Kreu Blog Faqe 1658

Gjeopolitika e “luftës së shenjt!”

0
Afrim Caka, Gjakovë
“Si u bënë nga roje diskotekash e vjedhës farmerkash; në ministra e deputetë, e nisën me 100 m² shtëpi “qerpiçi e drrase me gozhda”, kanë shtëpi luksoze, apartamente, dyqane, toka me mijëra hektar, duke e vlerësuar si revanshizëm dhe aventurë të rrezikshme që destabilizon shoqërinë dhe shtetin e Dardanisë!”
Shpresoj në fundin tyre “profesional” dhe në zhdukjën e tyre mediatike e politike, sepse vetëm këto mund të jenë penalitetet e duhura për dëmin e pariparueshëm që i kanë shkaktuar vendit.
Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit ose çmitizuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër demokraci, një tjetër histori dhe një tjetër kulturë. Më në fund, armiku numër një, korrupsioni i madh, krimi i organizuar, kundër të cilëve u kthye në fund makina e skëterrshme e “luftës së shenjtë”që vetë shqiptarët kishin ndihmuar të vihej në lëvizje.
Ky zakon fatkeq në përputhjë më parimët e tyrë, disa nga këta zotërinj do të mbronin edhe llojin më të keq të politikanit, pavarësisht se ajo mund t’i çonte të gjithë drejtë shkatërrimit. Sepse krimbat e djeshëm nuk mund të marrin dot përmasat e gjarpërit të dikurshëm të PDKYS-ë. Bajnë politikë prostitucioni e hanë si mbretër. Ku një komb rron si lypsar!… Dardaninë e kanë dhjer, coptuar e përçarë!
Nuk mund të rri dot pa folur, madjë më zë të lartë, e madje duke dal disi edhe nga vetja, sepse etikën e komunikimit duhet ta marrë qytetari në këtë vend… Por nuk mund të përmbahesh dot kur të dalin përpara disa palo burra, pa pikën e dinjitetit, pa pikën e lyrës, pa një minimum përgjegjshmërie ndaj peshës së madhe të detyres si një ish president, ish kryeminitër, ish ministër, siç ishinë këta burreca pa pavlera e krimba xhirizësh!
Të lirë siç jëmi tani, gjëja e parë e specagjinjëve që do të kryenin ishte të bënin ç’të donin me Dardaninë. Një pezmë i vjetër pas luftës, shoqëruar nga murmurimat satanike kunër Albinit dhe Vjosës, po bëhëj zotër kudo në media e shtypë “Albini dhe Vjosa i kishin fajet për gjithçka”. I mbante lidhur më peshën e fitores. Me humbjenë e tyre dhe me zymtësinë e kujtimet historike të ish qeverive të korruptuara më shumë të panjohura që kanë nga kaluara e tyrë. Çlirimi i vijueshëm e i përhershëm, me shembjen e perandorisë së tyrë.
Një pakicë e votuesve kishin qenë krenarë për mumurimat satanike, pa e ditur se pikërisht në to ishte strehuar kurthi i “krimevë të organizuara”. Mafijozët kishin arsyet që diheshin. Por një gjë dihet: se ky ka qënë një ngazellim i rrallë i klanevë më të errëta të ish regjimit të tyrë, që i donin shqiptarët të mbyllur në zguallin e gaforrës. E, natyrisht, në Dardani.
Në parlament, lufta shokëve Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Dritan Selmanaj, Dardan Gashi, dhe të gjithë ata që votuan kundra në parlament, për mbrojtjen e parimeve të korrupsionit dhe kapjes së pushtetit. 4 prilli, ku ishtë një situatë mjaft e rëndë dhe e mbushur plotë me provokime, nëpërmjet mbledhjes së dy partive, natës së zimavë të zinj, është munduar të realizohet me mjaft mjeshtri nga autorët dhe mendoj se kjo natë e zimave të zinj është e vetmja pjesë e lig dhe e poshtër gjatë votimit dhe mos votimit…
Frika nga ndryshimi i ligjit për votuesit nga diaspora që e mbajnë gjallë shpirtin nacionalistë e kombëtar. U lavduan për krenarinë e tyre të madhe për të kundërshtuar ligjin sepse: Janë robër të dashurisë korruptive.
Ju jëni vëtëm ata që jëni!
Në mungesë të diasporës në do të ishim humbur.
Ndoshta me këtë titull të shkrimit tim nuk do të ju dukem tepër vanitoz, në qoftësë se them së, duke qenë se çdo gjë ka vetëm një të vërtetë, ai që e di dhe e sheh të vërtetën për të aq sa mund të shihen skajet zakonisht të këqija të specagjinjvë në parlamentë.
Me gjithë karakterin e tyrë të Dullës, Veliut e Gashit të përgjithsuar drejtë kapjes së thesarit tw shtetit, keta formuluan një metodë të re të të menduarit, që shprehën në menyrë të thuktë tendencat e filozofisë së kohës së vjetër të rebëlimit anti–PRESIDENTE. Këtu, natyrisht kam dërmend t’i shkoqis përafërsisht konturat e këtyre dy epokave në mes errësirës dhe dritës (korrupsionit dhe demokracisë), por vetëm t’i cekim disa dallime që do të na ndihmojnë kuptojmë vendin dhe rëndësinë e filozofisë të shkëputjes nga periudha e krimit te organizuar.
Prof. dr. Vjosa Osmani, është një nga intelektualët tona më të talentuara dhe ka futur në fondin e politikës sonë mjaftë vëpra të mira, disa prej të cilave i ka përfaqësuar denjësisht politiken shqiptare, edhe para të huajve në BBC.
Parlamenti që nga fillimi deri në fund të seancës përshkruhët nga imoraliteti i specagjinjvë që të revoltojnë. Vetë skena e tyrë banale që pamë në rastin e luftës kundër Vjosa Osmanit e banalizojnë dhe e errësojnë së tëpërmi këtë aspekt të votimit kundër presidentës. Ky lloj banalizimi dhe imoraliteti është karakteristikë e politikanëvë banal dhe e shoqërisë sonë?!
Shpësh në politikën tonë nuk ka qartësi për metodën e rëalizmit të turmokracisë. Një vepër e tre specagjinjvë duhet të duket se veprojnë në një drejtim të realizimit anti-shqiptar. E meqenëse numri i madh i ligjeve nuk i arsyeton shpesh të metat, ashtu siç është shteti ynë me mirë i rregulluar nëse ka pak ligjë të forta – por nëse respektohen me rigorozitet nga specagjinjtë.
E para është të mos pranoi kurrë ndonjë gjë për të vërtetë sa kohë që të mos njoh karakteret e spacagjinjëve në mënyrë të qartë si të tillë – domethënë ta evitoj më kujdes nxitimin dhe prevencionin, e të mos fus në mendje asgjë më shumë se ajo që do të mos duken aq të qart dhe aq të kulluar në veprimet e tyrë gjatë votimit në mes Simiqit 91 dhë Konjufcës 67, sa që të mos kem asnjë rast ta vë në dyshim antishqiptarizmin e specagjinjëve.
Përse ?! …
Në vëndin tonë nuk lihet menjanë i idealizmi primitiv të mendësisë politiko-korruptive. Të tilla shfaqje u shfaqën edhe në parlamentë. Kjo gjë lidhet me shfaqjen e heronjëve negativ të tri partive dhe Zajednicës. Por këta hëronj nuk duhën të jepën skëna nga realiteti, nga jeta e tyre politike. Unë thëm se mund të ketë “gjeneral e heronj” edhe më shumë të meta dhe deformime në shtresën e gjashtë të trurit te Intuita.
Për problemin e diskutimeve krijuesë ndonjëherë ka munguar edhe vigjilenca e duhur votuesvë, që të mos lejonin element armiqë si Veliu, Dulla, Selmanaj dhe poeti lirik të përdornin mediatë e diskutimit dhe kutin e votimit për të vjellur vrer e për të çfryrë dufin e tyrë armiqësor me voten e tyre, si nevojë e përgjigjes flakë për flakë kundër një nënë, motre, politikane e intelëktuale si Vjosa Osmani.

Shqiptarët, qytetarë me të drejta të kufizuara

0

Pamje e Tuzit …

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në sajë të përvojës tridhjetëvjeçare të pluralizmit del qartë se skena politike në Mal të Zi, ka pësuar ndryshime të dukshme, ku në këtë mozaik kanë marrë pjesë edhe shqiptarët me partitë e tyre nacionale. Ndonëse subjektët politike shqiptare kanë bërë përpjekje duke senzibilizuar opinionin vendas dhe dhe të huaj në lidhje me pozitën e tyre diskriminuese ndryshimet e para u bënë vetëm nga viti 1998, kur shqiptarët u bënë pjesë e qeverisjes qendrore. Në këtë periudhë kohore për dy dekada nuk mund të mohohen disa të arritura, por nuk ka ekzituar gadishmëria e pushtetit të avancojë çështjet identitare nga fusha e arsimit dhe kulturës, pastaj të proporcionalitetit në punësim, investimeve e në çështje të tjera, nga del qe shqiptarët vazhdojnë të mbesin qytetarë me të drejta të kufizuara, që është në kundërshtim me kushtetutën dhe standardët demokratike ndërkombëtare.

Por, në këtë drejtim angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspirata e vazhdueshme në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt ekziston një përvojë e mjaftueshme ku çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse kemi të bëjmë më të drejta të kufizuara si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm që është veprim flagrant kundër barazisë qytetare e nacionale në një mjedis multinacional.

Bashkimi garanton suksesin

Duke marrë parasysh se ekziston një numër i madh i subjektëve politike të shqiptarëve, e me këtë sindromi i liderizmit, mungon koordinimi dhe bashkëpunimi që është i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen ekzistuese të shqiptarëve në nivel lokal e ate qendror në Mal të Zi.
Por, kur ekziton dëshira dhe qellimi për bashkëpunim nuk ka dilemë se suksesi nuk do të mungojë, ku si model duhet të na shërbejë Tuzi. Fjala është për zgjedhjet lokale të mbajtura me 3 mars 2019, për të parën herë për komunën e pavarur të Tuzit, për Malësinë. Të vetdijshëm se vetëm të bashkuar mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar, duke sfiduar kundërshtarët politikë, pjesëmarrës në këto zgjedhje. Dhe duke u nisur nga mision i tillë u formua FORUMI SHQIPTAR në kuadër të cilit ishin subjektët politike shqiptare që veprojnë në Malësi(Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve).Ky bashkim arriti fitore në zgjedhjet lokale, ku u mbeshtet nga një këshilltar i Demokratëve, ku formoi shumicën për pushtetin lokal dhe zgjedhur kryetarin.
Përfundimisht zgjedhjet lokale në Tuz me 3 mars 2019 dhe fitorja e Forumit Shqiptar, duhet të jetë një sinjal i mjaftueshëm për të gjithë ata qe skenën politike e shohin si mundësi avancimi i çështjës shqiptare në Mal të Zi, e jo të interesave dhe të përfitimeve personale. Dhe funksioni i komunës së Tuzit për këto dy vite, dëshmoj arsyeshmërinë e ekzistimit të saj në favor të qytetarëve të Malësisë, duke dëshmuar se edhe shqiptarët dijnë të qeverisinë si kudo në botën demokratike. Kemi të bëjmë me veprimin praktik të autonomisë lokale sipas standardëve europiane, duke eliminuar qasjen unitariste e cila ka qenë pengesë e vazhdueshme në të kaluarën në zhvillimin autonom të këtij mjedisi.

Animoziteti dhe ambiciet lideriste

Ndonëse kanë ekzistuar zëra së para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, shqiptarët do të koordinohen me mundësi reale për të dalë me një listë të përbashkët zgjedhore, madje në këtë aspekt ka pasur angazhime si nga Tirana e Prishtina e sidomos nga diaspora jonë në SHBA, koalicioni nuk u realizu. Dhe shkaku qendronte në ambiciet lideriste për të qenë bartës i listës, duke mos respektuar realitetin politik brenda vet skenës politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe animozitetin e dëshmuar në mes udhëheqësve të partive politike, del qartë se nuk ka pasur mundësi të realizohet një koalicion i dëshiruar, që do të eliminonte ndarjët edhe të elektorati votues shqiptar.
Mëgjithatë dy listat e shqiptarëve fituan nga një deputet; Lista Shqiptare 6.488 vota apo 1.58% dhe Koalicioni shqiptar 4.675 vota apo 1.14%, që gjithsej janë 11.163 vota, duke dëshmuar se elektorati votues shqiptar mbeshtet ende partitë politike shqiptare, pavarësisht divergjencave ekzituese.

Platforma e përbashkët në favor të parimeve

Në të ardhmën duhet gjetur mundësi për bashkëpunim ku fillimisht duhet bërë përpjekje për të përgatitur një platformë të pranueshme për shqiptarët që duhet të jetë e obliguese për shqiptarët sidomos për zgjedhjet lokale e ato qendrore. Vetëm me një veprim të tillë do të ishim serioz para elektoratit votues shqiptar por edhe të tjerëve, duke dëshmuar se çështja shqiptare është dhe mbetën parësore, për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Malit të Zi si mjedis multinacional e multikulturor.
Një platformë e tillë do të eliminonte interesat personale apo klanëve të ndryshme të cilët kanë mbeshtetur pushtetin (DPS-in) për interesa të tyre duke eliminuar bashkëpunimin brenda subjektëve politike shqiptare. Rasti i Ulqinit në vitin 2018, pas zgjedhjeve lokale është shëmbull tipik i këtij veprimi ku në pushtet u vendos DPS-i edhe pse ishte mundësia që partitë shqiptare të udhëheqëshin me komunën e Ulqinit.
Nuk ka dilemë se mos koordinimi i subjektëve politike të shqiptarëve ka ndikuar prania e sindromit të liderizmit dhe të animozitetit të udhëheqësit e subjektëve politike, duke ndikuar në dobësimin e kohezionit të elektorati votues shqiptar, që është duke u dëshmuar në zgjedhjet lokale e parlamentare. Pikërisht një qendrim i tillë vazhdon të jetë pengesë që shqiptarët të mbesin gjithnjë qytetarë me të drejta të kufizuara, ku partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre tyre mbajnë përgjegjësinë kryesore.

Identiteti me status të dyfishtë

Më këtë rast duhet përkujtuar të gjithë se shqiptarët në Mal të Zi, janë me status të dyfishtë: janë pjesë e pandarë e popullit shqiptar, ndërsa në aspektin qytetarë janë shtetas të Malit të Zi. Vetëm ata të cilët nuk kanë njohuri elementare kanë dilema në këtë aspekt duke kriuar konfuzion në opinion, ku një konstatim i tillë vlen sidomos për ata të cilët janë të luhatur në aspektin e identitetit kombëtar, që është pasojë e monizmit edhe në kohën tonë.
Vetëm në kohën e pluralizmit si rezultat i rrethanave të tjera shoqërore vetëm shqiptarët që janë anëtarë apo mbeshtetës të partive nacionale e kanë të qartë togfjalëshin shteti amë duke cekur Shqipërinë, ndërsa ata në partitë qytetare(malazeze) e quajnë shteti fqinjë, dëshmi që nuk meriton koment! Një e dhënë e tillë është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se identiteti kombëtar, mund të ruhet vetëm në partitë nacionale.
Përfundimisht nuk ka dilemë së çështja e tillë mbetet e hapur, sepse identiteti kombëtar nuk është pronë e individit apo subjekteve të ndryshme qofshin ata edhe politike, por mbetet vetëdije dhe ndërgjegje mbarëkombëtare tash dhe në të ardhmën.

(Qershor 2021)

Edhe kritikën e keni të vonshme, pa sens, pa stil, pa humor e as shije!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Kim është unikate, prandaj kritika ndaj saj i ka hije vetëm Unik Lirimit.
Fjalën e kam për kritiken në përgjithësi dhe jo vetëm për analizën trupore, brenda dhe jashtë, mbi sanë, tallë dhe kashtë.
Sepse unë Unik Lirimi, Kim Kardashianin, që kohëve të fundit është shndërruar në Kim Lekdashian, e kam pasur subjekt të trajtimit letrar, analitik, psikologjik, shkencor, artistik, filozofik, prozatik, poetik dhe erotik shumë kohë para jush.
Sepse instinkti im që është i hollë si i qenit të Sharrit, më ka inspiruar për ta imagjinuar herë pranë bojlerit të Fatmirit, herë në Taxi të Ises, herë në kuzhinë të Ramushit, herë te Albini në dhomë të gjumit, e herë në kallamoq të Hashimit direkt pranë lumit.
Shpesh madje e kam imagjinuar lakuriq dhe të ngulitur në mullar, nga kënaqësia duke qarë, e madje edhe duke klithur nga lumturia “xhamadani vija vija, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria”.
Çuditërisht kur unë e kam analizuar dhe trajtuar Kimin, pikërisht ashtu siç e meriton, ju qe sot e sulmoni ia keni ngrënë kaken nga kënaqësia dhe inspirimi.
E qe besa shpesh e keni ngritur mbi Naimin dhe Migjenin, e madje e keni krahasuar në aspektin vizual dhe optik me Prizrenin.
Mirëpo unë diçka tjetër as që kam pritur prej jush, sepse jeni të vonshëm në tru, të trashë në lëkurë dhe të gjerë në pafytyrësi, sa një fushë.
Prandaj është koha që unë ta mbroj Kimin, duke e ngritur artistikisht mbi Migjenin dhe Naimin, ndërkaq politikisht mbi Albinin.
Dhe për ta kryer në mënyrë sa më profesionale këtë obligim duhet ta zgjojë së pari nga gjumi Mini-Hashimin tim.
Prandaj kretena dhe kretenusha :
Rrini gaditur, kur Unik Lirimi ia bën dikujt diagnozën, sepse të këtillë siç jeni, nuk e meritoni m’ia thith as shurrën Kimetes, e lërë ma limonaden dhe bozen.

