Kreu Blog Faqe 1660

Kryeministri Kurti në Prizren nderon Lidhjen Shqiptare, rrugës për në Shqipëri

0

PRIZREN, 10 Qershor 2021/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes, në Prizren ka nderuar Lidhjen Shqiptare dhe veprimtarët e saj rrugës për në Shqipëri, ku  merr pjesë në Samitin e  Ballkanit Perëndimor, që  mbahet në Tiranë ketë të enjte të 10 Qershorit 2021.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti ka shkruar:

Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

Kryekuvendari Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare

0

 

Republika e Kosovës 

Republika Kosovo –Republic of Kosovo 

Kuvendi – Skupština – Assembly 

Prishtinë, më 10. 06. 2021 

Komunikatë për media 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëri homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për nder të përvjetorit të 143-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.  

Kryekuvendari Konjufca në fjalimin e tij për nder të kësaj dite, tha se 10 qershori është datë shumë e rëndësishme për gjithë kombin shqiptar. 

Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare që kontribuoi në mbrojtjen e tokave shqiptare. 

Kreu i Kuvendit tha se nuk është e rastësishme që ata qindra përfaqësues të trojeve shqiptare u mblodhën në Prizrenin historik, ngase, siç tha ai, ishte vendi më i sigurt dhe i cili, në kuptimin e gjeografisë shqiptare të shekullit XIX, përbënte epiqendrën gjeografike të kombit shqiptar.  

“Pas luftërave të lavdishme të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, kjo është ngjarja më e rëndësishme e cila vjen në shekullin XIX. Kurse në shekullin XX, ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë janë në fillim të atij shekulli, që është shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, dhe ky shekull përmbyllet me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Kosovës prej Serbisë. Siç dihet, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XXI është shpallja e Republikës së Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.  

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.  

Manifestimi vazhdoi me vizitën e kryetarit Konjufca në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e përmbyllur atë me pjesëmarrjen e tij në ekspozitën e Prof. Dr. Ukë Xhema, me prezantimin e fotografive të përzgjedhura për këtë ditë. 

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun 

 

Prizreni feston 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare dhe Ditën e Lirisë

0
-Lidhja e Prizrenit ishte përcaktuar për t’u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar në botën perëndimore. Në 10 Qershor të vitit 1878 në Prizren delegatë nga të gjitha viset shqiptare themeluan institucionet: Kuvendin Kombëtar, Qeverinë, Sektorin Diplomatik dhe Forcat Mbrojtëse – Ushtrinë e vet/
– “Në saje të përpjekjeve të përbashkëta dhe me ndërhyrjen e NATO-s më 12 Qershor të vitit 1999 Kosova u lirua”¸ theksonte Presidenti historik Ibrahim Rugova në akademinë solemne kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku si gjithmonë thekonte mirënjohjen më të madhe dhe miqësinë e përhershme të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jemi krenarë me Lidhjen e Prizrenit që reflekton edhe në kohën tonë për të mirë”, shprehej Rugova para 18 viteve/-Përvjetorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë janë shënuar tradicionalisht në kërkim të lirisë, edhe kur ishte e ndaluar, në rrethanat e rënda të dhunës dhe okupimit. Në 10 Qershorin  e vitit 1997 të pragluftës derisa ishim në aktivitetet e shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare bashkë me ekipin e gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku”-Rilindja  u ndaluam nga policia serbe në Prizren.
SPECIALE-Gazeta DIELLI / DRINI : nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
 
PRIZREN, 9 Qershor 2021/ Kremtimi i 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është  në axhendën e aktiviteteve të 10 Qershorit 2021 të Komunës së Prizrent, qytetit më të madh jugor të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, ku do të ketë edhe vendosje të luleve në monumentin e Lidhjes së Prizrenit dhe koncerte festive e manifestime tjera treditore edhe për 22 vjetorin e lirisë.Shtatoret e tre liderëve historikë Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë përuruar në 25 Nëntor 2018, në vitin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër  të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një veprimtari ku kanë marrë pjesë drejtues të lartë institucionalë e politikë të Shqipërisë e të Kosovës.
Në 22 vitet e lirisë në Prizren e në qytetet e tjera kosovare aktivitetet e përvjetorëve të Lidhjes Shqiptare vijojnë me festimet e ditëve të çlirimit, duke nisur me Ditën e Lirisë e Paqes – 12 Qershorin, ditën kur në vitin 1999 forcat shpëtimtare të NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të hyjnë në Kosovën e shkatërruar nga lufta, me mëse 12 mijë shqiptarë të vrarë e 6 mijë të zhdukur, afër një milon të dëbuar – shumica drejt Shqipërisë, me 400 qytete e fshatra të djegura. Gjatë luftës forcat serbe kanë djegur edhe Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili u rinovua në Kosovën e lirë.
Përvjetorët e Lidhjes Shqiptare janë shënuar tradicionalisht në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, në kërkim të lirisë, edhe kur ishte e ndaluar, në rrethanat e rënda të dhunës dhe okupimit nga regjimi serb.  Edhe në atë kohë veprimtaritë kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i kam raportuar vit pas viti për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke nisur si korrespondenti i parë nga Kosova i mediave të Shqipërisë – nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare në Kosovë.
Në 10 Qershorin  e vitit 1997 të pragluftës derisa isha në aktivitetet e shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare me ekipin e gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku”-Rilindja, bashkë me fotoreporterin Ilaz Bylykbashi e shoferin Faik Binça,  u ndaluam nga policia serbe në Prizren, e cila po na mbante në shënjestër të armëve dhe na mori e asgjasoi fotot – filmin e aparatit fotografik, por kurrë nuk arriti të ndalojë aktivitetet dhe raportimet për Lidhjen Shqiptare.Edhe në atë ballafaqim me forcat okupator serbe arritëm të shpëtojmë fotot që kishim fshehur dhe u botuan me raportin duke nisur nga faqja e parë me legjendën “Vizitorë të shumtë dhe orë historike, dje në Komplksin Memorial të Lidhjes së Prizrenit”. Raporti që e shkruaja i botuar në numrin e 11 Qershorit 1997 në gazetën e rezistencës “Bujku”  në ballinë kishte mbititullin “Në Kosovë u shënua 119-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, titullin “Program kombëtar edhe për sot e të ardhmen” dhe nëntitujt “Në Prizren dje u mbajt akademia solemne në temën: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, roli i saj dhe porosia politiko-kombëtare.-Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e vizituan mijëra shqiptarë nga gjithë Kosova e trojet e tjera etnike”.
Një nga mestitujt ishte “Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit aktuale deri në bashkimin kombëtar”. Në raportin që vijonte edhe në faqen e dytë të gazetës theksohej edhe: “Derisa ktheheshin nga Prizreni, në të dalë të qytetit, policia ndaloi rreth gjysëm ore, bastisi e i pyeti për qëllimin shkuarjes në Prizren edhe ekipin e reporterëve të “Rilindjes” – “Bujkut”, që po ktheheshin në Prishtinë, (Behlul Jasharin, Iljaz Bylykbashin dhe Faik Binçen)”.***
LAJMI I ASAJ KOHE PER NDALIMIN NË 10 QERSHOR 1997 – nga Buletini i Ministrisë së Informateve të Republikës së Kosovës Nr. 304, 16 Qershor 1997:

https://groups.google.com/forum/#!topic/bit.listserv.albanian/QgXzizjYqD0
Police harasses ‘Bujku’ reporters
Prizren, 11 June – Yesterday Serbian police stopped a team of ‘Bujku’
journalists on their return from Prizren. Behluh Jashari, Ilaz
Bylykbashi and Faik Binca, were interrogated regarding their visit to
Prizren. Film had been taken of the camera and destroyed.
***
Përvjetorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë festohen në liri vetëm nga Qershori i vitit 1999, i hyrjes së forcave shpëtimtare të NATO-s.
“Në saje të përpjekjeve të përbashkëta dhe me ndërhyrjen e NATO-s më 12 Qershor të vitit 1999 Kosova u lirua”¸ theksonte Presidenti historik Ibrahim Rugova në akademinë solemne kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku si gjithmonë thekonte mirënjohjen më të madhe dhe miqësinë e përhershme të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jemi krenarë me Lidhjen e Prizrenit që reflekton edhe në kohën tonë për të mire”, shprehej Rugova para 18 viteve dhe theksonte se, “Lidhja e Prizrenit ishte përcaktuar për t’u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar në botën perëndimore”.
“Më 10 Qershor të vitit 1878 u mblodhën në Prizren delegatë nga të gjitha viset shqiptare, themeluan institucionet: Kuvendin Kombëtar, Qeverinë, Sektorin Diplomatik dhe Forcat Mbrojtëse – Ushtrinë e vet”, shprehej Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova.

Atëherë, në vitin 2003, gjatë tre ditëve, duke filluar nga data 9 Qershori, Kosova festonte 125 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me manifestime të organizuara nën përkujdesjen e Presidentit Rugova, i cili ditën e parë njoftonte se ka dekoruar 37 personalitete të njohura nga Kosova, Shqipëria, viset e diaspora shqiptare, si dhe nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës e vende të tjera të botës me Dekoratën Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Njëherësh, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka dekoruar të gjithë themeluesit dhe veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit me Dekoratën Hero i Kosovës.
“Në kuadër të shënimit të 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në bazë të kompetencave kushtetuese të gjithë themeluesit, duke filluar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Vaso Pashë Shkodrani, Ferid e Shaqir Curri, e veprimtarë të ndryshëm i kam shpallë Hero të Kosovës”, theksonte Presidenti Rugova.
Në akademinë solemne kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të pushtetit lokal të asambleve komunale, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora. Ishte i pranishëm në këtë solemnitet edhe Naltmadhnia e Tij trashëgimtari i Fronit Shqiptar Leka Zogu I me bashkëshorten.
“Kufiri i ëndrrës” ishte reportazhi futuristik që kam shkruar para më shumë se 23 viteve, në fundvitin 1997, botuar 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e gazetës së vetme shqipe në Kosovë Rilindja nga regjimi okupues serb. Në atë reportazh në kohë të rënda okupimi paralajmëroja “festimin gjithëkombëtar të pritjes së vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvendit historik për kufijtë e atdheut”, ku do shkonte edhe personazhja, vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, e nisur nga jugu-Janina drejt veriut të “kufirit të ëndrrës” – Mollës së Kuqe…
Ishte ky reportazhi i tretë i ardhmërisë në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave.
I pari ishte reportazhi futuristik me titull “Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe  dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995.
Ndërsa, reportazhi i dytë futuristik ishte “Udhëtimi për në Prizren…”, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996.
Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur tashmë 13 vite nga 17 Shkurti 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës.

Në këtë foto nga koha e pushtimit të Kosovës, shihet gazetari i njohur i Rilindjes dhe Kosovës Behlul Jashari,  i ndaluar nga policia e Serbisë …

Pushteti, streha e fundit e hamshorëve politikë-opozitar!

0
Afrim Caka, Gjakovë
“A mundë ta përceptojmë racën e tyre si një kancer politik, fytyrat dhe gojën e tyre të mbushura me produktin e pangopësisë së vet”. Kombi shqiptar, i cili po vdes dalëngadalë jo aq nga shkaku i tradhtisë, jo aq nga shkaku i uljes së numrit të popullsisë sesa nga zhdukja e vazhdueshme e elementëve më të mirë të racës së tij, çdo shqiptare mund të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në Dardani e vetëm në qoftëse se korrupsioni, krimi i organizuar, tradhtia, dogmat fetare do të shkatërrohen.
Konsilidimi i sotëm i shtetit të Dardanisë nën drejtimin e Vjosës, Albinit dhe Gërvallës është sinjali i fundit “paralajmërues” për ta parë vetën dhe për ta drejtuar popullin nga fusha e vizioneve te ajo e të vërtetave të mëdha, duke i treguar rrugën drejt të ardhmes, drejtë Bashkimit Kombëtar, drejt rrugës mbi të cilën ecën Alëksandri i madh, Pirrua, Teuta, Skënderbeu, Vokshi, Ademi etj, mbi të cilën mund të ecën edhe një herë triumfalisht POPULLI I DARDANISË pa hajdutë, pa tradhtarë, “pa shkije e pa turq të zinjë e të verdhë|.
Unë po këmbëngul në këtë pikpamje dhe jam thellësisht i bindur për të, se kjo alternativë e parë e konsilidimit do të përzgjidhet nga krerët e shtetit dhe do të realizohet në një mënyrë apo në një tjetër.
Në dialog udheheqësit e Panit kanë bërë shumë gabime me dashje! Opozita më së shumtë PDKYJA mbanë përgjegjësi për qëndrimet e tyre ndaj Debëlldes, Çakorrit, gylenistëve, dhomës së dëshmive, si puna e një shteti që rrethohet nga gjahtarët e nuk shpëton pa u vrarë e plaçkitur. Djaj në veladon si Enver Hoxhaj e Albehar Tahiraj me kokë gjarpëri. U thartuan në shpirtë. Shpirtrat e këqinj. Nuk mund të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë në 20 vitet e fundit. Gjithashtu është territori për dragoj të uritur për pushtet… Me këta “helaq” duhet të mirret drejtësia. Tw cilwt u trembeshin më shumë se gjithçkaje.
Shteti ishte reduktuar në një instrument dhune e sundimi institucional për të mbajtur nën kontroll shqiptarët dhe për t’i kthyer në skllevër (shteti ishte shndërruar si pjesë skajore e getos) të gjithfarë interesash që veç atyre nuk u shërbejnë. Është një paralajmërim për brezat e rinj që çmenduri të tilla politike të mos përseritën më kurrë.
Nëse i krahasojmë, ish pushtetarët na duken shumë më të afërt dhe të kapshëm me njëri tjetrin: mjaftojnë disa rreshta hyrës për t’i shpjeguar, madje dhe lexuesit më pak të zellshëm për historinë e liderve, ngjarjet që paraprijnë tragjedisë së këtij vendi. Por pikërisht hajdutërisë, hamshorët u trembeshin më shumë vetingut se gjithçkaje tjetër. Tani më dukej se gjithë jetën e tyre politike s’kishin bërë gjë tjetër veçse i qenë dhënë korrupsionitë domëthënë dezertimit dhe katastrofës së atdheut duke u kthyer atë në një instrument në shërbim të interesave të oligarkisë finaciare të partive dhe të këtyre sejmenëve të tyre lokal.
Me pak dogma, më pak mosmarraveshje politike. Më pak mosmarraveshje, do të thotë më pak fatkeqësi: nëse s’është e vërtetë, qofsha i gabuar. Humbet edhe betejën me Historinë. Ju mundi dhe populli. Tani nuk jeni thjesht e shkuara. Jeni pjesa më e shëmtuar e saj. Në fund e bëte pis e moçal Dardaninë. E lodhët, e gjakoset, e drobitet, e zhvatët. Por populli fitoi mbi Ju. Tani ju lutëm, kthejeni edhe pasuritë.
Sepse kjo rrugë në të cilën ecët nuk mund me vazhdue më kështu. Fundi i kësaj rruge në të cilën jemi është skllavërimi i pakthyeshëm i shqiptarëve dhe këtij vendi kanë me i dalë pronarë të tjerë që edhe sot shtrëngojnë ta thonë të vërtetën. Këta hamshorë zyresh zhvatin çdo gjë që mund t’u shërbejë qëllimit të tyre djallëzor.
Cila është zgjidhja? Kush e kupton shkallën e dështimit të tyre, secili e të gjithë bashkë, në thelb, kemi vetëm dy zgjidhje. Ose na duhet të bëhemi skllevër ose strehë e hamshorëve, të pranojmë që të heshtim dhe të shuhemi si skllevër që jetojnë sot për nesër e mbesim përjetësisht nën mëshirën e tyre, ose na duhet të kërkojmë largimin e tyre nga skana politike, ose na duhet të kërkojmë të ardhmen që na duhet dhe të punojmë për atë të ardhme me të gjithë mjetët e mënyrat e duhura e të pranueshme. Kjo është një zgjedhje për ata që kanë mend duhet t’ia parashtrojë vetes. Në rrethanat e tanishme nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tone.
Krimbat marrin një kthesë të gabuar dhe humbasin. Historia e tyre është shumë e gjatë për t’jua treguar me disa rreshta. Vendet më të errëta në burg rezervohen pë rata që ruajnë krimin e organizuar ose kapjen e shtetit në kohë krizash morale e politike. Për mua dhe popullin, domethënia e këtyre fjalëve nuk kishte qenë asnjëherë më e qartë në kohë të rrezikshme, nuk ka mëkat më të madh se mosveprimi i drejtësisë.
Është një gjë që ende nuk e kuptoj dot, më vjenë shum keqë atëherë pse kaqë shumë shqiptarofob që përpiqën të vrasin të ardhmen e kombit shqiptar?
Nëse gjërat nuk shkuan kështu, gabimi qëndronte më tepër në natyrën e brendshme të amshorëve partiak. Bindjet e mia nuk përputheshin me ato të asnjë prej partive që ekzistonin në atë kohë, prandaj as u anëtarësova në ndonjë organizatë ekzistuese, dhe as ndihmova në luftën e tyre. Në atë kohë, të gjitha këto organizata politike më dukeshin si të rraskapitura nga energjitë, prandaj nuk ishin në gjendje të sillnin ringjalljen kombëtare të popullit shqiptar në një mënyrë vërtetë të thellë, madje as në pamjen e jashtme.
Sa më tepër vëmendje u kushtoja çështjeve të politikës së brendshme e të jashtme, aq më shumë bindesha se ky shtet i hamshorëve me siguri që do t’u sillte fatkeqësi shqiptarëve. Përherë e më tepër kuptova se fati i kombit shqiptar mund të vendosej në kancelaritë e evropës dhe të serbisë.

Krimi dhe korrupcioni, fenomene që po i ndalojnë proceset…

0

Skënder MULLIQI

Korrupcioni dhe krimi I organizuar janë bërë fenomenët të cilat po e diktojnë jetën në Kosovë.Janë bërë mënyrë e sjelljës , e më së keqi që ato po lidhën më politikën.Këto fenomene negative na kan okupuar në konstruktin e vet.Me së keqi janë veprimet e tyre kriminale të organizuara mirë, që kan depërtuar edhe në krye të shtetit. A ka gjë më keqe së shtetet e BE-së , Kosovën e kan futur në listën e vendëve më të korruptuara, dhe mu për këtë edhe nuk po kemi liberalizim të vizave .

Angazhimet e deritashme në luftë kunder korrupcionit kanë qernë shumë të vogla.Tema e korrupcionit rrallë është shtruar në Kuvendin e Kosovës , apo në tryeza të ndryshme ,kur dihet së pikërisht nga ky kënd edhe duhet shikuar gjithë këtë stagnacion të rrjedhave shoqërore dhe politike në vend.Po mungojnë në ketë temë reformat në të gjitha nivelët .Roli I medieve në luftë kunder korrupcionit është I madh, e që tek në kjo luftë kundet dukurive negative po mungon krejt pas luftën.Premtime patem më bollëk e realizime shumë të pakëta, së korrupcioni u infiltrua edhe në organët e shtetit.Unë mendojë së tema e korrupcionit dhe dëme nga ajo do të ishte dashur, të futën si lëndë shkollore .Pak kush po merret me elaborimin e kësaj teme, madje ka të tillë që ende nuk e kan të qartë temën e korrupcionit.Vëtem më pushtete të pa korruptuara mund të luftohët korrupcioni , e jo më strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara , siq I patëm që shumë kohë.

Lufta kunder korrupcionit nuk behët vetëm përmës akteve ligjore të shkruara, duke mos i zbatuar ato në praktikë.Një shoqëri për të qenë e shëndosh , duhet ta kultivojë kulturën antikoruptive , si masë preventive .Nga niveli I lartë I korrupcionit na kanë ardhur edhe pasurimet e paligjshme . Pa I shpallur luftë të hapur klrimit dhe korrupcionit, do të jemi po aq largë strukturës së BE-së.Na erdhën shumë kërkesa nga kjo strukturë që të intensifikohet lufta kunder korrupcionit, që do ti lëshonte rrugë liberalizimit të vizave , do tu lëshonte rrugë proceseve zhvillimore dhe daljës nga izolimi ku jemi katandisur që shumë kohë .

Puna parësore e pushetit të ri do të ishte lufta ndaj korrupcionit dhe qdo forme të kriminalitetit, si mënya më e mirë e daljës nga kriza e përgjithshme .Njerëzitë professional, njerëzitë më moral politikë të lartë ,edhe mund ta ulinë krimin dhe korrupcionin në suaza të normaliteti.

Tridhjetë e një vite nga organizimi i rinisë së Drenicës në Forumin Rinor të LDK-së

0
Fotoja e përbashkët është bërë pas mbajtjes së kuvendit të Forumit Rinor të LDK-së në Skenderaj.
Afrim Kabashi, Skenderaj
* KTHESË NË KOHË – TRIDHJETE E NJË VITE MË PARË!
Tri Dekada më parë, saktsisht më 10.06.1990 , pikërisht para 31 vitesh, Këshilli nismëtar në përbërje Adem Derguti, Afrim Kabashi, Sabit Rreci, Muharrem Zabeli, Rifat Mziu (Dëshmor i Kombit) Avdyl Imeri, Ramë Rreci, Bajram Geci, Bahtir Kastrati, Fatmir Gashi, morën përsipër një punë që në kushtet e rrethanat e atëhershme , ishte një barrë e rëndë dhe një përgjegjësi shumë e madhe për organizimin e rinisë së Drenicase përrreth organizimit në Forumin e Rinisë të LDK-së.
Dhe e gjithë kjo nismë e rëndësishme e pluarizmit demokratik që zhvillohej pas dominimit 45 -vjeçar të Partisë Komuniste rezultoi me sukses ku pas një muaji, saktësisht me 8.08.1990 u mbajt kuvendi i parë rinor në Turiqefc , ku u zgjodh këshilli qendrore, kryesia dhe me vota unanime edhe Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së Adem Derguti .  
* Afrim Kabashi është aktivist politik dhe ish-kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Skenderaj.
Skenderaj, më 8.08.1990

