Kreu Blog Faqe 1662

Roli historik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881)

Nga: Sheradin Berisha
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë shqiptare e organizuar në mënyrë:
– administrative,
– politike dhe
– ushtarake që prej kohës së Skënderbeut, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë (të katër vilajeteve shqiptare) dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura.
Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX – njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale, në katër vilajetet shqiptare atë të Kosoves, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës dhe formimin e shtetit shqiptar autonom.
***
Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organizatë, shenonte një hap të madh nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e lartë të vendit krahas pushkës edhe penën. Për më tepër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore, por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
***
Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë.
Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar, si:
– Abdyl Frashëri,
– Ymer Prizreni,
– Sulejman Vokshi,
– Shuaip Spahiu,
– Ahmet Koronica,
– Zija Prishtina,
– Mustafa pashë Vlora,
– Ali pashë Gucia,
– sheh Mustafa Tetova,
– Iljaz pashë Dibra (Qoku) etj.,
LSHP mundi t’i nënshtronte armiqtë e brendshëm, t’i izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti të gjerë, duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj më kulmore, në formimin e qeverisë së përkohshme shqiptare.
***
Një nga fjalimet që u mbajt mend në LSHP ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Aty bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara me dhjetëra firma nga atdhetarët pjesëmarrës.
***
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sendërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga ushtria e Perandorisë Osmane. Në të vërtetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.
***
Gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) u bënë hapa më të mëdhenj sesa gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila, për më tepër, u sanksionua edhe në llogoret e luftës së udhëhequr prej saj për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar.
***
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të paparë deri atëherë edhe lëvizjes kulturore shqiptare. Përparimet e arritura brenda tre vjetëve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë publicistike dhe të krijimtarisë letrare ishin më të mëdha, sesa hapat e kryer gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
***
Lidhja e Prizrenit krijoi më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë – në 28 nëntor 1912…
KOMPLEKSI MONUMENTAL I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit paraqet njërën nga periudhat më të ndritshme të historisë sonë Kombëtare, atë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881). Kompleksi i Lidhjes shtrihet në pikën më delikate të hapësirës urbane të qytetit, i rrethuar nga Lumbardhi, Kompleksi i Marashit dhe shtëpitë e Kalasë së Prizrenit. Përveç që ka vlerave të shumta të arkitekturës sonë, Kompleksi ka një rëndësi të madhe historike, pasi që në Medresenë dhe Xhaminë e Mehmed Pashës u mbajt Kuvendi Themelues i LSHP, më 10 qershor 1878.
Për këtë arsye ky Kompleks, më 26. 02. 1968 është vënë, nën mbrojtje të shtetit me vendimin nr. 260 të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Historike dhe Rariteteve Natyrore të Prizrenit. (Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Komunës së Prizrenit, është themeluar me vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nr. 01/4434/67, të dt. 19.4.1967).
Më 10 qershor 1968, në selinë e Rezidencës së Qeveritare të LSHP-së u hap Muzeu i LSHP-së,
Aty gjendet Sektori Historik me tematikë historike te Lidhjes, ku prezentohen dokumentet e shkruara, armë të vjetra dhe pamje të figurave historike e politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ndërsa me rastin e shënimit të 100 vjetorit të LSHP-së në vitin 1978, Muzeu në ndërtesën e Medresesë (të Bajrakli Xhamisë) u pasurua edhe me:
– Sektorin e Etnologjisë,
– Sektorin e Arteve Figurative dhe
– Bibliotekën e specializuar për LSHP-në.
Në katin përdhesë të Medresesë është Sektori Etnografik, me veshje karakteristike nga trojet e banuara shqiptare, dhe në katin e parë gjendet Galeria e Arteve me piktura – me tematikë kushtuar personaliteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Agjencia Bërthamore akuza Iranit për injorim të hetimeve për gjurmët bërthamore

0

Kreu i agjensisë bërthamore të OKB-së akuzoi Iranin të hënën se nuk i është përgjigjur pyetjeve për zbulimin e pjesëzave të uraniumit në vendndodhje të padeklaruara në vend.

Rafael Grossi, drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, është përpjekur prej vitesh të bindë Iranin të japë përgjigje për grimcat e gjetura në tre vendndodhje, për të cilat ekziston mundësia të kenë lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Megjithatë, zoti Grossi tha në Vjenë se “pritshmëritë e mia për këtë proces, sigurisht që nuk u përmbushën”.

“Është shumë e qartë se isha duke pritur për një ‘proces fokusimi’, siç e quajta në atë kohë, që do të na lejonte të bënim progres të qartë drejt qartësimit të këtyre çështjeve”, tha ai. “Dhe kjo nuk ka ndodhur”.

