Kreu Blog Faqe 1659

Përparim Kabo letër të hapur At Gjergj Fishtës: “At, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme”

0
Përparim Kabo, filozof nga Tirana
Qëndroj përballë veprës tuaj At i nderuar dhe i ranë në gjunjë të falem, sepse çdo ditë që e shkruaj e lexoj e prek shpirtin tënd! Shkronjat që përdorim sot janë latine dhe ato, falë Kongresit të Manastirit të vjeshtës së dytë të 1908-s. Në manastire shkojnë e ndryhen vajza e dëlira, si nën porosi të Apolonit, dhe djemtë që nuk duan me provu maskulitetin e tyre.
Por ja që në historinë tonë kombëtare emri Manastir na kujton dishepujt e kombëtarisë, ata që nuk lejuan të çnatyroheshim pas 500-vjetëve robëri për t’u larguar përfundimisht nga rrjedhat historike të qytetërimit evropian.

Ju u mblodhët atje në një tubim mbarëkombëtar, sepse përfaqësuesit erdhën nga të gjithë trevat: nga Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Janinë, Shkupi, Manastiri, Kolonja, Leskoviku, Dishnica, Resnja, Ohri, Mati, Dibra, Follorina, Starja, Kërçova, Prizreni.

Kongresi që ju mbajtët ishte edhe mbarëdiasporik, sepse pati delegatë që përfaqësuan shqiptarët e Italisë, të Bullgarisë, Rumanisë (Bukureshtit, Konstancës), Amerikës, Egjiptit. Por, mbi të gjitha ju i dhatë atij karakterin e një kongresi shkencor mbarëkombëtar, me qëllim hedhjen e themelit të ngritjes së kombit e shtetit kombëtar.

Në thelb të qytetërimeve janë besimet fetare, por edhe gjuha. Tek elementi i parë nuk mund të gjendej uniteti, sepse religjioni ynë ishte një mozaik besimesh. Për shkak të pushtimi të gjatë dhe mbijetesës, ishte bërë devijimi i thellë.

Por, nën petkun mysliman, katolik, ortodoks apo bektashi, besimtari ynë kishte mbetur shqiptar; as ishte turqizuar, siç edhe paragjykoi Kongresi i Berlinit i 1878-s, as ishte greqizuar, siç edhe pretendonin “Gjitonët e sëmurur” me “I Megali Ide”-në e Jan Koletit, por as edhe ishte italianizuar.

Kishin ruajtur gjuhën e nënës, të bukur, të pastër, konservatore dhe gati, në saje të fanatizmit, me trajta arkaike. Ky përrua ekzistencial na kishte mbajtur të pa përçudnuar. Vinte nga mugëtira e fillimjetës At, nga pellazgia jetëshpërgënj, kur nisi të ngrihej njerëzimi.

Siç shkruan George Von Hahn, patre: “… Lidhjet në mes shqipes dhe emnave më të vjetër të perëndive të Greqisë së zbuluem janë dëshmia ma e fortë që shqiptarët e sotëm janë pellazgë”. Ajo nuk kishte humbur, sepse ishte brenda gjokseve të shqiptarëve, ishte në mendjet e në ëndrrat e tyre, të cilat nuk mund të vidheshin, të religjionoheshin apo visheshin ushtare për nizam.

Gaboi rëndë Kongresi i Berlinit Pater, kur tha se atje ka vetëm “shqiptarë të turqizuar”, dhe se Shqipëria është veçse një shprehje gjeografike. E ju ishit atëherë një vocërrak 8-vjeçar, por një shqiptari i rrallë për nga vlerat që do t’ju sillnin bash pas tri dekadash në atë lartësi, ku dhe ju shpuri mendja dhe vepra, penda dhe krijimtaria që shpalosët në Kongresin e Manastirit e më tej gjithë jetën tuaj.

“…Gjuha e popujve të pakulturuem mund të rrudhet dhe të degradohet, format e tyre të mendimit dhe të jetës të mbeten në mijëvjeçarë statik. Kjo dëshmohet bukur qartë në gjuhën shqipe, në të cilën çiftëzohen forma gramatikore tejet të degradueme, me fonetikën më të pasur dhe rrënjët e lashta të fjalëve, të cilat, edhe pse në pjesën më të madhe të dobësueme, mbajnë sidoqoftë aty-këtu të pastër formë e fuqishme fillestare.”

Patët përgjegjësi të dyfishtë At Gjergji: edhe kombëtare, por edhe globale, sepse kjo gjuha jonë e vjetër është edhe rrënjë e thellë e qytetërimit parahelen dhe atij romak.

Kongresi juaj i Manastirit ishte një kongres shkencor me karakter gjuhësor, filologjik dhe arsimor, por edhe në ndihmë të një kleri me fytyrë kombëtare, sepse liturgjia jashtë gjuhës amtare dhe e shprehur në gjuhë të tjera, në jo pak, por në tre, do ta fragmentizonte tragjikisht antropologjinë tonë.

Ndaj, në këtë këndshikim, ju realizuat edhe një lloj protestantizmi civil, duke i hapur rrugë një kleri dhe liturgjie kombëtare.

Kongresi ishte shkencor edhe për një arsye tjetër, sepse delegatët e zgjedhur vinin nga shoqata dhe organizata patriotike në qëllimin e tyre, por tërësisht të diturisë, të shkencës, të akademizmit dhe të letrave – në përmbajtjen e tyre dhe në aktivitetin e deriatëhershëm gjithë po aq.

Këtej buroi klima e mirëkuptimit, sjellja e tolerancës, marrëdhënia e dialogut jopërjashtues, fryma e ekzigjencës shkencore dhe e orientimit vizionar evropian të Kongresit të bekuar të Manastirit.

Ndërgjegjja shkencore akademike u shpërfaq si autoriteti vendimmarrës; ndaj dasitë antropo-kulturore, të folmet dialektore, apo arritjet e deri asaj dite nuk prodhuan dot pengesa dhe nuk u gjykuan si të tilla.

Ylli polar ishte atdheu dhe atij Ju i ishit falë.

Zgjidhjet që vijnë nga shkenca dhe nga dishepujt e saj janë të tilla që reflektojnë pjekuri, ushqejnë vetëpërmbajtje dhe dritojnë largpamësi.

Ato ngrihen mbi folklorizmin, patriotizmin kallp vetëizolues dhe vetëcopëtimin e frikshëm pseudopatriot, që shpie verbazi në pështjellime, ku njëra pjesë t’i bjerë tjetres, në interes të një triumfi separatist që deformon gjithë procesin.

Vetëm përfaqësues të tillë shkencor mund të gëzojnë edhe tagrin e përfaqësimit të bashkëkombësve jashtë dhe larg kufijve të trugut dhe kombëtar.

Dituria nuk matet me kufijtë, por me progres. At i respektuar me emrin e bukur Gjergj, dëshiroj të të them se, nga largësia e njëqind viteve kur ju e mbajtët e atë tubim, sot mund të kumtojmë që Kongresi i Manastirit, me vendimet që more e me hapësirat që çeli është i pari kongres shkencor mbarëshqiptar, dedikur elementit palcor të identitetit historik, gjuhës së nënës, që ishte gjuha shqipe.

Njëherësh, kongresi ka kontribute universale, sepse, duke e mbajtur këtë vlerë unikale në strukturë të shkronjave latine e ruajti për të mos i humbur tiparet themelore. E gjithë kjo, që të mos këputej filli historik, kontinuiteti epokal dhe vijueshmëria e qytetërimeve që sot pranohet gjerësist si qytetërimi parahelen, i cili nuk mund të ishte as memec as pa identitet.

Ruajtët Atë atë që një studues i sotëm nga treva e Matit njohës i shkëlqyer i egjiptologjisë, i mitologjisë greke e romake, i historisë dhe i liturgjisë, e quan shterueshëm dhe me formë aksiomatike: shqipja, kjo “fosile e gjallë” e pellazgjishtes. Sikur për një moment të mendojmë që të ndodhte deformimi si edhe jua kërkoj në kongres me letrën e tij të gjatë greku D. Kurilius ose Kuterius – ata që kanë zbardhur dokumentacionet shënojnë se nuk i dallohet mirë emri, por kjo pak rëndësi ka; mund ta quajmë antishqiptari – do të humbte jo thjesht gjuha jonë e bukur, por një pasuri universale unikale, shenjëzimi kuptimor i gjenezës evropiane, mitokracia pellazge, kjo formë e parë e dijes globale.

Nuk ndodhi, falë jush, njerëzve të mençur, që pikërëndesat e historisë i mbajtët në ekuilibra prej filigrani dhe patët si motive të jetës e të aktivitetit tuaj atdheun, popullin, kombin dhe dinjitetin e tij.