Bisedë me historianin Jusuf Buxhovi, autor i librit “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878”

0
Historiani Jusuf Buxhovi
SHUMË NGA HISTORIANËT SHQIPTARË ENDE U BESOJNË FALSIFIKIMEVE TË QË VINË NGA HISTORIOGRAFIA SERBE DHE DISKURSI I SAJ!
-Historiani i njohur Jusuf Buxhovi në një intervistë për revistën “Milosao” të Tiranës sqaron fanatizmin antishkencor të shumë historianëve të Tiranës dhe Prishtinës që të ruhen kornizat ideologjike të së kaluarës si dhe sajesat e Beogradit rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë, që asnjëherë nuk ka ekzistuar!
“Milosa”:Botimi i librit “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” sjell dokumente, aktet dhe letra të ndryshme në formën komplete nga arkivi i Ministrisë së Jashtme Gjermane ku gjendet arkivi i Kongresit të Berlinit. Duhet të jetë kjo qasja juaj e parë, por serioze, në fushën e historiografisë?
J. Buxhovi: Libri “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” i takon filleve të punës sime hulumtuese shkencore në historiografi nga fillimi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Studimi mbështetet mbi temën e magjistraturës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”, e mbrojtur në vitin 1979 në katedrën e Historisë së Universitetit të Kosovës. Botimi i vitit 2008, ishte një rast i mirë që tema e magjistraturës të plotësohet me një kundrim më të gjerë të problematikës, duke u parë në tërësinë e Kongresit të Berlinit, gjë që asaj i ka dhënë një dimension më të thellë. Ky thellim ka të bëjë edhe me plotësimin e dokumenteve paraprake me të tjera nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme Gjermane, ku gjendet arkivi i Kongresit të Berlinit, të cilat, në formën autentike, nga origjinalet (frëngjisht dhe gjermanisht), për herë të parë paraqiten opinionit shqiptar të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.
“Milosao”:Juve personalisht jeni i ndarë mes kërkimeve, publicistikës dhe sidomos krijimit letrar. Sa e ndihmojnë njëra-tjetrën përpjekjet individuale në disa fusha?
J. Buxhovi: Publicistikën e kam profesion të mirëfilltë jetësor. E kam filluar në vitin 1967 si gazetar i “Rilindjes” për ta vazhduar dhe përfunduar në vitin 2008 në Bon të Gjermanisë si korrespodent i përhershëm i kësaj të përditshme shqiptare në këtë vend. Pra, për dyzet vjet pune aktive, gazetaria më ka ndihmuar shumanshëm. Megjithatë, gazetaria mund të jetë e dëmshme në krijimtarinë letrare, po qe se nuk lirohesh nga sipërfaqësia e saj që ia imponon dinamika, dhe veçmas e papërshtatshme në fushën e hulumtimeve shkencore, po qe se faktografia mbetet në nivelin e trajtimit publicistik.
“Milosao”:Çfarë pasojash ka sjellë Kongresi i Berlinit prej vitit 1878, në ditët tona? A mendoni se ky ishte shkaku kryesor që mori trajtë Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe u përmirësua përpjekja për pavarësinë e vendit?
J. Buxhovi: Kongresi i Berlinit i vitit 1878 duhet parë në frymën e zhvillimeve të njohura që solli Kriza Lindore, me çka u bë e ditur se fundi i Perandorisë Osmane në pjesën evropiane do të përcillej me lëvizje të mëdha gjeostrategjike, të cilat, duhej të mbaheshin nën mbikëqyrje nga Fuqitë e Mëdha të kohës, veçmas pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1871 dhe shfaqjes së saj në skenën politike si faktor i rëndësishëm. Meqë pansllavizmi rus në këtë hapësirë ishte shumë aktiv dhe po përdorte lëvizjet nacionale të botës ortodokse (grekëve, serbëve, malaziasve, rumunëve dhe bullgarëve) për interesa të veta, atëherë ishte e natyrshme që edhe oponentët e saj, Austro-Hungaria dhe Italia të përdornin lëvizjet tjera nacionale, veçmas atë të shqiptarëve për qëllime të veta, pra që të mbrojnë interesat e tyre në hapësirën evropiane te Perandorisë Osmane.
Në këto rrethana, pas luftës serbo-turke të vitit 1877 dhe asaj ruse-turke të vitit 1878, pra pas Paqes së Shën Stefanit, e cila Serbisë i lejoi zgjerim në pjesët shqiptare (nga Nishi deri në Kurshumli) si dhe krijoi Bullgarinë e Madhe (ku u prekën edhe disa pjesë të etnisë shqiptare), ishte i pashmangshëm edhe reagimi shqiptar, që pasoi me thirrjen e Lidhjes Shqiptare në Prizren disa ditë para se Kongresi i Berlinit të fillonte punimet.
Natyrisht se për një reagim të tillë të shqiptarëve, që filloi me moton e “mbrojtjes së vatanit nga copëtimet sllave dhe greke” dhe përfundoi me një lëvizje politike ndër më të fuqishmet që i hapën rrugë zhvillimeve që, tridhjetë e katër vite më vonë do të çojnë te shpallja e shtetit të pavarur shqiptare, ishin të interesuar edhe fuqitë qendrore (Austro-Hungaria, Gjermani dhe Itali), siç ishte e interesuar edhe vetë Perandoria Osmane, e cila te reagimi i shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre, shihte mundësinë për t’i shpëtuar trysnisë ruse, por pa dividentë politike (autonominë brenda Perandorisë), siç kërkonin shqiptare. Ka shumë dokumente mbi të cilat mbështeten këto qëndrime, vlerësimi analitik i të cilave, nxjerr në pah rezonin politik të elitës politike shqiptare të kohës që procesi i pashmangshëm i rënies së Perandorisë Osmane të shfrytëzohet në përputhje edhe me interesat e atyre fuqive të mëdha të cilat pansllavizmit mund t’i kundërvihen me futjen në lojë të kartës së faktorit shqiptar, që nuk mund të ishte tjetër pos me lindjen e një shteti shqiptar, pa marrë parasysh përmasat e tij etnike. Në këtë kombinatorikë politike, kërkesa për një vilajet të bashkuar shqiptar (nga katër sosh e ku ai i Kosovës ishte më i madhi dhe më sfiduari nga fqinjët e shqiptarëve që synonin ta copëtonin), ishte kërkesë e arsyeshme, meqë ruante tërësinë e etnisë shqiptare dhe njëherësh atë e faktorizonte në raport me Perandorinë Osmane, po edhe me Fuqitë e Mëdha të kohës, për t’u parë edhe si interes i tyre.
Shikuar nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptarëve e Prizrenit e vitit 1878, në përmasat perandorake dhe veçmas në ato ndërkombëtare, e promovoi politikisht nacionalizmin shqiptar të mbështetur mbi faktorin gjuhë siç e vuri në binarët e pashmangshëm dhe të pandalshëm pavarësinë e Shqipërisë.
“Milosao”:Kush ju ka ndihmuar në këtë përpjekje të stërmadhe dhe a mendoni se keni pasur pengesa në punën tuaj?
