Pas vizitës në Akademinë e Shkencave, Rama do t’ i raportojë Sulltanit se historia e Shqipërisë do të rishkruhet sipas dëshirës së tij!
Dukuritë neofashiste në Mal të Zi, dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar
Janar 2021 , tek Kisha e Shën Jovan Vladimitit mbi Malin e Rumisë, në komunën e Tivarit, që u ndërtue pa i pyetur shqiptarët. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve mund të vërehet edhe në këtë pankartë që e bartin këta fëmijë, që fatkeqësisht keqedukohen me urrejtje e shovinizën ndaj të tjerëve qysh në moshën më të re.

Nail Draga, Ulqin
Diskursi sociopolitik
Dukuritë neofashiste në Mal të Zi, dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar
Si para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, në Mal të Zi kemi paraqitje të dukurive të neofashizmit, të inspiruara nga ideologjia serbomadhe të përfaqësuara nga partitë serbe, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me mjedis të pakonsoliduar, që të përkujton vitët 90-ta të shekullit të kaluar, përkatësisht fillimin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë me pasoja shoqërore edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm
Rasti i nismës nga ana e Ministrisë së arsimit për të marrë masa ndëshkuese ndaj një mësimdhënëse në një shkollë fillore në Cetinë, se nuk i ka ndaluar nxënësit të mos shkojnë në një takim përkujtimor me rastin e 9 majit Ditës së fitorës mbi fashizmin, që është organizuar nga Organizata e Luftëtarëve të LNÇ dhe mbeshtetur nga qytetarë të ndryshëm, ka kriuar reagime nga subjekte të ndryshme politike në Mal të Zi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse pothuaj gjatë tërë vitit 2020, para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, dukuritë neofashiste me parulla e ikonografi ishin bërë pjesë e retorikës në skenën politike në Mal të Zi. Madje të tillët qellim kanë të rehabilitojnë kriminelet e bashkëpunëtorët e fashizmit, duke zhvlerësuar luftën antifashiste si vlerë çlirimtare e europiane.
Me rastin e rotacionit të pushtetit në Mal të Zi, opozita aktuale e përfaqësuar nga DPS-i është duke dëshmuar se janë mbrojtësit e antifashizmit, përkatësisht të shtetësisë dhe të kombit malazez, sepse ai është i kërcënuar nga ideologjia serbomadhe, duke akuzuar pushtetin aktual se qëndron pas paraqitjeve të tilla neofashiste.
Opinioni është i njohur se dukuria e tillë më së shpeshti është duke u paraqitur në mjediset ku jetojnë popujt pakicë, ku si rast tipik kemi boshnjakët në qytetin e Plevlës, ku para një muaji në qytet kishte grumbullime të qytetarëve serb, të cilët defiluan me parulla e këngë shoviniste kundër boshnjakëve, ku si shkas ishte emërimi i kryeshefit boshnjak të policisë në këtë qytet, i cili sipas tyre është person i papërshtashëm(!?).
Arsimi si vakcinë kundër neofashizmit
Ndonëse po bëhën dy vite që jemi të ballafaquar me pandeminë Corona-19, në Mal të Zi dukuritë e neofashizmit nuk janë të panjohura, por janë bërë pothuaj të zakonshme. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe se kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspektin nacional e të ndarë politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit me 30 gusht 2020.
Pasi në këtë aspekt nuk kemi ndonjë hulumtim të opinionit të kohës së fundit, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga subjekti joqeveritar Qendra për edukim qytetar(CGO) të para një viti, që janë të dhëna me interes edhe për momentin për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, ne lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis.
Kështu sipas të dhënave të publikuara del se 77.5% e studentëve nuk dijnë të numërojnë tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dijnë të numërojnë tre shtete të lëvizjës antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dijnë se pse festohet 13 korriku në Mal të Zi(!?).
Të dhënat e tilla janë dëshmi e nivelit dhe zhvlerësimit të arsimit që është bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadra e drejtues partiak. Duke marrë parasysh këtë strukturë qeverisëse te ata nuk ka ekzistuar shqetësimi se me çfarë programesh mësojnë nxënësit dhe kush i inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për tu ballafaquar me të shkuarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore.
Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Berane e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këto të rinjë nuk janë vetëm prodhim i mjedisit arsimor, apo mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit.
Si do të përgjigjëshin nxënësit shqiptarë?
Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjyikim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë rezultat të një niveli të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike.
Por, po të bëhëj hulumtimi për ngjarje nga historia shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë nga të mësojnë për çështje të tilla, sepse kemi të bëjmë me program mësimor e tekste shkollore të imponuara, ku është e përjashtuar historia e popullit shqiptar.
Duke marrë parasysh se fitimtarët shkruajnë historinë, duhet cekur se historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjën e pushtetit të komunistëve, ku parësore ishte qasja ideologjike që ishte praktikë në të gjitha vendet e ish kampit socialist.
Por, me këtë rast duhet të cekim se vazhdojmë të kemi koncepte të kundërta të trajtimit të ngjarjeve historike në mes ne shqiptarëve e malazezëve, sepse rrethimin e Shkodrës në Luftën Ballkanike malazezët e mësojnë si çlirimtare, ndërsa për ne ajo është luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj është kërkesë e kohës rishkrimi i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptët hegjemoniste e ekspansioniste.
Në tekstet shkollore duhet të mësohet e vërteta
Nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që ka të bëjë me të ashtuquajturin revolucion antibyrokratik, si dhe luftën në Dubrovnik, ku kanë marrë pjesë edhe malazezet, atëher duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi të kohës, që janë ende në pozita të tilla. Nëse atëherë ishin në, mbeshtetje të politikës serbomadhe, ndërsa nga viti 1997, u distancuan nga ajo, faktët janë të arkivuara. Sepse kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dijnë të vërtetën, e jo të kamufluara sipas interesit të politikës si në kohën e monizmit(!).
Andaj, dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi nuk janë befasi, sepse „çka ke mbjellur do të korresh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të kaluarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Sepse, nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, në rastin konkret te popullsia ortodokse ate e ka kryer KOS-i. Sepse, ky subjekt vazhdon më tepër të merret me politikë se sa më çështje teologjike, andaj nuk është befasi mbeshtetja nga qytetarët ortodoks në Mal të Zi, duke dëshmuar forcën e vet jo vetëm teologjike por edhe politike kundër ish pushtetit, që u dëshmu edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020.
Përfundim
Dukuritë fashiste në Mal të Zi janë prodhim i ambientit neofashist që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të partive politike serbe, që tani janë pjesë e pushtetit e në veçanti të Kishës Ortodokse Serbe, e cila vazhdon të veprojë si shteti në në shtet, sipas ideologjisë serbomadhe.
Por, në këtë aspekt nuk mund të amnistohet pushteti tridhjetveçar nga ana e DPS-it, të cilët kësaj çështjeje nuk i kanë kushtuar vemendjën e duhur, sepse nuk janë ballafaquar me të shkuarën, duke dëshmuar drejtësi e barazi që ka ndikuar në forcimin e neofashizmit. Sepse gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të preokupuar për përfitime personale e klaneve të ndryshme, duke e trajtuar shtetin si pronë private që në mënyrë përfide e ka shfrytëzuar KOS-i për të realizuar objektivat e saja jo vetëm klerikale.
Nuk ka dilemë se askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferentë në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste në praktikë na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e antifashizmit, barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor.
(Qershor 2021)
Malcolm: Serbia kurrë nuk është njohur ndërkombëtarisht me Kosovën si pjesë të saj, pasi vendi ishte okupuar me luftë
“Kur një territor kalon nga një shtet në tjetrin me ndihmën e okupimit dhe atë gjatë kohës së luftës, ai akt pas luftës duhet të njihet me marrëveshje midis dy palëve ndërluftuese.” Noel Malcom
Gjatë tetorit të vitit 1918, ushtria serbe, me ndihmën e aleatës të saj, ushtrisë franceze, ia doli t’i ripushtojë trojet verilindore shqiptare, që i kishte pushtuar më 1912 dhe që iu njohën nga Konferenca e Londrës. Për të evituar qëndresën e shqiptarëve, komanda e kësaj ushtrie, më 29 shtator 1918, hidhte me aeroplan qindra proklamata, në disa qytet të këtyre trevave (Kumanovë, Shkup, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Novi Pazar, Plavë, Guci ). Me anë të atyre ftoheshin shqiptarët të Iuftonin kundër ushtrisë austro-hungareze e të viheshin në mbrojtje të minoritetit serb. Tërhiqej vërejtja se nëse kërkesa do të përfillej, atyre do t’u ofrohej “ miqësia”, që do të thoshte që ata do të bëheshin pjesë e pushtimit të tokave të tyre.
Shteti i ri Jugosllavi u shpall më 1 dhjetor të vitit 1918. Ai zyrtarisht u quajt “Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve” (SKS) dhe u formua Mbretëria Serbe, Mbretëria e Malit të Zi (me ç’gjë Nikolla dhe dinastia e tij u përmbysën) dhe nga disa pjesë të të Austro-Hungarisë, përfshirë Slloveninë dhe territoret kroate. Serbia ishte elementi mbizotërues, jo vetëm për shkak të madhësisë së saj dhe ushtrisë ngadhënjyese, por edhe për shkak se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës, Aleksandër Karagjorgjeviq (i cili u bë regjent në vend t’et, më 1914), u shpall mbret i shtetit të ri.
Sa i përket Kosovës, ajo u përfshi vetvetiu në këtë proces, sepse konsiderohej një pjesë integrale e Mbretërisë së Serbisë. Të gjithë komentatorët e asaj kohe si dhe të gjithë historianët e mëvonshëm, si duket e kanë pranuar këtë ide si një fakt të qartë dhe legjitim. Malcolm beson se e vërteta- sa u përket fakteve legjitime- është ndryshe. Kosova (përfshirë edhe Sanxhakun I.A.), sipas tij, ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb. Malcolm shton : Mirëpo, e vërteta e çuditshme është se Kosova nuk është inkorporuar legalisht në Serbi as në bazë të standardeve të ligjit ndërkombëtar.
Kur Kosova u okupua në vitet 1912-13, Në Serbi ishte akoma në fuqi kushtetuta e vitit 190. Neni 4 i kësaj kushtetute e bën të qartë se asnjë ndryshim në kufijtë e Serbisë nuk mund të jetë i vlefshëm pa pëlqimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe jo “Asambleja e Zakonshme “ose parlamenti. Pra, fjala është për një asamble më e gjerë që duhej të mblidhej për të shqyrtuar posaçërisht çështjet kushtetuese dhe një asamble e tillë nuk u mbajt kurrë për të diskutuar ose ratifikuar zgjerimin e kufijve të Serbisë, që do të përfshinte Kosovën dhe Maqedoninë.
Nga pikëpamja serbe, pretendohet se, megjithëse nuk u respektua procedura korrekte e brendshme kushtetuese e Serbisë, territoret u aneksuan në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe falë fuqisë për të lidhur marrëveshjet që mbreti kishte. Sidoqoftë, e vërteta dhe faktet tregojnë se Kosova nuk i përkiste Serbisë për asnjë kriter. Për më tepër, Kosova nuk është e inkorporuar ligjërisht në Serbi as sipas ligjit të brendshëm ose në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare. Sepse, sipas Zef Mirdite, (U povodu knjige Noela Malcolma “Kosovo. A Short History” ) autori argumenton, kur një territor kalon nga një shtet në tjetrin me ndihmën e okupimit dhe at gjatë kohës së Iuftës, ai akt pas Iuftës duhet të njihet me marrëveshje midis dy palëve ndërIuftuese. Kjo i referohet marrëveshjes së Londrës që u nënshkrua pas Iuftës midis aleatëve ballkanikë (përfshirë Serbinë) dhe shtetit osman. Sidoqoftë, Serbia kurrë nuk e ka ratifikuar atë. E njëjta gjë është e vërtetë për Traktatin e Kostandinopojës, të lidhur në Mars 1914 midis Serbisë dhe shtetit Osman, sipas të cilit Traktati i Londrës konsiderohej i ratifikuar. As Serbia kurrë nuk e ka bërë atë. E njëjta gjë është rasti me marrëveshjen në Sevres në 1920, dhe madje edhe me atë në Ankara në 1925, e cila mbeti e pavlefshme dhe joefektive në lidhje me aktin e aneksimit të Kosovës në Serbi. Gjegjësisht, me marrëveshjen në Ankara në 1925, Turqia e konsideroi Kosovën një pjesë të Jugosllavisë, dhe jo Serbisë.
Me formimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, (sipas autorit Rexhep Shkrijel), filloi rrëmbimi dhe shkatërrimi i pronave myslimane – “të aga dhe bejlerëve, të cilët u pIaçkitën, dhe një numri aga dhe bejlerësh dhe shërbëtorët e tyre u eIeminuan”. Këto grbitje u kryen nga fshatarët serbë (kmetët) sepse ata besonin se kishin të drejtë në tokën që kishin dhënë me qira për kultivim. Siç dihet, shërbëtorët ishin qiramarrës të tokës, ndërsa pronarët e saj të vërtetë ishin agallarët dhe bejlerët.
Përveç në Sanxhakut, Kosovë dhe Maqedonisë, shumë myslimanë jetuan në Mbretërinë e re. Mbretëria e sllavëve të jugut e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve u përpoq të heqë qafe popullsinë jo lojale shqiptare, e cila konsiderohej si një faktor shpërbërës, dhe në atë mënyrë të fitonte tokë të përshtatshme për kolonizim. Një seri masash direkte dhe indirekte inkurajuan myslimanët e pavendosur të migrojnë dhe për atë qëllim u përdorën institucionet shtetërore të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (Jugosllavia).
Menjëherë pas themelimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, popullimi i Kosovës, Dukagjinit dhe Maqedonisë me serbë, malazezë dhe sllavë ishte detyrë me prioritet. Për shumë politikanë serbë dhe disa shkencëtarë, popullata shqiptare ka qenë gjithmonë një problem serioz që duhej zgjidhur. Në artikullin “Problemet e kolonizimit tonë të brendshëm”(«Problemi naše unutrašnje kolonizacije»), i cili u botua në revistën Letopis Matice srpske (Novi Sad, 1925, libri 303, vëll.3). …Anton Melik deklaron se atje “Arnautët, në disa zona, arritën një shumicë absolute, sepse, sipas statistikave tona nga viti 1920, ata përbëjnë 63.9% në rrethin e Kosovës, 60.5% në rrethin e Zveçanit, 65.9% në rrethin e Prizrenit , dhe Dukagjini deri në 80.8%…..Detyra kryesore “duhet të jetë prishja e unitetit të Arnautëve të banuar, në atë mënyrë duhet kolonizuar në radhë të parë Fushën e Kosovës dhe Dukagjinin”.
Në disertacionin e doktoratës Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1919-1941) (Prishtinë, 1981), Mi. Obradoviq shkruan autori Petrit Imami, (2016, Serbët dhe shqiptarët..,) vëren se një nga shkaqet që krijoi tension dhe shkaktoi pakënaqësi tek shqiptarët në Kosovë ishte mënyra në të cilën qeveria ushtroi zgjidhjen serbe “Borgjezia serbomadhe dëshironte të thyejë kompaktësinë e fshatrave shqiptare duke sjellë kolonë tek ata. Shqiptari krenar nuk mund të toleronte poshtrimin nga kolonët agrsivë, kështu që ky ishte shkaku i ekzeutlmeve dhe krijimit të kaçakëve të rinj. (…) Xhandarët gjithashtu kontribuuan në marrëdhëniet e këqija midis kolonëve dhe shqiptarëve. Në krye të detyrës, ata nxitën kolonët kundër shqiptarëve, pIçkitën gjithçka që u pëlqente dhe ekzekutuan pa ndonjë arsye…
Pasi Serbia krijoi një administratë pushtuese përmes një regjimi ushtarak dhe policor, ajo kreu mizori dhe gjnocid ndaj shqiptarëve, duke përdorur forma të ndryshme. Pas përfundimit të Iuftës së Parë Botërore, më 1 maj 1918, në Shkodër u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Programi i këtij komiteti parashikonte zgjidhjen e dy detyrave kryesore: sigurimin e pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar dhe aneksimin e Kosovës dhe të gjitha rajoneve të okupuara shqiptare me Shqipërinë, në një shtet të vetëm komb, si një kusht i domosdoshëm për zhvillim politik, ekonomik dhe kulturor të popullit shqiptar. Duke shpresuar, si organizatat e tjera patriotike, që Konferenca e Paqes në Paris do të zgjidhte çështjen shqiptare, Komiteti i Kosovës i dërgoi asaj memorandume të njëpasnjëshme duke kërkuar që të respektohet pavarësia e shtetit shqiptar dhe të ndreqen padrejtësitë që i bëhen Shqipërisë në Konferencën e Londrës.
Komiteti, i cili kishte në programin e tij çlirimin e Kosovës dhe rajoneve të tjera shqiptare, mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe demokratizimin e tij.

