Kreu Blog Faqe 1657

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Buxhovit, u përurua në Pejë: Vepër që mbetët ndër romanet më të qëndrueshme të letërsisë shqipe

0
Pejë, më 13 qershor 2021
Promovimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Buxhovit në Pejë
VEPËR QË ISHTE DHE MBETËT NË LISTËN E ROMANEVE MË TË QËNDRUESHME TË LETËRSISË SHQIPE
Promovimi i versionit të rishkruar të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Pejë në kudër të takimeve letrare “Azem Shkreli”, u prit me interesim nga dashamirët e letërsisë po edhe shkrimtarët e shumtë nga viset shqiptare pjesëmarrës të këtij manifestimi.
Shkrimtari dhe kritiku letrar Ardian Haxhaj – referues kryesor, vlerësoi se “ një shoqëri, etnitet politik, gjuhësor apo kombëtar konsiderohet i konsoliduar së pari kur arrin ta krijojë orealin e vet kulturor, veçmas në letërsinë artistike, më konkretisht me shkrimin e romaneve, që e përçon aktin më të lartë zhvillimor të një kulture kombëtare dhe shtetërore. Letërsia shqipe e Kosovës për shkaqe objektive është zhvilluar vonë në kuptimin institucional, por jo edhe historik. Gjenocidi etnokulturor nga pushtuesit që u është bërë shqiptarëve të mbetur jashtë Shqipërisë londineze e ka pamundësua zhvillimin e letërsisë shqipe në Kosovë. Megjithatë, për një periudhë rekorde të shkurtër, vetëm brenda një gjysmëshekulli, pas rrethanave të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, letërsia shqipe në Kosovë hyri në panteonin e letërsisë së përbotshme me vepra emblematike, vlerat e të cilave përçojnë mesazhe universale të përhershme.” Sipas Haxhajt, në vazhdën e këtij konsolidimi kulturor, me botimin e parë të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në vitin 1982 të autorit Jusuf Buxhovi, romani shqip në Kosovë shënjoi një momentum reprezentativ kulturor në përgjithësi, e letrar në veçanti.
Haxhaj u ndal edhe te prosedeu i romanit, i shkruar në formë të shënimeve, që autori ia atribuon narratorit, një personazhi të mirënjohur historik, Gjon Nikollë Kazazit, me ç’rast mundëson që përvoja e leximit të këtij romani të shfaqet në shumë dimensione.”Gjon Nikollë Kazazi i takon provincës fetare të kohës, por në romanin e Buxhovit del në dimensionin e prijësit, liderit, shpëtimtarit. Përsiatjet teologjike i tejkalojnë përsiatjet teologjike. Si pjesëtarë i një etnie të mbërthyer nga një perandori , ai preokupohet me tema ekzistenciale. Merr masa që të shpëtohet nga epidemia e murtajës, që dyshohet se pushtuesit e kishin sjellë qëllimisht për shkatërrimin e popullatës vendëse, rrëfen për nevojën domosdoshme të bashkëpunimit të njerëzve të vullnetit të mirë për gjetjen e një mënyre shërimi, pothuajse klinike, e pazakonshme për atëbotë, përmes gërvishtjes së lëkurës”. Rreth estetike të narratorit, që janë pjesë e pandashme e ligjërimit të veprës, Haxhaj thotë se në këtë aspekt “Gjon Nikollë Kazazi të përkujton përsiatjet e narratorit të romanit Emri i trëndafilit të Umberto Eco-s, për fasadat e skizmave, për mbishtresimet simbolike të dijeve parakristiane me ato kristiane.” Ndërsa rreth epidemisë së murtajës në romanin e Buxhovit, Haxhaj vlerëson se ajo “ kuptohet edhe si luftë speciale e përdorur nga fuqitë madhore për qëllime nënshtrimi, pushtimi, shkatërrimi etj.” Me këtë dioptri shihet edhe mbijetesa e një kombi përmes përshtatje te dhe sintezave teologjike, botëkuptimore, kulturore dhe materiale. Është me rëndësi të theksohet se përdorimi i referencave me qasje estetike paraqitet në suaza të narracionit romanesk, në koherencë me rrëfimin, që e bën romanin të lexohet rrjedhshëm, për dallim nga shumë romane që trajtohen në formë të eseve, e të cilave u humb koherenca e narracionit.”
Në fund Haxhaj konstaton se “Romani Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ishte dhe mbetet në listën e romaneve më të qëndrueshme në letërsinë shqipe.
Autori i romanit u ndal te disa momente që e kanë detyruar të rishkruajë veprën, ndonëse, me shumë ribotime, vazhdonte të mbetej ndër veprat më të kërkuara. Sipas autorit, krahas futjes së paskajorës dhe të idiomave të gegnishtes si pjesë e një identieti kulturor që ruan kjo e folme e gjuhës sonë e përjashtuar me pa të drejtë nga standardi i gjuhës, ka qenë pikërisht koncepti i mbijetimit me anën e pranimit të besimeve të ndryshme, ku pajtimi i zotit me pushtuesin, shfaqet si formulë ekzistenciale, që e ka detyruar që ta zëvendësojë me kozmogominë si filozofi, që krijimin e lidh me fuqinë e natyrës, e ku katër elementet e saj kryesore (dielli, toka, uji dhe ajri) paraqesin fondamentin e dijeve të vjetra, të cilat i ka rrënuar monoteizmi, por te shqiptarët, si popull i vjetër antik, nuk i ka zhdukur, meqë ato kanë mbetur si pjesë e kësaj vetëdije, qoftë edhe si relikte. Të kësaj natyre janë simbolet, kultet dhe bazamenti i panteizmit, të cilat, në këtë vepër pasqyrohen me betimet: “Pasha Ujin”! “Pasha Tokën”! Pasha Gurin! Pasha Zjarrin!” Ky muze i kozmogomisë, në veri (Tropojë, Dukagjin dhe Gjakovë) ruget edhe te toponimia dhe antroponimia ku edhe sot e gjithëditën shfaqen emrat antropomorf dhe zoomorf: Zog, Shpend, Sokol, Ujk, Dash, Curr, Pëllumb,e të tjerë. Siç ruhen edhe simbolet ndër më të vjetrat nga kozmogomia përmes tatuazhit në trup të femrave si dhe në xhubletë (svastka, dielli, hëna e të tjera). Në këtë aspekt, edhe grithja si formë e vaksinimit, fiton dimensionit e njohurive të vjetra me të cilat është përballuar edhe murtaja dhe epidemitë tjera, formë kjo që për herë të parë ka gjetur konfirmimin medicinal në shekullin e kaluar me zbulimin e vaksinës nga mjekësia. Këta faktorë, kanë ndikuar që veprës sime t’i shtohet dimensioni universal për ta zëvendësuar konceptin e mbijetimit me atë të një filozofie ndër më të vjetrat e njerëzimit, gjurmët e së cilës gjenden te ne, me çka, kulturalisht, dëshmohet fuqia e tij shpirtërore dhe kulturore në përmasa botërore… Kjo shpjegon edhe interesimin e madh për librin me përkthimin e tij në shumë gjuhë botërore…

Dëshmimi ligjor i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të paarmatosur, është më i lehtë sesa që besohet

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Termi “gjenocid” nënkupton cilindo prej veprimeve të përshkruara më poshtë, të kryera me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, siç janë: (a) vrasja e një anëtari të grupit; (b) shkaktimi i dëmtimit të rëndë ose dhimbjes mendore tek anëtarët e grupit; (c) Nënshtrimi i qëllimshëm i një grupi në kushte jetese që synojnë shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të tij fizik; (d) vendosja e masave që synojnë të parandalojnë lindjet brenda grupeve; (e) transferimi me forcë i fëmijëve nga një grup në tjetrin. Në mënyrë që një veprim të binte nën nocionin e gjenocidit, nuk mjafton të vërtetohet se aksioni (të themi, vrasja, madje edhe masive) ka ndodhur. Përkufizimi i gjenocidit (si dhe çdo vepër tjetër penale) nënkupton vërtetimin e qëllimit (mens rea) që në rastin e gjenocidit ka një kualifikim të veçantë. Për gjenocidin, qëllimi i kërkuar për të kryer ndonjë nga veprimet (qëllimi për të vrarë, plagosur, etj.) Nuk është i mjaftueshëm, por këto veprime duhet të shoqërohen nga një qëllim specifik për të shkatërruar një pjesë ose të gjithë njërën nga katër grupet e mbrojtura: kombëtare , etnike, fetare ose racore. Meqenëse objekti i mbrojtur i gjenocidit është një grup, jo një individ, vrasja e individëve nuk nënkupton në vetvete gjenocid. Për shembull, në rastin e një vrasje masive të banorëve që i përkasin një grupi të kryer me qëllim të spastrimit etnik (por jo shkatërrimin e grupit), do të jetë ligjërisht një krim “i zakonshëm” kundër njerëzimit, jo gjenocid. Një rast i tillë ishte p.sh. kur regjimet gjermane të okupimit qëlluan 50 ose 100 pengje në territoret e okupuara gjatë Luftës së Dytë Botërore si hakmarrje për një ushtar gjerman të vrarë. Shpesh është e vështirë të provohet nëse kishte një qëllim për të shkatërruar në një akt të dëmshëm në kurriz të një grupi, por për gjenocid mund të flitet vetëm nëse ekzistenca e një qëllimi për të shkatërruar provohet përtej një dyshimi të arsyeshëm. Si është e mundur të vërtetohet qëllimi i gjenocidit me një deklaratë të dkumentuar të dëshmitarit, është për shembull dëshmi udhëzimi nr 7 i Karaxhiçit ku shfaqen në mënyrë të arsyeshme një mori faktesh që vërtetojnë likuidimin e të gjithë burrave në Srebrenicë. Viktimat e gjenocidit janë grupe, jo individë. Katër grupet e mbrojtura janë ato kombëtare, etnike, racore dhe fetare. Grupet që nuk i përbëjnë këto katër (grupe politike, invalidë, pakica seksuale) nuk mbrohen dhe teorikisht mund të shfarosen ligjërisht pa gjenocid. Kjo është p.sh. rast me likuidimin sistematik të të sëmurëve mendorë në Gjermaninë naziste. Përndjekjet e motivuara politikisht, edhe kur bëhet fjalë për shtete totalitare, edhe nëse përfshijnë miliona viktima, nuk konsiderohen gjenocid. Kjo është p.sh. rasti i zjarrit të “kulakëve” në BRSS në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve ’30. Dhe këtu sipas mendimit tim mëkaton tmerrësisht në aspektin human drejtësia ndërkombëtare.
Kosova ishte një provincë autonome Jugosllave me elementë shtetërorë kur shteti serb filloi një luftë të përgjakshme kundër popullit shqiptar.
Ishte një provincë autonome jugosllave de jure, të cilën Serbia e shfuqizoi me forcë nga elementet e shtetit në vitin 1989, duke shfuqizuar Kushtetutën e vitit 1974.
Prandaj, gjatë luftës, ajo u zvogëlua territorialisht, po aq sa Serbia u zgjerua dhe u rrit.
Më saktësisht, Kosova ishte de jure një provincë e ish-Jugosllavisë që ishte e shtypur, e robëruar, e plaçkitur dhe e poshtëruar nga Serbia e zgjeruar.
Prandaj, nuk ka prova më të mëdha të vazhdimësisë së gjenocidit sesa heqja e autonomisë dhe krijimi i aparteidit politik, ushtarak dhe policor.
Pse po e them kete?
Sepse Serbia drejtpërdrejt dhe vazhdimisht drejtoi jo vetëm politikën, por edhe policinë, ushtrinë dhe forcat paraushtarake në territorin e Kosovës.
Më saktësisht, ajo vazhdimisht i shtypi shqiptarët që nga koha e “planit të Grashaninit” e deri në vitin 1999, përveç një pauze të shkurtër që zgjati nga viti 1969 deri në vitin 1980, pasi Rankoviç u përmbys nga Tito, ndërsa ky i fundit përfundimisht u lirua nga kthetrat e politikës serbe.
Çfarë ndodhi në vitin 1998-99 ishte vetëm një përshkallëzim i konfliktit midis politikës serbe, pra ushtrisë dhe policisë së saj, dhe popullit të paarmatosur shqiptar në spastrim etnik të përmasave biblike, i cili u manifestua në një dhunë të paparë, masakër, përdhunim dhe dëbim të popullsisë shqiptare.
A ka prova më të mëdha për qëllimin e vërtetë të politikës serbe sesa dhjetëra varre masive në të gjithë Serbinë, të cilat flasin pa mëdyshje se sa perfid dhe tinëzar ishte plani i shtetit serb?
Aq perfid dhe tinëzar sa nuk kishte mëshirë as për kufomat e masakruara të fëmijëve, grave dhe të moshuarve, gjë që dëshmohet lehtësisht nga fakti se ata ishin ngarkuar në kamioneta frigoriferike ku transportoheshin bagëtitë e therura në paqe.
Imagjinoni për një sekondë, kamionë të tillë janë përdorur për të transportuar kufomat e masakruara shqiptare në Serbi dhe për t’i hedhur në Danub?!
Sepse në këtë mënyrë, politika serbe dëshironte të zhdukte gjurmët e krimit, dhe një dhunë e tillë tinëzare është e pashembullt në historinë moderne botërore.
Në ndërkohë, është e qartë se qëllimi i këtij plani ishte krijimi i një situate de facto të ndryshuar në terren në favor të pakicës serbe.
Dhe ky veprim jashtëzakonisht i dhunshëm, i ndyrë, i pashpirt, djallëzor dhe anti-njerëzor nuk ishte vetëm gjenocid, por edhe gjenocid në katror.
Politika serbe është e vetëdijshme se Kosova nuk është anëtare e OKB dhe për këtë arsye nuk ka asnjë mundësi ligjore për të ngritur padi të drejtpërdrejta.
Dhe kjo është arsyeja pse ajo parandalon dhe pengon anëtarësimin e saj në këtë organizatë të rëndësishme botërore me të gjitha mjetet.
Sepse prova ligjore e gjenocidit serb nuk është askund më e lehtë sesa në Kosovë.
Do të përpiqem të heq të gjitha dyshimet:
Nuk janë vetëm numrat e viktimave që e shndërrojnë një luftë të përgjakshme në gjenocid.
E para dhe më e rëndësishmja, është fakti i pamohueshëm që ushtria dhe policia serbe zhvilluan një luftë jashtëzakonisht të ndyrë dhe brutale kundër popullit të pafuqishëm dhe të paarmatosur të Kosovës.
A ka provë më të qartë se kjo, cili ishte qëllimi i vërtetë i aparatit politik, ushtarak, policor, gjenocidal dhe shkatërrues serb?
Domethënë, pastrimi i Kosovës nga shqiptarët, që janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve antikë dhe krijimi i një Serbie të madhe nga Vardari në Karlobag.
Prandaj, është shumë më lehtë të provosh ligjërisht gjenocidin në rastin e Kosovës sesa në rastin e Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sepse vazhdimësia e pranisë politike, ushtarake dhe policore serbe në Kosovë është e padiskutueshme, domethënë e pamohueshme.
***
Izraz “genocid” znači bilo koje od niže opisanih djela, počinjeno u namjeri da se u cijelosti ili djelomično uništi jedna nacionalna, etnička, rasna ili vjerska skupina kao što je: (a) ubijanje pripadnika skupine; (b) nanošenje teške ozljede ili duševne boli pripadnicima skupine; (c) namjerno podvrgavanje skupine životnim uvjetima kojima je cilj njezino potpuno ili djelomično fizičko uništenje; (d) nametanje mjera s namjerom sprečavanja rađanja unutar skupine; (e) prisilno premještanje djece iz jedne skupine u drugu. Da bi se neka radnja podvela pod pojam genocida, nije dovoljno utvrditi da se radnja (recimo ubojstvo, pa i masovno) dogodilo. Definicija genocida (kao i svakog drugog kaznenog djela) podrazumijeva dokazivanje namjere (mens rea) koja u slučaju genocida ima posebnu kvalifikaciju. Za genocid nije dovoljna namjera potrebna za počinjenje bilo kojeg od akata (namjera za ubijanje, nanošenje ozljeda, itd.) već ti akti moraju biti praćeni posebnom namjerom za uništenjem dijela ili cijele jedne od četiri zaštićene grupe: nacionalne, etničke, vjerske ili rasne skupine. S obzirom da je zaštićeni objekt genocida grupa, a ne pojedinac, ubojstvo pojedinaca samo po sebi ne podrazumijeva genocid. Primjerice, u slučaju masovnog ubojstva stanovnika koji pripadaju nekoj skupini učinjenog s namjerom etničkog čišćenja (ali ne i uništenja grupe) radit će se pravno o “običnom” zločinu protiv čovječnosti, a ne o genocidu. Takav je slučaj bio npr. kada su njemački okupacijski režimi na zaposjednutim područjima za Drugog svjetskog rata strijeljali 50 ili 100 talaca kao odmazdu za jednog ubijenog njemačkog vojnika. Često je teško dokazati je li u nekom štetnom djelu na račun neke skupine postojala namjera uništenja, no o genocidu se može govoriti samo ako se postojanje namjere uništenja dokaže van razumne sumnje. Namjeru je moguće dokazati svjedočkim iskazom, dokumentima (npr. Karadžićeva smjernica br. 7), razumno deducirati iz mnoštva činjenica (likvidacije svih muškaraca u Srebrenici), itd. Zaštićene grupeUredi Žrtve genocida su grupe, a ne pojedinci. Četiri zaštićene grupe su nacionalna, etnička, rasna ili vjerska skupina. Skupine koje ne čine ove četiri (političke grupe, invalidi, seksualne manjine) nisu zaštićene i teoretski mogu biti istrebljene bez da se pravno radi o genocidu. To je npr. slučaj sa sustavnom likvidacijom duševnih bolesnika u nacističkoj njemačkoj. Politički motovirani progoni, čak i kada se radi o totalitarnim državama, čak i ako obuhvaćaju milijune žrtava, ne smatraju se genocidom. To je npr. slučaj pogoroma nad “kulacima” u SSSR-u krajem 1920-ih i početkom 1930-ih godina. I tu po mom ličnom mišljenju čini strašan grijeh međunarodno pravo jer zapostavlja najugroženije grupe u ratno i mirnodopsko vrijeme.
Kosovo je bilo autonomna jugoslovenska pokrajinasa državnim elementima kada je srpska država započela krvavi rat protiv albanskog naroda.
Bila je to de jure autonomna jugoslovenska pokrajina, kojoj je Srbija nasilno ukinula državne elemente 1989 godine, ukidajući Ustav iz 1974.
Zbog toga se tokom rata teritorijalno smanjivala, onoliko koliko se Srbija širila i povećavala.
Tačnije, Kosovo je de jure bila provincija bivše Jugoslavije koju je proširena Srbija ugnjetavala, porobljavala, pljačkala i ponižavala.
Stoga nema većih dokaza o kontinuitetu genocida od ukidanja autonomije i stvaranja političkog, vojnog i policijskog apartheida.
Zašto ovo govorim?
Zato što je Srbija direktno i kontinuirano usmjeravala ne samo politiku, već i policiju, vojsku i paravojne snage na teritoriji Kosova.
Tačnije, kontinuirano je ugnjetavala Albance od vremena „Grašaninovog plana“ do 1999. godine, osim kratke pauze koja je trajala od 1969. do 1980. godine, nakon što je Rankovića svrgnuo Tito, i sebe na taj način oslobodio iz kandži srpske politike .
Ono što se dogodilo 1998 – 99 godine bila je samo eskalacija sukoba između srpske politike, odnosno njene vojske i policije, i nenaoružanog albanskog naroda u etničkom čišćenju biblijskih razmjera, koje se očitovalo u neviđenom nasilju, masakru, silovanju i protjerivanju albanskog stanovništa.
Postoje li veći dokazi za pravu svrhu srpske politike od desetina masovnih grobnica širom Srbije, koje nedvosmisleno govore o tome koliko je srpski državni plan bio perfidan i podmukao?
Toliko perfidan i podmukao da nije imao milosti ni za masakrirane leševe djece, žena i staraca, što lako dokazuje činjenica da su ukrcani u hladnjače u kojima su u miru prevozili zaklanu stoku.
Zamislite na trenutak, takvi kamioni su korišćeni za transport masakriranih albanskih leševa u Srbiju i odlaganje na Dunav?!
Jer je na ovaj način srpska politika želela iskorijeniti tragove zločina, a takvo podmuklo nasilje je bez presedana u modernoj svjetskoj istoriji.
U međuvremenu je jasno da je svrha ovog plana bila stvoriti de facto promijenjenu situaciju na terenu u korist srpske manjine.
A ovo izuzetno nasilno, prljavo, bezdušno, đavolsko i protučovječno djelovanje nije bilo samo genocid, već i genocid na kvadrat.
Srpska politika je svjesna da Kosovo nije članica UN-a i stoga nema pravnu priliku za podnošenje direktnih tužbi.
I zato svim sredstvima sprečava i ometa njeno članstvo u ovoj važnoj svjetskoj organizaciji.
Jer pravni dokaz srpskog genocida nigde nije lakši nego na Kosovu.
Pokušat ću ukloniti sve sumnje:
Nisu samo brojevi žrtava oni koji krvavi rat pretvaraju u genocid.
Prva, najvažnija i nepobitna je činjenica da su srpska vojska i policija vodile krajnje prljavi, opaki i brutalni rat protiv nemoćnog i nenaoružanog naroda Kosova.
Postoje li jasniji dokazi od ovih, koja je bila stvarna svrha srpskog političkog, vojnog, policijskog, genocidnog i destruktivnog aparata?
Naime, čišćenje Kosova od Albanaca, koji su direktni potomci starih Ilira, i stvaranje velike Srbije od Vardara do Karlobaga.
Stoga je mnogo lakše pravno dokazati genocid u slučaju Kosova nego u slučaju Hrvatske i Bosne i Hercegovine.
Jer kontinuitet srpskog političkog, vojnog i policijskog prisustva na Kosovu je nesporan, odnosno neporeciv.