Ndërsa Kongresi i Manastirit hodhi themelet e pavarësisë kombëtare. Pas betejës së Sedanit të shtatorit 1870 dhe fitores mbi francezët, Bismarku, themeluesi i shtetit modern gjerman, i bashkoi protestantët dhe katolikët në shtetin modern, duke e filluar këtë njësim me Kongresin mbi Arsimin dhe duke iu dhënë organizatorëve leksionin e radhës, se “ndryshimi në arsim nuk fillon nga universitetet, por nga arsimi elementar”.

Edhe ju At i donit shkronjat dhe ABC-në latine, sepse, paçka se vijonte sundimi xhonturk, brenda asaj hapësire që lejonte kushtetuta e tyre kishit qëllim që në shkollat turke dhe në ato greke të futej edhe shqipja dhe, krahas kësaj, të hapeshin edhe shkollat shqipe, unë ndihem i turpëruar para Jush sot, por dua t’ju bëj me dije se kemi aq shumë shkolla turke e greke në Shqipëri pas 100 vjetëve të kongresit, dhe ju bëjmë aq lavdërime dhe temena – duke i quajtur, deri edhe siç ndodhi para ndocakohe, kur një shkollë e huaj ku flitet edhe pak shqip u quajt më e mira në vend – saqë Ju, themeluesit e kombit, do duhet të rimblidheshit për ta vendosur shoqërinë në udhë të drejtë dhe shqiptarizmin në binarë.

Objektivin e parë At Gjergji e patët të vështirë, se reformatorët e Portës së Lartë ju prenë në besë, ju përndoqën e arrestuan kudo, në Tiranë, Korçë, Vlorë e gjetiu. Por patriotët dhe mësimdashësit e shqipes, klubet kulturore të mendimit, nuk u thyen, nuk u trembën, nuk u tërhoqën. Edhe objektivin e dytë e bëtë realitet, sepse në vitin 1909 u mblodh Kongresi i Arsimit në Elbasan, çka solli edhe të parën shkollë normale për të përgatitur mësues. Po mbaronte periudha e gjatë e medreseve, ku përgatiteshin hoxhë, dhe po fillonte një erë e re e një protestanizmi civil laik, e dijes dhe e shkencës.

Në vitin 1879, At i respektuar, pra fill një vit pasi u shpall Lidhja e Prizrenit, që hodhi themelet e shtetit kombëtar, u krijua Alfabeti i Stambollit (që në Toskëri njihej si alfabeti i Frashërllinjve), por që barti mençurinë e krijuesve, si të Sami Frashërit, nga Dangëllia –drita e diturisë përpara le të na shpjerë; të Vaso Pashë Shkodranit nga Shkodër Locja se – feja e shqiptarit është shqiptaria; të Kostandin Kristoforidhit nga Elbasani, që më 1872-shin përktheu në shqip Biblën; të Jani Vretos nga Postenani; të Tahsim Hoxhës nga Filati, aq pranë Dodonës, qendrës së pellazgëve, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, dijetar i hapësirave nga “raca e keplerianëve”.

At Gjergj Fishta, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme, kur sjell në mendje se sa bukur e administruat Ju kongresin, si një forum institucional. Zgjodhët një president, të nderuarin Mit’hat Frashëri- megjithëse ende ai nuk kishte mbërritur- sepse vlerësuat kontributet, emrin e Frashërllinjve dhe mendjen e tij të thellë. Të gjithë njëzëri u gjendët në një mendje e në një fjalë. Dolët e pritët në stacion kur mbërriti në mbrëmje dhe ia lavdëruat Frashërin dhe kontributet e bijve të tij, për shërbimet e tyre ndaj atdheut. E Mit’hat beu, delegatit nga Shkodra që ia tha ato fjalë zemre, iu përgjigj se “shërbimet që Shkodra i ka bërë shqipes janë të panumërta, sepse kur shqipja qe e ndaluar kudo gjetiu, Shkodra pati privilegjin të vazhdonte ta përdorte dhe të punonte për përparimin e saj”.

E çelët Kongresin si një tubim të hapur edhe me njerëz të tjerë, e nxënësit e shkollës së mesme (idadijes) kënduan këngë patriotike, por, si europian nga qytetërimi, ju zgjodhët për mbarëvajtjen e tij një presidencë. Pas presidentit qëndronin si nënpresident zoti Gjergj D. Qiriazi dhe ziti Luigj Gurakuqi, ndërsa për sekretarë Nyzhet bej Vrioni nga Berati për gjuhën turqisht dhe Hil Mosi e Thoma Avrami për gjuhën shqipe.

Mënyra si operuat ju At Fishta më mrekullon për funksionalizmin dhe procedurat , sepse kongresi, për të kapërcyer situatën e alfabeteve që vepronin, për të mos u penguar nga dasitë dialektore dhe krahinore dhe për të mos e vënë fenë mbi kombin, e gjeti të udhës të krijonte një komision me 11 veta, që e kryesuat ju At Gjergj Fishta, dhe ku presidenti i Kongresit ishte anëtar.

Ju dhatë besën se, pa përfunduar, nuk do të informonit asnjë delegat të kongresit, i cili ju kishte mandatuar, dhe kishte vendosur unanimisht që përfundimet e komisionit do të ishin të pakontestueshme. Puna juaj nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë, sepse aso kohe kishte rreth gjashtë-shtatë alfabete të ndryshme, nga të cilat katër ishin më të përhapurat.

“Alfabeti i Stambollit që përdorej në Toskëri. Atë e përdorte Shkolla Shqipe e Vajzave në Korçë dhe shumë libra shkollorë ishin shtypur me të. Në Shkodër dhe në Shqipërinë e Veriut përdoreshin tri alfabete, njëri syresh njihet si Alfabeti i Jezuitëve; i dyti si Alfabeti i Bahkimit dhe i treti si Alfabeti i Agimit. Me Alfabetin e Jezuitëve kishin shtypur vetëm disa libra kishtarë dhe ndonjë revistë mujore. Ky alfabet është përdorur për 300 vjet. Dy të tjerët qenë përdorur në shkollat katolike në Shkodër dhe në fshatrat rreth e përqark këtij qyteti.”

Logjika gjithëplanësore, mbi të cilën arsyetoi kongresi, ishte se pasja e shumë afabeteve shpinte te fragmentizmi, dhe jo te bashkimi, sepse nuk mund të lexoheshin nga të gjithë ato që shkruheshin e që botoheshin. Ishte humbur shumë energji dhe pengohej përparimi kombëtar drejt pavarësisë kombëtare dhe shtetit kombëtar të pavarur, “për të mos përmendur këtu pengesën e madhe prej qeverisë (turke), e madhe sa askush nuk guxonte të thoshte se ishte shqiptar”.

At Gjergji, ndoshta të shtiva në kujtime të thella e të vyera, por për ne sot veprat tuaja janë memorie historike, nga edhe ku orientohesh për hartën e rrugës.

Ditën e tretë të kongresit, të hënën në mëngjes, e mori fjalën prifti katolik nga Durrësi Dom Nikollë Kaçori. Përtej identitetit fetar, ai u shpreh qartazi se “do të adaptonim me gëzimin më të madh të përdornim atë alfabet që do të caktohet”. Kjo nënkuptonte se shqipja e shkruar do të ishte tash e tutje edhe gjuhë liturgjike. Përpjekjet kishin filluar qysh më 1907-n, si nga shqiptarët e Amerikës ashtu edhe nga një prift amerikan në Korçë, i cili kishte ndikuar thekshëm që të kishte një bilinguizëm në liturgji, herë greqisht e herë shqip.

Nëse të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja, si gjuhë të saj do të kishin po gjuhën amtare, tanimë edhe të shkruar e me një alfabet standard latin, kjo do të thoshte se bashkëjetesa fetare dhe harmonia fetare kishin gjetur një mjet komunikimi universal të njëjtë. Shoqëria fetare nuk do të vinte më ndesh me shoqërinë laike, për shkak të komunikimit në gjuhë të ndryshme. Vetë njeriu ynë po futej në një udhë ku brenda arsyes nuk gjente pengesa komunikimi mes formave të tij të ndërgjegjes.

Hej At Gjergj Fishta, më ndalet fryma kur citoj ato fjalë që thatë Ju pas zotit Kaçorri: “Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga këto alfabete, por kam ardhur të bashkohem me ju dhe të adaptoj atë alfabet, të cilin Kongresi do ta vendosë si alfabetin më të dobishëm për ngritjen e popullit”. Ju kumtuat At se shqiptarët kishin humbur shumë në lëmin e qytetërimit dhe të arsimit, për shkak të mungesës së një alfabeti të përbashkët. Kulmimi juaj ishte klithmë lirie, dinjiteti ekzistence e prosperiteti historik, kur e mbyllët fjalën tuaj: “Armiqtë që e kanë rrethuar Shqipërinë janë shumë dhe secili prej tyre përpiqet të rrëmbejë për vete ndonjë copë. Por ne, edhe po të mos mundim ta mbrojmë atdheun me fuqinë morale që kemi, do ta mbrojmë atë me armë në dorë dhe nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë shqiptare!”.