J. Buxhovi: Puna ime hulumtuese dhe shkencore duhet parë në kuadër të zhvillimeve shoqërore dhe politike të kohës. Pra, ato të viteve të gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta nëpër të cilat kaloi Kosova, që lidhen me emancipimin politik, kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve, të cilat , pas ndryshimeve kushtetuese të viteve 1968-1974, u hapën rrugë edhe krijimit të institucioneve kombëtare, siç ishte Universitetit i Prishtinës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve si dhe instituteve të tjera hulumtuese shkencore, ku një rol të madh pati edhe veprimtaria botuese në gjuhën shqipe që drejtonte “Rilindja” e të tjera. Këtyre zhvillimeve duhet shtuar edhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor me Shqipërinë, i vendosur zyrtarisht në vitin 1968 në marrëveshjen e parë midis Tiranës dhe Prishtinës, me ç’rast, midis Tiranës dhe Prishtinës filloi këmbimi i teksteve shkollore, librave si dhe profesorëve në të dy universitetet, shkëmbim ky që i solli dobi të mëdha Kosovës. Tirana dhe Prishtina asokohe harmonizonin qëndrime edhe rreth disa projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe shkencore aty ku kishte mundësi. Meqë si gazetar isha i akredituar në Bon dhe po merresha me hulumtimin e dokumenteve të Kongresit të Berlinit, çarqet shkencore në Prishtinë dhe Tiranë (Dr. Ali Hadri, Aleks Buda dhe Arben Puto) kërkuan që këtë angazhim ta ktheja në vokacion të përhershëm hulumtues shkencor, gjë që edhe kështu ndodhi. Pra, në punën time hulumtuese, si mentor të parë, kam pasur akademik Ali Hadrin dhe profesor Aleks Budën, me të cilët kam bashkëpunuar deri në vitin 1981, kur do të ndërpritet dhunshëm nga ana jugosllave pas ngjarjeve të vitit 1981. Megjithatë, ndryshimin e njohur të rrethanave politike dhe shoqërore të atyre viteve, jam munduar që ta përballoj me punë individuale në Gjermani, duke iu përkushtuar hulumtimit nëpër arkivat gjermane, në mënyrë që të rrumbullakoj sa më shumë që të jetë e mundur punën e nisur në vitet e shtatëdhjeta.
“Milosao”:Në kërkimet tuaja të vazhdueshme, ju jeni përballur me dokumente autentike. A mund të na thoni, ka pasur përpjekje për manipulime nga fqinjët apo nga kancelaritë ndërkombëtare?
J. Buxhovi: Mund të thuhet pa hezitim se e gjithë problematika e studimit të dokumenteve të Kongresit të Berlinit dhe atyre që solli kjo ngjarje, për çdo studiues të mirëfilltë shqiptar, përcillet me anatemën e manipulimit dhe falsifikimit të tyre të qëllimshëm në njërën anë si dhe të stereotipeve ideologjike në tjetrën anë. Manipulimi dhe falsifikimi i këtyre dokumenteve gjithsesi se lidhet me historiografinë serbomadhe të Beogradit, po edhe të Moskës dhe Athinës për qëllime të njohura hegjemoniste që u shërbyen projekteve antishqiptare ( “Naçërtanja” e Garashaninit e vitit 1844 dhe ajo e “Megaloidhesë” greke e po të njëjtës kohë si dhe ato të historiografisë ruse). Kongresi i Berlinit si dhe vendimet e njohura të tij, kanë paraqitur referencën emblematike të manipulimit të këtyre qendrave në mënyrë permanente nga falsifikimi i tyre e deri te keqinterpretimet e qëllimshme, që për moto kishin fabrikimin e gënjeshtrës rreth “shqiptarëve ardhacakë dhe pa histori”, “shqiptarëve mbetje e mjegulluar osmane dhe fundamentalistë të rrezikshëm islamikë” e të ngjashme, me çka atyre duhej jo vetëm t’u mohohej shteti, por, për hir “të interesave të mëdha evropiane”, Beogradit, Athinës e të tjerëve, t’u lejohej qërimi i hesapeve me ta, deri te etnogjenocidi!
Kur shikohen mirë e mirë nga të gjitha këndet të gjitha dokumentet e Kongresit të Berlinit, një pjesë të të cilave kam sjellë në librin tim, veçmas letrat e dërguara nga të gjitha viset shqiptare (124 sosh), del se një pjesë të tyre mund të thuhet se janë shkruar edhe nga konsuj rusë e grekë, nga klerikë ortodoksë dhe agjentë të tjerë të Beogradit, Athinës dhe Moskës, po edhe nga ndonjë konsull austriak. Këtë të fundi, madje e pranon edhe Andrashi, ministër i jashtë i Austro-Hungarisë në memoaret e tij, me ç’rast zbulon se “Vjena ka punuar që nga disa qendra shqiptare të vinë letra dhe telegrame që na duheshin”. Këto “ndërhyrje” nuk ua humbin vlerën kërkesave autentike të shqiptarëve, veçse bëjnë të ditur se midis tyre ka pasur edhe të dirigjuara në përputhje me interesat tjera, gjë që historiografisë sonë i mbetet që ato t’i deshifrojë dhe t’i interpretojë mirë e mirë.
“Milosao”:A mendoni se Lidhja e Prizrenit ka trajtime të ndryshme në Shqipëri e Kosovë? Sikur duket se një pjesë e studiuesve nuk kanë parë dokumentet origjinale?
J. Buxhovi: Arsyet e njohura ideologjike dhe ato që shqiptarët nga 1912 i ndanë dhunshëm në realitetet shoqërore dhe politike të ndryshme kanë sjellë edhe qëndrime të ndryshme, ku në njërën anë, nga Tirana zyrtare është imponuar qëndrimi se nga Europa dhe Perëndimi shqiptarëve u kanë ardhur të gjitha të këqijat, se perëndimi nuk i ka dashtë shqiptarët e të ngjashme, gjë që kjo ka justifikuar izolimin dhe mbylljen komuniste, ndërsa në tjetrën anë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është dashtë të shihet vetëm si përpjekje për autonomi, që si e tillë të “justifikojë” statusin politik të shqiptarëve në Jugosllavi e të ngjashme, sado që pjesa më e madhe e historianëve të Kosovës, konceptin e autonomisë e kanë parë si proces, që shkon tutje, e jo si gjendje statike, kundrim ky që ka qenë i ngjashëm edhe me qëndrimin politik të intelektualëve shqiptarë dhe të një pjese të klasës politike…
Krahas këtyre stereotipeve, që për fat të keq, ende gjithnjë mbahen te një pjesë e historianëve tanë (sidomos atyre në Tiranë) nga shkaku se kanë doktoruar dhe shkruar libra, siç kanë fituar edhe tituj “akademikë” e të tjera gjatë kohës së diktaturës komuniste, sot e gjithëditën mungon edhe vullneti i qëllimshëm për ballafaqimin me dokumentet origjinale! Them kështu, ngaqë ka dhjetë vite që kam sjellë dokumentet origjinale të Kongresit të Berlinit në frëngjisht dhe gjermanisht, të nxjerra nga Arkivi Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon (të autorizuara nga botuesi gjerman“Gisen”) e të përcjella edhe me përkthimin në gjuhën shqipe, ndërsa që historianë nga Tirana dhe Prishtina edhe në tutje citojnë versionin e cunguar dhe të filtruar të dokumenteve që sjell Haxhivasilevi, Gjorgjeviqi, Gopqeviqi dhe historianë të tjerë serbë! Ç’është më keq, disa pedagogë të kësaj mendësie, pengojnë studentët që marrin guximin të citojnë librin tim, meqë kjo ua rrënon “kredibilitetin” veprave të tyre!
“Milosao”:Historianët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë pasur një lloj tutele të diktuar nga regjimet represive. A mendoni se ka ardhur koha që duhet të ketë një trajtim kombëtar shqiptaro-kosovar sa i përket rëndësisë së Kongresit të Berlinit?