Një delegacion shkencëtarësh shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut vizituan Prekazin

0

Nga: Bardhyl Mahmuti

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Për hir të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, më 10 qershor 2021 Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Republikës së Shqipërisë, organizuan konferencë shkencore lidhur me këto ngjarje që shënjuan kthesën historike për popullin shqiptar të Kosovës.
Pas përfundimit të punimeve të kësaj konference, më 11 qershor 2021, një delegacion i akademikëve, profesorëve universitarë dhe studiuesve që prezantuan kumtesa në këtë manifestim bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Fillimisht kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari organizoi një priti tepër të ngrohtë për delegacionin e përbërë nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi; sekretari shkencorë i Akademisë së Shkencave, Akademik Shaban Sinani; rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Marenglen Verli; drejtori i Institutit të Historisë – Tiranë, Akademik Beqir Meta; shefi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore të Institutit të Historisë- Tiranë, Prof. Dr. Hamit Kaba; drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Prof. Dr. Sabit Syla; sekretari shkencor i Institutit të Historisë, “Ali Hadri” në Prishtinë, Prof. Dr. Gjon Berisha; Prof. Dr. Qerim Lita., Prof. Dr. Skender Zhitia, Prof. Dr. Adem Ademi; studiuesi i historisë bashkëkohore, doktoranti Fatmir Arifi dhe studiues të tjerë.

Pas vizitave në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, kryetari i Skenderajt e shoqëroi delegacionin e intelektualëve të shquar shqiptarë në vizitën që u bënë në dy kulla me rëndësi të madhe historike që simbolizojnë dy momente të rëndësishme të rezistencës sonë kombëtare: Kullën e Ahmet Delisë dhe Kullën e Nebih dhe Tahir Mehës.

Në fund të kësaj vizite, studiuesi i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, doktoranti Fatmir Arifi, në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” u dhuroi të pranishmëve librin “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”, të autorit Bardhyl Mahmuti, ku sqarohet terminologjia e saktë lidhur me krimin e gjenocidit dhe romanin historik të titulluar “Eskadronët e Vdekjes – Kronikë e një Kasaphane”, të po të njëjtit autor, që pasqyron me mjeshtri artistike realitetit tonë tragjik gjatë luftës së fundit dhe të ngjarjeve që pasojnë në Serbi dhe që lidhen me Kosovën.

Fondamentalizmi ortodoks serb vazhdon me provokime në Kosovë!

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e Sulltan Abdulhamitit II

0

Nga: Olsi Jazexhi, Tiranë

Për historinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe shumë pjesë të tjera të historisë shqiptare, historishkruesit komunistë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kanë bërë një seri manipulimesh historike, si në kohët e bashkim-vllaznimit shqiptaro – sllav, ashtu edhe në ditët tona të bashkim – evropjanizimit të vendit.

Përpjekjet e shkollës historiografike komuniste shqiptaretë prezantuara nga historianë ortodoksë që nga Stefanaq Pollo, Paskal Milo, Kristo Frashëri, Aleks Buda, Petrika Thëngjilli e deri te Valentina Duka, kanë stresuar gjithnjë në tezat e armiqësisë së kombit shqiptar me Perandorinë Osmane. Turqit, osmanët dhe identiteti musliman i shqiptarëve është portretizuar gjithnjë si shkaku kryesor i tragjedive të mëdha të kombit shqiptar. Kjo shkollë me ndikimin e saj është një faktorët kryesorë pse sot në Republikën e Shqipërisë, letrarë si Ismail Kadare, të cilët janë produkte të kësaj shkolle, vazhdojnë të hedhin helm kundër identetitetit islamik të kombit shqiptar dhe çdo gjëje që ka lidhje me Lindjen.

Një nga pjesët më të manipuluara të historisë shqiptare ka të bëjë edhe me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e cila u themelua nga krerët e popullatave muslimane shqiptare në Ballkan pas nën shkrimit të traktatit të Shën Stefanit më 3 mars 1878 midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste perandorisë toka të mëdha të banuara kryesisht me shqiptarë dhe një gjë e këtillë shihejme tmerr si nga muslimanët shqiptarë ashtu edhe nga sulltan Abdulhamiti II, i cili jo në pak raste kishte vënë në pah dashurinë e tij për kombin shqiptar. Duke dashur që të influencojë indirekt dhe sabotuar vendimet e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha fillimisht do të provokonin zhvillimin e një konference nderkombëtare paqeje, të cilën edhe pse Rusia nuk e pranoi fillimisht, më pas do ta detyronin. Kongresi i Berlinit që do të mblidhej me presionin e Anglisë dhe Austro-Hungarisë kundër Rusisë do të synonte të fshinte fitoret ruse në Shën Stefan dhe zvogëlonte në maksimum daljen e sllavëve në Adriatik. Por edhe pse fuqitë e mëdha kishin hall që të frenonin sa më shumë fitoret ruse në Evropë, sulltan Abdulhamiti nga ana tjetër mundohej të përfitonte në maksimum nga rivaliteti anglo-austriak kundër Rusisë dhe të ruante sa mëshumë të ishte e mundur nga perandoria e tij. Në të njëjtën kohë sulltani ishte i interesuar të ngrinte në revolta popullatat muslimane në Ballkan kundër traktatit të Shën-Stefanit të cilat do të shërbenin si një faktor më shumë, presioni ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë që kërkonin të përfitojnë nga traktati dhe për të bindur Fuqitë e Mëdha që Perandoria kishte ende influence në Ballkan.

Megjithatë nëpër tekstlibrat e historisë sa në Shqipëri aq edhe në Kosovë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon të përshkruhet si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk shqiptar, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër tashmë jo me pushtuesit serbë në veri dhe grekë në jug, porse me osmanët dhe identitetin islamik të shqiptarëve. Një shembull i këtillë mund të gjendet në Kreun V të historisë së Shqipërisë të shkruarnga aromuni Kristo Frashëri. Ai kohën dhe ngjarjet që çuan në nënshkrimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e portretizon si një fushatë presioni nga osmanët të cilët, sipas Kristos, kërkonin t’i bënin shqiptarët ‘islamikë’: “Funksionarët e administratës dhe përkrahësit e tyre sulltanistë ushtruan në këto mbledhje presion të fuqishëm për t’i detyruar pjesëmarrësit që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të lidhur me Perandorinë Osmane.” Megjithatë Kristoja mendon se: “Këto presione nuk dhanë rezultat. Në asnjë nga krahinat shqiptare, pjesëmarrësit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilësonin veten e tyre si banorë islamikë. Në të gjitha aktet drejtuar Fuqive të Mëdha banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë, si pjesëtarë të një kombi të vetëm.”

Rrena si këto të lartëprodhuara nga Kristo Frashëri kohët e fundit po sfidohen në shtypin shqiptar. Rasti më i fundëm është ai i botuar në Gazeta Lajm më 10 Qershor 2006 në Kosovë, ku u vërtetua tashmë se Kuvendi i Lidhjes sePrizrenit është mbajtur në xhaminë “Bajrakli” të Prizrenit dhe jo në shtëpinë e vogël – mejtephanen të cilën propaganda komuniste shqiptare është munduar të bindë shqiptarët më parë. Megjithatë përveç faktit që Lid Shqiptare e Prizrenit është mbajtur në Xhaminë Bajrakli, historianët e huaj rrëfejnë një version të ndryshëm të historikut se si Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua, pse u themelua, nga kush dhe për çfarë arsyesh. Duke nisur dhe refuzuar pikë së pari citate si ky ilartëpëmenduri i Kristo Frashërit i cili trushplan popullin shqiptar dhe e mbush me urrejte anti-turke kur shkruan që “banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë, si pjesëtarë të një kombi të vetëm” kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, ne duhet të bëjmë disa korigjime. Duke qenë që z. Frashëri është vetë aromun nga jugu i Shqipërisë, atij duhet ti kujtojmë se në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk kanë marrë pjesë as patriotët e tij vllehë dhe as ortodoksët e Jugut të Shqipërisë. Këtë gjë më mirë ne na e vërteton historiani grek, Evangelos Kofos në shkrimin e titulluar “Greek reaction to the Albanian League of Prizren” (Balkan Studies, Vol 23, 1982). Në këtë shkrim, Evangelos tregon se përkrah Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk u radhitën “të gjithë shqiptarët myslimanë dhe të krishterë” siç pretendon Kristo Frashëri. Por Kofos thotë të kundërtën. “në ditët e Kongresit të Berlinit, Maratos (një emisar grek) tregon se të gjithë të krishterët (ortodoksë) të sanxhakut të Gjirokastrës – duke përfshirë ata të qyteteve të Gjirokastrës, Delvinës, Tepelenës dhe Përmetit –refuzuan të nënshkruajnë peticione (kundër Shën Stefanit). Të njëjtin qëndrim kishin mbajtur edhe të krishterët e Sarandës, siç raportonte konsulli grek në këtë qytet. (fq.356)

Por përveç asaj se kush morri pjesë dhe kush jo në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një fakt të cilin historiografia komuniste shqiptare ka manipuluar është ai i natyrës së kësaj lidhje. Për këtë arsye një vështrim interesant se si dhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mbajt, e jep historiani patriot nga Elbasani, Kastriot Dervishi i cili në përgjigjen që i bën Paskal Milos, në një të përditshmenë Tiranë (“Paskal Milo midis sherbimit dhe trillimit”Tiranë 2001), shkruan se sulltan Abdulhamidi një nga arsyet që e shtynë të ndërtojë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ishte që të formonte një “Linjë jo zyrtare (që) do të ishte zëri shqiptar për të kundërshtuar çdo pretendim në dëm të trojeve shqiptare. Sipas librit të Xhaferr Belegut “Lidhjae Prizrenit”, (Tiranë 1939), Sulltani u shkroi letër kryetarëve të fesë muslimane si Ahmet Efendi Koronicës (Kadi Gjakovës), Ymer Efendiut (Myderris i Prizrenit) dhe Jonuz Zyhdi Efendiut (Myfti i Dibrës) dhe u dha urdhër komandave ushtarake në Shqipëri të mos ta pengonin Lidhjen, bile ta përkrahnin e ndihmonin atë. (shih faqet 17-18 tëlibrit).