E kuptoj At, atë që po shkruan asokohe Gjergj Qiriazi për këto fjalë: “Unë nuk do jem i zoti t’i shkruaj në letër gjithë këshillat e vlefshme të Patër Fishtës, me të cilat secili nga ne u impresionua; ai na i preku zemrat aq shumë, saqë myslimanë e të krishterë nuk mundëm t’i mbanim lotët. Kur Patër Fishta po zbriste nga platform, Hafëz Ibrahim Efendi Hoxha nga Shkupi u sul drejt tij, e përqafoi me sytë mbushur me lot dhe e puthi. Kjo skemë, në praninë e treqind-katërqind njerëzve, nga të cilët tre të katërtat ishin myslimanë, la një përshtypje të madhe”.

Delegimi prej kongresit i kompetencave për hartimin e vendimeve nga një komision i mirëfilltë specialistësh prej 11 vetash, me në krye At Gjergj Fishtën, i cili nuk kishte të drejtë të merrte vendime me më pak se tetë veta, është tregues se Kongresi i Manastirit operoi me një Asamble të Gjerë Shkencore vendimmarrëse, bazuar tek autoriteti i dijetarëve të mirëfilltë. Ju e hapët mbledhjen e komisionit Patër Gjergji me fjalët e gdhendura dhe të arsyetuara për atë kohë dhe për këtë tonën: “Kjo detyrë që kombi na ka ngarkuar është një detyrë e madhe, sepse alfabeti, mbi të cilin do të vendosim, është boshti i kombit dhe i vetmi mjet, me të cilin kombi do të përparojë”.

At, më ndje, sepse ndoshta zemrën do të ta thyej, por ka gati dy dekada që shumë shqiptarë kanë marrë dhenë në kubet e të shumtit janë në Greqi e në Itali. Fëmijët e tyre nuk e mësojnë shqipen, por greqishten dhe italishten; bile edhe emrat i vënë jo më si të shqiptarëve. Kjo pjesë e breznive të reja të kombit po lëviz pa bosht dhe, dihet: rrota pa bosht të shpie atje ku s’duhet.

Po du me Ju sjell në mendje atyre dhe njerëzve që paguhen për me zgjidh këto çështje jetike do rreshta nga shkrimi yt Patër, “Gjuha shqype”, e shkurtit të 1917-s. “Ma e para punë pra qi lypet n’interese t’mbatunit t’gjuhës shqype asht kjo qi gjuha shqype të mbahet gjuhë msimi nder t’gjitha shkollat fillestare t’Shqypnis…Ata prind qi fmive t’vet nuk jau apin msimet e para n’kët gjuhë, ata, mas mendimit tonë, punojnë drejtpërdrejt kundra intereseve t’Shqypnis”.

At Gjergj Fishta, më lejo të kthehemi edhe njëherë të Kongresi i Manastirit dhe te puna e komisionit që ju drejtuat. Vendimi primordial që “të adaptohej alfabeti latin si bazë dhe pastaj të vendosej së çfarë tingulli t’i jepej çdo shenje. Dhe, sa për shenjat e tingullit, e gjetur në alfabetin latin, do të pranohej çdo lloj shenje që do të caktonte komisioni, sipas nevojës së tingujve që kërkon gjuha shqipe”.

Kjo ishte përgjegjësia dhe sfida juaj, ku edhe u sendërtua kapaciteti juaj shkencor dhe ai europian. Ju e gjetët mirëkuptimin edhe kur pranuat të përdoreshin të dyja alfabetet, edhe ai i Stambollit (Frashëri), por edhe ai latin. Veçse kambana e arsyes erdhi nga fjalët tuaja At i nderuar Fishta!

Ju e drejtuat kongresit-kur në sallë ishte edhe dërrasa e zezë ku ishin shkruar shkronjat, të cilat i solli Luigj Gurakuqi-me këto fjalë epokale që shihnin nga një e ardhme europiane e atdheut: “Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojës së kombit, porse, që të mund të shtypeshin libra përjashta Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame jashtë, kemi nevojë të zotërojmë një alfabet me shkronja krejt latine”. Dhe fjala juaj u mbyll me duartrokitjet e brohoritjet “Rroftë Alfabeti!”.

E shihje gjuhën dhe kulturën si pjesë të qytetërimit europian, ndaj gjykove dhe këshillove si shkencëtari i parë europian, yni At Gjergji! Në Europë shkohej me libra e me dokumentacion; pra, me kulturë e me institucionalizëm parashikove, o mëndje horizontesh!

At Gjergj Fishta, të falem që pranove të bisedonim në këtë ditë Feste Kombëtare (jo zyrtarisht), dhe më fal se vite më parë na kishin mbyllur sy e vesh për të mos fol me ty! Aq sa njerëz të letrave, që u besonim sinqerisht, na impononin një deformim të frikshëm të gjenisë tënde. Ndaj, të lutem, sot, kur edhe eshtrat t’i kanë hudh’ në lumë e lundrojë oqeaneve, si ADN-europianizmi, thirre një meshë mëshire dhe kujdesi për të gjithë ne që çdo ditë përdorim ABC-në që krijuat ju, vetëm për një qëllim: lartësimin e atdheut e të kombit, se veç dashurisë për ta Ju nuk kishit gja tjetër më të shenjtë!

“Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane – shekulli VII –XV”, një libër që zbulon të vërteta historike për mbijetesën e kishës katolike

0

Mr.sc.Nue Oroshi

Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane – shekulli VII –XV një libër që zbulon shumë të vërteta historike për mbijetesën e kishës katolike në Kosovë

Libri “Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane –shekulli VII-XV“, e autorit dr.sc.Besim Morina është një libër i rrallë i cili flet për gjendjen kishtare në plotë tetë shekuj histori, në një periudhë kohore mesjetare ku është shumë e vështirë të gjinden materialet burimore.Autori i këtij libri studiuesi Morina me një përkushtim të rrallë ja ka arritur që jo vetëm ti mbledhë këto burime historike por këto burime t´i sistemoj dhe t´i analizoj në mënyrë shkencore duke nxjerrur përfundime shumë të frytshme për tetë shekuj histori të mesjetës shqiptare.Libri fillon me një parathënie ku autori paraqet mundin e veshtirsitë dhe angazhimin e tij në përgaditjen e këtij libri të mesjetës shqiptare.Që në kapitullin e parë, Fillet e Krishterizmit,këtu përfshihen edhe nënkapitujt,Ipeshkëvijtë e para,Martirët,Justiniana Prima, Ipeshkvia e Prizrenit, Institucionet kishtare në kohën dyndjeve barbare,Kisha e Kosovës përballë pushtimeve Bullgare.Autori vjen në konkludim se Ilirët kishin qenë të kristianizuar në kohën apostolike,që e dëshmon edhe me faktin se që nga zanafilla e organizimit dhe konstitucionit hierarkike-kishtar, kishat ilirike ishin të pranishme në të gjitha çështjet dogmatike e disiplinore. Po kjo kishë bënte pjesë në kishen e Romës dhe ishte gjithnjë besnike ndaj doktrinës katolike.Kapitulli i dytë fillon me temën Kisha e Kosovës përballë pushtuesve Nemanjid, duke vazhduar me nënkapitujt, pushtimi Nemanjid në tëritorinë e Kosovës së sotme,kisha katolike dhe bashkësitë e tyre në Kosovë nga shekulli XIII deri në shekullin XV,popullata autoktone e krishtere në Kosovë, përvetsimi i kishave shqiptare nga ana e pushtuesve serbë.Në këtë kapitull studiuesi Morina ka bërë një punë mjaftë të madhe ku thotë se duhet theksuar se kisha ortodokse-serbe përvetësoi kisha të moçme iliro-shqiptare, ndërtoi apo rindërtoi mbi to, që nga shekulli XIII, duke u ngjitur në shekujt e sundimit osman, mbretërisë Jugosllave dhe deri në ditët e sotme.Është për t’u theksuar se vetëm në një koloni të vogël kotorrase e raguzane në Llabin e Epërm, përkatësisht në Bellasicë, përmendën 7 kisha. Mirëpo, monumentet të cilat nuk i takonin ritit ortodoks serb, mbetën nën mëshirën e kushteve natyrore, ndër të cilat duhet përmendur Kisha Katedrale në Novobërdë dhe shumë kisha të tjera te cilave u kanë mbetur vetëm themelet. Mbreti Milutin, rreth vitit 1315, ngriti Manastirin e Graçanicës në vend të një kishe të vjetër. Ky Manastir, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike gjatë viteve 1957, 1963 dhe 1964, është një bazilikë e ndërtuar midis shek. VI-XI. Kjo bazilikë ishte qendër e ipeshkvisë së Ulpianës dardane.

