Kreu Blog Faqe 1656

Hakmarrja, kur s’ka alternativë, është e ëmbël!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Hakmarrja në rrethana specifike, respektivisht meritore, kur vënien e drejtësisë në vend dhe shërimin e shpirtit të lënduar të viktimës nuk e mundëson, siguron dhe garanton shteti, është jo vetëm kuptimplote, por edhe e domosdoshme dhe dobishme.
Ose edhe më saktësisht është pa alternativë në kuptimin psikologjik, sociologjik, pedagogjik, human dhe atë të sigurisë.
Sepse përveç që e shëron viktimën e drejtpërdrejtë nga vuajtja shpirtërore, ia shpëton jetën edhe viktimave të ardhshme potenciale, nga dora e të njëjtit vrasës serik.
Gjermanët nuk thonë kot “Rache ist süß”, që në përkthim i bie “Hakmarrja është e ëmbël”.
Kjo nuk do të thotë që hakmarrësi patjetër duhet të shndërrohet në vrasës për ta vënë drejtësinë në vend përmes ndëshkimit të keqbërësit.
Sepse atëherë së paku në kuptimin juridik ngarkon mbi supet e tij të pafajshme barrë të barabartë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies me vrasësin, edhe pse në aspektin qëllimor, etik dhe moral viktima nuk mund të barazohet kurrë më keqbërësin, e edhe më pak me vrasësin.
Sepse bëhet fjalë për dy motive të ndryshme, e shpeshherë diametralisht të kundërta, ose edhe më saktësisht për motivin e viktimës që është diametralisht i kundërt me atë të vrasësit.
Mirëpo veprat e tyre i barazon epilogu, sepse viktima shndërrohet në keqbërës, ndërsa keqbërësi për shkak të keqbëries mbi të, shndërrohet në keqbërës të viktimizuar.
E nëse keqbërësi është vrasës, atëherë ai në shumicën e rasteve shndërrohet nga viktima e detyruar prej mungesës së alternativës në kufomë.
Madje edhe në kufomë të bukur, sepse viktima ia vizaton atij me revole edhe një lule të bukur në mes të ballit.
Prandaj unë Unik Lirim Gashi nuk pranoj lehtë që të shndërrohem në viktimë, sepse jam filozof, interpretator, shkrimtar, shënjetar, poet, prozator, humorist, këngëtar dhe piktor i mirë.
Dhe kjo për keqbërësin që më shndërron mua në viktimë do të thotë shkuarje në atë botë me një ceremoni të përkryer mortore që përmban mozaik të drejtpeshuar artistik, letrar dhe muzikor, respektivisht nderime dhe homazhe të llojllojshme.
E edhe më saktësisht do të thotë përcjellje në atë botë me këngë, interpretime, fjalim lamtumires të stilit dhe shijes Nobel, si dhe humor që e bën për të qeshur nga thellësia e zemrës çdo të madh dhe të vogël.
Prandaj çdokush që ëndërron për të shkuar në atë botë me një ceremoni të përkryer mortore le të më shndërron lirisht mua në viktimë, sepse edhe ashtu s’po kam ku ta dëshmoj talentin tim…

Mirënjohje nga Mërgata shqiptare Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës!

0

Valdete Daka dhe Presidentja Vjosa Osmani 

Nga: Luan Asllan Dibrani

Pikërisht mos respektimi i ligjit dhe rregullave nga zonja Daka është rezultat i këtij shkarkimi, KQZ- ja vetëm e vetëm që të ua vështirësoj apo pamundësoj mërgimtarëve të drejtën kushtetuese të votës.
-Shumë mërgimtarë u detyruan të paguajnë shuma të larta (100€ – 300€ por edhe më shumë) në shërbime postare vetëm që të gëzojnë të drejtën e tyre të votës. E ndërkohë gati 2/3 e votave nga diaspora u refuzuan nga KQZ-ja pa kurrfarë arsye!!!
Si shkelje e të drejtës qytetare na u mohua e drejta e votës edhe se erdhëm në Kosovë me mijëra njerëzve si pretekst vonesës për një ditë.

I japim mirënjohje Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdet Dakes, si abuzuese e mbi 150.000 votave të diasporës kosovare qe i hodhi në koshin e plehrave, prandaj për këtë u vet ndëshkua me shkeljen ligjit .
Tortura fizike dhe morale e KQZ-së ne krye me Valdet e Daken i detyroishin qe të qëndrojnë në shtëpi ose online duke pritur thirrjet në telefon gjë qe ishte skandaloze dhe absurde vetëm e vetëm qe ta pengojnë ndryshimin ashtu siç edhe ndodh me 14 shkurt?
Presidentja Osmani ka vepruar sipas ligjit duke e pa se “Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së” duke i dhen nuanca të njëanshme partiake!
KQZ-ja ka nevojë për kryetar të ri që e respekton në përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës .Kjo na i dogji jo miliona euro për dërgimin me Postë te votave siç cekëm më lartë dhe nuk lejuan te votojmë nëpër Ambasada e zyre shtetërore të Kosovës nëpër botë.Ata qe i përbuzin Mërgimtarët tone gjithmonë duhet te ndëshkohen sepse Mërgata është dhe ka qene promotor i zhvillimeve politike dhe ekonomike të Kosovës gjatë gjithë historisë .
Mos te harrojmë pra se i harxhuam me miliona euro në kohë pandemie me ndikimin e saj politik në zgjedhjet e fundit!
Drejtësisë dhe Shtetit më në fund erdhën në vend .Po ndjenjat tona brenda shtetit po edhe jashtë në Diasporë zor se do te riparohen se ka lënë plagë të renda duke na kushtëzuar e duke na dhunuar psikikisht më tepër se çdo armik i mundshëm!!!
Vendimi i zonjes Vjosa Osmanit është me vend po pak i vonuar populli
dha çmimin e saj jashtë institucioneve te Kosovës prandaj ekzekutore u detyruar te jete Vjosa Osmani!Ka akoma ne atë KQZ zëra tjerë qe duhet të largohen sa më parë.

Reagim ndaj heshtjes se Akademisë shqiptare dhe shkrimeve të fundit greke e turke që shqiptarët e kanë prejardhjen nga Azerbaixhani?!

0
Nga:Fahri Xharra, Gjakovë
* Shkrimi është reagim ndaj heshtjes se Akademisë shqiptare dhe shkrimeve te fundit greke e turke që shqiptarët e kanë prejardhjen nga Azerbaixhani.
Më vjen keq për sjelljen jo të denjë të disa personaliteteve  fetare ,politike dhe historiane të botës së sotme shqiptare  , të cilët ne vend se të ndihmojnë në çështjen tonë ata shkarkojnë urrejtje , mos besim dhe defetizëm. Këtu duhet të dini që  armiqtë e shqiptarëve janë të shumtë dhe ende përgjojnë dhe shumë të pavërteta, keq qëllime dhe manipulime të  ndryshme ekzistojnë për të dëmtuar historinë e Shqiptarëve, etninë, gjuhën dhe prejardhjen e tyre. Dhe do të shtoja  se injoranca,  paaftësia dhe ambiguitetet e ndryshme (dykuptimësitë) janë po aq të rrezikshme dhe aq të dëmshme. Kjo është arsyeja pse sot shumë shqiptarë janë krejtësisht të çorientuar  apo të mashtruar nga çdo gjë  që u bien  në duart e tyre, « ku gjendën të gjitha dhe e kuverta ». Duhet me pasur aftësitë e nevojshme për të ndarë grurin nga byku
Një natyrë e pa ngopur e serbit , me një agresivitet të paparë në botën e historisë ; një shembull i pa presedan i kopjimit, shtrembërimit dhe përvetësimit të historisë shqiptare . Mbi 200 vjet shqiptarët janë  “zeroja “ historike e propagandës serbe. “Shqiptarët ishin dhe nuk ishin , ata kishin dhe asgjë nuk kishin, ata jetonin dhe askund nuk jetonin “ . Një analize e mirëfilltë e shkrimeve “historike “serbe , tregon se sa konfuz janë të mjerët në gënjeshtrat e tyre. Bota iu beson sepse shkenca shqiptare në një farë mënyre mundohet të jetë më e  “kulturuar “ duke folur vetëm me fakte prekëse  por neve na mungon gjallëria në publikimet tona. Neve na mungon një lloj i heshtjes tinëzake , e cila punon kundër interesave tona kombëtare.
Shpesh  m`është mbushur mendja që  disa nga shqiptarët që vazhdimisht na mbushin mendjen se ne jemi të vonshëm në këto toka , dhe se krenaria e jonë fillon me ardhjen e turkut ( gabimisht me 1389 ) , se ata janë të manipuluar nga një arsye apo tjetra dhe se shkruajnë sipas diktatit.
Kush dikton?
“Historianët turq dhe disa historianë shqiptarë pranojnë tezën që shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe se kanë ardhur nga Kaukazi ose nga Azia.”
-( Këto teori serbe gjithashtu ), Atëherë le të japim edhe disa shembuj në lidhje me këto vlerësime të ndryshme të historianëve mbi shqiptarët.:
– Sipas Ahmet Hamdi , shqiptarët janë një fis që kanë ardhur në Gadishullin e Ballkanit nga Azia, madje shumë më herët se helenët e vjetër. Edhe pse nuk dihet saktësisht koha e ardhjes së shqiptarëve në Ballkan, që nga momenti që historia ka nisur të shkruhet e deri më sot ata njihen këtu si një popull dhe faktor aktiv, trim, luftëtar dhe i ndershëm.
– Enver Zija Karal tërheq vëmendjen se informacionet mbi prejardhjen e shqiptarëve janë kontradiktore. Karal thotë se shqiptarët kanë ardhur nga Albania e Kaukazit, pra nga zona e Dagistanit dhe kanë lidhje me një degë të vjetër të grekëve. Përveç kësaj Karal cilëson se disa historianë osmanë kanë gjetur dokumente, sipas të cilave shqiptarët kanë ardhur nga Arabia.
A mos po e përgatisin Kaukazin për ne ?
Serbia e humbur pas një akti të kryer e që ishte Kosova shteti i dytë shqiptar, e filloi një luftë të re  kundër nesh me një “teknologjike” të re, ngritjen e ndjenjës osmane tek shqiptare. Dhe i pati sukses. Turqia në anën tjetër për interesat e saja neo-osmane e financoi me të madhe këtë osmanizëm tek shqiptarët . Se si shkuan këto 17 vite të Kosovës në liri  e dimë shumë mire; me politikë për mo`zo`ma keq, dhe me ndërtimin e mbi 250 xhamive të reja , si dhe me krijimin e shqiptarit të ri nga Kosova i cili nuk njeh as  fe tjetër e as  origjinën e vërtetë të kombit të vet.
Rahman Mustafayev,  ( ambassador i Azerbaixhanit ne Greqi ) pati deklaruar se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët,“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4”, tha Mustafayev. ( Kjo ishte një ëmbëlsirë për serbët ! )
Pastaj nga vet ne : “Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare. Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol. ( nga Shekulli )
Dhe nga zemërgjerësia prej miliarderi njëri tha : “I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, shkruan Behgjet Pacolli, duke nxitur dhe inkurajuar një ekspeditë të mundshme eksploruese. “ Te falemnderit Behgjet  Pocolli në përkrahjen e teorisë serbe që ne  “jemi “ albanët e Kaukazit, !
Me 21. Qershor 2007 ishte mbajtur konferenca e  organizuar nga Akademi serbe “ Sanu :”Problemi metodologjik në hulumtimin e prejardhjes së shiptarëve( “Методолошки проблем истраживања порекла Албанаца” nga ku doli libri ” Shqiptarët , ilir të rrejshëm “ ; po e shënoj vetëm një fjali nga historianja serbe: “ “Historia e Albanisë së Kaukazit  është shumë e bujshme dhe shqiptarëve iu jep krenari , dhe sa më shpejt ta pranojnë “prejardhjen “ e tyre kaukaziane , aq më lehtë e kanë të binden në të “vërtetën “ e tyre historike “
Pra ,kumbojnë bukur si shpesh kambanat se na jemi kaukazian . Ku është qëllimi? E vështirë , të me del prej gojët ,por të jemi të sigurt që një ditë kur të gjithë shqiptarët  largohen nga Kosova  dhe këtu mbesim vetëm turqit, na pret një mërgim i detyrueshëm  biblik për në Albaninë e Kaukazit .
Pra ,serbët porosisin : “ Historia e Albanisë së Kaukazit  është shumë e bujshme dhe shqiptarëve iu jep krenari , dhe sa më shpejt ta pranojnë “prejardhjen “ e tyre kaukaziane , aq më lehtë e kanë të binden në të “vërtetën “ e tyre historike “
A mos po e përgatisin Kaukazin për ne ?

Nuk e mbështes ekipin futbollistik të shtetit të ndërtuar mbi territoret tona, e që burgjet i ka të mbushura plot e përplot shqiptarë

0
Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Mahmuti

Edhe në raste se 11 lojtarët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut të ishin të përkatësisë etnike shqiptare, unë nuk do ta mbështetja!

Një mik imi më pyeti rreth qëndrimit tim për përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë së Veriut, në ekipin e të cilit luajnë edhe futbollistë shqiptarë.

Ia bëra të qartë se një përfaqësuese e një shteti të ndërtuar mbi territoret tona etnike që nuk ka asnjë simbol shqiptar në himnin apo flamurin shtetëror, ndërkaq burgjet i ka të mbushura plot e përplot shqiptarë, nuk më përfaqëson mua.

Madje edhe në raste se 11 lojtarët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut të ishin të përkatësisë etnike shqiptare, unë nuk do ta mbështetja, sepse realisht jo vetëm që nuk përfaqëson shqiptarët, por është shembull i shtetit që zbaton diskriminimit të paparë.

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” e Jusuf Buxhovit solli një pjesë të historisë shqiptare të Kosovës në Itali

0
Pjesë nga intervista me Giovanni Cedrone, redaktor i romanit “Per te Terra mia – le confessioni di Gjon Nikola Kazazi” të botuar këto ditënë Itali dhënë Radio Radicale
Radio Radical: Përkthimi në italisht i librit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (Per te terra mia” te shkrimtarit Jusuf Buxhovi si dhe botimi i tij nga Armando Editore, paraqet një ngjarje kulturore, ngaqë ky libër flet për një histori tragjike dramatike të një populli që gjithmonë ka luftuar për liri. Ju jeni ndër ata që ndihmuar të ky libër të përkthehet dhe të botohet në Itali. Ishte kjo rastësi apo ua propozoi dikush?
Giovanni Cedrone: Nuk ishte rastësi. Prej kohësh njoh dhe bashkëpunoj me përkthyes shqiptarë këtu, që ma preferuan romanin e Buxhovit. Kur kontaktova me këtë libër, që vjen nga periferi kulturore, para së gjithash kuptova rëndësinë e tij të jashtëzakonshme edhe për faktin se ai fliste për një pandemi të një epidemie të murtajës në shekullin XVIII. Dhe kështu me Dr. Knox të vendosëm të kërkojmë një botues që e gjetëm në Armando editore që besoi në këtë botim dhe nga shtypi e nxori në prill. Kështu që në bashkëpunim me botuesin vendosëm të shtojmë këtë le të themi prefiksin e titullit “Për tokën time”, sepse është një fjali që autori e shqipton protagonist. Sepse, pikërisht Gjon NIkollë Kazazi me rrëfimin e tij jashtëzakonshëm që vjen nga shekullit XVIII, tregon saktësisht lidhjen me tokën shqiptare në këtë rast kosovare por me pak fjalë.
Në atë kohë ka një alternim në të cilin flasim për të njëjtin komb, por siç e kemi parashikuar tashmë të ndarë në pesë pjesë të ndryshme. Por, në të vërtetë, në shekullin e tetëmbëdhjetë, populli shqiptar ishte një, dhe ky libër, na tregon saktësisht se si në fund identiteti i këtij populli del shumë i fortë nën pushtimin osman. Natyrisht se rrëfimi për zhdukjen e një populli, paraqet një referencë historike, me të cilën ky popull është përballuar në vazhdimësi, gjë që nuk është e rastit që në roman, në njëfarë mënyre, ekziston paralelizmi midis pushtimit serb dhe atij osman. Kjo referencë është edhe e pritshme kur dihet se autori është historian i njohur, njëherësh aktivist nga radha e atyre që themeluan le të themi partinë e parë e opozitës, siç ishte Lidhjes Demokratike e Kosovës. Andaj, ajo që na aspekti imagjinar ndërton dramën tragjike të romanit rezulton nga puna hulumtimeve historike shumë të hollësishme të bëra në arkivat gjermane mbi të gjitha, ndaj edhe protagonisti i tij Gjon Nikollë Kazazi është një personazh që ekzistonte me të vërtetë, siç mund të thuhet edhe për epideminë e murtajës, me të cilën ai u ballafaqua dhe luftoi për ta përballua. Dhe kështu le të themi se, sado i trilluar të jetë, është një libër që ka gjithashtu shumë të vërteta historike, ndër të cilat edhe murtaja, qoftë edhe si metaforë, flet për një projekt zhdukjeje. Unë sinqerisht shpresoj se ky është një libër, ndonëse qet në pah të vërteta historike, nuk është thjesht një roman historik, por është një libër që tregon një histori të shpresës në realitet dhe të lirisë sot, që ndonëse është shkruar dyzet vjet më parë, korrespondon me edhe me të tashmen.
Radio Radical: Çështja e identitetit kombëtar, që shtron ky libër në kontekstin e lirive, që ne sot i kemi në Perëndim dhe në vende të tjera në Evropë, sikur bën të ditur se lufta për to nuk ka marrë fund?
Giovanni Cedrone: Për mendimin tim ky libër do të ishte mirë të gjendej gjithmonë në tavolinën dhe pranë shtratit, meqë rrëfimi i tij duhet t’i arrijë të gjithë, meqë ngreh në piedestal vlerën e të qenit si dhe dobinë për të luftuar për to edhe në rrethanat më tragjike, siç duken ato të kërcënimit nga murtaja.
Me këtë rast desha të them se ndihem shumë afër popullit shqiptar, kështu që jam shumë krenar edhe për prezantimin e librit ditë më parë bashkë me ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës të këtij libri, meqë ishte kultura ajo që themeloi shtetin shqiptar dhe atë të Kosovës, që janë pjesë e të njëjtit identitet historik. Kultura që ne sot po promovojmë, sigurisht që do të jetë ajo që Shqipërinë dhe Kosovën do të futen në bashkësinë evropiane ku edhe do të bashkohen. Kur them këtë kam parasysh faktin se shqiptarët përkundër vështirësive me tranzicionet, po ecin me hapa të mëdhenj drejt, të themi, modernitetit.
Radio Radical: Mund ta pengojë këtë fakti se mbi gjashtëdhjetë përqind të tyre i përkasin besimit islam?
Giovanni Cedrone: Ligjërimi i fesë për mendimin tim nuk duhet të jetë një problem i madh, ngaqë siç shihet edhe nga ky libër por edhe realitetet shoqërore, feja më e madhe e shqiptarëve sot është të jesh shqiptar meqë aty pasqyrohet uni i tyre shpirtëror, kulturor dhe historik. Duke lexuar romanin e Buxhovit, kuptova lidhjen e madhe të popullit shqiptar me tokën, identitetin, gjuhën në të cilën flisnin, si një element i fuqishëm unifikues. Gjatë bashkëpunimit me përkthyesen kam zbuluar me të vërtetë disa idioma të mrekullueshme shqiptare që janë gjithashtu të vështira për tu përkthyer në italisht pasi ato janë ndoshta fjalë që italishtja janë vërtet të komplikuara për tu përkthyer por janë të bukura.
Radio Radical: Ju falënderoj për punën që bëtë që me përkthimin e këtij libri të sillni një pjesë të historisë shqiptare të Kosovës në Itali.

