Kreu Blog Faqe 1668

Kapitull tjetër i librit: “Cilësitë e mira plotgjithësore”

0

Kapitullin nr. 12 i librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” [besim]-Ardit Dardania:

12. Qasjet jo të mira të disa mendimtarëve

1. Qasja idealizuse e disa mendimtarëve njëmendësorë tregon se ata kanë mbetur peng i ngurtësisë së caktuar, në kuptimin e mosshikimit në suaza të ndryshimit të çfarëdo libri, qoftë religjioz apo joreligjioz. Ata ndodhë që librin përkatës të përshtatur për njëmendësitë e tyre ta konsiderojnë të përkryer dhe të pandryshuar. Ata herë-herë ndodh të duken shumë kontradiktorë me dijet e kohës dhe dijeve që mund të arrihen në të ardhmen.

2. Qasja arbitrariste dhe idealizuese përkatëse nga disa mendimtarë të paraqitjes së historive të përkrahësve apo promovuesve të njëmendësive që ata përfaqësojnë duke pohuar gjoja se ata promovues kanë qenë anbsolutisht të mirë dhe që nuk duhet aspak të flitet keq për ta, tregon josaktësi të tyre. Nuk ka pasur kurrë individë absolutisht të mirë në të gjitha aspektet, aq më shumë kur qenja njerëzore evoluon përherë ku vetë evoluimi tregon joabsolutizmin.

3. Qasjet shabllonike gjuhësore të disa mendimtarëve tregojnë kufizimin, njëkohësisht dhe izolimin të të shprehurit të tyre. Ata në atë menyrë tregojnë paaftësi të zhvillimit të gjuhës së mëmëdheut, që në rastin tonë është gjuha shqipe.

4. Mendimëtarët njëmendësorë ndodhë me qëllim të zëvendësojnë fjalët adekuate me fjalë që atyre u përshtatën, sipas tyre, që tregon qasje shpërfëtyruese të tyre në raport me të natyrshmen.

5. Qasja kategorizuese e ashpërt në shprehjen e mendimeve të disa mendimtarve të cilët shtjellojnë personalitete të përveçme, duke i vendosur ata në superlativ të së keqes, apo të së mirës, i shndërron në promovues të sjelljeve konfliktuoze.

6. Qasja e njëanëshme vetëlavdëruese e disa mendimtarëve i bën që ata të duken shumë subjektivë dhe ndodh krijojnë mosinteresim shtesë, për t’i dëgjuar apo lexuar se çka thonë.

7. Qasja jonatyrale, e ngurtë dhe sajuese e disa mendimtarëve i bën të duken si të zhvendosur në një botë iluzore-artificiale. Disa mendimtarë njëmendësorë ndodh që nuk e kuptojnë se janë distancuar larg nga të vërtatat me qasjen që kanë.

8. Qasja kundërshtare me shkencën e kohës të disa mendimtarëve i bën të jenë të humbur në raport me procesin e mendimit zhvillimor të mirë.

9. Mendimtarët njëmendësorë ndodh që mos ta kuptojnë që një mendimtar përparimtar i nevojitet të jetë i harmonishëm me shkencën e kohës.

10 . Mendimtarët njëmendësorë me qasjen e gabuar që kanë nuk janë afër “Cilësive të mira plotgjithësore”, por kjo nuk do të thotë që ata të mos u afrohen atyre, nëse mësojnë më shumë për veten e tyre dhe të formësojnë më shumë cilësi të mira.

Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës

0

Nue Oroshi

Në majat e thepisura të jetës ku ndegjohëj zëri i trimave kushtrimtar në fushat dhe kodrat e Shalës së Bajgorës si dhe në rrafshinat e Llapit dhe Gollakut ku shqipët e malit i qojnë fjalë besës së zotit për qëndresën e trimave të Kastriotit që në vitet e hershme shquhet një luftëtar.Ai luftëtar në dritë hijet dhe shtegtimet e jetës kishte bërë një gjakim të gjatë për jetën duke i dalë zot atdheut.Luftëtari që sot po shkruaj jo për të parën herë quhet Jetullah Islami.

Ai gjatë gjithë jetës së tij kishte një shtegtim jetësor në mbrojtje të truallit të arbër dheut.Luftëtari ishte shumë i qetë dhe shumë i afërt me popullin shqiptar.Mundohej të edukonte dhe të këshillonte edhe ata që nuk ishin në rrugën e drejt kombëtare.Prej shteg jetës ku prehen rrezët e diellit e deri në ditët e rënies heroike e kishte një jetë shumë të pasur me atdhedashuri por shumë të vështirë me jetësinë.E them të vështirë se ndiqej këmba këmbës ky luftëtar i orëve të para të luftës së UÇK-së.E kur policia serbe sulmoj Llapin Jetullah Islami e dha kushtrimin mblodhi trimat në Llap që i dolën  zot tokës arbnore ku ikën policia kriminale serbe pa e pritur i pari të mbramin.Pas dhënies së kushtrimit Jetullahu detyrohet ta vazhdoj qendresën në ilegalitët dhe një kohë edhe jashtë Kosovës, por asnjëherë nuk e ndaloj punën për atdheun.

Avni Bilalli, Jetullah Islami dhe Nue Oroshi, gjat nje demostrate ne Kiel te Gjermanisë

Tash e 22 vjet me parë shtegtari i lirisë ra heroikisht vetëm dhjetë ditë pa ardhë liria e Kosovës.Sikurse në balada të lashta ku heshtja flet me fjalën dhe e jep lajmin se heroi ra heroikisht në beteja dhe nuk është në mesin e të gjallëve.Ra së bashku me kujtimet e luftës që kishte shkruar.Sot e asaj dite nuk u gjend as ditari i cili do të zbardhte një pjesë të mirë të luftës së UÇK-së në Shalë të Bajgorës e në Llap e Gollak.Sikur shqiponjat në lartësinë qiellore e dhanë lajmin se Jetullahu ja kreu obligimin atdheut sikur burrat e dheut, në një skaj të hije jetës ku lidhën detyrimët që kemi për ata që ranë në altarin e lirisë për besën e shqiptarit dhe mbrojtjen e trojeve të parëve tanë, e kemi një obligim moral ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë.

Ashtu siç edhe shumë atdhetar te tjerë që tërë jetën ja kushtuan mbrojtjës së atdheut edhe Jetullah Islami të vështirë e kishte jetën por ai heroikisht e priti vdekjën.Kjo ishte një vdekje që e bëjnë vetëm atdhetarët shqiptar që janë të përgatitur për ta flijuar atë për lirinë e Kosovës.Kur zogjtë e lirisë sot e këndojnë këngën skaj një këndi ku përputhën jetëvdekja me jetëgjatësinë Jetullahu e kishte zgjedhur jetëvdekjen për lirinë e Kosovës.

E sikur zogjtë shtegtar do ta ndalin cicerimën kujtimi për luftëtarin nuk do të shuhet asnjëherë.Sa kalon koha ai vjen e rritët.Kur shqiponjat fluturojnë në qiellin e lirë të Kosovës aty në një pllakë përkujtomore shkruan këtu ra heroikisht heroi i kombit profesor Jetullah Islami.E sot në këtë 22 vjetor të rënies heroike nuk do ti harrojmë asnjëherë trimat e Shqipërisë Etnike.Një zë kumbues edhe sot me jehon dhe më tingëllon si shenjë e një porosie që ma dha heroi.

Nëse shpëtoj do të punoj që Kosova të lulëzoj, por në luftë edhe mundë të vritësh.Nëse vritëm dijani vlerën lirisë së Kosovës.Tash që kanë kaluar 22 vjet kjo porosi më del gjithnjë përpara e cila mi trazon ndjenjat se a i kryem porosinë luftëtarve tanë apo na kaploj lakmia.Edhe njëra edhe tjetra gërshetohen se bashku.Një pjesë të shqiptarëve pas vitit 1999 i kaploj lakmia por është një pjesë bukur e mirë që nuk e keqpërdoren lirinë e Kosovës por i kujtuan dhe po i kujtojnë me sa mundësi që kanë heronjët e kombit.Kur ditën e kapi terri një diell hijerënd i ka përfunduar rrezët e ti në shenjë proteste për të mos shëndritë,për faktin se  në diten e 2 qershorit 1999  heroikishte ra trimi i urtë Jetullah Islami.  

Vizita e veprimtarëve të mërgatës në konsulatën e Kosovës në Milano

0

Gëzim  Muçolli

Lidhjet e mërgatës me vendlindjen nuk janë  shkëputur e as dobësuar asnjëherë. As në kushtet e reja të jetës në Itali të diktuara nga situata e jashtëzakonshme e cila ka vazhduar të jetë në fuqi që nga dekreti kryeministror i 8 marsit të vitit të kaluar.

Në pesëmbdhjetë muajt e fundit kur lëvizja ishte e penguar dhe kontaktet ishin të vështirësuara, shoqatat kulturore, ku veprimtarët e dalluar kontribuojnë vullnetarisht për të shpalosur vlerat më pozitive të identitetit kombëtar dhe kulturor, ishin të detyruara të ndalin veprimtaritë e tyre me publikun si dhe u ndërprenë gati të aktivitetet e mësimit të gjuhës në Shkollat e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe.

Mirëpo kjo nuk ndaloi që të vazhdojnë kontaktet e shumta midis shoqatave dhe veprimtarëve të dëshmuar të cilët gjetën mundësi bashkëpunimi dhe bashkëveprimi duke mbajtur edhe ndonjë aktivitet të rrallë në ndonjë hapësirë kohe midis dekreteve të qeverisë italiane duke respektuar masat e sigurisë si dhe numrin e pjesëmarrësve sipas  rregullave në fuqi.

Në shumicën e veprimtarive promovuese të mërgatës sonë sidomos në veri të Italisë, për vite me radhë,  gjithëmonë ishte i pranishëm edhe i mirëseardhur edhe z. Adrian Andreja, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano. Ai me pjesëmarrjen e tij ishte përherë afër mërgatës duke i njohur problemet po edhe sukseset e saj, duke e bashkëndierë pulsin e gjallimit të asaj pjese të çmuar të Kosovës dhe të Shqipërisë që fati e deshi të shkëputen nga vendlindja e tyre.

Z.Andreja është i njohur edhe për shtytjen e madhe dhe përkrahjen e vazhdueshme proceseve integruese si dhe konsolidimit të mërgatës brenda hapësirës administrative dhe ambientit të hapur për realizim të ruajtjes së integritetit kulturor të çdo shqiptari të vendosur në shtetin e Italisë. Dihet fakti se me ftesë të komunitetit shqiptar nga komuna Arzignano e Viçencës, konzulli Andreja shkoi në takim me ta duke u njohur për së afërmi me vullnetin dhe potencialin e madh të tyre dhe i dha një përkrahje të madhe krijimit të shoqatës kulturore “Ardhmëria” e cila  ishte në fazat e para të organizimit duke iu ofruar mbështetje edhe institucionale.

Konsulli kosovar ishte mysafir i rregullt nëpër ngjarje kulturore të mërgatës sidomos në festat me nxënës të shkollave me mësim plotësues të gjuhës shqipe si dhe në veprimtari pune e afirmimi të shoqatave kulturore shqiptare. Vizita të rregullta dhe bashkëpunim të frytshëm ka pasur sidomos në provincën e Trevizos ku jeta, puna, shkolla, kultura dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shoqatave me institucionet lokale e regjionale kanë bërë që emri i Kosovës të përmendet për të mirë.

1.

Këtu dallon mbi të gjitha komuniteti shqiptar i Quinto di Treviso i cili i bashkuar në veprimtari arsimore rreth shkollës shqipe si dhe në kuadër të Shoqatës Kulturore – Humanitare “Shën Nëna Terezë” , ka arritur që të jetë bosht kryesor i shumë veprimtarive të bashkërenditura edhe me veprimtarë, shkolla dhe shoqata të tjera nga provinca e Trevizos dhe nga Regjioni Veneto. Sidomos dallohet për kontakte direkte me autoritetet italiane duke pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe me Këshillin Regjional të Venetos ku për kontributin e dhënë të mërgatës sonë në luftën kundër efekteve të pandemisë së Covid-19, vetë governatori i Venetos, z.Luca Zaia ka organizuar pritje solemne për ti ka falenderuar për përkrahjen e tyre vullnetare financiare mijëra eurëshe, afaristët kosovarë të prirë nga veprimtari i dalluar Bajram Desku, kryetar i shoqatës në Quinto.

Të shtunën me 29 maj 2021 disa nga veprimtarët e dalluar të mërgatës kosovare shkuan në vizitë në via San Martino nr.10 në Konsullatën e Kosovës në Milano. Aty zhvilluan një takim mbresëlënës me konsullin e përgjithshëm z. Adrian Andreja. Ai u shpreh shumë i kënaqur dhe i falenderoi një nga një mysafirët e nderuar duke shprehur fjalë mirënjohjeje për veprimtarinë e tyre si dhe për bashkëpunimin e dendur me konsullatën e Milanos.

Në këtë delegacion miqësor ishin të pranishëm Bajram Desku, kryetar i shoqatës kulturore-humanitare “Shën Nëna Terezë” dhe afaristi Hetem Zogaj, kryetar i Këshillit të prindërve të Shkollës shqipe në Quinto di Treviso;  Bedri Suka afarist i mirënjohur dhe pronar i “Market-Kosova” që furnizon qendrat e mëdha komerciale dhe dyqanet italiane me prodhime origjinale nga Republika e Kosovës dhe vendet e Ballkanit, i cili është njëri ndër kontribuesit kryesorë në të gjitha aktivitetet kulturore dhe institucionale të mërgatës në Itali.

Nga Arzignano (Vicenza) kishin ardhur Miradie Zymberi-Avdullahu kryetare e Shoqatës “Ardhmëria” dhe Ferat Avdullahu, drejtues i aktiviteteve mësimore të Shkollës Shqipe në Arzignano, kurse nga Shoqata kulturore italo-shqiptare “Besa” nga  Padova, Gëzim Muçolli dhe Valdete Llumnica-Muçolli, veprimtarë e kontribues në aktivitetet kulturore dhe promovuese të mërgatës shqiptare. Në këtë grup ishte edhe Admir Zogaj,i cili sapo kishte diplomuar në Menaxhmentin Digjital në Universitetin Ca’ Foscari në Venezia duke qenë shembull i brezit të ri që sot po arrin nivele të larta në studime në universitetet italiane.

Konsulli Andreja i informoi mysafirët e nderuar me kushtet e punës në konsullatë, me vështirësitë operative nga respektimi i detyrueshëm i masave anti-Covid të diktuara nga regjioni i Lombardisë, i cili ishte më i godituri nga pasojat e pandemisë gjatë vitit të kaluar. Të gjitha vonesat në pajisjen me dokumenta si pasaporta dhe leje udhëtimi janë për shkak të kufizimit të rreptë të numrit të personave që mund të pranohen brenda një dite në konsullatë, e kësaj i shtohet edhe fakti që një pjesë e mërgimtarëve vijnë edhe nga Zvicrra fqinje.

2.

Pjesë e kësaj bisede ishte gatishmëria e përfaqësuesve të shoqatave shqiptare për vazhdimin e projekteve të ndryshme kulturore që tashmë janë pjesë e rregullt e veprimtarisë së shoqatave që janë dëshmuar qe një kohë të gjatë duke ngritur nivelin e bashkëpunimit me Konsullatën në Milano dhe me Ambasadën në Romë duke qenë edhe nismëtarë, organizatorë dhe realizues të shumë programeve që i bëjnë nder dhe i japin formë asaj që zakonisht njihet si Diplomaci Kulturore. Natyrisht se prania e rrjetit të fuqishëm dhe të mirë organizuar territorialisht të veprimtarëve dhe të shoqatave duhet të jetë në funksion të jetësimit të kësaj mundësie të madhe të prezentimit të Kosovës jo vetëm si komunitet mërgimtarësh të vyer por edhe si shtet i vlerave të konsoliduara midis historisë dhe realitetit aktual.

Bajram Desku  theksoi përvojën e arritur deri tani në Quinto di Treviso ku pika më e lartë e integrimit është vulosur me vendosjen e shtatorës monumentale të shenjtores shqiptare Nënë Terezës si dhe me takimet e rregullta siq ishte ai i tetorit të vitit të kaluar kur autoritetet komunale organizuan pritje solemne për drejtuesit e shoqatës dhe për tre konzujt shqiptarë të tri shteteve të ndryshme: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, që ishte rasti i parë i një aktiviteti të përbashkët institucional ndërshtetror me karakter diplomatik-kulturor dhe socio-integrues. Bajrami  foli edhe për projektin e inicuar nga ai me përkrahjen e Gëzim Muçollit për vendosjen e një busti ose shtatores të heroit legjendar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Venezia, si një shenjë e pasurimit të trashëgimisë historike dhe artistike të shqiptarëve në këtë qytet të njohur në gjithë botën.

Konzulli Andreja duke folur edhe për aktivitetet e para një jave në Venezia me rastin e hapjes së Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Arkitekturës, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e nderuar, znj. Lendita Haxhitasim, tha se patën një takim me studjuesen e mirënjohur të albanologjisë, profesoreshën Lucia Nadin e cila i shoqëroi në ecjen në rrugët ku kanë banuar dhe vepruar shqiptarët pas largimit të tyre nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut duke vizituar edhe vendin ku ishte shkolla e parë shqipe në Republikën e Venedikut. Interesimit të saj që të bëhet një ripërtrirje e memorjes historike dhe kulturore me organizimin festiv në sheshin e shqiptarëve siq ishte zakon atëhere gjatë karnevalit të Venezias, i ishin përgjigjur pozitivisht edhe ambasadorja Haxhitasim , edhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku dhe ministri i mjedisit dhe infrastrukturës Liburn Aliu që ishin mysafirë të ftuar.

Një ngjarje e ngjajshme kulturore ishte bërë, siq njohtoi z.Desku, edhe dy vite më parë gjatë Karnevalit të fëmijëve kur nëpër kallet dhe urat e Venezias ishte parakaluar me veshje kombëtare me flamurin kombëtar shqiptar dhe atë shtetëror të Republikës së Kosovës duke shpalosur valle nga folklori ynë i pasur duke filluar nga Piazza San Marco deri te stacioni hekurudhor e cila pat zgjuar interesimin e mijëra pjesëmarrësve nga gjithë bota që kishin ardhur të gëzonin festën e Karnevalit.

Për aktivitetet e mirëfillta në qytetin e Padovës ku shoqata kulturore italo-shqiptare “Besa” ka mbajtur konferenca me karakter të lartë shkencor me rastin e shënimit të festave kombëtare si përvjetori i pavarsisë së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, konsullin e njohtoi Gëzim Muçolli anëtar i kryesisë së kësaj shoqate e cila njihet me nivelin e lartë të organizimit të bashkëpunimit ndër-institucional, kulturor dhe promovues. Tash pas hapjes së paraparë të lirisë së qarkullimit dhe heqjes së masave shtërnguese të fushatës anti-Covid, kjo shoqatë në plan të riorganizimit ka mbajtjen e disa simpoziumeve të rëndësishme si ai mbi jetën dhe veprën e Pjetër Bogdanit i cili e botoi librin e tij “Çeta e Profetëve” pikërisht në Padova në vitin 1685, si dhe projekteve tjera që me kapacitetin e vet organizativ dhe intelektual synon të jep një nxitje të re bashkëpunimit në nivele të ndryshme dhe prezentimit të pikave që lidhin trashëgiminë e përbashkët dhe mundësitë e promovimit pozitiv të Kosovës dhe Shqipërisë  në territorin e pasur të Italisë veriore.

Mes tjerash u bisedua edhe për mundësinë e riaktivizimit të kërkesës së mërgatës kosovare të shprehur me Peticionin nga viti 2014 drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme ku është kërkuar hapja e një konsullate në pjesën më të banuar me qytetarë nga Republika e Kosovës duke lënë si opcion të hapur si seli qytetet  Treviso, Padova dhe Venezia. Konsulli Andreja njohtoi se i ka pajisur organet vendim-marrëse të MPJ edhe njëherë me gjithë dokumentacionin e peticionit dhe në kuadër të riorganizimit të ardhshëm të shërbimit diplomatik-konsullor të vendit tonë nëpër botë, ekziston edhe mundësia e vlerësimit dhe e hapjes së mundshme të konsullatave aty ku vërtetë është e nevojshme dhe arsyeshme. Poashtu edhe për kërkesën e drejtë  për emërimin e një arbëreshi të shkëlqyer, Prof. Francesco Arnau, veprimtar i madh e i mirënjohur i çështjes  kosovare i cili gëzon përkrahjen dhe respektin e të gjitha shoqatave që ti jepet titulli i Konsullit të nderit në Padova, meqenëse deri tani në Itali nuk kemi asnjë konsull nderi, z.Andreja i njohtoi mysafirët se edhe kjo çështje do të rregullohet në mënyrë ligjore me rregulloren e re mbi caktimin edhe veprimtarinë e konsujve të nderit, duke pasur mundësi që ta kemi edhe këtë nivel përfaqësimi e bashkëpunimi.

Duke e falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm në katër vitet e fundit në Milano, për  punën e tij të frytshme në promovimin e Republikës së Kosovës si dhe për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme për integrimin dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të mërgatën kosovare, Bajram Desku në emër të gjithë mërgimtarëve i dhuroi një Mirënjohje nderimi  Konsullit Andreja. Poashtu edhe Valdete dhe Gëzim Muçolli i dhuruan një libër mbi qytetin e Padovës në shenjë respekti për bashkëpunimin e mirëfilltë me konsullin Andreja dhe me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Itali.

Pa fshehur emocionin dhe mirënjohjen e tij për veprimtarinë e zhvilluar deri tani me mërgatën , konsulli Andrian Andrea u falenderua për të gjithë nderimin dhe përkrahjen që ka gjetur kudo në mesin e mërgimtarëve duke shprehur se ishte gjithëmonë i vendosur që tu gjendet pranë nevojave dhe kërkesave të tyre si në rastet kur ata kanë shkuar në Milano për të rregulluar ndonjë dokument personal si dhe në raste të  bashkëpunimit interaktiv me nivelet e organizimit lokal kulturor dhe institucional të mërgatës aty ku projekte vullnetare përçuan idenë e nderimit dhe vlerësimit të realitetit kosovar si shtet i ri.

4.

Ai i falenderoi ata edhe për propozimin e vazhdimit të angazhimit të tij në mision diplomatik si dhe vlerësoi kërkesat dhe propozimet e mysafirëve për përmirësimin e kushteve të pritjes së mërgimtarëve në numër më të madh si dhe propozimin e afaristit të dalluar Bedri Suka që të zgjatet orari i pranimit të telefonatave dhe koha e punës me mërgimtarë duke e ditur se koha e pritjes për termin për nxjerrjen e pasaportës është dy muaj, e tash në prag të pushimeve të korrik-gushtit ti mundësohet mërgimtarëve një pranim dhe shërbim sa më i shpejtë.

Konzulli Andreja i shoqëroi mysafirët edhe në ambientet e punës së Konsullatës së Republikës së Shqipërisë e cila ndodhet në të njëjtin objekt me atë të Kosovës.duke përmbyllur kështu këtë vizitë të veprimtarëve kosovarë në qytetin e Milanos, ku ata  kujtuan edhe vitet e lavdisë 1998-99, kur shkonin në protesta paqësore në sheshin kryesor Piazza Duomo për të kërkuar përkrahjen e Italisë për  çlirimin nga okupimi serb dhe lirinë e pakusht të Kosovës, e ku  tashmë kemi edhe përfaqësimin më të lartë diplomatik të shtetit të Kosovës në kryeqytetin e dytë të Italisë.

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi; pse heshtë Qeveria Shqiptare dhe diplomatët perëndimorë në Tiranë?

0

Nga: Frank Shkreli

TË ZHDUKURIT E PERIUDHËS KOMUNISTE NË SHQIPËRI KËRKOJNË DREJTËSI!
TURP PËR QEVERINË SHQIPTARE DHE PËR DIPLOMATËT PERËNDIMORË
NË TIRANË QË HESHTIN!

“Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive — socialiste dhe demokrate– “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)

Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH 1944-1991 dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) organizuan në Shkodër një aktivitet në kuadër të projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Sipas njoftimit të AIDSSH, ekipi i Autoritetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, së bashku me Shoqatën e ish-të Përndjekurve të Shkodrës dhe të ish-të Përndjekurve të Malësisë së Madhe zhvilluan një udhëtim në terren, në zonën e Mbishkodrës, atje ku është organizuar kryengritja e parë antikomuniste në 1945 dhe ku Sigurimi i Shtetit ishte angazhuar fuqimisht, që vitet e para të vendosjes së regjimit komunist deri në perëndim të tij, thuhet në njoftimin për aktivitetin e javës së kaluar, kushtuar të zhdukurve në kohën e komunizmit. Është shumë me vend që u mbajt një aktivitet i tillë – sidomos në Shkodër the rrethinë — me temën siç u tha “për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese”. Më la përshtypje gjithashtu edhe pjesëmarrja e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Z. Del Monaco, pasi përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë në Tiranë, gjatë këtyre tre dekadave post-komunizëm, nuk kanë treguar ndonjë interesim të madh për të kaluarën komuniste as për fatin e mijëra të zhdukurve gjatë komunizmit në Shqipëri, — me përjashtim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. Ndonëse më ra mirë që Ambasadori Del Monaco mori pjesë në këtë aktivitet, u zhgnjeva menjëherë pasi lexova deklaratën e tijë për median me këtë rast. Është një deklaratë e diplomatit evropian, që në të vërtetë, në vend që të “rritet ndërgjëgjësimi për drejtësinë” dhe për “të zhdukurit në komunizëm” për të publikun shqiptar, që siç thuhet ishte edhe tema e atij aktiviteti në Shkodër — duhet që urgjentisht, për të kaluarën dhe krimet komuniste në Shqipëri — të ndërgjegjësohen diplomatët perëndimorë në Tiranë, por edhe më me rëndësi është që autoritetet e larta politike shqiptare të ndërgjegjësohen gjithashtu due të mbahen përgjegjëse, pasi sot ata udhëheqin atë shtet. Unë nuk kam shpresë as ndonjë iluzion se autoritet shqiptare do të bëjnë një gjë të tillë, por prisnim që përfaqasuesit diplomatikë perëndimorë të ishin pak më mirë të informuar.

Kur Ambasadori Del Monaco u pyet mbi aktivitetin kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në veprimtarinë e organizuar, ai u përgjigj se, “Si qenie njerëzore që jemi nuk mund t’i justifikojmë në asnjë mënyrë këto shkelje madhore ndaj qenieve të tjera njerëzore duke i mohuar atyre emrin apo një varrim të denjë. Realisht, e vlerësoj shumë veprimtarinë e mëngjesit të sotëm, sepse për mendimin tim në të u shpreh shumë qartë gatishmëria e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile për ta trajtuar seriozisht dhe konkretisht çështjen në fjalë. Mund të dëshmoj se, edhe nga ana jonë, në bisedat që zhvillojmë vazhdimisht me autoritetet qendrore në Tiranë marrim të njëjtin mesazh serioziteti, vullneti dhe konkretësie.” Seriozisht e ka ky, zotëria?!

“Gatishmërinë e përbashkët të autoriteteve shqiptare për ta trajtuar këtë çeshtje”, tha përfaqsuesi i lartë i OSBE-së! Për cilat “autoritete shqiptare” e ke fjalën Z. Ambasador? Më lejoni Z. Ambasador që tu sjellë reagimet më të fundit mbi të atë që ju e cilësoni si, “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të trajtuar këtë çeshtje”, gjatë tre dekadave të kaluara. Jo nga unë – por nga ente dhe organizata ndërkombëtare që merren me fatin e të zhdukurëve në botë, përfshirë periudhën komuniste në Shqipëri. Fatbardhësisht, ka individë dhe organizata ndërkombëtare që i shohin punët ndryshe në Shqipëri nga ç’i shohin diplomatët perëndimorë. Prej të gjithë juve – diplomatë evropianë dhe amerikanë në Tiranë – presim pak më shumë shumë – në të vërtetë presim shumë më shumë prej jush – presim që për viktimat e komunizmit dhe për perridhën komuniste në Shqipëri të thoni të VËRTETËN dhe mos HESHTNI, siç bëni ju aktualisht dhe siç kanë bërë para-ardhësit tuaj në atë vend, për tre dekada tani.

Ndryshe nga diplomatët perëndimorë në Tiranë të cilët mbrojnë dhe mbështesin “vijën e partisë”, ja çfarë thonë media si “Le Figaro” për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit | Gazeta Telegraf, organizatat ndërkombëtare (qeveritare dhe jo-qeveritare) si dhe individë të njohur që merren me të drejtat e njeriut në përgjithësi, mbi gjoja “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare”, siç u shpreh zyrtari i lartë i OSBE-së në Tiranë, për tu përballur me historinë dhe fatin e të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri. Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ICMP [ALBANIAN LANGUAGE] Raporti i ri i ICMP paraqet rekomandime për të përmirësuar përpjekjet e Shqipërisë për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste, i kërkohet Shqipërisë që të bëjë më shumë për çeshtjen e personave të zhdukur nga periudha komuniste në Shqipëri: “Rekomandimet e raportit kërkojnë të sigurojnë që rastet e personave të zhdukur të hetohen në mënyrë efektive dhe të drejtat e familjeve të të zhdukurve për të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimet janë mbështetur,” tha Matthew Holliday, Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP, gjatë mjë takimi në internet ku morën pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar. “Autoritetet shqiptare kanë një detyrim ligjor për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste – përgjegjësia e shtetit dhe veprimi i shtetit janë thelbësore. Puna e ICMP në të gjithë botën demonstron se personat e zhdukur mund të identifikohen me saktësi në përputhje me sundimin e ligjit, madje edhe dekada pas zhdukjeve”, u shpreh Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP.

Vitet e fundit, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) e ka ndjekur nga afër çeshtjen e të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, por nuk ka qenë e vetmja organizatë që ka bërë një gjë të tillë. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nepërmjet “Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyruara ose të Pavullnetshme”, ka vizituar Shqipërinë në dhjetor 2016 për tu informuara mbi fatin e të zhdukurve në periudhën komuniste në Shqipëri. Të pakënaqur me ato që kishin parë e dëgjuar nga autoritetet e vendit për këtë çeshtje, një vit më vonë botoi një raport tepër kritik ndaj qeverive shqiptare të tre dekadave të kaluara duke deklaruar, ndër të tjera se, “Shqipëria ende nuk është marrë në mënyrë adekuate me shkeljet e të drejtave të njeriut, të kryera midis vitit 1944 dhe 1991”, kjo sipas OKB-ës.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) vlerëson se lartë nga 6,000 persona u zhdukën nën regjimin komunist në Shqipëri në periudhën midis 1944 dhe 1991, ndërsa burime të tjera thonë se numri është shumë më i madh. Trupat e tyre nuk u kthyen më në familjet e tyre, ndërkohë që vendndodhja e mbetjeve të tyre mortore është e panjohur për të afërmit e mbijetuar, sipas ICMP.

Në një artikull kushtuar këtij subjekti të dhimbshëm për familjet e të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri – botuar dy muaj më parë në Balkan Insight — aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut dhe Drejtor i organizatës së njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, Human Rights Watch, Communist-Era Disappearances Still Haunt Albania (hrw.org) Z. Fred Abrahams shkruan se, “Mijëra familjeve, të dashurit e të cilëve u zhdukën nën sundimin komunist në Shqipëri, u është bërë përsëri padrejtësi nga dështimi i autoriteteve (shqiptare) për të gjetur eshtrat e tyre”. Zoti Abrahams vazhdon duke shtuar se detyrimet e Shqipërisë — ndaj të zhdukurve nën diktaturën komuniste në Shqipëri dhe ndaj familjarëve të tyre që ende sot kërkojnë eshtrat e tyre – janë më se të qarta. “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në të cilën Shqipëria është palë, mbulon të drejtën e jetës dhe shteti ka një detyrim procedural kur kjo e drejtë abuzohet. Shqipëria është gjithashtu palë në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë e cila kërkon hetime dhe ndjekje penale kur njerëzit zhduken ndërsa janë nën kujdesin e shtetit”, thekson Z. Abrahams i Human Rights Watch, ndërsa nënvijon se, “Në maj 2018, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë inkurajoi Shqipërinë, “të dyfishojë përpjekjet e saj për të hedhur dritë në mënyrë efikase mbi zhdukjet e imponuara që ndodhën gjatë regjimit komunist”. Shqipëria duhet të hetojë këto krime, të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës dhe të sigurojë dëmshpërblime për viktimat dhe familjet e tyre, thuhet në raportin e komitetit të OKB-së. Ky duhet të jetë sot edhe mesazhi i diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Tiranë. Prandaj, mos heshtni! Qindra mijëra familjarë të të zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshir Shtetet e Bashkuara – presin prej jush, në minimum — një qëndrim moral dhe thrirje për drejtësi ndaj kësaj çeshtjeje.

Autoritetet shqiptare të gjitha ngjyrave politike gjatë këtyre 30-viteve tranzicion — i njohin mirë detyrimet e tyre dhe të shtetit shqiptar si dhe obligimet ndërkombëtare që kanë marrë përsipër si përfaqsues të shtetit shqiptar në lidhje me të zhdukurit gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës si dhe për nevojën për të hapur, më në fund, dosjet e ish-Sigurimit kriminal të regjimit komunist, me qëllim që të identifikohen edhe qindra vendndodhjet e eshtrave të tyre, anë e mbanë Shqipërisë. Por, kjo nuk ka gjasë të ndodhë, sipas Z. Fred Abrahams i cili në artikullin e tij citon një diplomat të huaj që ka ndjekur këtë çeshtje në Tiranë se, “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive, socialiste dhe demokrate, “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”.

Nëqoftse politika shqiptare, përfshir edhe politikanët aktualë — socialistë dhe demokratë e të tjerë — të këtyre tre dekadave të fundit nuk dëshiron të “shqetësojë gardën e vjetër” komuniste, çfarë arsyeje kini ju të nderuar diplomatë perendimorë që heshtni për një çeshtje kaq të rëndësishme morale. Edhe ata ishin shqiptarë, shumë prej tyre përfaqësues të ajkës së kulturës, gjuhës, historisë dhe politikës së asaj kohe, të pafajshëm, përfshir gra, pleq e fëmij — ndonëse si të huaj në vendin e vet — janë trajtuar dhe vrarë dhe ekzekutuar në mënyrën më brutale, vetëm e vetëm, se kundërshtonin regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Dua ta përfundoj këtë shënim, megjithëse pak si i gjatë, me lajmin që posa më ra në dorë se javën që kaloi, Kosova përmbylli procesin e gërmimeve në njërën prej varrezave masive në Kizhevak të Serbisë ku u bë zhvarrosja e të gjithë eshtrave të viktimave të luftës (shqiptarë) që kanë qenë në këtë lokacion. Ndonëse dy shtete por një Komb, ndryshe nga trajtimi i të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë çështja e të zhdukurve gjatë luftës së fundit trajtohet me përgjegjësinë dhe me seriozitetin më të madh moral e kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Trajtohet ndryshe sepse në Kosovë ekziston vërtetë ndërgjegjësimi human dhe nevoja për zbardhjen e këtyre rasteve, jo vetëm nga publiku por edhe nga autoritetet më të larta qeveritare si dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë. Fatkeqësisht, ky ndërgjegjësim, për një çeshtje me kaq rëndësi morale dhe drejtësie, mungon në Shqipëri, qoftë në radhët e autoriteteve të Tiranës, qoftë edhe në mjedisin e diplomatëve perëndimorë në kryeqytetin shqiptar, siç duket nga frika që të mos “shqetësohet garda e vjetër” komuniste e cila ushtron gjithnjë një influencë vendimarrëse në vend, pre e së cilës duket se kanë renë edhe përfaqësuesit perendimdorë në Tiranë. Si rrjedhim, në Shqipëri mungon një angazhim dhe përkushtim serioz në krahasim me zotimin e qeverisë së Kosovës javën që kaloi, “Për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional familjeve të tyre dhe vendosjen e drejtësisë”. Nuk kërkohet asgjë më pak as më shumë se vendosjes së drejtësisë edhe për të zhdukurit e periudhës së komunizmit në Shqipëri dhe për familjarët e tyre që presin për tre dekada tani për të zbuluar vendndodhjen e eshtrave të dashurve të tyre!

Afera e spiunazhit në regji të SHBA dhe Danimarkës

0

Afera e spiunazhit në regji të SHBA dhe Danimarkës

Nga: Dr Sadri Ramabaja

Franca dhe Gjermania e cilësuan si akt “të papranueshëm” mes aleatëve. Merkel dhe Macron kërkojnë shpegime sqaruese nga Danimarka dhe SHBA-të. Impakti i kësaj përplasjeje duket se ka prekur edhe sferat e interesit gjeostrategjik.

Prishtinë, 2 qershor –Çështja shtrohet tashmë se çfarë ndihme kishin ofruar shërbimet skandinave shërbimit sekret amerikan NSA, përderisa kjo e fundit ka përgjuar politikanët evropianë?
Qeveria franceze përmes një deklarate të bërë publike të hënën (31 maj) pohon se, raportet e medias që pretendojnë se Shtetet e Bashkuara kishin spiunuar politikanët kryesorë evropianë përmes shërbimit të inteligjencës ushtarake daneze ishin “jashtëzakonisht serioze”, raportuan mediat franceze FP dhe France 24.
“Kjo është shumë serioze. Ne duhet të shohim nëse partnerët tanë në Bashkimin Evropian, danezët, kanë bërë gabime ose ka të meta e mangësi në bashkëpunim me shërbimet sekrete të SHBA-ve”, tha Ministri francez për Çështjet Evropiane Clement Bon për France Info.

Spiunazhi midis aleatëve ishte “i papranueshëm”, tha Macron pas takimit të Këshillit të Ministrave Franko-Gjerman në një konferencë për shtyp me video. Prandaj Gjermania dhe Franca presin që “çështja të jetë krejtësisht publike dhe të ketë sqarime të fakteve nga partnerët danezë dhe amerikanë”.
Duke u shprehur shkurt për këtë çështje të ndjeshme, kancelarja gjermane A.Merkel, pohoi se “i bashkangjitem” shqetësimit të Makrosë. Qëndrimi ynë lidhur me çështjen e NSA-së nuk ka ndryshuar. Ajo po i referohej deklaratës së saj të mëparshme: “Spiunimi i miqve, kjo nuk shkon”.

Për çka në fakt është fjala?
Në këtë fundjavë që lamë pas u bë e ditur se shërbimi sekret danez dyshohet se i ndihmoi Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A (NSA) që t’i përgjonte kabllot daneze të internetit për të spiunuar politikanë dhe zyrtarë të lartë në Gjermani, Suedi, Norvegji dhe Francë. Konkretisht Shërbimi i inteligjencës së ushtrisë për të huajt i Danimarkës FE, i ka mundësuar NSA-së që të përdorë një stacion të fshehtë dëgjimi pranë Kopenhagës, raportoi Korporata Transmetuese Daneze (DR), por edhe mediat të tjera evropiane.

Përgjimi është kryer në periudhën nga 2012-ta deri në vitin 2016.
DR deklaron se ky informacion u konfirmua nga nëntë burime të pavarura.

Në një intervistë me SVT, Ministri Suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist, e quajti sjelljen e Danimarkës “të papranueshme”, duke i bërë thirrje qeverisë daneze që të “zbulojë detaje”. Ministri Norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bakke-Jensen, i quajti akuzat e medias kundër shërbimeve daneze “shumë serioze”.

Lajmi është transmetuar fundjavën që lamë pas nga agjenci të shumta evropiane. Ajo që e bën lajmin kaq shumë të përfolur, pavarësisht se rreth tij ishte shkruar edhe në vitin 2013, është fakti se mediat tek tashti kishin qasje më të plotë në raportin në fjalë.
Të shtunën, Ministri danez i Mbrojtjes, Trine Bramsen, përsëriti se “përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë” ishte i papranueshëm. Sidoqoftë, ende nuk ka pasur një deklaratë të detajuar publike nga qeveria daneze. Danimarka është një aleate e ngushtë e SHBA-ve.

Nën emrin e koduar “Operacioni Dunhammer” procesi iu prezantua udhëheqjes së FE. Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi pas kësaj dhe kur qeveria daneze ishte informuar për këtë veprim. Ministri danez i Mbrojtjes, Bramsen, i cili ka qenë në detyrë që nga qershori 2019, bëhet e ditur nga DR se, u informua për këtë në gusht të vitit 2020.

Impakti i kësaj përplasjeje duket se ka prekur edhe sferat e interesit gjeostrategjik. Nga njohësit e këtyre raporteve, gjykohet se ishte pikërisht kjo aferë që e bëri administratën e Joe Biden-it t’i braktisë sanksionet (kundër tubacionit Nord Stream 2).
A mund të ketë impakt shtesë kjo “përplasje mes aleatëve” edhe në tavolinën e dialogut në takimin e pritshëm mes presidentit amerikan Joe Biden-it dhe atij rus Vladimir Putin?
Po në dialogun e pritshëm mes Kosovës dhe Serbisë a ka gjasa të reflektojë kjo aferë dhe këto raporte?

Të kujtojmë se gjatë kësaj fundjave ishin në vizitë dy të dërguarit special për Ballkanin Perendimor dhe Kosovën – ai i Bashkimit Evropian dhe SHBA për Kosovën, Miroslav Lajčák dhe Matthew Palmer. Ata patën një numër takimesh të ndara me autoritetet dhe opozitën në Prishtinë, duke përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Në Kosovë kjo vizitë cilësohet si shprehje e vullnetit të mirë për koordinim të përbashkët mes BE dhe SHBA për rinovimin e dialogut politik, duke pretenduar se një “bashkëpunim dhe koordinim i tillë ishte i mirëpritur dhe i nevojshëm”.

Faik Konica, në vitin 1901, për “muhaxhirët”: Ata erthnë se i mori malli i minareve …, veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”

0

Në foto: Xhamia që tashpërtash është më e madhja në Kosovë, e cila gjëndet në fshatin Bresanë të Komunes së Dragashit ( Opojë ).

Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!

konica_muhaxhiretKëtu ma poshtë mund të lexojmë nji shkrim të vogel të Faik Bèj Konices të shkruem nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901.
Ai shkrim ka titullin “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret” .
Bashkangjitun transkriptimi në gjuhen e sotme shqipe dhe nji fotokopja e këtij shkrimi:

Muhaxhirët!

E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.

Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!

faik_konica
Kjo poshte eshte faqja e plote e gazetes ALBANIA te Faik Konices.

Faik-Bej-Konica-MENDIME-TE-VOGLA-Muhaxhiret
Skanerzoi dhe transkriptoi në gjuhen e sotme Paul Tedeschini, me 01.03.2008

Nesër në Romë promovohet në italisht romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

0
Nesër në Romë, promovohet romani i Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) i botua këto ditë në italisht nga shtëpia e njohur botuese e Romës “Armando” në përkthimin e Liljana Cuka-Maksuti.
Botuesi italian ka bërë të ditur se më 3 qershor, në orën 16, nën moton “Historia e zhdukjes së një populli”, do të promovojë romanin para një audience reprezentative kulturore dhe intelektuale italianë, e ku pritet të marrin pjesë edhe ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës dhe të arbëreshëve nga Italia. Në prononcimin e botuesit, pos tjerash thuhet se “bëhet fjalë për një roman të madh nga një periferi, nga aty ku historikisht politika dhe feja luftojnë për hapësirën dhe mbikëqyrje”
Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak. Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët.

Si te ecim tutje…?

0

Skender Mulliqi

Kosova nuk ka kohe me humbur , se i ka humbur 20 vite , te cilat vite i kan bere rrushe e kumbulla kasta e vjeter grabitqare politike.Nese na ndodhe qe edhe 20 vitet e ardhshme tna i rrembejne do te mbesim as shtet e as koloni.Nese marrin ide te huaja dhe nese nuk i kemi njerezit e zot ne pushtet, do ta merre djalli shtetesine e Kosoves .

Nese nuk vendosen me ne fund vlerat ne te gjitha sistemet, nuk do te dalim dot nga kriza e pergjithshme ku jemi katandisur .Nuk do te behemi shembull i mire i shtetndertimit dhe i mireqenjes. Pak ka vullnet, kuptueshmeri e dialog te mbrendshem qe te kapercehen veshtersite politike dhe ekonomike.Rrefimi i suksesshem per Kosoven dhe te ardhmen e saj behet me ndryshe, me qasje te re karshi problemeve te grumbulluara per shume vite.Kosova ne gjirin e Evropes se Bashkuar sa duket afer eshte shume large.Nuk guxohet qe te pereseriten gabimet nga e kaluara duke vendosur ne pozita njerezit me biografi te dyshimt .

Mjafte me njerez pa dije dhe pa thirrje. Pa referenca profesionale dhe pa referenca te pervojes nuk arrihen objektivat e shtetit ligjor dhe shtetit funksional.Te udheheqesh me shtetin apo nje segmentet e tij , nuk eshte shaka, por eshte marje obligimit dhe pergjegjesise .

Politikat e kaluara na kan kushtuar sidomos ne ekonomi duke e kthyer mbrapa. Na duhen njerez qe dine ne praktike te zbajtojne politika te mira,e jo politika te mitingjeve. Mos ti lejojme keqberesit dhe te padijshimit te inkuadrohen ne sitemet vitale te shtetit, se shume vuajtem per gjithe keto vite me njerez te tille …!

Promovimi i “Kosova – histori e shkurtër” e Jusuf Buxhovit në Mitrovicë

0
HISTORIOGRAFIA INSTITUCIONALE SHQIPARE VAZHDON AVAZIN E LOGJIKËS IDEOLOGJIKE DHE TË PATERNALIZMIT NDAJ KOSOVËS!
Promovimi i librit “Kosova – histori e shkurtër” i hisorianit e shkrimtarit Jusuf Buxhovi u prit me interesim edhe në Mitrovicë. Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, theksoi komponentën shkencore të këtij libri që paraqet me dinjitet historinë e shtetit të Kosovës si qendër shqiptare në një raport kundërshtues me realitetin e tij, që pasqyrohet në Mitrovicën e ndarë dhe Veriun jashtë sovranitetit të shtetit të Kosovës. Shikuar nga ky aspekt, Bahtiri theksoi se pikëpamjet e autorit në këtë libër, ku edhe gjendja e Mitrovicës pasqyrohet në kuadër të një kompleksiteti historik që këtë hapësirë, nga kriza lindore e këndej, për shkak të resurseve të mëdha natyrore dhe pozitës gjeografike, e kanë vu në shënjestër të interesave të fuqive të mëdha, interesa këto, që në rrethanat e tanishme duhet të gjejnë përgjigje politike brenda kornizave të sovranitet të saj dhe në përputhje me frymën eruopiane të bashkëpunimit dhe të integrimeve dhe assesi me anën e aventurave me Beogradin për shkëmbim territoresh.
Publicisti, Nexhmedin Spahiu, në fjalën e tij të rastit, librin e vlerësoi si një punë të rëndësishme autoriale, që shfaqet ndryshe nga historitë kolektive ideologjikisht të ngarkuara dhe me korniza të ngushta, të cilat, rëndom kanë paraqitur pikëpamjet e fitimtarëve (komunistëve) dhe të diktatit të tyre jashtë të vërtetës. Spahiu theksoi se autori i “Kosovës” në tetë vëllime dhe në formën e shkurtër që doli këto ditë, theu stereotipet ideologjike dhe ato të limitëve të vëna nga historiografia hegjemoniste serbe, e cila rëndom e ka deformuar pamjen historike të shqiptarëve në përputhje me interesat e veta, që shqiptarët të tregohen jashtë vazhdimësisë historike, si popull pa civilizim autokton, rrënues dhe të dëmshëm për qytetërimin evropian. Sipas Spahiu, “Kosova” e Buxhovit, edhe mund të injorohet nga xhelozia dhe arsye të tjera joshkencore nga historianë institucionalistë në Tiranë dhe Prishtinë, shumë prej tyre të formuar gjatë mendësisë ideologjike dhe me diapazon të rrudhur shkencor, por binarët që ka hapur autori në këtë vepër voluminoze (atë të çështjes pellazge, antikitetit, mesjetës, ato të perandorisë Osmane, Rilindjes Kombëtare dhe në veçanti të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë), mbesin të hapur dhe të pashmangshme, veçmas kur ato tashmë, në saje të përkthimit në anglisht në SHBA tashmë kanë depërtuar edhe në qarqet universitare dhe shkenvore botërore. Ato, domosdoshmërish do të kërkojnë përgjigje shkencore dhe assesi refuzim siç po ndodh tani, ngaqë shfaqen si kërkesa që i imponohen rishkrimit të historisë në përputhje me ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike që u pasqyruan me rënien e komunizmit si dhe kthimin e pluralizmit në realitetin shoqëror-politik shqiptar dhe më gjerë.
Duke u lidhur me këtë komponentë, pra të rishikimit të historisë si gjë të natyrshme dhe të domosdoshme, pasi që të jenë vlerësuar drejtë shumë nga stereotipet e kaluara që solli dioptria ideologjike dhe ajo e diktatit të historiografisë serbe, autori theksoi se kjo nuk do të jetë punë e lehtë, ngaqë historiografia institucionale në Tiranë dhe Prishtinë, vazhdon avazin e vjetër, me pengun e monopolit paternalisht rreth gjoja të së drejtës për “të vërtetën” historike gjithëshqiptare, duke penguar me çdo kusht rishqyrtimet, korrigjimet si dhe rishkrimin e saj për aq sa këtë e determinojnë faktet meritore nga puna kompetente hulumtuese- shkencore nëpër arkiva botërore, të cilat, deri më tash kanë qenë inkognito për historianët shqiptarë për arsye të njohura. Kjo pasqyrohet më së miri, jo vetëm me ribotimin e versionit gjoja të rishkruar të “Historisë së Popullit Shqiptar” në vitet 2002-2007 në katër vëllime, që nuk sjell gjë të re nga ai i viteve të gjashtëdhjeta, po përkundrazi edhe ato gjoja korrigjime nga diktati ideologjik, dalin të karikuara nga shkaku se “tradhtarët” e deridjeshëm konvertohen mekanikisht në “patriotë” dhe e kundërta! Andaj, është absurde edhe nisma e tanishme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për rishkrimin e historisë së Shqiptarëve, si thuhet, kur janë po ata që e kanë shkruar histori ideologjike, janë po ata që kanë promovuar pikëpamjet e historiografisë serbe në raport me shqiptarët ( gënjeshtrën rreth shtetit mesjetar serb në Kosovë së ciklës i përmbahen edhe sot e gjithëditën) dhe vlerësimet tjera antishkencore, që thonë se “do të sjellin një pamje të plotë objektive të historisë së shqiptarëve nga antikiteti e deri te koha jonë”, të cilat madje “do t’u dedikohen edhe historianëve të huaj si histori e plotë e shqiptarëve”! Me këtë rast, harrohet se nga historia e shqiptarëve, që pretendohet se do të jetë e plotë, po nga këta historianë është përjashtuar Mbretëria e Maqedonisë dhe Epiri si dhe është minimizuar brutalisht Dardania, duke u rrudhur në një kapitull, përkundër faktit se mbretëria e Dardanisë paraqet bërthamën e botës pellazge-shqiptare nga antikiteti,mesjeta e deri te koha jonë, ndërkohë që po kjo pjesë e Dardanisë (si vilajet i Kosovës) shfaqet bartëse e lëvizjes kombëtare nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Duket sheshazi, që historianët e Tiranës, kryesisht të mendësisë serbe-ruse,logjikën shtetërore që prodhoi Konferenca e Ambasadorëve e Londrës e vitit 1913 kur qendrën (Kosovën) e ktheu në periferi, ndërsa periferinë (shtetin e përgjysmuar shqiptar) e ktheu në qendër, dëshirojnë ta vazhdojnë si koncept për historinë kolektive, paçka që shteti i Kosovës tashmë ka vendosur balanset e prishura të botës shqiptare, fakt ky që përjashton paternalizmat çfarëdoqofshin ato. Në këtë aspekt, autori tha se historiografia shqiptare ka për detyrë që t’i përfill realitet shtetërore shqiptare të vendosura më 1913 dhe 2008, përfillje kjo që ka për detyrë që të korrigjojë pikëpamjet antishkencore, sidomos ato të natyrës ideologjike, me ç’rast, në lupën e korrigjimit duhet të futen sidomos vlerësimet antihistorike për ngjarjet që solli shpërbërja e ish Jugosllavisë në vitin 1941 si dhe shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1991. Në kapitullin e parë duhet korrigjuar qëndrimi antihistorik ndaj Lidhjes së Dytë të Prizrenit të tetorit 1943 si dhe formimit të Qeverisë Shqiptare të atij viti të XH. Mitrovicës dhe Xh. Devës, së cilës duhet hequr hipotekat e “qeverisë kuislinge”, siç duhet të vlerësohet bashkëpunimi i aradheve partizane shqiptaro-jugosllave nga marrëveshja Tito-Hoxha e shtatorit 1944 si një shkas për ripushtimin e dytë të Kosovës nga Serbia me pasoja tragjike për shqiptarët dhe lëvizjen kombëtare për mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi sllavo-komunist në tetor 1944 – mars 1945 që u pasqyrua me rreth 50 mijë viktima, ku rëndom u masakrua popullata e pambrojtur siç ndodhi me masakrën e Tivarit, ato të Sremit dhe të tjera.

Lokacioni i Stadiumit Kombëtar duhet të jetë në Prishtinë e jo në Koreticë të Drenasit, që është “destinacion” i komandantëve të rremë e zhvatës!

0


Nga: Luan Asllan Dibrani

Zhurmë e madhe po bëhet rreth ndërtimit të stadiumit nacional të Kosovës. Gjithë kjo po bëhet pasi që gjate gjithë kohës nuk pati stabilitet politik dhe qeveri të qëndrueshme?

Fillimisht, vendi ku ishte caktuar lokacioni i stadiumit ishte në periferi afër shtatit Bernicë të Prishtinës . Ish presidenti Hashim Thaçi, në kohën kur ishte kryeministër më 18 mars të 2014, në mbledhjen e qeverisë, kishte marrë vendim që të fillojnë procedurat për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës sipas nevojave aktuale qe ma Kosova u pranua edhe në UEFA…

Mirëpo ish qeveritë e Kosovës ato u ndërruan dhe ne shenj mospërfillje me vendimet paraprake filluan me i prish planet, madje edhe me brryle e me muskuj ku konkretisht ish kryeministri, Ramush Haradinaj, me 4 dhjetor të vitit 2017, në mbledhjen e qeverisë kishte marrë vendim që zona ekonomike e Drenasit, të caktohet si lokacioni për ndërtimin e stadiumit!!! Sa qesharake edhe injoruese ?
Po si manipulohet aq lehtë me dhjetëra miliona vendosje,zhvendosje te “Stadiumit Olimpik kombëtar të Kosovës,kur lokacion i “ Bërnicës së Poshtme”, ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh për ndërtimin e një stadiumi Olimpi me standarde ndërkombëtare.
Kjo ishte si pasoje e qeverise se Ramush Haradinajt që ishte në dorëheqje prandaj kishte vendosur që Stadiumin Kombëtar, ta zhvendos nga Bërnica e Prishtinës afër 30 km nga Prishtina, gjë qe nuk është as te diskutohet.
Bërnica i takon kryeqytetit të Prishtinës i përshtatshëm edhe gjeografikisht, ma i sigurt ma normal për vendin tonë. Çka ka me lyp studioni në Drenicë kur një tifoz i futbollit për ta ndjekur një ndeshje duhet ti bëjë hiq me pak se 60 km vajtje ardhje.
Kuvendi i Kosovës e ka aprovua me ndërtuar në Bërnicë, e këta tjerët në 2017 e rrotulluan thanë jo duhet zhvendosur në Drenicë. E tash duhet ku kanë thënë me së pari Kuvendi i Kosovës ”. Fjalën e ka qeveria e Albin Kurtit tani .
Idenë për ndryshimin e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit, e konsiderohet tejet absurd. As kund në botë nuk ka qe kryeqyteti të ndërtoj një stadium të vetin jashtë lokacionit te vet. Ky thjesht është krim dhe skandal i llojit te vet, siç vepruan dhe e zhvaten Kosovën në shumë arterie .
Shpresoj sinqerisht qe ky projekt nuk do t’gjej mbështetje as nga UEFA.
Fatmirësisht Prishtina ka mjafte hapësirë rural,pikërisht ne atë zonë qe është përcaktuar më parë dhe stadiumi duhet sa më parë të filloj ndërtimin.

Vetvetiu te gjithë e dimë, se kjo u bë me qellim qe me u ulë rëndësia e kryeqytetit me çdo kusht dhe njëkohësisht te përfitoje Drenica një objekt madhor, kombëtar, infrastrukturor qe, ne një shtet dhe situate normale, do i takonte ekskluzivisht kryeqytetit.