Anglezi Dr. John Hodgson shkruan në gjuhën shqipe librin „Kujtime të Kosovës“
Pak kohë më parë doli nga shtypi libri i anglezit Dr. John Hodgson me titull „E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës“ i shkruar nga vetë autori në gjuhën shqipe. John Hodgson vjen nga Anglia në vitin 1980 për të punuar si lektor i gjuhës angleze në Fakultetin Filozofik në Prishtinë ku qëndron për katër vite. Familja e tij ishte nga nga qyteti Newcastle. Babai i tij, një inxhinier i sukseshëm, kishte marrë pjesë në ndërtime hidrocentralësh dhe projekte energjetike në vende të ndryshme të botës. Kështu, John-i qysh si fëmijë kishte bredhur botën deri atëherë kur kthehet në Cambridge për të studiuar në Universitetin e vjetër të ketij qyteti. Aty mbaron studimet në letërsi angleze dhe në moshën 26 vjeçare merr titullin doktor i shkencave në letërsinë angleze.
Libri ”E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës”, Johb Hogdson
Meqë dëshira e tij për të punuar në ndonjë universitet në Rusi nuk realizohet, ai vendos të shkojë përkohësisht në Prishtinë në pritje të një rasti tjetër për Rusi. Mirëpo, ndodh e papritura. Sapo vjen në Kosovë, ai bie në dashuri me popullin shqiptar, me gjuhën shqipe, me kulturën tonë e me gjithçka që është shqiptare dhe nuk dëshiron ta ndërrojë me asgjë. Kjo përzgjedhje e tij mbase nuk është e rastesishme. Me të ardhur në Kosovë, ai shpejt vëren realitetin e hidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi: shqiptarët nuk janë të barabartë me popujt e tjerë, konsiderohen pakicë kombëtare edhe pse janë shumicë në Kosovë dhe për nga numri zinin vendin e tretë në Jugosllavi, diskriminohen, të drejtat e tyre shtypen, e shumë padrejtësi të tjera. Kështu, ai solidarizohet me shqiptarët. Është parim i tij jetësor që John Hodgson gjithmonë të qëndrojë në anën e të të shtypurit, në anën e drejtësisë. E them këtë me bindje të plotë sepse unë kam patur fatin ta njoh John-in në atë kohë në Prishtinë dhe jam dëshmitar i shumë ngjarjeve të shkruara në librin e tij.
Duke qenë se gjuha është çelësi për te zemra e njeriut, ai që nga ditët e para vendos të mësojë shqipen. Këtë e tregon në librin e tij në fillim të kapitullit 3, ku thotë se kuk kishin kaluar as dy javë pas vajtjes së tij në Prishtinë kur Këshilli Britanik kishte organizuar konferenë një javore në Shkup për lektorët angloamerikanë të universiteteve të Jugosllavisë dhe ku John-i u thotë kolegëve të tij se është i interesuar të mësojë shqip. „Kot e ke, më thanë. Askush nuk e kupton (shqipen) jashtë Kosovës. Pastaj pak më poshtë shkruan: „Vendosa të vazhdoja me shqipen, jo vetëm nga kurreshtja, por edhe për inat“.Dihet se gjuha shqipe nuk është gjuhë e lehtë për t’u mësuar nga të huajt. Kur ai flet për vështirësitë e shqipes, shprehet kështu: „Mua këto vështirësi veçse më ngjallnin kurreshtje, nga ana tjetër më tërhiqte shumë zbulimi i tipareve te shqipes që e lidhin atë me pemën shumëdegëshe të gjuhëve europiane“ (f.48).
Kështu, John-i mëson gjuhën shqipe, atë të letrave dhe atë të popullit, si dhe integrohet në shoqërinë shqiptare të Kosovës e bën miq nga më të ndryshmit prej akademikëve e intelektualëve të lartë, deri te fshatarë e njerëz që nuk dinin mirë shkrim-lexim. Solidarizimi dhe ematia e tij e madhe për shqiptarët bëjnë disa të mendojnë se mos ndoshta ky anglez mund të ketë prejardhje shqiptare.
Kur shpërthejnë demonstratat studentore të vitit 1981, John-i dëshiron t‘u bashkohet atyre, por miqtë e tij dhe kolegët në Universitet e këshillojnë ndryshe: „Kolegët e mi përpiqëshin të më mbronin nga rreziqët e situatës“ (f.54).
Kur demonstrat u shtypën me dhunë nga ana e pushtetit të athershëm jugosllav duke vrarë e plagosur studentë, ai shtetin jugosllav në një rast e pëmledh me një fjali: „Në dukje aq i fortë dhe i qëndrueshëm, në realitet ai ishte i brishtë, si kallam i tharë“ (f.52).
Sado të largëta në kohë, ai i pëshkruan ngjarjet në hollësi e përpikmëri. Prandaj ju rekomandoj ta lexoni këtë libër me vlerë dhe ta shihni Kosovën nga këndveshtrimi i një anglezi, një mik i shqiptarëve dhe njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës shqiptare. Gjithashtu, John Hodgson ka përkthyer disa veprave të Ismail Kadares dhe autorë të tjerë shqiptarë në gjuhën angleze.
Kur turpi futet në mendje dhe e krijon ndjenjën e krenarisë. Kur turpi ta mbush mendjen qe s`e je duke bërë shumë. Kur turpi bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimeve. Kur turpi te jep guxim që t`a kesh krenari, atëherë shkon pikë për pikë në zbatimin e këtij urdhri: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij! Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re!. «
Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe! Po kush janë këta që me ngulm po punojnë në zbatimin e asaj që u tha më lartë? Pra kush janë këta ”jazexhinj” që po mundohen të na fshijnë kujtesën dhe po duan të na shkruajnë libra të reja, të na krijojnë një histori të re dhe me këtë të na tjetërsojnë në atë mënyrë që nesër mos ta njohim vetveten. Artan Puto i lindur me 1969, tani profesor universitar; të cilin kalimtarët në rrugë ende e njohin si yll i “Tomkës dhe shokët e tij”, një nga filmat më të popullarizuar për fëmijë të kinemasë së Shqipërisë, një i privilegjuar i regjimit të atëhershëm del me një pyetje: “Historia e një personazhi historik apo e një monumenti kulturor?”
Pra fjalën e kam për një “yll” të ri, por tani në qiellin e ”jazexhive”, i cili në bashkëpunim me “qyqen në folenë e shqiponjave (Fatos Lubonja)” kanë filluar ta rishikojnë historinë me një qëllim të pastër si loti: “Të shkatërrojmë Historinë e Shqiptarëve, të shpikim një histori të re për ta. Por vallë këto “yje” dhe këto “qyqe” si u bashkuan, si i bashkoi qëllimi i njëjtë. Njëri me të kaluar të të persekutuarit, të burgjeve dhe të hjekurit keq e tjetri artist filmi si i vogël, artist në shkollë si i rritur dhe ngrënës çokollatash kur të tjerët as që ia dinin shijen?
Por kësaj radhe do të flas për atë të privilegjuarin.
Por, çka ndodh kur humbet kujtesa, harrohet vetja dhe ja ç`ndodh: emrat e shumë politikanëve grekë qe jane shqiptarë: Arvanitopulos, Arvanitidis, Banjas, Bouras, Bouzalis, Gjulekas, Sgouros, Hekalis, Repushis, Gjokas, Panushi, Bukura, Barbarushi, Miho, Lafazanis, Barkas, Dendia, Kaili, Repas, Meksi, Dukas, Karypidis, Kolas, Koroveshi, Kuveli, Lapi, Manushi, Labiri, Lanis, Lasko, Nako, Çarçonis, Çokas, Curis, Xhimas, Xhavaras, Dhimas, Bezha, Çumanis, Vretos, Zhogas, Kondo, Shkondras, Makripidhis, Zisi, Panaritis, Halvatzis Arapoglous… e që as që duan të dinë për të kaluarën e tyre.
Artan Puto shkruan: “Trajtimi që i bëhen ende figurës së Skënderbeut në Shqipëri ndihmon për ta mitologjizuar atë, dhe në fund publiku nuk mëson historinë e një personazhi historik, por atë të një monumenti kulturor”. A thua me këtë po i bëjmë kritika historiografisë sonë skajshmërisht të “ideologjizuar” apo po duam të hedhim “dritë” me “kontribute” shkencore që na sjellin më afër kohën e Skënderbeut: “E tërë lufta e Skënderbeut një gjakmarrje personale”. Përfundim i përmbaruar. Iu lumtë!
Sipas “yjeve” të qiellit të “jazexhive” studimet e serbëve, grekëve dhe “zviceranëve” qenkan shkencore dhe objektive, ndërsa ato te shqiptareve mashtrime, ideologjikisht të skajshme. Rishikim do të thotë të shikohen me objektivitet te gjitha faktet, ndër kohë që po synohet tjetërsimi i historisë duke u thirrur në kozmopolitanizmin e dhunshëm, i shoqëruar me radikalizmin fetar dhe krahinor. E si mund të jenë objektive qasjet e Artan Putos që kërkon (me dirigjim f. xh) të shtrojë shtratin e favorshëm dhe bindës për tezën që shqiptarët nuk ekzistojnë, janë një krijesë e pas shekullit XV-të; se në këtë vijë vjen edhe Skënderbeu serb, Ali Pasha turk, Ismail Qemali zyrtar osman që në kohën e lirë “merrej me fjalëkryqe dhe pavarësira”.
Pra, në thelb sipas Artanit “Skënderbeu ne na është ofruar si një personazh-mit, për të cilin duhet të jemi krenarë, por nuk kemi dije të sakta, dhe ato do të na i plotësojnë ata që janë sulur me të madhe: “Të shkatërrojmë Historinë e Shqiptarëve, të shpikim një histori të re për ta”.
Artan Puto, i privilegjuari kohës i rikthehet ciklit të urrejtjes antishqiptare si cikël menstruacionesh. Pa u mbyllur cikli hënor, duhet që të del me ndonjë vështrim të ri e me qëllim të krijimit të njeriut të ri pa mbamendje, apo me një tip të ri të Alz-Heimerit që mbamendja të fillon vetëm nga shekulli i XV-të dhe me një përzgjedhje të me” marifet” të ”fakteve” të cilat do ta kënaqin urdhërdhënësin.
“Ylli” i ri në qiellin e turbullimit të qenies dhe vetëdijes shqiptare shkruan me porosi. Shkruesi (tur. Yazeci) me porosi është shumë më i rrezikshëm se vrasësi me porosi. Porositësi e vret dhe e humb një figurë nga bota me ndihmën e ”guximit” të vrasësit me porosi. Por shkruesi me porosi (tur. yazmak-me shkrue) në këtë rast na del shumë më i “efektshëm” shumë më i frytshëm se ai i vret mendjen e mijëra lexuesve e në këtë rast, të atyre që janë jo mirë të njoftuar me të vërtetën, që janë labil në mendimet e tyre, ia vret mendjen e lexuesve të rinj nga mosha që përgatiten për një ardhmëri. Nuk është puna se është dikush kundër përpjekjes së Artan Putos për studime, kërkime, sprova, zbulime shkencore e akademike, por, kam frike se Artani e ka kapur keq dekonstruksionin. Më dhimbset.
Artan Puto me një rast shkruan: “Nëse ne flasim për nacionalizmin shqiptar me botëkuptimet e reja, atëherë shohim se kombi shqiptar u krijua gjatë komunizmit. Ishte një komunitet homogjen i cili jetonte në një shtet shumë të centralizuar me një mbi kontroll të madh. Shteti e përhapte një kulturë zyrtare nëpërmjet armatës, administratës politike dhe sistemit edukues. Shteti e integronte këtë komunitet në një kulturë nacionale”.
Të flasin në këtë mënyrë analistët apo historianët nga Trekëndëshi i Bermudeve, plotësisht e arsyeshme, sepse ato mundohen të na shlyejnë nga uni jonë. Por nga penda e Artanit? Putoja pastaj vazhdon:
“Kemi ne shqiptarët shumë mitologji. Ne e kemi tolerancën fetare. E kemi ne tolerancën e pakicave kombëtare. Por problemi qëndron në atë se këto tolerance mos janë fryt i rrethanave historike apo janë një veçanti gjenetike e jona. Toleranca fetare u sajua nga intelektualët shqiptarë të shekullit XIX-të. Ata nuk donin të sajonin një komb pa fe. Ata donin të tregonin një imazh për shqiptarët si një vëllazërim ndërveti edhe në pikëpamje fetare. Ata donin të tregonin që shqiptarët e përqafuan Islamin thjeshtë nga arsyet pragmatike”.
Artani mendon që e shpikëm këtë tolerancë fetare edhe pse në të vërtetë e thotë që nuk jemi. Sulmi i ardhshëm “i dashamirëve tanë”, i atij cikli hënor ka me qenë mostoleranca fetare ndërshqiptare. Por për këtë më vonë.
Artan Puto shkon edhe më larg, duke ia pare për të madhe komunizmit që i shihte Ilirët si paraardhësit tanë, apo së paku të ishim një popullatë historike. Por ai dyshon në këtë: “I have my doubts, but that’s another story” (nuk munda ta përkthej në shqip f. xh). Atij, ngrënësi të çokollatave që rrallëkush i kishte në atë kohë i duket e habitshme që sot po flitet për paraardhësit e shqiptarëve: Pellazgët. Ata ishin të parët “menjëherë pas dinozaurëve” (They were the first people, “right after the dinosaurs” një anglishte e bukur, se duhet bota ta kuptojë f, xh). E dini, na thotë Artan Puto se pellazgët janë komplet një mit, sepse ne nuk dimë asgjë për ta.
Por, kur ti more Profesor Puto nuk i njef Pellazgët, për çka dreqin e mban diplomën e historianit dhe titullin e profesorit?
Interesant, sa herë që sulmohet historia jonë nga “jazexhijtë” duhet patjetër të sulmohet edhe Kadareja. Kësaj m’i vjen erë “orkestrim sulmi” që “jazexhitë” tanë mundohen se kush të jetë ”Violina e Parë ” në atë orkestër kundër historisë dhe kombit shqiptar. “Në vitin 2006, ‘novelisti’ shqiptar Ismail Kadare shkroi një pamflet ku thoshte se shqiptarët janë evropianë – e, e vazhdon ”yazmakun” e tij Artan Puto.
Sipas tij, argumenti i Kadaresë është një ligjëratë politike dhe jo një ligjëratë prej intelektuali. Sepse qëllimi i Kadaresë shkruan ai ,qenka që shqiptarët t`i paraqesë në një dritë më të mirë ndaj Europës e kjo po e pengon Zotin Artan Puto. Ai shkon edhe më larg duke e vënë në pikëpyetje faktin qe shqiptarët ishin gjithmonë pjesë e Europës. “I madhi” historian, “i nderuari” Artan Puto, “Profesori i Historisë ” në disa fakultete, po i qet hi mbi kokë atdheut dhe kombit të vet, me qëllime të dreqit të mallkuar për të na nëpërkëmbur gjithkushi për të na zhbërë nga lista e kombeve të vjetra, për të na qethur krenarinë me qëllime të dikujt dhe me përkrahje të dikujt që ta sigurojë vendin e tij të turpit si “yll” i ri në qiellin e degjenerimit të historisë shqiptare.
Murana e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, që planifikohet të ndërtohet në Prizren
Reagim i shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me vonesat që po i shkakton MKRS të Republikës së Kosovës rreth projektit të Muranës për Gjergj Kastriotin në Prizren.
Shoqata e Intelektualëve shqiptar”Trojet e Arbrit” si iniciuese e projektit kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,njofton opinionin e gjërë gjithëshqiptar se kanë kaluar gjashtë muaj që e kemi dorzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vëndosjen e Muranës.
Projektin e kemi dorzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës.Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të mirren parasysh në të ardhmën.Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi edhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të Shoqatës” Trojet e Arbrit” lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren.Shoqata “Trojet e Arbrit” për shkak të ndërrimeve që janë bërë në këtë Ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjjën dhe nëse ne injorohemi dhe nuk marrim përgjigjje pozitive nga ana e Ministrisë do të fillojmë me planin tonë rezervë i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit gjithëshqiptar.
Ne nuk do të lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në institucionet e Republikës se Kosovës të ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare.Në këtë periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do ti jep madhështinë qytetit historik Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun,ajo e kohës se re me lidhjen shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çdo ministre apo ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të ekzistoj shqiptaria.
Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar, në emër të 150 Intelektualëve shqiptarë të shoqatës”Trojet e Arbrit”.
Shkolla e Korçës nuk është shkolla e parë shqipe në Shqipëri dhe dita e mësuesit nuk është 7 marsi.
Kur flasim për fillet e arsimit shqip, na kujtohet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë që u hap në vitin 1887. Por, studiues vendorë e të huaj flasin për një shkollë shqipe më të hershme, që daton qysh prej shekullit XVI në Kosovë.
Bëhet fjalë për Kolegjin e Shën Llukës, që u themelua në vitin 1584 në fshatin Stubëll të Vitisë.
Studiuesi Sarë Gjergji, thotë se ky kolegj u themelua si nismë e Vatikanit, i cili në vitin 1896, u bart në një objekt tjetër, që sot shërben si famulli dhe njëherësh si muze i shkollës dhe njihet si shkolla e Dom Mikelit.
“Shkolla e Korçës nuk është shkolla e parë shqipe në Shqipëri dhe dita e mësuesit nuk është 7 marsi.
Do të duhej së paku, meqenëse jemi shtet, do të duhej ta ndryshonim këtë çështje. Ne kemi data brenda këtyre kopertinave, brenda këtij libri për datat, për mësimin për gjithçka që është mbajtur. Duke qenë se jemi shtet në veti, do të ishte mirë dhe do të ishte e ndershme, dhe do t’i bënte nder gjithë arsimit shqiptar, pra jo vetëm në Kosovë, që Ministria e Arsimit të ndërmarrë hapa dhe ta fusë në kurrikulat shkollore edhe historikun e shkollës së parë shqipe në Kosovë”, ka thënë Gjergji.
Studiuesi Gjergji thotë se në vitin 1584, kur kanonikë e jezuitë të Vatikanit vizituan disa vende të Shqipërisë dhe Kosovës, kishin sjellë me vete 500 kopje të një materiali shqip. Aktualisht, shkolla nuk e ka ndonjë kopje të këtij materiali, por sipas studiuesit Sarë Gjergji, duhet të jetë ndonjë kopje në arkivat e Vatikanit.
Ndërkaq, libri më i vjetër që ruhet në këtë shkollë, është një libër filozofik i autorit Heinrich Cornelius Agrippa, i botuar në vitin 1638, kurse libri më i vjetër në gjuhën shqipe që ka ky muze ka është “Doktrina e Krishterë”, botim i vitit 1877.
Ani pse aktualisht nuk ka ndonjë kopje të materialit të lartpërmendur në gjuhën shqipe të vitit 1584, rikujtojmë se në vitin 1555 veç se ishte zbuluar “Meshari” i Gjon Buzukut, që konsiderohet si libri më i vjetër në gjuhën shqipe.
“Dokumenti thotë ‘libër në gjuhën shqipe në 500 kopje’, kështu e cilëson, tregon për shpenzimet e botimeve dhe transportit që kanë bartë me vete librin. Komulloviqi dhe Tommaso Raggio kanë qenë të shoqëruar edhe nga tre shqiptarë, njëri nga ata është Armando Duka. Dy të tjerë, njëri është student që studion në Romë, Itali, dhe tjetri është një njeri i biznesit që ka përfunduar studimet te ata dhe që e mbështetë këtë student financiarisht”, ka thënë Gjergji.
Në vitin 1905, kjo shkollë filloi të udhëhiqej nga mësuesi Dom Mikel Tarabulluzi, busti i të cilit gjendet në oborrin e shkollës. E në vitin 1906, numri i nxënësve në këtë shkollë kishte arritur në 42, prej tyre 25 djem dhe 17 vajza.
Këtë e dëshmon letra e mësuesit Dom Mikel, drejtuar konsull gjeneralit të Austro-Hungarisë në po të njëjtin vit.
Pavarësisht se ishte themeluar nga klerikë fetarë, atë kohë mësoheshin edhe lëndë shoqërore e shkencore, këtë e dëshmojnë edhe një pjesë e librave që ruhen në muze.
Përveç “Doktrinës së Krishterë”, në shkollën e parë të Stubllës mësohej lexim, matematikë, histori, gjeografi e lëndë të tjera të ngjashme sikur sot.
Këtë e dëshmojnë edhe librat “Numeratore”, “Këndime për shkollat e para të Shqipërisë”, “Këndimet e çunave” por edhe abetarja shqipe e vitit 1886, e botuar në Bukuresht.
Ndërkaq, në vitin 2010, ish-ministri i Kulturës, Lutfi Haziri e kishte shpallur muze këtë shkollë dhe kishte zbuluar pllakatin e muzeut. Por, inevestimi që kishte bërë Ministria e Kulturës, sipas Gjergjit ka qenë i gabuar, ngase nuk e kishte ruajtur si duhet arkitekturën e shkollës.
“Ka pasur një ndërhyrje të shtetit. Përkundër qëllimit të mirë, ndërhyrja ka qenë e gabuar pra ajo që është bërë, dhe ne si komunitet kemi qenë të detyruar që ta kthejmë së paku në këtë gjendje që e kemi sot dhe natyrisht kemi marrë të gjitha masat bashkë me famullinë e Stubllës, kishën pra, që kjo gjendje të përmirësohet edhe më shumë”, ka thënë Gjergji.
Por sot, ky muze nuk gëzon mbështetje të duhur institucionale, ani pse është në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme.
Aty nuk ka ndonjë staf të rregullt, nuk ka ciceronë për informimin e vizitorëve, e librat dhe materialet e vjetra që janë shumë të ndjeshme, ruhen në rafte të zakonshme.
Për këtë muze kujdeset vullnetarisht famullia e Stubllës si dhe Sarë Gjergji.
“Në mungesë të një stafi që do të duhej të ishte këtu, ne jemi të detyruar të funksionojmë në këtë formë, të vijmë dhe t’iu japim informacion njerëzve që janë të interesuar për ta vizituar muzeun dhe ju them sinqerisht që ky muze vizitohet shumë, shumë, shumë nga njerëz të sferave të ndryshme dhe nga kontinente të ndryshme”, ka thënë Gjergji.
Historia dhe dokumentet për ekzistimin e kësaj shkolle janë përmbledhur edhe në librin “Stublla me shkollën e parë shqipe” të vet Gjergjit.
Autori i librit, që kujdeset edhe për muzeun, ka njoftuar që tashmë kanë në plan krijimin e një arkivi digjital, në të cilën do t’i ruajnë dokumentet dhe do t’i bëjnë më të qasshme për vizitorët dhe studiuesit.
E për këto, ai ka thënë se po punojnë në mënyrë vullnetare por edhe me ndihmë nga diaspora.
Tradita e shkrimit të shqipes në Veri dhe roli i saj në Kongresin e Manastirit. Tradita veriore, e përfaqësuar fillimisht me Formulën e pagëzimit dhe “Mesharin “, sipas E. Çabejt duke qenë se grafia është njëllojtë për të dyja “dëshmon se në kohë të Skënderbeut ka pasur njerëz (klerikë, noterë etj.) që shkruanin shqip dhe se ajo shkruhej me shkronja latine”. Por krerët e këtyre principatave, në kohën e Skënderbeut letërkëmbimin dhe kancelarinë në mes tyre mund ta kenë bërë edhe në gjuhën shqipe për të cilën nuk kemi të dhëna
Zhvillimi dhe qytetërimi i një populli lidhet ngushtë edhe me traditën shkrimore të tij.
Ai është i kushtëzuar nga shumë faktorë gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë. Dihet se popujt e Ballkanit që jetojnë në hapësirën e Evropës juglindore janë trashëgimtarë kulturash dhe gjuhësh të ndryshme, ndonëse vërehen edhe ndikime nga njëri-tjetri në fushën e kulturës materiale dhe shpirtërore. Shqiptarët trashëguan, por edhe ruajnë me kohë individualitetin e tyre kulturor dhe gjuhësor, ndonëse në traditën shkrimore secili nga këto popuj ka veçoritë e veta në përdorimin e këtij apo atij sistemi. Po ndryshe nga vendet e tjere, gjuha jonë, ndonëse është një gjuhë e vjetër, ka një alfabet të ri, historia e të cilit është e gjatë, e vështirë, plot vuajtje e sakrifica, ku u derdh shumë djersë dhe gjak për ta shkruar shqipen, Dhe me të drejtë mund të themi se rrallë mund të gjesh edhe në gjuhët e popujve të tjerë shembuj të tillë, ku u pagua aq shtrenjtë e drejta për të pasur shkrimin e vet sa populli ynë.
***
Fillimet e traditës së shkrimit shqip, me atë që njohim deri më sot dhe derisa të vërtetohet ndonjë zbulim i pritshëm, e ndeshim në Veri të vendit tonë, me atë frazë prej 13 fjalësh të përfshira në “Formulën e pagëzimit” të vitit 1462 dhe me “Mesharin “ e Gjon Buzukut të vitit 1555, me një leksik prej 2127 fjalësh. Po a thua vallë “Meshari” është zanafilla e shkrimit të shqipes, e kësaj gjuhe, një ndër më të lashtat e Gadishullit Ballkanit apo mund të shtyhet 2-3 shekuj më parë. Gjuhëtarët tanë, gjithnjë, po i mshojnë kësaj ideje, por ende shkëndija nuk ka marrë flakë, që ne të biem në gjurmët e një vepre të çfarëdo karakteri qoftë
Këto dy dokumente të hershëm të gjuhës shqip konvergojnë në një pikë se përdorin alfabetin latin për shqipen, traditë që vihet re edhe në dokumentet arkivore të Venedikut, Raguzës, Napolit e tj. Është alfabeti që pati më tepër jetëgjatësi se sistemet e tjera shkrimore që u përdorën në vendin tonë, pasi me të u shkrua një literaturë e pasur origjinale dhe e përkthyer që do t’u shërbente aspiratave të popullit shqiptar për çlirimin kombëtar. Do të jenë faktorët historiko-shoqërorë, politikë, kulturorë, fetarë etj. që kanë nxitur të pranojnë këtë apo atë sistem shkrimor, ku ndikim kanë pasur greqishtja, latinishtja dhe sllavishtja që kanë qenë gjuhë liturgjike.
Tradita veriore, e përfaqësuar fillimisht me Formulën e pagëzimit dhe “Mesharin “, sipas E. Çabejt duke qenë se grafia është njëllojtë për të dyja “dëshmon se në kohë të Skënderbeut ka pasur njerëz (klerikë, noterë etj.) që shkruanin shqip dhe se ajo shkruhej me shkronja latine”.
Por krerët e këtyre principatave, në kohën e Skënderbeut letërkëmbimin dhe kancelarinë në mes tyre mund ta kenë bërë edhe në gjuhën shqipe për të cilën nuk kemi të dhëna.
Shekulli XVII ka një veprimtari të bollshme në gjuhën tonë me alfabetin e autorëve të vjetër, pasi është një plejadë e tërë autorësh e veprash fetare, por në mes tyre edhe me elemente qofshin didaskalikë, që krijojnë një aereal të pasur në fushën e shkrimit të shqipes. Nëse themi se Buzuku vuri gurin e parë në themelin për një alfabet të shqipes, duke u bërë kështu themelvenësi i alfabetit të gjuhës sonë. Ai shërbeu si model për pasardhësit, veçanërisht për ata që përdorën alfabetin latin: Budi, Bardhi, Bogdani etj., merita e të cilëve pavarësisht se sa e kanë njohur veprën e Gjon Buzukut qendron se ecën në atë vazhdë që hapi autori i parë i librit shqip, e përpunuan dhe çuan më tej, gjë që ndikoi pozitivisht në zhvillimin kulturor për një alfabet të njësuar. Kështu autorët e vjetër secili bëri histori dhe secili hyri në histori. U krijuan kushtet e domosdoshme që pastaj në shkallë më të gjerë në Veri dhe në Jug, problemi i alfabetit të shqipes të konsiderohej me përparësi nga patriotët shqiptarë si një nga nga çështjet më kardinale të kulturës sonë. Ndonëse gjatë viteve pati edhe sisteme të tjera shkrimore për ta shkruar shqipen me alfabetin grek, turko-arab apo me shkronja të posaçme, gjithnjë epërsinë e pati alfabeti latin që la gjurmë deri në fillim të shekullit XX. Shpejt u bë pronë gjatë atij shekulli e familjeve vendëse, të krahinave të Veriut që filluan ta përdorin edhe në kancelaritë e tyre Kujtojmë letrën e krerëve të Gashit, shkruar me alfabetin e autorëve të vjetër që i dërgojnë, propagandës në Romë, më 30 maj 1689. Fakt tashmë i njohur. Në këto rrethana kur jepen sinjale pozitive, është e domosdoshme të gjurmohen në Arkiva dhe biblioteka për të gjetur ndonjë gjë në shqip, veçanërisht në ato vende ku shqiptarët kanë pasur marrëdhënie, qofshin ato të shteteve të mëdha apo të vogla. Nuk duhet nënvlerësuar gjurmimet në fototeka, kryesisht të Maqedonisë etj.
***
Për ta vlerësuar më drejtë rrugën e alfabetit tonë, duhen parë dhe krahasuar edhe me shtetet fqinje për të krijuar një vizion më të qartë dhe për të ditur se çfarë sistemesh shkrimore kanë përdorur gjuhët ballkanike, çfarë ndikimi kanë pasur tek njëri-tjetri dhe ç’dukuri përfaqëson alfabeti i shqipes. Alfabeti latin qe më i sukseshmi dhe zotëroi gjithë Evropën, ndërsa në truallin ballkanik do të përqafohet nga kroatët, rumunët, shqiptarët dhe turqit.Edhe në plotësimin e shkronjave që i mungonin alfabetit latin, për këto gjuhë nuk u ndoqën parime të njëjta. U përdorën shenjat diakritike nga shqipja, kroatishta, rumanishtja dhe turqishtja, ndërsa dyshkronjëshat i ndeshin në shqip dhe në kroatisht. Disa gjuhë ballkanike i kombinuan të dy këto parime. Ç’veçori ka alfabeti i gjuhës shqipe në krahasim me disa gjuhë ballkanike?
E para, shkrimi i shqipes dokumentohet vonë, në shek.XV, e dyta, në asnjë nga gjuhët e Ballkanit nuk pati aq mund e sakrifica sa gjuha jonë për ta shkruar shqipen me shkronjat e veta, e treta, në asnjë nga gjuhët ballkanike nuk u hartuan aq alfabete dhe variante, që pa u gabuar, mund të themi se janë hartuar mbi 150 alfabete, variante dhe nënvariante, që kanë lëvizur më shumë se 6000 shkronja qoftë të njëjta dhe të përsëritura. Kjo nuk ishte e favorshme për kulturën tonë, pasi pengonte zhvillimi e shpejtë të gjuhës dhe të shkrimit shqip.
Çfarë e dallon alfabetin e shqipes nga ai i popujve ballkanikë. Në radhë të parë, që me librin “Meshari” të Gjon Buzukut, zgjodhën alfabetin latin, dëshmi e një qytetërimi të vjetër, element e emancipimit kulturor. Shqiptarët iu drejtuan Evropës, pa u asimiluar nga popujt e tjerë, jashtë çdo ndikimi të pushuesit dhe shteteve fqinje dhe të disa forcave klerikale, duke zgjedhur vetë rrugën e civilizimit evropian gjë që ndikoi pozitivisht në zhvillimin e kulturës sonë.
***
Në këto rrethana të traditës shkrimore në Veri le të shohim se çfarë roli kanë luajtur shkrimtarët tanë të trevës së Shkodrës, qendra kryesore e Veriut, kryesisht në gjysmën e dytë të shek.XX dhe të fillimit të shek. XX. Le t’i referohemi shkurtazi retrospektivës.
Kultura humaniste hapi dyert e zhvillimit të saj në gjysmën e dytë të shek. XV-XVI .Nga Shkodra qindravjeçare dalin përfaqësuesit e parë të kësaj kulture, mendimtarë, historianë, artistë etj, të cilët në veprat e tyre të botuara, me të vërtetë në gjuhë të huaj, do t’i shërbenin popullsisë vendase që duhet të ketë pasur zhvillimin e kulturën e nevojshme, kur kryet e vendit do ta zerë Marin Barleti me dy vepra të botuara në latinisht “Rrethimi i Shkodrës” (1504) dhe Historia e Skendërbeut. Këto vepra do të jenë pararendëse e asaj rryme që do të fillojë të shkruajë në shqip me Gjon Buzukun, autorin e parë të letërsisë shqiptare që hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë kulture dhe që mund të jetë edhe nga treva e Shkodrës. Udha u çel. Rrugë të reja u hapën nga shekulli në shekull, por apogjeun për këtë çështje do ta ketë, siç e theksuam nga shek. XIX dhe XX. Shkodra me përfaqësuesit e saj do të krijojnë një shkollë në fushën e kulturës që do të lozë një rol edhe për njësimin e alfabetit të shqipes. Një vend të veçantë në gjysmën e dytë të shek. XIX zë Pashko Vasa, një ndër figurat e shquara të kulturës sonë dhe të lëvizjes sonë Kombëtare të Rilindjes. Ai nuk kuptonte shkrimin e shqipes për një alfabet të përbashkët, por njëkohësisht ishte mbështetësi kryesor i përdorimit të alfabetit latin për shqipen. Pse? Ai nisej nga kultura dhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë. “Evropianët, thoshte Pashko Vasa, janë njerëzit më të ditur. Po kështu edhe ne shqiptarët duke qenë evropianë mund të marrim alfabetin e mirë dhe të bukur latin”. Ndërsa P.Vasa endej nëpër Stamboll sa në një shtëpi në një tjetër për të zgjidhur këtë problem, bashkatdhetari i tij Zef Jubani botonte në Venedik veprën “Përmbledhje këngësh popullore e rapsodi poemash shqiptare” (1871).Vlera e kësaj vepre qëndron në atë që ai është ndër të parët autorë që përdori alfabetin latin deri në atë kohë.
Por në Veri u përdor edhe sistemi shkrimor arabo-turk. Përmendim Shemini Shkodrani në hartimin e një fjalori shqip-turqisht (1835), të një abetareje të D. Boriçit etj, etj. Me të vërtetë janë shkruar me një sistem shkrimor që vlera e tij nuk qëndron në alfabetin, por këto botime do të ndihmonin në mësimin dhe përhapjen e shqipes në ato vite të vështira të pushtimit osman.
***
Në Shkodër kemi kështu një veprimtari të shkrimit të shqipes që përfshin një hark kohor prej disa shekujsh. Por ajo që elektrizoi jetën kulturore dhe arsimore qe krijimi i shoqërisë “Bashkimi” nga Preng Doçi (1899) dhe i shoqërisë “Agimi” nga Ndre Mjeda. më 1901. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një areal të gjerë kulturor, siç ishte Shkodra me trevat e saj, me një traditë shkrimore të hershme, që nxori përfaqësuesit e Buzukun, Budin, Bardhin dhe Bogdanin. Këto dy shoqëri iu kundërvunë njëra-tjetrës për parimet dhe kriteret që duhet të mbështeteshin për hartimin e alfabetit të gjuhës sonë.
E para, ishte për sistemin e dyshkronjëshave, ndërsa e dyta në paraqitjen e një tingulli me një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Alfabeti i “Bashkimit” ishte i lehtë dhe praktik në të shkruar dhe në botime. Mjeda nuk e pëlqen këtë sistem shkrimor dhe kërkoi që të rishikohej duke propozuar që plotësimin e mungesave të alfabetit latin të bëhej me anë të shenjave diakritike. Filloi një luftë pa kompromis në mes dy shoqërive deri në Kongresin e Manastirit, duke mbrojtur secila parimet e alfabetit të vet, duke mohuar atë të tjerëve.
Realiteti kohës kërkonte që shqipja të kishte alfabetin e vet. I gjithë potenciali intelektual i patriotëve shqiptarë u vunë në shërbim të zgjidhjes së këtij probleme me vlera të veçanta për kulturën tonë. Në agim të këtij shekulli disa figura qëndrojnë me në ballë për zgjidhjen e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, me botimet, letërkëmbimin dhe aktivizimin e pandërprerë. Mund të përmendim nga treva e Veriut: L.Gurakuqin, Nd.Mjedën, H.Mosin, Sh.Gjeçovin, M.Logorecin etj, veprimtaria e të cilëve në këtë fushë është trajtuar në shtyp për këtë problem.
Situata gjithnjë bëhej më e ndezur për këtë problem. Çajupi më parë kishte kërkuar që alfabeti duhet të zgjidhej prej vetë shqiptarëve, L.Gurakuqi që 1899 propozonte thirrjen e një kongresi, Noli bërtiste mjaft abecera se është turk. Një organ i vitit 1905 shkonte edhe më tej, duke kërkuar se po të jetë nevoja duhej të zgjidhim këtë çështje me forcë. “Po të kërcasim edhe një herë dhëmbët kundra armiqve që na ndalojnë shkronjat. ..t’u tregojmë edhe hutat të shohim se do të guxojnë më të sillen pas kësaj mënyre.
Gjithnjë para dhe gjatë Kongresit atdhetarët nga Shkodra ishin në krye të situatës dhe luajtën një rol të veçantë. U bënë disa përpjekje disa herë për të zgjidhur këtë problem.
Sipas një letre që nga Vjena konsulli i Austrisë në Shkodër Ipen, më 3.6.1903 thuhej se është arritur një marrëveshje në mes P.Doçit dhe Nd.Mjedës për çështjen e njësimit të alfabetit të tyre, ku jepen edhe disa zgjidhje, ndonëse nuk kemi ndonjë dokument tjetër që të vertetojë një pohim të tillë. P.Doçi, duke qenë edhe hartues i alfabetit të shoqërisë “Bashkimi” e vlerësonte shumë atë, duke parë edhe jehonën e tij. Në letrën e Shahin Kolonjës, drejtuar konsullit të Austrisë në Shkodër, më 23 mars 1906 shprehej qartë pikëpamja e P.Doçit se alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” ishte më i miri i të mirëve se alfabeti i tij do të shpëtonte Shqipërinë. Doçi kishte mendimin se po të përdorte “Drita” e Sofies alfabetin e “Bashkimit”, “atëherë çështja ishte e mbaruar”. Gjithashtu thuhej se shoqëria “Agimi” dërgoi në Sofje përfaqësuesit e saj, Mati Logorecin për t’u marrë vesh me Shahim Kolonjën për njësimin e alfabetit. Ruhet edhe sot në Arkivin e Shtetit një letër e Nuçi Naçit shkruar në Shkodër më 8 mars 1907, dërguar klubit “Bashkimi” të Bukureshtit , në të cilën shënohej se ishte arritur një marrëveshje e pjesshme në mes tri alfabeteve kryesore që përdoreshin në Shqipëri, Stambollit, “Bashkimit” dhe “Agimit”. Me interes është projekti ku vërehen gërshetimin e tri alfabeteve ekzistuese. Gazeta “Kombi” e dt.28 qershor 1908 njoftonte për një marrëveshje të tri fletoreve të njohura të kohës për njësimin e alfabetit të tyre: “Drita”e Sh.kolonjës, “Kombi” dhe “Dashamiri”. Nuk dihet pse kjo nismë nuk dha rezultatet që priteshin. Edhe Nd. Mjeda ka ndërmarrë një nismë duke iu drejtuar Mithat Frashërit dhe Gjergj Qiriazit për një kompromis për zgjidhjen e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, por nuk ka gjetur përkrahjen e Gjergj Qiriazit. Vihet re një aktivizim i veçantë i patriotëve shkodranë para mbledhjes së Kongresit të Manastirit, ku përveç fakteve të përmendura më sipër, shoqëria “Bashkimi” shpërndan më 20 gusht 1908 një deklaratë ku thuhej se mendimi i anëtarëve të shoqërisë ishte që të mos merrej asnjë nga alfabetet ekzistuese, ngase vendit tonë i lypset një abe praktike a më mirë me thanë e lehtë që mund të shtypej lirë dhe kudo dhe të mos i “bëhemi rob askujt”. Nga njëra anë shoqëria “Bashkimi” tregonte gatishmërinë e saj për zgjidhjen e këtij problemi, por nga tjetër vlerësonte epërsinë e alfabetit të saj.
***
Kongresi i Manastirit filloi punimet më 14-22 nëntor të vitit 1908. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri. Në ditën e tretë u zgjodj komisioni për hartimin e alfabetit të shqipes, me kryetar atë Gjergj Fishtën. Lind pyetja pse Fishta u zgjodh kryetar i këtij komisionit, kur në 11 anëtarët e komisionit kishte edhe delegatë që ishin marrë me gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, si Ndre Mjeda, Mati Logoreci etj. Fishta u zgjodh me vota të fshehta, duke fituar 49 vota në 52 të mundshme. Për mendimin tonë Fishta u zgjodh kryetar për disa arsye.
Fishta ishte në atë kohë 37 vjeç, poet i njohur jo vetëm në Veri, por edhe në Jug dhe në ngulimet shqiptare jashtë atdheut. Përveç artikujve të botuara në revistën “Albania”, më 1905 qarkulloi edhe “Te Ura e Rrzhanicës” që pati jehonë të mirë gjithandej në vendin tonë dhe jashtë.
Fishtën e karakterizonte erudicioni i thellë, kultura e gjerë, forca e fjalës, mendja e mprehtë dhe logjika e fortë. Zgjedhja e Fishtës gati njëzëri nga delegatët në këtë detyrë fliste për simpatinë që pati autori i poemës “Lahuta e Malësisë” që përfaqësonte një shoqëri, alfabeti i së cilës kishte gjetur përkrahje të disa organeve të shtypit dhe të disa figurave të shquara të kulturës sonë kombëtare. Për këto veti e veçanërisht si ligjërues është vlerësuar si nga bashkëkohësit dhe më pas. G. Petrota shkruante: “Si orator ua kalon të gjithë oratorëve shqiptarë, për këtë arsye është zgjedhur kryetar, ku foli më se një orë e gjysmë duke bindur dhe tërhequr admirimin e të pranishmëve. “Fishta arriti të japë një zgjidhje që për kohën nuk ishte plotësisht e pranueshmne, por më vonë u vërtetua drejtësia e saj.
Roli i autorëve të trevës së Veriut qe shumë i rëndësishëm në Kongresin e Manastirit dhe me të drejtë këtë tubim mund ta konsiderojmë, një nga faqet më të ndritura të historisë së kulturës sonë, të cilin, sivjet, ne po e kremtojmë në 100-vjetorin e tij.
“La Vie heureuse” ka botuar, me 15 prill 1912,në faqen n°5, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Zonjës Edith Durham me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Zonja Edith Durham në Shqipëri
Një heroinë e bamirësisë
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Midis mijëra mënyrave prekëse dhe gjeniale të të qenit bamirëse që gratë kanë zbuluar, këtu është një që, për më tepër, nuk shkon pa guximin. Ne e dimë se cila është jeta e mjeruar e shqiptarëve, mbi të cilët, pikërisht në këtë moment, çështja e Lindjes rëndon shumë. Ju gjithashtu duhet ta dini se për njëmbëdhjetë vjet një grua, Zonja Durham, ka qenë Providenca e tyre.
Ishte në Podgoricë në fillim të gushtit të kaluar që takova zonjën Edith Durham. Unë e takova atë në një qytet të vogël në kufirin me Malin e Zi, ku shqiptarët malsorë ishin strehuar, të përndjekur nga turqit.Nuk mund të imagjinohet skamja në të cilën ndodheshin këta njerëz fatkeq, shtëpitë e të cilëve ishin djegur nga trupat e Turgut Pashës dhe që kishin vetëm për strehim shpellat e gërmuara në brigjet e thepisura të Moraçës. Në këto kaçube të infektuara, burra, gra dhe fëmijë, të përzier me disa bagëti të pakta, kishin pritur për pesë dhe tetë muaj fundin e dhimbjeve të tyre.Kam vizituar refugjatët me zonjën Durham. Këta njerëz të varfër erdhën ta takonin, i puthën duart, e quajtën mbretëresha e tyre, i kërkuan ndihmë dhe mbrojtje kundër armiqve të tyre.Çdo ditë, nën 50 gradë nxehtësi, përgjatë shtigjeve me gurë, ajo endej në kampin e tyre të dëshpëruar, duke shpërndarë pak para që mori për ta nga Anglia.Ajo kishte blerë pëlhura (veshje) të cilat i ndau në copa prej tre metrash;për secilën pjesë, ajo shtoi dy gjilpëra dhe fill peri, sepse ajo kishte përvojë të rrallë dhe prekëse të këtyre gjërave.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Për njëmbëdhjetë vjet Zonja Edith Durham nuk është larguar nga vendet ku zgjedha Osmane rëndon rëndë mbi popullatat, duke paguar me paratë e saj, me personin e saj, duke mbrojtur gjithashtu me pendë ata të cilëve u është kushtuar plotësisht.Ajo ka shkruar disa vepra të botuara në Londër : dhe pa dyshim që një ditë do të lexojmë historinë shqetësuese të kësaj fushate të vitit 1911 në Shqipëri.
Situata politike në Evropë duke ngritur frikën e kryengritjeve të reja në këtë anë, zonja Durham mbeti atje, në mënyrë që të inkurajojë para së gjithash malsorët për të ngritur rrënojat e shtëpive të tyre, para sezonit të tmerrshëm të shiut.