Flakaresha e kalorësit francez ogur i zi për Francën

0

Flakaresha e kalorësit francez ogur i zi për Francën

Nga: Dr. Sadri Ramabaja 

Franca është dëshmuar së fundmi si Shtet i paaftë për garantimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve, që ka vënë në pikëpyetje perspektivën e rendit sekular. Kjo shtë aryeja përse ekstremizmi i së djathtës po paraqitet si mbrojtësi i vlerave kombëtare të rrezikuara.

Prishtinë, 13 qershor – Nuk kanë mbetur as nëntë muaj dhe Francën e presin zgjedhjet për shumëçka historike dhe vendimtare. Si të tilla nuk do të jenë vetëm për atë si njëri nga shtetet modern e më i etabluar, por edhe për vetë fatin e BE-së.

Por kjo fushatë e hershme sikur u mbulua me një episod të turpshëm për garuesin që mbanë aktualisht postin e Presidentit të Republikës – Emanuel Makron. Ky flakaresh jo kot ka tërhequr vëmendjen e opinionit francez dhe më shumë, por edhe të establishmentit politik të vendit, edhe për shkakun e afrimit të zgjedhjeve presidenciale, e mbi të gjitha meqë pas shtatë ditëve mbahen zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje, duket se partia e Makronit pritet të pësojë fiasko të plotë.

Mediat e vendit dhe jo vetëm ato, përshkruajnë rrjedhën e plotë të ngjarjes.

Gjatë vizitës së Macron-it në juglindjen e vendit, rajonin e Drome-së, në Tennes-l’Hermitage, ai mori një flakaresh të nxehtë që është bërë objekt lajmsh dhe komentesh. Në parakalim përballë qytetarëve, Macron i afrohet më shumë se sa do ët lejonte protokolli vendasve që e përshëndetnin. Shtrëngimi i parë i duarve u pasua me incidentin e bujshëm. Një 28-vjeçar, Damien Tarel, e goditi fort presidentin francez pasi shtrëngoi duart me të dhe u bë një “yll mediatik” – për shumëkë në kuptimin negativ, sepse shumica dërrmuese e mediave dhe qytetarëve francezë ende e konsiderojnë të papërshtatshëm një veprim të kësaj natyre, pavarësisht shpirtit rebel të njohur të qytetarisë franceze.

Për sulmuesin organet e ndjekjes nuk kan pothuajse asnjë të dhënë.

Ajo që dihet deri tashti, është se sulmuesi i përket të djathtës ekstreme franceze, të njohur si monarkist. Tutje mediat bëjnë të ditur se këtë akt ai e ka bërë në shenjë zemrimi e indinjate me gjendjen që zotron në Francë, sidomos në raport me politikat kulturore (në rrafsh edhe më real me politikat ndaj emigracionit). Atyre nuk u ka spëtuar edhe një fakt domethënës: sulmuesi derisa i ka dhënë flakareshën e nxehtë Emanuel Makron-it ka ka shqiptuar me zë fjalët: “Montjoy Saint-Denis!”

Por çfarë do të thotë kjo shprehje, formulë e kalorësisë franceze të mesjetës?

Shumica e publikut francez sot nuk ka ide fare se çfarë domethënie ka kjo formulë e shprehur nga Damien Tarel para se ta godiste presidentin. Kjo ishte duket arsyeja pse mediat franceze u shtrënguan, tok me lajmin, ta jipnin edhe kuptimin e formulës së shqiptuar nga monarkisti në fjalë.

Në qytetin e tij të lindjes, sulmuesi me këtë akt pretendon se ka mbrojtur dinjitetin e krahinës së tij, ku Damien kishte krijuar bashkësinë e komunve, që ishte bërë e njohur më pas nga kontesha dhe shenjtëria e saj Saint-Valier.

“Mendoj që Macroni e përfaqëson shumë pastër kalbjen e vendit tonë. Nëse do ta kisha sfiduar Macronin për një duel në agim, dyshoj që do të përgjigjej”, deklaroi Tarel më pas në gjykatë.

Në prag të këtij akti, një grup gjeneralësh të pensionuar dhe aktiv të armatës frënge, i ishin drejtuar me një letër presidentit të indinjuar me pozitën e tyre të padinjitetshme, ndeshtrashat e panumërta të shoqërisë frënge, problemet në rrafshin identitar e kulturor etj. Monarkistët duket se pretendojnë ta shohin këtë akt të ndërlidhur pikërisht me këtë letër dhe para së gjithash mospërfilljen që kishte shpërfaqur presidenti ndaj paralajmrimit nga ana e oficerve të një lufte civile të mundshme në Francë.

Francën gjithësesi e presin muaj të trazuar. E djathta ekstreme e prirë nga Marine Le Pen (pavarësisht se në rrafshin formal e aktin ndaj presidentit) me shfaqjet e saj në publik na rikthen në epokën e defilimit të trupave të Musolinit në Itali dhe paralajmrimin e ardhjes në pushtet të fashistëve. Shumëkush këtë reprizë që na e risjell historia pas një shekulli të plotë, as që do të mund ta imagjinonte, veçmas jo në truallin e revolucioneve shoqërore, siç është Franca.

Marine Le Pen mbetet tutje rivalja kryesore e Macron-it në zgjedhjet e prillit të ardhshëm dhe aktualisht është politikanja më e njohur në vend. Franca ka vite që po përballet nga ekstremi i qarqeve të islamit politik, ndërkaq Shteti është dëshmuar i paaftë për garantimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve, por edhe perspektivën e rendit sekular. Kjo shtë aryeja përse ekstremizmi i së djathtës franceze, me krekosje po paraqitet si „mbrojtësi i vlerave kombëtare të rrezikuara dhe madje edhe si mbrojtësi i vetë shtetit.“ Duket se gjithnjë e më shumë francezë besojnë në këtë! Ndërkaq “rebelimi i heshtur” i gjeneralëve vetëm sa e ka verifikuar këtë fakt publik. Shih për këtë, akti i kalorësit francez ësht njëkohësisht edhe një ogur i zi për Francën.

Alternativa e re demokratike e Joe Biden-it

0

Presidenti i SHBA Biden nga dita e djeshme i është rikthyer skenës së madhe të politikës ndërkombëtare. Perëndimi tashmë ka një lider rreth të cilit bashkimi është i mundshëm. Me këtë akt rikthehet imazhi i demokracive liberale.

Prishtinë, 11 qershor – Udhëtimi i parë i Presidentit Biden jashtë vendit duke filluar nga Britania e Madhe, me takimin e G7, në selinë e NATO-s dhe me shefat e shteteve anëtare të BE-së, ka për synim t’i bashkojë e ripozicionojë demokracitë perendimore kundruall Kinës dhe Rusisë. Në këtë ristrukturim të Perendmit, alias demokracive liberale, zënë vend gjithësesi edhe India, Australia dhe Koreja e Jugut. Rimëkëmbja dhe strukturimi i demokracive si e vetmja alternativë, mbetet fuqia objektive dhe alternativa e vetme.

Në këto takime Kina formalisht nuk do të jetë prezente, por gjatë gjithë kohës ajo do të jetë objekt i diskutimeve dhe strategjisë së re të Perendimit. A do të arrijëjnë sërish demokracitë liberale t’i ofrojnë alternativë më reale botës, siç kishin bërë pas Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos në vitet ‘60-ta të shek. të kaluar, mbetet të shihet. Në këtë angazhim të veçantë t tij Biden e ka parasysh mendimin kritik të diplomatit amerikan të karrierës Henry Kissinger, kur kishte pohuar se SHBA dhe Kina, si supershtete “të dyja janë shumë të mëdha për t’u sunduar nga tjetri, shumë të dallueshme për t’u transformuar, shumë të varur nga njëri-tjetri për të toleruar izolimin e tjetrit”.
Tek kjo sentecë e mendimit realist politik qëndron ndërkohë debati për formësimin e rendit të ri botëror, brenda të cilit duhet të përfshihet edhe Rusia. Prandaj, i vetëdijshëm për këtë hap historik, presidenti Biden, pohon se ky formësim ka të bëjë me “fitoren në shekullin 21”, në garën që tashmë ka startuar.
Në këtë garë të veçantë që historia moderne ua imponon demokracive perendimore mes Kinës dhe Perendimit, si gjatë gjithë shekullit 20-të, qëndron Rusia. Ajo, si kundërshtare e rreptë e rendit të ri botëror, ku do të dominonin SHBA-të, po bën çmos që ta shkëpusë Europën nga aleanca tradicionale euroatlantike dhe ta tërheqë në sferën e ndikimit të saj, duke ndërmjetësuar edhe tek Kina, si letër lakmuesi për kapitalin europian.

Joe Biden është i vetëdijshëm për gabimin strategjik administratës pararendëse që kishte toleruar përafrimin e tepërt të Rusisë me Kinën. Ky gabim strategjik gjithësesi, gjykojnë ekspertët e fushës, është produkt i trashëgimisë së Luftës së Ftohtë, që nuk janë tejkaluar as sot e kësaj dite në raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë. Për rrjedhojë konkurenca për sfera rajonale të ndikimit vazhdon të ashpërsohet, por edhe kundërshtimi i modelit të demokracisë perendimore nga ana e Rusisë dhe rikthimi e kultivimi i autoritarizmit tradicional, është jashtëzakonisht prezent dhe reflekton edhe në mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar.

Qarqe të veçanta europiane, përfshi edhe opozitën e djathtë në rritje, sidomos në Gjermani dhe Francë, kanë vërejtje serioze për alternativën e Joe Bidenit dhe përgjithësisht për raportet që po kultivon Perendimi me Rusinë, sidomos kur është në pyetje qëndrimi ndaj çështjeve të nxehta si Ukraina dhe Bjellorusiaj. Pajtimi i ambicies së ligjshme mbi ngritjen e një Alternative të re demokratike që do të garantonte zbatimin e vlerave perendimore gjithandej në planet në njërën anë, dhe kultivimi i raporteve të mira me qeverinë autoritariste ruse, duket i pamundur. Por edhe ndërtimi i strategjisë dalëse për ristrukturimin e demokracive perendimore në një bllok unik përballë Kinës pa ndihmën e Rusisë, me të drejtë, nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, konsiderohet si punë Sizifi, diç e pa mundshme.

Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA të vitit 2017, Rusia (së bashku me Kinën) përshkruhet si një rival strategjik, ndërkaq Strategjia Ruse e Sigurisë e vitit 2015 i karakterizon SHBA-të dhe aleatët e saj (NATO dhe BE), tutje si kërcënim real për Rusinë.

“Presidenti i SHBA e sheh Kinën si kërcënimin më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Ian Bremmer, president i grupit këshillimor të politikës globale Eurasia Group në Nju Jork.