Pas rrënimit të saj, mbi themelet e aniatës së mesme u rindërtua një kishë kushtuar Zojës së Bekuar të Graçanicës. Kjo kishë përmendet në letrën e papës Benedikti XI, në vitin 1303, si kishë famullitare katolike. Mbi këtë kishë është rindërtuar Manastiri i Graçanicës.Manastirin e Shenjtorëve Mihail e Gabriel, perandori Dushan e ngriti mbi themelet e një kishe të krishterimit të hershëm, që është ndërtuar mbi një kishë të moçme dardane, të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348. Arkeologët në rrënojat e këtij manastiri, kanë zbuluar fragmente interesante të artit bizantin, romantik dhe gotik. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen, është mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik të punuar në Serbi, veçse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e katedrales Santa Maria në Firencë. Ndikimet perëndimore, posaçërisht ndikimi i Kotorrit, Tivarit dhe Raguzës, vërehen edhe në këtë Manastir. Në kishën e këtij manastiri, ruhet dhe varri i kryezotruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga vitit 1372.Është e njohur se pjesëtarët e familjes Balshaj, në vitet 1375 dhe 1385, udhëhoqën kuvendet kishtare në Patriarkanën e Pejës.Studiuesi Morina edhe për kishën e Deçanit me të dhëna burimore vjen në përfundim se kjo kishë është shqiptare dhe e ndërtuar nga shqiptarët:Kisha e Manastirit të Deçanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate, e ardhur nga bregdeti. Ndikimet e ndërtimit perëndimor, posaçërisht, ndikimet dalmato-shqiptare, që vinin nga Raguza, Kotorri, Korçulla, Tivari, Ulqini, Shkodra, etj., dhe që kishin depërtuar thellë në Kosovë vërehen më së mirë në këtë kishë, e rindërtuar apo ndërtuar gjatë sundimit të mbretërve nemanjid Stefan Deçani dhe Dushani -1327-1335.Këto studime që jep studiuesi Morina tregojnë qartë se Kishat iliro-shqiptare ishin pervetsuar nga serbët dhe më pas i kishin përshtatur në stilin e tyre kurse sot serbët bëjnë politikën e tyre shteterorë me kishat tona që na i kanë përvetsuar.Në kapitullin e tretë, Kisha shqiptare përballë pushtimeve Osmane, ku vazhdon me nenkapitujtë, pushtimet osmane në Kosovë, Islamizimi i të krishterëve shqiptar.

Studiuesi vë në pah se të njëjtën politikë të përvetsimit të kishave iliro.shqiptare që kishin bërë pushtuesit serbë e vazhduan edhe pushtuesit turq ku thotë se disa kisha, pushtuesit osman i shëndërruan në xhami, për shembull kisha e Mitropolisë në Shkup, kisha e Shën Kollit në Novobërdë, dy kisha të Prizrenit, një në Pejë. Në Tivar Katedralja e Shën Gjergjit, kurse pallati ipeshkvnor bëhet rezidenca e guvernatorit turk.Këtu autori vë ne pah edhe bashkëpunimin e ngushtë në mes te turqve dhe serbëve në dëm të tokave iliro -shqiptare, madje ky bashkëpunim i tyre ishte forcuar posaçërisht pasë rënies se Konstantinopojës ku ishte bërë një marrëveshje në mes te turqeve dhe kishës ortodokse për tolerimin dhe përhapjen e ortodoksisë në vendët ku sundonte Perandoria Osmane,një marrëveshje e tillë ka qenë shumë e rëndë për liro- shqiptarët për faktin se në periudhën e pushtimit osman shqiptarët u gjendën përballë një shtypje të dyfishtë, në njërën anë nga turqit e në anën tjetër nga serbët.Në kapitullin e katërt temë boshtë është Paraqitja e mësimeve të shtermbëruara dhe qëndrimi i përfaqësusve të kishës shqiptare-duke folur për nënkapitujtë Periudha Ikonoklaste dhe qëndrimi i kishës shqiptare rreth këtij problemi,ndarja përfundimtare e kishës ,pasojat e kësaj ndarje për Kosovën,roli i Kryezotërinjëve Balshaj në riformimin e kishës shqiptare.Duke folur për këtë rol studiuesi Morina thotë se në kohën e marrëdhënieve të mira midis Balshajve dhe Papës së Romës, qyteti i Prizrenit në kandin lindor të Arbërisë veriore, fitoi një ipeshkëv katolik (rreth vitit 1372), por, për një kohë të shkurtër. Mos lejimi i funksionimit të ipeshkvisë, për një kohë më të gjatë, na jep të kuptojmë për vështirësitë në të cilat ndodhej kisha katolike shqiptare, nën sundimin Rasian.

Libri përmbyllët me një rezyme në gjuhën shqipe dhe angleze, duke u pasuar me një vëllim mjaftë të madh të burimeve dhe literaturës historike për periudhën e mesjetës shqiptare duke i qemtuar dhe shikuar me sukses nga shumë burime të ndryshme historike.Autori i këtij libri vjen në përfundim se Arbëria, në mesjetë ishte një vend plot më kisha dhe manastire. Këtë nuk e shohim vetëm nga burimet, kryesisht mesjetare, por edhe nga gërmadhat e shumta mesjetare të kishave nga dokumentet e kohës së re, ashtu edhe nga nomenklaturat topografike. Këta tempuj të besimit krishterë, që u shërbenin banorëve autokton me shekuj, fati i ligë e deshi që pjesa me e madhe e tyre të shkatërrohet ose të përvetësohet.Për uzurpimet që i ishin bërë kishës katolike, kemi njoftime edhe nga letra e Papa Klementit VI (1346), ku Papa thekson se kisha e Shën Mërisë në Prizren dhe e Shën Pjetrit afër Prizrenit, janë të nënshtruara ipeshkvit të Kotorrit, Sergjit.

Por, disa mbretër të Rashkës, paraardhës të Dushanit, kuvendet dhe kishat e përmendura , i përvetësuan në kohën e vet, e që edhe tani ai i mban si të pushtuara (pronë të vetën). Me këtë vepër studiuesi dr.sc.Besim Morina hyn në radhët e studiuesve seriozë të mesjetës shqiptare duke paraqitur një libër aq të nevojshëm dhe të munguar për historinë kishtare te Kosovës në mesjetë.

Akademi, universitete, profesorë e studentë kosovar, iu mbuloftë turpi !

0

Shkruan: Luan Asllan Dibrani

A nuk keni pare as dëgjuar se dje për herë të parë pas luftës është mbajtur meshë mu në zemrën e “Universitetit Hasan Prishtina” ,pikërisht në objektin e ndërtuar me dhunë nga ish regjimi serbosllav?
A nuk pate asnjeri se ne pikën e ditës,ata dhunuan Kosovën ,po sikur të ishte një objekt i yni në Beograd i tillë dhe të shkonim ne shqiptaret ne te njëjtën mënyrë për 5 minuta kish kris lufta dhe asnjë te gjalle se kishin lëshuar!!!…

Si nuk u vjen turp akademik,profesor se paku me dal me një kumtesë,proteste apo edhe një demonstrim pran medieve ndërkombëtare për një provokim aq drastik nga qarqet serbe?
Si nuk reaguat kurrë as për situatën politike qe shpesh vijnë ne kundërthënie edhe nga politikajte e deputet tip analfabetesh të Kosovës?
Heshtja e juaj është baras me pajtim qe edhe në këtë kohë të lejoni të falsifikohet Historia duke i përvetësuar “Kishat tona” si të vetat.
Kurrë nuk dolët së paku me dy rreshta t’i kundërshtoni planprogramet e Quballoviqve dhe pasardhësve të tyre Millosheviqit deri të nxënësi i tyre Vuqiqi?

Po,si nuk dolët me as një konferencë shtypi së paku me reaguar kundër këtyre grabitqareve uzurpues të pronës së Korpusit të UP-së qe mbajtjen liturgji pa therë në këmbë. Edhe ndonjë ditë do tu qesin nga objektet e Universitetit?

“Prona ku është ngritur struktura e papërfunduar aktualisht është në procedurë kontestimore dhe ku paditës është Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” por atij procesi nuk i keni ra mbas duke mos marr pjesë as në gjykim!!! Turp u mbuloftë!!!
Akademik ,profesor dhe student a keni ndërgjegje ta poshtëroni emrin e madh të dijetarit “Hasan Prishtinës” qe edhe metalikun e fundit e shiti për të krijuar dije tek shqiptarët .
Ai shiti tere kapitalin me blerë libra për ta rrit dijen dhe kulturën shqiptare!?. Ju sot i lëkundni eshtrat me vënien emrit te tij, këtij Universiteti .Buka e Kosovës do tu vras tip injorantesh ,zuzarësh e akademik me diploma falco e të rrejshme qe nuk këtë të zot ti kundërviheni një krushqnije serbe për ta ripushtuar Kosovën edhe ne këtë mënyrë me primitivizmin e tyre qe botërisht dihet se kjo kishë gurthemelin e vënë vetë krimineli Arkan i dërguari i Millosheviqit.
Akademik,profesor e student shtetet e zhvilluara i menaxhojnë pikërisht njerëzit e mëdhenj të dijes nga Akademitë e Universitetet, si ju qe i keni emrat, por nuk ketë të zot asnjëherë të reagoni kundër llumshtise së deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të cilën e kanë votuar sipas Pakos së Ahtisaarit, ,si pjesë përbërëse e Kishës Ortodokse të Serbisë, me seli në Beograd!
Asnjë qeveri Serbe as edhe një vendim të vetëm nuk e merr pa miratimin e kishës Serbe dhe Akademisë te vet ,prandaj lind pyetja a thua meritoni ti mbani ata tituj për se koti dhe këto diploma?
Kisha serbe ka dhënë bekimin për shfarosje të popullove tjerë është për t’u çuditur?! Kjo kishë është bashkë fajtore e krimeve në Kosovë dhe provokim para rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga e cila konsiderohet liturgjia e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e korpusit të Universitetit të Prishtinës?.
“Që nga koha kur ka filluar ndërtimi i kishës në Korpusin e Universitetit të Prishtinës, ka qenë diçka e jashtëligjshme,provokative, për shkak se është bërë pa pëlqimin e Universitetit dhe pa kurrfarë leje.
Kisha Ortodokse Serbe, në përgjithësi është duke u keqpërdorur“nga regjimit i Beogradit, qe në vazhdimësi mundohet ti përvetësoj kishat tona si të vetat, prandaj këta janë të prirë qe nga kjo kishë qe e dimë si u ndërtua, elita serbe deri nesër krijon histori e mite nga kjo kishë.
Si kjo kishë me pretendime dhe qellime antishqiptare pa leje në Kosovë janë ndërtuar edhe me qindra xhamia nga shtet islamike qe nuk i duan të mirën Kosovës dhe si të tilla duhet të rrënohen të gjitha bashkë me këtë kishë .

Tash po bindem se meritat e Pavarësisë së Kosovës i paska pas vetëm i madhi dhe i dijshmi ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës pa komandantet e rrejshëm !
Koha është për shërimin e plagëve , ato po lëndohen edhe më shumë, po gjëmon dhe lëngon populli e heshtë pushteti po edhe ju Akademik, profesor e student . Le të jetë kërkesë urgjente për Akademinë e Kosovës ,Universitetin Publik të Prishtinës, qe të hartojnë bashkërisht një Projekt, në bazë te të cilit ti dërgojnë Kuvendi të Kosovës të si te përgatitur një Rezolutë apo dekret ligj , me të cilën ai objekt të shpallet ilegal dhe i kundërligjshëm, e aty të ndalohet çfarëdo manifestimi!,deri ne miratimin e rrënimit si i pa ligjshëm!.
N.Mandella për kolonistët e Afrikës ka thënë; “na erdhën me bibla në dorë, na ndërtuan kishat… me bekimin e zotit, por na i lanë biblat si dhuratë nga zoti na morën pasurinë!!!” Shqiptarët nuk kanë arritur asgjë shkaku i besimit në botën tjetër dhe shkaku i fqinjëve! Shqiptarët (myslimanët) kanë frikë dhe kurrsesi nuk mund t’a ndajnë religjionin nga jeta e tyre! Problem jetik të ta!Prandaj si kjo kishë e dëmshme, aspak ma te dobishme s’janë gjithë ato xhamia te ndërtuara vetëm e vetëm ta vazhdojnë robërimin e këtij populli nga te tjerët duke u servuar secili ne vete fe e fe !…


Pra mos të harrojmë se kërkesa unanime serbe është te krijohen asociacionet serbe në Kosovë nga e cila lidhet edhe me këto kisha qe i ka fut nen mbrojtjen të trashëgimisë kulturore serbe?!:
Sot vjen lutet nesër e fut në UNESCO edhe në fund, lyp hise thotë kishat kanë qen të mijat po edhe toka.
,,Një budalla e gjuan gurin në bunar,njëqind të mençur s’munden me e nxër “prandaj nuk e kam besuar qe Universiteti i Prishtinës ka aq budallenj!!!
Tash po bindem se meritat e Pavarësisë së Kosovës i paska pas vetëm i madhi dhe i dijshmi ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pa tip Milazim Krasniqa e rrenca tjerë! Edhe për një shpullë me ja dhënë policia serbe, shqiptarëve mbante konference shtypi çdo jave dhe e merrte vesh e gjithë bot .

Krahas luftës paqësore të Ibrahim Rugovës lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës qe dolëm po e gëzojmë këtë lloj gjysmë pavarësie, pa komandantet e rrejshme dhe injorant qe mundohen ta zhbëjnë me veprat e tyre të liga!

Promovimi i romanit “Gjon Nikollë Kazazi” në Tropojë: Tropoja dhe veriu, muze i kujtesës sonë shpirtërore dhe historike

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Theksime nga promovimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Tropojë
Edhe letërsia, sikurse historiografia, mund ta shfrytëzojë faktin historik, jo që ta kthejë në mjet të dokumentimit, siç bën historia, por që atë ta nxjerr si fakt jetësor të ndërlidhur me kujtesën shpirtërore, filozofike dhe në përgjithësi si formë e trashëgimisë së shënuar të një trungu identitar. Natyrisht se letërsia si pjesë e krijimtarisë, është në gjendje që muzeun e vlerave, qoftë edhe të harruar ose të anashkaluar, ta ruajë ose ta rikthejë me mjetet e veta (imagjinatën) te përmasat e një monumenti artistik deri në shkallën gjithëkohore dhe gjithënjerëzore siç ndodh me Luftën e Trojës nga vepra e Homerit e të tjera, që nuk është në gjendje ta bëjë as empirizmi hulumtues sado kompleks qe nga filozofia e deri te historiografia dhe disiplinat tjera që merren me konservimin e së kaluarës (etnografia, antropologjia, arkeologjia e të tjera).
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” , si letërsi, trajton dy momente të tilla emblematike nga kujtesa jonë shpirtërore dhe filozofike nga antikiteti, që vinë si muze historik i një vlere të veçantë. Ato, edhe sot e gjithëditën, në Tropojë dhe Veri në përgjithësi ruhen pjesërisht, po edhe pasqyrohen në njërën anë me mbetjet e kozmogomisë dhe simboleve të saj (besimi i lidhur me katër elementet e natyrës: diellin, ujin, tokën dhe ajrin si betime “pasha tokën”, “pasha qiellin”, “pasha diellin”, “pasha zjarrin”, “pasha ujin”, “pasha këtë gur”…) dhe në tjetrën anë – me shfaqjen në antroponomi në formën e kultit të shpezëve dhe kafshëve te emrat ( Zog, Zoge, Ujk, Shpend, Cub, Mic, Curr e të tjera) dhe në toponomastikë (Zogaj, Rrasaj, Dushkajë, Curraj e të tjera).
Momenti tjetër i përmasave universale që këtë botë e lidh me Dijet e Vjetra të anatemuara nga monoteizmi dhe religjioni, është edhe ai i përballimit të epidemive (murtajës dhe sëmundjeve të tjera që vinë nga bakteret dhe mikrobet e padukshme), që rëndom kanë marrë haraç të madh jetësor deri te përmasat e shfarosjeve dhe janë shpjeguar si “fatume”.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ndonëse imagjinar, megjithatë, shfrytëzon një fakt historik, atë të dijës së përdorimit të mikrobit të padukshëm si mënyrë e veçantë e imunizimit të sistemit vieral, madje edhe atij të murtajës, me anën e grrithjeve (një lloj vaksine, që për herë të parë do të aplikohet nga mjekësia para një shekulli me zbulimin e Kohut), metodë kjo që mjekësia sot e përdorë për antiviruse dhe luftimin e pandemive, siç është edhe kjo e tanishmja me të cilën po përballohemi prej më shumë se një viti.
Ky fakt, që për shekuj është mbajtur i fshehur nga qendrat imperiale, por që është përdorur prej tyre si armë shkatërruese (biologjike), në këtë vepër ngrihet në një fakt jetësor të përmasave gjithënjerëzore dhe gjithëkohore, që jo rastësisht, kohëve të fundit, këtë vepër, me përkthimin në disa gjuhë botërore (fëngjisht, italisht, anglisht, gjermanisht dhe të tjera), ta kthejë në qendër të vëmendjes deri te përmasat që edhe të filmohet (siç po punohet tash nga një shtëpi e njohur filmike italiane).
Në këtë aspekt, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, gjeografisë sonë shpirtërore dhe kujtesës historike ia jep dimensionin e devotshmërisë, që është në gjendje ta bëjë vetëm krijimtaria letrare si pjesë e artit në përgjithësi….