J. Buxhovi: Tutela e regjimit represiv komunist është dashtë të marrë fund me rënien e komunizmit, siç ka ndodhur edhe në vendet tjera. Por, për fat të keq, ajo po vazhdon për arsyet që i ceka më sipër. Kujtoj se historiografia jonë duhet të ketë qëndrim shkencor jo vetëm sa i përket Kongresit të Berlinit, por të gjitha çështjeve të tjera, veçmas asaj që ka të bëjë me lidhjen pellazge dhe të tjera nga antikiteti, ku pjesëmarrja jonë në djepin e qytetërimit të lashtë dhe të vlerave të tij universale është thuajse vendimtare. Historiografia institucionale shqiptare duhet të rishqyrtojë pikëpamjet e veta rreth Bizantit, Mesjetës dhe veçmas ato që kana të bëjë me të ashtuquajturin shtet mesjetar serb me Rashën dhe Dinastinë Nemanjane – “themel i tij”, ndonëse nga autorët ndryshëm bizantinë dhe dokumentet tjera të kohës Nemanjajt shihen me origjinë tribale (fis ilir), siç duhet të rishqyrtojë edhe pikëpamjet rreth kishës ortodokse serbe, që del me autoqefali gjoja nga shekulli XIII, ndërkohë që ajo autoqefalin e ka tetë shekuj më vonë, në vitin 1923 pas krijimit të shtetit Serb-kroat-slloven. Në përputhje me këto fakte, historiografia shqiptare duhet të rivlerësojë rolin e feudeve arbërore në Bizant si dhe përpjekjet e tyre për autonomi dhe aleancave të ndryshme në përputhje me faktorët e kohës në përvijimet midis Bizantit dhe Perëndimit, siç kanë ndodhur mbas kryqëzatës së katër më 1204 e deri te shfaqja e osmanëve, ku Rasha Nemanjane, si pjesë e feudeve të kohës në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë, që luftonin për të trashëguar fronin e Bizantit, del nga arbitri i përvetësimeve serbe.
“Milosao”:Sa i vështirë ka qenë për Ju hulumtimi në arkivat gjermane dhe sa kohë ju është dashur t’i grumbulloni këto materiale?
J. Buxhovi: Të qenit gazetar (korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Gjermani, i akredituar pranë qeverisë gjermane) më ka krijuar mundësi të mëdha edhe formale që t’u qasem dokumenteve pa ndonjë vështirësi. Meqë fokusimi im hulumtues ka qenë Kongresi i Berlinit, ishte e natyrshme përqendrimi te shqyrtimi dhe vjelja e dokumenteve të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bon. Aty kam punuar nga mesi i viteve të shtatëdhjeta e deri në vitin 2008, ku kam klasifikuar mbi pesë mijë dokumente që kanë të bëjnë me Krizën Lindore, Kongresin e Berlinit dhe çështjen shqiptare nga viti 1865 e deri në vitin 1912. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve ruhet në arkivin tim personal, ngaqë nuk ia kam dalë t’u siguroj vend në Arkivin e Kosovës dhe atë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Sepse, këto institucione, për arsye “të pakuptueshme”, që u cekën, nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë as siguri e as trajtim shkencor!
“Milosao”: E mendoni se ishte e arsyeshme ajo që përcaktoi në konkluzionet e veta Lidhja e Prizrenit, sa i përket mbrojtjes nga copëtimi i trojeve shqiptare dhe autonomi nën Perandorinë Osmane?
J. Buxhovi: Qëndrimet dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë në përputhje me rrethanat si dhe zhvillimet historike të kohës, në të cilat u gjenden shqiptarët, kur ata në njërën anë rrezikoheshin nga hegjemonizmi i fqinjëve sllavë dhe grekë dhe në tjetrën anë rrezikoheshin nga shembja e shpejtë e Perandorisë Osmane. Mbrojtja e interesave kombëtare asokohe mund të sigurohej nëpërmes kërkesës për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare (krijimi i një Shqipërie osmane, që në të vërtetë doli nga kërkesat e katërmbëdhjetë pikëshit të Hasan Prishtinës në Shkup, në gusht të vitit 1912), që nënkuptonte lirimin nga koncepti i “miletit osman” ku gjendeshin dhe një formule kompromisi që do ta arrinte Perandoria Osmane me fuqitë evropiane të boshtit (Austro-Hungarinë dhe Italinë). Pa marrë parasysh si rrodhën ngjarjet deri në nëntor të vitit 1912 dhe nëpër ç’katrahurë kaluan shqiptarët, megjithatë epilogu i këtij zhvillimi ishte i përcaktuar nga programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe platformës kombëtare që doli prej saj. Pa këtë ngjarje, nuk do të kishte as Shqipëri e as komb shqiptar.
“Milosao”:Keni mbaruar dhe një kolanë historike të Kosovës, cilat janë planet tuaja më të afërta?
J. Buxhovi: “Kosova” në pesë vëllime, e botuar midis viteve 2012-2015, këtë vit plotësohet edhe me tri vëllime të tjera (VI,VII dhe VIII), me çka përmbyllet koncepti im që ky libër në tetë vëllime të paraqesë një kontribut shkencor për historinë e Shqipërisë së natyrshme dhe të Shqiptarëve nga antikiteti e deri te koha jonë, ku Dardania është në qendër të vëmendjes, si një mbretëri ndër më të vjetrat e antikitetit, e lidhur me Trojën dhe zhvillimet tjera që ndodhën pas rënies së saj. Përqendrimi te Dardania si qendër e antikitetit ka rëndësi të dyfishtë: ngaqë në njërën anë lashtësisë sonë ia shton komponentin kryesor që atë e lidh me qytetërimin trojan dhe atë pellazg në përgjithësi (qëllimisht të harruar dhe të anashkaluar), dhe në tjetrën anë e zhvlerëson në tërësi gënjeshtrën serbe për gjoja “shtetin mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë, që për fat të keq, edhe sot e gjithditën mbrohet nga disa historianë të mendësisë ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë, me të cilën Serbisë, siç e pasqyron edhe pakoja e Ahtisarit në Kushtetutën e Kosovës, vazhdon t’i njihet edhe “e drejta historike”, paçka se ajo frymëzoi gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve ( të viteve 1878, 1912, 1944 dhe 1999)!
“Kosova” në tetë vëllime, po ashtu, ka për qëllim të pasqyrojë edhe vazhdimësinë arbërore-shqiptare nga mesjeta e deri te shfaqja e parë e shtetit shqiptar (atij londinez më 1913), me ç’rast pranimi i shtetit të përgjysmuar shqiptar zhvendosi raportet e brendshme shoqërore, kulturore dhe politike të botës shqiptare, ku shteti mori rolin e qendrës, ndërsa pjesët e mbetura jashtë nën pushtimin serb,malazias dhe grek, ndonëse dikur trung historik u kthyen në periferi me fatin tragjik të asimilimit deri në zhdukje! Shteti i Kosovës i pranuar ndërkombëtarisht më 2008, korrigjoi këtë padrejtësi (kthimin e qendrës në periferi dhe të periferisë në qendër) dhe, me dy shtete shqiptare, vendosi balanset historike dhe shoqërore-politike të botës shqiptare. NË këtë aspekt “Kosova” shfaqet si histori e shtetit të Kosovës, po edhe histori e Shqipërisë së natyrshme. Si e tillë, kjo vepër, paradigmës që ka funksionuar nga viti 1913 e këndej se “Kosova është Shqipëri” ia shton atë se edhe “Shqipëria është Kosovë”.

Përkrahësit e Ratko Mlladiqit të shpallen “persona non grata”!

0

Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiq dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe dhe të atyre në Republikën Serbska në Bosnje, janë mentorët dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiqit.

Megjithëse i vonuar, dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mlladiqit simbolizon mesazh të qartë se gjenocidi është krim që nuk vjetërsohet. Mirëpo dënimet e kësaj natyre kanë për funksion edhe parandalimin e përsëritjes së krimeve të tilla.
Fatkeqësisht reagimet e bartësve të institucioneve në Serbi dhe në Republikën Serbska, që ishte produkt i këtij gjenocidi, dëshmojnë të kundërtën. Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiq dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe vazhdojnë të mohojnë gjenocidin dhe të madhërojnë kriminelin Ratko Mlladiq.

Në foto Ratko Mladić: Krimineli i madh i ushtrisë gjenocidale serbe , duke u gjykuar për gjenocidin në Srebrenicë.

Është moment tejet i rëndësishëm që SHBA-të dhe BE-ja të shpallë “persona non grata” të gjithë mentorët, pasuesit ideologjik dhe mohuesit e gjenocidit, sepse heshtja e vendeve demokratike përballë kësaj arrogance që del në përkrahje të krimeve të kryera mund t’i inkurajojë që të përsërisin krimet.

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Përkrahësit e Ratko Mlladiqit të shpallen “persona non grata”!

Mullixhiu dhe guzhina e re shqiptare

0
Enela Shehu Markja 
Dashuria kalon nëpërmjet sotmakut – thotë populli – dhe me këtë shprehje nuk flas vetëm për dashurinë e një cifti dhe në familje, por për shumë dashuri. Ne duam një vënd, zonë, kranhinë, shtëpi, restourant, bujtinë shumë më tepër nëse ato kanë një guzhinë të shijshme, të vecantë, traditionale, moderne, gatuar me produktet e zonës, që na mbetet në mendje dhe sa herë ë kujtojmë goja na lëshon lëng.
Shpesh herë më pyesin miqtë e mi gjermanë, se cfarë gatuajmë me dëshirë ne shqiptarët, cfarë është spezifilke për guzhinën tonë? C‘është kjo pyetje – mendoj unë dhe mendja më shkon tek italinatët me pizza dhe pasta, francezët me baguette, spanjollët me paella, etc, etc. Po ne – filloj të vras mendjen unë për dicka tipike shqiptare…
Guzhina është traditë. Ne jemi cfarë hajmë.
Përgjatë rrjedhës së historisë tonë, pushtimet, rregjimet, fqinjët, lëvizjet demografike të gjithë këto faktorë kanë lënë gjurmë të theksuara në mënyren e gatimit. Shprehja e shumë përdorur se guzhina shqiptare është diku „mes Orient dhe Oxident“ tregon një përgjasje, ose më mirë përthithje kulturash në arenen Ballkanike.
Të gjithë vëndet e Gadishullit Ballkanik kanë të njëjtën klimë, reliev, rriten të njëjtat bimë, pemë, e deri diku kanë të njëjtën shije e megjithatë ato kanë vecoritë e nuancat e tyre autoktone.
Ashtu si veshjet tona kombëtare ku nga format, ngjyrat, stofi, lulet dallohet zonat ose kranhinat të cilat ato i përkasin, ashtu dhe mënyra e gatimit është shumë specifike dhe karakterizon thelbësisht zonën ose kranhinën.
Gjatë viteve të socializmit guzhina jonë u tkur dhe morri formën e „tollonës“. Krijimin e kooperativave varfëroi popullsinë fshatar edhe dhe njëkohësisht tryezat tona.
Përgjatë tranzicionit dhe në vazhdimësi, lëvizjet e shqiptarëve nëpër botë ndikojnë dhe ndryshojnë mënyrën e gatimit, duke e pasuruar atë njëkohësisht.
Futja e elementëve të rinj, kombinimi i tradicinales me modernen, gatuar me produktet e këtij vëndi që është i bekuar me 300 ditë diell në vit, nuk e gjen në asnjë vënd tjetër më bukur se tek „Mullixhiu“.
Shumë kureshtare mbas botimit të librit „Guzhina e re shqiptare“ nga shtëpia e shtypit Suhrkamp në Gjermani si dhe vleresimet që pati libri në mediat gjermane, por gjithashtu rritur në një familje me shumë traditë e dashuri për guzhinen, ishte vizita tek Mullixhiu e domosdoshme.
Megjithëse paksa i fshehur Mullixhiu në katin përdhes të një ndërtese të re shumkateshe prane liqenit, pa shume drita e reklame, i thjesht dhe nga brënda veshur me dru si shtëpi mali, frekuentohej shumë, dhe më tepër nga turistet e huaj.
Menuja e qarte, e kuptueshme dhe sigurisht e vecantë.
Serviret sallatë me spinaq, bukë fiku dhe ftua marinuar mrekullueshëm me erëza mali dhe zbukuruar me thërrime djathi. Petkat, Jufkat, Dromsat dhe Rosnicat pasi skuqen, sherbehen me zarzavate, fruta pylli ose me mish shpendësh.
Sigurisht që nuk mungon mishi i vicit, kecit, gicit, qingjit kavardisur me erëza dhe kumbulla dhe shoqëruar me zarzavate.
Boza, lëngu i sheges dhe kallmeti i vendit zbukuronin tavolinen…
…harrova qumështorin me safran.
Prodhimet tona bujqësore dhe blektorale, përpunuar sipas traditës shumë shekullore, zbukuruar me mikpritjen dhe bujarine shqiptare, është ajo që vizitorët kërkojnë dhe gjejnë tek Mullixhiu dhe jo vetëm aty.
Ngritja e Bujtinave ne kodrat përreth Tiranës dhe në zonat turistike rurale, bazuar mbi vecoritë e përmendura më lart, rikthejnë tek vizitorët ushqimin tradicional pregatitur me shumë kohë (Slow Food), përkujdejse dhe dashuri nga amvisat e Bujtinave.
Atë mbrëmje tek Mullixhiu pata një bisede shumë interesante me Nikolin Kolën, mbi explorimin e vëllezerve Kola të guzhinës traditionale ndër të gjitha krahinat mbarëshqiptare, si dhe projeket që planifikojne ne aktivizimin e amvisave në zonat rurale.
Atë mesnate Nikolini do të prezantonte artin e guzhines tradicionale shqiptare online per Food and Drink Muesum në New York.
E vështirë te thuash vetëm nje gjellë tipike shqiptare – është e pamundur të përmbledhësh gjithë krahinat në një „Tenxhere“ por e mundur dhe e arritur është përmbledhja e Artit te guzhinës shqiptare ne një liber, ku tradita, modernja dhe estetika, marinaur me aromë mali – përbëjnë guzhinen e vjeter dhe te re shqiptare.
Kurioz të bën ky libër në cdo rast, jo vetem për përmbajtjen por dhe për Shqipërinë dhe jam shumë ë bindur, që ato që do ti shijojnë për herë të parë recetat e Mullixhiut, do t’ju rikthehen atyre përsëri e me siguri do të vizitojnë Shqipërinë.
Libri dhe restoranti hapin rrugë të reja për njohjen dhe imazhin e Shqipërise, këtë herë nëpërmjet Stomakut.
E vecanta e Mullixhiut dhe e Librit të tij, nuk qëndron vetëm tek Menuja e shtruar mbi tryezë, por shumë më tepër në profilizimin dhe identifikimin e guzhinës së vjetër dhe të re shqiptare dhe njohjes së saj në arenën nderkombëtare.
Nëse ju pyes Ju se cfarë është tipike shqiptare, cila do te ishte pergjigjja Juaj?

