Kreu Blog Faqe 1664

Marre për ju Milo, Xhufi dhe Gjinushi !

0

Nga: Fahri Xharra

“Në daljen e parë të komisionit hartues, profesor Paskal Milo tha se ka boll fakte të reja që do të përfshihen në tekstin e ri.

“Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mid’hat Frashërin, i cili në 1-3 maj 1944 ka takuar Napoleon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”.

Ky i ashtuquajturi “fakt historik”, përbën një “zbulim” dhe një “lajm” për Paskal Milon, ndërkohë që sipas mendimit tim, është një tendencë politike e tij, sipas tipologjisë së propagandës së dikurshme komuniste, që paradamkoste personalitete historike për t’i njollosur dhe asgjësuar mandej”.(U.B)

Kështu mendohet të rishkruhet historia ? 2000 faqe, 2 vjet, 15 akademik dhe 1 milion $
A jemi të vetdijshëm se çka janë duke na përgatitur këta akademik të cilët që 30 vjet mirren me politikë pa as një fryt akademik nga historia jonë?
 E dini që historia e jonë disa mijëra vjeqare qanë dhe  vajton që ka rënë në duart e  këtyre ” akademikëve”?
Serbët vetëm per shtrembërimin e historisë së Kosovës i kanë shkruar në 20 vitet e fundit mbi 400 libra. Po këta të mjerë, çka shkruan?
Kosova ka probleme historike me serbët për tashëgimin e saj, dhe këta kapen tani me Mid’hat Frashërin dhe e rehabilitojnë Venizellosin që kreu krime mbi çamēt.
Para ca kohesh ishte aktuale shpërndarja e lekëve nga Greqia për gazetarët e mediumeve të ndryshme të Shqiperisë, do me thënë shitja e vetës tek grekët.
Fort po dyshoj që edhe ky 1 milion dollarësh mos është grek.
Nuk e dimë përbërjen e  të 2000 faqeve, por është shumë udhërrëfyese që parat janë greke pasi që nuk do të shkruhet asnjë fjalë për pellazgët dhe do të rehabilitohen krimet greke mbi çamët.
Grekët ende e  kërkojnë Vorio Epirin , akademikët dhe politikanët heshtin.
Kur do të jë Shqipëria e zonja që së paku me libra të mbrojë historinë e saj ?
 
Fahri Xharra 06.06.21
Gjakovë

Hijet e gjata të Serbisë

0

Prof. Dr. Sadri Ramabaja

Në historinë tonë të ngarkuar me elemente tragjizmi, jemi vonuar të promovojmë shtetin-komb që do të prodhonte elita politike të mirëfillta.
Po vjen koha ta bëjmë këtë.

Prishtinë, 6 qershor — Gazetari bjellorus Roman Protaseviq është bërë një simbol i opozitës në Bjellorusi e në të gjithë Evropën. Por, ashtu si kritikët e tjerë të regjimeve autoritare në Evropën Lindore e atë Juglindore, ai është edhe një nacionalfashist i klasit të parë.
Jasmin Mujanoviq, doktor i shkencave politike, ka reaguar ndaj emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për takimin që kanë zhvilluar të dy në Beograd me kreun e Kishës Otrodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije. Ky i fundit, fill pas takimit me zyrtarët e lartë në fjalë, është shprehur se Kisha Serbe vazhdon ta trajtojë Kosovën si Jerusalemin e saj, duke betonuar edhe më shumë faktin se opozita e mirëfilltë në Serbi tani është de fakto Kisha.
Politologu Mujanoviq është shprehur shqeto: një vendim i tillë për të takuar Porfirijen është i tmerrshëm, meqë thotë se është gabim trashanik të promovohen institucionet fetare si faktor politik. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajçak dhe Palmer”, ka shkruar Mujanoviq, një zë specifik opozitar në Serbi.
Si gazetari bjellorus Roman Protaseviq edhe kreu i Kishës Serbe, për shumëçka, mund të cilësohen si hije të gjata të sistemeve pararendëse totalitare.

1.
Televizioni shtetëror bjellorus të enjten që lamë pas, transmetoi një intervistë të pazakonshme. Një i ri i burgosur, që për pak kohë qe shndërruar në ikonë e opozitarizmit kundruall pushtetit autoritar të Lukanshenkos në Bjellorusi, pranoi me një zë të mbytur në lot se kishte punuar në rrëzimin e Presidentit Alexander Lukashenko. Opozitari 26-vjeçar shihej derisa fliste se ndodhet nën një presion të tmerrshëm. Ai bëri akuza kundër kritikëve të tjerë të qeverisë dhe vlerësoi lart Lukashenkon, që ka kohë është shndërruar në simbol i autoritarizmit edhe përtej Bjellorusisë. Në fund të intervistës, ai shpërtheu në lot, nga një hero që ishte, u shndërrua në një engjull toksor të zakonshëm; rrëfeu për ëndrrën që ka për të krijuar familje, për një grua të bukur e tryezën plot me fëmijë… dhe në fund, si një nacionalist bjellorus i zakonshëm, këshilloi opozitën që të ndalë protestat.
E vetkuptueshme, se Roman Protaseviq nuk i tha të gjitha këto me vullnetin e tij të lirë. Për ata që e njohin mirë sistemin rus të torturës, e kanë të qartë se ishte pikërisht dhuna që ka përjetuar nga aparati i shtetit autoritar, ajo që e shtyu kritikun e ri të regjimit të bënte deklarata të tilla.
Për lexuesit po risjell në vëmendje se ai ishte bashkëthemeluesi i guximshëm i kanalit opozitar Telegram Nexta, që shumë shpejt qe bërë një simbol i protestave demokratike kundër sundimtarit Lukashenko.
Por ky rrëfim para kamerave në intervistën e së enjtes së kaluar nuk është i gjithë rrëfimi i Protaseviqit. Imazhe që u shfaqën kohët e fundit në internet, e tregojnë gazetarin në një rol tjetër: në atë të një luftëtari në Ukrainën lindore. Atëbotë në krahun e tij ai mbante një simbol të batalionit famëkeq Azov, një grup vullnetar ekstremist i krahut të djathtë që ishte integruar në Gardën Kombëtare të Ukrainës në fund të vitit 2015. Batalioni Azov ishte një nga më famkeqët në ato luftime dhe inspirohej nga fryma neo-naziste dhe antisemitike që po shtrihet gjithandej në Bjellorusi dhe jo vetëm.

Në një intervistë të vitit 2015, Protaseviqi (Protassewitsch) nuk jep fare përshtypjen se ai është një ekstremist i sojit të nacional-socialistëve gjermanë. Ai tha se “sfondi i fortë ideologjik” dhe stërvitja e vazhdueshme e luftëtarëve Azov, ishin arsye që e kishin nxitur t’i bashkohej batalionit famkeq Azov. Ai gjithashtu mbështeti një lloj të “demokracisë së kufizuar” dhe se ishte pro shtrëngimit të ligjeve të migracionit, në dobi të gjoja ruajtjes së kulturës dhe identitetit kombëtar — kërkesa me të cilat krahu i së djathtës ekstreme, gjithndej në Evropë, pajtohet plotësisht.
Rruga jetësore e Protaseviqit deri tek batalioni Azov ishte produkt i formimit të tij në shoqërinë ruse që mbrunë pansllavizmi si ideologji, ashtu siç është edhe Kisha Serbe dhe drejtuesit e saj edhe sot, produkt i kësaj shkolle. Hije që kanë mbetur prapa, duke u mbrujtur edhe me ideologjinë e epokës sovjetike, që në esencë ishte e njejta.
Sipas interpretimit të njërit prej filozofëve tanë, si i pari — Roman Protaseviq, edhe i dyti, patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije Periqi, rezultojnë të jenë “idiotë të dobishëm” për shoqëritë në tranzicion.

2.
Nëse studjohen me vëmendje veprimet e opozitës sonë në Shqipërin e mbi Drinit (Republikën e Kosovës), sidomos në raport me kryeministrin dhe ministren e jashtme, por edhe me oponentët real politik të skenës publike, do të shprehej miku im Emin Azemi, ajo, respektivisht një pjesë e opozitës dhe e analistëve e gazetarëve të Kosovës, kanë zgjedhur, për fatin e tyre të keq, Vuçiqin si aleat që do t’ua heqë qafe Kurtin.
“Ata që për 20 vite i dhanë zor ta fusin Serbinë si narracion i brendshëm i Kosovës, duke e bërë atë pjesë të pandarë të politikave euro-integruese të Kosovës(!), sot sillen sikur nuk kanë kurrfarë përgjegjësie me lënien pas vetes të një fushe të minuar me probleme të hapura, të cilat tani kërkojnë me urgjencë nga Kurti t’i zgjidhë (sic!).”

Duke u shndërruar në karikaturë të së djathtës, që ngjet si pika e ujit me pikën tjetër, e djathta kosovare sot, imiton keq të djathtën e lindjes, simbol i së cilës për pak kohë qe shndërruar gazetari bjellorus dhe opozita reale në Serbi — Kisha Serbe. Ison ua mbajnë atyre fort ca kuazigazetarë në studiot e tv-të tona, produkt i oligokratëve dhe olhokratëve që prodhoi koketimi miks i krerëve të SHIK-ut me mbetjet e jugosllavisë, sidomos në rrafshin ekonomik, e që terrorizojnë opinionin nën petkun e politologëve, filozofëve dhe gazetarëve zhurmaxhinjë e oborrtarë të ish regjimit. Ata tok, tashmë, gjithnjë e më shumë, na rezultojnë si hije të zgjatura të mendësisë serbe në Kosovë.
Imponimi i temës që ka për objekt kryevlerën e politikës sonë — UÇK-në, duke na defiluar si mbrojtës të saj, është abuzimi më i madhë që bëhet aktualisht në Kosovë!
Duke vënë re këtë çoroditje politike, e shoh si shumë urgjente shkruarjen e historisë reale të UÇK-së. Historiaografia jonë, studjuesit që nuk i nënshtrohen politikës, ka ardhur koha që ta mbrojnë UÇK-në duke publikuar të vërtetën reale mbi atë se kush ishte de fakto themelusesja e saj, kur dhe si ishin marrë ato vendime në kryesinë e LPK-së, por edhe kush nga krerët e strukturat e politikës legale në Kosovë e ka sabotuar atë dhe cilët janë komplotuesit e saj që ishin penetruar nga shërbimet e ndryshme brenda strukturës së LPK-së dhe UÇK-së.
Njëri nga themeluseit e LPK-së, prandaj pohon me forcë se, duke i prezantuar sabotuesit, profiterët dhe marionetat komplotiste si liderë, gjegjësisht si udhëheqës të UÇK-së, i bëhet komprometimi më i rëndë UÇK-së, madje më i rëndë se vetë sulmet shpifëse që ia bëjnë kundërshtarët e armiqtë qysh kur UÇK-ja është formuar.

Mjafton një monitorim një javor i TV-ve tona, veçmas studiove të debatit, e të konstatoni se, jo vetëm tema UÇK, por edhe temat tjera (beteja kundër zonjës Donika Gërvalla…) sponzorizohen nga një qendër e vetme. Madje edhe pyetjet për një kategori “të përhershmish” në ato studio, nuk është vështirë të shihet se, i detyrohen shumë filozofëve të ish regjimit, janë të njejta! A janë edhe këta “idiotë të dobishëm”?
Për dallim prej “idiotëve të dobishëm” që mendojnë se i shërbejnë një kauze të drejtë, kjo armatë e Agjitpropit të PRONTOMAFISË, megjithatë, janë të vetëdijshëm, se nuk janë në shërbim të kurrfarë kauzeje, përveç se po shlyejnë obligimin financiar të akredituar më parë. Por kjo kategori e ka gjithashtu të qartë se, duke identifikuar UÇK-në me individët dhe me të ashtuquajturit “krerë të saj”, dëmin më të madhë ia bën pikërisht UÇK-së.
Duke analizuar nivelet intelektuale të “punëdhënësve” dhe të të ashtuquajturve “idiotë të dobishëm”, ka gjasa që edhe t’i ngatërroni kush çfarë roli ka.
Ndonjëri nga këta analistë e “politologë” , „filozof“ e „analistë“ që marrin në mbrojtje kauzën e Lirisë, UÇK-në dhe Shtetin sot, po t’ju hulumtohet biografia e tyre, natyrisht nuk na rezultojnë dot se ishin në Batalionin Azov, si opozitari bjellorus, as ushtarë të devotshëm të UÇK-së së vegjëlisë, por gjithësesi anëtarë të kryesisës së Rinisë Komuniste Jugosllave, agjitprop i saj apo edhe më keq, bashkëpunëtor a pinjoll të ish UDB-ashëve shqipfolës, që për gadi gjysmë shekulli i shërbyen Serbisë për mbajtjen sa më gjatë të Kosovës si koloni moderne e saj.
Kjo lagje e kuaziopozitarëve të djathtë që na defilojnë edhe si nacionalistë të klasit të parë, por që ishin e janë të gatshëm të shesin pjesë të atdheut vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin, siç kishte bërë idhulli real i tyre — Ahmet Zogu, duke u rikthyer në pushtet me ndihmën e drejtpërdrejtë të Beogradit, shqiptarët tanimë e njohin mirë. Ky skenar ishte fare afër realizimit në vitin 2018, por tashmë pas revolucionit demokratik të 14 shkurtit, hijeve të Serbisë ju është shkelur keq bishti, prandaj nuk ngrihen dot në këmbë as me ndihmën e pakursyer që mund t’jua sponzorizojë Beogradi.
Në historinë tonë të ngarkuar me elemente tragjizmi, jemi vonuar të promovojmë shtetin-komb që do të prodhonte elita politike të mirëfillta.
Po vjen koha ta bëjmë këtë.

Pellazgët (Origjina e Shqiptarëve)

0
Elena Kocaqi, historiane, Tiranë
PELLAZGET ( Origjina e Shqiptarëve)
Kam kënaqësinë të ndaj me ju sot një nga studimet e mija me te rëndësishme ne fushën e historisë, me titull Pellazget (Origjina e Shqiptareve). Të dhënat historike janë te mjaftueshme, për të përcaktuar shtrirjen territoriale dhe pasardhësit e popullsisë pellazge dhe ilire. Kjo teze ka një rëndësi te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës, nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare. Madje çështja shqiptare ne 1919, është mbrojtur nga një studiues amerikan me çeshtjen pellazge ne Senatin Amerikan, kur Wilsoni çoj Traktatin e Versajës, për diskutim. Ishte teza pellazge, ajo qe shpëtoi shtetin shqiptar ne atë kohe, pasi studiuesi amerikan nguli këmbë qe shqiptaret janë populli me i vjetër i Evropës, pikërisht nga pellazgët. Pjesë nga ky diskutim janë botuar edhe në libër. Kjo tregon sesa rendësi ka historia në të drejtat e kombeve dhe shteteve sot.
Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me parë dhe shkurtimisht do te japim vetëm disa prej te dhënave qe ka libri, pasi informacioni ne te është shumë i gjerë dhe i detajuar.
1- Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve ne Epir, apo Shqipëri të Jugut, pasi fiset epirote janë quajtur gjithmonë si pellazge. Pellazgët sipas autorëve antik quheshin Toskë, Tusk, Thiosk, për shkak te ritit te tyre fetar dhe për shkak te lidhjes me tempullin fetar me te vjetër atë te Dodonës, që ne antikitet thuhej se kishte bazë malin e Tomorit. Shqiptaret sot ende ruajnë emrin e vjetër të Pellazgeve, Toskë. Vetëm kjo e dhënë, pa asnjë të dhënë tjetër, tregon qartë vazhdimësinë e padiskutueshme pellazge ne Epir. Dodona ishte një tempull mbi katër mijë vjeçar qe sipas burimeve antike ishte themeluar nga Dheukalioni, pas përmbytjes, pasi presupozohet që arka e tij mbeti aty, dhe aty ai i kreu ritet e flijimit për Zotin që e shpëtoi, rit qe vazhdon edhe sot. Dheukalioni lidhet me Nohun sipas Biblës hebreje, sepse ne fakt Dodanimi është pikërisht stërnipi i Nohut, sipas gjenealogjisë Biblike, qe u vendosen ne Epir pas përmbytjes, siç thonë burimet antike. Kjo gjë duket se i jep shpjegim edhe konstatimeve te lidhjes se shqipes, jo vetëm me gjuhët në Evropë, por edhe me gjerë, pasi nga te dhënat historike del se është një gjuhë e para-Nohut. Ende dhe sot në malin e Tomorit, ushtrohet riti i flijimit, si në antikitet dhe lidhet pikërisht me babanë e gjithë profetëve Nohun dhe që është një vend tan-fetar, jo vetëm për shqiptaret, por për të gjithë Njerëzimin dhe për te gjitha llojet e feve, pasi ky është tempulli i parë i Zotit. Dodona e vërtet ndodhet ne malin e Tomorit dhe jo ne Janine dhe për këtë ka disa te dhëna qe trajtohen ne studim.
2- Sipas burimeve antike, pellazget dhe iliret ishin i njejti popull, pasi kemi te njejtat fise qe quhen me te dy emrat dhe ne burimet historike dhe mitike dalin te dy, rreth 3800 vjet me pare nga e njejta familje. Shqiptaret janë pasardhës te ilirëve dhe kjo vazhdimësi ilire na sigurohet nëpërmjet autorëve bizantin qe i quajnë shqiptaret me ermin ilir deri vone. Kështu ne shekullin e XV, shqiptaret quhen nga bizantinët ende ilir, Skënderbeu quhet Princi i Ilireve dhe vendi quhej Iliria, i ndare ne atë te Peloponezit dhe ate Jonit. Për shqiptaret janë përdorur disa emra ne këtë kohe si ilir, alban, epirot, maqedon, shqiptar qe lidhet edhe me fiset pellazge dhe ilire qe banonin gadishullin Ilirik dhe shtrirja e fiseve u ruajt deri para 2 shekujsh nga Peloponezi, deri ne Bosnje dhe Dalmaci.
3- Fiset pellazge dhe ilire duke u bazuar nga te dhënat qe japin autorët antik nga kur rrjedhin edhe shqiptaret sot, kane pasur një shtrirje te jashtëzakonshme, duke përfshire Ilirikun, Italikun dhe Azinë e Vogël. Greket antik ishin po nga ky stok etnik, ku Spartanet ishin nga fisi i dorëve qe ishin ilir nga Hylli dhe Athinasit ishin kryesisht pellazg, ndërsa pjesa e Thesalisë ishte pellazgo-ilire, ku perrebejt një fis ilir banonin ne vet malin e Olimpit. Nëpërmjet te dhënave qe jepen nga autoret antik për Spartën dhe Atiken vërejmë se, shoqëria shqiptare sot është para- Homerike, sepse ajo ruan ende te gjithë traditën ligjor, zakonore, politike para- Homerike. Demokracia e aplikuar ne Kanun, është një nga format me te larta dhe me te pastra te demokracisë se drejtpërdrejtë, e paarritshme për njerëzimin deri me sot. Asnjë popull tjetër as Athina, nuk e ka aplikuar ne formën kaq te lart, sa tek shqiptaret, madje as sot nuk aplikohet. Barazia e burrave ne te drejta është një koncept qe vetëm pas luftës se Dytë Botërore ka filluar te aplikohet, ndërsa nder shqiptar është një zakon tepër i lashtë. Homerishtja dhe me pas ajo qe quhet atikishtja, jonishtja dhe gjuha greke antike janë gjuhe artificiale, pra nuk janë gjuhë te popullit dhe studiuesit janë pothuajse unanim ne këtë çështje, kështu qe populli nuk i ka folur kurrë ato gjuhë, por ne analizën etmilogjike dhe morfologjike te bazuar ne fjalorët e etimologjiko-historik, me te mirë qe njihen deri me sot, rezulton qe homerishtja edhe pse është teknike ka fjale shqipe ne fjalëformim te dy dialekteve si Gege dhe Toskë, por edhe fjale te shqipes sot si dielli, ati, kreu, keli-kali, voj, gjuri, gjuni, gjera etj. Ndarja ne dialekte qe në atë kohe, tregon se vendosja e fiseve shqiptare ne këto pozicione, ka qene mbi 3 mije vjeçare dhe tregon një autoktoni absolute te shqiptarëve. Shqipja ruan sot fjalët dhe kuptimin e tyre, por greqishtja e sotme artificiale, nuk mund te korrigjoj vetveten, pasi ka shume fjalë qe janë keqlexuar dhe ashtu janë përcjelle sot botes. Te dhënat bizantine na tregojnë se greket antik, u zhduken ne shekullin e VI, nga sllavet dhe disa rajone mbeten si Monemvasia, Cakonia te përzier me Mardaitit, ndërsa Mani ne Peloponez, mendohet se është e vetmja zone e pastër nga antikiteti dhe ne burimet historike, ajo zone del 100% shqiptar dhe ka folur gjuhen shqipe dhe zakonet si tek shqiptaret kryesisht Gegë, pasi vet Spartanet qe ishin ilir, duket se kane lidhje me zonën veriore te Shqipërisë. Kjo tregon qartë qe shqiptaret janë autokton edhe ne Greqi nga fiset antike pellazge dhe ilire, gjë qe del edhe nga regjistrat osman, por qe ne do t’i trajtojmë gjerësisht ne një studim te posaçëm. Ishin shqiptaret ata qe zhduken sllavet ne Greqi pasi ne regjistrimet e para osmane (1460) qe jepeshin edhe te dhena etnike, shqiptarët dalin si e vetmja etni ne Greqi dhe me pas përdoret emërtimi fetar.
Këto dhe shume informacione historike janë trajtuar ne këtë studim kur i gjithë materiali historik, është cituar dhe analizuar. Është një kënaqësi, por edhe një çlirim qe sot e ndaj këtë informacion me ju. Falënderoj te gjithë lexuesit dhe publikun që me kane mbështetur dhe inkurajuar ne punën time, qe ka qenë një pune vërtet e lodhshme që të privon nga gjithçka.