Zoti Grossi tha se Teherani “ka përsëritur vullnetin e tij për t’u angazhuar dhe për të bashkëpunuar dhe për të ofruar përgjigje. Por, nuk kanë vepruar kështu deri më tani. Shpresoj që kjo të ndryshojë. Por deri në këtë moment, nuk kemi patur ndonjë progres konkret për ndonjërën nga çështjet”.

“Mungesa e progresit po i qartëson pikëpyetjet e agjencisë për sa i përket korrektesës dhe përmasave të plota të masave të vendosura nga Irani, të cilat ndikojnë seriozisht tek aftësitë e agjensisë për të ofruar garancitë për natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit”, tha zoti Grossi.

Nuk pati komente të menjëhershme nga qeveria iraniane.

Çështja e inspektimeve është e ndarë nga bisedimet në vazhdim për rikthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015 për kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja. Irani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur, pas dënimit të Ratko Mladiq: Kërkojmë përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë

1

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Reagim me rastin e vërtetimit të dënimit të Ratko Mlladiqit:

Kërkojmë përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë!

Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara që mori përsipër vazhdimin e lëndëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavi vërtetoi dënimin me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, si njërin nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin kundër myslimanëve në Bosnje.

Ky vendim është mesazh i fuqishëm dhe shpresëdhënës për domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë si parakusht për parandalimin e përsëritjes së krimeve të kësaj natyre.

Ky vendim ngjall shpresa se një ditë do të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon mobilizim të gjithanshëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare për domosdoshmërinë që të njihet krimi i gjenocidit që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë dhe të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për këtë gjenocid.

Gjenevë, 8 qershor 2021

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Reagim me rastin e vërtetimit të dënimit të Ratko Mlladiqit

Gazetari Nefail Maliqi nga Haga: ICTY 1500 vjet burg serbëve për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve dhe joserbëve në Ballkan!

0

Hage/ICTY, 8 qershor -Mbi nje shekull e gjysem burg per 75 kriminele serbe te denuar ne Hage. Tetë kriminel tjere serb kane vdekur në Hage. Burgu i Sheveningen po bëhet një “varr masiv” i serbëve. Mladic krimineli serb i 75-te i denuar sot ne Hage do jete mesim dhe paralajmerim per kriminelet tjere ne ballkan se nuk do t’i shpetoj burgut!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke cituar gazetarin shqiptar nga Selia e Gjykates se OKB-se ne Hage Nefail Maliqi i cli pos procesit kunder diktorit te funmdit ne Evrope Milosheviqit ka ndjekur edhe disa precese tjera gjyqësore a perseafermi ne Hagë kunder “pesheqëve te medhenj” te krimeve dhe masakrave ne ballkan.

Pas verdiktit te sotem ne Hage duke shpallur fajtor per krime dhe masakra, ICTY ka denuar Ratko Mladicin me burg te perjetshrm. Reporteri i gazetes zvicerane Le Canton27.ch drejpersedrejti nga Haga e cika ka percjellur pocesin kunder Miloshevcit dhe shume krimineleve tjere serbe deri tek i fundit ka shkruar se mbi mbi 1500 vjet burg Haga ka “shpreblyer” serbet ne ballkan per krime dhe gjenocid ndaj shqiptareve dhe jo serbeve ne ballkan.

Denimet dhe vdekjet e kriminelëve ne shifra dhe fakte në Hagë 

 

 

 

 

 

 

Për më shumë se 24 vjet të punës së Tribunalit, i themeluar më 25 maj 1993 Rezoluta 827 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka provuar 161 akuzuar, nga të cilat më shumë se gjysma ishin serbë, kryesisht të lartë politik dhe ushtarake në Serbi dhe Republika Srpska.

Kryekasapi serb Miloshevic mbet vdekur ne burg. Kurse 6 krimineli serb jane denuar per jete, kurse Karaxhic dhe dy serbe tjere denohet me me nga 40 vite burg…

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ne biseden e fundit me reporterin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thëne se nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë. Ajo ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic, vdiq pa e vuajtur dënimin e merituar për krimet e bëra.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit për Krime të luftës në ish Jugosllavi, ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic vdiq pa e marrë dënimin e merituar.

Pas kasapit të Ballkanit Slobodan Milosevic (11 mars 206) ne Hagë vdiqen edhe 7 kriminelë tjerë serbë si: Milan Babic, Milan Kovacevic, Goran Haxhic, Zdravko Tolimir, Dusan Dunjic, Slavko Dokmanovic dhe sot ky i fundit Ljubisha Beara. Nje nga këto viktima është edhe Arkan, i cili ishte një i akuzuar i Hagës të cilin e vranë ne Beograd me 15 janar të vitit 2000. Haga (Sheveningen) duket se po bëhet një “varr masiv” i serbëve sot te cilët ju kishin bërë varre masive për shqiptaret dhe joserbet, që e dëshmon thënien “mos ja bën varrin dikujt se ja bën vetes..”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.chRésultat de recherche d'images pour "recak milosevic"

Guterres për dënimin e kriminelit Ratko Mladic në Hagë: OKB mbetën plotësisht të përkushtuara për të mbështetur drejtesinë për të kërkuar përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që bënë krime!