Serb në Gjakovë?

0

Fahri Xharra

Fahri Xharra, Gjakovë

Vajet serbe për “autoktoninë” e tyre në Kosovë , tashmë  janë  si një refren i ndonjë kënge monotone  për një dashuri të shpifur e cila kurrë nuk ka ndodhë.  Kur t`ia shton asaj monotonie edhe krimet ndaj asaj “ dashurie “ atëherë edhe bota  fillon të qeshet dhe stërqeshet me ëndrrat serbe në pike të vapës përcëlluese të dështimit të tyre .

Në treg , nga “malli “ për token e “ humbur “ së cilës deshën  t`ia mbyllin gojën përgjithmonë na paska dalë një libër plotë e përlotë me rrena historike , të zakonshme për historiografinë serbe , “Српска улица у Ђаковици “ ( Rruga e serbëve në Gjakovë ) e  Millorad D. Gligorijeviq-it . Para se të kaloj aty ku desha , i kam nja dy fjalë për këtë farë “historiani , etnologu “ dhe vajtuesi për Gjakovën se ky paska harruar që na dimë shkrim -lexim , i kemi arkivat , e njofim historinë , e lirinë e të shprehurit dhe e kemi mbamendjen në rregull.

Milloradi i Gligirijeviqve e di “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?

Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë ortodoks. Ata flitini shqip ndërveti  dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bësh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceremonitë e tyre ortodokse. Gjatë  luftës se dytë botërore  deshën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të vërtetën e shkijeve ,dhe nuk e lejuan .

Pastaj , tani nuk jemi në frikën dhe ndërsyemjen turke që pjesën shqiptare ortodokse ta quajmë ashtu si ata dëshironin.

E di shumë mirë , përkundër asaj që turkut nuk iu është nënshtruar Gjakova asnjëherë  , por prapë    ne Gjakovë  e kishim hangër karremin dhe i kishim  dy rrugë , njëra “ Muhalla e Kaurrëve “ dhe tjetra  “ Rruga e shkijeve “ . Dy rrugë banorët flitnin dhe frymonin shqip , ishin të pak si të veçuara   nga përkatësia fetare , njëra katolike dhe tjetra ortodokse ; por prapë se prapë ndër veti flitnin shqip .

E tërë kjo histori ishte me dëshirën dhe tradhtinë turke dhe më vonë edhe serbe.

Në libër shkruan :  “Према подацима који се могу наћи у опширном турском попису становништва из 1485. године, Ђаковица, која је у то вријеме имала статус села, бројала је 67 породица, а сва пописана лична имена су искључиво српска. “  ( Sipas defterëve turq te vitit 1485 Gjakova e paska pasur statusin e fshatit e cila i paska patur vetëm 67 familje dhe të gjithë me emra serb ) .

Zotëriu Gligorijeviq e harron që atë defter  e kam edhe  unë në duar ; prandaj të kotë e ka manipulimin.

Më duket shumë e kotë të përkthej diçka nga ai libër , por vetem dua t`ia shtoj se në Gjakovë e rrethinën e saj kishte vetëm kolonistë serb , të ardhur që nga 1912 e deri në vitet e vonshme të Jugosllavisë.

Serbëve duhet t`iu bëhet e qartë , por ata dinë se shkijet nuk janë serbët se serbet ishin kolonistë kurse shkijet shqiptarë ortodoks të këtyre anëve e të llomitur nga stuhitë historike.

Sa për njoftim :

“Dëshmi të shumta ndriçojnë se toka u merrej në tërësi familjeve shqiptare bujqësore, e u jepej atyre, që nuk merren me bujqësi. P.sh në një raport të Konsullit të Përgjithshëm të Mbretërisë Shqiptare në Shkup, nr. 320.C.III, datë 8.VIII.1930 thuhet: është marrë toka e Sokol Hajdarit nga Janoshi i Gjakovës, i cili ka mbetur në rrugë me 30 anëtarë të familjes dhe i është dhënë sekretarit të Bashkësisë së Gjakovës, malazezit Jovo Joksiq. Është marrë toka nga disa fshatarë të fshatit Nec të Gjakovës dhe i është dhënë anëtarit të bashkësisë Boko Tomoviq dhe drejtorit të shkollës fillore në Gjakovë Vojiq Tomoviq. Këta tokën në fjalë, e përdorin si çiflig dhe të zotët e tokës – shqiptarët i përdorin si bujq. Marrja e tokës edhe të familjeve të tjera si në Cërmjan, Bec etj.[28]  Arkivi Qëndror i Shqipërisë, dok. nr. 320 C.III, 8.08.1930, F. “Komiteti i Kosovës”, Mikrofilm në Arkivin e Kosovës”

Kolonët serbë, që merrnin tokën ishin të liruar nga tatimi. Ndërsa, shqiptarët ishin të detyruar që të paguajnë taksat për 5 vjet për tokat shqiptare të marrë para 3-4 viteve. Duke mos pasur të holla për t’i bërë ballë pagesave, autoritet jugosllave i nxirrnin rrobat në mënyrë arbitrare e të çuditshme në ankand, i shisnin me çmime të lira si edhe teshat e nuseve.[31] Në një referat të një deputetit T. Diniq, të marsit 1938 – në mes tjerash shkruan: Ngarkimi me tatim në mënyrë jo të drejtë. Pagesa e tatimit edhe për tokën, të cilën shteti e ka marrë. Dhënia me qesim e tokës për të cilën paguajnë tatimin. Shkatërrimi sistematik i bujqve, nga shtëpiaku krijohen persona pa strehë dhe proletarë. Shkatërrimi i amvisnive shtëpiake. Pasojë e një pune të tillë është që bujku po ik nga toka, shtëpiaku po shndërrohet në proletar dhe punëtorë të vrazhdë të papunë.[32] AJ B., F. M. Stojadinovic, 37, f. 3

Edhe diçka, lerëni Gjakovën se ne dimë edhe më shumë se sa ju mendoni  ;

Ju kujtohet kjo : Serbet me prejardheje shqiptare dhe vllahe : Neki Srbi tog porekla su: Jovan Sterija Popović (književnik), Marija Trandafil (dobrotvorka), Jovan Jovanović Zmaj (pesnik i lekar), Vladan Đorđević (lekar i književnik), Nikola Pašić (političar), Dimitrije C. Marković (oficiri političar), Lazar Paču (političar), Stevan Sremac (književnik), Branislav Nušić (književnik), Aleksandar C. Marković (političar), Dragiša Cvetković (političar), Aleksandar Vučo (književnik), Konstantin Koča Popović (književnik, oficir i političar), Borislav Pekić (književnik), Toma Fila (advokat), Taško Načić (glumac), Ljubiša Ristić (pozorišni reditelj), Srđan Šaper (muzičar i menadžer) i dr. ?