Mbi karakterin jo pan-shqiptar, por pan-musliman të LidhjesShqiptare të Prizrenit, përveç dëshmive të lartëpërmendura greke, dëshmojnë edhe shumë historianë perëndimorë. Historiani britanik, Jakob Landau në librin: ‘Politika e Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi (Oksford 1990) e sheh krijimin e LSHP-së si pjesë të projektit të sulltanit për të çliruar muslimanët Ballkanas nga sundimi ortodoks. Landau mendon se Lidhja Shqiptare e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe për këtë në kapitullin e “Shoqërive dhe Vëllazërive” të ndërtuara nga sulltani në suazat e pan-islamizmit, Landau thotë se: Një organizatë edhe më jetëgjatë ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndërtua pas takimit të fisnikëve vendas më 10 qershor 1878, fillimisht për të kërkuar autonomi për Shqipërinë. Megjithatë qëllimi parësor i themeluesve të saj ishte tëndalonte copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, kështu që dy dokumentat bazë themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Perandorisë dhe sulltanit, duke ju referuar kështu edhe sheriatit. Në vitin 1878 ndërmjet Prizrenit dhe qeverisë në Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi ndaj identitetit musliman dhe osman ishte natyral për një nga grupet më muslimane të perandorisë, i cili kërkonte siguri në një kohë krize si kjo nga bashkëbesimtarët e tjerë.

Abdulhamidi ishte shumë i sigurtë për këtë; edhe kur trevite më vonë, gjatë një lëvizje anti-osmane mes shqiptarësh, urdhëroi Dervish Pashën që t’i kërkojë shqiptarëve besnikëri ndaj sulltanit – kalif në emër të sheriatit dhe interesit pan-islamik. Dhe edhe një gjeneratë më vonë, në vitin 1911 në Shqipëri sërisht u zhvilluan demonstrata për të mbështetur sulltanin – kalif dhe treguar gadishmëri për të luftuar kundër qafirëve (italianë) që kishin pushtuar Libinë. (fq. 49)

Mbi karakterin islamik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit flet edhe historiani britanik, Noel Malkolm, i cili në librin e tij, “Kosovo a short history” (Harper Collins,1999) kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më1878.

Lëvizja (LSHP) ëshë më shumë një lëvizje fetare se sa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është më se e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës. (fq 222) Për karakterin islamik të Lidhjes, Kastriot Dervishi nëshkrimin e sipërpërmendur thotë: Paskal Milo nga ana e tij, ashtu si edhe mjaft historianë të kudhrës enveriane, e shikojnë Lidhjen e Prizrenit vetëm si një instrument kundër Turqisë. Në të gjithë deklaratat apo memorandumet e Lidhjës do të vërejmë besnikërinë e treguar ndaj Sulltanit. Po citoj vendimin e parë tëLidhjës të datës 18 qershor 1878, të përbërë nga 16 nene:

“1. Lidhja jonë është formuar me qëllim që të mos njohi asnjë qeveri, përveç se atë të Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor duke përdorur të gjitha mjetet.

2. Qëllimi ynë është i lartë, mbrojmë të drejtat e personit të lartë, Madherisë së tij Sulltanit tonë Sovran.

6. …Nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as që duam t’i dëgjojmë emrin. Edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon me të mirë trojet që na ka shkelur, do të dërgojmë kundër saj fuqi për t’ia marrur me pushkë…” (shih XH.B.”Lidhja e Prizrenit” faqe 31)

Megjithatë ne të gjithë pranojmë që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit pati dy linja mendimi, njëra ishte autonomiste dhe kërkonte të shpëtonte popullatat muslimane përballë agresionit kristjan, nën suazat e perandorisë. Ndërsa linja tjetër, ishte linja radikale, e frymëzuar nga idetë iluministe franceze, që kërkonte largimin nga Perandoria dhe krijimin e një shteti të pamvarur. Sipas Dervishit kjo linjë do të çonte në shkatërrimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pasi elementi gegë – musliman shqiptar nuk mundi të dakordohet me idetë e qarqeve bektashiane–ortodokse të kryesuara nga Abdyl Bej Frashëri të cilat kërkonin shkatërrimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe krijimin e një shteti të pamvarur shqiptar. Synitët shqiptarë të cilët ndjeheshin ende si pjesë e klasës së lartë në perandori nuk kishin komplekset e rajave ortodoksë apo bektashianëve që ishin dëbuar nga Stambolli më 1826 dhe përndiqeshin kudo. Dhe jo më kot, Evangelos Kofos kujton se peshkopi i Korçës, qeverisë së Athinës i thoshte se: Abdyl Beu punon ditë e natë për të bashkuar të krishterët me shqiptarët muslimanë, që rrojnë në Epir dhe Maqedoni, dhe për ti bërë ata një komb, me shtetin e tyre.

Megjithatë në Gëgërinë e Epërme dhe në Kosovë, idetë e Abdyl Beut do të ishin të pamundura, pasi mes gegëve muslimanë ideja e krijimit të një shteti me fqinjët e tyre të krishterë (që këtu ishin serbë dhe vllehë), tashmë ishte e pamundur. Pamundësia e krijimit të një shteti më të krishterët ortodoksë po dëshmohet e pamundur edhe në ditët tona në Kosovë, ku në Mitrovicë, elementi serb vazhdon të refuzojë idenë e bashkëjetesës në një shtet me shqiptarët muslimanë dhe asimilimin e tij kulturor ndaj shumicës. Për këtë arsye, edhe gegëria muslimane e përqëndruar për reth Prizrenit, idenë e krijimit të një shteti sipas koncepteve të Abdyl Frashërit e shihte shumë më të vështirë se sa ruajten e status quo-së nën mbrojtjen e babë sulltanit.

Le Temps (1909)/Partia e re e Ibrahim Temos në Shqipëri dhe qëllimi i saj

0

Ibrahim Temo (1865 – 1939)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Qershor 2021

“Le Temps” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1909, në ballinë, një shkrim në lidhje me krijimin e një partie të re në Turqi nga Dr. Ibrahim Temo dhe qëllimin e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dy parti të reja në Turqi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Partia tjetër quhet “partia demokratike” – Fvika-i-ybed. Ideja e formimit të saj – e cila nuk është ende një punë e përfunduar – i përket Dr. Ibrahim Temos, shqiptar. I përndjekur nga regjimi Hamidian, ky mjek u strehua në Gjenevë dhe u kthye në Turqi vetëm pas shpalljes së Kushtetutës. Ai deklaron, ndërsa kandidon për një vend deputeti, se dëshiron të “mbrojë të shtypurit nga shtypësit”. Është një program i nderuar, por i paqartë. Sipas informacionit tonë, është një parti e koalicionit e drejtuar kundër kësaj aristokracie e cila ekziston në Azinë e Vogël dhe e cila përfaqësohet nga bejlerët dhe agallarët. Dr. Ibrahim Temo botoi një lloj artikull-manifest në “Yeni Gazetta”. Ai citoi Kuranin për të dëshmuar se Islami ngulit parimin demokratik. Ashtu si Haidar Beu, ai proteston kundër abuzimit që është bërë ndaj grupeve nacionaliste. Ai me të vërtetë duket se beson se nëse abuzimet e bejlerëve dhe agallarëve nuk kanë pushuar së ndodhuri, kjo është për shkak se ata kanë përfituar falë rëndësisë së racës turke.

Dr. Ibrahim Temo shton : Kjo është aq e vërtetë sa Parlamenti ka ndaluar formimin e çdo shoqate bazuar në kombësinë. Sigurisht nëse grindjet kombëtare nuk do të kishin lindur kurrë midis nesh, do të kishte qenë e tepërt të miratoheshin ligje të tilla. Tek ne, fisnikëria nuk ka ekzistuar kurrë dhe, në një farë pike, mund të diskutohet se kurrë nuk ka ekzistuar një parti popullore, por nuk mund të mohohet se gjithsesi takojmë kudo njerëz që vuajnë nga veprimet e bejlerëve dhe agallarëve. Nuk mund të mohohet gjithashtu, se familjet e këtyre bejlerëve dhe agallarëve vijnë së bashku për të siguruar kontribute në Azinë e Vogël dhe për t’u marrë me çështje të tjera për të cilat kanë interes. Nuk mund të mohohet që në këtë mënyrë këto familje janë në rrugën e krijimit të një aristokracie. Pra, nëse nga njëra anë, partia jonë është në kundërshtim me nacionalistët, sepse nuk mund të pranojmë ndonjë dallim të fesë ose kombësisë, ne duhet, nga ana tjetër, të mbrojmë interesat e popullsisë që punon kundër shtypjes nga bejlerët dhe agallarët dhe prandaj është logjike dhe e natyrshme që ne ta vëmë veten në kundërshtim me aristokratët.

Dr. Ibrahim Temo, megjithëse shqiptar, shpreson të rekrutojë anëtarë veçanërisht në Azinë e Vogël. Ashtu si Haidar Beu, ai mbron veten kundër çdo paragjykimi të opozitës. Ai u ftua gjithashtu të merrete pjesë në përpjekjet fillestare të Komitetit Bashkim dhe Progres. Do të jetë kurioze të ndjekim zhvillimin e këtyre grupimeve të reja dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë.

*Aurenc Bebja, Francë: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1909-partia-e-re-e-dr-ibrahim-temos-ne-turqi-dhe-qellimi-i-saj/

“Dita e paqes” apo tjetërsimi i lirisë!?

0

Florim Zeqa

Në 22 vjetorin e çlirimit

Për shqiptarët e Kosovës, 12 Qershori  i vitit 1999 është dita më e gëzuar, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, të cilin e përshkroj në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.

Dita e Paqes” tjetërsim i luftës çlirimtare

Më 12 Qershor 2019 bëhen 22 vjet nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë, ditë e cila shënon çlirimin faktik, por jo edhe zyrtar të Kosovës. Pra 22 vite liri dhe mbi 13 pavarësi për shqiptarët e Kosovës në rrethana normale do të ishin tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak vite për ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit!

Liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo parti politike.

Ngase secili nga shqiptarët e Kosovës rezistuan, sakrifikuan dhe luftuan në mënyrën e vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë  shekullore.

Njerëzit kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë gjëra zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të vërtetën pa kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t’ua lehtësuar rrugëtimin gjeneratave të reja.

Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi.

Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.

Paradoksalisht Kosova në Kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit! Madje as në vargun e gjatë të  festave zyrtare nuk gjendet dita e çlirimit të vendit, pasi ajo është zavendësuar më “Ditën e paqes”!

Pranimi i termit “Ditë e paqes” në vend të Ditës së çlirimit është tjetërsim i lirisë sonë!

Sipas kësaj logjike i bie, se në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik!

Mohimi i luftës çlirimtare, çmim i pavarësisë apo dështim i politikës

Si pasojë e kësaj e kemi Gjykatën Speciale (me kërkesën e Serbisë) për kriminalizimin e UÇK-së,…përkatësisht ndjekjen dhe burgosjen e pjestarëve të saj në emër të “drejtësisë” ndërkombëtare!

Si pasojë e tjetërsimit të ditës së çlirimit, 22 vjetori i çlirimit, e gjenë  Kosovën përseri në tavolinën e bisedimeve me pushtuesit serb, për të rinegociuar statusin dhe ridizajnuar kufijt e shtetit tonë!

Në çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet ta kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë paqësore të viteve të ’90-ta, përkatësisht në 2 Korrikun dhe 7 Shtatorin e vitit 1990 dhe Referendumin Popullor për Kosovën shtete sovran dhe të pavarur  (26-30 Shtator 1991) që vunë themelet e shtetit të Kosovës si dhe ta kujtojmë me pietet të lartë periudhën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Mars 1998-Qershor 1999), për të kujtuar dhe nderuar përgjithmonë gjakun e dëshmorëve të lirisë.

Paradoksalisht, 12 qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, ndërsa 9 maji po!

Përderisa asnjë nga shtetet anëtare të BE-së nuk e festojnë ditën e Evropës,  ne kosovarëve të getoizuar, ditë feste (ditë pushimi) na është imponuar 9 maji dita e Evropës (BE), e kësaj evrope që na mbajti të izoluar dhe getoizuar për 22 vjet rresht!

NATO, forca mbrojtëse dhe garantuese e lirisë sonë

Përderisa 22 vjet më parë, intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak, ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta.

Edhe pse tashmë e kemi ushtrinë (FSK-në) në konsolidim e sipër, 22 vjet më pas, prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake BONDSTEEL konsiderohen forca kryesore mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.

Populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës dhe falenderues SHBA-ve dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë.

Edhe pse ndryshe nga ajo që e projektuan atdhetarët dhe atë që ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit, kjo liri na solli shtetin pa simbole kombëtare, “mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!

Ditën e çlirimit e ka bekuar edhe Zoti, prandaj kemi arsye të festojmë.

Kosovë urime 12 qershori, dita e bekuar e çlirimit!

Zoti e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!

Nacionalistët shqiptarë u japin vlera më shumë kombeve fqnje

1

Elena Kocaqi (foto), emrin e mbiemrin i ka grekë, por thotë se kombi grek nuk ekziston. E gjithë bota e njeh Greqinë, dhe shumë uiniversitete në botë mësojnë historinë e lashtë greke (jo tonën) filozofinë greke, Politikën e Platonit, Iliadën dhe Odisenë e Homerit, etj. – i njohin për grekë… Herodoti nga Halikarnasi (sot në Turqi) mbahet si babai i historisë, ishte helen. Fjala Demokraci e shumë fjalë të tjera politike, mjekësore e filozofike, janë me origjinë greke (jo shqiptare), por Elenës i është mbushur mendja top, se kombi grek nuk ekziston. Mendoj se duhet t’i shohim gjërat me një pikëpamje tjetër dhe të mos rrimë duke i mohuar të tjerët, se kjo nuk na ndihmon! Këtu poshtë – një përqasje ndryshe, jo për të kundërshtuar Elenën, por për një këndvështrim ndryshe, përfitues të historisë!

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Elena Kocaqi në gjithë veprën e saj përpiqet të thotë se “kombi grek nuk ekziston“. “Grekët janë shqiptarë…” – Kush e beson këtë?

Nëse shumica e popullsisë shqiptare, arvanite e dardane në Greqi, u sundua dhe u helenizua nga një grup i vogël helenësh, sipas arsyetimit të Kocaqit, atëherë si i thuhet kësaj? Mirë apo keq? Kush u tregua më i zoti në këtë rast?! Helenët (grekët) apo shqiptarët?

Çfarë propozon Elena, si rrugëzgjidhje? Shqip, ku don me dalë Elena me veprën e saj?! Pse ne na trajtojnë si komb inferior? A ka përgjigje Elena për këtë, apo gjithmonë fajin e kanë të tjerët?! “Kurva” Europë… Po ne, a thua kemi more ndonjë faj?!

Jo, ne jemi të mirë shumë.

VASILIQIA – GRUAJA GREKE E ALI PASHAIT…

Vasiliqia ishte një vajzë e bukur, greke, thonë (Elena me Arben Llallën e nxjerrin me siguri arvanite ortodokse). Në një nga ekspeditat e tij, Ali pashai ia vret gjithë familjen asaj dhe këtë e merr në haremin e tij, ku kishte 600-700 vajza e gra!

Më vonë Aliu e merr për grua dhe bie në dashuri keq me të, se vajzë e mirë dhe e re e ai ishte plakur tashmë. Ishte edhe besnike grekia e vogël… jo si ajo e Pushkinit (Thonë se Vasiliqia nuk u martua kurrë pas vdekjes së Aliut. “Nuk ka burrë të denjë”, – tha ajo – “që të gëzojë gruan e Ali pashait!” Edhe pse ajo kishte kërkesa.). Mendohet se Vasiliqia e ndikoi Aliun ta ndihmonte revolucionin grek, që i dha mundësi Greqisë (e jo Shqipërisë), që të pavarësohej nga Perandoria Osmane më 1822, dhe Aliu e pagoi me kokë këtë ndihmë.

Kemi shumë shqiptarë që janë sanguinë, jepen shumë pas gruas, lënë kokën për të, ajo ua merr unin e ata humbin arsyen. Dje kishim Aliun, sot kemi Metën etj.

Aliu nuk e kishte origjinën shqiptare, stërgjyshi i tij kishte ardhur diku nga Anadolli në Tepelenë dhe ai u martua me vajzën e çalë (që nuk ia merrte kush) të një beu lokal shqiptar aty. Prandaj beu e matroi me një të huaj… Aliu është brezi i 3-të apo 4-rt i këtij ardhacaku. Por krijoi familje shqiptare dhe u rrit si kaçak në ato zona të egra të Shqipërisë, i ndikuar shumë nga e ëma Hanko dhe dervishët e zonës!

Pati sukses dhe e gjeti rrugën të bëhej pasha, krijoi një perandori. William Plomer, te libri i tij “Diamanti i Janinës”, thotë se ai kishte aq autoritet, sa sikur t’i mbushej mendja të merrte gjithë Greqinë dhe ta shpallte të pavarur, ai do e arrinte këtë, se grekët (a e thashë mirë këtë fjalë? Grekët e Elenës, që nuk ekzistojnë), do e pranonin Aliun si mbret.

Tani a kishte more grekë ai territor dhe sa kishte? Sa kishte arvanitas, dardanë e vllehë, që grekët u treguan më të aftë dhe krijuan shtetin e tyre, me ndihmën edhe të shqiptarëve?!

Pra, ku është defekti jonë, që ne jemi kaq të vonuar, për t’i kuptuar gjërat dhe presim që punët të na i bëjnë të tjerêt?! Mos ēshtë osmanizimi, islamizimi dhe mentaliteti budallë, që krijohet prej tij nga rrush-prerja?! Pse nuk e thotë Elena këtë, se Milo e Fahri Xharra e Bajram Kabashi u shqyen duke e thënë, por prapë shqiptarët, si në Shqipëri e Kosovë, e në vise tjera dhe në diasporê e kanë kokën pak të rëndë, për të mos thënë të trashë, për ta kuptuar realitetin objektiv dhe rrimë duke përsëritur retorikën: na e kanë fajin të tjerët, e ne jemi fatkeqë!

Duhet me i ngre disa pikëpyetje logjike që të vëmë në punë arsyen, se fjalët i zotërojnë edhe ata pa arsye, që nuk dinë çfarë thonë. Duhet të guxojnë të merremi me veten dhe të mos i fajësojmë të tjerët! Edhe pse ata mund të kenë faj, ne duhet të shohim gabimet tona, dhënien e Çakorrit nga Ramboja, mos-liberalizimin e vizave për marrinë e tij dhe pastaj shpalljen “tradhëtar” të Ramës, për të justifikuar veprimet e dëmshne të tij ndaj Kosovës! Pra, karakteri i keq i liderit hajn shqiptar del në pah edhe sot.

Dalim te Elena. A kishte grekë në Greqi, më 1922. A u martua Aliu me një greke? A bëri Aliu një mut të madh për Shqipërinë e shqiptarët, edhe pse Napolon Bonoparte, me origjinë të largët shqiptare, i tha Aliut në atë kohë: “shkëputu nga Perandoria, po të ndihmoj…”, por Aliu si otoman kokërëndë dëgjoi anglezët dhe shkoi për lesh.

Ne si shqiptarë nuk fitojmë more asnjë gjë me librat disi të ekzagjeruar të Elenës, ku tregon histori, por ku mungon trajtimi e arsyetimi i duhur, që ne të mos krijojmë urrejtje për grekët “që na e futën” (se nuk mbeti kush pa na e futë!), por të shikojmë të përfitojmë prej tyre. Nga mënyra se si e respektojnë ata shtetin dhe si e bënë shtetin e tyre.

Greqia i ka helenizuar shqiptarët atje, arvanitët e dardanët por edhe vllehët, se ndoqi konceptet e shtetit komb, nacion, si vendet e tjera Europiane. Ne nuk e bëmë dot këtë, nuk po mund ta bëjmë as sot si duhet, e si gjithmonë fajin na e kanë të tjerët? E shqiptarët tanë, që shesin bythën me rastin më të parë, a nuk kanë asnjë faj?!

PO SERBËT, A NA PËRDORËN ASHTU SI TURQIT E GREKËT?!

Në të njëjtin plan i kemi rrethanat edhe me sllavët e kryesisht me Serbinë. Si na përdori turku si popull qyqar për të mbajtur Perandorinë Osmane, ashtu si grekët, që na përdorën e po na përdorin edhe sot me mbajtë Greqinë, ashtu na përdori dhe na përdor, tallë bythën me ne, edhe Serbia, Mali i Zi por edhe Maqedonia.

Kemi popull kokëtrashë, në krahasim me fqinjët – na ndihmon vetëm toleranca ndaj tyre e baballëku. Ata ende janë duke na përdorur e ne nuk i kapim si duhet intrigat e politikës dhe diplomacisë ballkanese e më tej. Sot jemi më mirë se kurrë më parë, por duhet ende të ngrihemi në nivelimn e arsyetimit politik, si fqinjët tanë!

A e keni pa patriotin Fahri Xharra si krenohet? “Serbinë e çliroi njeriu me plis…” – thotë.  “Mbreti i parë i Serbisë ishte shqiptar…” E ku është krenaria e entuziazmi këtu? Pra, për të zezën tonë të përjetshme, ne krijuam edhe Serbinë! Dhe jemi në konflikt me ta që në shekullin e 7-të, e nuk kemi zënë mend, prapë e mbushim territorin me xhamia e piskama arabe dhe ankohemi si qaramanë, pa qenë në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Fajin e kemi vetë se nuk dimë, si tha Papa Albani XI: “populli em u ba rob, se nuk pati dien…

Dhe patriotat shqiptarë si Marin Mema, Elena Kocaqi, Fahri Xharra, Gjergj Bajram Kabashi etj. ndër ta edhe unë, çajmë kopalla përditë, duke u treguar shqiptarëve rrugën e drejtë, e ndonëse e teprojmë nganjëherë, po sulmohemi më shumë nga shqiptarët, që janë një dorë e zgjatur e shëbimeve sekrete anti-shqiptare të vendeve fqinje e më gjerë. Na padisin, raportojnë e bllokojnë edhe në FB, përveç tjerash. Turp e marrja e zezë për ta, por kjo nuk mjafton, nuk e ndryshon realitetin.

K O N K L U Z I O N

Ajo që kemi humbur nuk kthehet më, qaj Elena qaj, qani edhe ju tjerët. Ne duhet tani të promovojmë paqen, demokracinë, tolerancën dhe bashkëpunimin. Me luftë kemi humbur shumë, humbjet nuk kthehen. Të ruajnë sot interesat tona, të mos bëhemi qesharakë, si palla turke e arabe, e të kënaqemi duke humbur! Të përdorim trurin më shumë se muskujt!

OVL të UÇK shantazhon popullin e Kosovës

0
Idriz Zeqira
Unifikimi i Faktorit Ushtarak të Kosovës, dështoi në Osllo të Norvegjisë. Këtë dështim e donte LPK e re, e cila mori me puç Lëvizjen; Tirana zyrtare social-komuniste; Serbia dhe DGSE franceze. Në këtë dështim prijnë zyrtarët e Tiranës, të cilët dhanë mesazhin: “Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!”
     Mesazhi-urdhër, i dytë, ishte: “Oficerët e FARK-ut të largohen nga Shqipëria!” Oficerët e karrierës, të kërcënuar me jetë, nga LPK dhe Tirana zyrzare, iu drejtuan Komandantit Suprem, Dr. Ibrahim Rugova, me pyetjen-dilemë: “Ç`të bëjmë?!” Presidenti Rugova, qe përgjigjur prerazi: “Ju jeni ushtarak dhe e dini çfarë të bëni. Kthim prapa nuk ka, pavarësisht rrezikut!”
     Sikur nuk mjaftoi prishja e turpshme e Marrëveshjes të Osllos, që ndau Faktorin Ushtarak, që kurrë më nuk u bashkuan, pavarësisht deklaratave hipokrite të tanishme, pasuan sabotimet tjera. Filluan vrasjet e organizuara, të listuara të ushtarakëve të FARK-ut, të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të luftës, kuadrove të hershëm të LPK-së, rivalë potencialë, për pushtetin e pritshëm!
     LPK dhe Tirana zyrtare ekzekutoi ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, në Tiranë; ushtarakët Sadri Ramqaj, Ilir Konushevcin, Dr. Hazir Malaj, Qazim Jakupin; kontraktorët e ushtrimoreve ushtarake: Rushit Elezi e Muharrem Tafa; zhdukja pa gjurmë të oficerëve, pas pushtimit të përgjakshëm të ushtrimoreve të FARK-ut, në Kolsh e Kalimash të Kukësit.
     Sabotimi i luftës nga LPK, zyrtarët social-komunist të Tiranës, me aleatë Serbinë dhe Sherbimin Informativ freng, kulmoi, kur vendosën që UÇK-në, të mos e aktivizojnë në Luftën e Kosovës. Kjo ngjallë habi e huti- njëherësh. Por, këtë e deklarojnë dhe e dëshmojnë, bindshëm, themeluesit e UÇK-së, thjeshtë, për arsye sabotimi të luftës, që shpjeguam më sipër. Individë dhe grupe të vogla, që shkuan në luftë, pa lejen e SHTAB-istëve të “Rogner-it”, në të shumtën e rasteve, u dekonspiruan dhe u vranë, kryesisht, në prita!
     Të kuptohemi, Thaçi, Veseli, Krasniqi, nuk janë themelues të UÇK-së; as krerët dhe as bishti i UÇK-së; as komandantë dhe as ushtarë të UÇK-së. Rrjedhimisht, nuk janë pjesë e luftës. Fundja, Hashim Thaçi, edhe pse njihet për – fjalë e rrenë -, në këtë rast, ka qenë i sinqertë dhe krejt i saktë, kur thotë se “gjatë luftës, kam qenë larg frontit të luftës”. Fotografitë e tyre, Thaçit dhe Veselit, me  uniformën e UÇK-së, janë bërë në Malet e Martaneshit, përgjatë stërvitjes të ushtaraëve të kampit në Fullqet, afër Klosit, rrethi i Matit, afro 200 km larg, nga fronti i luftës në Kosovë!
     Edhepse kam qenë në Emergjencën aktive të luftës, së bashku me nipërit e mi, Hasan dhe Ismet Rexhaj, si dhe 18 punëtorët e Firmës tonë “Etniku”, të angazhuar për bartjen e bazës materiale ushtarake, përfshi komplet armatimin si dhe pritjen, strehimin, akomodimin e ikanakëve, refugjatëve nga Kosova, pra, kemi qenë pjesë e luftës dhe kemi ndjekur nga afër rrjedhat e saj, përfshi edhe angazhimin në luftë të disave dhe “mrizimin”, nën hijet e mimozave në Tiranë të disa të tjerve!
       Megjithatë, shumë të dhëna faktike, se kush e themeloi UÇK-në dhe kush e sabotoi ate, i dëshmojnë, bindshëm e botërisht, edhe eprorët, zyrtarët e lartë të LPK-së. Dhe, përputhën, madje, plotësisht, me shpjegimet tona për luftën. Përndryshe, lexoni fejtonet në vazhdime, të zyrtarëve të LPK-së, në gazetën “Kosova-sot”, si dhe mediet tjera, në korrik-gusht 2018.
                  OVL të UÇK ka huqë misionin!
           Ngulmon në destabilizimin e Kosovës!
     OVL të UÇK-së, e organizuar pas luftës, me porosi të PDK-së, u kujdes edhe për themelimin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës dhe të Dëshmorëve të Atdheut. Qëllimi ishte për t`i bërë bisht të saj, edhe dy Shoqatat tjera. Dhe, i keqpërdori suksesshëm, në të gjitha protestat e saj, për shantazhimin e popullit të Kosovës; destabilizimin e saj, krejt njëjtë, siç veprojnë armiqtë e Kosovës! Dhe, u vetëpagëzuan, cinikisht dhe turpërisht, “Shoqata të dala nga lufta”, me thirrjen e hapur: “Luftë Rugovës dhe LDK-së së tij!”
     OVL të UÇK-së, e themeluar nga PDK-ja, pas ndarjeve në partira dhe bashkimit në koalicionin PAN, e kanë pronë të përbashkët. Këtë biçim Organizate, e përdorin, si “xhokere”, sa herë që kanë nevojë, për ndonjë poshtërsi të radhës, gjithëherë, në dëm të Kosovës.
    Shoqata fantomë e OVL të UÇK-së, krerët drejtues të saj, i ka pasur me kartelë kriminale e rrugaçërore. Të gjithë kanë qenë vegla të PDK-së, me aleatët e saj. Përtej dy dekadave shantazhojnë dhe kërcënojnë popullin, e përçajnë atë, në vend që ta kultivojnë unitetin e popullit!
     Kjo Shoqatë i ka sjellur shumë të zeza popullit të Kosovës. Prandaj edhe është bojkotuar nga veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, që, dikur, janë identifikuar si pjesë e krahut të FARK-ut, të cilët e kanë shpërfillur si përçarëse, destabilizuese dhe me plotë elementë falsifikatorë e rrugaçërorë.
      E habitshme, si tolerojnë pjesa e shëndoshë, anëtarët e devotshëm të këtyre shoqatave, të sundohen nga harbutër e banditër?! Aq më keq, pse pranojnë të jenë pjesë e PAN-it, i njohur për krime dhe hajni zyrtare, për degradimin e shtetit të Kosovës, shkatërrimin e tij, deri në prag të zhbërjes?!
       1) Pas çdo arrestimi, të kriminelëve politikë apo ordinierë, kanë organizuar protesta të dhunshme, madje, në të gjitha qytetet e Kosovës, me sllogane idioteske: “Lironi çlirimtarët!”, “Lironi heronjtë!” Ndërkohë që ata akuzoheshin si kriminelë dhe këtë e konfirmonte Gjykata;
      2) Kanë realizuar protestat e dhunshme, të mars-prillit 2004, në koordinim me partitë-banda të PAN-it, të organizuara nga Serbia. Për rrjedhojë, pati një duzinë të vrarësh, qindra të plagosur, djegie e shkatërrime, që u ndërtuan me buxhetin e Kosovës. Bazuar në këto protesta e vrasje, u kërkua nga Serbia, i bindën edhe Qendrat e Vendosjes, për Decentralizimin e deri ke “Zajednica”, realizimi i së cilës, vazhdon të ngulmohet edhe sot.
      Duke marrë shkas nga trazirat e 2004-ës, Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur, për kishat dhe manastiret ortodokëse! Edhe kjo është “dhuratë” e rrugaçërisë dhe të banditizmit të porositura, e OVL të UÇK-së!
     3) PDK-ja donte ta rrëzonte, qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa. Dhe, urdhëroi krijesën e saj, OVL të UÇK-së, të kërcënohet me protesta, ose të fillojë dhënien e pensioneve për veteranët. I frikësuar se po humb postin e kryeministrit, Mustafa u dorëzua, pranoi ultimatumin banditesk të OVL të UÇK-së, pa hetuar fare vërtetësinë e “Dëshmive!” Për rrjedhojë, komandantët karrierisë e grykësa, për klientelë elektorale dhe para, shitën shumë mijëra “Dëshmi të Veteranit”! Nga 12.700 veteranë faktikë, i shumëzuan në 46.300, prej tyre 33.600 “veteranë” të rrejshëm! Kështu filloi krimi i madh, vazhdon edhe sot, një makro hajni zyrtare e shekullit, e realizuar nga OVL të UÇK-së!
        Banalizimi i një proteste të sforcuar artificiale
     4) PDK-ja po shfrytëzon rastin e një mini-incidenti të njeriut me afera penalizuese, Faik Fazliu, për të protestuar e banditizuar bulevardit të Prishtinës. Dhe, poshtërsisht e rrugaçërisht, është përzgjedhur 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, për ta ngrirë buzëqeshjen e lirisë, shqiptarëve të kudondodhur! Turp e ndot, për një parti, që pretendon shumë dhe nuk meriton asgjë, përveç shpalljes të paligjshme, për krimet dhe hajnitë e bëra, për dy dekada radhazi!
       5)  Brenda një mbremje, të paktën, 4(katër) televizionet qendrore: RTK, TV DUKAGJINI, T7, KLAN 10, e patën në studio, Faik Fazliun, se bashku, me panelistët, më saktë, banalistët, sepse, me përjashtime të pakëta, me porosi të PAN-it, ishin pozicionuar, në sulm frontal, kundër qeverisjes aktuale, të kryesuar nga Albin Kurti!
      Në debatet televizive të porositura, Faik Fazliu paraqitet si “për gjynah, i shtyrë, i rrëzuar kot se koti”! Realisht, ai doli përballë policisë, duke mbrojtur pronarët e restorantit dhe kundërshtuar policinë! Policia ishte e zemëruar me pronarët, të cilët, me shumë dënime të përsëritura dhe të papaguara, sfidonin policinë, shtetin. Një shtet ligjor, duhej t`ia vinte drynin këtij restoranti. Si duket kemi të bëjmë me njerëz sfidues unik, që mbrohen nga – Të FORTËT -! Këtu shpërfaqet edhe bllofi i bandës PAN-iste, që kërkon faljen komplete të dënimeve pandemike. Megjithatë, edhe mund të rishikohet mundësia, për falje të pjesëshme të këtij borxhi.
     Përndryshe, Faiku kishte edhe rrugë tjetër, për të dalë nga restoranti! Megjithatë, nuk u pa ndonjë agresivitet nga Fazliu, dhe shtyrja mund të shmangej. Por, raporti mjekësor, për Faikun, është qesharak, sepse rrëzimi, rënia në dysheme e tij, është parë të këtë qenë e koontrolluar, duke u mbajtur për dy karrikat anësore.
     a) Faik Fazliu njihet, të paktën, për dy krime të rënda, njëri politik dhe tjetri ekonomik, që meriton ndëshkim, pavarësisht të kaluarës apo të një plage që ka. Duke qenë në cilësinë e kryetarit të OVL të UÇK-së, ai, në mënyrë kriminale e kundra-kombëtare dhe, thellësisht, rrugaçërore, ka organizuar djegien e Flamurit të Shenjtë të Dardanisë, i ideuar dhe i miratuar nga Presidenti Rugova, i cili ka elemente të Shqiptarisë, më shumë se çdo famur tjetër, përfshi edhe atë kombëtar.
     Kallja flamujve të Dardanisë, madje, në nivel Kosove, më 2005, i përmjerë, i dhjetë, jo vetëm Faik Fazliun, me shokë, por, edhe të gjithë krerët trumcakë, injorantë e profanë të PAN-it banditesk, të cilët, kriminalisht,  ngroheshin në flakët e flamujve të kallur, ku shquhej simboli i shqiponjes!!!
       b) Gjeneral Spiro Butka, oficër shqiptar, kryetar i Shoqatës të OVL të UÇK-së, në Shqipëri, dëshmon: “Unë i dorëzova, Komisionit Qendror, në Prishtinë, emrat e 186 luftëtarëve aktivë dhe ndihmës rrethanorë, në Luftën e Kosovës. Kur filloi pagesa, “dikush” këtë shifër e ngriti në 3.000 veteranë! Edhe pas kësaj shifre, ka shtesë emrash “veteranësh” të rrejshëm! Gjenerali akuzon Faik Fazliun, se me paratë e fituara, nga shitja e “Dëshmive të Veteranit”, në bashkëpunim me vendorët shqiptarë, ka hapur biznese tregëtare dhe të tjera”.

Gjenerali Butka, akuzon, me emër, “Faik Fazliun, i cili, në bashkëpunim me disa shtetas shqiptarë, në Kukës dhe gjetkë, ka shitur, të paktën, 2.814 “Dëshmi të Veteranit”, të gjitha të rrejshme, plus të tjera, që kanë kaluar shifrën 3.000!”

     Çuditërisht, askush, nga lukunia e panelistëve të ftuar, në katër studiot e televizive të cituara, brenda një mbremje, nuk e përmendi akuzën e rendë, falsifikuese e hajnore, në adresë të ish-kryetarit të OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, për krimin monstrum ekonomik, shkaktuar buxhetit shtetëror të Kosovës, siç është shitja industriale e “Dëshmive të Veteranit!?
       
