ARKIVI:
13 Qershor 2026

Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur, pas dënimit të Ratko Mladiq: Kërkojmë përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë

Shkrime relevante

Protestat në Tiranë dhe kriza e gjatë e tranzicionit shqiptar!

Nga Safet Sadiku ___ Nga këndvështrimi i "Platformës për Referendum Kombëtar", problemi shqiptar...

Mitrovicës po i kthehet fama dhe dinjiteti

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Ka qytete që ndërtohen me beton,...

Pse diaspora voton ndryshe nga Kosova? Anatomia e një hendeku politik e shoqëror

Lirim Gashi, Prizren Fenomeni i votës së diasporës nuk është as kosovar...

Politikat shtetërore jugosllave dhe transformimi etnik i Peshterit dhe Bihorit (1918–1966)

Figura 1. Sanxhaku Ismet Azizi, Gjilan Hyrje Proceset etnike në Peshter dhe Bihor gjatë...

148 Vjetori i Kongresit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi kahun e politikës së Europës

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i mbajtur...

Shpërndaj

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Reagim me rastin e vërtetimit të dënimit të Ratko Mlladiqit:

Kërkojmë përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë!

Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara që mori përsipër vazhdimin e lëndëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavi vërtetoi dënimin me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, si njërin nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin kundër myslimanëve në Bosnje.

Ky vendim është mesazh i fuqishëm dhe shpresëdhënës për domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë si parakusht për parandalimin e përsëritjes së krimeve të kësaj natyre.

Ky vendim ngjall shpresa se një ditë do të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon mobilizim të gjithanshëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare për domosdoshmërinë që të njihet krimi i gjenocidit që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë dhe të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për këtë gjenocid.

Gjenevë, 8 qershor 2021

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Reagim me rastin e vërtetimit të dënimit të Ratko Mlladiqit

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk mjafton që vetëm Ratko Mladiç të dënohet me burg të përjetshëm por ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë kryer edhe në Kosovë. Uroj që përmes Qendrës së hapur të angazhohemi dhe të ngrejmë zërin edhe më shumë që ndërkombtarish tënkemi përkrahje dhe ” mlladiçat tjerë” të dalin para gjygjit dhe të marin dënimin e merituar!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu