Kreu Blog Faqe 1666

Ballkani Perendimor pjesë e strategjisë amerikane e gjermane

0
Nga: Dr Sadri Ramabaja

Synimet e angazhimit respektivisht ri-angazhimiti të SHBA dhe Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor janë të natyrës gjeostrategjike dhe të qarta. Ato kanë për objektiv: shmangien e ndikimit politik dhe ekonomik në rritje të Rusisë dhe Kinës, promovimin e ekonomisë rajonale, integrimin e rajonit në BE dhe NATO…

Prishtinë, 4 qershor- Më 2 qershor, në Uashington, ndihmësi i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, diskutoi për Rusinë, Ukrainën dhe sigurinë e energjisë në vendet evropiane me këshilltarin e politikës së jashtme të kancelares gjermane, Jan Hecker, ndërkaq një grup ekspertësh nga të dy vendet zhvilluan konsultime për tubacionin Nord Stream 2. Në këtë tryezë pune objekt diskutimi ishte edhe Ballkani Perendimor. Për këtë është raportuar nga departamenti i mediave i Shtëpisë së Bardhë.

1.

Gazsjellësi Nord Stream 2 është objekt i rënëdsisë së veçantë ekonomike për Gjermanin dhe Rusinë është pothuajse i përfunduar. Një pauzë që pati puna në këtë opbjekt, ishte aplikuar si përgjigje politike ndaj çështjes Navalny dhe rishikimit të këtyre interesave në përputhje edhe me interesat amerikane. Nga ekspertët e fushës ai veprim nuk është trajtuar si “një sanksion klasik ekonomik”. Madje, pati zëra që e kualifikuan atë veprim të qeverisë federale gjermane si vendim strategjik, që do t’i shërbente për përafrim me administratën e Joe Biden-it, duke koordinuar tok tutje fushëveprimin edhe në zonat tjera të interesit të përbashkët.

Ndërkohë puna ka vazhduar drejt përfundimit të tij dhe vënies në përdorim brenda afateve optimale.

Pikërisht ky veprim ishte sërish objekt diskutimi në takimin mes zyrtarëve të lartë amerikano-gjerman më 2 qershor në Uashington. Për më tepër, thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit në fjalë, se “ekspertët nga të dy qeveritë diskutuan për tubacionin e gazit Nord Stream 2, duke përfshirë çështje shqetësuese për Shtetet e Bashkuara në lidhje me rreziqet që na shpërfaqen me këtë rast në Ukrainë dhe sigurinë energjetike të Evropës”.

Siç dihet, Uashingtoni tashmë i ka hapur rrugë vazhdimit dhe përfundimit të këtij projekti me rënëdsi të jashtëzakonshme për ekonominë gjermane.

Nord Stream 2 sidoqoftë ka shkaktuar shqetësime të ligjshme dhe dro për qeveritë në Ukrainë dhe Poloni. Por, fokusi rreth kësaj teme, tashmë nuk është vetëm në Gjermani, Rusi dhe SHBA. Vendet e Evropës Lindore janë prononcuar hapur dhe kanë shprehur shqetësimet që kanë, dhe jo pa bazë e ligjshmëri. Që nga Pakti Hitler-Stalin i vitit 1939, çdo lloj marrëveshje bilaterale midis Gjermanisë dhe Rusisë ka ngjallur shqetësime, meqë ka goditur pika të ndjeshme në Evropën Lindore.

Po i vëmë në pah dy arsyet kryesore pse shpërfaqet edhe emocionalisht shqetësimi në Kiev dhe Bratisllavë: e para, është shqetësimi i natyrës politike, por jo pa bazë është edhe shqetësimi i dytë, ai i natyrës ekonomike.

Nord Stream 2 dhe Turk Stream në të ardhmen do të jenë në gjendje të përcjellin gazin tutje për në Evropë pa përdorur rrugët tranzite të Ukrainës dhe Polonisë. Ky ka qenë dhe mbetet edhe qëllimi strategjik i Rusisë. Ukraina e sheh këtë si një kërcënim për sigurinë e saj.
“Ju duhet të mbani varësinë e Rusisë nga Ukraina si një vend tranzit. Më e keqja ndodh kur Rusia nuk ka më nevojë për Ukrainën për furnizimet e saj të energjisë në perëndim, meqë, në këtë rast, probabiliteti i një sulmi të armatosur direkt rritet dhjetëfish ” [Kiev finds it necessary to “preserve Russia’s dependence” on Ukraine]

Ekonomikisht, në veçanti Ukraina, nga ky projekt ndihet e kërcënuar rënd. Deri më tani, Ukraina merr rreth 2 miliard dollarë tarifa tranziti në vit, që është 3% e PBB-së së saj.

2.

Ekspertët në këtë takim “diskutuan për samitin e ardhshëm të G7 dhe samitin e NATO-s, duke potencuar rëndësinë e garantimit të sigurisë të së ardhmes energjetike të Evropës, si dhe përparësitë e politikës së jashtme që përfshijnë Rusinë, Ukrainën, Iranin, rajonin e Sahelit dhe Ballkanin Perëndimor,” thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit.

Ballkani Perëndimor është bërthama e Evropës Juglindore që përfshin gjashtë shtetet ende të paantarësuara në BE: Shqipëria, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Tok, ato përbëjnë një hapësirë gjeostrategjike me peshë që përthekon diku 208,000 km² dhe me rreth 19 milionë banorë.
Luftrat e njëpasnjëshme në dekadën e fundit të shek.20-të, gjatë procesit të shkërmoçjes së krijesës së Konferencës së Versajes (Jugosllavisë) së dominuar nga Serbia, kanë përmbysur interesat gjeostrategjike të fuqive (Rusisë, Francës, Anglisë…) në Evropën Juglindore , që ishin etabluar me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
Ishte përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe dalja në skenë e interesave gjermane, që objektiv kishin dhe kanë depërtimin drejt Mesdheut, në njërën anë dhe, interesat gjeostrategjike të SHBA-ve për ta rikthyer Ariun e Stepave në habitatin e tij, që do të risillte NATO-n në këtë cep të Evropës. Puçja e interesave ët ktëyre dy superfuqive me ato të Shqipërisë dhe shqiptarëve, krijoi mundësitë e pjesshme për korrigjimin e gjamës që ju bë kombit tonë në vjeshtën e vitit 1912-të. Më 17 shkurt 2008 në koordinim të plotë me administratën e SHBA-ve dhe partnerëve tjerë perendimor (para së gjithash Gjermanisë dhe Anglisë) u shpallë pavarësia e Kosovës, duke krijuar kështu Republikën e dytë shqiptare në këtë hapësirë gjeostrategjike të Evropës Juglindore.

Përpjekjet e Francës dhe jo vetëm asaj, ndërkohë, për vazhdimin e status quosë, duke bllokuar aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duke pretenduar të shmangë objektivin qenësor të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që është nohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kanë ngritur shqetësime të ligjshme jo vetëm në Tiranë e Prishtinë, por edhe në Berlin e Uashington.

Takimi i zyrtarëve amerikan me ata gjerman në Uashington më 2 qershor, prandaj kishte në qendër të vëmendjes edhe Ballkanin Perendimor. Rifillimi i dialogut në format të veçantë, duke trajtuar Republikën si subjet i barabartë, është në qendër të këtyre interesave jetike të përbashkëta. Ky dialog duhet të shkojë drejt përfundimit të natyrshëm, pa vënë në pikëpyetje integritetin dhe sovranitetin e Republikësj dhe pa prekur funksionalitetin e brendshëm të saj. Në këtë rast, vëmendje pritet t‘ i kushtohet respektimit të kushtetutës, të drejtës për jetë, integrimit të minoriteteve në sistem dhe prosperitet zhvillimor e demokratik. Marrëveshjet e pritshme midis dy vendeve duhet të bazohet në vlerat dhe qëllimet evropiane.

Në prag të ristartimit të dialogut kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se ai shkon në Bruksel “për të diskutuar për njohjen e Kosovës dhe jo për çështje të tjera”. Kjo duket se nuk është përgjegjia e duhur për Beogradin, por edhe për aleatët e tij brenda BE-së. Duket se Beogradi është më shumë i interesuar për të improvizuar tutje, duke shtyrë dialogun në kalendrat greke ose do të impononte pezullimin zyrtar të dialogut për një periudhë të pacaktuar, qoftë edhe duke bartur përgjegjësinë për këtë Beogradi.

Kryeministri Albin Kurti me këtë deklaratë ka bërë të qartë se fillimisht pret që ndërmjetësuesit, BE-ja që ka mandat zyrtar nga OKB-ja, por edhe SHBA-të që mbështesin këtë dialog, më në fund t’ia imponojnë Beogradit që ta njoh realitetin e ri politik, duke e shtrënguar presidentin serb tashmë ta bëjë kapitullimin formal (meqë ai real është bërë më 9 qershor 1999 në KUmanovë), duke nënshkruar kontratën e njohjes. Me këtë akt do t’i hapej rruga diskutimit për çështje konkrete të rregullimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve. Kjo është rruga përmes së cilës i imponohet secilës palë të zbatojnë taksativisht edhe ligjet ndërkombëtare. Barazia në tavolinë është parimi themelor i çdo dialogu.

Synimet e angazhimit respektivisht ri-angazhimiti të SHBA dhe Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor janë të natyrës gjeostrategjike dhe të qarta. Ato kanë për objektiv: shmangien e ndikimit politik dhe ekonomik në rritje të Rusisë dhe Kinës, promovimin e ekonomisë rajonale, integrimin e rajonit në BE dhe NATO, përfitimin e brendshëm politik për qeveritë respektive si në SHBA edhe në Gjermani përmes sukseseve diplomatike…

Themelimi i shoqatës “Kosova me Sanxhakun” në vitin 1992 , roli dhe pësimi i Dr. Nuradin Asceriç rreth formimit të saj

0
Në foltore Dr. Nuradin Asceriç
Xhafer LeciNga: Xhafer Leci, Gjermani 
Në foto pamje e një pjese të pjesëmarrësve.
Bashkëbisedim me Dr. Nuradin Askeriç
Pse ishte jetëshkurtër vazhdimi i veprimtarisë të kësaj Shoqate dhe si ishte spiunuar kryetari i saj Dr.Nuradin Asceriç, do të shkruaj më poshtë:

– Me iniciativën e Prof. Dr. Ali Zatriqi, kirurg, i lindur në Novi Pazar, me 1929 dhe Dr.Nuradin Asceriç, gjinekolog, në fillim të vitit 1992, në Prishtinë, në lokalet e – Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve-, është themeluar kjo Shoqatë.

Kanë diskutuar: Prof. Dr. Ali Zatriqi, Prof. Anton Çetta, Dr.Nuradin Asceric etj. Një numër goxha i madh i intelektualëve shqiptarë kishin marrë pjesë, si: Vëllezërit Esad e Hasan Mekuli, Prof. Anton Çetta, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Prof. Dr. Mujë Rugova, Prof. dr. Qazim Qazimi, Lazër Krasniqi etj.

– Pas themelimit dhe mbarimit të diskutimeve, në shenjë gëzimi, ishin tubuar në Restorant “ Rugova”. Profesor Anton Çetta, si njohës i mirë i tregimeve që ka qenë, kishte treguar si ishte nisur një bubërrec ta viziton “Mekën”…

– Shoqata u themelua si një shoqëri kulturore dhe artistike e qytetarëve të Kosovës dhe Sanxhakut me qëllim të bashkimit dhe njohjes së lidhjeve kulturore dhe historike midis popujve që kanë banuar në këtë rajon me shekuj dhe që më shpesh kanë lidhje të përbashkëta etnike dhe marrëdhënie tradicionale vëllazërore pa marrë parasysh gjuhën dhe fenë.

– Meqenëse gjuha dhe feja nganjëherë mund të jenë një pengesë (për shkak të injorancës), ne kishim një statut që përcakton se ato duhen studiuar institucionalisht në secilën anë, arsimi i lartë dhe institucionet shkencore e fetare ishin baza mbi të cilën mbështetej komuniteti ynë.
Kështu, kishim departamente për letërsi, filologji, art, histori, fe, folklor, etj.

Pas këtij takimi një delegacion nga Prishtina, prej 6 vetave, vizitojnë Novi Pazarin. Fillimisht, vizitojnë ordinancën e Dr. Nuradin Asceric, për ta vazhduar në lokalet e “Amir Agin Han” (Hanin e Amir Agës).

Në Novi Pazar kryesia kishte këtë përbërje:

1.-Dr. Nuradin Asceric, kryetar i Shoqatës “Kosova me Sanxhakun”, atëherë edhe kryetar i Partisë SDA, për Tutin.
2.-Magjistër Jasmina Nusevic, nënkryetare
3.- Muamer Zukorlic, atëherë student, tani Akademik…

4.- Prof. Dr. Sefket Krcic etj.

Dr.Nuradin Asceric, ishte spiunuar si një nacionalist i rrezikshëm…, nga një person brenda shoqatës dhe, ishte ftuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Novi Pazar!
Pas shumë pyetjeve dhe kërcënimeve për ndërprerjen e aktiviteteve…

– Nuradinin e kishin pyetur për herë të parë, për vizitën që më kishte bërë mua, Xhafer Leci dhe bisedat që kishim zhvilluar, në vitin 1982 dhe 1988, në Wendlingen të Gjermanisë,

Ne kishim biseduar në vitin 1982, për masakrat, spastrimet etnike të pushtueseve serb, ndaj shqiptarëve, boshnjakëve…

Ndërsa, në vitin 1988, kishim biseduar rreth librit “Kosovsko Pitanje” (Çështja e Kosovës), të cilin unë e kisha lexuar dhe flisja për padrejtësitë, shtypjet, që kishte bërë Beogradi kundër shqiptarëve.

– Këto biseda i kishim zhvilluar në praninë e një mikut tim, Sokol Muminoviç nga fshati Pobrde i Novi Pazarit, i cili atëherë punonte në Gjermani. Sokoli më kishte treguar, se një vëlla i tij atëherë kishte punuar në organet e brendshme të UDB-së. Por me Sokolin e kalonim aq mirë, sa kurrë nuk më shkonte mendja, edhe sot nuk besoj se më ka spiunuar. Por si duket e ka biseduar në besim me vëllain e tij, bisedat-kritikat kundër Beogradit.

– Mua, personalisht, askush, asnjëherë nuk më ka pyetur, në lidhje me bisedat tona, të cilat përmenda më sipër, me Dr. N. Asceric, në praninë e Sokol Muminoviqit, por as Nuradinin deri në këtë rast!

– Pas marrjes në pyetje të Dr. N. A., dikush nga njerëzit brenda kryesisë me çdo kusht kishte kërkuar nga kryetari i Shoqatës, Dr. N. Asceric, të mbahet një tubim në kuadër të Shoqatës, edhe atë, ditën e premte-xhuma.
Kryetari Dr. N. A. nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë, sepse e kishte kuptuar mirë tradhtinë …

– Me një rast, paramilitarët serbë, në afërsi të Novi Pazarit, duan ta ndalin në komunikacion Dr. N. Asceric, por ai nuk ndalet. Dhe, me shpejtësi të madhe, largohet nga vendi, Për fat ju shpëton disa plumbave të shkrepur, në drejtim të veturës së tij.

– Kjo kishte qenë arsyeja, që Shoqata në fjalë, kishte ndërprerë aktivitetin e saj

Prof. Ismet Azizi, Gjilani

Falë iniciativës të Ismet Azizit, profesor, Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, është themeluar, me 23 tetor 2015, në Prishtinë, e cila, me shumë suksese, në disa fusha, është duke zhvilluar aktivitete të pandalshme.
Zotit Ismet Azizit, së bashku me stafin e tij drejtues, i urojmë shëndet të mirë dhe suksese të mëtejme!

Wendlingen, 04.06.2021

Në Gjakovë u promovua romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”: Monument letrar për Gjakovën e Shqiptarët

0
Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina
Promovimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Gjakovë
MONUMENT LETRAR PËR GJAKOVËN DHE SHQIPTARËT
Promovimi i romanit të plotësuar “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë paralelisht me promovimin e të njëjtit në Romë të përkthyer në italisht dhe të botuar nga botuesi i njohur italian “Armando”, paraqet më shumë se një ngjarje kulturore, ngaqë afirmon qenien tonë historike dhe kulturore në përmasa ndërkombëtare. Është ky një mesazh i rëndësishëm për identitetin tonë perëndimor si dhe përpjekjet që ky të ruhet kur ai kanoset me projektet e ndryshimit apo të shuarjes së tij pa u kursyer edhe mjetet e luftës me mikrobe, siç është ai i murtajës.
Kështu e vlerësoi këtë ngjarje Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës, i cili tha se “vepra është monument për Gjakovën dhe shqiptarët”, dhe se këtë bindje e kishte krijuar pasi që në vitin 2013 i ishte kthyer rileximit të saj, me ç’rast tha se “vepra ishte e njëjtë por botëkuptimi ishte më ndryshe”. Shtoi se nga leximi i saj e sheh se si ka lindur kënga, besimet fetare, arkitektura dhe identiteti i vendit tonë. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga Jusuf Buxhovi është tregimi më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe.
Duke u ndërlidhur me përshtypjet e Gjinit se “vepra ishte e njëjtë por botëkuptimi ndryshe”, autori shpjegoi se plotësimi i kësaj vepre që i është bërë (në planin gjuhësor – duke futur idiomat e gegnishtës si dhe paskajoren si të folme autentike të veriut, si dhe ndërlidhja e identitetit kulturor me elemente filozofike, që përcaktojnë superioritetin ndaj primatin ndaj elementeve të besimeve që ndërthuren me të), ka pasë për qëllim që të ruajë botëkuptimin mbi të cilin mbështetet vepra, ku metafora e murtajës paraqet dimesionin e armës për zhdukeje dhe asimilime identitare në përmasa globale që vazhdon të përdoret në forma të ndryshme edhe për qëllime të ndryshme politike siç po verehen edhe këto të tanishmet me Covidin .
Ndërsa, rreth përkthimit të veprës në disa gjuhë, veçmas në atë të Dantes në italishtqë doli këto ditë, dhe përkthimit në fazën përfundimtare në anglisht, gjermanisht, polonisht, rumunisht dhe spanisht, autori tha se kjo i ndihmon letërsisë sonë që të afirmohet në përmasat ndërkombëtare, veçmas kur kjo bëhet me një vepër që shpalos dramat e saj të brendshme në rrethanat ekzistenciale në një hapësirë të ndeshjeve të perandorive dhe besimeve, ku politika dhe besimet luftojnë për hapësirë dhe dominim të përhershëm…

Kosovës i duhet drita, jo errësira…!

0

Skënder MULLIQI

Vitet e 90-ta te shekullit të kaluar ishin vitet e konfliktit dhe të luftës.Nga ajo kohë kan kaluar shume vite të cilat determinojnë të kaluarën dhe të tashmën .I lamë mbrapa gjitha këto vite , jo bash të mira, por megjithate jemi gjallë. Mardhënjët dhe naracioni ndaj luftës dhe pësha e saj, sikur janë pika qendrore e gjithë e ndodhive edhe të tashme , edhe pse do të ishte dashur të merremi më diminzionet e jetës të cilën nuk po e bëjmë ende ashtu siq e dëshirojmë. Ende nuk jemi larguar nga vitët e 90-ta, tragjike për shqiptarët nga agresioni I shfrenuar serbomadh .Këtu ka një të vertëtetë e jo ndryshe. Edhe pse gjendemi bukur largë nga ajo kohë, nuk hulumtuam , nuk gjetëm mjete, nuk patem dije , e as nuk morëm përvojë që ta regullojmë ashtu si duhet jetën shoqërore dhe politike.Nuk patem kreativitet dhe as unitet , që ti përballemi më krizat politike , ekonomike dhe sociale , e as të zhvillohemi e që I patem dhe I kemi të gjitha predispozitat. Na mungojë strategjia , së nuk kishim strategë dhe as njerëz të duhur për politikëbërje.

Krizat dhe goditja nga pandemia globale , na e qiti arpallakun nga të katër anët. Dolën në sipërfaqe e gjithë mos gjeturia, padituria dhe malicioziteti I kastës politike që ishin në pushtet krejtë pas luftën. U veprua sikur të ishte primare dominimi I njerit mbi tjetrin apo një partie politike mbi partinë tjetër. Kështu mbetem duke u sjellur në rrethin vicioz, duke mbetur shumë mbrapa proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Nuk patem dinamikë dhe as veprime dialektike si rast I mire që të ecim në hap më kohën. U ngulfatëm duke mos gjetur alternativa të duhura. Në këtë hapsirë të ngulfatur politike dhe kulturore , na godtën shumë të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale , madje u vu ne pëshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Zunë vend manipulimet , kriminaliteti dhe korrupcioni që na varfëruan . Jemi lodhur nga padrejtësitë , të cilat kan rezultuar më largime masovike tw rinjeve nga vendi. Me shumë zuri vend terri së sa drita mbi nënqillin e Kosovës .

Me në fund erdhëm në një situatë të një gjenerate të re politike , të cilët shpresojmë që do të janë e ardhmja e këtij vendi, një gjeneratë e cila është votuar më plebishit ,dhe të cilës i është dhënë besimi për ndryshime përmbajtësore në mbarë sistemin. Kjo e ka rastin e heqjës së kundërthënjeve të gjeneratës së kaluar. Është koha e kapërcimit të pikëpamjeve partiake dhe ideologjike, si dhe ndarjëve mbi baza regjionale e krahinore, të cilat po theksohen.Është koha që retorika , idetë retrograde nga e kaluara komuniste të mbesin mbrapa. Nuk guxojnë të na përcjellin pa qartësitë dhe jo lojaliteti karshi interesave nacionale, sidomos kur bëhët fjalë për vazhdimin e dialogut më Serbinë. Mosuniteti dhe gabimet apo lëshimet e mundshme , janë të pafalshme dhe janë fatale per shqiptaret…

Gjërat që kishim para pushtimit turk e që “vellezerit” turq, nga dashuria për ne, na i hoqën për 5 shekuj!

0

Prof. Dorian Hatibi, Durrës

Sot dua ta përkujtoj Gjergj Kastriotin – Skenderbeun , duke bërë një listë me gjërat që kishim para pushtimit turk e që “vëllezërit” turq, nga dashuria për ne, na i hoqen për 5 shekuj !

– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës.

(Që te krijoni iden: Gjermania e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

Kishim 6 qytete plotesisht te zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durresi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza)

– Kishim klasen tone aristokratike me 8 familje bujaresh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotet, Arianitet, Zebenishtet, Shpatat dhe Dukagjinet) te lidhura ne martese deri edhe me Habsburg-et dhe Bourbon-et.

– Kishim filozofet tane humanist qe benin “kerdine” ne Europe me idet e tyre dhe ishin keshilltar te familjeve perandorake ne Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Engjelli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci nderkohe qe Amerika psh qeverisej nga Indianet Cheroki apo fiset Azteke qe pinin akoma gjak njeriu dhe jetonin si kanibal.

– Ne Durres intelektualizmi ishte aq i lart sa kemi te dokumentuar ne shekullin e XII per here te pare noten e protestes se nje Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojes, kundra skllaverise 300 vjet perpara se ne Europe te fillonte si debat.

– Ne Durres behej tregti deri edhe me Tunizine, Ukrainen dhe me Francen qe ne shek. V-VII. Nderkohe qe psh. vendet skandinave jetonin akoma duke adhuruar pemen apo malin.

– Kisha e Shqiperise kishte nxjerr Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gje e vogel atehere). Cfare ndodhi me pas? Asgje! Thjeshte erdhi turku.

  • Autor Dorian Hatibi, është i diplomuar në shkenca politike, psikologji dhe Histori si dhe është ligjerues në Universitetin e Durrësit.

Për marrëdhënjet e lashta të hebrenjve me Shqiptarët, veçanërisht me Durrësin

0

Dorian Hatibi, Durrës
* Në kujtim të holokaustit.
Hebrenjtë kanë një marrëdhënie shumë të lashtë me shqiptarët dhe veçanërisht Durrësin
Sipas një teorie të vjetër të filologut Benloew Louis popujt semit, ku bëjnë pjesë edhe hebrenjtë, kanë zbarkuar në Durrës 1.200 vjet para Krishtit. Pra rreth 3.200 vite më parë. Madje sipas tij emri i lumit Erzen e ka origjinën pikërisht në gjuhen e vjetër hebree.
Sidoqoftë provat e para, të vërteta shkencore, rreth prezencës hebree në Shqipëri na vijnë përsëri nga Durrësi ku në një gur varri të shekullit të parë mund të lexojmë qartë emrin Ariston Mosshion. E më tutje më dhjetra gur të tjerë, të së njëjtës periudhë, mbi të cilët janë gdhendur simbolet izraelite.
Hebrenjtë kanë qënë një prezencë konstante në Durrës gjatë të gjithë mesjetës, nga shekulli i 7-11. Vitet e fundit madje, gjatë gërmimeve arkeologjike, është dokumentuar, po në Durrës, ekzistenca e një Sinagoge e cila duhet t’i përkiste shekullit të 12-13.
Ndryshe nga çfarë ndodhte në vende të tjera të Europës, gjatë kësaj periudhe, në Durrës hebrenjtë nuk pësonin asnjë lloj diskriminimi.
Rasti i vetëm i dhunës i regjistruar kundrejtë një gruaje hebree me emrin Mameksa (v. 1448) duket se nuk ka lidhje aspak me diskriminimin racial. Madje Nikoll Simaku, autori i ngjarjes u dënua nga autoritet durrsake me heqjen e njërit sy.
Aq tolerant ishte Durrësi mesjetar me hebrenjtë sa ata mund të thirreshin në gjyq edhe si dëshmitar pa asnjë paragjykim apo të merreshin si garant në lidhjen e kontratave dhe marrëveshjeve tregtare. Të drejta këto që rrallë here haseshin tjetër kund.
Në Durrës dhe Vlorë, gjate mesit të shekullit 16, gjetën strehë me qindra hebrenj që po i iknin inkuizicionit spanjoll. Ata madje ishin të parët që ripopulluan Durrësin e shkretuar nga pushtimi osman.
Në vitin 1697 gjejmë në Durrës një tregtar hebre me emrin Persio Megago. Ky kishte këtu një rezidencë dhe disa skllevër.
Sidoqoftë faqen më të lavdishme të marrëdhënieve me hebrenjtë qyteti do ta shkruante gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me dhjetra familje izraelite si psh. familja Stern, Thau, Wolf, Gerechter, Krausz, Herzog, Andermann, Covo etj, u morën në mbrojtje nga vetë qytetarët.
Mysliman, katolik dhe ortodoksë u mobilizuan për të shpëtuar çdo jetë hebreu që jetonte në qytet. Madje ipeshkëvinjtë katolik Pjetër Gjura dhe Vinçenc Prenushi lëshonin, jashtë çdo ligji kishtar, çertifikata pagëzimi për familjet izraelite të cilat më pas pajiseshin me identitete të rreme për të udhëtuar për në Napoli e më pas, nga aty, për në USA.
Pra shkurt… ajo e izraelitëve me shqiptarët ngjan si një histori mijëvjeçare dashurie.

Kriza mbetet në PD: të dhj..rë por krenarë!

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Nuk ka ndodhur ndonjëherë (të paktën në Shqipëri), që një humbës për të disatën here, të vazhdojë të pompojë me të madhe një budallallëk të madh: atë të fitores kur humbet…, madje i u bën thirrje, dhe del pa pikën e turpit të reklamojë humbjen si.. një yner të madh tek populli i ndershën opozitar. Ky person ose do të ketë detyrime të rënda të prapambetura ndaj të `kaluarës non gratta`, ose mbetet të jetë një papagall që nuk kupton çfarë i thotë goja mëndjes.
Vetëm në historinë e humorit dhe të Sarkazmës gjen një pinjoll të budallallëkut politik të këtij kalibri dhe ky mbetet kadeti i dhj..rë Bigler I romanit Ushtari i mirë Shvejk.
Ky kadet që lexonte betejat e lavdishme të së kaluarës dikur i u dha grada për të komanduar. Kadeti pësoi një transformim të rëndësishëm; u fry si gjel, e mbante kokën lart pa e ulur ndonjëherë poshtë, fjalët i kopsiste e i shqiptontë ashtu si perandori austriak duke i vënë theksin pjesëzës `por`, madje duke ngritur dhe zërin dhe gishtin e mesit. Dëgjuesit habiteshin nga ky transformim i çuditshëm, kur shihnin kadetin e tyre të fryrë si gjel deti, i pispillosur me uniformën ushtarake të asaj kohe dhe duke u hequr si strateg i madh. Me një fjalë ngritja në detyrë na i bëri keq Kadetit të dhj..rë Bigler, dhe kush e shihte e kuptonte se ngritja në detyrrë i kishte bërë aq keq sa ishte ishte sëmurë nga trutë e kokës. Në një moment fjalimi për shkak të ngrënies si i babëzitur e zuri një diarre aq e fortë sa Kadeti Bigler na e bëri në br..kë përmajtjen e ushqimit të transformuar në zorrët e sëmura. Kjo i dha dhe nofkën e mësipërme.
Aq të sikletëshme ishin budallallëqet e tij si strateg ushtarak, sa që kur dështoi në drejtimin e trupave duke patur humbje të mëdha në ushtarë në front, mareshalli e çgradoi dhe e ja hoqi gradat. Kjo mjaftoi që Kadeti ynë i ndëruar por i dhj..rë Bigler , të çfryhej e të vintë në masën që ishte përpara gradimit, por .. nofka i mbeti.
Në Shqipëri paska dhe kadetë të tillë që drejtojnë partira, nganjëherë edhe opozitare, por me disa dallime nga kadeti ynë i nderuar, sepse 107 vjet pas luftës së parë botërorë, kadetët tanë kanë suflerë, kujdestarë, që e orientojnë, madje dhe kur humbin i thonë ; s`ka gjë, fajin e ka ai që ka fituar, ai ka bërë me hile, ai ka bërë masakër duplex …një parazgjedhore dhe një zgjedhore, madje madje, ka bërë e po bën edhe masakër post zgjedhore, sepse po….. reklamon fitoren..
Kështu na erdhi rradha që kadetit tonë të përkahur pa rezervva nga e `kaluara non gratta`, që e ndjek pas partinë, të detyrohet që të justifikojë humbjen, dhe të mos pranojë dorëheqjen.
Është qytetare të dorëhiqesh nëse dështon, dhe është humane që të pranosh humbjen, por… të bërtasësh e të thuash se humbja na qënka një fitore për humbësit (!?)- në vënd që tu thuash popullit opozitar të vërtetën e hidhur se, … humbën për shkak se ne nuk paraqitëm një program alternativë më të mirë, që humbëm sepse u mbështetëm vetëm tek objekti që na ka piketuar e `kaluara non gratta` për ta hequr me çdo kusht, që humbën sepse gënjyem aq shumë sa askush nuk na besoi, që humbëm sepse mashtruam dhe publikuam aq shumë fake news nëpërmjet `Syri tv`, `koha jonë` e `telegraf`, që humbëm sepse paraqitëm analistë aq të paskrupullt sa ata nuk e kishin për gjë të kopjonin Shekspirin kur ai shprehej tek Makbethi `ç`është ajo gjë e zezë që zbardh në fund të pusit`, dhe që humbëm sepse populli nuk ishte aq leshko sa të na besonte, dhe së fundi që humbëm sepse partinë tonë të nderuar opozitare nuk arritëm ta pastronim nga njerëz-demonë, nga njerëz të korruptuar, nga njerëz vrasës, dhe nuk afruam njerëzit e ndershëm e qytetarë, të shkolluar e punëtorë.
Këto ishin shkaqet.
Madje edhe kandidatët e paraqitur për drejtues të partisë më të madhe opozitare në fakt janë kandidatë që nuk duan të mohojnë të kaluarën, janë kandidatë të ushqyer nga e `kaluara non gratta` me urrejtje, me inate, me qejfmbejtje, dhe me idenë e luftës së klasave, duke i quajtur kundërshtarët në kohën e demokracisë jo si opozitarë por si armiq, duke vazhduar politikat Enveriste se shoqëria na qënka bardh e zi, pra ai që është armiku i kryetarit është dhe armiku i partisë, duke e justifikuar veten sipas parimit të së `kaluarës non gratta` se, kur humbet nuk e ke fajin ti- por kundërshtari që fitoi me hile, dhe vazhdojnë mashtrimin me aforizmën bajate por të rrezikshme -`përpiqu të justifikosh me çdo marifet humbjen me qëllim që të rrish komandant përsëri`… Dhe e kundërta, kur fiton, meritat i ka gjithmonë kryetari të tjerëve u mbetet vetëm të duartrokasin sa herë që komandanti ngre dhe trash zërin para masave.
Këto janë partitë tona opozitare, të voglat kanë 30 vjet pa ndrruar Kryetar, e madhja kryetari pseudo-dorëhiqet por drejton në hije nëpërmjet kadetit të dhj..rë Bigler, i cili porsi ato kukullat siciljane, performojnë si në fillimet e shekullit të XX para Don Demonëve, dhe para popullit të thjeshtë, që nuk ka mundësi të qahet, por vetëm të qeshë nga veprimet kukullore të realizuara me mjeshtëri nga artistët e fshehur poshtë perdes, të paguar sa për të ngrënë një pjatë pilaf.
Në kohën që fituesit punojnë por sigurisht kush punon edhe gabon, humbësit tanë `fitimtarë` të drejtuar nga Kadeti i dhj..rë Bigler, vazhdojnë rrugën e tyre të hipokritit histerik, duke justifikuar veten e duke i rënë gjoksit me grusht, duke folur para turmave që qeshin me vete, e duke mallkuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke sharë Shqipërinë e cila na qënka në krizë por duke harruar se në krizë janë vetë ata opozita.

priftipirro2017@gmail.com

Gjini: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga Jusuf Buxhovi është tregimi më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe

0
Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës
Kolosi i shumë veprave, Jusuf Buxhovi promovoi në Gjakovë veprën “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në një botim të plotësuar.
Paralelisht në po të njejtën ditë kjo vepër botohet e përkthyer në italisht pikërisht në Romë.
Mbaj mend që për herë të parë këtë vepër e kam lexuar si fëmijë, sepse ka qenë si lektyrë shkollore.
U riktheva në rileximin e kësaj vepre pas shumë vitesh, në vitin 2013-të, vepra e njejtë por botëkuptimi ishte më ndryshe. Kjo vepër është monument për Gjakovën dhe shqiptarët.
Nga leximi i saj e sheh se si ka lindur kënga, besimet fetare, arkitektura dhe identiteti i vendit tonë. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga Jusuf Buxhovi është tregimi më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe.
Krenar çdo ditë për njerëzit e jashtëzakonshëm të qytetit tonë!

Përfundon me sukses edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmbërësve në Nju Jork IFFNY

0

Në foto: Amina Zhaman, Mrika Krasniqi, Ermira Babamusta

Përgatiti për Drinin E.B., Nju Jork

Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork (IFFNY) është një nga festivalet e njohura të filmit në Nju Jork që lidh audiencën amerikane me kinemanë ndërkombëtare. Me rastin e 10-vjetorit, festivali shënoi një tjetër moment historik – 100 filma për nder të 10 viteve të historisë së suksesshme të festivalit. Këtë vit, edicioni i 10-të i festivalit IFFNY u mbajt më datën 21-24 maj, 2021.

Amina Zhaman, Mrika Krasniqi, Ermira Babamusta, Kaufman Studios Nju Jork

Nga 891 aplikime nga e mbarë bota, 100 finalistë u përzgjodhën në listën zyrtare të programit për vitin 2021. Filmat ishin përfaqësues të gjashtë kategorive, përkatësisht: filmi me metrazh të gjatë artistik, filmi me metrazh të shkurtër, filmi dokumentar me metrazh të gjatë, filmi dokumentar me metrazh të shkurtër, filmi i animuar dhe video muzikore. Finalistët garuan për çmime të festivalit dhe të jurisë, e cila përbëhej nga: Larry Moore, Victoria Yakubova Schneid, Robert Haufrecht, Asis Sethi dhe Sabrina Moreno.

Festivali i filmit IFFNY çdo vit shfaq projekte filmike nga kineastë me renome si dhe ato të rinj. Është themeluar në vitin 2012 dhe udhëhiqet nga regjisorja, producentja dhe skenaristja e mirënjohur Mrika Krasniqi, me Ibër Deari si Selektor i Festivalit dhe Amina Zhaman, Drejtoreshë Artistike.

“Përmes festivalit IFFNY është prezantuar puna e shumë artistëve që kanë marrë pjesë. Këtë vit për shkak të vitit jubilar vendosëm të pranojmë më shumë projekte. Ka patur llojshmëri të filmave nga 43 vende të botës.

Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork ka qenë një pikëtakim shumë i mirë sidomos për ne artistët që vijmë nga trojet shqiptare, që të vizitojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe vendin shumë të rëndësishëm për artin, Nju Jorkun dhe të shohim botëm dhe njerëzit që vijnë nga e gjithë bota. Nga të gjithë shtetet e ndryshme që marrin pjesë në festival, ne çdoherë takohemi më një kulturë të re, edhe prezantohemi me një gjuhë të re. Kjo ka qenë një ndër eksperiencat më të mira, sidomos për mua si regjisor ka qenë një përvojë shumë e veçantë, jo vetëm të shikoj filma por edhe t’i vlerësoj ato,” tha në një intervistë për Klan Macedonia regjisori i shquar dhe Selektori i Festivalit të Filmit IFFNY, Ibër Deari.

Në mesin e artistëve shqiptar të pranuar zyrtarisht në edicionin e 10-të të festivalit të filmit IFFNY 2021 ishin: Spartak Pecani me filmin “Bolero in the elder house / Bolero në vilën e Pleqve” (Shqipëria) në kategorinë filmi artistik me metrazh të gjatë; Arbër Krasniqi me filmin “Back home” (Kosovë), Ambra Cani me filmin “Sonja” (Shqipëri) dhe Besnik Prekazi me filmin “Fair Play” (Kosovë) në kategorinë filmi me metrazh të shkurtër; Merita Çoçoli me filmin dokumentar me mentrazh të gjatë “Nezo” (Maqedonia e Veriut); dhe Kenan Gurgurovci me filmin dokumentar me mentrazh të shkurtër “The Shadow of the Rain / Hija e Shiut” (Kosovë).

Spartak Pecani fitoi çmimin “Regjisori më i Mirë” (Best Director Award) për filmin artistik “Bolero në vilën e Pleqve”, përfaqësim nga Shqipëria. Arbër Krasniqi fitoi çmimin “Arritje e

Jashtëzakonshme në Regji” (Outstanding Achievement in Directing) për filmin “Back home”, përfaqësim nga Kosova.

“Urime të gjithë fituesve të festivalit IFFNY 2021, Edicioni i 10-të. Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork këtë vit kishte moton ‘Një dekadë e festimit të kinemasë’. Ka qenë një udhëtim mbresëlënës dhe sfidues sidomos këto dy vitet e fundit. Por ne ishim të vendosur të vazhdonim misionin tonë pavarësisht nga pandemia dhe të promovonim veprat e kineastëve nga e gjithë bota. Festivali IFFNY sa vjen e rritet çdo vit dhe sot është kthyer në një platformë globale dhe në një simbol i miqësisë dhe krijimtarisë,” u shpreh Mrika Krasniqi, themeluesja dhe drejtuesja e festivalit IFFNY në Nju Jork.

“Unë falenderoj themeluesen e festivalit Mrika Krasniqi e cila asnjëherë këtyre 10 viteve nuk u ndal. Ajo është një grua shumë e fuqishme, e cila na motivon shumë dhe ka bërë shumë punë të madhe jo vetëm për artistët botëror por edhe për artistët shqiptar të jemi këtu. Artistët shqiptarë kanë patur një mundësi që veprat e tyre të prezantohen jashtë vendit tonë të vogël dhe të kemi një hapësirë dhe mundësi të reja. Unë e vlerësoj shumë këtë punë dhe e shoh që është shumë e rëndësishme për çdo aktor, regjisor, skenograf, skenarist, por edhe ata që meren me muzikën e filmit. Festivali ofron një mundësi shumë të mirë dhe të lehtë për t’u lidhur me filmin nëpër botë.

Mirsad Abazi, Ermira Babamusta dhe Ibër Deari

Gjithashtu falenderoj edhe Ermira Babamusta e cila ka bërë një punë shumë të madhe e të fuqishme në promovimin e çdo artisti, aktori apo filmbërësi për t’a treguar veprën e tyre në botë. Po ashtu falenderoj Amina Zhaman e cila është një artiste shumë e veçantë, e cila nuk është ndalur gjithë këtyre muajve duke intervistuar çdo artist në fushat e filmit. Një falenderim i veçantë për editorin, dizajnerin dhe montazherin e festivalit Fisnik Halili nga Lumière Films dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar këtë vit festivalin IFFNY, “shtoi regjisori Ibër Deari.

Nata e Ceremonisë Tapeti i Kuq, Miranda Jean Larson, Jon< Mrika Krasniqi, Carlos Freire, Maja Wampuszyc, Ermira Babamusta, Ibër Deari

Më 24 maj, 2021 festiali IFFNY shpalli çmimet e jurisë dhe çmimet speciale të festivalit.

Fituesit e Çmimeve të Jurisë të Festivalit IFFNY:

Filmi më i Mirë (Best Feature Film), “Mother of Apostles” nga Zaza Buadze, Ukrainë.

Aktori më i Mirë (Best Actor for Feature Film), Greg Ellwand në filmin artistik “Jasmine Road”, Kanada.

Aktorja më e Mirë Best Actress for Feature Film, Natalia Polovinka, në filmin artistik “Mother of Apostles”, Ukrainë.

Kinematografia më e Mirë (Best Cinematography), “In my Dream” nga Murat Çeri, Tuqi.

Skenari më i Mirë (Best Screenplay), “Mother of Apostles” nga Ratha Makeenkova dhe Zaza Buadze, Ukrainë.

Dokumentari më i Mirë (Best Feature Documentary), “On the Front Lnie” nga Matteo Balsamo dhe Francesco Del Grosso, Itali.

Filmi më i Mirë me Metrazh të Shkurtër (Best Short Film), “Stuff” nga Malu Janssen, Holland.

Aktori më i Mirë (Best Actor for Short Film), Carl Malapa, në filmin me metrazh të shkurtër “Prague”, Francë.

Aktorja më e Mirë (Best Actress for Short Film), Anna Casas, në filmin me metrazh të shkurtër “The woman of the house”, Spanjë.

Music Video e Mirë (Best Music Video), “Big Yellow Taxi”, Matt Mahurin, Kanada.

IFFNY 2021

Animacioni më i Mirë (Best Animation), “On/Off” nga Nicolas P. Villarreal, Argjentina.

Dokumentari më i Mirë me Metrazh të Shkurtër (Best Short Documentary), “Beyond the city skyline”, nga Tom Franz, USA.

Produksioni më i Mirë (Best Production), “King of the Party”, nga Isaac Cherem, Cecilia Parodi dhe Salomon Askenazi, Meksikë.

Fituesit e Çmimeve Speciale të Festivalit IFFNY:

Regjisori më i Mirë (Best Director), Spartak Peani, “Bolero in the Elder House house / Bolero në vilën e Pleqve”, Shqipëri.

Editimi më i Mirë (Best Editing), “Without Skin” nga Lars Bergbom dhe Christian Johansson, Suedi.

Më i miri për të Drejtat e Njeriut (Best Human Rights Award), “Corched Land” nga Antonio Ferrer, Spanjë.

Arritje e Jashtëzakonshme në Dokumentar (Creative Innovation in Documentary), Velibor Covic, “I was 10 years old”, Mal i Zi.

Arritje e Jashtëzakonshme në Regji (Outstanding Achievement in Directing), Arber Krasniqi, “Back Home”, Kosovë.

Inovacion Kreativ në Animacion (Creative Innovation in Animation), “Liliana” nga Milanka Fabjancic, Slloveni.

Çmim Nderi (Honorable Mention), “One More Jump” nga Emanuele Gerosa, Itali.

Çmim Nderi (Honorable Mention), “The Last Lightkeeper” nga Niamh Hayes, Irlandë.

Nata e Ceremonisë Tapeti i Kuq, Miranda Jean Larson, Jon Russell Cring, Amina Zhaman, Mrika Krasniqi, Carlos Freire, Maja Wampuszyc, Ermira Babamusta, Ibër Deari

Për informacion rreth aplikimit për edicionion 11, të festivalit IFFNY për vitin 2022 vizitoni www.iffny.com dhe Instagram @iffnyfestival.

Vazhdojnë sulmet ndaj Ministres së jashtme Donika Gërvalla!

0

Nga: Luan Asllan Dibrani

Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura shpifjet , politika e odave, kafehaneve dizinformatave dhe propagandës se pa skrupullt madje edhe skandaloze në fushën politike,tani kanë filluar beteja me falsifikime kibernetike me disa konto ne emrin e saj përmes FB-ukut,instagram etj

Zonja Gërvalla nuk ka pas asnjëherë instagram, sikur bredharaket e kohës që përpiqen ta kalojnë kohën ne FB ,instagram Twiter etj me gënjeshtra!.

Këto janë klithma dëshpëruese për pushtetin e humbur, për privilegjet qe u mungojnë kësaj klase politike me piunat e FB-kut .

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla është një personalitet me një edukatë patriotike dhe me vlera shumë here ma të mëdha se disa psedokomondant qe po përpiqen UÇK-në, ta nëpërkëmbin përmes tyre. Historia e kësaj familje më së miri e tregon dhe dihet mirë se vajza e kujt është?
Isuf Gërvalla ishte më kohe i radhitur në rrugën e çlirimit të Kosovës nga e cila edhe ne pionieret për çlirimin e Kosovës, u frymëzuam nga ai dhe mësuam shumë nga ai,nga e cila me portretin e tij i vërshuam shpesh sheshet e kryeqyteteve të Evropës me demonstrata antijugosllave.
Prandaj jeta ia ka imponua qysh nga fëmijëria Donikës qe te filloj me atë edukate dhe frymëzim , si e tillë është shkolluar në shtetin e Gjermanisë, ku ka kryer fakultetin juridik.
Si vazhdim e kësaj fushate llogaritet tejet e lodhet dhe patetike janë tentimet për shtrembërim te së vërtetës. Këto janë klithma dëshpëruese për pushtetin e humbur, për privilegjet qe u mungojnë kësaj klase politike me piunat e FB-kut .
Njerëzit i ligj ,pa kulturë dhe halabaket , qe gënjejnë dhe flasin gjepura i din populli.
Kabineti qeveritar të ka bërë ministre dhe krye diplomate nga e cila me sukses po vazhdon edhe fushatën kundër analfabetëve ish ambasador.

Ti je Krenaria e jonë “Respekt” dhe turpi i mbuloftë te gjithë ata qe mundohen të shpifin ndaj jush . Korbat gjithë mundohen te jenë ne një nivel me shqiponjat, por kurrë nuk ja arrijnë qëllimit,sepse ju mungon “guximi”edhe forca .

Populli do i faturoj dhe dënoj rëndë djerrakohët e matrapazët karagjoz siç u dha dozën me 14 shkurt!

Zonja Gervalal me punën profesionale dhe intelektuale qe ke filluar te na perfaqesojsh në botë, do i demaskosh politikanët e odave, kafehaneve te çajtoreve,madje edhe të atyre qe vjedhurazi arritën në ulëset e Kuvendit të zgërdhihen, sepse populli do i faturoj dhe dënoj rëndë djerrakohët e matrapazët karagjoz siç u dha dozën me 14 shkurt .

Zonja Donika Gërvalla mos i merr afër zemrës fjalët e rrënuesve të shtetit të Kosovës, këta që e varfëruan dhe shkatërruan këtë vend që u la me gjakun e bijve dhe bijave më të devotshëm për atdheun e kombin.
Këta thirren në emër të “UÇK-së”, vodhën dhe u pasuruan në emër të UÇK-së, i kanë blerë me qindra hektarë tokë në emër të sajë, shtëpi dhe pallate. Ata u bënë multimilionerë prandaj do të merret me ta ligji.
Këta karagjoz e kanë problem,madhështinë dhe intelektin tënd qe ti je me popullin e populli me ty.
E kanë problem se shtresa intelektuale të donë dhe çmon shumë, e këta manipulant, donë me u çmend sepse ju u bëtë udherrefyes si mbrohet shteti dhe ia ndalët “tagjinë në grazhd”, ju e ndalet fluksin e krimit dhe vjedhjes se mëtutjeshme.

Prodhimi i këtyre dezinformatave janë nga kuzhinat Beogradit ,qofsha i gabuar dhe me vështirësi, po e them se po bëhem në këtë moment si deputete e Kosovës qe për ti zgjatur jetën veti e quajnë për sa sekondi, njeri tjetrin bashkëpunëtor të udbes e te Beogradit madje edhe të Moskës.
Erdhët, pritet, luftuat ,vepruat dhe fituat zonja Gërvalla!?- Serish fitoni nëse vazhdoni ta mbroni zërin e popullit dhe Kosovën!
Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare dhe me veprat me guxim dhe me shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës integritetin dhe flamurin, aty ku ka synim fillimisht çlirimin nga krimi i organizuar e më tutje drejt bashkimit me familjet e shteteve të Evropës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe ata qe e duan dhe punojnë për te.