Memorandum i personaliteteve shqiptare të Stambollit

0
Foto: Preveza në shek. XIX
E përgatiti: Agim Morina, Londër
Stamboll, 20 qershor 1878
Memorandum i personaliteteve shqiptare te Stambollit, disa prej të cilëve ishin anëtarë të «Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, drejtuar Kongresit të Berlinit me kërkesën për ruajtjen e tëresisë territoriale të Shqipërisë dhe për zbatimin e reformave.
“Ndërsa në gjirin e Kongresit të mbledhur në Berlin rrihen çështjet më të rëndësishme politike dhe nga vendimet e tij varen jeta dhe vdekja e kombësive të ndryshme të Perandorisë Osmane, populli shqiptar do të kryente, pa asnjë dyshim, një vetëvrasje të vërtetë në qoftë se nuk do të shpejtonte të ngrinte zërin dhe t’i parashtronte gjykimit te këtij areopagu të lartë evropian dëshirat dhe protestat e tij.
Ne do ta tepronim në qoftë se, në mes të shqetësimeve serioze që rrethojnë tani Kongresin do të fillonim të flisnin histori, për gjuhë dhe për etnografi për të provuar ekzistencën e Shqipërisë. Ne mjaftohemi të tregojmë këtu kufijtë e saj që fillojnë nga Tivari, Shkodra me të gjitha malet e banuara nga katolikë, nga Peja, Kurshumlia, Prishtina, Leskovaci, Vranja, Shkupi, Përlepi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Pindi, Kalarita dhe Narta, dhe mbarojnë ne gjirin e Ambrakisë 2. Ky vend, i përfshirë midis pikave të lartpërmendura dhe detit dhe që përbën historikisht, gjeografikisht dhe etnografikisht Shqipërinë, ka qenë, prej katër shekujsh, pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane dhe e ka bashkuar historinë e vet ushtarake me historinë e Turqisë.
Populli shqiptar, i frymëzuar nga traditat e veta dhe nga interesat e veta, dëshiron dhe kërkon të jetojë ngushtësisht i bashkuar me Perandorinë, nën skeptrin e madhërisë së tij, sulltanit dhe nuk pranon me asnjë kusht që të shkëputet prej saj.
Por, në qoftë se si pasojë e traktatit te Shën-Stefanit mënyra e administrimit të brendshëm do të pësonte ndryshime, në ketë rast populli shqiptar kërkon që, pa u cënuar aspak të drejtat e paprekshme të sovranitetit të madhërisë së tij sulltanit, të formohet një komision ad hoc [për këtë qëllim] i përbërë nga shqiptarë dhe, nën mbikqyrjen e lartë e me pëlqimin e Portës së Lartë, të ketë mundësinë të studiojë formën dhe të hartojë rregulloret e institucioneve të reja lokale, duke ua përshtatur karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit.
Duke ia parashtruar dëshirat e veta Kongresit dhe duke iu lutur që të ketë mirësinë t’i marrë parasysh, populli shqiptar proteston përpara Evropës kundër aneksimit qoftë edhe të pjesës më të vogël të territorit të vet një kombësie tjetër ciladoqoftë dhe deklaron se është gati që të bëjë fli të gjitha forcat e veta jetike dhe ushtarake për ruajtjen e këtij vendimi të lartë, gjë që e quan një detvrë të shenjtë, të diktuar nga e drejta e vet dhe nga nderi i vet kombëtar.
Duke iu lutur shkëlqesës suaj që të ketë mirësinë t’ia parashtrojë Kongresit përmbajtjen e këtij memorandumi dhe ta përkrahë…
Rustem pasha Leskovaci
Omer Shevki
Hajredin pasha Tepelena
Hysameldin
P. Vassa
Zenel Abedin [Dino]
Omer Vrioni A.
Danish [Prishtina]
M.I. Seid Toptani
Sh. Sami [Frashëri]
Stamboll, më 20 qershor 1878
PAAA, Turqia 129, vëll. II, Aktet e Kongresit të Berlinit 1878, dok. nr. 86. Djalëria, Vienë, nr. 8, 1929, Xh. Belegu, v.p., 28-29; Përkthyer nga origjinali frengjisht.
(Akte te Rilindjes Kombëetare Shqiptare)

1878: Protestë e popullsisë së Shkodrës, Podgoricës dhe Shpuzës kundër aneksimit të tokave shqiptare nga Mali i Zi

0
Foto: 1878 – Delegacioni i Shkodrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
E përgatiti: Agim Morina, Londër
PROTESTE E POPULLSISE SE SHKODRES, PODGORICES, SHPUZES…
Stamboll, më 8 maj 1878
Protestë e popullsisë së Shkodrës, Podgoricës, Shpuzës, Zhabjakut, Tivarit, Ulqinit, Gradës, Kelmendit, Hotit e Kastratit drejtuar ambasadorit të Francës në Stamboll kundër aneksimit të tokave shqiptare nga Mali i Zi.
Ne të nënshkruarit përfaqësues të popullsive të rretheve të Podgoricës, Shpuzës, Zhabjakut, Tivarit, Ulqinit dhe të rajoneve të Grudës (Malësia), Kelmendit, Hotit e Kastratit të krahinës së Shkodrës, kemi nderin t’ju drejtohemi shkëlqesisë suaj, që përfaqësoni në këtë kryeqytet Republikën franceze, për t’i parashtruar sa vijon:
Fqinjët tanë malazezë, me anë te sulmeve të vazhdueshme kundër qyteteve tona na kanë detyruar prej shekujsh të jetojmë në gjendje mbrojtjeje të përhershme dhe nëpërmjet veprimeve të tyre të egra kanë bërë që të mos kemi asnjë lloj sigurie.
Ne, katolikët e myslimanët, vëllezër që prej shekujsh dhe që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh, kemi qenë gjithnjë të bashkuar për t’u rezistuar akteve të kusarisë dhe kemi derdhur lumenj gjaku për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona.
Mirëpo sot morëm vesh nga gazetat se qeveria osmane, duke mos i rezistuar dot presionit të Rusisë, u detyrua të pranojë aneksimin tonë nga ana malazezvë te eger, armiqtë tanë që prej katër shekujsh.
Është fakt që në gjirin tonë ka një pakicë të vogël sllavësh që u përkasin rretheve të Podgoricës dhe të Tivarit, ndërsa nëntë të dhjetat e popullsisë sonë janë myslimanë katolikë; veç këtij fakti, midis nesh dhe malazezve nuk ka asnjë lidhje nga pikëpamja fetare dhe pjesa më e madhe prej nesh janë shqiptarë si nga feja, ashtu edhe nga gjuha.
Qytetet dhe fshatrat tona, fushat dhe arat tona, deri në një farë kohe gëzonin qetësi; malazeztë pa përfillur kushtet e armëpushimit dhe duke përbuzur të gjitha ligjet e paqes, të humanizmit dhe të qytetërimit vërshuan në pronat dhe në ullishtet tona, bën grabitje me një vleftë prej njëqind mijë lirash, trajtuan keq priftin tonë, të cilin pastaj e burgosën, dogjën tempujt tanë, i detyruan te gjithë. bashkatdhetarët tanë të moshës 15 gjer në 70 vjeç të kryejnë shërbimin ë detyrueshëm ushtarak, fakte këto të padëgjuara në historinë e popujve të qytetëruar dhe arritën deri atje sa të zvarrisin në fushën e betejës edhe gratë tona. Kështu, edhe një herë Mali i Zi e justifikoi namin e vet për egërsi.
A do të mund të pranojë Republika Franceze që vende të zhvilluara të shndërrohen ne një fushë të gjerë gërmadhash dhe të shkatërrohen, që popullsitë e qytetëruara të vihen nën zgjedhën e hordhive barbare, që një kombësi të dënohet me një shtypje të përjetshme?
Ne kemi… ruajtur gjatë pesë shekujsh zakonet dhe fenë tonë, gjuhën dhe kombësinë tonë; prandaj ne protestojmë pranë Fuqive të Mëdha kundër aneksimit të vendit tonë nga Mali i Zi.
Në qoftë se Evropa… dëshiron të na ndihmojë për të gëzuar një shkallë më të lartë qytetërimi nga ajo që kemi arritur deri me sot dhe ka dëshirë të garantojë përparimin dhe sigurimin tonë, si mund të lejojë aneksimin tonë nga një vend [tjetër]?
Mali i Zi nuk e pushtoi me anë të armëve vendin tonë, por shpërtheu vetëm me anë të brigandazhit; në këto kushte, sipas ligjeve të kombeve të qytetëruara, duhet të kërkohet largimi i këtyre bandave nga vendi ynë, Mirëpo në emër të cilës drejtësi vendoset që t’i aneksohen Malit të Zi territore ende më të mëdha nga ato të pushtuara prej tij?
Shkurtimisht, ne e shohim rrezikun që na kërcënon dhe sa të vdesim nesër të poshtëruar dhe të skllavëruar, pëlqejmë të asgjësohemi sot duke mbrojtur nderin dhe lirinë tonë4, prandaj kemi vendosur të mos biem nën skllavërinë e Malit të Zi.
Në qoftë se përparimi ynë moral e material dhe shpëtimi ynë e shqetësojnë Evropën, ne jemi të gatshëm të bëjmë në këtë drejtim të gjitha sakrificat që do të na imponohen…
Shpresojmë që shkëlqesia juaj do të ketë mirësinë t’ia parashtrojë këtë lutje qeverisë franceze perpara se të mblidhet Kongresi…
Delegati i popullsisë së Podgoricës
Mehmet Tahir (vula)
Deputeti i Shkodrës së Shqipërisë dhe delegat i përgjithshëm
Zijaeldin Jusuf (vula)
Delegati i Ulqinit .,. (vula)
Delegati i Malësisë AM.Z. (vula)
Delegatët e Tivarit Pashko e vëllezërit Deda Terapi,
[Stamboll], më 8 maj 1878
AMAE, CPC, Ambasada e Francës pranë Portës Osmane, Turqia, vëll nr. 417, f. 51r — 54v; shtojcë e raportit nr. 96. Përkthyer nga teksti origjinal frëngjisht.

