Kreu Blog Faqe 1675

Mos i përsëritni gabimet e pushteteve paraprake!

0

Florim Zeqa     

Imazhi dhe forca e një shteti me themele të forta dëshmohet kur ndërrohen pushtetet. Për të mos u ndalur në secilin shtet me traditë demokratike, po e marrë shëmbullin e shtetit amerikan, ku edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, ambasadori i tyre në Republikën e Kosovës mbeti i njëjti nga pushteti paraprak. Ky është shëmbulli më i mirë i shtetit demokratik, i cili, edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, nuk e ndërron çasjen diplomatike dhe as politikën e jashtme.

Një vend që i vjen era shtet, ndërrimet e pushteteve i kalon pa tronditje politike

Kurse tek ne, në shtetin e vogël dhe pa themele të forta, por të çudirave dhe paradokseve të mëdha, ndërrimi i pushteteve shkakton tronditje të mëdha në të gjitha segmentet e jetës, në veçanti të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Shkarkimi i 13 ambasadorëve u përcjell me euforizëm të ekzaltuar nga mbështetësit e pushtetarëve të rinjë; “Po i vjen era shtet”, duke harruar se edhe para ardhjes së tyre në pushtet kemi pasur shtet!

Pas njohjes ndërkombëtare të Kosovës (17 shkurtit 2008), gjegjësisht pas fillimit të hapjes së përfaqësive diplomatike, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor bëhet sipas kriterit “kush qet në def më shumë”, e jo sipas kriterit profesional apo aftësive diplomatike të individit, siq kishte ndodhur me rastin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, me ç’rast kandidati për staf diplomatik nga Treviso, edhe pse i përgatitur në aspektin profesional, veprimtar i dalluar dhe njohës i mirë i gjuhës italiane, nuk erdhi në shprehje për shkak se nuk e përmbushi kushtin kryesor të “nxehjes së defit” të ish pushtetarëve…!

Kur jemi tek shteti italian, me keqardhjen më të madhe e konstatoj se në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë e kemi gjendjen më të keqe sa i përket përfaqësimit se në secilën përfaqësi diplomatike, por, për habi mbeti jashtë objektivit të MPJD për riformatim!

Riformatimi i Ambasadës në Romë dhe hapja e Konsullatës në Treviso duhet të jenë ndër prioritetet e para të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Mosbërja publike e emrave të kandidatëve për ambasador dhe konsuj si dhe mosbërja publike e kritereve të përzgjedhjes së diplomatëve të rinjë, krijon dyshimet për abuzim në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve!

Tani është një rast i mirë për një klasë servilësh politik që t’i nënshtrohen “testit diplomatik” Nuk është e rëndësishme përgatitja shkollore as profesionale, e rëndësishme është të jenë të urtë dhe të dëgjueshëm, por mbi të gjitha të përmbushin në plotni “ofertën” qeveritare, në të kundërtën i pret fati i kandidatit të sipërcekur, emrin e të cilit nuk do e bëjë publik pa i bërë publik pushtetarët emrat e të gjithë kandidatëve që kanë konkuruar për 13 ambasadorët e rinjë.

Zavendësimi i diplomatëve të shkarkuar, test i pushtetarëve të rinjë

Mbetët të shihet nëse 12 diplomatët e shkarkuar do të zavendësohen me diplomatë të karrierës që s’kanë lidhje partiake dhe as familjare, të cilëve nuk iu kërkohet ta nxejnë “defin”, por vetëm ta plotësojnë kriterin profesional.

Nëse vazhdohet me avazin e vjetër, e të bërit biznes me kandidatët për ambasador apo të përfilljes së kritereve familjare dhe partiake, atëherë do të lëndohet akoma më tepër imazhi i shtetit tonë në botë!

Siq dihet, deri më tani ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës kanë qenë strehë e rehatimit të militantëve të partive në pushtet dhe familjarëve të politikanëve të fuqishëm.

Nëse iu referohemi emërimeve të deritanishme në krye të bordeve dhe agjensioneve, në veçanti të institucioneve shtetërore, ku po vendosen njerëz pa kredibiltet njerëzorë dhe profesional, atëherë kemi të drejtë të dyshojmë edhe në përzgjedhjen e 13 diplomatëve të rinjë për ambasador të Republikës së Kosovës!

E nderuara presidente, i nderuari kryeministër dhe e nderuara ministre e punëve të jashtme, ju lutem, mos i përsëritni gabimet e pushteteve paraprake duke bërë biznes me diplomatët e rinjë, lirohuni nga nepotizmi dhe klientelizmi në isntiucionet e larta të shtetit, bëni transparente të gjitha kandidaturat për ambasador, përzgjedhni më të përgatiturit në aspektin profesional dhe më të dëshmuarit në aspektin kombëtar për përmirësimin e imazhit të shtetit tonë në botë.

Për t’iu besuar se do t’i përzgjedhni më të mirët pa ndikime familjare dhe partiake, ju lutem bëni publik emrat e të gjithë kandidatëve për ambasador (konsuj) të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, do ta bartni targën e abuzimit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, për arsye se nuk janë vetëm 13 ambasadorët e shkarkuar të emëruar politik siq po i quani ju, por janë një armatë e tërë e të emëruarëve politik nëpër përfaqësistë tona diplomatike, në mesin e të cilëve janë edhe bashkëshort dhe familjarë të krerëve më të lartë shtetërorë dhe partiakë.

Andaj, punoni me nderë dhe drejtësi, me përkushtim dhe përgjegjësi, nuk keni fare nevojë të na shitni moral politik, do të jenë rezultatet e punës tuaj që do ta dëshmojnë se a keni punuar mirë apo keq!

Kritikat dhe sugjerimet e mia qëllimira, të shëndosha dhe të pandikuara nga ambicia për poste politike (diplomatike), të pavarura dhe të paanshme, janë të prira si gjithnjë nga dashuria për vendin dhe bashkatdhetarët. Shkrimet e mia për qëllim e kanë arritjen e mirëqenjes së qytetarëve dhe krijimin e shërbimeve cilësore për mërgimtarët. Sikurse deri më tani, edhe në të ardhmen do të jemë zë i fuqishëm i interesave të bashkatdhetarëve dhe ushtarë besnik i atdheut tim.

Ali Hadri- viktimē e sadizmit politik

Fahri Xharra

Nga: Fahri XHARRA, Gjakovë

“ Më urtë, më butë, se këta janë kriminel e të mbysin!“ Kur tankset e ushtrisë ish. jugosllave shkelnin e vranin shqipëtarë, profesori kokëlartë ecte me student e thoshte: : Po ç’jam unë më atdhetar dhe më trim se sa studentët, punëtorët, fshatarët, nxënësit…, të cilët i kërcenin tankut serb për çlirimin e Atdheut. (1981)
“E historia sikur po përsëritet “ thoshte me dhembje profesori, pas vitit 1981. Pas këtij viti, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi, u organizonin procese të shumta gjyqësore politike kundër studentëve dhe intelektualëve por nuk u kursenin as të tjerët. “Duhet shuar ky tru “, ishte futur në sistem dhe hapur e thoshin gjykatësit e pushtetarët serbë, dhe me zemërimin, egoizmin, urrejtjen e mllefin, instinkte këto, që në ato përmasa rrallë hasen tek njerëzit.
Historiani i shquar anglez Noel Malcom, e quan Akademik Ali Hadrin ne librin e tij: “Nje histori e shkurt e Kosoves”, “Intelektuali me prominent i Kosoves dhe viktima e pare e nacionalizmit Serb” ne spastrimet pas demonstratave te vitit 1981, shkruan shkrimtari i njohur anglez Noel Malcom.
Ne Kosove qarqet akademike dhe koleget e tij e pershkruajn ate si nje njeri te qete, por me guxim te papare ne avancimin e çeshtjes kombetare dhe njeri me shume ndikim ne jeten akademike, si themelues i Institutit Historik te Kosoves.

Akademik Ali Ragip Hadri, figurë emblematike e historiografisë shqiptare- armiku i hapur i mashtrimeve serbe . Vullneti e pasioni së bashku bënë që Akademik Ali Hadri brenda një periudhe 30 vjeçare të lerë një varg veprash dhe studimesh, të cilat për nga rëndësia dhe kontributi e radhitën atë ndër shkencëtarët e studiuesit më të shquar me përmasa kombëtare e evropianë. Ai për asnjë moment nuk e ndau veprimtarinë kërkimore nga ajo edukative duke dhënë leksione universitare e pasuniversitare, si dhe në veprimtarinë botuese – shkencore, që e nisi me veprën e tij dhe me qëndrimin ndaj rrjedhave të jetës nën pushtetin serb. Ai me veprën e tij dëshmoi përkushtimin dhe veprimin e pakompromis për t’u bërë ballë sulmeve e veprimeve shoviniste serbe ndaj popullit e kulturës sonë. (Prof. Dr. Nebi Dervishi )

Është me të vërtetë i madh numri i magjistrave, i doktorëve, i pedagogëve të historisë, i hulumtuesve në institutet tona shkencore që si historian janë ndërtuar nën kujdesin e Prof. Hadrit. Duke ia dhënë historisë dinjitetin e dijes, ai është kujdesur që të krijojë kuadrot të cilët atë dinjitet do ta përforcojnë me studimin e temave e të çështjeve të ndryshme historike, duke parë prej këndesh të ndryshme studimore. Edhe sikur të mos ishte vepra shkencore që la pas, emri i Ali Hadrit do ta bënte të paharruar numri i madh i nxënësve dhe studentëve që sot janë studiues të njohur në fushën e historiografisë shqiptare në trevat Lindore e Verilindore (Kosovë e Maqedoni).

Një kotribut të veçantë prof. Ali Hadri jep për epokën e Skenderbeut, i cili e ka parë të arsyeshme trajtimin e historisë ekonimike, shoqërore, politike e kulturore të shqiptarëve në shek. XV, e veçanërisht epokën e Skënderbeut jo vetëm se qenia shqiptare mesjetare u njësua në një individualitet të kristalizuar në shkallë kombëtare që njihet si “Lidhje shqiptare”, por u formua edhe shteti shqiptar mesjetar si strukturë më e lartë e vetëdijes shoqërore. Lëvizjen çlirimtare kombëtare në epokën e Gjergj Kastriotit, profesor Hadri e cilëson si periudhën më të lavdishme të historisë mesjetare shqiptare, por edhe pjesë të lëvizjes çlirimtare që zgjat prej kohës kur pushtuesi turk, pas Betejës së Maricës më 1371, filloi të depërtojë edhe në drejtim të territorit shqiptar e deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.

Beograd-Zemun Ostalo 1970 Istorija Srpski Strani Autor: Ali Hadri Izdavac: Zavod za udzbenike i nastavna sredstva
Ali HAadri i beri edhe serbet e viteve 1970 , te mesojnë drejtë historinë e Skënderbeut
Akademik Ali Hadri ishte ndër të parët që i doli në mbrojtje Flamurit Kombëtar, simbolit të patjetërsueshëm i popullit shqiptar, për përdorimin e lirë të tij, ku në mes tjerash shkruan: ”E drejta për flamurin kombëtar dhe për përdorimin e lirë dhe të barabartë të tij në një bashkësi shumëkombëshe siç është RSFJ, ka të bëjë me të drejtat elementare kombëtare. Periudha më e vështirë, por edhe më e ndritshme e akademik Ali Hadrit do të mbetet ajo pas vitit 1981. Ai si intelektual i kompletuar, i pari shqiptar iu kundërvu politikës shoviniste serbe dhe qarqeve të tjera Jugosllave. Por politika diferencuese kishte qëllim të qëllonte dy caqe me një të qëlluar; duke sulmuar Ali Hadri, tok me veprën e tij, të zhvlerësohej e të përdhosej ndihmesa e popullit tonë dhënë LANÇ-së, si faktor i qenësishëm për të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të ish- Jugosllavisë, tezë kjo e afirmuar gjatë luftës kur ishte nevoja, por e injoruar tërësisht pas përfundimit të saj, pas 1945. Por ai vendosmërisht mbajti qëndrim parimor, të palëkundur për të drejtën e Kosovës dhe të shqiptarëve për Republikën e tyre, mendim që u avanca e u përkrah edhe nga masat e gjëra.

Në revistën “Novosti”nr.304, të 19 marsit 1987, akademik Ali Hadri boton reagimin e tij të gjatë me titull “Paraqitja e rrejshme për mua” (Lazhna slika o meni), duke përmbyllur reagimin kësisoj: “Aspak nuk do të shqetësohem nëse do të bëhem viktimë e sadizmit politik, sepse edhe në këtë mënyrë do të kem fatin tragjik të popullit tim”.

Dr. Ali Hadri, ishte profesor, doktor, mësues, pedagog, atdhetar, akademik, por mbi të gjitha ishte njëri ndër penat më të mbrehta të çështjes kombëtare. Ai ishte gur graniti, në grykë të hasmit, ai njeri nuk guxon të harrohet në asnjë kohë. Ai vdiq por pas tij mbetën librat, veprat dhe emri i tij i madh.

Ai ishte profesor, doktor, mësues, pedagog, akademik, por mbi të gjitha ishte penë e mbrehtë e çështjes shqipëtare. Në qëndresë ishte më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjët; në tokë e gur. Dr.Ali Hadri ishte shumë i madh dhe qiellin se pranonte kulm. Ai tërë jetën kërkoi dhe punoi për drejtësin, edhe pse jetoi e veproi në kohë të vështirë –të keqe. ( Ramiz Dërmaku)

Zakonisht ndodhë, kur shkruajmë apo flasim për ndonjë figurë të shquar të kombit, bëjmë analiza e trajtime gjithëpërfshirëse. Por, sot, do të ndalesha vetëm në angazhimin dhe mbrojtjen e simboleve kombëtare, çështje, në mesin e shumë çështjeve të rëndësishme, me të cilat u rrekë dhe u morë profesori i nderuar Akademik Ali Hadri.
Në qenien e njeriut është diçka që e determinon fatin dhe kahet e jetës. Është diçka, që vë në lëvizje njeriun dhe vetëdijen e tij. Janë këto ide apo ideale, që mund të formulohen me fjalët “Spiritus muvens”, apo shpirt që lëvizë. Jeta dhe vepra e profesorit, që ishte trinom i ecjes nëpër misteret e kohës, nëpër sfidat e paparashikuara të jetës dhe nëpër damarët e historisë kombëtare, njëmend e bëjnë këtë njeri Shpirt lëvizës prej hulumtuesi e shkencëtari elitar. (Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha )..
Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të zgjohen!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të ngrenë kokë! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të flasin!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të bërtasin! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të kërcënojnë!
*****Në debat e sipër me Akademik Hadrin, Azem Vllasi i ishte drejtuar atij: -Nuk ke pasur nevojë që t`u shkruash letër dy
kryesive të shtetit! Do të mjaftonte që të shkruaje kundër nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar dhe do të ishe i nderuar dhe i respektuar nga shteti?!…Ndërkaq Akademik Ali Hadri ia kishte kthyer: Unë nuk mund dhe nuk dua të shkruaj kundër popullit tim! Për këto punë të kemi ty?!…

Dhe kishte ndodhur ajo që do të ndodhte me secilin që kishte pasur guximin t`i kundërshtonte në atë kohë Azem Vllasit: Akademiku i nderuar Ali Hadri, ishte përjashtuar nga puna në Institut dhe më nuk i ishte lejuar për gjallje të tij të hynte në të! E atë institut e kishte themeluar vetë akademik Ali Hadri?!

*****
Medet per ne se sa pak kuptohesh o Ali Hadri , o Za i Atdheut , i te vertetes ! Sa shume te jemi ” Borxh ” por ma pare duhet ta kuptojme vleren tende !

Pse atë natë binte shi!, tregim nga Bajram Sefaj 

0

nga Bajram Sefaj

Tregim

(Nervaliane) 

Tema për këtë rrëfim, Ndreut nuk i piku nga qiellit, ashtu siç i kishte ndodhur nebelistit Gabo, me “Kujtim mbi putanat e mia të trishta”.

Jo!

Burimin, motivin, idenë, palcën, ashtin e mishin dhe gjithçka tjetër, Ndreu e kishte gjetur në paragrafin e parë të faqes pesëdhjetë e shtatë të librit të vocërr me fletë,  tridhjetë e dy e gjysmë (gjashtëdhjetë e pesë faqe gjithsej), por të madh në vlerë letrare e artistike “Silvia” të autorit francez, Zh. dë Nerval.

Befasia tjetër, ishte eseja e gjatë lidhur me këtë libër, që për autor kishte kurrkënd tjetër, pos shkrimtarin, eseistin dhe profesorin e letrave në Universitetin e Bolonjës, z. U. Eco-n,  që, tashmë e njehin dhe e respektojnë lexuesit nga të katër anët  e botës.

Është interesant se, nga faqja gjashtëdhjetë e pestë e andej, merr rrugë e nuk ndalet kurrkund, deri në faqen njëqind e njëmbëdhjetë, eseja e Z. Eco.

Gjashtëdhjetë e pesë faqet e para të librit të  Zh. dë Nerval i mbushin tregimet për zonjushën me emrin Silvia, kurse dyzet e pesë të tjera, i zë eseja e Eco-s, “Mjegullat e Valuas”. Provo të matesh (krahasosh) numrin e faqeve me rrëfime të Zherarit, me numrin e faqeve të esesë së Eco-s! Një mrekulli kjo, origjinale, kur nuk do të gjesh ndryshim të madh shifror (matematikor).

Por, ja që për ndërtimin e “kullës”së tij, Ndreut nuk i hynte në punë numri i faqeve.

Ishte krejt një: si të ishin njëqind e dhjetë, si të ishin një mijë e njëqind e dhjetë, si një milion e njëqind e dhjetë. . .

Ndreut i hynte në punë vetëm faqja pesëdhjetë e shtatë, dhe pikë. Aty gjeti thesarin! Kur, instinktivisht, shfryu: sa në zor të madh paskam qenë, o Zot i lum, nuk e paskam ditur!

Dhe, ja, kishte zbardhur ditë e bardhë e shtatëmbëdhjetë qershorit dy mijë e pesë, kur ia kishte mësuar hilenë lëngatës së gjatë gjysmëshekullore!

Faqen pesëdhjetë e shtatë, si të gjitha të tjerat, para e pas saj, Ndreu i kishte lexuar herët në mëngjes. Pa pasur idenë, pa e ditur fare se aty, vetëm disa rreshta më poshtë, do të gjente dritaren, në e parë, të vockël, që fill pastaj, krahë me krahë do t’i hapë dyert e  këtij kallëzim-zbulimi të mjaftueshëm për ndërtimin e këtij Tempulli . . .

Tempulli  i urtisë ishte fjalë e urtë që e kishte ngazëllyer, që e kishte mrekulluar Ndreun, prandaj, që në shfaqje të saj kishte nënvizuar me vijë të kuqe (me shpresë se do t’i hynte në punë mrekullia e saj një ditë) dhe kishte vazhduar rrugën për të zbritur edhe për disa kate (rreshta) më poshtë!

Atje kishte gjetur këtë fjali: “… Gjatë bredhjeve dhe zbavitjeve (fjalën zbavitjeve e kishte zëvendësuar me fjalën argëtimeve!) të mia, kisha menduar të vendosja në një veprim poetik dashurinë e piktorit Kolona ndaj bukuroshes Laura, të cilën prindërit e saj e bënë murgeshë, por të cilën ai e dashuroi deri në vdekje. Me këtë temë lidhej diçka edhe me mendimet e mia të përhershme…”

Me këtë temë lidhej diçka edhe me vuajtjet e përhershme të Ndreut, që, deri në atë çast, nuk ishte kujtuar se janë mendime të përhershme dhe se e kishin ndjekur atë përgjithmonë. Ai nuk kishte pasur haber (as nuk ka !) kush ishte ai farë piktor Kolona? Ç’rëndësi ka kjo. Nuk i hynte në punë emri i tij, qoftë ai piktor i njohur dhe me famë botërore. E rëndësishme ishte dashuria e përmotshme e tij ndaj bukuroshes Laura, pavarësisht së prindërit e kishin bërë murgeshë!

Ai lexim i hershëm (ora bënte katër e dyzet e pesë minuta të mëngjesit), që  Ndreun e çoi deri të ai rresht monumental zbulimi, mos kjo kishte lidhje (o Zot!) me një të dashurën e tij, që, pas më shumë se tridhjetë vjetësh, një ditë më parë, e kishte takuar befasisht e rastësisht, në një nga sheshet e (krye)qytetit?

Jo!

Atë prindërit e saj nuk e kishin shtrënguar të bëhej murgeshë. Ajo kishte vazhduar jetën e saj, me hare dhe pa brenga.

Kur të nesërmen lexoi për piktorin Kolona dhe të dashurën e tij Laura, Ndreu mësoi se si, i gjori, tërë jetën paskësh qenë një murg, murg, murg – murgan i të bukures Inë, bie fjala, e asgjë tjetër!

Kapjen dhe zbërthimin, sado të përciptë të kësaj teme, të këtij fenomeni a zbulimi, mbase do t’ia ketë yshtur edhe biseda spontane me poetin Xhim, që ngjante aty, në tarracën e një bistroje të një lagjeje të re të qytetit, pikërisht në mbrëmjen e po asaj dite që kishte (ri)takuar “murgeshën” e tij.

Pse atë buzëmbrëmje rigonte shi?

– Kishe ti, në jetën tënde, ndonjë dashuri?

Si me kazmë, poeti kishte çelur një plagë (a gropë) në zemrën e Ndreut.

– Po, ishte gjegjur ai, pa hezitim. Mbase një të vetme. Atë të përmotshmen. Si piktori Kolona, që kishte pasur bukuroshen Laura!

Po Ina, Ina, megjithatë, i përkiste “realitetit të ëmbël”, ndërkaq ajo tjetra, e padukshmja, eternalja,  i takonte “idealit të madhërishëm”.

Ndreu i tha kështu poetit apo kokës se vet të lodhur dhe provoi pjesën e pafjetshme të gjumit . . . !

 (Prishtinë,  17 qershor 2005)

Serbia si dimension gjeopolitik mes Brukselit e Moskës

0

Alexei Grivach, Zëvendës Drejtori i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë Ruse (NESF), dëshmon se Moska nuk nuk e sheh lëvizjen e Brukselit drejt Beogradit me simpati. Ajo e konsideron Serbin sferë të interesit të saj gjeopolitik që duhet ta zotërojë si dikur në epokën sovjetike.

Prishitnë, 25 maj – Serbia vazhdon lojën e saj të politikës së dyerve të hapura. Një lloj trashëgimie e epokës së Titos. Kjo vërehet sidomos në fushën e politikave të jashtme, atë të mbrojtjes dhe energjisë. Ditë më parë Serbia pranoi një flotë të tankeve të modernizuara T-72MS dhe automjeteve të blinduara BRDM-2MS nga Rusia. Të dielën (më 23 maj), zëvendës ministri rus i Mbrojtjes, Aleksandër Fomin, tha se armët e dërguara si pjesë e ndihmës ushtarake-teknike mund të forcojnë potencialin luftarak të ushtrisë serbe.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre automjeteve ushtarake në Nish, në Brigadën e 3-të të Mekanizuar të Ushtrisë Serbe, morën pjesë zëvendës kryeministri serb, ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç, zëvendësministri rus i mbrojtjes Nikolai Pankov dhe anëtarët e Komandës së Lartë Ushtarake të ushtrisë serbe.

Kjo teknikë ushtarake, e vlefshme për forcat e armatosura serbe, plotëson të gjitha standardet dhe kërkesat moderne dhe do të kontribuojë në përmbushjen e detyrave për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, vuri në dukje Fomin. Natyrisht Fomin nuk potencoi se nga kush cënohet sovraniteti i Serbisë. Tutje, sipas tij, Ministria Ruse e Mbrojtjes do të vazhdojë të zhvillojë dhe forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të sigurojë çdo ndihmë për modernizimin e Forcave të Armatosura Serbe.

Banka Evropiane e Investimeve – EIB do të japë ndërkohë 25 milion euro për Serbin për të ndërtuar rrjetin ndërlidhës midis Bullgarisë dhe Serbisë, i cili do të sjellë gaz natyror të lëngshëm nga Greqia (terminali LNG në Alexandroupolis në Greqinë veriore), si dhe gazin Kaspik nga Azerbajxhani përmes Gazit Jugor të Evropës Korridori.
Serbia aktualisht merr gaz vetëm nga tubacioni i gazit turk. Linjën që kalon përmes Bullgarisë dhe Serbisë, të dy vendet e quajnë tubacioni i gazit ballkanik, paralelisht me të cilin do të vendoset një lidhje e re.

Qeveria e Serbisë dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB) kanë nënshkruar një marrëveshje mbi financimin e seksionit serb të interkonjeksionit të gazit Nish-Dimitrovgrad, raporton BGNES. EIB do të sigurojë një hua prej 25 milion euro për palën serbe për një projekt prej 89 milion eurosh. Pothuajse 50 milion euro janë tumirë tashmë si mbështetje e garantuar nga Bashkimi Evropian, me çka përmbyllet kostoja financiare e ndërtimt.

Ndërtimi i interkonektorit të gjatë 62 km në territorin bullgar do të kushtojë 76 milion euro, nga të cilat Brukseli do të paguajë 27 milion euro. Nndërkaq ndërtimi që do të fillojë këtë vit, pritet të zgjasë për dy vjet. Në total, do të ndërtohen më shumë se 160 kilometra tubacione gazi dhe stacione kompresori.

“Ne po ndërtojmë një ndërlidhës, i cili kushton 89 milion euro, midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky është një investim i rëndësishëm për ne, sepse së bashku me interaksionin ballkanik, tubacionin ekzistues të gazit, ai do të mundësojë diversifikimin e mëtejshëm të burimeve të energjisë “, tha të dielën presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me presidentin bullgar Rumen Radev.

Tani për tani, Serbia merr vetëm gazin rus dhe këtë vit kaloi ekskluzivisht në furnizime nga ai turk. Lidhja e planifikuar do të zhvillohet paralelisht me linjën turke dhe do t’ju konkurojë furnizimet ruse.

“Ekziston, natyrisht, një dimension gjeopolitik, janë këto përpjekje për të mbështetur forcat anti-ruse në Serbi dhe për të shtyrë Beogradin në NATO “. Kjo ishte deklarata e Alexei Grivach, Zëvendës Drejtori i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë Ruse (NESF), që dëshmon se Moska nuk e sheh lëvizjen e Brukselit drejt Beogradit me simpati. Ajo e konsideron sferë të interesit të saj gjeopolitik që duhet ta zotërojë si dikur në epokën sovjetike.

* * *

Moska përmes Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnjë po zgjeron ndikimin e saj në shoqëritë e paqëndrueshme të Evropës Juglindore, duke mbështetur aktorë si Aleksandar Vuçiq e Milorad Dodik.

Takimi në Vishegrad të Bosnjës në javën e dytë të prillit 2021 të mbetjeve të mercenarëve rus pjesëmarrës në luftën e Bosnjës (1992-1995) dhe vënja e kurorave mbi varrezat që përkujtonë mbështetjen e drejtpërdrejtë ruse për zgjerimin e Serbisë drejt perendimit, ishte në mesazh sinjifikativ.

Këto defilime publike të ish paramilitarëve dhe më pas edhe ajo e flotës ruse në Serbi, ndodhin pak ditë pasi Dodik doli me një propozim të ri që në esencë, sipas tij, është “shpërbërja paqësore” e Bosnjës. Kjo ide, thuhet nën zë, ishte rimarrë dhe publikuar ditë më parë jo pa konsultime paraprake me Moskën dhe qarqet reaksionare europiane, nga vet kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha. Në një qarkore (“non-peper”) që për autor thuhet se ka Janez Janshën, gjithashtu të akorduar me Moskën, supozohet shpejt të fillohet me ristrukturimin e shteteve të Ballkanit sipas kritereve etnike.

Paralajmrimet edhe me tone qortuese se , projekte të kësaj natyre , po u insistua tutje të realizohen, do të që provokonin konflikte të reja të armatosura që mund t’ jua kalojnë atyre të dekadës së fundit të shek. 20-të.

* * *

Mungesa e strategjisë së Brukselit për ta përfshirë më shpejt Evropën Juglindore (Ballkanin Perendimor, si e ka pagëzuar ndërkohë këtë dimension të gjerë gjeopolitikë), i ka lëshuar terren veprimi Moskës. Promovimi për shumë vjet i “stabilokracisë” përmes “elitës së korruptuar”, duke i trajtuar si aleatë autoritarët si Vuçiqi, Thaçi, Rama, Gjukanoviq… tashmë po dëshmohet e dështuar.

Serbia që nga fundi i luftës në Kosovë, me theks pas arrestimit dhe dërgimit të Sllobodan Milosheviqit në burgun e Hagës, duke improvizuar promovimin e demokracisë (2000), vazhdon të tundet në shilarësin që e shpjen herë drejt Brukselit e herë drejt Moskës.

Negociatat e pranimit filluan zyrtarisht në 2005 dhe Serbia mori statusin e kandidatit në 2012. Deri më tani, nga 35 kapitujt e negociatave të pranimit, vetëm 18 janë hapur dhe vetëm dy janë përmbyllur me sukses.

Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave. Qytetarët kosovarë mbesin tutje të izoluar.
Ndërkaq dialogu me Kosovën ishte shfrytëzuar tej mase nga Beogradi në palanin politik, por edhe në atë ekonomik.

Samiti i parë për Ballkanin Perëndimor (2003) pati bërë publik konkluzionin e njohur: “BE konfirmon se mbështet orientimin Evropian të Ballkanit Perëndimor pa rezerva. E ardhmja e Ballkanit qëndron në Bashkimin Evropian.”

Ky konkluzion i vullnetit politik atëbotë, gjithësesi shumë shpresëdhënës, është koha të rimirret në konsideratë.

Nëse BE ndërmerr veprime shpejt, ka gjasa ende ta fitojë betejën gjeostrategjike për Ballkanin. Ballkani stabil dhe i zhvilluar, me shoqëri të prosperuar edhe në rrafshin demokratik, mund të jetë tejet i dobishëm për BE-në edhe në dimensionin gjeopolitik.

Kisha mesjetare e Shën Venerandës (Shën Barbullës) në Pllanë

0
Kisha mesjetare e Shën Venerandës në Pllanë është ndër monumentet e rëndësishme kishtare të Shqipërisë Veriore, me vlera historike dhe arkitektonike. Përmendet si kishë famullitare në juridiksionin e Dioqezës së Arbërit që në vitin 1407. Përmendet në mënyrë konstante nga relatorët e shek. XVII, XVIII, XIX, etj, si kishë famullitare e Pllanës. Mendohet të jetë ndërtuar në shek. XIII-XIV.

Mban statusin Monument Kulture i Kategorisë së I-rë.

 

Dom Zef Skana (1889-1943) , doktor në filozofi dhe teologji

0

At Shtjefen Gjeçovi, kur mblodhi normat zakonore “Kanuni i Lek Dukagjinit”, në Mirditë kishte si pika kryesore referimi, Çup Kol Skanën e Oroshit dhe Paluc Preng Gjonin e Kashnjetit.

Zefi pasi mbaroi studimet në Kolegjin Papnor në Shkodër, studioi për teologji në Romë. Pasi u shugurua meshtar, shërbeu në Kaçinar dhe në Fanë. Gjatë shërbesës prej 17 vitesh në Fanë, pati një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e restaurimin e disa objekteve të kultit, në arsim, në ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve, faljen e gjaqeve, etj.

Dom Zef Skana mbante titullin doktor në filozofi dhe teologji. Vdiq në vitin 1943.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani e ka nderuar pas vdekjes dom Zef Skanën me Dekoratën “Nënë Tereza” me motivacionin: “Për kontributin e shquar si klerik që shkriu jetën për idealet ‘Fe e Atdhe’, për edukimin e virtyteve të larta morale si misionar i pajtimit të gjaqeve në Mirditë, përhapës i kulturës, paqes dhe përparimit, si veprimtar shoqëror në lëvrimin e letrave shqipe dhe në përhapjen e arsimit në mesin e shekullit XX”.

Xhafer Durmishi dhe Suzana Gërvalla, komprometues të Jusuf Gërvallës

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

  • Reagim kundër Xhafer Durmishit.

Edhe për hir të Xhafer Durmishit, bashkëveprimtar në kohën kur ishim të angazhuar në të njëjtin organizim (20 janar 1982 deri mars 1984), po polemizoj ndaj shkrimit të tij, publikuar më 14 maj 2021 në portalin DRINI.
Në këtë shkrim Durmishi është shpërnda në tematika nga pothuajse gjithë veprimtaria e atëhershme, të cilat indirekt i kemi debatuar herë pas here; ai ka kompiluar shumë libra elektronik, ndërsa unë iu kam përgjigj me librin “Gjurmë dhe Fërkem”. Kësaj radhe po ndalem vetëm te “argumenti” i fundit që Durmishi e ka potencuar, duke e përmbyll shkrimin e tij me shpërdorimin e viktimës Suzana Gërvalla (Gruja e Jusuf Gërvallës), gjegjësisht duke shpërdoruar shpifjen e saj:

“Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.”

***
Digrision:

Në vitin 2008 kam bërë intervistë me Zotëri Rafet Muminoviq, atëherë kryetar i një partie bosniake në Makedoni. Jam mrekulluar nga konstruktiviteti i tij në rrethana tepër destruktive të fushatës zgjedhore në Makedoni. Në fund të intervistës Z. Mimunoviq më informoi se është vëlla i Suzana Gërvallës, gjegjësisht daja i Donikës. Ishte hera e parë që po informohesha konkretisht për prejardhjen familjare të Suzanës. Por, mirësjellja e Z. Muminoviq ma rriti respektin për Suzanën. Ndërsa peripecitë jetësore familjare të Familjes Mimunoviq ma shtuan keqardhjen.
E bëra këtë digresion që ta ndihmoj Suzana, – me mbiemrin e lindjes Muminoviq, – të çlirohet nga kompleksi i të qenurit “boshnjake”, pasi në intervistë rrëfen se prindërit janë shpërngul nga Plava në Pejë dhe prej andej në Shkup, me qëllim që të shpërngulen në Turqi, duke ngurruar ta thotë shkoqur përkatësinë serbishtë-folëse të Familjes.

Të interesuarit këtu mund ta përcjellin intervistën e Zonjes Suzana Gërvalla:

***
Edhe Zotëri Durmishi, si viktima mjerane Suzana Gërvalla, e dinë se kanë shpif e po shpifin që Jusufi më ka dëbuar nga shtëpia! Por Durmishi kësaj radhe po shpif përmes Suzanës, për hakmarrje, duke goditur nën brez. Të të paktën pasi kanë lexuar letrat dhe “raportin” e Jusufit, është dashur të binden se mua asnjëherë Jusufi nuk më ka dëbuar nga shtëpia. Larg qoftë, edhe nëse Jusufi do të ishte i poshtër si këta dy shpifës, nuk do ta kishte shansin të më dëbonte nga shtëpia, sepse para se të arrinim deri në atë nivel, nuk do t’i shkoja në shtëpi e as ai nuk do më ftonte t’i shkoja.
Durmishi, duke shpërdoruar Faridin Tafallarin, i ka publikuar letrat që Jusufi ua ka dërguar të tjerëve. Gabim vulgar! Publikimi i tyre e ka godit rëndë mitin afirmativ për Jusuf Gërvallën.
Pos tjerave, pinjollët organizativ të Jusufit i kanë publikuar edhe tre letrat që Jusufi m’i ka dërguar edhe mua. E para mban evidencën “prill 1980”, e dyta “shtator 1980” dhe e treta “15 janar 1982”. Këto tre letra mbulojnë hapësirën kohore mbi dy-vjeçare të bashkëveprimtarisë sonë, nga janari 1980 deri më 17 janar 1982. Janë pak letra, sepse takoheshim shpesh.
E habitshme, këta shpifës sikur e pandehin Jusufin për idiot, i cili, përkundër që më paskësh dëbuar tre herë nga shtëpia, – siç ka shpif edhe Suzana, – të më shkruante letër më 15 janar 1982, me këto fjali fillestare:

“I dashur shok Ibrahim,
me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. Arsye për të qenë aq gjaknxehtë mbase nuk kam pasur.(…)”

Pra, në letrën e shkruar dy ditë para se ta vrisnin, Jusufi e potencon se më vlerësonte për “shok me të cilin nuk kemi pasur kufij”.
Kjo letër është shkruar kryesisht si reflektim për bisedën që kemi pas në dasmën e Kadri Zekës dhe Sajime Isufit, më 2 janar 1982, në Biel/Bienne. Ajo bisedë që bërë me insisistim timin, meqë Isufi, edhe pse i ishte përgjigj fetesës së Kadriut për të marrë pjesë në dasmë, vrazhdonte të ishte i hidhëruar nga dështimi i bisedimeve për bashkim, me Sabri Novosellën, në fillim të tetorit 1981. Në atë takim mes Kadri Zekës dhe Sabri Novosellës në Stamboll kanë qenë pjesëmarrës edhe Bardhosh Gërvalla dhe konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Bujar (Kadri) Hoxha…

Viktima Suzanë në atë intervistë, pos gënjeshtrës inkriminuese që e citova dhe disa gënjeshtrave tjera, gënjen edhe se unë, Kadri Zeka dhe shoku që na ka dërgua ne me auto (Sylë Nuha i Baliqit të Ferizajit, imigrant në Dyseldorf; Suzana thotë se ishte Mustafa), ishim shkuar te Jusufi në natën e 16/17 janari 1982 të paftuar (në banesë të Murat Kryeziut, në Bernhausen, pranë Aeroportit të Shtutgartit). Nëse do pyteshin pjesëmarrësit në atë ndodhi, do të dëshmonin se kemi shkuar të ftuar nga Jusufi. Jusufi e kishte paralajmëruar edhe në letrën e 15 janarit 1982 një aktivitet të ngjashsëm:

“Tani po të njoftoj se këto ditë na arriti në videokasetë me pesë filma shqiptarë. Filmat janë të shkëlqyeshëm dhe shumë inspirues. Ne ende s’ia kemi dalë ta shumëzojmë videokasetën, se për këtë punë po na duhet edhe një videofon i dytë, që s’e kemi, dhe një shtojcë speciale për riinçizim, që s’e kemi poashtu. Po të nxorri rruga këndej ndonjë ditë dhe po pate mundësi, merr videofonin tuaj e eja t’i riinçizojmë. Me këtë rrugë, për të njejtën çështje po e njoftoj edhe shokun Z., megjithqë më duket se ata nuk kanë ende as videofon.
Të fala vëllazërore e revolucionare
J.G.”

Konkretisht, jam ftuar në mëngjesin e të shtunës së 16 janarit 1982, përmes telefonate, meqë të premten e 15 janarit, pasi Jusufi ma ka nis letrën, Bardhoshi me shokë i kishte siguruar pjesët për të cilat Jusufi më shkruante në letër se ende mungonin. Nga banesa e Murat Kryeziut jemi shpërnda pas mesnate të 16/17 janarit 1982. Jusufi ka insistuar që Kadriu, Syla dhe unë të shkonim të ai për të fjetur. Edhe për këtë ka dëshmitarë, meqë kemi zakon, shpërndarjet e kemi të zhurmshme – në atë rast edhe të tjerët na ftonin të shkonim për mysafirë.

***
Ftakeqësisht në “raportin”, që ngjanë si me qenë zhanër spiunazhi, për të cilin (dez)informohen se e ka shkruar Jusufi dhe ia ka dërguar Novosellës më 31 korrik 1981, është edhe ky fragment:

“Shokët e Vjenës e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjegj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!”

Sidomos ky fragment më ka shty të dyshoj, nëse ky “raport” dhe letrat që Jusufi i paskësh dërguar Novosellës, janë autentike. Por, për momentin, deri sa të analizohen duke u bazuar në burime të tjera, po e marrë të mirëqenë se vet Jusufi ka lajthitur kështu (ndoshta edhe për ta dezinformuar udhëheqësin e tij, Sabri Novosellën) për arsye që nuk jam në gjendje as t’i fantazoj. Di që, fund e krye, në gjithë korrespondencën e Jusufit, nuk gjejë ndonjë faj konkret që ia kam bërë personalisht Jusufit, i cili do ta arsyetonte të ishte kaq arrogant, si në formulim të këtij fragmenti!

Moti kam shkruar se të hënën e 6 prillit 1981, Jusufi më ka dëtyrua të udhëtojë në Vjenë, që të pyes në Ambasadë shqiptare nëse vendimet që kishim marrë të dielën e 5 prillit 1981 – për seri të demonstratave në kryeqendra evropiane – janë vendim i arsyeshëm. Fatkeqësisht në Ambasadë më ka ndodhur një sherr vulgarë: jam rrahur goxha brutalisht më “diplomatin” (sigurimsin), i cili që tepër arrogant kundër pyetjes time: “A po bëjmë mirë me demonstrata që do t’i bëjmë në kryeqendra europiane, në përkrahje të kërkesës Kosova-Republikë…?” Ai qe përgjigj: “Partia jonë, në krye me shokun Enver Hoxha, i ka qëndrimet parimore, publike, nuk përzihen në çështje të brendshme të Jugosllavisë as të mërgatës…!” [Prafrazim.] Pata humb përmbatjen, kur në pytjen time diskualifikuese, nëse ishte minortitar apo shqiptar, ai më urdhëroi: “Përjashta!” Pata kërcy sipër tavolinës dhe iu hedha sipër me shkelma e grushta. Edhe ai u vetëmbrojt. Ambasadori dëgjoi përplasjet dhe erdh e na ndau. Më mori në kabinetin e tij për t’më qetësuar, duke me lajkatuar: “Është kuadër i ri, nuk të ka njohur…”. Mund që pikërisht ai “diplomat” me të cilin u rrahem, e paskësh qortuar Jusufin pse rrinte më mua, gjegjësisht pse nuk më dëbonte nga shtëpia, bile si qen, dhe Jusufi ka gjykuar ta mashtron ate në mënyrë siç i ka raportuar udhëheqësit Novosella?!

Duke pas parasysh vlugun kulmor të bashkëveprimtarisë së atyre gjatë muajve prill-nëntor 1981, – meqë çdo fundjavë organizonim demonstrata, dhe duke pas parasysh se po bisedonim për bashkim, – jam ndie i zhgënjyer pse Jusuf paskësh spiunuar kaq pas sens! Apo ndoshta Jusufi ka gënjyer në letrën që ma ka dërguar më 15 janar 1982? Jam i sigurt që këtë shpifje do ta demantojnë edhe raportet që kanë shkruar diplomatët shqiptarë të Ambasadës shqiptare në Vjenë, nëse kanë pas këso bisede me Jusufin.

Përkundër keqardhjes edhe për këto lajthitje të Jusufit, askund nuk del e shkruar se Jusufi më ka dëbuar nga shtëpia ndonjëherë, aq më pak tre herë, siç ka shpif viktima Suzanë!

***
Jusufi dhe unë kishim ndërvarje të madhe nga njëri tjetri. Mua më duhej kontributi publicistik dhe intelektual i Jusufit, për të përgatit material cilësor propagandistik, kurse ai kishte nevojë ta mbroja e afirmoja, sepse Jusufi deri kur është emigruar, nuk kishte krijuar personalitet afirmativ as në Kosovë, as në emigracion. Përkundrazi, sapo ka arritur në Gjermani, Riza Salihu me ca argatë mjeranë, kanë propaganduar publikisht: “Kujdes, Jusuf Gërvallën e ka dërguar UDB-ja për të spiunuar emigrantët patriotë…” Akom më keq: Riza edhe ka urdhëruar që Jusufi të vritej.

Për hir të atyre që dëshirojnë të informohen më shumë për rrethanat, të cilat mund t’i kenë shkaktuar hidhërim Jusufit ndaj meje, po i bie trup nga Kina (siç thuhet me ironi kur dikush nuk fol e nuk shkruan “shkurt e shqip”).
Siç kam rrëfyer, takimi i parë njohës mes nesh ishte si të kishim qenë bashkëveprimtarë në të njëjtën organizatë klandestine (gabimisht thuhet ilegale), sepse në mes kishim Bardhin dhe Hysen Gegën. Këta na mjaftonin për të pas besim reciprok. Unë nuk shfaqa asnjë rezervë, sepse ashtu ishim përcaktuar – në emigracion nuk kishim nevojë të ishim organizatë klandestine, pos që duhej të ruheshin bashkatdhetarët, sepse ata shkonin për vizita e pushime në vendlindje. Dhe një nga përkujdesjet ishte, të mos praktikonim plotësim formulari e deklarata për anëtarësim, të firmosura nga ai/ajo që dëshironte të anëtarësohej. Nga Jusufi nuk pata kërkuar rrëfime për angazhimet e tij në organizatë klandestine, meqë mendoja se i duhet pak kohë për t’u ambientuar në rrethana të reja në ekzil. Në fakt, as që kisha informim, cilës organizatë i takonte Jusufi dhe nuk kisha informim për ekzistime të organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovë dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), emrin e të cilës e mora vesh nga Jusufi.
Ata që nuk kanë informim për organizata klandestine, do të thoshin asgjë e jashtëzakonshme. Por, ta zëmë mua më ka vizituar Hidajet Hyseni në konvikt të studentëve në Bochum në vitin 1979, dhe nuk e ka dekonspiruar fare identitetin e tij; ishte modë me u krekos si “ilegal” (frymëzim nga filmi “ilegalët”). Të dielën e 5 prillit 1981 e pata takuar Kadri Zekën në Biel/Biene të Zvicrës, në librarinë e Mikut zvicëran Beat Schaffer. Adresën e asaj librarie ma pat dhënë Jusufi. Me porosi të Jusufit pata shkuar atje. Biseduam me Kadriun rreth dy orë dhe në fund të takimit mbet po “Zeqa”, si në fillim, duke m’u lut për mirëkuptim pse nuk e dekonspiroi identitetin e tij. Mëpastaj e kam marrë vesh që ishte Kadri Zeka!
Vendosëm për të filluar demonstrata e përbashkëta, çdo të shtunë, nga 11 prilli 1981 në Bern, për të vazhduar në kryeqëndra evropiane, duke vazhduar Kadriu ta mbaj konspirativ identitetit. E keqkuptova si mosbesim, por kështu e kishin diciplinën revolucionare, marksiste-leniniste, ata të OMLK-së. I kam pas keqkuptuar se simulonin për t’u imponuar ekstra të rëndësishëm.

Fatkeqësisht nga fundi i janarit 1980 Hysen Gega më informoi se Riza Salihu e kishte urdhëruar, “në emër” të Grupit Komunist Zëri i Kosovës (GK), që ta vriste Jusufin, me arsyetim se UDB-ja e kishte dërguar spiun për ta spiunuar GK. Atëherë e tani Riza Salihu i ka akuzuar për spiunë të UDB-së Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Për këtë mund të bindet kushto që përcjell intervistën e Rizait, dhënë tv klan, më 16 mars 2012 (kundër të cilës kam bërë padi në Kryeprokurori dhe prokurori speciale të Kosovës):

Sapo më ka informuar Hyseni për atë urdhër kriminel, kemi marrë edhe Malush Ademajn dhe jemi shkuar te Jusufi e Bardhi, ta informojmë. Pas rreth katër muajve taktizimi që të hetonim me ke kishte lidhje Rizai, jemi ballafaquar në banesë të Hysen Gegës në Esslingen, Gjermani. Donim ta dëgjonim Rizain. Në ballafaqim merrnin pjesë Riza, Jusufi, Bardhi, Hyseni, unë, Maksut Saramati dhe një bashkëbanues i Hysenit, meqë aty ishte konvikt i firmës SEL, ku punonte Hyseni. Rizai zu të frikësohej; nuk po e ndihmonim dot belbëzimet për t’i arsyetuar akuzat. Zuri të qante, duke iu përgjëruar Jusufit për falje e mëshirë. Edhe Jusufit iu mbushën sytë lotë dhe e fali. Hyseni, Maksuti, Bardhi, unë, u hidhëruam pse Jusufi e fali, pa u konsultuar me ne…

Ishin përjetime që duhet të kenë prodhuar edhe trauma, sidomos për Vëllezërit Jusuf dhe Bardh Gërvalla, të cilët qenë ballafaquar me akuzë aq denigruese: se janë spiunë të UDB-së.

Në verë 1980 rastisi Jusufi ta përmend emrin e Misin Mavraj. E prezantoi si kuadër në Mynhen. Humba përmbajtjen dhe i thash: “Edhe huligan degjenerik si Misin Mavra i çmon për kuadër…?!” U hidhërua. U mundova ta sqaroj se Misini, me një huligan vjetër (Musa Berisha), ma kishin rreh në fshatin Trestenik të Pejës djalin axhës, Imerin, atëherë drejtor në shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në atë fshat, me arsyetim se Imeri kishte refuzuar punësimin si mësues të atij huligani. Imerin e kisha model. Me atë huliganin tjetër ishim “kusurit” në Pejë, por Misini ishte larg që të “kusuriteshim” edhe me te. Kisha informim që Misini edhe në Gjermani ishte kapadai degjenerik. E luta Jusufin të mos e joshte. Më ngjau që u mirëkuptuam. Në gusht 1980 shkuam, nga Dyseldorfi në Mynhen pesë veta (Nazmi Nuha, Haxhi Bega, Sylë Nuha, Safet Azizi dhe unë), që t’i përkrahnim bashkëveprimta¬rët atje të fitonin garën në zgjedhjen e kryetarit të Klubit “Rilindja”. Pasi përfundoi mbledhja në lokalet e Klubit në Mynhen, Bali Rexhbogaj na mori mysafir në familje, meqë atëherë nuk frekuentonim restorantet por ushqeheshim te njëri-tjetri. Kur kemi arrit para pallatit ku banonte Bali Rexhbogaj, gjatë parkimit të autos, rastis të jetë në të njëjtën kohë Jusufi e Bardhi duke parkuar. Ata ishin aty për ta vizituar Misinin, i cili banonte në të njëjtin pallat me Bali Rexhbogaj. Fatkeqësisht atë koincidencë Jusufi e keqkuptoi si survejim. Aty u grindem goxha vulgarisht, meqë gjashtë veta u ndiem të ofenduar se ndodheshim aty për survejim të Jusufit. Edhe pse pimë kafe të gjithë edhe në banesë të Misinit, Jusufit nuk i kaloi hidhërimi.

Ishin këto ndodhi që Jusufin duhet ta kenë irrituar dhe prandaj qe përcaktuar për ndërprerje të bashkëpunimit me mua, siç ka “raportuar”, në gusht 1980. Por, ky hidhërim nuk i pat zgjat shumë, nëse mund t’i besohet sinqeritetit të Jusufit, i shprehur në letrën që ma ka dërguar në shtator 1980, rreth një muaj pas atij skandali akcidental në vend-parkimin në Mynhen.
Kishte edhe “cikërrime” të tjera që e bënin Jusufin të hidhërohej ndaj meje, sepse ai i vlerësonte blasfemike kritikat e mija ndaj PPSH-së dhe Enver Hoxhës. Jusufi ishte strikt kundër konceptit tim për bashkëpunim me emigracionin nacionalist shqiptar dhe kroat, por më toleronte, për hir të një interesi më madhor nacional. Edhe akuzat që kisha prirje terroriste duhet të kenë qenë prodhim i adoleshencën se tij revolucionare, nëse mund të thuhet kështu për entuziazmin fillestar që ndienim kur ndiheshim më enverist se Enver Hoxha!
Këtyre duhet shtuar edhe zënkën fizike që kam pas të hënën e 6 prillit 1981 me sigurimsin në Ambasadë në Vjenë, që e përmenda më lartë.
Si pasojë e këtyre ndodhive që prezantova po i arsyetoi edhe ca spekulime që i përmban “raporti”, për të cilin (dez)informohen se Jusufi ia ka dërguar Sabri Novosellës (atëherë me qëndrim në Turqi) më 31 korrik 1981. Përndryshe, ekziston mundësia për keqkuptim të Jusufit si jo parimor, me karakter kontrovers. Sepse letra e 15 janarit 1982, që Jusufi ma ka dërguar mua, përmban prononcimin e Jusufit: “gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij.”

Mirë do të kishte qenë të mos kishim pas asnjë grindje mes nesh, por edhe më mirë që e duruam njëri tjetrin për hir të çështjes për të cilën ishim angazhuar dhe po i shërbënim, sepse nuk i përkisnim të njëjtës organizatë as nuk kishim mendësi moniste (në fakt, siç po rezulton nga korrespondenca e Jusufit, unë nuk kisha mendësi moniste, ai po.).
Shpërdorimi i pastajmë i korrespondencës së Jusufit, për inate e luftë politike, duke i shoqëruar me shpifje ordinere, është pasojë kryesisht e pasojave që i ka shkaktuar lufta speciale e shërbimeve armiqësore.

Përse ka gënjyer Suzana Gërvalla dhe përse po e shpërdor Xhafer Durmishi?!

Është interesant të dihet motivi apo interesi, përse viktima Suzana Gërvalla ka gënjyer, shpif e akuzuar kaq vulgarisht. Nuk më besohet që do ta shqyrtojnë institucionet e drejtësisë, edhe pse unë e kam bërë padinë kundër saj në Prokurori në Prishtinë. Më ka ardh keq për padinë, por janë shifje që nuk mund të kapërdihen pa reagim, edhe nëse janë nga Gruaja e Heroit Jusuf Gërvalla!

Digresion:

Natën e të dielës së 24 janarit 1982, komiteti “Sabri Novosella”, i përbërë nga Xhafer Durmishi, Nuhi Sylejmani, Faridin Tafallari, Haxhi Berisha, Nami Ramadani, dhe me “kandidatët” Naim Haradinaj dhe Agron Sela, organizojnë gjyq kundër meje. Akuza: kisha provuar t’i vjedh ndihmat që bashkëveprimtarët e Dyseldorfit me rrethinë ua patën dhuruar të vejave Gërvalla dhe Zeka. Ata ishin ardh me autobus dhe disa auto të shtunën, më 23 janar 1982, për të shpreh ngushëllimet. Kryetari i Klubit Shqiptar në Dyseldorf, tashmë i ndieri Hyzri Reka, kur përfundoi shprehja e ngushëllimeve, zgjati të m’i jepte ndihmat që i kishin grumbulluar. E këshillova t’ia dorëzonte Suzanës, si më e moshuara, meqë do ishte simbolikë që iu jepte më shumë forcë, se sa t’ia dorëzoja unë pastaj. Dhe ashtu ndodhi. Suzana, sapo i pranoi ndihmat nga Hyzriu, iu falënderua dhe ia dorëzoi Nuhi Sylejmanit, kryeplakut të ceremonisë mortore, të caktuar nga Sabri Novosella. Nuhiu ato ndihma i ka fut nën jastekun e shtratit ku flija unë dhe, duke shpërdoruar Naimin dhe Agronin si dëshmitarë, gjoja rastësisht, në prani të tyre, ato ndihma u gjeten nën jastakun e shtratit ku flija unë, duke shpif se i kisha fsheh për t’i vjedh!

Në kulmin e grindjeva ballafaquese, thirra Suzanën të vinte në mbledhje dhe të tregonte që ajo i kishte pranuar ato ndihma nga Hysriu dhe menjëherë ia kishte dorëzuar Nuhiut. Meqë ende nuk e kishin dresuar, fatmirësisht e tha të vërteten fisnikërisht. Nuhiu e Xhaferi, që e kishin inskenuar atë komplot, u bënë si të dhier. Nga ajo akuzë, për të minimizuar, Durmishi plasi bombën tjetër: “Kurva e Kadri Zekës i ka qit në prit shokët…!”
Mezi i sfidova ato komplote, pa ndodh hataja, meqë trembesha, nga momenti në moment, mund të shpërdoroheshin Naimi e Agroni, meqë ishin shumë rinor e të pa djallëzuar, të më sulmonin fizikisht…

***
E ridëgjova prapë intervistën e viktimës Suzanë. Fatkeqësisht ajo ka mashtruar më shumë se mjaft! Ndoshta me mendim se po bënë propagandë afirmuese. Por nuk është fisnike, pasi është koha për të reflektuar sa më sinqerisht.
Për ilustrim po sjell mashtrimin: “Nga çdo numër i ‘Lajmëtari i Lirisë’, pesëmijë ekzemplarë i dërgonim në Kosovë”, duke harruar se Jusufi në letrën që ia ka dërguar Novosellës më 13 maj 1981, i ka shkruar: “Tirazhi i ‘Lajmëtarit’ ka qenë i vogël, nga 600 kopje.” Apo mashtrimi vjetër: “Adem Demaçi ishte udhëheqës i LNÇKVSHJ-së”, kur tashmë dihet se Adem Demaçi nuk ka qenë asnjëherë udhëheq i asnjë organizate klandestine. Etj.
Sabri Novosella në intervistën e tij për TV-Klan, më 17.03.2012, dezinformon se LNÇKVSHJ-ja është themeluar në vitin 1976 dhe e ka udhëheq Metush Krasniqi. Të interesuarit këtu mund t’i përcjellin broçkullat e Sabri Novosellës:

Këto pak dezinfomime që i solla, i diskreditojnë autorët e tyre si mashtrues, shpifës ordinerë. Të paktën do të duhej të merreshin vesh mes tyre, që gënjeshtrat t’i kishin sa më të ngjashme. Viktima Suzanë dezinfomon se Adem Demaçi ishte udhëheqës i organizatës. Sabriu dezinformon se organizata është “themeluar” në vitin 1976. Që i bie një vit pas burgosjes dhe dënimit të Ademit me 15 vjet burg, Ademi nuk kishte mundësi me qenë udhëheqës i organizatës, e cila ishte “formuar” (nga UDB?) një vit më vonë!
Xhafer Durmishi ka ofruar informacion dhe analiza bindëse, se Metush Krasniqi nuk ka qenë asnjëherë udhëheqës i LNÇKVSHJ-së.
Novosella ka bërë edhe dezinformime tjera. Ta zëmë, ka mashtruar se Jusufi, kur ka arrit në Gjermani, te Vëllai i tij, Bardhoshi, ka gjetë të organizuar degën e LNÇKVSHJ-së, të cilën e paskësh formuar e udhëheq Bardhoshi. E vërteta është se Bardhoshi as i anëtarësuar nuk duhet të ketë qenë në asnjë organizatë klandestine. Bile, siç ka (dez)informuar Faridin Tafallari, edhe Jusufi vetëm në dhjetor 1981 nga gjithë emigrantët ka përzgjedh e anëtarësuar 8-9 bashkatdhetarë në LNÇKVSHJ. Ka hezituar të anëtarësonte më herët, shkaku se i kishte shkëput lidhjet me udhëheqësin e organizatës (Novosellën), siç na thoshte atëherë vet Jusufi, ndërsa nga letra e 14 prillit 1981, që ia ka dërguar Novosellës, rezulton që paskësh pas arsye tepër më dramatike për shkëputje edhe të komunikimit…

Përse këta destruktivë nuk sqarojnë, çfarë i ka ndodhur Jusufit më 14 dhjetor 1979?

Në letrën që Jusufi duhet t’ia ketë shkruar Sabri Novosellës, më 18 prill 1981, shkruan:

“I dashuri shok, Bashkim!
Letrën tënde (një fjalë apo një shenjë sado të vogël) e kam pritur si qorri sytë. Siç do të shohësh pak më poshtë, ajo ka për mua një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, bile rëndësi jetësore.
Muajt e parë të arratisë sime u merakosa për efikasitetin e Organizatës sonë.
Unë, në bazë të bisedave në takimet tona, e dija që organizata ka për detyrë dhe është e zoja të marrë kontakt me anëtarët e vet edhe në rrethanat më të vështira, siç është burgu. Nga ana tjetër, megjithëqë vështirësitë për të marrë kontakt me mua, duke u nisur nga karakteri i hapët i kufirit jugosllav me Perëndimin, i konsideroja vështirësi relative, …për disa muaj rresht s’më vinte fjalë as zë. Dhe gjendja e tillë, e cila më jepte dorë ta gjykoja Organizatën, do të vazhdonte deri më sot, sikur ndërkohë unë vetë të mos e bëja një ligësi të kobshme. Ti mund të mos e dish, por shkaktari i arratisjes sate jam unë! Mbase natën që do të jesh arratisur ti, mua më morrën në telefon nga UDB – ja e Pejës dhe më bënë presion të çuditshëm, gjithsesi monstruoz, që të tregoja kush është Bashkim Prishtina. As që më ka shkuar mendja se e kisha humbur aq shumë truallin nën këmbë. I përgjumur dhe me gjasë fare i humbur siç isha, në kthetrat e një ligësie të pashembullt dhe fare të huaj për mua deri atë çast, unë rashë në provimin e rëndësishëm: kallëzova shokun! Për të “shpëtuar” fëmijët e vëllait, morra në qafë fëmijët e shokut, fëmijët e vëllait por që nuk na kishte bërë nëna. Dhe në këmbim të kësaj fitova: faqen e zezë dhe barrën e rëndë të ndërgjegjes së ligur si kurrë ndonjëherë në jetë. Atë çast e tutje, jeta edhe ashtu e errët, me strumbullar të vetëm luftën modeste dhe gatshmërinë për flijim në emër të idealit të lartë të lirisë, m’u errësua edhe më. Brerja e rëndë e ndërgjegjes dhe ndjenja e thellë e shkatërrimtare e fajit ndoqën pa mëshirë dhe në çdo hap të gjitha netët dhe ditët e arratisë sime të hidhur, e cila, pas gjestit tim qyqar, e humbi gjithë qëllimin e vet dhe m’u shndërrua në gur të rëndë në zemër.
Menjëherë pas aktit tim të lig, unë, tashmë i “shpërgjumur”, i bëra telefon një shokut tim në Podujevë që të vinte të të lajmëronte për rrezikun. Por, sigurisht ka qenë vonë për gjithçka. Atëhere m’u shfaq një motiv i fuqishëm që për gjestin tim qyqar t’i rrëfehesha shokut të parë që do të takoja. Po shokë nuk kisha. Gjithë natën e gjatë u detyrova t’i shtrohem gjykimit të vëllait të vogël këtu, të shoqes sime dhe, bile, gjykimit të heshtur të djalit tim 12-vjeç, i cili ishte prezent kur ngjau biseda. Më pastaj prisja t’i rrëfehem ndonjërit nga shokët e Organizatës, kur të merrja eventualisht kontaktin e pritur. Ndërkohë dëgjova për arratisjen tënde dhe vendosa që së pari të të rrëfehem ty e pastaj kujt do që e kërkon puna.
Unë pra, shok i dashur, u korita keq. Me “meritën” time, ti tani do të mund të ishe në duart e UDB-së; me po këtë “meritë”, ti u detyrove të dalësh në kurbet, peshën e të cilit e di unë mirë. Të mos të flasim për dëmet që i kam shkaktuar Organizatës, e kështu edhe idealit të lartë të popullit tonë të shumëvuajtur. Prandaj s’më bën zemra të kapem pas fjalës së urtë të popullit, që thotë se duhet të jetë‚ i lumtur ai që u korit një herë, për të mos u koritur më kurrë. Sado që jam i sigurt se ligësia e turpi i tillë nuk do të përsëriten kurrë tek unë pa e ngrënë së pari mishin tim e të fëmijëve të mi.
Tani, fatin tim të mëtejshëm e keni plotësisht në dorë ti dhe shokët. (…)”

Solla fragment më të zgjeruar, sepse përherë kjo përmbajtje më ka shkaktuar dhimbje dhe shqetësim; kjo mënyrë si e ka rrëfyer Jusufi është më tepër se dramatike! Përpjekja ime për të pas ndonjë sqarim nga protagonistët që përmenden në letër, ka dështuar. Përse po heshtin ata?

Digresion:

Kur po përgatisja librin “Gjurmë dhe Fërkem”, pata lut Sabri Novosellën për ca sqarime, nëse letrat dhe raporti, – të publikuara nga Faridin Tafallari të shoqëruara me informimin për autorësi të Jusufit, – ishin autentike, që do të thotë nuk ishin kompilime nga ustallarë përkatës. Komunikimin e patëm zhvilluar në “in box” të FCB. Pasi ofroi sqarime se nuk ishin falsifikime, e pata lut të rrëfente çfarë duhet të ketë ndodhur më 14 dhjetor 1979, meqë këtë datë e përmend Jusufi në “raport” si datë të arratisjes. Sabriu nuk i qe kujtuar. Ia pata rikujtuar tekstin e letrën që e solla më lartë. Pasi i lash kohë ta lexonte, e pyeta nëse vet Sabriu i ka telefonuar Jusufit atë natë, duke simuluar se ishte telefonatë nga UDBashi SUP-it të Pejës, siç është rrëfyer në letrën e 14 prillit 1981?! Sabriu u përmbajt duke më pyet: “Si t’u ka tek të dyshosh se i kam telefonuar unë, duke iu prezantuar si UDBash i Pejës?”
“UDBashi Sadik Blakaj, – zura t’i përgjigjëm, – i ka pas telefonuar Hysen Gegës, me ç’rast i ka thënë: “Jam Neziri. Atë shokun që ua kemi dërguar është shok i sigurt dhe duhet të mos dyshoni më…” Përafërsisht vetëm kaq e kështu i ka fol Sadik Blaka Hysen Gëgës në dhjetor 1980, dhe kaq i ka mjaftuar Hysen Gegës që të besonte se vërtet Nezir Gashi i Grabocit të Pejës i kishte telefonuar. Hyseni e çmonte Nezirin si besimtarët profetin e tyre. Prandaj ajo telefonatë e bindi Hysen Gëgën që të rrugëtoi me Sadik Blakën në Kosovë (i ka vozitë Babai i Nami Ramadanit nga Rrethi i Tetovës), për të përfunduar në pusinë natën e Vitit të ri 1981, kur edhe e kanë arrestuar në Sallagrazhdë të Suharekës. Ai komplot më ka nxit të dyshoi se edhe ti i ke telefonuar Jusufit, për ta teatralizuar simulimin e arratisjes tënde në Shqipëri dhe prej andej në Turqi. Të njëjtën dresurë ke pas edhe ti, si Sadik Blakaj…”
“Ti ke fantazi të sëmurë!” Kaq më shkroi dhe më pat bllokuar. Më nuk kemi komunikuar, edhe pse unë e preferoj komunikimin edhe me UDBash si Sabri Novosella, që të zbërthejmë prapaskenat e komplotet e atëhershme.

***
Nuk më ka rastis të has në ndonjë sqarim nga tifozët, protagonistët, analistët, studiuesit, për shkëputjen e çdo marrëdhënie në mes të Sabri Novosellës dhe Jusuf Gërvallës, qysh kur të dy ishin në ekzil, nga 14 dhjetor 1979 deri më 14 prill 1981. Ato shkëputje ishin pasojë e “tradhtisë” që Jusufi i paskësh bërë Sbriut, më 14 dhjetor 1979, siç e ka prezantuar Jusufi në letrën e sapocituar? Çfarë ndodhi që, më në fund, pas 16 muajve shkëputjeje, Sabriu iu paraqitet Jusufit nga mesi i prillit 1981?
Keqardhje për dëshpërimet që do t’u shkaktohen adhuruesve të Heroit Jusuf Gërvalla, kur do të mësojnë se Jusufi ishte viktimë e mashtrimit komplotist të UDBashit Sabri Novosella!

***
Sidomos shpifësi e profiteri Sabri Novosella e ka inatin histerike kundër meje, sepse isha njëri nga protagonistët që e pengova ta kap emigracionin tonë politik, pas vrasjeve të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit. Ky UDBash kaq monstruoz do të imponohet si protagonist, që bashkë me UDBashit vjetër, Abdullah Prapashtica, kanë themeluar Lëvizjen, me simulimin teatral e komplotist të 17 shkurt 1982.

E vërteta është se Lëvizja për Republikën e Kosovës është themeluar nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi, më 17 Janar 1982!

***
Viktima mjerane Suzana Gërvalla, për arsyet që nuk i di, u shpërngul katër muaj pas vrasjeve, panevojshëm, më tre fëmijët në Tiranë, edhe pse kishin kushte komode në Gjermani. Atje e dresuan për t’u shpërfytyruar në dezinformuese ordinere, në shërbim të luftës partiake…


Viktima Xhafer Durmishi u përpoq deri në mars 1984 t’i shpërbënte eprorit të tij, Sabri Novosellës, kur përfundimisht u mund, – duke na i shkaktuar dy të plagosur në manifestim në Dyseldorf, – dhe prandaj u ndie i detyruar të “arratisej” nga Lëvizje, bashkë me eprorin Sabri Novosella dhe 4-5 marioneta të tyre. As viktima Durmishi qysh atëherë nuk e ka bërë zap mllefin, për të reflektuar, edhe pse ka bërë shumë përparime sa u përketë prezantimeve të përcaktimeve ideopolitike të Jusufit, Sabri Novosellës dhe demaskimit dhe diskredimit që ia ka bërë bashkëpunëtorit të tij, Nuhi Sylejmanit.

***
Unë nuk ndihem fajtor pse Jusuf Gërvalla ishte viktimë e komplotit të Sabri Novosellës, siç ishin viktima edhe Zonja Suzana Gërvalla, Zotëriu Xhafër Durmishi.

Prandaj ky luftim i tyre kaq vulgar, që po ma bëjmë, është hakmarrje e pist!

Gjermani, më 25.05.2021

Mutanti i dyfishtë indian i COVID-19, rreziqet dhe shoqërimi me “kërpudhën e zezë”

Nga: Pirro Prifti, Tiranë
Sot kur në Shqipëri janë realizuar mbi 700.000 vaksinime, dhe po vazhdohet për të kapur 1 milion vaksinime si dozë e parë, po shikohet se Pandemia po zhduket gradualisht, dhe se `Imuniteti I Tufës` I cili duhet të arrijë mbi 2/3 e populltës mesa duket në Shqipëri po shikohet në horizont.
Këto janë konstatimet më të sakta në këtë rast:
Vaksinimi masiv I popullatës I cili ka arritur deri tani 23% të Popullatës,
Infektimet e popullatës me shënja klinikë që prej 15 muaj me virusin COVID-19 në një numur sipas testimeve rreth 20% e popullatës, por se infektimet e popullatës pa shënja klinikë janë po aq sa edhe infektimet me shënja klinike pra rreth 20%
Në qytetet e mëdha si Tirana e Durrësi ka një rënie drastike të infektimeve sipas testimeve , gjë që tregon se `Imuniteti I Tufës` në këto qytete është arritur.
Ardhja e kohës së nxehtë dhe të thatë e cila eliminon virusin për shkak të rrezatimit ultraviolet në ajër dhe në sipërfaqen e tokës dhe atë ujore në Shqipëri.
Sidoqoftë një rrezik I ri duket ndaj të cilit banorët duhet të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e OBSH për higjenën personale pra larjen e duarve, mbajtjen e distancës, dhe në mjedisë të dyshimta -mbajtjen e maskës, rekomandimet të cilat kanë shpëtuar jetë njerëzish dhe që popullata shqiptare I ka zbatuar edhe në sajë të përpjekjes së vazhdueshme të qeverisë për të mbajtur Pandeminë nën kontroll.
Rreziku përhapjes së një mutacioni të ri të rrezikshëm vjen nga India. Ai quhet Mutacioni i dyfishtë i virusit COVID-19.
Më 24 Mars, pasi renditën më pak se një përqind të mostrave të koronavirusit të mbledhur nga laboratorët e tij anëtarë në të gjithë vendin, INSACOG njoftoi se kishte gjetur “një variant të ri të dyfishtë mutant”. Ajo që alarmoi shkencëtarët ishte se varianti mbartëte tipare nga dy prejardhje shqetësuese; variantet e identifikuara për herë të parë në Kaliforni (B.1.427 dhe B.1.429), dhe ato të zbuluara në Afrikën e Jugut (B.1.351) dhe Brazil (P.1). Ky variant është konstatuar që në shtator të 2020 në SHBA, por në Indi ky mutacion I virusit po përhapet me shpejtësi dhe mendohet se ka arritur në komunitetet indiane të Londrës.
Në fakt, viruset SARS-CoV-2, HIV dhe gripi, të gjithë kodifikojnë udhëzimet e tyre gjenetike duke përdorur molekulën ARN, mutohen më shpesh sesa llojet e tjera të viruseve për shkak të gabimeve të kopjimit të prezantuara ndërsa viruset replikohen në qelizat e tyre pritëse.
Varianti i ri, i përcaktuar tani si B.1.617, mbart dy mutacione të njohura; e para në pozicionin 452 të proteinës spike dhe e dyta në 484. “[Por] nuk duhet të quhet mutacion i dyfishtë, sepse kjo është vetëm një emër i gabuar”, thotë Mishra.
(https://ëëë.nationalgeographic.com/science/article/this-double-mutant-variant-is-adding-fuel-to-indias-covid-19-crisis)
Varianti i Indisë – i quajtur zyrtarisht B.1.617.2 – është një nga katër versionet e mutuara të koronavirusit që janë përcaktuar si “shqetësues” nga organet e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar, me të tjerët që së pari u identifikuan në Kent, Afrikën e Jugut dhe Brazil. 14, 2021
“Faktori kryesor në përhapjen e virusit është sjellja e njerëzve. Përhapja e virusit është kryesisht për shkak se ne nuk jemi duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Variantet thjesht po përfitojnë nga pakujdesia jonë, ”thotë Rakesh Mishra, drejtor i Qendrës Indiane për Biologjinë Qelizore dhe Molekulare.
Ai u quajt varianti “mutant i dyfishtë” nga BBC dhe media të tjera sepse përmbante dy mutacione shqetësuese në përbërjen e saj gjenetike, të cilat disa shkencëtarë menduan se mund të shkaktonin imunitet të reduktuar në njerëzit që ishin vaksinuar ose kishin mbijetuar një sëmundje konvencionale COVID-19 17 maj 2021
A është më vdekjeprurëse? Deri tani, nuk ka asnjë provë që B.1.617 po shkakton sëmundje më të rëndë. “Aktualisht ka prova të pamjaftueshme për të treguar se ndonjë prej varianteve të zbuluar kohët e fundit në Indi shkakton sëmundje më të rëndë”, tha Shëndetësia Publike Angli më 7 maj.
Nga provat e deritanishme, virusi COVID-19 mund të transmetohet në T ALL GJITHA ZONAT, përfshirë zonat me mot të nxehtë dhe të lagësht. Pavarësisht nga klima, merrni masa mbrojtëse nëse jetoni, ose udhëtoni në një zonë që raporton COVID-19. Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga COVID-19 është pastrimi i duarve shpesh.
(https://ëëë.bbc.com/neës/ëorld-asia-india-56507988)
Varianti B.1.617 ngriti alarmet pasi u identifikua si një mutant i dyfishtë. Por fakti që të dy mutacionet ndodhin së bashku nuk do të thotë domosdoshmërisht se ky variant është gjithashtu dy herë më infektiv ose i rrezikshëm.
Shkencëtarët e quajnë një mutacion që ndihmon një virus të kalojë sistemin tonë imunitar si një “mutacion shpëtimi”. Sipas Institutit gjerman Robert Koch, këto mutacione zakonisht çojnë në një “neutralizim të zvogëluar nga antitrupat ose qelizat T”. Ajo që ka rëndësi është se sa i fortë është ajo ulje e antitrupave.
Karl Lauterbach, një ligjvënës gjerman i cili ka një doktoraturë në shëndetin publik, shkroi në Tëitter në ditët e fundit për të treguar një studim të ri të neutralizimit të virusit muant të dyfishtë nga India, dhe konstatoi se vaksinat ekzistuese duhet të ishin efektive kundër variantit B.1.617.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar B.1.617 si një “variant interesi”. Në të kundërt, B.1.1.7, identifikuar së pari në Britani; B.1.351, e cila u zbulua në Afrikën e Jugut; dhe P1, të gjetur në Brazil, janë “variante shqetësimi” për OBSH.
(https://ëëë.dë.com/en/vaçines-appear-effective-against-india-covid-variant/a-57344037).
Një nga komplikacionet e virusit Covid-19 mutant të dyfishtë të gjetur në Indi është infeksioni nga një fungus ( kërpudhë) që quhet mukormykosis që quhet “kërpudhë e zezë” e rrallë që pushton trurin. Ky infeksion fungoz po shihet gjithnjë e më shumë tek pacientët e prekshëm në Indi, përfshirë ata me Covid-19, ndërsa sistemi shëndetësor vazhdon të luftojë në mes të pandemisë.
Infeksioni, i quajtur mukormikozë, “është shumë serioz, ka një vdekshmëri të lartë dhe ju duhet operacioni dhe shumë mjekim për ta marrë atë pasi të kapet”, tha Prof Peter Collignon, i cili është anëtar i komitetit të ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi rezistencën ndaj antibiotikëve dhe sëmundjeve infektive.
Mukormikoza shihet në të gjithë botën, përfshirë këtu në SH.B.A. dhe Australi. Pacienti mund të kontaminohet në spitale – më së shpeshti nga pacientë të prekshëm të transplantit – kur myku futet në linjat e spitalit, udhëton përmes sistemeve të ventilimit ose transmetohet në ngjitës.
“Ata janë një familje e kërpudhave që futen në sinuset tuaja dhe depozitohen atje, dhe ata mund të futen në hapësirat ajrore në kokën tuaj”, tha Collignon.
Sistemet imunitare të njerëzve po komprometoheshin nga virusi, dhe mukormikoza po shihej veçanërisht në pacientët që gjithashtu kishin diabet.
“Ne u japim shumë steroide me dozë të lartë tani njerëzve me Covid-19 nëse përfundojnë në kujdes intensive, pasi steroidet ndihmojnë në trajtimin e inflamacionit, por steroidet fatkeqësisht gjithashtu shtypin sistemin imunitar.
Simptomat përfshijnë dhimbje dhe skuqje rreth syve dhe hundës, ethe, dhimbje koke, kollitje, të vjella me gjak në të, shkarkim i hundës me ngjyrë të zezë dhe të përgjakshme, dhimbje në njërën anë të fytyrës dhe në sinuse, njollë të zezë mbi hundë, dhimbje dhëmbi , dhe shikimi i dhimbshëm dhe i paqartë. Shkalla e vdekshmërisë është 50% nga ky komplikacion.
Pacientëve me mukormikozë u jepen barna antifungale që mund të jenë mjaft toksike. Mukormikoza është e shtrenjtë dhe e vështirë për tu trajtuar.
(https://ëëë.theguardian.com/global/2021/may/11/what-is-is-the-dangus-black-fungus-being-seen-in-covid-patients-in-india-mucormycosis).
Së fundmi të gjitha vaksinat në qarkullim në Shqipëri janë të efektëshme ndaj këtij mutacion sidomos Pfitzer&Biontech e cila është rreth 77% e efektëshmë. E rëndësishme është se vaksinimi pengon infeksionin e rëndë viral për shkak se krijon antikorpe të efektshme ndaj virusit por edhe ndaj mutantëve të virusit. E rëndësishme është që popullata të vazhdojë vaksinimin. Në të ardhmen Komiteti I I ngritur për luftën ndaj Pandemisë duhet të interesohet nëse duhen bërë vaksinimet në moshat pediatrike dhe me çfarë vaksine duhet bërë vaksinimi

priftipirro2017@gmail.com

A ka Kina tashmë kontroll mbi Shtetet e Bashkuara?

0

Shënim i Hans Rustad

  

Biden po i shet Shtetet e Bashkuara me një ritëm të furishëm. Kombinimi i infiltrimit dhe hedhja e Biden në tapetin e kuq për Kinën është krejt e kundërta e politikave të Trump. Eshtë ngarkesë për SHBA.

Informacioni që covid19 është zhvilluar në bashkëpunim midis biolaboratorëve amerikanë dhe kinezëve është i mjaftueshëm për të krijuer ftohje. Çfarë ka ndodhur për kaq shumë kohë? Kjo nuk erdhi nga out of the blue.

Të ashtuquajturit minj transgjenikë janë përdorur për të testuar një virus që ishte i specializuar në transmetimin nga njeriu tek njeriu. Më pas u lëshua me qëllim, pretendohet.

A është e mundur? Jo shumë kohë më parë, insistohej që virusi të vinte nga kafshët. Nuk besohet më. Ekzistojnë karakteristika të veçanta të virusit, e ashtuquajtura furin polybasic cleavage site, që tregon se ai është zhvilluar në një laborator.

Këto zbulime ndihmojnë për të krijuar dyshimin që i bën njerëzit të mos dëshirojnë të marrin vaksinën. A nuk janë të njëjtët njerëz që krijuan virusin? Kjo është si një film horror ku të gjithë duken si Anthony Fauci.

Përktheu nga norvegjishtja: Drini

Për librin “Ditari i pandemisë” të krijuesit Agim Vinca

Ilir SEFAJ, Prishtinë

  • Ditari i pandemisë-tetëdhjetë ditë në karantinë!

Në një e recension timin të publikuar në fillim të vitit 2020, për librin Dritë mbi plagë, të hartuar nga krijuesit Lulëzim Etemaj e Isuf Sherifi, (që me të drejtë e quajnë, sprovë për antologji), në të cilin i pranishëm me vargjet e tij është edhe poeti e studiuesi Agim Vinca, ndër të tjera, pata shkruar: “Së këndejmi, mendoj se libri Dritë mbi plagë edhe pse brenda tij ka vuajtje, dhembje, varre, uri, dënesje, lot e gjak, është dhurata më e mirë me të cilën lexuesi ynë do ta fillojë këtë decenie të re, e cila pa mëdyshje se do të jetë më premtuese se ato që kaluan, e për të cilat lutemi që të mos kthehen kurrë më”.
Si për inat, nuk u desh të kalonin edhe shumë ditë që të përmbysej kjo lutje “shpresëdhënëse” të cilën ia dëshiroja kombit tim të shumëvuajtur. Qysh në javët e para të vitit 2020, madje edhe më herët, diku kah fundi i vitit 2019, botës mbarë po i përgatitej një ogur i zi, pandemia COVID-19, e cila edhe tash kur veç po kalon gjysma e vitit 2021, po merr jetë njerëzish e po trazon shpirtrat tanë, por kësaj radhe pa zgjedhur popujt.
Jo rastësisht e fillova në këtë mënyrë këtë përqasje timen, meqë target i saj është pikërisht pandemia në fjalë, por e shikuar nga një perspektivë tjetër. E shikuar nga prizmi i krijuesit, poetit, shkrimtarit e studiuesit, Agim Vinca.

Në rreth 300 faqe sa i ka libri Ditari i pandemisë, Agim Vinca i ka regjistruar përshtypjet dhe përjetimet e tij si individ, mënyrën se si e kundroi ai këtë mynxyrë, këtë zezonë, për plotë 80 ditë të kaluara në karantinë teksa qëndronte në banesën e tij në Prishtinë.
Profesor Vinca e nis Ditarin e tij me një parathënie nëpërmjet së cilës ia bën me dije lexuesit se e gjitha filloi “si diçka e vogël, por që ditë pas dite e javë pas jave, erdhi duke u rritur, ashtu siç rritet topi i dëborës kur niset nga maja e bjeshkës për të përfunduar në fund si ortek a rrungajë”.
Dihet se teoritë letrare ia njohin prozës dhe poezisë, por edhe zhanreve të tjera letrare “autonominë” e tyre, dhe po ashtu nuk janë të rralla krijimet në të cilat hasim hibridizim zhanresh, sikurse ta zëmë është proza poetike apo poezia
prozaike, e që zakonisht njihen si forma që dalin jashtë rregullave që lidhen me ecurinë e një proze apo poezie, mirëpo Ditari i pandemisë i krijuesit Vinca, është më shumë se kaq, është edhe prozë edhe rrëfim edhe histori.
Në tetëdhjetë ditë sa edhe ka mbajtur shënime profesor Vinca në Ditarin e tij, përveç që shpalosë detaje me rendësi nga përditshmëria e tij, telefonatat e zhvilluara me miq, njerëz të artit e të kulturës, përcjelljen me vigjilencë të lajmeve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, rrëfimet për mënyrën se si këto vende përballen me virusin vdekjeprurës, ai po me kaq interes i ndjekë dhe i gjykon edhe zhvillimet politike në Kosovë.
Nëse shtetet e tjera të botës ia kishin shtrirë dorën e solidaritetit njëra-tjetrës, duke përfshirë edhe Shqipërinë tonë, e cila i dërgoi rreth 30 mjekë e infermierë në Itali për t’i dalë në ndihmë shtetit fqinj të dërmuar nga koronavirusi, lufta e ashpër mes taborëve politikë në Kosovë është në kulmin e saj, anipse pamëshirëshmërinë e tij vazhdon ta shfaqë hapur virusi enigmatik, i njohur si COVID-19.
Ani pse i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit, neve që kemi zgjedhur ta studiojmë shkencën e letërsinë, e që e konsiderojmë veten kompetent kur luajmë rolin e “demiurgut” kundrejt një vepre të caktuar letrare, sikur na bënë xheloz konstatimi i kryeministrit Kurti, dhënë për librin Ditari i pandemisë të profesor Agim Vincës: “Përsiatjet individuale të autorit në kohë izolimi, ndryshimi i detyruar i raporteve dhe rutinave familjare e shoqërore, virusi në politikë e politika me virusin… Mediet në Kosovë e Shqipëri me polemikat e panumërta (më shumë dërrmuese sesa shteruese), librat shqip dhe të huaj që i ka për qejf autori apo që i rebelohen atij nga përgjumja në kujtesë, ngjeshin radhët e tekstit 300 faqesh të ditarit 80 ditorë nga pranvera 2020 e Kosovës”.
Studiuesi i shkencave kompjuterike e lexuesi pasionantë i letërsisë, lideri i Lëvizjes studentore dikur, tash kryeministër i vendit, kur flet për verbin krijues të profesor Vincës, shton: “Ka libra që nuk mund t’i lexosh për një ditë. Ka libra që nuk mund të mos i lexosh brenda ditës. I këtillë është Ditari i pandemisë së Agim Vincës. Po e more në dorë dhe e hape faqen e parë, s’e shqet dot nga dora deri në faqen e fundit”.
E di që do të ishte ideale që ky vështrim imi për librin e profesor Vincës të përmbyllej me konstatimin e kryeministrit aktual të vendit! Megjithatë, kujtoj që nuk është e tepërt nëse themi se pandemia, ky emër qe është bërë pjesë e përditshmërisë sonë për pothuajse tri vitet e fundit, pa mëdyshje se një ditë edhe do të kalojë.
Kjo dergjë që trazoi botën, në të ardhmen e afërt (shpresojmë!), në rastin “më të mirë” do të përmendet shkarazi. Por, një gjë është e sigurt, kjo situatë makthi me të cilën vazhdon të përballet edhe më tej njerëzimi, do të jetojë gjatë në memorien tonë, vetëm se jo edhe aq sa në librin Ditari i pandemisë, të krijuesit të rrallë, autoritetit të kulturës shqiptare, profesor Agim Vincës.
Dhe, nëse e parafrazojmë atë që me modesti e thotë autori i librit, profesori i nderuar, do të thoshim: Le të mbetet një dëshmi, nëse jo për histori, së paku për jetën e përditshme të njerëzve të një kohe, të cilët e përjetuan pandeminë COVID-19.