Gazetarët që ishin në Podgoricë këtë verë, duke qëndruar në hotelin (bujtinën) e vetëm në këtë qytet të humbur Ballkanik, nuk do të harrojnë spektaklin kurioz dhe prekës të ofruar nga vaktet – dhe çfarë vaktesh! – kryesuar nga Zonja Durham. Të shtënat me pushkë shkëmbeheshin çdo mëngjes në një marshim dy orësh midis turqve dhe shqiptarëve dhe në këtë jetë kampi që bëmë të gjithë, nën një nxehtësi përvëluese, vetëm shpirti i devotshmërisë e mbajti të gjallë këtë grua.
Zonja Edith Durham është e njohur nga bashkatdhetarët e saj. Unë e përgëzoj veten time që kam parë bamirësinë e saj në rrethana në të cilat pak burra do të kishin pranuar ta ushtronin atë dhe të ishin në gjendje të dëshmonin para lexuesve të “La Vie Heureuse”.
Kur tani e kam përfunduar leximin e këtij libri në 690 faqe, kam pak më shumë për të thënë për të.
Kam lexuar punime po aq të trasha në ditët e mia. Të gjitha romanet e Dostoevsky, Trilogjia e Mileniumit, Dickens ‘ the Pickwick, punime nga Shakespeare.
Asnjë prej tyre nuk më ka prekur aq fuqishëm sa libri i Lydia Sandgren. Edukata dhe kënaqësia e saj është mbresëlënëse. Ajo kaloi 11 nga vitet e saj të hershme të rritur duke shkruar, ndërsa përvetësoi një arsim si psikologe në Universitetin e Gothenburgut.
Elementet e pathëna të romanit janë miqësia e ngrohtë dhe e gjatë mes Martinit dhe Gustavit, zhdukja e Cecilisë dhe dashuria e letërsisë dhe artit që autori dëshiron t ‘ i përcjellë lexuesit.
Atmosfera rinore në një përshkrim që jeton mbi kulturën gjatë gjithë rrugës nga grekët e lashtë është një përvojë kaq e mrekullueshme në të tashmen tonë të ndarë dhe kaotike. Lydia është në gjendje të përcjellë një vazhdimësi gjatë gjithë historisë. Ajo ka zbuluar se është duke qëndruar pranë Odisev gjatë udhëtimit të tij të rrezikshëm për në Itali.
Unë vetë e kam ndjerë shpirtin mijëvjeçar të largimit të zhdukej teksa qëndroja pranë Horatios dhe e konsideroja si Soracte mali i mbuluar me dëborë në shkëlqimin e diellit të mëngjesit. Njeriu na lidh së bashku përmes mijëvjeçarit.
Lydia Sandgren tregon një distancë pak spektakolare ndaj pikëpamjeve dhe deluzioneve ideologjike suedeze. Ajo shkruan për mallkimet e kapitalizmit pa i mohuar. Njëkohësisht, ajo duket se mendon – siç e pres – se ne veprojmë si një nxitim respektues, një që ushqehet me kapitalizëm por njëkohësisht kafshon dorën që na lind. Nuk është se LS relativizon jeta por ajo sheh nuanca dhe komplikacione. Kjo më dha këtë shoqatë të fundit. Dhe ashtu si kjo, letërsia e mirë ndikon tek ne.
Thonë fjala e nxjerrë fjalën, shkrimi i paraprinë shkrimit, kështuqë nganjëherë edhe pa dashjen tonë, spontanisht detyrohemi të reagojmë ndaj zhvillimeve në skenën politike kosovare.
Ringritja e LDK-së nuk do të jetë e lehtë dhe as e shpejtë!
Pas katandisjes së gjatë dhe debaklit që e pesoj në zgjedhjet e 14 shkurtit të ketij viti, do të jetë e vështirë ringritja e LDK-së. Vetëm një reformim i thellë dhe i gjerë, gjithëpërfshirës dhe përmbajtësorë nga poshtë-lartë dhe anasjelltas mund ta kthejë besimin në elektoratin e zhgënjyer rugovian.
Kandidatura e përzgjedhur nga kryetari i ri i LDK-së, për të mos thënë e një adoleshenti, e një naivi politik, arkitetktit Përparim Rama, e një parashutisti të panjohur deri më tani, për qëllim e ka rrënimin në themel të LDK-së rugoviane, apo më mirë të themi, të rrënimit në themel të asaj që mbeti pa u rrënuar nga klani i RIINVEST i Isa Mustafës dhe klani i “ORA”-s së Veton Surroit!
Nëse vërtetë ka ardhur puna që të “vdesin” për së gjalli të gjithë aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së, atëherë nderin e LDK-së në Prishtinë më mirë se askush tjetër do ta mbronte e madhja e estradës Adelina Ismaili me këngën e saj emblematike “Ushtrinë time do ta bëje me Ibrahim Rugovën”!
Ku janë themeltarët e LDK-së!?
Assesi themeltarët e LDK-së (ata që janë ende gjallë) nuk duhet të lejojnë të poshtërohen dhe turpërohen tri shkronjat e arta edhe me një humbje skandaloze në zgjedhjet e radhës në kryeqytet (më gjasë) dhe në mbarë Kosovën!
LDK me kandidatin apartiak për kryeqytetin, i cili mburret që nuk është anëtarë partie dhe që nuk e përfaqëson këtë subjekt politik, përveq humbjes së sigurtë në zgjedhje e ka të garantuar edhe harresën e shpejtë nga elektorati rugovian.
Kandidati i një partie politike për kryetar të Prishtinës apo së cilës komunë tjetër të Kosovës , para së gjithash duhet të jetë anëtarë partie dhe politikanë me përvojë, për shkak se posti i kryetarit të komunës është post puro politik.
Gara për Prishtinën nuk është sfilatë mode dhe as garë çiklistike, nuk është konkurs poezie dhe as tender ndërtimtarie, por garë e pastër politike, e cila kërkon shkathtësi dhe përvojë politike, e mbi të gjitha kërkon mbështetje të gjërë elektorale nga subjekti që e përfaqëson!
Ndryshe, kalibri i të propozuarit nga kryetari i LDK-së për kryetar të Prishtinës, apolitikut dhe apartiakut, arkitetktit Përparim Rama, pa qenë fare anëtarë partie, më shumë i shkon për shtati profili i kandidatit të pavarur sesa një profili partiak!
Huqja e madhe e Lumirit, e qëllimshme!
Por, për këtë fajtor nuk është Përparimi, por Lumiri me huqjen e madhe, i cili me këtë kandidaturë e dëshmoi vetën, se edhe pas pesë vjetësh qëndrimi në LDK, ende nuk është natyralizuar me këtë subjekt politik!
Kryetar skandaloz i LDK-së, më shumë i preferon apartiakët dhe parashutistët politikë sesa aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së, më shumë i mbështetë dezertorët e LDK-së sesa qendrestarët dhe anëtarësinë besnike të LDK-së dhe filozofisë politike rugoviane!
Lumiri i cili më shumë i beson një apartiaku sesa secilit anëtarë të LDK-së, shumë shpejtë do ta kthejë LDK-në në paqavurë të LVV-së së Albin Kurtit, ashtu siq e kishte kthyer Isa Mustafa në paqavurë të Hashim Thaçit dhe PDK-së.
Një gjë është e sigurtë, me “Përparimin” e LDK-së do të përparojnë partitë e tjera në garën e Prishtinës. I preferuari i kryetarit Abdixhiku do ta përfundojë garën në sfilatën e parë. Mbetet të shihet cili do të jetë fituesi pas balotazhit mes dy kandidatëve të partive rivale të LDK-së!
Me këtë kandidaturë, kryetari i ri i LDK-së po e dëshmon se nuk e do ngritjen, por rënjën e mëtutjeshme dhe poshtërimin e LDK-së!
Sikur të ishte ndryshe Lumiri ka pasur dhe ka alternativa tjera më të mira nga secila degë e LDK-së në Prishtinë.
Sikur të mos e kishte asnjë zgjidhje tjetër, zgjidhje më e mirë dhe më e dinjitetshme do të ishte adhuruesja e flaktë e LDK-së rugoviane, e madhja Adelina Ismaili e cila do ta ngriste edhe një herë në këmbë elektoratin rugovian.
Kryetari i ri, pasues vasal i kryetarit paraprak
Në këtë rast, pashmangshëm shtrohet pyetja hipotetike, nëse vërtetë kryetari i ri i LDK-së nuk i beson asnjërit prej bashkëpunëtorëve, aktivistëve dhe veprimtarëve , atëherë me çfarë verbërie politike këta të fundit ia miratojnë propozimin e tij për një figurë anonime jashtë radhëve të LDK-së për kryetar të Prishtinës!?
Nëse LDK-ja ka ardhur deri në këtë deregje, sa të mos e ketë asnjë kandidatë të saj për kryetar të Prishtinës, atëherë më mirë do të ishte që Lumiri ta ngriste flamurin e bardhë të dorëzimit në zgjedhjet e vjeshtës, sesa të lejojë turpërimin dhe poshtërimin e mëtutjeshëm!
Megjithatë, është për t’u përshendetur sinqeriteti arkitetktit Përparim Rama, i cili e dëshmojë publikisht se nuk është anëtarë dhe as mbështetës i LDK-së, porqë është i ngarkuar me këtë mision nga kryetari aktual, pa asnjë gjasë për të fituar garën në kryeqytet; “Nuk jam i anëtarësuar në LDK, jam apartiak dhe apolitik nuk kam qenë kurrë politik, por do të garojë si kandidat i LDK-së”!
Kandidimi i një apartiaku për kryetar të Prishtinës nga kryetari i ri i LDK-së, e ngritë dilemën e madhe , se a ka librezë të LDK-së apo jo Lumir Abdixhiku!?
Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Presidente Vjosa Osmanit,
Zoti Kryeministër Albin Kurti , qeveritarë, parti në opozitë dhe jo opozitë,institucione dhe organe drejtuese të Kosovës, me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes mbi dialogun Kosove Serbi iu dërgoj këtë letër mesa vijon:
Duke u mbështetur në situatën e rënd, politike për atdheun tonë me një gjendje të jete të tendosur dhe afrimit te përfundimit te dialogut ne mes Kosovës dhe Serbisë,vendosa t’u drejtohem,sepse koha na tregoj paaftësinë e ish qeverive të shkuara ne dialog me Serbinë qe luajtën rolin kukullave dhe kulajkave!!!
Me Seriozitetin e SHBA-ve dihet mirëfilli se Republika e Kosovës, në procesin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë konform Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
.
Në prag të takimin në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,ka debate opinione supozim e nga ato lokale deri ne ato ndërkombëtare te lloj llojshme dhe skandaloze,
Kushtëzimet e Serbisë dhe nderskamzat kanë qenë gjithmonë prezentë duke ndërruar shpesh taktika mospërfillëse nga përkëdhelja e disa shteteve të Evropës ashtu siç vepruan edhe gjatë historisë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010 ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin në agjendën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Dialogu u zhvillua nga përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve pa konsultime të mirëfillta kualitative të brendshme dhe në mungesë të transparencës dhe konsensusit. Ish grupet dialoguese nga Kosova kurrë nuk kanë qenë një zë i duhur, prandaj kësaj here Albin Kurti, të kesh kujdes, konsultoj njerëzit intelektual pa marr parasysh partinë përkatëse dhe kompleto grupin nga ma të mirët.
Me Seriozitetin e SHBA-ve dihet mirëfilli se Republika e Kosovës, në procesin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë ka hyrë nën kuadër të zbatimit të obligimeve të pranuara ndërkombëtare konform Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Nëse është dikush për ndërrim kufijsh , ti kthejmë kufijtë tanë atje ku i kishim të molla e kuqe, pa të kaluarën nuk ka dialog me Serbinë, e kur te hapet kjo temë vetvetiu hapet “Kutia e Pandorës”.
Albin tani se shpejti do përballesh ne tryezat e BE,ku ne vazhdimësi synimi i Serbisë është akoma rrudhjen territoreve tona përmes termit ”Shkëmbimi territorial”, është gabimi më fondamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti”,por nëse është për shkëmbim territorial tema ne këto tryeza mos lejo poshtërimin e tokave tona nga grabitqarët serb, po kërko nëse është dikush për ndërrim ti kthejmë kufijtë tanë atje ku i kishim te molla e kuqe. Ndërkohë Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,dhe disa tjerë shpesh marrin në diskutim dhe duke u prononcuar për “non-paper”-in e publikuar së fundmi në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën gjithnjë në llogarinë dhe interesin e Serbisë. Prandaj zotou dhe hap temën, se pa të kaluarën nuk ka dialog me Serbinë, e kur te hapet kjo teme vetvetiu hapet “Kutia e Pandorës”mbi të kaluarën e popullit shqiptar dhe padrejtësitë qe iu servuan nga vet BE.
Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe futja e kishave shqiptare ne Kosove si ortodokse Serbia do ta ketë prapë Kosovën nën sqetull prandaj kujdes ne dialog!!!
Zoti Albin Kurti ,krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kërkesa publike e Serbisë në raport me marrëveshjen finale në dialogun Kosovë-Serbi, por kërkesa reale përfshin një “autonomi madhore”, prandaj te keni kujdes po citoj deklaratene presidentit serb si me posht:
“Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse‘Kurti shkon në Bruksel për të diskutuar njohjen e Kosovës,më mirë mos të shkojë”. Ai ka thënë se në Bruksel do të duhej të diskutohej për Asociacionin e Komunave serbe“.
Një nga të dëshmitë qe ka të bëjë me një histori mbi kufijtë real te tokave shqiptare qe qojnë deri ne Nish, aktualisht te okupuara nga Serbia te “Molla e Kuq” qe po e shihni ne foto . Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra skajore shqiptare, njëri në veri e Kosovës në Serbi dhe tjetri në jug te Greqisë !
Zoti Albin Kurti ndërro taktikën politike në dialog me Serbinë, sepse përcaktimi i kufijve tanë është pikërisht te mollët e kuqe ne Serbinë e sotme dhe ne Greqinë e sotme ,mos u frikëso hape këtë temë si te duan kundërshtarët!
Zoti Albin Kurti ndërro taktikën politike në dialog me Serbinë, kërko ndryshim të kufijve deri të molla e kuqe sepse fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin “Molla e kuqe” afër Nishit.
Zoti Albin Kurti ndërro taktikën politike në dialog me Serbinë, sepse përcaktimi i kufijve tanë është pikërisht te mollët e kuqe ne Serbinë e sotme dhe ne Greqinë e sotme ,mos u frikëso hape këtë temë si te duan kundërshtarët!
Frika e politikanëve serb për Shqipërinë natyrale,shpesh dalin me propagandën e termit “Shqipëria e madhe” ku i ikën realitetit!?
,
Një fjalë popullore thotë “kush e ka mizën pas veshit e kruan” ,prandaj po iu sjell edhe një reagim te Daçiqit ne Serbi kur thekson citojmë e si më poshtë:
“Politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”. “Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq”. Ai më tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”. Frika e politikanëve serb për Shqipërinë natyrale,shpesh dalin me propagandën e termit “Shqipëria e madhe” ku i ikën realitetit!?
Sot janë akoma toponimet tona me mbi 700 fshatra e qytete dhe qyteza tonat si qyteti i Nishit, Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vranjës vilajeti i Novi Pazarit etj ,prandaj faket e deshi keni ta tërboni politiken serbe pran faktorëve ndërkombëtar!
.
Zoti Albin Kurti për të folur për këtë temë duhet para se gjithash ta japë një vështrim të shkurtër, rrethanave politiko-shoqërore që i paraprinë kësaj ngjarje shumë të dhimbshme dhe mjaft tragjike për ne shqiptarët gjegjësisht muhaxhirët e Nishit, Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vranjës etj
Më 1844, shovinistët greko-serbë, dolën haptazi me planet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj tokave shqiptare përmes Megali-Idesë të Jani Koles grekë, respektivisht Naçertanisë së Ilija Garashaninit.
Zoti Albin Kurti ndrysho taktiken e dialogut mbështetu ne te kaluarën historike dhe autoktone te tokave shqiptare para Traktatit famëkeq të Shën Stefanit dhe Kongresit te Berlinit, qe u tkurren trojet tona pa mëshirë nga toka dhe deti. Thjesht ndaheshin tokat e Shqipërisë, për t’i përmbushur dhe ngopur apetitet e etshme të shteteve ortodokse Ballkanike.
Pamja Nishit nder qytet ma te zhvilluar shqiptare ne vitin 1850 dhe kalaja e këtij qyteti e publikuar në gazetat gjermane.
Zoti albin Kurti na gëzove qe te ra fati te jesh përfaqësuesi i shqiptareve ne këto tryeza, prandaj rikujtoju te kaluarën e hidhure dhe te përgjakur te krahinave dhe vilajeteve te shqiptareve evropianëve, atje qe zhvilluan kulture e gjuhe ,histori dhe ekonomi qe edhe sot janë akoma toponimet tona me mbi 700 fshatra e qytete dhe qyteza tonat. Nuk është çudi se forcat politike serbe e dine këtë gjë shume mirë se ne ato troje janë kolonët serb!!!
Zoti Albin Kurti kërkoj te hapen arkivat e Evropës për këto fakte ne stamboll,Vatikan,Beograd ,Moskë,Londër ,Berlin e gjetiu!
Shpërngulja e Muhaxhirëve është bërë gjatë dhjetorit të vitit 1877, dhe janarit të vitit 1878, kur edhe ishte një dimër shumë i ashpër. Kushtet klimatike nga një anë, dhe ndjekja nga ushtria serbe nga ana tjetër ishin tragjike për popullatën tonë shqiptare-Muhaxhire. Atëbotë ata mezi arritën që t’i merrnin vetëm se njerëzit e gjallë me veti, kishte raste kur nëna Muhaxhire nuk mundi t’i marrte të gjithë fëmijët e saj, dhe nëpër atë acar të madh ia mësyn pjesës jugore të Vilajetit të Kosovës për shpëtim prandaj rikujtoj ti zoti Kurti m eekipen tuaj dhe mos te shkohet atje me duar ne xhepa si Isa Mustafa .
Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta qe trashëgoj edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi dhe praktikisht e përdori te njëjtën platformë ne luftën fundit te Kosovës se 1999. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime.
Masakrën serbe të para 100 vjetësh dhe kjo pjese e historisë te jete kapitull në vete për kallëzim penal ndaj Serbisë!
I dashur Albin te rikujtojmë edhe në takimin radhës në dialogun me Serbinë, terrorin dhe masakrën serbe te para 100 vjetësh dhe kjo pjese e historisë te jete kapitull ne vete për kallëzim penal ndaj Serbisë për gjenocid te asaj kohe , akoma varret dhe gjaku i atyre kohërave është i freskët!!! Pra dialogu i pret këto reagime te juaja si zë i shqiptareve në krah e keni mikun më të madh SHBA-të.
I madhi Albin Kurti, rifreskoni të dhimbshmen tonë mbi faktet si djegëjet , vrasjet dhe masakrën qe përjetuan shqiptaret gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete!
Vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante për atë kohë citojmë :
“Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit.” Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999 qe u përzunë shqiptarët nga Sllobodan Millosheviqi .
Kolonat e atyre viteve te shqiptareve ne përndjekjen nga trojet veta, është koha qe ti publikoni në qendrat e Evropës, po edhe në dialogun qe do filloni këto ditë!
Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.
I dashur Albin shqiptarët akoma janë skllevër të mentalitetit anadollak,sllav etj me orientime te gabuara kah Azia e disa edhe nga Moska, por kësaj here shpresa është e madhe tek ju se do e ndryshoni historinë!
Zoti Albin Kurti ne këtë rast kërko qe në dialog të jetë edhe delegacioni i Amerikës ,mos hezito , mos u hamend , dhe mikun çmoje se thjeshtë kurrë s’kanë qenë kundra Shqiptarëve.
I nderuari dhe i madhi Albin Kurti në vazhdimësi t’u kthejmë më të mirë popullit mik izraelit që ndihmuan popullin tonë të shtypur nga diktatura e egër serbe për t’i ruajtur tokat tona Autoktone dhe për ti kthyer troje tona të përgjysmuar dhe të ndara në disa pjesë të shteteve të Ballkanit?!…
Rroftë Amerika dhe Izraeli dhe gjithë shtetet tjera që na ndihmuan në të drejtën tonë.
BE nuk ka fuqinë e garantimit të paqes në ndonjë rajon dhe pa SHBA-të, janë kërcënim sidomos për shtetet e dobëta (për nga siguria) e rajonit. Shqiptarët e kanë çështje ekzistence renditjen me SHBA-të, dhe nga ana tjetër e kanë vullnet si popull: nuk thuhet kohët se jemi populli më proamerikan në botë,prandaj edhe ti dëshmo dhe demantoje propagandën qe po e zhvillojnë rivalet politik, cuba në Kosovë e Shqipëri kundër teje .
Duket se shumica e qytetarëve por edhe elitat politike de facto kanë hequr dorë nga BE me një politikë boshe që shumë vjet edhe me dialog formal e te pa efketëshem, po duhet te lutemi në të madhin zot dhe ta falënderojmë Amerikën qe na ndejti gjithmonë në krah prandaj, Amerika duhet të jete pjesëmarrëse e Dialogut…
-Në një ditë historike – në 5 Qershor 1996 në hapjen e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum: Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj… Presidenti historik Ibrahim Rugova: Kjo është ditë historike për Kosovën…/
-I pranishëm në festën e hapjes sëZyrës Amerikane në Prishtinë shkruaja edhe kronikën: Flamur i shpresës për Kosovën…Shkruaja për gazetën e rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë që nisi të dalë nga 18 Janari 1991, kryeredaktor i parë-themelus i së cilës isha e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, korrespondent i saj që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë/
-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë/
-Në 12 Janar 1996, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në Prishtinë/
-Në 22 Maj 1996, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi në kryeqytetin e Kosovës/
-Diplomatët Amerikanë në Kosovë për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha: Në 12 Shkurtin 2002 editorial dhe fjalë përshëndetëse në festën e 57 vjetorit, intervistë ekskluzive që kam zhvilluar në prag të Vitit të Ri 2005 të jubileut të 60 vjetorit/
SPECIALE-Gazeta DIELLI dhe DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 4 Qershor 2021/Në 5 Qershor 2021 bëhet çerek shekulli nga dita historike e të mërkurës së 5 Qershorit 1996 kur u bë hapja në Prishtinë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta, të parit nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë dhe që shtetin kosovar e ka njohur që në ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë para 13 viteve në 17 Shkurtin historik 2008.
Më parë, në 12 Janar 1996, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm Amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra në Kosovë.
Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 Maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.
Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë në 5 Qershor 1996 u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum. Në hapjen solemne ishte edhe Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova bashkë me familjen.
Gazeta e rezistencës “Bujku” e ditës së enjte të 6 Qershorit 1996 në ballinë shkruante:
Dje në Prishtinë u hap Zyra e Agjencisë Informative Amerikane
“Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj”
-tha ambasadori Xhon Kornbllum, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, i cili zyrtarisht e hapi zyrën, duke shtuar se kjo është një provë e interesimit të vazhdueshëm amerikan e një kontribut për nxitjen e dialogut. – Dr. Ibrahim Rugova: “Kjo është ditë historike për Kosovën”.