Biden-Putin “tête à tête” më 16 qershor në Zvicër. Gjeneva qysh tash ka zënë të bindohet; temë bisedimesh edhe Kosova e Ballkani

0

 

 

 

Gazetari i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne Gjenevë paa ambasades, misionit amerikan ne OKB 

Bernë, 10 qershor -Presidenti i SHBA-ve më 16 qershor do të takohen Gjenevë me homologun e tij rus. Biden dhe Putin kanë zgjedhur Zvicrën për samitin e tyre të parë. Sfidat dhe temat e takimit do jenë, sa te larmishme po aq edhe te vështira. Të dy krerët e shteteve, marrëdhëniet e të cilëve janë mjaft të tensionuara, jo vetëm pse presidenti amerikan, Putinin e kishte quajtu “vrasës”, por edhe për shume probleme tjera mes veti përballë krizave në botë, duke përfshirë ketu edhe ate në ballkan, ne vecanti Kosovën, shkruan analisti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi, njohes i mire i marëdhënive nderkombëtare.

Kanë mbetur edhe pesë dite që na ndojnë nga takimi historik i shumë pritur mes presidentit amerikan dhe atij rus. Me 16 qershor bashkë me motin e diteve të verës, pritet edhe situate e nxehte mes Uashingtonit dhe Moskës. Qysh tash pista e Gjenevës ka nisur të nxehet. Ndërkohë, policia e Gjenevës ka konfirmuar se do të angazhojë disa automjete të blinduara nga ushtria për të barantuar sigurinë e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Pse bash në Gjenevë takimi mes presdientit amerikan Biden dhe atij rus Putin? Edhe Kosova teme e debatit të nxehtë

Gjeneva, ashtu si në vitin 1985 do të jetë në epiqendër të botës, koha e një samiti midis dy superfuqive. Një efekt imazhi i mirëpritur për Gjenevën ndërkombëtare e cila ka vuajtur nga pasojat e kovidit. Si gati 36 vjet më parë, vendtaskmi po përgatitet të presë presidentët e dy prej kombeve më të fuqishëm në botë. Do të jetë më 16 qershor
Aktualisht ka pak informacione zyrtar se si dhe ku do të zhvillohet dita e 16 qershorit. Takimet e para midis protokollit të Gjenevës dhe Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFAE/EDA) në funksion të këtij samiti kane filluarqysh tanni dy jave para takimit.

Para se të konfirmohej, pista e Zvicrës kishte disa arsye për tu marrë shumë seriozisht. Së pari, zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë nuk hezituan ta konfirmojnë atë “jashtë” për disa media amerikane. Pastaj, Zvicra vlerësohet për neutralitetin e saj dhe Gjeneva, një mori organizatash ndërkombëtare, organizoi në 1985 takimin e parë midis Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov. Diplomacia zvicerane ka qenë gjithashtu shumë aktive që nga prilli. Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis, në disa raste, veçanërisht përmes Ambasadorit të vendosur në Uashington Jacques Pitteloud, ka propozuar Zvicrën si një vend takimi për mesin e qershorit, kur Joe Biden do të jetë në Evropë për G7 në Mbretërinë e Bashkuar. Uni (nga 11 në 13 qershor) më pas në selinë e NATO-s në Bruksel (14 qershor)

Administrata e Biden gjithashtu kishte parashikuar vende të tjera të mundshme për samitin me Putin, të tilla si Vjena ose Helsinki. Presidenti i Konfederatës Guy Parmelin, tha se ishte “shumë i lumtur” me mbajtjen e samitit në Gjenevë.

Samiti Biden-Putin: Përgatitjet mbahen sekrete. Takimi i planifikuar në Hotelin Intercontinental

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, dy jave para takimit mes Joe Biden dhe Vladimir Poutin vendtakimi duket ende po mbahet i fshehur. Nje gje dihet se, pajisjet ushtarake amerikane dhe ruse zbarkuan te dielen e kaluar për një kontakt të parë me Aeroportin e Gjenevës, në pritje të takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Poutin. Ditëve të ardhshmed do te arrijne edhe avionët e ngarkesave nga të dy vendet do të zbarkojnë në Gjenevë. Më 16 qershor, ditën e takimit midis dy burrave, derisa aeroplanët presidencialë do zbarkojnë, trafiku ajror do të pezullohet

Në terren, siguria sigurohet nga Policia Federale Zvicerane (Fedpol), e cila specifikon në veçanti se ata punojnë me policinë kantonale të Gjenevës: “Fedpol po vlerëson situatën e cila do të përcaktojë shtrirjen e sistemit të sigurisë. Zbatimi i masave të sigurisë është përgjegjësi e forcave policore kantonale në fjalë. Shërbimet e sigurisë së delegacioneve të vendeve në fjalë janë gjithashtu të përfshira ngushtë. ”

Takime janë caktuar gjithashtu midis partnerëve të ndryshëm të sigurisë këtë javë. Nga ana e tyre, rusët dhe amerikanët tashmë kanë filluar punën e tyre të zbulimit atje. Ashtu si shërbimet e sigurisë në Gjenevë.

Si gazetaret ashtu edhe qytetaret sy e veshe kane kah Gjeneva dhe Berna për pritjen e takmit “tête à tête” të dy burrave nga Uashingtoni dhe Moska. Mbyllja e trafikut do të varet nga shumë faktorë, përfshirë vendndodhjen dhe kohëzgjatjen e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin. Nëse asgjë nuk është zyrtare akoma, takimi duhet të zhvillohet në hotelin Intercontinental. Negociatat po shkojnë mirë…

Takimi i 16 qershorit midis Biden dhe Putin është më i ndjeshmi dhe mund të ndezë shkëndija. Joe Biden gjithashtu nuk hezitoi të miratojë kohët e fundit termin “vrasës” për Vladimir Putin dhe tha se ai do të “paguante çmimin” për përpjekjen për të destabilizuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale amerikane, operacionet e piraterisë dhe sigurisë kibernetike, kontrolli i armëve bërthamore, Ukraina, çështja Navalny dhe tani çështja Protassevich: Temat e mosmarrëveshjes janë të shumta. Njëkohesisht nder temat qe do bisedohet padyshim do jete edhe ballkani, ne vecanti dialogu mes Kosoves dhe Serbisë. Sipas burimeve dioploamtike te redaksise se gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch edhe Kosova do jete ne ahjenden e keitj samitit historik si teme e debatit të nxehtë.

Nga ky takim i dy burrave te mëdhenj boteror Biden dhe Putine qe mund te quhet takim historik, një gjë është e sigurt, se bota pas 16 qershorit nuk do të jetë më kjo si deri më sot, por më e mirë ose më e keqe!

Falsifikimet e Izet Musës në monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” në Pejë

0

Demë Mulliqi

Reagim

Me plot të drejtë reagoj lidhur më falcifikimin e qellimt të Izet Musës, në Monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” të Pejës. Në këtë monografi ky autor (Izet Musa), përjashtimin tim nga shkolla pa asnjë dëshmi për shkak të demostratave të 19 nëntorit të vitit 1968 e cekë : “Demë Mulliqi është përjashtuar nga shkolla për shkak që nuk ka lajmëruar për organizimin e demostratave”.