Në parim, evropianët pajtohen me shumë nga akuzat e Uashingtonit kundër praktikave ekonomike të Pekinit. Izolimi i tregjeve të veta, shtrembërimi i konkurrencës përmes subvencioneve, vjedhja e pronës intelektuale – për t’iu kundërvënë kësaj të fundit, BE po përpiqet gjithashtu të bashkëpunojë ngushtë me amerikanët. E njëjta gjë vlen për sektorin e teknologjisë dhe kështu për çështjen nëse vlerat demokratike apo autokratike formojnë bazën për standardet e botës dixhitale.

Çështja tashmë është nëse evropianët janë të gatshëm për t’ju bashkuar strategjisë ameriakne edhe në raportet me Kinën. Volfgang Ishingeri (Wolfgang Ischinger) nuk është shumë optimist. “Evropa është ende në gjumë”, ankohet jo pa bazë kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC). Mungesa e strategjisë evropiane në raport me Kinën po shkakton natyrshëm “rritje të zhgënjimit” në Uashington.

Në takim me Vuçiqin të marrin pjesë edhe Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi – Goodman

0

Nga: Sheradin Berisha
Më 15 Qershor 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999) ishte “ministër i informacionit” në qeverinë e “unitetit kombëtar” të Sllobodan Millosheviqit dhe nga kjo pozitë u bë zëdhënësi kryesor i aparatit të dhunshëm shtetëror që kreu gjenocid në Kosovë! Në takimin e 15 qershorit në Bruksel pjesë e delegacionit të Kosovës duhet të jenë, Saranda Bogujevci, (nënkryetare e Kuvendit të Kosovës) dhe Vasfije Krasniqi Goodman (deputete), të cilat e mbijetuan gjenocidin serbë!
PËRMASAT E GJENOCIDIT
Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), aparati shtetëror gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit vrau e masakroi në mënyra të ndryshme mbi 13 mijë shqiptarë të pa armatosur. Mbi një milionë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre! Mijëra gra e vajza u dhunuan! Mbi tre mijë shqiptarë ishin zhdukur, dhe pas luftës 1400 mbetje mortore u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, si në: Peruqac, Petrovo Selo, në Batajnica 1, 2 e 3 etj., ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 1.600 shqiptarëve të tjerë!
Sipas raporteve të KMDLNJ’së, gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 – qershor 1999) u plaçkitën, u dogjën dhe u shkatërruan 1100 vendbanime shqiptare, me mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, artefakte arkeologjike, monumente kulturore – historike, shkencore, fetare etj.
Këto krime mizore në masë, ndaj shqiptarëve të paarmatosur (pleqve, grave e fëmijve), dhunimi i femrave shqiptare, plaçkitja e pasurisë dhe shkatërrimi i vendbanimeve të tyre, pastaj spastrimi etnik dhe shpërgulja e popullatës shqiptare nga shtëpitë e tyre nuk ishin veprime aksidentale apo spontane! Përkundrazi ishin të organizuar e palnifikuar mirë.
PLANI “PATKOI”
Rrjedhimisht gjenocidi i kryer (gjatë vitit 1998) ndaj shqiptarëve, në janar 1999 kulmoj me planin e koduar “Potkovica” (Patkoi). Ky plan kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe si i tillë u projektua nga shtabi i ushtrisë serbe në krye me komandantin suprem, Sllobodan Millosheviç.
Për realizimin e këtij plani famëkeq Partia Socialiste e S.Millosheviqit bëri aleancë me Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit dhe bashkarisht formuan “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”!
Presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke qenë Sekretar gjeneral i Partisë Radikale të Sheshelit dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, në qeverinë e “unitetit kombëtar” të Sllobodan Millosheviqit ishte Ministër i Informacionit, që do të thotë ishte zëdhënësi kryesor i regjimit gjenocidal të Kasapit të Ballkanit!
Kjo superstrukturë kriminale në Kosovë mobilizoi të gjitha resurset njerëzore dhe teknologjike, administratën shtetërore, transportin publik, mjetet financiare, mediat, gjyqësinë, dhe mbi të gjitha strukturën e gjerë ushtarake – policore e paramilitare.
Sipas raportit të organizatës hulmtuese “Human Rights Watch” (tetor 2001), në operacionin “Patkoi” ka marrë pjesë korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë.
Komandant i armatës së tretë ishte Gjeneral Kolonel Nebojsha Pavkoviç, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.
1. Korpusin ushtarak të Prishtinës e përbënin:
– pesë brigada,
– një njësi policore ushtarake dhe
– një regjiment aviacioni.
Në operacionin “Patkoi“ morën pjesë korpuse tjera nga Serbia dhe Mali i Zi, si:
2. Korpusi 21 i Nishit, i përbërë nga:
– Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,
– Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,
– Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,
– Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,
– Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,
– Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe
– Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.
3. Korpusi 37 i Uzhicës me:
– Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe
– Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte dislokuar edhe:
4. Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga:
– Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa, si dhe
5. Korpusi 12 i Novi – Sadit, që në përbërje kishte:
– Brigadën e 18 të Novi – Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte stacionuar gjithashtu:
6. Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte:
Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV.
Pastaj:
7. Korpusi special i Beogradit me
– Brigadën e parë të Blinduar,
– Brigadën speciale 72 dhe
– Brigadën 63 të parashutistëve.
– Brigada e parë e Blinduar kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,
– Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa, ndërsa
– Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.
Në operacionin “Patkoj” ishte angazhuar gjithashtu:
8. Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë:
– Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.
– Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe
– Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.
(Gazeta “Zëri”, 25 maj 2005, f.21- 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)
***
Përveç forcave ushtarake, në realizimin e operacionit “Patkoi” në Kosovë, janë përfshirë: strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me njësitë tjera speciale e paramilitare serbe. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrašnjih Poslova), apo siç thirret shkurt MUP, drejtohej nga Ministri, Vlajko Stojiljkoviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:
– Policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç
– Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe
– Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.
– Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, (UDB-a), i cili ishte syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë.
Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë shqiptarë.
Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën “Njësi Operative Speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije)”, e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, si:
– “Shkorpionët”,
– “Tigrat e Arkanit”,
– “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit e Aleksandër Vuçiqit,
– “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe mercenarë nga ish vendet sovjetike, si dhe “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emërtim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi).
Gjatë luftës Njësia Operative Speciale (Jedinica za Specijalne Operacije – JSO) komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.
Ndërkaq në njësitë e lartëpërmenduara janë rekrutuar edhe qindra serbë lokal. Kishte edhe njësi të veçanta kriminale nga serbët lokal të Kosovës, siç ishte njësia kriminale “Munja” – (Vetëtima), që ka vepruar në rrethin e Pejës etj).
PADIA PENALE KUNDËR SERBISË
Meqenëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999) ishte zëdhënësi kryesor i regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, atëherë rrjedhimisht (përveç përgjegjësisë politike) ai mbanë edhe përgjegjësi penale.
Të martën, më 15 qershor 2021 në Bruksel pritet të mbahet takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin
e Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të ngarkuarin e BE në dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Meqenëse Kryeministri Kurti ka deklaruar se, po bëhen përgatitjet për të ngritur padi penale ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës (1998 – 1999), atëherë është një rast i mirë që në takimin e të martës, pjesë e delegacionit të Kosovës të jenë, Saranda Bogujevci, (nënkryetare e Kuvendit të Kosovës) dhe Vasfije Krasniqi Goodman (deputete), të cilat e mbijetuan gjenocidin serbë.
Dhe në këtë takim kryeministri Albin Kurti në praninë e ndërmjetësuesve, Borrell – Lajçak, duhet t’ia dorëzoi simbolikisht presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, padinë penale për gjenocidin e kryer gjatë luftës (1998 – 1999) në Kosovë!
========
Kush është Alekdandër Vuçiqi?
***
Kush janë udhëheqësit shpirtëror të Vuçiqit?
***
Angazhimi i A.Vuçiqit për Serbinë e Madhe
***
Vuçiqi me Sheshelin në frontin e luftës!
***
Vuçiq me Sheshelin në Sarajevë 1995
___________
Flet Saranda Bogujevci në vendin krimit:
Më 28 Mars 1999, Njësia Speciale e Ministrisë së Brendshme të Serbisë “Shkorpionët”, në një kopsht në Podujevë i ekzekutoi mizorisht 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra, si:
1. Shpëtim Bogujevci (10),
2. Shpend Bogujevci (13),
3. Sale Bogujevci (39),
4. Nora Bogujevci (15),
5. Shefkat Bogujevci (43),
6. Shehide Bogujevci (67),
7. Nefise Bogujevci Llugaliu (54),
8. Fezdrije Llugaliu (21),
9. Dafina Duriqi (9),
10. Arbera Duriqi (7),
11. Mimoza Duriqi (4),
12. Albion Duriqi (2),
13. Fitnete Duriqi (36) dhe
14. Isma Duriqi (69).
***
Flet Vasfije Krasniqi Goodman në vendin e krimit
………………..
Ilustrimet:
– Aleksandër Vuçiq duke bërë homazhe pranë “kufomës” së S.Millosheviqit;
– A.Vuçiqi duke ia vënë një bulevardi emrin e Ratko Mlladiqit, u cili u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në BIH,
– A.Vuçiq me shefat e tij Vojisllav Sheshel dhe Tomosllav Nikoliq.
– Saranda Bogujevci e mbijetuara nga krimi i datës 28 mars 1999, dhe
– Vasfije Krasniqi Goodman në vendin e krimit!

Sotë e 17 vjet më parë  ju vunë themelet Shoqatës “Trojet e Arbrit”