         Degradimi Nënë e bijë, PDK-OVL të UÇK
      6) Sulmi frontal i opozitës, kundër Qeverisë Kurti, përjashto LDK-në, e cila nuk është aq aktive, motivohet edhe nga lehtësia e gabuar, që bëri Kurti, me shkarkimin e padrejtë dhe arbitrar të këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Ai tha një të vërtetë, qoftë edhe të hidhur, siç ishin vrasjet në muajtë parë të mbarimit të luftës, kryesisht, vrasje ordiniere, për të përvehtësuar pronat serbe dhe të pakicave tjera. Ambasadori britanik, O´Konore, thotë se “Gjyshërit serbë, të bashkëshortës sime, i vranë njerëzit e UÇK-së, për t`ua marrë banesën në Prishtinë!”
         Prandaj, për Qeverinë Kurti, do të ishte fatale, nëse do të hamendej, për ndonjë shkarkim ministrash, nga presioni artificial i opozitës. Fundja, kryeministri duhet t`i drejtohet popullit, t`i tregojë atij, se “PAN-istët nuk durojnë opozitarizmin, duan destabilizimin e Kosovës, në koordinim të plotë me Beogradin. Qëllimshëm po pengojnë Qeverinë tonë, në realizimin e programit qeverisës”.
       Njerëz të krimit, të strehuar në partitë-banda të PAN-it dhe bishtra të tyre, janë angazhuar, skajshëm, për destabilizimin e vendit, ashtu siç e kërkon edhe Serbia. Edhe dosjet e Speciales, po dyshohet të kenë ardhur nga Serbia. Vuçiqit dhe shtetit të tij, i mungon shumë Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij, për ndarjen e Kosovës. Vuçiqi, të paktën, mendërisht e shpirtërisht, është me ju, është brenda turmës të protestuesëve të mundshëm në Prishtinë.
    Të trimëruar nga krerët rrugaçë të OVL të UÇK-së, një rrugaç tjetër, kryetari i Sindikatës të Arsmit, Rrahman Jashari, kërcënon se “sa të jam unë kryetar, nuk lejoj testimin profesional të mësuesëve!” Rrahmani pretendon se ai duhet të vendosë, nëse duhet shtuar ditë mësimi, për mungesat pandemike! Kjo anarshi tmerron!
Ja çfarë shteti i kanë lënë Albin Kurtit, PAN-istët mujësharë e banditër!
     Realisht, “komandantët” e akuzuar, dje dhe sot, nuk kanë vrarë ushtarë serbë, sepse nuk kanë pasur asnjë përballje luftarake me armikun. Vrasje të tilla ka pasur në Betejën e Loxhës dhe Kososhare. Ish-SHIK-asi, Naim Miftari, dëshmitar i Gjykatës Speciale, mjaft i informuar për krimet e “komandantëve”, ndonëse ishte në strofullën e gjarpërinjëve, pohon se “në mesin e 100 viktimave, për çka akuzohet Hashimi me shokë, vetëm njëri është serb dhe të gjithë të tjerët janë shqiptarë!”

Krimi politik ka ndodhur, varret e shqiptarëve të pafajshëm, janë kudo në Kosovë. Vrasjet, më saktë, ekzekutimet, kanë qenë, paraprakisht, të listuara. E gjithë kjo është një “e fshehtë publike”!

Në prag të takimit Putin-Biden: Gjeneva mobilizohet si në “luftë” me 3000 policë, ushtarë, helikopterë dhe snajperistë

0

Gjenevë, 11 qershor -Policia e Gjenevës, duke marrë parasysh përvojën e samitit BRSS-SH.B.A. në 1985, kërkoi ndihmë shtesë nga kantonet fqinje për takimin e presidentëve rusë dhe amerikanë Vladimir Putin dhe Joe Biden, tha shefja  e policisë së kantonit të Gjenevës kolonel Monica Bonfanti. Bonfanti vuri në dukje se secili prej delegacioneve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të vijë në përbërjen e 600 deri 800 personave, njofton zvicerane në shqip Le Canton27.ch gazetari i së ciles  ndoqi ket konference shytrpi drejtpersedrejti.

“Ne e dinim se nuk mund ta bënim vetë, kështu që kërkuam ndihmë nga policia në kantonet fqinje. Ne kujtuam përvojën e samitit të vitit 1985, kur Reagan dhe Gorbachev u takuan, dhe prandaj kërkuam ndihmë shtesë, ” tha ajo në një konferencë shtypi.

Intersim i madh i mediave boterore. Samiti botëror në Gjenevë do te ndiqet edhe 300 gazetarë, aty edhe një shqiptar!

Sipas komandntes Bonfanti , 900 oficerë policie do të jenë në Gjenevë nga e hëna. Përveç kësaj, një batalion ushtarak do të jetë në detyrë në aeroportin e Gjenevës, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë nga 1 mijë vetë të caktuar nga autoritetet do të ndihmojë në ruajtjen e kufijve të kantonit.

Përveç kësaj, zëvendës drejtori i Zyrës Federale të Policisë, Stefan Theimer, tha në një konferencë në Gjenevë se Zvicra beson se niveli i kërcënimit terrorist në botë mbetet i lartë, mori masa përpara takimit të drejtuesve të Federatës Ruse dhe Shtetet e Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden.

Zvicra detajon masat shtesë të sigurisë për samitin Biden-Putin

Aucune description disponible.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Autoritetet zvicerane planifikojnë të kufizojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi qytetin e Gjenevës dhe të vendosin deri në 3,000 trupa dhe oficerë policie si pjesë e sigurisë shtesë për samitin midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden javën e ardhshme

Pyetjes se gazetarit nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch rreth numrit te forcave policore dhe ushtarake gjate samitit te 16 qershorit ne Gjenevë, shefja e policise se kantonit te Gjenevës kolenes Monica Bonfanti ju eshte përgjigjru se “kemi planifikuar të kufizojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi qytetin e Gjenevës dhe të vendosin deri në 3,000 trupa dhe oficerë policie si pjesë e sigurisë shtesë për samitin midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden javën e ardhshme. “Po ashtu 900 oficerë policie shtesë do të thirren nga rajone të tjera zvicerane, duke ngritur kontigjentin e policisë në qytet në rreth 2,000 duke përfshirë oficerë lokalë…” ka shtuar znj.Bonfanti

Organi ekzekutiv me shtatë anëtarë i Zvicrës, Këshilli Federal, miratoi të premten masa sigurie të përkohshme që përfshijnë vendosjen e deri në 1.000 trupave dhe mbikëqyrjen e hapësirës ajrore nga forca ajrore zvicerane gjatë samitit të së mërkurës.

“Zvicra është e detyruar të sigurojë mbrojtjen e personave që gëzojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjit ndërkombëtar, të tilla si krerët e shtetit amerikan dhe rus,” tha Departamenti Federal i Mbrojtjes.

Departamenti i mbrojtjes tha në një deklaratë se fluturimet tregtare nga dhe nga aeroporti i Gjenevës nuk do të preken nga kufizimi i hapësirës ajrore që zgjat nga ora 8 e mëngjesit të martën deri në orën 5 pasdite.

Interesim i madhe i mediave boterore. Jane bere mbi 2800 kerkesa per te ndjekur samitit, po ranë pranuar vetem 300 gazetarë. Aty edhe nje shqiptar!

Stephane Theimer, zv.drejtori i Zyrës Federale të Policisë (FEDOPOL) dhe kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë, tha se zyra nuk kishte marrë asnjë tregues kërcënimesh ose trazirash që përfshinin samitin. Por ai tha se “kërcënimi terrorist mbetet i lartë në Zvicër dhe Evropë” dhe përmendi “kërcënime të tjera nga qarqet ekstremiste të dhunshme”.

“Natyrisht, diasporët përkatëse të të dy vendeve mund të dëshirojnë të përfitojnë nga vizita e presidentit të tyre për të kryer veprime,” tha Theimer duke shtuiar se “ne jemi në një nivel të lartë të gatishmërisë.”

“Për momentin nuk kemi ndonjë shenjë konkrete kur bëhet fjalë për veprime nga diaspora, por është diçka që po e marrim në konsideratë,” tha Theimer.

Trupat shtesë do të kenë role në mbrojtjen e emisarëve të huaj dhe mbështetje për policinë rajonale të Gjenevës në ajër dhe në liqenin e Gjenevës, tha departamenti i mbrojtjes.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar pritjet për samitin dhe tha se Biden ka në plan të ngrejë Ukrainën, kontrollin e armëve, të drejtat e njeriut dhe sulmet e ransomware kibernetike me Putin. Zyrtarët rusë kanë thënë se axhenda e samitit të tyre përfshin stabilitetin strategjik, krizat globale, ndryshimin e klimës dhe përpjekjet për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Autoritet zvicerane sot kane njoftuar po ashut se eshtze nje intersim i jashtazakonshem i meidavwe botere te ndjekin smaimit boter te se merkures se ardhshme ne Gjenevë. Keshut jane bere mbi 2800 kerkesa per te ndjekur samitit, po ranë pranuar vetem 300 gazetarë. Aty edhe nje shqiptar!  Këta gazetarë do të vendosen në qendrën e shtypit përballë Park La Grange, në mesin e tyre edhe një shqiptar Nefail Maliqi nga gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch