Kreu Blog Faqe 1661

Olsi Jazexhi: Lidhja e Prizrenit nuk ishte lidhje shqiptare, por ishte lidhje islamike

0

Faqja e parë e Karar – Namesë, dokumentit themelues të Lidhjes

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Mbi identitetin islamik të Lidhjes së Prizrenit

(Prizren Ittifaki)

Olsi Jazexhi

Firence, më 01 qershor 2007

Çfarë flitet për Lidhjen e Prizrenit?

Në  vitin  1999  ndërsa  lexoja  librin  e  Jakob  Landaut:  ‘Politika  e  Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi’ më bëri  përshtypje fakti  që  Lidhjen  e  Prizren  të cilën  nëpër shkollat tona fëmitë e mësojnë si një Lidhje sa anti-turke aq edhe kombëtare, historiani britanik e klasifikonte si një organizatë të nxitur nga vetë sulltan Abdulhamidi II, për të mobilizuar  muslimanët  e  Ballkanit  që  të  mbrohen  nga  pushtimi  i  fuqive  të  krishtera. Landau mendonte se Lidhja e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe për këtë në  kapitullin  e  “Shoqërive  dhe  Vëllazërive”  të  ndërtuara  nga  sulltani  në  suazat  e  pan- islamizmit, thotë se:

Një  organizatë  (pan-islamike)  edhe  më  me  jetëgjatë  ishte  Lidhja  Shqiptare  e Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndërtua pas takimit të fisnikëve  vendas  më  10  qershor  1878,  fillimisht  për  të  kërkuar  autonomi  për Shqipërinë.  Megjithatë  qëllimi  parësor  i  themeluesve  të  saj  ishte  të  ndalonte copëtimin  e  Shqipërisë  në  Kongresin  e  Berlinit,  kështu  që  dy  dokumentat  bazë themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Perandorisë dhe sulltanit, duke ju  referuar  edhe  sheriatit.  Në  vitin  1878  ndërmjet  Prizrenit  dhe  qeverisë  në Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi ndaj identitetit musliman dhe osman ishte  natyral  për  një  nga  grupet  më  muslimane  të  perandorisë,  i  cili  kërkonte siguri në një kohë krize si kjo nga bashkëbesimtarët e tjerë.1

Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili në  librin  “Kosovo  a  short  history”  kujton  citimet  e  një  zyrtari  britanik  në  Kosovë  më 1878  i  cili  thoshte  se:

Lëvizja  ëshë  më  shumë  një  lëvizje  fetare  sesa  shekullare,  dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është mëse e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës.2

Këto  dy  paragrafë  më  kanë  bërë  që  pëpara  shumë  vitesh  të  kërkoja  dhe  kuptoj përse në librat tanë të historisë, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumë pjesë të tjera të historisë sonë  është  trajtuar  sipas  mendësisë  së  shkollës  sllavo  –  greke  në  Ballkan   e  cila presupozon   që   popujt   e   Ballkanit   vuajtën   nën   tiraninë   turke,   dhe   për   më   tepër shqiptarëve,  historianët  tanë  nacional-komunistë  ju  kanë  fshirë  rëndësinë  që  islami  ka patur  në  historinë  e  ngjizjes  së  tyre  kombëtare.  Lidhjes  së  Prizrenit  apo  siç  emri  i  saj original është Prizren Ittifaki,3  i është ndryshuar edhe emri dhe njihet si ‘Lidhja Shqiptare e Prizrenit’. Në librin ‘Historia e Popullit  Shqiptar’,  volumi  II,  botuar  nga Akademia e Shkencave në Tiranë më 2002 në Kreun V të titulluar ‘Lidhja Shqiptare e Prizrenit’ me autor  Kristo  Frashërin,  Lidhja  portretizohet  si  një  organizatë  laike  dhe  islamofobike. Edhe pse autori pranon që në këtë lidhje kishte një rrymë që kërkonte të bënte ‘një lidhje islamike,  ku  të  merrnin  pjesë  të  gjitha  popullsitë  myslimane  të  Gadishullit  Ballkanik, pavarësisht nga kombësia e tyre, nga e cila, logjikisht, do të përjashtoheshin shqiptarët e krishterë, si ortodoksë, edhe katolikë.’ dhe ‘Veç kësaj, sulltanistët… nuk e pranonin as në parim idenë e një vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet, sipas tyre, do t’i ndante shqiptarët myslimanë  nga  “vëllezërit”  myslimanë  të  Gadishullit  Ballkanik  dhe  të  Perandorisë Osmane’4   fjala  logjikisht  qe  kam  nënvizuar  më  lartë  apo  edhe  vënia  nga  autori  në thonjëza  i  fjalës  “vëllezër  myslimanë”  tregon  presupozimin  e  tij  i  cili  mendon  se  nëse Lidhja e Prizrenit do të ishte islamike, atëherë automatikisht do të kishim diçka kundër të krishterëve  dhe  sipas  historisë  nacional-komuniste  në  Shqipëri,  të  jesh  Islamik  përbën krim.

Për gardën e historishkruesëve të Akademisë së Shkencave në Tiranë, shqiptari i imagjinuar  i  modernitetit  është  politikisht  korrekt  vetëm  kur  portretizohet  si  laik  dhe ateist.5

Në  këtë  vazhdë  mendimi,  Kristo  Frashëri  këmbëngul  në  kapitullin  e  tij  për Lidhjen  e  Prizrenit,  se  ajo  herë  pas  here  infiltrohej  nga  feudalët  turq  të  cilët  donin  të gënjejnë shqiptarët me islamin. Megjithatë shqiptarët vigjilentë të Frashërit nuk binin në grackën e feudalizmit islamik: Këto qëndrime u kundërshtuan nga atdhetarët shqiptarë… që nuk mund të pajtoheshin me platformën e qarqeve sulltaniste dhe në mënyrë të veçantë me idenë konservatore të një lidhjeje islamike, e cila po të krijohej do ta shuante emrin e Shqipërisë. 6

Për  të  trembur  shqiptarët  me  identitetin  tonë  kulturor  islam  dhe  krijuar  në mendjen e lexuesit frikë ndaj mundësisë së qenies së Lidhjes së Prizrenit një organizatë islamike,  Kristo  Frashëri  shkruan:  Funksionarët  e  administratës  dhe  përkrahësit  e  tyre sulltanistë ushtruan në këto mbledhje presion të fuqishëm për t’i detyruar pjesëmarrësit që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të lidhur   me   Perandorinë   Osmane.7   

Por   sipas   Frashërit,   shqiptarët   dinin   gjithnjë   të triumfojnë   ndaj   feudalëve   prapanikë   osman   që   deshën   t’i   bëjnë   islamikë.   Ata kundërshtuan rrufjanët turq: Në asnjë nga krahinat shqiptare, pjesëmarrësit e mbledhjeve nuk  pranuan  ta  cilësonin  veten  e  tyre  si  banorë  islamikë.  Në  të  gjitha  aktet  drejtuar Fuqive  të  Mëdha  banorët  myslimanë  dhe  të  krishterë,  protestonin  si  shqiptarë,  si pjesëtarë  të  një  kombi  të  vetëm.  Madje,  në  shumë  raste,  pjesëmarrësit  e  mbledhjeve popullore  hartuan  peticione  drejtuar  Portës  së  Lartë,  me  anën  e  të  cilave  kërkonin reforma autonomiste për Shqipërinë.8

Megjithatë faktet historike të cilat rrëfehen më në detaj më poshtë dëshmojnë të kundërtën.  Pikë  së  pari  pretendimi  nga  Kristo  Frashëri  se  ‘Në  të  gjitha  aktet  drejtuar Fuqive të Mëdha banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë’ nuk është i vërtetë.9  Pse siç Xhafer Belegu kujton, katolikët  filoaustriakë të veriut të Shqipërisë u deklaruan kundër Lidhjes së Prizrenit, kur ajo sulmoi agresorët austriakë në Bosnje. Në shumicën e akteve Lidhja i është drejtuar Fuqive të Mëdha si një Lidhje Myslymanësh të cilët kërkonin të rojnë nën pushtetin e sulltanit. Për më tepër Evangelos Kofos tregon se Lidhja  e  Prizrenit  është  kundërshtuar  edhe  nga  të  krishterët  ortodoksë  të  Jugut  të Shqipërisë,  të  cilët  nuk  pranonin  as  që të nënshkruanin  Peticione  kundër  Shën  Stefanit pasi deshën të bashkohen me Greqinë:

në ditët e Kongresit të Berlinit, Maratos tregon se   gjithë  të  krishterët  (ortodoksë)  të  sanxhakut  të  Gjirokastrës  –  duke  përfshirë  ata  të qyteteve  të  Gjirokastrës,  Delvinës,  Tepelenës  dhe  Përmetit  –  refuzuan  të  nënshkruajnë peticione (kundër Shën  Stefanit). Të njëjtin qëndrim kishin mbajtur edhe të krishterët e Sarandës, siç raportonte konsulli grek në këtë qytet.’10

Të njëjtën gjë e dëshmon edhe Th. P.  Delyani  nga  ministria  e  jashtme  greke  në  shkurt  të  vitit  1879  kur  përmend  që  të krishterët nuk pranonin të bashkëpunojnë me Lidhjen.11

Megjithatë,  Kristo  Frashëri  vazhdon  e  thotë  që:  Delegatët  që  morën  pjesë  në Kuvendin   e   Përgjithshëm   …kërkuan   me   këmbëngulje   që   Kuvendi,   ashtu   siç   ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar. Ndryshe nga  këta,  delegatët,  që  i  takonin  krahut  sulltanist,  u  përpoqën  që  organizata  që  do  të themelohej të kishte një karakter islamik e jo kombëtar shqiptar dhe t’ia nënshtronin atë interesave të Stambollit. 12  Dhe për të konkluduar teorinë e tij konspirative me islamikë dhe me sulltanë thotë që: Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar.13

Ndërsa  Kristo  Frashëri  e  imagjinon  Lidhjen  e  Prizrenit  si  një  organizatë  anti- islamike dhe laiko-kombëtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green14  dhe një numër i madh   historianësh   botërorë   e   shohin   si   një   organizatë   islamike,   të   ndërtuar   nga muslimanët  e  Gegënisë  dhe  Bosnjes  me  mbështetjen  e  sulltan  Abdulhamitit  II,  për  të mbrojtur muslimanët Ballkanas pas Kongresit të Berlinit. Përpjekjet në librat e historisë në  Shqipëri  që  manipulojnë  historinë,  duke  shpikur  konceptin  e  kombit  laik  në  çdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janë një rrëfim i varfër i historisë. Një histori e vërtetë  nuk  mund  të  shkruhet  duke  supozuar  që  shqiptarët  –  përveç  ndonjë  ‘agjenti’ islamik të sulltanit – luftonin për të çliruar atdheun nga sundimi osman.15  Nga që historia është  më  e  komplikuar  sesa  versioni  i  thjeshtë  që  nacional-komunizmi  ndërtoi  në Shqipëri, më poshtë po  sjell një përshkrim ndryshe të krijimit të Lidhjes, njerëzve që e drejtuan  dhe  motivimet  e  tyre,  duke  u  bazuar  mbi  faktet  e  disa  historianësh  si  Xhafer Belegu,  Eqrem  Bej  Vlora,  Peter  Bartl  etj  dhe  disa  dokumentash  arshivorë  të  konsujve britanikë.

Pse u krijua Lidhja e Prizrenit?

Në  vitit  1878  kur  në  fund  të  luftës  Ruso  –  Turke  (1877  –  1878),  Perandoria Osmane  u  mund,  dhe  u  detyrua  t’i  dorëzojë Rusisë  dhe  aleatëve  të  saj  pjesë  të  mëdha tokësore,  në  Rumeli  sulltan  i  ri  në  pushtet  Abdylhamiti  II,  ashtu  si  edhte  muslimanët Ballkanas u shqetësuan pamasë për tragjedinë që solli lufta. Në Traktatin e Shën Stefanit (Yeshil  Koy-t)  dhe  më  pas  në  Kongresin  e  Berlinit  të  nënshkruar  në  13  korrik  1878 perandoria u detyrua të dorëzojë më shumë se dy të pestat e territorit të saj në Ballkan, ku ndër të tjera përfshiheshin territore të populluara nga muslimanë boshnjakë dhe shqiptarë. Duke qënë se shqiptarët ishin të fesë islame dhe ishin element shtetformues i perandorisë dhe  në  raste  lufte,  luftonin  me  osmanët  kundër  të  krishterëve,  Kongresi  i  Berlinit  nuk mori parasysh kërkesat e tyre.16

Ndërsa austriakët nisën pushtimin e Bosnjes në 29 korrik 1878, Mali i Zi që ishte shpërblyer nga Kongresi i Berlinit me marrjen e Kazasë së Gucisë (ku hynte edhe Plava) u bë gati të nisë pushtimin gjithashtu.

Të shqetësuar nga mundësia e pushtimit të trojeve të tyre, shqiptarët ashtu si edhe muslimanët  e  tjerë  të  Ballkanit  nisën  të  marrin  masa  mbrojtëse.  Për  t’ju  përgjigjur pushtimit  nga  të  krishterët  konsulli  i  Greqisë  në  Shkodër,  Mavromati,  raportonte  i shqetësuar në 18 shkurt 1878 eprorëve të tij se në mesin e muslimanëve ishte formuar një Komitet në Prizren të cilin shtypi i Evropës e konsideronte si një ‘Lidhje të Rrezikshme Shqiptare’.  Në  të  njëjtin  raport  konsulli  tregonte  që  në  Shkodër  autoritetet  osmane, nxisnin njerëzit që t’i rezistojnë pushtimit dhe kishin vendosur nje telegram:

  të  cilin  kishte  gënjeshtra  mbi  përparimin  e  kryengritjes  në  Bosnje,  dhe prapësimin  e  austriakëve  ku  thuhej  se  luftëtarët  kishin  prerë  49.000  humdë austrikësh. 17

Ndaj  mundësisë  së  pushtimit  të  tokave  të  banuara  nga  muslimanët  ballkanas reaguan një seri qytetesh të Rumelisë. Kështu në mars 1878 paria muslimane e Shkupit që ishte shqetësuar nga vendimet e Traktatit të Shën Stefanit i tregonte me një peticion fuqive të mëdha që ishin të lumtur që rronin nën regjimin atëror dhe të drejtë te sulltanit dhe për këtë arsye kundërshtonin vendimet e Traktatit.18

Ndërsa në 3 maj 1878 konsulli britanik në Shkodër, Kirby Green vinte në pah që në mesin e muslimanëve të Shqipërisë Veriore po depërtonte Lidhja, një organizatë e cila po  mobilizonte  muslimanët  dhe  kërcënonte  të  masakrojë  meshkujt  e  krishterë  të  cilët besonin se ishin bullgarë. Konsulli vë në pah që të krishterët vendas ishin të trembur nga gjendja e tensionuar e muslimanëve.19

Ndërsa  në  16  maj  1878  banorët  e  Dibrës  i  dërguan  ambasadorit  britanik  në Stamboll  Layardit,  një  notë  proteste  ku  kërkonin  mos  bashkimin  me  Bullgarinë,  por dëshirën për të jetuar nën Qeverinë Osmane.20  Ndërsa në 12 maj 1878 banorët e Prizrenit i  dërguan  telegrame  ambasadave  të  Anglisë,  Francës,  Italisë  dhe  Austo-Hungarisë  në Stamboll ku deklaronin që:

shumica   e   banorëve   të   vilajetit   tonë   janë   muslimanë;   të   krishterët   te   ne përfaqësojnë pakicën e ata janë katolikë dhe ortodoksë… të krishterët flasin mes vedi   një   përzjerje   të   gjuhës   serbe,   malazeze   dhe   bullgare,   por   gjuha   e përgjithshme  që  përdoret  nga  muslimanët  dhe  të  krishterët  është  turqishtja  dhe shqipja… ne nuk i nënshtrohemi administratës serbe dhe bullgare. Ne nuk njohim asnjë qeveri përveç asaj osmane… dhe jemi të gatshëm për çdo flijim, qoftë edhe  vdesim, për të mbrojtur të drejtën tonë të pacënueshme.21

Telegramet  dhe  peticionet  e  mësipërme  që  tregojnë  shqetësimin  e  muslimanëve Ballkanas në nivelin lokal po ndiqeshin nga mobilizimi i parisë muslimane të Ballkanit. Siç Mavromati vë në dukje që në muajin shkurt të vitit 1878 një organizatë e njohur si Ittifaki apo Lidhja po çonte korrierët e saj nga qyteti në qytet. Spiunazhet evropjane në Rumeli  që  po  nuhasnin  tensionimin  e  muslimanëve dhe lëvizjen  e tyre,  e  konsideronin lëvizjen si një ‘Lidhje të Rrezikshme Shqiptare’. Mobilizimi i parisë së muslimanëve të Ballkanit  do  të  arrinte  kulmin  në  fund  të  majit  dhe  fillimin  e  qershorit  1878  kur  në Gjakovë  pashallarët,  bejlerët  dhe  hoxhallarët  e  Kosovës  dhe  Bosnjes  u  takuan  dhe vendosën datën 10 qershor 1878 si ditën kur krerët e muslimanëve do të tuboheshin në Prizren dhe vendosin për qendrimin e tyre ndaj kërcënimit të krishterë.

Xhaferr Belegu në librin ‘Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë’ kujton që përpara se ky takim të zhvillohej, në rjedhën e ngjarjeve kishte hyrë vetë sulltan Abdylhamiti II. Ai  kishte  thirrur  në  Stamboll  Sheh  Mustafa  Tetovën  dhe  Abdyl  Be  Frashërin  për  t’i udhëzuar  për  zhvillimin  e  lëvizjes.  Ndërsa  në  aparencë  sulltan  Hamiti  tregohej  sikur donte  të  përmbushte  kërkesat  e  fuqive  të  mëdha,  nën  rogoz  nxiste  muslimanët  që  të mobilizohen dhe përballojnë agresionin. Belegu thotë që sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut  të Gjakovës  Ahmet  Efendi  Koronicës,  myderizit  të  Prizrenit  Ymer  Efendiut  dhe myftiut  të  Dibrës  Jonuz  Efendiut,  ndërsa  ju  dha  urdhër  komandantëve  ushtarakë  në Shqipëri që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.22  Këtë fakt e përmend edhe Eqrem Bej  Vlora i  cili  thotë që qeveria qëndrore në  Stamboll  jo  vetëm që u  tregua dashamire ndaj  idesë,  por  mori  pjesë  aktive  në  themelimin  e  Lidhjes  në  Prizren:  pasi  ishte  në interesin e saj të nxiste një lëvizje kundër kërkesave sllave e pak më vonë edhe kundër atyre greke … që të tërhiqte vëmendjen e Evropës.23

Në  takimin  e  Prizrenit  përveç  krerëve  muslimanë  të  Kosovës  shkuan  delegatë edhe  nga  Shkodra,  ku  paria  zgjodhi  Jusuf  Agë  Sokolin,  Selim  Beun  dhe  Mulla  Junus efendiun si përfaqësues. Siç Noel Malkolm citon emisarin britanik që thoshte që:

Lëvizja  ëshë  më  shumë  një  lëvizje  fetare  sesa  shekullare,  dhe  udhëhiqet  nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është mëse e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës.24

Bie  në  sy  me  të  drejtë  që  anëtarët  që  morrën  pjesë  në  Lidhje  ishin  të  gjithë muslimanë. Kjo kuptohet edhe në rastin e delegatëve shkodranë ku asnjë emër katoliku nuk lexohet.

Lidhja zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Në Lidhje (Ittifak) erdhën edhe delegatë nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica.25  Në Prizren por edhe mbarë Kosovën, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki apo Prizren Ittihadi.

Pas disa ditë bisedimesh më në fund në 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj

(Karar-Name) të cilat ishin si vijon:

  1. Lidhja jonë është forumar  me qëllim që të  mos  njohë asnjë qeveri  tjetër  përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet
  1. Qëllimi ynë  i  lart  është  të  mbrojmë  të  drejtën  e  lartmadhërisë  së  tij  sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë    dhe    prishin    qetësinë,    ata    që    dobësojnë    qeverinë    dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit
  2. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit
  3. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit.
  1. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregullohen dhe perballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga jashtë do ti pranojmë me kënaqësi.
  2. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe  Serbia  në  rast  se  nuk  na  i  dorëzon  tokat  me  të  mirë  që  na  ka  marrë,  do  të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë.
  1. Bashkatdhetarëve besnikë  të  qeverisë  që  kanë  hyrë  në  Lidhjen  tonë  do  ti  japim dorën dhe ndihmojmë sipas mundësisë.
  1. Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnë në ndihmë
  2. Kushdo që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kushdo që spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.
  3. Asnjë vendas i kujtdo krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.
  4. Kushdo që ka  vënë  në  dispozicion  të  Lidhjes  diçka  dhe  i  shmanget  detyrimit, s’dëgjon  urdhërat,  sillet  brutalisht  apo  bën  ndonjë  ç’nderim do  të  dënohet  sipas fajit.
  5. Dërgimi i fuqive,  thirrja  dhe  përdorimi  i  tyre  do  të  bëhet  sipas  udhëzimeve  të përpiluara.
  6. Për të zbatuar këto nene do ti jepet rëndësi korespondencës.
  7. Është rënë dakort  që  qeveria  nuk  do  hyjë  në  punët  e  Lidhjes  dhe  as  Lidhja  në punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës.
  8. Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.
  9. Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Jugut dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidhjes. 26

Sikur e themeluam këtë Lidhje edhe në të ardhmen nuk do durojmë tiranë që të shtypin vendet tona. Bijtë tanë dhe bijtë e tyre do të jenë besnikë të Lidhjes dhe kush largohet nga ajo do të konsiderohet sikur dikush që braktis Islamin dhe do mallkohet dhe përbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik këtij vendimi me firmat tona (47 firma).27

Siç  lexohet  në  pikën  4  por  edhe  në  fund  të  Karar  Namesë,  Lidhja  ishte  një organizatë   që   synonte   të   mobilizojë   muslimanët   ballkanas   për   vetëmbrojtje, implementojë Sheriatin në të gjithë territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri në Jug të Shqipërisë. Edhe pse ishte konceptuar si një Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca  për  të  krishterët  ku  në  pikën  4  Lidhja  zotohet  që  të  mbrojë  edhe  jo- muhamedanët.

Pas disa ditësh, kur me Lidhjen u bashkuan edhe qyteteve të tjera, ku vendosen mbrojtjen e atdheut ushtarakisht, ajo përpiloi disa vendime të dyta që janë si vijon:

  1. Asnjë krahinë nuk do të njohë ndonjë qeveri tjetër përveç asaj të Perandorisë Osmane.
  1. Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do të njohë të drejtat tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armët për ti ri-pushtuar.
  2. Në qoftë se fuqitë tona do të mundin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë do të zbatohen masat e duhura.
  3. E gjithë  fuqia  jonë  do  të  përbëhet  prej  pesë  ushtrishë:  atyre  të  Shkodrës, Shkupit, Kosovës, Jenipazarit dhe të Herzegovinës.
  4. Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi: oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen nga populli.
  1. Në Guci përveç vendësve do të dërgohen edhe 2000 nga Gjakova dhe Berana dhe 1000 nga Peja.
  2. Jenipazari përveç fuqisë që do të mbajë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë edhe 1000 në Kolashin.
  3. Në Bjelopolje mjafton fuqia vëndase.
  4. Në Prepolje,  Kajnica,  Tashlixhë  dhe  Foçë  përveç  fuqive  të  tyre,  do  të dërgohen edhe 2000 të tjerë.
  5. Për të ruajtur vijën Gracko – Trebinjë, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të ketë 10000  burra  nga  Sarajeva  dhe  këta  sëbashku  do  të  formojnë  ushtrinë  e Herzegovinës.
  6. Fuqia e   Shkupit,   Kosovës   dhe   Jenipazarit   do   të   sulmojë   Serbinë   sipas instruksioneve tona.
  7. Në qoftë  se  armiku  i  kërcënohet  njërës  krahinë,  komandanti  i  krahinës  në rrezik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të marrin dijeni të gjithë dhe sulmohet armiku.
  8. Në rast se në luftën tonë kundër Malit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atëherë fuqitë që janë caktuar për atë, kalojnë kundër Malit të Zi.
  9. Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do të luftojnë kundër nesh atëherë këto fuqi  detyrohen  të  luftojnë  burrërisht  dhe  me  ngulm  sipas  besës  që  kemi dhënë.

Këto  dy  vendime  u  nënshkruan  nga  përfaqësuesit  e  Prizrenit,  Gjakovës,  Pejës, Gucisë,  Jenipazarit,  Sjenicës,  Tashlixhës,  Mitrovicës,  Vuçiternit,  Prishtinës,  Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël.28

Siç shihet nga vendimet e Lidhjes, kuptohet që synimi i organizatorëve të saj ishte mbrojtja e viseve të populluara nga  muslimanët  në Ballkan. Qofshin  ata boshnjakë ose shqiptarë.  Përndryshe  nga  ç’shkruan  Kristo  Frashëri,  kur  në  Korrik  të  vitit  1878  trupat austriake nisën pushtimin e Bosnje dhe Herzegovinës, Lidhja, sipas pikës 12 të statusit të Luftës, i shkoi Bosnjes në ndihmë. Në fakt ishin delegatët e Bosnjës që kërkuan ndihmë ndaj  përfaqësisë  së  Lidhjes  në  Jenipazar:  Ejup  Beut,  Muhamet  Efendiut,  Murat  Beut, Ibrahim Efendiut dhe Estref Efendiut.

Ndihma  që  Lidhja  i  ofroi  boshnjakëve  për  t’u  mbrojtur  nga  agresioni  austro  – hungarez, bëri Austro – Hungarinë të sulmojë Lidhjen dhe cilësojë atë si një organizatë islamike, ndërsa në të njëjtën kohë i dha urdhër katolikëve të tërhiqen nga mbështetja e saj.29  Nga Pashallarët shqiptarë që shkuan në mbrojtje të Bosnje dhe Herzegovinës ishin Ali Draga nga Mitrovica me 5000 – 7000 vetë dhe Ejup Beu nga Jenipazari me ushtarët e tij. Xhaferr Belegu tregon që shqiptarët që luftuan në mbrojtje të Sarajevës mbajtën rroba civile në mënyrë që të mos shiheshin si ushtarë osmanë. Megjithatë rezistenca shqiptaro – boshnjake do të thyhej në 19 Gusht 1878 kur pas një luftimi shtëpi më shtëpi austriakët do të pushtonin Sarajevon. Trupat e muslimanëve me këtë luftë numëronin rreth 93.000 vetë, ndërsa austro – hungarezët kishin rreth 268.000 vetë. Në luftime austro-hungarezët lanë të vrarë rreth 6.000 ushtarë dhe oficerë ndërsa boshnjakët dhe shqiptarët shumë më tepër. Pas pushtimit, austro – hungarezët vendosën regjim ushtarak në vend që zgjati për disa vite.30  Ndërsa Xhafer Belegu mendon që pas thyerjes së udhëheqësit boshnjak Haxhi Lojës nga trupat e gjeneralit Filipoviç shqiptarët u kthyen nëpër shtëpitë e tyre,31  konsulli britanik  Kirby  Green  raporton  se  deri  në  tetor  1878  shqiptarët  vazhdonin  të  dërgojnë përforcime  me  shqiptarë  të  fesë  islame  në  Bosnje  dhe  Jeni  Pazar  për  t’ju  kundërvënë austriakëve nëse ata i afroheshin kufijve shqiptarë.32

Me rënien e Bosnjës vëmendja e Lidhjes u përqëndrua në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.  Sulltani  që  në  këtë  kohë  ishte  nën  presionin  e  Fuqive  të  Krishtera,  dërgoi  në Shqipëri   Mehmet   Ali   Pashën  një  nga  komandantët   e  luftës   ruso  –   turke  që  pati përfaqësuar  perandorinë  në  Kongresin  e  Berlinit.  Sipas  Noel  Malkolmit,  Mehmet  Ali Pasha ishte një gjerman i konvertuar në Islam i quajtur Karl Detroit.33  Sulltani e nisi atë që të bindë shqiptarët të lëshojnë tokat që kërkonte Kongresi i Berlinit. Ky njihte shumë krerë  shqiptarë  si  Abdullah  Pashë  Drenin,  Hasan  Pashë  Tetovën,  Ali  Pashë  Gucinë, Shaban Be Pejën etj me të cilët pati bashkëpunuar në luftëra kundër Rusisë dhe Serbisë. Por pas takimit me këshillin e Lidhjes në Prizren ku ju kërkoi të dorëzojnë Plavën dhe Gucinë, shqiptarët jo vetëm që e kundërshtuan por në 27 gusht i vranë edhe telegrafistin grek, Sokrat Argiriadi që kishte me vete. Pasi nuk arriti të bindë parinë e Prizrenit për të zbatuar vendimet e Kongresit, Mehmet Ali Pasha shkoi në Gjakovë. Por edhe këtu paria muslimane e  priti  keq  dhe  me  dyshim,  ndërsa  Hasan  agë  Batusha  e  ironizonte  duke  ju thënë katolikëve që: ‘ju të krishterët duhet të gëzoheni pse po ju vjen një kaurr si ju’.

Muslimanët e Lidhjes së Prizrenit që nuk mund të pranonin lëshimin e tokave të tyre ndaj të krishterëve, nuk kuptonin dot sesi Mehmet Ali Pasha ju kërkonte atyre një gjë që  shkon  kundër  Sheriatit.  Krerët  e  Lidhjes,  Mehmet  Ali  Pashën  e  quanin  Maxhari (Hungarezi)  pasi  ky  kishte  qenë  i  krishterë  më  parë  dhe  nuk  besonin  që  ishte  bërë musliman përnjëmend si ata. Duke hapur fjalë në popull që Mehmet Ali Pasha ishte kaurr dhe për më tepër duke parë që atë e mbronte një divizion prej 80 katolikësh mirditorë, gjakovarët  menduan  se  kanë  të  bëjnë  më  një  të  pafe  të  kamufluar,  me  një  murted (tradhëtar) të islamit dhe agjent të ‘7 krajlive’. Për ta diskredituar si të krishterë kosovarët i bënë edhe disa poezi:

More pash pasha i Maxharit

Nuk i jam i mbretit, jam i kralit

Fjal i coj patër Marianit

Me i mbledhun krent e Fandit

Krent e Fandit me bajrak

Se në kresun ç’do me i ran

Morë hoxhë façezi

Pa ferman si del në ushtri

Hem imam hem plak haxhi

Besa Mria s’bahet turki

Ka lidh besën me shtat krali

 

Shtat Krali ka zan në dorë

Çon asqerin nëpër borë

Në për borë e në për shi

Nuk bahet Mria turki34

 

Apo kjo tjetra:

 

Të shtatë krajlat kuvendojnë

Prizreni shka po thonë

Ni murtat n’e çoj dovleti

Shkoj n’Xhakovë te Abdulla begi

Për dy djem çi kish nga t’veti

Çilloj pasha kryçali

Kish pa gisht me shtat krali

Lyp hudutin çik n’Malsi

Çitni futat shpi për shpi

Shpi për shpi,

mahall n’mahallë

Bini djem bajraktarë

Hanm i Pashës del në shkallë

Kuku Zot për pashallarë

Sh’na u kanë kall sarajet në flakë

Plot oborret mush me xhak

Hanm i pashës sa mir po flet

Njanin tel t’j a rrehim babës Dovlet

Ali Pashën babë ç’ta ka xhet

Sot dy javë t’u ka ba synet

Kshtu Shqipnia kish pas adet

Ka ni pashë m’e myt për vjet35

Siç  edhe  poezitë  më  lartë  tregojnë,  muslimanët  kosovarë e  shihnin  Mehmet  Ali Pashën  si  një  tradhëtar  të  islamit  kur  i  thonë:  ‘More  pash  pasha  i  Maxharrit’  dhe  ai  i përgjigjet ‘Nuk i jam i mbretit, jam i kralit /  Fjal i coj patër Marianit / Me i  mbledhun krent e Fandit.’ Edhe në poezinë e dytë po ashtu lexohet tradhëtia e Pashës dhe puna e tij për të krishterët kur poeti thotë: ‘Të shtatë krajlat kuvendojnë / Prizreni shka po thonë / Ni murtat n’e çoj dovleti.’ Për më tepër për të shprehur bindjen e tyre që Mehmet Aliu nuk mund të bëhej dot muslimanë thonë: ‘Hem imam hem plak haxhi / Besa Mria s’bahet turki’,  apo  edhe  më tej:  ‘Në për  borë e  në për shi/  Nuk bahet  Mria turki’ apo  edhe në poezinë  e  dytë  kur  thonë:  ‘Çilloj  pasha  kryçali’.  Ndërsa  imagjinata  e  kosovarëve  që Mehmet Ali Pashën e sheh të pabesë që punon për mbretëritë e krishtera, lexohet në këto vargje:  ‘Ka  lidh  besën  me  shtat  krali  /  Shtat  Krali  ka  zan  në  dorë  /  Çon  asqerin  nëpër borë’ apo në poezinë e dytë: ‘Kish pa gisht me shtat krali’

Faktin  që  shqiptarët  e  shihnin  Mehmet  Ali  Pashën  si  tradhëtar,  pasi  ai  kishte nënshkruar Traktatin e Berlinit që ju dha tokat e tyre Serbisë dhe Malit të Zi, e përmend edhe  A.  H.  Layard.  Ky  inat  dhe  mosbesim  ndaj  ‘pashës  kryçali’  shtyu  muslimanët gjakovarë  që  në  6  shtator  1878  të  vrasin  Mehmet  Ali  Pashë  Maxharin  në  kullën  e Abdullah  Pashë  Drenit  ku  ishte  strehuar  sëbashku  me  ushtarët  e  tij  mirditorë.  Kont Andrasy në korespondencën e tij me Kontin Deym kujton që njerëzit kryesorë që nxitën në  vrasjen  e  Mehmet  Ali  Pashës  Maxharit  ishin  krerët  e  Lidhjes  së  Prizrenit.  Ahmet Efendiu, Iljaz Pashë Korenica, Hasan Pashë Tetova, Dervish Beu nga Luma, Nazif Pasha i Prishtinës, dhe mbi të gjitha mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu.36

Edhe pse pas vrasjes  së Mehmet  Ali  Pashës  mardhëniet  e sulltanit u pezmatuan me krerët  e Lidhes,  Lidhja vazhdoi luftën e saj  për të mbrojtur tokat e shqiptarëve dhe boshnjakëve. Aktiviteti i saj u pa në mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, Hotin dhe Grudën dhe  më  në fund  Ulqinin,  kur  sulltan  Hamiti  i  kërcënuar  nga britanikët  me  pushtimin  e Izmirit,37  dërgoi Dervish Pashën për të detyruar shqiptarët që të tërhiqen nga rezistenca. Është interesant që sulltan Abdylhamiti pas fitores shpërbleu komandantin e Plavës, Ali Pashë  Gucinë  me  titullin  Pashë  dhe  Agabashin  (një  çiflig)  pranë  Shkupit.38

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Jonini deklaronte me të drejtë pas fitores së shqiptarëve në Plavë dhe Guci, se trupat e Lidhjes u mbajtën me para për 7 – 8 muaj nga Turqia.39  Në anën tjetër sulltani e bëri Ali Pashën sanxhakbej të Pejës. Ali Pashë Gucija ishte nga bejlerët me të fuqishëm të Plavës. Ai ishte kajmekam i Gucisë që prej vitit 1845 dhe konsiderohej si ‘shpirti i Lidhjes.’ Gjatë kohës së Lidhjes ai shkoi jo më pak se tetë herë në Stamboll dhe bisedoi me sulltanin. Edhe gjatë caktimit të kufive nga viti 1882 – 1887 u përpoq në maksimum të ruaj madhësinë e kazasë së Gucisë, pasi këtu prekeshin edhe interesat e tij, pasi ishte çifligari më i madh i vendit dhe tokat i punoheshin nga reajatë e krishterë.40

Edhe pse pas luftës së Ulqinit, Porta e Lartë e shtypi Lidhjen dhe e shpërndau atë nën presionin e fuqive të mëdha dhe nga frika që ajo pati kur, siç Eqrem bej Vlora thotë, lëvizja u morr në dorë nga elementë ekstremistë që kërkonin me çdo kusht të realizonin programin  kombëtar,41   sërisht  motivimi  i  luftëtarëve  të  saj  duket  që  ishte  Islami  dhe besnikëria ndaj perandorisë. Që Lidhja ishte një organizatë islamike këtë e pranon edhe Peter  Barlt  i  cili  thotë  që  ajo  ishte  një  lëvizje  muslimane,  e  kufizuar  te  muslimanët shqiptarë dhe që u shpall si e tillë me Karar-namenë. Për më tepër Komiteti i Lidhjes në Prizren dhe në Dibër kërkoi shfuqizimin e sistemit gjyqësor francez dhe implementimin e sheriatit.42

Edhe pse brenda Lidhjes, pas themelimit të saj infiltruan bejlerë bektashi jugorë si Abdyl  Frashëri,43  i  cili  u  mundua  të  largojë  fokusin  e  Lidhjes  nga  një  organizatë  pan- islamike në një organizatë me nuanca gjithëpërfshirëse apo edhe grekofile, siç shihet më lartë ideali i themeluesëve të saj ishte Islami. Noel Malkolm kujton në ‘Kosovo a short history’ se në Shqipërinë Osmane të viteve 1880 kishte disa projekte politike. Ai përmend projektin e katolikëve mirditorë me Prenk Bib Dodën dhe Princ Nikollën e Malit të Zi që deshën të krijojnë një shtet katolik – aleat të Malit të Zi. Kemi komitetin italo – shqiptar të arbëreshëve që donin të krijojnë një shtet shqiptar sipas modelit italian. Dhe projektin bektashian të grupit të Frashërit i  cili në 1877 krijoi ‘Komitetin Shqiptar’ të Janinës që synonte  të  ndërtojë  një  shtet  shqiptar  duke  bashkëpunuar  me  Greqinë  fillimisht.44   Siç edhe  transkripti  i  proçesit  hetimor  të  Mehmet  Nazifit  dhe  Abdylgani  Frashërit  tregon, zyrtarët  osmanë  dyshonin  që  Frashërllitë  ishin  implikuar  në  Lidhjen  e  Prizrenit  për  të ngritur Gegërinë në luftë kundër osmanëve dhe bashkimin e Toskërisë me Greqinë.

Në aktpadinë e gjyqit ushtarak grupi i Frashërit akuzohej për nxitjen e rebelimit në Toskëri në   bashkëpunim   me   kryetarin   e   komitëve   (kleftëve)   grekë   Arvanido   Arsidin   dhe bashkimin  e  Toskërisë  me  Greqinë.45   Ndërsa  në  anën  tjetër  konsulli  Kirby  Green  në letrën që ja çon kontit Granville më 22 qershor 1880 i sqaron që Lidhja si organizatë nuk duhej mitizuar dhe konfuzuar me Komitetet Shqiptare të cilat kanë ekzistuar me kohë por nuk kanë patur ndonjë forcë, siç kishte Lidhja e cila fuqizohej sa herë që donte qeveria.46

Rrëfimi i Kirby Green-it është demitizuesi më i mirë i teorive që historianët e ndikuar nga nacionalizmi romantik i Rilindjes kanë imagjinuar për Lidhjen që e shtrijnë nga Stambolli e deri në Itali dhe i mveshin idealet e rilindjes dhe iluminizmit. Apo shpesh i atribuojnë deklarata  që  nuk  kanë  të  bëjnë  me  atë,  siç  është  për  shembull  deklarata  anti  –  turke  e katolikëve të Shkodrës dhe Triestes e datës 13 qershor 187847  apo edhe vendimet, që për mua janë sajuar nga Kristo Dako, në librin ‘Liga e Prizrenit’ në Bukuresht më 1922.48

Megjithë  infiltrimin  e  bektashive  jugorë  në  Lidhjen  e  Prizrenit,  të  cilët  ishin përçues  të  ideve  të  Rilindjes  dhe  antagonistë  me  osmanët,49  karakteri  i  përgjithshëm  i Lidhjes  u  dominua  nga  sunitët  dhe  qeveria  osmane  të  cilët,  siç  u  lexua  edhe  më  lartë luftën  e  bënin  në  emër  të  Islamit  dhe  Sheriatit,  kundër  ‘kryçalive’  serbo  –  malazezë. Ndërsa në  Toskëri  ne  shohim  komitetet  e  bektashive  që  gjejnë  gjuhë  të  përbashkët  me vllehët dhe ortodoksët apo edhe Greqinë, në Gegëri lufta e Lidhjes ishte ndërmjet miletit islam dhe ndonjëherë katolikëve që nuk kishin ndonjë peshë, dhe shkijave. Në betejën e Plavës dhe Gucisë, muslimanët gegë u përballën me ortodoksët shqiptarë, Mark Milanin dhe Theodhor Milanin që luftonin për Malin e Zi.50

Ndërsa shqiptarët dhe boshnjakët e shikonin  veten  e tyre si një komb  apo  si  milet  islam,  por duke përfshirë edhe katolikët ndonjëherë, siç tregoi edhe lufta e përbashkët në mbrojtjen e Hotit dhe Grudës. Kombi i imagjinuar  i  gegëve  synitë  duket  që  ka  qënë  i  ndërtuar  mbi  bazat  e  dinit  dhe  imanitdevletit  dhe  sulltanit  dhe  jo  anti-turqizmit  siç  e  imagjinonin  bektashianët  e  jugut  apo ortodoksët e diasporës kombësinë. Për të kuptuar më qartë se çfarë kërkonin muslimanët e  Gegënisë  dhe  si  e  imagjinonin  veten,  ndoshta  duhet  të  lexojmë  rrëfimin  e  Kirby Greenit, i cili pasi ishte takuar me disa krerë të Lidhjes në nëntor 1878, rrëfen që:

Lëvizja shqiptare duhet parë si një përpjekje e kombit osman i cili e sheh veten të rrethuar nga rreziqet pothuaj të pakapërcyeshme dhe se shpresa e vetme që kishin ishte që anglezët ti mësojnë dhe udhëheqin në zgjidhjen e kësaj çështje. Ata vetë u ngushëlluan  me  detyrimin  fetar  që  kishin  për  të  ndarë  fatin  e  tyre  me  Halifin  (mëkëmbësin  e  profetit  Muhamed  –  sulltanin)  dhe  pastaj  paralajmëruan  se  nën udhëheqjen angleze çdo gjë do të përfundoj mirë.51

Pra nësë duam të kuptojmë identitetin dhe karakterin e organizatorë të Lidhjes së Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo  Frashërit, i bie që Lëvizja shqiptare duhet parë si një përpjekje e miletit islamik apo e kombit osman i cili e shikonte fatin e tij të njëjtë me atë të muslimanëve të tjerë të Perandorisë dhe sulltanit  Halif, dhe jo sipas skemave   ‘politikisht   korrekt’   që   ideologjia   nacional-komuniste   e   Akademisë   së Shkencave  mundohet  të  ndërtojë  mbi  identitetin  e  pashallarëve,  bejlerëve  dhe  ulemave islamikë të Gegënisë që formuan Lidhjen e Prizrenit në fundshekullin e XIX.

Footnotes:

1  Jacob Landau (1990), Politics of Pan-Islam,Oxford University Press, fq. 48 – 49

2  Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222

3  Emra të tjerë të lidhjes kanë qenë edhe Prizren Ittihadiyyesi, apo thjeshtë Ittihad

4  Historia e Popullit Shqiptar (2002), Vol II, Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX – 1912, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena, Tiranë, fq. 151

5  apo siç myslymanët do ta vinin pa din e pa imam apo qafir

6  Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 151

7  Ibid, fq. 153

8  Ibid

9  Shiko më poshtë deklaratat e Shkupit, Prizrenit, Dibrës etj

10  Evangelos Kofos, Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan Studies, Vol 23, 1982, fq. 356

11  Letër e M. Delyanit datë 9/21 shkurt 1879, The British Museum, London, Accounts and Papers (36). 1878-9, LXXVII, 77,336 – 337

12  Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 155

13  Ibid, fq. 156

14  Nëse dikush do të kuptoj ‘Mitin e Lidhjes’ dhe historinë e saj të vërtetë, Letra e konsulli britanik në Shkodër Kirby Green drejtuar Kontit Granville në The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512 është shkrimi më i mirë që duhet të konsultohet

15  Noel Malcolm, fq. 217

16  Peter Bartl (2006), Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912), Tiranë, fq.

142.

17  Skender Rizaj (1978) (trans.) Lidhja e Shqiptare e Prizrenit ne Dokumentet Angleze (1878 – 1881), Prishtina, fq. 48

18  (Citimet e dokumentave britanike jane nga botimi i tyre nga Skender Rizaj) The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878, 83, 933

19  Public Record Office, London, F.O.195/1186

20  Public Record Office, London, F.O.195/1206

21  The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878, LXXXIII, 83, 931, 932

22  Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e saje, 1878 – 1881, Tirane, fq. 17-18.

23  Eqrem bej Vlora, Kujtime – Vëllimi i parë 1885-1912, Tiranë, 2001, fq. 159

24  Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222

25  Xhaferr Belegu (1939), op. cit., pp. 15 – 20

26  kopjen origjinale në osmanisht të Karar-Namesë shihe në fund të shkrimit

27  Ibid. fq. 30 – 33  teksti është përshtatur në toskërisht nga varianti i përkthyer nga Xhaferr Belegu

28  Ibid. fq. 33 – 34

29  Ibid, fq. 42 – 43

30  Fikret Karçiç (1999) in The Bosniaks and the Challenges of Modernity, El-Kalem, fq. 79

31  Xhaferr Belegu, fq. 43

32  Public Record Office, London, F.O.195/1186 leter e datës 22 tetor 1878 nga Shkodra

33  Noel Malcolm, fq. 222

34  Xhaferr Belegu, fq. 44 – 58

35  Ibid

36  The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878-9, LXXIX, 79, 219 – 220

37  Peter Bartl, fq. 151

38  Xhaferr Belegu, fq. 80

39  Ibid, fq. 87

40  Peter Bartl, fq. 149 (citim)

41  Eqrem Bej Vlora, fq. 165

42  Peter Bartl, fq. 158

43  mbi rolin e Abdyl Frashërit në nxitjen e kryengritjes kundër osmanëve shiko ‘Telegram i Dervish Pashës për gjyqin e Abdyl Frashëri’ në A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 62

44  Noel Malcolm, fq. 218 – 221

45  për më shumë shiko A.K. Fondi, L.P. fot. Nr. 68 mbi ‘proçesin hetimor të Mehmet Nazifit dhe Abdylgani Frashërit’

46  Letër e Kirby Green Kontit Granville, The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512

47  Shikoji në: Xhaferr Belegu, fq. 22 – 23

48  Shikoji në ibid, fq. 35 – 38

49  për rolin e shehlerëve bektashian kundër pushtetit osman dhe nxitjen e Toskërisë në luftë shiko: Telegram i Dervish Pashës për Shehlerët Bektashianë, A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 63. Datë 12. 5. 1881

50  Xhaferr Belegu, fq. 76

51  Shkodër më 11 nëntor 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878 – 9, LXXIX, 79, 538 – 539

REFERENCA: Dokumenta burimorë

Peticion nga paria muslimane e Shkupit, mars 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878, 83, 933

Peticion nga banorët e Dibrës 16 maj 1878, Public Record Office, London, F.O.195/1206

Peticion i banorëve të Prizrenit i dërguan ambasadave të Anglisë, Francës, Italisë dhe

Austo-Hungarisë 12 maj 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38).

1878, LXXXIII, 83, 931, 932

Leter nga konsulli britanik Kirby Green 3 maj 1878, Public Record Office, London, F.O.195/1186

Karakteri i Lidhjes nga Kirby Green, Shkodër më 11 nëntor 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878 – 9, LXXIX, 79, 538 – 539

Letër e M. Delyanit datë 9/21 shkurt 1879, The British Museum, London, Accounts and

Papers (36). 1878-9, LXXVII, 77,336 – 337

Letër e Kirby Green Kontit Granville, The British Museum, London, Accounts and

Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512

Leter e datës 22 tetor 1878 nga Konsulli Kirby Green, Shkodër, Public Record Office, London, F.O.195/1186

Kont Andrasy për Kontin Deym, Tetor 1878, The British Museum, London, Accounts and

Papers (38). 1878-9, LXXIX, 79, 219 – 220

Telegram i Dervish Pashës për gjyqin e Abdyl Frashëri’ në A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 62

Proçesi hetimor i Mehmet Nazifit dhe Abdylgani Frashërit, A.K. Fondi, L.P. fot. Nr. 68

Telegram i Dervish Pashës për Shehlerët Bektashianë, A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 63. Datë

  1. 5. 1881

Mbledhur nga Skender Rizaj (1978) Lidhja e Shqiptare e Prizrenit ne Dokumentet

Angleze (1878 – 1881), Prishtinë

Mbledhur nga Ilijaz Rexha (1978), Lidhja e Prizrenit në Dokumente Osmane (1878 –

1881), Prishtinë

Libra & Artikuj

Evangelos Kofos (1982), Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan

Studies, Vol 23

Jacob Landau (1990), Politics of Pan-Islam, Oxford University Press

Noel Malcolm (1999), Kosovo a short history, Harper Collins

Historia e Popullit Shqiptar (2002), Vol II, Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX –

1912, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena, Tiranë

Peter Bartl (2006), Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-

1912), Tiranë

Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 1878 – 1881, Tiranë

Eqrem bej Vlora (2001b), Kujtime – Vëllimi i parë 1885-1912, Tiranë

Fikret Karçiç (1999) The Bosniaks and the Challenges of Modernity, El-Kalem

Stavro Skëndi (2000b), Zgjimi Kombëtar Shqiptar, Phoenix & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit (Gazeta Impakt)

Opozita vazhdon t’i nxisë Shqiptarët kundër Shqiptarëve!

0
Afrim Caka, Gjakovë
Shpesh takojmë deputet që sillen sikur zvillimi i tyre është ndalur që në moshën shkollore dhe nuk ka ecur më tutje sesa shkalla fillestare. Duke e luftuar Vjosen, Albinin dhe Gervallen pas betejave të humbura zgjedhore, një pjesë e argatëve të opozitës dhe e analistëve e gazetarëve të PDK-së dhe LDK-së, kanë zgjedhur, për fatin e tyre të keq, Vuçiçin si aleat që do t’ua heqë qafe Kurtin e të tjerët.
Me të vërtetë deputetët intiutivë të opozitës jetojnë në një shoqëri të ndrydhur në mes të gjakut e fisit. Megjithatë, mjaft shpejt grupi i lajkaxhinjve filloi të bërtiste gjithmonë e më shumë. Jo, çdo deputet merr kuptim dhe rëndësi absolutisht vetëm prej urdhrit, shpërblimit që ka me një ndëshkim kërcënues ose me një shpërblim të premtuar nga shefat e tyre.
Këta deputet opozitar me intuit të deformuar janë të verbër – vetëm inteligjenca ka sy e mendje pjellore. Duke patur parasysh këto fakte dhe duke vlerësuar rrugën që ka marrë opozita i kohëve tona, duket shumë e rëndësishme që të propozohet një debat për këtë temë.
“Kurse deputetët intelektualë: Profesorët, politikanët, intelegjencia, teoricienët, filozofët, psikologët, pedagogët – ata do t’i tregojnë rrugën deputetëve opozitar instiktivë. Vetëm në këtë mënyrë në Dardani mund të ketë paqe e shtet ligjor dhe Dardania mund të jetoj pa korrupsion, shantazhe e krim të organizuar”.
Deputet të opozitës si balerina tallavaje e kanë mekur shtetin dhe mileti i marrë pengë po largohet natën drejtë kafiterive. Shpesh armiqësia rezulton të jetë tipar karakteristik i deputetëve agresivë.
Opozita vazhdonte t’i nxiste edhe analistët kundër shqiptarëve dhe ashtu si më parë rrekej t’iu mbushte mendjen se ishte ajo dhe kryesisht ajo që po i mbronte në këtë dynja të pabesë. Për ta, jeta njerëzore nuk mund të përfitohej veçse e gjymtuar prej luftës së klasave, prej urrejtjes, egërsisë dhe ndërprerjeve tragjike. Këta pesëdhjet deputetë të opozitës janë zgjedhur nga militantët e tyre, vijnë nga profesione të ndryshme dhe kanë aftësi të ndryshme politike e kulturore, çka do të thotë se i gjithë ky kombinim nuk përputhet mirë dhe, shpeshherë, shfaqet si ndonjë pikturë e shëmtuar – si ato freskat e manastireve sllave.
Sigurisht, askush nuk e beson se këta përfaqësues të zgjedhur të kombit na qenkan më të zgjedhurit mes shqiptarëve apo “intelektualëve” të klasit të pare. Asnjë prej tyre, besoj unë, nuk jemi aq budalla sa të pretendojë se këta dhjetra “burra shteti”, që dalin nga letrat e hedhura në kutit e votimit të zgjedhësve, qëndrojnë diçka më poshtë se mesatarja e zgjuarsisë. Faqezinjtë që i përgojojnë shokët e tyre në këtë mënyrë të poshtër në parlament e në media, duke kurorëzuar veten me një aurolë “ndershmërie heroike” së cilës i japin formë nga frazeologjia e lëmuar dhe llomotitin për detyrimet e tyre si deputet dhe budallallëqe të tjera të këtij lloji.
Kur këto specie në zhdukje mblidhen së bashku në takime në parlament apo kafiteri, flasin shumë për një lloj të veçantë nderi që e quajnë nderi profesional i deputetitë Me pas, speciet e mbledhura i përulen me respekt njëri – tjetrit. Në shumë raste, fund pozita e ka të vështirë të vazhdojë të mbrohet, pasi akuzuesit e korruptuar punojnë së bashku me aq shumë bashkfajtorë saqë shpifjet e tyre oshtijnë pa mbarim. Një ndër format e tilla të maskuara është mizantropia, variant i urrejtjes, për të cilën karakteristike është armiqësia e shprehur fort ndaj qeverisë.
Ka shkolla të tëra filozofike brenda partive të tyre që janë përshtatur aq shumë ndaj armiqësisë dhe mizantropisë, sa pikpamjet e tyre duhen konsideruar, praktikisht, ekuivalente të akteve më brutale të ashpërsisë direkte dhe të shtazarisë.
Urrejtja mund të shfaqet në drejtime të ndryshme. Ajo mund të jetë drejtuar kundër punëve të ndryshme, që ata duhet t’i kryejmë, kundër deputetëve të veçantë të pozitës. Urrejtja nuk e tregon veten haptasë Ashtu si mendjemadhësia, ajo zotëron mjeshtërish artin e maskimit dhe di të shfaqet, për shembull, në pamjen e qëndrimit kritik ndaj të gjithëve rreth e rrotull.
Ndeshen deputet, të cilët shfaqin tipar karakteri, të cilin mund ta quajmë prirje për sjellje brutale ose të pakulturuar. Deputetët e asaj kategorie, për të cilën po flasim, si rregull, pothuajse nuk merren me punë të dobishme dhe gjithnjë janë të rrethuar me gjëra të çrregullta korrupsion, krime të organizuara dhe plehra. Ka deputet opozitar të cilët, duket, se kënaqen nga pisllëku dhe nga rrëmuja dhe ne e kemi të vështirë t’i përfytyrojmë ata për vete pa këtë tipar dallues.
Këta janë vetëm disa tipare të karakterit të deputetit të paedukuar. Ata demonstrojnë qartë dhunën, interesin personal, intrigat, arrogancën, shpifjet, paturpësin, poshtërsin, mashtrimin e këstu me rradhë.
Rrënjët e tyre të para janë më shtazarake, e dyta më djallëzore. Në varësi të asaj se cila rrënjë është më e fortë, ose nxitësit moral, i cili do të përshkruhet më poshtë, përcaktohen nga pesha mëkatit linjat kryesore për klasifikimin etik të karakterit të deputetëve të opozitës.

Botohet pjesa e dytë e studimit për romanin “Malësorja”

0

Shefqet Dibrani

Vitrina e librit:

Shtëpia botuese “Faik Konica”, në Prishtinë, botoi edhe pjesën e dytë të studimit letrar, “KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin “MALËSORJA” të Nazmi Rrahmanit”, me autor Shefqet Dibrani.

Libri si strukturë qartëson më mirë ndikimin e romanit “Malësorja” në procesin edukativo arsimor në Kosovë, qasje kjo mjaftë e kompletuar, në të cilën është trajtuar epiteti “Malësore, si arketip që personifikoi Kosovën”, pastaj shtjellohen disa ngafigurat letrare dhe stilistike që karakterizojnë këtë roman, shprehjet figurative, tiparet, tipizimi dhe tipologjia e personazhit letrar si dhe klasifikimi i karaktereve dhe kategorizimi i tyre. Në vijim janë trajtuar specifikat e arketipave në romanin “Malësorja”, të kundruar nga prizmi i psikanalizës së Karl Gustav Jung. Bibliografia e botimeve nëpër vite, fjalorthi dhe shprehjet frazeologjike e kompletojnë edhe më tej studimin në fjalëNë këtë vepër janë trajtuar edhe librat me studime: “A-Zh, romanet e Nazmi Rrahmanit”, nga Sabri Hamiti, “Malësorja, ose arti i interpretimit”, nga Zejnullah Rrahmani, si dhe “temat e diplomës” në studimet akademike ngaZoga Papraniku, “Analizë e romaneve:Rruga e shtëpisë sime, Tokë e përgjakur, Malësorja”, dhe studimi nga Lulzana Aliti, “Pozita dhe fati i gruas në veprat e Nazmi Rrahmanit”, ku bashkë me të dhënat statistike për prezantimin e romanit në sistemin bibliotekar dhe arsimor, si dhe përfshirjet e tij në nivelet universitare e kanë kompletuar më mirë këtë studim për romanin “Malësorja”.

Në parathënie të librit është theksuar se: Karl Gustav Jung, ndoshta është disidenti më i famshëm i psikanalizës klasike. Ai u largua nga idetë e Frojdit me të cilin kishte bashkëpunuar një kohë të gjatë, për t’i hulumtuar rrënjët stërgjyshore dhe për të studiuar si askush tjetër “pavetëdijen kolektive”, qasje që janëcilësuar me ide revolucionare, të cilat e kanë bërë atë të njohur në fushën e psikanalizës, sidomos me “12 arketipat jungianë mbi personalitetin.” Siç ka theksuar vet autori, duket se studimi nuk ka të bëjë me krahasime nga fusha e psikanalizës, aq më pak me dallimet në mes psikanalizës së Sigmund Frojdit, dhe ato që i ka zhvilluar më pas Karl Gustav Jung, as me krahasime të tjera letrare, por ka të bëjë vetëm me mënyrën e qasjes dhe mundësitë e thelluara të interpretimit. Ndërsa shpjegimet tjera përkitazi me figurat letrare, me karakteret dhe arketipat e romanit kanë karakter edukativ, sa për të lehtësuar kuptimin e figurave dhe nocioneve. Në një plan tjetër, disa ide në aspektin teorik përkitazi me strukturën e tekstit nuk janë risi as në këtë studim. Me këto shpjegime është marrë më parë edhe profesor Zejnullah Rrahmani, pasi edhe ai ka krahasuar tekstin letrar dhe strukturën e librit me objekte arkitektonike, ndërsa Sh. Dibrani, i ka përdorur për të qartësuar disa lloje (tipa) të arketipave, qoftë si teori, e qoftë si kuptime letrare. Prandaj, edhe teoritë e Karl Gustav Jungut, në këtë studim janë shfaqur si mundësi e zgjerimit të mendimit letrar, përkatësisht janë mënyrë e pikëpamjes për personazhet e romanit, jo si psikanalizë, në kuptimin kompleks e psikologjik, por si mënyrë e përkufizimit në shqyrtimin e tekstit letrar.

Pasi Arketipi ka të bëjë me origjinalen, romani “Malësorja”, e plotëson këtë kriter, si njëra ndër veprat e para origjinale në prozën shqipe në Kosovë. Së këndejmi, romani si arketip, parë në kuadrin e letërsisë shqipe, dhe të kontekstit kohorë, veçmas në raport me shkollën shqipe në Kosovë, është vlerë arketipale, e përputhshme me teoritë e psikanalizës me të cilën është marrë Karl Gustav Jung. Në anën tjetër, dihet se kombet e përparuara i ringjallin simbolet e tyre të vjetëruara, andaj është kjo edhe një arsye shtesë, pse autori ka marrë në shqyrtim romanin “Malësorja”, vepër kjo që ka ridimensionuar simbolin e gruas, të cilës shkrimtari Nazmi Rrahmani i jep epitetin Malësore. Pikërisht duke u mbështetur në idetë e Karl Gustav Jungut, përmes këtij studimi është trajtuar vlera e arketipit Malësore në letërsinë shqipe për të nxitur ide në revolucionarizimin e mendimit letrar si shkollë dhe edukatë pedagogjike.

Karl Gustav Jung, i ka quajtur arketipat si modele të lashta të personalitetit, karakteristika që janë trashëgimi epërbashkët e racës njerëzore. Së këndejmi, dihet searketipat gjenden në të gjitha gjinitë letrare, pra edhe në romanin “Malësorja”. Kuptimi i saktë i nocioneve mbi karakteret dhe arketipat, është njëra nga vlerat më të fuqishme në mendjen e shkrimtarit. Pra, të kuptuarit e këtyre modeleve të lashta do të ndihmojë më mirë për të kuptuar literaturën moderne, sidomos për ata që synojnë për t’u bërë shkrimtarë modernë të realizuar mirë. Kjo mënyrë e bën shkrimtarin e ri, më të aftë për të sjellë vepra të rralla, siç është romani “Malësorja” i Nazmi Rrahmanit, për kohën e tij, prandaj studimi ka të bëjë me mundësinë e interpretimit ndryshe të veprës letrare dhe njëkohësisht për të nxitur idetë depërtuese në psikologjinë e personazhit dhe të veprës e cila botohet, me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së Autorit dhe në 56 Vjetorin e botimit të romanit “Malësorja”, roman ky që ka hyrë si arketipi më pozitiv i Shkollës dhe Arsimit Shqip në Kosovë, ashtu si duket edhe ky studim do të jetë një arketip më vete në fushën e studimeve dhe të kritikës letrare.

  • Pjesa e dytë e librit kap 410 faqe, në të janë përfshirë ballinat e romanit, (botuar nëpër vite), faksimile të shumta dhe bibliografi e veçantë, të cilat bashkë me “fjalorthin” e bëjnë studimin me interes dhe tejet specifik. E botoi Sh. B. “Faik Konica”, Prishtinë 2021.

I urrej profecitë negative me epilog të saktë!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Nuk e mbroj Ilirin dot vetëm pse nuk e dua Edin. Kaq i pafytyrë nuk mund të jem as në ditën dhe formën më të keqe, sepse janë paketim me përmbajtje të njëjtë.
I dallojnë vetëm etiketat e ndryshme.
Edhe diçka :
Nepotizmi është nepotizëm pavarësisht se kush e praktikon.
Prandaj mos u bëni faqezi duke e arsyetuar këtë të fundit, vetëm pse jeni të verbëruar nga dashuria e zjarrtë për politikanët e taborrit, sepse pa e vërejtur fare do të shndërroheni në budallenjë të oborrit, pasha natën e vorrit.
Sepse nepotizmi që futet brenda përmes dritares së vogël, nuk nxirret, respektivisht nuk dëbohet jashtë as përmes derës së madhe.
Ju pushtetarët nëse dëshironi të jeni të besueshëm reflektoni pozitivisht ndaj paknaqësisë së njerëzve që j’u kanë besuar, ashtu siç keni reflektuar pozitivisht kur j’u kanë përkrahur.
Ndërkaq ju militantë symbyllur që keni përceptim, dashuri dhe qasje naive ndaj partive politike, njësoj si ndaj ekipeve të dashura të futbollit, reagoni me kohë ndaj gabimeve të trainerit dhe ekipit, e jo tek pas pranimit të autogolit.
Përndryshe do ta kuptoni shumë shpejtë që j’u kanë mashtruar dhe pastaj zhgënjimi do të jetë njëqind fish më i madh sesa çdo shpresë e pa shuar.
Nëse nuk reagoni me kohë, pas katër vitesh do të jetë vonë dhe për ta kthyer besimin në ta, nuk do t’ju ndihmojë asnjë kushtrim, apo jehonë.
Prandaj mos i lejoni asesi idhujt tuaj që t’i lëndojnë standardet, gjegjësisht kriteret etike dhe morale që i kanë krijuar vetë, sepse do të shndërrohen në pengesa të patejlakueshme për ta, respektivisht për njerëzit që ju i doni aq shumë, saqë u besoni në gjumë.
Nuk ka roje më efikase të vlerave sesa vigjilenca, këtë nuk e kam shpikur unë, por e thotë shkenca.
Sepse njerëzit pa vigjilencë janë arusha të shpellës, të cilat aq shumë e duan gjumin, saqë nuk zgjohen dot, edhe nëse ua futni brenda lumin.
Mos harroni se ata që ishin siç ishin, ishin prodhimi i yni dhe jo i jashtëtokësorëve, njësoj siç janë prodhim i yni edhe këta që janë tani në pushtet.
Prandaj asgjë s’mund t’i bëjë më të njëjtë me paraardhësit e tyre, sesa besimi juaj i verbër, si i tifozëve të futbollit.
Thjesht janë lindur dhe rritur nën të njëjtin qiell, e kanë thithur ajrin e njëjtë, e kanë pirë ujin e njëjtë dhe janë ushqyer me të njëjtin ushqim trupor dhe shpirtëror.
Prandaj asgjë nuk i mbron më shumë nga rrënimi moral, sesa droja nga përgjegjësia dhe llogaridhënia.
Sepse shqiptari do zor, përndryshe shndërrohet shumë shpejt në matrapaz dhe horr.
Sepse preventiva e pa ndodhur, prodhon pacientë të sëmurë rëndë, respektivisht për vdekje të lodhur.
Shpesh kam postuar gjëra të cilat i keni vlerësuar tek pas tri apo katër vitesh siç duhet, sepse në ndërkohë janë shndërruar në profeci.
Dhe më besoni, nuk kam fare dëshirë, imperativ dhe vullnet për t’u shndërruar në Nostradamus.
Shumë më tepër kam vullnet për të jetuar në një shoqëri normale dhe shtet serioz.
Jo pse e dua vetveten, por sepse i dua fëmijët e mi më shumë se jetën.
***
Ich kann Ilir Meta nicht leicht verteidigen, nur weil ich Edi Rama nicht mag. Ich kann selbst an meinem schlimmsten Tag nicht so heuchlerisch sein, weil sie beide im selben Paket sind und den gleichen Inhalt haben. Sie unterscheiden sich nur durch unterschiedliche Labels.
Nur eine Sache: Vetternwirtschaft ist Vetternwirtschaft, egal wer sie praktiziert. Kommen Sie also nicht in Versuchung Letzteres zu rechtfertigen, nur weil Sie von der glühenden Liebe zu den Lagerpolitikern geblendet sind, denn ohne es zu merken, werden Sie zum Idioten ihres Hinterhofs. Denn Vetternwirtschaft, die durch das kleine Fenster dringt, lässt sich nur schwer entfernen durch die größere Tür. Ihr Herrscher, wenn ihr vertrauenswürdig sein wollt, dann müsst ihr auch dann positiv reflektieren, wenn ihr bei den Menschen, die euch vertraut haben, auf Zweifel stößt, genauso wie ihr positiv reflektiert habt, als sie euch unterstützt haben.
Ihr engstirnigen Militanten, die eine Schwarz-Weiß-Wahrnehmung, eine bedingungslose Liebe und einen naiven Umgang mit politischen Parteien haben, als wären es eure Lieblingsfußballmannschaften, reagiert rechtzeitig auf die Fehler des Trainers und der Mannschaft und nicht nur dann, nach ein paar Eigentoren. Andernfalls werden Sie schnell feststellen, dass Sie einen schwerwiegenden Fehler gemacht haben, dem Sie vertraut haben, und dann wird die Enttäuschung hundertmal größer sein als jede gierige Hoffnung. Denn wenn Sie nicht rechtzeitig reagieren, ist es nach vier Jahren zu spät, das Vertrauen in sie wieder herzustellen, denn dann werden sie Sie auch durch Krieg, Echo und Gebet nicht von ihrer Wahrhaftigkeit überzeugen können.
Lassen Sie Ihre Idole nicht die Standards verletzen, die sie für sich selbst und ihre Konkurrenz gesetzt haben. Oder besser gesagt, lassen Sie die Menschen, die Sie so sehr lieben, nicht solche bedeutungslosen Fehler machen. Es gibt keinen wirksameren Verteidiger des Wertes als Wachsamkeit, und ich habe dies nicht entdeckt, sondern die Wissenschaft. Denn Menschen ohne Wachsamkeit sind Höhlenbären, die den Schlaf so lieben, dass sie selbst dann nicht aufwachen, wenn man sie in den Fluss steckt. Denken Sie daran, dass diejenigen, die vorher an der Macht waren, unser Produkt waren und nicht das Produkt von Ausländern, genau wie diejenigen, die jetzt an der Macht sind. Daher kann nichts sie ihren Vorgängern ähnlicher machen als Ihr blinder Glaube, wie der von Fußballfans.
Sie wurden einfach unter demselben Himmel geboren und aufgewachsen, atmeten dieselbe Luft, tranken dasselbe Wasser und aßen dieselbe Nahrung für Körper und Geist. Daher schützt nichts sie mehr vor dem moralischen Ruin als die Angst vor Verantwortung und Rechenschaftspflicht. Denn ohne Angst vor Verantwortung und Rechenschaftspflicht wird der Albaner schnell zum Bösewicht. Denn wo es keine Prävention gibt, werden die Menschen irgendwann krank. Ich habe oft Dinge gepostet, die drei oder vier Jahre brauchen, um sie wirklich zu schätzen, weil sie nur dann wie Prophezeiungen aussehen. Und glauben Sie mir, ich habe kein Verlangen, keinen Imperativ und keine Bereitschaft, Nostradamus zu werden.
Vielmehr habe ich den Willen, in einer normalen Gesellschaft und einem ernsten Staat zu leben. Nicht weil ich mich selbst liebe, sondern weil ich meine Kinder mehr liebe als das Leben.

Nëse Aleksandar Vuçiç nuk e pranon pavarësinë e Kosovës në integritetin territorial të saj, atëherë ai nuk ka pse të vijë në Bruksel!

0
Bardhyl Mahmuti, shkrimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare
Dialogu dhe “Këmbët e arushës”
Çështja e përgjegjësisë për dështimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ngjason barcaletës se kush do t’ia lë këmbët e arushën në duart e tjetrit…
Në të gjitha takimet paraprake, Aleksandar Vuçiçi e bënte të qartë se nuk do ta njihte asnjëherë pavarësinë e Kosovës dhe kërkonte nga përfaqësuesit e Kosovës të mos shkonin në Bruksel në qoftë se nuk ishte i gatshëm të pranonin “kompromiset” e dizajnuara prej tij, të mos shkonin në Bruksel në qoftë se nuk ishin të gatshëm të bisedonin për Asociacionin e komunave serbe sipas shijes serbe e kështu me radhë.
Është koha që të përmbyset perspektiva dhe t’i thuhet Aleksandar Vuçiqit: Nëse ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës në integritetin territorial të saj dhe nëse nuk është i gatshëm të tregojë për vendin ku janë fshehur viktimat shqiptare të gjenocidit, atëherë ai nuk ka pse të vijë në Bruksel.

Lidhja e islamikve shqiptarë në Prizren me daten 10 qershor 1878

1

Me rastin e 129 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi në Prizren me 12 qershor 2007 në sallën e Vakëfit të Prizrenit Tryezën shkencore me titull”Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në raport me realitetin shqiptar sot”. Në këtë sesion morën pjesë hulumtues shkencor nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, janë paraqitur gjithsejtë 20 kumtesa ndërsa u lexuan 17 kumtesa në sesion.

U mbajtën 2 seanca, seanca e paradites të cilin e udhëhoqi kryesia e punës në përbërje: dr.Gazmend Shpuza,  ak.Jashar Rexhepagiqi dhe dr.Muhamed Mufaku dhe seanca e pas ditës të cilën e udhëhoqi kryesia e punës në përbërje: dr.Muhamed Piraku, dr.Jusuf Osmani dhe Mr.Qemajl Morina.
Myftiu i Kosovës Mr.Naim efendi Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse përveç tjerash ceku “për nder të 129 vjetorit të LSHP e organizuam këtë tryezë për të shënuar përvjetorin e saj dhe për të përkujtuar rolin dhe rëndësinë e saj në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar”.
Kumtesën e parë e paraqiti dr.Pajazit Nushi nga Prishtina  me titull ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit pas 129 vjetëve” ku përveç tjerash ceku edhe pas 129 vjetëve nga mbajtja e LSHP-it çështja shqiptare hyri në shekullin XXI si çështje ende e pazgjidhur. Shqiptarët e viseve jashtë Shqipërisë janë dënuar dhe persekutuar vazhdimisht për programin e LSHP-it (Lidhja SHqiptare e Prizrenit).

Shënimi i 90 vjetorit të LSHP-it bëri jehonë të madhe dhe solli inspirim edhe për demonstratat e vitit 1968 në Kosovës, ndërsa shënimi i 100 vjetorit të LSHP-it u me manifestime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë bëri jehonë edhe më të madhe  dhe se vetëm pas 3 vitesh rinia studentore e Kosovës u çua në demonstrata masive me kërkesën për Kosovën Republikë”, dhe se akoma pas 129 vitesh vazhdon ideja e LSHP-it”.

Kumtesën e dytë e prezantoi dr.Gazmend Shpuza nga Tirana me titull ”Përmasat historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” ku përveç tjerash ceku ”delegatët u mblodhën në Prizren ku miratuan edhe programin apo dokumentin bazë të LSHP-it. Themeluesit e saj që të gjithë nga Kosova janë zhveshur nga efekti historik, në kundërshtime me realitetin në fjalë dhe me mjaft paragjykime përfaqësuesit e saj kosovar edhe sot e kësaj dite janë të mënjanuar dhe lënë anash”.

Akademik Jashar Rexhepagiqi nga Prishtina në kumtesën e vet me titull ”Vlerat pedagogjike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”  ceku ”rëndësinë e LSHP-it në zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe shkollave shqipe në trojet shqiptare. Hapja e shkollave shqipe, përpilimi i librave shkollor sikur abetarja, libër lexime e pjesë të ndryshme të njohuri natyre zë fill pas LSHP-it. LSHP-it insistonte që nëpunësit duhet të njohin gjuhën shqipe, gjuhën të cilin shumica e popullatës vendase e flasin, në shkolla të mësohej edhe gjuha shqipe dhe të japin mësim mësuesit dhe pedagogët më të rëndësishëm të asaj kohe”.

Dr. Muhamed Mufaku nga Amani në kumtesën e tij me titull ”Figura e Ismajl Qemajlit në shtypin egjiptian si simbol i lëvizjes kombëtare shqiptare 1878-1912” ceku përveç tjerash ”në shtypin arab (egjiptian) vetëm pas formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bë e njohur çështja shqiptare dhe populli shqiptar dhe se figura më e çmuar në formimin e shtetit shqiptar Ismaj Qemajl be Vlora,  i cili edhe e vizitoi dy herë Egjiptin. Në seancën e para ditës kumtesat e veta i paraqitën edhe dr.Masar Rizvanolli ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika serbe ndaj saj”, dr.Vehbi Xhemajli”Kontributi i tetovarëve në Lidhjen e Prizrenit”,

Nehat Krasniqi ”Të dhëna të reja dhe dilema për haxhi Ymer Prizrenin”,

dr.Hysen Matoshi ”Karakteri antishqiptar i Republikës së Mirditës”,

dr.Iljaz Rexha ”Kërkesa e popullit shqiptar për autonomi acaroi marrëdhanjet me portën e lartë”, si dhe akademik

Enver Gjerqeku me kumtesën ”Sonetet kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Në seancën e pasdites kumtesën e parë e prezantoi dr.Muhamed Piraku nga Prishtina me titull ”Roli i Myderriz efendi Podgoricës në afirmimin e çështjes shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Pas këtij kumtesën e prezantoi Mexhid Yvejsi nga Gjakova me titull ”Roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit(1878-1881)” ku përveç tjerash theksoi ”LSHP-it e çoj, e ngriti për herë të parë çështjen kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ulematë shqiptare, jo vetëm që nuk janë përfillur, por janë përbuzur, janë nënçmuar, madje edhe janë akuzuar si “turkoshak, turkofil,t urkoman, sulltanistë” edhe me emra tjerë edhe më të pistë. E vërteta është se, ulematë shqiptare ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ulematë shqiptarë filluan përgatitjet për themelimin e një lëvizje politike-ushtarake, që në muajin mars të vitit 1878. Kuvendi themelues, Kuvendi i përgjithshëm i LSHP-it u organizua prej ulemave. Të gjitha komitetet e Lidhjes, apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovës deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër, që u përhapën me të shpejtë edhe në Shqipërinë e jugut, gjer në Janinë. Dega e Gjakovës përfaqësohej prej kadiut Ahmet efendi Korenica, myftiut të Gjakovës Ismail efendi Yvejsi, myderriz Hasan efendi Shlaku, dega e Shkodrës kryesohej nga myderriz Daut efendi Boriqi dhe i mbështetir nga myftiu i Shkodrës Jusuf efendi Tabaku, dega e Ulqinit në kryesi kishte Hafiz Salih Hylja dhe hafiz Tamizin, dega e Pejës përfaqësohej nga myderriz Haxhi Zeka, dega e Prizrenit kryesohej nga myderriz Ymer efendi Prizreni, dega e Mitrovicës nga myderriz Osman efendiu dhe myderriz Ali efendiu, dega e Prishtinës përfaqësohej nga myftiu Zejnel Abedini, dega e Tetovës përfaqësohej nga shejh Mustafa, dega e Dibrës kishte veprimtarë hoxhë Moglicën dhe shejh Hysenin, dega e Shkupit veprimtar të dalluar kishte myderriz Abdyl efendiu. Në të gjitha degët e LSHP-it, në të katër vilajete shqiptare, ulematë ishin shtylla kryesore, disa ishin, siç thuhet sot, më të moderuar, disa më konservatorë, disa më radikal, por secili prej tyre ishte i veçantë. Ulematë ishin ata që i shkruan, hartuan, përpiluan Kararnamen (aktvendimet), Talimatin (urdhëresat), peticionet, memorandumet e kështu me rrallë. Me pak fjalë, ky ishte roli i ulemave në LSHP-t, këtë nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse e harrojmë vetveten”.

Olsi Jazexhiu nga Tirana në kumtesën e tij me titull ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit të II-të” përveç tjerash ceku ”Lidhjen e Prizrenit të cilën nëpër shkollat tona fëmijët e mësojnë si një Lidhje sa anti-turke aq edhe kombëtare, historiani britanik Jakob Landau e klasifikon si një organizatë të nxitur nga vetë sulltan Abdylhamdi i II-të, për të mobilizuar myslimanët e Ballkanit që të mbrohen nga pushtimi i fuqive të krishtera.

Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi i cili në librin ”Kosovo a short histori” kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më 1878 ”Lëvizja është më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerë, ulematë dhe kadijtë,…Jam i mendimit se tashmë është më se e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët- mbrojtjen e provincës”. Këta dy paragrafë më kanë bërë që përpara shumë vitesh të kërkoja dhe të kuptoj përse në librat tanë të historisë, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumë pjesë të tjera të historisë sonë është trajtuar sipas mendësisë së shkollës sllavo-greke në Ballkan e cila presupozon se popujt e Ballkanit vuajtën nën tiraninë turke.

Ndërsa Kristo Frashëri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si një organizatë antiislamike dhe laiko-kombëtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green, Peter Barlt, Xhafer Belegu, Eqrem bej Vlora dhe një numër i madh historianësh botërorë e shohin si një organizatë islamike të ndërtuar nga myslimanët e Gegërisë dhe Bosnjës me mbështetjen e sulltan Abdulhamidit II-të, për të mbrojtur myslimanët ballkanas pas Kongresit të Berlinit. Përpjekjet në librat e historisë në Shqipëri që manipulojnë historinë, duke shpikur konceptin e kombit laik në çdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janë një rrëfim i varfër i historisë. Xhafer Belegu në librin ”Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë” thotë në rrjedhën e ngjarjeve kishte hyrë vetë sulltan Abdylhamiti II-të, ai i kishte thirr në Stamboll shejh Mustafa Tetovën dhe Abdyl bej Frashërin për t’i udhëzuar për zhvillimin e lëvizjes, ndërsa ju dha urdhër komandantëve ushtarak që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Këtë fakt e përmend edhe Eqrem bej Vlora, i cili thotë se qeveria qendrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamire ndaj idesë, por mori pjesë aktive në themelimin e Lidhjes në Prizren, pasi ishte në interesin e saj të nxiste një lëvizje kundër kërkesave sllave e pak më vonë edhe kundër atyre greke…, që të tërhiqte vëmendjen e Evropës. Lidhja e Prizrenit i zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë dhe Medresenë e Mehmed Pashës pranë saj. Në Prizren por edhe mbarë Kosovën, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki.

Pra, nëse duam të kuptojmë identitetin dhe karakterin e organizatorë të Lidhjes së Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashëri, i bie që Lëvizja shqiptare duhet parë si një përpjekje e miletit islamik apo kombit osman, i cili e shikonte fatin e tij të njëjtë me atë myslimanëve të tjerë të Perandorisë dhe sulltanit kalif, dhe jo sipas skemave ”politikisht korrekt”, që ideologjia nacional-komuniste e Akademisë së shkencave mundohet të ndërtojë mbi identitetin e pashallarëve, bejlerëve dhe ulemave islamik të Gegërisë, që formuan Lidhjen e Prizrenit në fund shekullit XIX”.

Nexhat Ibrahimi nga Prizreni në kumtesën e vet me titull ”Backgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878” përveç tjerash theksoi” Gjysma e dytë e shekullit XIX, e sidomos para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, për shqiptarët paraqet një ndër periudhat më të rëndësishme gjatë dy shekujve të fundit në pikëpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e të tjera.
Por, Kongresi i Berlinit nuk solli ndonjë dobi të dukshme në llogari të trojeve shqiptare. Peter Bartl këtë e thotë kështu: “Në Kongresin e Berlinit qenë marrë parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm të shqiptarëve”. Ai këtë e arsyeton me faktin se shqiptarët nuk gjetën ndonjë protektor të fortë në mesin e fuqive të mëdha për të mbrojtur interesat e tyre, por edhe për arsye se shumica dërmuese shqiptare i përkisnin fesë myslimane dhe ishin lojalë ndaj Perandorisë Osmane. Po ashtu, shqiptarët shihnin te Perandorinë Osmane edhe garancionin e mbijetesës së tyre fizike përballë synimeve shfarosëse të popujve fqinjë kristianë. Këtë e pohon edhe një dokument i asaj kohe: “Vetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar për të kundërshtuar politikën shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atë turke”.[1]

Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan institucione dhe individë. Ajo vazhdon të përshkruhet si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër me osmanët dhe identitetin islam të shqiptarëve e jo me pushtuesit serbë në veri dhe grekë në jug. Madje, nga shtypi boshnjak i kohës së Lidhjes së Prizrenit mësojmë se propaganda greke nxiti konflikte të rënda te ortodoksët e jugut etj. më 1883, me qëllim të aneksimit të shumë trojeve shqiptare në llogari të grekëve.

Në grupin e atyre shkencëtarëve që kanë ndjekur kursin antiosman kemi një varg historianësh të njohur. Ali Hadri përmend se Lidhja “ka pasur tri programe. Programi i parë dhe i dytë ishin bukur shumë në frymën panislamiste, ndërsa programi i tretë ka qenë shumë më përparimtar,” duke e hedhur poshtë si anakronik dhe regresiv mendimin e shumicës së popullsisë dhe të shumicës së delegatëve të pranishëm. Qartë, mendimi i tij është i ngjyrosur me ideologjinë e kohës kur Ali Hadri jetoi dhe veproi.
Kurse njohësi i rrethanave shqiptare-boshnjake, dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumë i përbashkët i këtyre dy popujve në të kaluarën e deri sot duhet të hulumtohet për të ndriçuar aspekte të panjohura.
Hulumtuesit nuk duhet t’i tremb elementi islam i Lidhjes, sepse në të nuk ka asnjë të keqe për çështjen kombëtare. Përkundrazi, fetarja dhe kombëtarja mund të bashkëveprojnë në mënyrë të përkryer drejt së ardhmes. Me kalimin e kohës, e nën trysnitë nacionaliste si trend i kohës së shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes së Prizrenit shkonte në favor të shekullares (kombëtares) kurse në dëm të hyjnores (fetares) dhe të përkeqësimit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe turqve. Pikërisht trajtimi i njëanshëm dhe i pjesërishëm i kësaj teme imponon domosdoshmërinë për hulumtime më të hollësishme dhe më objektive në të ardhmen, që të mësojmë një histori pak më reale, për të ndërtuar vetë një histori autoktone të këtij populli dhe të këtyre trojeve, të liruar nga prangat dhe kufizimet e ndryshme ideologjike”.

Parim Kosova nga Prizreni në kumtesën e tij me titull ”Objektet fetare islame në shërbim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” përveç tjerash ceku ”në objektet fetare islame si xhamitë, medresetë, teqetë, mejtepet janë mbajtur tubime, mbledhje, strehimore për refugjatë, shërimi i të plagosurve dhe është kryer mobilizimi i forcave për luftë për mbrojtjen e trojeve tona. Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit është një “per exellenc” ku në xhaminë e Bajraklisë u mbajt Kuvendi i Lidhjes, ndërsa në medresenë pranë saj kanë qenë të vendosur dikasteret e qeverisë së Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1968 ders-hanja apo mësonjëtorja u shndërrua në muzè, ndërsa në vitin 1978 me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit edhe objekti i Medresesë së Gazi Mehmed Pashës iu bashkëngjitë kompleksit, ashtu që në katin e parë janë te vendosur kostumet e veshjeve kombëtare, ndërsa në katin e dytë galeria. Më 28 mars 1999 forcat serbe e dogjën dhe rrafshuan me tokë ders-hanen apo godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe se pas çlirimit të Kosovës ajo menjëherë u rindërtua ashtu si a qenë në formën e mëparshme të saj. Sot me datë 12 qershor 2007 zbulimi i pllakës përkujtimore në xhaminë e Bajraklisë është një kontribut më tepër në evokimin e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u mbajt para 129 vitesh në këtë xhami”.

Me kumtesat e veta prezantuan edhe dr. Jusuf Osmani “Dokumentet arkivore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”,

Adrian Muhaj ”Autonomia e territoreve shqiptare në kontekstin ballkanik”,

dr.Riza Sadiku ”Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin e mërgatës shqiptare” dhe Mr.Qemajl Morina ”Faktori fè në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sot”.

Pas përfundimit të prezantimit të kumtesave pasuan diskutimet, polemikat dhe replikat lidhur me temën në fjalë, në të cilin u shfaqën dy qëndrime apo dy këndvështrime të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri qëndrim mbronte tezën se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombëtar, profetar, proosman ndërsa anti serb,antimalazez, antigrek dhe antibullgar, dhe se qëndrimi i dytë mbronin tezën se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter  prokombëtar, pro laik, proshekullar ndërsa antiosman, antisllav e antigrek.
Në përfundim të kësaj mund të konkludojë se duhet bërë rivlerësimin në përgjithësi të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke mënjanuar ndikimin e ideologjisë komuniste në tekstet shkollor të historisë dhe të ndikimeve të frymës sllavo-greke në te, e duke marr parasysh pikësëpari mbështetjen në hulumtimet arkivore të arkivave të Londrës, Stambollit e Vjenës, kundruall atyre ekzistuese të burimeve arkivore të Beogradit, Moskës dhe Athinës.

Faik MIFTARI / Prizren, e hënë,18 Qershor 2007.

Ankesë e Fahri Xharrës: Përveq bllokimit, mi kanë shlyer të gjitha postimet!

0

Fahri Xharra

Fahri Xharra, Gjakovë, më 09.06.2021

Te nderuar miq,

Fjales se drejt po i nderprehet rritja. Tani jam teresisht i bllokuar në facebook. Faqet e mia dhe te miqve qe kane hapur faqe per mua ku une i publoja shkrime, sot janë bllokuar. PERVEQ BLLOKIMIT, EDHE SHLYERJA E TE GJITJA POSTIMEVE

Jam i bllokuar edhe ne te gjitha grupet ku isha admin. Keto jane vepra te shqiptarëve që nuk e duan të verteten shqiptare.

Mjerë ne !