Raportimi vijonte në faqen 2, ku botohej e plotë deklarata që e kisha marrë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova:
“Deklaratë e Presidentit Rugova
Ditë historike për Kosovën
Në deklaratën e tij me rastin e hapjes së Zyrës së USIS në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën, për çështjen madhore të Kosovës, për popullin e Kosovës, për një zgjidhje paqësore dhe politike të çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit. Falënderoj SHBA-të, presidentin Klinton, nënpresidentin Al Gor, sekretarin e Shtetit Kristofer, Kongresin Amerikan dhe të gjithë miqtë tanë në SHBA për këtë dhuratë të madhe për Kosovën dhe për rajonin në përgjithësi.”
Në faqen e parë botohej edhe raportimi me mbititull “Kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova priti Xhon Kornbllumin” dhe me titull e nëntitull: “SHBA-të do të angazhohen për të drejtat e popullit të Kosovës – tha Kornbllum duke ia përcjellë kryetarit Rugova zotimin e presidentit amerikan Bill Klinton.
E në faqen 3 të gazetës sërezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionaleRilindja, atëherëtë vetmen të përditshme në gjuhën shqipe nëKosovë, me titullin dhe nëntitullin
“Flamur i shpresës për Kosovën
(Kronikë e viteve që i paraprinë hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë)”, shkruaja mes tjerash:
“Amerika në Kosovë, nga kjo e mërkurë, është e pranishme edhe me Zyrën e USIA-s.
Kjo për Kosovën ka shumë rëndësi e domethënie, prandaj shpesh quhet përfaqësi e mision diplomatik. Kështu, prezenca amerikane në Kosovë mori një formë institucionale dhe vlerësohet se kjo është shumë e rëndësishme për njohjen dhe afirmimin edhe më të madh të çëshjtes së Kosovës.
Flamuri amerikan, i shtetit më të fuqishëm në botë, vendit mik, dashamirës e përkrahës të shqiptarëve, prej dje valon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i ngritur lart e solemnisht në selinë e Zyrës së USIA-s, në një godinë të bukur të lagjes së Dragodanit, duke sjellë mesazhet më të mira të aspiratave të zgjidhjes e të paqes për Kosovën e rajonin.
Zyra e USIA-s në Prishtinë shënon edhe një hap përpara në konkretizimin e interesimit të vazhdueshëm amerikan për Kosovën dhe të pranisë së SHBA-ve në këtë zonë të rrezikshme të konflikteve politike dhe jo vetëm politike në Evropën Jugore….
Flamuri amerikan në Prishtinë, që valon prej dje, është flamur i shpresës për Kosovën. Deri tash të gjithë flamujt e vendeve të huaja janë ngritur si flamuj të okupatorëve.”
Nëceremoninë festivetë hapjes së Zyrës Amerikane në Kosovë, në 5 Qershor 1996, isha edhe për të raportuar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, korrespondent i cilës isha që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë. Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë nga Prishtina në Tiranë…
Pas 24 vjetëve – në 4 Korrik 2020, raportoja për Gazetën DIELLI të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, se Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett, ishin nikoqirë të pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kur u zhvillua edhe ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
E në 1 Korrik 2009 Prishtina ndau truall për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 Maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit.
Ndërsa, në mëngjesin e pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e popullin e saj, kam raportuar edhe se, forcat serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën Amerikane në Prishtinë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) filloi të punojë në shtator të vitit 1999.
USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.
Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 13 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 Prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 Korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.
Pak ditë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 Korrik 2008 atëherë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndërkohë,ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe 22 vjet. Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Në 17 Maj 2021 është prezantar projekti për sheshin dhe shtatoren e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, që do jenë në fshatin Sojevë të Ferizajt, pranë Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteel” në Kosovë.
Tradicionalisht në Kosovë festohet 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës janë ngritur tre shtatore të personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë.
Në 1 Nëntor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij.
Në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Shtatorja e Senatorit Amerikan Bob Dole është përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHBA ELMI BERISHA, TANI KRYETAR I FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA
Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…
Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.
Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
DIPLOMATI I PARË DHE AMBASADORË AMERIKANË NË KOSOVË NË GAZETËN RILINDJA
Diplomati i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan), për të cilin kam raportuar që nga dita e parë e ardhjes në 22 Maj 1996 duke qenë edhe në konferencat e tij për shtyp, ishte edhe në festën e 57 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në 12 Shkurt 2002, ku e kam shumë mirëpritur si kryetar i Këshillit Drejtues e kryeredaktor i gazetës, e ku ishin edhe Shefi i Zyrës së Gjermanisë, Michael Schmunk, shefi i Zyrës së Shqipërisë Vladimir Prela dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, mes të cilëve edhe simboli i rezistencës kombëtare shqiptare Adem Demaçi.
Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis (John Menzis), Shef i Misionit – Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.
“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë qëe bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis.
Në akadminë solemne të festës së gazetës tradicionale e historike të Kosovës Rilindja në emër të Zyrës Amerikane dhe Ambasadorit Amerikan John Menzis përshëndeti diplomati i parë i SHBA në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan).
Ai fillimisht tha: “Zonja dhe zotrinjë, është nder i madh për mua të marrë pjesë në përvjetorin e 57-të të ‘Rilindjes’. Në emër ta ambasadorit Menzis, të SHBA-ve në Kosovë, ju përgëzoj për punën tuaj që keni bërë në gazetën e parë në gjuhën shqipe në Kosovë…”
Diplomati Amerikan Mekllellën pasi foli edhe për përvojat e vendit të tij dhe rolin e rëndësishëm të gazetës Rilindja dhe mediave tjera në Kosovë, u shpreh se, “…sikurse Ambasadori Menzis në artikullin e ballinës së ‘Rilindjes’, mediat po ashtu duhet të mbështesin vizionin demokratik për përpjekjet e sundimit të ligjit në tërë Kosovën”
Dhe, duke përfunduar fjalën në festën e 57-vjetorit të gazetës Rilindja diplomari i parë Amerikan në Kosovë, Mekllellën theksoi:
“Zonja dhe zotrinjë, në emër të Ambasadorit John Menzis dhe të Zyrës së SHBA-ve, ju uroj këtë përvjetor të lartë e të rëndësishëm. Edhe pse ‘Rilindja’ është më e vjetra në Kosovë, ajo është e re në zemër dhe në rolin e saj në Kosovë, është e freskët dhe plot jetë. Jam shumë i lumtur që mund ta them ketë: Në të ardhmen do të përpiqemi të bashkëpunojmë me ‘Rilindjen’ edhe shumë dekada në Kosovë”.
Diplomati Amerikan Mekllellën citohej kështu në raportin e gjerë të gazetës nga festa me titull “‘Rilindja’ – laborator i gazetarisë shqiptare në Kosovë”.
“Kosova pret Vitin e Pavarësisë”, ishte kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja të 31 Dhjetorit 2004, ku në numrin special të festës së Vitit të Ri 2005 botohej edhe intervista ekskluzive e Shefit të Misionit të Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Godlberg (Filip Golldberg) që më dha për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në jubileun e saj të 60 vjetorit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin një Kosovë demokratike dhe tolerante”, citoja diplomatin amerikan në ballinën e gazetës Rilindja e në titull të intervistës, ku Ambasadori Amerikan Godlberg theksonte: “Standardet, të cilat i ka specifikuar komuniteti evroatlantik janë idealet dhe vlerat me të cilat ne jetojmë çdo ditë dhe në të cilat ne thellësisht besojmë. Këto janë idealet të cilat e përfaqësojnë Evropën e shekullit 21”.
“Viti 2005 do të mund të ishte një vit shumë vendimtar për Kosovën pasi që është vit kur ne do të lëvizim drejt një faze të re të procesit në Kosovë. Në kuptimin që mesi i vitit 2005 është koha kur do të bëhet Shqyrtimi Gjithpërfshirës i progresit në standarde, dhe me shpresë se prej kësaj do të rezultojë edhe fillimi i bisedave për statusin”, shprehej diplomati Amerikan Godlberg në intervistën ekskluzive që për gazetën Rilindja e zhvillova i shumë mirëpritur në Zyrën Amerikanë në Kosovë.
Intervista pas 8 pyetjeve e përgjigjeve përmbyllej kështu:
“9. RILINDJA: Z. Golldberg, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë, që e vlerësojmë edhe si përkrahje për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, e cila për shkaqet që dihen ndodhet në situatën çfarë është, dhe që Jubileun e vet të 60-vjetorit në Vitin e Ri 2005 pret ta ketë edhe festë të ridaljes. Kemi nderin dhe kënaqësinë të Ju ftojmë në këtë festë, e cila urojmë të ndodhë sa më shpejt.
GOLLDBERG: Dëshiroj të falënderoj “Rilindjen” që ka kërkuar intervistë nga unë, e edhe më shumë dëshiroj që lexuesve tuaj t’u them URIME FESTA (e thotë në shqip). Dhe, ju uroj juve dhe gjithë njerëzve në Kosovë Kërshëndellat dhe Vitin e Ri dhe vitin 2005 plot paqe, përparim dhe shpresë për të ardhmen.”
Nën kryetitullin “Kosova pret Vitin e Pavarësisë” gazeta Rilindja në ballinë botonte edhe foto e shkrim nga takimi i fundvitit 2004 që kisha me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në pritjen tradicionale të fundvitit, Presidentit Rugova i dhurova ekzemplarët e parë të Kalendarit të Rilindjes me simbolet e Vitit historik të Pavarësisë së Kosovës dhe të 600 vjetorit të Kryeheroit të Kombit Shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të vitit 2005 të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale, siç theksohet në shënimin nën foton në ballinë. Presidenti Rugova përgëzoi në këtë rast Rilindjen në Jubileun e saj dhe siguroi për zgjidhjen që do të bëhet për gazetën, kryeredaktor dhe kryetar i Këshillit Drejtues i së cilës isha.
“Sigurt do të arrijmë suksesshëm në vlerësimin pozitiv të standardeve”, ishte titulli po në ballinë të Rilindjes i një interviste që kam zhvilluar në fundvitin 2004 me Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte Kryeministër – gjatë 100 ditëve të qeverisjes, ku shprehte besimin se pavarësia e Kosovës do të shënojë edhe një fillim të ri për shumë çështje që e preokupojnë rajonin sikurse që është integrimi i shpejtë në strukturat evropiane dhe ato veriatlantike.
Speech on the Occasion of 57 Years of “Rilindja” Newspaper in Kosovo
By: Michael McClellan Public Affairs Officer, USOP Delivered 12 February 2002 Pristina
Ladies and Gentlemen, it is a great honor for me to be here with you today on the occasion of Rilindja’s 57th anniversary. On behalf of Amb. John Menzies and the entire U.S. Office Pristina, I congratulate each and every one of you for the work and success that the first and oldest Albanian-language newspaper in Kosovo has had in publishing continuously since 1945.
In the United States, our system of government has three branches – the Executive branch, that is the White House and the various Departments or Ministries, the Congress, composed of the House of Representatives and the Senate, and the Judiciary, that is the federal courts and the Supreme Court. But we often speak of the press as being the “fourth branch” in the sense that it speaks for the people in watching over the functions and activities of the three branches of government.
Here in Kosovo, the role of the media as the “watchdog of government” is more important than ever. Once the people have expressed their democratic will in the elections, it is up to the media and civic organizations to work day-to-day to ensure that the voice of the people continues to be heard and to hold the elected leaders responsible to the people who put them in office. But, as Amb. Menzies said on the front-page of today’s Rilindja, the media must also uphold the democratic vision of society and support efforts to establish the rule of law and civil society throughout Kosovo. In other words, the media must be a watchdog not only on the government, but also on those elements of society that would seek to undermine the democratic values that Kosovars are working so hard to establish.
The role of Rilindja and other media in Kosovo is vital, perhaps more so today than ever before. The media must be a forum for the exchange and expression of responsible opinion and a means for educating the population about the practices and values of democracy and civil society. As building blocks of society, the media play a vitally important role in establishing good, responsible institutions of self-rule in Kosovo.
Again, ladies and gentlemen, on behalf of Amb. John Menzies and the U.S. Office, I congratulate you on this highly important anniversary. Even if Rilindja is the oldest paper in Kosovo, it is still young at heart and its vision of its role in Kosovo should always be fresh and vigorous and full of life. I am very happy to say that it is.
Thank you for your kind invitation to join you on this special occasion and we look forward to many more decades of cooperation with Rilindja in Kosovo!
RAPORTIME QË KAM BËRË PARA ÇEREK SHEKULLI, NË 4, 5 E 6 QERSHOR 1996, PËR AGJENCINË SHTETËRORE-ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË:
PRISHTINE, JUNE 4 (ATA) – A U.S. high-ranking delegation led by Assistant Secretary of State John Cornbloom, is expected to go to Pristine today, said ATA correspondent in Prishtina.
The delegation will also attend the ceremony for the opening of USIA Office in Prishtine for which all preparations are made.
USIA headquarters will be established in a building in Dragodani quarter of Prishtine.
The opening of the office also marks a step forward in the U.S. interest for Kosova and its presence in that dangerous zone of conflicts. bj/aca/gen/xh/k
Albanian Telegraphic Agency
[07] U.S. HIGH RANKING DELEGATION ARRIVES IN KOSOV
PRISTINA JUNE 5 /ATA/ – A U.S. high ranking delegation headed by assistant secretary of State John Cornbloom arrived Wednesday in Prishtina, capital of Kosova.
Cornbloom was received by Kosova’s President Ibrahim Rugova. They had a tete-tete meeting, without the presence of journalists.
The U.S. delegation also includes the deputy Secretary State, Rudolf Perina. Many foreign diplomats are actually in Prishtina as well.
The U.S. office is expected to be opened up this afternoon in the capital of Kosova, as a first step in establishing foreign missions in Kosova. The office is being opened after the April armed incidents, which date back to the killing of a 20 year-old Albanian student by a Serb civilian.
Diplomats from U.S., German and Swedish embassies are going to attend Wednesday’s ceremony, as well.
The Albanian charge d’affaires in Belgrade, Besnik Konci, and other Albanian embassy members will also be present. b.j/a.ca/g/lm
Albanian Telegraphic Agency
[09] “WE HAVE PLEDGED YOUR FUTURE AND FREEDOM” – Kornblum
PRISTINA, JUNE 5 (ATA)- U.S. Assistant Secretary of State John Kornblum said they have pledged the future and freedom of the Kosova people, during the ceremony of the opening of the U.S. Information Service Office in Pristina on Wednesday.
“The opening of this office in Pristina is concrete evidence of the continuing U.S. interest,” said Kornblum.
“The United States have for years promised the establishment of the fundamental human rights and of the democratic foundations in Kosova. Our presence here is also an opening to the world of information and a sign of U.S. commitment to the people of Kosova and their future,” he said.
“We consider this center a meeting point and a place for references and talks for all the Kosova citizens, irrespective of their national and political convictions,” said Kornblum.
“We have been constantly negotiating with all parties aiming at a standing and democratic peace. We have been constantly negotiation with all authorities in Yugoslavia to secure a brilliant future in Kosova like in the rest of the world. We have promised your future and freedom and hope that through its cultural and information activity this center can considerably render its contribution,” said Korblum.
Anne Sigmund, USIA Director for East European Affairs, informed the participants of the nature of this office.
“We hope this office will lay the foundations to embark on a new age,” she said.
Sigmund made known the aims of this office stressing that: “We want that in the American center in Pristina the Kosova citizens feel themselves at home; we want to contribute to the prosperity of the cultural and information life in Pristina and Kosova as a whole. This office is foreseen as the place where people can exchange ideas and enter the new century in which information is the key to progress for all”.
The director of the U.S. office in Pristina will be Michael McLallen.
Attending the inauguration of the Information office which was symbolically marked with the hoisting of the American flag in Pristina, was the president of the Republic of Kosova, Ibrahim Rugova, and other leaders of state, political institutions and associations of Kosova. Also attending was an Albanian delegation headed by the charge d’affaires of the Albanian embassy in Belgrade, Besnik Koci.
President Rugova thanked the U.S. government for this great donation to Kosova and the region and stressed that “this is a historic day for Kosova, for its major cause, for the people of Kosova, and for a peaceful and political solution to the Kosova issue based on the peaceful and political will of the people”. a.ca/ksh/lm/k
Albanian Telegraphic Agency
[10] ASSISTANT SECRETARY OF STATE DECLARES U.S OFFICE IN PRISTINA OPEN
TIRANA, JUNE 5 9ATA)- By B.Jashari, U.S. Assistant Secretary of State John Korblum declared the opening of the United States Information Office in Pristina on Wednesday at noon.
Korblum leads a U.S. high ranking delegation including the Chief of Mission of the U.S. Embassy in Belgrade, Rudolf Perina, and the USIA Director for East European Affairs, Anne Sigmund.
Attending the inauguration of the Information office which was symbolically marked with the hoisting of the American flag in Pristina, was the president of the Republic of Kosova, Ibrahim Rugova, and other leaders of state, political institutions and associations of Kosova.
Also attending was an Albanian delegation headed by the charge d’affaires of the Albanian embassy in Belgrade, Besnik Koci. a.ca/n/lm
Albanian Telegraphic Agency
[11] PRESIDENT OF KOSOVA MEETS U.S. ASSISTANT SECRETARY OF STATE
PRISTINA, JUNE 5 (ATA)- By B.Jashari, The President of the Republic of Kosova, Dr.Ibrahim Rugova, received today the U.S. Assistant Secretary of State, John Korblum, the Deputy Assistant Secretary of State, Rudolf Perina, and the U.S. Assistant Secretary of Defence, Jane Lodal.
Korblum stressed that the United States would continue to engage in the solution of the Kosova issue through a pragmatic policy. He expressed to President Rugova the commitment of President Clinton that the U.S. administration would engage in the realisation of the rights of the Kosova people and of peace and prosperity in this part of the region.
In a briefing with reporters after the meeting, Kornblum said that the U.S. Office, through its activity, will reflect the U.S. presence and interests, a significant aspect to carry dialogue ahead, and, through its performance, it will try to secure a peaceful and democratic future for all the people in Kosova.
President Rugova briefed Mr. Korblum on the general situation in Kosova. Due to the Serb regime systematic repression, the situation in Kosova continues to be grave and tense. But despite constant violence and repression, Albanians organised themselves in a powerful peaceful resistance and created the independent democratic institutions.
Rugova referred to the political solution of the Kosova issue and reminded that the people of Kosova declared themselves by referendum for independence and are determined to realise independence through peaceful and political means and through a democratic organization.
Rugova stressed that Kosova an independent and neutral state, open to Albania and Serbia, is the most optimal political and ethnic solution in the region.
Rugova reiterated that the Kosova leadership has asked a temporary international civic administration in order to calm down the situation and create the preliminary conditions for the solution of the Kosova issue through dialogue, in the presence of an authorised party.
“The Kosova people, through peaceful resistance and great sacrifices, avoided the open conflict in Kosova,” Rugova said adding that he was expecting the International Community to reward this resistance and the unprecedented sacrifices of Albanians.
“Our people greatly trusts in the United States for their continuous concern and engagement in the Kosova issue,” Kosova’s President said. a.ca/lm/k
TIRANA, JUNE 5 (ATA)-The USIS Office in Pristina on Wednesday afternoon. The opening of this offices institutionalises the U.S. presence in Kosova, the ATA correspondent in Pristina reports.
The report underlines that the U.S.interest and support for the Albanian cause date back to early times and that Albanians recall with respect the interference in favour of Albanians of the U.S. President Wilson against Albania’s division in 1920.
The U.S. interest in the Kosova Albanians’ issue has been increasing in the last years, the report of the ATA correspondent says. It also also provides the following chronology of the increasing U.S. ties with representatives of the Albanian people of Kosova.
“In June 1990, the first delegation of the Kosova Albanians led by Ibrahim Rugova visited Washington upon invitation to provide for the first time testimony in the U.S. Congress. In the same year, in August, a delegation of seven senators headed by Bob Dole visited Pristine. The delegation was welcomed by thousands of Albanians who expressed trust in America against the terror exerted by the Serbs to break them up.
Rugova’s frequent contacts with the U.S. ambassador Zimmerman in the years 1988-1990 were followed by higher level contacts in the U.S. administration and Congress.
In the spring of 1991, the U.S. secretary of State, James Baker, at a meeting in Belgrade with the delegation of the Kosova Albanians headed by Ibrahim Rugova, expressed the U.S. position that Albanians and Kosova will have their own place at the negotiation table about the solution to the Yugoslav crisis.
During these years the U.S. interest in Kosova has been constant.
In 1992, George Bush, pressuring the Belgrade regime, said that they would be responsible in case they provoked a conflict in Kosova and if so the Americans would intervene against Serbia. The reconfirmation of this “red line of danger” by the administration of President Clinton testified to the long-term and constant U.S. policy in the Balkans and in Kosova”.
In 1994 President Rugova met with President Clinton and Vice President Al Gore and last year had two meetings with the U.S. secretary of State Warren Christopher.
The same year, President Rugova asked in Washington the U.S. leading role for the solution of the Kosova question. On this occasion, Washington issued the decision of the opening of the Kosova office in Washington and expressed the possibility of the opening of the U.S. Office in Pristina.
The U.S. Secretary of State, Warren Christopher, during a visit to Belgrade several months ago discussed the Kosova issue with Serb officials and proclaimed the decision of the opening of the U.S. Information Office.
The U.S. Deputy Assistant Secretary of State, Rudolf Perina, in a visit to Pristina last month said that the opening of this office would be followed by other steps of U.S. engagement in Pristina”. b.j/a.ca/lm/Z/
Albanian Telegraphic Agency
[09] U.S ROLE IN KOSOVA WILL NOT END WITH OPENING OF INFORMATION OFFICE-Engel
PRISTINA, JUNE 6 (ATA)-The office of U.S. congressman Eliot Engel addressed a statement to President of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova on Wednesday about the opening of the U.S. office in Kosova, the Kosova Center of Information reports.
“As the author of the law through which the U.S. government was asked to open an office in Kosova, I powerfully support the founding of the USIS Center in Pristina. This is a decisive step testifying to the U.S. support for the people of Kosova.
“I hail the engagement of secretary Christopher who persuaded Milosevic to allow the opening of this diplomatic post,” the statement says.
“The U.S. role in Kosova will not end with this,” the statement says. “We should persuade the Serbs to allow the return of human rights observers, to stop the silent ethnic cleansing of the Albanian population, to allow the Albanian government to hold meetings and respect the Kosova people’s self-rule,” Engel says stressing: “We will not dare lift ‘the outer wall of sanctions’ on Belgrade without meeting the aforesaid conditions”. a.ca/jz/lm