0

Gjeneve, 8 qershor -« Sekretari i Përgjithshëm merr shënim dorëzimin e sotëm nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetjeve për Tribunalet Penale (“Mekanizmi i Mbeturinave”) të vendimit të apelit në çështjen kundër Z. Ratko Mladiq, ish-komandant i forcave të armatosura Serbe të Bosnjës…” thuhet ne fillim te teagimite te shrfit te OKB per vetdiktin, denimin me burg te perhetshem ndaj kriminelit serb Ratko Mladic, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mendimet e Sekretarit të Përgjithshëm janë me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që kanë vuajtur gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës për të cilat Z. Ratko Mladić është shpallur fajtor. Ai u bën thirrje të gjithë atyre që janë në pozitë të pushtetit të përmbahen nga mohimi i seriozitetit të krimeve të gjykuara dhe vë në dukje se përgjegjësia përbën një hap thelbësor për pajtimin në rajon.

Aktgjykimi përfundimtar në çështjen kundër Z. Ratko Mladić, i cili është një nga zyrtarët e rangut më të lartë që gjykohet nga Tribunali Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë dhe nga Mekanizmi i Mbetjeve, është një reflektim i angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare për drejtësinë penale ndërkombëtare dhe lufta kundër mosndëshkimit. Eshte një hap tjetër jetësor drejt pajtimit me të kaluarën për të ndërtuar një të ardhme më elastike, të sigurt dhe shpresëdhënëse për të gjithë qytetarët dhe banorët e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe rajonit.

Sekretari i Përgjithshëm shpreh vlerësimin e tij të thellë për përkushtimin dhe punën e palodhur të gjyqtarëve dhe stafit të përfshirë në këtë çështje që nga viti 1995, kur u ngrit padia e parë. Kombet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për të mbështetur përpjekjet drejt arritjes së përgjegjësisë dhe drejtësisë për të gjithë… » thuhet ne Deklaraten e Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm qe i atribihet dhegit te OKB-se mbi aktgjykimin e apelit në çështjen Ratko Mladić

Deputetja Dude Balja, jo vetëm që i diskriminon dhe shkel të drejtat e fëmijëve, por njëherit synon ti imponoj shamitë në shkollat e Kosovës!

0

Luan (asllan) Dibrani, Gjermani

Kohet e fundit është  vene ne aksion  dhe spikamë  aksioni riaktualizues me  temën shamiat në kokat e vajzave shqiptare!Madje  në emrin se jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Duda Balje është duke bërë presion edhe ne disa  deputet  injorant  qe ose janë  të verbuar  dhe te ndikuar shumë nga ekstremizmi fetar qe morri përformanca të mëdha në Kosove këto vite ose janë te pasionua mbas prapanicës se kësaj “deputeteje seksi”, por edhe ana tjetër nuk duhet anashkaluar  se janë budallonje madje edhe te shitur   .Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Republikës se Kosovës shpesh është pjesë e medieve rozë duke publikuar  foto nga ato ma provokuese ne stilin  e një modeleje seksi nënë e  tre fëmijëve qe edhe kurani  është  në kundërshtim  me paraqitjen e saj  herë  gjysme lakuriq e herë e mbuluar skandal në veti!!

Fenomen aq kriminal, aq edhe barbar duke e mohuar lirinë edhe të drejtën e femrës shqiptare qe të jetë përkrah  simotrave të veta në Evropë! Tentim dhe  diskriminim qe  të   jete skllave e burrit  si ne mesjetë!

Dude Balje  ekstremiste islamike e cila po nxit me dhunë me fut ferexhenë në shkollat  e Kosovës!

Lind pyetja se nga  kalon në aq ekstremitet  qe kur është  çështja  aq e shëmtuar të futen nxënëset tona  në shkolla me shami sa për t’i nxitur dhe ndikuar ne  këtë fenomen aq kriminal, aq edhe barbar duke e mohuar lirinë edhe te drejtën e femrës shqiptare, qe të jetë  e lire  përkrah  simotrave të veta ne Evrope. Ekstremi  i kësaj deputeteje dhe pas saj disa budallenjve  qe bëjnë aktrime me votën e qytetareve,qe mundohen qe ta qesin edhe   ministrinë e  arsimit në pozite te palakmueshme  qe të debatohet  me një fenomen qe femra shqiptare të  mbulohet të diskriminohet dhe të   jete skllave e burrit  si në mesjete!

Takimi  i djeshëm me ministren e Arsimit për të bërë ndryshimin e udhëzimit administrativ për çështjen e mbulesës në shkolla është për  ta dënuar dhe te merret iniciative nga populli qe tu  merret  mandati  i deputeteve  për vepra penale , krim kundër femrës shqiptare  qe të lihet  e lirë të shkollohet të edukohet dhe të emancipohet . Citojmë me poshtë deklaratën  e kësaj injorante dhe abuzueseje siç thotë se është me nacionalitet boshnjak ,ja citati : “Unë jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe nga pozita ime bashkë me 10 deputetë e kemi hap këtë temë dhe kemi hapur iniciativë që vajzat me mbulesa të hyjnë në shkollë. Disa prej shkollave në nivelin lokal drejtorët kanë lejuar shkollimin për vajzat me mbulesë ndërsa disa të tjerë jo”.

Do të kërkojmë të ndryshojë udhëzimi administrativ dhe do të kemi edhe takim me ministren e Arsimit”, tha Balje. I themi  zonjës Dude Balës dhe  të tjerëve  se kurrë në Kosovë nuk ka pas boshnjak as mysliman, madje as në Bosnje  ,por te gjithë jeni shqiptarë të asimiluar dhe të shartuar në boshnjak e mysliman  nga terrori dhe gjenocidi serb!!!

Sot në Kosovë kemi  mijëra  fëmijë jetim  e gra te veja  nga ndikimi i juaj qe i indoktrinuat djemtë  e Kosovës të jenë pjesë  e grupeve terroriste në Siri!

Është turp  qe te vish nga Bosnja të na shitesh mend, kur ne jemi edhe pjese  gjuhëve dhe i kulturës së popujve te botës .Ti te vendosesh  ligje në dëmin e shqiptareve është tejet   skandaloze. Është turp për kulturën tonë. Është mëkat pre rilindësit tanë ti përbuzim aq poshtërsisht nga njerëzit  e shitur dhe te pa djeshëm, ose edhe të paguar nga ana e organizatave te dyshimta. Sot në Kosovë kemi  mijëra  fëmijë jetim  e gra te veja  nga ndikimi i juaj qe i indoktrinuat djemtë  e Kosovës të jenë pjesë  e grupeve terroriste në Siri.

Grupi i këtyre deputetëve dëshmojnë  që femra shqiptare  të mbetet skllave e burrave  ,”vetëm me pjelle e gatuar”, ne me timon jemi  drejt SHBA-ve, flamurtare e demokracisë në botë e jo nga Azia.

Grupi i këtyre deputetëve injorant dhe dorë e zgjatur  me pagesë nga qarqet serbe-ruse  duhet të ndiqen penalisht  sa më par.

Deputetët  qe propagandojnë  dhe theksojnë  se të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni si ka pozita ashtu edhe nga opozita janë pro lejimit të shkollimit për vajzat me mbulesë dmth, janë  argat  i vazhdimit t robërimit të femrës shqiptare qe  te mbetet skllave ,”vetëm me pjelle e gatuar” . Kryetarja e Komisionit Duda Balje, gënjen   kur thotë se ministri i Arsimit ka kompetencë për të lejuar vajzat që bartin mbulesën në shkolla. Zonja deputet    e ekstremit islamik, ne kemi shtet dhe ligje, madje pa e miratuar “Gjykata Kushtetuese” nuk ka kurrfarë kompetence as ministri i arsimit as vet kryeministri  i shtetit.

Te kujtojmë  Duda Balje se Kosova është shtet laik dhe është shumë para shtetit tuaj të Bosnjës dhe shteteve  ekstreme islamike qe nuk  e kanë njohur akoma Kosovën si shtet i Pavarur.

Pastaj je e vogël te na  japësh leksikone si ta ndërtojmë ne shtetin tonë e qe duam dhe rrugën  e kemi nga Shtetet Demokratike perëndimore   me timon drejt SHBA-ve, qe janë flamurtar te demokracisë në botë.

I dërgojmë fëmijët tanë në shkollë me mësuar ABC-në,alfabetin shqip e jo belbëzimet arabe ,prandaj te keni kujdes dhe larg duar t’i mbani nga  vlerat tona kombëtare dhe shkollat tona.

Duda Balje shiko veten tuaj  me foto provokative te  publikuara vazhdimisht në rrjetet  sociale edhe nga ato me një vesh ekstravagante,moderne prandaj lind pyetja se kush te ka paguar ty ,deputeten  e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi si dhe disa deputet qe rastësia u ka dhënë të drejtën  e ulëses në Kuvend, qe ne emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,cenoni te drejtën e  femrës shqiptare, madje edhe moshën rinore si fillorist nëpër shkolla fillore. Ju predikoni mësimin fetar  a fëmijët tanë i dërgojmë në shkolle me mësuar ABC-në,alfabetin shqip e jo belbëzimet arabe ,prandaj të keni kujdes dhe larg duar ti mbani nga  vlerat tona kombëtare dhe shkollat tona.

Presioni i juaj  ne drejtor të shkollave, po bëhet  për ta futur shaminë ne shkolla, por  mos përdorni shantazhe e  kërcënime, ndaj  bijave dhe bijve të  rilindësve tanë, ata qe  mbrojnë interesat tona kombëtare  e jo serbo arabe  e turke.