I juaji, Fahri Xharra

Besëtytnia është feja e shpirtrave të dobët

0

Nga Aurel Dasareti

Askush nuk kryen aq ligësi në një mënyrë kaq të përsosur dhe entuziaste sa kur bëhet nga bindja e tepruar fetare. Ishte karnavali rrëqethës i fesë që vazhdoi tutje. Ishin burrat ata që, me gjestet e tyre shoqëruese, shprehën parullën e terroristit: Unë dua të vdes më shumë sesa ti dëshiron të jetosh.
***
Qeveria (prokuroria-gjyqësori) patjetër të ndaloj rreptësishtë përdorimin e shamisë në kopshte fëmijërore, shkolla fillore dhe shkolla të mesme (nën moshën 18 vjeç). Shqipëria dhe Kosova evropiane (të gjitha trojet tona) nuk është shtet mysliman, fetar e kishtar, por vend laik ku bashkëjetojnë komunitete të tri feve të ndryshme, dhe jofetarët.
Fundamentalistët fetarë islamik, shqiptarë tru shpëlarë nga pseudo-hoxhallarë jobesimtarë, pasi nuk mbështeten në arsyen e shëndoshë, pretendojnë se besimi i tyre është i vetmi i vërtetë dhe se kundërshtohet nga “forca të liga”, forca të cilave “besimtarët e vërtetë” duhet t’u kundërvihen. Si një grup, fundamentalistët i kushtojnë vëmendje të madhe fesë (keqpërdorimit të saj) në rritjen e fëmijëve të tyre. Bindja, qoftë ajo edhe e rrejshme, është e rëndësishme për ta, dhe për këtë arsye është gjithashtu e rëndësishme që t’u kalohet fëmijëve të tyre. Kërcënimi që forcat e jashtme “armiqësore” duan t`i kundërshtojnë këta besimtarë me paterica, e bën veçanërisht të rëndësishme për prindërit e tillë të “mbrojnë” fëmijët (vajzat) e tyre nga ndikimet e jashtme përmes izolimit (kontrollit shoqëror) dhe trajnimit të plotë në një besim të sertë.
Në ndryshim nga mësimdhënia, ku provat përcaktojnë kuptimin, qëllimi i indoktrinimit (ndikimit negativ) është që opinionet të mbahen edhe kur përballen me kundër-prova.
Në edukimin e fëmijës, ai që indoktrinon do të japë shpërblim për përgjigjen e duhur dhe ndëshkim për përgjigjen e gabuar, në mënyrë që ta trajnojë fëmijën të japë një lloj të veçantë përgjigjeje.
Vajzat e mitura tashmë po mësojnë të mbajnë shamia qysh në kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore. Kjo edhe për shkakun se shumë politikë-bërës kriminel djallëzor, spiunë të fëlliqtë e rospia antikombëtare, e kërkojnë këtë. Kur vajzat detyrohen ta veshin shaminë që nga fëmijëria, e gjithë gjëja përvetësohet dhe “normalizohet”. Dhe, bëhet më e vështirë të bësh një zgjidhje kolektive më vonë.
Historia e hixhabit-shamisë në vendet islamike afrikane-aziatike është e errët. Ekzistojnë interpretime shoviniste mashkullore nga klerikët e shkretëtirave me qëllim që të marrin kontrollin jo vetëm të deveve por edhe të trupave të grave.
Njerëzit gjithmonë duhet të kenë përparësi mbi fenë. Shkelja e të drejtave të fëmijëve: Liria e fesë është një e drejtë njerëzore, një parim i rëndësishëm dhe duhet të pranohet e respektohet, por kur një fe në praktikë është e dëmshme, është në kurriz të njerëzve, duhet të ndalet, dhe përgjegjësit të dënohen rëndë. Aty ku praktikohet ligji i Sheriatit, praktikohen edhe shkeljet e të drejtave të fëmijëve.
Ne duhet të zgjohemi dhe të kundërshtojmë ashpër përdorimin e imponuar të shamisë (dhe mbulesave tjera ekstreme) në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe trojet tjera arbërore.
O bastardë, lërini fëmijët të jenë fëmijë!
Veshja e tepruar (mbulimi) është legjitimuar në shumë vende islamike si një veprim aktiv për të shmangur zgjimin e dëshirave të seksit të kundërt pasi lëkura, trupi dhe flokët e grave, nga fanatikët konsiderohen si objekte seksuale. Shamia e fëmijëve përfaqëson kështu një seksualizim dhe një pamje të vajzave të vogla që nuk është në përputhje me kontinentin evropian, ligjin, traditën kombëtare dhe kulturën shqiptare, dhe mbulimi është një nga format më të dukshme dhe më të shëmtuara të kontrollit shoqëror të fëmijëve. Një shoqëri normale pellazge-ilire-shqiptare assesi nuk duhet të lejojë që vajzat e mitura të konsiderohen si objekte seksuale.
Asnjë vajzë e moshës jomadhore nuk është në gjendje të vendosë vetë për përdorimin e shamisë, ose të shohë ideologjinë primitive që qëndron pas saj, përfshirjen e shërbimeve të huaja armiqësore për tjetërsimin dhe asimilimin e kombit tonë, as pasojat e këtij ndikimi negativ dhe veçimi të imponuar mbi ta. Është një zgjedhje ekstreme antinjerëzore antiligjore që prindërit, të ndihmuar ideologjikisht nga hoxhallarë fals jobesimtarë dhe politik-bërësit e pistë tradhtarë antikombëtarë, bëjnë në emër të tyre, bazuar në dëshirën për të kontrolluar dhe formësuar identitetin e vogëlusheve në përputhje me zakonet primitive të shkretëtirave arabike-aziatike dhe trajtimin ekstrem të fesë. Për vajzat që janë të detyruara të mbajnë shami, ndalimi është mënyra e vetme për të siguruar të drejtën e tyre themelore për të qenë në gjendje të vendosin mbi jetën e tyre dhe të barazohen me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë të të dy gjinive. Nëse jo, atëherë kur të rriten dhe martohen, do bëhen robëresha/skllave të burrave të tyre xheloz ekstremist; nuk do ta shohin diellin me sy. Krimi ka emër: indoktrinimi.
Qeveria shqipfolëse nuk qëndron për besimtarët shqiptarë që fenë myslimane e praktikojnë në mënyrë të arsyeshme “burimore”. Në vend të kësaj, në përgjithësi zgjedh të tolerojë jo-tolerancën dhe, arena u lihet forcave fetare radikale reaksionare. Duke dështuar në ndalimin e këtij zhvillimi dhe çlirimin e këtyre vajzave nga ky tmerr, dikush pajtohet me një pranim të heshtur të luftës së forcave fundamentaliste gjithnjë e më ekstreme në mjedisin e paligjshëm të importuar islamik në Shqipëri, Kosovë, FYROM (…) dhe legjitimon këtë diskriminim ndaj vajzave, këtë ndryshim në trajtimin e djemve si më të vlefshëm në krahasim me vajzat. Këta janë prindër të çmendur dhe dritëshkurtër që nuk e meritojnë të quhen prindër. Qysh në fëmijërinë e hershme e stërvitin mbrapsht vajzën e vet që të ndihet me vlerë më të ulët se djali, duke mos kuptuar aspak se dhëndëri i ardhshëm do ta poshtëroje, shfrytëzoje dhe terrorizoje në të gjitha aspektet, dhe ajo do përjetojë ferrin gjatë gjithë jetës. Prandaj çdo ditë kemi shumë raste ku dhëndëri e vret vajzën e tyre për çështje xhelozie të sëmurë, sepse nuk është mësuar të bashkëjetoj me të, nuk e çmon si njeri por e përdorë vetëm si lodër zbavitjeje, si shërbëtore e pavlerë.
Shamia e fëmijëve krijon një dallim artificial midis tyre në bazë të fesë dhe gjinisë. Një ndarje e tillë e fëmijëve është një shkelje e idealit që vajzat dhe djemtë, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe feja, në trojet tona, janë të barabarta. Një ndalim i shamisë dhe çfarëdo qoftë mbulese ekstreme të trupit të fëmijëve në kopshtet dhe shkollat ​​fillore, do të sigurojë barazinë dhe do të kontribuojë që të gjithë fëmijët të kenë të njëjtën të drejtë dhe mundësi për jetë, shkollim, edukim, zhvillim, kualifikim dhe punësim. Një ndalim i tillë është një kontribut i rëndësishëm për sigurimin e të drejtave universale të vajzave tona, ardhmërisë së kombit tonë, vendit tonë.
Shkolla fillore duhet të jetë një arenë ku kulturorja dhe fetarja lihen në shtëpi. Kur fëmijët detyrohen të mbajnë shami, atyre u mësohet një aparteid gjinor, i cili shpall se gratë janë inferiore, me vlerë më të ulët se burrat dhe duhet të mbulojnë veten e tyre në mënyrë që të mos zgjojnë dëshirat seksuale të pakontrollueshme të burrave. Fajësimi i grave për përdhunim në këtë mënyrë është në vetvete serioz. Është edhe më keq kur kjo mënyrë e të menduarit shkon aq larg sa ne sot shohim tendenca, ku vajzat e vogla janë të veshura me hixhab për të mos zgjuar dëshirat seksuale të burrave.
Është shumë më lehtë të thuash se duhet të ketë liri të plotë për të ecur me atë që dëshiron, dhe të përdorësh fjalë si hapja dhe dialogu. Unë i them po lirisë fetare, por jo shtypjes së grave.
A është diskriminuese ndalimi i rrobave që mbulojnë fytyrën? Jo, thotë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

PS: Unë nuk jam një tifoz i lakuriqësisë dhe kurvërisë, por as tifoz i besëtytnisë dhe shamisë. E vërteta nuk ka asnjë lidhje me numrin e njerëzve që janë të bindur për këtë që them.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Romani Gjon Nikollë Kazazit, tashmë edhe në gjuhën e Dante Aligierit

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina
KAZAZI TASHMË LIGJËRON EDHE NË GJUHËN E DANTËS…
Promovimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në italisht “PER TE TERRA MIA” botuar nga Armando Editore i Romës. Në promovimin e udhëhequr nga Laura De Luca, nën moton “Historia e zhdukjes së një populli”, morën pjesë dhe folën: ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali – Lendita Haxhitasim, ambasadorja e Shqipërisë në Itali – Anila Bitri Lani, Dom Lush Gjergji, Gjovani Cedrone, përkthyesja e romanin – Liljana Cuka Maksuti e të tjerë. Në promovim, me një video mesazh u kyq edhe autori i romanit Jusuf Buxhovi.
Përkthimi në gjuhën e Dantes dhe botimi i këtij romani në Romë si dhe vemendja që po i kushtohet në Itali prej ditësh paraqet një ndihmesë që letërsia jonë, në këtë mënyrë, sado me hapa modest, duk shpërthyer hapësirën e provincialitetit, të bëhet pjesë e letërsisë botërore …

Kërcënohet me prerje koke Amina Nuraj nga një profil me emër e mbiemër serbi, duke ia përkujtuar edhe përsëritjen e një “aksidenti në trafik”!

0
Nga: Amina Nuraj, Novi Pazar – Drenas, më 08.06.2021
Për shkak të sëmundjes dhe brengave për shëndetin e Nanës jam tërhequr pak nga punët e angazhimet e mija për AtMëmëdhe, ku isha aktive për 8 vite me radhë, por edhe doja të pushoja e shlodhesha pak.
Mirëpo, posa e shkrova e publikova tekstin ku rrëfeja se do të rikthehem sërish në rrugën e njejt për kthimin tek vetja të shqiptarëve të Masbjeshkës (Sanxhakut), më është dërguar një porosi e kërcënim i dyshimtë nga një person i panjohur.
Të sqarohem fillimisht: Familja ime në Natën e Dasmës së Martesës Sime, përderisa ktheheshin nga Republika e Kosovës në Masbjeshkë (Sanxhak), në vendin Ribariq, ka përjetuar një aksident trafiku gjë që në atë kohë se kam marrë seriozisht, megjithëse më shkonte mendja se mund të kishte qenë plan i dikujt. Kur për ngjarjen bisedova me mikun tim, gazetarin z. Kabashi, ai për ndodhinë shprehi dyshime, duke më thënë: “Ndoshta kjo ka qenë me kohë e parapërgatitur prej dikujt…” , mirëpo une nuk doja të mendoja më shumë rreth kësaj, duke menduar se mund të ketë qenë “e shkruar” prej Zotit!
Porosia e kërcënuesit anonim është kjo: “Ti sërish ke nisë të “lehësh” , duke e rifilluar një betejë historike. Mos luaj me kokën tënde e kokën e familjes në mënyrë që ajo të mos ketë sërish “fatkeqësi trafiku” , si para dy vitesh. Jemi duke të përcjellë dhe vetëm e presim momentin që ta heqim kokën”.
Pastaj, menjëherë më bllokoj nga fb dhe e shikova nga profili në fb i babait që ta kuptoja se kush mund të ishte kur ai tashmë e kishte shlyer edhe profilin që e kishte sajuar.
Une nuk frikësohem fare, se po të isha frikësuar nuk e kisha nisë gjithë këtë angazhim dhe  kërcënimet e tij nuk më pengojnë që të vazhdoj ta ndriçoj të vërtetën historike për rajonin e Masbjeshkës së Sanxhakut.
(Vërejtje e portalit Drini: Përkthimi nga boshnjakishtja është bërë me disa plotësime e ndërhyrje të vogla në tekstin e zonjës Amina Nuraj).
Teksti i kërcënuesit …
Zbog bolesti i brige o majci malo sam se povukla sa posla kojeg sam radila punih 8.godina u vezi nacije i domovine,a i htela sam da se odmorim malo od svega. Kada sam objavila tekst da se vracam opet na istom putu ka povracaju albanske nacije u Sandzaku,stigla mi je sumnjiva poruka od nepoznatog coveka.
Da razjasnim prvo: Moja porodica je na noc moje svadbe kada su se vracali iz Republike Kosova u Sandzaku,u mestu “Ribarice” imala udes,ja to nisam ozbiljno shvatila,iako sam mislila da je to neciji plan. Kada sam pricala sa gospodinom Kabashijem o tome,njemu je to bilo jako sumnjivo i bas mi je rekao “Mozda je to vec odavno smisljeno od strane nekog” nisam htela da razmisljam o tome,mislila sam da je od Boga zapisano.
A poruka glasi ” Ti si opet pocela da lajes da pocinjes neku bitku za istoriju. Nemoj da se igras sa glavom i sa glavom porodice,da ti porodica ne bi imala udes opet kao pre dve godine. Pratimo te I samo cekamo trenutak kada cemo glavu da ti skinemo.” Posle me je odma blokirao,a gledala sam i sa ocevog profila,odma je obrisao profil na Facebook. Ja se ne plasim,da sam se plasila ne bih pocela sve ovo,ali ni njihove pretnje me nece zaustavit da iznesem istinu na videlo.