Kreu Blog Faqe 1674

Çka do të bisedoja me Serbinë po të isha anëtar i grupit negociues të Kosovës?

0

1. Qeveria e shtetit së Serbisë, me sa di unë, kur merr detyrën për të qeverisur, betohet mbi shkrimin e shenjtë të kishës pravosllave sërbe. Nuk betohet as mbi Ungjillin katolik, as mbi Kuranin. Në këtë mënyrë, ajo qeveri nuk është as e myslimanëve, as e katolikëve dhe as e ndonjë religjioni tjetër që mund të ekzistojë edhe në Serbi, si në çdo shtet tjetër të kohës sonë… Ndërkaq, kushtetuta e Republikës së Kosovës është shumë më e përparuar. Ajo u jep të drejta të barabarta të gjithë shtetasve të saj, pa marrë parasysh cilit religjon i përkasin.

2. Një Serbi që nuk praktikon autonomi territoriale për hungarezët, boshnjakët, shqiptarët, vllehët, nuk ka kurrfarë të drejte të kërkojë autonomi territoriale për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Vetëm mbasi shteti serb të kish krijuar disa krahina autonome, sipas përkatësisë etnike, por edhe fetare: krahinën autonome të Vojvodinës, krahinën autonome të Sanxhakut, krahinën autonome shqiptare të Anamoravës, krahinën autonome vllahe të Timokut, ne do të mund të pranonim për të biseduar edhe për ndonjë autonomi të sërbëvet, atje ku ata nuk janë imigrantë.

3. Por këtu detyrohemi të shtrojmë edhe ndonjë pyetje tjetër: A ka autonomi për sërbët që jetojnë në numër jo të pakët në Rumani, në Hungari, në Kroaci, por edhe në Mal të Zi, sado që ata të Malit të Zi nuk janë sërbë të mirëfilltë?! Përse u dashka që sërbët në Republikën e Kosovës të kenë të drejta më shumë se ata të Segedinit, Timishuarës, Shibenikut apo Vasojeviqit?!.. Serbë ka edhe në Zvicër, në Francë, në Gjermani, në Suedi. A ka kërkuar Serbia autonomi për ata grupe bashkëkombasish të vet që jetojnë në ata vende?!

4. Ju po kërkoni të negociojmë për kishat ortodokse që gjenden në territorin e Republikës së Kosovës. Por ju jeni qeveri laike (megjithëse bekimin e keni marrë prej Kishës Pravosllave Serbe). Qeveritë laike a kanë të drejtë të negociojnë edhe në emër të institucionevet të fevet?! Qeveria italiane a mund të negociojë për pronat e kishave katolike në cilindo shtet ku ka katolikë? Qeveria turke a negocion dot me qeverinë gjermane për pasuritë e xhamive në Gjermani? Qeveria greke a mund të negociojë lidhur me pronat e Patriarkanës Ortodokse që e ka selinë në Stamboll? Qeveria e Arabisë Saudite a e vë dot para përgjegjësisë qeverinë e Republikës së Kosovës lidhur me pronat e xhamive në Kosovë? E gjithë kjo duhet sqaruar.

5. Por puna të quajturavet “kisha serbe” në viset e republikës së Kosovës dhe më gjerë, nuk mbaron me kaq. Patriarkana e Kishës Pravosllave Serbe është themeluar në Zhiçë, qytezë që gjendet në Serbinë e sotme. Më vonë, pasi e pushtuan një pjesë të Kosovës së sotme, serbët e zbritën edhe patriarkanën në Pejë. Pastaj në Prizren dhe në Shkup. Kjo na dëshmon që institucioni i Kishës Pravosllave Sërbe “udhëtonte” bashkë me operacionet pushtues të monarkisë mesjetare serbe. A është e rregullt që në bisedimet midis dy shtetevet të kohës së sotme të vihet si kusht “legjitimiteti” i pushtimeve të dikurshme të Serbisë mesjetare në territoret e Kosovës? Rrafshin e Dukagjinit ju, zotërinj të Beogradit, vazhdoni ta quani Metohi. Dëshiroj t’ua kujtoj edhe zotërinjve koordinues të këtyre negociatave se fjala Metohi ka kuptimin pronë e kishës. A vërtet mendon pala serbe që Rrafshi i Dukagjinit do të mund të mbetet edhe në të ardhshmen pronë e kishës?

6. Monarkia mesjetare serbe është krijuar në territorin arbëror! Është krijuar në territorin e Iliro-Arbërisë me qendër në qytetin Rrasë të Sanxhakut të sotëm! Emri Rrasë, zonja e zotërinj, është fjalë shqipe, prandaj ajo principatë mesjetare serbe që e kish qendrën në Rrasë, në historiografinë e sotme serbe quhet Rashka. Monarkia e Nemanjiqve, me kryeqendër Rrasën, ka qenë krejt e huaj në hapësirat tona, ngjashëm me monarkinë e Anzhuve me qendër në Napoli të Italisë Jugore. A mund të kenë pretendime francezët e sotëm ndaj Italisë Jugore, sepse aty dikur paska sunduar një dinasti franceze?!

7. Me këtë rast unë po e quaj të nevojshme t’ua kujtoj zotërinjve ndërmjetës të SHBA-së dhe BE-së, se “shenjtorët” serbë, përfshirë edhe Sava Nemanjiqin, kanë qenë që të gjithë shenjtorë të rremë, bizarni sveci, siç i ka cilësuar me të drejtë njëri nga historianët e sotëm malazias. Ata ishin pushtues tokash të huaja dhe vrasës, që nga Stefan Nemanja, i cili ka vrarë me mijëra njerëz dhe ka rrafshuar qytete (përfshirë edhe Tivarin, ku e kam edhe unë rrënjën) dhe pastaj i biri murg e ka shpallur shenjt, për ta përdorur kufomën e tij si mjet pajtimi midis dy vëllezërvet që po vriteshin njëri me tjetrin. Pas Stefan Nemanjës, që të gjithë pasardhësit e tij, deri te Stefan Dushani, janë thjeshtë vrasës dhe literatura që e ka faktuar këtë të vërtetë, nuk ka munguar dhe nuk mungon as në bibliotekat e Beogradit, as në ato botëroret. Nuk besoj që BE-ja dhe SHBA-ja të dalin sot në mbrojtje të të atillë “shenjtorëve”, vrasës edhe të familjarëve të vet, dhe uzurpues të manastireve arbërorë! Ata manastire sundimi serb i ka përdhosur aq keq, sa nuk mund dhe nuk duhet të përdoren më si faltore! Dhe shkoni e shihni çfarë ruhet sot në ata manastire! Armë!

8. Të tilla kisha i takojnë tashmë historisë. Kohët moderne nuk duhet të lejojnë që njerëzimi, qoftë edhe sërbët, të vazhdojnë t’u luten shenjtorëve të rremë. Ne shqiptarët do t’i ruajmë ato kisha si dëshmi historike, në radhë të parë të vetë kombit shqiptar, sepse ato kisha, para shekullit XII, nuk kanë qenë të serbëve, por të arbërvet, brenda shtetit bizantin. Shteti bizantin ka ikur, shteti mesjetar serb ka ikur, shteti i turqvet osmanë ka ikur, por edhe shtetit serb, i cili në fund të shekullit XX kreu në këto hapësira krime të papërfytyrueshëm, i ka ardhur koha që të tërhiqet!

9. Serbisë, në bisedimet me Republikën e Kosovës, nuk duhet t’i lejohet të marrë në patronazh edhe malazezët që jetojnë në këtë shtet. Për statusin e malazezëve nëse e shohin të nevojshme, mund të negociojnë vetëm Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi, madje njëkohësisht për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe për shqiptarët që janë përfshirë në Republikën e Malit të Zi. Të negociojnë, duke mos iu shmangur faktit që shqiptarët në shtetin malazias janë autoktonë, ndërsa malazezët në Republikën e Kosovës janë të ardhur.

10. Në Republikën e Kosovës jetojnë dy kategori serbësh: Serbë të mbetur këtu qysh në shekujt e hershëm dhe sërbë të ardhur këtu mbas vitit 1913. Të dyja këto kategori janë imigrantë në këto hapësira, por ka një dallim midis tyre se ata të hershmit janë disi më ambientuar, ndërsa këto të ardhurit rishtas, ushqejnë urrejtje të madhe ndaj ne vendësvet. Nuk janë, pra, autoktonë dhe këtë e dinë edhe autoritetet serbe të Beogradit, prandaj dhe u paguajnë nga 400 dollarë në muaj, me të vetmin qëllim që të mos largohen prej këndej!.. Unë ngul këmbë që, pa e përfshirë dhe pa e trajtuar këtë pikë në bisedimet tanë, ne nuk duhet t’i vazhdojmë këto bisedime. Një veprim i tillë i qeverisë sërbe është subversion i qartë dhe tërësisht i palejueshëm! A u jep rroga Serbia serbëve në Kroaci? Rroga pa punuar! A u jep rroga Serbia serbëve në Rumani? Rroga pa punuar! Madje, mund të shkojmë edhe më tutje. Atëherë, pse vepron kështu Serbia me serbët në Republikën e Kosovës?! Vepron kështu, sepse Serbia nuk ka hequr dorë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga territoret e kombit shqiptar! A mund të vazhdohen bisedimet, pa i sqaruar këto gjëra dhe pa ia ndalur veprimtarinë subversive Serbisë mbi një shtet fqinj e të pavarur?!

11. Kemi dëgjuar që sërbët kanë thënë se, në këta bisedime me shqiptarët nuk duan të mbeten pa përfituar diçka. Përgjigjja ime është kjo: Ne zotohemi që, po nuk na ngacmuat sërish, po nuk u kruajtët me ne, nuk do t’i bëjmë shkrumb e hi, Beogradin, Smederevon, Kragujevacin, Nishin (dikur qytet i yni), Paraqinin, Çaçakun, as fshatrat që i rrethojnë ata qytete. Edhe sikur të bëhemi shteti më i fuqishëm në botë (gjë që nuk e ëndërrojmë), ne nuk do t’i vrasim fëmijët sërbë dhe nuk do t’i përdhunojmë gratë e Sërbisë nëpër Serbi. Ne nuk do ta plaçkitim Sërbinë si e plaçkitët ju Kosovën! Kjo është zemërgjërësia jonë, ky është lëshimi ynë dhe toleranca jonë, lëshim dhe tolerancë që te asnjë popull tjetër nuk do të mund ta gjeni!

12. Prandaj, hajdeni ta nënshkruajmë marrëveshjen e paqes me këta kushte! Me kushtin që të paguani reparacionet, me kushtin që, po nuk na ngacmuat, nuk do t’ju ngacmojmë, po nuk i bombarduat qytetet tanë, Mitrovicën, Prishtinën, Pejën, Prizrenin, dhe po nuk i zgjatët duart mbi Tetovën, Gostivarin, Dibrën, mbi Shkodrën, Durrësin e Vlorën, ne nuk do t’i bombardojmë qytetet tuaj! A nuk mjafton kaq?!

Kjo do të ishte shkurtimisht platforma ime, nëse do të isha pjesëtar i delegacionit negociues dhe këtë platformë nuk kish përse të mos e pëlqenin shtetet ndërmjetës dhe nuk kish pse të mos e pranonte Serbia, e cila është esencialisht e interesuar për paqe në këto hapësira.

Si u përhap krishtërimi në Iliri

0

Andre Llukani

Krishterimi në Iliri i ka fillimet që nga vitet apostolike, d.m.th që në shekullin e parë pas Krishtit. Apostull Pavli gjatë udhëtimeve të tij misionare ka predikuar krishterimin në Iliri. Gjatë udhëtimit të tretë misionar, që e filloi në pranverën e vitit 53 dhe e përfundoi në verën e vitit 56, Apostull Pavli qëndroi dy vjet e gjysmë në Efes, prej ku u detyrua të largohej pas një kryengritjeje të paganëve të udhëhequr nga argjendari Dhimitër kundër tij.
Rrëmuja e krijuar në Efes e detyroi Apostull Pavlin të shkonte në Maqedoni dhe prej andej në Iliri. Kjo dëshmi përmendet te letra drejtuar Romanëve (15;19): “Nga Jerusalemi deri në Iliri kam kryer shërbimin e Krishtit”. Gjatë udhëtimit nëpër Iliri Apostull Pavli kaloi nga Apolonia. Kjo vërtetohet tek Veprat e Apostujve (17;1): “Dhe pasi kishin kaluar nëpër Anfipoli dhe nëpër Apoloni arritën në Selanik, ku ishte sinagogjia e Judejve.”

Lind pyetja:-A e ka vizituar apostull Pavli Apoloninë? Teologu Dhimitër Beduli në një libër të pohon se apostull Pavli ka kaluar nga Apolonia. I të njejtit mendim është edhe studiuesi Shaban, por historiani Ilirjan Gjika mendon se Apolonia që ka vizituar apostull Pavli nuk është Apolonia e Ilirisë, por ajo e Maqedonisë. Arkeologu Neritan thekson se grekët themeluan 30 qytete me emrin e Apolonit, një prej të cilëve është Apolonia e Ilirisë. Ilirjan Gjika është i mendimit që Apolonia ku ka kaluar apostull Pavli ndodhej midis qyteteve Amfipol (sot Neohori) dhe Neapolis (sot Kavalla). Gjithashtu edhe studiuesi Luan Rama mendon se apostull Pavli nuk ka kaluar nga Apolonia e Ilirisë, por zbarkoi në portin e Neapolis dhe më pas u nis drejt Filipes. Ndërsa teologu Pirro Kondili na vërteton se Apostull Pavli ka kaluar vërtet nëpër Apoloni.

Kristianizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë në shekullin e parë pas Krishtit prej apostull Pavlit. Pasi predikoi krishterimin në Apoloni, apostull Pavli dorëzoi në gradën episkopale Marinin, i cili ishte një prej shtatëdhetë dishepujve të Krishtit. Në Kodikun e Bibliotekës së Jeruzalemit, Marini renditet në vendin e 56 pas Qesarit, episkopit të Durrësit. Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e Udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana. Apostull Pavli ka kaluar një dimër në Nikopojë. Kjo jepet te letra dërguar Titit (3;12): “Kur të dërgoj Artemin ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopojë, sepse vendosa të dimëroj aty”. Nikopoja ishte vend i njohur klimaterik në Gjirin e Ambrakisë, me vendndodhje aty ku është Preveza e sotme. Ishte një nga qytetet kryesore të Epirit dhe lidhej me Udhën Egnatia nëpërmjet një degëzimi që kalonte nëpër Butrint. Me siguri Apostull Pavli ka pasur miq të krishterë në Nikopojë, të cilët e kanë strehuar për të dimëruar aty. Duhet theksuar se Titi ishte episkop në Kretë. Ai u thirr prej Apostull Pavlit në Nikopojë dhe më pas e gjejmë duke vepruar në Dalmaci, me qëllim që të vizitonte bashkësitë e krishtera të krijuara prej tij, ashtu siç i shkruan edhe Timotheut në letrën e dytë (4;9-11): “Përpiqu të vish shpejt tek unë, sepse Dhima më la pasi deshi këtë botë dhe iku në Selanik, Kreshenci në Gallati, Titi në Dalmaci. Me mua është vetëm Llukai, merre Markun edhe sille me vete, sepse e kam shumë të domosdoshëm për shërbesë”. Gjithashtu tradita thotë se në Iliri ka predikuar krishterimin edhe Ungjillori Lluka. Këtë fakt kaq të rëndësishëm e gjejmë te Sinaksari i Madh (Volumi 10 data 18).
Tek Ungjilli pas Llukës (10;1) tregohet se Krishti kishte 70 dishepuj: “Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij në çdo qytet dhe vend ku Ai do të shkonte”. Një prej 70 dishepujve të Krishtit ishte edhe Shën Qesari, të cilin Apostull Pavli e vendosi si Episkop të parë të Durrësit. Qesari ishte hebre me origjinë nga Aleksandria, pra më saktë nga hebrenjtë e diasporës. Ai më parë quhej Apolon dhe pas pagëzimit mori emrin Qesar. Në fillim e gjejmë duke predikuaur krishterimin në dhe më pas në Korinth. Fama e tij ishte shumë e madhe saqë konkuronte edhe vetë Apostull Pavlin. Emrin e Qesarit e hasim edhe diku tjetër tek letra drejtuar Filipianëve (4,22): “Gjithë shenjtët, por sidomos ata të shtëpisë së Qesarit”. Me shprehjen ata të shtëpisë së Qesarit nënkuptojmë bashkësinë e krishtëre të Durrësit, e cila në vitet 58 pas Krishtit ka pasur rreth 70 familje të krishtera. Në një dorëshkrim të vjetër që gjendet në biblotekën e Kishës së Jeruzalemit përmendet Shën Qesari si episkop i parë i bashkësisë së krishterë të Durrësit. Shën Qesari më vonë u fronëzua episkop i Koronës në Peloponez, pasi dorëzoi në Durrës pasardhësin e tij Shën Astin, i cili e drejtoi Kishën e Durrësit në kohën e perandorit Trajan (98-117).
Gjatë përndjekjes së shpallur kundër të krishterëve nga Trajani, Shën Asti u martirizua prej qeveritarit të atëhershëm të Durrësit Agrikola. Një ditë të nxehtë korriku Shën Astin e zhveshën lakuriq duke i lyer trupin me mjaltë dhe e varën në një pemë, ku dorëzoi shpirtin tek Perëndia i pickuar nga bletët edhe grerat. Nuk dihet me saktësi se ku është bërë martirizimi, i cili padyshim ka qenë publik. Lipsanin e tij e morën të krishterët dhe e varrosën. Më vonë mbi varrin e tij u ngrit një Kishë e madhe katedrale dhe Asti u shpall Shenjti mbrojtës i qytetit të Durrësit. Kisha Ortodokse Shqiptare e përkujton dhe e nderon këtë martir më 6 Korrik. Në ditën e martirizimit të Shën Astit, kishin ardhur nga Italia me një anije edhe shtatë të krishterë.
Ata qenë larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar përndjekjes ndaj të krishterëve që kishte filluar Perandori Trajan. Kur panë qëndrimin burrëror të Shën Astit, deklaruan haptazi që ishin të krishterë. Atëherë Agrikola urdhëroi që të mbyteshin në det. Emrat e tyre qenë Peregrini, Lukjani, Pompeu, Heziku, Papia, Staurnini dhe Germani. Të shtatë i mbytën në detin Adriatik duke marrë kështu kurorën e lavdishme të martirit.

Marre nga https://gazetarrenjet.files.wordpress.com/2018/03/rrc3abnjc3abt-5-20091.pdf

* Punonjës i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë

Vuk Drashkoviq për Kosovën: “Cfarë po duam ne – territore në të cilat nuk ka serbë!”

0

Fahri Xharra

Fahri Xharra, Gjakovë

” E humbur është Kosova. Nuk ka qenë dashur të jetë kështu – të humbet. Por, në luftë me NATO-n nuk humbi asgjë nga ajo për cfarë ne e konsiderojmë Kosovën. As populli serb, anjë kishë, asnjë manastir. Humbi territori, që edhe pa humbjen nga NATO, ishte pa serbë”, ka thënë Drashkoviq për “Mondo”, transmeton klankosova.tv

. “Sot në Kosovë, por edhe atëherë, nga 11 banorë, vetëm një është serb. Pra, cfarë është e jona këtu? Cfarë po duam ne – territore në të cilat nuk ka serbë”.

( Drashkoviqi)

Kur jemi te objektet kishtare, Kosova tregoi një mençuri te jashtëzakonshme gjatë luftës duke mos prekur a dëmtuar asnjë objekt fetar kishtar ortodoks.
Shqiptarët e dinin mirë që ato janë shqiptare dhe nuk preken.
Shqiptarët e dinin që nuk guxojmë t’ ia falim Serbisë 400 vjet histori. Çdo e menduar ndryshe na çet në fund të pusit të historisë.
Serbia e shpalli se me shqiptarët po luftohet në luftë fetare,Mendonin serbët që lufta e jonë do të ndihmohet nga muhaxhedinët arab. Por kjo nuk ndodhi.
Lufta e shqiptarëve ishte luftë kombëtare në mes të vendasve autokton- shqiptarëve dhe ardhacakëve sllav- serb.
Ata, te gjitha objektet fetare ortodokse i gjeten të gatshme sepse ato ishin shqiptare . Ato u uzurpuan nga sllavët rus me ndihmën e turkut.
Deri me ardhjen e turkut në Kosovë, objektet e kultit qofshin ato katolike apo ortodokse ishin ndërtuar nga shqiptarët dhe aty shqiptarët i kryenin shërbesat fetare.
Sikur të mendonim ndryshe ne do të humbasnim trashigiminë tonë dhe do te shpalleshim ardhacak te shek.14.
Por jo, ne jemi këtu disa mijëra vjet më herët.Ne jemi pellazgët, ilirët, dardanët.
Lufta me ndihmēn e madhe dhe pa kursim nga euro- amerikanët dhe hebrejvet u krye.
Ne, tani jemi të lirë në tokën tonë!
Kur jemi te kishat dhe manastiret ato janë këtu sepse ishin këtu para ardhjes së sllavëve; serbët nuk e kishin llogaritur që ne nuk e kemi harruar lashtësinë tonë.
Një ditë Vuçiqi tha:” Serbët nuk mund ta pranojnë Kosovën- shtet,pa marr diçka”
Vërtetë ai do diçka,  por jo kishat, por e do  liqenin e Ujmanit dhe Trepçën.
E jo, të gjitha janë të Kosovës !
Fahri Xharra,26.05.21
Gjakovë

Regjimi iranian ka frikë nga bojkoti i gjerë i zgjedhjeve

0

Muajt e fundit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pohuar faktin që një pjesëmarrje e ulët në farsën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale do ta vërë në dyshim legjitimitetin e regjimit.

Sipas shtetërores Setar-e Sobh më 11 maj, “vetëm 16 përqind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet parlamentare [të 2020-ës] në Teheran. Në provinca të tjera, kjo shifër ka qenë edhe më e ulët.” Ndërkohë, shumë nga ata që kanë marrë pjesë, do të votonin nga frika e mos-marrjes së bonuseve. Thuhet se ata që refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje nuk do ta marrin vaksinën kundër Covid-19.

Mohammad Sadr, anëtar i Këshillit të Ekspediencës të regjimit, e konsideron pjesëmarrjen e ulët si një kërcënim për regjimin. “Nëse pjesëmarrja është e ulët, kjo konsiderohet si masa kundër sigurisë. Opozita, brenda dhe jashtë vendit, ka shpallur se nuk duhet të marrim pjesë në zgjedhje për të minuar legjitimitetin e sistemit,” thotë Sadr, sipas të përditshmes shtetërore Etemad më 20 maj.

E përditshmja shtetërore Resalat më 20 maj nënvizonte gjithashtu se “Situata aktuale ka në shënjestër sigurinë e sistemit dhe nxit thirrje për ndryshim regjimi.”

Frika e regjimit nga një bojkot i gjerë i zgjedhjeve presidenciale është rezultat i fushatës së Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Njësive të saj të Rezistencës që bëjnë thirrje për bojkotim të farsës së zgjedhjeve.

Për dy muaj, ata kanë organizuar veprimtari të gjera në mbarë Iranin dhe kanë përhapur fjalën në të gjithë sektorët e shoqërisë, kështu që sot shumë iranianë e deklarojnë hapur se nuk do të votojnë, dhe se vota e tyre është për ndryshim regjimi. Kohët e fundit ka qarkulluar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet një nënë që ka humbur djalin e saj 19-vjeçar, e cila i pyet njerëzit se çfarë ndryshimi kanë sjellë votimet në këto 42 vjet të fundit?

Pikërisht këtë ndien shoqëria iraniane, dhe siç kanë shpallur njësitë e rezistencës të MEK gjatë këtyre dy muajve plot me veprimtari, populli iranian do ta bojkotojë farsën e zgjedhjeve të regjimit. Vota e tij është për ndryshim regjimi dhe për themelimin e një Irani demokratik.

Iran: Katastrofa e fluturimit 752 konsiderohet si terrorizëm iranian, duke nxitur kështu thirrje të reja për kërkesë llogarie

0
Të enjtën, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario nxori një vendim lidhur me çështjen e hapur kundër regjimit iranian nga katër familje që kanë humbur njerëzit e tyre nga rrëzimi i Fluturimit 752 të Ukraine International Airlines. Ky incident ndodhi më 8 janar 2020, kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike qëlloi me dy raketa në drejtim të avionit i cili sapo ishte nisur nga Teherani. Autoritetet iraniane fillimisht tentuan ta fshehnin fajin e IRGC-së, ndërsa më vonë ia atribuan goditjet me raketa një gabimi njerëzor. Por vendimi i së enjtes nga Gjykatësi Edëard Belobaba thotë se ky incident ka qenë një akt i qëllimshëm terrorizmi dhe se Teheranit duhet t’i kërkohet llogari dhe t’i konfiskohen asetet për kompensimin e familjeve të viktimave.

Avioni i rrëzuar kishte në bord 176 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit, dhe të gjithë humbën jetën nga ky sulm. Fakti që kjo çështje e sapo mbyllur u gjykua në Kanada reflekton faktin që 55 prej pasagjerëve ishin shtetas kanadezë, ndërsa 83 të tjerë kishin lidhje me këtë shtet përmes rezidencës së përhershme apo marrëdhënieve familjare. Edhe Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina kanë humbur shtetas të tyre në këtë katastrofë, dhe të katër këto shtete kanë marrë pjesë në përpjekjet për të siguruar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke patur pikësynim përcaktimin e nivelit të fajësisë së qeverisë iraniane.

Këto përpjekje janë përballur me një numër pengesash gjatë procesit 16-mujor të hetimit. Autoritetet e regjimit iranian fillimisht promovuan një shpjegim të rremë dhe pastaj refuzuan t’ua dorëzonin regjistruesin e të dhënave të fluturimit autoriteteve të aviacionit civil së bashku me mjetin e analizimit të kësaj përmbajtjeje. Pak orë pas përplasjes, regjimi nxori deklarata zyrtare të cilat ia atribuonin ngjarjen një “problemi teknik.” Por të nesërmen, agjencitë amerikane e europiane të inteligjencës cituan imazhet satelitore dhe burime të tjera të dhënash për të justifikuar konkluzionin se avioni ishte qëlluar nga të paktën një raketë.

Këto deklarata mbështeteshin edhe nga regjistrime civile nga brenda Iranit, të cilat tregonin momentin e impaktit, të ndjekur nga ngritja e një lëmshi zjarri nga vendi i përplasjes.

Prej ndihmave “me shamia” dhe deri tek “çështja e shamisë”, që nënkupton nënshtrimin, poshtërimin dhe asimilimin e femrës shqiptare dhe jo vetëm të saj

0

Drini sërish do të bashkëbisedoj me shkrimtarin dhe aktivistin e njohur të çështjes kombëtare, z. Ibrahim Kelmendin, autorin e një vargu të veprave publicistike e letrare, si dhe të librit të famshëm studimor ISLAMI, Religjion agresiv (?!). Për fat të keq në morinë e islamistëve të panumërt politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e banuar prej shqiptarëve, Kelmendi është i vetmi që e ka dhënë dhe vazhdon ta jep përgjigjen më të plotë dhe ndihmesën e vet sqaruese – kulturore për pasojat rrënimtare të Islamit të rrethanave të “fshatit global”, i cili nuk është më ai i islami i shqiptarizuem i fshatrave shqiptare pas vitit 1912 , qyshkur përfundoj pushtimi i kalifatit islamik të Perandorisë Osmane, por është ideologji politike e fetare që e ka synim parësor islamizimin, pra asimilimin e kombeve, sikurse edhe të shqiptarëve dhe shndërrimin  e tyre përmes propagandës së pandërprerë islamike si pjesë të “umetit islamik”.

Sidomos pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999 , Turqia neoosmane e filloj aty ku ishte e detyruar ta linte në vitin 1912 në viset shqiptare, që ti meremetonte e ti ndërtonte xhamitë e tjera, në mënyrë që popullit shqiptar t’ia jipte imazhin (pamjen e jashtme) të një populli islamik. Efektet e investimeve të këtilla të pandalshme religjioze të Turqisë, të mbështetura edhe prej agjenturës serbe të mbetur në Kosovë, po vërhen për ditë e më shumë jo vetëm në sjellje, në të folur, propagandat publike islamike, faljet dhe iftaret publike, por edhe në ndërgjegjën muslimane të një pjese të popullit, që po shtohet pasi xhamizimi i vendit po e bënë të vetën. 

Në kuadër të kësaj propaganda e efekteve të saj , tashmë e kemi edhe të ashtuquajturën “çështja e shamisë”, si pjesë e simbolikës politike panislamike!

Pavarësisht se Vasa Çubrilloviq, autori i elaborateve për zhbërjen e popullit shqiptar në forma e metoda të ndryshme dhune e presioni, – e sidomos me përhapjen dhe nxitjen e identifikimit islamik të shqiptarëve, ka vdekur qyshkur, për habinë e gjithkujt rrugën e tij po e vazhdojnë imamët e panumërt të “Arnautllukut”, si dhe “politikanët shqiptarë”.

Për këtë arsye sërish Drini vendosi të bashkëbisedoj me shkrimtarin Ibrahim Kelmendi.

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Pse “çështja e shamisë” vazhdon të jetë aktuale ende në Kosovë dhe të thuash në mbarë hapësirën shqiptare? Si duhet trajtuar këtë “çështje” prej nesh, Shqiptarëve, kur për ditë e më shumë kemi mundësi ta vërejmë se dukuria po merr përmasa shqetësuese dhe shfaqet cënuese ndaj kulturës kombëtare shqiptare?

Kelmendi: Fatkeqësisht islamistët e politizuar, tejet agresivë, ia kanë dalë të imponojnë debatin grindavec për lirinë e përdorimit të “shamisë”. Vetë “shamia” si e tillë është anti-liria më vulgare, sepse përmban norma të kodifikuara muhamedane për skllavërim të femrave në familje dhe shoqëri.

Për ata që nuk kanë informim për Islamin zanafillor, për të cilin spekulohet se e ka kodifikuar Allahu përmes Kur’an-it (recitali), “shamia” nuk ishte domosdoshmëri dhe as që përmendet gjëkundi si e tillë. Në Kur’an janë disa versete (në arabisht përdoret emërtimi aja, e standardizuar në shqip si ajet) që përmbajë këshillën për mbulim të femrave. Këtu po citoj një që përmban këshillën më konkrete:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babait të tyre ose babait të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre, vëllazërve të tyre ose djemve të vëllezërve të tyre, apo djemve të motrave të tyre, ose grave të tyre dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve mëshkuj të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” [Kurani, 24:31 / përkthyer nga kleriku mysliman Sherif Ahmeti]

Pra, as në këtë ajet kur’anor nuk flitet për mbulim të detyruar të kokës dhe fytyrës me shami nga femrat, por si këshillë orientuese për mbulim të krahërorit dhe pjesëve tjera „të turpshme“ të trupit. Këshilla është shoqëruar me sqarime, para kujt nuk ka nevojë të praktikohet ky lloj mbulimi.

Ekzistojnë edhe ajete tjera që kanë përmbatje spekulative për hixhab, që ka të bëjë kryesisht me një si perde që duhet të përdorët për të penguar shiqimin e grave nga burrat. Islamistët shpërdorojnë ajetin 33:55, sikur gjoja „hixhabi“ që përmendet në këtë ajet, përmban detyrimin për mbulim të femrave. Po e citoj që të shihet çfarë broçkullash anakronike përmban:

„O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse iu lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri – tjetrin, vërtet këto e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre ndonjë send, atë kërkonie pas perdës (hixhabit / حجاب ). Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh.“ [Kurani, 33:53]

Islamologia dhe sociologia marokene Fatima Merniss, në një studim të saj jep sqarimi se ky ajet i paskësh “zbritur” Muhamedit nga Allahu në momentin kur kurvërinë e fshehtë të Muhamedit, me vajzën e hallës, Zejnebës, të cilën e kishte edhe nuse të djalit të birësuar, Zejdit (ajeti 33:37), po e legalizonte si martesë sipas vullnetit të Allahut. Për këtë qëllim Muhamedi kishte organizuar ceremoni dasmore. Por, kur Muhamedi donte me hy dhëndërr, njëri nga dasmorët nuk po kuptonte se duhej të largohej nga ai ambient ku Muhamedi dhe Zejnebja donin të bënin seks, prandaj Muhamedi ia reciton atij këtë ajet dhe tërheq perden që ai të mos shihte seksin e Muhamedit dhe Zejnebës. Dhe si përherë, Muhamedi edhe për këtë rast duhet të ketë mashtruar, se ajeti i ka zbrit nga Allahu, sepse ajo ishte mënyra për ta imponuar. Fatkeqësisht, edhe kjo ligjëruese universitare këtë ajet kaq skandaloz, e kualifikon si formulim nga Allahu, edhe pse është logjike të mendohet se Muhamedi e ka sajuar si nevojë e momentit.

Që të mos ngarkohet përgjigjja me paraqitje teologjike, “shamia”, si detyrim për mbulim të kokës dhe fytyrës, në kohë të Muhamedit nuk ka qenë detyrim. Pasusit e Muhamedit e kanë caktuar “shaminë” si detyrim për femrat, që ta nënshtrojmë poshtrueshëm ate – për ta pas vetëm shërbëtore dhe objekt seksual që nuk guxon të kundërshton e rebelohet, përndryshe, do të mëkaton. Ky lloj përcaktimi imponues me kalimin e kohës është ambientuar si traditë e vetëkuptueshme dhe e vetëvullnetshme. Me pushtimin osman i është imponuar edhe popullit tonë. Por, në qytete ku popullsi ishte osmanizuar më shumë, përdoreshin ferexhetë, burkat, si mbulesa më vulgare se sa “shamitë” që i përdornin femrat në fshatra, ku sundimi osman nuk ia kishte dalë ta “islamizonte” përditshmërinë, si në qytete, kur edhe gjuha osmane (turke) ishte bërë gjuhë “qytetëruese” për komunikim.

Tani islamistë mercenarë, deri tani krerë të shoqatave islamiste, ia kanë dalë të penetrohet në parti politike, që të imponojnë asimilimin islam përmes institucioneve, duke na rrezikuar që t’i imponohet Kuvendit të Kosovës ligje sheriatike, duke e përdor për momentin “shaminë” në vend të flamurit islam, që synojnë të na e imponojnë si flamur shtetëror.

Imami Labinot Maliqi

Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi ka deklaruar se kushdo që do të udhëheq me Qeverinë e Republikës së Kosovës pas 14 Shkurtit, duhet ta largoj ndalesën për bartjen e shamisë në shkolla gjatë këtij viti, të cilën padrejtësisht e ka vendosur Ministria e Arsimit më shumë se një dekadë më herët përmes një qarkoreje administrative. Ai ka thënë gjithashtu se “… nëse patjetër duhet të bëhet ndonjë kufizim, atëherë ndalesa e bartjes së shamisë duhet të jetë nën moshën 10 vjeçare.” Si zakonisht, edhe ky imam, u thirrë në të drejtat dhe liritë njerëzore e religjioze të SHBA-së: “Ne si komunitet do të mjaftoheshim t’i gëzojmë në vendin tonë të njejtat të drejta që i gëzojnë muslimanët në SHBA”, ka shkruar ai në Facebook.

Kelmendi: Tashmë Imamin Labinot Maliqi e ka frymëzuar rezultati fitimtar zgjedhor i 14  shkurtit, dhe prandaj po ia përkujton KM Kurti premtimin që ka dhënë – heqjen e ndalesës për bartje të “shamive” në shkollat publike në Kosovë. E, që ta përforcon kërkesën e tij, përdor taktikën demagogjike – liritë e praktikimit të religjioneve në USA. Unë nuk kam informacion konkret, sa e si janë liritë e praktikimit të religjioneve në USA, por di që “shamia” nuk është pjesë e religjionit Islam, por është rekuizitë i traditës të popujve të islamizuar në Afrikë dhe Azi. Edhe nëse USA, si perandori e madhe kozmopolitike, lejon bartjen e “shamive” në institucione publike, nuk është obligim për ne të imitojmë atë praktikë, meqë secili popull e shtet ka autonominë për vendimmarrje autentike. Tjetra, USA është për ne tepër e largët që të imitojmë praktikat e saj, por meqë BE është synimi ynë për anëtarësim, atëherë duhet të orientohemi në praktikat që përdorën në shtete anëtare të BE-së. Ne kemi demokraci të brishtë, e cila shpejt mund të tjetërsohet në diktaturë sheriatike islame, prandaj duhet të jemi më konsekuent në përballje me agresivitetit e Islamit të politizuar, për qëllime ekspansioniste e asimiluese.

Si e vlerësoni këtë dukuri kaq të dëmshme që provon të depërtoj me ngulm si agjendë politike e huaj në bazë të plotësimit të “lirive e të drejtave njerëzore”, kur tashmë edhe kryetarë të komunave si ai i Mitrovicës nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri, ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi, për deklaratën “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”, një deklarim të cilin Bahiri e ka quajtur skandaloz. Çka bëhet nëse  përmes indoktrinimit të planifikuar religjioz islamik, në këtë mënyrë gradualisht në mbarë Kosovën dhe jo vetëm bëhen kërkesa të këtilla për bartjen e shamisë?

Kelmendi: Fatkeqësisht jemi të kërcënuar nga agresiviteti i islamistëve, që shpërdorojnë bastard politik të sojit të këtij farë Bahtiri, i cili nuk posedon virtytet elementare. Veprimi i tij është dëshmi konkrete, sa jemi të rrezikuar nga agresiviteti i islamistëve, të cilët po ndihen të faktorizuar politikisht nga fitorja në zgjedhje e 14 shkurtit. Por, duhet gjet mënyra e kundërvënies, që të mos radikalizohet konflikti agresiv i islamistëve kundër shtetit e shoqërisë sekulariste.

Dukuria e bartjes së Shamisë përpara luftës ka qenë mjaft e rrallë dhe atë ke mundur ta shihje kryesisht në Medresën Alaudin të Prishtinës. Por gjithçka ndryshoj pas luftës, kur Turqia (neoosmane) e bëri “çështjen e islamit” në hapësirat shqiptare si të ishte çështje panturke: i meremetoj dhe vazhdon ti ndërtoj xhamitë e panumërta; ndodhi indoktrinimi i madh dhe i palejueshëm religjioz islamik dhe me të edhe zbehja e madhe e ndërgjegjës kombëtare shqiptare, rekrutimet dhe shkuarjet e shqiptarëve të muslimanizuar në IS (Islamic Stat) përmes Turqisë, kthimi i grave të xhihadistëve shqipfolës në mënyrë të organizuar në vend me veshjet e tyre në të zeza, me burka, etj.

Kelmendi: Nuk e di cila ishte gjendja para Lufte (1999), meqë nga viti 1976 deri në qershor 1999 nuk kam jetuar në Kosovë, isha në ekzil. Para vitit 1976 Islamin e praktikonin një pakicë krejtësisht simbolike, tolerante. Ndërsa pas lufte islamistët turq, arabë, shpërdoruan situatës, meqë njerëzit kishin nevojë urgjente për gjëra edhe elemtare jetësore. Sigurisht, ndihmat e mëdha i ofroi Perëndimi, por ato ndihma nuk bëheshin për interesa politike as religjioze, ishin ndihma fisnike, humanitare. Ndërsa ndihmat jo të pakta, si meremetimi i xhamive të rrënuara dhe ndërtimi i xhamive të reja, ndihmat me “shamia”, tespihe, Kuran, u shpërdoruan për indoktrinim të turmave injorante. Turqia imperialiste neootomane përmes tyre synonte uzurpimin e tregut dhe përfitimet e mëdha ekonomike përmes investimeve simbolike në sistem bankar, energjetik, deri edhe gllabërimin e Aeroportit të vetëm. Ky lloj depërtimi neokolonialist iu mundësua përmes administratës së UNMIK-ut, që përbëhej nga mbetjet heterogjene të hienave parazite, të cilat i shpërdorojnë këto fatkeqësi të popujve. Partnerë të invadimit neokolonialist otoman u bënë edhe ca protagonist të inkriminuar shqiptar, të tipizuar në komplotistin kuisling Hashim Thaçi & Co.

Metastazën islamiste në Kosovë e ndikuan shumë edhe luftime sektare islame në Avganistan, Irak, Siri, në të cilat luftime u angazhuan edhe qindra xhihadistë nga Kosova. Viktimat e atyre xhihadistëve, femrat e skllavëruara prej tyre, na u kthyen në Kosovë me ato veshje groteske, të quajtura hixhab, çador, nekab, burka dhe emra të tjerë të përqudshëm që po na e infektojnë edhe fjalorin e shqipes. Disa nga ato ishin mercenare ordinere, që paguheshin për të propaganduar këto veshje skllavëruese dhe dekadente.

Historia e Shamisë që e bartin muslimanet dhe veshjet myslimane në tërësi ndërlidhet me historinë e vendeve arabe-islamike, traditën e veshjes së tyre, madje kjo është një traditë paraislamike. Pse një veshje tradicionale, ta quajmë kombëtare e popujve islamik, u dashka tu imponohet shqiptarëve, kur tashmë veshja tradicionale e femnës shqiptare ka decenie që gjëndet në arkivën dhe memorian historike, që e la anash koha e re me veshjet bashkëkohore të saj?

Kelmendi: Në fillim ofrova informacionin bazik, cilat janë ndërlidhjet e “shamive” më Islamin zanafillor (të cilin klerikët myslimanë e quaj sedefi). Gjatë studimeve të mija për Islamin më ka rezultuar, se as në kohën e sundimit të vetë “profetit” Muhamed mbulimi i kokës nga femrat nuk ka qenë detyrim e as praktikë, meqë popullsia në Meka e Medina ishte popullsi kryesisht pagane, me tradita kulturore tejet kolorite, pluraliste, politeiste. Pak fise të beduinëve në Medina dhe rrethinë ishin konvertuar në Judaizëm. Nuk më ka interesuar historia zhvillimit të Islamit pasi Islami zanafillor (selefist) u shtyp nga kushërinjtë e Muhamedit, duke kulmuar me barabaritë e vrasjes së dhëndrrit të Muhamedit, njëherit edhe djalit të Xhaxhait, Ebu l-Hasan ʿAli ibn Abi Talib / أبو الحسن علي بن أبي طالب, (i lindur në vitin 600 në Meka, i vrarë më 28 janar 661 në Kufa të Irakut të tanishëm). Gjatë viteve 656 – 661 ishte kalif (arabisht: halifa / خليفة; shqip: sundimtar pasues) zgjeroi pushtimin muhamedan deri në Jerusalem, Irak, Siri. Fatmirësisht ai muahamedanizëm agresiv e imperialist u shtyp nga Kalifi i 5-të, Mu’avija, djali i Ebu Sufjan ibn Harb, i cili ishte kusheri bashkëmoshatar dhe kundërshtar politik, luftarak dhe fetar i Muhamedit. Në dekadat pasuese, sidomos në Bagdat, më shumë idhullohej Aristoteli si profet, se Muhamedi. Aty e tutje perandoria arabe u shqua për zhvillim emancipuese pluralist, duke shkëlqye karshi Kishës obskurantiste, e cila ishte bërë tmerr për njerëzimin, deri ku në Europë evoluojë Iluminzmi dhe Renesanca anti kristiane!

Nga ky zhvillim nuk del në pah, kur vërtet në shoqëritë islame ka filluar mbulimi i kokës nga femrat myslimane. Ka gjas të jetë dukuri që e kanë imponuar sundimtarët osmanë, duke e imponuar si traditë në perandorinë e tyre, traditë që e kanë vazhduar shoqëritë myslimane në vendet arabisht-folëse e deri në Indonezi e Indi.

Do ishte një ilustrim , duke u bazuar në burime autentike islame, rrëfimi i Gruas së Muhamedit, Aisha:

“Aishe r.a. ka thënë: Perëndia do të jetë i mëshirshëm ndaj grave të emigrimit të parë, me shpalljen e këtyre fjalëve: ‘Ato të vendosin vellot e tyre mbi kraharor’ për të mbuluar gjinjtë e tyre.” (Al-Buhariu, Hadithe 3/65/12)

Edhe islamologu prof. dr. Hüseyin Hatem, në librin e tij Ilahi Hikmettekadin (f. 220-245), informon se mbulimi i flokëve në kohë të Muhamedit ka qenë simbolikë sociale, për të dalluar gratë e martuara nga të pamartuarat. Gjithashtu, ai thotë se shprehja khimar nuk duhet të përkthehet si shami koke, por vetëm si mbulesë kraharori.

Uroj ta sfidojmë edhe këtë agresivitet të islamistëve mercenarë, sepse këta janë më të rrezikshëm për populli tonë se paramilitarët fashistoidë të Millosheviqit!

____________

Bashkëbisedoi: Gjergj – Bajram Kabashi

  • Drini do ti vazhdoj bisedat me Ibrahim Kelmendin në këtë temë e tema të tjera për e rreth islamit.

Historia e Kishës Katolike të Ulqinit që ishte kthyer në Xhami dhe më vonë kthimi i Xhamisë në Kishë ortodokse

0

At Gjergj Fishta LAHUTA E MALSISË--

Ne hymje te Ulqinit ka pas kene nji Kishe katolike qe sipas kronistit Anonim nga Venediku në vitin 1521 quhej Kisha e Shën Domenikut (loco San Domenico).

Mandej turqit e kethyene ne Xhaminë e Meterizit per turq e per ishkatolik-musliman.

Ne 19 shtatorit të vitit 1891 malazezt e prishin xhamine e Myrterizit dhe në vend të xhamisë u ndërtua Kisha e Shën Nikollës me gurë t’marrë nga bedeni i Kalasë së lasht të Ulqinit.

Keshtu kundra katolikve shqiptar kan qene turqit, bashkpuntort e tyne si dhe sllavt. Katolikt shqiptar i kan rrezistue rrebesheve shume shekullore TUE RUEJTE SHQIPTARIZMEN ORIGJINALE.

Shkruan: Prim.Dr.Gani Karamanaga

Menjëherë në hyrje të Kalasë së Ulqinit bie në sy kisha ortodokse. Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XX në vendin ku deri atëherë ka qenë Xhamia e Meterizit. Është e vërtetë se kjo kishë është ndërtuar me gurët të cilët i kanë marrë prej bedenit të Kalasë. Gjithashtu me këto gurë është ndërtuar edhe shtëpia e Simo Popoviqit në Ranë. Pas rrënimit të xhamisë dhe ndërtimit të kishës malaziasit mbollën ullinj të cilët ende sot janë aty.
Shoku im Ramazan Uruçi, më tha se edhe të parët e Uruçëve janë të varrosur në oborrin e kishës së sotme.
Premtimi i sundimtarit Nikolla Petroviq për rindërtimin e xhamisë së rrënuar në lagjen Meteriz

Dokumenti i 19 shtatorit të vitit 1891; “Odobrenje ulcinjskim muslimanima da sagrade novu džamiju;
Mojim vjernim podanicima varoši Ulcinja, imenom muhamedancima mahale Meteriz na mjesto stare, sklone padu sklonjene džamije u istoj mahali. U znak moje vazdanje ljubavi prema Vama, mojim vjernim podanicima i stalne želje da ste u vašoj vjeri slobodni i napredni naredio sam da primite 3.000 groša kao pomoć gradnje gore pomenute džamije; Nikola“.

Meterizi_02

Në vitin 1991 knjaz Nikolla i Malit të Zi i shkruan qytetarëve të Ulqinit ku i premton ndërtimin e një xhamie të re në lagjen Meterizi, në vend të asaj e cila ka qenë e vjetër dhe të cilën e kanë rrënue dhe zhdukur prej ati vendi. ”Si shenjë i vullnetit tim të mirë, Juve qytetarëve të mi… merrni 3.000 grosha për ndërtimin e xhamisë të përmendur”…Por ,xhamia nuk u ndërtuar asnjëherë më. Në vend të xhamisë u ndërtua Kisha e Shën Nikollës me gurë t’marrë nga bedeni i Kalasë së lasht të Ulqinit.

Në të dhënat biografike për vojvodë Mark Milanin është shënuar edhe kjo, që në vitin 1897, ai ka qenë në Ulqin dhe me interesim të veçantë dy herë ka qenë në Kala. E ka dalluar se gurë nga bedeni ishin hequr, andaj pyeti: ”Kush në mënyrë katile shkul gurët e murëve ?…Dikush do ta akuzojë atë edhe juve, e po shoh se nuk jeni të varfër me gurë:“
Tre raste lidhur me Xhaminë e Meterizit

Rasti 1. Para 15 vitesh ishim duke u kthyer prej një rasti vdekjeje në afërsi të kishës ortodokse nën Kala. Në oborrin e kishës ishte popi Radojica Bozhoviq. Shyqyri Kahari iu afrua edhe e pyeti: ”Mirëdita zotëri, sa është e vjetër kjo ullishte në oborrin e kishës?”. Popi pa menduar aspak, iu përgjigj: ”Kjo është ullishte relativisht e re, rreth njëqind vjetësh..”(kjo kohë përputhet me kohën e rrënimit të xhamisë dhe ndërtimit e kishës).

Rasti 2. Para 10 vitesh më ftoi një mik nga Mali i Brisë në festën familjare të shtëpisë së tij. Kur u kthyem me mua në veturë ishte edhe një komshi imi malazias. Duke kaluar pranë kishës komshia më tha: ”Kjo shtëpia e re përdhese, afër kishës, shitet. Edhe çmimi nuk është aqë i lartë”. Unë e pyeta pse nuk e blen ai që e ka mundësinë. Ai menjëherë u përgjigj: ”Zoti na ruajt, kurrë nuk do të blejë në këtë vend“. Shpjegim:në afërsi ka qenë xhamia,12 në anën veriore kanë qenë tri tyrbe.

Rasti 3. Më 27 korrik 2015 pati prishje në kabelin nëntokësor të rrymës elektrike, në rrugën veriore afër kishës ortodokse në Meteriz. Punëtorët duke punuar gjetën disa eshtra dhe një gur varri i fesë Islame Për këtë gjë u njiohtua bashkësia Islame e Ulqinit.
Konflikti me popin ortodoks

Ndodhi para Luftës së Dytë Botërore. Ne kemi pasur ullishtë në dy vende, në Lima dhe në Mal të Bardhë. Një ditë babai, Hasan Cano Karamanaga ishte duke u kthyer prej ullishtes, Gomari i ikën dhe hyn brenda në oborrin e kishës. Aty ndodhi popi i cili filloi të flasë me ton të lartë, duke thënë se gomari ka hyrë në kishë, në vend të shenjtë…Babai e dëgjoi dhe pas një kohe i përgjigjet: ”Më së pari, më vjen shumë keq që gomari më ka ikur…por,edhe një gjë tjetër, gomari është duke ecur edhe sipër varrezave të të parëve të mi…Babai im mulla Ismail eff.Kahramanaga ka qenë imam në këtë vend kur ka qenë Xhamia e Meterizit”

Erdhi lufta, u ndërruan okupatorët. Pas vitit 1945 komanda e partizanëve ka qenë në ish hotelin “Jadran”. Popi ortodoks e lajmëron babain lidhur me konfliktin që kanë pasur para disa vitesh. Filluan pyetjet. Ishte prezent edhe popi. Babai në mënyrë qetësuese i përsëriti fjalët e sipërme.

*Sipas kronistit Anonim nga Venediku në vitin 1521, vendi ku ndodhet kisha e sotme ortodokse quhej Shën Domeniku (loco San Domenico), pra, aty do të ketë qenë kishë katolike shqiptare, më vonë e ndryshuar në xhami, mendon Msc Anton Lulgjuraj.

Marre nga revista BUZUKU:

http://www.buzuku.info/Arkivi/Buzuku%2046/faqe_15.htm

Më 8 korrik bëhen 539 vite nga dita kobzezë kur Shkodra dhe Kështjella Rozafa ranë nën pushtimin e Perandorisë Osmane

Katedralja e Shën Shtjefnit në Rozafat, kryq e pullaz

Nga Paulin Z. Zefi, historian nga Lezha

*Hebrejte vajtojne pran Murit të Lotëve në Jeruzalem (Tempulli i Davidit) ; Krishterimi dhe sidomos Bota-Ortodokse vajton Rënien e Kostandinopojës (1453), por une dhe shumë Shqiptarë të tjerë Gegë e vajtojmë dorëzimin e Kështjellës së Rozafës (1479) dhe aq më tepër pikëllohemi kur kjo plagë e vjetër 538 vjecare, rihapet nga shqipfolësit-turkofilët e fillim shek.XXI…

538-vite nga fundi dramatik i epokes me te lavdishme ne Historine e Kombit-Shqiptar”….

*ARBERIA , Zonja hijerende e Kontinentit-Europian, i nenshtrohet obskurantizmit oriental me datën 25 janar 1479 , kur ne Stamboll u nenshkrua Marreveshja e Paqes ndermjet Republikes Veneciane dhe Perandorise Osmane….

Mbretëresha e qyteteve Shqiptare, Shkodra dhe keshtjella e saj legjendare Rozafa, i dorezohen P.Osmane pas nje rrethimi totalisht te deshtuar perballe qendresës titanike te qytetareve Shkodrane…
Ne baze te kesaj marreveshje , e cila u ratifikua ne Venecia me 25 prill 1479 , Shkodra, Lezha, Drishti, Danja dhe Zhabjaku , do ti kalonin Perandorisë Osmane e ndersa Durresi, Ulqini, Tivari, Butrinti dhe Ishulli i Lezhes, do te mbeteshin nen administimin e R.Veneciane….
Kasapi i Arberise dhe krimineli Sulltan Mehmeti i II-të Fatih(1432-1481), ishte larguar nga Shkodra i mbuluar me turp qe me datën 7 shtator 1478, por ai kishte caktuar Ahmet Pashen/Ahmet Bej Evrenozin , qe ta vazhdonte rrethimin edhe gjatë stines së dimrit ku Shkodranët rezistuan në një mënyrë te pabesueshme deri kur Senati Venecian do tu nderpriste furnizimin me ushqime dhe armatime , duke ju imponuar dorëzimin e kështjellës se shenjtë të Rozafës me kushtin e vetem që garnizonit ti falej jeta nga ana e ushtrisë se hatashme , e cila komandohej nga barbari Ahmet Bej Evrenozi….
Shkodra u zbraz plotesisht nga qytetaret e vjeter dhe banoret e saj autokton Arber te cileve ju garantua strehimi i sigurte ne Venecia , duke u mirepritur solemnisht nga Senati Venecian por ata qe vendosen te qendrojne u shperngulen perkohesisht prane Kishes Katolike te Shen.Rrokut (sot,Shiroka) ne brigjet e liqenit te Shkodres dhe kur tentuan qe ti afrohen qytetit te tyre te dashur, u masakruan pa meshire nga ushtaret osmane dhe familjet turke , te cilat tashme e kishin kolonizuar qytetin e shkermoqur nga luftimet e tmerrshme dhe ne keto kushte, Arberit qe i mbijetuan masakres, kerkuan strehim ne grykat e thella te Alpeve Shqiptare duke qendruar nen aureolen e Fiseve te pamposhtura, Shale dhe Shosh , me origjine nga Rrafshi i Dukagjinit(1432) ku lufta e tyre e panderprere kunder osmaneve, vazhdoi me shume sukses edhe pas vdekjes se Liderit te tyre, Princi jone famemadh, LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)….
Perlat arkitekturore te qytetit te cilat ishin objektet religjioze te Krishtera si Kishat Katolike ”Zoja e Shkodres (Zoja e Keshillit te mire), Kisha e Shen.Nikollit, Kisha e Zojes se Paperlyer, Kisha e Shen.Kryqit, Kisha e Shen.Maria Magdalenes, Kisha e Shen.Premtes, Kisha e Shen.Aponalit, Kisha e te gjithe Shenjtenve, Kisha e Shen.Teodorit, Kisha e Shen.Ilise apo Kisha e tregtareve raguziane Shen.Vlashi (kjo u shnderrua ne hamam) se bashku me Kishat Ortodokse Arbnore si ”Kisha e Shen.Llazarit dhe Kisha e Shen.Pjetrit”, fillimisht u bastisen, u dogjen dhe u kthyer ne germadha dhe me pas shumica prej tyre u shkulen nga themelet e ndersa e vetmi objekt religjioz i Krishtere qe i mbijetoi shkaterrimit total ishte ”Katedralja e Shen.Shtjefnit”t e cilen e percudnuan duke u adaptuar si Xhami osmane duke e pagezuar me ermrin e anti-Shqiptarit me te madh ne Histori Sulltan Mehmeti i II-Ftih, objekt qe akoma sot pershfaq reminishenca nga e kaluara jone me e erret ku disa nostalgjike qe nuk besojne as ne ZOT, kerkojne qe ti vene kazmen nje harmonie fetare shembullore, e cila ndoshta na ka mbetur si i vetmi virtyt me te cilin ndjehemi krenar perpara botes se qyteteruar!!!…

Shkruar: me 8 korrik 2020

Marre nga http://iliriatv.com/sot-538-vite-nga-dita-kobzeze-kur-shkodra-dhe-keshtjella-rozafa-ran-nen-pushtimin-e-perandorise-osmane/

Nuk mu vazhdua nga Qeveria e Kosovës puna si drejtor në Bordin e Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK

0
Fadil Hoxha, Prizren
E përfundova me sukses punën si drejtor në Bordin e Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK.
Kjo punë me sukses, me nderë dhe profesionalizëm, nuk u vazhdua nga Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga Kreyministri Kurti.
Për 7 muaj, së bashku ma anëtarët tjerë të Bordit, dhash gjithçka që të punohet me nderë, pa korrupsion, pa keqpërdorime, pa nepotizëm e favore dhe, natyrisht, gjithnjë duke respektuar në tërësi liģjet e Kosovës në fuqi.
Me këtë punë të mirë po e lëmë një ndërmarrje publike, siç është KEK-u, me rekord në prodhim, edhe pse në kohë pandemie, dhe me rezultate financiare të shkëlqyeshme meqë korporata KEK do të ketë rreth 30 milionë euro fitim neto për vitin 2020.
Megjithatë, me gjithë këto suksese e punë të mirë, Qeveria Kurti emëroi një Bord të ri të përkohshëm, po atë bord dhe të njëjtit njerëz që kishte emëruar vitin e kaluar, dhe që shquhet për avansime menaxheriale të militantëve partiak të subjektit fitues në zgjedhjet e fundit.
Ky emërim, përveç që largoi ata që punuan me nder e me sukses, është bërë pa respektim të procedurave ligjore dhe pa kurrfarë arsyetimi se pse nuk u vazhdua puna e mirë e bordit paraprak.
Ky veprim ishte edhe një nga premtimet e mosmbajtura të Kryeministrit Kurti se për bordet e ndërmarrjeve publike do të vendoset pasi që të bëhet një auditim i punës së tyre.
Kurrfarë auditimi i veçantë nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, i falënderoj të gjithë anëtarët e menaxhmentit në KEK e në veçanti auditimin, ku bëmë një punë të madhe për të evituar çdo parregullsi, keqpërdorim e keqmenaxhim.
Ndoshta vjen një ditë në Kosovë ku çmohet puna me nderë e profesionalizëm

Absurdi i racizmit të hershëm në SHBA shkarkon sot nga puna profesoreshën e letërsisë në Universitetin e New York-ut

0

Klajd Kapinova

Profesoresha e Universitetit të Shën Gjonit, u pushua nga puna në Universitet pse kishte lexuar fragmente nga libri: “”Pudd’nhead Wilson”, shkruar nga shkrimtari i famshëm amerikan i Mark Twain.
Pedagogia prof. Hannah Berliner Fischthal, tha se nuk ishte në dijeni se si politika racore ka shpërthyer në universitetet e të gjithë vendit.
Në një kthesë të denjë për vetë Mark Twain, një profesoreshë e Universitetit St. John’s është pushuar nga puna, për leximin para studentëve të saj të një pjese letrare, që përmban fjalën Neger (z… ose njeri me ngjyrë) nga romani anti-skllav i Mark Twain “Pudd’nhead Wilson”, shkruar në vitin 1894.
Një vit më vonë më 1895, romani është përshtatur (kthyer në libret si dramë artistike) dhe luajtur në teatër, kurse në vitin 1916 vepra në fjalë është kthyer në film, kurse si film në ekranet e televizorit është shfaqur në vitin 1984, në përkujtim të 100-vjetorit të botimit të romanit.

Profesoresha ebreje Hannah Berliner Fischthal, jep mësim (leksione) prej 20 vitesh në klasën e saj në lëndën Letërsia e Satirës, në Kolegjin Katolik Saint John’s në Queens në shtetin e New York-ut. Ajo shqiptoi fjalën N… vetëm një here, gjatë një ore rutine leksioni në klasën e saj më 10 shkurt 2021.
Profesoresha e kulturuar si naïve, nuk e dinte se me cilin nivel kulturorë dhe tolerance të studentëve të saj kishte të bënte, pasi ajo u shpjegoi për herë të parë atyre kontekstin e fjalës N… dhe tha se shpresonte që ajo të mos ofendonte askend.
Po nuk ndodhi kështu. Nëse profesoresha e letërsisë do të ishte një grua me ngjyrë afrikano amerikane, nuk do të ishte bërë kaq zhurmë e madhe për fjalën N të rilexuar nga romani i shkrimtarit amerikan të shek. XIX.
Disa studentë me ngjyrë e gjykuan profesoreshën e tyre pse e tha fjalën N, të cilën ajo po e lexonte direkt nga libri dhe nuk e krijoi nga mendja e saj. Ata e gjykuan atë vetëm pse profesoresha veterane e universitetit ishte e bardhë. Nëse profesoresha do të ishte me ngjyrë dhe do të lexonte një roman të shkruar nga një shkrimtar me ngjyrë dhe do të rilexonte fjalën i Bardhë a do të quhej racizëm!?
Studentët e kolegjit katolik e dinin shumë mire se profesoresha e tyre po shpiegonte përmbajtjen e romanit dhe personazhet e tij në orën e zakonshme të letërsisë. Nga ana e tjetër, profesoresha nuk i ishte drejtuar askujt me gisht me fjalën N, por e kishte rilexuar fragmentin e librit, që ishte pjesë e programit mësimor, dhe që sot fatmirësisht ndodhet në shtëpitë e amerikanëve dhe libraritë e të gjithë shtetëve të SHBA-së. Gjithsesi, libri është një dritare në jetën kulturore dhe historike, për të mësuar më shumë nga koha dhe historia kur autori e ka shkruar atë.
Kështu në pamundsi të kritikojnë shkrimtarin dhe shtëpinë botuese, apo Sekretarin e Arsimit të SHBA-së (e njëjtë me detyrën e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri), që kishte botuar librin, disa studentë me ngjyrë afrikano amerikanë shkarkuan zemërin e tyre tek profesoresha dhe jo tek shkrimtari i madh, që e kishte shkruar atë vepër letrare me një qëllim të caktuar, për të kritikuar dallimin racor dhe skllavërinë asokohe.
Nga kjo del, se niveli dhe diapazoni kulturorë, historik dhe kultura e disa studentëve të rinj amerikanë me ngjyrë lë shumë për të dëshiruar, mbasi shpesh reflektojnë formimin e tyre të cekët dhe injorancën e kultivuar nga mjedisi i ulët kulturor e shoqërorë.
Por ana e tjetër medaljes është se hipokria e tyre manifestohet dukshëm në ditët tona, mbasi këtu ka kongresmenë, senatorë, governatorë etj., apo edhe deri edhe kryetari i shtetit “demokrati” Joe Biden, i cili, gjatë karrierës së tij politike kontradiktore si senator në Senatin Amerikan (për 47 vjet), i ka ofenduar vazhdimisht njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, të cilët gjithashtu nga ana e tyre i kanë kaluar me heshtje këto incidente plot koshiencë, të përsëritura me ndërgjegje dhe zë të lartë publikisht nga senatori i tyre demokrat.
“Mark Twain ishte një nga shkrimtarët e parë amerikanë që përdori dialektin aktual”, tha profesoresha e letërsisë Fischthal. “Fjala N…, përdoret vetëm në dialog. Ajo ishte folur apo përdorur zakonisht në shtetet e jugut, përpara Luftës Civile Amerikane, kur dhe zhvillohet historia në fjalë.”
Sot fjala N…, përdoret gjerësisht mes bisedave të përditshme të lira, grindjeve me armë zjarri mes shokëve të komunitetit me ngjyrë, etj. Unë këtë fjalë e dëgjoi këtu në New York shpesh nga goja e afrikano amerikanëve dhe të grupeve hispanjike, të cilët ia thonë njeri-tjetrit edhe pa shkak në tren, avion, tragete, supermarket, qendra të mëdha bisnesi, autobuzë, rrugë, poshtë pallateve shumëkatëshe etj.
Unë nuk besoj se këto persona nuk e kanë lexuar romanin e shkrimtarit amerikan apo të shqetësohen shumë për përdorimin e kartës së racizmit, që po përdorin sot politikanët dhe “liderët” e komuninitetit me ngjyrë.
Si ka mundsi që në universitet studentët të mos e kuptojnë profesoreshën e tyre në orën e letërsisë!? Si ka mundsi që studentët më ngjyrë nuk i kuptojnë deklaratat e ish senatorit dhe ish zv/Presidentit të SHBA-së në kohën e administratës së Barack Hysen Obama kur ato tashmë i dijnë publikisht të gjithë populli amerikan!?
Leksioni i profesoreshës ebrej ka qenë brenda auditorit, kurse deklaratat e përsëritura të Joe Biden janë bërë publike publike para senatorëve, rrjeteve të shumta televizive, gazetave dhe popullit amerikanë, të cilat i di shumë mirë, sikurse i di edhe ish Presidenti me ngjyrë demokrati Barack Hysen Obama!? Pse komuniteti me ngjyrë përdor dy standarte një për profesoreshën e univeristetit e cila u shkarkua nga detyra dhe një tjetër për ish senatorin dhe zv/ Presidentin demokrat sot kryetar shteti Joe Biden!? https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html
Një ditë pas orës së leksionit për romanin e shkrimtarit amerikan, profesoresha e letërsisë mori një email nga një studente e revoltuar, e cila tha se duhej të largohej nga universiteti pse përdori fjalën N…, për shkak të përdorimit të një “turpi të papërshtatshëm” nga Fischthal.
Pse studentët me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë nuk perjashtohen nga shkolla kur përdorin fjalën e zakonshme sot N…, në praninë e njerëzve të bardhë etj., në ambientet publike sikurse si në shkollat e mesme dhe universitetet, në stacionet e trenave, në qoshet e rrugëve, kur bisedojnë me njeri tjetrin në rrugë, tren, aeroporte, stadiume, takime të zakonshme me njeri tjetrin etj., etj.!?
Unë këtë fjalë për herë të parë e kam mësuar në SHBA dhe jo Shqipëri, kur njerëzit me ngjyrë ia thonë njeri tjetrit pa asnjë paragjykim. Racizmi nuk ekziston në ligjet demokratike amerikane, por vetëm në gojën e politikanëve demokratë, që e përdorin kartën e racizmit sa herë që ata kanë nevoj, vetem për të fituar karriget politike zyrtare administrative nga zgjedhjet rutinë.
Romani me titull: “Pudd’nhead Wilso’n”, i shkrimtarit amerikan Mark Twain, tregon historinë e një bebe të bardhë dhe një bebe me ngjyrë afrikano amerikane, që ndërrohen gjatë lindjes në maternitet.
“Ishte e panevojshme dhe shumë e dhimbshme për të dëgjuar,” shkroi studentja në email-in e parë, sipas gazetës The Post.
Fischthal me keqardhje i kërkoi falje studentes që e kishte keqkuptuar, në një email dhe krijoi një diskutim privat në internet për çështjen që ajo e titulloi Gjuha e pandjeshme.
“Unë kërkoj falje, nëse e bëra ndokënd të pakëndshëm në klasë, duke përdorur një turp, kur citon dhe diskuton tekstin. Ju lutemi ndani mendimet tuaja,” shkroi profesoresha Fischthal.
Gjashtë studentë u përgjigjën, përfshirë ankuesen fillestare. Dy mbrojtën Fischthal dhe pjesa tjetër thanë që fjala N… nuk duhej përdorur. Fischthal gjithashtu ftoi studentët të diskutojnë mbi polemikat gjatë klasës tjetër, por ajo tha se fjala N… nuk u përdor nga askush gjatë atij diskutimi.
Pudd’nhead Wilson, është botuar në vitin 1894. Ai është një nga romanet më pak të njohur të shkrimtarit Mark Twain. Romani në fjalë, përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë.
Djali biologjik i Roxy, megjithatë, rritet të jetë një përbindësh i prishur ndërsa djali biologjik i prinderit që e adoptoi rritet si një njeri i përulur me karakter. Historia kthehet në një mister vrasjeje në fund, kur djali biologjik i Roxy kryen një krim të egër dhe identiteti i tij i vërtetë zbulohet.
“Romani satirizon të gjithë institucionin e keq të skllavërisë. Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë dhe të njerëzve të bardhë. Rrobat dhe edukimi janë ato që i dallojnë njerëzit. Të dy djemtë në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar,” tha prof. Fischthal për gazetën konservatore New York Post.
Pedagogia e univeristetit prof. Fischthal, tha se ajo nuk ishte në dijeni të asaj se si politika racore ka shpërthyer në universitetet rreth vendit, por tha se ajo ishte “tmerruar” nga çështja e një instruktori tjetër shtesë të Saint John’s University, Richard Taylor.
Taylor u pushua nga puna në fillim të këtij viti (2021), kur studentët me ngjyrë u ankuan se ai ishte racist, për shkak të pyetjeve që ai bëri gjatë një mësimi që përfshinte skllavërinë.
Prof. Hannah Berliner Fischthal u pushua nga puna në 29 prill 2021, pas një hetimi në shkollë. (Brititte Stelzer, New York Post).
“Unë kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhë me mua,” tha Fischthal, e cila është vajza e një ebreji, ish të burgosuri (me numër në krah) në kampet e internimit dhe shfarosjes të nazizmit gjerman, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë dhe të bardhëve. Rrobat dhe edukimi, janë ato që i dallojnë njerëzit.
Të dy djemtë në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar. Familja e profesoreshes, që i mbijetoi Holokaustit, ka qenë viktimë e racizmit gjerman dhe se pushimi i saj nga puna është krejt absurd. Kush më mirë se sa ajo e di domethënien e fjalës racizmit.
Nëse nuk diskutohen librat e autorëve amerikanë apo botërore në universitetin amerikane, ku ato mund të diskutohen lirshëm dhe pa paragjykime. Pse duhet të kemi frikë nga liria e shprehjes?
Këtu në SHBA, hipokrizia dhe dystandartësia (dyftyrësia) është e hapur dhe e pamoralshme, pikërisht nga ata që flasin për racizmin, që fatkeqsisht ka ekzistuar si plagë e rënë e shoqërisë amerikane shumë shekuj më parë. Ata kujtohen për këtë temë dukuri negative dhe e përdorin si kartë politike dhe përfitimi sa herë që janë zgjedhjet presidenciale dhe ato për karriget politike në Senat dhe Kongresin Amerikan.
Sa herë që artificialisht në mediat amerikane ndezën fitilat e “racizmit” shumë shekuj më parë, shtypi i majtë globalist spekulon hapur, për të manipuluar votuesit demokratë naiv, që janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni të kaluar të shoqërisë amerikane.
Ish senatori Joe Biden në vitin 1993 dhe më përpara në Senatin Amerikan është shprehur shumë keq për njerëzit me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë. https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html
Asnjë prej tyre asokohe dhe sot nuk flet për deklaratat e Biden-it në vite të ndryshme ndaj komunitetit me ngjyrë dhe komuniteteve të tjera jo të bardhë. Governatori demokrat i Virgjinias në rininë e tij në universitetet ishte lyer me bojë (ngjyrë) të zezë, për të imituar këngëtarin e famshëm me ngjyrë Michael Jackson para 3 vitëve dhe deri më sot asnjë lider i komunitetit me ngjyrë nuk ka protestuar dhe nuk ka kërkuar nga ai që të jap dorëheqjen nga detyra si governator, por përkundrazi ai me arrogancë tha se nuk kishte ndërmend që të jap dorëheqjen.
Governatori kishte dalë në universitet në një foto pas diplomës me një person tjetër i bardhë, që ishte i veshur me kapuc të bardhë, në formën e piramidës sikurse e mbanin vazhdimisht njerëzit e organizatës së supremacistëve të bardhë të Ku Klux Klan.
… Asnjë nga studentët e univeristeteve ultra liberale amerikane nuk ka protestuar kundër governatorit demokrat, sepse ai është antar i Partisë Demokratike Amerikane dhe është zgjedhur aty nga votat e komunitetit demokrat me ngjyrë afrikano amerikanë.
Profesoresha Fischthal, ka të drejtë kur thotë, se: “Unë jam një nga njerëzit e fundit, që duhet të akuzohet për racizëm. Unë e di se ku të çon dhe e di se ku përfundon. Në çdo klasë unë mësoj të këqijat e stereotipizimit.”
Por fjalët dhe ndjesat e sinqerta të profesoreshës dhe përpjekjet e saj për të adresuar çështjen në fund të fundit nuk e ndihmuan atë. Kështu më 3 mars 2021 ajo u thirr në një takim me HR në lidhje me përdorimin e saj të fjalës N… në klasë, diskutimin pasues të saj dhe një koment që ajo pretendohet të ketë bërë në lidhje me “flokët” e një studenteje me ngjyrë afrikano amerikane.
Prof. Fischthal, tha se ajo bëri vetëm një vërejtje, në lidhje me kokën e një studenteje, që ishte mbështjellë gjatë orës së mësimit dhe nuk kishte asnjë lidhje me flokët e saj.
Ajo tha se u kritikua gjithashtu për përmendjen e përvojës së familjes së saj në Holokaust gjatë ores së mësimit. A nuk janë njësoj si Holokausti apo Racimi i gjermanëve nazistë kundër ebrejve me racizmin, që ka ekzistuar në SHBA shumë kohë më parë!?
Fischthal tha se ajo gjithmonë merrte vlerësime të mira të performancës si nga shefat e saj ashtu edhe nga studentët. Me sa duket këto vlerësime pozitive për te paskan qenë hipokrite nga përdoruesit e zakonshëm të lëvdatave.
Avokatët e FIRE (Fondacioni për të Drejtat Individuale në Arsim) i dërguan meshtarit katolik Rev. Brian J. Shanley, president i Saint John’s University, një letër të vonë duke e thirrur atë për të rivendosur Fischthal.
“Puna e citimit (të Mark Twain) në një orë mbi satirën bie plotësisht brenda mbrojtjes së dhënë nga liria akademike, e cila u jep anëtarëve të fakultetit dhomën e frymëmarrjes, për të përcaktuar nëse dhe si dhe për të diskutuar studentët e materialit mund të duken fyese”, thuhet në letrën FIRE.
Kur u kontaktua nga gazeta The Post, Brian Browne, një zëdhënës i St. John’s, tha se “nëse pohimi juaj është se ajo u pushua nga puna për leximin me zë të lartë nga një roman i Mark Twain, kjo është e pasaktë”. Ai nuk pranoi të jepte hollësi, duke thënë se universiteti nuk komenton për çështjet e personelit. (Dana Kennedy, “Profesoresha e Shën Gjonit u pushua nga puna për leximin e turpit racor nga libri i Mark Twain”, New York Post, 15 maj, 2021)

Mark Twain përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë. Dihet nga të gjithë se “Pudd’nhead Wilson” (1894), është një roman i shkrimtarit amerikan Mark Twain. Intriga e saj qendrore sillet rreth dy djemve (foshnjave) njëri, i lindur në skllavëri, me prejardhje me ngjyrë; tjetri, i bardhë. Dy djemtë, të cilët duken të ngjashëm, janë ndërruar që në foshnjëri kur kanë lindur dhe secili rritet në rolin shoqëror të tjetrit.
Asokohe historia u serializua me vijime në Revistën “Shekulli” (1893-1894), përpara se të botohej si një roman më vete në vitin 1894.
Dihet se shkrimtari Twain, përmes satirës tregon me humor dhe në mënyrë të dukshme gjithçka, nga politika e qyteteve të vogla dhe besimet fetare te skllavëria dhe racizmi.
Racizmi dhe natyra kundrejt edukimit. Pjesa e parë e librit duket se satirizon racizmin në shtetin jugor Misuri, duke ekspozuar brishtësinë e vijës ndarëse midis së bardhës dhe njerëzve me ngjyrë. Tom Driscoll i ri pranohet nga një familje me prejardhje të lartë virgjiane si të vetën rritet si i korruptuar, i interesuar për vetveten dhe i papëlqyeshëm në shoqëri. Gjithsesi lexuesi nuk e di, në fund të tregimit, nëse sjellja e Tomit vjen nga natyra apo nga edukata. Leximet natyraliste rrezikojnë ta kornizojnë historinë si një justifikim të racizmit bazuar në ndryshime biologjike shumë delikate për t’u parë.