0

Foto e Shoqtës në Prizren e bërë më 23 Maj 2020

Nga: Nue Oroshi

Pikërisht sot e 17 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm sesionin e parë shkencor.Aty ju vunë themelet Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë ´´Trojet e Arbrit´´ që për 12 vjet me radhë me plotë suksesë e udhëhoqi prof.dr.Muhamet Shatri që e falënderojmë për nje punë të madhe përkushtuese.Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata studius,veprimtar,akademik e profesor të cilët kush më shumë e kush më pakë na ndjekën me përkushtim për 17 vjet me radhë.Për këto 17 vite Shoqata´´ Trojet e Arbrit ´´i mbajti 20 sesione shkencore të rregullta dhe të vecanta, në te gjitha viset etnike shqiptare,10 akademi përkujtimore dhe shkencore në Evropë.Frytet e këtyre sesioneve shkencore sollën 20 vepra enciklopedike me mbi 14.000 mijë faqe materiale shkencore.Me punimet e tyre kush më shumë e kush më pak u angazhuan dhe botuan mbi 300 studiues shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare në Evropë dhe Amerikë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´më, 28 Nëntor 2020 e vendosi në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke e rikthyer Kastriotizmin në Prizrenin historik pas me shumë se pesë shekujve. Këtë vit planifikojmë botimin edhe te pesë titujve të rinj shkencor.Po ashtu më 18 Korrik në Qendër të Drenicës në Skenderaj do ta mbajmë sesionin gjithëkombtarë shkencor me temën:´´Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1999´´.Ku e kanë paraqitë pjesëmarrjen shumë studiues, dhe ku dita dites kemi rritje të numrit të pjesëmarrësve.Këtë vit do të fillojmë edhe aksionin për Muranën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Gëzon fakti se Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është shënderruar në një Akademi Shkencore dhe kombëtare ku për cdo vit po botojmë libra me vlerë historike dhe enciklopedike.Shpeshherë nga të gjitha viset e Shqipërisë Etnike më pyesin se si po mundeni ti dilni në krye një vëllimi kaq të madh te punëve shkencore dhe atdhetare ku një punë të tillë nuk po munden me arritë as Akademitë e Shkencave dhe Institutet e Historisë, edhe pse financohen nga buxhetet e shteteve në Shqipëri dhe Kosovë.Kurse Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ po arrin të kryen projekte shkencore dhe atdhetare, për cdo vit.Përgjigjja është shumë e thjeshtë.Idealizmi për arritjen e një qëllimi kombtarë shpeshherë ka mposhtur veshtirsitë qoftë materiale apo veshtirsitë e tjera që nuk janë të pakta dhe që po na dalin në rrugë.Por jemi mësuar që për keto 17 vite ti largojmë me kujdes nga rruga edhe shumë cungje që po na dalin kohë pasë kohe.Pa e zgjatur shumë deshiroj ti falënderoj të gjithë ata intelektual,veprimtar e personalitete kombëtare që për 17 vite me radhë na u gjetën afër dhe na ndimuan që historia jonë e vërtetë te dalë në dritë.Në mblodhëm historinë tonë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe e bëmë bashkë në librat enciklopedik që po botohen tash e 17 vite me radhë.Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata donator që na ndihmuan dhe na përkrahën tash e 17 vite me radhë.Për përkrahje financiare që ju është bërë Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´ nga donatorët  idealist dhe atdhetar ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë të jetëve.Përkrahja e juaj financiare ka bërë që të dalin në dritë mijëra atdhetar të harruar dhe të përsektutuar e të masakruar shqiptar.Veprimtaria e tyre tash ka hyrë në analet e historisë.Gjatë këtyre 17 viteve na shkuan në amshimë edhe shumë studieus e veprimtar atdhetarë.Ata dhanë kontribut të cmuar.I kujtojmë me dhimbje të madhe.Shumica e tyre pervec që ishi studiues ata ishinë edhe atdhetar të mirfilltë.Ndihem i privilegjuarë që pata fatin te punoj shumë vite me ta.Ata e shkruan dhe e dëshmuan historin por edhe vet mbetën në histori.Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak që te mbahet një organizim intensiv dhe i pandalur asnjëherë në formë vullnetare,edhe unë kur e filluam për herë të parë këtë organizim isha 17 vjet më i ri në moshën 34 vjeqare e tash veqse i kam kaluar 51 vite të jetës.

Ne jemi nisur gjithmonë nga motoja se punët duhet kryer me përkushtimin më të madh profesional dhe atdhetar.Asnjëherë nuk kemi shikuar se si mendojnë dhe se si e interpretojnë të tjerët punën tonë.Historia është ajo që do të dëshmon për punën e të gjithëve.Motoja e jonë është „Të punojmë ngadalë e punët ti kryejmë shpejt“.Qka do të thotë kjo?Kjo do të thotë se duhet punuar ngadalë dhe me perkushtim.Duhet punuar qdo ditë nga pak dhe punët kryhen shumë shpejt.Urime studiues e studiuese idealistë e idealiste dita e lindjes se Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´.Ju ishit ata që për 17 vite na përkrahët dhe e ngritet shoqatën ´´Trojet e Arbrit ´´në një shoqatë gjithëkombëtare e cila nuk ndalet asnjëherë në arritjen e qëllimeve për shkrimin e historisë tonë.Kësaj radhe dua ti falënderoj edhe  televizionet, mediumet e shkruara dhe elektronike, që e prezentuan punën tonë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është e nisur nga studiuesit idealist dhe urojmë që ky koncept atdhetar të vazhdoj edhe për shumë dekada dhe shekuj  sepse është koncept i pastër kombëtar i cili rrënjet i ka në burimine  ujit të pastër të krojeve arbërore.

Kosova është e vogël për manipulime dhe rrena

0

Skënder MULLIQI

Dëklarimet e fallsifikuara e manipulimet , ishin karkteristikat e njerëzve tanë të politikës.Pastaj, paraqitjet publike, urretja karshi tjerëve , sadizmi janë karakteristikat shtesë të shoqërisë të Kosovës.Pa ndonjë shkas u mësuam më fjalime të tilla dhe me mashtrime të formave më të rënda.Ata që pikërisht për shumë kohë e paten plotë gojën më vlera evropiane , në menyrë cinike dhe në mënyrë manipulative I vunë në pëshore vlerat fundamentale njerëzore , dhe vunë në pëshore edhe proceset demokratike.Aq shumë patem paraqitje publike manipulative , të cilat krijuan gjendje të rrezikshme .Dhe, më këtë gjendje sikur u mësuam për një kohë të gjatë, deri sa erdhen ndyshimet në krye të pushtetit. Vetem të shikojmë rreth nesh së më sa urrejtje dhe jo tolerancë jemi mbushur.Sikur po dojmë të pëlcasim. Ballkani konsiderohet vatër konflikti, e sikur këtë gjë e kemi instaluar mbrenda, e që nuk fletë hiq mirë.Shtrohet pyetja logjike, si është e mundur që po ndodhemi në një situatë të tillë?

Kësaj I thonë primitivizem !Para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve sikur po mbretëron një gjendje histerike .Nuk po gjendet një gjuhë e përbashkët edhe për temat e interesit nacional.Mjaftë është berë më retorika , të cilat nuk na dërgojnë askund , apo na dërgojnë në theqafje kombëtare .Pozicionimet e tilla partiake janë bërë të rrezikshme për shtëtndërtim dhe mirëqenje .Më këtë logjikë provinciale të instaluar zor bëhët shteti.Populli i shumëvuajtur I Kosovës nuk e ka merituar këtë gjendje të rënd politike dhe ekonomike .Seriozisht , nga po shkon Kosova?Të lejohen të punojnë forcat e reja politike që kan ardhur në pushtet.Mos të ndalohen proceset për inate përsoanale.Kosova është e të gjithëve , nuk është e individëve te caktuar kushdo qoftë ai.Vëtem më sinqeritet politik ecet sigurtë përpara.

Qendrimet e diskursit negativ nuk i duhen Kosovës.Nuk na duhet shoqëria e sëmuar.I kemi përpara bisedimet më Serbinë dhe dialogu I mbrendshem politikë është i dobishëm, vëtem duhet gjetur format adekuate .Të parët tanë na kan edukuar që të dojmë, njeri tjetrin dhe te dojme edhe atdheun dhe kombin.Na kan edukuar që mos të rrejmë askend e as shtetin . E vogël është Kosova për gjithe keto manipulime dhe rrena…

“Antiamerikanizmi” i Albin Kurtit dhe propaganda e të dështuarve politik të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së!

0

Albin Kurti , Vjosa Osamani , Donika Gërvalla me grupin e të dështuarve politik që i kishim 20 vjet në pushtet. Kosova për fat të keq nuk ka opozitë ! 

 Nga: Luan Asllan Dibrani 

Ndërkohë nga opozita erdhën akuza,shpifje,etiketime,sharje  nder ma te ulëtat, madje edhe propagande klasike  të  nivelit shpesh rruagaqsor kundër Qeverisë  së Albin Kurtit!?. 

Koha po e dëshmon  dhe populli po e din  se planet  dhe veprimtaria shume vjeçare të (LDK, PDK, AAK, NISMA), dhe ardhmja  do të ju mallkoj me kohën ,edhe ne do  tu dënojmë  siç vepruam  me  rasti  e 14 shkurtit!!! 

 Albin Kurti ,Vjosa Osmani,Donika Gërvalla  e shumë figura tjera janë rreshtuar  në platformën e interesave kombëtare,  nga e cila betejë e injorancës se këtyre partive në krye me Enver Hoxhën ,Ramush Haradinajn ,  Lumir Abdixhiku, po vazhdon pa ndërprerë . Me ketë slogan  rrezuan Albin Kurtin,  por populli më në fund  e kuptoj dhe iu dha notën  e merituar nga  e cila  Nisma  e Fatmir Limajt  ngeli . 

Po qe vazhdohet ky trend politik  ne radhë për të ngel  është  partia e AAK-se së Ramush Haradinajt nga  e cila mjaft u rrudh në zgjedhjet e fundit. 

Lufta dhe betejat e sharjeve, fyerjeve dhe demagogjisë primitive , po merr përmasa  të mëdha, herë të Vjosa Osmani herë të Donika Gërvalla e herë te ndonjë  figurë kyçe  nga LVV dhe Lisa GUXO, por në qendër mbetet zoti Albin Kurti !!! 

 Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla  na benën të ndjehem krenare që Kosova ka gra intelektuale dhe kaq të guximshme. Guxim  intelekti dhe përgatitja e tyre me guxim u shpalli lufte  një  llavë ujqish të egër që e mbanë Kosova peng e zhvillimit ,integrimit dhe vatër e skamjes dhe varfërisë! 

Fatkeqësisht një pjese e  popullit i ka votuar që sot të luajnë me jetët tona edhe fatin tonë  në prag të dialogut me Serbin .Në dialogët paraprake, këto  dele politike veç sa na e  vështirësuan  pozicionin tonë .Tani krekosen se gjoja  tash  i paska fajet Albin Kurti pa qenë kurrë në krye të qeverisë. 

Demagogjia dhe propaganda ndaj qeverisë së re nga të apostrofuarit , popullin akoma po e afrojnë edhe ma shumë me Albin Kurtin,madje  amerikanët ndanë me qindra milion ndihma për Kosovën! 

 Demagogji ne vete  me parullat tashmë   të njohura  me” Antiamerikanizmin e Albin Kurtit ,me propaganda e të dështuarve nga LDK, PDK,  dhe AAK, po dëshmon se na paskan gënjyer ! 

Posa e  morri postin e kryeministrit   Albin Kurti,  amerikanët ndanë me qindra milion ndihma për Kosovën. Ata ndan edhe një fond të madh për  vaksinën kundër Covidit për Kosovën. Posa e morri postin  e kryeministrit   Albin Kurti , Evropa  e ndërroj kursin  politik  për dialogun me Serbinë, duke  u justifikuar si  nevoje  e kohës qe ti japim fund marrëveshjes. 

Demagogjia dhe propaganda ndaj qeverise se re  popullin akoma po  e afrojnë edhe me shumë me këto figura  edhe nga ata qe nuk  i kanë  dhënë  votën, madje ka shumë aderime   qe po u  ikën nga këto parti  për t’ju bashkuar” LVV-së dhe  Listës Guxo”. 

Shihet se këta  politikanë që kanë  dosje të fshehura dhe për të mos ju dal në shesh që të përfundoni në burg, janë në gjendje të bëjnë  çdo gjë në demin e demokracisë në Kosovë . 

Deri ku ka shkuar injoranca në shumë  caqe. Të  përmendin Asoacionin me shumicë serbe si zajednicë qe qeveritë paraprake i dhanë kompetenca  ! Këta i dhanë edhe toka Malit të  Zi ,madje edhe Maqedonisë  e pretenduan me nda Mitrovicën e tash e akuzojnë Albinin, turp për ju se krejt Kosova e diçka keni bërë  ju mbi 20 vjet ne degradimin e kësaj shoqërie… 

Gënjeshtar Hoxhaj, ti ish Kryeminister Ramush Haradinaj dhe ti Lumir Abdixhiku  ishit ne pozita nëpër  te gjitha pushtet epilogu iu doli  me rezultat zero ! 

Kërkujt si ke dhënë llogari! Kurti akoma pa shkua në bisedime po kërkoni llogari! Populli iu njeh qe të gjithëve se si keni  keq qeverisë,prandaj iu  tregoj vendin. Duhet vazhduar beteja edhe në zgjedhjet lokale, për me pastrua Kosovën prej hajnave e të  korruptuarve dhe nga   krimit i organizuar. 

Mjerë Kosova qe ka deputet si Enver Hoxhen ,Ramush Haradinaj e  Lumir Abdixhiku o njerëz këthillnu, se po ju marrin të ardhmen tuaj , lloj i këtyre karagjozëve e vaj halli për ju!. 

Mendoni mire o popull se i keni punët shume keq. Mos bini pre e hajnave të 22 viteve. Një pjese keni bashkëpunuar me hajna e dimë ketë, por hajnat dijeni se në fund përfundojnë në burg  dhe do te zhgënjeheni me ta dhe neve do na krijoni edhe ma tutje plagë e vuajtje.  

Sa herë qe po folni ju opozitar,aq ma shumë po sharroni e fundosni . Që 22 vjet pritëm nga ju qe sot po folni kundër   qeverisë aktuale të Albin Kurtit. Neve na sollët vetëm skamje ,pasiguri ,korrupsion e pa drejtësi ,prandaj nuk  mund ti shitni ma askujt  dushk për gogla. Gënjeshtar Hoxhaj, ti ish Kryeministër Ramush Haradinaj dhe ti Lumir Abdixhiku  ishit ne pozita nëpër  te gjitha pushtet epilogu iu doli  me rezultat zero ! 

Opozita nuk behet me vica,ngacmime e propagandë, po me punë konstruktive ! 

Fakte , kundërshtime me arsyetim dhe sinqeritet janë si elemente qe përforcojnë një opozite të mirëfillte. Ju s’keni  asgjë pran vetes  si dëshmi  pos gënjeshtrës  ! 

Zotëri kryeministër Albin Kurti edhe 10  herë me dal në votime, prapë  do të  fitosh betejën,sepse populli është me ty. Këto partitë e Panit nuk po e kuptojnë se vetëm ma të fort po të bëjnë .Sot Kosova është pa  opozitë. Ti nuk ke  konkurrent, Kam dëshirë qe te ketë Kosova  një opozitë ma të fort,por këta  nuk shohin ma larg se hunda dhe jane ne prag te shuarjeve si “Komandant Fatmir Limaj”. 

Iu beje  thirrje të gjithëve qe të punojmë për një Kosovë të forte, stabile dhe demokratike.  

Me vjen shumë keq kur dëgjoj se si kuvendojnë politikanët e Kosovës. Me shumë sakrifica dhe gjak e fituam shtetin dhe duhet ti lëmë te mirët dhe te dijshmit te na e qojnë përpara Republikën e Kosovës. 

Drin, o lum i gjanë & Plaku i malsisë:  A ke me ja lanë Dibrën Serbisë …!

0
Drin o lum i gjane
Plaku i malsis 
A ke me ja lane Dibren Serbise ,,,!
Ishin keto qe per te paren here femije i degjoja nga gjysherit ku jetonim kilometra large saje Dibres , u ritem me keto vargje burrerore
Ishin pikerishte keto vargje dhe historia burrerore e Drinit qe sot im bir  mban ket emer te lashte dhe krenar !
Pake histori se si u shkruajten keto vargje me 1920 nga dibrani intelektual Haki Sharofi!
Serbia kishte pushtuar pothuajse te gjithe veriun dhe kishte dal ne Shqioeri te mesve vitet e liftes ballkanike
Ne gusht te 1918 , Srbia perfundimidht kishte dal ne Adriatik , ne Durres
Po do te duhej nje ultimatum i austrohungarise qe Serbia te linte per 8 dite Durresin
Serbia terhiqet dhe mban te pushtuar Dibren
Ishin vitet 1919-1920 ku shqiptaret po luftonin diplomatikidhte ne Konferencen e Paqes ne Paris ,
Dibra ishte nen pushtim!
Athere udheheqsit popullor dibran u mblodhen dhe vendosen lufte totale brenda Dibres per c lirimin e saje
U mblodhen ne Luren e bukur dhe piktoreske
Lufta me perballjen me okupatorin  filloi pikerishte ne ket vend te bekuar nga Zoti per bukuri dhe trimeri
Filloje ne vjeshten e 1920 fund shtatori fillim tetori
Dibranet ishin jo shume  te armatosor, o hic fare  , ishte  dimer i ashper por deshira dhe vullneti i dibraneve ishte aq i lart sa pati mobilizim te pa pare
Burrat luftonin  me serbin dhe grate  gatuanin  ne front
Eshte nje tradite e vjeter kjo e te luftuarit e cila ka mbet nder malsor nga lashtesia , kujtojme se vet Spartanet  e lashte e kishin kete vyrtyt !
Per 4 muaj  rreshte vazhduan luftimet e pergjakshme ,
Dibranet pa ndihmen e askujt , apo ndihm fare e vogel nga qeveria vendore  munden qe me 10 Dhjetor 1920 ta lirojne Dibren , jo vetem dibren por Tigrat dibran sic i pershkruante Edith Durham , shkuan me large , cliruan  Dibren e Madhe , Tetoven, Gostivarin dhe zbriten deri afer Struges
Per tu theksuar se ne keto luftime te pergjakshme kunder serbve , kishte edhe dibran ne krahun serb , sic ishte Halit Lleshi i jati i Haxhiut ish Presidentit komunist per 40  vjet
Ne ket lufte u shquan per trimeri te gjithe kreret dibran dhe populli mbare  , sipas kujtimeve te Ismail  Strazimirit , ku shkruan se nder te gjithe shkelqeu Elez Isufi  per menyren organizative dhe trimerore
Athere djelmenia dibrane shkruajti keto vargje lapidare
Drin o lum i gjan
Plaku i malsise nga intelektuali Haki Sharofi
Vargje  te cilat  filluan te marrin jete ne gojen e c do dibrani duke u ndesh me hasmin shekullor
Sote  pas 100 vjetesh keto vargje behen himni i djelmis dibrane , e cila na ka bere krenar ne si dibran ne rrjedhat e luftes per liri kombetare
Ishin po keta dibran te ndershem qe vendin e tyre nuk e lane nen mbreterine serbo malazeze
Emrat e tyre jane te shumte por fatkeqsishte pluri i hareses ka bere te tijin , por edhe dashakeqja e atyre qe dikure ishin sejmen te Serbise dhe paten pushtet ne shtetin shqiptar per dekada
Lavdi dibranve te cilet ,  nuk kursyen  asgje dhe trungut kombetar nuk e lane  te pergjysmohet pa Diber
Lavdi Diber !???

Amerika – NATO sollën lirinë në Kosovë, isha në kolonën e tankeve të para … 12 Qershor 1999

0

-Në ditën e Lirisë  së Kosovës – 12 Qershor 1999, raportoja drejtpërdrejë nga kolona e tankeve të para të NATO-s që prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynin në Kosovë, duke filluar nga ora 05 e 17 minuta të përcjella nga helikopterët Apaçë/

-Liria Kosovës po i vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe që bënin spastrim etnik, masakra e gjenocidit kundër shqiptarëve/

-Nderohen ushtarët e NATO-s të rënë në ndërhyrjen ushtarake për ndaljen e gjenocidit mbi popullin shqiptar në Kosovë/

-Mirënjohje dhe falënderim përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit – refugjatët nga Kosova/

-Viti 2005: Mesazhi dhe pritja e fundit e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për 12 Qershorin – Ditën e Lirisë: Dita më e madhe në historinë e re të Kosovës… Presidenti Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë/

-12 Qershor 2019: Kosova 20 vjet liri, në festën e madhe Amerika – Clinton , Albright, Palmer…/

-Sot-12 Qershor 2021,  u bënë gjashtë vjet dhe nis viti i shtatë i raportimeve të mia për Gazetën DIELLI, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të  herëshme shqiptare… Uroj që gazeta e VATRËS së shqiptarëve në Amerikë të mos shuhet kurrë e të shëndrisë gjithmonë ashtu si DIELLI, emrin e të cilit e ka…/

NATO më 12 Qershor1999-Behlul-Jashari-Kosovë

SPECIALE-Gazeta DIELLI / DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI 

PRISHTINË, 12 Qershor  2021/ Në Kosovë festohet Dita e Lirisë dhe Paqes – 12 Qershori.

Në mëngjesin e sotëm, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të NATO-s të rënë në ndërhyrjen ushtarake të para 22 viteve për ndaljen e gjenocidit të forcave okupatore të Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë.

Kosovës para 22 viteve nisi t’i ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 Qershorin historik 1999, kur prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët Apaçë nisën të hynin në Kosovë, kalonin kufirin nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit. Lexoje te plote specialen ne Gazeten Dielli online www.gazetadielli.com)

Lajmi raportoi nga Prishtina-Behlul-Jashari-shkroi ndërsa percolli nga Zvicra në Tiranë-Demë Jashari – 24 mars 1999 NATO nisi ndërhyrjen shpëtimtare për Kosovën

Lajmin e madh për gjithë shqiptarët e botën e raportoja drejt Tiranës për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të focës më të madhe planetare, e cila të nesërmen merrte në kontroll edhe kryeqytetin, Prishtinën, ndërsa  duke kaluar kufirin nga Shqipëria nëpër Morin-Vërmicë shkonte edhe drejt Prizrenit…

Uturima e fortë e helikopterëve Apaçë dhe e kolonës së gjatë të tankeve të NATO-s, që hyri në Kosovë në mëngjesin e hersëm të 12 Qershorit 1999 nuk kishte kend ta zgjonte në qytezën kosovare Hani i Elezit, mu në pikën e kufirit me Maqedoninë. Forca më e madhe e botës, NATO, kalonte nëpër qytezën fantazmë, të mbetur pa banorët e dëbuar, të boshatisur nga jeta, të djegur e bërë shkrum nga gjenocidi e spastrimi etnik i forcave serbe.