Lufta e pandalshme e Nënës Fatë nga Bosnja që ta largoj kishën që regjimi i Milosheviqit ia kishte ndërtuar në oborrin e shtëpisë!

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Nana Fatë Paska bërë luftë kundër atyre, qe në pronën e saj paskan ndërtuar kishën, në vitin 1998, kur regjimi i Millosheviqit , akoma mbahej në piedestal. Nana Fatë kishte luftuar, plot 23 vite, deri sa më në fund,gjykata mori vendimin e plotëfuqishëm, të formes se prerë: “Kisha duhet të rrënohet, sepse, na qenka ndërtuar në pronën e Fate Orloviqit”. Ndërsa vendimet gjyqësore i paska pas injorue Dodiku, duke menduar se akoma është koha e Millosheviqit. Tani nana Fatë ndjehet krenare më vendosmërinë, qe kishte patur, gjatë luftës 23 vjeçare; ndërsa bashkëvendasit e saj në Bosne e Hercegovinë, po e konsiderojnë heroinë te guximshme. Kjo grue e fortë, paska qenë në shënjestër të çetnikëve, të cilët kishin vrarë pjesëtarë të familjes se nënës Fatë.

Në Kosovë u ndërtuan shumë kisha në kohën sa sundoj dhunshëm satrapi i ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Me kujtohet një kishë e ndërtuar në hyrje të Pejës, afër rrugës për Prishtinë, po ashtu e ndërtuar në një pronë shqiptare. Kjo kishë ishte rrenuar pas lufte. Shumë foto u shkrepën mbi kupolën e kësaj kishe nga reporterë të Serbisë dhe të huaj, për të treguar “vandalizmin” shqiptar mbi kishat serbe. Kishën në fjalë e kishin bërë qindvjeçe të vjetër, me propagandat e tyre të ndyera. Në Prishtinë, po ashtu ishte ndërtuar një kishë, në përmasa madhështore, në tokën e Universitetit. Asnjë fjalë, asnjë padi dhe asnjë veprim, për rrafshimin e kësaj kishe politike, nuk u bë në Kosovë. Nese, ishte UNMIK dhe pastaj Euleks, pushtet ekzekutiv, përse nuk lëvizën këta njerëz, si përfaqësues të Universitetit, apo, politikanë, qe veç interesit të vet asgjë su vinte para sysh? Ate çka do të kishin mundur ta bëjnë, se paku, do të ishte, një padi në gjykatat ndërkombëtare.

As tani nuk është vonë, për një ndërmarrje të tillë, sepse, aty është uzurpuar toka e Universitetit, ku do të kishte mundësi, të ndërtoheshin objekte kulture, sporti e katedra studimi. Rasti i Deçanit, është rast i veçantë dhe shembulli ma i keq i legalizimit të tokës se falur, kishës, nga sistemi i Millosheviqit, nga gjykata kushtetuese. Kjo tregon nivelin profesionat dhe etik të kësaj gjykate, sidomos për kohën, qe po flasim. Në fshatin tim të lindjes, kishim kishën e të parëve të mi, e vjetër mbi 15 shekuj. Sudenica, kishte bërë luftëra të mdha, kunder barbarëve mongol dhe kishte mbrojtur këtë kishë. Mirëpo Serbia e Millosheviqit i kishte dhenë kësaj kishe, qe kishte, veç themelet, mbi një hektar tokë në pronësi. Para lufte, këtu kishte manifestime serbe në kujtim të Kosovës, si “djepi serb”!

Akoma as Institucionet gjeodete të Kosovës e as të Komunës se Istogut, nuk merren me revidimin e një vendimi të pa drejtë. Për fat të mirë, fshatarët e Studenicës të mobilizuar, patën penguar “pelegrinazhin” serb, duke u venë prita, qe mos të futën në fshat, para 3 vitësh. Raste të ngjajshme kemi gjithandej Kosovës.

Familje të tera nuk posedojnë tokën e tyre, për shkak të padrejtësive qe u bënë këtu. Unë apeloj, tek secili qytetar. qe të mesoj, nga Nëna Fatë dhe të kërkojë pronën e vet. Tani është koha e letrave jo e babës:”m’ka pas thanë baba, deri qatje n’koder i lejshim delet me kullotë”! E drejta mbi pronën nuk vjetrohet, përndryshe do ta pësojmë keq dhe na mbetët, në kujtime ajo thenija popullore: “Lash gjakun pa e nxjerrë, për një argat”!

___________________

Nis shembja e një kishe në Republika Srpska (evropaelire.org)

Ish politikanët tanë, të shkëputur nga bota praktike

0
Afrim Caka, Gjakovë
Ka 21 vite që kombi shqiptar në Dardani me shpresën dhe me besim të madh, kërkoi që të ndërronte rrjedhën e historisë së vet (pas luftes) duke u përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe sipas parimeve që ata besuan se do të ishin frytdhënëse për ata dhe për brezat e ardhshëm. Mirpo, korrupsioni dhe krimit i organizuar, mbasë dështimit të plotë e të pakthyeshëm të ideologjive përçajë e sundo, ish pushtetarët shqiptar kanë dështuar dhe me përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shoqëri e një shtetë të fortë politikishtë, ekonomikishtë e ushtarakishtë, që sipas mashtruesve të parisë dhe mentarëve të tyre, do të ishte demokratike dhe kapitaliste.
Dështimi i këtij projekti korruptiv dhe anti-kombëtar ishte i garantuar sepse kjo nuk ka funksionuar kund. Ka vetëm një rrugë në kohën tonë e cila garanton lirinë, nderin e sigurinë. Kjo është rruga e ndërtimit të shtet-kombittë mbështetur e të ngritur mbi një familje të shëndoshë, me një komb me moral, vlera dhe identitetet të fortë, dhe me një shtet që mbron interesat kombëtare, krijon punë e garanton të ardhmen e kombit. Vetëm këtë rrugë nuk e kanë ndjekur zullumçarët, hajdutët, zhvatësit e shtetit e të kombit.
Data 14 shkurt 2021 ishte funeral politik i qeverisjes së panit!
Albini dhe Vjosa dolën fitimtarë në dyja rastet dhe me anë të aftësive së bindjes arritën ta ndalonin këtë gjendje fatkeqe të ish politkanëve të korruptuar politikishtë e kombtarishtë, dhe në atë kohë kishin menduar të thellonin edhe më shumë rrënjët e tyre në pushtet.
Kur ish pozita morën vendet në parlament, mbështetësit e tyre jashtë shpresuan dhe pritën që do të ndodhte “rrezimi i qeverisw”. Natyrisht një mrekulli e tillë as ndodhi dhe as mund të ndodhte. Pasuesit e lëvizjes u bënë shumë shpejt të paduruar, pasi artikujt që lëxonin për deputetët e “korruptuar” nuk e tregonin atë kishin pritur pasi votuan për këta deputetë në zgjedhje. Arsyeja nuk duhej kërkuar shumë larg. Ajo gjendej në faktin se shtypi aspak miqësor nuk tregonte vërtetësi ndaj asaj që bënin përfaqësuesit pan-shqiptartë e popullit.
Në faqet e këtij shkrimi që vijojnë do të këkroj të paraqes karakterin e veçantë thuajse politik të politikanëve në opozitë. Vështirë se mund të gjesh hyrje më të mirë për këtë çështje, se sa të gjejmë biografitë e tyre, të titulluar Jeta dhe dalja e kësaj fryme që shkonte drejt në opozit (14 shkurt 2021). Duke pasur parasysh se deputetët e rinj nisnin ta pëlqenin këtë formë të butë të luftës propagandistike “Rankoviqjane” në Parlament dhe në kuvendet provinciale, gradualisht nuk pranonin më të mernin përsipër kryerjen e punës më të rrezikshme të përhapjes së parimeve të lëvizjes para masave të gjëra popullore.
Jo. Ky lloj shqiptari nuk i duhet askujt. Ose shumëherë, me shqiptar të tillë abuzohej aq turpshëm, saqë dukej sikur emrat e tyre do të qëndronin si simbole të pashuara të llojit më të keq të poshtërsisë. Shpjegimin nuk mund ta marrin me vete as në varr. Dhe stili i tyre, ai që sipas një maskime të njohur e të shëmtuar është vetë shqiptari, në këtë rast i bie të jetë morti.
Që nga Broja, Malisheva, Prapashtica e Prishtina, përqarjesh, mashtrimesh, aferash e krimesh ekonomike të cilët i kanë sjellur e mbajtë në politikë, në pushtet e në opozitë përseri në opozitë këtë specje në zhdukje. Masat e paditura të votuesve shqiptar u mbushën me entuziazmin revulucionar duke lexuar teoritë e Hashim Thaçit, Enver Hoxhaj, Abdullah Hotit, Astrit Zemaj, Albeher Tahirit, Isa Mustafës, Dulles, por, me premtimet për parajsën të mijëra agjitarorëve në shërbim të asaj ideje. Sipas këtij motorizimi, komandanti me zëvendësin e tij Hoxhaj nuk tregojnë mëshirë për atdheun, ndoshta për shkak të dijenisë së urdhërit.
Këtyre nuk ju bëjnë aspak përshtypje këto zullume qe i kanë bërë në këto 20 vite e deri sot ata që po e mbyllin karierën e tyre të neveritshme, përkundrazi ata po vazhdojnë të forcojnë “hajdutëritë dhe krimet ekonomike” ndajë këtij populli me bandit që kanë instaluar në pushtet e parlamentë. Me politikanët që janë shndërruar miljonera të disa përbinshave politikë.
Jam thellësisht i bindur se të gjithë inelektualët shqiptarë në Dardani nuk u pajtuan kurrsesi me politikën korruptive që zbatuan ish organet e tyre zyrtare, e aq më pak kur sot opozita me tërë atë arsenal masash restriktive e represive, por edhe tërë atë bagazh fyerjesh, sharjesh e shpifjesh agresive, morbide e primitive ndaj shqiptarëve… pasi që akuzuesit punojnë së bashku me aq shumë bashkfajtorë saqë shpifjet e tyre oshtijnë pa mbarim. Kur këto specie mblidhen së bashku në komisione apo në parlamentë, flasin shumë budallallëqe të tjera të këtij lloji.
Këto fjalime kritikoheshin në bazë të përshtypjes që linin por, duhet të dimë së demagogët e partive politike kishte shkaktuar goxha efekt negativ te publiku përmes tyre, madje “popullaritet” të gjerë në kuptimin e plotë të fjalës. Nga kjo pikpamje, fjalimet e këtyre demagogëve në parlamentë ishin çoroditëse, pikrisht sepse tregonin shpirtin e tyre me plotë kriticizëm të zi. Unë themë se këto fjalime tregonin intelegjencën e ulët, se ishin banale e të poshtra.
Me largimin e tyre nga pushteti, partitë e korruptuara ndryshuan titujt e tyre dhe u rishfaqën në zgjedhje a fije turpi, teksa liderët e tyre dolën nga shtëpitë e qilarët ku ishin shtrirë nëpër divane tw leshta. Por ashtu siç ndodh në rastin e përfaqësuesve të institucioneve të vjetruara, ata nuk i kishin harruar gabimet – tradhtitë e vjetra e nuk kishin mësuar asgjë të re, dhe programi i tyre ishte ngulitur në të kaluarën, edhe pse afroheshin për të bashkpunuar me regjimin e ri. Qëllimi i tyre ishte të siguronin një copë në pushtetin e ri, dhe ata vazhduan të përdornin vetëm zhargonin anti-qeveri si armën propagandistike të tyre të vetme.
Prandaj partitë e korruptuara pas zgjedhjeve kapitulluan në mënyrë të mjerueshme. Kur u prezentua ligji mbi demarkacionin për Debellden dhe Çakorrin, shumica e ish deputetëve ishin në favor. Por duke u gjetur përballe Vetëvendosjes që demonstronin brenda dhe jashtë parlamentit, “një komb i shtetit” u terrorizuan aq shumë sa të ligët e votuan ligjin kundër shtetit të Dardanisë, sikur të mos kishin pasur fare opozicion kombëtar.
Sapo pan–shqiptarët vëndosën të mos bashkpunonin me Vjosën dhe Albinin, nuk ishin më opozitar, ishin udhëheqës dhe luftëtarë të një lëvizjeje popullore, por thjesht guximtar e të pakorruptuar. Në këtë mënyrë, kjo lëvizje nuk u zhyt në nivelin e partive tjera të zakonshme politike të korruptuara dhe patën fuqi e guxim të përballej me fatin armiqësor dhe të sfidonin rrezikun e martirizimit. Në vend që të luftonin, udhëheqësit e pan-shqiptarizmit e bënë zakon të hartonin ligje për t’iu konfiskuar pasurit e grabitura. Opozitarët e rinj e të vjetër e zbuluan shpejt rrezikun se ishte rrugë e drejtësie dhe jo kënaqëshme, sepse ishte shumë e rrezikshme për konfiskime e arrestime.

Kontributi i klubeve, komiteteve shqiptare në mërgim dhe brenda vendit për çështjen kombëtare deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

0

Nga: Dr. Sc. Pajazit Hajzeri , Mitrovicë

Krahas dukurive të reja politike e shoqërore të kryengritjeve kundërosmane të viteve 1830/40, spikatën kërkesat për trajtim ndryshme të Shqipërisë dhe për administrimin e saj nga njerëz të vendit, për këtë lindi dhe u zhvillua në Shqipëri dhe në megrim një ideologji e re kombëtare. 

Pushtimi klasik i një vendi me forca ushtarake, policore dhe administrative, është padyshim një pushtim klasik i dalë mode i cili herët a vonë do të mar kundërpërgjigjen nga masa popullore e shtypur, e shfrytëzuar, e nënqmuar dhe e rraskapitur nga pushtimi. Ndërsa, poshtimi kulturor i një vendi është edhe më i rrezikshëm sepse bëhet në heshtje edhe gradualisht ky pushtim të zhvesh popujt nga ideologjia kombëtare pa e kuptuar fare. 

Trevat shqiptare ballafaqoheshin me të dy llojet e pushtimeve, nga periudha osmane e deri në ditët e sotme. 

Ishin arbreshët e Italisë ata të cilët filluan të ngjallnin ndjenjen patriotike të një populli të pushtuar në një periudhë të stërzgjatur nga P. Osmane. Ata “Arbreshët” ende i mbante zgjuar ora e ndalur e shpërnguljes nga atdheu i tyre pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërsa popullsia e mbetur nën pushtimin osman ishte e rraskapitur nga skamja, mjerimi, terri informative, mos-shkollimi, shërbimi i detyruar ushtarak nëpër treva të ndryshme të P. Osmane, gjithmonë larg Atdheut, familjes, të kërrcënuar në çdo formë dhe me çdo mjetë, andaj edhe ndjenja atdhetare sa vinte e shuhej, por, ishin atdhetarët që punonin e vepronin jashtë trevave shqiptare që filluan të mendonin për një platëformë të unifikuar kombëtare, për të drejtat e asaj popullsie të rraskapitur në truallin arbëror dhe zgjimin e ndjenjës kombëtare për çlirim nga zgjedha turke. 

Lëvizja Kombëtare Shqiptare karakterizohet në këtë mënyrë: faza e parë prej viteve ’30 – 1878; faza e dytë prej vitit 1878 – 1881; e treat prej vitit 1881 – 1908 dhe e katërta prej vitit 1908 – 1912.1 

Derisa, prania e Bejlerëve dhe Pashallarëve shqiptar, udhëhiqnin në pjesën më të madhe të botës arabe në kuadër të P. Osmane, si: Siri, Liban, Palestinë, Irak2, etj. trevat shqiptare sa vinin e ndrydheshin nga pushtuesi, ku gjithandej kishte shkolla në gjuhën greke e serbe të hapura në këto treva e asnjë në gjuhën shqipe. 

Prania e Osmanëve në Arbëri, bëri të mbyllej edhe Universiteti i Durrësit i cili në vitin 1380, për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale ose Universitetin e Zarës me Rektor të Parë, Gjon Durrësakun (1396).3 

Për themelimin dhe Rektorin e parë të Universitetit të Zarës, flet edhe Ueb sajti i Universitetit të Zarës4 i cili ndër të tjera thot. Rektori i parë i Universitetit ishte Gjoni i Dyrrachium, pasi Universiteti i Përgjithshëm i Zadarit pasoi Universitetin e themeluar më parë të Dyrrachium, që u tërhoq në Zadar mes kërcënimeve në rritje Turke në Evropën Jug-Lindore.5 

Në kohën kur filluan hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi Engjëll Mashi në vitet e para të shek. XIX dhe Josif Krespi e Gjon Skiroj në vitet e 30 të shek. XIX. hodhën tezën e prejardhjes së popullit shqiptar nga pellazgët e të gjuhës së tij nga pellazgishtja, gjuhë që mendohej se ishte folur nga banorët më të lashtë të Ballkanit e të Mesdheut.  

Po në këtë kohë fillon veprimtarinë e tij edhe Jeronim de Rada (1814 – 1903), nga fshati Makje i Kalabrisë i cili u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë arbreshe dhe të lëvizjes patriotike shqiptare. Edhe studiuesi arbresh Vinçenc Dorsa, nuk mbetet mbrapa atdhetarëve të tjerë nga komunitetit Arbresh në Itali, i cili i kushtij një vepër me titull “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime” në të cilën thekson se kolonitë arbreshe e ndienin veten si “pjesë të pandara të një të tërë, të kombit shqiptar.6 

Pas shumë vitesh njëri ndër illuministët e parë shqiptar, Naum Veqilharxhi, filloi të ngritë zërin nga mërgimi për pozitën e shqiptarëve nën zgjedhën osmane dhe arrinë në përfundim se popullit shqiptar, të zhytur në padije, i duhej patjetër arsimimi në gjuhën amtare si mjet për ngritjen e ndërgjegjes dhe përparimit shoqëror e material të tij, se pa zhvillim kulturor nuk mund të kishte çlirim politik të popullit. “Ka ardhur koha, – shkruante ai më 1846, – që t’i flakim të gjitha paragjykimet e vjetra, ka ardhur koha që të mendohemi më me pjekuri dhe më me guxim të këmbejmë udhë, duke marr këtej e tutje si shembull kombet e përparuara mbi tokë”.

7 Naumi e trajtoi edhe çështjen shqiptare, historinë e kombit të vet dhe detyrat që qëndronin përpara vendit. Kombi shqiptar, theksoi ai, është krijuar në të njejten kohë me kombet e tjera, zë një vend të caktuar në tokë, ka karakter të veçantë, gjuhë e zakone të veçanta, shekujt e tij mitologjik, heroikë, politikë e fetarë dhe ruan në gjirin e tij një thesar të madh kulturor. “Territori i përket kombit” thoshte Naumi Veqilharxhi në idet e tij. 

Faktor vendimtar për nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje,  Naumi, mendonte se vetëm me përhapjen e arsimimit e të kulturës në gjuhën amtare, ky popull do të shohë rrugën e ndritur. 

Më 1844 Naum Veqilharxhi botoi në Rumani “Evetarin”  e parë në gjuhën shqipe,9 një abetare e vogël e poligrafuar,  e ciësuar si abetarja e parë në gjuhën shqipe. Në vitin 1845 Naumi botoi nja abetare të dytë me titull “Fare i ri evetar shqip”, shumë më e plotë se e para dhe me një parathënje të gjatë.10 

Pas botimit të abetares së dytë Naum Veqilharxhi, me sa duket, u përpoq të krijonte një shoqëri kulturore shqiptare, e cila do të merrej me botimin në Rumani të librave në gjuhën amtare dhe me dërgimin e tyre në Shqipëri. 

Mes kushteve të vështira që po kalonte popullsia shqiptare mes taksave dhe tatimeve të rënda, luftrave dhe betejave të parreshtura, në fund të viteve 60 të shek. XIX, ideologët e lëvizjes kombëtare i formuluan hapur e më gjerë kërkesat për zbatimin në Shqipëri të reformave që do t’i çelnin rrugën zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe politik të vendit.  

Një ndër këta ishte Zef Jubani nga Shkodra (1818 – 1880), i cili i kritikonte ashpër ligjet e padrejta, veprimet arbitrare, taksat e rënda, angaritë dhe gjykatat osmane, që drejtoheshin nga të paditur e që shkelnin drejtësinë.11 

Në të njëjten kohë me Zef Jubanin, vepronin edhe Thimi Mitkoja (1820 – 1890), Preng Doçi, Elena Gjika, Konstantin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, etj. të cilët kontribuonin për çështjen kombëtare nga vedet ku jetonin e vepronin. 

Në grupin e atdhetarëve që vepronin në Stamboll, si: Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemaili dhe Kristaq Zografi, në vitin 1867, në Stamboll krijuan  një Organizatë, shqiptare me karakter kulturor, me emrin “Vllazëria qëndrore kulturore”, ndërsa në vitin 1871 themelohet klubi “Silogu kulturor epirot”, president i së cilës u zgjodh Kristraq Zografi.12  

Një veprimtari të madhe në këtë fushë zhvilloi Konstantin Kristoforidhi. Duke hyrë në shërbim të një organizate protestante angleze, të Shoqërisë Biblike, e cila botonte përkthime të ungjillit në gjuhë të ndryshme të botës për përhapjen e besimit fetar, Konstantin Kristoforidhi, mes viteve 1864 – 1872 arriti të botonte në gjuhën shqipe mbi 10 vëllime, ndërmjet të cilave edhe “Dhiaten e re” etj. Në vitin 1867 botoi edhe “Abetaren e gjuhës shqipe” toskërsisht e gegërisht. Një rol të rendësishëm si aktivist i lerërsisë artistike shqipe dhe i lëvizjes kombëtare në përgjithësi filloi të luante në këto vite Thimi Mitkoja nga Korça. I mërguar në Egjipt, ai zhvilloi një veprimtari të madhe e të frytshme për mbledhjen e folklorit shqiptar.13 

Në rrethanat e krijuara, dobësimi i P. Osmane, dhe hapja e frontit të luftës në disa drejtime, si nga Serbia, Mali i Zi. Greqia, të cilat kishin për synim coptimin e trevave shqiptare kinse duke e luftuar P. Osmane, qarqet atdhetare shqiptare kërkonin të formonin një qendër të vetme drejtuese, përgatitjet politiko-ushtarake dhe sigurimin e përkrahjes në arenën ndërkombëtare për një kryengritje të armatosur çlirimtare kundërosmane. 

Nismën për ta vënë në jetë idenë e kryengritjes çlirimtare kundërosmane e mori Komiteti Shqiptar, që u formua në Janinë në maj të vitit 1877, në krye të të cilit u vu Abdyl Frashëri, një nga ideologët, diplomatët dhe organizatorët më të shquar të Rilindjes Kombëtare. Në këtë Komitet bënin pjesë përsonalitete, që përfaqësonin pothuajse të gjitha krahinat e vilajetit të Janinës, si: Mehmat Ali Vrioni (Berat), Mustafa Nuri Vlora (Vlorë), Sulejman Tahiri (Tepelenë), Myslim Vasjari (Kurvelesh), Sabri Gjirokastra (Gjirokastër), Mihal Harito (Zagori), Mehmet Goroshiani (Përmet), Vesel Dino (Prevezë), etj.14 

E një rendësie të veçantë dhe një rol shumë të madh për sensibilizimin e çështjes shqiptare mori përpara Komiteti i Stambolit. Më 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizatës atdhetare revolucionare me emrin Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare ose siç u quajt shkurt Komiteti i Stambollit, me kryetar Abdyl Frashëri. Ndër emrat që njihen se ishin anëtar të Komitetit të Stambollit, janë edhe Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.15 

Në programin politik të Komitetit të Stambollit përfshihej teza mbi organizimin me ngutësi të kryengritjes së armatosur kundërosmane dhe krijimin e shtetit shqiptar. Komiteti vendosi gjithashtu që të zhvillonte bisedime me Greqinë për të arritur një aleancë shqiptaro-greke sipas platëformës së parashtruar nga Abdyl Frashëri. 

Gjendja e krijuar si rezultat i luftrave të ashpra që zhvilloheshin midis Rusisë dhe P. Osmane, disfatat e një pas njëshme të P. Osmane, pruri mendime dhe ide të ndryshme ku Komiteti i Stambollit bëri një program të ri, i cili përmbante ndryshime teknike por jo strategjike. Udheheqësit e Komitetit të Stambollit nuk hoqën dorë nga synimet e tyre të mëparshme, nga formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Po tani para Shqipërisë qëndronte si detyrë e ngutshme ruajtja e tërësisë së saj tokësore. 

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën – Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste P. Osmane rrethe 80% të zotërimeve të saj në G. Ballkanik.  

Traktati i Shën Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike.16 

Menjëherë në prill të vitit 1878, shtypi ndërkombëtar informoi për kundërshitmet e fuqive të mëdha në raport me Traktatin e Shën Stefanit. Për këtë arsye, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën Stefanit të rishikohen nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mbledhej në Berlin më 13 qershor 1878. 

Pas krijimit të këtyre rrethanave, Komiteti i Stambollit e merr nismën për thirrjen e një Kuvendi të ri mbarkombëtar. Si qytet u zgjodh Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut.17 

Kuvendi Kombëtar i Prizrenit ishte deri atëher organizimi më i madh politik dhe ushtarak qysh nga vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në parim ky takim lindi si nevoj imediate për t’i bërë presion më fuqishëm edhe Fuqive të Mëdha, pasi që ato nuk ndienin dhe nuk mereshin fare me një etnitet të pushtuar aty e 500 vite më par, etniteti i cili luftoi dhe u flijua që P. Osmane mos të dilte përtej Adriatikut për Europë, edhe pas gjithë këtyre sakrificave, Fuqit e Mëdha nuk e njihnin këtë popullsi si popullsi shqiptare por si popullsi osmane, veçse kjo popullsi në shumicë tashmë i takonte besimit islam të përhapur ndër shekuj. 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit i takon fazes së dytë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila karakterizohet për formimin dhe veprimtarin e cila udhëhoqi Lëvizjes Kombëtare dhe luftën për autonomi në periudhën 1878 – 1881.18 

Madhështia historike e Lidhjes së Prizrenit qëndron te veprimtaria e saj e cila mund të zbërthehet në së paku tri fushveprime kryesore: 1) bashkimi i popullit shqiptar, 2) organizimi i luftës për çlirimin nga zgjedha e huaj dhe 3) lufta për autonomin e trevave shqiptare dhe zhvillimin e lire.19 

E lindur si rezultat i lëvizjeve të përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike, kulturore të popullit shqiptar dhe i kushteve politike ndërkombëtare e raporteve të tyre, Lidhja e Prizrenit si organizatë udhëheqëse e lëvizjes për autonomi, ushtroi ndikim të dukshëm në organizimin e lëvizjes mbarë kombëtare.20 

Lidhja shqiptare ka qenë e detyruar që menjëher prej themelimit të saj më 10 qershor 1878, të luftoj në tri fronte: kundër fqinjëve të cilët cënonin territoret shqiptare në periferi, kundër pushtetit turk në përgithësi dhe në luftë diplomatike me Fuqitë e Mëdha, duke sensibilizuar dhe duke u orvatur që përsonaliteteve përfaqësuese të këtyre Fuqive t’u shpjegohet se “ekziston një vend i quajtur Shqipëri”, “se çështja e shqiptarëve duhet zgjidhur në favor të shqiptarëve”, sepse ata kanë kombin e vet, kanë gjuhën, traditat e karakterin e përbashkët në gjithë territorin e tyre, ndonse P. Osmane është orvatur me shekuj që t’i asimiloi dhe t’i tjetërsoj përmes besimit fetar. 

Program i përbashët i cili u aprovua në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit përfshinte pesë pika kryesore: 

  1. Bashkimin e të gjitha viseve të banuara me shqiptar në një Vilajet; 
  1. Njohjen e gjuhës shqipe nga nëpunësit shtetror; 
  1. Përhapjen e arsimit dhe të kulturës si dhe në shkolla të mësohej gjuha shqipe; 
  1. Të krijohet një Këshill i Përgjithshëm që do të mblidhej katër herë në vit e të hartonte ligje të dobishme për vendin, dhe  
  1. Një pjesë e të ardhurave të Vilajetit të përdorej për arsim dhe ndërtim.21 

Në planin nacional veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit ushtroi ndikim të rendësishëm në zgjerimin e ndjenjës kombëtare shqiptare në masat e gjera të popullit.  

Të rinjët shqiptar të Vilajetit të Kosovës dhe të Vilajeteve të tjera filluan të refuzonin kryerjen e shërbimit ushtarak në radhët e ushtrisë turke duke i ikur atij sepse asokohe detyroheshin të shërbenin në krahinat e Anadollisë, nga të cilat rrall kush kthehej i gjallë. Ata filluan vullnetarisht të paraqiteshin si pjesëmarrës aktiv në njësitë ushtarake që i formonte Lidhja e Prizrenit.22 

Formimi i klubeve shqiptare nuk rreshti asnjëher. Në shumë vise ku jetonin shqiptarët u formuan klubet politike menjëherë pas ngadhnjimit të Revolucionit borgjez turk të vitit 1908, që luajten rol të rendësishëm në organizimin dhe zhvillimin e Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këtë kohë u formuan dhe vepruan klubet politike shqiptare, u botuan rreth 30 gazeta e revista, u vu në dukje nevoja e krijimit të një alfabeti të unifikuar, filloj hapja e shkollave shqipe, etj.23 

Në këtë kohë u paraqit nevoja e domosdoshme e krijimit të një alfabeti të unifikuar. Përfaqësuesit e inteligjencës shqiptare u mblodhën në nëntor të vitit 1908 në Manastir, duke organizuar Kongresin e Manastirit ose thenë ndryshe Kongresin e Alfabetit shqip. Në këtë kongres morën pjesë 32 delegat.24 Në këtë Kongres u diskutua për disa variante të alfabeti shqiptar; ai i përdorimit të shkronjave turke ose arabe për gjuhën e shkruar shqipe, ai i Shoqërisë së Stambollit (ose i Frashërit), alfabeti i Agimit dhe alfabeti i Shoqëris Bashkimi.25 

Interesimi i Xhonturqëve ishte shumë i madh duke shtyrë forca të centralizimit osman, duke menduar se përdorimi i shkronjave turke nga shqiptarët mysliman do të theksonte rolin e tyre si pjesë përbërse të Perandorisë dhe njëkohësisht do të çtheksonte lidhjen e tyre etnike dhe gjuhësore ndaj shiptarëve të krishterë.26 

Shqiptarët atdhedashës të të gjitha religjioneve u pajtuan të përdorin shkronjat latine në alfabetin e tyre po në këtë Kongres në Manastir. 

Nga ky Kongres mbeten në përdorim dy alfabete me shkronja latine, ai i Shoqërisë së Stambollit dhe ai i Shoqërisë së Bashkimit.27 

Alfabeti i Stambollit arriti të përhapej më së shumti deri atëher tek shqiptarët. Me të u shtypen edhe vepra të rendësishme të Naimit, Samiut e të patriotëve të tjerë, libra shkollore etj. Mirëpo, atë nuk e përvetësuan të gjitha trevat shqiptare, sidomos rrethi i klerikëve katolikë të Shkodrës. Alfabeti i Stambollit nuk pati jetë shumë të gjatë.28 

Alfabeti i Shoqërisë Bashkim edhe pse i kishte një përhapje më të vogël se alfabeti i Stambollit, u përdor në numrin e parë të revistës Albanisë në SHBA, alfabeti që kemi sot në përdorim, dal nga Kongresi i Manastirit plot dymbdhjet vjet më vonë.29 

Pas Kogresit të Manastiri, vendë të rendësishëm zuri edhe Kongresi i Elbasanit, në shtator të vitit 1909. Në këtë Kongres u vendos që të hapet Shkolla Normale në Elbasan, që kishte për detyrë të përgatisë kuadro për shkollat fillore në gjuhën shqipe. Kjo shkollë e kreu me sukses këtë detyrë, që ja shtroj Kongresi i Elbasanit.30 

Pas gjithë këtyre përpjekjeve të njëpasnjëshme nga ajka e inteligjencës shqiptare të organizuar në klube e shoqata të ndryshme, brenda e jashtë vendit, me përpiekjet e tyre titanike, nën trysni dhe rreziqe të pandëprprera nga njëra anë Perandoria Osmane, nga ana tjetër grekët dhe popujt sllav të përkrahur nga Rusia, popullit shqiptar nuk i mbetej tjetër veçse t’i rrokte armët dhe të hudhet në një kryengritje të armatosur siç ishte kryengritja e përgjithshme e viteve 1909 – 1912.31 

Në pranverën e vitit 1910 kryengritja mori hov të madh në Kosovë, mirëpo, shumë shpejt ajo u shtri nga Kosova në Shqipërinë e veriut duke përfshirë viset që tashmë gjenden nën Malin e Zi, Shqipërin e mesme, atë të jugut dhe në viset tjera të banuara me shqiptar si në Qamri dhe Maqedonin perëndimore. 

Kjo kryengritje ishte derivate i përpjekjeve paqësore, përmes kuvendeve dhe kërkesave me anë të memorandumeve, duke kërkuar nga turqit të drejtat për popullin shqiptar, të cilat nuk i morën asnjëher, përkundrazi u luftuan, shtypën, u burgosën, u maltretuan deri në shfarosje të shumë vendbanimeve, u dhuruan territore të tjerëve (rasti i Ulqinit, Hotit, Grudës, Malësis, etj. Malit të Zi), Greqisë, Serbisë dhe Maqedonisë, dhe u dertyruan të shpërnguleshin gjithë andej të uritur, leckosur nga shtypja dhe varfëria e skajshme pa mbrojtje nga askush, të sulmuar nga të gjithë deri në aktin final shpërthimin e kryengritjes së armatosur 1909 – 1912, e cila u kurorzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, në një Kuvend të mbledhur në Vlorë. 

Një popull i lënë në mëshirën e fatit dhe kohës, ashtu si ishte populli shqiptar, deri në Pavarësinë e Shqipërisë, është për t’u habitur si arriti të mbijetoi dhe të zhvillohet. Derisa krerët e inteligjncës shiptare pregatiteshin për hapjen e gjuhës dhe shkollave shqipe pak para pavarësisë së Shqipërisë, kishin dilema se pas pavarësisë mbas kujt të rreshtoheshin shqiptarët. Të rreshtoheshin  pas sllavëve të cilët ishin shumë më shumë në numër dhe shumë më të fuqishëm të mbështetur nga Rusia. Të rreshtoheshin mbas Grekëve të cilët nga ana tjetër coptonin me pamëshir territoret shqiptare që i kishin pranë. Adriatiku ishte një pengesë natyrore që të mbështeteshin tek Italia e cila jo shumë më vonë gjendet në Luftën e Parë Botërore edhe ajo i synonte disa territore të Shipërisë për shfrytëzim (Myzeqenë – hambarin e Shipërisë), që të bëhej një “tutore” për të.  

Shfaqja e engjëllit mbrojtës për shqiptarët paraqitet për herë të parë në vitin 1918, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, atëherë kur Shqipëria rrezikon të coptohej sipas Traktatit të Fsheht të Londrës (1915), dhe kur shfaqet Presidenti Amrikan Wudro Wilson,  i cili deklaron se SHBA kishte bashkuar armët me Fuqitë e Antantës për vendosjen e një paqeje të drejtë dhe se nuk do t’i njihnin traktatet e fshehta me të cilat parashikohej të coptohej Shqipëria. Presidenti W. Willson, në vitin 1920, ishte zëri i parë në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ai bëri që të mbijetoj një popull i cili nuk kishta asgjë më tepër se sa truallin e vet në të cilin u paraqit qysh në organizimet e parë të shoqërive njerëzore në këtë treva. Pra, shqiptarët janë vazhdimësia e vetme e popullsisë së paraqitur në truallin e Gadishullit Ilirik, dhe të cilët mbijetuan krejt rastësisht dhe vazhdojnë edhe sot. 

 

Burimet dhe literature: 

  • Bevington, Geri [1981]. Alfabeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, II, Prishtinë; 
  • Blaku, Murat [1981]. Rreth trajtimit të çështjes së Alfabetit të shqipes, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, II, Prishtinë; 
  • Drançolli, Jahja [2018]. “Universiteti i Durrësit i vitit 1380 – i pari universitet në Ballkan”, https://telegrafi.com/, 24.01.2018;  
  • Drançolli, Jahja [2008]. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë mesjetës, Zagreb; 
  • Glenny, Misha [2007]. Historia e Ballkanit 1804 – 1999, Nacionalizmi, Luftrat dhe Fuqitë e Mëdha, Tiranë;  
  • Hadri, Ali [1981]. Lidhja e Prizrenit, (1878-1881), Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë; 
  • Hadri, Ali [1967]. Historia e popullit shqiptar, Prishtinë;   
  • Historia e popullit shqipatr II, [2002]. Rilindja Kombëtare vitet 30 te shek. XIX – 1912, Grup autorësh, Tiranë; 
  • Hyseni, Agim [1981]. Koncepti dhe koncepcioni i Naum Veqilharxhit për Kombin, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prirenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë; 
  • Mufaku, Muhamed [1990]. Shqiptarët në botën arabe, Prishtinë;  
  • Nushi, Pajazit [1981]. Lidhja e Prizrenit dhe komponentet kryesore të etnitetit të saj, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prirenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë; 
  • Puto, Arben, Problemi shqiptar dhe fuqitë e mëdha në gjysmën e dytë te shekullit XIX – fillim të shekullit XX, Studime Historike, Tiranë, 3/70; 
  • Rexha, Iliaz [1981]. Komiteti i Stambollit dhe aktivitetet e tij, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prirenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë; 
  • University of Zadra, This website uses cookieshttps://www.unizd.hr/eng/about-us/history. 
  • https://www.unizd.hr/eng/about-us/history.                                                                 _____________________                                                              

Dr. Sc. Pajazit Hajzeri : Kolegji UBT – Higher Education Institution, 

Lagjja Kalabria,10000 Prishtine, Kosovo 

{Pajazit Hajzeri, pajazit.hajzeri@ubt-uni.net} 

Në kujtim të Elena Cornaro Piscopia (5.6.1646 – 26.7.1684)

0
Gëzim Muçolli
NË KUJTIM TË ELENA CORNARO PISCOPIA (5.6.1646 – 26.7.1684)
Dje me 5 qershor u mbushën 375 vjet nga lindja e Elena Lucrezia Cornaro Piscopia, femra e parë në botë e laureuar në Universitetin e Padovës, me 26 qershor 1678.
Komisioni me votim sekret vendosi ti jepte Elena Piscopisa-s  titullin  «magistra et doctrix in philosophia» për  punimin e saj brilant në tezën mbi Aristotelin.
Me këtë rast bashkë me gradën akademike iu dhanë për herë të parë edhe shenjat e njëjta me ato të kolegëve mashkuj: një Libër, unaza,mantelli i ermellinos, kurora e dafinës.
Libri është simbol i Doktrinës.
Unaza parqet martesën me shkencën.
Mantelli i ermellinos përfaqëson dinjitetin e doktorit.
Kurora e dafinës është shenja e triumfit.
Universiteti i Padovës sivjet mbush vitin e 800-të (i themeluar në vitin 1222), dhe është njëri nga më të vjetrit në botë.
Këtu bëhet shkencë, kulturë, art, mjekësi, filozofi dhe njeriu i ditur gjend vendin e vet.
Edhe arbërit nga Shqipëria dhe Kosova kanë dhënë kontributin dhe kanë hise në lavdin e kësaj dritarje të madhe drite për njerëzimin. Dihen me emër dhe me data e vepra , sepse këtu njëherë shkruhet e pastaj mbahet mend çdo gjë.
Mëkat që nuk i bie ndërmend gati askujt që ta kuptojnë të gjithë se historia jonë nuk fillon me ne.
Mesjeta jonë do të ketë faqe të zbrazura derisa ka ende njerëz me mendësi mesjetare në institucione shteti, kulture e shkence !

Anekdota (të mbledhura) nga Argjira Ukimeri

0

Përgatiti: Argjira (Ari) Ukimeri – MA.SC. Pedagoge

Prizren, qershor 2021

Anekdota

(Pjesa e parë)

1. KAFSHIMI I GJARPËRIT

Dikur kalonte me karrocën e tij luksose një mbret, mes për mes qytetit. Ia kishin liruar rrugën të gjithë qytetarët,duke i qëndruar në krahë dhe duke e përshëndetur mbretin. Gjatë rrugës ballë për ballë, e shikon një të sëmurë që ishte mbështjellur me peshqir. Mbreti urdhëroi që të ndalin karrocën dhe pyeti: Çfarë ka ai? Madhëria juaj, atë të sëmurin e ka ngrënë gjarpëri. Mendova që vuante nga dhëmballa tha Mbreti.

2. FESTIMI I EMRAVE

Një fshatar e kishte bërë zakon që sa herë të lindin fëmijë në fshat, të festoheshin emrat e tyre. U shkonte njerëzve derë më derë dhe kërkonte të dinte nëse ka lindë ndonjë fëmijë aty. Një ditë fshatari u nis ppër në Qyrjallesh për të uruar. Një grua e pyeti: Ku po shkon kështu: Fshatari u përgjigjë: Do të shkoi për në Qyrjallesh. Sot nuk është kjo festë, por është Spiridhoni. E çfarë rëndësie ka, për mua është njëjtë. Vetëm të më dal rruga.

3. KUSH I KA MARRË

Disa vite më parë, një dervish kishte marrë borxh nga një bashkëfshatar disa para. Paratë i mori për të blerë një maqinë qepëse, pas kësaj ngjarjeje dervishi kishte prerë mjekrrën sepse ashtu ishte në modë në atë kohë. Disa ditë më vonë, huadhënësi i doli përpara ish dervishit dhe ia kërkoi borxhin që ia kishte dhënë. Ai që ti ka marrë paratë, a kishte mjekërr? e pyeti dervishi. Po – i tha huadhënësi. Atëherë, çfarë ke me mua? Shko e gjej atë person që ti ka marrë paret.

4. FSHATARI DHE GOMARI

Një ditë, një fshatar po kthehej nga ara. I kishte hipur gomarit dhe parmendat i kishte marrë në krahë. Pse nuk e ke ngarkuar parmendën në gomar? E pyetën shokët. Po ky i shkreti e tërhoqi gjithë diën në arë, dhe më vjen keq që ta ngarkoi përsëri. Kështu që po e mbaj unë.

5. BEU KURNAC
Një bej kishte një çoban. Mirëpo çobani lodhej e vuante shumë, sepse beu nuk i jepte për ti ngrënë. Pasi e pa kështu, çobani hodhi trajsen në krahë dhe iku nga beu. Gjatë udhës pa ca fshatarë të tjerë që po e rrihnin një qen. Çobai i pyeti: Çfarë keni që po e rrihni qenin? Na bëri shumë dëme, e duam ta vrasim, që të ngordhë. Mos hyni në gjynahë, thotë çobani. E dërgoni te Beu, që të ngordhë vetë.

6. VESHË TË VEGJËL
Ali Pashë Tepelena e priti në takim poetin anglez Xhorxh Bajronin, me nderimet më të mëdha, dhe në kuvend e sipër i tha: E di që jeni fisnik dhe rrjedhni nga një derë e madhe. Poeti u habit që Ali Pasha ia njihte prejardhjen dhe titullin SIR. Për një moment nuk duroi dhe e pyeti: Nga e dini që jam fisnik? E kuptoi, i ngaqë i keni veshët e vegjël, ia kthehu Pashai i madh dhe i pashkollë.

7. TË VDEKURIT

Një prift, po kthehej nga fshat fqinjë. E kishte varrosur një të vdekur. Njëri nga bashkëfshatarët e pyeti: I ri apo i vjetër, ishte i vdekuri o prif? Për mua nuk ka rëndësi mosha, vetëm të ketë të vdekur u përgjigjë prifti.

8. KA MË TË MADH

Dikur Ali Pashaiit, i rastisi të flinte në një fshat. Pashai tha më qoni të flej në një shtëpi, ku mos të letë më të madh se unë. Fshatarët e dërguan në një shtëpi, tek një plakë e varfër, ku nuk kishte gjë tjetër veç nusen dhe një djalë të vogël. Natën fëmiju filloi të qante. U ngriyë Ali Pasha. Ku vete e pyeti plaka. Ka më të madh nga unë këtu, u përgjigjë ai

9. BUXHETI

Një deputet, në momentin që po bisedohej në parlament për çështje buxhetore, u ngritë në këmbë dhe tha kryetarit të Parlamentit. Shumë po flitet për Zotin Buxhet. Por unë vallahin nuk e njohë se kush është. A ka mundëis të ngrihet në këmbë pak që ta shohim të gjithë?!

10. LËKURA E QENIT

Kur e lidhën Petro Ninin dhe do ta nisnin për syrgjyn, Yzbashi Ersekës nga ballkoni i tij thirri me tallje: Eh more Petro,çfarë do të na sjellësh prej Gurbetit, kur të kthehesh?! I zemëruar ai përgjigjet: Në vafsha atje ku ngordhshin qentë nga vapa, do të të sjellë një lëkurë që të bësh një pallto! Vafsh e mos u kthefsh – ia kthehu Yzbashi. Ardhsha e mos të gjetsha – ia ktheu Petro.

Të urdhëroj, të jetosh!

0
Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
Ndodh që në luftra të ndryshme, të përsëriten heroizma të njëjtë, në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe nga popuj të ndryshëm. Të tillë heroizma, sikundër do të tregoj më poshtë, lindin në momentet kur konflikti në luftime arrin në situatën më kulmore, ku gjasat tregojnë se vdekja e atyre që luftojnë është e pamundur të shmanget.
Por, të tillë heroizma ndodhin kur komandantët dhe gjithë ata që komandohen prej tyre e kanë parasysh përgjegjësinë dhe detyrën para formacionit, repartit, shoqërisë dhe Atdheut. Drejtuesit e këtyre formacioneve, pa treguar as frikë e as paburrëri, çdo hap dhe fjalë të tyre e konsiderojnë të rëndësishme; nuk dyshonë për vendimin që marrin dhe e çojnë atë deri në fund; nuk lëkunden, duke stimuluar kështu të gjithë të tjerët, por edhe vetveten.
-1- Ngjarja e parë, që do të tregoj, ndodh në dimrin e vitit 1941, në luftën kundër nazistëve gjermanë, gjatë mbrojtjes së Moskës, e cila tregohet në filmin “Kodra Melehov”. Në këtë kodër është vendosur një bateri artilerie kundër-tanke, e cila ndodhej në drejtimin e goditjes kryesore të divizionit tankist gjerman, tanket e të cilit po afroheshin në formacion luftimi, duke vjellë zjarr. Komandanti i baterisë, duke e vlerësuar drejt situatën dhe përgjegjësinë që ka ai dhe gjithë efektivi i baterisë, është i vetëdijshëm se edhe mund të vriten të gjithë, por armikun nuk e lënë të kalojë. Në këtë rast, kush do t’i tregonte popullit dhe historisë për atë qëndresë heroike të tyre? Ndaj dhe komandanti urdhëron: të rreshtohet efektivi në një rresht. Pasi rreshtohen, i pyet me rradhë se cili është profesioni i secilit: ata ishin shumica intelektualë si dhe me prfesione nga më të ndryshmet. Njëri prej tyre ndodhi që ishte shkrimtar. Atëherë ai jep komandën: “Gati-tu! Të gjithë jeni ushtarë të atdheut! Ju, shkrimtari, dilni nga rreshti tre hapa!” Dhe pasi ushtari-shkrimtar del para rreshtit dhe kthehet me fytyrë nga shokët, komandani e urdhëron: “Të urdhëroj të jetosh dhe të shkruash heroizmin e këtyre ushtarëve për mbrojtjen e kryeqtetit tonë!”
Dhe ushtari-shkrimtar e zbatoi urdhërin, e shkroi atë histori të tyre, e cila u ekranizua edhe në film artistik.
-2- Ngjarja e dytë ndodh tre vite më pas, në muajin korrik 1944; edhe kjo në luftën kundër nazistëve gjermanë, por në Shqipëri. Këtë ngjarje na e tregon vetë poeti Kolë Jakova, në një takim me rastin e muajit të letërsisë, në vitin 1965. Dikush nga ne skënderbegasit e pyeti se kur e kish kompozuar këngën partizane “Dalngadalë po vjen behari”. Dhe poeti tregon: “Në vitin 1943 familja jonë ndodhej e internuar në qytetin e Tepelenës. Duhet të ketë qenë muaji mars. Një ditë prej ditësh më thanë se më kërkonte një djalosh lab. Dola dhe e takova. Ai ishte një malësor i veshur me tirqe e me qylaf. Pasi u veçuam nga familjarët dhe banorët e tjerë që na rrethonin, nxorri e më dha një letër të shkruar me shkrim dore, duke më thënë se ma dërgonte Mustafa Matohiti (Hero i Popullit). E shpalosa letrën dhe po e lexoja. Mustafai më shkruante për betejën e Topanasë, në qytetin e Vlorës, e cila kishte ndodhur në tetorin e vitit 1942. Në fund të saj më kërkonte që mundësishtë të thurja e kompozoja një këngë për ata heronj. I premtova korjerit se do mundohesha t’ia plotësoja komisar Mustafait atë dëshirë, dhe I thashë djaloshit të vinte pas një ose dy javësh. Por, sikundër e dini, – bëri humor me ne skëndërbegasit poeti, – bë me kenë shkodran të tana i ban. Edhe unë fillimisht hartova tekstin, që ju tash besoj se e dini të tanë. (Shpërtheu nga ne një Pooo!, e madhe). Pasi e latova mirë e mirë tekstin, një ditë me diell mora mandolinën dhe u ula mbi mur të kalasë së Tepelenës dhe fillova kompozimin e këngës. Puna po më ecte mirë. Ndërkohë që unë i bija mandolinës dhe dielli po më ngrohte gjithnji e më shumë, shoh nji gjarpën që del nga gurët e murit dhe mbante kokën lart në drejtim prej meje.
U tremba, por nuk lëviza, dhe vijova t’i bija madolinës sipas kompozimit. Çuditërisht gjarpni nuk po lëvizte! E, po, kompozimi kenka boll i mirë, i thashë vedit, derisa i pëlqeu edhe gjarpnit. Pas do shtatë-tetë ditësh erdhi korjeri dhe ndejti dhe u vendos në shtëpinë e nji të afërmi të tij në Tepelenë. I thashë të merrte edhe ndonjë shok tjetër dhe të vinte prej të nesërmen në kala. Unë, ai dhe bashkëmoshatari i tij këndonim këngën e kompozuar prej meje çdo ditë së bashku. Brenda tri-katër ditëve ata arritën ta këndonin këngën shumë mire, ma mirë se mue. Por farkoi dhe aty nga fundi i javës bëhet një demonstratë në qytet, demonstratë për bukë. Në atë demonstratë morrën pjesë edhe këta dy djelmoshat labë. Për bela të dy ata djem i kapi karabinieria, i arrestuan e i çuan në burgun e Gjinokastrës. Me sa duket, kënga I kish trimërue edhe ma shumë. “A, ha, thashë me vedi, më humbi kënga!” S’kisha kujt t’ia mësoja tjetërkujt.
Në shtator të atij viti kapitulloi Italia dhe ne, si familje, u kthyem në Shkodër. Vëllaznit më kishin dalë partizanë. Dola dhe unë partizan. Në korrik të vitit 1944 mora edhe unë pjesë në çlirimin e qytetit të Burrelit, si pjestar i Brigadës së Pestë Sulmuese. Pasi mbaroi lufta për çlirimin e qytetit si dhe manifestimi me popullin e atij qyteti, partizanët u shpërndanë e po pushonin në periferi të qytetit. Kur, në një moment dëgjoj këngën teme: “Dalngadalë po vjen behari, / Dalngadalë po na vjen…”. Nuk e përmbajta dot gëzimin. U ngrita në këmbë dhe thërrisja me të madhe: “Urraaa! Kënga ime! Kënga ime!”. Partizanët që e këndonin pushuan këngën dhe më shihnin si të çmend; më kapin për krahësh e më çojnë te komandanti Brigadës, te shoku Shefqet Peçi, duke i thënë se ky partizani na u çmend, ne këndojmë, dhe ky thërret: “Kënga ime”. Komandanti, i cili më njihte se cili isha, por që nuk e dinte se unë isha edhe kompozitori i asaj kënge, më përqafoi, më puthi në ballë dhe pastaj u bë serioz, duke më urdhëruar: “Nga sot, të ndaloj të marrësh pjesë direkt në luftime në vijë të parë! Ti duhet të jetosh, që të shkruash e t’i këndosh heroizmit partizan!”. Dhe ashtu u ba. Ndoshta edhe do isha vrarë, por nuk më la komandanti të vritesha.”, e mbylli përgjigjen e pyetjes, shkrimtari dhe poeti ynë ynë i madh Kolë Jakova. ? Ngjarja e tretë, ka ndodhur në luftën kundër fashistëve serbë, në natën e 5 marsit 1998, në kullat e Jasharajve, në Prekaz të Drenicës, në Kosovë. Sikundër dihet, këto kulla u rrethua nga ushtria dhe policia serbe, përfshi edhe tanke, ku u luftua në rrethim 36 orë rresht nga i gjithë fisi I Jasharajve, burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Jasharajve, të cilët luftuan trimërisht dhe nuk u dorëzua asnjë prej tyre, derisa ranë të gjithë si heronj, 56 vetë, me përjashtim të djalit të Ademit, Lulëzimi dhe motra e vogël e tij, Besjana.
Në mesnatën e rrethimit Shaban Jashari, babai i Adem Jasharit, e thërret nipin Lulëzim Jasharin, djalin e Ademit, dhe e urdhëron: “Sonte të dalësh patjetër nga rrethimi! Të shkosh te dajët e tu dhe, kur të mbaroi lufta jonë, do njoftosh Refatin në Gjermani dhe t’i thuash: ne luftuam të gjithë, burra e gra, e mos të kenë dert, pasi serbi nuk mundi me prek me dorë askënd prej nesh.” Dhe Lulëlizimi e zbatoi urdhërin, doli nga rrethimi. Dhe Baca Refat më tregon: “Kur na thirri Lulëzimi në telefon dhe na tha se, përveç tij dhe Besjanës të gjithë u vranë, unë e pyeta, nëse serbi mundi me na prek kënd nga gratë dhe cucat; dhe, kur Luli na u përgjegj: Jo Bacë!, e harruam dhimbjen, ishim gati me ia marrë këngës.” Në të tilla raste urdhërmarrësi fillimisht heziton, ngaqë për momentin nuk e kupton se edhe urdhëri i dhënë dhe detyra e ngarkuar është pjesë e atij luftimi.
Dhe kjo ndodh ngaqë urdhërohet të mos luftojë, urdhërohet të bëjë atë që ai nuk dëshiron.
Por faktikisht, në të tilla raste, këta heronj shndërrohen në një urë që lidh ata që luftuan dhe u sakrifikuan për Atdheun, me brezat pasardhës, të cilët u bëjnë homazh këtyre qëndrimeve heroike.

Prej largimit të “ferexheve”, deri tek imponimi i shamive

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
“Vallja” me shamija
Pas lufte, Kosova kishte mbetur nën Jugosllavi. Përcaktimi i shqipetareve në Konferencën e Bujanit për bashkim më Shqipëri, ishte kundërshtuar pabesisht nga Titoja. Enver Hoxha, i cili kishte popullin, para vdekjes nga uria, si mbeti tjetër veç ta heshtë, fatin e kësaj pjese.
Pas shumë torturave, përndjekjeve e masakrave, qe ndodhen mbi popullin shqiptar të Kosovës, kishte filluar ndërtimi i sistemit të komunizmit në Jugosllavi. Populli jonë kishte dalë nga lufta i dëmtuar, i poshtëruar, i vrarë e mbi të gjitha, shumë i varfër.
Pothuaj, tërë popullsia jetonte, pa bukën e gojës, sepse pushteti komunist edhe at grimë misri, gruri e elbi, qe kultivohej e merrte si “vishak”!
Banorët, për të mbijetuar bënin brumëra edhe me nena, laboda e hitha!
Aktivistët e inkuadruar në rininë komuniste kishin filluar në aksionet e largimit të “qenefeve”nga afersia e shtepive dhe puseve, nga të cilat e nxirrnin ujin.
Paralelisht, kishte filluar edhe heqja e “ferexheve”! Madje, në tubimet kundër ferexheve, shumë nëna e gjyshe tona, dilnin publikisht, duke hequr mbulesën e tyre. Kishin rezultuar të mira, këto veprim Nuk kaloj shumë kohë, në Kosovë, nuk kishte më ferexhe, ndërsa, toaletët u çvendosen në vende adekuate.e.
Pasi, qe feja ishte ndarë nga shteti, ajo vepronte vetëm nëpër objektet fetare dhe menaxhohej nga klerikët, të cilët i siguronin të ardhurat e komunitetit fetar, nga anëtarësitë e tyre.
Definitivisht, vitet e shtatëdhjeta, ishin vite të lulëzimit të kulturës, shkollimit e emancipimit të popullit tonë e në veçanti të femrës shqiptare.
Kurr, as Kisha e as xhamija, si ka pengue askuj. Në aktivitetet politike, nuk kishin të drejtë të përfshiheshin klerikët fetarë.
Tjetër situatë kemi pas lufte. Në fshatin Sllatinë, mu para fushës se aterimit, aeroportit të Prishtinës ishte ngritë një xhami, me pamje rakete, e cila kurr nuk u përdor për namaz, tani, është qendër tregëtare, sepse në fshat ekziston xhamija e ndërtuar vite më parë.
Pas. çlirimit, lulzoj ndërtimi i xhamive. E keqja e krejt këtij fenomeni, është se këto u ndërtuan nga fonde të dyshimta e të pista nga Turqia, Serbia, Rusia, Turqia e fondet arabe. Xhamitë e ndërtuara, buzë rrugëve, shesheve e vendeve të dukshme kishin mbuluar Kosovën, qysh në dhjetë vjetshin e parë pas çlirimit.
Politikanët e korruptuar, UNMIK-u i korruptuar e qëllimkeq i lejoj këto pa asnjë pengesë.
E keqja më e madhe e kësaj drame, është se objektet e tilla u ndertuan në stilin e orientalistikës mesjetare të sundimit osman, qe na kujtonin vuajtjet, vrasjet e luftërat antiosmane të popullit tonë liridashës. Minaret madhështore dhe ezanet shpërndanin pezëm e ankth të qytetarët. As ligji mbi “ndotjen akustike”,nuk bëri punë, sepse askush nuk e respektonte.
Tani nga misionarët e dyshimtë kishte filluar mbulimi i femrës shqiptare, duke i korruptuar femrat e varfëra që të bartnin shami në këmbim të parave që u jipeshin fillimisht. Simpolika e islamit politik-uniformat turko – arabe, kishin mbuluar rrugë e shtepi tona. Flitej se cila do grua, qe i nënshtrohej mbulimit, paguhej mirë.
Poashtu dhe burrat qe mbanin mjekrra e pantollona të shkurtë paguheshin fshehurazi!
Emrat e shumë femijëve, si Bardh, Gezim, Lule etj. ishin ndrruar në, Osman, Elham, Turhan etj.
Kërkesat e komunitetit fetar, dita ditës, rriteshin, duke kërkuar akoma objekte fetare, për tu falur, duke kërkuar futjen e mbulesës në shkollë e madje nga një hoxhë, kishte edhe kerkesa, qe nëpër burgje të kishte hoxhollarë, të cilët do ti edukonin të burgosurit.
Tani, pasi kishte eskaluar situata dhe ishte e pamundur të kontrollohej e mbikqyrej, kishte filluar angazhimi i të rinjve në luftën sektare në Siri. Një hoxhë, kishte ligjerue në xhami:”Me dijtë ju se çfar shpërblimi ju pret, do të kishit dalë tani nga xhamija dhe do të ishit shkuar në luftën e shenjtë në Sham”!
Pasi kishte dështuar lufta atje ishin kthyer familje të tera me femijë të lindur atje, të cilëve nuk ju dihet atësia.
Politikanët tanë, me radhë u përkujdesen, për tu uruar klerikëve festat fetare, sikurse Kosova të ishte shtet musliman e jo laik, siç është dhe me kushtetutë.
Në këtë kohë kemi të ri, të mashtruar, qe falën, përveç në xhami, edhe në fakultete, zyre, institucione e vende tjera publike. Kemi edhe politikanë, qe bëjnë politikë, ndërsa merren më shumë më shpërndarjen e infektimit fundamentalist. Këto gjera, e bëjnë Kosovën një ambient të përshtatshëm, për tu larguar nga kombëtarja e për tu afruar në fetarën.
Liria nuk është e qendrueshme me uniformë arabe, me edukim fundamentalist islamik! Shqiptarët kanë nevojë, për mirëqenie ekonomike, shkolla, qerdhe, halla sportive, kino, teatër e objekte qe ngrisin vetëdijen.
Shqiptarët nuk kanë nevojë, për xhamija, as mbulesa tjera, përveç nese i përdorin kur mban kohë e ftohtë, dimrit.
Poashtu nuk kanë nevojë, qe uniformën arabe ta përdorin në det në vend të bikineve.