Kreu Blog Faqe 178

Shqiptar Shaljani pyet se “Kush po mundohet me e ndal kthimin e shqiptarëve në besimin e të parëve?”

0

Naim Tërnava me të parin e Diyanetit të Turqisë, Ali Eshbarin, investuesin kryesor të xhamisë stërmadhe në Prishtinë dhe që në Tiranë, i bekoi ushtarët osman “që e sollën Islamin në këto hapësira” me shpatë, përderisa e përuronin meremetimin turkomadh të Xhamisë Namazgjaja, duke e përdhosur dhe fyer luftën e madhe të Gjergj Kastriotit e gjergjkastriotasve të tjerë për Liri nga po pushtuesit xhihadistë osmanë. Jo vetëm kjo organizatë religjioze që ka për detyurë të investoj në islamizimin në botë, sidomos “në viset e PO”, është ndër organizatat më antinjerëzore dhe antishqiptare. Naim Tërnava e të tjerë sikurse ai, duan ti ruajnë rezultatet e pushtimit të dikurshëm të Perendorisë Osmane, e tash të Turqisë neoosmane, që tash po na pushton ndryshe, me xhami pas xhamie.

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë 

Kush po mundohet me e ndal kthimin e shqiptarëve në besimin e të parëve?
— Apo kush po e mbron me çdo kusht “besimin e shpatës”?
Në çdo kohë kur shqiptarët kanë filluar të zgjohen, dikush ka dalë përpara me një “amanet”, një “frikë”, një “mallkim”, për t’i kthyer prapë në errësirë.
Sot nuk është ndryshe.
Sa herë që shtrohet pyetja e identitetit, sa herë që dikush guxon të flasë për rrënjët e veta, për besimin e të parëve, menjëherë aktivizohet një kor i njohur: disa me tespihe në dorë, disa me petk fetar, e disa me kostume moderne, por me mendësi mesjetare.
Kur feja kthehet në instrument frike.
Deklarata e Imzot Dodë Gjergji e thotë troç atë që shumëkush e mendon, por pak e thonë publikisht: është e drejtë legjitime të refuzosh një kulturë apo një interpretim fetar që nuk e ndjen si tëndin.
Por ja që pikërisht kjo e vërtetë i djeg më së shumti ata që e kanë ndërtuar ndikimin mbi frikën.
Sepse në momentin që shqiptari fillon të mendojë vetë, të kërkojë rrënjën e tij, të lexojë historinë pa filtra ideologjikë — bie një perandori e tërë ndikimi.
Mbrojtësit e “status quo”-së
Kush janë ata që sot ulërasin më fort kundër këtij rikthimi?
Janë po ata që për vite të tëra e kanë shitur fenë si identitet kombëtar. Ata që çdo pyetje e quajnë “sulm”, çdo reflektim e shpallin “rrezik”, çdo kthim te rrënjët e etiketojnë si “tradhti”.
Në këtë kor nuk mungojnë as figurat e njohura publike, as “analistët e fesë”, as predikuesit e rrjeteve sociale që e kanë kthyer besimin në spektakël dhe propagandë.
Por në thelb, frika e tyre është shumë e thjeshtë: humbja e ndikimit.
Rikthimi që nuk ndalet
E vërteta është kjo — dhe sado që mundohen ta mbulojnë me zhurmë, nuk ndryshon:
Shqiptarët po rikthehen te vetvetja.
Jo me urrejtje ndaj askujt.
Jo me imponim.
Por me një nevojë të brendshme për të kuptuar se kush janë dhe nga vijnë.
Dhe ky proces nuk ndalet me kërcënime, as me etiketime, as me “fetva” moderne që shpërndahen në Facebook.
Sepse historia nuk kthehet mbrapa.
Sepse identiteti nuk zhduket me propagandë.
Sepse një popull që zgjohet, nuk fle më me përralla.
Fundi i një iluzioni
Ata që sot përpiqen ta ndalin këtë rrugë, në fakt po luftojnë një betejë të humbur.
Sepse nuk mund të ndalësh një ide që ka filluar të jetojë në mendjen e njerëzve.
Nuk mund të frikësosh një popull që ka kaluar shekuj përballje.
Dhe mbi të gjitha — nuk mund t’i thuash një shqiptari të mos kërkojë rrënjën e vet.
Kjo nuk është më çështje feje.
Është çështje vetëdijeje.
Dhe vetëdija, një herë kur lind — nuk vritet më.

Turqia neosmane, trashëgimtarja e Perandorisë Osmane – xhihadiste, kërkon që në Kosovë e shqiptari të mos ketë tekste shkollore ku quhet “pushtuese”

1
Në periudhat shumëshekullore të pushtimit të Perendorisë Osmane – xhihadiste, në rrugën e egër pushtuese për të na bërë Turq, kanë ndodhur shumë masakra e gjenocide ndaj Arbonëve, madje deri në vitin 1912. Pamje nga Masakra e Manastirit e vitit 1908
Flori Bruqi, shkrimtar
_____
“Turqisë nuk i pëlqen që Dardanët  të mësojnë historinë e interpretuar nga  Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ish ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.Edhe Omer Dincer, ish ministri i Arsimit, i ka kërkuar ish  ministrit të Arsimit të Dardanisë , Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.

E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ish ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan : “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”.

Kështu që në heshtje librat e historisë në Dardani  kanë filluar të korrigjohen.

Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.

Në hulumtimin e Agjencionit Floripress nga Prishtina  si dhe blogut të Alb emigrant-it  vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj.
Delegacion nga Turqia pritet që e vizitojnë Republikën e Dardanisë   për të biseduar me autoritetet arsimore Dardane  për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë .
Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë te tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni turk .
Fencing,Albanians_of_Montenegro_by_Paja_JovanoviqAutori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli,  konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen

për presion dhe për asgjë tjetër.Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka profesori univerzitar . Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.

“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka profesori. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit,….Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar peofesori .Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes. Megjithëkëtë, profesori  thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.
Delegacioniet turke kanë  planifikuar të vijë në Dardani  për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për disa muaj. . Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar  punën pë libra të historisë…

“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë burimi anonim . Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.

“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.

“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.

MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Dardanisë. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.

Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.

Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë profesori univerzzitar .
. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.

Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Dardani -Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, , mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Dardani  duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.

“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Dardania dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë profesori . Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.

