Kreu Blog Faqe 1669

Emrat e kryevezireve shqiptarë të vrarë nga Padishahët; ata ishin vetëm shërbëtor e skllevër që zhdukeshin posa nuk i kryenin detyrat për Islamin!

0

1. Ahmet Gedik Pasha, pushtuesi i Otrantos në Itali. U vra me urdher të sulltan Mehmetit II.

2. Ahmet Pashe Dukagjini i dinastisë princerore të Dukagjineve vritet me urdher të sulltan Selimit I.

3. Ibrahim Pashe Parga, vitet me urdher të sulltan Sulejmanit.

4. Ferhat Pasha, pasi burgoset në Jedikule, denohet me vdekje me urdher të sulltan Muratit III dhe ekzekutohet vetem pse humbi një betejë.

5. Merre Hysen Pasha, ekzekutohet me urdher të sulltan Mehmetit III, per komplot kunder shtetit;

6.Jemishxhi Hasan Pasha, vritet me urdher të sulltan Mehmetit III;

7.Oherli Hysen Pasha, vritet në luften per pushtet nga grupe rivale pranë Sulltanit;

8.Tabani Josse Mehmet Pasha, vritet me urdher të sulltan Murati IV;

9.Mehmet Pashë Arnauti, ekzekutohet me urdher të sulltan Muratit IV;

10.Ahmet Pashë Tarhonxhi, ekzekutohet me urdher të sulltan Mehmetit IV, pas nderhyrjeve tek sulltani të grupeve të korruptuara që po i luftonte;

11. Kemankesh Mustafa Pasha, vritet nga Sulltani me nxitjen e grupeve rivale të kurruptuara brenda Oborrit Osman;

12. Kara Mustafa Qypriliu, ekzekutohet me urdher të Sulltan per humbjen e ushtrisë osmane në muret e Vjenes;

13.Arabaxhi Ali Pasha, vritet me urdher të sulltan Ahmetit II;

14.Dalltaban Mustafa Pasha, vritet me urdher të Sulltanit, pasi luftoi korrupsionin në Oborrin Osman dhe shtresat e larta të lidhura me Pallatin;  

15. Mustafa Pashë Bajraktari, vritet nga kryengritesit antiqeveritare, pasi sulltan Mahmuti II deshi ta perdorte vrasjen e tij per të zbutur zemerimin e kryengritesve.

_________

Marrë nga libri “Arnautomania, 44 Kryevezire dhe 170 vjet qeverisje shqiptare ne Perandorine Osmane, Geer, Tirane 2009.

https://fv.al/t/kryeveziret-shqiptare-te-perandorise-osmane-ishin-skllever.48076/

Cili është ndryshimi midis një psikologu dhe një bisede me një mik/e?

0
Cili është ndryshimi #midis një psikologu dhe një bisede me një mik/e?
? Miqtë janë shumë të rëndësishëm. Miqësia përfshin gjithashtu gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast vështirësish, por ekzistojnë të paktën pesë #dallime thelbësore midis miqësisë dhe #psikoterapisë.
1.Lloji i marrëdhënies që krijohet me një psikog/e lejon aktivizimin e një procesi të ndryshimit të personit, sepse zhvillohet sipas disa rregullave dhe përmes disa metodologjive specifike.
2.Psikologu nuk ka nevoja personale ndaj pacientit/es, përveç interesit profesional për ta ndihmuar atë, përmes aftësive të tij/saja profesionale, burimeve njerëzore dhe aftësive të komunikimit. Në vend të kësaj, miqësia është një marrëdhënie reciproke dhe simetrike, domethënë, të dy personat janë të përfshirë në nevoja të barabarta. Për rrjedhojë, një mik/e i/e mirë i përgjigjet kërkesës për ndihmë, sipas historisë personale të personit, vlerave, njohjes subjektive dhe mendimit personal. Sidoqoftë, askush prej nesh nuk arrin të jetë plotësisht i lirë në dhënien ose marrjen e këshillave, pasi përvoja personale do të ketë gjithmonë një peshë në interpretimin e fakteve. Disa intimitete dalin me vështirësi edhe me miqtë më të mirë.
3.Psikologu ka njohuri specifike se si njerëzit funksionojnë, cilat janë shqetësimet e tyre të mundshme psikologjike dhe cila është mënyra më e mirë për t’i kapërcyer ato.
4.Psikologu ka aftësi specifike dhe eksperincë se si të komunikoj mes njerëzve dhe mbi marrëdhënien e ndihmës. Kjo njohuri e shtyn atë të sillet me personin në mënyrën më të përshtatshme ndaj pacientit, në krahasim me atë që mund të bëjë një mik/e.
5.Psikologu e njeh veten sepse shpesh është dashur të kalojë nëpër një rrugë të brëndshme të vetë-njohjes edhe përmes psikoterapisë personale dhe mbikëqyrjes didaktike. Kjo i lejon atij/asaj të shmangë sjelljet personale në marrëdhëniet terapeutike, duke bashkëvepruar me pacientin/en vetëm sipas nevojave dhe problemeve të atyre që janë në psikoterapi.
Pra, qëndrimi, përgatitja dhe mjetet që një psikolog/e vë në dispozicion janë të ndryshme nga ato të një shoku/shoqeje.
?Le ti lëmë lehtësinë dhe rëndësinë që meriton miqësisë: për të #zgjidhur problemet tona, ti drejtohemi profesionistit/es së fushës.
✋? Miqësia #NUK mund të zëvendësojë dëgjimin terapeutik me një profesionist/e.
… Ndonjëherë është mirë të sqarohet!
? Dhimbja e shpirtit duhet të mirëpritet me delikatesë, aty ekziston aftësia e një psikologu të mirë.
? Një psikolog i mirë duhet të jetë i kujdesshëm për të respektuar #dhimbjen që i sjell pacienti, sepse analizat klinike nuk vijnë tek ne, radiografitë nuk arrijnë, rezonancat nuk arrijnë.
? Tek ne njerëzit #vijnë shumicën e kohës të Lodhur, shumicën e kohës të Mposhtur dhe nuk ka asnjë trajtim objektiv,
?‍♀️ çdo person duhet të ketë një trajtim të ndryshëm,
?‍♀️ çdo person duhet të ndjekë rrugën e vet psiko-terapeutike,
?‍♀️ ajo rrugë që do të #ndryshojë jetën e tij/saj.
?‍♀️ Për të #gjithë njerëzit që Luftojnë për të Shëruar Plagët e Mëndjes dhe Shpirtit, për të gjithë ata që luftuan dhe Fituan??#psikologu #shqetësimi #zgjidhja #ndryshimi
?Trajnoje ? #mëndjen tënde #Drejto jetën tënde!
?Është #koha për të #folur! #Drejtoju_Psikologut!
__________________
?#PSIKOTERAPIA është #zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër #periudha#vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim #vetë“.(#Copëza_psikoterapie)⏳?Në situata të shqetësimit figura e #psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjike⏳
●●●●●●▬▬▬▬▬▬ ⏳ ▬▬▬▬▬●●●●●●
✅Këshillimi me #psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh ! #Studio_Psikologjie-konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si #depresion #stres #atakpaniku #ankth #probleme_personale #probleme_me_fëmijët , një #moment_i_vështirë për tu kaluar apo #marrëdhënia_në_çift #çështjet_e_karrierës #vetë_respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. http://studiopsikologjie.al/
✅Konsultat në studio janë ndërprerë për shkak të covid19, vazhdojnë konsultat nga skype: studio.psikologjie, whatsApp, viber dhe nga telefon
Marrë nga:http://studiopsikologjie.al

Si e humb ti kohën tënde , sipas studimeve psikologjike?

0
Ti e #humb kohën tënde kur bën gjëra të mërzitshme, thjesht sepse është bërë një zakon.
? Ti e humb kohën tënde kur je në dispozicion për të gjithë dhe lë nevojat e tua në fund, duke mos i prekur kurrë ato.
? Ti e humb kohën tënde kur braktis pasionet e tua në bodrum për të shfaqur vetëm ato që i pëlqejnë të tjerëve në dhomën e ndenjes.
? Ti e humb kohën tënde kur luan lojëra të njerëzve negativë që kërkojnë ushqimin e tyre në reagimet e tua.
? Ti e humb kohën tënde kur vazhdon në situata të bezdisshme pa ndonjë nevojë reale.
? Ti e humb kohën tënde kur vazhdon të bësh atë që nuk është për ty duke devijuar rrugën e jetës tënde larg nga entuziazmi.
? Ti e humb kohën tënde kur ndjenjat e fajit janë timoni i zgjedhjeve të tua dhe të bëjnë të largohesh nga ato që dëshiron me të vërtetë.
? Ti e humb kohën tënde kur kapesh nga lajmet negative që të njollosin ditën dhe e bëjnë qiellin tënd gri.
? Ti e humb kohën tënde kur turpi shtyp zgjedhjet e tua, larg nga zemra jote.
? Ti e humb kohën tënde kur hyn në dëshpërim që nuk mbaron kurrë dhe ndërkohë largohesh si një anije nga ishulli yt i brëndshëm.
? Ti e humb kohën tënde kur dremit nën batanije të zakonit qetësues dhe moçalor ndërsa mundësitë rrjedhin jashtë që nuk do të kthehen më.
? Ti e humb kohën tënde kur kërkon transformim jashtë vetes, tek të tjerët dhe në situata ndërsa ndryshimi yt i brëndshëm do të ishte i mjaftueshëm për t’i spërkatur ditët e tua me petale.
? Ti e humb kohën tënde kur i jep një shfaqje që nuk është e jotja, duke shkelur një skenë që nuk të përket.
? Ti e humb kohën tënde kur zhytesh në divanin e mërzisë, të gjërave të zakonshme, të ditëve banale të pandriçuara kurrë nga pasioni yt dhe krijimtaria jote që do të dëshironin të shihnin dritën.
? Ti e humb kohën tënde kur do të luftosh betejat e tua larg qëndrës tënde të gravitetit, të lodhur dhe të uritur për ushqim të vërtetë për shpirtin tënd.
? Ti e humb kohën tënde kur nuk ke guximin për të prerë atë që dhemb, atë që kullon dhe çon në një hapësirë të thatë dhe me gjëmba, larg kopshtit tënd të luleve.
? #Koha është material i çmuar, e cila nuk kthehet më. Mos e shpërndaj si rërë në erë. Bëje që të bëhet zjarr, pasion, entuziazëm, krijimtari, siguri, vetëvlerësim… në valën e stuhishme të shpirtit dhe mëndjes tënde.
?‍ Fillim jave të mbarë!❤️
?Trajnoje ? #mëndjen tënde #Drejto jetën tënde! ?Është #koha për të #folur! #Drejtoju_Psikologut!
__________________
?#PSIKOTERAPIA është #zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër #periudha#vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim #vetë“.(#Copëza_psikoterapie)⏳?Në situata të shqetësimit figura e #psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjike⏳
●●●●●●▬▬▬▬▬▬ ⏳ ▬▬▬▬▬●●●●●●
✅Këshillimi me #psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh ! #Studio_Psikologjie-konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si #depresion , #stres , #atakpaniku , #ankth , #probleme_personale, #probleme_me_fëmijët , një #moment_i_vështirë për tu kaluar apo #marrëdhënia_në_çift, #çështjet_e_karrierës, #vetë_respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. http://studiopsikologjie.al/
✅Konsultat në studio janë ndërprerë për shkak të covid19, vazhdojnë konsultat online, nga skype: studio.psikologjie, whatsApp, viber me video call dhe nga telefoni.
Marrë nga: www.studiopsikologjie. al

Klajd Kapinova: Korrupsioni i lartë DSH dhe DOJ në SHBA i fshihet me dashje popullit amerikan

0

Klajd Kapinova, New York

  • Sekretari i Shtetit duhet ti sqaroi shqiptarët se ndaj djalit të boss-it të tij janë ngritur nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së katër investigime kriminale që po hetohen nga FBI

I nderuari dr. Sali Berisha, 

Unë po ju shkruaj quhem Klajd Kapinova, një qytetar shkodran, emigrant nga Shqipëria, tashmë prej shumë vitesh si shtetas amerikan. Kam ndjekur me shumë kujdes zhvillimet e fundit propagandistike politike në Shqipninë socialkomuniste të diteve tona.
Po futem menjëherë në temë.
Ajo që më bën përshtypje në Shqipëri dhe Kosovë, është fakti se atje ushqehet verbërisht si roboti pa ndërgjegje respekt dhe dashuri miope, për politikanët apo diplomatët amerikanë majtas të korruptuar sesa për popullin amerikan. Ata janë pjesa më negative e shoqërisë amerikane.
Këtu ka pak shqiptarë fatkeqsisht, që votojnë djathtas për republikanët, ndryshe nga sa gënjejnë për propagandë globaliste “gazetat” online “Illyria” dhe veteranja e komunizmit në Amerikë e ashtëquajtura “Dielli” (1909) pa diell (e peshkopit të kuq Fan Stilian Nolit, propoganduesit të regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha), që janë marrë peng prej dekadash nga komunistët dhe neo-komunistë 24 karatësh, fatkeqsisht me shtetësi amerikane…

Ky është gabim fatal, i ka kushtuar rëndë interesave shqiptare. Në SHBA, republikanët nuk bëjnë thirrje asnjëherë që të votohet për socialkomunistët këtu, sikurse ndodhi në vendlindje disa dekada më parë, me partinë fantazëm “republikane” të telperdredhurit Sabri Godo-s, që hapur bëri thirrje që shqiptarët, pa dallim bindjesh politike të votojnë për kriminelin Ramiz Alia, kur ai vuri kandidaturën për president të Shqipnisë. Gazetarët e kohës së Godos erdhën dhe morën peng fletushkën komuniste noliste “Dielli” deri në ditët tona…
Nuk mundet njeriu me seder burri sado karizmatik që të jetë ti doj të gjithë amerikanët, ashtu sikurse një amerikan të doj të gjithë shqiptarët majtas e “djathtas”. Kjo është hipokrizi.
Këtu politikanët, presidentët, senatorët, kongresmenët, governatorët, kryetarët e bashkive etj., zyrtarë shtetërore, më shumë shikojnë interesat e veta politike dhe të partisë që përfaqsojnë, se ata të popullit amerikan në tërësi.
Partia Demokratike e Shqipnisë (1990), qysh në fillim duhet të kishte mbështetur antikomunistët e vërtetë të Partisë Republikane Amerikane dhe jo të pres dhe përcjell here politikanë “demokratë” dhe here republikanë.
“Shqiptari, për nga natyra është tregtar flamujsh…”, sikurse ka thënë i madhi prozator professor Ernest Koliqi.
Kjo dukuri pa shtyllë kurrizore, ka mbisunduar në politikën shqiptare tesh 30 vjet, duke u bërë gjithnjë me atë që merr kalanë…
Sot asnjë media e djathtë konservatore, nuk ka shkruar asnjë fjalë për deklaratën e Departamentit të Shtetit këtu, që në fakt nuk përfaqson popullin amerikan në D.C., sepse 75,000.000 patriotë amerikanë nuk i njohin zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 dhe Biden kukëll është krijesë e mediave globaliste dhe Big Tech.
I vetmi papagall i Bidenit ishte kanali televiziv ABC “News” (kanali 7) i cili nuk është në rrjet kabllor dhe kështu “lajmet” e tij janë të pabesueshme dhe vetëm njoftime propagandisitike të majta. Ky kanal i majtë socialist, vetëm krijon lajme propagandistike dhe nuk jep lajme që ndodhin këtu dhe botë.

Ky kanal është falas, ashtu sikurse RTSH në Shqipni, që nuk e shohin as vetë taksapaguesit shqiptarë, sepse bën propagandë rutinë neveritse qeveritare socialkomuniste.
Gazeta online Boston Globe, që kishte dy rreshta njoftimi këtu për ju, është një faqe propagandistike e majtë dhe aspak serioze referuese. Ajo nuk ka peshë këtu, por besohet vetëm në Shqipni, që e hanë lehtësisht sapunin për djath, që mendojnë se po tha Biden (i vdekur politikisht) se fluturon gomari, ata e besojnë verbërisht…
Kështu 75 milion patriotët realisht amerikanë, që kanë votuar për Presidentin Donald J. Trump, nuk e njohin as kryepropagandistin socialkomunist Sekretarin e Shtetit këtu. Amerika, është në krizë të thellë qeveritare, politike, diplomatike, institucionale dhe e percarë si asnjiherë tjetër.
Për të fshehur krizën e thellë të brendshme në SHBA, Biden dhe ekipi i tij i jashtëligjshëm bëjnë lëvizje show propagandistike politike ndërkombëtare, sikurse ishte rasti juaj e i shumë të tjerëve në botë, që nuk i duan të majtët e Sorosit në Europë dhe botë.
Djali i tij është i korruptuar. Atij i është kapur laptopi, që përmban mijëra e-mail kompromentuese, bisnesi dhe tregojnë konfliktet e interest të ish zv/Presidentit Joe Biden me Kompaninë e Gazit Burisma në Ukrainë, mijëra foto të turpshme, dhe gjëra të tjera kompromentuese, të cilat dora-dorës kanë filluar të botohen në gazetën konservative New York Post.
Në këtë lojë janë përfshirë edhe fëmijët e figurave të tjera të larta të partisë demokratike amerikane. Dikur Biden ka thënë për mediat se nuk ka dijeni për bisnesin e djalit të tij në Ukrahinë, duke gënjyer hapur.
Kjo po vërtetohet tash 4 vjet dhe sot me fakte të reja nga publikimi i fotove origjinale të Biden-it me boss-et e kompanisë në fjalë.

Gjithashtu kohët e fundit nga disa gazetarë investigative të gazetës The Hill, (që del edhe online) e cila botohet në Washington D.C., kanë dalë në qarkullim disa libra investigative mbi familjen Biden dhe djalin e Joe Biden “bisnesmenin” Hunter Biden…
Sapo ka dalë në qarkullim libri i ri me autoren Miranda Devine, me titull: “Laptop from Hell”: Hunter Biden, Big Tech, and the Dirty Secrets the President Tried to Hide (Hardcover), e cila shitet në amazon.com dhe kushton $23.
Për Biden nuk kanë votuar më shumë se 5 milion vetë. Votat janë vjedhur dhe maqinat kanë rinumëruar për inerci disa here, sepse kështu janë programuar nga hakerët amerikanë të afërt me partinë socialiste këtu dhe shtetet e huaja, të mbështëtur financiarisht nga Soros, Kina komuniste etj.
Tradicionalisht, me sa kam ndjekur nga afër jetën historike dhe politike këtu në New York dhe në tërësi në SHBA, kam parë se një konservator republican është më atdhetar sesa një liberal socialkomunist, që ndryshe përkthehet demokrat.
Një republican konservator këtu, nuk ka bindje të njëjta me liberalët socialkomunistë, që bëjnë më shumë politikë internacionale, për dukje dhe për të pasur fuqi brenda dhe jashtë vendit.

Këtu ka edhe republikanë, që janë futur si kolonë e pestë brenda konservatorëve nga dollarët Sorosit, për të bërë politikën anti-amerikane e anti-republikane në Senat, si Mitt Romney dhe pesë të tjerë, që dy herë kanë votuar për shkarkimin e Presidentit Trump. Tani këto kanë ra në hall, sepse në zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane ata rrezikojnë që të humbasin përfundimisht garën paraprake republikane dhe jo më të rizgjidhen në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të vitit 2022. Votuesit patriotë republikanë dhe trumpist të vendosur, janë të zemëruar me kalin e trojës brenda partisë republikane dhe duan me vota demokratike në formë Referendumi politik, që t’i largojnë ata nga skena politike si përfaqsues të popullit konservator amerikan.
Në Shqipni socialistët e duan Mitt Romney, por për fat të keq shpesh edhe gazeta RD dhe 55.
Për t’ia arritur këtij qëllimi “demokratët” në Kongres, duke pasur shumicën e vendeve paturpsisht po shkelin ligjin e shtetit përkatës ku ata drejtojnë, ligjet federale dhe Kushtetutën.

Sikurse dihet dy herë u munduan ato të shkarkojnë Presidentin Trump dhe deshtuan me turp. Gjatë procesit të shkarkimit ato shkelën hapur të gjithë ligjet, duke mos i lejuar Presidentit që të ketë deshmitarë dhe avokatë mbrojtës në Kongres.
Të mësuar me deshtimet e njëpasnjëshme, ato deshtuan sërisht në Senatin Amerikan dy herë, në vitin 2020 dhe deri më 20 janar 2021, e cila kontrollohej asokohe nga republikanët pro Presidentit Trump.
Gazeta RD, vitin e kaluar nuk shkruajti saktë për këto procese fallco manipulative gjyqësore kundër Trumpit, sepse gazetarët atje përkthenin nga The New York Times, Washtington Post, Daily News, ABCNews, Boston Globe, CNN dhe deri komunistja liberale europiane BBC.
Kjo u pa kohët e fundit me zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ku partia demokratike me Lulëzim Bashën në krye nxitoj që t’i njihte këto “zgjedhje” të vjedhura dhe të manipuluara e u bë njësoj imituese me deklarata, sikurse Partia socialkomuniste erdoganiste e Ramës në Tiranë.
Fatkeqsisht PD ra në preherin e socialkomunistëve amerikanë, dhe u bë pjesë e lojës dhe propagandës së Sorosit, i cili fatmirësisht është shpallur Persona Non Grata në shumë shtete të botës, përfshi edhe vendet e botës së tretë dhe vendlindjes së tij Hungari.
Gazeta RD, në të cilën kam shkruar (dikur) disa herë artikuj kulturorë dhe historik mbi Persekutimin e Klerit Katolik në Shqipni 1044-1990, u bë viktimë ose pjesë e pavetëdijshme e lojës së kryesocialistit Rama-zanit dhe Soros-it me ose pa dashje.
Kjo erdhi për faktin se PD nuk është një parti e vertetë e djathtë dhe konservatore, sikurse janë partitë nacionaliste dhe republikane kudo në botë.
Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian është i majtë dhe në koridoret e saj propogandistike socialkomuniste, kam parë me qindra foto dhe simbole të komunizmit bastardh, si: Che Guevares, Stalinit, Leninit, Fidel Castros dhe Raul Kastros, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Kabilës, Modurës, Hugo Chaves, flamurin me drapër dhe cekan etj. Aty mungonte Enver Hoxha, që më siguri duhet të ishte në ndonjë kat tjetër të ndërtesës.
Kjo sepse Shqipëria nga rendi gjysmë feudal kaloi në rendin bastardh komunist të Dullës së Gjinokastras.
Pra në Shqipni nuk kishte lindje, zhvillim dhe për pasojë krijim të forcave politike konservatore të djathta, që si kudo në Europa dhe SHBA ato erdhën matyrshëm nga zhvillimi me sukses i kapitalizmit.
Nuk është e vërtetë, sikurse thuhet shpesh në Shqipni e Kosovë, se në SHBA partia republikane përbëhet nga të pasurit, por përkundrazi baza e saj sot janë punëtorët, pra shtesa e mesme dhe e pasur.
Në Senat dhe Kongres, sot ka më shumë bilionerë dhe milionerë nga partia demokratike, sesa nga partia republikane.
Me qindra të pasur dhe multibionerë janë senatorë dhe kongresmenë, governatorë dhe kryetar bashkie të majtë brenda partisë demokratike, që mashtron komunitetin me ngjyrë se “demokratët” përfaqsojnë ata dhe shtresën e mesme dhe të varfër.
Ky komunitet është i varur materialisht dhe financiarisht prej tyre, sepse pjesa me e madhe jeton me ndihma nga shteti e cila i paguan permes projekteve edhe qiranë e banesave, sherbimin shëndetsor e u japin karta për të blerë ushqime në supermarket etj.
Ata votojne tesh 200 vjet rregullisht për PD-në amerikane edhe pse ajo i ka keqpërdorur vetëm për vota apo mbajtur në skllavëri dhe diskriminim racor (përmes krijimit te organizatës raciste KKK), nuk ka lejuar aprovimin e ligjit për të fituar lirinë ose më saktë për të hequr skllaverinë, që i ka munduar dhe diskriminuar padrejtësisht për shumë kohë.
Mirëpo asokohe u desht inisitiava e guximshme dhe larpamëse e Presidentit republikan Abraham Lincoln, që njerëzit me ngjyrë të fitojnë lirinë e shumë kërkuar….
Votimet e fundit presidenciale për Senat (për disa vende, sepse senatorët këtu zgjidhen cdo 6 vjet) dhe Kongres (435 vende, sepse kongresmenet e kanë mandatin e shkurtër, ku zgjidhen cdo 2 vjet), treguan se demokratët janë bilionerë dhe mbështetën nga trilionerë si Big Tech, rrjetet sociale si: Facebook, Twitter, Youtube, Google, dhe të gjithë agjencitë gënjeshtare të lajmeve si Bloomberg, CNN etj., që po bëjnë censurë dhe më këtë ato vodhen me manipuluan zgjedhjet… që thashë më lart.
Ata përdoren censurën dhe larguan nga fjalori anglisht fjalën manipulim, vjedhje, Hunter Biden etj., dhe blokuan të gjithë videot dhe fotot, që tregonin manipulimin e zgjedhjeve në SHBA.

Kjo ishte politika e Sorosit dhe Big Tech, që me ndihmën e kinezëve, iranianëve dhe mbi 70 shteteve të tjera komuniste dhe socialiste në Europë (duke përfshi këtu edhe satelitin hapsinor të spiunazhit në pronësi të Vatikanit, me emrin ‘Leonardo”…) dhe botë ndërhynë përmes sistemit të internetit, duke manipuluar apo ndryshuar lehtësisht votat nga Trump tek Biden, permes makinave të numërimit (Dominium) të fletëve të votimit në 50 shtete të SHBA-së, ku nxorën brenda disa orëve mbas mesit të natës si fitues plakun e pencionuar Biden, i cili, jetonte në katin e nëndheshëm të shtëpisë së tij, i mbuluar me maskë të zezë 25/7….
Në mediat në Shqipëri, duke përfshirë edhe RD, i bënë shumë jehonë pozitive Biden, sepse opinioni për Trump qysh në fillim ishte negativ. Gjatë 4 vjetëve të drejtimit tij si president, asnjë parti politike në vendlidje e Kosovë nuk e mbështeti të paktën moralisht bisnesmenin e suksshëm.
Injoranca e shqiptarëve në vendlindje dhe Kosovë, sikurse edhe me komunistët dhe globalistët shqiptaro amerikanë këtu, ka ekzistuar gjithnjë, duke bërë fushata fondmbledhëse për senatorët dhe kongresmenët demokratë.
Pak njerëz e kanë mbështetur Presidentin Trump edhe këtu, sepse shqiptarët në tërësi trashëgojnë nostalgjinë për diktaturën dhe afiksim budallai për socializmin utopik.
Komunisti apo liberali i regjur këtu ishte edhe ish kongresisti tashmë pa pushtet politik Eliot Engel, që u mund nga afrikano amerikanët, që me mjeshtëri përdori kartën e BLM për të fituar.
Tani që nuk është më në Kongres ka 6 muaj që ai nuk duket për të takuar votuesit e tij shqiptaro amerikanë. Ai nuk ka më nevoj për shqiptarët këtu. Dikur mediat në Shqipëri dhe Kosovë jargaviteshin me shkrime kilometrike të merzitshme për te.
Engel humbi në votimet paraprake brenda PD dhe të përgjithshme më 3 nëntor 2020. Ai humbi para një ish zv/drejtor i një shkolle të ciklit të ulët në Bronx New York. Edhe Engel (mbiemri të kujton emrin e një filozofi komunist Federik Engel mik dhe mbështëtës financiar i Karl Marx) ishte një mbështetës i pasionuar BLM dhe Antifës, dy organizata të pastra marksiste dhe komuniste këtu në SHBA, të cilat bashkë dogjën cdo ditë shumë qytete, stacione të policisë, vranë mbi 300 policë të pafajshëm duke lënë fëmijët e tyre jetimë… gjatë verës së vitit 2020 dhe rrëzuan bustet e presidentëve të SHBA, të ushtarëve dhe gjeneralëve të Konfederatës.
Ata arritën deri aty sa të shkatërrojnë 30 buste të Kristofor Kolombit, që nuk ka asnjë lidhje më skllavërinë e njerëzve me ngjyrë në SHBA. Këto veprime u bënë vetëm pse presidentët dhe shumë figurat e shquara të historisë së sukseshme amerikanë ishin njerëz të bardhë.
Ata lyen me bojëra në Washington D.C., memorialin e madh që ndodhet pranë Kapitol Hill. Kur kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale, Facebook dhe Titter bllokuan botimin dhe shpërndarjen e tyre, duke thenë se është lajm falsë…
Edhe busti i indianit të famshëm Muhamet Gandit, që të paktën moralisht ndodhet në një shtet të jugut të SHBA-së u zhgarravit e u demtua nga BLM dhe Antifa.
Po ashtu me qindra kisha dhe simbole të fugurave të shenjta u shkatërruan, demtuan e u përdhunuan me bojë.
Sleepy Joe Biden dhe Kamala Harris i ka mbështetë qysh nga fillimi shkatërrimet dhe grupet e dhushme si Antifa dhe BLM. Biden arriti deri aty sa që vizitoi një kishë metodike këtu dhe u ul në gjunjë para antarëve të BLM e cila sot është e fiksuar në celoluid. Këtë e bëri për të marrë votat e tyre.

Antifa dhe BLM dogjën në sheshe me qindra flamuj amerikanë, qindra makina të policies, prona private etj. Ata shkatërruan edhe bisneset e qindra dhe mijëra pronarëve të mesëm të njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë, duke u sjellë atyre miliona dollarë dëme materiale. Bisneset e tyre edhe sot janë të mbyllura. Kjo ndodhi edhe në shtetin e New York-ut, ku drejojnë të majtët.
Kur ka jetuar lundërtari i zbulimit të Amerikës italiani Ameriko Vespucci dhe gjenovezi tjetër i shquar lundërtari italian Kristofor Kolombi nuk ka pasur afrikano amerikanë në tokën e sapozbuluar të Botës së Re…
Kujtojmë, se kur ai e zbuloi Amerikën në vitin 1492, këtu nuk ka ekzistuar skllavëria dhe bile nuk ka pasur asnjë afrikano amerikanë, spse ata erdhën dy shekuj më vonë si skllevër nga Afrika.
Ata u shitën si skllevër apo mall tregu nga vetë kryetarët e fiseve primitive të xhunglave të shtetëve të Afrikës, të cilët i tregonin ato në panairin e tregjeve, ku tregtarët britanikë dhe më vonë amerikanë i blenë e i përdorën si punëtorë më meditje në fermat e tyre…
Këto antarë të BLM, në emër të kartës së racizmit, rrëzuan monumentet dhe bustet e presidentit Abraam Lincoln, i cili burrërisht hoqi skllavërinë në SHBA. Pas 3 muajve ai u vra për këtë shkak nga një atentator, që sikurse dihet ishte i regjistruar si demokrat.
Kujtojmë nga nëna histori, se edhe Presidenti democrat John K. Kennedy u vra në vitin 1963 nga një mbështetës demokrat, sepse ai prishi hapur planet e ish Bashkimit Sovjetik, të drejtuar asokohe nga Nikita Hrushovit, për vendosjen e armëve nukleare të rusëve në Kubën komuniste të Fidel Kastros…
Për fat të keq në Shqipëri nuk njihet realisht SHBA. Këtu në shkollat e mesme dhe të larta bëhet shumë propagandë e majtë komuniste. Kjo është njësoj sikurse droga që para legalizimit të gjithë duan ta shijojnë. Kur ajo është legalizuar në disa shtete askush sot nuk bën më si i marrosur mbas saj.
Edhe amerikanët e rinj e duan komunizmin këtu, sepse janë të llastuar sepse asgjë nuk u mungon… Ata nuk e kanë provuar asnjëherë mbi shpinë komunizmin dhe bijen e saj socializmin kubanez, shqiptar, koreanoverior etj. Atyre si naiv u pelqejnë fjalët e bukura oratorike për barazi në letra dhe leksione trushpërlarje, që flasin e shkruajnë vazhdimisht profesorët e tyre globalistë, senatorët dhe kongresmenët e majtë socialkomunistë këtu.
Ish ambasadorja e SHBA-së në Ukrahinë e cila ka vijuar detyrën si diplomate edhe me administratën e re Trump, për 6 muaj me radhë, nuk ka pranuar që në zyrat e Ambasadës të vendos foton zyrtare të Presidentit të ri të SHBA-së zotit Donald J. Trump.
Ky ishte një guxim prej budallai, tipik shqiptar. Ajo më pas u lirua u pushua nga puna. Diplomatja ishte vendosur në atë detyrë nga djali i komunistit Hysen Obama. Ajo po mbronte interesat e familjes Biden me kompaninë e gazit natyror Burisma. Kjo është zbuluar nga vetë dëshmitë në gjyqin e parë të shkarkimit të Presidentit Trump, organizauar me procese fallco nga Kongresi amerikan i kontrolluar nga “demokratët” ekstremistë të majtë.

Të gjithë në SHBA e dijnë se Biden dhe “administrata” e tij propagandistike socialkomuniste, ku përfshihet edhe “Sekretari” i Shtetit, janë të jashtëligjshëm. Shumë shpejt Biden do të jap dorëheqjen dhe ai rrezikon seriozisht edhe hetimin dhe …
Djali i tij Hunter Biden është në investigim kriminal për 4 cështje ose më mirë duhet thënë se ndaj tij janë hapur 4 investigime kriminale që po heton nga FBI me urdhër direct nga Deparmenti I Drejtësisë së SHBA-së. Këto lajme nuk publikohen tesh 4 vjet asnjëherë në mediat soriste në vendlindje dhe Dardani.
Edhe mediat e “djathta” në Shqipni janë edhe më keqinformuar për SHBA sesa vetë PS-ja e Rama-zanit erdoganist. Askush në Shqipni nuk tregon historitë me skandale të socialistëve këtu, por bëjnë përkthime propagandistike të CNN The New York Timës, Washington Post, ABC “News” etj.
Ata nuk i duan republikanët konservator. Injoranca dhe padituria dhe mungesa e informacionit real mbi zgjedhjet këtu bëri që ju atje të keni edhe idhullin e socialistëve ekstremist në Tiranë.
Politika globaliste e Biden po reflektohet edhe tek ambasadorët, që po bëjnë një politikë komuniste kudo të veshur me mantelin “demokratik”, që të mos zgjoi zemërimin e popujve ku ata i zbatojnë me santazhe këto lojëra.
Po ju jap një shembull. Georgia është një shtet ku shumë “demokratë” këtu kanë fëmijët e tyre të implikuar me bisnesin e naftës dhe gazit natyror aty.
P.sh. djali i sleepy Joe Biden, “bisnesmeni” Hunter Biden, është maja e këtij korrupsioni, për të cilin para se Biden të garoj për president media e majtë globaliste shkruanin për te, sepse mendonin se ai nuk do të garoj për president. Kur ai garoi ata heshten dhe fshinë nga rrjetet sociale, youtube, google etj., të gjithë artikujt, shkrimet investigative me dokumente origjinale, informacionet negative për familjen e korruptuar Biden.
Gazeta RD nuk ka botuar asnjëherë shkrime kundër komunistëve dhe socialistëve amerikanë, për faktin se ata janë “miq” të shqiptarëve. Gaboheni.
E majta amerikane nuk mund të jetë mike me të djathtën shqiptare apo europiane. Vetëm atje në Tiranë ndodh kjo dukuri, ku i uroni të gjithë amerikanët teorikisht dhe praktikisht. Kur ata (poltikanë) rrëzohen nga fiku, sepse këtu kritikohen për inerci edhe në Kosovë dhe Shqipëri bëjnë të njëjtën gjë, sepse gazetarët dhe opionistët nuk kanë shtyllë kurrizore, por si tel të përdredhur fillojnë të këndojnë këngën dridhe Like dridhe…
Polonia, ku drejton presidenti i djathtë asnjëherë nuk flet dhe shkruar pozitivisht për senatorët kongresmenët apo presidentët “demokratë”, sepse i bien ndesh pikpamjeve të tyre të djathta dhe nacionaliste. Kjo ndodh edhe në Itali, Gjermani, Britani, Francë etj.
Në Shqipëri PD dhe aleatët atje kanë një përshtypje negative për forcat nacionalistë botërore dhe europiane, e i identifikojnë ata si neo-fashistë.
Po ashtu në Shqipni nuk e dijnë saktë se në SHBA organizata raciste e supremacistëve të bardhë protestanë të KKK, u krijua nga Partia “Demokratike” Amerikane, pra të majtët, të cilët me platformën e tyre propagandistike urrenin njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, katolikët, ebrejt, ateistët, etj.

Ju kërkoj ndjesë për zgjatjen.

Globalizimi dhe Integrimi në BE, sipas Militant Plakollit

0

E përgatiti për Drinin : E.B., Nju Jork

Militant Plakolli

Globalizimi dhe Integrimi në BE

Militant Plakolli u lind në vitin 1995 në qytetin e Podujevës. Ai është i diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Militanti ka qenë një aktivist, vullnetar si dhe participues në aktivitete dhe konferenca të shumta politike e sociale në nivel lokal dhe nacional. Poashtu, ai ka një mori trajnimesh të kryera në lobim, organizim, menaxhim, avokim, komunikim dhe ambientalizëm.
Kontributi i tij i gjatë në OJQ “EKOVIZIONI”, pastaj trajnimet e ndjekura nën ombrellën e “Lëvizja Fol”, janë disa prej aktiviteteve kryesore, që e përmbledhin një dekadë punë intensive në përgatitjen profesionale. Natyra e studimit ka bërë që ai të ketë pasion për kolumnën dhe analizën politike, veçanërisht për opinionet në kuadër të realpolitikës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Aktualisht, Militant Plakolli është në prag të përfundimit të studimeve të nivelit master në Kolegjin AAB, në Departamentin Administratë Publike dhe Diplomaci.

Si e përkufizoni globalizmin dhe e ardhmja e tij?

Janë disa faktorë që definicionin e globalizmit e kanë bërë sa të vështirë po aq edhe delikat për të pasur një përkufizim të qartë dhe shpjegues në forma mirëfilli në lidhje me këtë fenomen të integrimit të shoqërisë botërore. Disa prej tyre kanë të bëjnë me aftësitë dhe kapacitetet e shoqërive dhe shteteve kombëtare për të komunikuar, bashkëpunuar dhe për të ndërvepruar në sajë të interesit të përbashkët politik, ekonomik, social e kulturor dhe teknologjik e ushtarak, duke u bashkuar në vlera të përbashkëta dhe universale.
Së pari globalizmi ka krijuar urat e mëdha që kanë mundësuar që shoqëritë dhe shtetet kombëtare të ndërlidhen me njëra-tjetrën. Së dyti ka mundësuar që shtetet të shkëmbjenë e të gërshetojnë ndërmjet vete jo vetëm idetë, kulturat, përvojat dhe njohuritë, por poashtu edhe të gjitha të mirat materiale dhe ekonomike. Kjo për arsye si potencial i përbashkët për të arritur deri te synimet dhe qëllimet që duhen të realizohen, si një megakontribut për interesin qytetar, shtetëror dhe global, për një botë idealiste. Natyrisht, se nën këto ura të mëdha bashkëpunimi global, rrjedhin rrëmbyeshëm interesat e superfuqive botërore, që gërryejnë interesin global dhe shtyjnë përpara interesin e tyre kombëtar nëpërmjet forcës politike, ekonomike dhe ushtarake.
E ardhmja e globalizmit varet nga ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike që po bëhen dita ditës në arenën ndërkombëtare. Pra, të ardhmen e tij e përcakton rrijta e një superfuqie botërore dhe rënia e një tjetre. Meqë, bota nuk ka një qeveri botërore që të mbrojë një interes global, atëherë rendi dhe rregulli i saj, me gjithë të drejtën ndërkombëtare, është një anarki e plotë, ku forca politike dhe ekonomike e kombinuar me atë ushtarake vendos dhe përcakton rregullat e lojës dhe pse jo edhe rendin e ri botëror. Në këtë aspekt, globalizmi vetëm sa transformohet nga një ndikim në ndikimin tjetër. Megjithëkëtë, mund të themi se e ardhmja e globalizmit qëndron në prishjen ose në vazhdimin e balancës politike, ekonomike dhe ushtarake të superfuqive globale. Mendoj se globalizmi në secilën kohë dhe rrethanë ka një të ardhme, cilado qoftë ajo.

Si po ndikon globalizmi në Kosovë dhe si e shikoni të ardhmen e vendit?

Republika e Kosovës si një shtet i ri nuk ka se si të mos preket nga efekti i globalizmit. Kosova është në përpjekje të vazhdueshme për të konsoliduar shtetin ligjor dhe për të avansuar demokracinë e brendshme, e orientuar fuqishëm në integrimet evroatlantike. Ndikimet janë të jashtëzakonshme, sepse gjysma e popullsisë të vendit i përket moshës së re, e cila ka energji dhe potencial të madh, sidomos në fushën e telekomunikimeve, në dimensionet sportive dhe ato kulturore.
Konkretisht, nga ana e diplomacisë publike me talentin e tyre, rinia kanë arritur t’i sigurojnë një imazh të ri të shkëlqyshëm për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Por, mundësitë prej të vërteti janë akoma të kufizuara dhe ndonjëherë nuk ekzoistojnë fare. Republika e Kosovës qysh herët ka përqafuar vlerat më sublime të demokracisë dhe ka qenë e mbështetur dhe e lidhur ngushtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unionin Evropian. Influencë e cila ka mundësuar që vendi të jetë më afër vlerave demokratike dhe liberale, që tashmë veçse i duhet t’i forcojë dhe t’i shtyjë ato drejt integrimeve evroatlantike. Liberalizmi i vizave dhe anëtarësimi në NATO janë ndër synimet kryesore të Kosovës. Një hapje e tillë, me mundësi lëvizjeje dhe qarkullimi për qytetarët do ishte një dritare e re mundësie për Kosovën.

Cilat janë disa nga sfidat e globalizmit?

Globalizmi është një proces dhe natyrisht se një proces evoluon dhe çdo gjë që evoluon ndryshon në dukje, por asnjëherë në substancë. Për të ndryshuar në dukje globalizmi, fillimisht duhet të sfidohet dhe kur sfidohet, prishen balancat e rendit botëror. Por globlizmi gjen prehjen në transformimin e tij dhe në përshtatjen ndaj rrethanave që i vihen para vetës pavarësisht se cila fuqi është në ardhje, qoftë politike apo ekonomike. Lufta e Ftohtë, terrorizmi dhe recesionet e vazhdueshme ekonomike, që nga viti 2008 e tutje ishin disa prej sfidave serioze për globalizmin që akoma janë të pranishme, në forma të ndryshme.
Pandemia Covid-19 ishte sfida më e madhe e globalizmit në 30 vitet e fundit. Kjo bëri që shtetet kombëtare të kthejnë rëndësinë e tyre dhe të kenë mbi vete vetëm vendosmërinë e tyre për të ruajtur interesin e tyre kombëtar, kundrejt atij interesit global. Jashtë çdo qasje globaliste, shtetet kombëtare kthyen rëndësinë e tyre, filluan të mbyllën, të shtrëngojnë kufinjtë dhe jo shumë kohë më tutje filloi edhe gara e prodhimit të vaksinave, që mund të kujtonte garën hapsinore në Luftën e Ftohtë. Intresi kombëtar, rritja e apetiteve të superfuqive botërore për dominim dhe ndikim si rënia e një fuqie dhe ngritja e një tjetre e sfidojnë edhe më shumë globalizmin e prirë për të ndryshuar në saje të rrethanave politike dhe ekonomike që i servohen përpara.

Në lidhje me transformimin e globalizmit, si e shikoni efektin e këtij fenomeni në nivelin lokal, rajonal dhe global?

Krizat nëpër të cilat po kalon globalizmi nuk janë fundi i tij, por janë fillimi i një ri-strukturimi ndërkombëtar. Përderisa, pas Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën si fuqia e vetme në rendin botëror, sot gjendja në sistemin ndërkombëtar nuk i takon forcës unilaterale. Një rritje e hatashme ekonomike dhe ushtarake e Kinës e kombinuar në distancë me forcën politike dhe ushtarake ruse, kanë bërë që sistemi ndërkombëtar të pësoi një qarje. Nga e cila çdo ditë e më shumë po vjen aromë përplasjeje, një aromë e një transfomimi global.
Ashtu siç parashihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa Perëndimore do të jenë në një aleancë kontinuale, që do të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor, për të ulur rrezikun e sigurisë dhe ndikimin politik dhe ekonomik të Kinës dhe të Rusisë. Integrimi evropian i Rumanisë dhe Bullgarisë në Unionin Evropian është një sinjal i qartë se integrimi evropian i dy këtyre shteteve pa plotësuar kriteret e nevojshme, ishte për qëllime gjeostrategjike, për të mbyllur një korridor jo vetëm ideologjik, por edhe një korridor territorial/fizik të Rusisë me Ballkanin.
Gjithashtu, integrimi i shumicës së vendeve të Ballkanit në NATO, ka bërë që paktën siguria të jetë në nivele të qëndrueshme, edhe pse problem serioz mbetet aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe Kinën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që të frenojnë rritjen ekonomike të Kinës dhe të ndërprejnë rolin dhe ndikimin e saj të dhunshëm në Detin e Kinës Jugore, duke mbajtur poashtu nën kontroll edhe tendencat ruse për ekspansione eventuale përgjatë Evropës Lindore. Në anën tjetër kemi të bëjmë me rënien e niveleve të demokracive dhe rritjen e sistemeve autoritare nëpër botë, që kanë për qëllim zvogëlimin e rolit perëndimor në rrjetin e ndikimit global.
Gjithashtu, kemi mbi 9 vende që kanë armatim nuklear dhe që disa prej tyre kanë armiqësi të mëdha me fqinjtë e tyre (vetëm para pak jave pothujase u ndeshën forcat britanike dhe ato franceze për ca anije peshkimi, dy aleatë që ndajnë të përbashkëta e aleancë politike e ushtarake për më shumë se nje shekull – pastaj llogarite se çfarë mund të bëjë Koreja e Veriut (komuniste) kundrejt asaj të Jugut (demokratike)?).

Po roli i globalizmit dhe integrimit në BE?

Globalizmi është dëshmuar kaherë për rolin e tij pozitiv në shoqërinë botërore, por gjithashtu është dëshmuar edhe për larminë e llojeve të tij, përshtatur në bazë të rrethanave dhe kushteve sociale dhe kulturore që kanë popujt. Unioni Evropian ka mposhtur kompleksin dhe inferioritetin e vetë evropianëve kundrejt të tjerëve. Unioni Evropian është një prej formave më unike jo vetëm për nga organizimi dhe funksionimi i tij, por edhe për nga ana e shpërfaqjes të një niveli krejt tjetër të një formë të paparë të globalizmit deri më sot. Kjo formë e globalizmit e udhëhequr nga Unioni Evropian ka rritur ndjeshëm rolin demokratik e liberal, duke e përafruar edhe më shumë me shtetet e tjera kombëtare rreth vlerave universale të bashkuar në diversitet.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, papërjashtim, të gjitha janë të interesuara dhe kanë shfaqur haptazi dëshirën e tyre për integrim në Unionin Evropian. Po ky lloj globalizmi nuk është i interesuar vetëm për dëshirën integruese, por që të gjitha këto që kanë një të ardhme të qartë evropiane, duhet të punojnë në fuqizimin e dmokracisë dhe në shtetin ligjor, me një ekonomi stabile dhe me ligje të përshtatura me Unionin Evropian, që të kenë një integrim të shpejtë dhe të fitojnë sa më shumë nga të qenurit pjesë e një superstrukture shoqërore e supranacionale sikurse që është Unioni Evropian.

Prishtina “nyja gordiane” e pushtetit qendror!

0

Florim Zeqa        

Zgjedhjet lokale po afrohen. Padyshim gara më interesante do të zhvillohet në kryeqytet. Edhe pse nga zgjedhjet komunale na ndajnë pak më shumë se pesë muaj, partitë politike i kanë “ndezë motorët” për marrjen e kryeqytetit!

Tashmë partitë politike kanë filluar me zyrtarizimin e emrave të kandidatëve për të parin e kryeqytetit. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, mbetet të shihet pas zgjedhjeve të rregullta komunale.

Siq dihet, deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë: Përparim Rama nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR. Ndërsa si kandidat të mundshëm janë përfolur edhe Arben Vitia nga LVV dhe Uran Ismaili nga PDK, porqë kandidaturat e tyre ende nuk janë zyrtarizuar.

Publikimi i emrave të kandidatëve për kryetar të Prishtinës nga ana e partive politike, përveq simbolikës, e dëshmon edhe seriozitetin dhe forcën reale të partive politike për ta marrë kryeqytetin!

Fitorja në Prishtinë për secilën parti politike është e shumëfishtë. Jo vetëm për shkak se është kryeqendra e jonë dhe ka numrin më të madh të votuesve, por për shkak të specifikave të veçanta.

Prishtina përveqse kryeqendër e Kosovës është bërë edhe metropol kombëtar dhe ndërkombëtar.

Fitorja në Prishtinë për secilën parti politike është më e rëndësishme sesa fitorja e gjashtë komunave tjera të Kosovës!

Kush e fiton Prishtinën, me automatizëm e ka të fituar edhe gjysmën e pushtetit qendror dhe rritjen e ndikimit në të gjitha pushtetet e ndara në Kosovë.

Për këtë arsye, liderët e përgjegjshëm të partive politike, i zgjedhin kandiatët më të përgatitur, me bagazh të madh politik dhe kredibilitet sa më të gjërë tek elektorati i kryeqytetit.

Gërshetimi i të gjitha pushteteve në kryeqytet e bënë Prishtinën tërheqëse për të gjitha partitë politike.

Ndërlidhja e pushtetit qendror me atë lokal në njërën anë dhe prezenca e fuqishme diplomatike dhe politike e ndërkombëtarëve në anën tjetër i bënë partitë politike që të fokusohen më shumë në Prishtinë sesa në gjithë Kosovën.

Një pushtet qendror sado i konsoliduar, pa Prishtinën është i mangët, sikurse që një pushtet qendror pa shtrirje edhe në pushtetin lokal konsiderohet pushtet në ajër apo pushtet i paplotësuar!

Kjo është vërtetuar në pushtetet e deritanishme, me ç’rast pushteti komunal në Prishtinë, për të mirë apo për të keq iu ka paraprirë edhe shumë zhvillimeve të gjithmbarshme në nivel vendi.

Për shkak se të gjitha nismat politike dhe projektet zhvillimore, të gjitha të arriturat shkencore, aktivitetet sportive dhe kulturore në nivel vendi zhvillohen në komunën e Prishtinës.

Përveq institucioneve më të larta të shtetit që ndodhen dhe veprojnë në kryeqytet, të gjitha selitë e partive politike, të gjitha selitë e përfaqësive diplomatike, bordeve dhe agjensioneve,…dhe gjithçka tjetër që nismon në kryeqytet iu nënshtrohet autoriteteve komunale për liçencim, tenderim, faturim apo tatim të llojeve dhe formave të ndryshme!

Me një fjalë, pushteti komunal në Prishtinë është i barasvlefshëm me pushtetin qendror dhe anasjelltas, çdo aktivitet institucional, i partive politike apo shoqërisë civile duhet të legalizohet nga autoritetet përkatëse komunale.

Janë edhe një varg i gjatë i aktiviteteve shtetërore dhe publike, të cilat pararprakisht e kërkojnë lejen apo pëlqimin formal dhe juridik në zyret e komunës së Prishtinës.

Për këtë arsye, secili subjekt politik që e synon ta marrë Prishtinën, duhet të mendohet mirë në përzgjedhjen e kandidatit, për arsye se zgjedhjet në Prishtinë nuk janë sfilatë mode, por janë garë serioze, nga e cila varet e ardhmja e subjekteve politike dhe e ardhmja e pushtetit qendror!

Pa dashur t’i favorizojë kandidaturat e subjekteve politike veç e veç, ndryshimet politike në Prishtinë do t’i determinojnë ndryshimet edhe në nivelin qendror dhe zhvillimet e mëpastajme të partive politike, apo thënë ndryshe Prishtina është “nyja gordiane” e pushtetit qendror.

Plejada e personaliteteve të shquara Arbërore në brigjet e Adriatikut Lindor dhe Perëndimor gjatë shek. XV

Dr. Sc. Pajazit Hajzeri 

Plejada e përsonaliteteve të shquara Arbërore në brigjet e Adriatikut Lindor dhe Perëndimor gjatë shek. XV 

Shekulli i XV, për popullin shqiptar ishte një goditje dhe fatkeqsi e madhe kombëtare. Fushatat luftarake shumëvjeçare të pushtuesve osmanë, rrënuan dhe shkatërruan gati çdo gjë në Arbëri. Pushtuesit osman dogjën dhe shkatërruan fshatra e qytete të lulëzuara, grabitën pasuritë e popullit, vranë njerëzit e pambrojtur, internuan dhe morën si skllavër shumë banorë të vendit. Si pasojë ndodhi një rënie e gjithëmbarshme ekonomike dhe një shkatërrim i madh i forcave prodhuese1. 

Me këtë rast shfaqet një dukuri e shpërnguljes së popullsisë në masë më të madhe. Një ndër zonat e rëndësishme të shpërnguljeve arbrërore ishte edhe treva bregdetare e Dalmacisë, që nga gryka e Kotorrit në jugë dhe deri në Pola e Istër në veri. Në këtë anë të hapur të Adriatikut lindor, të banuar dikur nga fiset ilire të liburnëve, dalmatëve, adrianëve etj., ashtu si edhe ndër ishujt e ndryshëm përballë, u vendosën mjaft arbresh gjatë mesjetës së parë dhe asaj më të vonë. Të shtyrë nga motive ekonomike, shoqërore dhe politike, ata shpërnguleshin kohë më kohë nga tokat mëm, duke marrë me vete gjuhën, doket, zakonet, vallet dhe veshjet e tyre kombëtare. Qendra më e lashtë strehuese e këtyre të mërguarve në këtë trevë duket se ishte qyteti i vogël i Raguzës2. 

Në shek. XV sidomos, në gjysmën e dytë të kësaj periudhe kur turqit pushtuan qytetet dhe krahinat veriore të Shqipërisë, vala e emigrantëve, mori përpara një ushtri të madhe fatmjerësh e cila përveç që u vendos në Italinë Veriore dhe në Venedik, një pjesë vendoset edhe në Dalmaci3. 

Afërsia me krahinat veriore të vendit si dhe marrëdhëniet e ngushta ekonomike me të, u dhanë shkas shumë qytetarëve që të emigrojnë pas pushtimeve turke të Shqipërisë, duke krijuar bashkësinë e tyre të përbërë kryesisht nga tregtarët, zejtarët, klerikët dhe arsimtarët. Por krahas Raguzës qendër e vendosjes së emigrantëve shqiptar ishte edhe Zara4. 

Sipas të dhënave që ruhen në Arkivin Hisrorik të Dubrovnikut, del se në fund të shek. XV në Raguzë jetonin shumë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria Veriore, si dhe nga qytetet bregdetare shqiptare. Sipas Nikollë Ranjinit, i cili, në gjysmën e parë të shek. XVI, në një anal të vet, paraqiti regjistrin e parë të bujarisë raguzane, vërehej se nga gjithsej 152 familje të bujarisë raguzane, dymbëdhjetë ishin me origjinë shqiptare5. 

Për refugjatët nga Arbëria, senati dubrovnikas që në korrik të 1388 debatoi6, mirëpo vala më e madhe e shpërnguljeve, si në brigjet italiane, ashtu edhe në krahinat më veriore të bregdetit, si në Dalmaci, ishte pas vitit 1479, pas rënies së Shkodrës nën osmanët. 

Por, krahas këtij stacioni të hershëm strehues, edhe Zara, kryeqytet i mëvonshëm i Dalmacisë, nisi të bëhej nga shek. XV, një qendër tjetër e rëndësishme e të shpërngulurve, stratiotëve, tregtarëve dhe zejtarëve, që vinin sidomos nga viset e pushtuara prej turqve. Nga kjo periudhë, në mes të këtyre të mërguarve të ndryshëm, dallohet siç dëshmojnë burimet arkivore, edhe grupi i vogël arbëreshas i grumbulluar rreth kishës katolike që drejtohej nga ipeshkvi arbër, Johan Korona7 

 

Personalitete të shquara arbërore të kulturës dhe shkencës  

 

Arbëria, për hir të vendosjes së saj dhe shtriries gjeografike, ka qenë ndër shekuj pikë takimi e ndeshjesh, kombesh e kulturash të ndryshme. Vendosja e saj gjeopolitike ka përcaktuar situata me karakter politik e kulturor, duke qenë qysh në lashtësi kalim i detyrueshëm i Lindjes drejt Perëndimit dhe anasjelltas. 

Zhvillimi i Arbërisë, qysh nga epoka klasike ilire, deri në prag të pushtimit turk, pasqyronte një zhvillim që nuk kishte gjë mangut kundrejt përparimit të vendeve kufitare, dhe që në disa raste kapërcehej në mënyrë të shkëlqyeshme, në pikëpamje teologjike, kulturore, shkencore e juridike, prej përfaqësuesve më në zë të viseve të ndryshme8. 

Për gjatë mesjetës në qytetet e Arbërisë, për hir edhe të marrëdhënieve tregtare që lulëzonin me vendet bregdetare të Mesdheut, një zhvillim të spikatur patën shkencat humanistike, sidomos në qytetet e Veriut të Shqipërisë, të drejtuara me statutet e veta, si Shkodra, Drishti, Ulqini, Lezha dhe Durrësi. 

Si personalitete me vlerë u jepeshin shkëlqim e autoritet universiteteve të bregut italian të Adriatikut, ndër të cilët shquhej ai i Padovës9, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me praninë e tyre, përgatitjen e kulturën humanistike.  

Ndër përsonalitetet që do të përmendim në pika të shkurtëra, të asaj kohe janë: 

Marin Beçikemi ose Marin Shkodrani 

 Marino di Scutari10, – lindi në Shkodër rreth (vitit 1468 – 1526)11 prej derës të Beçikemëve. Kur u rrethua Shkodra për të dytën herë prej Turqve, prindërit e dërguan Marinin ende të vogël në Ulqin, e prej andej dual me ungjit e vetë në Itali. Marini kishte mësues Gjon Calphurnius e Kristofor Barzizzio humanistë të mëdhenj të asaj kohe12. 

Marin Beçikemi . Mbas disa kohe Marini u kthye në Ulqin, këtu u martua me Katerina        Debran, një vajzë shumë të bukur13.       

        Pasi që e kreu shkollimin në Bresha, në vitin 1492 Senati i republikës së Raguzës, duke i njohur aftësitë e rralla dhe njohurit e tij nga gjuhë klasike, letërsia dhe retorika, e ftoi për profesor dhe e zgjodhi për rektor të shkollave raguzane. Marini punoi këtu për 10 vjet. Më pas punoi si sekretar i kryeadmiralit të Republikës së Venedikut Mellcior Treviranit14. 

Marini punoi si përfaqësues diplomatik i Venedikut në oborret mbretërore të Napolit e të Firencës. Në vitin 1502 filloi të punoi si profesor letërsie e gojëtarie në Breshnje të Italisë për 16 vjet. Më 1503 ka botuar në Venedik ligjëratën e tij, përmes së cilës përshkruan dy rrethimet e Shkodrës nga Osmanët15. 

Më 1519 u pranua si profesor në Universitetin e Padovës dhe punoi deri në vdekje. Ka lënë shumë vepra në gjuhën latine, ndërsa ligjëratat më të përmendura, janë ato mbi Anton Grimanin, Andre Grittin, Agustin Barbarigun, Leonardin etj16. 

Marin Barleti 

 Lindur në Shkodër, shërbeu si meshtar në famullit e këtij qyteti deri në vitin 147917. 

Vetëm në vitet ’80 u zbuluan disa dokumente në arkivat italiane nga studiuesi i mesjetës Jahja Drançolli, që sollën fakte të panjohura18. Ato tregojnë se Marin Barleti kishte kaluar nëpër të gjitha shkallët e arsimit, kishte fituar titullin e lartë doktor shkencor i diturive teologjike dhe i së drejtës kanonike, dhe qysh në fund të shek. XV, para se të niste veprimtarinë botuese, ishte një  

Marin Barleci personalitet i njohur i jetës kishtare të Padovës dhe të asaj mësimore shkencore të Universitetit të atij qyteti19. Nuk është e sigurt por mendohet se Barleti ka lindur aty nga mesi i shek. XV (1450), se ka jetuar e vepruar gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli, se ka qenë djalë i ri kur vdiq Skënderbeu (1468). Mbas pushtimit të Shkodrës më 1479 nga Turqia, Barleti u vendos në Itali. Zgjodhi Romën për banim për vete. Në Romë shkroi tri vepra në gjuhën latine me rëndësi historike për Shqiprinë20. Veprat e Barletit, sipas rendit kronologjik, janë këto: a) “De absidion Scodrensi”, d.m.th. “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në Venedik më 1405 prej Bernardinus Venetus de Vitalibus, tipograf i njohur. Kjo vepër është ribotuar tri herë, më 1556, 1578, 1596.  b) “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, princit të epirotëve”, e cila është botuar ndërmjet viteve 1508 – 151021.  c) Shkurtore mbi jetën e papëve [….] dhe perandorëve Romak […]. Marin Barleti mendohet të ketë vdekur aty nga viti 1512. 

Nikollë Leonik Tomeu 

 Dihet se familja e Tomeut, i ati i cili ka lindur në Arbëri  “Nicolaus Tomaeus Epirota”, është shpërngulur nga atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe është vendosur në Venedik në shek. XV. Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjes së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, pra, nga krahinat që ishin pushtuar nga Venediku. Duke marrë parasysh traditën e moçme të shkencës dhe të arsimit, si dhe të kulturës në përgjithësi, në qytetet e Durrësit dhe Shkodrës, si dhe Nikollë Leonik Tomeu          lidhjet reciproke të qyteteve në fjalë me Venedikun, jemi të mendimit se vendlindja e këtij burri dituror ose të prindërve të tij, duhet të jetë në njërin prej qyteteve të përmendura. 

Sipas të dhënave që zotërojmë, saktësisht mund të konstatohet se humanisti ynë lindi më 1456. Vitet e fëmijërisë së bashku me vëllezërit e tij i kaloi në shtëpinë atërore në lagunat venedikase dhe të ungjit në Padova22. 

Në Venedik i mori mësimet fillestare, studioi greqishten e vjetër, latinishten, filozofinë dhe letërsinë e lashtësisë. 

Studimet e greqishtës i vazhdoi në shkollën e D. Calcondilit, së pari në Padovë, më pastaj në Firence e Milano. Dy letra të shkruara me gjuhën greke nga dora e  D. Calcondilit dëshmojnë se Tomeu bashkë me vëllanë Bartolomeun, vepruan në Romë e Firence gjatë viteve 1485–1488. Tomeu ndërkaq në vitin 1485 me siguri kishte plotësuar kursin e studimeve të tij në Universitetin e Padovës, ku dhe u laurua për “in artibus” (“Filozof i mjekësisë”) 23. 

Tomeu zë një vend të rëndësishëm në përkthimin e veprave të njohura, si dhe në zhvillimin e shkencave të mjekësisë në përgjithësi24. 

Në vitin 1497 në Universitetin e Padovës u caktua të ligjëronte tekstet greke të Antikitetit dhe udhëhoqi katedrën e filozofisë së mjekësisë. Përveç Antikitetit, Tomeu përktheu edhe veprat e Hipokratit dhe Galenit, të cilat u popullarizuan aq tepër në Padovë dhe qendra të tjera Universitare pikërisht në saje të përkthimeve të shkëlqyeshme që bëri humanisti ynë25. 

Përveç, përkthimeve Leonik Tomeu ka shkruar një sërë veprash origjinale, si: p.sh. “Dialogët” rreth temave të ndryshme filozofike, morale, historike, letrare etj., ose Aristoteli, Historia, Historia e jetës, etj. Leonim Tomeu vdes në vitin 153126. 

 

GJON GJIN GAZULLI (1400 – 1465) 

 Lidhur me jetën dhe veprimtarin e Gjon (Gjin) Gazullit në analet raguzane, dhe arkivin e Dubrovnikut, një punë shumë të madhe e ka bërë edhe medievisti, profesori universitar dhe hulumtuesi shkencor, Prof. Dr. Jahja Dranҫolli, në librin e tij, Gjin Gazulli Astronom dhe Diplomat i shekullit XV. 

Edhe pse Gjin Gazulli është pak më i hershëm se tre përsonalitetet që i përmenda më lart, këtë e lash për fund me qëllim të ndërlidhjes me temën e Sesionit Shkencor që po mbahet sot këtu në Lezhë.       

Gjin Gazulli                

Sipas të dhënave që i gjejmë në Librin Reformation, të Arkivit të Dubrovnikut, pjesëtar të familjes Gazulli i gjejmë në Raguzë që nga viti 1301-1336. Mirëpo lidhjet e familjes së Gjin Gazullit me Raguzën datojnë nga fundi i shek XIV27. Gjin Gazulli lindi rreth vitit 1400 në fshatin Kukoli afër Lezhës28 ose Gjadër të Zadrimes.  

Arsyeja e shpërnguljes së Gjinit në Raguzë është se pasi mbaroi Shkollën Humaniste të Shkodrës shkoi për vazhdime të mëtejme atje. Raguza e asaj kohe qe një ndër qendrat urbane më të përparuara të Europës, me një zhvillim të gjithanshëm ku lulëzuan shumë artet dhe shkenca. Për këtë zhvillim të dhëna të mira na sjell edhe Marin Barleti në librin Historia e Skëndrbeut29 

Gjini pasi mbaroi studimet në Raguzë shkoi në Padova të Italisë për studime të mëtejme. Ishte 25 vjeçar kur hyri në Universitetin e këtij qyteti. Pas pesë vjet studimesh ai mori titullin “Doktor Shkence”30. Në krye të dokumentit i cili ruhet edhe sot në arkivin e Padovas, shkruan; “Gini Gaxuli de Albania” gjë që konkludohet pa kurrfarë vështirësie për përkatësin etnike të tij.  Sipas një dokumenti që ruhet në Arkivin e Dubrovnikut dhe mban datën 26.III.1432, qeveria e Raguzës e kishte dërguar Gazullin në Romë, për të kontaktuar me mbretin hungarez Sigmund, që kishte ardhur në këtë qytet për të marr kurorën nga papa Eugjeni IV. Misioni i tij ishte që të bindëte Sigmundin që të angazhohej te papa Eugjeni IV, që të lejonte lundrimin e lirë të anijeve Raguzane në Adriatik, siç mund të lundronin venedikasit, gjenovezët dhe të krishterët e tjerë31. Gazulli i qëndroi afër mbretit të Hungarisë për muaj të tërë duke e shoqëruar edhe në udhëtimin e tij për Sienë të Francës, ku mbrritën më 11/07/1432 dhe qëndruan deri më 31/07/1432. 

Për njohurit e tija, pregatitjen superiore dhe miqësin që kishte me oborrin mbretëror Hungarez, Gjin Gazulli shquhej si dijetari më i çmuar në oborrin e mbretit hungarez, edhe në kohën e mbretit Mathias Korvin, i cili e trashëgoi fronin nga Sigmundi. Mbreti Mathias Korvin në vitin 1459, i bëri ftesë përsonalisht Gazullit që të vizitoi oborrin mbretëror të Hungarisë. 

Gazullin në fillim të vitit 1436, e gjejmë në oborrin e princit të Sllavonisë Matej Tallovec, me të cilin njihej nga viti 1423, përkatësisht nga koha, kur kishte shkuar në mision diplomatik për herë të parë në Itali.  

Në vitin 1441, Gjin Gazullin prap e gjejmë në Itali, deri në vitin 1442, ku kthehet në Raguzë.  

Gjin Gazullin në shumë dokumente që nga viti 1439 e deri në vitin 1451 e hasim me titullin (doktor i shkëlqyer) mësues në Raguzë. 

Universiteti i Padovas e thërret më 1433, që Gjini të bëhej Pedagog i saj. Shumë shpejt Gjini u bë shef i katedres së matematikës – astronomisë. Tashmë ai që jo vetëm diplomat i shquar por edhe një pedagog i shkëlqyer. Raguza nuk hoqi dor nga thierrjet për ta patur të vetin dhe kështu me një vendim të posaçëm të Senatit, më 1439 atij i jepej shumë tokë, shtëpi dhe benifite të tjera. Gjini kthehet atje duke ngelur si pedagog i jashtëm i Padovas. Raguza e caktoi ambasador në Italinë e Jugut më 1446 për të marrë masa kundër piraterisë së italianëve në detin Adriatik. 

I vëllai Pali qe rektor i Shkollave Humaniste të Raguzës. Vëllai tjetër Andrea qe Ambasador. Të dy vllëzrit e tij, pas ardhjes së Skënderbeut në Krujë më 1443 u kthyen atje dhe u vunë në shërbim të Shqipërisë.  

Gjini qe njeriu më i ditur i Raguzës, Humanist, Diplomat i shkëlqyer, orator i rrallë, linguist i madh, matematicient, astronim, klerik dhe menagjer shumë i zoti. Të gjithë përuleshin para tij, i bindeshin mendimit të tij, të gjithë e adhuronin këtë shqiptar të Madh nga Zadrima.  

Më 1452 – 1462 Skënderbeu emroi vëllan e Gjinit, Palin ambasador të tij në Raguzë dhe pas vitit 1462 dërgoi Andrean, vëllain tjetër po ambasador. Nën diplomacin e Gazullëve Raguza u bë një aleate e Skënderbeut dhe i dhe një kontribut në ndihmë të tij. 

Kur Skënderbeu shkoi për vizitë 4 ditore në Raguzë, e gjithë Raguza doli në rrugë për ta pritur, “Atletin Krisht”, “Shpëtimtarin e Europës”. Kjo klimë qe përgatitur nga vëllezrit Gazulli. Të tre vllëzrit për çështje madhore të Shqipërisë konsultoheshin midis tyre për ta përfaqësuar sa më denjësisht Mëmëdheun. 

Më 19 Shkurt të vitit 1465 në Raguzë, Gjin Gazulli i mbylli sytë për gjithmonë. Në testamentin e tij që ua la dy ekzekutorëve shqiptar, Marin Ranji dhe Nikoll Tanushi, ai përshkruan hollësisht shpërndarjen e pasurisë së tij në vëllezrit Pal, Andrea dhe motër Lucia me nipër e mbesa. Fatkeqësisht ai vdiq beqar dhe nuk la pasardhës32. 

Pra, po e rikujtojm një gjeni të madh shqiptar të shekullit XV, i cili në atë kohë kur ai jetoi kishte arritur errësira osmane mbi tokat tona.  

Ajo ҫka të bie në sy dhe të lë përshtypjen e një njeriu vërtet të madh siҫ ishte Gjin Gazulli, është lufta që bëhej ndërmjet shteteve të nryshme (Raguza, Roma, Hungaria, Italia, Krahina e Sllavonisë, etj), për ta përfituar për vete atë kolos të kohës duke i ofruar ofiqe, tituj, shpërblime, pasuri, duke e nderuar me pietetin më të lartë që i bëhet një njeriu të ditur. Vlerat njerëzore dhe humane të një dijetari të ndritur, janë vlerësuar me dashamirësi nga përsonalitete të larta si; mbretër, papë, princër, institucione të dijes universitete dhe shkolla e mbi të gjitha masa e gjerë e qytetarisë së lirë që e njihnin dhe kishin ndëgjuar për arbërorin Gjin Gazulli. 

Pajazit Hajzeri është profesor në Kolegji UBT – Higher Education Institution, 

Lagjja Kalabria,10000 Prishtine, Kosovo 

{Pajazit Hajzeri, pajazit.hajzeri@ubt-uni.net} 

Takime të rëndësishme të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur” në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

0

Gjatë javës së kaluar, nga 23 maj deri më 28 maj 2021, një delegacion i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” pati disa takime të rëndësishme me institucionet shtetërore dhe politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.  

Takimin e parë e pati me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, i cili në këtë takim shoqërohej me ministren e Drejtësisë, zonjën Albulena Haxhiu dhe me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, zonjën Saranda Bogujevci. 

Në këtë takim, kryetari i qendrës, Bardhyl Mahmuti, dhe zëvendëskryetari, Adnan Asllani, e përgëzuan kryeministrin e Kosovës për seriozitetin e treguar duke e ngritur në nivel të institucioneve shtetërore të Kosovës çështjen e gjenocidit të kryer gjatë luftës në Kosovë. Përfshirja në programin qeveritar të domosdoshmërisë së përpilimit të dosjeve të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë në funksion të krijimit të kushteve paraprake për ngritjen e padisë kundër Serbisë, u vlerësua si hap tejet i qëlluar rreth të cilit duhet të dëshmojmë përkushtimin tonë kombëtar. 

Kryeministri Kurti ishte hollësisht i informuar lidhur me aktivitetin e qendrës dhe shprehu mirënjohje sidomos për kontributin tonë në sqarimin e terminologjisë së saktë që duhet të përdoret kur flitet për gjenocidin. 

Delegacioni i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” i siguroi përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës për gatishmërinë e qendrës që të ndihmojë me tërë potencialin që posedon me qëllim të ngadhënjimit të drejtësisë.  

Takimi ishte shumë i frytshëm dhe mbetet të koordinohemi për të përcaktuar modalitetet e angazhimeve tona. 

Në Institutin e historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, drejtori i këtij instituti z. Sabit Syla, organizoi një bashkëbisedim me punëtorët e institutit rreth librit të Bardhyl Mahmutit “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”, të botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”. Bashkëbisedimi me punëtorët shkencor u zhvillua në frymë konstruktive dhe u artikulua rreth domosdoshmërisë së harmonizimit të terminologjisë që përdoret kur flitet për krimin e gjenocidit në Kosovë me qëllim që ky krim të përkufizohet saktë. 

Në funksion të koordinimit të veprimtarive tona, delegacioni i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” pati takim me themeluesen dhe udhëheqësen e “Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, zonjën Feride Rushiti. 

Takimi ishte tejet pozitiv dhe të dy palët u pajtuam të koordinojmë aktivitetet e qendrave tona me qëllim që të jemi sa më të suksesshëm në synimet që kemi përcaktuar. 

Një takim informues rreth aktiviteteve të i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” e zhvilluam edhe në Shoqatën e të burgosurve politik të Kosovës, ku na pritën kryetari i shoqatës, z. Hydajet Hyseni, Shefik Sadiku, Ilmi Ramadani, Skender Vardari dhe Fehmi Krasniqi. Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bosht i bisedave ishte roli që mund të luajmë në projektin qeveritar për të sistematizuar të dhënat për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. 

Fakti se 18 janar 1994 Maqedoni e Veriut ka ratifikuar Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe ky ratifikim e obligon të mbajë qëndrim në përputhje me këtë konventë që qëndron në themelet e të drejtës ndërkombëtare, ndërsa gjatë luftës në Kosovë ky shtet është shtet dëshmitar që nëpër territorin të tij kanë kaluar mbi 440 mijë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar gjatë zbatimit të spastrimit etnik si formë e gjenocidit, delegacioni i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” zhvilloi disa takime të rëndësishme edhe në këtë shtet. Në takimet në Maqedoninë e Veriut kryetarit dhe nënkryetarit të qendrës iu bashkëngjit edhe Isuf Sherifi, anëtarë i kryesisë së qendrës në Zvicër dhe Fatmir Arifi, veprimtar i qendrës në Kosovë. 

Në takim me përfaqësuesit e BDI-së, si forca më e madhe politike e shqiptarëve në këtë vend, kryetari Ali Ahmeti na informoi për veprimtarinë e pandërprerë për të ndriçuar krimet sistematike që janë bërë kundër shqiptarëve dhe na prezantoi librat që janë botuar me mbështetjen e tij me të vetmin qëllim që e vërteta të del në shesh.  

Delegacioni i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” e njoftoi kryetarin e BDI-së për veprimtarinë e qendrës dhe për qëllimin e takimeve tona. Fakti se spastrimit etnik është formë e gjenocidit, ndërsa Maqedoni e Veriut, si shtet dhe si shoqëri,  kanë mbajtur mbi supet e veta një pjesë të barrës së pasojave të spastrimit etnik të Kosovës, kërkuam nga z. Ali Ahmeti që të shqyrtoj mundësinë që shteti i Maqedonisë së Veriut të njeh zyrtarisht gjenocidin që ka kryer Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të dëshmojë për atë realitet tragjik të popullit shqiptar të Kosovës. 

Të vetëdijshëm për punën paraprake që duhet të bëhet në drejtim të krijimit të kushteve të favorshme për miratimin e një rezolute të tillë, kryetari Ali Ahmeti na siguroi se do të angazhohet maksimalisht dhe në rrethanat që ata e shohin si të mundshme, do ta shtrojnë në rend të ditës. 

Të njëjtën gatishmëri tregoi edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, i cili në zyrën e tij e priti delegacionin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”. 

Takime tejet konstruktive u zhvilluan edhe në selinë e Lëvizjes Besa. Kryetari Bilall Kasami dhe deputeti i kësaj partie Basri Bajrami shprehën gatishmërinë e tyre dhe të partisë që përfaqësojnë që në këtë çështje të japin kontributin maksimal që kryerësit e gjenocidit në Kosovë të marrin dënimin e merituar.    

Takim tepër konstruktiv dhe gatishmëri maksimale treguan edhe përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët. Kryetari Ziadin Sela dhe nënkryetari Remzi Memedi shprehën mbështetje të plotë të kësaj iniciative dhe vendosmërinë e tyre që të bëj çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të dalë në dritë e vërteta e gjenocidit që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës. 

Një pritje të veçantë na bënë edhe në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.  

Drejtori i institutit, z. Skender Asani, i cili njëherësh është i angazhuar rreth hulumtimit dhe argumentimit të gjenocidit, i shoqëruar nga Besnik Rameti, udhëheqës i departamentit të historisë në këtë institut, dhe në prani të Mehmet Prishtinës, kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”, njoftuan përfaqësuesit e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” për aktivitetin e tyre në përgjithësi dhe aktiviteteve rreth ndriçimit të gjenocidit në veçanti.  

Publikimet e shumta dhe manifestimet e organizuara nga ky institut ishin dëshmi e pakontestueshme për punën e madhe që ishin duke bërë. 

Ata shprehën mbështetje të plotë për iniciativën tonë dhe ishin të gatshëm të kontribuojnë me tërë potencialin e tyre. 

Në Tetovë patëm takim shumë të frytshëm me intelektualët Albulenë Halili, Rudina Zeqiri dhe Shemsedin Ibrahimi, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre që të marrën përsipër krijimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” për Maqedoninë e Veriut. 

Për organizimin dhe mbarëvajtjen e vizitës sonë në Maqedoninë e Veriut një kontribut të veçantë kanë dhënë veprimtarët e njohur të çështjes kombëtare, Xhevat Ademi dhe Islam Ramizi, të cilët i falënderojmë publikisht. 

Gjenevë, 31 maj 2021 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

https://kosovogenocide.com/takime-te-rendesishme-te-qendres-gjenocidi-ne-kosove-plage-e-hapur-ne-kosove-dhe-ne-maqedonine-e-veriut/ 

Letërsia e burgut dhe Vatra e lirisë

0

Marjana Bulku

Po e quaj kështu këtë institucion shekullor sepse e tillë ka qenë dhe do mbetet  ajo për bijtë e vet edhe kur atdheu i  braktiste,mohonte ;  një mikpritëse shembullore që ua mprehu pendën e mendimit , ua konsolidoi  arsyen duke ju kultivuar kritikën dhe injektuar dashurinë e pamatë për atdheun  , edhe pse matanë oqeanit, në vendin më të madh të botës .

Letêrsia e burgut prodhoi kolanën e saj të autorëve të cilëve edhe pse ju mohua e drejta , e deshën dhe mbrojtën  atë, edhe pse ju mohua fjala , e gdhendën bukur atë në letërsi e gazetari, edhe pse ju mohuan shkollat dhe edukimi, e vetkrijuan atë si autodidakt dijesh , gjuhësh, literaturash që njohin në mënyrë ekselente gjuhën universale atë të paqes e fisnikërisë çka ishte e huaj dhe e urryer për mynxyrën komuniste që shpiku ndarjen dhe përçarjen , izolimin dhe persekutimin , luftën e njeriut nga njeriu ; vêllai miku  e shoku , burgun , frikën , dhunën, injorancën  duke e shndërruar në viktimë të kohës jo vetëm individin por  një shoqëri të tërë .

Vetëm një Vatërz  lirie ka mundësi të lindë letërsinë brenda burgut dhe t’ja vizatojë jetës ngjyrat e munguara  me tinguj , ritme e emocione imagjinate e përjetimi edhe kur realiteti është një ferr i vërtetë i prekshëm , real .Dhe këtë vatërz lirie jo gjithkush mundet ta ketë e mbartë në shpirt e kur kjo ndodh ajo duhet shndërruar në Vatër lirie edhe për të tjerë duke shpalosur dramën, dhimbjen, brengat por edhe artin ,botën e pa cak të ideve që emancipojnë individin dhe shoqërinë e doemos shumë mē tepër se kaq; modelin e një lufte të paepur me padrejtësinë

Autori për të cilin po flasim sot Dine Dine  Nasufi është një prej këtyre vatrave që e ndezi lirinë m’u në burgun e madh të kohës; Shqipërinë komuniste, ku edhe instiktet  njerëzore ndrydheshin duke u shndërruar në të kundêrtën e vet; në ankthe e pasiguri por jo pak herë në dhunë e urrejtje .Imazhi i Shqipërisë socialiste ravijëzohet mes humorit të hollë grotesk si dollitë për mishin, turshitë , hudhrat , qepët pra për guzhinën e varfër socialiste për të cilën çuditërisht duartrokitej e ku askush nuk guxonte të ankohej.

Të konturoje dashurinë brenda këtij burgu të madh ishte herezi , andaj dhe ky idil dashurie ( e kam fjalën për “Alidën  “rend kaq shpejt drejt fundit të vet të pamundësisë ,dënimit me paliri .Aty nuk mungojnë analizat e thella të ndërgjegjes, përshkrimet plot detaje reale herë- herë sarkastike ndaj një Shqipërie Burg që dhunonte tërë shoqërinë duke ndërtuar kaq shumë burgje edhe të ndërgjegjes ,kampe internimi dhe kufinj mes shqipëtarësh ku gjysma ishtë përtej telash ndërsa gjysma tjetër mbeti në tentativën konstante për ti kapërcyer ato , pak a shumë e njejta situatë siç është edhe sot . Arsyjet … mbeten një pyetje e hapur përgjigjet e së cilës gjithsejcili i mbart me vete .

Letërsia si liri individuale për fat të mirë  nuk u shndërrua dot në një burg edhe kur ajo u ndalua, ja pra edhe ky idil dhe vepra në tërësi e Dine Dines ashtu si shumë vepra të tjera janë prova të një letërsie burgu ( burgologjisë siç e quan Visar Zhiti)e cila përtej ngjyrave gri të kohës sjell emra, fakte , momente apo edhe monumente vyrtytesh , karakteresh  të një kohe që jo të gjithë e jetuan njësoj.e ku për fat të keq mendja u dhunua, burgos , arratis.këtë na e dëshmojnë  shifrat me rreth 60 000 të burgosur vetëm në segmentin 1944-1990 , nga ku 26 768 ishin të burgosur politikë , mbi 6 000 të ekzekutuar me ose pa urdhër gjykate ( pushkatim dhe varje) e ku rreth 7000 vdiqën për shkak të kushteve të internimit… të cilat duhen kërkuar dhe lexuar e kuptuar mirë si një prej dramave më tragjike të dhunës njerëzorenë jo luftë.

Ajo (vepra)lëviz përmes një narracioni të ngjeshur sa në kooperativat ku dizenjohej suksesi artificial , nëpër kampet e internimit ku gdhenden vetpërmbajtja, urrejtja e fshehtë , fisnikëria e nëpërkëmbur dhe padurimi për ta shpalosur atë , në vitet 91 kohë kjo kur perspektivat e lirisë u çelën dhe ku kontributi i këtyre letrarëve e letrave të burgosur mbeti veçse një tentativë .Ndërsa dhunuesit e tyre ndërtuan gjithçka edhe pse mbi gjak , dhunë e padrejtësi pa reflektim dhe akoma mē keq pa ndëshkim  çka shpjegon deri diku pse atje në vendin tonë  e drejta burgoset ndërsa padrejtësia krekoset në liri . Protagonisti i Alidës ,Qaniu ( te vetmen novelë që kam lexuar nga Dine Nasufi është një i ri si gjithë të tjerët me ndjenja e instikte shpirtërore , edhe pse shihet ndryshe, dhe jeton në burgun e kohës burg bota e tij fisnike dallohet qartazi edhe pse mundësitë ia kufizonte liria e mangēt.

Letërsia e burgut dëshmon dhe shpjegon deri diku anatominë e mbase edhe autopsinë e një sistemi që afektoi një shoqëri të tërë duke ia amortizuar analizën dhe reflektimin , duke ia paralizuar reagimin dhe ndëshkimin e duke lënë në harresë dhe mosveprim mendjen që arratiset por edhe përzihet forcërisht  sistematikisht nga atdheu për fat të keq.

Duke kuptuar më mirë letërsinë e burgut mbase vēllezerit tanë nga Kosova e Mali i Zi do të na kuptonin më mirë ne dhe vetë ne do të kuptonim njëri -tjetrin, mëritë tona këtu, në vendin ku liria na ndolli e mblodhi , do të zbulonim shkaktarët e padënuar të atij burgimi dhe gjithćka që po rindodh sot në Shqipëri .

Ndaj Vatra ka rastin që lirinë e letërsisë së burgut ta shndërrojë në pjesë të asaj kombëtare si ndjesë dhe reflektim e pse jo edhe si iluminim të ndërgjegjes dhe arsyes çka përbën trurin e çdo akti veprimi e ndërveprimi në të ardhmen tonë këtu dhe atje për të mos përsëritur një të kaluar që ende kullon plagë.

Pse ka nevojë deputetja Adriana Matoshi ta shpërdoron “Profetin” Muhammed?!

0
Kariktaurat e Jylland Posten …
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Në twiter të saj Deputetje e LVV, Aktoria Adriana Matoshi, ka shpërdor “profetin” Muhamed, për të arsyetuar martesën e saj me futbollistin afrikan Keith. Ja teksti:
“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet.”
Biznimenja Khadixha (Hatixhe) Bint Khuvajlid Ibn Asad Ibn Abdal Ussaibn Qusaiy / خويلد بنت خديجة (lindur 555, vdekur 619), ishte e ve, meqë dy burra paraprak i kishin vdekur. Xhaxhai i Muhamedit, Ebu Talib, i cili ishte përkujdes për rritën e jetimit bonjak Muhamed, e lut mbesën e tij, Hatixhen, ta punësonte Muhamedin. Vetëkuptohet atëherë punësimet ishin skllavërime. Hatixhja, kushërinë e Muhamedit, si mëshiruese, e skllavëron Muhamedin dhe pas dy viteve skllavërim e “marton” (594). Diferncën në moshë e kishin rreth 20 vjet, Hatixhja më e moshuar se Muhamedi.
Këto ndodhi dëshmojnë se nuk ishte martesë e bazuar në dashuri, por në nevojë / interes.
Nëse Muhamedi do të ishte i lumtur dhe i kënaqur nga “martesa” me padronen Hatixhe, nuk do përfundonte në shpellë, si psikopat. Ai merrte proviant (ushqim) me vete, ikte këmbë 24 km, deri te Shpella në Shkëmbitë shkretinor Hira dhe aty “meditonte”, deri sa i mbaronte ushqimi.
Më 2 janar 610, sipas legjendave, Muhamedi duhet të ketë ëndërruar në Shpellë komunikimin me engjëllin Xhibril. Bazuar në atë ëndërrim ai ka mashtruar se është caktuar për profet nga Allahu, fillimisht padronen Hatixha, pas katër viteve djalin e axhës, Aliun 10-vjeçar. Deri në vitin 622 ka mashtruar edhe rreth 120 mekanë (kryesisht skllevër të blerë).
Aty e tutje ata, rreth 120 muhamedanët e parë, të arratisur në Medina, Muhamedi i ka organizuar në bandë kriminale (xhihadiste) dhe është imponuar me dhunë sundimtar në Medina.
Muhamedi duhet të jetë nis në arratisje drejt Medine më 20 shtator 622 (dita e parë e kalendarit islam), për shkak se Fisi i tij Kurejsh e kishte dënuar Muhamedin me vdekje, nga se kishte blasfemia e dhunuar idhuj e religjionit të tyre politeist.
Muhamedi eskalon nga misionarizmi paqësor (610-620), në vandalist agresiv, pasi i vdes padronia / “gruja” Hatixhe dhe Xhaxhai Ebu Talib në vitin 620…
Nga kjo paraqitje rezulton se Deputetja Adrina Matoshi ia ka huç me shpërdorim të “martesës” së Muhamedit me Hatixhen për ta arsyetuar martesën e saj! Keqardhje!
Megjithatë: përgëzime Adrianës për angazhime artistike dhe politike!
Uroj të ketë në këtë bashkëjetesë sa më shumë lumturi!
***
Paralajmërim i Ibrahim Kelmendit: nuk i toleroj komentet raciste e ofenduese!
Kan være et bilde av 2 personer og folk som står