Mohimi i gjuhës, i kulturës, i historisë dhe i figurave kombëtare shqiptare është në shërbim të propagandës serbo-maqedonase

1
Referencat që citohen më poshtë janë të mjaftueshme, për t’u bindur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë në vend të institucioneve shkencore, janë shndërruar në “kuzhina”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve. Argumentet dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se, që para një shekulli, kuzhinat antishqiptare nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë.
Në kontekstin historik të shpartallimit të Perandorisë Osmane dhe të hapjes së procesit të krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan, strategjia serbe u mobilizua si asnjëherë më parë, për t’i përshkruar sa më zi shqiptarët. Për një kohë të shkurtër u botuan me qindra vepra nga historianë, gjuhëtarë, etnologë dhe njerëz të fushave të ndryshme, me të vetmin qëllim, që shqiptarët të paraqiteshin si popull që nuk meriton të ketë shtetin e vet në Ballkan.
Nëse i analizojmë këto vepra, të cilat u krijuan në funksion të strategjisë politike, mund të veçojmë disa shtylla të saj në raport me aktualitetin tonë.
Fillimisht po përmend mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve dhe këmbënguljen e tyre, se “shqiptarët janë krijesë e Perandorisë Osmane”. Kështu, historiani Marko Markoviq, hedh poshtë si të pavërtetë prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe këmbëngul se “deri në shekullin e XVII nuk ka pasur shqiptarë” (Marko Marković, “Pravoslavlje i novi svetski poredak”- Në shqip: Ortodoksia sllave dhe rendi i ri botëror). Historianët që kishin hyrë në shërbim të krijimit të shtetit të Serbisë, i cili do të shtrihej edhe në një pjesë shumë të madhe të Shqipërisë, krijuan dhe përhapën tezën, se gjoja “para ardhjes së turqve, Kosova dhe pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë ishin tërësisht serbë. Madje ““termi” shqiptar nuk simbolizon një popull të veçantë, por është një term gjeografik ku kanë mundur të jetojnë serbë, turq, grekë e hebrenj””(Spiridon Gopčević, “Stara Srbija i Makedonija”- Në shqip: Serbia e Vjetër dhe Maqedonia).
Si në kor, shumica absolute e historianëve serbë mbështetin tezën se ““shqiptarët nuk kanë ekzistuar si popull, ata janë serbë të konvertuar në fenë islame. Ata nuk janë as “arbanasë”, as “arnautë” e as “albanezë”. Ata kanë qenë dhe janë serbë pastër””! (Tomo Oraovac, “Arbanaško pitanje i srpsko pravo”- Në shqip: Çështja Arbanase dhe e drejta serbe).
Ndërsa historiani serb, Radovan Samarxhiq, pohon se 30%-40 % e shqiptarëve kanë prejardhje sllave (Radovan Samardžić, “Ideje za srpsku istoriju”- Në shqip: Ide për historinë serbe) historian tjerë lëshohen në garë se kush do të nxjerrë “statistikat më të sakta”. Marko Mlladenoviqi nuk u kënaq me këto pohime, por “zbuloi” se 2/3 e popullsisë shqiptare ka origjinë serbe (Marko Mladenović, “Buđenje srpskog naroda”- Në shqip: Zgjimi i popullit serb), ndërsa Veselin Gjuretiqi e rriti përqindjen e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80 %! (Veselin Đuretić, “Antisrpske upotrebe staljinističkog medijuma”- Në shqip: Përdorimi anti-serb i mediumit stalinist).
Kur flet për këtë çështje, historiani serb, Jovan Haxhi-Vasileviqi, është tepër përbuzës. Shqiptarët, të cilët i quan “arnautashi”, janë “fundërrina të popullit serb të asimiluar, të cilët nuk kanë vetëdije kombëtare” (Jovan Hadži-Vasiljević, “Južna Stara Srbija, knjiga prva”- Në shqip: Jugu i Serbisë së Vjetër, Libri i Parë).
Teza se gjoja “turqit i krijuan shqiptarët prej serbëve të asimiluar” shoqërohej me pohimet se shqiptarët e krijuar në këtë mënyrë, “me ndihmën e turqve e dëbuan popullin serb përmes vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve të fshatrave të tëra, përvetësimit të pronave dhe islamizimit të dhunshëm (Radovan Samardžić, “Ideje za srpsku istoriju” Ide për historinë serbe).
Duke i cilësuar shqiptarët si “fundërrina të popullit serb të islamizuar dhe të asimiluar”, një numër tjetër historianësh përpiqen t’i traumatizojnë popujt e Europës, duke i përshkruar shqiptarët si “njerëz me bisht. I vetmi dallim që ekziston mes shqiptarëve që jetojnë në Veri nga ata të Jugut, ka të bëjë me gjatësinë e bishtit. Madje, edhe në shekullin XIX, në mesin e shqiptarëve kishte njerëz me bisht, që jetonin në drurë, të cilëve bishti u nevojitej për t’u kacavjerrë nëpër pemë. Ata nuk kanë as kulturë, as gjuhë të tyren, as alfabet e as histori…Ata janë egërsira të vërteta…” (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”- Në shqip: Arnautët dhe fuqitë e mëdha).
Dhe si konkluzion i qindra librave të shkruar në këtë frymë del se “populli shqiptar, i cili nuk ka as kulturë, as gjuhë të tij, as alfabet e as histori të vetën, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër, veç të vjedhë historinë dhe kulturën e të tjerëve” (“Kosovski Albanci nemaju svoju, pa otimaju srpsku istoriju” – Në shqip: Shqiptarët e Kosovës nuk kanë histori të vetën, prandaj vjedhin tonën, shih: http://www.vesti-online.com/…/Kosovski-Albanci-nemaju…); “Nemaju svoju, pa krade naše- Nuk kanë histori të vetën, prandaj vjedhin tonën”, shih: https://www.srbijadanas.com/…/posle-evrovizije-novi…).
Në përputhje të plotë me orientimin strategjik të propagandës serbe, për t’i paraqitur shqiptarët pa histori të tyre, me qindra “studime shkencore” të historianëve serbë përpiqen ta mohojnë përkatësinë shqiptare të Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Kështu, për shembull, për historianin serb, Spiridon Gopçeviq, vepra e të cilit u citua më lart, “jo vetëm Skënderbeu, por edhe bashkëluftëtarët e tij janë serbë”. Të njëjtën gjë pohon edhe Vlladan Gjorgjeviqi, i cili thekson se “gjatë gjashtë shekujve të fundit të luftës sonë nga ajo e Kosovës e deri tek ajo e Kumanovës, ne kemi aq shumë trima, sa që nuk na duhet Skënderbeu, i vetmi trim të cilin arnautët e gjetën në një mijë vitet e fundit. Megjithatë, edhe pse nuk kemi nevojë, ne nuk mund ta falsifikojmë historinë. Skënderbeu është serb, siç kanë qenë edhe ushtarët e tij” (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”).
Në bazë të historianëve serbë, “Skënderbeu ka pasur vetëm një gjyshe nga familja Topia, por ende nuk është ndriçuar fakti nëse Karl Topia ishte shqiptar”! (Tomo Oraovac, “Arbanaško pitanje i srpsko pravo”- Në shqip: Çështja Arbanase dhe e drejta serbe).
Përshkrimi i shqiptarëve si kriminelë, si hajdutë, si keqbërës, si popull që nuk ka asnjë trim të vetin, por që, në mungesë të historisë së vet, vjedh historinë e popujve të tjerë, nuk është karakteristikë vetëm e “shkencës” së politizuar serbe. Edhe një numër historianësh sllavo-maqedonas, të këtij populli që u krijua me vendim politik nga komunistët jugosllavë, përdorin të njëjtën gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve. Po marr si shembull vetëm njërin prej tyre. Sipas historianit maqedonas, Petar Popovski, ““Gjergj Kastrioti nuk ka qenë as mirditas (gegë), e as shqiptar (toskë), por i lindur dhe i rritur maqedonas. Gjergji nuk ka qenë arnaut, por maqedonas. Ai nuk ka qenë Skënder, e aq më pak Beg. Në shënimet e vjetra e gjejmë me një titull si mbret i Maqedonisë dhe njëkohësisht i Epirit. Emri Skënderbeg është tërësisht i falsifikuar. Gjergj Kastrioti nuk ka qenë trim shqiptar, ashtu siç e paraqet historia shqiptare dhe ca historianë të pavetëdijshëm perëndimorë, por ashtu si thotë historia: trim dhe mbret i Maqedonisë dhe i maqedonasve. Kjo është dëshmuar edhe shkencërisht. Historia na mëson se një populli që i mungon historia e vet, ngjarjet e veta historike dhe personalitetet historike është popull i humbur. “Shkenca shqiptare” e paraqet Skënderbeun si trim të shqiptarëve për të vetmen arsye se ky popull nuk ka figurë tjetër historike me të cilën do të tregohej para botës si popull trim. Por historia, për fat të madh, tregon se Skënderbeu i takon popullit maqedonas””- nxjerr si përfundim historiani maqedonas, Petar Popovski!
Përveç figurës së Gjergj Kastriot-Skënderbeut, edhe figura e Gonxhe Bojaxhiut, që njihet në përmasa ndërkombëtare për humanizmin e saj, është shndërruar në “objekt përvetësimi”. Përderisa “doktorët e shkencës” maqedonase, në krye me kryetarin e Akademisë së ashtuquajtur të Shkencave në Maqedoni, Taki Fiti, ia mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe përpiqen ta paraqesin si vllahe e Maqedonisë, propaganda serbe vjell vrer kundër autoritetit të saj. Për propagandën serbe “Nënë Tereza nuk është e shenjtë”, sepse shqiptarët, siç e pamë më lart, “janë plaçkitës, hajdutë, vrasës…” . Në gjuhën e tyre të mbushur plot urrejtje kundër shqiptarëve, Nënë Tereza nuk ka bërë asnjë vepër humane. Përkundrazi, “ajo ka pasur dëshirë të shikojë se si të vobektit vuajnë, dhe askush nuk di se ku janë milionat e dollarëve që u dhanë si ndihma” (Majka Tereza nije svetica: Volela je da gleda kako siromašni pate i niko ne zna gde su MILIONI dolara pomoći- Nëna Terezë nuk është e shenjtë: kishte dëshirë të shikonte se si vuanin të varfrit, dhe askush nuk e di se ku janë milionat e dollarëve që u dhanë si ndihma; shih: http://www.telegraf.rs/…/1485118-majka-tereza-nije…).
Nijazi Limani, gjeograf nga Maqedonia, të cilit iu dha titulli “doktor i shkencave” në Universitetin e Beogradit, e ndryshoi mbiemrin e vet nga Limani në Limanovski për t’i dhënë konotacion sllav, dhe u bë zëdhënës i idesë se gjoja “shqiptarët e islamizuar nuk janë gjë tjetër pos sllavë”. Për dallim nga historianët serbë që këmbëngulin në prejardhjen serbe të shqiptarëve të islamizuar, Nijazi Limanovski përhapë idenë se gjoja “myslimanët në Maqedoni kanë prejardhje sllavo-maqedonase”. Për të mbështetur këtë teori, autoritetet komuniste të Republikës Socialiste të Maqedonisë e krijuan kategorinë “Makedonski muslimani” dhe, që nga viti 1981, “popullsia myslimane, që vetëdijesohej se nuk është shqiptare”, kishte mundësi të regjistrohej si pjesëtar i këtij “grupi etnik”.
Krahas qëllimit që gënjeshtrat për historinë e Ballkanit të përhapen në botë, një strategji e tillë u ngrit në sistem dhe, përmes akademive të quajtura shkencore, u shndërrua në shtyllë kryesore për edukimin e gjeneratave të reja serbe dhe maqedonase.
Kuzhina luftënxitëse e Shkupit, që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si kuzhina luftënxitëse e Beogradit, që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve të tjerë.
Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh, që bartnin tituj shkencorë, u orientuan në krijimin e identitetit sllavo-maqedonas. Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke, duke uzurpuar komponentë të identitetit kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek. Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit, e dinë fare mirë se në këto hapësira ishte vetëm një popull që ndërroi tri herë identitetin e vet: gjatë periudhës 1918-1940, ky popull identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar, ndërsa pas vitit 1945, si maqedonas! Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik, që për pesë vjet ndërroi tri herë identitetin e vet, nuk mund të pritet objektivitet shkencor, por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve të tjerë.
Të gjitha falsifikimet e historisë janë bërë dhe bëhen në funksion të qëllimeve politike të periudhave të caktuara historike. Si në të kaluarën, ashtu edhe tani.
Në fillim të shekullit XX, krijimi i shtetit shqiptar ishte pengesa kryesore e aspiratave serbe për të marrë Shkodrën, Durrësin dhe një pjesë të madhe të Shqipërisë. Për këtë arsye shqiptarët përshkruhen si njerëz të egër, si “lëkurë kuqtë e Europës”, të cilët “nuk kanë nevojë për shtet”, të cilët “nuk dinë të ndërtojnë shtet”, por, që “fatkeqësisht, përkundër dëshirës së zotit, Austro-Hungaria dhe Italia dëshirojnë ta krijojnë shtetin e këtyre lëkurë kuqve të Europës”. (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”).
Edhe për Stojan Protiqin, i cili shkruante edhe me pseudonimin Balkanikus, “çështja shqiptare nuk ka ekzistuar asnjëherë si çështje politike, përderisa Austro-Hungaria dhe Italia nuk e shtruan si të tillë.” (Balkanicus, “Albanski problem i Srbija i Austro-Ugarska, Beograd”.
Mund të citoj me qindra historianë dhe publicistë serbë që përmes shkrimeve të tilla pseudo- shkencore kishin për qëllim të krijonin opinionin se gjoja “krijimi i shtetit shqiptar nuk ishte vullnet i aspiratave të popullit tonë, por ishte vendim politik i fuqive të huaja për të krijuar një koloni gjermane në Ballkan” (Marko Cemović, “Makedonski problem i Makedonci”- Në shqip: Çështja maqedonase dhe maqedonasit). I dëshpëruar pse nuk mundën ta pengonin krijimin e shtetit shqiptar, sado i cunguar që ishte, Vladan Gjorgjeviqi shpërthen me zemërim: “Prej këtyre egërsirave, Austro-Hungaria dëshiron të krijojë shtet! Austro-Hungarisë i qoftë me fat!”.
Në dallim nga periudha e mëparshme, kur historianët, gjuhëtarët, arkeologët dhe shkencëtarët shqiptarë të disiplinave të ndryshme, në Shqipëri dhe trojet shqiptare që ishin të pushtuara nga Jugosllavia, shpartalluan tezat antishkencore serbe, dy dekadat e fundit kanë dalë disa “historianë dhe teologë shqiptarë”, që nuk sjellin asgjë të re, por përsërisin propagandën e njohur serbe që nga periudha historike e krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan.
Për të mos e ngarkuar shkrimin këtu po përmend vetëm ata më të zëshmit në këtë drejtim. Këtë aspekt të problematikës do ta zgjeroj me emra të tjerë, kur të botohet si libër i veçantë. Po filloj me një mace të zgjebosur, që prindërit i kanë vënë emër turk Kapllan (që në gjuhën shqipe do të thotë “tigër”). Në varësi nga kontekstet ku ndodhej, ky person herë shfaqej Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviqi. Më në fund, pas “hulumtimeve të shumta shkencore” që kishte bërë, ky alamet shkencëtari erdhi në përfundimin, se origjina e tij ishte serbe dhe e ndërroi mbiemrin për të disatën herë dhe përzgjodhi të quhet Kapllan Buroviq (Kaplan Burović në gjuhën serbe)! Ky “zbulim” nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të konfirmuar tezat serbe, se gjoja “shqiptarët janë serbë të islamizuar”.
Dr. Kapllan Buroviqi, që ia ka vënë vetes edhe titullin “Akademik”, pa qenë anëtar i asnjë akademie shkencore, përpiqet t’u japë aktualitet tezave të lartpërmendura serbe. Me qëllim që të manipulojë më mirë me ata që nuk e dinë të vërtetën, dr. Kapllan Buroviqi deklaron se gjoja “në shekullin e dhjetë, shqiptarët kanë ardhur nga Karpatet në Fushën e Matit mbi Tiranë. Prej aty janë shpërndarë në të gjitha anët e Shqipërisë së sotme, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga serbët. Pas pushtimit turk, këta shqiptarë kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë së sotme dhe u futën në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”. (Dr. Kaplan Burović, “Kosmet će se vratiti pod okrilje Srbije” -Kosova së shpejti do të kthehet në sqetullën e Serbisë), shih: http://www.novosti.rs/…/aktuelno.290.html%3A550797-Dr…).
Ai vazhdon me përsëritjen e sajesave serbe, që mohojnë historinë e popullit shqiptar: “Deri në shekullin XVI kufijtë e Serbisë kanë qenë deri te brigjet e lumit Drin, që sot është në Shqipëri, ndërsa para kësaj kohe Serbia ka qenë e shtrirë deri në Durrës, të cilin,stërgjyshërit e serbëve ua kishin marrë bizantinëve në vitin 548, në atë kohë kur në Shqipëri dhe në Ballkan nuk ka pasur asnjë shpirt të gjallë shqiptar. Shqiptarët në atë kohë ishin në Rumani në malet Karpate dhe Beskidi”.
Në përputhje të plotë me vijën propagandistike serbe dr. Kapllan Buroviqi u deklaroi gazetarëve se “shqiptarët nuk kanë kulturë! Atë ua kanë krijuar të huajt. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është në vitin 1555, dhe atë e ka shkruar një kroat dhe është botuar nga një shtëpi ortodokse në Mal të Zi. Abetaren e parë shqipe e ka përpiluar një vllah, me emrin Naum Veqilharxhi, në vitin 1844, ndërsa abetarja e parë pas çlirimit dhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1913, është shtypur në Serbi, dhe e ngarkuar në kuaj është transportuar në Shqipëri”.(Për këtë “shkencëtar” shpallja e pavarësisë së Shqipërisë paska ndodhur në vitin 1913! Doktor shkence se jo mahi!).
Përveç intervistave dhënë medieve serbe, Kapllan Buroviqi në një intervistë për “Sputnjikun” rus, deklaron se “shqiptarët nuk janë ilirë, ata nuk janë autoktonë, por të ardhur në Ballkan”. As Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e as Naim Frashëri nuk janë shqiptarë. “Skënderbeu është serb, ndërsa Naim Frashëri, vllah” (shih:http://www.preshevajone.com/akademiku-shqiptar…/).
Atyre që lexojnë në gjuhën serbe u sugjeroj të shohin se si kjo mace e zgjebosur që i thotë vetes tigër, vjell vrer kundër shqiptarëve dhe figurave më të ndritura të historisë së tyre në shkrimin “ Piše: Prof. dr Kaplan BUROVIĆ, akademik, “ SKENDERBEG I ALBANCI – Albanci traže da se spomenici Skenderbega poruše i smene spomenicima Sultana Murata”-Në shqip: Skënderbeu dhe shqiptarët –Shqiptarët kërkojnë që përmendoret e Skënderbeut të rrënohen dhe të zëvendësohen me përmendore të Sulltan Muratit”, shih: https://dijaspora.wordpress.com/…/skenderbeg-i-albanci…/) .
Për ta aktualizuar më shumë diskursin e vet antishqiptar, Kapllan Buroviqi deklaroi se “Kosova së shpejti do t’i kthehet Serbisë”. (Dr Kaplan Burović: Kosmet će se vratiti pod okrilje Srbije- Në shqip: Kosova së shpejti do të kthehet në sqetullën e Serbisë), shih: http://www.novosti.rs/…/aktuelno.290.html%3A550797-Dr
“Për besnikëri dhe vetëmohim për të vërtetën dhe drejtësinë e Perëndisë” dr. Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviq, Kapllan Buroviqi u dekorua me portretin e artë të Shën Pjetrit, nga Kryepeshkopi i Cetinjës dhe Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radoviq (shih: http://www.moraca-rozafa.com/?p=427).
Në të njëjtin stil si të dr.Kapllanit, personi që deri tani del me tri forma të emrit të vet: dr.Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи, kishte vjellë vrer në shtypin serb kundër “Kosovës- koloni të NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar” dhe pasi ngriti në qiell Serbinë “për respektimin e të drejtave të myslimanëve”, dr. Olsi me tre mbiemra ishte i ftuar i emisionit më antishqiptar në Maqedoni: “Vo Center” (Në qendër). Gjatë intervistës së transmetuar më 24 prill 2018 për këtë emision antishqiptar, ai deklaroi se gjoja “para ardhjes së turqve në Ballkan, shumica e popullatës në Kosovë dhe në Maqedoni ka qenë serbe ortodokse. Gjithashtu, edhe në Shqipëri, ku edhe sot mund të gjeni shumë toponime sllave. Por çka ka ndodhur? Me ardhjen e turqve dhe islamit në Ballkan, kemi proces të islamizmit dhe shqiptarizimit. Skënderbeu nuk ka asnjë lidhje gjenetike dhe religjioze me shqiptarët, ai është i sajuar.
Skënderbeun e kanë sajuar austriakët dhe i kanë mësuar shqiptarët që ta pranojnë. Edhe sot ata mendojnë se Skënderbeu është hero i tyre, por ai nuk është i shqiptarëve. Në kohën kur Skënderbeu ka luftuar kundër osmanlinjve, shqiptarët nuk kanë ekzistuar. Skënderbeu ka qenë luftëtar serbo-bullgar”.
Çdokush që lexon me vëmendje pjesën e shkrimit, ku citohen një numër historianësh serbë që sajuan tezat që mohojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve, që pretendojnë se “shqiptarët nuk kanë ekzistuar para ardhjes së Perandorisë Osmane në Ballkan”, se gjoja “shqiptarët janë serbë të islamizuar”, se ata “vjedhin historinë e të tjerëve në mungesë të historisë së tyre”, se “shqiptarët janë popull që vjedhin heronjtë e popujve të tjerë në mungesë të trimave të tyre”, do të shohin se dr. Olsi nuk sjell asgjë të re që do ta dallonte nga propaganda serbe. Nëse ai pretendon se është “Doktor i shkencave” për këtë periudhë historike, atëherë del qartë që ky person ka bërë një plagjiaturë nga arsenali antishqiptar i propagandës serbe.
Siç e pamë në fillim të këtij shkrimi, gjatë periudhës historike kur u krijuan shtetet kombëtare në Ballkan, propaganda serbe akuzon fuqitë e jashtme (Austro-Hungarinë dhe Italinë) si krijuese të çdo gjëje që lidhen me shqiptarët, me “qëllim që të krijohej një koloni gjermane në Europë”. Të njëjtën gjë përsërit edhe dr. Olsi.
Pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, propaganda e Serbisë dhe argatët e tyre nga kampi i ideologjisë së antiamerikanizmit janë mobilizuar, në rrafshin e propagandës në skenën politike dhe mediatike ndërkombëtare, për ta paraqitur Kosovën si “koloni të imperializmit amerikan”. Në të njëjtat gjatësi vale, dr. Olsi përsërit se gjoja “parajsa jugosllave është shkatërruar, për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve” dhe se “shteti i Kosovës është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar”!
Siç e përmenda edhe në shkrimin paraprak, shkenca dhe Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи janë dy nocione që përjashtojnë njëri-tjetrin! Nuk do të më habiste aspak që ky “Doktor shkence” të shpallet si “Akademik”, në të njëjtën mënyrë si dr. Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviqi, Kapllan Buroviqi. Madje, për shërbimet e mëdha që u bën serbëve dhe maqedonasve, nuk do të habitej askush nëse dr. Olsi në një të ardhme të afërt të dekorohet nga Kisha Ortodokse serbe me ndonjë dekoratë “me portretin e artë të Sveti Savës”!
Të shohim nëse dr. Olsi do t’i shtojë edhe ndonjë mbiemër tjetër emrit të vet dhe të deklarojë, sikurse dr. Kapllani, se “nga hulumtimet e mëdha shkencore ka zbuluar se çfarë origjine ka”.
Mendoj se nuk ka nevojë të citohen edhe autorë të tjerë serbë e maqedonas, për t’u bindur se mohimi i gjuhës shqipe, i kulturës shqiptare, i historisë dhe figurave tona kombëtare është strategji politike sllave në funksion të mohimit të së drejtave politike dikur të “Shqipërisë londineze” e tani edhe të shtetit të Kosovës.
Referencat që citova më lart janë të mjaftueshme për t’u bindur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë në vend të institucioneve shkencore janë shndërruar në “kuzhina”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve.
Argumentet që solla dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se, që para një shekulli, kuzhinat antishqiptare nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë.
Për çdo njeri të ndërgjegjshëm është e qartë se aktualizimi i kësaj propagande, një shekull më vonë, bëhet vetëm për qëllime politike të Serbisë dhe Maqedonisë. Ata historianë dhe ata teologë me origjinë shqiptare që propagandojnë se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar”, se gjoja “humanistja shqiptare me përmasa botërore, Nënë Tereza, është grua e pamoralshme, që ndërron burrat kur të dëshirojë dhe se vendin e ka në xhehenem”, se gjoja “në vitin 1445, vetëm 1% e qytetarëve në Kosovë ishin shqiptarë, ndërsa turqit sollën shqiptarët në Kosovë dhe u dhanë toka atyre”, ata nuk sjellin asgjë të re në “tregun” shqiptar, pos produkteve serbe dhe maqedonase, të ambalazhuara pa datë dhe vend prodhimi.
Përhapja e kësaj dukurie mes nesh ka marrë përmasa dramatike. Sikur t’i përmendja të gjithë emrat e atyre që përhapin këtë lloj propagande, lista do të kishte qenë shumë e gjatë. Ajo që vlen të theksohet në kuadër të këtij shkrimi, ka të bëjë me faktin se përhapja e produkteve të gatuara në të ashtuquajturat Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe të Maqedonisë është duke helmuar opinionin publik shqiptar. Çdo historian, çdo teolog dhe çdo person tjetër që përhap këto sajesa, i bën një shërbim të madh strategjisë antishqiptare serbe dhe maqedonase.
Ky shkrim nuk u dedikohet atyre që propagandojnë me vetëdije të plotë, si lloji i dr. Kapllanit me kompani, të cilët “kanë zbuluar” në vetveten e tyre se janë “serbë të islamizuar nga turqit”. Shkrimi ka për qëllim t’i ofrojë lexuesit që nuk është në dijeni të fakteve, se tërë kjo propagandë histerike e ka origjinën në Beograd dhe Shkup. Do të kishte qenë mirë që çdo shqiptar të ketë në dispozicion materialet që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme, se mohimi i historisë dhe i figurave tona kombëtare është sajesë e qarqeve antishqiptare. Ndoshta kjo do të bëjë që askush të mos përhapë në mënyrë të pavetëdijshme propagandën serbe dhe maqedonase. Ndërsa për ata që e bëjnë me vetëdije të plotë, thefshin qafën!
Kan være et bilde av tekst som sier 'EMиJA Ha HayKиTe aKaA и oHcKa cpncKa aKaAemилa HayKa и ymeTHocTи Postulatet e propagandes shekullore tẽ sllaveve tẽ jugut cKonye "Në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes sẽ Perandorisẽ Osmane"! "Shqiptarët janë serbë tẽ islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe dhe maqedonase"! "Shqiptarët nuk kanë historine tyre dhe as personalitete historike, prandaj vjedhin historinë serbe dhe maqedonase"! "Skënderbeu nuk eshtë Hero Kombetar shqiptar, por trim serb ose maqedonas"! "Nënë Tereza nuk eshtë shgiptare, por vllahe ose maqedonase"!'

Rreziku nga “Zajednica” dhe “44 minishtete” serbe!

0
Nga: Sheradin Berisha
Të dhëna themelore!
Më 19 prill 2013, në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e parë e parimeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (Zajednica)! Në këtë kuadër më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkrua marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe!
Edhe Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë (BiH) zanafillën e vetë e kishte te “Zajednica” e 14 komunave me shumicë serbe, që u shpallë më 26 prill 1991!
Në rrjedhën e negociatave për “shuarjen” e strukturave paralele serbe në Kosovë, në verën e vitit 2013 (pas marrëveshjes për Zajednicën) u arrit marrëveshja për formimin e partisë “Lista Serbe”, e varur tërësisht nga Serbia!
Kjo parti me mbështetjen e Beogradit për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit 2013 dhe fitoj shumicën e komunave etnike serbe.
Edhe në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, të 11 qershor 2017, të 6 tetorit 2019 dhe 14 shkurtit 2021, Lista serbe e Beogradit i fitoj 10 vendet e rezervuar në Kuvendin e Kosovës!
Në këtë mënyrë ‘Sërbska’ e Vuçiqit i largoj nga skena institucionale qendrore (dhe në nivele komunale) partitë e tjera serbe, të cilat me kohë e kishin pranuar realitetin e ri në Kosovë!
Aktualisht “lista serbe” edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, është pjesë e të gjitha institucioneve (kuvendit, qeverisë etj), dhe realisht luan rolin e Qeverisë së Beogradit në Kosovë!
Nëse jetësohet Zajednica (ashtu siç e kërkon Serbia) do ta ketë Kuvendin me deputetë të 10 komunave etnike serbe!
Kjo zajednicë nën administrim lokal do ta ketè:
– policinë,
– gjykatat,
– arsimin,
– shëndetësinë,
– buxhetin etj.
Pastaj do të ketë ndikimin e vetë edhe në:
– Liqenin e Ujmanit,
– minierat në Trepçë,
– Kishnicë dhe
– Novobërdë (Artanë),
– Banjë të Kllokotit,
– Brezovicë etj.
***
Një rrezik tjetër për Republikën tonë janë edhe “44 kishat dhe manastiret serbe” të cilat me ligjet e Ahtisarit janë definuar si zona të veçanta eksterritoriale, dhe si të tilla janë “44 minishtete serbe” brenda kësaj republike, të cilat selinë e tyre e kanë në Beograd!
Ligjet për Zonat e veçanta të dala nga pakoja e Ahtisarit
LIGJI PËR ZONAT E VEÇANTA TË MBROJTURA
Lista e hartave
01 – Manastiri i Draganacit, Gjilan
02 – Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
03 – Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
04 – Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë
05 – Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
06 – Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
07 – Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
08 – Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti.
09 – Manastiri i Premtit të Shenjtë, Leposaviq
10 – Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
11 – Manastiri i Soçanicës, Leposaviq
12 – Qyteti Mesjetar i Novobërdës
13 – Manastiri i Deviçit, Skënderaj
14 – Ura Mesjetare/e Vjetër e Vojnoviqëve
15 – Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok
16 – Manastiri i Banjskës, Zveçan
17 – Kështjella Mesjetare e Zveçanit
18 – Patriarkana e Pejës, Pejë
19 – Manastiri i Deçanit, Deçan
20 – Manastiri i Goriçit, Istog
21 – Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Istog
22 – Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
23 – Manastiri i Budisavcit, Klinë
24 – Manastiri i Dollacit, Klinë
25 – Manastiri i Sokolicës, Zveçan
26 – Kisha e Heremitëve, Uljaricë Klinë
27 – Manastiri i Graçanicës , Prishtinë
28 – Kisha e Shpalljes se Virgjëreshës, Lipjan
29 – Monumenti Memorial i Gazimestanit dhe Tyrbja e Bajraktarëve
30 – Manastiri i i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren
31 – Kisha e Nikollës së Shentjë, Bogoshevc, Prizren
32 – Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren
33 – Kisha e Shën Gjergjit,Gornjasellë, Prizren
34 – Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
35 – Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren.
36 – Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren
37 – Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Premtit të Shenjtë),Mushnikovë, Prizren
38 – Fshati Hoqë e Madhe, Hoqë e Madhe, Rahovec
39 – Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë, Rahovec
40 – Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren
41 – Kisha e Nikollës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
42 – Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
43 – Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtisht, Suharekë
44 – Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë.
***
44 „MINISHTETET SERBE“ NË KUSHTETUTËN E KOSOVËS! Më 10.03.2009
__________
SHTOJCË
E vërteta nuk ndryshohet me iluzione!
ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?! Nga Sheradin Berisha
—————-
Ilustrimet:
1. Lexoni historikun e Zajednicës në BiH (1991 – 1995) e cila u finalizua me Republikën Serbe,
2. Lexoni tekstin ‘Rreziku nga Zajednica’!

Meqenëse shqiptarët shesin dinjitetin e tyre, nuk meritojnë as shtet, as liri dhe as siguri

0

Nga Aurel Dasareti

Korrupsioni është një krim i neveritshëm dhe një e keqe shoqërore. Mëkati i vogël mund të falet, por jo korrupsioni. Ai duhet të dënohet dhe të shërohet. Votat e 25 prillit u vodhën, prandaj fituesi është i paligjshëm. Pozicioni i sivëllait të çetnikëve në krye të Shqipërisë, ose më saktë, mbështetës i armikut pushtues për ndarjen e Kosovës,
është rezultat i gënjeshtrave sistematike. Nëse ka një Ferr, ai me siguri do të jetë vendi ku njerëzit e kalibrit të tij do ta kalojnë përjetësinë.
***
Korrupsioni është një e keqe cilësisht e ndryshme. Veprat e pista të njeriut të korruptuar bëhen ngjitëse për shoqërinë. Korrupsioni është një rrjetë merimange që përhapet, duke imponuar bashkëpunim. Edhe nëse mendimi mbizotërues është se korrupsioni kryesisht ka të bëjë me ata që janë në pozita të ndikimit, realiteti është se korrupsioni është një e keqe shumë më e gjerë dhe se ky virus i rrezikshëm mund të prekë këdo. Është para së gjithash një mentalitet të cilit i nënshtrohemi dhe që në fund të fundit mund të identifikohet me një shthurje morale për të cilën as nuk jemi të vetëdijshëm.
Një shpirt i korruptuar nuk e sheh më mëkatin e tij, por e bën atë një mënyrë jetese, duke e ngritur në nivelin e virtytit ose të paktën të pranuar nga shoqëria.
Korrupsioni është bari i keq i kohës sonë. Sulmon politikën, ekonominë, shoqërinë. Termi i korrupsionit (në kohën që jetojmë) është një nocion global shumë i përhapur, pjesërisht falë faktit se gjithnjë e më shumë autorë po shkruajnë për këtë temë si një fushë mjaft problematike e shoqërive të sotme. Të shkruash për korrupsionin është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një çështje që, për shkak të përhapjes së tij, shkel në fushat e pushtetit shtetëror, si dhe kishën-xhaminë, dhe hap shumë çështje të drejtësisë dhe demokracisë së sistemeve shtetërore në të cilat jetojmë.
Korrupsioni, një luftë e përjetshme. Qëllimi i shkrimeve është të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat jashtëzakonisht të dëmshme të korrupsionit, të tregojë se si korrupsioni shkel të gjithë sistemin e sundimit të ligjit dhe të provokojë reagime nga organet qeveritare ose zyrtarë individualë, të mëparshëm ose aktualë, në lidhje me raste specifike të korrupsionit.
***
Korrupsioni është ligësi. Kjo i bën të fuqishmit të pasur. Kjo i bën të pasurit të fuqishëm. Të jep përshtypjen se gjithçka është në shitje.
Shkatërron ndjenjën e drejtësisë dhe besimit te qeveria. U heq shpresën të varfërve dhe të pafuqishmëve. Pasi të themelohet, ajo i përket strukturave që janë të vështira për t’u shkatërruar. Viktimat e saj nuk janë menjëherë të dukshme, por dëmin që krijon në ekonomi, politikë dhe shoqëri, ne të gjithë e paguajmë. Nuk ka periudhë dhe asnjë vend në të cilin nuk ka ndonjë incident ose rast korrupsioni, por ajo që është e rrezikshme është të justifikojmë pasivitetin (indiferencën) tonë si qytetarë ose të kërkojmë shpjegime për pamjen e saj krejtësisht të re në trashëgiminë e sistemeve të kaluara.
Në fakt, ne nuk duhet ta interpretojmë korrupsionin si një lloj devijimi nga normaliteti, sepse mjerisht ky është sistemi në vendin tonë. Pra, ai është gjithashtu një sistem në Shqipëri, Kosovë (nuk mendoj për qeverinë aktuale), FYROM, dhe nuk duhet të gjykohet nga titujt aktualë, numri i rasteve, por nga fakti që ai është i degëzuar dhe i lidhur me institucionet e sistemit, partitë politike, ose më shpesh, grupet e interesit, administratë e shpërbërë ose joefikase, gjyqësor i keq, rendi ligjor (juridik). Korrupsioni është kryesisht një sistem i pranuar te ne, pasi jemi kokëmish dhe nuk meritojmë as mirëqenie, as shtet, as liri, dhe as siguri.
Gjatë gjithë historisë nuk kemi pas unitet, prandaj kemi lejuar të na shtypin armiqtë e jashtëm që kanë hyrë brenda trojeve tona, ndërsa ne, deri më tani nuk kemi përfunduar vrasjen e njëri-tjetrit. Kokëmish! Dhe, këtu jemi përballur me një të vërtetë dhe përvojë të madhe të turpshme që, pavarësisht nga fakti se korrupsioni njihet si një element i rëndësishëm i amullisë në zhvillimin ekonomik dhe një problem në sistemin politik, për më tepër në kolapsin e shoqërisë, ne nuk arritëm të bënim asgjë për t`i zgjuar dhe inkurajuar njerëzit (shumë prej tyre frikacak që vuajnë nga kompleksi inferior në raport me armiqtë pushtues, dhe jo vetëm) ose për të menduar se diçka me të vërtetë efektive mund të bëhej. Njerëzit nuk janë vetëm skeptikë, por ata janë lodhur nga premtimet e mëdha dhe rezultatet e vogla.
Njerëzit që nuk u fshehën, por e konsideruan normale të tregonin “mirëkuptim” për korrupsionin, depërtuan në skenën publike: nga manipulimi i rezultateve të sistemeve zgjedhore, në pozicione mbi ligjin në ndërtime të paligjshme, uzurpimin e pronave shoqërore (sidomos bregdetit), nga përbuzja e ligjit për të injoruar detyrat morale. Arrogantë dhe me një mungesë të dukshme jo vetëm të moralit, por edhe të njohurive elementare (analfabetë kronik me diploma false), pafytyrësisë dhe tradhtarë shpirtskllav.
Në një demokraci, injoranca arrogante zakonisht paguhet nga humbja e besimit, popullariteti apo edhe humbja e pushtetit, por shumë njerëz në skenën publike shqipfolëse duan të llomotitin, edhe nëse negativisht, kështu që ata e kthejnë skenën publike në cirke mediatike. Publiku kthehet/konvertohet në një turmë spektatorësh që shkojnë rregullisht në teatër për të parë shfaqjet “artistike” e të pavlera të kopilëve të njëjtë dhe, madje edhe pse të pakënaqur me atë që panë dhe paratë që i dhanë kot, duartrokasin si të çmendur, secili duke lavdëruar “artistin” e tij të preferuar: publik cinik dhe pasiv, i mbushur me zhgënjim, tru-shpëlarë, i hutuar e i çorientuar. Studimi i korrupsionit tregon një lidhje të fortë midis korrupsionit dhe mungesës së investimeve, investimeve të huaja dhe politikës ekonomike sistematike. Ato tregojnë se Shqipëria, Kosova dhe pjesët e FYROM-it arbëror, mbeten shumë prapa konkurrentëve të saj ekonomikë, pasi korrupsioni është gjithashtu një tregues i jo-efikasitetit të autoriteteve publike. Institucionet e pushtetit ekzekutiv, vetëqeverisja lokale dhe gjyqësori duhet të lirohen nga kriteret politike të përzgjedhjes së njerëzve dhe ngritjes në detyrë, por nuk mjafton vetëm kjo, duhet gjithashtu të sigurohet përgjegjësia e tyre për të bërë punën e tyre në mënyrë të ndershme, efikase dhe profesionale. Masat ndëshkuese në vetvete nuk do të japin rezultate nëse ato nuk shoqërohen nga ndërtimi i vetëdijes publike dhe kulturës demokratike politike, edukimit etik sistematik, ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe ngritjes së arsimimit.
Na duhen fjalë të forta për të dënuar korrupsionin. Është një fenomen që kërkon vlerësim dhe gjykim serioz etik dhe ligjor, sepse është krim ndaj shoqërisë dhe vendit, shkel vlerat themelore të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve siç janë besimi, ndershmëria, drejtësia dhe barazia, dhe rrezikon ndjeshëm barazinë, solidaritetin dhe sigurinë e qytetarëve. Korrupsioni është pra një mëkat i madh kundër të varfërve, të dobëtëve dhe të pafuqishmëve. Dhe një rrezik jashtëzakonisht i madh për të gjithë sepse e çon vendin në tatëpjetë, në vdekjen e sigurt.
***
Korrupsioni është dhënia e ryshfetit ose pranim i ryshfetit dhe në këtë mënyrë fitimi ose dhënia e një avantazhi të pahijshëm në lidhje me punën e dikujt. Korrupsioni është krim, i dënueshëm juridikisht.
Kohëzgjatja e gjobave ose madhësia e gjobave ndryshon në varësi të shtetit përkatës dhe ligjit që është shkelur. Dënimi për shkeljet e zakonshme është midis disa javësh dhe 20-50 vjet pas hekurave, me burgim të përjetshëm…
“Është e vështirë t`i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët që ata adhurojnë” Voltaire.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Kush po e dëshiron ndarjen e Kosovës?

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Pakoja e presidentit Ahtisari, iu imponua Kosovës, në rrethanat e konsolidimit të shtetit të brishtë të Kosovës. Favoret për pakicat, ishin enorme, në raport me pakicat e shteteve të rajonit dhe më gjerë në kontinent. Të paktën, nuk është ngulmuar, që kjo të ndodhë edhe me pakicën shqiptare në Serbi, përkatësht, në  Kosovën Lindore, të cilën, paradoksalisht, e tkurrin, cinikisht, në “Lugina e Preshevës”, duke përjashtuar dy komunat tjera: Bujanovcin dhe Medvegjën.
     Megjithatë, pranimi i kompetencave të papara, të panatyrshme, për pakicat, sidmos për serbët lokal, ishte një tregues se shqiptarët kanë parësinë absolute, në sjelljen fisnike me pakicat. Por, kjo u keqpërdorë nga Beogradi, i cili, me qëllim të destabilizimit, të Kosovës, të alarmimit të Qendrave të Vendosjes, se nuk ka jetë të përbashkët me shqiptarët, organizoi ngjarjet e mars-prillit 2004, nëpërmjet agjentëve të tyre në Kosovë.
     Duke marrë shkas nga një ngjarje e trishtme, me mbytjen e tre fimijëve të Qabrës në Lumin Ibër, u organizuan protesta të dhunshme, të përgjakshme, kundër serbëve dhe kishave të tyre në Kosovë. Ishin veprime banditeske, të palogjikshme, larg çdo kodi shqiptar dhe norme njerëzore. Në krye të këtyre protestave, u vunë krerët  e organizatës të OVL të UÇK-së si dhe kryetarët e PDK-së dhe AAK-së të komunave.
     Në mbrojtje të serbëve, ndërhynë forcat e sigurisë të UNMIK-ut dhe KFOR-it. U vranë një duzinë njerëzish, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe të moshuar serbë, qindra të tjerë u plagosën dhe asnjë nga krerët organizatorë të protestave, nuk pësoi gjë. Shqiptarët u koritën, u turpëruan dhe u fikën, sepse me buxhetin e Kosovës, u ndërtuan shtëpitë dhe kishat serbe.
     Ndërkohë, me kërkesën e Beogradit dhe aprovimin e ndërkombëtarëve, vuri në tavolinë tezën e decentralizimit të pushtetit të komunave, ku fituesit e parë ishin pakicat, përkatësisht, serbët lokalë. Nuk u ndalën me kaq. Kërkuan krijimin e Bashkësisë të Komunave, me shumicë serbe. Dhe, bënë 10 komuna, fshat e komunë! Dhe, që këtej u kalua në kërkesën ekstreme, Asociacionin, “Zajednicën”, siç e quajnë ata, me kompetenca ekzekutive.
    Ishin, pikërisht, protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, të cilat shërbyen si preteks që Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur, për kishat dhe manastiret ortodokse. Kulmon Manastiri i Deçanit, i cili zgjeron diametrin e truallit kishtar për 12 hektarë, duke grabitur pronën shoqërore.
     Është ky pëvehtësim arbitrar, i cili ka bllokuar punimet e autorrugës, e cila do të lidhte tri shtetet: Kosovë, duke u nisur nga Deçani, për të çarë bjeshkët, drejt Malit të Zi, Plavës, Gucisë, për të zbritur në Shqipëri, Valbonë dhe për të vazhduar tutje në Malësinë e Mbishkodrës, duke përfunduar në Adriatik.
     Më 2013, Hashim Thaçi e nënshkroi marrëveshjen fatale, për Asociacionin me të drejta ekzekutive, madje, me praninë dhe garancinë ndërkombëtare! Ishte një nënshkrim konspirativ, pa e konsultuar asnjë institucion të vendit! Sikur nuk mjaftoi kjo, më 2015, e bëri nënshkrimin e dytë edhe Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit!
    Pra, nuk u gjykuan hafijet e Serbisë, që i “dhuruan” Kosovës Demarkacionin, decentralizimin të pushtetit komunal, për të ardhur ke Asociacioni! Dhe, nuk u dënuan as ata, që nënshkruan e vulosën këtë gjëmë, e cila po e rrezikon Kosovën, të kthehet në një shtet jo funksional, rakitik e dështak!
     I. Duke mos ndëshkuar argatët e Serbisë, të cilët e realizuan projektin e saj, për protestat vandale; duke mos dënuar konspiracionët e zyrtarëve, që nënshkruan Demarkacionin dhe Asociacionin.
     I trimëruar nga veprimet paraprake dhe mosndëshkimi i autorëve, Hashim Thaçi, i shantazhuar nga Serbia, me dosjen e zezë kriminale, të luftës dhe të pas luftës, për krimet në Kosovë, kryesisht, kundër kundërshtarëve politikë, nis lobimin për shkëmbim territorësh, përkatësisht, të ndarjes të Kosovës!
     Për të qenë i shpenguar, në veprimtarinë kriminale të tij, ai shfrytëzoi pazaret e pista, të kohës së luftës, me Qeverinë në Ekzil, duke zhvatur prej saj milionat, që kurrë nuk u përdorën për luftën!
     Në gjallje të Presidentit Rugova, Hashim Thaçi u pengua të ngritet në karrierë. Sepse Dr. Rugova kishte informacion se ai flirtonte me Shërbimin Informativ francez, të cilin e ndërlidhte edhe me Serbinë. Dr. Rugova ka paralajmëruar, se “Hashimi nuk duhet lejuar të ngritet në pushtet, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!” Kjo porosi në gjallje, mbeti si amanet, pas shkuarjes së Tij në amëshim. Por, bastardët e LDK-së, e shkelën amanetin e kryetarit Rugova.
     Thaçi, me SHIK-un e tij, katapultoi në krye të LDK-së, njerëzit e tij. Koalicionet me LDK-në ishin formale. Realisht, ai e sundonte LDK-në, njësoj si partinë e tij, PDK-në. Edhe përzgjedhja e ministrave, nga radhët e LDK-së, bëhej me aprovimin paraprak të Hashimit.
     Institucionet vitale, siç është Gjykata Kushtetuese dhe të gjithë aparatin e drejtësisë, i kishte “pronë” të tij. Kujtoni eksterritorin e Manastirit të Deçanit, i nëshkruar nga Thaçi dhe i aprovuar nga Gjykata Kushtetuese dhe, pastaj, Parlamenti! Ai kishte kapur, komplet, shtetin e Kosovës!