Ky autor gënjeshtar e qëllim keq dëshmohet së nuk ka shfrytëzuar fare literature, e as dokumentacion valid kur pohon një të pa vërtetë të tillë. Shihet çartë se nuk ka shfrytëzuar të dhëna nga dy vëllimet e përmbledhjës së kumtesave të Konferencës Shkencore të 40 vjetorit të demostratave të vitit 68, as veprën e Selatin Novosellës, as shkrimet në gazeta të Dr. Zymer Nezirit dhe autoreve tjerë, dhe asgjë tjetër në dhjeta shkrime në shtypin e Kosovëss, ku dhjetra herë ceket së Demë Mulliqi është përjashtuar për shkak të ngritjës së flamurit kombëtar mbi kioskun e gazetës te atëhershme “Borba”, dhe së është përjashtuar për shkak së ka qenë bartësi i parë i flamurit në ballë të demostruesve. Veprimi i tij i tillë është produkt i karakterit të dobët si njeri, dhe si kolegë që kemi punuar disa vite në të njejtin institucion arsimor.

Tek e fundit nuk më befason sepse në atë kohë ishte kundër atyre demostratave, pastaj edhe kundër atyre të 81-tës. Po ashtu as që ka marrë pjesë në 40-vjetorin e as në 50- vjetorin e demostratave në Pejë. Këtë publikim në monografi, e ka bërë si revansh ndaj meje, sepse në prezencën e disa kolegëve i kam thënë: “ Ka qënë dashur që të dalesh në pension para 3-4 viteve”.

Fondamentalizmi ortodoks serb vazhdon me provokime në Kosovë!

1

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Botërisht është e njohur se në funksion të shkatërrimit të identitetit kulturor dhe arsimor shqiptar në Kosovë, politika gjenocidare e Sllobodan Millosheviqit u harmonizua me fondamentalizmin fetar ortodoks për ndërtimin e një kishe ortodokse serbe në hapësirën e okupuar të Universitetit të Prishtinës. Shpërthimi i luftës çlirimtare pamundësoi realizimin e një projekti të tillë dhe nga ideja e këtij projekti mbeti vetëm skeleti i kishës politike të Sllobodan Millosheviqit.
Sentenca e njohur “krimineli kthehet në vendin e krimit” u dëshmua edhe sot:
Përfaqësuesi i fondamentalizmit fetar ortodoks serbe, peshkopi Teodosije, erdhi për të mbajtur një liturgji brenda skeletit të projektit të kishës politike të Sllobodan Millosheviqit dhe të Kishës Ortodokse serbe. Ky skelet nuk është kishë që ka të bëjë me besimtarët ortodoks, por është dëshmi e projektit gjenocidar të Serbisë ndaj shqiptarëve. Prandaj nuk është vend liturgjie, por dëshmi domethënës ku duhet të bëhen ekspozita për gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Bardhyl Mahmuti
Kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

Fondamentalizmi ortodoks serb vazhdon me provokime në Kosovë!

Kryeministri Kurti në Samitin e Tiranës: Kosova nuk mund të angazhohet me ata që ia mohojnë shtetësinë, por vetem si të barabartë

0

Kryeministri Kurti në Samitin e Tiranës: Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë përshtatur t’ia mohojnë shtetësinë, do të angazhohemi vetëm si të barabartë

Tiranë, 10 qershor 2021

Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur; do të angazhohemi vetëm si të barabartë, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Tiranë.

Samiti që bëri bashkë në takim liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, kishte në fokus zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve të paraqitur për rajonin nga Komisioni Evropian si edhe rrugën përpara për në samitin e Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit në korrik.

Në fjalën e tij kryeministri Kurti ka thënë se Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovinë dhe Serbia ende mbeten jashtë BE-së. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në Evropë, por BE-ja akoma nuk është Evropë, ka thënë ai, gjersa ka propozuar ndryshimin e modelit të angazhimit dhe të bashkëpunimit në të ardhmen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re do të quhet Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore – ose SEFTA, ka thënë kryeministri.

 Fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti në samit:

“White Paper” për Agjendën për Ballkanin Perëndimor 2030

I nderuari Kryeministër i Shqipërisë, z. Rama,

I nderuari Komisioner i BE-së, z. Varhelyi,

Të nderuar liderë nga vendet fqinje dhe rajoni,

Kryeministër Rama, ju faleminderit për organizimin e këtij samiti dhe që na mblodhët të gjithëve, në të vërtetë, ne duhet të takohemi më shpesh dhe të bisedojmë më shumë.

E di që i kemi 5 minuta për prezantim, prandaj do të përpiqem të flasë shkurtimisht. Fjalën time do ta ndajë në tri pjesë, ku pjesa e fundit përfundon me një propozim për bashkëpunim të ardhshëm mes vendeve tona.

Pjesa e parë ka të bëjë me shndërrimin e Bashkimit Evropian në Evropë.

Siç e dimë, shtatëdhjetë e një vite më parë, mes vuajtjeve të mëdha, shkatërrimit, armiqësisë dhe mosbesimit të krijuar nga Lufta e Dytë Botërore, është publikuar Deklarata Schuman dhe ka lindur një ide e guximshme; ideja e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve të përbashkëta. Kjo ide lulëzoi dhe çoi në krijimin e tregut më të madh të lirë në botë, duke bashkuar më shumë se 500 milionë njerëz në një Bashkim Evropian.

Megjithatë, edhe pse është zgjeruar në masë të madhe, BE-ja sot nuk është Evropë. Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia mbeten jashtë BE-së.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në Evropë, por BE-ja akoma nuk është Evropë.

Pjesa e dytë ka të bëjë me faktin që modeli ynë aktual i angazhimit duhet të ndryshojë.

Qasja aktuale ndaj bashkëpunimit rajonal ndikohet negativisht nga mosmarrëveshjet politike që e kanë penguar bashkëpunimin dhe i kanë ngritur dyshimet dhe pasiguritë në lidhje me të ardhmen. Për t’i zgjidhur këto probleme, ne së pari duhet ta pranojmë hapur burimin e tyre, pa ekuivoke ose finesë.

–        Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë.

–        Në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Kosova vazhdimisht është trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë. Në formën e saj aktuale, CEFTA nuk mund ta përgatisë rajonin për anëtarësim në BE. Kemi nevojë për përmirësim dhe përshpejtim.

–        Në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, të gjitha iniciativat shndërrohen në mosmarrëveshje në lidhje me terminologjinë. Duke i pasur parasysh këto fakte, nuk mund të pretendojmë që iniciativat e ardhshme do t’i zgjidhin pengesat aktuale, përveç nëse e ndërrojmë kornizën aktuale të bashkëpunimit.

–        Për më tepër, korniza aktuale nuk i adreson çështjet që ndërlidhen me pjesëmarrjen demokratike, ballafaqimin me të kaluarën, luftën kundër korrupsionit, llogaridhënien nga qeveria, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias.

Kjo më sjell në pjesën e fundit, e cila është rruga që e kemi përpara.

Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA.

–        SEFTA do t’i përfshinte vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, bazuar në një marrëdhënie të veçantë me BE-në, të ngjashme me marrëveshjen e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

–        Pas krijimit të SEFTA-s, BE-ja, përmes një marrëveshje me SEFTA-në, do të zgjerojë katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të gjithë vendet e SEFTA-s.

–        Kjo marrëveshje do të modelohet në Marrëveshjen aktuale EFTA-EEA e cila do të parashikonte që Ballkani Perëndimor dhe BE të ecnin përpara së bashku duke u bazuar në legjislacionin e BE-së.

–        Marrëveshja do të kishte një strukturë të ngjashme institucionale të modeluar rreth EEA-së që do të përbëhej nga Këshilli, Komiteti i Përbashkët, Gjykata, Sekretariati dhe autoriteti i Mbikëqyrjes, ndër të tjera.

–        Marrëveshja do t’i përgjigjej gjithashtu “Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, i cili synon të mobilizojë deri në 9 miliardë euro në fonde në këtë dekadë.

–        Duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë dhe ekspertizës brenda rajonit, marrëveshja me BE-në do të parashikonte një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen; kjo është thelbësore nëse do të kemi një treg të përbashkët që funksionon në mënyrë të drejtë dhe parimore.

–        BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të mund të zhvillonin një samit të veçantë në vitet 2024 dhe 2027 për ta vlerësuar nivelin e gatishmërisë për anëtarësim të plotë në BE.

Albin Kurti me Milo Gjukanoviqin

–        Republika e Kosovës është e interesuar të anëtarësohet në BE dhe të kontribuojë në rritjen e saj të vazhdueshme. E mirëpresim mundësinë për të punuar ngushtë me të gjithë fqinjët tanë rajonalë në lehtësimin e anëtarësimit tonë kolektiv në BE. Propozimi ynë është i guximshëm, por të tilla janë edhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Ne jemi të bindur që nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.