Prof. Ismet Azizi, Gjilan
Njeriu, profesioni dhe ligji (1)
Fahri Dahri, ekspert i ekonomisë, Itali
1)- Institucioni apo individi?
– Nuk është duhuri që të jesh i pavëmendshëm në rastet kur trajtohen qendrimet ndaj kombit.
Me aq sa dimë, duhet të flasim.
Për rastin e diskutimeve që kanë lindur me “Rishikimin e Historisë”, për të cilën me të drejtë po shfaqen shqetësime, dëshiroj të kujtoj disa probleme të pakëndshme që praktikisht kanë dëmtuar demokracinë, imazhin profesional të specialistëve dhe të vendit. Trajtimi do të bëhet i thjeshtë, jo teorikisht, me referenca bazuar në realitetet e përditshme, në praktikat e gabuara të ndjekura gjatë këtyre 30 viteve (1991-2021).
a) Keqardhje për tjetërsimin e
konceptimit të detyrave dhe të drejtave të çdo njeriu, sidomos kur ndodhen në funksione të larta shtetërore, në institucione të rëndësishme nga ku vendosen fatet e vendit, të shoqërisë dhe individit.
Lidhur me këtë konceptim, shoqëria dhe individi në çdo profesion, duhet të jenë të vetëdijshëm se tek i njëjti person qendrojnë dy të vërteta:
– njeriu dhe profesioni;
– njeriu dhe karakteri.
Çdo njeri profesionist, në zbatimin e detyrave të ngarkuara, është i detyruar të jetë një i vetëm, i përbërë me tre të njëjta ku përfshihen: Njeriu, profesioni, karakteri.
b) Nuk arrij të konceptoj që një njeri profesionist, të bjerë në nivele që të mohojë profesionin për ti bëjë hosana politikës, në ç’farë do kohe që jeton.
Më shkoqur. Absolutisht nuk arrij të konceptoj që në rastin e “Rishikimit të Historisë”, një historian i vërtetë ta shkëmbejë profesionin në raport me interesat jo ligjore dhe të pranojë të dëmtojë karakterin e tij, të familjes, fisit dhe të kombit. Historiani profesionist nuk duhet ta shtrëmbërojë historinë sepse ja kërkon politika e çdo kohe qofshin të majta apo të dhathta, miku apo armiku. E kundërta, nëse ndonjë historian, i çdo niveli qoftë (apo çdo profesionist në funksion) vepron jo si profesionist, duhet ta dijë se, gjithçka që shkruan, nga çdo lexues kuptohet që në frazën e parë, nëse është profesionist dhe shkruan saktë, apo është historian i “tredhur”, sharlatan, mohues i vetvetes dhe turpërues i atyre që e rrethojnë.
c) Situata aktuale ku mbizotëron e keqja e shoqërinë tonë është funksionimi i deformuar i sistemit të drejtësisë, prandaj është i nevojshëm përqëndrimi.
Për të kuptuar dëmet që shkakton profesionisti, kur dëgjon dhe merr në konsideratë ndërhyrjet politike, do marrim për krahasim veprimin e një mjeku kirurg. Nëse gjatë operimit do të vepronte duke ndërhyrë politika, ai në vend të operojë apandesitin, operon zemrën. Rezultati i punës së tij do ishte fatal për pacientin. Me këtë ndjesi dhe përgjegjësi duhet të punojë çdo profesionist. Profesioni është saktësi, zanat, ndërsa politika kur ja kërkon puna e përgënjeshtron veten.
Duhet të kuptojmë, të bindemi dhe të mësohemi se politika ndikimin e saj e realizon në projekt dekretet, projekt ligjet dhe në miratimin ose mos miratimin e tyre në Kuvend. Nëse një projektligj miratohet, ai kthehet në ligj. Nga ky çast ligji merr plotfuqishmëri me detyrim Kushtetues për zbatm nga të gjithë lojtarët, ose palët. Që nga ai çast çdo kundërshtim i ligjit, jo vetëm vlerësohet “Nul”, por krijon precedent kundër Kushtetutës. Lejohet (në disa raste tek ne bëhet edhe i qëllimshëm) veprimi i “dy pushteteve”. Ky dublim ka krijuar mosmarrëveshjet dhe konfliktet politiko-partiake deri në antagoniste. Të këqia të cilat janë vërtetuara gjatë 30 viteve tek ne.
Personalisht në profesionin tim dhe detyrat që kam kryer, si para 90-tës dhe mbas 90-tës, nuk jam ndikuar nga politika e kohës, por jam bazuar vetëm në ligjet përkatëse. Me këtë konceptim kam punuar dhe drejtuar, kjo ka qenë dhe arësyeja e vlerësmit profesional nga të 14 ministrat, të majtë dhe të djathtë, me të cilët kam punuar në periudhat para dhe pas nëntëdhjetës. Shembulli nuk vlen për “Belulin”, por për seriozitetin në zbatimin e ligjeve nga kushdo dhe në çdo kohë. (Për të shuar ndonjë kuriozitet, nuk jam përfshirë në politikë. E njoh politikën, por i jam përkushtuar profesionit). Politika për të realizuar programet e saj, i konkretizon gjatë periudhave të hartimit, përpilimit të projekt ligjeve. Aftësia e partive për ndikimin e tyre politik vendoset në Kuvend. Miratimi ose jo nga Kuvendi i projekt dekreteve, projekt ligjeve janë tëi detyrueshme për zbatim për të gjithë, përfshi dhe partitë politike.
Prandaj specialistët në punët e tyre, ligjërisht nuk detyrohen të ndikohen politikisht. Po kështu dhe partitë nuk duhet të mbajnë qendrime partiake ndaj specialistëve kur ata, në detyrat që kryejnë zbatojnë ligjet.
ç) Nuk arrij të kuptoj asnjë nga rastet që disa institucioneve të ndryshme shtetërore, kur u paraqiten ankesa për ti zgjidhur, si lumenj derdhen opinione dhe komente se përgjigja për zgjidhjen e ankesës do të varet nga numrat e “trupit gjykues”!?.
Fillojnë “thashethemet” prej analistave, komentuesave, opinionistave, si në ekranet televizive dhe në të gjitha mediat (megafonët partiakë), duke hamëndësuar me mendimet e tyre “brilante” .
Sipas përkatësive, disa prej tyre deklarojnë të “bindur” (megjithëse nuk kanë asgjë në dorë, veç honorareve) se vendimi do të favorizojë të majtën, pasi raporti i gjyqtarëve është 3 me 2 ose 5 me 2, etj. Ata të palës tjetër deklarojnë se zgjidhja e ankesës do të favorizojë të djathtën, pasi raporti është mbi 50% për ‘të. Këto deklarime, sipas numurave, hedhin poshtë vendimmarrjet ligjore dhe ngrejnë lart vendimmarrjet politiko-partiake. Mendime pa llogjikë, lemeritëse, por vepruese tridhjet vjet me radhë!!!
Nëse çdo ankesë pritet të zgjidhet nga institucionet e larta, fjala vjen, të drejtësisë, mbi bazën e raporteve numerike, në konceptimin tim, kjo nuk është zgjidhje ligjore, por zgjidhje militantësh. Asnjë dekret apo ligj nuk duhet të ketë dy apo tre interpretime dhe këto të shërbejnë për orekset e palëve politike.
Fjala vjen, konkludoj se Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Komisioni Zgjedhor etj. absolutisht nuk duhet të “numurohen” me përkatësitë partiake, por vetëm me respektimin e ligjeve dhe akteve ligjore përkatëse, ndryshe nuk kemi shtet ligjor, por kemi, siç u tha, veprime ekzekutive nga “dy pushtetet”, që veprojnë sipas “inateve” dhe “interesave” partiake.
I njëjti ligj nuk mund të interpretohet nga specialistët sipas kërkesave imediate të politikës, mbasi politika të drejtën e saj e ka ezauruar mlnë seancat përkatëse të Kuvendit.
