndërsjellë. Këtë e ka thënë edhe Presidenti Biden dhe ne plotësisht pajtohemi me këtë formulim, pra njohje e ndërsjellë. Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe një Serbi që e njeh Kosovën, e njeh edhe Kosova më pas. Kështu, dy republikat tona krijojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, sipas modelit evropian.

Mirëpo, nga marrëveshjet e mëhershme, të cilat janë zhvilluar, duhet ta keni parasysh që janë bërë nga një qeveri, e cila doli të ketë qenë jo vetëm jolegjitime, por edhe kundërkushtetuese.

Në anën tjetër, asnjëra prej dakordimeve të mëhershme, nuk vlen, përderisa nuk ka dakordim të përgjithshëm për të gjithë.

Rrjedhimisht nuk mund të thuhet që ka pasur marrëveshje në të kaluarën, mirëpo është zotimi ynë si Qeveri e Republikës së Kosovës, që nëse ka një gjë që nuk pret, është çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, meqenëse familjet nuk jetojnë në dhembje, pikëllim, por edhe në ankth. Dhe, nëse në rastet tjera, ndoshta, koha edhe i zbut ca plagët, e kundërta vlen për të pagjeturit, për ata që u zhdukën me dhunë.

Prandaj, edhe ne, e trajtuam këtë çështje, mirëpo nuk duket që ka gatishmëri për t’u marrë me njerëzit përgjegjës të asaj kohe, të cilët fatkeqësisht janë ende në pozitat e rëndësishme shtetërore. Pra, nuk bëhet fjalë për njerëz që janë bërë deputet me votat e qytetarëve, por për njerëz të emëruar nga pushteti i atjeshëm në ato pozita që i kanë.

Press: Z. Kryeministër, thatë që nga pala tjetër nuk ekziston gatishmëria. Edhe Presidenti serb Vuçiq e tha që ka qenë një prej takimeve më të vështira që ka pasur deri tani, këtë radhë. Nga takimi i parë që keni pasur, keni shpresë, që megjithatë mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë me palën serbe apo procesi do të zgjatet sikur prej vitit 2011 e deri më tani?

Press: Unë kam shpresë se nëse i diskutojmë qysh në fillim, pa ekuivoke, sinqerisht e seriozisht, çështjet kryesore në krye të herës, atëherë me siguri që nuk ka vend për skepticizëm, meqenëse qasja është e duhur. A do të jetë vështirë? Vështirë do të jetë. Mirëpo, unë nuk do të thosha se jam pesimist, meqenëse tash po i trajtojmë gjërat në thelbin e tyre, e nuk po përpiqemi ta evitojmë elefantin në dhomë, e kjo është se Presidenti Biden ka kërkuar njohje të ndërsjellë, meqë aktualisht kemi mosnjohje të ndërsjellë.

Serbia nuk e pranon Republikën e Kosovës, Kosova nuk e pranon Republikën e Serbisë dhe kjo duhet të ndryshojë.

Press:  Z.Kurti, si ka qenë atmosfera, sepse presidenti i Serbisë tha se pala shqiptare, siç tha ai, ka ardhur për të dëshmuar se nuk do asnjë marrëveshje, nuk e zbaton asnjë marrëveshje dhe se ai nuk sheh absolutisht asnjë çështje, rreth së cilave palët janë pajtuar. Po ashtu, rreth të zhdukurve, ai përsëriti atë që shpesh e thonë, le të tregojnë shqiptarët se ku mendojnë se ka varreza, e ne do të shkojmë e ti kërkojmë, ndërsa nga pala e Kosovës nuk ka gatishmëri për hulumtime aty ku ata kërkojnë.

Përgjigje: Po, ky ishte një takim, në të cilin u ruajt distanca fizike, pra ishim më shumë se dy metra larg njëri-tjetrit dhe mund të them që për bindjen time nuk kishte shumë befasi, por unë prezantoj interesat e Republikës së Kosovës, të drejtat e popullit të Kosovës dhe në veçanti përpiqem që procesi të ketë parime, sepse vetëm në atë mënyrë është i qëndrueshëm. Nuk mund t’i pyesim shqiptarët çerek informacionin që kanë se ku ka varreza masive në Serbi, kur mundemi shumë kollaj ta pyesim Velko Odaloviqin, Zoran Angjelkoviqin, Dushan Mihaloviqin. Ata e dinë. Ndërkohë që Presidenti i Serbisë po thotë që nuk di gjë, por edhe nëse ky nuk di gjë, ka të tjerë që dinë aty dhe le t’i pyesin, sepse nëse në Bosnjë dhe Kroaci ka qenë ndoshta e mundur të thuhet që serbët e atjeshëm janë përfshirë në konflikt, ndonëse Serbia nuk ka qenë neutrale, padyshim, në çdo aspekt, në Kosovë askund nuk kanë qenë krimet joshtetërore. Prandaj, e vërteta për krimet e Serbisë e Millosheviqit në Kosovë, ndodhet sërish në Serbi, pra në Beograd.

Andaj, ne bëjmë thirrje, që këta persona që janë gjallë, e kanë qenë në pushtet në atë kohë, të hiqen nga pozitat që i kanë sot në Serbi dhe të merren në pyetje për të vërtetën kriminale të Serbisë së Millosheviqit në fund të shekullit të kaluar.

Press: Z. Kryeministër, a keni dëgjuar ju nga përfaqësuesit e BE-së, të thonë që finalizimi i dialogut, është njohja e ndërsjellë dhe se anëtarësimi i Serbisë, kalon përmes njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Përgjigje: Ndoshta nuk e thonë kështu në mënyrë eksplicite, mirëpo unë besoj që kjo është e qartë. Kosova dhe Serbia nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian pa njohje të ndërsjellë dhe sa më parë që realizohet ajo, aq më mirë.

Unë theksova, që në kuadër të mandatit të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, z.Borel dhe në kuadër të mandatit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Anerikës, z.Biden, do të duhej të bëhet marrëveshja, mirëpo, sa më herët që bëhet, aq më ‘kollaj’ është, përveçse më mirë. Meqenëse, sa më shumë kohë kalon dhe nuk bëhet marrëveshja, aq më vështirë do të jetë të bëhet ajo. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit edhe të Qeverisë sonë, edhe të Presidentit Biden, në mënyrë që ta realizojmë këtë marrëveshje. Pra, brenda kësaj kohe sa zgjat mandati i zotërinjve Biden dhe Borel.

Press:  Ju e thatë, që disa prej politikanëve që kanë aso kohe në pushtet janë edhe tani. E keni përmend edhe mundësinë e aktakuzës për gjenocid. Do të ketë diçka në këtë drejtim? Do ta akuzoni Serbinë për gjenocid?

Përgjigje: Ne kemi filluar me përgatitjet e para të padisë për gjenocid ndaj Serbisë mirëpo çdo herë kur ne e përmendim këtë gjë, jemi duke u bërë thirrje edhe institucioneve të Kosovës, edhe qytetarëve të Republikës edhe partnerëve ndërkombëtarë, që të na ndihmojnë në dokumentim e në përgatitje, pra ka punë përgatitja e kësaj padie për gjenocid, mirëpo meqenëse ka ndodhur gjenocidi në Kosovë, duhet të ndodhë edhe padia për këtë gjenocid.

Sa kohë do të marrë është më shumë çështje e ekipeve punuese dhe ekspertëve dhe shpejtësisë së dokumentimit dhe përgatitjeve që do t’i bëjmë.

Press: Z. Kurti, rreth zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin, edhe pala serbe por edhe BE-ja insiston që kjo duhet të zbatohet?

Përgjigje: Asociacioni i komunave me shumicë serbe si një entitet një-etnik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqenëse nuk është në përputhje me plot 23 nene. Gjithashtu qytetarët e Republikës kanë realizuar peticion masiv dhe opozita ka bërë edhe veprime radikale në kundërshtim të Asociacionit. Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizejnuar, pra ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe t’i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës.Ne e dimë shumë mirë që atje më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe u patën bërë bashkë, të cilët më 9 janar 1992 e shpallën pavarësinë. Më 28 shkurt 1992 e aprovuan kushtetutën e tyre dhe më 14 tetor 1995 në Dejton të Ohajos e fituan njohjen ndërkombëtare të asaj që njihet si Republika Srspka. Pra ne jemi për të drejtat e qytetarëve për t’ua plotësuar atyre nevojat mirëpo jo për t’ia territorializuar  brenda Kosovës ambiciet Serbisë, e cila vuan për humbjen që ia ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit. Unë besoj që pushteti në Beograd sot, do të duhej që ta fajësonte fajtorin. Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit. E nuk do duhej tash të vajtojnë për humbjet e Serbisë si shtet por do duhet të bashkëpunojnë me neve për marrëdhënie të mira në Ballkan e të karakterit Evropian.

Kërkesa për një “marrëveshje për mossulmim të ndërsjellë” në mes të Kosovës e Serbisë, si rrugë e fitores

0
Korab Blakaj, Vjenë
Kërkesa e Kosovës përmes Kryeministrit Albin Kurti, për marrveshje mossulmimi të ndersjellë është rruga e vetme e fitorës.
Kjo e vë Serbinë nē pozitën më të keqe të mundshme që nga Konferenca e Rambujesë.
Mos pranimi i kësaj oferte e detyron edhe bashkësinë nderkombëtare të pranojë legjitimitetin e armatosjes së FSK së!
Armatosja e shpejtë e ushtrisë sonë e ngreh Kosovën në nivelin e diskutimeve të asaj që quhet ‘’diplomaci e forcës’’
Diplomacia e forcës siguron jo vetëm njohjen, por edhe ruan të drejtën e kombit shqiptar për të luftuar për territoret tjera të pushtuara në kushte dhe rrethana tjera të favorshme!

Vendimet politike të Lidhjes së Prizrenit të 18 qershorit 1878

0
Vendimet politike të Lidhjes Prizrenit (Prizren Ittifak) nga perfaqësuesit musliman me 18 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës. 

Në këtë Lidhje (Ittifak) të delegatve musliman, të hoxhallarve, bejlerve dhe agallarve në Prizren nuk janë thirrë as shqiptart katolik dhe as shqiptart ortodoks, prandej kjo Lidhje me të drejtë quhet “Prizren Ittifak” dhe jo “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Në këtë Lidhje në thelb muslimant i kerkojshi Konferences së Berlinit mosshkuptjen nga pushtuesi pesë shekullor Kalifati Turk-osman dhe të vazhdohej zbatimi i ligjit islamik të sheriatit në trojet shqiptare.

Kjo pra tregon se kjo Lidhje ka pasë KARAKTER ISLAMIK. Prandej Europa i coptoi trojet shqiptare, me qellim që të mos lejohej formimi i nji “Turqi të Vogel arnaute” në Ballkan e lidhun me Bosnjen islamike.

Lidhja filloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Në Lidhje (Ittifak) erdhën edhe delegatë musliman nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica. Krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj turk-osman “Prizren Ittifaki” apo “Prizren Ittihadi”.

Pas disa ditë bisedimesh më në fund në 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj (Karar-Name). Këtu në vijim jepen permbajtja e vendimeve politike të sajë:

Siç shifet nga pikat e Karar Namesë, Lidhja e Prizrenit ishte një organizatë politike-ushtarake që synonte të mobilizojë muslimanët ballkanas për vetëmbrojtje, në të gjithë territorin e saj dhe shtrihej nga Bosnja deri në Jug të Shqipërisë. Edhe pse ishte konceptuar si një Lidhje kryesisht muslimane shqiptare, ajo shquhej nga toleranca për të krishterët ku Lidhja e Prizrenit zotohet që do të mbrojë edhe jomuslimanët, gjegjësisht të krishterët (Të cilët në fakt nuk janë ftuar në mbledhjen e Lidhjes).

Përveç kësaj Lidhja muslimane e Prizrenit miratoi edhe vendime të spektrit ushtarak dhe politik, me të cilët zotohet të mbrojë me force territoret e saja, të cilët ishin të kërcënuar se do të pushtohen pas nga sllavo-grekët pas vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878.

Talimatet (urdhëresat) politike të Lidhjes muslimane të Prizrenit 

1-Asnjë krahinë nuk do të njohë ndonjë qeveri tjetër përveç asaj të Perandorisë Osmane.

2-Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do të njohë të drejtat tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armët për ti ri-pushtuar.

3-Në qoftë se fuqitë tona do të mundin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë do të zbatohen masat e duhura.

4-E gjithë fuqia jonë do të përbëhet prej pesë ushtrishë: atyre të Shkodrës, Shkupit, Kosovës, Jenipazarit dhe të Herzegovinës.

5-Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi, oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen nga populli.

6-Në Guci përveç vendësve do të dërgohen edhe 2.000 forca nga Gjakova dhe Berana dhe 1.000 nga Peja.

7-Jenipazari përveç fuqisë që do të mbajë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë edhe 1.000 forca në Kolashin.

8-Në Bjelopolje mjafton fuqia vendase.

9-Në Prepolje, Çajniça, Tashlixhë dhe Foçë përveç fuqive të tyre, do të dërgohen edhe 2.000 të tjerë.

10-Për të ruajtur vijën Gracko-Trebinjë, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të ketë 10.000 burra nga Sarajeva dhe këta së bashku do të formojnë ushtrinë e Herzegovinës.

11-Fuqia e Shkupit, Kosovës dhe Jenipazarit do të sulmojë Serbinë sipas instruksioneve tona.

12-Në qoftë se armiku i kërcënohet njërës krahinë, komandanti i krahinës në rrezik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të marrin dijeni të gjithë dhe sulmohet armiku.

13-Në rast se në luftën tonë kundër Malit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atëherë fuqitë që janë caktuar për atë, kalojnë kundër Malit të Zi.

14-Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do të luftojnë kundër nesh atëherë këto fuqi detyrohen të luftojnë burrërisht dhe me ngulm sipas besës që kemi dhënë.

Këto dy vendime, si politike ashtu edhe ushtarke u nënshkruan nga përfaqësuesit e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë, Jenipazarit, Sjenicës, Tashlixhës, Mitrovicës, Vuçiternit, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël.

Tirana dhe Prishtina zyrtare do të duhej ndërruar diskursin politik!?

0
Nga: Refik Hasani
Dallimet në mesë të partive në Kosovë për qëndrimin ndaj Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës qëndrimi që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Edhe në mesë të partive në Shqipëri për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë. Partit qëndrimin që mbajn ndaj kësaj Krahine është e natyrshme, por Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidenta do të duhej të ken në trajtim dhe tretman për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla.
Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit  Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jen bashkë, të kordinuara me klasën politike, të ksaj Krahine të banur me shumicë shqiptare. Është momenti i fundit  që politikanët nga e tërë hapsira e jonë etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë derisa  për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon. Edhe një arsye më shumë që të mos ngriten tensionet më  të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk iu janë shëruar plagët e luftës. Ne mendojm se diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina është dashur që:·   Shumë pakë po shenohet,kujtohet
Referendumi i mbajtur më 1 e 2 marsit 1992,·
 Lufta e UÇPMB-ës siku rpak  përmendët, kurse marrëveshja e Konçulit, sikur ska ndodhur,larg asajtë kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëher nënë prezencën ndërkombëtare,·   Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura,·   Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet,·   Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kan ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe,·   Nuk ka investime në infrastruktur, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore,kjo  Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional,·   Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kan asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Bile sillen sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshur trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë,·   Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj,·   Përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendrore por edhe në ate lokal,·   Nuk ka liri të lëvizjes sëlirë në disa zona që janë shëndrruara  si poligone të ushtrisë sëkombinuar serbe.
Tirana dhe Prishtina zyrtare me masën kan krijuar konfuzion se a duhet të dalin votuesit në zgjedhje për parlament të Serbisë apo jo. Kështu  votuesit janë ndarë në dysh në pro dhe kontra marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare. Banorët e Krahinës shqiptare të mbetur ende nën Serbi  u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t‘i lëshojn trojet e tyre stërgjyshore dhe nëse vazhdohet kështu do të zbrazete nga etnosi i pastër shqiptarë.Ne përmes këtij shkrimi po bëjm përpjekje të  shtrojm domosdoshëmrin që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeverit  dhe poashtu dy  parlamentet i Shqipërsisë dhe i Kosovës të ndërtojn një diskurs krejtë të njëjtë. Çka thotë Tirana Zyrtare ky do të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina thumbit e Tirana patkoit.  Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇPMB-së, Kryetarët e tri Komunave  e mbi të gjitha kërkojm nga Këshilltarët Komunal shqiptarë  të tri Kuvendeve  Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.Shpëtim i vetëm për këtë Krahinë të trazuar është prezenca afatgjate ushtarake dhe  civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, nëndihmesë  të Krahinës shqiptare, të kërkojmë një prezencë ndërkombëtare, ky Rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuar e jo ediskriminuar.
____________
Autori, ka disa punime e kumtesanë konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë.

Life (1939) / Suveniret e Geraldinës – fotografia ekskluzive e Mbretëreshës së Shqiptarëve në Norvegji

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2021

“Life” ka botuar, në muajin korrik 1939, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë duke bërë pazar në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Suveniret e Geraldinës

Zotërinj :

Gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Norvegji, ish-mbreti dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë janë pare shpesh në publik.

Ish-Mbretëresha Geraldinë është shumë e dhënë për të bërë pazar. Megjithë bagazhet e shumta që ajo solli nga Tirana, iu deshtën 25 të tjera për të marrë suveniret që ajo bleu në Suedi dhe Norvegji.

Gjatë një udhëtimi me motor në Norvegji, ajo u ndal buzë rrugës për blerë disa pantofla të bëra prej lëkure fokash, të zbukuruara me lepur të bardhë.

Unë shkrepa këtë fotografi të saj duke bërë pazar.

Henning Sinding-Larsen

Oslo, Norvegji

* Nga Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/life-1939-suveniret-e-geraldines-fotografia-ekskluzive-e-mbretereshes-se-shqiptareve-ne-norvegji/.

Këmbanat e drejtësisë bien për mëkatarët

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Publikimi i Urdhrit ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti amerikan Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe konfiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan. është një këmbanë alarmi për këdo, por mbetet një tingull kumbues për  zyrtarët e korruptuar, për penguesit e demokracisë dhe ligjit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që u prit me optimizëm në popullin shqiptar.

Sigurisht SHBA ka pasur një qëllim. SHBA po e përdor çështjen e nxjerrjes së individëve apo entiteteve në katër aspekte: shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e drogës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe elementëve të korruptuar.

Në Shqipëri shumë elementë të korruptuar kryesisht politikanë të lartë apo ish-drejtues të lartë të politikës gjithmonë kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën doke u munduar ti shmangen përgjegjësive si shkelësa të ligjit duke korruptuar për gjithë këto 30 vjet edhe kupolën e drejtësisë dhe të prokurorisë, pra kanë vepruar njëlloj si viruset të cilat i shmangen sistemit imunitar mbrojtës për të gllabëruar organizmin (në këtë rast shtetin). Marifetet e shkelësve të ligjit janë të pafundme dhe shumë të sofistikuara, kur këta shkelësa janë apo kanë qënë në poste të larta drejtuese, duke i bërë një dëm të madh taksapagonjësve shqiptarë dhe shtetit.

Shumica e tyre duke marrë shkak edhe nga politikat e gabuara të partive kryesore të cilat predikonin `krijimin e klasës së pasur` në Shqipëri (meqënëse klasa e pasur u shkatërrua nga diktatura komuniste), nuk e nisën pasurimin e tyre duke filluar nga një start i njëjtë dhe i barabartë dhe duke zbatuar ligjin, por në këtë kohë tranzicioni,  nën maskën e  luftës kundër komunizmit, dhe nën drejtimin e elementëve të pa-aftë, militantë apo ish-sigurimsa, intelektualë katundarë, dhe ish spiunë, dëmtuarn rëndë eknominë e Shqipërisë, prishën hierarkinë profesionale dhe meritokracinë, dhe krijuan një kaos të madh akonomik, një pasiguri jetese,  një anarki politike, një emigracion masiv të pandalshëm të popullsisë së varfër që nga koha e komunizmit, të cilat krijuan kushte të përshtatshme për vjedhje masive, korrupsion masiv aktiv dhe pasiv, dhe vrasje disa nga ato politike.  Lufta kundër shkelësve të ligjit u bë njëlloj si aforizma `Hajduti thërret kapeni hajdutin`, duke krijuar tymnajë dhe konfuzion në popull, media, brënda dhe jashtë vendit ku të gjithë shajnë dhe akuzojnë të gjithë, ku liria e fjalës është zëvëndësuar me sukses me `lirinë` e gënjeshtrës dhe mashtrimit kudo.

Kjo më  kujton një ngjarje e kaluar kur, një hajdut hyri për të vjedhur në një apartament. Ai hyri vodhi dhe doli duke zbritur shkallët me vrap pak më përpara se e zonja e shtëpisë  të kuptonte që hajduti kishte hyrë në shtëpi dhe i kishte marrë paratë e lëna në dollapin e bukës. Britmat e saj  alarmuan fqinjët . Ata dolën dhe shkuan tek fqinja e cila e vetme, po qante sepse hajduti i kishte marrë rrogën mujore të asaj kohe e cila në ditët e sotme është qesharake. Pas nja gjysëm ore erdhi policia me qen kufiri dhe hyri në apartamentin e zonjës. Pasi panë me kujdes apartamentin, qeni kufirit diçka nuhati dhe po zbriste me të shpejtë shkallët nga apartamenti i cili ishte në kat të tretë.

Aty jashtë ishin mbledhur kureshtarë, midis të cilëve ishte dhe hajduti i cili pasi kishte dalë, ishte kthyer për të parë se si do të përfundonte ndjekja e policisë. Ai bërtiste sikur të ishte njeri i ndershëm… – Çjanë këta hajdutë,ore.. të poshtrit, i marrin paratë një gruajë plakë… turp tu vijë këtyre kusarëve të qelbur…

Njerëzit  e mbledhur miratonin me kokë dhe në heshtje fjalët e këtij njeriu që kishte dalë në rradhë të parë dhe po shihte sehirin. Duart e tij në xhepa preknin paratë e vjedhura, dhe hajduti kënaqej dhe dukej qartë se po bënte fshehurazi hajgare e po tallte në heshtje policinë, gruan plakë dhe sehirxhinjtë që nuk e dinin se ai ishte hajduti i vërtetë.

Papritur qeni i kufirit doli jashtë pallatit , vrapoi dhe i u hodh në fyt hajdutit i cili vazhdonte të therriste.. kapeni hajdutin.  Sehirxhinjtë të habitur por edhe të frikësuar, panë se si policia i vuri prangat Hajdutit i cili bërtiste, nuk jam unë hajduti, …ç`është kjo punë kështu.. unë jam burrë me namuz….. Policia nuk ja vuri veshin, por ashtu të prangosur e futën në furgonin e policisë.

Kështu po ndodh dhe sot me shkelësit e ligjit, me të paprekshmit ose siç quhen ndryshe- me jakat e bardha: politikanët, administratorët qëndrorë dhe lokalë, që kanë qënë apo janë të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Erdhi koha që pas 30 vitesh të fillojnë të japin llogari, pasi Shqipëria po realizon vettingun,  e përkrahur fuqimisht nga SHBA, dhe është gati  për hapjen e negociatave për tu përfshirë në familjen e madhe Europiane ka dhe aspiron.

Së fundmi mund të shihen përpjekjet e disa drejtuesve të opozitës apo dhe brënda e jashtë maxhorancës që po përpiqen të mbrohen para ligjit nën petkun e drejtuesve të zgjedhur, por sigurisht, SPAK, vetting, do të japin rezultatet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga shkelësit e ligjit dhe fajtorët e rangjeve të larta.

priftipirro2017@gmail.com

Mbi triumfin, ese për romanin e Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

0
Ardian Haxhaj
(Jusuf Buxhovi, Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, roman, botim i plotësuar, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2021)
Një shoqëri, etnitet politik, gjuhësor apo kombëtar konsiderohet i konsoliduar qëpari kur arrin ta krijojë arealin e vet kulturor, veçmas në letërsinë artistike, më konkretisht me shkrimin e romaneve,që e përçon aktin më të lartë zhvillimor të një kulture kombëtare dhe shtetërore. Letërsia shqipe e Kosovës për shkaqe objektive është zhvilluar vonë në kuptimin institucional, por jo edhe historik. Gjenocidi etnokulturor nga pushtuesit që u është bërë shqiptarëve të mbetur jashtë Shqipërisë londineze e ka pamundësua zhvillimin e letërsisë në Kosovë. Megjithatë, për një periudhë rekord të shkurtër, vetëm brenda një gjysmëshekulli, pas rrethanave të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, letërsia shqipe në Kosovë hyri në panteonin e letërsisë së përbotshme me vepra emblematike, vlerat e të cilave përçojnë mesazhe universale të përhershme. E në vazhdën e këtij konsolidimi kulturor, që me botimin e parë të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në vitin 1982 të autorit Jusuf Buxhovit, romani shqip në Kosovë shënjoi një momentum reprezentativ kulturor në përgjithësi, e letrar në veçanti.
I shkruar në formë të shënimeve,që autori ia atribuon narratorit, një personazhi të mirënjohur historik, Gjon Nikollë Kazazit, mundëson që përvoja e leximit të këtij romani të shfaqet në shumë dimensione. Është koha e Perandorisë Osmane në Ballkan, në trojet shqiptare, diku në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë. Gjakova është vendi ku zhvillohet ngjarja, por toponimia e viseve shqiptare përmendet me krejt hartën e saj. Narratori dhe protagonisti kryesor, Gjon Nikollë Kazazi, e përshkruan një kohë të jashtëzakonshme të përballjes së qytetit të tij me rrethinë me ethet e murtajës, që me të drejtë ngre dyshime dhe shumë pikëpyetje se prej nga vinte epidemia. Gjon Nikollë Kazazi i takonte provincës fetaret kohës, ishte udhëheqës shpirtëror i besimtarëve, por në romanin e Buxhovit del në dimensionin e prijësit, liderit, shpëtimtarit. Përsiatjet e Gjon Nikollë Kazazit i tejkalojnë përsiatjet teologjike. Si pjesëtar i një etnie të mbërthyer nga një perandori, ai preokupohet me tema e veprime ekzistenciale. Merr masa si të shpëtohet nga epidemia e murtajës,që dyshohet se pushtuesit e kishin sjellë qëllimshëm për shkatërrimin e popullatës vendëse, rrëfen për nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit të njerëzve të vullnetit të mirë për gjetjen e një mënyre shërimi,pothuajse klinike, e pazakonshme për atëbotë, përmes gërvishtjes së lëkurës etj.
Një personazh historik, zbulues i veprës “Meshari” të Gjon Buzukut në vitin 1748 në Bibliotekën e Kongregacionit për Përhapjen e Fesë në Romë, e përshkruan atmosferën e qytetërimit shqiptar, që jetonte nën trysninë dhe përballjen e dy civilizimeve: të Lindjes dhe të Perëndimit. Përsiatjet e narratorit për pozicionin ekzistencial të një etnie të lashtë që graviton në kufijtë e perandorive të ndryshme, paraqesin një shtjellim të shkëlqyer eseistik dhe letrar me konotacione aktuale dhe të tejkohëshme. Jo rastësisht miku më i ngushtë i narratorit, njëherazi i afërm “prej gjaku” është Lam Mula, një personazh letrar, që ndërvepron me narratorin, për t’i mbijetuar të keqes. Gjon Nikollë Kazazi dhe Lam Mula janë të lindur në qytetin e njëjtë, kanë lozur si fëmijë me të njëjtat lojëra, e kanë parë qytetin me botëkuptimin e fëmijëve, ku lumi “Erenik” u është dukur deti më i madh në botë, por që etja për të nxënë dije i çon në dy drejtime: njërin në Vatikan, e tjetrin në Stamboll. Të dy e shohin botën nga prizmi i dy civilizimeve, i asimilojnë dijet e zëna, kthehen në vendlindjen e tyre dhe e krijojnë një sintezë të dy dijeve, dy civilizimeve, një simbiozë kjo simbolike me shumë përshtresime kuptimore. Megjithatë, të dy nxënësit e dijeve të dy civilizimeve e konsiderojnë të nevojshme e të domosdoshme të hulumtojnë nga dijet dhe praktikat e përdorura nga paraardhësit e vet. Këto dije dhe praktika çojnë përtej dijeve të konservuara teologjike. Kozmogonia e vendit të Gjon Nikollë Kazazit dhe Lam Mulës paraqet herezi për të gjithë pushtetshmit, por është pikërisht kundërveprim i dijeve të lashta, që i takojnë kohës së “Pellazgjisë”, ajo që i mban gjallë njerëzit para kërcënimit vdekjeprurës të murtajës.
Gjon Nikollë Kazazidhe Lam Mula janë dalzotës në mbrojtje të etnisë së tyre nga rreziqet dhe kanosjet që i vijnë nga të huajt. Ata e kuptojnë ndërhyrjen e interesave të perandorive mbi vendlindjen e tyre dhe të dy bëjnë përpjekje të gjejnë forma të përshtatjes për mbijetesë. Gjon Nikollë Kazazi dhe Lam Mula persiatin për të kaluarën e lashtësisë së këtyre vendbanimeve deri në “Pellazgji”, për trysnitë e civilizimeve Lindje-Perëndim dhePerëndim-Lindje, për gjendjen e njerëzve të tyre në mesin e përballjes së këtyre dy civilizimeve, për përshtatjen e nevojshme dhe të domosdoshme për mbijetesë, për dukurinë e laramanisë fetare, koncept i stigmatizuar si hermetizëm nga të gjitha kampet e religjioneve, por që del aq pragmatik, human e civilizues për etninë tonë.
Persiatjet eseistike të narratorit, Gjon Nikollë Kazazit, të kujtojnë persiatjet e narratorit të romanit “Emri i trëndafilit” të Umberto Eco-s, për fasadat e skizmave, për mbishtresimet simbolike të dijeve parakristiane me ato kristiane. Epidemia e murtajës në romanin e Buxhovit kuptohet edhe si luftë speciale e përdorur nga fuqitë madhore për qëllime nënshtrimi, pushtimi, shkatërrimi etj. Shkrimtari Buxhovi guximshëm dhe suksesshëm e ka trasuar temën e mbijetesës së një kombi përmes përshtatjeve dhe sintezave teologjike, botëkuptimore, kulturore dhe materiale.Është me rëndësi të theksohet se përdorimi i referencave me qasje eseistike paraqitet në suaza të narracionit romanesk, në koherencë me rrëfimin, që e bën romanin të lexohet rrjedhshëm, për dallim nga shumë romane që trajtohen në formë të eseve, e të cilëve u humb koherenca e narracionit.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është botuar këtë vit me plotësime, të cilat paraqesin një plotësim cilësor me referenca dhe përvoja që autori i ka përthithur përgjatë këtyre dyzet vjetësh pas botimit të parë të romanit. Vlerë të shtuar romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i ka dhënë edhe përkthimi dhe botimi në gjuhën italiane nga Shtëpia Botuese “Armando Editore” në Romë, me përkthim të Liliana Cukës, me titullin: “Për ty vendi im – rrëfimet e Gjon Nikollë Kazazit”.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i shkrimtarit Jusuf Buxhovit ishte dhe mbetet në listën e romaneve më të qëndrueshme në letërsinë shqipe.

Autonomia e Veriut dhe Asociacion, synimi i Serbisë!

0

Idriz Zeqiraj

Vijon

II. Shtrohet pyetja, kush po e dëshiron ndarjen e Kosovës, përveç Serbisë?

     Bazuar në Kushtetutën e Serbisë, Kosovën e konsideron pjesë integrale të shtetit serb! Por, kjo ëndërr, tashmë, ka perënduar dhe nuk ka kthim prapa. Realisht, qëllimi i Serbisë është sigurimi i Autonomisë, për Veriun e Mitrovicës, rrjedhimisht, për serbët lokal të Kosovës, si edhe eksterritorin, për kishat e shumta serbe në Kosovë, përfshi këtu edhe të disa syrësh, të ndërtuara pas suprimimit të Autonimisë të Kosovës, të vitit 1974!
    Në përgjithësi, për pjesën më të madhe të kishave, Serbia ka marrë edhe aprovimin e Qendra të Vendosjes ndërkombëtare, për të cilat Hashim Thaçi ka nënshkruar. Dhe, Gjykata Kushtetuese e Parlamenti i Kosovës i kanë ratifikuar! Pra, lufta është për Autonominë. Për ta imponuar ate, Serbia, duke përfituar nga dy nënshkrimet, përkatësisht, Thaçi më 2013 dhe Mustafa 2015, për asociacionin, që e bënë Serbinë hisedare të sundimit të Kosovës!
     Për ndarjen e Kosovës, Serbinë e mbështesin aleatët e saj të shumtë. Por, një ndihmë, jo të pakët, i ka dhënë Hashim Thaçi, qoftë në cilësinë e kryeministrit, qoftë në cilësinë e prasidentit. Për më tepër, ka lobuar, duke paguar edhe lobimin. Ky lobim depërtoi deri në administratën e presidentit Donald Trump.
     Pas letrës historike, gadi protestë, peticion, që i dërguan atij, një grup intelektualësh, akademikë dhe personalitete e zyrtarë amerikanë, për presionin e padrejtë, që i bëhet Kosovës, për dialogun Kosovë-Serbi, preseidenti Trump e denoncoi dhe shkarkoi zyrtarin e lartë John Bolton, me akuzën se punonte, fshehurazi, për ndarjen e Kosovës. Por, ai nuk ishte i vetëm.
     Për çudë, nëpërmjet të mbrojtes të Hashimit, nga Gjykata Speciale e Hagës, edhe Lobe, Shoqata, Klube, personalitete shqiptare u përfshinë, në mënyrë idirekte, në realizimin e projektit të Thaçit! Ndoshta, jo të vetëdijshëm se po realizonin të keqen e madhe për Kosovën, me elemente të bollshme të tradhtisë.
     Zhurmimet e brendshme, të disa partive e partizave, nën slloganin e bashkimit me Shqipërinë, bashkimin kombëtar, ende pa u konsolidua Kosova-shtet, ishin hiç më pak, se sa logjistikë e Serbisë, për ndarjen e Kosovës. Fillimisht, Kurti e bëri normë agjituese bashkimin me Shqipërinë. Por, fatmirësisht, e kuptoi se në kushtet aktuale, kjo tezë i shërbente Serbisë dhe miqëve të saj ndërkombëtarë, duke alarmuar krijimin e Shqipërisë së Madhe.
     Klinakët me LKÇK e tyre, separate e LPK-së, me tezen e bashkimit kombëtar; Valon Murati me “Lëvizjen për Bashjim”, ishin dhe mbetën infrastrukturë serbe, për ndarje të Kosovës. Njerëz publikë si Skënder Hyseni, Lutfi Hazir, BlerimShala, me analistë e banalistë të tjerë, hapur mbronin idenë, se “për të marrë njohjen e Serbisë, duhet dhënë diçka asaj!”
      “Xhevahire” të tilla i dëgjonte dhe i dosonte Serbia dhe miqtë e saj. Dhe, dërgonin mesazhin se pala kosovare, është e gatshme edhe “për kompromise të dhimbshme”, pra ndarjen e Kosovës. Veçse duhet shtuar doza e presionit nga Serbia dhe ndërkombëtarët”. Dhe, këtë janë duke e bërë aktualisht!
       Shtetet mike të Serbisë, mbështesin ndarjen e Kosovës
 III. Serbia nuk është e vetme, në synimet e saj, për të zhvatur sa më shumë  territore nga Kosova. Ajo përdorë kartën e Rusisë, si presion ndaj Amerikës dhe Evropës. Me këtë taktikë, ajo “kullotë” në të dy anët. Kina, motra e madhe e Enverit, kujtoni “vëllezrit kinezë e miqtë kosovarë”, në vitet `70-a, gjithnjë e gatshme dhe e dakorduar me Serbinë.
     Shtetet sllave të Evropës Lindore, përfshi edhe Çekinë e Havelit, mikut të madh të Dr. Rugovës dhe të Kosovës, por, tani, e rënë në dorë, të një presidenti sllavist, batakçi, i cili i kërkonë falje Serbisë, për bombardimet nga NATO-pakti.
     Edhe shtetet e Quintit kanë laramani pikëpamjesh. Dominojnë slloganet: “Kompromiset kërkojnë vendime të guximsme, ndonjëherë edhe të dhimbshme; ne mbështesim marrëveshjet, për të cilat palët dakordohen!”
     Përgjatë luftës, Anglia ishte aleati më i zëshëm dhe besnik i SHBA, për çështjen e Kosovës, fort i përkushtuar për çlirimin e saj, qoftë edhe me ndërhyrje tokësore, rast i rrallë për forcat e NATO-s, të cilat, paraprakisht, preferojnë tokën e djegur. Por, shtetarë të djeshëm britanikë, miq të Kosovës, sot këshillojnë shtetarët serbë! “Loja” me Veriun e Mitrovicës, vë në dyshim sinqeritetin, dashamirësinë e Francës.
     Gjermania e Merkelit, ka qenë dhe vazhdon të jetë fort e angazhuar për Kosovën. Ajo denoncoi dhe pengoi planin e shkëmbimit të territoreve, si kamuflim i ndarjes të saj, me arsyetimin logjik, se do të kishte efekte zinxhirore në Ballkan e përtej.
     Kancelarja Merkel, duket se është mirë e informuar, për Ballkanin në përgjthësi, dhe për Kosovën, në veçanti. Ajo, për shumë vite me radhë, konsultohet me drejtorin për Ballkanin, ish-deputetin e CDU, Stefan Schvarz, i cili, për më shumë se tri dekada, ka pununar në këtë sektor. Ai është mik i Kancelarës, njëherësh, edhe mik i madh, i pahile, i sinqertë i Kosovës.
     Pritshmëria e përmbylljes të karrierës poltike, të Kancelarës Merkel, është shqetësues për Kosovën. Kujtoni një kancelar të SPD, si Schröder, i cili, edhe pse fitoi mandatin e dytë, madje, e festoi atë, Amerika nuk e pranoi, për rrjedhojë e dorëzoi mandatin e Kancelarit, për arsye të flirtimit të tij me Rusinë. Ai, edhe disa vite, pas shpalljes të pavarësisë të Kosovës, deklaronte se “kurrë nuk kam qenë, për pavarësinë e Kosovës!” Prandaj, fillimi i dialogut është mirë të bëhet menjëherë, madje, të intensifikohet, për çka bënë thirrje, madje, të përsëritur, edhe zyrtari i lartë i Merkelit, Peter Stano.
     Edhe SHBA mbështesin dialogun, duke i djegur ato proritetet e renditura, nga kryeminstri Kurti. Shqetësues është termi “kompromise”, i përmendur në letrën e presidentit Joe Biden. Por, lë të shpresojmë të mos bëhet fjalë për territore e Asociacionin.
     Të relaksuar dhe fjalë miradije, kishin për njëri-tjetrin, Palmer e Lajçak. Por, me t`u ndarë, Lajçak bëri një deklaratë hiç diplomatike dhe jo fort fisnike, që nënkupton se “unë, BE-ja, përkujdeset për dialogun dhe jo Amerika”. Realisht, këtë e pohoi edhe Palmer, por, duke “lënë vegzën” lidhëse “të përcjelljes së dialogut” Kosovë-Serbi.
       Hekurudha Nish-Prishtinë-Durrës, jetike për shqiptarët
     Bënë përshtypje nënvleftësimi, i përtokshëm, i Marrëveshjes të Washingtoni nga Lajçak, deri në mohimin e saj! Vërtet, ajo Marrëveshje është e karakterit ekonomik, që zyrtari-koordinator i presidentit Trump, Grenell, premtonte mbështetjen e madhe financiare të SHBA, për Kosovën dhe Serbinë. Pozitive ishin Autostrada Durrës-Nish. Shumë zhurmë u bë për këtë rrugë, “për lëshimin që po i bënë  Shqipëria dhe Kosova Serbisë!” Por, nga shtrirja e rrjetit rrugor, ndërmjet shteteve, askush nuk ka humbje. Përkundrazi.
     Ndërsa projekti për ndërtimin e hekurudhës, që lidhë Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, deri në detin Adriatik, të cilën e parasheh Marrëveshja e Washingtonit, e pranuar edhe nga presidenti Biden, është e një rëndësie të veçantë, për shqiptarët e kudondodhur. Vetëm zyrtarët horrakë, që shpërfillin hallet, nevojat e popullit, ngaqë vetë udhtojnë me fluturake dhe para të shtetit, nuk e marrin seriozisht, nuk merakosen, për këtë linjë hekurudhore, e cila lidhë Kosovën, si dikur, me botën, tani, për herë rë parë, do ta lidhte edhe Shqipërinë.
      Janë miliarda euro shpenzime në vit, me fluturime e vetura. Por, edhe  stërmundimet e familjarëve mërgimtarë, janë të shumëfishta. Koalicioni qeverisës aktual, ua ka borxh mërgimtarëve, për mbështetjen e dhënë atij dhe shpresat që kanë, për Qeverinë Kurti, ta realizojnë këtë projekt madhor, i cili është më pak i kushtueshëm, se sa një auto-rrugë.
     Ka një paqartësi për minishengenin, me primat Serbinë dhe Liqenin e Ujëmanit, që kamuflohet me një lloj “fizibiliteti” dhe shrytëzimin dy palësh, Kosovë-Serbi, kur dihet se përqindja e sipërfaqës është minore, jashtë kufirit të Kosovës!
      Dialogu me shtetarë e pushtetarë të pashantazhueshëm
     Nga kjo ekspoze, rezulton se Kosova ka pak miq, që e mbështesin në dialogun e paanshëm, si palë e barabartë, në bisedimet me Serbinë. Por, duhet ngushëlluar, se miqtë tanë janë të fortë dhe cilësorë, -miq për kokë-, siç janë Amerika dhe Gjermania. Edhe Austria dhe Hungaria, njihen për miqësi tradicionale, që nga shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë. Shqiptarët, sikur nuk e vlerësojnë, në masën e duhur, kontributin e Hungarisë, edhe pse ajo ishte perandori e përbashkët me Austrinë, në kontributin enorme, të dhënë, për bërjen e shtetit shqiptar!
     Shqiptarët i gëzohen reflektimit të kryeministrit Kurti dhe përshtatjes së tij, me mundësitë reale të Kosovës, për të zgjidhur disa çështje akute, në mes tyre, edhe dialogun, kaq shumë të përfolur.
     Ekipi, aktual, drejtues i shtetit dhe të pushtetit, që nga koha e Presidentit Rugova, kurrë nuk ka qenë më i sigurtë, serioz e dinjitoz, sa është sot. Një presidente, si Vjosë Osmani, e cila, për flalën, besën e dhënë popullit të saj, e gatshme të sakrifikohet në çdo kohë, edhe e vetme, në përballje me klanorët e partisë të saj, i mundi ata dhe të gjithë lukuninë PAN-iste; një kryeparlamentar, si Glauk Konjufca, i paanshëm, i qetë, i drejtëpeshuar, me arsyeshmëri ideale; një kryeministër, si Albin Kurti, i përkushtuar, për luftimin e krimit dhe të hajnisë zyrtare, “hazërxhevap”, me oratorinë-sintezë, si latinët e hershëm, qoftë edhe në gjumin e parë; një kryediplomate, si Donikë Gërvalla, me stazh veprimtarie atdhetare 30-vjeçare, me përgaditje supreme intelektuale, me personalitet dhe integritet të lartë, trimoshe, që të vërtetën e ka parim, qoftë edhe atëherë, kur mund t`ia vulosë jetën, e ekuilibruar dhe unike.

Rrjedhimisht, bërësit e dialogut të sotëm, ndryshojnë, madje, tërësisht, nga dialoguesit e djeshëm. Kujtoni Editën me shokë, “sa herë kthehet nga Brukseli, një gjëmë sjell për Kosovën”, – shkruante, zemërplasur, atëbotë, gazetari, publicisti dhe analisti i mirënjohur, Bajrush Morina, i cili, duke qenë në mërgimin e largët, sot, po i mungon Kosovës.

75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut

0

Nue Oroshi

Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit.Këtë thënie e kishte ndegjuar sa e sa herë Kapidan Dr.Mark Gjon Marku në kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit,në vendin ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare.Ishte rritur dhe burrëruar me tiparët e nderit,besës dhe burrërisë.Kishte vazhduar dhe kryer studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore.Ai ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit.Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj trashegiminë qe ti prij Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare.Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb, si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar.Kapidani e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim.Ai dhe shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar në botën perëndimore.Kapidan Marku  ishte komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare,kot kërkohet te gjindet e të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston.Ai kishte bërë plan për një Shqipëri etnike dhe demokratike.Thoshte shpesh se Shqiperia pa Kosovën gjithmonë ka me qenë e sakatume.Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 – 14 Qershorit.Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike.Sot që është 75 vjetori i rënjes së ti dhe nëse kthehemi në retrospektivë athua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare.Shqipëria do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore.Por Kapidan na falë se klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji.E Kapidan edhe Mirdita jonë ende nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit.Mirdita i bëri ballë 500 vjet robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë komuniste.U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan Mark se sot me rastin e 75 vjetorit të rënies tënde heroike asnjë institucion as në Mirditë,Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare.Është e trishtushme dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë,në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës,Lezhës dhe Shkodrës.Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit,e ai ishte nderi i kombit që nga rënia heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht e miskovit.Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia komunsite.Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare.E sot Shqipëria është duke vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt.Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.

Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume dhe e sakatume.Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe ideologjike,por një gjë është kryer me sukses.Është bërë njohja e luftës së Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre.Kapidan edhe pse kanë kaluar 75 vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin.Kur djemtë e Oroshit dhe të Mirditës të vetëdijësohen një ditë ata jo vetëm që do ta ngrisin ty dhe kapidan Lleshit një monument të madh ,por do ta ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë.Për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi.Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra siç  është shkrier historia e fallsifikuar e komunistëve, por është një histori e cila është  e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të botës, është histori e cila ka mbetur në mendjën shpirtin dhe mbamendjen e nacionalizmës shqiptare.Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: ” Shqiptar,shqiptar mos harro fenë,nderin ta mbash ta ruash atdhenë,sot komunizmi don me të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit. “Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare miqve të tyre serbëve.E u dashtë që Kosova ti jap edhe 14.000 dëshmor dhe viktima që të vjen liria.Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më krismën e pushkës.Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: ” More të ligë pse mi gjuajtët eshtrat “.Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit, me Kanun të Lekë Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit.Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë,Spaq e kampe tjera të përqendrimit, ku vdiqën me mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem.E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr.Edhe 47.300 shqiptar atdhetar që u vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre.Ju ne na latë pa varre por ne kemi hyrë sot si fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë.Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën Arbërore, ju jeni të harruar.

Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: ” Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku “.Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër  ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.

Raporti i kreut të OKB mbi Iranin nënvizon nevojën për t’i kërkuar llogari regjimit

0

Në raportin e tij vjetor për Këshillin e të Drejtave Njerëzore të Kombeve të Bashkuara, Kreu i OKB Antonio Guterres nënvizon situatën e rëndë të të drejtave njerëzore në Iran. Ky raport, i cili është përpiluar fillimisht më 14 maj 2021, është publikuar më 9 qershor 2021.

Raporti nënvizon ekzekutimet e vazhdueshme në Iran, arrestimet dhe burgosjet arbitrare, zhdukjet me forcë, dënimet me burgim të gjatë, dhe torturimin e disidentëve.

“Të burgosurit e ndërgjegjes, aktivistët politikë, mbrojtësit e të drejtave njerëzore, dhe avokatët përjashtohen në mënyrë të padrejtë nga lirimi i përkohshëm. Disa të burgosur politikë kanë qenë të burgosur për vite të tëra pa asnjë ditë leje. Për shembull, Maryam Akbari Monfared, e cila është dënuar me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në protestat e 2009-ës, i ka kaluar në burg 12 vitet e fundit,” lexon një pjesë e raportit, duke hedhur dritë mbi situatën e Maryam Akbari Monfared. Motra dhe vëllai i Znj. Akbari Monfared janë ekzekutuar në masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.