Nënshkrimet konspirative, për Demarkacionin, Asociacionin, janë veprime fatale të Hashimit dhe të ministrit e kryeministrit të LDK-së, të dirigjuar nga ai, pa përfillur fare strukturat e partisë apo institucionet shtetërore!

 
                              – V a z h d o n –

Më 9 maj 1947: Nacjonalizmi shqiptar jep dëshmorët e vet edhe në Kretë

0
E përgatiti: Agim Morina
(korrespondencë e posaçme për “Albanie Libre”)
Më 9 Maj 1947, n’orën 4 mbas mesit të natës, në qendrën e Nënprefekturës Ferapetra në Kretë, një bataljon komunistësh grekë rrethoi shtëpinë ku po flinin ca Shqiptar kosovarë, emigranta politikë. Shqiptarët ishin vendosur në këtë vënt prej auktoriteve greke dhe merreshin me punime bujqësije pranë familjeve greke të vëndit. Në këtë mënyrë ata siguronin spenximet e jetesës së tyre.
Natyrisht nukë kishin me vehte asnjë lloj arme. Nukë kishin gjithashtu asnjë mbrojtje të posaçme nga ana e auktoriteteye. Ata e kalonin gjithë ditën duke punuar dhe ndaj të ngrysur mblidheshin së bashku në një shtëpi që u kishin caktuar për fjetje e banim.
Natën e 9 Majit, n’orën e sipërtreguar, bataljoni i komunistëvë grekë, i përbërë prej më tepër se 300 vetash, nis të rrethojë ndërtesën e nënprefekturës, kazermën e korofillakëvët dhe mbasandaj shtëpin ku flinin emigrantat shqiptarë. Mbassi e plotsojnë rrethimin mirë e mirë, fillojnë sulmin. Patrullat komuniste u lëshojnë zë shqiptarëvet dhe kërkojnë që t’u hapin portën e shtëpisë dhe t’u dorëzohen të gjallë. Në fillim Shqiptarët të habitur nga kjo ngjarje e prapritur dhe ashtu të përgjumur siç ishin, nukë po kuptojnë së ç’po ngjiste rreth fatit të tyre, Prandaj qëndrojnë në heshtje. Mirpo nukë shkon shumë kohë dhe patrulla komuniste fillon të gjuajë me armë kundra shtëpisë dhe përpiqet që të thyejë portën e të hyjë brenda. Njëkohësisht i gjithë bataljoni fillon sulmin duke u afruar drejt banesës së Shqiptarvë me qëllim që t’i zërë të gjallë. Mirpo komunistët grekë i kishin bërë hesapet keq, sepse nuk e diniu që bijt e shqipes nuk i dorzohen gjallë armikut. Shqiptarët kur panë se po rrezikoheshin serjozisht filluan të lëftojnë kundra komunistëvet. Mirpo me se lëftonin vallë? Ata nukë kishin armë të tjera përveç trimërisë personale, përveç zemrës dhe idealit të tyre. Por kishin edhe veglat e punës; kishin shata, lopata, kazma, sëpata: kishin fronat ku uleshin për t’u çlodhur kur ktheheshin nga puna dhe ndonjë copë tullë që munt ta nxirrnin me duar e me thonj prej murevet të shtëpisë. Më këto armë pra e fillojnë luftën e tyre këta trima shqiptarë e kështu lëftojnë për gjashtë orë rresht.
Ndërkaq filluan të bjenë dëshmorët e parë. Jonuz Emini, kryetar i grupit, Idriz Sallova, Latif Kuqi, Riza Matoshi, Zejnel Mehmeti, Qerim Hajdari, Halil Idrizi. Por edhe nga ana e komunistëve mbetën pesë të vrarë e disa të plagosur,që tërhiqen e lagohen.
Duke parë së Shqiptarët po qëndronin si burrat dhe nukë kishin ndërment të dorëzoheshin të gjallë, komunistët i vunë zjarrin shtëpisë duke ndezur disa fuçi me benzinë që ndodheshin në katin e poshtmë të shtëpisë. Menjëherë e gjithë shtëpija u rrethua prej flakëvet. Rreziku u bë aqë i math dhe vdekja po afrohej aqë shpejt saqë për luftëtarët shqiptarë nuke mbeti tjetër rrugë veçse të kalonin përmes zjarrit e flakës. Osman Sinani sulmon i pari duke dalë jashtë shtëpisë për mrekulli mundi t’ia marrë armën një komunistit që i dolli përpara, të cilin edhe e vrau; por mbas pak edhe Osman Sinani bije për tokë i vrarë duke thirrur: «Rroftë Shqipnija dhe Kosova», «Poshtë komunizmi!». Mbas Osmnanit sulmon vëllaj i tij Bajram Sinani e fill mbas këtij Isak Ahmeti, Haxhi Halili, Banush Berisha, Bajram Berisha, Kadri Berisha, Mustafa Bajraktari, Ahmet Uka, Fiqri Sejda dhe Hidajet Arifi. Këta për çudi muntë të shpëtojnë nga flakët e nga plumbat e armiqvet. U plagosnë rëndë: Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani, Hysen Rama, Nazif Vata, Nazif Varoshi, Azis Murati dhe Istref Selmani. Prej këtyrë të plagosurve tre të tjerët vdiqnë pak kohë më vonë. Mirpo kishin mbetur akoma brënda në shtëpi, në mes të zjarrit e flakëvet, Xhemal Matoshi, Rexhep Gashi, Ymer Sakoli. Këta duke mos mundur të kalojnë përtej flakëvet, qëndruan dhe e pritnë vdekjen si burrat e hershmë, duke qëndruar hymnin e flamurit e duke thirrur: «Rroftë Shqipnija etnike. Rroftë Flamuri kombtar.»
Bajram Sinani, një nga ata që shpëtuan prej rrezikut të zjarrit, shkon dhe futet në shtëpin e priftit; por për fat të keq edhe këtu e rrethojnë armiqtë. Një luftë e dytë pra fillon për Bajram Sinanin, i cili lëfton duke përdorur në vënt të armës shkopin e priftit e ndonjë send tjetër që i bije në dorë. Vret një komunist e më në funt shpëton duke u hedhur prej dritares e duke u mshehur në një vënt tjetër të sigurtë.
Asnjë shqiptar pra nuk u dorzua i gjallë në duart e egësirave komuniste të tërbuara. Arma e korofillakëvet nukë mundi t’i ndihmojë Shqiptarët pse ata vetë ishin rrethuar e po Iuftonin për hesap të tyre, duke pësuar humbje të lehta.
Mbas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, auktoritetet greke mënduan t’i sigurojnë shqiptarët emigranta duke i mbledhur të gjithë ata të Kretës, 100 vetë, në një qendër afër Athinës.
(Botu së pari herë në “L’Albanie Libre”, korrik 1947; përgatiti për publikim: A.M.)
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.