d) Ndalemi në një rast të freskët, tek ftesa aktuale që maxhoranca i bën opozitës për të “Bashkëpunuar”. Ftesa vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme. Këtu, për mendimin tim, ka vend që analistët, opinionistët dhe mediat në tërësi duhet të japin kontrubutin e tyre profesional, pa gjykuar ftuesin, cilido qoftë.
– Nëse ftesa konceptohet politikisht, komentet dhe interpretimet partiake që kemi dëgjuar janë të drejta.
– Nëse ftesa do të konceptohet nga të dy palët juridikisht dhe ekonomikisht në rapor. edhe me problemet e kohës në të cilën kërkohet, duhet ndalur për t’u gjykuar dhe studjuar në efektet mbarë shoqërore që mund të rrjedhin nga bashkëpunimi.
* Po qe se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, me pjëmarrje edhe në qeveri, kjo ka defekte. Defekti kryesor është deformimi i vullnetit të elektoratit dhe lë të kuptohet se tentohet për shmangiet nga përgjegjësitë dhe mbulimet e mangësive.
* Po qe se bashkëpunimi kërkohet të jetë në Kuvend, mendoj se është një nga parimet themelore të funksionimit të shtetit demokratik. Miratimi i ligjeve me bashkëpunim, mirëkuptim dhe me votim të vullnetshëm, të bindshëm dhe të pandikuar, jep garanci të plota në zbatimin e ligjeve nga të gjitha palët. Kjo, në konceptimin tim, pastron dhe siguron rrugën për krijimin dhe forcimin e shtetit ligjor.
Pse duhet të trajtohet si herezi, nëse një ministër shkon në ndonjë bashki, që në krye të saj është zgjedhur nga pala tjetër dhe të dy së bashku ndjekin punimet e rindërtimeve nga tërmeti; apo vizitat nëpër spitale kur trajtohen të sëmurët nga COVID-19?. Këto takime janë të nevojshme se i shërbejnë kontrolleve për realizimin e objektivave të strehimit dhe shëndetit të pacientëve, që nuk ndahen si të majtë apo si të djathtë. Janë objektiva që i përkasin të gjitha partive, të majta dhe të djathta. Prandaj, interesime të tillë nuk mund të jenë “mollë” sherri mes partive. Çdo kohë ka ndarjet e saj, shekulli i kaluar kishte ndarjen e popullit në komunistë, ballistë, punëtorë, kulakë etj. Shekulli mbas tij duhet të karakterizohet nga demokratë dhe socialdemokratë, që nuk duhet të ketë diferencime klasore, as urrejtje, por partneritet për më të mirat.
Nga këto shkuarje, nxirren edhe defektet, të cilat i shërbejnë opozitës për të kritikuar dhe për tu përmirësuar.
Demokracia nuk ka urrejtje, as mllefe, por “gara” kush arrin të bëjë më shumë për vendin dhe shoqërinë.
ç) Shpesh, gjithandej ndeshemi me egërsinë, hakmarrjen dhe ndarjen e shoqërisë tonë, duke vazhduar me konceptin e luftës së klasave. Një ndarje e rëndë mes njerëzve, pa e tepruar edhe brënda familjes, e cila krijoi urrejtje, armiqësi të neveritshme. Fatkeqësisht po kalojnë tre dekada dhe ajo “farë e keqe” që mbolli rregjimi, nuk është shkulur nga shoqëria, por përdoret gjërësisht duke u ndarë padrejtësisht në dy grupime:
*) grupimi “sulmues”, gjoja me mbrojtjen dhe marrjen hakë nga e djeshmja dhe,
*) grupimi “mbrojtës”, gjoja për t’u mos poshtëruar nga e djeshmja. Mendoj se të dy grupimet, nuk duhet të bien në “kthetrat” e luftës së klasave. Ko duhet të “ndreqet” dhe jo të përdoret ga të dyja palët partiake si të majtat dhe të djathtat. Përmbysja e qeverisjes që përdori luftën e klasave, nuk duhet lejuar të kuptohet si fitore e njërës palë dhe humbje e palës tjetër, por është fitore e mbarëshoqërisë. Kështu vendoset demokracia. Duhet kuptuar se mbas nëntëdhjetës, për shoqërinë tonë, diferencimet sociale që vepruan dje, sot ato janë çvleftësuar dhe nuk duhen lejuar të vazhdojnë përçarjen e familjes tonë të madhe.
Shteti ligjor, vetë demokracia, brenda saj nuk ka palë, pra palët janë shuar.
d) U ndala tek disa nga të këqiat që na kanë shoqëruar, me synim për t’u shkëputur njëherë e mirë prej tyre.
Në konceptimin tim, këto të liga duhen ndrequr, sepse po vazhdohet përsëri të jemi mbërthyer mëndërisht prej kurthit të ideologjive antishoqërore. Vazhdojmë të luftojmë me mëndësitë e para nëntëdhjetës ndaj njëri-tjetrit dhe në vend që të shohim drejt të mirave, përmirësimeve, kemi mbetur duke u marrë me të shkuarën, e cila e bëri gjëmën dhe nuk na lëshon. Ajo kohë me “bëmat” e saj, të na vlejë për të mësuar ç’farë ishte e keqe dhe kush është e mirë. Ecuria gjatë 30 viteve, në disa drejtime është baraz me “në vend numuro”. Kjo është shqetësuse, duhet thënë ndal duke vepruar për ndryshim.
Sigurisht e shkuara nuk harrohet, por me ‘të duhet detyrimisht t’ua lëmë të merren institucionet e ngritura. U takon partive politike dhe institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore të merrem seriozisht me gjetjen e metodave për tu shkëputur shpirtërisht dhe moralisht nga konceptet që na kanë “zënë frymën” prej afro 80 viteve.
E gjitha sa trajtova mori shkas nga trajtesat dhe artikujt, të cilët vërtet tregojnë shqetësimet që kemi për fillimin, kujdesin dhe saktësinë që kërkon “Rishikimi i historisë”.
Historia nuk është, po e thjeshtoj shumë problemin, as e partisë socialiste, as e partisë demokratike, apo kujdo partie tjetër. Historia është e gjenezës, e të gjithë shqiptarëve, për të gjitha kohërat, që nga PELLAZGJIA e deri sot, me të mirat dhe jo të mirat
Mirë bëhet që, ndonjë anëtar komisioni e ndjen veten se nuk shkëputet dot nga militantizmi, është nder për ‘të të dorëhiqet.
Në Itali, më 03/06/2021
- Shënim (1): Trajtimi i temës është shkruar bazuar në jetën tonë praktike, pa referenca teorike, brenda një periudhë afro 80 vjeçare, të drejtuar dhe udhëhequr nga dy pushtete, ai i ashtuquajturi popullor dhe i ashtuquajturi demokrat.
Ai kishte guximin të jetë frikacak! Një hero!
Nga Aurel Dasareti
Ai është kryesisht një njeri i mirë dhe jashtëzakonisht i moralshëm, me aftësi të shkëlqyera hajnie, por edhe i korruptuar. Ai shkëlqen dhe kundërmon, lëshon një erë të fortë si peshku i kalbur.
***
Unë kam një koleg dhe mik të ngushtë me të cilin prej fëmijërisë kam pasur shumë biseda të sinqerta. Ne nuk flasim për motin dhe erën, por ndajmë mendime mbi kombin, keqpërdorimin e fesë, politikën, gjuhën magjepse shqipe, kulturën dhe etikën në trojet e gjyshërve tonë. Ne flasim për libra, artikuj gazetash dhe opinione që kemi lexuar dhe për ato që kemi shkruar vetë, për TV programet tallava, për leksionet dhe këndvështrimet në debatet tona, veçanërisht për vendosjen e anarkisë, ikjen e rinisë-shpopullimin e Shqipërisë (e të gjitha trojeve – nga shqiptarët autokton), falja e detit dhe monitorimi zero i kufirit me Greqinë prej nga hyjnë (dhe do mbeten aty) emigrantë joligjorë nga i gjithë rruzulli tokësorë. Flasim për të huajt (rusët, serbët, arabët…) që janë gati të blejnë të gjithë pronën shoqërore dhe “apartamente pushimi” në të gjithë bregdetin shqiptar dhe praktikisht të kolonizojë vendin, flasim për përjetimet tona ku kemi marrë pjesë si vëllezër të fushëbetejës dhe psikologjinë e sjelljes së popullit tonë indiferent – që nuk shqetësohet dhe nuk unifikon veprimet për çështjet shumë serioze kur bëhet fjalë: për të qenë-mos me qenë si komb e vend. Qeveria shqiptare që falsifikoi zgjedhjet, mund të lejojë të huajt të financojnë vetëm në industri dhe ngjashëm, e jo të shesin bregdetin tonë si me ua pjellë mamaja e tyre. Pas blerësve të vegjël qëndron një agjendë e madhe, kolonizimi i Shqipërisë. Mafiozët betonojnë edhe bregun ranor të plazheve si dhe gjithë Tiranën, thjesht, për të pastruar para të pista. Kishim aq shumë për të folur, nëse do të kishim mjaft kohë.
Një ditë erdha për të vizituar mikun tim, përpara se të përshëndesja dhe të hiqja këpucët, ai thirri: “Aurel, meqë të dy jemi me origjinë shqiptare më thuaj vëlla, janë në Shqipëri mendimet ose veprimet që janë të dënueshme?”
“Mendimet!”, ishte përgjigja ime, para se të mendoja për të. Ai më pyeti pse iu përgjigja kësisoj. Unë thashë që është kështu sepse mendimet çojnë në veprime.
Ai eci para dhe prapa në dysheme, duke bërë gjeste me duart në mënyrën e tij të zakonshme, u ndal para divanit dhe tha: “Imagjino që kjo është një stol në park dhe se unë si 20 vjeçar beqar jam ulur në të. Një vajzë shumë e bukur kalon pranë meje, dhe mendoj se ajo duket e mrekullueshme. Mendoj për të pjesën tjetër të ditës, në mendjen time e ledhatoj. A janë mendimet e mia kriminale? Jo.”
Unë pashë që miku im i mençur kishte të drejtë. Asnjë diktator, asnjë pushtet, nuk mund të ndalojë mendimet tona, edhe nëse na përndjekin. Edhe kur nuk duam të mendojmë për një temë, apo një situatë, ne mendojmë automatikisht.
Përgjigjja ime ishte plotësuese: “Por, nëse i vë në praktikë mendimet e mia, në formën e një akti fizik të paligjshëm, atëherë veprimet e mia janë të dënueshme dhe ato do të ndëshkohen. Askush nuk mund të më prangosë sepse në mendjen time e ledhatova ose bëra më shumë. A ka ndonjë bir nëne që mund të më ndalojë të mendoj, apo është e pamundur?”
***
Shpesh e mendoj këtë bisedë me mikun tim. Në shtetin amë, jo vetëm qeveria post-enveriste që ka kapur shtetin, por ka edhe “analistë” që preferojnë një ligj për të kufizuar lirinë e shprehjes (por vetëm kur bëhet fjalë për kritikat ndaj kolegëve, miqve dhe simpatizantëve të tyre politikë), megjithëse kritikat janë të mirëfillta, të argumentuara me miliona fakte të patjetërsueshme.
Sidoqoftë, kufizimi i lirisë së shprehjes, në asnjë mënyrë, ose në formën e censurës në gazetë ose TV, nuk mund t’i ndalojë njerëzit të mendojnë.
Kufizimi i lirisë së shprehjes (së mirëfilltë në dobi të kombit e vendit) mund të kontribuojë në veprime të dhunshme. Kur mendoni ose i vendosni mendimet tuaja me fjalë në formën e të folurit ose të shkruarit për të, mendimet tuaja “transmetohen” dhe të tjerët mund të marrin pjesë në to. Ata që nuk janë të lidhur me ideologjinë e verbër të kohës së xhaxhit mund të marrin (fitojnë) një horizont më të gjerë se sa të kishin menduar vetëm. Edhe në psikiatri themi që vendosja-shprehja e mendimeve dhe ndjenjave me fjalë krijon siguri dhe besim, se djajtë shpërthejnë në diell.
Kufizimi i lirisë së fjalës është kufizimi i mendimeve. Kufizimi i mendimeve është i rrezikshëm për vendin dhe kombin. Kur dikush nuk mund të shprehet lirshëm, ose nuk ka qasje në mendimet e të tjerëve dhe nuk mund të shkëmbejë ide dhe përvoja, kur nuk dëgjohet ose nuk guxon të ndajë mendime sepse ligji (i kapësve të shtetit) e ndalon atë, krijohen situata të rrezikshme. Sulltani mbetet në pushtet deri në “kijamet”.
Njerëzit (që nuk janë të dëmshëm për shoqërinë) duhet të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre, mendimeve nuk mund t`ua zësh frymën, ato nuk mund të mbyten. Ne mund të presim krahët e zogjve, por nga zogu nuk mund të heqim ëndrrën e fluturimit.
Kufizimi i shprehjeve nënkupton ndëshkimin e mendimeve të mirëfillta. Sipas ligjit, të dënueshme janë veprimet (aktet kriminale), jo mendimet. Për shembull, ne nuk mund ta ndëshkojmë gazetarin që denoncon hajdutin, vrasësin apo tradhtarin. Që alarmon shoqërinë për ligësitë e politikë-bërësve të lidhur ngushtë me krimin e organizuar. Liria e shprehjes është një derivat i lirisë së mendimit. Është një e drejtë që nënkupton lirinë e njerëzve për të pasur mendimet e veta. Liria e shprehjes do të thotë gjithashtu që ju mund të merrni dhe të siguroni informacion pa ndërhyrje nga autoritetet ose persona të tjerë.
“Intelektualët” tanë që duan kufizime në shprehjet (e mirëfillta) e vendosin historinë në të kundërt dhe rikthejnë shoqërinë në kohën e diktaturës së egër, shtypjes, shfrytëzimit, represionit. Pse duan ta mbrojnë kulturën klanore nga kritikat, nga mendimet dhe dyshimet se diçka nuk është në rregull me politikë-bërësit, oligarkët, zyrtarët dhe qeveritarët tanë, që faktikisht, kryesisht janë të korruptuar, dhe nëse je i korruptuar automatikisht ligjërisht je një kriminel që (edhe nga mediat e lira) duhet të denoncohesh dhe ndëshkohesh shumë rëndë menjëherë?
Fjala e lirë është bërë censurim nga të korruptuarit të zhytur deri në fyt në krimin e organizuar, ndryshe, servilët e forcave të errëta që urrejnë gjithçka shqiptare, prandaj me dekada punojnë për boshatisjen e vendit tonë nga rinia dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” të paftuar.
Ne fillojmë të humbim kontrollin e asaj që njerëzit kanë apo nuk kanë të drejtë të dinë.
Intelektual quhet personi që ia kushton kohën e tij mendimit dhe analizës. Intelektuali sillet në mënyrë abstrakte, racionale dhe objektive reflektuese në mjedisin e tij. Të jesh intelektual nuk do të thotë të jesh veçanërisht inteligjent; duhet kuptuar më shumë si një mënyrë specifike e zbatimit të inteligjencës së dikujt në takimin e tij me botën. Qasja intelektuale qëndron në kontrast me një mënyrë më të menjëhershme, të drejtuar nga emocionet, për të perceptuar gjërat. Gazetat shqipfolëse janë karakterizuar si frikacakë, sepse pronarët e tyre shpirtskllav, kanë zgjedhur të mos botojnë letrat e mirëfillta që nuk u konvenojnë interesave të financuesve të tyre mafioz antikombëtar.
***
Gjithkush ka të drejtën e një mendimi, por jo çdo mendim është i rëndësishëm. Secila situatë ka specifikën e vet dhe karakterin e saj. Që të jeni në gjendje të mendoni, duhet të keni qasje në informacionin bazë të burimit. Vetëm njerëzit e lirë mund të mbrojnë qëndrimet dhe nderin e tyre të fortë për një përfundim të përbashkët, duke mbështetur interesat e kombit dhe të vendit para interesave personale.
__________
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.
Zhurma orkestrale e PAN-istëve, kundër Gëvallës, e marrëzishme

Nga: Idriz Zeqiraj
1) Një fluturake e nisur nga Athina, në mesin e pasagjerëve ishte edhe gazetari bjellorus, Roman Protasevich. Kur po kalonte mbi qiellin e Bjellorusisë, një avion ushtarak, e detyroi fluturakën të ateronte në territorin e saj. Qëllimi ishte arrestimi i gazetarit desident Protasevich, së bashku me partnerën e tij ruse.
Gazetari 26 vjeçar, Roman Protasevich, ishte njëri nga organizatorët kryesor të protestave popullore në Bjellorusi, kundër vjedhjes industriale të votave, duke e mbajtur në pushtet presidentin kriminel Lukashenko, për afro tri dekada radhazi.
Ashtu si e gjithë bota demokratike, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, reagoi, përmes Twitter, kundër kidnapimit piratesk, mafioz, të fluturakës, rast unik, në rrugëtimin ajror! Klasiku Marks thoshte se “asgjë njerëzore, nuk është e huaj për mua”. Dhe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, njëherësh, edhe zëvendëskryministre, Donikë Gërvalla, nuk mund të heshte, para një krimi të rëndë politik, qoftë edhe në Bjellorusi. Duke qenë bijë e gazetarit politik, botues i fletushkës së parë politike në Mërgatë, që i kushtoi me jetë, Jusuf Gërvallës, shton ndjesinë e reagimit të ashpër. Dhe, këtë e bëri:
“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, thuhet, në mes tjerash, në Tweet të MPJ.
Kjo është në rregull. Ndërsa kërkesa për NATO-n, SHBA-në, BE-në, për të ndërmarrë veprime, pas arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti i vendit respektiv, është e tepërt, sepse shtetet e fuqishme të BE-së dhe SHBA, tashmë, kanë paralajmëruar sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Bjellorusisë.
“Kosova është gati”, nënkupton se Kosova është solidare me tri forcat ushtarake dhe ekonomike të botës, për çfarëdo masash, që mund të ndërmarrin kundër Bjellorusisë, me elemente të bollshme të fashizmit.
2) Përmendja e raporteve Rusi – Serbi dhe armatimin, të dhënë në shifra, e para së dytës, ishte i panevojshëm. Sepse, mjaftonte ajo, se “pa aprovimin e Putinit, nuk do të kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit”. Ndërsa epërsia ushtarake e Rusisë, në raport me Perëndimin, pa SHBA-në, është faktike. Mbijetesa e lirë e Evropës, pa SHBA-në, do të ishte në luhajë.
Kur disa pushtetarë gjermanë, filluan të mburrën se ne, gjermanët, bashkuam Gjermaninë, kancelari Helmut Kohl, fitues i 4 (katër) mandateve qeverisëse, reagoi ashpër dhe i quajti mosmirënjohës ndaj Amerikës, disa nga zyrtarët e tij mburracakë. “Po të mos ishte mbështetja vendimtare e Amerikës, kurrë nuk do të bashkohej Gjermania”,- ka shkruar Kohl në kujtimet e tij.
Në kujtimet e tij, për bisedimet e sikletshme, të vështira me Rusinë, lidhur me bashkimin e Gjermanisë, kancelari historik, Helmut Kohl, rrëfen se asnjë veprim, asnjë takim e bisedë, nuk e bënte, pa e konsultuar presidentin amerikan. I lodhur, i dremitur, duke kaluar edhe netë pa gjumë, në takimet dhe bisedat e shumta me shtetarët rusë, i telefononte presidentit amerikan.
Me një rast, nga përgjigja, zëri, mëson se ai ishte në gjumin e natës, meqë ndryshimi në kohë, Evropë-Amerikë, është 6 orë diferencë.”I kërkova falje presidentit Bush (senior), që nuk kam llogaritur orën dhe doja ta ndërprisja bisedën, duke pritur ditën e nesërme”,- shkruan Kohl. Por, Bushi plak, u këndell, vazhdoi bisedën, duke thënë, mes tjerash: “Kur është fjala për Gjermaninë, Presidenti i Amerikës, nuk ka as orar dhe as gjumë. As ju, Helmut, mos u merakosni për kohën, për orën!”
Krejt ngjajshëm është rasti i Kosovës, çlirimi, liria e saj. LPK-ja e djeshme, e instruktuar dhe e frymëzuar, nga Sigurimi enverist, me urrejtje për Amerikën dhe Perëndimin demokratik, tashmë, e konvertuar në PAN-in e sotëm, mohojnë të vërtetën absolute, se NATO-pakti është çliruesi faktik, vendimtar i Kosovës dhe jo pohimi, me gjysëm zëri, se “edhe ndërkombëtarët na ndihmuan!?!”
Edhe logjika e poshtër, e shkërdhyer, e Komisionit për regjistrimin dhe verifikimin e Veteranëve, i përbërë vetëm nga “komandantët”, nga partitë-banda të PAN-it, flet në favor të asaj, që u shënua më lartë: Ta rrisim, artificialisht, numrin e veteranëve të luftës, duke relativizuar çlirimi e Kosovës nga NATO! Dhe, nga 12.700 luftëtarë, i shumëzuan në 46.300 veteranë! Prej tyre 33.600 veteranë të rremë.
Dhe, siç pohon, me dokumete e fakte të sakta, Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për Shqipërinë, se nga 186 luftëtarë të vërtetë, numri i veteranëve u rritë në 3.000, fiktivisht e rrejshëm, për t`i treguar botës se UÇK-ja e çliroi Kosovën!!! Gjeneral Butka flet me emra, për krerët e djeshëm dhe të sotëm të kësaj organizate, tashmë, të degraduar, nga abuzues të pacipshëm.
3) Sipas aktivistit analist Rron, çështja e gjuhës, përkthimi jo adekuat, është çështje teknike, që mund të mos përsëritet, herë tjera. Por, “neve nuk na intereson fare një ngjarje, që ndodhë atje, në Bjellorusi”!
Mendoj se për një shkelje, kaq të rëndë, mafioze e kriminale, siç është Bjellorusia dhe presidenti i saj, Lukashenko, autokrat e harbut, duhet reaguar me forcën e fjalës, pavarësisht mundësisë për ta liruar gazetarin e guximshëm Protasevich. Njeriu lufton me mjetet që posedon. Edhe MPJ e Kosovës nuk gaboi fare, në reagimin e saj human, njerëzor, aq më parë kur është fjala për një gazetar rinor, i cili lufton për mbojtjen e parimeve të lirisë, të demokracisë, si Romani njomëzak
Edhe Amerika, edhe pse reagon me komunikata, shpeshherë dështon në zgjidhjen e problemeve. Është diç tjetër se ajo ka edhe forcën ushtarake. Dhe, kur është tepëruar me dhunë e krime, nga kriminelë e rrugaçë, qofshin ata Sadamër, Kadafër, Millosheviçër…., i ka përgjakur e groposur, si qentë, duke sjellur lirinë dhe buzëqeshjen të miliona njerëzve.
4) Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur ministrën Gërvalla, rreth një cicërime në Twitter, që MPJ ka bërë, me gabime të mëdha, në gjuhën angleze, edhe pse mungonin vetëm ca lidhëse. Edhe pse reagimi kishte doza cinizmi, ministrja ishte e drejtëpërdrejtë, me sinqeritetin dhe fisnikërinë e lindur:
“E marrë përgjegjësinë politike, për atë “Tweet”. Përpjekja për të futur në 270 shkronja, ka shkaktuar një tekst pa lidhëse, duke e mirëkuptuar edhe zonjën Musliu-Shoshi, për kritikën e saj.
Shqiptarët e Kosovës, çdo ditë e më shumë, po bindën se Donikë Gërvalla është ministre unike. Ajo shpërfillë kërkesën e PAN-istëve, për të amnistuar krimin dhe kriminelët. Dhe, aq më pak, të kërkojë falje, pse ka denoncuar dhe adresuar krimin, eksponentët e tij!
Ndërkohë, është e gatshme të marrë përgjegjësinë, për lëshimet dhe gabimet, që bënë personeli ministral, kur flasin e postojnë në emër të dikastrit të saj, me zotimin për përkujdesje maksimale herave tjera.
5) Reagimet, sulmet e sforcuara, për hiç gjë, kundër ministrës Gërvalla, janë qesharake, deri në marrëzi. Zonja e kthyer nga ambasada në SHBA, duke reaguar për postimin në Twitter të MPJ, për mungesën e pak lidhsëve gramatikore, në gjuhën angleze, thotë se “me këtë është bërë horë shteti i Kosovës!”
Ndërkohë, zyrtarja e lartë e ambasadës tonë në SHBA, asnjë fjalë nuk e thotë, për horrllëkun që është bërë dhe vazhdon të bëhet, pikërisht, nga stafi i kësaj ambasade. Ky staf, në mënyrë të organizuar, ka lobuar dhe vazhdonë të lobojë: për ndarjen e Kosovës; për zhbërjen e Gjykatës Speciale; faljen e krimeve reciproke, edhe pse ajo është krijuar nga Parlamenti i Kosovës!
Në këto veprimtari të pista, janë angazhuar: lobe, shoqata, klube, batalioni “Atlantiku”, personalitete të zëshme në SHBA, dikur fort të nderuar për veprimtarinë e bërë, për çështjen e Kosovës. Ata harruan se për Kosovën ka nevojë të lobohet e të kërkohet me ngulm, që ushtarët e saj dhe të Amerikës, të vendosën në kufinjtë ekzistues Kosovë-Serbi, duke mos pritur dialogun apo pazarët e mundshme.
Është e turpshme të harxhohet kohë dhe energji për Gjykatën Speciale. Ajo nuk duhet penguar me asnjë lloj ndërhyrjesh! Lobistët shqiptarë të Amerikës, si duket nuk i kanë parë sondazhet vendore e ndërkombëtare, të bëra në Kosovë dhe Evropë, ku tej 85 % të shqiptarëve, kërkojnë zbulimin, arrestimin, hetimin, gjykimin dhe ndëshkimin e kriminelëve vrastarë dhe të hajnave zyrtarë.
E gjithë kjo zhurmë orkestrale, në adresë të MPJ, për mungesë të ndoca lidhësave gramatikore, në një reagim të shkurtër në Twitter, për kidnapimin banditesk, të gazetarit simpatik, Roman, është kamuflazhë. PAN-istët, njësoj si klani Mustafa, që e luftoi, tërbueshëm, për dy dekada radhazi, rugovistën Donikë Gërvalla, duan ta mposhtin ate.
Por, ne, që a njohim mirë trimoshën Donikë, ajo ka vënë në jetë, thënien kapitale, të poetit martir hungarez, Sander Petef: “Për dashurinë, jap jetën, për Atdheun falë edhe dashurinë!” Sakrifica personale e Donikë Gërvallës, për LDK-në dhe Kosovën, nuk ka paraprijës, është unike. Dhe, këtë e dijmë vetëm ne, bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj të dlirë! Kritikuesit e saj, jo vetëm janë inferiorë, në raport me ate, por, edhe “e kanë mizën pas veshit!”
Si e demaskoi Altin Kocaqi, Myzafer Korkutin për çështjen pellazge

Rrëzimi i teorive të z Myzafer Korkuti
II. Gjetjet e shkencës së gjuhësis së krahasuar nuk mund të nxjerrin rrezultatet bindëse pa marre parasysh fjalën vendimtare të arkeologjis

Marilo Meta: Zhvillimi profesional i rinisë shqiptare
Intervistoi për Drinin E. B., Nju Jork
Cili ishte qëllimi i konferencës Albanian Dreamin’ 2021?
Marilo Meta: Albanian Dreamin’ u organizua në Tiranë me 22 Maj 2021 për vitin e dytë rradhazi me një vizion të përbashkët që është të fuqizohen të rinjtë në programet Salesforce nëpërmjet bashkëpunimit, edukimit, rrjetëzimit dhe ndarjen e njohurive për të përmirësuar forcën punëtore dhe profesionalizmin në vend.

Cilat ishin temat kryesore që u trajtuan?
Marilo Meta: Për t’i sherbyer qëllimit të kësaj konference u adresuan temat e Inovacionit të Teknologjise Globale, si: Një hyrje të përgjithshme rreth Salesforce; Ç’farë është Sistemi CRM?, etj. Gjithashtu pjesmarrësit u njohën me aplikacionin “OrgCheck” i cili është një aplikacion i Salesforce i instalueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur për të gjithë personat që duan të analizojnë shpejtë organizatën dhe borxhin teknik të organizatës apo biznesit. Një tjetër temë trajtoj, Ç’farë është të jesh një konsulent i nivelit të lartë për Salesforce – duke punuar në projekte të shumëfishta ndërsa kupton dhe zgjidh problemet e Biznesit. Rendesi dhe interes të vecantë patën dhe temat si: Pse Inteligjenca Emocionale është e rëndesishme për Lidershipin dhe vitale në Botën e Teknologjisë, Trajtimi i disa nga Aftësive kryesore të marketingut dixhital për të arritur suksesin në karrierë dhe biznes.

A mendon se e arritët misionin me këtë konferencë?
Marilo Meta: Me modesti besojmë që kemi arritur të organizojmë një Konferencë të frytshme duke sjellë shembuj suksesi dhe eksperienca nga ekspertë të fushës, kombëtare dhe Ndërkombëtarë për të kontribuar dhe për të qënë shtyse për individët e rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale përmes punës në mjedisin ndërkombëtar.
A mund të përmendi disa nga organizatorët dhe bashkëpunuesit për realizimin me sukses të konferencës?
Marilo Meta: Mbështetësi jonë kryesor në realizimin e këtij eventi është kompania Amerikane Salesforce, dhe dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë, pa të cilët do të ishte e pamundur realizimi i kësaj konference. Kontribut të vecantë u atribohet folësve të ftuar për kohën, mendimet dhe eskperiencat e tyre që ndanë me ne dhe të gjithë pjesmarrësit. Por jo më pak i rëndësishëm është kontributi i artistëve që ishin të ftuar duke e bërë konferencën edhe më interesante.
![]()
Cilët nga mysafirët e ftuar do veçonit nga konferenca?
Marilo Meta: Të gjithë mysafirët tanë patën një peshë tepër të vecantë, përkatësisht: Anila Bashllari, Sudha Sundaraman, Ina Qato, Senada Mehmeti, Enkelejda Hoxha, Hurma Vasku, Sara Sali, Vincent Finet, Erion Nako, Oltion Osmani, Qendrim Hoxha, Houssam Saoudy,Gaurav Kheterpal, Dorian Kane,Klevis Delibashi, Rei Gjata. Ato sollën një diversitet tematikash dhe mesazhe edukuese për të rinjtë.
Do të doja të citoja këtu mesazhin përmbyllës që folësi Mr. Reanto Civili ndau me ne: Në botën dixhitale që po jetojmë, marketingu ka rëndësi si kurrë më parë për të arritur sukses. Kjo do të thotë se marketerët me këto aftësi kanë më shumë vlerë sepse janë vendimtarë për suksesin e Biznesit. “Sado te bukur ta kesh dizajnin apo website-n tënd, nëse fjalet që lexojmë nuk kanë ndikim tek ne, dëshira bie. E kur deshira dhe interesi bien, bien edhe shitjet”.
Si u prit kjo konferencë nga të rinjtë? Sa pjesëmarrës kishte dhe ku u realizua?
Marilo Meta: Konferenca u prit me shumë interes nga te rinjtë. Këtë e tregon dhe numri i lartë i pjesmarrësve, me një audience prej 250 Persona të cilët e ndoqën eventin online dhe 80 person ishin të pranishëm fizikisht. Eventi u mbajt “Te Stela Resort” në Tiranë, një ndër ambjentet me kapacitet më të lartë në Tiranë, me qëllim respektimin e masave anti-kovid.

Çfarë roli mendon se luan kjo konferencë në edukimin dhe trajnimin professional të rinisë shqiptare?
Marilo Meta: Ne mendojmë që kjo Konferencë luan një rol thelbesor në ardhjen në ndihmë për individët e rinj për të realizuar potencialin e tyre si dhe për të punuar me potencialin e të rinjve. Githashtu konferenca ndihmon për t’i dhënë çdo të riu një mundësi të bëhet një udhëheqës dhe krijues i ndryshimeve në komunitetin e tij / saj. Me shpresë për të jetuar në botën ku të rinjtë e gjeneratës së re do të zbatojnë aftësitë e ndryshimit për të zgjidhur problemet komplekse të shoqërive tona.
Si mund ta krahasoni këtë konferencë me vitin e kaluar? Po me organizatat motra në rajon?
Marilo Meta: Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ky vit ishte plot sfida, risi dhe vështirësi për shkak të situatës që u gjend e gjithe bota, me Covid-19. Edhe pse tashmë do ta risillnim për herë të dytë këtë lloj eventi ndërkombëtar për ne do të ishte një përvojë e re duke qënë se audienca më e madhe do të na ndiqte online. Shumë të interesuar nga vende të tjera të globit kishin shprehur dëshirën për të qënë prezent në konferencë sikundër në vitin 2020 ku patëm me shumë se 300 të ftuar fizikisht, por për shkak të kufizimeve në levizje kjo nuk u bë e mundur.
Persa i perket organizatave simotra në rajon, Kosova në datën 5 Qershor do të mbaje për herë të parë Konferencën Kosovo Dreamin’ 2021. Shpresojmë të jemi një shembull dhe ogur i mbarë në vazhdim për suksesin e ardhshëm.

Marilo Meta dhe Qëndrim Hoxha
Me çfarë planesh apo aktivitete të tjera po merreni tani?
Marilo Meta: Jemi në përgatitje e sipër për organizimin e eventit tonë të rradhës LEAP IN Conference e cila do të mbahet në vjeshtë.
Gjithashtu jemi pjesë e disa projekteve ndër të cilat mund të permendim OGP Local ku në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të mundohemi të arrijmë qëllimin e projektit për një Bashki më transparente dhe me afër qytetarëve të saj.
Projekte të tjera përfshijnë fushën e IT, Fuqizimin e femrave, Balancën gjinore, Leadership-in, sipërmarrjen, etj.
Familja ndihmon familjen, “FNF” dhe veprimtari në paqë dhe në luftë
Në foto: Halil Ahmeti

Nga Abas Fajzullahi
Nëse një bukë e ndajm në 10 pjesë, për 10 të uritur, buka si e plotë apo tërësi, zvogëlohet, por rritet bamirësia, që përputhet me thënien në vijim:
“BAMIRËSIA ËSHTË THESARI I VETËM, QË SHTOHET TUE NDA ME TË TJERËT ”

Serbia në vazhdimsi ka ushtrua dhunë ndaj shqiptarëve vendor, si dëshmi në vitin 1989 vendosi gjendjen e jashtëzakonëshme, pezulloi autonomin e KSAK, në përditshmëri jetësonte veprimet e planifikuara me keqtrajtime, bastisje, helmime, burgosje, plagosje, vrasje dhe largimin e punëtorëve me dhunë nga vendet e tyre të punës, fillimisht larguan xehtarët (minatorët) e Trepçës për kundërshtimet që i bënin regjimit të krye- kriminelit Sllobodan Millosheviqit dhe për Kërkesat a tyre gjatë Grevës së URISË që tundën themelet e ish Jugosllavisë dhe çerren maskën lidhur me propogandën e përditshme për bashkim vëllazërimin e rrejshëm mes kombev dhe kombësive në Federatën Jugosllave e në veçanti në Republikën e Serbisë e cila drejtonte edhe me Jugosllavi dhe në emër të saj kishte vendosur terrin informativ, për dhunën dhe terrorin e Serbisë në Kosovë dhe largimin e punëtorëve tjerë në të gjitha drejtimet me dhunë nga vendet e punës, sidomos në arsim e shëndetësi, tue i lënë pa të atdhura mujore me qëllimin e vetëm që përmes URISË, mendonin t’i gjunjëzonin shqiptarët për të pranuar nënshtrimin e dhunën e shtetit Serb, që vepronte sipas Elaboratit të Ilia Garashaninit, Vaso Qubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Memorandumit të përpunuar në hollësi nga ASHAS dhe KOS( Akademia e Shkencave dhe Artevetë Serbisë dhe Kisha Orthodokse Serbe )..!
Serbia për kundërshtimet (demostratat) e shqiptarëve të Kosovës dhe qëndresen e tyre për liri, pavarësi e mvetësi u shpalli luftën më të rëndë e më të ndyrë pa e bërë publike por tue jetësuar në praktikë LUFTËN E URISË për shqiptarët vendor të Kosovës hallemadh…të shkaktuara nga Serbia qysh nga viti 1863… Në vitet 1990 kryepari i ASHAS në një emision TV mes tjerash shprehej: “…Se shqiptarët në Kosovë ose do ta njohin Serbinë si shtet të vetin ose do t’ ua dhëm në dorë shkopin e lypsit…”

Shqiptarët u vetorganizuan për qëndresë afatgjate përmes organizimeve të ndryshme, fillimisht me PAJTIMIIN E GJAQEVE dhe organizimin e ndihmave gjithëpopullore përmes shoqatave të ndryshme e ndër to me ndihma të drejtpërdrejta ishte: FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF” , që më kalimin e kohës u shëndërrua në SHOQAT BAMIRËSE dhe me të njejtin emër është regjistruar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës me datën 25 Korrtor (Korrik)1995 nën numrin rendor 001|95.
Fillimisht përmes “FNF” në mënyrë të drejtpërdrejt dhe afatgjate u mbuluan familjet skamnore të xehtarëve të Trepçës të rrezikura nga URIA dhe pastaj u ndihmuan edhe familjet tjera skamnore të mbetura pa të ardhura dhe pa punë nga familjet në gjendje më të mirë ekonomike në Kosovë dhe nga kurbeti.
Shtrirja e veprimtarisë “FNF” krhahs Pajtimit të Gjaqeve përfshiu tërëa viset shqiptare pa lënë anash edhe ndihmen e madhe nga kurbetçarët kudo jashtë atdheut.
Deri në pranveren e vitit 1993 nga të dhënat e paraqitura në mbledhjen e mbajtur në xhami në Lupç të Podojevës, nga të dhënat e paraqitura prej veprimtarëve nga terreni sipas komunave, ndihmoheshin mbi 8500 familje skamnore nga po aq familje me gjendje të mirë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo muaj me shumën e caktuar dhe në mënyrë afatgjate. Jnaë ndihmuar familjet skamnore për çdo muaj secila, s’paku me 150 Marka Gjermane sipas Fletdëshmisë apo gjithsejtë rreth 1 miljon e gjysmë Marak për çdo muaj për të gjitha familjet e ndihmuara skamnore…
Organizimet bëheshin në secilen komunë dhe përgjegjësit që vepronin në terren merrnin dokumentacionin përkatës, këshilla e udhëzime nga Këshilli Qendror i “FNF”.

Halil Ahmeti, veprimtar në paqe e në luftë

Është për lakmi, cilësia dhe përpikëshmëria e veprimtarisë shumëdrejtimshe e veprimtarit të mirënjohur Halil Ahmeti, në veçanti kujdesi dhe ruajtja e dokumentacionit me të dhëna e dëshmi për veprimtarit e kryera si në drejtimin e bamirësisë, arsimit, kulturës e trashëgimisë kombëtare, kujdesi e mbrojtja për popull e atdhe në të gjitha drejtimet.
Halil Ahmeti këto ditë mi përcjelli përmes postës elektronike dokumente prej 28 faqe “FNF”, tërujatura me kujdesin e tij të cilat kanë shpëtuar gjatë luftës , nga djegia ku shtëpit janë bërë shkrum e hi nga barbaria serbe, ku dëshmohet veprimtaria e tij organizative me bashkëveprimtarët tjerë vendas nga Gjakovë me rrethinë, që përmes aksionit FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF” ndihmuan 763 familje skamnore në disa vendbanime të Kosovës, në Skënderaj, Prishtinë, Klinë, Fushë Kosovë, Lipjan-Magurë etj.
Në bashkëpunim të përhershëm, me lejen dhe autorizimin e Profesor Bardhyl Qaushit, kryetar i Degës së LDK-së për Gjakovë, Halil Ahmeti bashkë me Muhamet Thaqin që tani punon e jeton në Suedi, kanë paraqitur në Zvicër para kurbetçarëve në Bern, Luzern dhe Zyrih, në vitin 1991, veprimtarinë e tyre përmes “FNF” me të dhëna e dëshmi të sipër shënuara.
Shoqata Bamirëse” FAMILJA NDIHMON FAMILJEN” i është mirënjohës dhe falënderon shumë veprimtarin për bamirësi dhe çështje kombëtare Zotriun e nderuar Halil Ahmetin për punën e tij shembullore dhe ruajtjen e të dhënave me një rëndësi të veçantë për Shoqatën.
Në vijim dy dokumente si dëshmi nga 28 faqe dokumente me të dhëna e dëshmi dërguar nga Halil Ahmeti dhe disa dokumente të Shoqatës me të cilat Shoqata ka zhvilluar veprimtarinë.




Donika Gërvalla, Ylli i politikës sonë !




