Kreu Blog Faqe 179

Transformimi i heshtur midis satirës dhe realitetit

1

Fatmir Gashi, Zvicër

Pas një shkrimi nga Enver Robelli, si dhe shumë diskutimeve kontroverse rreth ndërtimit të një qendre islamike në St. Gallen, të trazuar u shfaqën “trupa mullahësh”, për ta bindur opinionin publik zviceran se myslimanët shqiptarë përbëjnë një mozaik kulturor dhe një pasuri për qytetërimin dhe demokracinë evropiane. Njëkohësisht, po tentojnë ta sajojnë një rrëfim historik të islamit shqiptar, me zanafillë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Mirë pra!

Këta autorë janë mjeshtër të haditheve, ndonëse dihet mirë se hadithet e para janë shkruar rreth 125 deri në 130 vjet pas vdekjes së Profetit, ndër të tjera nga Ibn Isaku. Pavarësisht kësaj, ato “përpunohen” vazhdimisht dhe përshtaten sipas publikut përkatës. Pse atëherë të mos krijohet edhe një “histori islamike e haditheve shqiptare” në Perëndim, e cila histori dikur, sipas të gjitha gjasave, ka qenë e ndikuar apo e kontrolluar nga regjimi jugosllav?

Kur unë, rastësisht, lexova disa publikime të mullave, që e vendosin islamin shqiptar në qendër, ato më kujtojnë herë pas here satirat e Nasreddin Hoxhës, i cili kishte provuar ta “shiste grurin e tretur si flori”. Nasreddini satirik ishte mjeshtër i fjalës dhe disa herë arrinte vërtet t’ua mbushte mendjen të tjerëve. Por, ndryshe nga ai, këta autorë e kanë seriozisht. Është mënyra e tyre e jetesës, profesioni dhe misioni i tyre, pavarësisht se ata përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të shqiptarëve, pasi shumica orientohen më shumë drejt vlerave dhe mënyrave perëndimore të jetesës.

Kur politika shërben si instrument i veprimit fetar e, veçanërisht, kur ka për objektiv integrimin e fesë në strukturat demokratike, atëherë kjo mund të quhet pa dyshim politike. Përtej satirës së Nasreddin Hoxhës, dua të parashtroj disa mendime mbi të ashtuquajturin “islamin politik”.

Ajo që po shfaqet aktualisht në Zvicër, në Evropë, gjithashtu edhe në vendlindjen time të quajtur Kosovë, nuk është rastësi. Përkundrazi, duket si një pasqyrë ovale që Evropa, për një kohë të gjatë, nuk deshi ta shihte ose ndoshta nuk ka mundur ta shihte. Islami politik, për të cilin bëhet fjalë, nuk shfaqet në mënyrë agresive. Ai nuk ndërton tanke dhe nuk zhvillon luftëra të hapura. Përkundrazi, ai paraqitet si ndihmë, si moral, si fe, si komunitet.

Organizata dhe donatorë si Qatar Charity apo Islamic Relief Worldwide, të cilët janë të pranishëm në Kosovë, qëndrojnë si shembuj për një strukturë që nga jashtë bën mirë dhe, pikërisht për këtë arsye, fiton besim, hap hapësira dhe siguron prani afatgjate aty ku vepron. Kjo është strategjia dhe qëllimi i vërtetë i tyre. Organizata të tilla janë tepër mirë të strukturuara dhe të organizuara, planifikojnë mirë qëllimet e tyre, i realizojnë ato hap pas hapi, projekt pas projekti, brez pas brezi. Baza ideologjike e tyre nuk është e re.

Ajo mund të gjurmohet te mendimtarë si Hassan al-Banna dhe Sayyid Qutb, vizioni i të cilëve duket se nuk synonte një përmbysje të shpejtë, por diçka më afatgjate dhe më efektive: një ndryshim nga brenda, në heshtje, me shumë durim dhe në përputhje me sistemin legal. Dhe Evropa? Evropa, gjithashtu Zvicra, kishin hapur dyert e tyre për ta,nga bindja, nga parimi themelor i demokracisë: e drejta për të qenë i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Pikërisht të tillët që i kanë shfrytëzuar këto atribute, po i përdorin ato si hapësira përvetësimi dhe, nëse nuk i dallon, qartë, fillimisht je i pushtuar nga naiviteti, e pastaj dhe nga realiteti i rendit të ri shoqëror.

Në vendin tim të lindjes, të quajtur Kosovë, më së miri mund të vërehet se çfarë ndodh kur procese të tilla zënë rrënjë dhe veprojnë lirshëm: Autoritetet fetare fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në proceset shoqërore. Brezi i ri orientohet gjithnjë e më shumë nga predikues digjitalë. Strukturat ekonomike dhe sociale ndjekin gjithnjë e më shumë norma fetare. Hapësirat politike fillojnë të përshtaten gradualisht me këto rrethana, duke i konsideruar si të vlera të demokracisë.

Ky nuk është një ndryshim i papritur, por gradual dhe, pikërisht për këtë arsye, paraqet një rrezik, sepse ajo që vjen ngadalë rrallëherë vihet në dyshim. Ajo që vendoset gradualisht, në një moment, duket normale. Dhe ajo që konsiderohet normale, vështirë se vihet më në pikëpyetje. Kjo është e vërteta e pakëndshme e së ardhmes.

Sfida e vërtetë për Zvicrën dhe Evropën nuk është ekstremizmi. Jo! Ekstremizmi është i dukshëm, i zhurmshëm dhe në thelb, mund të luftohet. Sfida më e madhe qëndron në atë që ndodh në mënyrë legale, të heshtur dhe strategjike: një zhvillim që nuk punon kundër sistemit, por e shfrytëzon atë, që nuk shkatërron, por ndryshon, që nuk provokon, por përvetëson, dhe pikërisht për këtë arsye është i vështirë për t’u dalluar, e edhe më i vështirë për t’u kufizuar.

Evropa dhe Zvicra nuk qëndrojnë përballë një kolapsi të papritur. Përkundrazi, ato qëndrojnë përballë një vendimi që kërkon angazhim, vigjilencë dhe vetëdije, për ta kuptuar qartë se çka është duke ndodhur me vlerat e qytetrimit evropian, për të qenë i gatshëm për të mbrojtur atë, e jo të reagohet vetëm atëherë kur do të jetë tepër vonë.

____

Gjermanisht;

Der leise Wandel zwischen Satire und Realität
Nach einem Beitrag von Enver Robelli und den kontroversen Veröffentlichungen rund um den Bau der Moschee in St. Gallen seien gewissermaßen die „Mullah-Truppen“ aufgetreten, um die Schweizer Öffentlichkeit davon zu überzeugen, sie stellten, ein kulturelles Mosaik und eine Bereicherung für die europäische Zivilisation und die Demokratie, dar. Gleichzeitig werde versucht, den Albanern eine islamische Geschichtserzählung seit dem Zweiten Weltkrieg aufzubauen.
Nun gut: Diese Leute gäben sich als Meister der Hadithe aus, obwohl bekannt sei, dass die ersten Hadithe erst etwa 125 bis 130 Jahre nach dem Tod des Propheten, unter anderem durch Ibn Ishaq, niedergeschrieben worden seien. Ungeachtet dessen würden sie gewissermassen täglich „verfeinert“ und dem Publikum erfolgreich angepasst. Warum sollte also nicht auch eine „islamische Geschichte der Albaner“ im Westen geschrieben werden, die einst vom jugoslawischen Regime beeinflusst oder kontrolliert gewesen sei?
Wenn ich, eher zufällig und mit der gebotenen Vorsicht, einige Texte gewisser Mullahs lese, erscheinen sie mir bisweilen, wie die Satiren von Nasreddin Hodscha, der bekanntlich ‚Mist als Gold verkauft hätte. Der satirische Nasreddin sei ein Meister des Wortes gewesen, und manchen habe er tatsächlich etwas einzureden vermocht. Doch diese hier meinten es wohl nicht satirisch – sie nähmen es ernst, da es ihre Lebensweise, letztlich ihr Beruf und ihre Mission sei.
Wenn Politik als Instrument religiösen Handelns diene, insbesondere zur Einbettung der Religion in demokratische Strukturen, dann könne man dies durchaus als politisch bezeichnen. Jenseits der Satire eines Nasreddin Hodscha möchte ich daher einige Gedanken zum sogenannten „politischen Islam“ formulieren.
Was sich derzeit in der Schweiz, in Europa und auch in meiner Heimat Kosovo zeige, sei kein Einzelfall. Es wirke vielmehr wie ein Spiegel – ein Spiegel für eine Entwicklung, die Europa lange Zeit nicht habe sehen wollen oder vielleicht nicht habe sehen können.
Denn der Einfluss, um den es hier gehe, trete nicht aggressiv auf. Er baue keine Panzer und führe keine offenen Kriege. Er erscheine vielmehr als Hilfe, als Moral, als Religion, als Gemeinschaft. Organisationen und Geldgeber wie Qatar Charity oder Islamic Relief Worldwide, die auch im Kosovo präsent seien, stünden exemplarisch für eine Struktur, die nach außen Gutes tue und gerade dadurch Vertrauen gewinne, Räume öffne und langfristige Präsenz sichere.
Doch genau darin könnte die eigentliche Strategie liegen.
Die offengelegten Netzwerke wirkten weniger chaotisch als vielmehr strukturiert – weniger zufällig als geplant. Einfluss werde nicht erzwungen, sondern aufgebaut: Schritt für Schritt, Projekt für Projekt, Generation für Generation.
Die ideologische Grundlage sei dabei nicht neu. Sie lasse sich auf Denker wie Hassan al-Banna und Sayyid Qutb zurückführen, deren Vision offenbar nicht auf einen schnellen Umsturz abgezielt habe, sondern auf etwas langfristig Wirksameres. Eine Veränderung von innen heraus leise, geduldig und systemkonform.
Und Europa? Europa und auch die Schweiz öffneten ihre Türen aus Überzeugung, aus Prinzip, aus dem Ideal der Freiheit.
Doch genau diese Freiheit könnte zur Schwachstelle werden, wenn sie nicht mehr klar zwischen Offenheit und Naivität unterscheiden würde.
Im Kosovo lasse sich beobachten, was geschehe, wenn solche Prozesse früh griffen:
Religiöse Autoritäten gewönnen an gesellschaftlicher Deutungshoheit.
Junge Generationen orientierten sich zunehmend an digitalen Predigern.
Wirtschaftliche und soziale Strukturen folgten verstärkt religiösen Normen.
Politische Räume begännen, sich langsam anzupassen.
Dies sei kein plötzlicher Wandel, sondern ein schleichender, – und gerade deshalb potenziell gefährlich.
Denn was schleichend komme, werde selten hinterfragt. Was sich langsam etabliere, wirke irgendwann normal. Und was als normal gelte, werde kaum noch in Frage gestellt.
Die unbequeme Wahrheit könnte daher sein:
Die eigentliche Herausforderung für die Schweiz sei nicht der Extremismus. Extremismus sei sichtbar, laut und grundsätzlich bekämpfbar.
Die größere Herausforderung liege vielmehr in dem, was legal, leise und strategisch geschehe:
eine Entwicklung, die nicht gegen das System arbeite, sondern es nutze,
die nicht zerstöre, sondern verändere,
die nicht provoziere, sondern sich integriere, –
und gerade deshalb schwer zu erkennen und noch schwerer zu begrenzen sei.
Europa und die Schweiz stünden wohl nicht vor einem plötzlichen Zusammenbruch.
Vielmehr stünden sie vor einer Entscheidung, die kaum jemand bewusst treffe,
wollte man verstehen, was geschehe oder würde man erst reagieren, wenn es bereits zu spät wäre?
Norvegjish;
Det stille skiftet mellom satire og virkelighet
Etter et bidrag fra Enver Robelli og de kontroversielle publikasjonene om byggingen av moskeen i St. Gallen, syntes «Mullah-troppene» på en eller annen måte å overbevise den sveitsiske offentligheten om at de presenterte en kulturell mosaikk og en berikelse Samtidig prøver de å bygge albanere en islamsk historie siden andre verdenskrig.
Vel, disse menneskene hevder å være hadiths herrer, selv om det er kjent at de første hadithene bare ble skrevet 125 til 130 år etter profetens død, inkludert Ibn Ishaq. Uansett dette ville de garantert blitt “raffinert” daglig og vellykket tilpasset publikum. Så hvorfor skal det ikke skrives en “islamsk historie om albanerne” i Vesten, som en gang var påvirket eller kontrollert av det jugoslaviske regimet?
Når jeg leser, ganske afslappet og med forsiktighet, noen tekster fra visse mullaher, noen ganger fremstår de for meg som satirene til Nasreddin Hodcha, som berømt solgte “mist as gull. ” Den satiriske Nasreddin var en mester i ordet, og han klarte faktisk å overbevise noen. Men disse mente det nok ikke satirisk – de tok det seriøst, for det er deres livsstil, til syvende og sist deres yrke og misjon.
Dersom politikk fungerer som et virkemiddel for religiøs handling, spesielt for å innlemme religion i demokratiske strukturer, kan dette regnes som politisk. Utover satiren til en Nasreddin Hodcha, vil jeg formulere noen tanker om den såkalte “politiske islam”.
Det som nå dukker opp i Sveits, Europa og også i mitt hjemland Kosovo er ikke et isolert tilfelle. Det virker mye mer som et speil – et speil for utvikling som Europa ikke har eller kanskje ikke kan se på lenge.
Fordi påvirkningen som handler om her er ikke aggressiv. Han bygger ikke stridsvogner og utkjemper ingen åpne kriger. Han fremstår mye mer som hjelp, som moral, som religion, som fellesskap. Organisasjoner og finansieringskilder som Qatar Charity eller Islamic Relief Worldwide, som også er til stede i Kosovo, er forbilledlige for en struktur som gjør godt på utsiden og får tillit, åpner rom og sikrer en langvarig tilstedeværelse.
Men dette kan være den virkelige strategien.
De utsatte nettverkene virket mindre kaotiske enn mye mer strukturert – mindre tilfeldig enn planlagt. Påvirkning tvinges ikke, det bygges: steg for steg, prosjekt for prosjekt, generasjon for generasjon.
Det ideologiske grunnlaget er ikke nytt i den forbindelse. Det blir tatt tilbake til tenkere som Hassan al-Banna og Sayyid Qutb, hvis visjon tilsynelatende ikke er rettet mot en rask snuoperasjon, men heller noe mer effektivt på lang sikt. En forandring fra innerst til ytterst, stille, tålmodig og systematisk.
Og Europa? Europa og Sveits åpnet også dørene av prinsipielt overbevisning om frihetsidealet.
Men akkurat denne friheten kan bli en svakhet dersom den ikke lenger kunne skille klart mellom ærlighet og naivitet.
La oss observere hva som skjer når slike prosesser starter tidlig i Kosovo:
Religiøs autoritet fikk sosial betydning.
Unge generasjoner blir stadig mer orientert mot digitale predikanter.
Økonomiske og sosiale strukturer fulgte religiøse normer forsterket.
Politiske rom begynner sakte å tilpasse seg.
Dette er ikke en plutselig forandring, men en snikende en, – og derfor potensielt farlig.
Fordi det som kommer snikende blir sjelden stilt spørsmål ved. Det som sakte etableres, virker etter hvert normalt. Og det som ble ansett som normalt blir neppe stilt spørsmål ved.
Den ubeleilig sannhet kan derfor være:
Den virkelige utfordringen for Sveits er ikke ekstremisme. Ekstremisme skal være synlig, høylytt og grunnleggende bekjempelig.
Den større utfordringen ligger i det som skjer juridisk, stille og strategisk:
en utvikling som ikke motvirker systemet, men bruker det,
som ikke ødelegger, men endrer,
som ikke provoserer, men integrerer, –
og derfor er det vanskelig å gjenkjenne og enda vanskeligere å begrense.
Europa og Sveits står sannsynligvis ikke overfor en plutselig kollaps.
De står heller overfor en avgjørelse som knapt noen tar bevisst,
ville du forstå hva som skjedde eller ville du reagert til det allerede var for sent?

Arkeologët kroat në kërkim të kishës në pronën e babait të Gjergj Musës në Zogaj të Vushtrrisë, shkas për kërkim të identitetit të fshehur

Gjergj Musa, Zogaj, Vushtrri

(Musë Musa)

Ishte gushti i vitit 1982,kur në oborrin e shtëpisë sonë në fshatin Zogaj të Vushtrrisë u ndal një makinë me targa nga Zara e Kroacisë.

Nga ajo makinë zbritën tre persona me disa dokumenta në dorë. Atë kohë isha fëmijë 8 vjeç. Pasi u përshëndetën me prindin tim, ata i treguan atit tim se ishin arkeolog nga Kroacia, atëherë pjesë e federatës Jugosllave.

Kërkuan leje për t’u ulur nën hijen e arrës që ishte në oborr për të biseduar, por prindi im ju tha që të hynin në Odë për të biseduar, pasi ishte më e ndershme, por ata than se do hynë pastaj, por njëherë duan t’i vizitojnë themelet e kishës që ishte në pronën tonë.

Prindi im ju tregoj me dorë se ku janë themelet e kishës pasi ishin vetëm 100 metra largë shtëpise sonë. Shkuan qe të tre me atin tim te themelet e kishës dhe gati pas një ore u kthyen prapë në oborr, ku edhe hynë në Odë . Në odë i shërbyem me kafe sipas traditës. Njëri nga ata më pyeti për emrin dhe unë i thash Gjergj e kam emrin, pasi nëna ime më kishe vu këtë emër në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, kurse vllau im dy vite më i madh se unë quhej Skënder, poashtu në kujtim të emrit të Skënderbeut.

Arsyeja pse në dokumente mbaj emrin Musë, është se në vitin 1974 kur unë kam lindur në komunën e Vushtrrisë punonin shqipfolësa turq që ishin vegël e pudhtetit jugosllav dhe në një komunë, siç ishte Vushtrria e asaj kohe, të regjistroje një fëmijë me emer kombëtar ishte e pamundur, por edhe nëse insistoje ftoheshe në bisedë nga UDB-ja.

Zyrtari komunal më kishte regjistruar me emrin Musë, në bazë të mbiemrit Musa, pasi ati im nuk kishte tjetër emër si opsion pos atij Gjergj. Pasi prindi im ju tregoj arkeologëve se nëna ime më kishte vënë emrin Gjergj në kujtim të Gjergj Kastriotit, arkeologët kroat mbetën të mahnitur, ku njëri nga ta ishte Arbanas nga Zara.

Ata i than atit tim se kisha është Ilire dhe duhet të kujdeseni pët të. Nga ajo ditë në mendjen time filluan të shtjellohën mendime të turbullta deri atëherë , se si ka mundësi që kisha është e jona dhe ne nuk luteshim në të, pasi si fëmijë nuk kisha njohuri se ne kishim qenë në të kaluarën të krishter.

Pasi arkeologët shkuan fillova ta pyesja atin tim se pse kisha është e jona dhe pastaj prindi im disi i lehtësuar më tregoj me krenari se ne kemi qenë katolik në të kaluarën dhe më tregoj për paraardhësit e familjes time, duke filluar nga unë. Prindi më tha ti e ke emrin Gjergj je i Rrahimit, unë jam i Avdullahut – Avdullahu i Zenullahut – Zenullahu i Fejzullahut-Fejzullahu i Alisë – Alia i Musë – Musa i Dedës-Deda i Kolës-Kola i Markut-Marku i Lekës.

Pastaj e pyeta për Gjergj Kastriotin dhe më tregoj se edhe ai ka qenë Katolik. Ajo ditë ishte kthesë në jetën time sepse si fëmijë bluaja në kokën time se si kanë mundur të rrjedhin gjërat deri këtu.

Në moshën 19 vjeç emigrova në Gjermani dhe pata fatin të njohë shumë Shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria të besimit kattolik me të cilët shoqërohesha me një dëshirë të zjarrtë.

Gjergj Musa kthehet vullnetar nga Gjermania në radhët e UÇK-së

Në moshën 22 vjeçare pasi mësova shumë gjëra nga Bibla në gjuhën Shqipe dhe kujtimit fëmijërorë se kisha në fshatin tim ishte e jona, vendosa të pagëzohen.

Pagëzimin e kam bërë më 09.03.1997 në kishën katolike ShënElizabetë në Wolfsburg të Gjermanisë. Pas plot një viti filloj lufta në Kosovë dhe nga Gjermania u ktheva vullnetar në radhët e UÇK-së. Familja ime e gjerë e dinin që unë jam pagëzuar dhe e dinin edhe arsyen pse dhe çdoherë bisedonim për ndërtimin e një kishe të re po në pronën tonë dje mendjen e kishim të pagëzimi i gjithë familjes në momentin e parë të volitshëm.

Më 28 Nëntor 2024 fillimisht unë i pagëziva dy fëmijët e mi Morea dhe Agron në Famullinë e Llapushnikut në meshën e shejt për nder të ditës së flamurit kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ky veprim ishte për të vlerësuar reagimin e rrethit dhe për të përgatitur rrugën për pagëzimin e pjesës tjetër të familjes, siç edhe ndodhi më 21 prill 2025 të hënën e parë të Pashkëve , ku u pagëzuan gjithësej 28 antarë të familjes time të gjerë.

Ajo ditë gushti e vitit 1982 ishte një kthesë historike për familjen time në kërkimtë rrënjëve tona për rikthim në identitetin Arbëror.

Tani gjërat kanë ndyshuar për të mirë, sepse jemi të pagëzuar shumica e familjes së gjerë. Në biseda të shumta me Ipeshkvinë e Kosovës dhe bashkëpunim të thellë me Famullin e Llapushnikut dhe famullitarin e saj don Fran Kolaj i cili është edhe Vikar i Ipeshkëvisë së Kosovës, më 24 prill do e bartim zyrtarisht pronën në emër të famullisë Shën Flori e Lauri, pasi kisha që do ndërtohët në komunën e Vushtrrisë në fshatin Zogaj (Zagorë),do mbaj emrin Shën Flori e Lauri dy martirët e parë të krishter Dardan që u martirizuan më 18 gusht të viti 324 në Ulpian në Dardaninë Antike, ku edhe me këtë datë, pra më 18 gusht 2026 do vendoset gurëthemeli për ndertimin e Kishës Katolike në komunën e Vushtrrisë.

Ky ishte një rrugëtim i gjatë i familjes time për rikthim në rrënjët tona të krishtera.

Vushtrri, më 16 prill 2026

NATO-ja Myslimane e imamit Mustafa Bajrami

0
NATO ISLAMISTE E MUSTAFË BAJRAMIT !
Doli prapë në skenë “Nastradimusi i lagjes”, ky analist me filxhan çaji në dorë dhe hartën e botës në xhep… që çdo mbrëmje e hap si të ishte meny kafenesh: pak Turqia për antipastë, ca Izraeli për debat, dhe në fund një ëmbëlsirë me “NATO Islame”.
Sepse, sipas këtij “profeti”, bota nuk lëviz nga strategjitë reale, por nga ora 21:00 kur ai hyn LIVE.
Ky është i njëjti “Nastradimus” që:
e sheh NATO si organizatë që pret udhëzime nga komentet e Facebook-ut , e imagjinon SHBA duke dalë nga aleanca si klient i pakënaqur nga kafeneja dhe e shpall Turqinë njëkohësisht superfuqi, shpëtimtare dhe kalif global… veç pse i rriten shikimet në video.
Ky nuk është analizë – është horoskop gjeopolitik.
Kur flet për “luftën që po troket në dyert e Turqisë”, të jep përshtypjen sikur historia është postier dhe Mustafai është i vetmi që e dëgjon ziljen.
Ndërkohë realiteti është brutal për fantazitë e tij:
Izraeli dhe Irani janë në një lojë të ftohtë e të kalkuluar, jo në skenarët dramatikë të “Nastradimusit”,
ndërsa Turqia luan shumë role, por jo atë që i ka shkruar Mustafai në skenarin e tij të natës.
Dhe pastaj vjen kryevepra: “NATO Islame”.
Një ide që do e bënte edhe vetë Nasradinin të qeshte me zë: një aleancë mes Pakistanit, Arabia Saudite, Egjiptit, Indonezisë dhe Turqisë — vende që në realitet mezi bien dakord për interesat bazë, e jo më për një “NATO” imagjinare.
Por në universin e Mustafait, mjafton një LIVE dhe të gjitha firmat hidhen… ndoshta … ?!
Kulmi i ironisë?
Ndërsa shpall “fatet e botës”, publikut i thotë: “Merre çajin, smoki, ullinj… dhe koncentrohu!”
Pra: bota digjet,
aleancat shemben,
superfuqitë riorganizohen…
…dhe ti rri me farëra në dorë duke dëgjuar “Nastradimusin”.
E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe më e dhimbshme për këta “profetë”:
Nuk ka “NATO Islame”.
Nuk ka largim të SHBA nga NATO me një klikim.
Dhe nuk ka asnjë Mustafë që e rrotullon globin me LIVE.
Ka vetëm një fenomen të rrezikshëm: injoranca që vishet si analizë dhe propaganda që shitet si dije.
Në fund, “Nastradimusi” mbetet ai që është:
Jo parashikues i së ardhmes…
por shitës i frikës me paketim folklorik dhe fantazi osmane.
Sepse kur dikush fton njerëzit të “shpëtojnë botën” me smoki dhe ullinj…
nuk kemi të bëjmë me strateg —
por me një aktor që ka ngatërruar skenën me realitetin.

Demokracia që rrëzon pushtet, jo që ndërton pushtet…?!

0
Kur vota rrëzohet nga procedura, cili është atëherë kuptimi i zgjedhjeve?
Kur manovrat procedurale përmbysin rezultatet e zgjedhjeve, kjo shpesh nënkupton një zhvendosje nga demokracia substanciale (vullneti i popullit) në autoritarizmin procedural, ku format zgjedhore ekzistojnë pa funksionin e tyre demokratik. Ky erozion i zbraz zgjedhjet, duke i shndërruar ato nga mjete vendimmarrjeje në thjesht vula gome për pushtet, shpesh përmes sfidave “ligjore” dhe mjeteve administrative, në vend të mjeteve të dhunshme.
Kuptimi i zgjedhjeve kur përmbysen nga procedura është erozion i substancës. Demokracia po bie kur merret “rruga zgjedhore drejt shkatërrimit”, duke përdorur ligjet dhe gjykatat për të bërë të pavlefshme rezultatet, duke krijuar një “veshje demokracie” ndërsa zhduk substancën e saj.
Kontrolli mbi zgjedhjet zhvendosja e sovranitetit që kalon nga qytetarët te autoritetet administrative, duke i bërë ato, siç përshkruhet në literaturë, një version “të zbrazët” të demokracisë.
Në raste ekstreme kjo konsiderohet kontestueshmëri mbi vullnetin popullor, duke gjetur boshllëqe procedurale (si zgjedhësit e pabesë) ose rregullat e votuesve të sfiduara dhe të përcaktuara ngushtë mund të rezultojnë në rezultate që nuk pasqyrojnë votën popullore, duke e reduktuar kuptimin e votimit në një ngjarje të menaxhuar dhe jo në një vendimtare.
Andaj përmbysja “ligjore” përfaqëson një skenar “vetë-grusht shteti” ose “grusht shteti të butë”, ku udhëheqësit ose fraksionet përdorin ligjet ekzistuese për të bërë të pavlefshme rezultatet me të cilat nuk pajtohen.
Në fund të fundit, nëse zgjedhjet anulohen vazhdimisht, ato pushojnë së qeni një “metodë për t’i mbajtur udhëheqësit përgjegjës” dhe në vend të kësaj bëhen një mekanizëm për të mbajtur një “opozitë besnike” që nuk ka shpresë të vërtetë për të ndryshuar qeverinë.
Pra në Kosovë nuk kemi mungesë demokracie, kemi tepricë të saj — por të shpërndarë në mënyrë të tillë që e neutralizon vetveten.
Vota prodhon shumicë. Shumica prodhon Kuvend. Kuvendi prodhon shtetin. Ky është zinxhiri klasik i legjitimitetit. Por në një moment të caktuar, ky zinxhir këputet — jo nga jashtë, por nga brenda. Sepse aty ku duhet të ndodhë përkthimi i votës ë vendim, ndërhyn një mekanizëm që e pezullon atë: procedura, kuorumi, interpretimi. Dhe kështu lind një paradoks që nuk është më vetëm teknik, por filozofik: demokracia ekziston si formë, por dështon si funksion.
Një shumicë politike — si ajo e Lëvizja Vetëvendosje nën Albin Kurti — nuk është problem. Ajo është rezultat. Problemi është se ky rezultat nuk arrin të mbyllë procesin që e prodhoi, sepse sistemi nuk kërkon vetëm shumicë. Kërkon edhe praninë e atyre që nuk duan të marrin pjesë. Dhe aty ndodh përmbysja: mungesa bëhet pushtet. Bojkoti bëhet mekanizëm. Pakica nuk fiton — por ndalon. Jo duke bindur, por duke mos qenë.
Në këtë pikë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës hyn jo si aktor politik, por si arbitër i rregullave. Por çdo arbitër, në një lojë që nuk prodhon rezultat, fillon të perceptohet si pjesë e lojës. Jo sepse rrëzon votën, por sepse e kufizon atë në një mënyrë që e bën të pafuqishme. Dhe kështu, për herë të parë, lind një ndjenjë e rrezikshme në demokraci: jo se vota është e manipuluar, por se është e pamjaftueshme.
Këtu fillon çarja mes legjitimitetit dhe legalitetit. Mes asaj që prodhon populli dhe asaj që lejon sistemi. Mes demokracisë si burim dhe Kushtetutës si filtër. Dhe pyetja nuk është më procedurale: si zgjidhet Presidenti?
Pyetja është ontologjike: çfarë është vota, nëse ajo nuk prodhon vendim?
Në këtë pikë, çdo zgjidhje bëhet problematike. Nëse shumica e tejkalon sistemin, rrezikon ta shkatërrojë atë. Nëse i bindet atij, rrezikon të paralizohet nga ai. Pra kemi një situatë ku çdo veprim është i rrezikshëm, dhe çdo mosveprim është fatal. Kjo nuk është krizë politike. Është krizë e arkitekturës së vetë demokracisë kosovare — një model i ndërtuar për konsensus në një realitet që nuk prodhon më konsensus. Dhe ndoshta këtu qëndron thelbi: sistemi nuk është i gabuar sepse kufizon shumicën, por sepse e bën atë të varur nga ata që nuk kanë interes të veprojnë.
Në fund, dilema mbetet e hapur, pa përgjigje të lehtë: a duhet demokracia të mbrojë vetveten duke kufizuar shumicën, apo duke i dhënë asaj mundësinë të përfundojë atë që vota ka filluar Sepse nëse vota nuk përfundon në vendim, atëherë ajo nuk është më pushtet.

Doli nga shtypi libri studimor “Platforma për referendum kombëtar” i Safet Sadikut

0

Nga: Isuf Bytyçi

Qysh në moshë të re, autori pati fatin të veprojë dhe të bashkëpunojë edhe me figura të rëndësishme kombëtare, si me Mr. Halil Alidemën dhe po ashtu u njoh nga afër edhe me Ukshin Hotin, si dhe me shumë personalitete të tjera kombëtare, të cilët ishin vu në shërbim të atdheut e të kombit shqiptar.

Vizioni për organizimin e një referendumi në kohë paqeje ishte trajtuar herët nga Halil Alidema, duke e përfshirë në programin e UNIKOMB-it, që nga themelimi i tij më 6 maj 1991. Prandaj, z. Safet Sadiku këto veprimtari të viteve ’90 i ka trajtuar në librin e tij “Frymëzuesi i lirisë“ (2023), kushtuar veprimtarisë ilegale, rrugëtimit të lindjes së UÇK-së, bashkëpunimit me Halil Alidemën dhe me tjera personalitete. Programi i trajtuar në “Platforma për Referendum Kombëtar” është shumë më i thelluar dhe më i studiuar sesa një paragraf i paraqitur në programin e UNIKOMB-it, i cili në atë kohë kishte si prioritet çlirimin e atdheut. Kjo vjen si rezultat i faktit se autori, përgjatë gjithë kohës, ka zhvilluar konsultime të gjera juridike-ekonomike edhe me personalitete nga vendet e BE-së, njohës të çështjes shqiptare, të cilët vlerësojnë se integrimet e brendshme ndërshqiptare janë të mundshme, sidomos vendimet që merren përmes votimit të referendumit (ajo që në përditshmëri quhet Bashkim Kombëtar).

Ndërkaq, lirisht, mund të dëshmoj se me interes të madh e kuriozitet e kam lexuar librin në dorëshkrim, që pata rastin e fatin të jem edhe redaktor i tij gjuhësor. Më la përshtypje të veçantë ky libër, të cilin nuk mund ta quajmë, thjesht, vetëm “një libër”, apo “një libër studimor”. Ky libër është i përfshierë nga një gamë e gjerë dhe e shumanshme; juridike, ekonomike, politike e mbi të gjitha kombëtare dhe kam përshtypjen, se 4 profesorë të bashkuar nga fakulteti juridik dhe ekonomik, vështirë se do të kishin arritur kaq natyrshëm ta kompletonin e ta  përfundonin me këtë shkallë përsosmërie, që une, lirisht mund ta quaj një “Bibël e Kuran, për kombin shqiptar”, ose me të vërtetë ky dokument është: „Kushtetuta e Republikave të Shqipërisë „.

“Platforma për Referendum Kombëtar”, është mision studimor e kombëtar i autorit, i cili para publikut paraqet një program të mirëstrukturuar dhe me vizion të qartë gjithëkombëtar. Pse është kaq kompleks e me rëndësi ky program, që përfshin aspekte juridike, ekonomike, historike, politike dhe kombëtare? Lexuesi do ta kuptojë mesazhin, pasi ta lexojë! Por, jo vetëm pjesën e parë të studimit, pa e lexuar edhe pjesën e dytë përmes ligjëratave të paraqitura, ku secila fushë trajtohet në mënyrë të detajuar.

Ky program vendos çështjen shqiptare në një kornizë bashkëkohore, demokratike e moderne europiane, duke mbështetur parimet dhe standardet juridike të Bashkimit Europian, si bazë për funksionimin e drejtë të proceseve dhe përparimin e politikave publike shqiptare. Në thelb të librit qëndron mbrojtja e vlerave esenciale dhe promovimi i identitetit shqiptar, përfshirë gjuhën shqipe, kulturën, simbolet dhe identitetin kombëtar, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmën. Pjesë kyçe e këtij studimi është edhe modeli i integrimit të republikave shqiptare, natyrshëm, përmes proceseve demokratike, duke filluar nga referendumi Shqipëri – Kosovë e, për të vijuar me të tjera republika shqiptare, si një rrugë legjitime e konfirmuar nga vullneti i qytetarëve shqiptarë, konform rregullave juridike europiane.

Programi shqiptar “Platforma për Referendum Kombëtar”, paraqitet si një vizion i mirëfilltë kombëtar, me përmbajtje të thelluar, i kompletuar, shkencor dhe juridik. Libri ofron një model të ri të organizimit demokratik, dhe të gjithë reformimit të sistemit politik ku qytetari vendoset në qendër të vendimmarrjes. Këtu ka hapësirë për përfshirjeje direkte të qytetarëve, përmes referendumit dhe mbështetet në parime transparente të përgjegjshmërisë edhe pjesëmarrjes aktive. Ky model është një përgjegje ndaj mangësive dhe dështimeve të proceseve të mëparshme politike dhe synon t’i mobilizojë shqiptarët brenda e jashtë vendit, për ta shprehur lirshëm vullnetin e tyre politik e kombëtar. Pjesë integrale e platformës është procesi i integrimit gradual të republikave shqiptare, i bazuar në mekanizma demokratikë dhe të ligjshëm, duke krijuar mundësi për unifikim natyral, paqësor e të konfirmuar nga qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Angazhimi qytetar dhe hapat e mëtejshëm janë një proces kontiuniteti dhe paralelisht me këtë zhvillim ka nisur grumbullimi i nënshkrimeve, si në formë fizike ashtu edhe në atë online, që është një hap kyç në përfshirjen aktive të qytetarëve. Procesi synon mobilizimin e shqiptarëve në të gjitha hapësirat ku jetojnë në trojet tona territoriale në gjashtë shtete edhe në mërgatë.
Duke parë interesimin dhe gatishmërinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët unanimisht e mbështesin integrimin e brendshëm të hapësirës shqiptare, duke filluar nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe duke pasur parasysh se sistemi politik i Demokracisë Direkte është kompleks dhe kërkon një organizim ku qytetarët udhëheqin në mënyrë të strukturuar në tri nivele pushteti, me qëllim të dhënies së përgjigjeve ndaj pyetjeve të shumta të përkrahësve, së shpejti do të organizohen ligjërata dhe prezantime në terren. Këto ligjërata do të udhëhiqen nga kuadro profesionistësh, të cilët e kanë kuptuar jo vetëm programin, por edhe tërë gamën e zgjidhjeve për problemet historike dhe aktuale të shqiptarëve në të gjitha vendbanimet e tyre. Kjo veprimtari, përmes takimeve publike, ligjëratave dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, synon informimin e drejtpërdrejtë, si dhe bashkëbisedimin mbi rrugën ligjore, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke theksuar se, si komb dhe si shtete shqiptare, para integrimit në BE, është e rëndësishme të arrihet një integrim i brendshëm. Çështjet e ngritura për zgjidhje përmes vendimmarrjes në procese të referendumeve janë trajtuar në mënyrë të argumentuar dhe të kujdesshme, duke u mbështetur edhe në shembuj bindës nga vende të tjera që e kanë kaluar më herët këtë rrugë.Qëllimi kryesor i programit është rritja e ndërgjegjësimit dhe ndërtimi i një kulture të re demokratike ndër shqiptarë. Për herë të parë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi reale të marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje përmes referendumit, me modelin e administratës së BE-së, duke ndikuar në çështje me rëndësi kombëtare dhe në projekte zhvillimore edhe në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, përfshirë proceset integruese që synojnë unifikimin në bazë të vullnetit të lirë qytetar.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një demokracie direkte funksionale dhe të besueshme, ku qytetari është në qendër të vendimmarrjes. Fillimi i punës praktike për jetësimin e programit, ndonëse ka nisur një sensibilizim modest për përgatitje konkrete në kuadër të Institutit Studimor “Platforma për Referendum Kombëtar”, me seli në Tiranë, që shërben si bazë profesionale dhe shkencore për zhvillimin e mëtejshëm të platformës. Instituti në këtë rrugëtim do të angazhojë ekspertë dhe studiues kompetentë nga fusha të ndryshme, duke garantuar një qasje të argumentuar sipas standardeve europiane. Aktiviteti i tij përfshin hartimin e politikave, analizave dhe projekteve konkrete, si dhe organizimin e konferencave dhe debateve publike.

Funksionimi i institutit mbështetet mbi baza të qarta organizative dhe financiare, duke respektuar standardet e transparencës dhe menaxhimit modern. Synohet ndërtimi i një sistemi të besueshëm, efikas dhe të sigurt në çdo aspekt të veprimtarisë, përfshirë administrimin e të dhënave dhe burimeve financiare sipas praktikave më të mira të Bashkimit Europian. Këtij studimi, së bashku me nënshkrimet e qytetarëve për referendumin e parë Shqipëri – Kosovë, i urojmë rrugëtim të mbarë. Le të shërbejë si udhërrëfyes dhe bazë e fortë për angazhimin qytetar, për realizimin e procesit demokratik dhe për konsolidimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve, kudo që janë. Ky hap i parë shënon një fillim të rëndësishëm drejt një demokracie aktive, ku vullneti i lirë i qytetarëve vendos për të tanishmen dhe të ardhmen kombëtare shqiptare.

“Motoja e realizimit të programit PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR do të jetë: Ta shikojmë ndërtimin e së ardhmes, duke mos e harruar të kaluarën tonë gjatë të gjitha fazave të historisë.
Secili anëtar që do të na bashkangjitet, pavarësisht të kaluarës së tij/saj, sa u përket bindjeve politike, fetare dhe nivelit të përgatitjes arsimore, nuk do të paragjykohet, nëse është kombëtar e njerëzor, por do të pranohet sikur gjithë të tjerët. Të gjithë ata që pranojnë veprimtarinë në kuadër të programit dhe të rregullores së punës të PLATFORMËS PËR REFERENDUM  KOMBËTAR, për të qenë kontribues në procecin e integrimeve të brendshme shqiptaro-shqiptare, do të jenë të mirëpritur.”

Citat nga libri “Platforma për Referendum Kombëtar” S. S.

Unë nuk do të zgjerohem shumë me informata rreth librit, por i prpozoj secilit shqiptar që lexon libra dhe ka interes të dijë e të veprojë në shërbim të atdheut, kombit e njerëzores, ta marrë e ta lexojë këtë libër me kaq vlera të larta dhe ta japë kontributin e tij/saj.

Vëmendje:

Promovimi i librit do të mbahet më 21 Prill, prej orës 11:00, Rruga “Abdyl Frashëri” – Salla e restorantit “Mayfair”, përballë Presidencës, Tiranë.
Promovimin e librit e organizojnë mbështetësit e “Platformës për Referendum Kombëtar”: dr. Pajtim Ribaj, dr. Sandër Marku, (D. L., H. H., F. R. etj.)

Për pyetje shtesë, ky është numri i telefonit: +355 696076666

Në rrugën pa kthim, rreth një tregimi letrar mbi shpërnguljen çame

0

Xhavit Çitaku, Suedi

— Një tregim letrar mbi shpërnguljen çame — frymëzuar nga libri i shkrimtarit Hamit Gurguri i titulluar: “Çami, tek guri polar”

Rrëfimi i fjalës dhe kujtesës

Në çdo histori emigrimi fshihet një udhëtim i thellë shpirtëror, që shtrihet përtej kilometrave të largësisë dhe kufijve politikë. Ka histori që nuk përfundojnë me largimin. Ajo fillojnë aty. Sepse sa kohë që dikush kujton, sa kohë që dikush flet,
rruga — edhe kur është pa kthim — nuk është kurrë e humbur.
Shpërngulja nuk është vetëm një akt fizik, një kalim kufijsh apo një zhvendosje në hartë. Ajo është një çarje e brendshme, një zhvendosje e njeriut nga vetja e tij. Në këtë kuptim, rruga e mërgimit nuk është kurrë lineare. Ajo nuk shkon nga një pikë në tjetrën — ajo mbetet e hapur, e papërfunduar, një “rrugë pa kthim” që vazhdon të jetojë në kujtesë
Në këtë tregim do të pasqyrohet një rrugë pa kthim — rrugën e Naumit, një djaloshi çam që u detyrua të braktiste tokën e tij shekullore pas dhunës dhe padrejtësisë. Por kjo nuk është thjesht historia e një shpërnguljeje fizike. Është rrëfimi i një beteje për identitetin, gjuhën dhe kujtesën që nuk shuhet.

Në botën e tij të re, larg zërit të tokës së lindjes, Naumi gjeti një mënyrë për të rezistuar: fjalën. Fjalën që bëhet flamur, që mban gjallë historinë e atyre që u harruan dhe që i jep jetë kujtimeve të shkatërruara.
Përmes katër kapitujve dhe një epilogu, ne do të ndjekim këtë rrugëtim të vështirë, por edhe të mbushur me forcë shpirtërore dhe shpresë. Një rrugë që flet për plagët e një populli, për mungesën e kthimit, dhe për fuqinë që ka fjala e shkruar dhe e thënë.
Ky  tregim është një kujtesë, një dëshmi dhe një thirrje për të mos harruar, për të ruajtur gjuhën dhe për të bërë që zëri i të harruarve të dëgjohet përherë.

Ekzekutim pa gjyq, thjesht sepse foli shqip

Në fund të vjeshtës të vitit 1944, para se të binte bora e parë, një thirrje e thatë, si urdhër ushtarak, përplasi qetësinë e fshatit:“Dorëzojeni vendin. Sot largohet gjaku juaj nga këta

gurë.”
Fshati ishte Paramithia. Gurët ishin ata që kishin dëgjuar gjuhën shqipe që nga koha kur dhitë ngjiteshin malit dhe plakat recitonin vargjet e “Këngës së Halil Garrisë” në verandën e shtëpisë.
Naumi ishte 17 vjeç. Kishte përfunduar shkollën në Janinë me rezultate të mira, por atë ditë nuk mendonte për letrat apo librat. Mendonte si ta shpëtonte motrën e vogël që e trembte krisma e çdo të shtëne. Ajo nuk e dinte që lufta nuk fillonte me pushkë — por me urrejtje.
“Ecni!, bërtiti një zë ushtaraku grek. “Çfarë prisni? Të vijë zoti juaj t’ju mbrojë?”
E ëma e Naumit mbajti në duar thesin me rrobat që kishin mbetur nga babai — të cilin, para katër ditësh, e kishin ekzekutuar pa gjyq. Thjesht sepse foli shqip.
Në rrugë, njerëzit nuk qanin më. Kishin kaluar nga britma në heshtje. Rënkonin vetëm bagëtitë që i tërhiqnin me zor nga shtëpitë.
Ushtria greke kishte një listë me mbiemra: ata që ishin Hoxha, Beqiri, Alia — shënoheshin për t’u “zhdukur me kujdes”, siç tha një nga oficerët.
Naumi e kuptoi se ajo nuk ishte rrugë drejt një strehimi – por rruga pa kthim.
As fjalët nuk i mbante dot. Veç një e ngurtë në gjoksin e djathtë, si copë guri. Si një gur varri pa emër.
Kur mbërritën në kufi, i ndanë. Gratë në një anë, burrat në anën tjetër.
Nëna u përpoq ta mbante motrën e vogël, por një ushtar e tërhoqi zvarrë, duke i thënë:
“Në Shqipëri do të mësoni si të jetoni si shërbëtorë.”
Naumi nuk bërtiti. Vetëm uli kokën dhe shtrëngoi gurin që kishte fshehur në xhep. Ishte gur nga çatia e shtëpisë së tij, një gur i zi, i lëmuar nga koha dhe shiu.
“Ky është amaneti,” mendoi. “Ky gur do më tregojë rrugën mbrapa, nëse bota ndonjëherë na lejon të kthehemi.”
Vitet kaluan. Ai e gjeti veten në Suedi, në një strehë të ftohtë por njerëzore. Aty, në një park nordik, ngriti një gur të vogël. Nuk shkroi as emër, as datë. Vetëm:
“Çamëri. Rruga ime fillon këtu.”
Fëmijët e tij nuk flisnin më rrjedhshëm shqip. Por kur shkonin në park, Naumi u tregonte:
“Ky nuk është një gur si gjithë të tjerët. Kjo është shtëpia e parë që ndërtova, kur nuk kisha më asnjë.”
Dhe ai gur, nën dëborën suedeze, fliste gjuhën që askush nuk mund ta dëbonte.

Kur fjala u bë flamur

Në vitet e para në Suedi, Naumi nuk fliste shumë. Gjuhën e vendit e mësonte ngadalë, por jo pse s’kishte aftësi — ai kishte zgjedhur të mos harrojë shqipen, ashtu siç të tjerët zgjedhin të mos harrojnë një fytyrë të dashur.
Në një strehë emigrantësh pranë Göteborgut, një grua polake i tha një ditë:
“Ti flet si të kesh ikur nga një histori që s’ka përfunduar.”
Naumi buzëqeshi me hidhërim.
“Jo. Unë flas si të jem ende aty.”
Në darkat e gjata të dimrit nordik, ai niste të shkruante në fletore të vjetra që ia jepnin vullnetarët. Nuk shkruante për veten.
Shkruante për të tjerët: për Esatin që e vranë te kroi sepse nuk hoqi plisin, për nënën që nuk gjeti më kurrë varrin e burrit të saj, për Sabrien që lindi fëmijën rrugës, në kufirin e harresës.
Fjalët ishin të thjeshta, por ngjyrat e tyre shpërthenin:
“Gjuha është gjaku që nuk shterohet edhe kur plagët nuk mbyllen.”
Ai i lexonte zëshëm, vetes, murit, ndonjëherë edhe dritares së ngrirë.
Derisa një ditë, një vullnetare suedeze, e re, e kuqe në faqe dhe me emrin Klara, i tha:
“Naum, pse nuk e lexon këtë për të gjithë? Ti i jep zë atyre që nuk dinë si të tregojnë.”
Aty filloi gjithçka.
Në një dhomë të vogël biblioteke, Naumi lexoi rrëfimet e tij për emigrantët e tjerë — sirianë, iranianë, somalezë…
Askush nuk kuptonte shqip, por të gjithë kuptonin dridhjen në zë, pauzat e rënda, ngashërimin e përmbajtur që lindte mes fjalëve.
Në një botë ku gjithçka materiale mund të merret, fjala mbetet forma më e qëndrueshme e pronës. Ajo nuk konfiskohet, nuk digjet, nuk dëbohet. Përkundrazi, ajo qarkullon, përhapet dhe gjen strehë te të tjerët. Kur Naumi lexon rrëfimet e tij për njerëz që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, ai përjeton një të vërtetë të thellë: dhimbja është
universale, dhe fjala — edhe kur nuk kuptohet plotësisht — mund të ndjehet.
Një ditë, një burrë afgan u ngrit dhe tha:
“Unë nuk e di ku është Çamëria. Por tani e di se edhe vendi im ka një gur si i yti.”
Vite më vonë, Naumi u ftua të lexojë në një festival kulturor. Kur hyri në sallë, dikush i kishte vendosur një flamur të vogël shqiptar pranë mikrofonit.
Ai u ndal. E pa. Nuk tha asgjë. Pastaj nisi të lexojë.
Lexoi për kurbetin, për tokën e zënë me heshtje, për një djalë që flinte me gurin nën jastëk.
Lexoi derisa fjalët nuk ishin më thjesht rrëfime — ishin zëra që kërkonin vendin e tyre në botë.
Në fund, dikush nga audienca u ngrit dhe tha me lot në sy:
“Ti nuk kishe flamur. Por fjala jote e ndërtoi.”
Dhe kështu, për herë të parë, Naumi kuptoi se flamuri nuk është vetëm copë stofi.
Ai mund të jetë një fjalë. Një kujtim. Një gur i mbajtur në xhep për pesëdhjetë vjet.
Fjalët e tij i besonin letrës më shumë se ajrit. Ajri ikte, letra mbetej. Naumi kishte shkruar dhjetëra letra në jetën e tij, por vetëm një nuk e dërgoi kurrë — ajo që iu drejtohej nënës, nëse ajo do të kishte mbijetuar.
Letra u shkrua në një mbrëmje janari, kur bora mbulonte çdo shenjë të dheut suedez, dhe vetmia e kishte ngushtuar frymëmarrjen. Ishte nata e vetme kur kishte qarë pa zë, si fëmijë.
Ai mori letrën, e shkroi me kujdes, jo si autor, por si bir.
“Nënë,
E di që nuk ke adresë, por kam besuar gjithmonë se fjala gjen rrugën më mirë se posta.
Nëse kjo letër nuk të arrin ty, le të arrijë te Zoti.
Nëse nuk e lexon ti, le ta lexojnë të tjerët që kanë humbur nënat në rrugët pa kthim.

Të kërkova gjithmonë — në çdo grua që mbante shamí, në çdo zë që thërriste ‘bir’.
Të kërkova në zgjimin e syve të motrës sime, në shijen e bukës që nuk e kishte më erën e shtëpisë.
Unë jam ende gjallë. Kam rritur dy fëmijë që nuk dinë ku është Çamëria, por e ndiejnë se kanë një rrënjë të ngulur në diçka më të thellë se toka — në dhimbje.
Në çdo darkë u flas për ty. Nuk u them që ishe martire. U them që ishe nënë. Kaq mjafton për të kuptuar gjithçka.
Kur më kaplon të ftohtit, vendos dorën në xhep. E ndiej gurin që mora nga shtëpia jonë. Aty je ti. E aty je gjithmonë.
Nuk kam më gjak në duar, nënë. Kam fjalë. Dhe fjalët nuk vrasin. Ato ruajnë.
Nëse dikush e lexon këtë letër dhe thotë: “Kjo është historia ime”, atëherë ti nuk ke vdekur.
Biri yt,
Naumi”
E palosi me kujdes. Nuk e futi në zarf. Nuk shkroi adresë.
E vendosi në një kuti druri ku ruante librin e parë të shkruar në Suedi dhe një shall të motrës që kishte mbetur pezull në kujtim.
Letra nuk u dërgua. Por u lexua — herë pas here, nga vetë ai.
Dhe një ditë, kur mbesa e tij më e vogël i kërkoi një histori për gjumë, ai nuk i lexoi përrallë.
I lexoi letrën.
Ajo nuk kuptoi çdo fjalë, por në fund tha:
“Kjo duket si flamuri yt, gjysh. Ai që nuk valëvitet në erë, por brenda teje.”
Naumi mbylli sytë. Dhe heshti.
Sepse kishte kuptuar se disa letra nuk kanë nevojë të mbërrijnë. Ato janë shkruar që të mbajnë gjallë kujtesën, jo komunikimin.

Kthimi që s’ndodhi kurrë

Pas dekadash larg atdheut, Naumi gjithnjë ruante një shpresë të heshtur: të kthente hapin në vendin ku kishte lindur, të përqafonte tokën, gurin, njerëzit e saj. Por rruga e kthimi kishte mbetur gjithmonë e mbyllur, jo nga dera e shtëpisë, por nga murët e heshtjes dhe harresës.
Një dimër tjetër suedez, ndërsa bora mbulonte qytetin, ai ndjeu nevojën e papërmbajtshme për të shkuar në arkivin e librave të tij. Aty, mes faqeve të kalbura, gjeti një letër të vjetër — një ftesë për të vizituar Shqipërinë, një shans i dhënë nga një organizatë kulturore. Por dokumentet e udhëtimit nuk erdhën kurrë; byrokracia ngadalësoi gjithçka deri në vonesë.
Ai u ndal. Në pasqyrën e vjetër të dhomës së tij pa fytyrën e atij djaloshi që dikur ëndërronte kthimin. Ishte plakur, i lodhur, dhe çdo vit që kalonte i shtonte një gur të ri mbi shpinë.
Në sytë e tij kishte dy derte: njëri i mbushur me mall, tjetri me hidhërim.

Herë pas here dëgjonte fjalën “Çamëri” në lajmet e largëta, një zë i heshtur që kërkonte drejtësi. Por për të, ajo ishte më shumë se një vend në hartë — ishte një plagë që nuk do të shërohej kurrë.
Ai i thoshte vetes:
“Më mirë të mos kthehem, se kthimi pa shtëpi është si të jesh i vdekur në jetë.”
Në fund të fundit, ai e kishte kuptuar se kthimi i tij nuk ishte vetëm një udhëtim fizik — ishte një rrugë që duhej ndërtuar në zemra, në fjalë, në kujtime.
Në atë dhomë të ngrohtë suedeze, me dritën e zbehtë të një llambë që fluturonte me hapat e kohës, Naumi ngriti gurin polar që kishte ruajtur për dekada dhe tha me zë të ulët:
“Ti je këtu, po ashtu edhe unë. Kthimi im u bë rrugë për ata që do të vijnë më pas.”

Fjala dhe Kujtesa — Gurët e pavdekësisë

Në botën ku rrjedhin lumenj të kohës dhe gurët e harresës ngrihen lartë, fjalët janë ato që ndërtojnë ura për të kaluar humnerat.
Kujtesa është qiriri që ndez zjarrin në errësirë, edhe kur toka është kthyer pluhur dhe era e harresës fryn e pamëshirë.
Naumi e dinte mirë:
Fjala është më e fortë se guri. Ajo mban gjallë rrëfimet që duan të shuajnë, ndez shpresat që duan të fikën, dhe përmbledh dhimbjet që duan të heshtin.
Kujtesa është flamuri që valëvitet brenda çdo zemre, një vulë e padukshme që lidh të kaluarën me të ardhmen, një betim i heshtur për të mos harruar kurrë se kush ishim, çfarë kemi kaluar dhe përse duhet të jemi këtu.
Në çdo gur polar të largët, në çdo fjalë të shkruar apo të thënë në heshtje, qëndron jeta e një kombi që nuk e dorëzon dot zërin.
Në çdo letër që nuk mbërrin kurrë, në çdo rrugë pa kthim, ka një premtim:
Se fjala dhe kujtesa janë të vetmet gurë që nuk thyhen — dhe përmes tyre, ne jetojmë përgjithmonë.
Në fund, mbetet një pyetje thelbësore: çfarë është ajo që nuk mund të merret nga njeriu?
Përgjigjja që ofron ky tregim është e thjeshtë dhe e thellë njëkohësisht: nuk mund të merret ajo që jeton brenda tij. As gjuha. As kujtesa. As nevoja për të treguar.

Me 1912 lindi Llukë të Epërme të Deçanit rapsodi i njohur Dervish Shaqa, që vdiq me 11 prill 1985

0
Dervish Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “Mbledhja e Armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…” 

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut… 

Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një varg këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.
 
Më gjërsisht për Dërvish Shaqën mund të lexoni në Leksikonin enciklopedik të Akademisë së Shkencave Shqiptaro -Amerikane të autorit Flori Bruqi….
 
Flori Bruqi
 
Prishtinë,15.4.2026

Trump vendos forcën pas fjalëve

0

Hans Rustad / Document.no

Trump po rrit ngritjen ushtarake në dhe rreth Gjirit të Persikut për të treguar ndaj Iranit se cili është alternativi nëse ata nuk tërhiqen dhe pranojnë kërkesat e SHBA-së për të lënë programin bërthamor. Anija amfibie USS «Boxer» është në rrugë me 4200 ushtarë, dhe USS «George H.W. Bush» me fuqi bërthamore me 6000 ushtarë. Kjo shtohet ndaj 50.000 që tashmë ndodhen në rajon.

Nëse Trump vendos të kryejë një operacion të kufizuar tokësor, ai ka resurset. Por forcat tokësore nënkuptojnë pasiguri dhe kurthe, ndaj të cilave Trump është vigjilent. Ai duhet të përfundojë luftën para verës.

Armëpushimi skadon më 22 prill. Regjimi në Teheran duhet të ketë vendosur para këtij afati. Përndryshe, Pete Hegseth është i gatshëm të lejojë që «vdekja të bjerë nga qielli».

Por shfaqja e forcës është gjithashtu një demonstrim i fuqisë së SHBA-së ndaj miqve dhe armiqve. SHBA ka 11 grupime hangari. Franca ka një. Frëgatë britanike «Dragon» arrin me vështirësi në Qipro para se të duhet të shkojë për riparim.

Edhe pse mediat nuk duan të reklamojnë për SHBA-në, e gjithë bota sheh se fuqitë europiane janë thjesht një hije e vetvetes.

Trump setter makt bak ordene

Halil Geci për qasjen e hapur të Orban ndaj BE-së, përballë Edi Ramës dhe Hashim Thaçit

0
QASJA E HAPUR E ORBAN NDAJ BE-SË PËRBALLË EDI RAMËS, THAÇIT DHE MUSTAFËS QË PUBLIKISHT PROMOVOJNË VLERAT EVROPIANE, POR NË PRAKTIKË AKUZOHEN PËR QASJE TË DYFISHTA
Analizë kritike mbi rolin, kundërshtitë dhe ndikimin në raport me BE-në dhe Ballkanin
Pas largimit nga pushteti i Viktor Orbanit, radhën e ka Edi Rama dhe “Rilindja” e tij: humbje kjo që po trondit Ballkanin
Në Kosovë, pas periudhës së Ibrahim Rugovës, liderë të ndryshëm janë perceptuar ndryshe për orientimin e tyre politik. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë parë nga disa si të lidhur ngushtë me Perëndimin, por njëkohësisht janë kritikuar për qasje të dyfishta dhe lëkundje në vendimmarrje.
Ndërsa Albin Kurti paraqitet si një lider më reformist dhe më i majtë në orientim, i cili synon ta shkëputë Kosovën nga praktikat e së kaluarës dhe nga ndikimet lindore, duke e orientuar më qartë drejt SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Ai shquhet për qëndrime më të hapura kundër ndikimit rus dhe kinez, duke u pozicionuar si një figurë që kërkon konsolidimin e shtetit në një linjë të fortë pro-perëndimore.
Kjo e bën dallimin edhe më të theksuar kur krahasohet me modelin e ndjekur nga Viktor Orban. Ndryshe nga shumë liderë ballkanikë që deklarativisht promovojnë vlerat evropiane, por kritikohen për veprime të kundërta në praktikë, Orban ka ndjekur një qasje më të hapur dhe pragmatike: ai nuk e fsheh bashkëpunimin me Lindjen, por e justifikon atë si interes shtetëror.
Viktor Orban, ish-kryeministër i Hungarisë për disa mandate, njihet për politikat e tij konservatore dhe nacionaliste, si dhe për përplasjet e vazhdueshme me Bashkimin Evropian.
Ai ka ndërtuar hapur marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën, sidomos në fushën e energjisë dhe investimeve strategjike, duke i konsideruar këto si të domosdoshme për interesat ekonomike dhe politike të Hungarisë.
Ndërkohë, në Ballkan shpesh evidentohet një kontrast tjetër: liderë që publikisht rreshtohen me Perëndimin dhe flasin për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO, por që kritikohen për lidhje të heshtura apo ndikime nga Lindja dhe Rusia.
Ky perceptim i dyfishtë krijon një hendek mes deklarimeve publike dhe veprimeve konkrete në politikë.
Në këtë kontekst, Orban paraqitej si një lider që, pavarësisht kritikave të shumta nga BE-ja, mban një vijë të qartë dhe të deklaruar në politikën e jashtme, duke balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit pa e fshehur këtë qasje.
Në anën tjetër, në Ballkan vazhdon debati për sinqeritetin e orientimit politik të liderëve dhe përputhjen mes retorikës pro-perëndimore dhe veprimeve konkrete në terren.
Në përfundim, dallimi mes Orbanit dhe politikave të Ramës, Thaçit dhe Mustafës qëndron jo vetëm në orientimin politik, por edhe në mënyrën se si artikulohen dhe zbatohen angazhimet ndaj BE-së. Orban ndjek një politikë të hapur dhe të drejtpërdrejtë.
Ndërsa Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, së bashku me liderë të tjerë në rajon si në Serbi, Maqedoni dhe Bosnje, dihen se ndjekin një politikë me dy kahje—një për publikun dhe një tjetër në prapaskenë.
Në zgjedhjet më të fundit në Hungari, fitues doli Peter Magyar, lider i TISZA Party, i cili arriti të mposhtë dominimin shumëvjeçar të Viktor Orbanit. Ky zhvillim u pa si një kthesë e rëndësishme politike, me një orientim më të theksuar pro-Bashkimit Evropian dhe me synim forcimin e institucioneve demokratike dhe standardeve evropiane të qeverisjes.
Ky ndryshim mund të ndikojë edhe në diskursin politik në rajon, përfshirë Edi Ramën dhe Shqipërinë, i cili në vazhdimësi është akuzuar nga disa për qëndrime që dëmtojnë raportet me Kosovën dhe Albin Kurtin, duke u perceptuar nga kritikët si më i afërt me qëndrimet e Serbisë dhe si i prirur ndaj balancimeve që përfshijnë edhe interesa lindore.
Në këtë kuptim, humbjen e Orbanit disa e shohin këtë si një sinjal që mund të reflektojë edhe në Humbjen e Rames dhe liderëve rajonalë që publikisht deklarohen pro-Perëndimit, ndërsa nga kritikët perceptohen ndryshe në praktikë.