Kreu Blog Faqe 1676

“Lista e zezë” amerikane pa emrat që Shqipërinë e bënë “mëmëdhe” të kanabisit, më ngjanë në ‘listë nderi’!

0
Kim Mehmeti, shkrimtar, Shkup
“Nëse ne shqiptarët do e kishim bërë ‘listën e zezë’ të burrështetasve që e plaçkitën shqiptarinë, e të cilëve, do duhej t’ua ndalonim daljen nga ‘Shqipëritë’ tona dhe do i detyronim ta kthenin të vjedhurën, shumë pak politikanë të tri dekadave të fundit do mbeteshin jashtë asaj liste.
Dhe sa më përket mua, atë listë do e filloja me ata që e rrënuan Teatrin Kombëtarë në Tiranë si dhe, në të nuk do mungonin as drejtuesit e BDI-së, që e lejuan deshqiptarizimin e Shkupit. Pra me ata që Tiranën e bënë lavartriçe ku lahet pisllëku që është duke e kalbur Shqipërinë dhe, me ata që Shkupin e bënë varrezë, ku u gropos e vërteta shqiptare për të.
Por ja, ngaqë u treguam popull i paaftë për ta mbrojtur vetveten nga të vetët edhe na ndodh që ‘lista e zezë’ amerikane të na bëjë ta harrojmë ‘librin e zi’ të vjedhjes zgjedhore të 25 prillit në Shqipëri.
Ndërkohë ja një këshillë për ata të paktët që më besojnë: nuk është demokraci ajo që lexoni nëpër libra si dhe, kurrë mos harroni se jetojmë në kohë kur nuk ka miqësi mes popujve, kur nuk vlerësohesh nga ajo si dhe çka ke bërë për popullin tënd, por sa i përmbahesh parimit se ajo që i lejohet të fortit e të pasurit, të mos i shkojë ndërmend ta bëjë i vogli dhe ‘qafiri’.
Dhe që të mos del se e shmangi qëndrimin tim rreth emrave të përfshirë në ‘listën e zezë‘ amerikane, ta them shkurt e qartë: sa më përket mua, pa emrat e atyre që Shqipërinë e bënë “mëmëdhe” të kanabisit dhe ku më të shpeshta janë vrasjet se dasmat, ajo mua më ngjanë në ‘listë nderi’!

Opozitarizmi, reformimi dhe shansët për rikthim të LDK-së!

0

Fadil Bajraj

Rikthimi i LDK-së në qeverisjën e vendit si forcë kryesore politike dhe mbi të gjitha, si parti lidere institucionaliste dhe shtetëndertuese, tanimë është synim parësor i lidershipit të saj të ri dhe i gjithë strukturës organizative deri në bazë, pra deri tek votuesit e saj. Rikthimi i saj duhet mbështetur në origjinalitetin autentik, në ADN-në, unike dhe në idenë fillestare që në ngjizje, për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, me orientim përendimor dhe ideologji politike të qendres së djathtë. Shtrati dhe orientimi i saj politik është gjithëmon bazament që prodhon ide dhe ofron zgjidhje racionale të problemeve të shoqërisë dhe shtetit, dhe jo polarizim të shoqërisë dhe krijim të problemeve.  Rezultati isaj i dobët i zgjedhjeve politike të 14 shkurtit 2021, i imponon asaj një lexim të kujdesshëm të verdiktit dhe një reflektim poaqë serioz, duke nxjerrë mësimin e duhur dhe konform tij, edhe përgjigjën adekuate kontekstuale si në procesin e reformimit, poashtu edhe në rolin e opozitës përballë një pushteti absolut të LVV-së, dhe arrogancës së numrave që manifeston pushteti i saj si provë dominimi dhe imponimi me çdo kusht dhe në sëcilin rast.

Fryma populiste e VV-së dhe “mëkatet” e LDK-së !

Diskursin politik të LVV-së dhe të liderit të saj. z.Kurti, e ndihmuan pamedyshje mediat e oligarkëve gjithandej duke përçuar me agresivitet një frymë populiste dhe ndihmuar shtrirjën e hegjemonisë, frymë kjo e cila rrëmbeu edhe LDK-në, duke e dëmtuar dhe ndëshkuar këtë të fundit edhe me humbjën e mëse gjysmës së substancës, përkatësisht të besimit dhe mbeshtetjës elektorale të shprehur në kutitë e votimit me votë si valutë e vetme e këtij besimi dhe suporti qytetarë në ditën e zgjedhjeve.

LDK, ra në lakun e këtij diskursi hegjemonist, duke u kthye edhe në “pre” e tij edhe me çmimin e nënshtrimit deri n’poshtërim edhe me faktin e mundësimit, zgjedhjes së kandidatës Vjosa Osmani për presidente nga radhët e LVV-së, për t’i dhënë (dhuruar) kësaj të fundit, pushtetin absolut, pra të tri pozitat krysore poltike & institucionale, që nga Kryeparlamentari, Kryemnistri dhe Presidenti, për çfarë mbanë përgjegjësi ; jo për mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga ana e LVV-së, por për ndihmesën e ofruar në procesin zgjedhor. Identifikimi dhe detektimi objektiv i shkaktarëve të rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit, ndihmon LDK-në, për “terapinë” dhe masat adekuate në procesin e reformimit, proces ky i filluar me Kuvendin e jashtëzakonshëm 14 marsit dhe zgjedhjes së Kryetarit të ri, z.Lumir Abdixhiku, KP-së dhe Kryesisë së re e cila po drejton një proces serioz ndryshimesh e reformimi i cili duhet të arrij deri tek aktivistet n’teren dhe votuesit besnik të cilët nuk i’a kthyen shpinën LDK-së, as në ditët ma të veshtira, siq është rasti i zgjedhjeve të fundit parlamentare. LDK dhe lidershipi i i saj i ri, duhet të ndjek një proces serioz reformimi, i cili është proces unifikues dhe jo përjashtues, duke ruajtur kohezionin politik dhe koherencën e brezave si vlera unike dhe të doemosdoshme për ruajtjën dhe kultivimin e besimit dhe shpresës për rikthim, si nevojë për vete dhe vendin.

Një proces joserioz ; përjashtues dhe diferencues kundër të gjithë atyre të cilët identifikohen si qendrestarë dhe të palekundur në respektimin e vendimeve të organeve partiake dhe të cilët nuk u shantazhuan dhe as nënshtruan hegjemonisë agresive të kundershtarëve politik (LVV), do të ishte i dëmshëm, i rrezikshëm dhe pse jo edhe fatal për LDK-në, dhe si i tillë, nuk do të ishte proces reformimi, por, “lojë” : gjuajtje shtrigash ! Opozitarizmi i LDK-së, parcial & selektiv ! Sikur ende nuk është kuptuar, apo qellimisht neglizhohet fakti se një subjekt politik parlamentar jashtë qeverisjës, mund të jetë në rolin opozitar karshi pushtetit ose në sherbim të pushtetit, rol ky i cili jo vetëm nuk nderon një subjekt politik, por edhe e dëmton atë në mënyrë të vrazhdë dhe drastike. LDK, me çasjën dhe sjelljet karshi pushtetit të LVV-së, së z.Kurti, i cili edhe me “fajin” e LDK-së, ka në dorë të gjitha, pra ka pushtetin absolut, nuk ka arritë të kuptoj ende, se e ashtuquajtura Lista : “Guxo” është jo vetëm pjesë, por është vetë LVV-ja dhe pushteti i saj absolut, ka në krye një lider, dhe ky është z.Kurti dhe se të tjerët janë vetëm vartës të tij dhe ekskluzivisht të tij, përfshi presidentën Vjosa Osmani. Lidershipi i LDK-së, përfshi Kryetarin Abdixhiku, duhet ta kuptojnë sa ma parë që është e mundur se promovimi i LDK-së, në njërën anë, dhe opozitarizmi i fuqishëm ndaj LVV-së, n’pushtet, është rruga e vetme drejtë rikthimit n’pushtet si forcë politike kredibile dhe asesi përkdhelja dhe glorifikimi i kundershtarëve politik siq janë binomi famëkeq : Kurti & Osmani ! Sjellja ndryshe, pra pikërisht sjellja e sotme e LDK-së, opozitarizmi selektiv, duke kundershtuar Kurtin e përkrahur Osmanin, ndihmon pushtetin e këtij binomi dhe vretë mundësinë e LDK-së, për rikthim n’pushtet dhe n’qeverisje të vendit.

LDK, rikthehet n’qeverisje kur punon për vete dhe për vendin, dhe jo kur ndihmon të tjerët dhe sidomos kundershtarët politik të cilët për dallim prej LDK-së, punojnë për vete dhe kundër LDK-së, kaq e thjeshtë është kjo. Presidentja Vjosa Osmani, në vend të ushtrimit kushtetues të rolit së saj, ajo është shëndrruar në glorifikuese dhe promovuese e pushtetit absolut të Albin Kurtit (VV), dhe në dëm të balansit të pushteteve të ndara dhe të vet shtetit të Kosovës për çfarë e ngarkon Kushtetuta e Republikues së Kosovës dhe për çfarë, LDK-ja, s’bëzanë dhe haraqin paguan LDK-ja dhe Republika e Kosoves pamedyshje.

Ndërgjegja historike n’a mëson ! LDK-në, në përiudha të ndryshme e braktisën : J.Buxhovi & M. Kraja, H.Hyseni & M.Hajrizi, E.Tahiri & E.Shukriu, B.Bukoshi & U.Rugova, sikurse tanimë s’fundmi edhe V.Osmani e D.Gërvalla-Schwarz, por kurr nuk ka ndodhë që LDK-ja t’i mbeshtesë dhe glorifikoj të ikurit e saj, sikur tani që po ndodhë në mes të LDK-së dhe të ikurave të fundit, tani LVV-istët e përbetuara n’pushtet, zonjat : Osmani & Gërvalla-Schwarz ! Në vend të të ikurve vullnetarë, LDK-ja, vlerëson, respekton dhe nderon figura të profilit dhe karakterit politik & atdhatarë sikur ishin dhe mbetën, akademik Fehmi Agani, akademik Idriz Ajeti, akademik Mark Krasniqi dhe pse jo, akademik Sabri Hamiti dhe plejadën e Heronjëve të luftës së armatosur, që nga Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti, deri të Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj dhe shumë tjerë tanimë të lartësuar n’panteonin e lavdisë.

“Më trego se cilën rrugë ndjek, të tregoj se ku do arrini” !

Albanologu suedez Ullmar Qvick, në moshën 87 vjeçare: I jam mirënjohës gjithçkaje dhe kujtdo që më jep një kuptim në jetë

0
Rrugës për në 87 nuk kam më plane. Numri i esencialeve është kufizuar fuqishëm. Por si zakonisht, unë e mbyll përditshmërinë në disa pika të detyrave. Shpesh herë marr detyra nga një kompani me përkthime. Por ndryshe dua të vendos vetë. Mirënjohës për të marrë mendueshmërinë dhe për të qenë në gjendje të kujdesesh për veten. Por i urrej kërkesat.
Tani jam ulur një orë në ballkon dhe kam lexuar.
Lulet nga pema e trëndafilit bien pa masë, makinat dhe njerëzit lëvizin gjatë     gjithë kohës atje.
Ndjej se jam ende i nevojshëm por më shumë shpirtërisht se praktik.
Në moshën time ju keni të drejtë të shmangni kërkesat dhe jeni mirënjohës për konsideratë. Radioja ka qenë dashuria, stimuli dhe shoku im që nga fëmijëria. I shkruajta dy stacione radiofonike sot, u përgjigjën dy të tjerë. Është hobi im, dritarja ime drejt botës. Pa politikë ashtu siç duhet në një sport.
Mirënjohës për aventurat e gjata të jetës, mirënjohës që arritëm të bashkohemi vazhdimisht edhe pse shumë gjëra kanë kaluar përmes moshës dhe mungesës së vetëkontrollit dhe aftësisë.
Ju që jeni më të rinj: E sigurt që ndonjëherë mund të jetë e rëndë, por të gjitha moshat kanë gëzimet e tyre. I jam mirënjohës gjithçkaje dhe kujtdo që më jep një kuptim në jetë.
* Marrë nga profili në fb i albanologut të njohur.     

Lule te shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit Historik të Kosovës

0
Në Prishtinë, sot, me rastin e shënimit të 24 Majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga vendosen lule te shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në sheshin me emrin e tij dhe vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.
B.J.

24 maji 1992, dita kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë dhe historik i Kosovës

0
-Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.                                            

-Para 29 viteve, e diela e 24 Majit 1992 ishte dita kur Republika e Kosovës e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumit të 26-30 Shtatorit 1991 mbajti zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind dhe Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë dhe historik/

-Para ditës së zgjedhjeve, Dr. Ibrahim Rugova kandidat i vetëm për President të Kosovës paraqiste Programin:  Kosova republikë e pavarur e neutrale, shtet i hapur dhe i lirë në këtë rajon dhe në Evropë/

-Zgjedhjet në Kosovë të para 29 viteve u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut: Ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit…Këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën/

-Raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, që i bëja me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, shënonin fillimet e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë,  për të cilën para 27 viteve kam zhvilluar intervistën e parë ekskluzive me Presidentin historik Rugova, ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”/

-4 Mars 2002 – Ibrahim Rugova i rizgjedhur President në Kosovën e lirë: Të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë… Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”/

SPECIALE-Gazeta DIELLI dhe DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 23 Maj 2021/ Para 29 viteve Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, i pari dhe historik, në zgjdhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.

Një ditë para votimit, në 23 Maj 1992, gazeta e rezistencës  “Bujku” në ballinë me mbititullin “Programi i Dr. Ibrahim Rugovës, kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës” dhe kryetitullin “Kosova – Shtet i Lirë dhe i Pavarur” shkruante:

“Në konferencën e djeshme për shtyp të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i vetmi kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës, në pika të shkurtëra, paraqiti para gazetarëve programin e vet si kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës.

Si kryetar i Republikës së Kosovës, tha dr. Ibrahim Rugova, do të përpiqem ta zbatoj programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive politike shqiptare në Kosovë, do të përpiqem të zbatoj edhe programin e të gjitha partive të tjera politike në Kosovë si dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, që Kosova të jetë republikë e pavarur e neutrale dhe që të vendosim institucionet demokratike dhe pushtetin demokratik në Kosovë, punë kjo që do të shkojë në të mirë të shumicës shqiptare, të serbëve, të myslimanëve dhe të turqve dhe që Kosova të jetë shtet i hapur dhe i lirë në këtë rajon dhe në Evropë.

Këto zgjedhje, tha Rugova, i çmoj edhe si një hap para në politikën dhe rezistencën tonë paqësore për të realizuar të drejtat tona demokratike.”

Kryetitull tjetër i gazetës në ballinë ishte “Përgatitjet për zgjedhje u kryen me sukses”, ku në raportimin nga konferenca për shtyp e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Kosovës theksohej: “Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të votojnë nëpër vendvotimet e tyre nesër, prej orës shtatë deri në orën 19. – Janë përgatitur mbi 900 mijë fletëvotime për deputetë dhe po aq për kryetar të Republikës së Kosovës në tri gjuhë. – Zgjedhjet do t’i vëzhgojnë si dhe përcjellin delegacione të shumta nga bota, si dhe gazetarë të shumtë të redaksive dhe agjencive botërore”.

Një nga paralajmërimet në ballinë të gazetës kishte mbititullin “Telegram i dr. Sali Berishës dërguar Butros Galit”, titullin “OKB duhet të parandalojë sulmin e mundshëm në Kosovë” dhe nëntitullin “Vëzhguesit dhe forcat e OKB-së në Kosovë do të përcillnin edhe zhvillimin e zgjedhjeve dhe në përgjithësi do t’i shërbenin çëshjtjes së sigurimit të paqes, për të cilën ju personalisht angazhoheni, shkruan pos tjerash presidenti shqiptar”. Në atë kohë Butros Gali ishte Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju Jork, SHBA.

Zgjedhjet presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në Kosovë ishin zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të para 29 viteve  të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Në mbledhjen 2 Majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike  angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Partia e parë e pluralizmit kosovar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 Maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 Majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusin që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

“Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se zgjedhjet e 24 Majit 1992 janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional.
Zgjedhjet u mbajtën më 24 Maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë.
Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke.
Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind.
Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament.
Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 Majit.

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës  96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës  7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane  7 deputetë, Kandidatët e Pavarur  2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta.
Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez.
Zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës.
Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konfiskoi një pjesë të materialit zgjedhor.
I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 Majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota.
Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve.
Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 Qershor 1992.

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 Majit 1992 në Kosovë.
Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Ai tha se,  gjatë këtyre vëzhgimeve nuk ka hasur në ndonjë parregullsi, derisa veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë.
Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, theksoi se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë vëzhguesit nga SHBA. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion policor të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar.

Konrad Hubers, që i printe Delegacionit të Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën.
Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan, që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, theksoi ai.

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupimi, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilin nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Po para 29 viteve, në 24 Majin 1992, raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare  që i bëja me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Kosovë.  Raportoja nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes së përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, e që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991 dhe sfidonte ndalimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhunshëm me ndërhyrje policore nga regjimi okupues i Beogradit. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Bujku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit – e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që e kam zhvilluar para 27 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidentin Rugova e kam pyetur edhe për Referendumin për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri 30 Shtator 1991 e që u pasua me zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992. Përgjigja e Presidentit Rugova ishte kjo:

“Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.”

Zgjedhjet e dyta presidenciale e parlamentare Kosova i ka mbajtur në kohë lufte në 22 Mars 1998.

Pas luftës së përfunduar në Qershor 1999, Kosova ka mbajtur 8 palë zgjedhje parlamentare, 5 prej tyre pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së. Kosova e lirë gjatë  22 viteve ka mbajtur edhe 6 palë zgjedhje lokale, gjysmën prej tyre si shtet i pavarur 13 vjet.

ARKIV – FJALA E PRESIDENTIT RUGOVA NË 4 MARS 2002, I RIZGJEDHUR NGA KUVENDI I ZGJEDHJEVE TË PARA PARLAMENTARE TË KOSOVËS SË LIRË:

Ibrahim Rugova: Të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë
Prishtinë, 4 mars 2002 (QIK) – Presidenti i posazgjedhur i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, lexoi një fjalim para gazetarëve që përcillnin punimet e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdim po japim në tërësi fjalën e Presidentit Rugova.

Për gati tri vjet pas luftës, Kosova në liri ka pasur një progres të madh së bashku me UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-në në të gjitha fushat e jetës.

Poashtu, Zgjedhjet lokale të vitit 2000 dhe Zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar ishin një progres i madh në vendosjen e rendit dmeokratik në Kosovë.

Në këto zgjedhje populli i Kosovës tregoi një kulturë të lartë demokratike e politike. Dhe, këto ditë, po përfundojmë me sukses implementimin e Zgjedhjeve nacionale për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Sot ndihem shumë i nderuar për besimin që ma dha Kuvendi i Kosovës për të marrë përsipër Zyrën e Presidentit ë Kosovës. Ky është një nderim dhe obligim i madh për mua. Ju siguroj se Presidenca e Kosovës do të shprehë unitetin e popullit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Brenda fuqive të mia dhe të punoj për të mirën dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Njëherësh do të punojmë që të kemi një ndarje dhe koordinim të pushtetit të degës legjislative, ekzekutive dhe pavarësi të gjykatave, që t’u përgjigjen kërkesave dhe interesave të qytetarëve. Pra, do të kemi një Presidencë të unitetit, Kuvend demokratik dhe Qeveri efektive e stabile, me të gjitha ministritë, për të siguruar një shtet të së drejtës dhe të sigurtë për të gjithë.

Në punën tonë të ardhshme të të gjitha institucioneve të Kosovës do të jetë koncentrimi në zhvillimin ekonomik, në sigurimin e investimeve dhe në privatizimin me prioritet. Pra, do të punojmë të kemi një ekonomi të hapur e konkurrente, për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë e Kosovës, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës sonë.

Poashtu, do të punojmë në integrimin e grupeve etnike në jetën politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Pra, jo vetëm mbrojtje klasike, por integrim të plotë të tyre dhe garantim të ruajtjes së identitetit të tyre. Ne, si shumicë kosovare-shqiptare, kemi përgjegjësi për integrimin e serbëve, të boshnjakëve, të turqve, të romëve dhe të ashkalinjve e egjiptianëve kosovarë në shoqërinë e Kosovës. Pra, të gjithë ne jemi kosovarë dhe do të veprojmë si kosovarë, në të mirë të Kosovës.

Kujdes të veçantë do të kemi për forcimin e SHPK-së dhe të TMK-së në punën e tyre.

Do të punojmë që të zhvillojmë edhe shoqërinë civile dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët. Do të zhvillojmë një shoqëri të tolerancës, të mirëkuptimit e të pajtimit midis njerëzve dhe të respektimit të njëri-tjetrit.

Do të punojmë së bashku në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike, paqësore, prosperuese, të pavarur e të integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat Veriatlantike dhe në marrëdhënie miqësore me SHBA, në bazë të vullnetit politik e dmeokratik të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo është e ardhmja e Kosovës, që tashmë ka filluar.

Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do ta siguronte dhe shpejtonte këtë proces.
Do të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët tani, si dhe për krijimin e miqësisë me popujt e rajonit tonë dhe të botës.

Jemi të bindur se të gjithë duhet të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë. Për një Kosovë prosperuese e më të pasur për ne dhe fëmijët tanë.

Do të zhvillojmë një bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un në konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si dhe me OSBE-në. Ndërsa, me KFOR-in do të punojmë ngushtë në forcimin e sigurisë, i cili deri tash ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyeshme.

Kam nderin që nga kjo Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës të përshëndes Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, për angazhimin e tyre për prosperitetin e Kosovës. Përshëndetje të veçantë i shprehim Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II, për kujdesin e tij të përhershëm për Kosovën.

Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ambasadorin Menzis për angazhimin e tij të palodhshëm gjatë kësaj kohe për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe shefin e Zyrës britanike, zotin Llojd, të Zyrës gjermane, zotin Shmunk, të Zyrës franceze, zotin Garanshe, të Zyrës italiane, zotin Tafur, si dhe të Zyrës kanadeze, zotin Barber.

Poashtu, falenderojmë Komisionerin për politikë të jashtme dhe siguri në BE, zotin Solana që u angazhua në këtë proces.

Në mënyrë të veçantë falenderojmë zotin Shtajner, i cili na ndihmoi shumë për të arritur marrëveshjen për përfundimin me sukses të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Falenderojmë të gjitha partitë politike që u treguan konstruktive në arritjen e suksesit për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, kryetarin e PDK-së, z.H.Thaçin, kryetarin e AAK-së, z.R.Haradinaj dhe prof.Mark Krasniqin.

Në fund të këtij procesi demokratik mund të themi se gjithë kjo ishte një përvojë demokratike për ne dhe për qytetarët e Kosovës. Duhet të mendojmë që për zgjedhjet e ardhshme të zgjedhim një sistem elektoral më të thjeshtë dhe më efektiv. Kjo tregon se kosovarët i pranojnë proceset demokratike dhe se dinë dhe janë të aftë të udhëheqin me veten dhe me vendin e tyre.

Kryeministri Rexhepi dhe Qeveria do të gëzojnë përkrahjen tonë.

Edhe një fjalë: të gjithë jemi pajtuar se këto zgjedhje dhe ndërtimi i institucioneve janë një ngjarje historike në historinë më të re të Kosovës.

Në këtë kuptim ambasadori Menzis ka propozuar që 10 dhjetori – Dita e Konstituimit të Kuvendit të Kosovës të shpallet Ditë nacionale. Sugjeroj që Kuvendi i Kosovës të marrë parasysh këtë propozim kur të vendosë në të ardhmen për këtë çështje.

Në fund të kësaj fjale dëshiroj të them se dyert e Presidencës së Kosovës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe do të gëzojnë përkrahjen tonë. Prandaj, i ftojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunim, sepse Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës do të jenë në shërbim të tyre.

Janë institucionet tuaja, qytetarë të dashur, pra, t’i respektoni dhe t’i përkrahni. Unë do të jem në shërbimin tuaj për të mirën e Kosovës.

Jam i bindur se do të kemi përkrahjen tuaj për fillimin e ndërtimit të një pallati presidencial – shtëpie të bardhë të Kosovës, që do të jetë shtëpi e të gjithë kosovarëve.

Qytetarë të dashur, përkundër obligimeve të përditshme, çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.

***.

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (24 maj 2021)

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.

Në orën 09:00, Presidentja Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”;

Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

Vendi: Biblioteka Kombëtare;

Në orën 13:00, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Nuk mund të bashkjetoj NATO me komunizmin – Gulagu Shqiptar dhe heshtja e diplomatëve perëndimorë në Tiranë

0

Nga: Frank Shkreli

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë: “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.

Fatbardh Kadilli, kandidat për Kryetar të Partisë Demkoratike të Shqipërisë: u shpreh ditët e fundit se ai do ta ndajë partinë e tij “demokratike” nga “kultura e anti-komunizmit”.
Në trojet shqiptare dhe mëtej po zhvillohet stërvitja ushtarake historike e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO, “Defender Europe 21”, një ngjarje kjo që duhet të përshëndetet nga të gjithë shqiptarët që besojnë në vlerat perëndimore, të cilat NATO ka promovuar dhe i ka mbrojtur ç’prej themelimit të saj në Prill të vitit 1949. Kjo stërvitje është me të vërtetë një ngjarje që na jep shpresë se Shqipëria mund të bëhet, eventualisht, megjithë paaftësitë e klasës politike shqiptare të këtyre 30-viteve për të ndërtuar shtet. Respekt për burrat dhe gratë në uniformë, ushtarakët tanë dhe të aleatëve tanë nga shumë vende, nga të dy anët e oqeanit.

I kujtoj lexuesit se objektivi themelor i Aleancës së NATO-s ishte dhe mbetet mbrojtja e lirisë dhe sigurisë së vendeve aleate anëtare të kësaj aleance ushtarake, me të gjitha mjetet politike dhe ushtarake që ajo ka në dispozicion. Aleanca NATO mbetet pra instrumenti kryesor i sigurisë së komunitetit trans-atlantik, i cili me veprimtarainë e tij ushtarake, njëkohësisht, shpreh edhe mbron vlerat e përbashkëta demokratike, të lirisë dhe të drejtësisë. Falënderës të Madhit Zotit që e kemi NATO-n se për ndryshe, nëqoftse do të ishte krejtësisht në duar të kësaj klase politike të këtyre 30-viteve të kaluar, Shqipëria do të ishte sot edhe më keq se ç’është.
Po cilat janë këto “vlera të përbashkëta demokratike” që mbron NATO dhe që duhej të ndanin të gjitha vendet aleate të Nato-s, përfshir Shqipërinë. Pasi jemi gjithnjë në atmosferën e zgjedhjeve të 25 prillit, zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike janë një element kyç për një shoqëri demokratike. Për 30-vjet tranzicion Shqipëria, përfshir zgjedhjet e fundit, nuk ka zhvilluar zgjedhje të pakontestueshme dhe të pranueshme nga të gjithë, si të lira dhe demokratike, përfshir entet ndërkombëtare, siç është ODIHR-i dhe nga faktorët kryesorë politikë shqiptarë. Për shkeljen dhe mospërfilljen e vlerave perëndimore nga qeveritë shqiptare të tre dekadave të kaluara, mjafton të lexoni raportet vjetore mbi të drejtat e njeriut të enteve të ndryshme perëndimore, ku Shqipëria, megjithëse anëtare e NATO-s, vazhdon të mbetet “pjesërisht e lirë” dhe ndër vendet më të korruptuara në botë.

Megjithëkëtë, diplomatët perëndimorë në Tiranë i trajtojnë politikanët shqiptarë sikurë këta na qenkan “jeffersonian democrats”, demokrat si Jeffersoni, njëri nga baballarët e Kombit amerikan. Jo, more jo, nuk janë të tillë, as nuk duan të jenë të tillë. Këta nuk kanë asgjë të përbashkët as me Xhefersonin as me demokracinë. Për 30-vjet tani, ata nuk janë distancuar nga e kaluara komuniste – pjellë e të cilës janë – dhe as nuk kanë marrë ndonjë masë serioze për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Politika shqiptare aktuale, me një paturpësi arrogante vlerëson “të mirat dhe sukseset” e regjimit të Enver Hoxhës, njërit prej diktatorëve më të egër që ka njohur historia evropiane dhe botërore. Merreni me mend, se sa keq janë punët, një kandidat i shpallur për Kryetar të Partisë Demokratike (Fatbardh Kadilli), në opozitë, u shpreh ditët e fundit, se ai do t’a ndajë partinë e tij “demokratike” nga “kultura e anti-komunizmit”. More zotëri nga cili “anti-komunizëm”? Çfarë betë ju për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare gjatë këtyre viteve? E mbarë shoqëria shqiptare, çfarë ka mbjellur gjatë tre dekadave të fundit, po korrë tani. Në prak të greminës, politikisht, ekonomikisht, ndërkohë që presim nga ish-prokurorët komunistë t’i sjellin atij vendi drejtësi. Jeni mbi një kapërcyell — të distancoheni nga komunizmi kini frikë, por as nuk kini bindjen morale dhe politike, se duhet të bëni një gjë të tillë. Janë një numër deklaratash dhe veprimesh nga përfaqsues të partisë në pushtet, që janë venë në lëvizje kohët e fundit, e që lënë të nënkuptohet se distancimi zyrtar nga e kaluara komunizmi dhe dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare nuk është në rendin e ditës me këta pushtetarë, megjithë praninë e anijeve të NATO-s në Durrës.

Kryeministri aktual nuk e fsheh fare mbështetjen e tij për ish regjimin dictatorial, ndërkohë që muajt e fundit është shprehur nga foltorja e Kuvendit, ndër të tjera, se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”. Persona të tjerë të zgjedhur në Kuvendin e ardhëshëm kanë shprehur të njëjtat ndjenja. Në këtë ndërkohë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar fillimin e një rishikimi të historisë për të vendosur njëherë e mire, sipas disa vërejtësve, hegjemonizmin enveristo-stalinist — historik dhe kulturor — mbi Kombin shqiptar nga pothuaj të njëjtit “historianë” nostalgjikë të komunizmit, të cilët e kanë shkruar, fillimisht, atë histori. Çfarë tragji-komedi! Ndërkaq, ndërsa këta udhëheqës shqiptarë po merrnin foto nga platformat e anijeve të NATO-s në Durrës me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me autoritetet e larta ushtarake amerikane — në mes të Tiranës, aty përball Kryeministrisë dhe Presidencës, është dëmtuar ato ditë, për të disatën here, “Postblloku” që bashkon (burgun) Spaçin me Berlinin – një memorial ky që përkujton viktimat e komunizmit në Shqipëri. Hapni sytë e reagoni. Kjo tregon se e shkuara komuniste nuk është e shkuar, të nderuar diplomatë, por është aktuale, mu aty në qëndër të Tiranës ku jetoni e punoni edhe ju. Nëqoftse nuk doni ta shihni, kjo është puna juaj, por kjo e shkuar komuniste po bëhet realitet në jetën politike dhe ekonomike të vendit, për ditë e më shumë. Ndoshta ju nuk mund ta ndaloni këtë frymë të re nostalgjike për komunizmin në Shqipëri, por të pakën do u lutesha mos u bëni palë me të keqen, të mos heshtni ndaj këtyre dukurive se ju jeni ata që do duhej të përfaqësonit dhe të mbronit vlerat perëndimore të lirisë e demokracisë, pikërisht ato vlera për të cilat ekziston NATO.Të nderuar përfaqësues perëndimorë në Shqipëri, ju lutem si një shqiptaro-amerikan i thjesht dhe u bëj thirrje: mos u bëni palë e “turpit në radhët e të paturpshëmve”! Flisni për dekomunistizimin e Shqipërisë, para se të jetë vonë.

Edhe kjo ka të bëjë me drejtësinë, sidomos në përvjetorin e revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit. Shikoni se sa poshtë ka renë politika shqiptare në 30-vjet post-komunizëm. Fatkeqësisht, votuesit shqiptarë kanë dy alternativa politike, asnjëra më e mire se tjetra: një, Partinë Socialiste e cila me krenari mbron komunizmin si një sistem që “ishte në anën e duhur të historisë”, sipas Kryeministrit Rama dhe Partinë Demokratike, një kandidat i shpallur për kryetar i të cilës bën thirrje që kjo parti të largohet nga “anti-komunizmi”, që nënkupton të bëhet më shumë ashtu si partia si motër socialiste. Kjo është alternativa që Partia Demokratike ofron, të pakën nepërmjet një kanddiati të saj për kryetar të ri? Po cili është ndryshimi midis jush? Më mirë bëhuni bashkë, të dy partitë kryesore, se këtë po promovojnë edhe ndërkombëtarët aty në Tiranë — një parti-shtet me një udhëheqës të përjetëshëm – me kult personaliteti. Mblidhuni të gjithë rreth tij dhe duartrokisni. Rroftë demokracia alla-shqiptarçe!

E buono per Albania!

Sido që ta merrni, sido që të mendoni ju të nderuar përfaqsues diplomatikë dhe të klasës politike shqiptare — Shqipëria nuk mund dhe nuk do të bëhet një aleate e denjë e NATO-s pa dekomunistizimin njëherë e mirë të shoqërisë shqiptare dhe pa distancimin (por edhe pastrimin) e bindshëm të kësaj klase politike shqiptare — të sotëme dhe të nesërme – nga trashëgimia komuniste, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste, që tani janë anëtare të denja të NATO-s. Si një taksapagues amerikan, unë do të dëshiroja që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, të jenë gjithmonë pranë Shqipërisë, jo vetëm për një çeshtje – megjithëse tepër e rëndësishme – siç është vendosja e drejtësisë në vend – por të jenë pranë saj edhe në mbrojtje të të gjitha vlerave të tjera perëndimore të përbashkëta demokratike që mbron NATO-ja – përfshir edhe dekomunistizimin e shoqërisë dhe distancimin nga gulagu komunist i Enver Hoxhës. Është e qartë se kuadrot e nomenklaturës së Partisë në pushtet nuk besojnë në distancimin nga e kaluara komuniste, por kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes evropiane dhe euro-atlantike, si dhe një vend anëtar të denjë të NATO-s me të cilin do të krenohemi të gjithë, kudo që jemi. Heshtja e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë në lidhje me këtë çeshtje nuk u ben nder as vendeve që ata përfaqësojnë dhe as NATO-s që këto ditë po zhvillon stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”. Në këtë 48-vjetor të Revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit, ndoshta kini nevojë për një rifreskim të kujtesës se çfarë përfaqësonte regjimi i Enver Hoxhës. Për të parë nga afër dhe pjesërisht Gulagun e Enver Hoxhës, do të sugjeroja që përfaqsuesit diplomatikë në Tiranë dhe sidomos politikanët shqiptarë aktualë dhe ata që të pretendojnë të bëhen udhëheqës të atij vendi nesër, të vizitojnë Spaçin, Tepelenën e të tjera vende të persekutimit dhe të vrasjeve të viktimave të pafajshme të komunizmit – tmerin e Spaçit të cilin ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë një vizite atje, e kishte cilësuar si “një dëshmi të brutalitetit njerëzor”.

Kujtesë për Adem Jasharin, luftëtarin që i mësoj komandantët se si të luftohet

0

Në foto: Nue Oroshi dhe Besim Morina duke ber homazh pran varreve te familjes Jashari

Nue Oroshi

Kur retë e qiellit e fillojnë gjëmën duke mos pranuar rrezët e diellit për të dhënë shenjën e fillimit të një përshpejtësimi të gurëzuar ku shqiponjat që fluturojnë në qiellin e vranët dhe i bëjnë roje ruajtjes së atdheut, por si një engjëll roje shihet në largësinë qiellore varri i luftëtarit.E them luftëtarit se luftëtar është epiteti më i madh nder të gjithë epitetët.Luftëtari e bën luftën ai ju prinë betejave. Pra, luftëtari edhe vritet në beteja.

E Adem Jashari ishte luftëtari që e bëri dhe e udhëhoqi luftën.Ai ju tregoj edhe komandantëve se në luftë duhet edhe të luftohet dhe jo vetëm të komandohet.Më një fjalë Adem Jashari si një shqiponjë që fluturonte ne qiellin e vranët i mësoj edhe komandantët se në luftë mund edhe të vritesh.I mësoj komandantët se ai ishte luftëtar ishte mbi të gjithë komandantë për faktin se ishte luftëtar legjendar.Vizitat tek varret e luftëtareve shpeshherë me ngjallin emocione të thella shpirtërore.Këto emocione përzihen me ndenjat e të menduarit se çfarë kishte thënë luftëtari para se të bie heroikisht në betejë.

Kurë sytë e shqiponjës përzihen me pikat e gjakut që skuq dheun luftëtari para se të ndërroi jetë ka lënë vetëm një porosi:Ta ruani atdheun me të gjitha pjesët e Shqiperisë Etnike!Ruajtja e atdheut për çka u sakrifikuan luftëtarët e kombit shqiptar është një sakrificë e dytë sublime për ne të gjallët.Është sakrificë se sa herë të shkojmë dhe ti vizitojmë varret e luftëtarëve te lirisë nuk duhet të na kaploj sindromi i harresës por të na ringjallët kujtesa për çdo minutë per çdo orë e për çdo ditë për luftëtarët e lirisë që janë simbol i Shqiperisë Etnike.

Adem Jashari ti ishe luftëtar që në mesin e qiellit të turbulluar dhe reve të hijezuara e të errëta solle murmurimën dhe vetëtimen dhe e ndriçove qiellin shqiptar.Sakrifica jote dhe e familjës tënde është një sakrificë e cila bëri që të lotoj qielli,kurse renia juaj heroike sikur edhe e çoj peshë shqiptarin.Shpeshherë kemi edhe sot dilema se ku dhe kur u formue Ushtria Çlirimtare e Kosovës.E unë ju them pa hezitim ajo u formua në Prekazin legjendar pikërisht atëherë kur u dëgjuan krismat e para nga pushka e Adem Jasharit.Ajo ditë duhët të shënohet si ditë e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo perpjekje për të gjetur një datë  tjetër është vetëm harxhim i kohes kot.Kur rrezët e diellit ndriçuanë Kosovën dhe gjaku i të rënëve për lirinë e Kosovës i bëri dritë trojeve arbnore buzë një rrezatimi dhe një shkëlqimi stoik për të mbuluar qiellin që gjemonte dhe nuk derdhte lot kur erdhi liria e Kosovës, luftëtari i cili i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe jo vetëm të komandojnë mbeti legjendë e trimërisë,besnikërisë dhe shqiptaris.Edhe ecjakët e kohës nuk e zbehin asnjëherë kushtrimin e lirisë.Kushtrimin e vërtetë të lirisë i cili është shkruar dhe mbetët në histori.

Plisi i luftëtarit Adem Jashari do të mbetët në histori se pikërisht ky plis e tregoj vazhdimësinë e luftës së Adem Jasharit me luftën e Mehmet Gradicës,Ndue Përlleshit,Shaban Palluzhës,Marie Shllakut,profesor Ymer Berishës dhe shumë luftëtarve të tjerë që u sakrifikuan për shqiptari.Kur jehona e zërit përcillej nga Prekazi historik, rënia e luftëtarit Adem Jashari që i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe ta mbrojnë atdheun ishte një rënie jo vetëm heroike por ishte rënie që mbeti e shënuar në histori.

Ishte rënie historike për faktin se në momentin e flijimit të Adem Jasharit me familje u fillua një fazë e dytë e historisë faza e organizimit të luftës në mënyrë frontale dhe masovike.

Kur u përkula para varrit të Adem Jasharit në mendje më shkuan dy gjera:e para sa janë në krye të detyrës historianët tanë që ta thonë të vërtetën për luftën e Kosovës dhe e dyta ishte pse politika nuk u tregua e aftë që ta dërgoj Kosovën përpara.

Nuk e di por derisa e lash katundin e Prekajve,që sot quhet Prekaz, një rreze dielli kaploj qiellin dhe nuk e la të lotoj diellin.Dielli nuk lotonte për faktin se burrat që kanë mbetur në histori ata kanë pasur vetëm një qëllim:Lirinë e atdheut.E Adem Jashari luftëtari që i mësoj komandantët se në luftë edhe duhet të luftohet jo vetëm te komandohet. Ka mbetur legjendë e trimërisë heroike duke ju treguar shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare se lidhja me tokën arbërore dhe sakrifikimi per liriminë e kësaj toke është porosi e luftëtarit.

E Adem Jashari ishte luftëtar që e filloj luftën.Adem Jashari ishte luftëtari që ra në luftë dhe kjo rënie heroike e masivizoj dhe e rriti qëndresën kombëtare.Rënja e Adem Jasharit ja hapi edhe sytë dhe mendjen politikës ndërkombëtare se Kosova duhet të përkrahet, në të gjitha aspektet.Luftëtari që i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe jo vetëm te komandojnë, mbeti edhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me Zahir Pajazitin dhe Sali Qekajn.Lavdi të gjithëve  herojve dhe luftëtarëve tjerë të lirisë së Kosovës.Por themelet e UÇK-së janë në katundin e Prekajve që sot quhet Prekaz.Me pas këto themele u zgjeruan në mbarë Kosovën duke krijuar murana qëndrese dhe duke u dhënë kushtrimi nga luftëtarët e shumtë që u sakrifikuan për lirinë e atdheut.Kur rrezet  e diellit e mbuluan Prekazin dhe drita filloj t´ia lëshoj vendin errësires toka Arbërore që në mbrendesinë e saj mban trupat e luftëtarve të rënë për lirinë e trojeve Arbërore ka vëtëm një porosi: Amanet Brezave Shqipërin Etnike!

China’s Military Weapon COVID-19 Was Constructed Completely Under the Command and Control of the Chinese Military

 

                                                                                                                              There are still gaps in the story, but here is what is presently known.

The creation of the COVID-19 virus was entirely under the command and control of the People’s Liberation Army (PLA), led by presumed head of China’s biowarfare program, Major General Wei Chen, while under the day-to-day supervision of key members of the Academy of Military Medical Sciences.

The scientists and resources accessed to advance the project included both Chinese and U.S. universities and research institutions.

Finding a bat coronavirus backbone for the COVID-19

Largely based on an examination of Chinese-language documents and scientific publications, one can state that the Military Veterinary Research Institute and the Institute of Zoonotic Diseases in Changchun, Jilin Province, China, led by People’s Liberation Army General Ningyi Jin and retired General Xianzhu Xia, are core elements of China’s biowarfare program.

At least four subordinates of Xianzhu Xia and Ningyi Jin have been engaged in a massive domestic and international virus collection effort for over eight years: Biao He, Quanshui Fan, Changchun Tu and Zhiqiang Wu.

Biao He, together with Changjun Wang of the Third Military Medical University, played a key role in the isolation of bat coronaviruses ZC45 and ZXC21, claimed by Chinese whistleblower Dr. Li-Meng Yan to be the viral backbones for COVID-19.

Ningyi Jin has extensive experience in experimentation with coronaviruses.

In addition to his research connections, some of which can be traced back to the United States, there are two aspects of Ningyi Jin’s research activities that raise red flags.

Not only does he use genetic engineering extensively, but Ningyi Jin is one of a number of scientists in China, who, since 2007, have conducted experiments with a transgenic mouse model containing the human receptor for coronaviruses.

That is, any one of those Chinese laboratories could have quickly pre-adapted a coronavirus for human infection using that mouse model and a technique called “serial passaging.”

Inserting the furin polybasic cleavage site, the “smoking gun” for the laboratory origin of COVID-19

Monobasic furin cleavage sites represented by a R-S or arginine-serine sequence are common in coronaviruses, where arginine is the chemically basic amino acid.

In contrast, the furin polybasic cleavage site, PRRARS (proline-arginine-arginine-alanine-arginine-serine) found in the COVID-19 virus is not present in any of its close bat coronavirus relatives and whose presence cannot be explained by a natural evolutionary process.

The artificial insertion of the furin polybasic cleavage site into a bat coronavirus backbone was likely done under the supervision of Shibo Jiang in coordination with his military-trained colleague Shuwen Liu and others at the School of Pharmaceutical Science, Southern Medical University, Guangzhou, China.

In 2013, Shibo Jiang and Shuwen Liu, published the methods for artificially inserting a furin polybasic cleavage site similar to that found in the COVID-19 virus.

The innocuous title of that scientific article “Simultaneous Expression of Displayed and Secreted Antibodies for Antibody Screen,” belied its true nature.

That study was supported by a grant to Shibo Jiang from the National Natural Science Foundation of China (#81173098), which was entirely devoted to viral entry via a membrane fusion process, known to be facilitated by furin polybasic cleavage sites and enhancing viral infectivity and pathogenicity.

At the same time Shibo Jiang was conducting those experiments, he was also being funded by Dr. Anthony Fauci’s National Institute of Allergy and Infectious Diseases (NIAID).

Before returning to China as a professor at Fudan University in Shanghai, Shibo Jiang had been employed by or associated with the Lindsley F. Kimball Research Institute of the New York Blood Center for nearly twenty years.

During that time, he developed an extensive network of collaborative research with other major U.S. virus research laboratories and received more than $17 million in U.S. research grants, the vast majority coming from Fauci’s NIAID.

At the same time, Shibo Jiang maintained extensive collaborative research with People’s Liberation Army laboratories, described in detail here, while simultaneously inviting into his U.S. laboratory and training scientists linked to the Chinese military.

After the onset of the November 2002 SARS pandemic originating in Foshan, Guangdong, China, the People’s Liberation Army and Shibo Jiang would play an outsized role in human coronavirus research.

Much of his work, starting from the first SARS pandemic in 2002-2004, has focused on the coronavirus spike protein, in particular, the junction of the S1 and S2 segments, where the COVID-19 furin polybasic cleavage site is found.

Pre-adapting COVID-19 for human infection

The COVID-19 virus binds to human cells 10-20 times better than the 2002-2004 SARS virus.

From the beginning, the COVID-19 virus appeared to be well-adapted even pre-adapted for binding to human cells.

The COVID-19 virus did not undergo the same mutation and adaptation to humans over time as did the 2002-2004 SARS virus, but was already, from the beginning, resembling late-stage SARS infections, suggesting pre-adaptation.

Such pre-adaption for human infection can be accomplished in the laboratory by repeatedly exposing coronaviruses to genetically-engineered mice that have the human receptor, a process known as serial passage.

Since 2007, Chinese scientists have used humanized mouse models to experiment with coronaviruses starting with the 2002-2004 SARS virus.

It is here where the work of Ningyi Jin of the Military Veterinary Research Institute and the Academy of Military Medical Sciences intersect, in the use of animal models for serial passaging to increase virulence or to pre-adapt coronaviruses for human infection.

Serial passaging is the repeated re-infection within an animal or human population, which allows a virus to specifically adapt to the infected species.

That process occurs in nature, but it can be greatly accelerated in the laboratory by deliberate serial passaging of viruses in cell culture systems or animals, potentially leaving few or no traces as to whether the adapted viruses are naturally-occurring or laboratory-manipulated.

Dr. Chuan Qin is considered China’s foremost expert in animal models for increasing viral virulence and the use of humanized animals for testing natural or man-made viruses.

The Wuhan Institute of Virology

It is yet unclear the precise role played by the Wuhan Institute of Virology in this scenario or exactly the manner in which the COVID-19 virus was released.

It is likely that the Wuhan Institute of Virology was involved in experiments transitioning a bat coronavirus to the human-infecting COVID-19 virus.

Based on the scientific evidence collected, one indication of its role is RaTG13, a coronavirus sequence, which some claim is the closest bat coronavirus relative to COVID-19, but, being neither fully bat- nor human-infecting, it is likely an intermediate in an artificial synthetic pathway.

To be continued

Analysis of the laboratory origin of the COVID-19 virus is still a work in process, but the above information provides a foundation upon which to build a more complete picture.

It is important to note that U.S. scientists, laboratory resources and funding from the U.S. federal government contributed significantly to China’s virus research program, a topic which will be covered in more detail in the future.

Lawrence Sellin, Ph.D. is retired from an international career in business and medical research with 29 years of service in the US Army Reserve and a veteran of Afghanistan and Iraq. His email address is lawrence.sellin@gmail.com.

Kuvendi kishtar i Arbërit dhe mbrojtja e identitetit kombëtar e fetar të shqiptarëve.

0
Më 14 e 15 janar të vitit 1703, në Mërqi, afër Lezhës, u organizua Kuvendi i Arbërit, Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare me dëshirën e Papës Klementit XI, Xhanfrançesk Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit.

R.SH. – Vatikan

Më 14 e 15 janar të vitit 1703, në Mërqi, afër Lezhës, u organizua Kuvendi i Arbërit, Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare me dëshirën e Papës Klementit XI, Xhanfrançesk Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit.

Është thënë se Kuvendi apo Koncili i Kishës katolike i trojeve shqiptare, u mbledh në një situatë tejet të vështirë: populli shqiptar, këndej të krishterët e në mënyrë të posaçme katolikët, pësonin trysnin e sundimit otoman, që dalëngadalë, por me vendosmëri e në mënyrë sistematike punonte për kalimin e popullsisë shqiptare, e jo vetëm, në fenë islame.

Të joshur nga premtimet dhe lehtësirat që turqit krijonin e u jepnin myslimanëve, një pjesë e mirë e shqiptarëve kaloi në fenë islame, ose mbeten të krishterë të fshehtë, do të thotë që në shtëpi e mbanin fenë dhe doket e krishtera, derisa në jetën publike paraqiteshin si myslimanë e kishin edhe nga dy emra. Është fjala për ‘kriptokatolikët’ apo ‘laramanët’, fenomen ky ende sot e kësaj dite i pranishëm në disa zona shqiptare, si në Kosovës në pjesën e Karadakut afër Gjilanit e Vitisë, në zonë të Istogut e të Mallishevës, e në disa zona të Shqipërisë. Ky fenomen apostazie u dënua nga Kuvendi kishtar i Arbërit.

Ndërsa, përsa i përket Kishave, perandoria otomane fillimisht nuk i prishte, por as nuk lejonte që të bëheshin meremetime, apo të ndërtoheshin Kisha të reja, duke e kufizuar e më vonë duke ndaluar jetën dhe veprimtarinë e Kishave shqiptare, e si pasojë erdhi deri te rrënimi i pashmangshëm i sa e sa Kisha e kuvendeve rregulltare – manastireve të krishtera në trojet shqiptare. Përveç aspektit shpirtëror, këndej fetar, luftimi i Kishave nga turqit ishte edhe luftim kundër identitetit etnik dhe orientimit të shqiptarëve drejt kulturës perëndimore evropiane.

Në kushte të këtilla, pra, mblidhej Kuvendi apo Koncili Kishtar Kombëtar Shqiptar në Mërqi, më 14 e 15 janar të vitit 1703, në të dielën e dytë pas Krishtlindjes, në Kishën e shën Gjon Pagëzuesit. Qe pikërisht kryeipeshkvi imzot Zmajeviçi, ai që e mbajti fjalën e hapjes së këtij Koncili vendor kishtar. Në të bie në sy gëzimi dhe shpresa që, pas kaq shekujsh të tiranisë turke, u bë e mundur një mbledhje e tillë.

Njëkohësisht, imzot Zmajeviçi u kujtoi të gjithë ipeshkvijve pjesëmarrës të Kuvendit të Arbërit detyrën që të kujdesën me të gjitha forcat për ringjalljen e jetës fetare të popullit, e të punojnë për përtëritjen e rritjen e klerit si dhe për lirinë e kultit e të popullit.

Kujtojmë se në Kuvendin e Abërit, episkopati katolikë shqiptarë, në njërën anë analizoi aspektet e brendshme kishtare: administrimin e Sakramenteve e kremtimin e riteve liturgjike, lirinë fetare e të kultit, reformën e zakoneve e tjera dhe në anën tjetër gjendjen e popullsisë në realitetin shoqëror, nën sundimin otoman, me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë, e sidomos me rrezikun e humbjes së identitetit kombëtar e të gjuhës shqipe.

E vendimet e Kuvendit kishtar të Arbërit qenë të rëndësishme pikërisht për rregullimin e brendshëm të jetës dhe veprimtarisë kishtare, për rigjallërimin e fesë dhe në anën tjetër për nxitjen drejtuar popullsisë shqiptare për mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit kombëtar, para pushtimit e sundimit shkatërrimtar otoman. Ky Kuvend kishtar, pra, mori në shqyrtim dhe mbrojti dy çështjet më jetike për shqiptarët: identitetin kombëtar e fetar të shqiptarëve.

Në përfundim, dekretet, pra vendimet e Koncilit të Arbërit, shkruar në shqip e latinisht nga vetë Imzot Zmajeviçi, iu paraqitën për shqyrtim Papës dhe, pas miratimit më 28 janar 1704, u botuan nga Propaganda Fide nën titullin “Kuvendi i Arbnit o Koncili Provinciall i mbledhun Vjetit mijë shtaqind e tre ndenë Shqiptarin Klementin XI papë Pretëmadhin”.

Imzot Zmajeviçi i përcillte dokumentet me një letër, përmes së cilës shihet qartë se kleri katolik shqiptar i qëndroi pranë në gëzim e në vaj popullit të vet dhe i parapriu rilindjes së tij kombëtare. Me që kanë kaluar pothuajse mbi treqind vjet që kur u shkrua letra, u detyruam ta prekim paksa gjuhën e saj, për ta bërë të kuptueshme për lexuesin:

Urdhnove, o i Lumtuni Atë, me të vizituem Apostolik, të vërej mbi Kishat e Arbënisë së provinçës seme. Ju binda urdhënit; ju solla dheut; kërkova rruzullimin; pashë plagët e tij. Pashë, – uh, ç’dhimbje, – vu nën haraç atë që dikur kje despoti i Provincjave; (pashë) (Shypninë) Zonjën e gjindëve ndrydhë nën thember, me dhimbje të idhta; shqytin e trimave – shembë; murin e forcës sonë – rrenue! Pashë gjindt, hy në vend shenjt; kishat, të flligta; lterët përlye. Mezi pashë vend ku të mundej populli me u mbledhë në kuvend! Pashë pleqtë tue ulurue; Meshtarët, shërbëtorët e Hyjit, tue gjimue; çobantë, vra; dhentë tretë, tue u shpërnda dy udhëve; murtajën, që pa mëshirë i çoroditëte të gjithë; e plasjen e mortaisun, që trimnohej për të gjanë e për të gjatë.
Këto pashë e gjimova! U përzien përmbrendcat e mia prej dhimbe për popullin tem e m’u coptuen, tek shihshe mundimet e bijve që po mbyteshin. Tue pamë këta, thashë, populli em u ba rob, përse s’pat dijen. Tue ankue kaq të këqija e ngushtica të paudha, edhe mue më shtrëngoi ngushtica; por, për sa paçë fuqi, nuk lashë ilaç pa përdorë. Nevoja e lypte me gjetë shtigje ma të mira se vizita, as lente moti me e shtymë. Ndihma ma e madhe do të ishte mbledhja e Konçilit. Këtu i përqëndrova fuqitë, këtu ngula mendtë, tue ia himë, pa rrenë, një pune ma të randë se kishe fuqinë. Po Ai, që i ka ndihmue vëllazënt tanë, që ishin përdamë nëpër rruzullim të Fesë, më ndihmoi edhe mue në këtë vend. As detyra që kam, si çoban i shpirtnave, as kujdesi i fortë, që kam për të krishtenët e as mendët e mia të pa afta, nuk do të mujshin me e krye një detyrë kaq të randë. Po Hyji, i cili ndërron motnat e doket, që ep të rritunit e mbaron gjithë punët, Ai bani që një detyrë kaq e vështirë të kryhej si pata dëshirue.
Nën hije Tande, o i Lumtun Atë, po gëzon dheu Arbënesh e mbas ndërrimit të motit ngrihet, sikur të kishte kenë i mbuluem me njegull, tashti nën papën arbënesh, që latinisht don me thanë i bardhë – e del në dritë, e me zemër të mirë shpejton me mërrijtë përsëri në lumni të shkueme. Mendja e Atit, e cila asht ma e madhe se rrethi i shekullit, i uron me dashtëni të TinZot këtë lumni dheut tonë; për t’iu falë nderës zemrës gazmuese, vijnë si për dhanti në shatorre Apostolike, në katedër të dijes qiellore, Dekretet e Sinodit të Proviçjes Arbëneshe, në mënyrë që, në paçin gabime, të qortohen me fjalë Tande.
Unë, pra, në paça gabue si Prelat Arbënesh, vij te magjisteri i Pjetrit me u qortue; e nuk më vjen marre me i kthye ndryshe fjalët. Nuk kanë kurrfarë vlere veprat tona të errta; asgja nuk vlejnë Dekretet, në se nuk mbështeten mbi Gurin e palëkundun; e si të jenë provue mbi gurin e fortë, të forcohen me profeci të pushtetes sate.
Pëlqe, pra, o i Lumtuni Atë, dhantitë e nderimet e përvujta, sheje të Kombit tem, por ma fort tandit. E, n’e pashë se ndokund puna duhet lëmue, godite e ndreqe me gjykimin e shenjtnueshëm e të pagabueshëm… Po, sepse kështu këto pak të falna, që përkojnë me vobësinë tonë, me gjykimin e hyjnueshëm pagabim kanë për t’u shumue fort. E ndërkaq unë, me vëllazën të mij të tjerë të Arbënisë… lusim Hyjin t’ju ruejë Ju, Papën Arbënesh Pretmadhin, për shumë mot në Kishë e edhe ne të na ruejë shëndosh pa kurrnjë të keqe…
Shkrue në Perastti, ditën e dhetë të korrikut, në vjetë të Krishtit njimië e shtatqint e tre
”.

Marrë nga “Concilli i ZÉUT ‘SCCIPNIIS” Bot. III N’Rom, me sctamp T’ Cuvenit S. T’ PROPOGANDS, 1878 – FQ XI

Po radhisim më poshtë klerikët që nënshkruan Konçilin e Parë të Shqipërisë, mbajtur në Merqi në vitin 1703 nën kryesinë e Shkelqësisë së Tij, Imzot Vincenc Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit:
Imzot Vincenz Zmajeviq, arqipeshkëv i Tivarit, Primat i Serbisë, Vizitator apostolik në Shqipni.
Imzot Pjeter Karagjiku, arqipeshkëv i emnuem i Shkupit.
Imzot Gjergji, Ipeshkëv i Zadrimës.
Imzot Nikollë Vladanji, ipeshkëv i Lezhës.
Imzot Ndue Babi, ipeshkëv i emnuem i Shkodrës.
Imzot Marin Gjini, ipeshkëv i zgjedhun i Pultit.
Atë Fra Egjidi de Arsenta, Prefekt Apostolik i Misioneve t’Arbënisë.
Atë Fra Frano Maria a Lycio, Prefekt Apostolik i Misioneve të Maqedonisë.
Atë Fra Martini nga Gjonima (Gjonmi), i pari i Provinçes së Fretënve.

Po kujtomë se materialet e punimeve të Kuvendit të Abërit u hartuan nga imzot Vinçenc Zmajeviçi dhe u botuan në Romë më 1706. Botimi i dytë, me disa shtesa latinisht, u botua në Romë i përkthyer nga dora e shkrimtarit të njohur shqiptar, dom Engjëll Radojës më 1868. U përsërit nga i njëjti shkrimtar më 1872. Rëndësi e dorës së parë iu dha qartësisë së gjuhës, në mënyrë që dekretet e Kuvendit të Kishës shqiptare të ishin sa më të kuptueshme për masat e popullit.

Botimi shqip i punimeve të Kuvendit të Arbënit çmohet porsi i pari botim aktesh kishtare sinodale në gjuhën shqipe, me sa dihet deri më sot. Ato dalin nga një mbledhje e nivelit të lartë sinodal të Kishës për Shqipërinë veriore e të mesme. Në këto akte gjejmë një material shumë të çmueshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shqiptarëve në atë kohë, për gjeografinë, për çështjet e shkollimit, për situatën e lirisë njerëzore e fetare, për të drejtat themelore njerëzore që u mohoheshin sistematikisht e me një tragjedi të mirëmenduar të turqve.
Teksti shqip i Kuvendit të Arbenit është një dëshmi e rëndësishme e 1706-es për historinë e shkrimit të shqipes, e po kështu ka edhe vlera të mëdha për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve.

https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2019-01/kuvendi-kishtar-arberit-mborjtja-identitetit-kombetar-fetar.html

Refleksion mbi jetën e Dom Gjon Kovaçit, mishërim i virtyteve Zadrimore “in corpus humano”

0

Dom Gjon Kovaçi, meshtari i katakombeve

Gjon Kovaçi leu në lagjen “Kovaç” të fshatit Hajmel me 3 shtator 1905, prej prindëve Hiluk Zefi e Prenda Zefi, në nji familje të njohun e në zâ në krahinën e Zadrimës edhe për shkak të nji tradite breznore të konsolidueme në “dhurimin” e shum meshtarëve për Kishën Katolike.

I ati i tij, Hiluk Zefi, i njohun me êmnin Cubi i Zef Prekës, kje nji autoritet i vërtetë në krahinën e Zadrimës e mâ gjânë, narrativa mbi të cilin mbërrinë nivele mitike. Përveç se mjek i njohun popullór i kohës, Hiluku (Cubi) pat luftue si komitë kundër pushtuesit otoman deri në grahamat e tij të fundit, ashtu siç kishte bâ mâ parë dhe nji axhë i tij (Daku i Prekës), i cili rá martir në përleshje me asqerin e turkut në vitin 1911.

nest-zefi

Pikërisht në kët klimë dashnie në familje, dashní për atdheun si dhe sakrificë të vetëdijshme në mbrojten e thesarit dhe fesë së Krishtit, u rrit dhe u brumos dom Gjon Kovaçi, inteligjenca natyrore e të cilit u pikas prej Ipeshkvit të Sapës, Monsinjor Gjergj Kolecit. Me ndërmjetësimin dhe bekimin e ipeshkvit Koleci dhe mbi të gjitha pjekjes së thirrjes së Zotit, në moshën 13 vjeçare, mbasi kishte krye 5 klasë në Hajmel, Gjoni mori rrugën sfiduese të largimit prej familjes qysh në moshë të njomë, tue ndjekë studimet për meshtarí pranë Kolegjit Saverian në Shkodër. Mbas nji formimi të rrebtë e rigoroz në kët Kolegj të famshëm, vatër kulture e dijeje të jashtëzakonshme të asaj kohe e të gjitha kohnave, shugurohet meshtár në vitin 1931. Meshën e parë e kremton në Hajmel me 29 qershor 1931, ditën e festës së Shën Palit (pajtorit të Fshatit), në kishën që mbanë po të njajtin êmën, atë të pajtorit. Periudhën e formimit meshtark, disiplinën e fortë që mori në Kolegjin Saverian, si dhe pasionin për përcjelljen e dijes dhe përshpirtënisë të krishtënë të mbrujtun prej profesorave mâ në zâ të kohës si: Patër Gjergj Fishta e Dom Ndré Mjeda, Dom Gjoni e rrëfete shpesh në bisedat e tij diskrete me pak vetë, tue mos harrue me përmendë faktin se nuk iu lejue as me kênë i pranishëm në çastin e vdekjes në moshë të ré të nânës së tij Prendës.

Dom Gjon Kovaçi, mbas shugurimit meshtarak, u caktue famulitár në Dardhë të Pukës dhe mbas nji përvoje shërbimi edhe fshatin Kçirë (Pukë), u transferue në Grash të Zadrimës, ku qendroi deri në vitin 1967, vit kur i ashtuquejtuni Revolucion Kulturor Kinez, u aplikue në formën “sui generis” alla shqiptarçe, tue mbyllë përfundimisht intitucionet fetare.

Me mbylljen e institucioneve fetare, Dom Gjoni kthehet në gjinin e familjes së origjinës në Hajmel, ku qendroi derisa ndrroi jetë me 10 shkurt 1984, i rrethuem me dashninë, jo vetëm të gjith familjarëve të tij, të cilët kjenë për te engjëll rojtës, por edhe të shum banorëve të fshatit e të Krahinës së Zadrimës.

Shpija e tij e vogël, mbas rrafshmit mizór të tempujve fizik të Kishës Katolike, u bâ “katedralja” e vërtetë e besimtarëve katolikë të zonës që vazhdonin me kultivue fenë e Krishtit në konditat e reja të katakombeve, imponue prej sistemit të anti-Krishtit komunist.

Dom Gjon Kovaçi, mbas burgosjes e pushkatimit të Ipeshkvit Monsinjor Gjergj Volaj në vitin 1950 prej regjimit komunist, tue kênë vikar i përgjithshëm i Dioqezës së Sapës, tregoi dhuntí të rralla si barí shpirtnór në drejtimin e saj në nji kontekst vërtetë të minosun prej survejimit konstant e klimës të terrorit që kishte instalue rregjimi komunist, i cili kërkote me çdo kusht me asgjâsue e me ç’rrânjosë fenë e Krishtit bashkë me shërbëtorët e tij. Me rrafshimin mizór të gati krejtë hierarkisë kishtare shqiptare dhe burgosjen e shumicës së meshtarëve katolik, Dom Gjon Kovaçit i takoi barra e rândë e drejtimit të katolicizmit shqiptár, jo vetëm në Dioqezën e tij (Sapë), por edhe mâ gjânë. Nji ndër faktet që e vërteton kët âsht përshkimi me kurajo të pashoqe e me zêllë të shêjtë i disa kilometrave rrugë në kâmbë prej Zadrimës e deri në malësitë e Pukës e Tropojës për të vizitue e dërgue sakramentet e Krishtit grigjës katolike, mbetë kjo gati jetime dhe e braktisun prej burgosjes së pothuejse gjith meshtarëve.

Sfidës kërcënuese të regjimit të pa fé (kundër besimtarëve katolikë në veçantí), Dom Gjoni iu përgjegj tue përshpejtue angazhimet e veta baritore me kurajo e inteligjencë praktike.

Busulla e tij orientuese kje vetëm Krishti dhe predikimi i mesazhit të tij shëlbues dhe në orën mâ të zezë të historisë medemek moderrne të Shqipnisë, u bâ pikë e padiskutueshme e referimi për besimtarët katolik të Zadrimës, të kërcënuem periodikisht prej regjimit të anti-Krishtit me hjekë dorë prej identitetit të tyne shpirtnór, fetár e kulturór në favor të nji ideniteti të pazot e amorf.

Influenca e karizma e jashtëzakonshme e Dom Gjonit në Dioqzën e Sapës kishte kalue caqet e normalitetit dhe nuk âsht e teprueme me afirmue se qysh në të gjallë, ndër besimtarë katolik përceptohej fama e tij e shêjtnisë. Personat e shumtë që e kanë njoftë dhe mârrë pjesë në liturgjinë e drejtueme prej tij, e kujtojnë hala sot me emocion vibrues për predikimet kumbuese e penetruese, oratorinë magjepsëse, zânin melodioz e kremtimin e epërm e dinitoz të meshës shêjte, me nji latinishte me të vërtetë hyjnore.

Intelektuali i shquem zadrimór, pinjoll i familjes në zâ të Gazullorëve të Dajcit të Zadrimës, i ndjemi Danielá, në morinë e shkrimeve të tij i kushton nji fragment interesant figurës së Dom Gjon Kovaçit, tue dhânë disa koordinata të çmueshme vërtetësie mbi personalitetin e tij dhe meriton të citohet integralisht, përtej ndonji saktësimi mâ të plotë:

“Edhe kur u bâ ipeshkv i Sapës, dom Gjon Kovaçi nuk e lëshoi Grashin, atë katund të paqtë ku i donte dhe e donin, pse kishte kalue një jetë me ta. Po meshtarët mbetnin përditë e mâ pak: dikush vrá e dikush vjerrë, dikush vdekë në burg e dikush prej lëngatave që kishte mârrë në tortura, e dom Gjonit i duhej me shkue katund më katund me krye shërbesa.

Erdh puna që edhe Dom Gaspër Gurakuqi, sa i moshuem e gjithmonë shëndetlig, u kthye tek të tijët në Shkodër ku edhe ndrroi jetë mbas pak.

Ka kênë viti 1966 kur shkova te Dom Gjoni me nxjerrë një dëshmí pagëzimi, të kisha nji dokument të saktë për ditëlindjen, se ajo në gjendje civile ishte e gabueme. E ruej sot e kësaj dite atë dëshmí.

Nësa Dom Gjoni hartonte dëshminë e pagëzimit tim, unë mendjen e kisha tjetërkund. Kisha ndjekë nji pjesë të mirë të gjyqit të Dom Ejëll Kovaçit të shkretë, kur e mbytën komunistat, e mbi të gjitha e përbaltuen si mo’ Zot mâ keq.

Si mbarova punë, nuk më bâhej me u largue. Doja t’i thoja diçka Dom Gjonit, po as vetë nuk e dija se çfarë.

– Fol, bir, çka ke me thânë? – m’u drejtue ai, ashtu gjithmonë i paqtë si ishte.

Dikur, nuk di pse i thashë:

– Unë kam ndjekë nji pjesë të mirë të gjyqit të Dom Ejëllit të shkretë.

Dom Gjoni i nguli gjatë vështrimin nji Kelshêjti në të djathtë të tij, mândej u kthye kah unë e foli gati si me vete:

– Kalvari i Krishtit nuk ka kênë nji gozhdim në kryq e aq. Kalvari i Krishtit ka dymijë vjet që vazhdon e kushedi edhe sa mija vjet të tjera do të vazhdojë.

Nuk mbaj mend nëse i thashë ditën e mirë apo jo, aq i tronditun isha.

Mbas kund një viti Kishat u mbyllen e Dom Gjoni u kthye në Hajmel, ku ndrroi edhe jetë, pa pâsë mundësí me i balâ kush as shërbesën e fundit”. (Daniel GÁZULLI, Rrëfime Zadrimore).

Në fakt, atij Kalvari të Krishtit që Dom Gjon Kovaçi përmêndë në bisedën me Daniel Gázullin, iu nënshtrue edhe ai vetwë qysh me ardhjen në pushtet të komunistave mbas luftës së dytë botnore edhe pse për fat jo në formën e përgjakshme si shum vllâzën të tij në meshtarí, por jo mâ pak të dêjë në termat e “krediteve” të martirizimit.

Me të drejtë në vitet e hapjes të institucioneve fetare, theksi i përkujtimit âsht vû te pjesa e meshtarëve të pushkatuem e të burgosun, por me kalimin e kohës ka pâsë nji qasje të gabueme e zhbalancuese, tue lânë në hije gati në kufijtë e shpërfilljes formën heroike të martirizimit të heshtun, të cilin shum meshtarë të tjerë e laikë e vecanërisht Dom Gjon Kovaçi e kanë jetue me nji koherencë të jashtëzakonshme, tue i qendrue besnik vokacionit të tij me përhapë Unjillin e tue adminstrue sakramentet e shêjta pa mâ të voglin kompromis. Madje me ofertat e meshave të kremtueme për njetet e besimtarëve, Dom Gjoni ka kênë nji burim mbështetjeje e madhe për meshtarët që dergjeshin burgjeve e kampeve të shfarosjes komuniste. Miku i tij i ngushtë, Patër Mëhill Troshani, kje nji ndër “korrierët” e kualifikuem që u dërgote të holla meshtarëve me ofertat e mbledhuna, shêjë i nji solidariteti të fortë vllaznór.

Terroret psikologjike, survejimet konstante dhe provokimet sistematike nuk i munguen Dom Gjonit në asnji moment të jetës së tij gjatë viteve të pushtetit komunist. Ka mbetun e rrânjosun në kujtesën e banorëve të fshatit Grash, fshat ku Dom Gjoni kje famullitár, kur fillë mbas instalimit të regjimit të rí, i futën armët në kishë, ashtu siç kishin veprue në kishën e fretëneve në Shkodër, ku kje reagimi ekstrem i vllâzënve të tij të gjakut, në sinergjí me njerëzit e ndershëm të zonës, që krijuen konditat për me ç’montue kët plan diabolik.

Nji ish komunist e antár i frontit, deklaroi publikisht se: “Nuk âsht i tillë prifti jonë..,por të dalë ai që i ka futë armët në kishë..”.

Për hirë të së vërtetës duhet pohue se edhe ata pak komunista që u detyruen me u antarsue në partí në Krahinën e Zadrimës, mbetën në shpirtë e sjellje besnikë të fesë së Krishtit e kurrë nuk e përdorën formulën betuese “për ideal t’partisë” , por edhe në ato kohë të zorshme bâjshin bé “pasha Krishtin”. Aty ku âsht e rrânjosun thellë në antropologjinë njerëzore feja e Krishtit nuk mund të hyte kollaj e të thyete çdo argjinaturë morale fryma e anti-Krishtit dhe pikërisht kjo ka ndodhë në zonën e Zadrimës. Fakti që Dom Gjon Kovaçit nuk i doli asnji dëshmitár publik për të ratifikue sajesat e organeve të dhunës shtetnore komuniste, meriton të meditohet thellë. Pak vite para se me ndrrue jetë e kur kje në moshë të thyeme, iu nënshtue disa seancave sfilitësë në hetuesinë e Shkodrës, por falë hirit të Zotit, qendresës së tij stoike, aftësisë me “i bâ të dukeshin qesharake” alibitë e sajesat e hetuesve të degës së mbrêndshme dhe mbështetjes morale të familjarëve e dashamirësve të shumtë, ia doli me evitue nji burgosje të sigurt. Hetuesit arritën deri aty sa me realizue nji “ballafaqim” mes Dom Gjon Kovaçit e Ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Ernest Çoba, i tjetërsuem deri në degradim prej torturave të tmerrshme të organeve të sigurimit me qellim terrorizimin e tij dhe perdorjen e ndonji deponimi të mundshëm kompromentues të fjalëve të Ipeshkwvit për rolin që ka pasë ai si ekspert i të drejtës kanonike gjatë proçesit të negociatave me regjimin komunist.

Edhe në kët rast Dom Gjoni e fitoi sfidën me tentativat për ta burgosë dhe i deklaroi haptaz hetuesit, tue nxjerrë uratët prej xhepit, se ai kishte me vazhdue me i shërbye Krishtit, të cilit i âsht kushtue qysh në shugurim meshtarak dhe nuk frikësohet prej askujt e asgjâjet.

Kardinal Ernest Troshani në nji bisedë me nji familjár të Dom Gjon Kovaçit pati pohue në ligjeratë të drejtë se: “ Ai kje mâ i miri e mâ shêjti ndër ne dhe se regjimi humbte pikë me e arrestue sepse kishte nji famë të madhe në krejtë zonën”.

Pohimet konverguese të shum personave që e kanë njoftë, te thjeshtë e të kualifikuem, si dhe natyra e tij e rezervueme, diskrecioni, modestia e skajshme, raporti me tjetrin me vërtetësií e në proporcion me horizontin kulturor e sigurisht edhe me besueshmërinë e kujdesshme, mbasi pushteti kishte instalue kapilarisht celulat e veta (dis)informuese, tregojnë se Provania Hyjnore e kishte zgjedhë Dom Gjonin, jo vetëm vikar të Dioqezës së Sapës, por vikar twë Krishtit në Shqipninë e martirizueme e të robnueme prej terrorit komunist.

Momenti disa javor i smundjes, çastet prekëse tw kalimit në amshim, të paraprime me kthjellësí shêjte e lutje të pareshtuna, tue bâ shêjën e kryqit e invokue hapjen e dyerve të Parrizit pak sekonda para se me dhânë shpirtë, pohimet e shum personave që kanë gjetë hirë prej ndërmjetësisë së Dom Gjonit, funerali madhështór që kurrë mâ parë nuk e kishte përjetue ndonjiherë fshati i Hajmelit, në atë rast sfide të heshtun por domethânëse ndaj regjimit komunist, meritojnë të investigohen për me hapë nji proçes dioqezan për kanonizimin e ksaj figure të ndritun të klerit katolik shqiptár.

Materialet e fondit të tij arkivór fatkeqsisht janë konfiskue e mândej djegë në oborrin e shpisë, të cilat sigurisht do kishin kênë nji ndihmë e madhe me njoftë përmasën e thellë të kulturës teologjike, të përshpirtënisë e atë humane të Dom Gjon Kovaçit.

Megjithatë, dëshmia e atyne që e kanë njoftë âsht e mjaftueshme për me shkundë pluhnin e harresës që kto vite kishte molepun figurën e Dom Gjon Kovaçit dhe besimtarët katolik shqiptarë kanë të drejtë ta njohin dëshminë e tij të kristaltë në shërbim të Krishtit e Kishës Katolike Shqiptare.

I ndjemi Imzot Zef Simoni në nji predikim të vitit 1993, me rastin e festës së Shën Palit në Hajmel, tue vlersue nalt figurën e Dom Gjon Kovaçit si njeri i devotshëm e me kulturë të gjânë teologjike, filozofike e juridike, e perkufizoi atë si ndera e Kishës Katolike Shqiptare dhe tashmâ äsht në nderin t’onë si katolik ta rizbulojmē e t’i j’apim vendin që i takon në panteonin e vlerave t’ona fetare e kombtare.

Shkruejti: Nest Zefi (nip i Dom Gjon Kovaçit)

Redaktuen: Administratorët e faqes Z.E-K