Me përshkrimin e kësaj pamje të tmerrshme të Kosovës së mbetur pa njerëzit e saj, por edhe me gëzimin më të madh se në atë mëngjes plot shkërqim të diellit që po lindëte kishte ardhë ajo dita e ora e madhe e ëndërrave – Dita e Lirisë së Kosovës, po vazhdoja të japë me telefon raportin e nisur në orën 05 e 17 minuta, me kryelajmin më të madh në botë:  “Taknet e para të NATO-s hynë në Kosovë, në këtë orë të lume, në këtë mëngjes të 12 Qershorit 1999, në këtë ditë të madhe historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët…”

Më shumë se lajm ishte një shpërthim ndjenjash, që në reportazhin e asaj dite mundohesha t’i tregojë edhe me këto fjalë: “Çlirimi i Kosovës nuk është ëndërr, është më shumë se gëzim, po ndodhë…”

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja më 13 qershor 1999

Me një ndjenjë krenarie erdhën pastaj pëshëndetjet për NATO-n në Kosovë nga një grup i luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili doli të presë e përshëndes forcen aleate. Ishin me uniformat dhe simbolet e ushtrisë me shqipnjën dykrenare, e të pa armatosur.

Uniforma të tjera dhe ushtarë të tjerë nën armë, pjesëtarë të forcave serbe, u gjetën ca më vonë në një tunel, tek në ikje minonin për t’ia mbyllë rrugën NATO-s. Ata u çarmatosën dhe u detyruan vet t’i heqin minat, dhe marshi i NATO-s vazhdoi pas një ndalje e vonese te tuneli.

Një ndalje e gjatë e kolonës, më se katër orë, ishte te Ura e Kashanit mbi lumen Lepenc në Grykën e Kaçanikut. Njësitet britanike të xhenios, ushtarë nga Nepali dhe Anglia , brenda asaj kohe zhvilluan operacionin për mënjanimin e rreziqeve të mundshme nga minat dhe për t’u siguruar se mbi urë do të mund të kalojnë tanket dhe makineritë e tjera të renda luftarake. Testimi i urës u bë edhe me zbarkimin e helikopterëve mbi të, fillimisht helikopterë më të lehtë e në numër më të vogël, e pastaj githënjë e më të rëndë e në numër më të madh…

Kishte kaluar ora 15 e pasditës dhe ura po kalohej…

Kishte edhe rreziqe e pengesa të tjera në terrene të luftës së sapopërfunduar. “Asnjë hap jashtë asfalti”, ishte urdhëri për gazetarët që ishim në kolonën e NATO-s. Mina të vendosura nga forcat serbe mund të kishte kudo.

Në Grykën e Kaçanikut forcat serbe kishin lënë prapa edhe shumë grafite në faqe shkëmbinjësh. Për grafitin serb “Kosova është zemra e Serbisë” si një antigrafit ishte komenti i  një gazetari: “E si mund të jetë zemra jashtë trupit?!”. “Serbia deri në Durrës” ishte një nga grafitet që shkonin në të pamundurën e edhe shumë më larg: “Serbia deri në Tokio”,  “Serbia deri në Sidnei”, që pretendonin se edhe Japonia dhe Australia qenkan Serbi. Gazetarët nga gjithë bota, me të cilët në kolonën e tankeve të para të NATO-s në Kosovë isha bashkë me korrespondentin nga Shkupi të gazetës shqiptare tradicionale të Kosovës Rilindja, Bedri Sadiku, ato grafite i shikonin si një çmenduri serbe dhe qeshnin, fotografonin, filmonin, raportonin…

Për të hyrë me NATO-n në Kosovë “të akredituar deri natën e 11/12 Qershorit,  diku pas mesnate,  ishin më shumë se 1500 gazetarë nga gjithë bota”, ka shkruar Bedriu në gazetën historike Rilindja.

Përtej grafiteve të përçudshme serbe, si një përgjigje dhe realitet se çka është Kosova u shfaq imazhi i Flamurit Kombëtar Shqiptar i ngritur si fluturim shqiponje dykrenare e si në majën më të lartë të festimeve në gjithë botën në qytetin e Kaçanikut, ku në 7 Shtator 1990 ishte shpallur Republika e Kosovës dhe miratuar Kushtetuta e saj në një mbledhje historike të Kuvendit të Kosovës, në kushte të rënda dhe plot rreziqe okupimi, e që pasonte Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990 të miratuar para dyerve të mbyllura të ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë nën shtetrrethim edhe me tanke e snajperë të forcave okupatore të Serbisë.

Një pjesë e forcave të NATO-s u ndal në Kaçanik, ndërsa kolona vazhdoi rrugën drejt Fushës së Pajtimit dhe qytetit të Ferizajt, në orët e pasditës.

Ora 16. Mbi qytetin e Ferizajt shiheshin re tymi. Për të pritur e përshendetur NATO-n me lulet që i vënin mbi tanke e shtronin rrugën, dhe me brohoritjet “NATO, NATO”, “Kosova, Kosova”, “NATO-Kosova e Lirë”, kishin dalë ata pak banorë shqiptarë që kishin mbetur në Ferizaj. Ata kishin dalë përkundër kërcënimeve e shumë rreziqeve se ende forcat serbe nuk kishin ikur. “Forcat serbe edhe sot po e djegin Ferizajn, duan ta djegin të tërin në largim e sipër”, tregonin banorët shqiptarë.

Në një cep të rrugës ishin ndalur ushtarakë të NATO-s dhe fëmijëve u shpërndanin bombone (ëmbëlsira). Fëmijtë ishin tërë gëzim. Një vajzë 10-vjeçare, shumë smpatike, po shtrëngonte ëmbëlsirën në grusht te zemra dhe thërriste shumë e lumtur: “Do ta ruaj tërë jetën për kujtim”. Për ta ruajtur, veç një herë e afroi te buzët bombonin ajo vajzë që muaj të tërë as s’kishte parë ëmbëlsira e kishte vujtur edhe nga uria në mungesë të bukës. Vajza tregonte se quhet Shega Asllani dhe se është nxënëse shembullore e klasës së katër të tetëvjeçares. Një e afërm e saj, Bardha Asllani, me gazetarët spanjollë fliste spanisht, ndërsa për të shprehur falenderimin e madh të gjithë fëmijët përreth brohorisinin për Solanën, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për Presidentin Amerikan Clinton, Kryeministrin Britanik Bler…

Pas ndonjë ore edhe fushat rreth Lipjanit u mbushen tanke të NATO-s, të cilat para mbrëmjes arrijnë deri afër Prishtinës, por hyrja në kryeqytet mbetet për të nesërmen.

Me gazetarët që nuk u pritej u nisëm për në Prishtinë edhe pse rreziku ishte i madh para se të hynin forcat e NATO-s. Ishte edhe festë lajmi që e jepja drejt Tiranës se po hyja në Prishtinë dhe afër ishin forcat e NATO-s që do hynin…

Po kthehesha në Prishtinë, para mbrëmjes së 12 Qershorit, duke kujtuar edhe largimin drejt kufirit jugor të Kosovës pasi në mbrëmjen e 24 Marsit 1999  në kushte të pamundshme të ndërprerjes së linjave telefonike dhe dritave, me lidhje satelitore që e mundësoi vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, nga banesa plot edhe me refugjatë në qytetin në luftë e në shtetrrethim, derisa shkallëve të ndërtesës në lagjen Ulpiana dëgjoheshin rrapllimat e zërat e forcave serbe, kisha raportuar  nga Prishtina në Tiranë për goditjet e para të aviacionit të NATO-s e të nesërmën në mëngjes për “qytetin fantazmë” e masakrat e reja të forcave serbe në shtëpitë e shqiptarëve gjatë natës…

Atë parambrëmje të 12 Qershorit 1999 në qendër të kryeqytetit, te Hotel Grandi, shihej se rreziku ishte edhe më i madh se që ishte paramenduar. Në të gjitha anët kishte të shtëna armësh. Kudo kishte policë, ushtarë, paramilitarë serbë, të gjithë të armatosur, shumë prej tyre edhe të dehur…

Edhe në atë situatë, mes shumë rreziqesh, po bëja një raportim edhe për gazetën Rilindja, e cila pas ndalimit nga forcat serbe në Kosovë vazhdonte të dalë në Zvicër, Shqipëri…Nuk dola fare nga automjeti që u ndal para hotelit, dolën vetëm gazetarët nga bota.

Paramilitarët serbë i ndoqën gazetarët ende pa hyrë në hotel, dhe nëpër një rrëbesh shiu që largoi njerëzit nga rruga po largoheshim me shpejtësi me automjetin ku ishim…

Po ku të shkonim, ku ta kalonim natën, kur ende nuk mund të shkoja në banesën time ku kishin hyrë forcat serbe…

Shkojmë drejt adresës së telefonatës së 6 Majit 1999 nga Prishtina, që u bë lajm…“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit atje, që na dhanë çelësin e një banese të boshatisur.

Në lajmin e 6 Majit 1999, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve” tregova çka po ndodhëte, që “bota ta marrë vesh”.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli i lajmit që kisha raportuar nga Kufiri jugor i Kosovës në 6 Maj 1999, ku theksoja: “Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëper objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja”…

Në kryeqytetin e Kosovës edhe gjatë gjithë natës së 12-13 Qershorit 1999 breshëritë e armëve serbe vazhdonin dhe plumbat qorr binin mbi kulmin e shtëpisë së boshatisur, ku u strehuam. Nata e fundit e forcave serbe në Prishtinë ishte plot tmerre dhe ankthe, kishte shqiptarë të vranë në shtëpitë e tyre, edhe shumë djegie e plaçkitje.

Në mëngjesin e 13 Qershorit 1999 qielli mbi Prishtinë mbulohej nga helikopterët e NATO-s, ndërsa kolona e tankeve dhe makinerive tjera ushtarake shihej tek zbriste nga kodrina e Veternikut dhe mbushte sheshet dhe rrugët e Prishtinës. “NATO po e merr kontrollin në Prishtinë dhe po detyron forcat serbe të largohen…” Lajmi që po raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë po shkonte nga Prishtina në Tiranë me telefonin me lidhje zvicerane satelitore, sepse lidhjet tjera telefonike ishin të pamundura. Në Prishtinën e shkatërruar ndihej erë shkrumi e shtëpive e obekteve tjera të djegura. Ishin djegur edhe selia e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe selia e Presidencës së Kosovës. Dyqanet dhe klubet të gjitha ishin të mbyllura dhe të plaçkitura. Hotel Grandi ishte i hapur, por ende jo për shqiptarët. Thuhej se bodrumet e hotelit ishin shndërruar në qendër turturash për shqiparët e rrëmbyer e të arrestuar nga forcat serbe.

Vetëm edhe një lokal-klub tjetër i vogël përball hotelit ishte i hapur. Ai ishte i mbushur plot me njerëzit që pinin kafenë e parë në Prishtinën e lirë. Në Kosovë, edhe në Prishtinë, ku po ndodhte liria…

Pas një nate që e përshkruaja “plot rreziqe dhe e tensionuar, me të shtëna të shumta armësh të serbëve dhe me provokacione kundër shqiptarëve dhe forcave paqësore”,  vazhdoja raportimet nga Prishtina: “Kosova qysh dje dhe sot është e lirë në shumë pjesë të saj. Kurrë nuk janë parë njerëz më të gëzuar se dje e sot me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s në Kosovë dhe kryeqytetin e saj, Prishtinë. Në Prishtinë qysh sot, NATO po vendos kontrolle…”

Pasditen e 13 Qershorit 1999, bashkë me korrespondentin e Zërit të Amerikës,  Isak Ramadani, e gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri, që erdhën në Prishtinë duke sjellë edhe numrin special të gazetës tradicionale kosovare Rilindja të botuar atje me raportimet për ngjarjen historike të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë,  kalova edhe një herë rrugën nga kishin hyrë forcat e para të NATO-s një ditë më parë. Edhe gazeta Rilindja, të cilën e shpërndanim në Kosovën që po çlirohej,  në ballinë kishte te kryetitulli orën që kisha raportuar: “Dje në orën 5.17 – Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”.

Edhe editoriali “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”, shkruar nga Blerim Reka, ishte i botuar në faqen e parë të gazetës Rilindja, me foto nga ngjarja historike e ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, e ku shkruhej edhe: “Qeveria e përkohshme e Kosovës punon për kthimin e popullsisë.-Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Austrinë”.

Dhe, vazhdoja raportimin: “Sot duket krejt e çliruar pjesa e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë, përgjatë rrugës që të çon në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan e deri në kryeqytet. Në Kaçanik, Han të Elezit dhe në lokalite të tjera takuam dhe ushtarë të UÇK-së që kthenin jetën dhe rregullin.
Flamuri shqiptar – flamuri i lirisë valonte në kulmin e ndërtesës 12-katëshe në qendër të qytetit të Kaçanikut, mbi kulmin e shkollës tetëvjeçare ‘Jusuf Gërvalla’ në fshatin Nikaj dhe lokalitete të tjera.

Në vendkalimin kufitar në Bllacë ndërmjet Kosovës dhe Maqednisë sot nuk ka më flamuj serbë, të cilët janë hequr. Në kufi figurojnë marinsat amerikanë”.

Në qytetin e Kaçanikut, në jug të Kosovës, ushtarët e Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendosur në ndërtesën e Stacionit të Policisë, prej nga kishin ikur forcat serbe…

Kështu ishte 22 vite më parë…

Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, mbi 6 mijë të zhdukur,  shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër një milion të dëbuar – shumica  drejt Shqipërisë…

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve…

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e  hyri në fuqi në 11 Qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Michael Jackson, gjeneral britanik, ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 Qershorit 2008, përcakton 12 Qershorin – Ditë të Paqes.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  poashtu para 12 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas 17 Shkurtit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së…

NDEROHEN USHTARËT E NATO-s TË RËNË NË NDËRHYRJEN USHTARAKE PËR NDALJEN E GJENOCIDIT MBI POPULLIN SHQIPTAR NË KOSOVË

PRISHTINË, 12 Qershor 2021/ Me një ceremoni shtetërore, në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, u përkujtuan ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vendosën kurorë lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë, por më 12 qershor, këmbësoria e NATO-s iu bashkua ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar.

“Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan, dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësië sonë, të cilën duam ta shpiejmë më tej, me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha ai.

Në ceremoninë  e organizuar nga tri institucionet më të larta të shtetit, të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendës komandanti i KFOR-it, Günter Schöpf.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT – REFUGJATËT NGA KOSOVA

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni.

Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin…

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999.

VITI 2005 – MESAZHI I FUNDIT I PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PËR 12 QERSHORIN, DITËN E LIRISË TË KOSOVËS

PRISHTINË, 12 Qershor 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Kosovës, u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës një mesazh urimi me këtë përmbajtje:

Me rastin e 12 Qershorit, 6 vjetorit të Ditës së hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e Lirisë së vendit tonë, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Dita e 12 Qershorit, pra Dita e Lirisë së Kosovës, është një ditë e madhe që e siguroi qenien tonë nacionale e njerëzore dhe të ardhmen më të lumtur për të gjithë ne.

Në këtë Ditë feste, urime të përzemërta i shprehim Komandantit të KFOR it, Gjeneralit Iv dë Kermabon dhe ushtarëve të Tij.

Njëherësh urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së.

Urime të sinqerta po ashtu u shprehim përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e vendit tonë, në Prishtinë.
Dhashtë Zoti që 12 Qershorin e ardhshëm, Ditën e Lirisë, ta festojmë me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

12 QERSHOR 2005 – PRESIDENTI RUGOVA: 12 QERSHORI MBETET DITA MË E MADHE NË HISTORINË E RE TË KOSOVËS

PRISHTINË, 12 Qershor 2005/ Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në mbrëmjen e 12 Qershorit 2005 në Prishtinë shtroi një darkë solemne për nder të Ditës së Lirisë – 6 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Të ftuar ishin përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Në këtë solemnitet Presidenti Rugova deklaroi se Kosova është e lirë falë ndihmës së NATO-s. Ai gjithashtu u shprehu mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përpjekjet e bërë për lirinë dhe pavarësinë.

“Kjo do të jetë dita më e madhe në historinë e re të vendit tonë, sepse me të u kurorëzua liria e kombit tonë, që ishte ëndërr dhe përpjekje e shumë gjeneratave”, theksoi në fillim të fjalës së tij Presidenti Rugova.

Duke folur për periudhën e pasluftës, Presdenti Rugova vlerësoi se gjatë këtyre gjashtë vjetëve Kosova ka pasur një progress të madh në të gjitha fushat e jetës, të cilin e ka arritur “me NATO/KFOR-in, që ka bërë dhe po bën sigurinë e Kosovës, si dhe bashkë me UNMIK-un e me OSBE-në në planin civil”.

Ndërsa, duke folur për momentin aktual, ai tha se institucionet po punojnë në përmbushjen e standardeve prioritare dhe në vlerësimin e progresit, që do të krijonte mundësi për pavarësinë e vendit tonë simbas rrugës ndërkombëtare.

“Por, siç e dini, unë insistoj në njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE sa më shpejtë. Kështu Kosova si vend i pavarur e demokratik është e vendosur për integrim në BE e në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Kjo do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës dhe do të krijonte sigurinë e të ardhmes së të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ritheksoi edhe me këtë rast Presidenti Rugova.

Në vazhdim të fjalës së tij, Presisdenti Rugova lavdëroi punën e paqeruajtësve në Kosovë, duke thënë se “NATO/KFOR-i për gjashtë vjet ka bërë një punë të shkëlqyer në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit për të gjithë qytetarët. Kështu KFOR-i mbetet forcë e dashur dhe e nderuar nga i gjithë populli i Kosovës”.

Ai u shprehu mirënjohje ushtarëve të KFOR-it, që në kryrje të detyrave humbën jetën e tyre.
“Në këtë ditë i përkujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Njëherësh i shprehim mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të UÇK-së për përpjekjet e bëra për lirinë dhe pavarësinë e tonë”, theksoi Presidenti Rugova, duke përshëndetur me këtë rast Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, që përkrahin Kosovën.

Poashtu ai përkujtoi me pietet të lartë Papa Gjon Palin II që ka ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe përshëndeti Atit e Shenjtë Benedikti XVI, me dëshirë që të lutet për njohjen formale të pavarësisë së vendit tonë.

Presidenti Rugova e luti gjeneralin Kermabon që t’ua përcjellë ushtarëve të KFOR-it urimet e tij të përzemërta dhe të popullit të Kosovës për Ditën e Lirisë së Kosovës, 12 Qershorin, Ditën e NATO-s në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it Iv de Kermabon theksoi se përkushtimi i NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i njëjtë si përpara gjashtë viteve, kur u vendosëm në Kosovë.

“Është e rëndësishme të përkujtojmë se KFOR-i nuk vepron i vetëm. Puna që ne bëjmë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe liderët vendorë mbetet esenciale për ndërtimin e paqes. Pra, partneriteti ynë nuk është vetëm ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, por përshinë edhe partnerët tanë vendorë dhe mbështetja e tyre është esenciale”, tha Kermabon.

Ndërsa Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë Filip Goldberg duke folur në emër të përfaqësive diplomatike në Prishtinë theksoi se ata ndihen krenarë për atë që bënë më 1999.

“Ne jemi shumë krenarë për atë që bëmë në vitin 1999 dhe duam të mbetemi të tillë për atë që do të ndodhë më 2005, 2006 dhe 2007, që do të thotë një Kosovë e cila do të reflektojë vlera demokratike në respektim të njëri-tjetrit, pa marrë parasysh etnitë apo besimin. Janë këto vlera që ne i sollëm më 1999”, theksoi Goldberg.

Në këtë darkë solemne Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë.

12 QERSHOR 2019: KOSOVA 20 VJET LIRI, NË FESTËN E MADHE AMERIKA -CLINTON , ALBRIGHT, PALMER…

Në 12 Qershor 2019 kam raportuar për Gazetën DIELLI, mes tjerash: Festë të madhe sot ka Kosova për 20 vjetorin e lirisë, është festë e gjithë shqiptarëve, urime e përgëzime vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës së lirë e demokratike. Presidenti Amerikan Bill Clinton dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright, nga koha e luftës dhe e fitores së paqes e lirisë në Kosovë, si dhe zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, ishin sot dhe mbajtën fjalime në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në Sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë. Mes shumë pjesëmarrësve ishe edhe ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Ëesley Clark, i cili ka drejtuar ndërhyrjen shpëtimtare-humanitare në kohën e luftës në Kosovë. Në festimin madhështor ishin drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, të Shqipërisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora.

Më Prishtinë sot bëhet edhe përurimi i Bustit të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj, afër American School of Kosova – te Neëborn.

Pjesë e festës, mbrëmjen e djeshme u mbajt koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Kosova po feston jubileun e 20 vjetorit të lirisë, përgjithmonë mirënjohëse dhe falënderuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botën demokratike.

SOT-12 QERSHOR 2021, 6 VJET RAPORTIMI PËR GAZETËN DIELLI

PRISHTINË, 12 Qershor 2021/ Sot u bënë gjashtë vjet dhe nis viti i shtatë i raportimeve që bëj si korrespondent nga Kosova i Gazetës DIELLI që e njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar. E që edhe shumë vite para 12 Qershorit 2015 botonte shkrimet e mia që i merrte nga Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë e në shtypin shqiptar.

Raportimet për DIELLIN i nisa pikërisht në Ditën e Lirisë, në përvjetorin e 16-të të hyrjes së NATO-s në Kosovë, me një reportazh për ngjarjen historike, ku në 12 Qershor 1999 isha gazetar i akredituar në kolonën e tankeve të para të forcës më të madhe planetare që kishte nisur misionin shpëtimtar e paqerujtës…

Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të  herëshme shqiptare, DIELLI, që në 15 Shkurt 2021 festoi 112 vjetorin, e themeluar nga personalitetet e mëdha të kombit Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarë-Shqiptare të Amerikës VATRA, për të gjithë shqiptarët në SHBA që aq shumë kontribuan për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike. Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme…

Uroj që gazeta e VATRËS së shqiptarëve në Amerikë të mos shuhet kurrë e të shëndrisë gjithmonë ashtu si DIELLI, emrin e të cilit e ka…

Me shumë respekt,

Behlul Jashari