Dy vjet pas vizitës së Presidentit turk   në Drardani , Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin e ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër.

Dardania  ka lidhur deri tani disa marrëveshje me Turqinë, por TUrqia  ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Tani që ndryshimet  pothuaja veq janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore.

Ndryshimet në librat e historisë do t’i kontribuojnë marrëdhënieve Dardani -Turqi të cilat, sipas zyrtarëve turq , janë të shkëlqyeshme.Ata   ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, “të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët”.

Komisioni engritura nga Qeveria Kurti, do ti dorëzojnë  rekomandimet  në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.

Neve kemi   gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë.

Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”.  Në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “…hakmarrje” dhe “…vrasje”. Në vend të tyre është vendosur fjalia “…marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse…”!

Fjalia “…osmanët vranë shumë shqiptarë…” është fshirë tërësisht, fjala “..ashpërsi” është shndërruar në “…ndërhyrje ushtarake”. Ndryshimet e tjera janë bërë në  librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia “…sundimi i egër osman…”, është shndërruar në “…pushtimi osman”. Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si  fjalia “…merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame…”, tash ka tjetër kuptim.”.

Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit”. “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka pasur vërejtje . Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast.
 Emri zyrtar i plotë i komisionit është “Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke”.

Agjencioni  Floripress  ka  siguruar një raport të punës të një komisioni   komisioni parapark , ku kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.

Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kishte  përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia.

Sipas medieve turke(Gazeta Hyrjet etj) pritët  që një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Dardani  për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane.

Por, këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT- it nuk do të anashkalohet asnjëherë.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit  të Turqisë (sipas gazetave turke) kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. 
Sipas t gazetave turke,  ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë.

Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë.

Po ashtu sipas gazetave turke   do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Dardanisë që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. “Ekspertët turq do të vijnë në KOsovë gjatë muajve në vijim të vitit shkollor 2026/2027 . Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, theksojnë mediatat e Ankarasë dhe të Stambollit  sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore nga Dardania.

“Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”.

Gazeta turke  kanë  bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Gazetata  kanë  hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. “Qytetarët e Dardanisë  nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Dardanisë në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët  daradnë (shqiptarë) ata që e shkruajnë historinë”.

Gazeta turke kanë  marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që gazetarët  e shehin  të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”.

Ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet e Dardanisë, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”.

Prishtinë, me prill 2026

Jonuz Delaj, zëri që nuk shuhet, në kujtim të Lahutarit të Malësisë së Madhe

Nga Frank Shkreli

Shkoi në amshim në moshën 76-vjeçare lahutari i njohur i Malësisë së Madhe, Jonuz Delaj, njëkohësisht, edhe një nga figurat më autentike të folklorit shqiptar. I lindur në Nikç të Kelmendit, Malësi e Madhe, ai kishte filluar t’i binte lahutës që në moshë të re. Ashtu si pothuaj shumica e lahutarëve të shekullit të kaluar të atyre trojeve edhe Jonuz Delaj është frymëzuar nga vepra madhore, “Lahuta e Malësisë” e At Gjergj Fishtës. Kryetari i Bashkisë, Malësi e Madhe, Z. Tonin Marinaj duke shprehur ngushëllimet e tija familjes dhe kolegëve të tij, për këtë burrë të talentuar dhe të merituar tha se vepra e Jonuz Delajt to “mbetet e përjetshme për të gjithë malësorët” dhe për të gjithë shqiptarët.

Në një njoftim të botuar në portalin e Bashkisë, Malësia e Madhe, jepet lajmi i zi se Malësia dhe mbarë Kombi shqiptar humbi një nga zërat më të rrallë të saj. Një ruajtës të trashëgimisë kombëtare dhe një dritë që ndriçoi kulturën dhe shpirtin e malësorve dhe të gjithë shqiptarëve. Shqiptaria humbi Jonuz Delajn, artistin e madh, Lahutarin e radhë, të “pa-arratishëmin”, siç e cilësoi këngëtari i njohur malësor Nikollë Nikëprelaj. Me lahutën në duar dhe me zemrën plot dashuri për traditën, ai i këndoi historisë sonë dhe trimërisë. Zëri i tij nuk ishte thjesht muzikë, por identitet, ishte një frymë që bashkonte brezat, thuhet në njoftimin e Bashkisë Malësi e Madhe.  Këtë instrument muzikor Jonuz Delaj ka thënë se e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi që ishin mjeshtra të lahutës. Si motit, Lahuta dhe pushka ishin binom i çdo familje malësore. Thuhej në ato kohëra, se fëmijët bëheshin ose të pushkës ose të lahutës.

At Gjergj Fishta dhe vepra e tij, Lahta e Malcisë, frymëzues të lahutar[ve si Jonuz Delaj

Por sot, në heshtjen e maleve të Malësisë së Madhe, ku jehona e lahutës ka qenë gjithmonë frymëmarrja e shpirtit shqiptar, sot ndjehet një mungesë e thellë. Është shuar një zë që nuk ishte, thjesht, i një njeriu, por i një epoke i një kujtese dhe i një tradite të lashtë. Largimi nga kjo jetë i lahutarit të madh, Jonuz Delaj, është një humbje e pazëvendësueshme për kulturën kombëtare shqiptare. Ai nuk ishte vetëm interpretues i lahutës. Ai ishte një ruajtës i historisë, një rrëfimtar i gjallë I trimërive dhe i dhimbjeve të popullit shqiptar, Në lahutën e tij kumbonin legjendat e kreshnikëve të maleve tona, sakrificat e të parëve dhe krenaria e Malësisë. Çdo varg i kënduar prej tij, mbante mbrenda shqpirtin e një kombi që nuk harroi kurrë rrenjët dhe identitetin e vet të lashtë.  Me një përkushtim të rrallë dhe dashuri të thellë për traditën, ai me një numër të vogël lahutarësh të tjerë, arrijti ta mbajë gjallë një art që sot rrezikohet të zbehet nga koha. Në odat dhe festivatlet e shumta ku ai kçndonte, njeëzit nuk dëgjonin vetëm muzikë. Ata përjetonin histori, ndjenin emocion dhe lidheshin me identitetin e tyre stërgjyshor.

Jonuz Delaj (I pari nga e djathta në foto me disa lahutarë nga Rugova) njihet si një ndër lahutarët që ka mbajtur gjallë këngën epike në zonën e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës. Ai ka kënduar për trimat e Malësisë, nderin dhe historitë e fisit. Figura e tij lidhet me odat tradicionale ku lahuta ishte qendër e kuvendit.

Sot, ndërsa Jonuz Delaj nuk është më midis nesh, trashëgimia që la pas mbetet e pavdeshme. Lahuta e tij do të vazhdojë të jetojë në kujtesën e atyre që e kanë dëgjuar, në zemërat e atyre që e deshën dhe në duart e brezave, që shpresojmë se do frymëzohen prej tij në të ardhmen.

U prehsh në paqe, o mjeshtër i madh i lahutës, Jonuz Delaj. Zani yt as i lahutës tënde nuk do shuhen kurrë, sepse jehona do të vazhdojë të dëgjohet ndër male, në histori dhe në shpirtin e çdo malësori e shqiptari, kudo që gjënden sot nepër botë.!

Youtube — Jonuz Delaj – “malsoret janë ma te naltë se malet”—Këngë me lahutë

Youtube —Jonuz Delaj – Kanga e Nores nga viti 1976

Jonuz Delaj, Lahutari i Malësisë së Madhe dhe i mbarë Kombit shqiptar u nda nesh: i frymëzuar nga vepra madhore, “Lahuta e Malësisë” e At Gjergj Fishtës.

Prejardhja e malazezëve ndërmjet gjenetikës dhe narrativave politike 

Ismet Azizi, Gjilan

Studimi që trazoi Malin e Zi: prejardhja e malazezëve më e ndërlikuar se sa thuhej!

Debatet mbi prejardhjen e popujve në Ballkan kanë qenë historikisht të ngarkuara me dimensione politike, identitare dhe ideologjike. Në këtë hapësirë, historia, gjuha, antropologjia dhe, së fundmi, gjenetika janë përdorur jo rrallëherë si mjete për të legjitimuar narrativa kombëtare. Një shembull i tillë është teksti i autorit Miroslav Qosoviq mbi prejardhjen e malazezëve, ku ai mbështetet në rezultate të disa studimeve gjenetike për të sfiduar tezën e “sllavizmit të pastër” të popullsisë së sotme të Malit të Zi.

Në thelb, autori argumenton se malazezët janë rezultat i përzierjes së elementeve ilire-vllahe-arbërore, sllave dhe të tjera evropiane, duke nënvizuar se identiteti biologjik i popullsisë nuk përputhet me mitet etnike moderne. Ky pretendim, ndonëse në disa aspekte i arsyeshëm, kërkon një analizë më të kujdesshme metodologjike dhe historiografike.

Gjenetika si burim ndihmës, jo si arbitër i historisë

Studimet mbi hapllogrupet Y-DNA japin informacion mbi linjat mashkullore të trashëgimisë dhe lëvizjet e hershme të popullsive. Ato mund të ndihmojnë në rindërtimin e migrimeve prehistorike dhe mesjetare, por nuk mund të përcaktojnë drejtpërdrejt identitetin kombëtar modern.

Autori i tekstit e pranon pjesërisht këtë fakt kur shkruan se nuk ekziston hapllogrup “malazez”, “serb”, “shqiptar” apo “kroat”. Kjo është metodologjikisht e saktë. Mirëpo më pas ai kalon në identifikime të drejtpërdrejta, duke lidhur hapllogrupe të caktuara me “Ilirë”, “Vllahët”, “Arbanasi” (Shqiptarët), “Keltë” apo “Sllavë”, gjë që në shumë raste mbetet hipotetike dhe e debatueshme.

Pra, problemi nuk është përdorimi i gjenetikës, por tejkalimi i kufijve interpretues të saj.

Miti i pastërtisë etnike në Ballkan

Një nga pikat më të forta të tekstit është sfidimi i konceptit të “pastërtisë etnike”. Në këtë aspekt, autori ka të drejtë kur sugjeron se popullsia e sotme e Malit të Zi, ashtu si shumica e popujve ballkanikë, është produkt i shtresimeve shumë shekullore.

Ballkani ka kaluar nëpër:

  • romanizim,
  • sllavizëm,
  • Migrime vllahe,
  • kontakte arbërore-shqiptare,
  • ndikime osmane,
  • lëvizje të brendshme fisnore,
  • Modernizim kombëtar të shekujve XIX–XX.

Në këtë kuptim, identiteti malazez nuk mund të reduktohet në një vijë të vetme “sllave”, por as në një vijë të vetme “ilirike” apo “arbërore”.

Rasti i Malit të Zi: identitet politik para identitetit etnik

Një veçanti e Malit të Zi është se identiteti malazez historikisht u formua më parë si bashkësi politike dhe ushtarake, sesa si komb etnik në kuptimin modern.

Në periudhën e principatës dhe më vonë mbretërisë, “Crnogorac”(Malazez) shpesh nënkuptonte:

  • banor i krahinës së Malit të Zi,
  • pjesëtar i strukturës fisnore,
  • subjekt i shtetit të Cetinës,
  • Pjesëmarrës në traditën politike malazeze.

Vetëm më vonë, sidomos në shekullin XX, ky identitet mori dimensionin kombëtar modern, shpesh në tension me narrativat serbe dhe jugosllave.

Prandaj, pyetja “nga vijnë malazezët?” nuk është vetëm biologjike, por edhe politike dhe historike.

Instrumentalizimi politik i shkencës

Në hapësirën post-jugosllave, rezultatet gjenetike shpesh përdoren për qëllime ideologjike: për të dëshmuar autoktoni absolute,  për të mohuar tjetrin,  për të justifikuar pretendime territoriale,  për të ndërtuar identitete të pastra.

Teksti i Qosoviqit reagon kundër një narrative hegjemone sllavocentrike, por rrezikon të bjerë në një narrativë tjetër esencialiste: atë të “autoktonisë jo-sllave” si kundërpeshë politike.

Shkenca nuk duhet të përdoret si armë në konflikt identitar.

Dimensioni shqiptar dhe arbëror

Autori i jep peshë të konsiderueshme elementit arbëror/shqiptar në formimin e popullsisë së sotme malazeze.

Kjo çështje nuk duhet refuzuar apriori, sepse burimet historike dëshmojnë kontakte intensive ndërmjet viseve shqiptare dhe malazeze: Kuçi, Piperi, Hoti, Gruda, Kelmendi, Vasojeviqët në kontakt me hapësira shqiptare, Malësia e Madhe, zona e Ulqini dhe Tivarit.

Megjithatë, këto procese ishin dypalëshe: asimilime, aleanca, konflikte, martesa, kalime gjuhësore dhe fetare. Nuk mund të reduktohen në formulën “malazezët janë shqiptarë të sllavizuar” apo të kundërtën.

Çfarë na mëson ky debat?

Ky debat na mëson tri gjëra themelore: a) Kombet moderne nuk janë kategori biologjike. Ato janë produkte historike, politike dhe kulturore.

  1. b) Ballkani është hapësirë përzierjesh. Jo ishuj etnikë të mbyllur.
  2. c) Historia duhet çliruar nga mitet. Qoftë nga miti i pastërtisë sllave, qoftë nga miti i autoktonisë absolute iliro-arbërore.

Përfundim

Prejardhja e malazezëve nuk mund të zgjidhet me një test ADN-je dhe as me një slogan politik. Popullsia e sotme e Malit të Zi është rezultat i proceseve të gjata historike: shtresime ballkanike, romanizime, sllavizime, kontakte arbërore, migrime fisnore dhe ndërtim modern kombëtar.

Merita e debatit që hap Qosoviqi qëndron në faktin se sfidon mitet e thjeshtuara. Kufizimi i tij qëndron në tentimin për t’i zëvendësuar ato me mite të reja biologjike.

Historia serioze kërkon më shumë maturi: jo “gjak të pastër”, por kujtesë të ndërlikuar.

Anton Çetta – shërues i plagëve të kombit

1

Arif Ejupi, Gjenevë

Profesor, Anton Çetta, me peshën e rëndë mbi supe të ditëve dhe netëve të liga, i heshtur e me duar të pastra e zemër të butë, trokiti në çdo derë të trojeve tona për të shëruar hasmëritë dhe gjakmarrjen, këtë plagë shekullore të shkaktuar nga vetvetja.

Profesori s’mbante armë, as pushtet, as flamuj krenarie personale. Mbante vetëm fjalën, atë fjalë të thjeshtë, por të shenjtë, që në ato kohë të errëta ishte shumëfish më e fuqishme se plumbat.

Profesori Anton, i njohur për modesti e sinqeritet, asnjëherë nuk u shfaq si hero. Vazhdimisht thoshte: Vetëm të bashkuar dhe si një trup i vetëm e mundim këtë të keqe të madhe.

Ai nuk kërkonte duartrokitje, as lavdi. Qëllimi i tij i vetëm ishte që hasmëritë e shndërruara në zakon të mos u liheshin si trashëgimi brezave të ardhshëm, që ishin absolutisht të pafajshëm.

Profesori, në çdo Kuvend të burrave, ulej me përulësi. Me fjalën e tij të matur, qetësonte zemrat e atyre që ndër vite ishin të ndrydhura nga plagët e hakmarrjes.

Ky ves i ligë e kishte sjellë popullin shqiptar buzë greminës. Kur fliste profesori Anton, mbretëronte heshtje e plotë. Ai nuk gjykonte. As nuk urdhëronte.

Por të gjithëve u kujtonte se gjaku nuk lan gjakun, se urrejtja nuk sjell mirësi e as drejtësi. Shtrirja e dorës së pajtimit dhe falja janë trimëria më e madhe e një burri të vërtetë e largpamës.

Ishte kohë kur nënat e mbanin frymën pezull për çdo hap të djemve të tyre, ndërsa fëmijët rriteshin nën hijen e një fati që nuk e kishin zgjedhur. Në atë errësirë, Anton Çetta ndezi një dritë që nuk digjte, por shëronte.

Shuajti zjarrin që digjte zemrat e nënave dhe fëmijëve jetimë dhe, në vend të tij, mbolli shpresë të re që kjo e keqe do të flaket njëherë e përgjithmonë.

Ky projekt i studentëve të Universitetit të Kosovës dhe i profesor Anton Çettës nuk ishte vetëm pajtim gjaqesh. Ishte pajtim i shpirtit me vetveten. Ishte kthim i njeriut te njeriu.

Ai e dinte se plagët nuk mbyllen brenda natës. Po ashtu e dinte se dikush duhet të jetë i pari që e shtrin dorën e pajtimit. Profesori u bë ajo dorë e zgjatur që rrafshoi humnera, mbylli kujtime të përgjakura, mbi shekuj të rënduar nga zakone që kishin humbur arsyen.

Në relievin e përthyer shqiptar, ku historia ka lënë gjurmë të thella të traumave nga kjo e keqe me pasoja katastrofike, figura e profesor Anton Çettës qëndron si një dritë që nuk shuhet kurrë.

Jo si monument i ngritur me gur, por si kujtesë e gjallë se një popull mund të shpëtojë vetveten kur zgjedh faljen, flak hakmarrjen dhe zakonet prapanike.

Profesor, Anton Çetta, pa zhurmë e pa bujë, u bë simbol i paqes dhe humanizmit. Ai nuk ndryshoi vetëm fatin e disa familjeve, por edhe një nga epokat më të errëta të popullit tonë.

Në rrjedhën e historisë sonë, vepra e tij duhet të kujtohet si mesazh dhe si ndërgjegje që vëllavrasja të mos përsëritet më në trojet tona.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Anton Çettën, që me punën e tij të palodhshme u shndërrua në melhem të plagëve të kombit!

Për presionin e hoxhallëve të caktuar që të mos përshëndetet shqip, por arabisht…!

0
Hoxhallarë të caktuar prej vitesh i bëjnë presion shqiptarëve të heqin dorë nga përshëndetjet shqipe dhe të përshëndeten arabisht me ‘Eselamu alejkum’. Kjo paraqitet si devotshmëri fetare, por në thelb është një shtytje drejt zëvendësimit të shprehjeve tona me të huaja dhe një tendencë agresive asimiluese.
Tani bëjeni një provë mendore: çfarë do të ndodhte sikur ne të shkonim në veri të Kosovës dhe t’u thoshim serbëve: ‘Mos thoni dobar dan, por thoni mirëdita, sepse kështu i pëlqen Zotit’? Reagimi do të ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Do të konsiderohej ndërhyrje në identitetin dhe kulturën e tyre.
Atëherë lind pyetja: pse kur bëhet fjalë për shqiptarët, disa presin që ne ta pranojmë pa reagim një gjë që askush tjetër nuk do ta pranonte për veten?

Pa fshatin e gjallë, nuk ka shtet të qëndrueshëm

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Hyrje

Dikur, fshatrat tona ishin plot jetë—oborret gumëzhinin nga zërat e fëmijëve, arat punoheshin çdo pranverë, ndërsa oxhaqet ndiznin shpresën për të ardhmen. Sot, në shumë zona, portat po mbyllen njëra pas tjetrës, shtëpitë po mbeten të zbrazëta dhe heshtja po zë vendin e jetës që dikur e karakterizonte fshatin.
Ky nuk është vetëm një ndryshim i mënyrës së jetesës, por një plagë e thellë shoqërore dhe ekonomike. Kur boshatisen fshatrat, nuk humben vetëm banorët—humbet prodhimi, dobësohet ekonomia lokale dhe venitet një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë kulturor. Çdo shtëpi e mbyllur dhe çdo arë e papunuar është një sinjal alarmi për të ardhmen e vendit.
Zbrazja e fshatrave dhe zonave rurale është një fenomen që po merr përmasa shqetësuese. Në shumë rajone, sidomos në fshatra, numri i banorëve po zvogëlohet nga viti në vit, ndërsa të rinjtë po largohen drejt qyteteve ose jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mira për punësim dhe jetë. Ky proces nuk është vetëm një ndryshim demografik, por një sfidë serioze për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Nëse nuk ndërmerren masa konkrete për zhvillimin ekonomik lokal, shumë fshatra rrezikojnë të mbeten pa banorë aktivë, duke humbur funksionin e tyre ekonomik dhe social.
Zbrazja e fshatrave lidhet ngushtë me mungesën e mundësive ekonomike dhe kushteve të jetesës.
Ndër shkaqet kryesore janë:
Mungesa e vendeve të punës në zonat rurale, veçanërisht për të rinjtë.
 ● Infrastruktura e pamjaftueshme, si rrugët lokale, furnizimi me ujë, kanalizimi dhe interneti cilësor.
 ● Mungesa e shërbimeve publike cilësore, si shkollat, qendrat shëndetësore dhe shërbimet administrative.
 ● Fitimet e ulëta nga bujqësia, për shkak të mungesës së mbështetjes dhe tregjeve të sigurta.
 ● Centralizimi i zhvillimit në qytete, që krijon pabarazi të theksuara mes zonave urbane dhe rurale.
Si pasojë, të rinjtë nuk e shohin fshatin si vend me perspektivë dhe zgjedhin të largohen.
Pasojat e këtij fenomeni janë të shumta dhe afatgjata.
Në aspektin ekonomik, tokat bujqësore mbeten të papunuara, prodhimi bie dhe potenciali ekonomik i zonave rurale mbetet i pashfrytëzuar. Mungesa e fuqisë punëtore ndikon negativisht edhe në sektorë të tjerë si përpunimi ushqimor dhe tregtia lokale.
Në aspektin social, fshatrat mbeten kryesisht me popullsi të moshuar, ndërsa shkollat mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve. Kjo krijon një cikël negativ: sa më shumë njerëz largohen, aq më pak kushte mbeten për ata që qëndrojnë.
Në planin demografik, zbrazja e fshatrave çon në humbje të balancës territoriale dhe rrit presionin mbi qytetet, të cilat shpesh nuk janë të përgatitura për fluks të madh banorësh.
Zhvillimi ekonomik lokal si zgjidhje strategjike
Zhvillimi ekonomik lokal paraqet një ndër mënyrat më efektive për të ndalur zbrazjen e fshatrave dhe për të krijuar perspektivë për banorët lokalë.
Ky zhvillim duhet të bazohet në shfrytëzimin e potencialeve lokale, si:
● Bujqësia moderne dhe përpunimi ushqimor
 ● Blegtoria dhe prodhimet tradicionale
 ● Turizmi rural dhe agroturizmi
 ● Zanatet dhe prodhimet artizanale
 ● Energjia e ripërtëritshme dhe resurset natyrore
Nëse këto potenciale shfrytëzohen në mënyrë të organizuar dhe të mbështetur nga institucionet, ato mund të krijojnë vende pune dhe të rrisin të ardhurat lokale.
Institucionet shtetëtore kanë rol vendimtar në zhvillimin e zonave rurale.
Politikat publike duhet të fokusohen në:
● Investime në infrastrukturë rurale, veçanërisht rrugë dhe internet cilësor.
 ● Subvencione dhe grante për bujqësi dhe biznese të vogla rurale.
 ● Mbështetje për ndërmarrësinë rinore në fshatra.
 ● Krijimin e tregjeve për produktet lokale.
 ● Decentralizimin e zhvillimit ekonomik, duke fuqizuar komunat.
Pa ndërhyrje të planifikuar dhe të qëndrueshme, zhvillimi rural mbetet i kufizuar dhe migrimi vazhdon e rriten.
Për të ndalur zbrazjen e fshatrave dhe për të nxitur zhvillimin lokal, mund të ndërmerren këto masa:
 ● Hartimi i strategjive të zhvillimit rural për çdo komunë, bazuar në potencialet lokale.
 ● Mbështetja e të rinjve për të hapur biznese në fshatra, përmes granteve dhe kredive të buta.
 ● Modernizimi i bujqësisë, përmes teknologjisë dhe trajnimeve profesionale.
 ● Zhvillimi i turizmit rural dhe agroturizmit, si burim i ri i të ardhurave.
 ● Përmirësimi i arsimit profesional rural, i lidhur me bujqësinë dhe përpunimin ushqimor.
 ● Sigurimi i internetit të shpejtë në çdo fshat, si bazë për zhvillim modern.
Fshati nuk është vetëm një hapësirë gjeografike—ai është burimi i jetës, i prodhimit dhe i identitetit tonë. Nëse fshatrat vazhdojnë të boshatisen, vendi rrezikon të humbasë jo vetëm potencialin ekonomik, por edhe rrënjët mbi të cilat është ndërtuar historia dhe kultura jonë.

Çdo shtëpi e mbyllur, çdo shkollë që mbetet pa nxënës dhe çdo arë e papunuar është një kujtesë e heshtur se zhvillimi nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa një fshat të gjallë. Një vend që humb fshatin e tij, humb ekuilibrin ekonomik, dobëson strukturën shoqërore dhe rrezikon të mbetet pa bazën e zhvillimit të ardhshëm.

Prandaj, ringjallja e fshatit nuk është vetëm përgjegjësi e banorëve ruralë, por një detyrë kombëtare që kërkon vizion, përkushtim dhe veprim të përbashkët institucional dhe shoqëror. Vetëm duke kthyer jetën dhe shpresën në fshatra mund të ndërtojmë një shtet të fortë, të balancuar dhe të qëndrueshëm për brezat që vijnë.
Sepse fundja pa fshatin e gjallë—nuk ka shtet të qëndrueshëm.
Më 17 prill 2026

Jon Bislimi tregon se si dhe pse shpërtheu në Samitin e Diasporës, dhe këmbëngul se është vetëm Shqiptar, e jo “kosovar”!

0

Jam shqiptar jo kosovar! Pse shpërtheva në samitin e Diasporës! Flet Jon Bislimi!

Joni, i lindur në Lion të Francës dhe i gjeneratës së tretë të mërgatës, reagoi ndaj përdorimit të termave “kosovarë” dhe “shqiptarë” si ndarje të veçantë, duke theksuar se një gjuhë e tillë, sipas tij, krijon ndasi artificiale brenda kombit shqiptar.

“Jam shqiptar i Kosovës, nuk jam kosovar si identitet i ndarë. Nuk e shoh si të drejtë që të flasim për kosovarë dhe shqiptarë si dy gjëra të ndryshme,” u shpreh ai sot për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV, duke shtuar se semantika e përdorur në debate publike rrezikon të thellojë ndarjet mes shqiptarëve të rajonit dhe diasporës.

Ai solli si argument historinë e shqiptarëve në Kosovë, duke theksuar se lufta dhe rezistenca nuk lidhen me ndarje identitare, por me identitetin e përbashkët shqiptar.

“Gjenocidi në Kosovë nuk ka ndodhur sepse kemi qenë kosovarë, por sepse kemi qenë shqiptarë,” tha ai, duke theksuar nevojën për një qasje më unifikuese në përfaqësimin e diasporës.

Gjatë intervistës, Bislimi foli edhe për përvojën e tij personale, duke treguar se është lindur në Francë, studion për drejtësi dhe është i angazhuar në organizata studentore shqiptare në Lion. Ai tha se diaspora e re shpesh etiketohet si “idealiste”, por sipas tij, idealizmi është forcë dhe jo dobësi.

“Çfarë ka të keqe të jesh idealist? Historikisht, idealistët kanë ndryshuar Evropën dhe kanë nisur lëvizje të mëdha shoqërore,” u shpreh ai.

Duke folur për diasporën shqiptare, Bislimi theksoi se mërgata nuk duhet parë vetëm si burim financiar apo statistikë, por si një pjesë aktive e kombit që duhet të përfshihet në vendimmarrje, rrjetëzim dhe bashkëpunim institucional.

Ai propozoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës përmes forumeve të përbashkëta studentore dhe profesionale, si dhe institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë.

Në fund, ai u shpreh se angazhimi i tij dhe i shumë të rinjve në diasporë nuk bëhet për mirënjohje, por për ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vendit të origjinës.

“Kur të thërret Shqipëria apo Kosova, ne jemi aty. Nuk është çështje politike apo personale, por një lidhje që nuk shkëputet,” përfundoi ai.

Po më këshillojnë të hesht, duke më thënë: “Rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot!”

0
Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.
E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.
Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.
Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.
E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.
Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.
Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?
Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.
Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.
Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.
Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.
Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.
Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.
Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;
“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”
Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.
Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.
Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.
Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.
Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.
Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.🇦🇱

Një jetë në shërbim të kombit – Shefki Sejdiu, zë i palëkundur i ndërgjegjes shqiptare

Luan Dibrani, Prishtinë

Veterani i Ushtria Çlirimtare e Kosovës që jetoi, veproi dhe u përcoll me dinjitet shqiptar

BIOGRAFI DHE VEPRIMTARI

Shefki Sejdiu

Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, shumë emra kanë mbetur të gdhendur në kujtesën kolektive si dëshmi e një kohe sakrifice dhe përkushtimi të pashoq. Njëri ndër ta është edhe Shefki Sejdiu — një figurë që përfaqëson rrugëtimin nga veprimtaria ilegale, organizimi popullor, deri te lufta e armatosur për liri.

Për jetën dhe veprimtarinë e tij, së bashku me bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët, po sjellim më poshtë dëshminë autentike të vetë tij — një shkrim i ruajtur ndër vite, i cili pasqyron jo vetëm rrugën personale, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Duke respektuar vërtetësinë historike dhe për të mos cenuar përmbajtjen e tij, këtë jetëshkrim po e paraqesim ashtu siç është shkruar nga vetë autori, pa ndërhyrje në përmbajtje, por me qëllim që brezat e sotëm dhe të ardhshëm të njohin sakrificën dhe përkushtimin e atyre që kontribuan për lirinë e vendit.

Në historinë më të re të Kosovës, emri i Shefki Sejdiu zë një vend të rëndësishëm si veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, organizator dhe luftëtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

I lindur më 5 shtator 1963 në fshatin Sllatinë të Mavriqit, nga një familje me traditë të pastër atdhetare, ai u rrit në një ambient ku dashuria për vendin dhe qëndresa ndaj pushtuesit ishin pjesë e jetës së përditshme. Që në moshë të hershme përjetoi shpërnguljen dhe sfidat sociale, duke u formësuar si një personalitet i fortë dhe i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.

Arsimin fillor e kreu në Krypimeh dhe Dobërdol, ndërsa shkollën e mesme në Podujevë, në drejtimin elektromeanik. Studimet i vazhdoi në Prizren në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, por u detyrua t’i ndërpresë për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshëm në ish-Jugosllavi.

ZANAFILLA E VEPRIMTARISË KOMBËTARE

Që në rininë e hershme, si nxënës i shkollës së mesme, ai u përfshi në demonstratat e vitit 1981, së bashku me figura të njohura si Zahir Pajaziti, duke e kthyer idealin për liri në mision jetësor.

Në vitin 1983 filloi veprimtarinë ilegale, duke u lidhur me grupe të organizuara në Ferizaj dhe Kaçanik. Në këtë periudhë u formua si organizator dhe veprimtar i vendosur, duke punuar në sistemin e grupeve treshe për të shmangur zbulimin nga pushteti serb.

Kontributi i tij nuk ishte vetëm politik, por edhe shoqëror. Ai mori pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve në Llap dhe Gollak, duke kontribuar në unitetin e popullit shqiptar në kohë shumë të vështira.

 VEPRIMTARIA NË DIASPORË

Gjatë qëndrimit në Gjermani, në Mynih, ai vazhdoi aktivitetin atdhetar duke ndihmuar financiarisht familjet e të burgosurve politikë dhe duke krijuar lidhje të rëndësishme për organizimin kombëtar.

Në këtë periudhë ai zhvilloi kontakte edhe me përfaqësues të institucioneve shqiptare, duke kontribuar në idenë e bashkimit të grupeve ilegale në një lëvizje të përbashkët gjithëkombëtare.

 ORGANIZIMI POLITIK DHE SHOQËROR

Me fillimin e pluralizmit, ai u angazhua në themelimin dhe organizimin e strukturave të Lidhja Demokratike e Kosovës në zonën e Llapit, ku mbajti edhe poste drejtuese.

Njëkohësisht, ai kontribuoi në organizimin e sindikatave të pavarura dhe në mbështetjen financiare të arsimit paralel shqiptar, duke dëshmuar përkushtim të lartë ndaj shoqërisë.

ANGAZHIMI NË LUFTËN E UÇK-së

Pas rënies së Zahir Pajaziti, në vitin 1997, ai u kyç drejtpërdrejt në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai u caktua komandant i një nënzone në Llap, duke organizuar strukturat ushtarake, mobilizimin e luftëtarëve dhe ndërtimin e rrjetit logjistik.

Më vonë u emërua në strukturat drejtuese të Zonës Operative të Llapit (ZOLL), ku kontribuoi në organizimin e aksioneve, furnizimin dhe mbrojtjen civile.

 BETEJA E KAÇANOLLIT – KTHESË HISTORIKE

Një ndër momentet më kulmore të veprimtarisë së tij ishte pjesëmarrja dhe organizimi gjatë Betejës së Kaçanollit, një nga betejat më të rëndësishme të luftës në Llap.

Në këtë betejë, forcat e Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballuan një ofensivë të madhe të forcave serbe, të pajisura me tanke, artileri të rëndë dhe mercenarë të huaj.

Megjithatë, qëndresa heroike e luftëtarëve shqiptarë rezultoi në një fitore morale dhe strategjike, duke thyer mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë serbe.

Kjo fitore u vlerësua edhe nga Adem Demaçi me fjalët:

“Në Llap, Serbisë iu thyen dhëmbët.”

ORGANIZIMI I LUFTËS DHE MBROJTJA CIVILE

Përveç vijës së frontit, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në:

  • organizimin e Mbrojtjes Civile
  • furnizimin me ushqime, barna dhe pajisje
  • krijimin e rezervave strategjike
  • evakuimin dhe trajtimin e të plagosurve

Ai ishte pjesë aktive në ndërtimin e një sistemi funksional në zonat e lira, duke organizuar jetën civile dhe ushtarake paralelisht.

 VLERA HISTORIKE DHE KULTURORE

Jeta dhe veprimtaria e Shefki Sejdiu përfaqëson:

  • sakrificën për liri
  • organizimin popullor shqiptar
  • unitetin në kohë të vështira
  • transformimin nga rezistencë ilegale në luftë të organizuar

Kjo biografi nuk është vetëm histori personale, por një dokument me vlerë kulturore dhe kombëtare, që pasqyron rrugëtimin e një brezi të tërë drejt lirisë.

RRUGËTIMI I NJË BURRI TË IDEALIT

Jeta e Shefki Sejdiu ishte rrugëtim i një burri që nuk e ndau kurrë fatin e tij nga fati i kombit.

Që nga vitet ’80, ai u angazhua në veprimtarinë ilegale, duke qenë pjesë e organizimeve të para kundër pushtimit. Demonstratat e vitit 1981 dhe lidhjet me veprimtarë të shquar e formësuan si një njeri të vendosur për çështjen kombëtare.

Në vitet e luftës, ai u rreshtua në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e strukturave, mobilizimin e luftëtarëve dhe sigurimin e logjistikës në Zonën Operative të Llapit.

Ai nuk ishte vetëm luftëtar në vijën e frontit, por edhe organizator i heshtur, një nga ata që ndërtuan themelet e qëndresës.

THEMELUES I THEMELUES I  LËVIZJES “SHQIPTARIA” DHE VEPRIMTAR KOMBËTAR

Një nga dimensionet më të rëndësishme të jetës së tij ishte roli si themelues i Organizata Shqiptaria, një lëvizje që pati ndikim të veçantë në organizimin kulturor dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

Në veprimtarinë e tij pas luftës, Shefki Sejdiu u shqua si një ndër zërat e hershëm që ngriti shqetësimin për rrymat ideologjike të huaja dhe ndikimet e islamizmit politik në Kosovë, të cilat sipas tij rrezikonin zbehjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Ai e artikuloi këtë qëndrim herët dhe me guxim, duke u bërë zë i ndërgjegjes për ruajtjen e vlerave tradicionale dhe kombëtare shqiptare.

PËRPJEKJE PËR BASHKIMIN E LËVIZJEVE KOMBËTARE

Në këtë frymë të angazhimit të pandërprerë për çështjen kombëtare, Shefki Sejdiu u dallua si një nga përkrahësit më të vendosur të bashkimit të forcave dhe organizatave me orientim kombëtar.

Pamje nga themelimi i Federata e Arbërisë në Prishtinë — një moment që pasqyron përkushtimin e Shefki Sejdiu për bashkimin dhe forcimin e vlerave tona kombëtare, gjithmonë në shërbim të kombit dhe atdheut.

Ai punoi me përkushtim për afrimin dhe bashkërendimin e Organizata Shqiptaria me iniciativa dhe lëvizje të ndryshme, duke synuar krijimin e një platforme të përbashkët veprimi. Në këtë kuadër, ai kontribuoi në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me:

  • Federata e Arbërisë
  • Lëvizjen e Deçanit
  • nismat për rikthim tek rrënjët identitare shqiptare
  • iniciativat për ribashkim kombëtar
  • si dhe organizime të tjera me karakter kulturor e kombëtar

Qëllimi i tij ishte i qartë: krijimi i një fryme uniteti ndër shqiptarë, përtej ndarjeve ideologjike apo rajonale, duke e vendosur kombin dhe identitetin në qendër të veprimit.

Veprimtaria e tij nuk u kufizua vetëm brenda Kosovës. Përkundrazi, ai dhe bashkëpunëtorët e tij e shtrinë aktivitetin në gjithë hapësirën shqiptare, përfshirë:

  • Shqipërinë
  • Maqedoninë e Veriut
  • Malin e Zi
  • Luginën e Preshevës
  • si dhe diasporën shqiptare

Në këtë mënyrë, ai kontribuoi në krijimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimi me karakter gjithëkombëtar.

Një pjesë e rëndësishme e angazhimit të tij ishte edhe organizimi dhe përkrahja e aktiviteteve që lidhen me figurat historike dhe trashëgiminë kombëtare, siç është shënimi i ditëlindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu më 6 maj, një manifestim që ai e mbështeti dhe e pa si simbol të unitetit dhe vetëdijes kombëtare.

Në të njëjtën kohë, Shefki Sejdiu mbajti një qëndrim të prerë kundër ndikimeve ideologjike që i konsideronte të dëmshme për identitetin shqiptar. Ai paralajmëroi herët për rrezikun e instrumentalizimit të fesë në funksion politik dhe për ndikimet e jashtme që, sipas tij, synonin të zbehnin vlerat tradicionale shqiptare.

Në këtë drejtim, ai mbrojti me vendosmëri:

  • trashëgiminë kulturore shqiptare
  • figurat historike dhe rilindasit
  • simbolikën kombëtare
  • dhe identitetin e pandërprerë shqiptar

Deri në fund të jetës, ai mbeti aktiv dhe i palëkundur në këtë qëndrim, duke e parë mbrojtjen e këtyre vlerave si detyrë kombëtare dhe historike.

AMANETI DHE LAMTUMIRA ME IDENTITET

Një ndër dimensionet më të veçanta të jetës dhe personalitetit të Shefki Sejdiu ishte amaneti i tij për mënyrën e përcjelljes në amshim — një amanet që ai e kishte artikuluar qartë dhe me bindje të thellë.

Ai kishte lënë porosi që ceremonia e varrimit të tij të zhvillohej pa rite fetare dhe pa pjesëmarrje të përfaqësuesve fetarë, duke e parë këtë si një akt që lidhej drejtpërdrejt me identitetin dhe botëkuptimin e tij kombëtar.

Ky amanet u respektua plotësisht nga familja, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e shumtë që morën pjesë në ceremoni, duke u shndërruar në një lamtumirë të veçantë, me karakter të theksuar kombëtar dhe qytetar.

Varrimi i tij u bë me nderime të larta, me përcjellje ushtarake, me këngë kushtuar atdheut dhe nën flamurin kombëtar shqiptar — simbolin që ai e mbrojti dhe e nderoi gjatë gjithë jetës së tij.

Në atë moment solemn, u lexua biografia e tij në gjuhën shqipe — një rrëfim i jetës së tij, i thënë thjesht, pastër dhe vetëm shqip — ashtu siç kishte jetuar edhe vetë: si shqiptar, për shqiptarët dhe për shqiptarinë.

Lamtumira e Shefki Sejdiu nuk ishte vetëm një ceremoni mortore, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Ai besonte dhe e përsëriste shpesh se:

  • shqiptari duhet të lindë si shqiptar
  • të rritet si shqiptar
  • të jetojë me dinjitet si shqiptar
  • dhe në fund të jetës, të përcillet e të varroset si shqiptar

Ky mesazh, i thjeshtë në fjalë por i thellë në përmbajtje, u bë pjesë e trashëgimisë së tij shpirtërore dhe kombëtare.

Qëndrimi i tij u përkrah nga familja e tij e gjerë dhe nga shumë qytetarë, duke reflektuar një vetëdije në rritje për ruajtjen e vlerave kombëtare në shoqëri.

Në zona të ndryshme, përfshirë edhe Podujevën, po vërehet gjithnjë e më shumë një prirje për organizimin e ceremonive mortore me karakter qytetar dhe kombëtar — një zhvillim që dëshmon për një reflektim të ri shoqëror mbi identitetin dhe traditën.

Humbje e madhe  për kombin me rastin se vdekjes  se veprimtarit dhe veteranit të Ushtrisë  Çlirimtare te Kosovës, Shefki Sejdiut

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, opinioni mbarë shqiptar mori lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, veteranit dhe invalidit të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shefki Sejdiu.

Ai ndërroi jetë më 9 prill 2026, duke lënë pas një jetë të tërë të përkushtuar ndaj atdheut, lirisë dhe dinjitetit kombëtar shqiptar.

NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Shefki Sejdiu ishte ndër veprimtarët e hershëm që u angazhua që nga vitet ’80 në lëvizjet ilegale për çlirimin e Kosovës, duke vazhduar më pas aktivitetin e tij në organizimet politike, shoqërore dhe ushtarake.

Gjatë luftës, ai dha kontribut të çmuar si pjesëtar i strukturave të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke marrë përgjegjësi të rëndësishme në organizimin, mobilizimin dhe mbështetjen e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Llapit.

Pas luftës, ai vazhdoi aktivitetin e tij në shërbim të çështjes kombëtare, duke qenë ndër themeluesit e Organizata Shqiptaria dhe një zë i vazhdueshëm në mbrojtje të identitetit dhe vlerave shqiptare.

PAMJE NGA PËRCJELLJA (VIDEO)

Pamjet nga ceremonia e varrimit, të shpërndara në rrjetet sociale, dëshmojnë për një përcjellje madhështore dhe për respektin e jashtëzakonshëm që gëzonte ai në mesin e popullit:

Këto pamje pasqyrojnë jo vetëm një ceremoni lamtumire, por edhe një moment reflektimi kombëtar për jetën dhe veprën e tij.

LAMTUMIRË ME DINJITET

Ceremonia e varrimit u mbajt më 10 prill 2026 në Varrezat e Dëshmorëve – Kompleksi i Veteranëve në Penuhë, Podujevë, ku Shefki Sejdiu u përcoll me nderime të larta dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare.

Ai u përcoll ashtu siç jetoi – me dinjitet, me identitet dhe me përkushtim ndaj shqiptarisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Shefki Sejdiu!