Tentimi  i juaj  me këto veprime   krijoni krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij gjatë historisë.

Futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin dhe  krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore nga e cila populli i ynë  i përket disa feve pastaj ju ndillni edhe luftën civile siç, po behet sot ne shtet  e varfra të  Azisë.

Rilindësit tanë u munduan me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit kombëtar ,arsimor , politik dhe kulturor,prandaj sot dalin rryma të ekstremit islamik i minojnë.

Duhet ta dinë Ministria  e Arsimit dhe qeveria  që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit,por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të pa ardhme te pa sigurt . Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; „jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi“. Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruari një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar rasti konkret  ky i sotmi qe tentoni ta bëni ju mashtrues dhe sinjalizues të përçarjes në Kosovë..”

Kjo është një fyerje për vajzën, gruan, femrën tonë shqiptare e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në botë qe na e ka dhënë i madhi zot… Mos mendoni se ju keni një zot në veti, jo, jo injorante Dude Balja dhe  ju soji  i saj!!!

Shtrohet pyetja a thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Jo !  Sepse  përvoja në shtetet arabe e aziatike ka treguar  se  mbulimi sjell vetëm shëmtim dhe  abuzim me krijesat e zotit.

  • Luan Asllan Dibrani është ish i burgosur politik , anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani, humanist dhe  afarist. Shtutgart,  qershor 2021

Fondamentalizmi fetar ortodoks serb dhe luftërat në ish-Jugosllavi

0
Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Mahmuti
Në shtator të vitit 1998, Grupi Diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizoi konferencën e radhës me gazetarë të akredituar në selinë e OKB-së në Gjenevë. Isha së bashku me Jashar Salihun (Hero i Kosovës), Ramadan Avdiun dhe Agush Bujën. Salla plot e përplot me gazetarë. Pasi bëra hyrje informuese për situatën në Kosovë, fjala iu dha gazetarëve. I pari që kërkoi fjalën ishte gazetari i Agjencisë Telegrafike të Rusisë, ITAR-TASS (siç quhej në atë kohë). Me qëllim që ta zhvendoste vëmendjen e gazetarëve të tjerë nga dhuna serbe në probleme të sajuara, ai shtroi pyetjen se “sa ushtarë fondamentalistë islamikë luftonin në radhët e UÇK-së”.
Kësaj pyetjeje grackë iu përgjigja ashtu siç e meritonte:
“Ju keni shtruar një pyetje shumë interesante, që lidhet me implikimin politik të religjionit në luftëra që u zhvilluan në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ju sigurisht e dini, por po përmend disa të dhëna që, eventualisht, mund t’i hyjnë në punë ndonjë gazetari të painformuar për këtë çështje.
Po rikujtoj se para disa vitesh, me bekimin e Kishës Ortodokse serbe, është bërë luftë kundër katolikëve në Slloveni. Pas luftës në Slloveni, me bekimin e Kishës Ortodokse serbe, është bërë luftë kundër katolikëve në Kroaci. Lufta vijon në Bosnjë. Me bekimin e Kishës Ortodokse serbe është bërë luftë kundër myslimanëve dhe katolikëve në Bosnjë dhe tani, në fund, me bekimin e Kishës Ortodokse serbe është duke u bërë luftë kundër shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në Kosovë. Fondamentalizimi ortodoks i Serbisë është jashtëzakonisht i implikuar në luftën e Kosovës dhe ka arritur të mobilizojë fondamentalistë ortodoksë nga disa shtete të Lindjes, ku shumica e popullsisë janë të religjionit të krishterë ortodoks.
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se gjatë ofensivës së fundit të Forcave të Armatosura të Serbisë janë vrarë shumë fondamentalistë që kishin ardhur nga Rusia, Rumunia dhe vende të tjera (…)”.
Gazetarë të tjerë më vërshuan me pyetje se ku ishin vrarë, sa ishin vrarë dhe nga cilat shtete kishte më shumë fondamentalistë ortodoksë që kishin ardhur të luftonin në Kosovë. Gazetari rus e braktisi konferencën.
* Në kontekst me kohën po e risjell për opinionin publik këtë shkrim.

Joe Biden në mbrojtje të interesave të Perëndimit

0

 

Nga: Dr Sadri Ramabaja  

Joe Biden: “Takimi me Vladimir Putinin në Gjenevë, do të jetë pas bisedimeve të nivelit të lartë me miqtë, partnerët dhe aleatët tanë, të cilët e shohin botën nga e njëjta perspektivë si Shtetet e Bashkuara dhe me të cilët ne do të rinovojmë lidhjet tona dhe qëllimet e përbashkëta.”

Prishtinë, 8 qershor – Takimi i Presidentëve të SHBA dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin, do të mbahet në Gjenevë saktësisht pas 7 ditëve. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Biden-it jashtë vendit në cilësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Takimi është planifikuar për 16 qershor në Gjenevë, Zvicër, kanë pohuar në unison Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë.

Më 15 qershor, një ditë pas samitit të NATO-s në Bruksel, presidenti i SHBA, Joe Biden, takohet me udhëheqësit e BE. Le të kujtojmë se, pikërisht 60 vjet më parë ishte një takim tjetër historik – ai mes kryetarëve të shteteve të dy superfuqive në atë kohë, presidentit të SHBA, John F. Kennedy dhe kryeministrit sovjetik, Nikita Hrushov. Të dy u takuan në Vjenë më 3 dhe 4 qershor 1961, në sfondin e tensioneve në rritje. Pas takimit, si Uashingtoni edhe Moska, meqë ishin të vtëdijshëm për mundësitë që kishin për shkatërrimin në masë të palës kundërshtare, por edhe për kufijtë që duhet t‘ i rspektonin përballë njëri-tjetrit, ata do të ndërronin kurs veprim, duke trajtuar më seriozisht njëri-tjetrin, e duke aplikuar tutje politikat e parandalimit.

Uashingtoni nuk po kërkon një konflikt me Moskën, por, përkundrazi, dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme, me vendosmërin e Shteteve të Bashkuara për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë evropiane, tha presidenti amerikan, raporton The Washington Post.

“Takimi me Vladimir Putinin në Gjevë, do të jetë pas bisedimeve të nivelit të lartë me miqtë, partnerët dhe aleatët tanë, të cilët e shohin botën nga e njëjta perspektivë si Shtetet e Bashkuara dhe me të cilët ne do të rinovojmë lidhjet tona dhe qëllimet e përbashkëta. Ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar në kundërshtimin e sfidave të Rusisë ndaj sigurisë evropiane, e cila filloi me agresionin në Ukrainë,” tha Biden.

Ai theksoi tutje se “nuk do të ketë dyshim në lidhje me vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur vlerat demokratike që ne nuk mund t’i ndajmë nga interesat tona”.

Në të njëjtën kohë, Biden në shkrimin autorial të publikuar të shtunën në Wuashington Post, theksoi se Uashingtoni nuk do ët donte “asnjë konflikt” me Rusinë. Qëllimi i SHBA-ve është ndërtimi i “marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë, brenda kuadrit të së cilës të dy shtetet mund të punojnë së bashku në fusha të tilla si stabiliteti strategjik ose kontrolli i armëve.

Biden udhëton për Evropë të mërkurën. Të premtën ai do të marrë pjesë në samitin e shtatë shteteve kryesore industriale (G7) në Cornwall, në Anglinë jug-perëndimore. Në samitin e radhës të NATO-s ai do ët marrë pjesë për herë të parë në cilësinë e presidentit të SHBA-ve të hënën pasuese. Fare në fund të udhëtimit të tij, ai ka rezervuar të takohet me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, në Gjenevë, më 16 qershor.

Gjatë periudhës kur në Shtëpin e Bardhë erdhi J.Biden, pati, madje disa herë, edhe tensione midis dy krerëve të shteteve. Kur u pyet nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Presidenti i SHBA kishte thënë taksativisht: “Këtë po e bëj.” Por ai gjithashtu tha se kishte çështje ku bashkëpunimi ishte në interes të të dy palëve, për shembull rinovimi i traktatit të çarmatimit “Start” .

Deklarata e Biden-it kishte shkaktuar pakënaqësi në Kremlin. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, megjithatë Putini në vend të përgjigjes qe shprehur shkurt: “Biden-it i dëshiroj shëndet”.

Sipas njohësve të raporteve Perendim-Rusi, Vladimir Putin-i dhe Joe Biden-i nuk do të jenë në gjendje të tejkalojnë suksesin historik të vitit 1985. Përkundrazi, meqë në këto raporte, sidomos pas aneksimit të Krimesë dhe tutje gjatë periudhës së fundit, kur Putini po qeverisë me dorë të hekurt, ato kanë pësuar goditje të rëndë.

Pas krejt kësaj, është fare e pritshme dhe në përputhje me logjikën, që presidentët e që të dy fuqive, deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, rival të ashpër, kanë shprehur gadishmërinë të takohen më 16 qershor.
Por, bazuar në orjentimet gjeostrategjike ruse, takimi ka rrezik real të kthehet në një fiasko dhe zhgënjim të madh.

Nëse për një dekadë të tërë, regjimi në Moskë kishte përqafuar formalisht demokracinë liberale si sistem politik, qoftë duke e trajtuar atë si fasadë, gjatë epokës së Putinit, veçmas nga mandati i dytë, kjo strategji ka ndryshuar rrënjësisht. Tani jemi dëshmitarë se regjimi i Putinit oponentët e vet politik i eleminon fare hapur. Pak para zgjedhjeve parlamentare (ato pritet të mbahen në shtator), autoritetet ruse janë paisur me një instrument politiko-administrativ për të përjashtuar anëtarët e opozitës nga zgjedhjet. Autoritetet ruse tani do të jenë në gjendje të përjashtojnë kandidatët nga të gjitha zgjedhjet, duke u bazuar në deklaratat politike përmes të cilave oponentët akuzohen se kanë bashkëpunuar me organizata “ekstremiste dhe terroriste”.

Gjithësesi edhe kjo sjellje e Moskës yzrtare ndaj oponentëve të brendshëm politik, pritet të jetë objekt i bisedimeve mes dy presidentëve.

A do të arrihet nga ky atkim ajo që ishte arritur para 60 viteve, është pak e besueshme.

Mundësitë për të kultivuar tash e tutje respekt të ndërsjelltë nuk janë shterrur, por gjasat janë tepër të vogla. Baltiku, Ballkani, Ukraina e së fundmi edhe Bjellorusia… janë vetëm disa nga nocionet gjeopolitike rreth të cilave ka përplasje serioze, e që vështërsojnë çfardo ujdie për të selitur një gjuhë të re të përbashkët dhe për të promovuar rregulla sipas të cilave do të mudn të pritej bashkëpunimi me objektiv zgjidhjen e interesave të kundërta – për të mirën e civilizimit tonë.

Ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë pat publikuar foto nga stërvitja e madhe e NATO-s në Shqipëri “Defender Europe 21”. Vetëm në Shqipëri janë dislokuar 6 mijë forca ushtarake të SHBA-ve bashkë me mjetet e tyre, ku spikasin raketat “Patriot” të pozicionuara në bazën e Kuçovës. Ky tip raketash konsiderohen nga më të avancuarat të sistemit kundër-ajror momentalisht. Vetëm zërat se një pjesë e tyre mund t’ i dhurohen Shqipërisë, kanë shkaktuar trandje të llojit të vet në Beograd dhe Moskë.

Pas takimit të 16 qershorit, do ta kemi së paku një fitues, ai gjithësesi do të jetë Zvicra.

Një ese për filozofinë, letërsinë dhe lirinë e mendjes

0
Nuk jam filozof, në kuptimin të posedojë një edukim apo formim të strukturuar filozofik. Filozofinë dhe letërsinë e konsideroj vokacion të lirisë. Kam kuptuar se edhe njëra edhe tjetra ndihmojnë shumë për të pasur një botëkuptim më intelektual mbi jetën. Shpesh e kam afishuar simpatinë time për filozofët e vjetër, të tillë si Sokrati dhe Platoni, ose filozofët e erës sonë, Machiavelli, Hobbes, Hegel, Marx, apo të epokës sonë si Russell, Popper, Berlin, Habermas. Disa miq më thonë se vlera praktike e librave të këtyre filozofëve është pothuajse null, pasi ato nuk adresojnë sfida bashkëkohore.
Atëherë pse t’i lexojmë librat e shkruara shekuj më parë? Ndoshta vlera e këtyre librave qëndron jo tek përgjigjet që japin, por tek pyetjet që ngrenë. Edhe sot ne preokupohemi me pyetjet që Sokrati kishte ngritur, të tilla si: ç’është drejtësia, pse duhet respektuar ligji, çfarë kuptojmë me dinjitet njerëzor, etj; dhe, natyrisht, pyetja absolutisht thelbësore qe lidhet me Zotin – QUID SIT DEUS. Sot ne jemi të lirë të mos pranojmë përgjigjet e dhëna nga filozofë të mëdhenj dhe mbase nuk i pranojmë ato. Por, pyetjet e tyre vështirë t’i konsiderojmë të vjetëruara.
Kur jemi të lirë, bëhemi selektivë. Është normale që autorët që zgjedhim do të ndikojnë në formimin tonë intelektual. Unë personalisht preferoj dy filozofë, dy kritikë racionalistë: Bertrand Russell dhe Karl Popper. I pari anglez (400 karat), logjisti (logician) më i madh pas Aristotelit, baba i filozofisë analitike, kritik i pakompromis i deformimeve në shoqëri, aktivist politik, laureate i cmimit Nobel. I dyti një ‘emigrant’ nga Austria, një ndër filozofët më të mëdhenj të shkencës, i cili e ka bërë jetën e tij intelektuale në Londër, në një institucion arsimor për të cilin kam afeksion personal.
Arsyet përse jemi selektiv mund të janë të ndryshme. Por (ndoshta), kur i zgjedhim filozofët, besojmë se ata na ndihmojnë të mendojmë por edhe të shkruajmë më qartë dhe në mënyrë më të strukturuar. Zakonisht qartësia vjen pasi të kemi krijuar një dialog aktiv me idetë e tyre. Megjithatë, thuhet se në filozofi, kurrë nuk është e mjaftueshme nëse përgjigjemi “Platoni, apo Russell ka thënë kështu”. Në filozofi nuk ka autoritet absolut, sic ndodhë në religjion. Mendimtarët e mëdhenj rrallë janë pajtuar me njëri tjetrin. Dhe, është pikërisht ky mospajtim që bën të mundur që ne, lexuesit e thjeshtë, të hyjmë në bisedë me ta, të dialogojmë me ta.
Dua ta mbyll esenë me mendimin e filozofit amerikan, Steven Smith, për rolin e filozofisë. Filozofia për të është një lloj terapie, e cila e ndihmon njeriun të frenojë pasionet animale, të vendosë kufijtë e dëshirave tona, të lirohemi nga konfuzioni, epshet e pabindura, paragjykimet dhe jo-koherenca; është një terapi e shpirtit e cila sjell paqe, kënaqësi dhe drejtësi në mendjen dhe shpirtin tonë.
Shembulli më i mirë i një personi që përdori filozofinë si një terapi që sjell paqe, kënaqësi dhe drejtësi është Sokrati. Për njerëzimin Sokrati është një model jo vetëm se si të jetohet, por më e rëndësishmja si të vdesësh.

Kosova me Bibliotekë Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”, bazuar në modelin Amerikan

0

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani: Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”  mbanë gjallë kujtesën historike e shtetërore. Projekti është i bazuar në modelin Amerikan të ndërtimit të bibliotekave presidenciale dhe do ta mbajë emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkrahje nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili do të dërgojë një ekspert për të ndihmuar që të kompletohet biblioteka… Presidentja Osmani i ka ftuar të gjitha institucionet bibliotekare, arkivore dhe muzeore që të ofrojnë material siç janë librat, artikujt, revistat, fotografitë apo eksponatet e Presidentit Rugova…/

Gazeta DIELLI / DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 7 Qershor 2021/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Presidentja Osmani ka shprehur falënderimin e saj për ministrin Çeku për gatishmërinë e tij të menjëhershme që ta mbështesë bashkërisht edhe me Bibliotekën Kombëtare, por edhe institucionet tjera vartëse të Ministrisë së Kulturës, projektin për Bibliotekën Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”.

Ky projekt, sipas Presidentes Osmani është i bazuar në modelin Amerikan të ndërtimit të bibliotekave presidenciale dhe do ta mbajë emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Siç e përmenda kjo bazohet në modelin Amerikan dhe rrjedhimisht kemi marrë edhe përkrahje nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili do të dërgojë një ekspert për të ndihmuar që të kompletohet kjo bibliotekë duke u bazuar në këtë model. Në të njëjtën kohë sipas memorandumit të bashkëpunimit që nënshkruam sot me ministrin Çeku, edhe Biblioteka Kombëtare, edhe Muzeu, por edhe Arkivat e Kosovës do të ndihmojnë që të punojmë së bashku për zhvillimin e fondeve për bibliotekën”, ka thënë Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes, Biblioteka Kombëtare do ta ofrojë të gjithë bibliografinë e Presidentit Rugova, siç janë librat, artikujt e tij, por edhe të gjithë librat e artikujt që janë shkruar për të. Më tej, ajo ka bërë të ditur se dhe Familja Rugova ka premtuar dhurimin e arkivit personal.

“Lajmi i rëndësishëm është që po ashtu familja e Presidentit Rugova ka vendosur që të gjithë arkivin e Presidentit t’ia vë në dispozicion Bibliotekës Presidenciale”, ka theksuar Presidentja.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani i ka ftuar të gjitha institucionet bibliotekare, arkivore dhe muzeore që të ofrojnë material siç janë librat, artikujt, revistat, fotografitë apo eksponatet e Presidentit Rugova.

“Në këtë mënyrë do të ruhen në kujtesën tonë historike  përpjekjet e një populli të tërë për liri dhe pavarësi, e mbi të gjitha për shtetndërtim. Për të treguar se në këtë proces të shtetndërtimit edhe kujtesa institucionale, edhe memoria institucionale janë tejet të rëndësishme”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ndërsa, Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrulla Çeku, ka thënë se duke e kriju këtë institucion dhe duke e pagëzu me emrin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, përveç që e nderojmë figurën e tij, e nderojmë edhe kombin, edhe Republikën e Kosovës.

“Ne si Ministri e Kulturës bashkë me institucionet që janë në varësi të Ministrisë, me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Muzeun Kombëtar të Kosovës, Arkivave Shtetërore dhe të gjitha pjesët përbërëse do të jemi në dispozicion, do ta marrim me shumë seriozitet këtë detyrë kaq të rëndësishme dhe fisnike në të njëjtën kohë. Prandaj, përveçse kënaqësi ne ndjejmë edhe obligim në të njëjtën kohë që t’i përgjigjemi kësaj nisme, të bëhemi pjesë e Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova””, ka thënë ministri Çeku.

Nga Arkivi i Gazetës DIELLI-16 Gusht 2016: VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne…