Kreu Blog Faqe 180

Bashkimi Europian, si shqiptarët, i përçarë

0

Gani I. Mehmeti

Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Bashkimi Europian, ANTO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën që të vënë sanksione ndaj Rusisë. Me gjasë, këto sanksione i kishin vendosur, duke menduar se lufta Rusi – Ukrainë nuk do të zgjasë shume, gjithherë me shpresën se Rusia do të lodhet e do të dorëzohet shumë shpejt.

Mirëpo, lufta zgjati dhe po zgjatë tutje, pa e ditur se kur e ka fundin. Bashkimi Europian, i cili më shumë është i bashkuar në fjalë se sa në vepër, mori vendim për sanksione ndaj Rusisë. Ato po ashpërsoheshin shkallë-shkallë, ndoshta më shumë pse ndërprerja tregtare me Rusinë do e vështirsonte jetën e popujve me sanksione ndaj Rusisë, e jo për të detyruar Rusinë të dorëzohet ndaj shteteve që do i vënin sanksione.

Një afrim  tregtar ndaj Rusisë, ditë më parë u tha edhe nga kryetari i SHBA, Donald Tramp. Ndërkaq, Hungaria, me Orbanin në krye, thuajse nuk i kishin vënë fare sanksione Rusisë, dhe këtë Urban e kishte bërë që të ruajë çmimet e naftës sa më të ulëta. Më i rëndë ngritja e çmimit të naftës në Hungari, sesa vrasjet civile dhe e fëmijëve në Ukrtainë!

Sa i përket naftës, këtë e tha edhe Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari më 12 prill 2026:  Hungaria s’mund të heqë dorë nga furnizimet me naftë ruse – tha Magyar.

Dhe, kur shoh përçarjen e shteteve brenda BE dhe SHBA, më gjasojnë në shqiptarët, që kurrë nuk mundën të jenë të bashkuar, edhe kur kishin pengesa nga tjerët, edhe kur nuk kanë pengesa. Madje, kur nuk kanë sot pengesa nga jashtë, partitë politike shqiptare janë aq shumë të përçara, sa qëllimisht duket se janë egërsuar mes vetit, krejt në bazë të interesave të tyre partiake e individuale, duke lënë pas dore interesin e Kosovës dhe të Shqiptarisë.

Disa shtete të BE-së, po mendojnë se më i madh është interesi i tyre ekonomik, sesa ai politik e ushtarak kundër Rusisë. Nuk ka asnjë fitore pa sakrificë, pa mndime e pa vuajtje për ta luftuar një agresor. Edhe këtu më gjasojnë në shqiptarët e Kosovës, përfshirë “biznismenët” që nuk e shohin veten të pasuruar aq shumë, pa lidhjet tregtare me Serbinë. E, Serbia dhe Rusia, janë bashkë kundrejt paqes në Europë dhe ndoshta në botë.

Turp për ata që prishin lidhjet mes shteteve të BE për interesa të tyre e nuk vënë sanksione ndaj Rusisë! Turpi edhe më i madh shkon tek shqiptarët që për interesqa të tyre të ngushta, vazhdojnë bashkëpunimin me Serbinë fashiste, terrorise e gjenocide ndaj shqiptarëve. 

Vizita ime në gjurmët e trashëgimisë kulturore-historike në pjesën veriore të Mitrovicës

Vizitë nje pjese të trashëgimisë tonë historike-kulturore në regjionin e veriut te Mitrovices,
varrezat e vjetra në fshatin Batahir, Kisha e vjetër Katolike në fshatin Vinarc të Epërm, Kisha e vjeter Katolike në Stan Terg.
Varrezat e vjetra shqiptare ne Batahir te lene mbrese, disa shume te vjetra ku jane fshire shkrimet, ne disa shume bukur shqip e shkruar U le … ku shenohet viti, shumica nga shek. XIX dhe U dek… ku shenohet viti. Disa varreza kan formen e cipusit ku te njajtat i hasim edhe te Iliret (ato te Liburnet jane shume karakteristike etj.)
Kisha Katolike në Vinarc të Epërm
Në fshatin Vinarc, i cili gjendet 7-8 km larg Mitrovicës, gjendet Kisha Mortore, e ndërtuar (sipas disa hulumtimeve të papublikuara) në shek. XIII permendet në shek. XVIII, nga mjeshtrit vendore, me materiale vendore, për nevojat e komunitetit vendor katolik. Kisha Mortore në Vinarc shërbente për ritet e varrimit. Shfrytëzohej nga besimtarët e komunitetit katolik.
Ky komunitet në periudha të ndryshme kohore është perkujdesur dhe e ka mirëmbajtur kishën. Kisha ndihmëse- varrore, së bashku me varreza në Vinarc.
Është nën mbrojtjen e Ministrisë se Kulturës.
– Kisha Katolike – Shën Pjetri gjendet rreth 9 km në lindje të qytetit të Mitrovicës, në Stan-Tërg, komuna e Mitrovicës. Kisha katolike Shën Pjetrit është monument sakral. Është ndërtim i shek. XIII. Gërmadhat e kishës paraqesin një pamje mjaft pitoreske, në një peisazh malor shumë të bukur, me gjurmë mjaft të dukshme të aktiviteteve minerale. Éshtë e ndërtuar për nevojat e komunitetit katolik dhe për herë të parë përmendet më 1303, atéherë kur përmendet edhe Trepça për të parën herë. Nga kjo del që prezenca e komunitetit katolik vendor daton shumë më herët se në shek. XIII, kur komuniteti i minatorëve sas, si njohës të nxjerrjes dhe përpunimit të xeheve, u vendosen në këtë lokalitet.
Nga të dhënat e shkruara del që kisha me gjasë ka qenë në funksion gjerë ё shek. XVI (përkundrejt faktit që sasët që në dekadën e parë të shek. XV pushojnë së ekzistuari në Trepçë), megë në ketë periudhë komuniteti katolik është ende shumë i numërt. Kështu në këtë kohë në Trepçë përveç Bazelikes së Shën Pjetrit përmendet edhe Kisha Katolike e Shën Mërisë dhe në vitin 1448 përmenden katër priftrinje katolik. Kisha tani është pothuaj e tëra në rrënoja.
 

Sot, ka mbetur vetëm pjesa e vjetër e mureve perimetrike (në një lartësi për rreth 0.45 cm mbi nivelin e dheut). Muri i vetëm i cili qëndron është pjesa kryesore e murit lindor, me tri apsida. Ndërtesa êshtë e tipit bazilikal – tri anijatshe; gjurmët e mbetjeve na japin me dije se anijatet mes veti ishin të ndara me shtylla dhe harqe. Mbetja e mureve tregon se kisha nuk ka pasur vetëm hyrjen kryesore nga perëndimi, por po ashtu edhe dy hyrje anash, në atë veriore dhe jugore. Baza e kishës është drejtëkëdëshe (14.0 x 19.0 m) e orientuar në drejtimin perëndim-lindje.

Një pjesë e të dhënave nga Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosoves.

Fotot e bëra nga une, Preveza Abrashi                                                                                                                                                                                                              

Gjon Berishaj, malësori që trondit me rrëfimin e tij, apo skandali më i madh në histori të Malësisë

7
Kisha Katolike Zemra e Krishtit – Tiranë
  

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Gjon Berishaj, malësori që trondit me rrëfimin e tij!
Dinosh, mars 2026
Skandali më i madh në Histori të Malësisë   
 
”Unë për veti kisha thânë se 100 herë kam me lé, 100 herë kam me ’dekë dhe nuk do të kisha besua se vëllau i jem musliman nuk do të më kishte lon’ mos me hy n’kishë.” (Gjon Berisha, i pari burrë malësor i cili flet të vërtetën pa frikë për islamizimin dhe asimilimin e malësorëve të Malësisë. As në andrra ma të tmerrshme nuk do ta kisha paramendua se do të më vjen vakti këtë më e përjetua).
Shënim: RRËFIMIN e Gjon Berishaj e kam shkruhe krejt ashtu qysh e ka folë me gojë të vet, pa kurrfarë nderhyrje drejtëshkrimi.
 
Kjoft’ lavdëruar Krishti!
Sod gëzon Malësia! Gëzojnë eshtnat e t’Parëve tanë që për n’erë e për erz e për komb e për fé kanë dhânë jetën; s’ka mujt kush me i mposht’ as turku, as shkjau, por kanë qendrua besnik në trojet e veta arbënore.
*
Unë jam Gjon Palok’ Berishaj, djali i Palok’ Berishës, doktor, profesor, nga mali i Grudës, pikërisht nga fshati Gurec.
Këtë ligjërim, këtë rrëfim, këtë inçizim, nuk e bâj as për fâmë, as për para, as për interes material, por e bâj me shpirt e me zemër për me përhapë DRITËN e të lumit JEZU KRISHT, për të shpalos historinë e lavdishme të Kombit Shqiptarë, për të parët tanë.
Pak histori për prejardhjen time!
Gjyshi i babait tim, Nikë Lul Berishaj, i cili âsht vrá në luftë me serbët të Ura e Rzhanicës. Vëllai i tij Toma, âshtë vrá në luftë me zullumçarët turq në Deçiq për të mbrojtë atdhé, komb dhe fé.
Tash dua të shprehi thelbin e kësaj bisede në bazë të librave që i kam lexua dhe até qqë vet e kam përjetua!
Po theksoj dhe le ta dijnë të gjithë shqiptarët që né jemi pasardhësit e ilirëve dhe se féja katolike, nuk erdhi as me dhunë, nuk erdhi as me shpatë nuk erdhi as nga presioni, por erdhi nga fjala e Shën Palit – apostull.
Në shumë libra të shenjtë âsht e shkrume ILIRUM CAKRUM, që e kuptojmë: LIRIA E SHTRENJTË. Âsht e shkrume edhe në librin ”ILIRI” – autor Alesandër Stipçeviq- nuk âsht as serb, as kroat, por ka qenë shqiptar i Zarës me prejardhje nga Shestani.
Me radhjen e Shën Palit, shqiptarët me dëshirën mâ të madhe e pranuan fjalën e të lumit Jezu Krisht dhe besimin monoteist.
Meqenëse shumë historianë duen të na i hupin meritat dhe me qëllime të caktuara duen ta shtrembërojnë historinë dhe duhet ta dijnë shumë mirë, se né nuk e murrëm krishterimin as nga romakët, as nga sllavët, as nga bizanti, por e muerem nga Shën Pali – apostull i të lumit Jezu Krisht dhe duhet ta dijë çdo shqiptar, që ka gjak shqiptari se çdo ligjërim lidhur me krishterimin dhe besimin katolik, flitet vetëm në gjuhën e Zotit – gjuhën Shqipe, dhe vetëm shqip. Me gjuhën shqip mund të komunikojmë me Zotin, mund të flasim me Zotin, mund të bëjmë lutje Zotit dhe të lumit Jezu Krisht. Me Zotin nuk mund të flasësh në gjuhë tjetër vetëm se shqip, se Zoti të fali shqiptar.
Romakët bân’ shumë punë të këqija, mirëpo gjuha shqipe u ruajt nga Roma, sepse ata e kuptuan se fjala e Zotit është e vërtetë.
Romakët, në fillim nuk e kishin pranua fjalën e Zotit, nuk e kishin pranua fénë e krishterë. Për ta ishte diçka e ré! Ata bën’ shum krime, martirizuan ata që besonin fjalën e Zotit, kallën kisha, por fjala e të lumit Jezu Krisht i drejtojë dhe pranuan.
Edhe dyndjet sllave bân krime të mëdhaja dhe, siç thotë Fishta: ”Nè kishin një prejardhje njëmijë vjeçare, e ata erdhën e na shkatërruan.”
Të flasësh për krimet turke, jo vetëm me vrasje, dhunime, internime, burgosje etj. por ata donin ta kthenin besimin në Zot tek shqiptarët me besime dhe ideologji islamike. Kështu që ata donin që, duke ua ”shpërlá trunin” shqiptarët të bâhen vazalët e tyre, shërbëtorët e tyne, t’i shndërronin ne skllavët e tyne, t’ua impononin të ashtuquajturin sindromin ”Sindromi i Stokholmit” e kjo është sëmundje mendore: kur viktima e adhuron vrasësin- dhunuesin. Kështu që shumë shqiptarë e humbën rrugën e Zotit, por fal` Zotit,  Zoti na i dërgoj apostujtë katolikë, të cilët e mbajtën gjallë shpirtin e Kombit Shqiptar.
Nuk dua të zgjas shumë, por dua të thëm se shkrimi i parë është FORMULA E PAGËZIMIT, nga Pal Engjulli:
”U` po të pagëzoi në emër të Atit, të birit dhe të shpirtit t’shenjtë!”
Gjatë 25 vjetëve, sa Gjergj Kastrioti i quejtuni Skënderbeu, bani lufta me turqit dhe ishte ”luani i Europës” sepse, mos të ishte ”luani i Europës” sod do të kishte Azi…! Gjatë atyne 25 viteve u zhvillua kultura shqiptare, shpirti luftark shqiptar, nderi shqiptar. Dhe dua të theksoj se ÇDO E MIRË E KOMBIT SHQIPTAR KA ARDH`NGA KISHA! Çdo organizim për të luftuar në interes të Kombit Shqiptar, burimin e ka nga kisha, e organizatorët kryesor kanë qenë priftërit katolik. Por ideologjia islamike dhe ajo komuniste duan ta zhdukin meritën e tyre.
I madhi Adem Demaçi ka thânë: ”Qysh t’i drejtohna Zotit në nji gjuhë që se kupton?! Na ka fal´ Zoti shqiptar, kemi gjuhën shqipe!”
Libri i parë në gjuhën shqiper i vitit 1555 është e”Meshari” i Gjon Buzukut, të cilin e ka ruajt një prift katolik, Gjon Nikollë Kazazi, e sikur t’i kishte ra në dorë dikuj tjetër do ta zhdukte.
*
Sa i përket Kryengritjës se Malësisë, e vërteta âsht se ajo nuk erdhi ashtu shpejt, por përgatitjet i bâni kisha katolike dhe kleri katolik.
Në vitin 1893 në Malin Traboin, në kishë, Pastër Siaroni, italian, i cili i pari formoi shkollën shqipe.
Pas përgatitjeve dhe organizimit nga kisha katolike, filloi Kryengritja në Deçiq, më 6 prill të vitit 1911, ku Dedë Gjon Luli ngirti Flamurin Shqiptar, të dytin mbas atij Flamuri të Gjergj Kastriotit, në Krujë më 1443. Pra, të dihet se Ded’e Gjon Luli ishte i pari shqiptar që nguli Flamurin Shqiptar pas triumfimit ndaj ideologjisë turke dhe islamike.
Shumë historianë, që janë ”të paguar nga qarqe të ndryshme”, të cilëve u mungon guzimi intelektual e thonë: ”Kjo ka qenë nji luftë e thjeshtë!” . JO! Sepse turku për me na shkatrrua përdorte armën më të rrezikshme- ideologjinë islamike! Do me thân’ armën mâz të sofistikuar të asaj kohe: me ta shpërla trunin dhe me ta helmua shpirtin.
Pran’ Dedë Gjon Lulit, ka qenë edhe Palokë Traboini, sekretar i tij, i cili ka sjell’ Flamurin. Ky flamur u përgatit  para Flamurit të Marigonës që u ngrit në Vlorë, më 28 nandor 1912.
Po përsëriti se kemi ”historianë” që janë të paditur, që janë të ”paguar nga qarqe gtë ndryshme”, që u mungon VETËDIJA KOMBËTAREdhe nuk e shprehin, nuk e shkruajnë se në Kryengritje kanë marrë pjesë vetëm e vetëm shqiptarë katolikë!
Edhe në Kosovë ka pasë kryengritje kundër turkut, si ajo e Idriz Seferit, i cili me zemër ô kjenë katolik, vetëm emnin e ka pasë Idriz Seferi.
Po them se feja katolike âsht trupi dhe shpiriti i kombit shqiptar!
Në Shqipnin, islamizimi âsht që 200 apo 250 vjet, ndërkaq katolicizmi ka qenë 1800 vjet dhe ka ruajt krejt çka është kombëtare shqiptare. E sa  i përket ortodoksisë serbe, ata me turkun janë si motër e vëlla, dhe prej tyne kurrë hajr s’kemi pa.
Më duhet të përmendi se, mënjëherë pas Shpalljës se Pamvarësisë se Shqipnisë – mbas vitit 1912, u hapen shkollat e para turke që u quheshin ”Medresé” – të cilat kanë qenë çerdhe propagandash anti-shqiptare.
Duhet të theksohet, se shumë historianë me ideologji komuniste nuk e thonë – nuk e shkruajnë, se me rastin e shpalljes se Pamvarësisë së Shqipnis’ ne Vlorë, ka qenë Dom Nikollë Kaçorri i veshun në vellon – veladonin e priftit dhe i armatosun. Simbas disa ”gojëdhanave” Ismail Qemajli ka dashtë me e ngritë Flamurin turk, dhe se Flamuri ka qenë e thanun që me e ngritë në Shkup, se edhe Shkupi me kjenë Krye-Qendra e Shipërisë, por Dom Nikollë Kaçorri ia vuri revolën mrapa, dhe i tha: ”Ngrite flamurin qysh jemi marrë vesh!” U shpall shteti shqiptar, por nuk i caktuam kufijt, ddmth ka mbetë hapsirë! Për këtë kanë shkruar: Andrija Joviçeviq, Gjon Tomë Berishaj, Lulash Malushaj, Gjergj Ndoj Karashi, Ali Hadri, Mark Perkaj etj. Në qoftë se ribotohen këto libra, ua turbullon ujërat atyre që kanë për qëllim shkombëtazimin e kombit shqiptar.
Prandaj sod, krijohen kërcënime, urretje e shumë punë të këqija, sepse nuk e dojnë të vërtetën historike të Kombit Shqiptar.
*
Krijimi i Medresës ”Alaudin” në Prishtinë, me urdhnin e Aleksandër Rankoviqit ka qenë qëllimi i ”krijimit” të bashkëpunëtorëve të ”UDB-ës Jugosllave, të veshun nën petkun e hoxhallarëve. Deri në vitin 2001, kur asht hap medresja “Mehmet Fatih”, në Shqipni, nuk asht dijtë kush asht katolik, e kush asht musliman. Jemi kjenë si vëllazën, jemi thirrë në dasma, dekë etj. nuk jemi dallua  as nga veshja. Jemi kjenë bashkë, pa dallim. Hajde, paskan gabua ata t’part tanë, por nuk asht vonë ta permirsojmë gabimin, të rikthehemi. Me gabua asht njerëzore, me falë asht hyjnore.
Të kthehëm të Medresja “Mehmet Fatih”!
Mehmet Fatih ka kjenë kriminel ordiner, që sipas shkrimtarit turk, vetëm në Dibër të Madhe ka vra e ka grîj 7000 shqiptarë, vetëm se nuk pranuan ta hedhin kryqin! Pasojat e kësaj medreseje u panë pas 13 vjetve, kur ajo i dha frytet e veta për të keq. Shkatrrojë unitetin ndërvëllaznor në Malësi. Mendimi im asht që malësort’ duhet të unifikohen, se jemi nji gjak, kem’ nji gjuhë. Mesazhi im asht që mos të lejojmë të shkombtarizohemi, ku ka shkombtarzim mâ të madh se i vdekuni me u mbulu’ me flamur arab!
*
Në Kosovë, ku kanë traditë islame 400 e mâ shumë vjet, po riktheheshin, në Drenicë poashtu po riktheheshin, e te na kemi mbetë – Zoti e bâft’ mirë!
Qeveria malazeze ka finansua këtë Medrese me për 5 vjet nga 800 mijë euro që bâjnë 4 milion euro, dhmth âsht pro islamit dhe po them: “Turk e shkjà – motër e vëlla!”
Këto të këqija janë “sekrete publike” po malësort’ nuk reagojnë sepse disa janë në funksione në pushtet – ka shumë me diploma falso e thotë: “më folë po më rrezikohet ekonomia” malësort me folë, thotë: “po më idhnohet kojshia” Nuk e kanë vetëdijën kombëtare, kjo ju mungon. Siç ka thân’ At’ Zef Pllumi: “Kaq pak shqiptar’ e kan’ lindë kaq shum’ rrugaça!”

Rikthimi…, që po i dtronditë islamikët, rasti i poetit Isa B. Mjekut nga Grabovci i Epërm !

1

Shqiptar Shaljani, Shale e Bajgorës, Mitrovicë

RIZGJIMI I RRËNJËVE – KTHIMI QË PO I TRONDIT MASKAT !
Në një kohë kur shumë shoqëri po humbin orientimin e tyre shpirtëror dhe identitar, në trojet shqiptare po ndodh e kundërta: një rikthim i vetëdijshëm, i guximshëm dhe i pandalshëm drejt rrënjëve tona të lashta.
Ky nuk është një “trend”, as një modë kalimtare. Ky është një proces i thellë, një përmbysje e heshtur që po rrëzon narrativat e imponuara për dekada. Është një zgjim që nuk mund të ndalet me propagandë, as me frikësim, as me etiketime.
Pagëzimet e shqiptarëve në besimin e të parëve nuk janë vetëm akte fetare — ato janë akte çlirimi. Çlirim nga shtresat e imponuara ideologjike, nga deformimet historike, nga komplekset e mbjella me qëllim që shqiptari të harrojë vetveten.
Dhe pikërisht kjo po i trondit ata që për vite kanë jetuar duke e mbajtur peng ndërgjegjen e këtij populli.
Rasti i Isa B. Mjekut nga Grabovci i Epërm është më shumë se personal — është simbolik. Ai, bashkë me vëllanë dhe familjen Bunjaku, në Ditën e Shenjtë të Pashkëve, në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, nuk bëri thjesht një hap shpirtëror — ai theu një mur frike.
Ai dëshmoi se tabu-të ekzistojnë vetëm për ata që nuk kanë guxim t’i sfidojnë.
Dhe sot, ky guxim po shumëfishohet.
Pas daljes publike të Lëvizjes së Deçanit dhe lëvizjeve të tjera simotra, është hapur një kapitull i ri. Një kapitull që nuk i shkon për shtati ideologëve të islamit politik, të cilët prej kohësh janë mësuar të flasin në emër të shqiptarëve, pa qenë kurrë zëri i tyre i vërtetë.
Reagimet e tyre të ashpra, shpesh histerike, nuk janë shenjë force — janë panik. Panik nga humbja e kontrollit. Panik nga një popull që po fillon të mendojë me kokën e vet.
Sepse e vërteta është kjo:
kur shqiptari rikthehet te rrënjët e veta, ai bëhet i papërkulshëm.
Nuk manipulohet më me slogane fetare të importuara.
Nuk frikësohet më me etiketime boshe.
Nuk mashtrohet më me retorika që nuk kanë lidhje me historinë dhe shpirtin e tij.
Ky rizgjim është një përballje e drejtpërdrejtë mes dy botëve:
njërës që kërkon ta mbajë shqiptarin të lidhur me identitete të huaja, dhe tjetrës që e thërret të rikthehet te vetvetja.
Dhe kjo e dyta po fiton terren çdo ditë.
Në këtë rrugë, zëri i poetit Isa B. Mjeku nuk është thjesht art — është dëshmi. Është jehonë e një ndërgjegjeje që zgjohet:
Në Deçan ku mali flet me erën,
ku historia rron, rrëfen pranverën,
ngrihet zëri, i tokës sonë krenare,
rrënjët tona, të shenjta, shqiptare.
Rrënjët që s’i shkul as stuhia e kohës,
se në gjak na rrjedh kujtesa e lashtë,
si burim i pastër, në gur e barot.
Le të kthehemi te fjala e të parëve,
te besa, nderi dhe zemra e shqiptarëve…
Këto nuk janë vetëm vargje — janë një thirrje që nuk mund të shpërfillet.
Sepse rrënjët nuk janë negociatë.
Ato nuk zëvendësohen me ideologji të importuara.
Ato nuk fshihen me propagandë.
Ato jetojnë në gjak, në kujtesë, në histori.
Sot, shqiptarët po e kuptojnë këtë më qartë se kurrë. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse disa po tremben.
Por historia ka një rregull të pashkruar:
asnjë popull që zgjohet nuk mund të kthehet më në gjumë.
Ky është momenti ynë.
Jo për përçarje, por për kthim.
Jo për urrejtje, por për vetëdije.
Jo për imponim, por për zgjedhje të lirë dhe të ndershme me vetveten.
Sepse vetëm një popull që e njeh veten, mund të ecë përpara me dinjitet.
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që ndodhen!

Rrëshqitja e Frrok Çupit dhe miratimi me vetëdije të plotë i një nëndialekti të gegënishtes, si gjuhë tjetër standarde

6

Pirro Prifti, Tiranë

Kur z. Frrok Çupi  i ngjan `pa dashje` z. Nexhmedin Spahiu të `Kombit Kosovar`

Në një shkrim   titulluar `Ku shkojshin këta që u lëshuan para zonjës Koçeku!?`,  z. Frrok Çupi miraton me vetëdije të plotë show- un absurd arrogant  të një deputeteje për të përbaltur gjuhën standarte dhe për të vendosur një nëndialekt të gegënishtes si gjuhë normale të shqiptarëve. Këtu z. Frrok ndoshta për arësye nostalgjie për Dukagjinin dhe vajzat e bukura qe ka zona, ka rrëshqitur pikërisht ashtu siç po e kërkojnë me ngulm serbët dhe grekët për të shkaktuar përçarje të shqiptarëve duke sulmuar gjuhën standarte shqip.

Schizma  e z. çupi shikohet tek sentencat që vënë në dyshim shqipen standarte në raport me disa nëndialekte të gegënishtes të `nënvlerësuara` duke qesëndisur me këto fraza: “…Po si të bëjmë me dialektet? Dialektet janë lumenjtë që e ushqejnë detin e gjuhës së Kongresit të vitit 1972. Këta që acarohen me gegnishten do të duan ta presin këtë degë. Atëherë bie gjuha jonë. Nesër mund të dalë një tjetër i fiksuar që të kërkojë të shterojë lumi i dialektit toskë!…Atëherë do t’u shtrijmë dorën të marrëve`……….

Të mbrosh një  deputete e cila me injorancën e vet  deklamon  që do flas në Parlament në gegënisht është njëlloj sikur ti bësh karshillëk Institucionit më serioz të Shtetit shqiptar duke vënë në dyshim  mundësinë e jashtzakonshme që ka bërë dhe bën shkrimi dhe e folura në gjuhën standartë në bashkimin e shqiptarëve  njëlloj si flamuri i Skënderbeut që përfaqëson gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo shizme e z. çupi mund të jetë edhe nga karakteristikat që kanë sot shumë analistë, moderatorë, politikanë të cilët reklamojnë më tepër nëpër studio, portale, tv-ra, më tepër bukurinë femërore sesa inteligjencën që duhet të ketë një deputet apo deputete.

Ky fenomen për ti `graduar` vajzat apo femrat e bukura si drejtoresha, minstresha, shefe, apo VIP-e të spektakleve të ndryshme,  tregon më tepër një anim të shoqërisë tonë kapitaliste demokratike dhe liberale drejt emancipimit seksual degjenerues, sesa  për të marrë seriozisht drejtimin e vëndit me politikanë deputetë, kryetarë bashkie, minsitra apo drejtorë të kualifikuar e profesionistë, dhe jo të vendosim aty bukurane injorante siç po ndodh sot kudo në Shqipëri ( sigurisht pa i u ngrënë hakun burrave po aq injorantë që janë në drejtim pikërisht për shkak të militantizmit në këtë apo atë parti)..

Nga ana tjetër Shizma e z. Çupi e reklamimit të një dukangjinase si deputete e zonës -e cila shkel moralisht por edhe nga ana etike vendimet e një Kongresi për gjuhën shqipe standarte ku e miratuan mbi 82  studiues e profesoreë nga Shqipëria, Kosova, Diaspora, vendim I cili është nga më të rëndësishmit pas çlirimit të vëndit- ka efekte negative sepse mund të përbëje një sulm përçarës ashtu siç ka bërë z. Nexhmedin Spahiu me shokë I cili ka kërkuar komb kosovar, gjuhë `gegërishte kosovarishte`,  sulme të cilat duartrokiten nga politikat fqinje të cilat mezi presin që Shqipëria dhe Kosova madje dhe brënda tyre të jene të përçara dhe të mos bashkohen. Sigurisht këto sulme kanë filluar nën emrin kundër komunizmit dikur edhe  Arshi Pipa, por sot flamurin e përçarjes siç e shkrova dhe më sipër e kanë marrë në dorë disa shqiptarë të Kosovës të cilët duan ti bëjnë shqiptarët e Kosovës si komb më vehte dhe me një gjuhë jo të shqipes standarte por të  një shqipeje dialektore kosovare  të mbushur me tuqimza dhe sllavizma. Një nga inthtarët e  propozimit komb kosovar dhe gjuhë kosovarishte në kohën e sotme  është Nexhmedin Spahiu, së bashku me Tezën e fetarizimit të kombit kosovar të cilën e ka hedhur në qarkullim nën ndikimin e miqve të tij, imamëve radikalë islamikë, të llojit të Shefqet Krasniqit.

Kjo ide e përçarjes dhe e mos bashkimit të Kosovës me Shqipërinë  e kanë hedhur Jugosllavët e kohës së Titos. Në fakt idenë e Kombit kosovar  e ka dhënë një nga udhëheqësat e Jugosllavisë ne vitin 1975 ne  vizite Kosoves  kur erdhi Eduard Kardelj që ishte numri dy i Shtetit Jugosllav. Pas vizitave të monumenteve historike pat takim dhe bisedë edhe me Fadil Hoxhen. Kardeli  me seriozitet autoritativ i propozoi Fadil Hoxhës që shqiptaret  të emertohen në “Kosovar” e jo si Shqiptarë! Pas nje casti Fadil Hoxha i tha: ” Nëse Ju në Kryesi të Shtetit keni marr vendim të tillë, unë menjiherë do të jap dorëheqje nga të gjitha funkcionet deri më tash! Fadil Hoxha prap i përsëriti këto fjalë Kardelit. Poashtu Kardeli  propozoi planin e dytë,  Fadil Hoxhës që Radio dhe TV i Prishtines ti kundervihej Propagandes se Radio-Tiranes.Njësoj si me parë Fadil Hoxha rrefuzoi edhe këtë propozim dhe i tha se nuk kemi nevojë të kundërvehemi kundër vetit sepse jemi një popull!

Në përfundim mund të them se: Duhet ruajtur gjuha standarte shqip. Prania e shume deputetëve katundarë në raport me qytetarët në parlament tregon se sa dobet janë shkollat fillore dhe të mesme në fshat dhe të mësuesve të gjuhës dhe historise të këtyre shkollave.

Frrok Cupi edhe njëherë tregon sesa anti kulturë dhe anti standart janë këta njerëz VIP -a të cilet duhet të ruanin vlerat e gjuhës standarte dhe jo të promovojnë një deputete injorante që kërkon  të bëjë show në një institucion serioz parlamentar kombëtar.

priftipirro2017@gmail.com

A do të lirohet ndonjëherë shqiptaria nga pozita inferiore

Delagatët e Kongresit të Lushnjes, foto e botuar në rastin e njëqindvjetorit të tij, më 21 janar 2020  

Porf Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

KUR DO TË LIROHET SHQIPTARIA NGA POZITA INFERIORE DHE SANKSIONET E EVROPËS

1.Me dituri, politikë me iluzione se na ndihmojnë ata që deri dje na kanë denuar!

E kaluara shqiptare gjatë shekullit XX është e mbushur me shumë ngjarje të njohura por edhe të panjohura, sepse vetë ishim fator krahas animit të drejtëpër drejtë kundë shqiptarisë nga gjashtë fuqitë Evropiane.Në këtë analizë do të përpiqemi t` i gjejmë gabimet e parisë sonë politike, për një shekull. Së këndejmi, dëmet që ia bëjmë veti nuk na i kompenzon askush. Kompenzimi i dëmeve nuk mund të mbatët as me ari e as me forcë, por vetëm me dituri trurore dhe punë në shërbim të kombit dhe civilizimit.

Meqë dje ishim të përçarë, sot koncerni politik shqiptar, është i përçarë në njëqind tarafe të hasmauara në mes veti. Ato hasmëri prap janë në armiqësi me kundërshtarë më të vegjël dhe kështu shkon vargu deri në thërmia të vogla vetëshkatrruese. Lidhur me këtë, deri dje ankoheshim se okupatorët na i ndalonin shkollat e dies. Fare nuk i shkonte mendja atyre që kritikonin që të provojnë se a ka pasur përpiekje që të organizohën shkolla ilegale të paktën,brenda rrethit shqiptar. Më shumë jo se po. Në anën tjetër, shihet se kemi pasë shumë prijës, të cilët më shumë rrënonin se sa që ndërtonin diçka në kalan kombëtare. Dhe,rrënonin për kombin po rrënonin edhe vetëvetën dhe vetëm kur binin në greminë e shihnin se ku ishin dhe për kend kanë punuar. Puna për turkun dhe për shkaun dhe grekun nuk ka qenë e vetmuar, por ka pasur edhe tarafe të tjera që kanë mbrojtur fisin, ose rreligjionin, ose pasurinë e një feudalifajdegji.

Ne i patë në fillim të shekullit XIX dy principata shumë të fuqishme: Principata e Ali pashë Tepelenës dhe Principata e Bushatlinjëve të Shkodrës, që kishin pushtet të plotë në trevat kryesore shqiptare.

Po çka ngjau më 1830 në Manastir.-I hidhëruar në luftën e shqiptarëve për të krijuar shtete (Principata) padishahu ndërmori një sulm të ulët që nuk ka shembull në Evropë. I ftoi të gjithë prijësit politik shqiptarë në një “darkë” pune-iftar. Në momentin që të gjithë ishin të përgatitur që të fillojnë të ushqehën, përnjëherë të gjithëve ushtarët që shtiheshin si kamarierë ua këputën kokat. Shqiptaria mbeti pa drejtues politik.

Kryengritja e Carës 1842-1844 ishte më e fuqishmja gjatë shekullit-Shqiptarët e indinjuar në veprën e drejtuesit administrativ të Manstirit, pas një përgatitje solide do të ngritën në kryengritje masive. Por edhe kjo kryengritje do të shuhët me vargojë gjaku duke i kthyer disa lokalitete në gërmadhe, sepse pati vrasje në beteja, por pari edhe mizori të therrjeve masive të popullit duarthatë.

2.Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte ringjallje e luftës

Më 15 mars 1877 në Bukuresht u lidh Marrëveshja sekrete në mes Austrohungarisë dhe Rusisë.Qëllimi i marrëveshjës ishte që Rusia ta ndihmojë Bullgarinë të ngritët në luftë kundër Portës. Në anën tjetër Austro Hungaria ta ndihmojë Serbinë të ngritët në luftë kundër Portës, për ta kthyer Toplicën (pjesë e Sanxhakut Nishit) në kreamtorim.

Deri sa Rusia ishpalli luftë Portës në mars të vitit 1877, Principata Serbe i shpalli luftë Portës më 1 dhjetor 1877, për ta krijuar krizën e Muhaxherëve. Me dyndjën e tërë popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit në pjesën e mebtur të Vilajetit Kosovës , u shtrua nevoja e krijimit të një “BESA-BESE” në Prizren për: të kërkuar ndihmën e opinionit evropian dhe Osman në rend të parë. Kjo lidhje duke e parë neglizhencën osmane se është gati indiferente ndaj tragjedisë shqiptare, do ta ngritë Lidhjën në një pushtet ekzekutiv kryengritës. Kryengritja më 1881 u shua me xjak. Lidhja  Shqiptare të Prizrenit, e cila provoi ta sherojë plagën e muhaxherëve,  u shua me organizimin e 16 000 proces gjyqsore kundër kryengritësve të saj.Proceset do të zgjatin deri më 1886. Atëbotë shtypi evropian shkruante se mbi 22000 shqiptarë janë të denuar, ca me varje e sa me burgim të përjetëshëm. Por patie edhe internime. Lidhur me këtë, Serbia parafashiste lere që u shpërblye në Kongresin e Berlinit, por sajoi program të ri me titull: “Zgjërimi i mëtejmë i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni” (autor Millutin Garashanin, posedohet dokumenti).

3.Kryengritjët e mëdha shqiptare më 1910-1912

Kryengritjet e nëdha shqiptare i hapën Evropës dy rrugë: e para ishte Kuvendi i madh e Ferizajit më 23 korrik 1908; aneksimi i Bosnje e Hercegovinës nga Wjena; Bashkimi i Kretës me Greqinë; Alfabeti i shqipës aprovuar në Manastir; Vendimi i kuvendit të Shkupit më 1909 dhe Kryengritja shqiptare në Kulinë në veri të Prishtinës. Vazhdim i kësaj strategjie ishte Kryengritja e madhe e Shkodrës më 1911 dhe transferimi i saj në Kosovë më 1912.Rruga e dytë ishte hyrja e Ismail Qemailit në luftën politiko diplomatike për shpalljën e Pavarësisë Shqipërisë më 28 XI 1912.Me rastin e shpalljës së pavarësisë do të ndodhin jo pa qëllim disa gabime. Gabimi i parë ishte se duhej sa më parë të shpallet pavarësia dhe të mirret pelqimi i Fuqive evropiane; gabimi i dytë ishte se përkrahja nga Kosova si fuqia e parë e aftë për luftë nuk u çmu asa duhej. Gabimi i tretë ishte që Plaku i Vlorës e themeloi i një delegacioni që do ta përfaqsonte shqiptarinë në Konferencën e Londrës. U caktuan personalitete të cilat fare nuk e njihnin shtrirjën e kombit në aspektin siperfaqsor (Mehmet Konica, Rasih Dina, Filip Noga, një nuk pranoi (Sotir Kolea) e asnjë nuk ishte nga Kosova e Manastiri). Gabimi katërt ishte që Delegacioni i Mehmet Konicës e dorëzoi në Prememorje më 2 janar 1913, për Konferencën e Londrës. Sipas atij dokumenti Shqipërisë do të duhej t`i mirrej edhe ndonjë pjesë në verilindje, po edhe në juglindje, sepse Memoranduimi ishte: “një trup me asht e pa asnjë fie mishi”. Fakt ai që tregoi Elborati plotësues më 25 janar 1913, ku figuronte Kosova. Por, atëherë çdo rishqyrtim ishte i vonë, sespe diplomatët e kishin vizatuar hartën e Shqipërisë. Të kuptohemi, se të dhënat plotësuese për shtrirjën e shqiptarëve në Ballkan, i siguroi në kohë rekorde Bedri Pejani nga Kosova me Rexhep Mitrovicën e Mithat Frashërin, të cilët nuk e zë në gojë askush. Pra, në vend se të shkonte në Londër Bedri Pejani, Mithat Frashëri e Luigj Gurakuqi, Plaku e mori në prill 1913 Isa Boletinin, që të tregoi se i kam dy “alltina” në brez. E vërteta, Isa ishte dhe mbetët patriot, por nuk dinte shkrim lexim, nuk dinte diplomaci. E diplomacia nuk është çështje e filozofemave të odave, as e trimërisë në beteja. Dhe shtrohet pyetja: a e kemi në gjen si sundues që pranë veti t` i afrojmë të paditurit siç ngjan edhe sot në: Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, po edhe në Podgoricë (më 2026).

Pra, orteku i Esat Pashallarëve po na përcjell si hieja trupin deri në ditët e sotit. Hypim në fron dhe nuk dijmë të largohemi prej tij. Po e them se në politikë më i lartë është arti për t` u larguar me fytyrë se sa për ta fituar fronin. Kjo për faktin se kur e mendon fundin, kriteriumi i qeverisjës bëret me kompetencë profesioanle dhe punë ekipore nga njerëzit e ditur dhe të paanshëm. Pra, zgjedhjet afrohën në çdo etapë historike. Lidhur me këtë nuk e rastit kur populli klithi: Zgjedhjet po afrohën,  sytë hapi atë herë, ik prej despotëve, mos shko me belglerë. Historia nuk ndalet si koha. Pasoi rasti i katërt i gabimit të Plakut. Në vend se Kryeministri të qëndronte në Vlorë, ta forconte pushtetin përbrenda, me ligje dhe rregulla civilizuese shtetërore, u orientua t` i vizitojë kryeqndrat e Evropës, sidomos Londrën.Por, aty nuk gjeti po thuej se asnjë përkrahje.

4.Kongresi i Krujës më 1914 thikë pas shine babait të shtetit shqiptar

E vërteta, derisa Delegacioni i Qeverisë Vlorës ishte nepër Evropë, Esat Pashë Toptani do ta përpilojë rrietin e varrmihësve të shtetit përbrenda, duke organizuar një Kongres “kombëtar” në Krujë. Kongresi përfundoi krejtë me demagogji që të asociaciojë në realitetin e Skënderbeut, por të kuptohemi: Kongresi ishte i tëri i përbërë nga shqiptarët e rreligjionit islam, duke mos e ditur se tërë Evropa ishte ngritur në këmbë për ta larguar na trualli i saj Osmanlinë, sepse koha e kryqzatave nuk kishte pushuar fare. E vërteta, jo vetëm intrigat e Esat Pashës, por edhe të rreligjioneve të tjera, do ta detyrojnë Ismail Qemalin, që të abdikojë, fenomen ky që nuk është spjeguar prej historianëve si një shenjë oportunizmi pa asnjë arsye.

Në këto rrethana nepër Evropë do të ndizet një fushatë se kush do të duhej për t` u instaluar në fronin shqiptar. U lajmëruan nja 11 personalitete dhe në fund vëndosi Lozana, dhe erdhi Princ Vidi me një ceremoni dyftyrëshe ku Esat Pasha ishte një lloj “kallauzi”, krejtë me arsyetim që të “kënaqën synimet evropiane, për të parin e Shqipërisë, që të dihet se është i krishteri në krye të shtetit, më të ri, të popullit më të vjetër në Evropë”(Sazanovi).Por në të njejtën kohë Esat Pasha punonte që ta grabit fronin për brenda.

5.Kongresi i katolikëve shqiptar në Trieshtë më 1914

Në këtë frymë më 1914, do të organizohet në Trieshtë i ashtuquajturi Kongres i katolikëve (me disa ortodoks e protestanat) por që mbaroi sikurse Kongresi i Krujës, me deshtim total. Për këtë kongres Sazanovi (rus) do të shkruaj: “Një tubim me die kolosale që e mban Gjergj Fishta, por me mundësi minore sepse bajraktarët e fiseve janë aq finok sa që paraja serbiane i ka shkolluar, të ia kthejnë armën veti kudrdoherë, për çka ne nuk kemi asnjë kundërshti!”. Vazhdon “kënga” e kongreseve!

6.Kongresi i dështuar i Elbasanit më2- 18 prill 1916

Kongreset politike nuk do të ndalën. Në kohën e okupacionit Austro-Hungarez(1915-1918)  nga 2 deri më 18 prill 1916, do të organizohët që të mbahet një kongres kombëtar në Elbansan. Në kongres ishte paraparë të merrnin pjesë: nga Zona e okupar bullgare Nexhip Draga n` emër të Mitrovicës dhe Pazarit Ri. N` emër të Prishtinës, Llapit, Gjilanit, Kumanovës, Ferizajit dhe Shkupit ishte caktuar Hasan Prishtina. Ndërsa Bajram Curri përfaqsonte Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin. Mehmet Pash Deralla përfaqsonte Tetovën, Gostivarin dhe Dibrën. Trevat e Shqipërisë Bregdetare i përfaqsonin: Kara Seid Pasha, Luigj Gurakuqi, Ahmet Muhtar Zogolli, Lef Nosi, Kristo Floçi, Grigor Cika, Refik Bej Toptani, Qemal Bej Elbasani, Fejzi Ali Zoti, Pandeli Cali, Mehmet Ali Bej Zajmi, Sotir Peci. Kongresi duhet të kishte në rend dite bashkimin e tokave shqiptare, në një tërësi administative, ku Austro Hungaria do të merrte pjesë në focimin e pushtetit qendror dhe atij lokal. Në kongres, do të shqyrtohej edhe çështja e dëmshme e bajraktarizmit shqiptar, por do të debatohej edhe çështja e tradhtisë së Esat Pashës dhe disa nostalgjikëve ndaj Stambollit zytar.

Kongresin e pengoi guvernatori Austro Hungarez Ignaz Trollman me “faktin” se në Elbansan dhe Rrethinë ka rënë kolera dhe nuk mund të mbahën tubimet e këtilla politike. Në realitet I.Trollman i frigohej Hasan Prishtinës, i cili aspironte për ta bashkuar shqiptarinë në një front lufte, prej të cilit do ta lindëte Shqipëria Etnike.Natyrisht duke larguar çdo ndikim ruso-serbian në viset shqiptare.

7.Shkuarja e Delegacionit shqiptar në Vjenë më 10-17 prill 1917

Pothuej se në çdo kohë të okupimit të trojeve shqiptare paria politike shqiptare ka shprehur besnikëri e deri në tradhti ordinere. Në këtë drejtim, nuk bëri përjashtim paria politike shqiptare as me Vjenën. Prandaj, me rastin e marrjës së detyrës së mbretit (Karli), duhej sipas parisë politike shqiptare për të shkuar në Wjenë për urim. Lidhur me këtë në Wjenë shkuan dhe u vëndosën nepër hotele këto personalitete shqiptare:

I.Në hotelin “Bristol” u vëndosën: 1. Dr Gjergj Pekmezi, 2. Hasan Prishtina, 3. Xhelal Bej Toptani, 4. Irfan Numan Beu, 5. Shasivar Beu, 6. Qazim Beu,7. Sami Vrioni,8. Kahreman Vrioni,9.Muharrem Pengulli, 10. Xhafer Tanga, 11. Efendi Hasan Bekteshi, 12. Izedin Beshiri.

  1. Në hotelin “Astoria” vëndosën: 13. Monsinjor Nikoll Kaçorri, 14. X. Shnatoja, 15. Ahmet Bej Zogu, 16. Kolë Ujka, 17. Ahmet Resuli, 18. Emin Voskopoja.

III. Në hotelin “ Erzherzog- Carl” vëndosën: 19. Musa Juka, 20. Hysni Curri, 21. Hasan Ahmeti, 22. Sali Mani, 23. Gjelosh Gjoka, 24. Vat Marashi, 25, Abdi Kola, 26. Dedë Coku, 27. Ndue Gjoni, 28. Zef Noci. IV. Në hotelin “ Maissil-Schadn” vëndosën: 29. Lef Nosi, 30. Mano Bej Mehmeti, 31. Sali Spahija, 32. Elez isufi, 33. Zejnel Aga, 34. Mehmet Esati, 35. Musa Maci, 36. Dhimitër Lavda*. (*. Shih detalisht: Eqrem Zenelaj, Çështja shqiptare nga këndveshtrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungraisë 1699- 1918, Prishtinë, 2010, f. 629-630 gjërësisht).

8.Konferenca e Krujës e Esat Pashës 1 shkurt 1915

Derisa Esat Pasha po luftonte që t` i mbetet besnik Marrëveshjës Nishit më 1914 me Nikolla Pashiqin, Musa Qazimi dhe eksponenti i tij Haxhi Qamili po derdhnin gjak për ta kthyer tokën shqiptare sërish në pushtetin gjakatar osman. Një përpiekje e tilli ishte thirrja e sërishme e një Konference në Krujë më 1 shkurt 1915.Kuptohët se këtë pazar që bëhej në emër të “Islamizmit” do ta prishë Italia duke fituar treva të reja në pjesën Lindore të Adrikatikut. Italia sidomos do të përqëndrohet për ta zotëruar Krahinën e Vlorës. (Shiqo: Traktati i msheftë i Londrës më 26 prill 1915).

Meqë pushtimi i Auatrisë në tokat shqiptare shënon fillimin e vitit 1916, Esat Toptani do të arratisët në Itali. I braktisur nga Italia pashai tradhtar, do të vëndoset një kohë në Francë dhe pastaj në Greqi. Kuptohet, se këtë lëvizje e varrosi për toke aktiviteti i Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Elez Isufit, të cilët organizuan Frontin e sulmit kundër Serbisë në vijën: Plavë-Guci-Pejë-Gjakovë-Prizren-Dibër. Po në këtë kohë ndodhë lufta e Çanakalas ku marrin pjesë mbi 30 000 shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare, prej së cilës 2/3 ishin nga Shqipëria Bregdetare. Në lidhje me këtë, deri sa në frontin kombëtar të organizuar nga Hasan Prishtina, për t` i mbrojtur viset shqiptare dhe njëherit për ta sulmuar ushtrinë serbiane, marrin pjesë afro 6000 kreshnikë shqiptarë, kryesisht nga Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manstirit.

9.Fenomeni shqiptar-më shumë u sherbejnë të huajëve se sa kombit vet!

Në frontin për të luftuar për “Baba Dovletin” në ÇanaKala merrnin pjesë gjashtë herë më tepër shqiptar se sa në frontin e Hasan Prishtinës me qendër në Tropojë. Kjo luftë nuk u përkrah nga Vjena sinqerisht, sepse provoi ta okupoi tokën shqiptare dhe mos t` i prishë mardhënjet me Bullgarinë aleate, që e kishte në okupim Shkupin dhe Elbasanin, pra dy arterjet kryesore të Arbërisë. (Shiqo: Akademik Bogumil Hrabak, Albanski front protiv Srbije 1916 godine).

  1. Kongresi i Shkodrës 1 maj 1918

Nga tubimi në Shkodër do ta lind një parti politike me emrin Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, parti kjo që ishte esencialisht në luftë të pashpalluar deri më 1941 me Mbretërinë e Karagjorgjeviqëve serbian. Mu për këtë rreshtim Komiteti i Kosovës do ta marr një pjesë të meritave historike në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Kjo parti në rrafshin diplomatik tregohet e kufizuar. Prandaj sipas burimeve shumë më tepër ka kontribuar në çështjën kombëtare Qeveria proiataline e Turhan Pash Permetit, se sa ajo e Sulejman Delvinës që doli nga Kongresi i Lushnjës. Pra duam ta theksojmë se shqiptarët nuk flisnin me një zë.

11.Kongresi i Lushnjës 21 nëntor 1918

Kongresi i Lushnjës përbrenda kishte premsia islame (rreligjioze) mjaftë të theksuara tinzare, për faktin se Sulejman Delvina nuk dinte shqipën sa e si duhet. Madje ai nuk dinte të shkruaj shqip fare. Megjithë këtë prania e Hoxhë Kadrisë në Qeveri ishte sado pak simbol i shpresës për Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe çështjën e tokave të okupuara siç ishte Vilajeti i Kosovës, Manstirit, Shkodrës dhe Janinës.

12.Kongresi i Shkupit 17 dhjetor 1919

Historikisht Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga nuk e kishin një koncept të përbashkët të ndërtimit të shtetit shqiptar. E vërteta, jeta e “përbashkët” në Parlamentin osman (1908-1911), qëndrimi ndaj Serbisë dhe Malit Zi (1912-1915), jeta e kombit nën Austro Hungarinë dhe dallimet esenciale në mes qëndrimit politik të Komitetit Kosovës (ku ishte tërësisht Hasan Prishtina) dhe Komitetit Shkupit (Xhemjeti- i themeluar më 17 XII 1919 në Shkup) në mes Hasanit dhe Nexhipit do të shpërthejnë dallime të mëdha, sa që Hasani “ilegalisht” do t` i drejtohet më 1 maj 1920: “Hazretleri –Zotëri Nexhip Bej, kurrë nuk të di që ke pirë raki, por si duket të ka nxanë pa pirë fare. Me serbianë (jugosllavë) nuk ka jetë politike, prandaj kurrë nuk do të jemi në një gojë. E e shef ore Zotëri (Hazretleri) se si të kanë trullosur sllavët. Ke pranuar emrin e partisë tyrqe:”Xhemjet”, për çka mileti nuk e din çka do të thot. Ke pranuar emrin e gazatës “HAK”, për çka mileti as nuk dinë të lexojë e as nuk i sherben adresës, sepse ne e bërëm alfabetin më 1908, dhe tash duhet të shkrihemi në te dhe për te, për ta faktorizuar.Pse lejon të kthemi në kohën e karamajmunëve.  Në anën tjetër, sado Komiteti i Shkodrës të jetë efikas përmes Azem Bejtë Galicës dhe Bajram Currit e Bedri Pejanit, Nikolla Pashiqi po alarmon nepër Avropë se arrnautët: “kanë parti(Xhemjet) dhe gazetë(Hak) që distribuohet nepër të gjitha viset ku shtrihën muslimanët. E popull musliman nuk mund të gjinet askund në Glob. Mbes me shpres që t` i tuboni mendët rreth Flmurit të Skenderbeut, për të cilin Flamur kemi bërë burg bashk në Kalemegdan më 1912/1913, të cilin aq mirë e pati shpaluar Hazretleri Ismail Qemali në Vlonë më 28 XI 1912”(Hasan Beu, Arkivi DASIPJ/1920).

Po, kongresi i Shkupit e ka pasë një të mirë. Ka mendua shqip, ka folë osamnisht dhe ka vepruar turqisht, që do të thot ka punuar disi mbrapsht, duke e përfaqsuar por si Kryetar ai me origjinë nga Kosova –Nexhip Draga, nënkryetar ai me origjinë nga Tetova-Sheh Sadudini  dhe duke mbajtur sekreatrinë i ndrituri Aqif Blyta nga Pazari i Ri- të tria krahina të Shqipnisë etnike. Po, kjo zgjedhje nuk majfton sepse e keni votura Kushtetutën e Vdocdanit, në plotëni. Atë Kushtetutë nuk e kanë votuar sllavët që quhën: Kroatë dhe Slloven. Pra, kur u trasferuat dhe u bëtë më “katolik se Papa”-më sllav se Pasiqi.Lidhur me këtë tragjedi po tregon pozita e shqiptarëve nepër katunde sidomos të Kosovës dhe Manstirit.” (shiqo: DASIPB, Koleksioni J. Jovanoviq-Maramba, Albanski stihovi, pesme i psima; Istrebljenje Aranuta).

13.Çështja shqiptare ka lëviz nepër tehun e thikës më 1920-1941

Pranimi i Shqipërisë në Shoqatën e Kombeve ndodhë më 17 dhjetor 1920. Në votim 35 shitete ishin për pranim të Shqipërisë në Shoqatën e Kombeve, 7 vende abstenuan dhe 7 mungonin. E vërteta, Shqipëria u pranua në Shoqatën e Kombeve, por brenda saj do të fillojë një luftë shumë e egër për pushtet, ku agjenturat sidomos ato serbe do të inskenojnë krizë pas krize, krejtë me qëllim që çështja e Kosovës dhe Çamërisë mos të vihet në rend dite. Në lidhje me këtë, themelimi i Zonës Neutrale të Junikut ishte një thikë pas shpine për Komitetin e Kosovës, për faktin se aty u tubuan të gjithë prijësit e rrezistencës. Aty do të infiltrohën shumë agjentë me emër dhe mbiemër të njohur për intriga. E vërteta, të gjithë intrigantët ishin shqiptarë nga Kosova dhe Mirdita.

E vërteta, për të drejtën e Shqipërisë për kufijë etnik e ka mbajtur në gjendje mobile Komiteti Mbrojtja Kombëtar e Kosovës, përmes peticioneve drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë. Lidhur me këtë realitet, dokumentet më reprezentative ishin peticionet e Hasan Prishtinës më 1927, 1929 dhe 1930. Në këtë drejtim është vepër historike edhe reagimi i tre proftërinjëve shqiptar (Shtjefën Kurti, Luis Gashi dhe Xhon Bizaku)  që me një peticion dokumentar të tregojnë pozitën e shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave më 3 maj 1930. Në lidhje me këtë deri në fillim të Luftës Dytë Botërore, çështjën shqiptare jashtë kufijëve të Shqipërisë e përciellin pazaret e Jugosllavisë me Turqinë: Më 1933 kur aprovohet Marrëveshja, që sipas modelit grek të ndrrohet popullsia në mes dy shteteve. Me që Jugosllavia nuk kishte popullsi të krishterë në Turqi, më 1934 do të përpilohët Konventë e re, sipas modelit Rumun. Me këtë Konventë popullsia shqiptare do të lëvizë nga trojet e veta në drejtim të Tyrqisë, pa asnjë lloj kompenzimi. Me që edhe ky pazar nuk dha rrezultate, do të fillojnë bisedimet intenzive deri më 11 korrik 1938, kur aprovohet Konveta që:”Obligon popullsinë shqiptare në tërë Jugosllavinë që të vëndoset në Tyrqi, duke filluar nga 1 prilli 1939 e deri në qershor 1944, kur nuk duhej të mbetet asnjë familje shqiptare në Shqipërinë Kontinentale. Këtë pazar të “shekullit” e pengoi okupimi italian i Shqipërës më 1939, por e shpëtoi pastaj edhe okupimi gjerman i Jugosllavisë më 1941.

Gjatë okupacionit do të duken çarjët e mëdha politike brenda shqiptare. Një pjesë e parisë politike shqiptare do të plasohët në “prehër” të okupatorit, një pjesë do t` ia mësyjë istikameve dhe do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe ushtrake për çlirim.Por ajo luftë në fund do ta tradhtohet, ose do të tradhtojë, sepse Kosova dhe Çamëria mbëtën treva shqiptare të okupuara.

14.Periudha e pas Luftës Dytë Botërore dhe prapaskenat 

Si tradhtoi paria politike e Kosovës

Në rrafshin politik çështja shqiptare do të lëvizet qysh më 1941 me moton: Dy republika (shtete) shqiptare një komb. Këtë vizatim strategjik e gjejmë në Rrezolutën e PKJ e dalur nga Kongresi i katërt i mbajtur në Drezden më 1928. Aty tekstualisht thuhet se Kosova duhet t` i bashkangjitët Shqipërisë, sepse Jugosllavia është krijesë artificiale e sajuar në sallonet diplomatike me pazare të ulta në Versaj më 1919. Prandaj, PKJ do të taktizojë për çka nuk do të mbahet rastësisht një lidhje “organike”, në mes PKJ dhe PKSH, gjithënjë duke e mbajtur çështjën e Kosovës temë kujdestare, por në stilin “Livadhin së bashku, por prodhimin gjithëmonë mua-jugosllavëve”. Në lidhje me këtë, kulmi i dialogimit të Çështjës Kosovës ndodhë më 1942 (25 maj- gusht) kur Dushan Mugosha nga Shqipëria me Vasil Shanton do të shkojë në takim me KQ PKJ në Bosnje. Prej kësaj kohe, të gjitha pazaret e Drezdenit do të vijnë duke u falsifikuar, ndërsa kulmi do të arrihët më 2 shtator 1944 kur Shtabi Suprem i Jugosllavisë (Tito) e degradon Shtabin Kryesor të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës në Shtab Operativ nën obrellën e Shtabit Kryesor të Serbisë. Dhe nuk është e rastësishme që më 8 shkurt 1945 në kushte të diktaturës ushtarake në Kosovë emrohët Sava Derleviq (serbian), kurse më 31 mars 1945 në krye të partisë (PKJ) emrohët Gjoka Pajkoviq (malazez).Këta dy emra zbulojnë se Rankoviqi e mori pushtetin dhe ushtrinë, ndërsa kolonistët malazezë në Kosovë e muarën partinë kujdestare politike.

  1. Si u tradhtua paria politike e Shqipërisë

Nuk është e vertetë së Lufta antifashiste shqiptare ka qenë segment i lojës së vogël në pjesën e madhe të luftës. Përkundrazi, shkuarja e Bedri Spahiut, Ramandan Çitakut dhe Frederik Nosit (përkthyes) për t` u takuar me Shtabin e Aleatëve në Bari të Italisë ku arrihet pelqimi më 24 gusht 1944, që t` i ndihmohët Luftës antifashiste në Shqipëri dhe në Kosovë përmes krijimit të Frontit Dytë që do të hapej sa më shpejt në Ballkan. Nga ky Shtab do të mirret instruksioni fiks: “Mos e goditni Abas Kupin dhe Emrush Miftarin.”Ky fakt zbulon diçka spektakulare si qëndrim politik të Anglo-Amerikanëve, pas çlirimit nuk do të pajtohën që në politikë të konkuroj vetëm PKSH-Fronti Popullor, që në prezantimin e kombit të inaugurohet vetëm Shqipëria por edhe Kosova, me parti jo të ndikuara nga agjentët e Nazifashizmit. (shiqo: Stenogramet në A KQ LKJ Beograd 1944).

16.Takimi i Delegacionit shqiptar me Delegacionin Jugosllavë në Vis më 26 gusht 1944

Nnë Vis me përbërje: Bedri Spahiu, Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku, arrihet marrëveshja shtesë më këtë tekst: “Nëse Shqipëria pas çlirimit ndërton sistem socialist, Kosova i takon Shqipërisë; Nëse Shqipëria ndërton sistem shumëpartiak-kapitalist, Kosova i takon Jugosllavisë”. Në bazë të studimit të koleksioneve të spiunazhit ndaj Enver Hoxhës nga: Kreta, Nishi dhe Gerumi, prej kah të gjitha informatat tuboheshin në Stamboll, dhe prej andej përmes Klubit “Asime Kosovës” plasoheshin në Vashington, provojmë ta nxierim qëndrimin e Perendimit ndaj Shqiptarisë-Shqipërisë Bregdetare dhe Shqipërisë Kontinentale. Atëherë më së shumti duhet besuar nëse i referohemi Informatës nga Rederik Beuli, i cili ishte përfaqsues i Mbretërisë Bashkuar në Konferencën e Bujanit më 31 dhejtor 1943 dhe 1-2 janar 1944, e që shkruan se: “Shqipëria po bëhet dhe ky realitet është interes edhe i Mbretërisë Bashkuar”. (Beili ishte në Bujan si përfaqsues Anglo-amerikan; kurse Shmit Huber ishte përfaqsues Gjerman në Lidhjën e Dytë të Prizrenit 17 shtator 1943). Kush e humbi luftën dhe kush fitoi, dihet.

17.Tradhtia ishte evidente nga instruktorët e PKJ-ës 1941-1945

Udhëheqësia ANÇSH do të tradhtohet përmes të ashtuquajturve instruktorë të KQ PKJ të cilët flisnin për drejtësi dhe barazi në mes popujve të Ballkanit, gjithnjë në emër të Kominternit, organizatë kjo që nuk njihej në Shqipëri sepse kishte pushuar së ekzistuari qysh më 1943. Kjo do të thot se M. Popoviqi, D. Mugosha, S. V. Tempo, Velimir Stojniqi, N. Dizdareviqi, P. Zllatiqi e të tjerë gënjenin se jemi të deleguar të Kominternit dhe të PKJ-ës, për Çështjën shqiptare. E vërteta, tërë lufta zhvillohej në dy fronte: për luftë kundër okupatorit dhe për luftë përqarëse dhe iluzioniste shqiptare se bashkimi i trojeve shqiptare do të ndodhë, por jo tani. E ajo “jo tani”, ishte luftë për të blerë kohë dhe gjeometri tokësore. Madje kjo llogari pati shkuar deri aty sa që Shqipëri mos të ketë fare si alternativë ekstreme e qarqeve serbiane. Ose si alternativë e zbutur, Shqipëri do të ketë por me sovranitet të kontrolluar dhe ata që e pranuan këtë pazar shumë shpejtë do të identifikohën, gjykohën dhe denohën me pushkatim si: Koçi Xoxe e rend deri më 1981, pa “shkëputje nga puna”!

  1. Tradhtia e Apostol Tanefit me seli në Shkup

Likudimi i Koçi Xoxës në Tiranë e dëshproi klubin e Titos tejmase, sepse shpresonte se përmes tij të sillet me shqiptarë si me një “lodër të fëmijëve” lazdrana. Kuptohet se në këtë tradhti muarën pjesë Lindja dhe Perendimi. Nga çarqet Perendimore do të themelohet qendra e spunazhit dhe kontrabandës kundër Shqipërisë me qendër në Kretë. Këtë qendër e subvenciononte CIA dhe Sherbimi intelegjent i Ahmet Zogollit, i cili e kishte ekspoziturën e vet kryesore në Aleksandri të Egjiptit. Në zubvencionim merrte pjesë drejtë për drejtë edhe Shtabi i Mbretit Faruk, i cili do ta pajtojë Mbretin Zog me Mbretin e Italisë Viktor Emanuellin.Në Aleksandri  vinte edhe mbreti i Bullgaris Borisi, për “ndonjë lojë bigjozi” siç thuhet në inforamtën 05/49-53. Por, shënimet kryesore nga Kreta i merrte edhe Shtabi i Titos me shifrën: “Njohtim zyrtar”, vetëm për Plakun”! Në atë leterkëmbi lëvizet edhe çështja e Qeverisë Apostol Tanefit në Shkup, por që shumë shpejtë iu ndërpre finansimi.

19.Qendra e spiunazhit antishqiptar në Kretë 1947-1957

Në koleksionin e Kretës gjindet edhe ky shënim zyrtar: “Millovan Gjillasi më 1947 do ta pyet A. Rankoviqin, me rastin e zbarkimit të gjeneralit Kupreshanin në Korçë kend do ta emroni drejtues shteti në Tiranë? A. Rankoviq i përgjigjet: ‘Pas konsultimit me shtabin e oficerëve që janë të veshur si popa, kemi qëndrimin që ta merojmë djalin e Cena Begut. Po në atë koleksion janë të shënuara edhe forcat politike shqiptare me të cilat do të zhvilloheshin pazare shumë të lehta si: me Zogistët e Veriut, Ballishtës e Jugut dhe Xhafer Devistët e Kosovës. Për ta lehtësuar aksionin “Fshisa në Jugsllavi” (është fjala për spastrimin e shqiptarëve, duke i deportuar në Turqi, për çka po punohej me “gazatarin” Hulusi Kejnanin) thuhet se “së pari duhet neutralizuar Ballistët sepse shtabet e tyre janë me plotë intelektualë. Së dyti, duhet sulmuar Devistët sepse i kanë përparësitë në banditizëm dhe mund të na e kthejnë sherbimin në bumerang. Pra asesi nuk duhet t` i forcojmë kosovarët me asnjë çmim. Të fundit duhet neutralizuar  Zogistët, të cilët aspirojnë nishana dhe grada politike, e ku prijnë disa bajraktar katolik”. (Koleksioni i Titos i sajuar nga V. Dedieri 1979).

  1.   Agjentët e pafat-gjelat në pleh!

Lidhur me këtë, çështja e Zenel Shehut, Hamit Matjanit, Muharrem Bajraktarit, Ibsen Toptanit, Gaço Gogës, Hasan Dostit, Alush Leshnakut, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit,Prenk Pervizit, Kolë Bib Mirakës është kryekput “çështje e CIA-s më 1951. Ndërsa UDB-a në këtë avanturë anti shqiptare  është vetëm një lloj zagari i gjuetisë, por mjaftë për të siguruar informata, të cilat janë më koncize nga të mbledhuarat në kampin e Nishit.

21.Qendra e spiunimit antishqipatr në Nish 1948-1958

Nëse lexohën me kujdes informatat që i tubonte Shtabi i Dushan Mugoshës në Nish, duke punuar për interesa të CIA-s nga ana jugosllave, kuptojmë se: “Ata të arratisur kanë synim ndrrimin e sisitemit në Shqipëri dhe sielljën e jugosllavëve për pozita dahinjësh në fronin e Tiranës”, do të shkuraj Gjeneral Veli Dedi, në një prononcim sekret më 1952.Së këndejmi, botimi i Bejtullah Destanit, DOSJA AMERIKANE për SHQPËRINË KOMUNISTE, Prishtinë 2023, pas leximit me kujdes të veçant,shihet se është një ngarkesë e druve në qerre parë e prap, por drutë nuk janë paluar si duhet dhe kujtë i dedikohën për ngrohje”, sepse nuk janë botim kritik, sepse mungon koleksionin i Nishit, i Gerumit dhe i Kretës, sepse janë të seleksionuara nga Shtabi i Asime Kosovës në Stamboll nga Zëri “Lidhja Kosovare”, por mbi të gjitha edhe nga Shtabi i Xhafer Devës, i cili më 1973 themeloi Lidhjën e Tretë të Prizrenit në ShBA. Shtohet pyetja: a e dinte CIA biografinë e Devës.Po, detalisht por kishte zotëruar mendimi se agjentët antidemokratik shqiptarë të shpërndar nepër botë është vështirë t`i përcjell çdo sherbim, aq më parë kur janë agjentë të piekur sikurse Xh.Deva. Pra, përciellja është më mirë të ndodhë kur të vijnë në Shtabin e Devës, të gjithë së bashku”. (Dokumnete të siellura nga Prof Dr Zhivko Avramovski).

Megjithë këtë, Çështja e Kosovës më 1953 do të quhet:  “Çështje e mbyllur” pasi që ishte lidhur Marrëveshja me Turqinë, për deportimin e Shqiptarëve në Anadolli. Atje në Vilajetin Mysh ishin ngritur me mija koliba për muhaxherët që do të instalohehsin nga Kosova.(Marrëveshja Xhentelmene në KEF /1953, sekret shtetëror, në KEF/1953).

22.Kunderthënjet në mes kuadrove të Titos rreth Kosovës

Ndërsa Çështjae Shqipërisë do të quhet “Çështje e Mbylluar” në dosjet e CIA-s, UDB-es dhe MI6-it, pasi që Shqipëria ishte pranuar në OKB dhe në Paktin e Varshavës më 1955. Nuk kishte më pazare me Tiranën dhe për Shqipërinë. Atë botë në Jugosllavi dhe Londër, sipas dokuemneteve të tyre, do të vjen deri te një kundërshtim në mes Eduard Kardelit dhe Dobrica Qosiqit, që meriton për t` u kujtuar se ku ishte Tirana dhe ku Prishtina. Me që E. Kardel i kishte thënë autorit të romanit “Dielli është largë”, se Ti je rrenci më i madhë”. Qositi ishte përgjegjur: “Rrena është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne rrejmë për të mashtuar dhe vetëm për t` i ngushlluar të tjerët, ne rrejmë për të kërkuar ndiesë, falje, ne rrejmë për të luftuar kundër frigës, rrejmë për ta maskuar mjerimin tonë. Rrena është një formë e patriotizmit tonë, dhe me të vërtetojmë intelegjencën tonë. Ne rrejmë me imagjinatë në mënyrë kreative”. E. Kardel do të përgjigjet: “Në letërsi lejohet trillimi-rrena, por në histori nuk lejohet sepse dokumentët pastaj ju demantojnë fillim e mbarim”.

Në lidhje me këtë, në në plenum të LKJ-ës mbajtur më 1957 “ilegalisht” E. Kardel do të shpalos tërë mendimin e tij se çka do të ndodhë për Jugosllavinë, e cila për çdo ditë ëndrron se si të “gëlltitët Shqipëria e ndonjë pjesë e shteteve fqinje”. Aty E. Kardel do të thot: “Është e natyrëshme që ne sllovenët dhe kroatët një ditë do të shkojmë kah Austria dhe Italia, Ndërsa ju serbët aspironi kah Rusia dhe Bullgaria”. D. Qosiq nga salla: E shqiptarët kah do të aspirojnë në të ardhmën? E Kardel shumë i qetë: “Po, jeni kah bërërni pazare me turkun që shqiptarët t`i shpërngulni në Turqi me lloj-lloj intrigash dhe premtimesh. Por Shqiptartë po bëhën arrë shumë e fortë, posaqërisht pas pranimit Shqipërisë në OKB. Pra nuk do të mundemi për t` i minuar, sepse ata aspirojnë bashkimin kombëtar për çka sipas parimit Leninist kanë të drejtë”. Këtu mshifet çështja se E. Kardelit i nevoitej Çështja shqiptare, për ta dobësuar epërsinë serbe në federatë. Në këtë drejtim është shfrytëzuar edhe Çështja maqedone, por në përmasa më të vogla.

 23.Qendra e Spiunimit në Gerum të Trieshtës 1949-1989

Qendra e spiunazhit jugosllav kundër shqiptarëve në Trieshtë ka funksionuar deri më 1989. Por finansimi i është ndërprerë nga jugosllavët më 1960, atëherë kur Shqipëria del de fakto nga Pakti i Varshavës. Ky realitet ishte shumë i guximshëm dhe duhet vlerësuar rreshtimin shqiptar, do të shkruaj E Kardel. E vërteta, në Kosovë  do të shënohet më 1960 një piknisje epokale: Do të fillojë hapja a fakulteteve në gjuhën shqipe. Do të fillojë në Beograd loja për decentralizimin e federatës, qëllim ky që do të shpërthej prap në Plenumin e LKJ më 1962. Nga kjo kohë finasimin e Qendrës spiuniazhit në Gerum, do ta menagjojë MI6 dhe pjesërisht një ekspoziturë agjenturore greke, realitet ky që do të mbyllët më 1989, përgjithëmonë.

24.Fundi i Luftës së Ftoftë dhe Çështja Shqiptare

Në këtë nye shtrohet një pyetje thelbsore. Kur do të largohët shqiptaria nga sanksionet e kohërave të kaluara dhe kohërave të përtashme, të cilat janë lokalizuar në dy nye neuralgjike, sidomos ndaj shtetit të Kosovës. Dhe pse mos ta themi kur kemi fakte, se momentalisht, kundërshtari më i egër ndaj shtetit të Kosovës në Evropë është shteti i Vatikanit. Në rend të dytë vijnë Rusia, Irani dhe Plastina me Serbinë.

Lufta e Ftoftë është manifestuar pas Luftës së Dytë Botërore në rrafshin politik dhe në rrafshin ushtrak. Si rrjedhojë e këtyre pozicioneve gjeostratetgjike dhe ideologjike ka ardhur deri te forsimi i luftërave lokale, mbi kurrizin e të cilave kanë kalëruar dy blloqet: I NATO-s (1949) dhe i Varshavës (1955). E vërteta, tërë muskulatura e forcës në mes këtyre dy blloqeve është vizatuar në dy rrafshe të Evropës dhe pastaj segmente të atyre kundërthënjeve janë manifestuar në Azi dhe Afrikë, të cilat flejnë mbi ari por që kanë mbetur më të varfurat në Botë. Segementi i parë i mbatjës së muskujve në mes blloqeve  ushtarke ishte Muri i Berlinit. Segmenti i dytë në të cilin është investuar kot për disa dekada në “hie”, është kufiri shqiptaro-shqiptar. Kjo bela e ndau Shqipërinë më 1913, vetëm pse pjesa dermuese e shqiptarëve ishte e rreligjionit islam. Ndërsa në rastin e Murit Berlinit u denua populli gjerman, jo për shkak të rreligjionit, por për shkak të ideologjisë nazifashiste. E vërteta, palga gjemrmane filloi të mbyllët më 1975 kur Vili Brant u përkul simbolikisht para viktimave të hollokaustit. Ndërsa fundi pasoi më 1990 kur ra perdja e komunizmit në Rusi dhe Muri i Berlinit mbeti si një “prrallë tragjike”, që e bren çdo liridashës.Ndërsa shpartallimi i murrit shqiptaro shqiptar është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Plaga shqiptare në anën tjetër mbeti varrë që kullon ende, edhe sot. Pse? Kjo plagë nuk është e theksuar tani për tani në luftë për Sazanin për çka i mbatën shigjetat italianët dhe grekët (1940), por Lufta për Urën e Ibrit sot që e ka ndarë një qytet sikurse Berlini, e që ka për prapavi dominimin mbi xehet në bazenin e Trepçës, është diçka më tepër se ideologji. Në lidhje me këtë mbatja e muskujve në urë, është një luftë e maskuar, sepse ende nuk është gjetur ndonjë qeveri marionetë e sigurtë që e jep më lirë tërë bazenin e xeheve, ëndërr kjo që nuk ka teori që do të realizohet. Në lidhje me këtë më 24 shtator 2023, pati një orvatje që “Çështja e Urës” të mbyllët me një luftë rrufe serbiane, por siç treguan ngjarjet u mbeti arra në fyt, atyre që planifikuan. Ky fakt disi tregoi se Banja nuk ka qenë ndonjë skenar origjinal, nga ai që e prodhoi Sreberenicën më 1995 kur ushtarët e Holandës u lidhën me mjete speciale për parmakët e urës mbi lum. E vërteta, rasti i Vagnerit në Rusi nuk është shpalosur prandaj edhe rasti i Radojçiqit në Kosovë, po luftohet të mbetët enigmë.

Të përfundojmë. Dëmet ne shqiptarët që ia kemi bërë veti kanë pasur një rrugë të gjatë. Kur do ta kuptojmë se në shumicën e etapave historike kemi “notuar” në rreth të thatë, nuk duhet pyetur krerët politik partiak e as ata që ishin e janë në fronin e shteteve. Për këtë plagë duhet pyetur arkivat ku flejnë planet ogurzeza të spiunëve që shitën për pak para, pa menduar se një ditë do të zbulohën të gjithë duke i lërë familjës faqe të zezë e kombit me mija e miliarda dëme kolaterale.

Shkirimi i kushtohët:Adem Demaçit, Shaban Shalës, Metush Krasniqit, Fazli Grejqefcit dhe Prof Zekeria Rexhës!

Më 14 Prill 2026 

Botim i veprës së Ali Llunjit, Ulqini e Deti, në shërbim të kujtesës  dhe të identitetit  të Ulqinit

1

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Botim në shërbim të kujtesës  dhe të identitetit  të Ulqinit

Ali Llunji, ULQINI E DETI, Fondacioni Lika, Ulqin, 2026

Botimet të cilët kanë të bëjnë me Ulqinin kanë marrë hov pas vitit 1990, me rastin e ndryshimeve shoqërore e politike në vend. Jo se nuk ka pasur autor më parë me sens kriues,  por ishin rrethanat shoqërore që ndaj shqiptarëve në përgjithësi e Ulqinit  në veçanti ishin specifike në sajë të kaluarës  së tij historike. Ishte koha kur na ishte mohuar e drejta për të shkruar të vërtetën, sepse  pasojat ishin evidente

Në kuadër të atyre  personaliteteve  të Ulqinit të cilët janë dalluar me veprimtarinë e tyre krijuese e botuese, bën pjesë edhe Ali Llunji i cili ndonëse pjesën ma të madhe të jetës e ka kaluar në Kosovë, ai i ka mbetur besnik vendlindjës, Ulqinit të tij të dashur. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse vendlindja të ndjek nga pas kudo që të shkosh e të jetosh. Ai ka lindur në Ulqin në vitin 1939, pjesëtar i familjes së nderuar të  hafiz Hasan Llunjit. Në vendlindje ka kryer shkollën fillore, ndërsa të mesmen –normalën në Prishtinë, dhe Fakultetin gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë.

Jeta dhe puna  në Kosovë

Ndonëse në  detyrën e arsimtarit ka filluar të punojë në Katërkollë në Anë të Malit, veprimtaria e tij kryesore është zhvilluar në Kosovë, ku ka jetuar e punar rreth gjashtë dekada. Kështu në Kosovë fillimisht  punuar si profesor në Gjimnazin e Prishtinës dhe në Shkollën e Lartë të Komunikacionit(Prishtinë). Ndërsa më pas puna e tij kryesore ka qenë gjatë pesë dekadave në në fushën e publicistikës: si gazetar, redaktor, redaktor përgjegjës, komentator e kryeredaktor. Ka punuar në Radio Prishtinë,në Redaksinë Shqipe të TV Beogradit, në Televizionin e Prishtinës(TVP), Entin e Teksteve, ndërsa është pensionuar si drejtor i Arkivave të Radio Televizionit të Kosovës. Është nder themeltarët e kuadrot  e para udhëheqëse e kreative të Programit Dokumentar Fejtonistik të TVP-së. Me shumë raporte, vështrime e komente informoi opinionin shqiptar për ngjarjet më të rëndësishme në kulturë, arsim, shkencë të mejdiseve tona dhe më gjerë.

Si reporter televiziv ka përgatitur dokumentarë shkencor si ai i”500 vjetorit të Skënderbeut”(1968),”Konsullta Gjuhësore e Prishtinës”, “Kongresi i Drejtshkrimit”(1972), shumë festivale e manifestime letrare etj. Ka punuar si autor e bashkautor  ne serialet dokumentare-televizive:”Arbreshët e Italisë”, “Arbreshët e Zarës”, “Shqiptarët e Sirisë”, “Shqiptarët e Peshterit”, serialet “Gjeniu i kombit-Jeta dhe vepra shkencore e prof.dr.Eqrem Çabejt”etj.

Po ashtu është marrë edhe me kritikë teatrore, filmore dhe letrare, me karakter eseistik e shkencor, që i ka botuar në mediat e shkruara të kohës  në Kosovë. Si shkrimtar ka shkruar prozë,drama e skenarë për filma artistikë. Nder librat më të rëndësishëm janë: “Në kalimere”, prozë për fëmijë(1967), “Lugu i Xhemiles”-dramë(1998); “Migjeni-filiz i epokës sonë”(1990), “Beqir Kastrati-legjendë e arsimit kosovar”(2001), “Harapet e Ulqinit”(2013) dhe se fundit ”Ulqini e deti”(2026).

Detarët-ambasadorët e Ulqinit

Duke lexuar këtë libër, çdo lexues do të njoftohet me  disa të dhëna të cilat  janë pjesë e kujtesës urbane të Ulqinit, që më kujdes të veçantë janë evidentur nga autori. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse sa herë që Aliu ka ardhur në vendlindje, ai nuk ka qendruar statik, por vazhdimisht ka mbledhur material interesant jo vetëm nga detarët e peshkatarët e Ulqint, që ishte  veprimtari jetike e tyre. Madje ky ishte një obligim moral përkatësisht një ndjenjë e veçantë e autorit ndaj vendlindjës dhe bashkëqytetarëve të tij, të cilët kanë qenë ambasadorët me të denjë të qytetit të Ulqinit.

Krahas meditimit e  komunikimit në bashkëbisedim me individë të ndryshëm, duhet thënë publikisht se ai  ka qenë i privilegjuar sepse pranë vetës ka pasur nënën e tij, e cila ka qenë një arkiv i veçantë për të kaluarën e Ulqinit. Në këtë botim  janë përfshi një gamë e gjerë detaresh të moshave të ndryshme të cilët kanë bërë emër në kohën e tyre. Ata në këtë botim na paraqitën si dëshmi e një jetë dinamike, në luftë me detin dhe mbijetesën në det, duke mbetur emblemë e qytetit të Ulqinit.

Shtojca vlerë e veçantë e librit

E veçanta e këtij botimi ka të bëjë me shtojcën e cila është realizuar nga botuesi duke ofruar të dhëna me interes për traditën detare shqiptare me theks të veçantë në traditën ulqinake të detarisë. Në këtë aspekt ofrohen të dhëna për barkat ulqinake me vela deri në vitin 1918, kapedanët e detarët ulqinakë. Po ashtu ofrohen të dhëna edhe për detarët ulqinakë të shpëmgulur në Shkodër e gjetiu në Shqipëri, pas vitit 1880. Kemi të bëjmë me një veprim të qëlluar  sepse ka   kompletuar çështjen e trajtuar, duke ofruar të dhëna me interes për çështje të antopologjisë historike e asaj kulturore.

Ndërsa fotoalbumi përmbyll në mënyrë logjike një botim interesant jo vetëm për detarinë e Ulqinit, duke ofruar pamje të ndryshme me interes shumëdimensional.

Përfundim

Në sajë të përmbajtjës e tematikës së trajtuar këtë libër në vitrinën e tyre duhet ta mbajnë të gjitha familjet ulqinake të cilët  kanë qënë pjesë e veprimtarisë së detarisë, sepse ata këtu përmenden me emër e mbiemër. Ky libër paraqet të kalurën e Ulqinit të paktën këto tre shekujt e fundit, periudhë kur në ketë qytet lulëzoj veprimtaria e detarisë e më te e edhe e kusarisë.

Por, në këtë aspekt nuk duhet përjashtuar as të tjerët sepse deti është i të gjithë qytetarëve si vendas por edhe i atyre që këtu vijnë si vizitor. Të dhënat e ofruara në këtë botim janë dëshmi  transparente për të kuptuar rëndësinë e kësaj veprimtarie për mbijetesën në këtë qytet në të kaluarën.

Pasi  Ulqini është i veçantë në historinë e detarisë shqiptare,  nga ky botim  kanë mundësi të njihen  me të dhëna me interes të gjithë ata  të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme  për detarinë  e Ulqinit sidomos ne këto tre shekujt e fundit.

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një botim të veçantë i cili përveç kujtimeve të bartuara përcjell edhe ata të përjetuara, nga e kaluara e deri në ditët tona, literatura e konsultuar avancon çështjet përkatëse. Dhe si i tillë e them me bindje të plotë se fragmente nga ky botim në lidhje me detarinë e Ulqinit, mund të prezantohen si njësi e veçantë mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, sepse të dhënat e tilla në këtë libër janë të rralla, për të gjithë ata që detarinë e kanë hobi apo në interes të meditimit personal.

Në këtë drejtim ulqinakët kanë qenë shëmbull sakrifice e guximi në aspektin lokal e ate kombëtar si asnjë qytet tjetër në të kaluarën në bregdetin shqiptar. Ndërsa prezantimi i kësaj veprimtarie në letërsinë popullore e në veçanti në folklorin shqiptar  e dëshmon më së miri një konstatim të tillë.

Dhe në fund cekim se  për të gjithë ata që duan të trajtojnë detarinë e Ulqinit, ky botim do të jetë referencë e domosdoshme, për hulumtimet apo studimet e ndryshme për  detarinë e Ulqinit, e cila ka qenë sinonim i veprimtarisë së ulqinakëve  dhe mbijetesës së tyre në këtë cep të Ilirisë.

(Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 6 prill 2026)

Samit, apo javë turizmi në Tiranë?!

3

Arif Ejupi, Gjenevë

Qeveria e Edi Ramës prej vitesh promovon organizimin e një të ashtuquajturi “Samit të Diasporës” në Tiranë. Një emërtim i madh, që në vetvete ngjall pritshmëri të larta për një organizim serioz, gjithëpërfshirës dhe strategjik për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut.

Por, realiteti që shihet ndër vite lë shumë për të dëshiruar. Deri më sot, nuk është bërë kurrë transparente: Cili është qëllimi konkret i këtij samiti?  Çfarë rezultatesh ka prodhuar ai? Kush i përzgjedh pjesëmarrësit dhe mbi çfarë kriteresh?

Një samit, në kuptimin e mirëfilltë, është një platformë vendimmarrëse, ku diskutohen politika konkrete dhe nxirren rekomandime të zbatueshme. Ndërsa këtu krijohet përshtypja e një aktiviteti ceremonial, më shumë për imazh sesa për përmbajtje.

Pjesëmarrje selektive dhe jo përfaqësuese . Nga ajo që është parë, në këtë organizim marrin pjesë kryesisht: individë të afërt me strukturat qeveritare, persona me interesa biznesi, figura që kërkojnë ekspozim publik.

Ndërkohë, mungojnë: aktivistët e mirëfilltë të diasporës, organizatorët që për dekada kanë qenë shtylla të komunitetit,  përfaqësues të shoqatave serioze dhe funksionale.

Kjo krijon një hendek të madh midis realitetit të diasporës dhe përfaqësimit të saj në këtë “samit”.

Diaspora reale dhe diaspora e ekspozimit . Pas Pavarësisë së Kosovës, dinamika e organizimit të diasporës ka ndryshuar. Në shumë vende të Perëndimit janë krijuar: shoqata formale pa strukturë reale, organizime sporadike “sa për sy e faqe”,  iniciativa që më shumë promovojnë individin sesa komunitetin.

Shumë prej këtyre subjekteve: nuk kanë kryesi funksionale, përfaqësohen nga dy ose tre persona, mbajnë emra të mëdhenj pa përmbajtje reale.

Pikërisht këto struktura shpesh shfaqen në aktivitete të nivelit të lartë, duke zëvendësuar ata që realisht kanë kontribuar ndër vite.

Samit apo turizëm institucional? Në vend që të jetë një platformë strategjike, ky organizim ngjan më shumë me: një aktivitet protokollar, një mundësi rrjetëzimi për interesa të ngushta,  një formë “turizmi institucional” me fotografi dhe deklarata boshe.

Kjo e dëmton jo vetëm seriozitetin e vetë organizimit, por edhe besimin e diasporës ndaj institucioneve shtetërore.

Çfarë duhet të ishte një samit i vërtetë? Një Samit i Diasporës duhet të jetë: i hapur dhe transparent në përzgjedhjen e pjesëmarrësve,  përfaqësues real i komuniteteve shqiptare në botë,  i orientuar drejt rezultateve konkrete,  platformë bashkëpunimi institucional dhe ekonomik.

Duhet të përfshijë: ekspertë të fushave të ndryshme, sipërmarrës të suksesshëm, aktivistë me kontribut të dëshmuar,  përfaqësues legjitimë të shoqatave funksionale.

Nëse mungon përmbajtja, serioziteti dhe përfaqësimi real, atëherë çdo “samit” rrezikon të mbetet vetëm një skenë ekspozimi, një javë turizmi politik e institucional, pa ndikim të vërtetë në jetën e diasporës shqiptare.

Intervistë me muzikanten Fjolla Iseini për rrugën e saj në botën e artit

0

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Një zë shqiptar në skenat e muzikës klasike – Fjolla Iseini rrëfen rrugëtimin e saj artistik.

Në universin e muzikës klasike, ku çdo tingull kërkon disiplinë, ndjeshmëri dhe shpirt artisti, sopranoja shqiptare Fjolla Iseini përfaqëson një zë të ri që po afirmohet me finesë dhe përkushtim. E lindur në Shkup dhe e lidhur me muzikën që në fëmijëri, ajo e ka ndërtuar rrugëtimin e saj artistik hap pas hapi, nga skenat e festivaleve për fëmijë e deri te interpretimet në skenën operistike.

Me një formim të qëndrueshëm profesional në fushën e kantos dhe me përvojë në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Fjolla Iseini i përket atij brezi artistësh që e shohin artin si një mision të vazhdueshëm kërkimi dhe përkushtimi. Sot ajo jeton dhe vepron në Zvicër, ku përveç aktivitetit artistik, kontribuon edhe në edukimin muzikor të brezit të ri, duke e ndarë pasionin e saj për muzikën me nxënësit.

Rrugëtimi i saj nuk ndalet vetëm në skenë: ai vazhdon edhe në fushën akademike, ku ajo po përmbyll studimet e doktoratës në teknikën vokale, duke thelluar më tej kërkimin mbi artin e këndimit. Në këtë bisedë, sopranoja Fjolla Iseini ndan me ne kujtimet e fillimeve, sfidat e skenës operistike, përvojën e jetës artistike në diasporë dhe vizionin për të ardhmen e saj në muzikën klasike.

Fillimet dhe zbulimi i talentit

Nexhmija Mehmetaj: Fjolla, ju keni filluar rrugëtimin artistik që në moshën pesëvjeçare. Si e kujtoni kontaktin tuaj të parë me muzikën dhe skenën?

Fjolla Iseini: Që në moshë të vogël e kam adhuruar këngën. Në shtëpi isha një fëmijë i hareshëm; luaja dhe këndoja vazhdimisht, madje merrja telekomandën dhe e improvizoja si të ishte mikrofon.

Rrugëtimi im artistik nisi shumë herët. Talenti im u vu re që në moshën 3-vjeçare, kur një ditë, teksa isha me prindërit në një lokal, papritur mora mikrofonin e këngëtarit Selami Kolonja — një emër i njohur për të gjithë sot — i cili më vonë u bë edhe profesori im i solfexhos gjatë studimeve Bachelor. Aty këndova këngën “A vritet pafajësia” të Leonora Jakupi.

Ai mbeti i habitur se si një fëmijë kaq i vogël mund të interpretonte një këngë të tillë dhe iu drejtua prindërve të mi duke u thënë: “Vajza juaj ka talent, mos ia ndalni rrugën, por filloni që tani ta mbështesni.” Ky moment shënoi hapin e parë të rëndësishëm, kur familja ime vendosi të më orientojë drejt muzikës.

Nexhmija Mehmetaj : Cilat kanë qenë kujtimet dhe emocionet nga festivalet e para për fëmijë ku morët pjesë ?

Fjolla Iseini : Në moshën 5-vjeçare mora pjesë në festivalin për fëmijë “Cicërimat e para”, që organizohej në qytetin tim, në Gostivar. Aty u njoha për herë të parë me skenën. Interpretoja një këngë shumë të bukur për fëmijë, “Babi, a më dëgjon?”, me të cilën u shpërbleva me çmimin e parë nga juria profesionale. Që nga ai moment, skena u bë si shtëpia ime e dytë — aty filloi gjithçka.

Çdo festival ku kam marrë pjesë ka pasur rëndësinë e vet, por kujtimet më të bukura lidhen me miqësitë dhe përjetimet me këngëtarët e vegjël. Shkëmbenim ide, flisnim për mënyrën se si do të paraqitemi, si do të këndonim dhe cila këngë do të dilte më e bukur. Natyrisht, momenti më emocionues ishte gjithmonë fundi, kur ndaheshin çmimet. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm sa herë që përmendej emri im si fituese e ndonjë çmimi.

Nexhmija Mehmetaj : Sa ndikim pati familja në zbulimin dhe zhvillimin e talentit tuaj muzikor?

Fjolla Iseini : Familja ime nuk i përkiste fushës së muzikës. Nëna ime ishte mësuese e ciklit të ulët fillor, ndërsa babai ekonomist. Unë isha e vetmja në familje që ndoqa këtë profesion. Tek unë, muzika ishte diçka e lindur, një dhunti natyrore që erdhi vetvetiu dhe që më pas e përforcova me shumë punë dhe përkushtim.

Megjithatë, familja ime pati një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin tim. Ata më mbështetën vazhdimisht dhe më inkurajuan të ec përpara, të dal në skenë, të këndoj dhe të ndjek shkollën e muzikës. Ishin një mbështetje e fortë dhe nuk më lanë kurrë të mbetem prapa.

Ajo që ishte më interesante ishte se, kur merrnim pjesë në festivale, shpesh na pyesnin nga e kishim trashëguar talentin. Shumë konkurrentë përgjigjeshin se e kishin nga nëna apo babai, ndërsa unë gjithmonë thosha se nuk e kisha trashëguar nga askush — isha e vetmja në familjen time që merresha me muzikë.

Formimi muzikor

Nexhmija Mehmetaj :Studimet e para i keni filluar në drejtimin e pianos në Gostivar. Si ndikoi studimi i pianos në formimin tuaj si këngëtare lirike?

Fjolla Iseini : Studimet e mia të para i nisa në drejtimin e pianos, edhe pse dëshira ime fillestare ishte të studioja flautin. Megjithatë, duke qenë se qyteti im, Gostivari, është relativisht i vogël dhe me një interesim më të kufizuar për muzikën klasike, nuk pata mundësi ta ndjek atë instrument. Në atë kohë, ofroheshin vetëm piano dhe solfezh, kështu që vendosa të filloj me pianon.

Ky instrument rezultoi të ishte një bazë shumë e rëndësishme për formimin tim muzikor. Studimi i pianos më ndihmoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e dëgjimit muzikor, ndjeshmërisë artistike dhe kontrollit të intonacionit, duke ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjen time si këngëtare lirike në vitet në vijim.

Nexhmija Mehmetaj: Ju jeni vlerësuar me shumë çmime në konkurrencën kombëtare dhe ndërkombëtare. Cili prej tyre ka qenë më domethënës për ju?

Fjolla Iseini : Vlerësimet kanë qenë të shumta. Në pothuajse çdo garë apo festival ku kam marrë pjesë, kam arritur të shpërblehem me ndonjë çmim. Që në fëmijëri kam qenë shumë këmbëngulëse dhe ambicioze; shkoja në festivale me dëshirë dhe bindje se do të kthehesha me një çmim — dhe shpesh ia dilja. Në ato gara kishte shumë fëmijë të talentuar, shpesh edhe fëmijë kompozitorësh apo këngëtarësh, me zëra shumë të bukur, por unë isha e vetmja që arrija të vlerësohesha vetëm falë punës sime, pa ndihmën e askujt.

Një nga çmimet më të papritura dhe më domethënëse për mua ka qenë në garën “Gjeniu i Vogël” në Tiranë, ku merrnin pjesë fëmijë nga e gjithë bota. Aty u rendita me çmimin e dytë, me 90 pikë nga juria. Ishte një moment i jashtëzakonshëm për mua, sidomos kur përfaqësuesja moderatorë Alketa Vejsiu përmendi emrin tim dhe tha: “Një yll në skenën shqiptare po lind.” U ndjeva e habitur, por mbi të gjitha jashtëzakonisht e lumtur.

Nexhmija Mehmetaj: Përmendet edhe aftësia juaj për dëgjimin absolut. Sa e rëndësishme është kjo dhunti në rrugëtimin e një këngëtareje operistike?

Fjolla Iseini : Një tjetër vlerësim shumë i veçantë ishte kur u shpalla me “vesh absolut” në një konkurrencë në Strugë, ku merrnin pjesë pianistë të vegjël. Gjatë interpretimit tim në piano, fillova të improvizoj me akorde dhe juria vuri re aftësinë time për të dëgjuar dhe riprodhuar saktë tingujt. Kjo më solli vlerësimin si një nga dëgjueset më të sakta muzikore.

Kjo aftësi më ka ndihmuar shumë edhe në zhvillimin tim si këngëtare operistike. Gjatë studimit të veprave, shpesh i improvizoja tonalitetet në piano dhe i përvetësoja në këtë mënyrë. Falë këtij procesi dhe përkushtimit të vazhdueshëm, kam arritur të mësoj përmendësh një arie brenda dy ditësh, ndërsa një operë të plotë me katër akte brenda dy javësh. Kjo lidhet pikërisht me atë që quhet “vesh absolut” — aftësia për të përvetësuar dhe riprodhuar muzikën me saktësi, përmes dëgjimit dhe ndjeshmërisë së brendshme, shpesh edhe përtej notave të shkruara.

Studimet universitare dhe mentorët

Nexhmija Mehmetaj : Studimet e këndimit artistik i keni zhvilluar në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Çfarë ndikimi patën profesorët tuaj, veçanërisht prof. Nita Zenuni dhe tenori Kastriot Tusha, në zhvillimin tuaj artistik?

Fjolla Iseini : Studimet e mia të para për kanto i fillova në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku pata si mentor kryesor tenorin Kastriot Tusha. Ai ishte njëkohësisht edhe profesor i teknikës vokale dhe më ndihmoi jashtëzakonisht shumë në formimin tim profesional, sidomos në përvetësimin e teknikës së të kënduarit. Po ashtu, një rol shumë të rëndësishëm pati edhe asistentja, profesoresha Nita Zenuni.

Për mua, ata nuk ishin vetëm profesorë që punonin me mua gjatë orëve të mësimit, por edhe mbështetës dhe motivues të vazhdueshëm. Më inkurajuan të marr pjesë në koncerte të shumta dhe më shtynë të dal në skenë sa më shpesh. Falë besimit që patën tek unë, u forcova shumë si studente dhe fitova siguri në rrugëtimin tim artistik.

Besoj se një pedagog i mirë ka fuqinë të të ndërtojë fort në profesion, dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Nuk mjafton të kesh vetëm një profesor; e rëndësishme është të kesh një pedagog që di ta përcjellë dijen në mënyrën më të qartë dhe më frymëzuese të mundshme.

Profesorët e mi kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin tim dhe sot i përmend me shumë respekt dhe krenari.

Nexhmija Mehmetaj: Në vitin e tretë të studimeve u shpallët zëri më i mirë ndër solistët e fakultetit. Si e përjetuat këtë vlerësim?

Fjolla Iseini : Edhe pse nuk ishim një numër shumë i madh studentësh në degën e këndimit, u organizua një garë e brendshme mes nesh, ku synohej të përzgjidhej zëri më i pastër dhe më voluminoz. Nga kjo garë u përzgjodha unë.

Vendimi u mor nga shefi i katedrës dhe komisioni vlerësues, jo vetëm mbi bazën e interpretimit që realizova në atë moment, por edhe duke analizuar punën time trevjeçare gjatë studimeve. Ky vlerësim më gëzoi jashtëzakonisht shumë, sepse ndjeva se përkushtimi dhe puna ime ishin kurorëzuar me sukses.

Edhe pse kishte studentë më të rritur se unë, të cilët kishin nisur studimet një vit më herët, komisioni e pa të arsyeshme të më përzgjidhte mua. Në këtë prezantim u paraqita me arien e Mrikës nga opera Mrika e kompozitorit Prenk Jakova.

Nexhmija Mehmetaj : Sa e rëndësishme ka qenë përvoja me studion operistike dhe interpretimi i arieve nga repertori klasik botëror gjatë studimeve ?

Fjolla Iseini : Përvoja me studion operistike ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për formimin tim artistik. Aty nuk punonim vetëm me arie, por edhe me opera dhe opereta më të vogla, zakonisht me dy akte, nga repertori botëror dhe në gjuhë të ndryshme.

Kjo lëndë na ndihmoi të formohemi si artiste, sepse puna zhvillohej në mënyrë shumë të detajuar. Profesori ynë ishte shumë i përpiktë dhe nuk punonte vetëm mbi interpretimin e veprave, por edhe mbi shprehjen e ndjenjave dhe përjetimin emocional që duhet të përcjellë çdo interpretim në skenë. Kjo përvojë më ka ndihmuar shumë në ndërtimin tim si këngëtare operistike.

Përvoja në Operën e Maqedonisë

Nexhmija Mehmetaj : Ju keni qenë e pranishme edhe në skenën e Operës në Maqedoni. Çfarë përvoje artistike dhe personale ishte kjo për ju?

Fjolla Iseini : Gjatë studimeve pata mundësinë të paraqitem në skenën e Operës së Maqedonisë, një përvojë shumë e rëndësishme dhe e veçantë për mua. Pas disa muajsh, u punësova aty si koristë, çka më dha mundësinë të jem pjesë e vazhdueshme e jetës artistike në këtë institucion.

Kjo eksperiencë nisi me një koncert të organizuar për këngëtarët e rinj të muzikës klasike. Përzgjedhja u bë përmes një audicioni nga një dirigjent italian, i cili ishte organizatori i koncertit. Nga rreth 80 kandidatë, u përzgjodhëm vetëm 10, dhe kjo për mua ishte një arritje shumë e madhe.

Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të ngjitesha në atë skenë dhe të isha pjesë e një koncerti kaq madhështor. Kjo përvojë më ndihmoi të rritem si artiste, por edhe si person, duke më dhënë më shumë siguri dhe besim në vetvete.

Nexhmija Mehmetaj : Ju u bëtë një nga artistet e para shqiptare në korin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Çfarë sfidash dhe emocionesh solli kjo përvojë?

Fjolla Iseini : Në korin e Operës së Maqedonisë, kam qenë një nga artistet e para të përzgjedhura përmes një konkursi të rregullt. Ajo që e bëri këtë përvojë edhe më të veçantë ishte fakti se karriera ime në këtë institucion nisi me një moment shumë domethënës: interpretimin në operën e parë shqiptare, Skënderbeu.

Ishte paraqitja ime e parë si koriste dhe pikërisht me një vepër shqiptare, e cila për herë të parë vihej në skenën e Operës së Maqedonisë. Ndjenja që përjetova ishte e papërshkrueshme — një përzierje krenarie, emocioni dhe përgjegjësie artistike, që do ta mbaj gjithmonë në zemër.

Nexhmija Mehmetaj: Nga repertori i kompozitorëve të mëdhenj si Verdi, Puccini, Mozart apo Bizet, cili rol ose vepër ju ka prekur më shumë si artiste

Fjolla Iseini : Nga repertori i kompozitorëve të mëdhenj botërorë, të gjitha veprat që kam interpretuar kanë pasur një vend të veçantë në formimin tim artistik dhe më kanë dhuruar emocione të thella. Megjithatë, ndër më të dashurat për mua mbetet opera Aida e kompozitorit Giuseppe Verdi. Sa herë që e kam interpretuar, jam ndjerë shumë e lidhur emocionalisht me të dhe e kam kënduar me shumë dashuri. Është një vepër e gjatë dhe e vështirë, që kërkon përkushtim të madh, disiplinë dhe punë të vazhdueshme për t’u interpretuar në nivelin e duhur.

Jeta dhe aktiviteti në Zvicër

Nexhmija Mehmetaj : Prej disa vitesh jetoni dhe veproni në Gjenevë. Si ka ndikuar ky ndryshim mjedisi në zhvillimin tuaj artistik?

Fjolla Iseini : Kaluan gati pesë vite larg vendlindjes që jetoj në Gjenevë. Fillimet nuk kanë qenë të lehta: një vend i ri, një ambient i panjohur dhe largimi nga familja dhe shoqëria ime. Megjithatë, asnjëherë nuk u shkëputa nga profesioni im. Në fillim kisha dyshime nëse do të arrija të përshtatesha me tregun zviceran, jo për mungesë aftësie, por për shkak të rrethanave dhe pasigurive të natyrshme.

Me kalimin e kohës kuptova se, me përpjekje dhe këmbëngulje, gjithçka është e mundur. Gradualisht fillova të angazhohem edhe këtu në projekte artistike dhe koncerte të ndryshme, duke vazhduar kështu rrugëtimin tim profesional edhe në një realitet të ri.

Nexhmija Mehmetaj: Si e përjetoni faktin që përfaqësoni kulturën dhe talentin shqiptar në skenën artistike të Zvicrës?

Fjolla Iseini: Jam shumë e lumtur që në Zvicër, veçanërisht në Gjenevë, jeton një komunitet i madh shqiptarësh që kanë arritur suksese të konsiderueshme. Prania e tyre ka qenë një mbështetje e rëndësishme për mua, sidomos në fillimet e mia në këtë vend të ri.

Këtu ekzistojnë edhe institucione ku flitet gjuha shqipe dhe organizohen aktivitete e evenimente kulturore shqiptare, gjë që më ka ndihmuar të ruaj lidhjen me identitetin tim dhe kulturën nga vij. Në të njëjtën kohë, jeta në një qytet ndërkombëtar si Gjeneva më ka dhënë mundësi të reja artistike, duke më nxitur të zhvillohem më tej dhe të përballem me sfida të reja në skenën muzikore.

Sa herë që këndoj shqip në Zvicër, zemra më mbushet plot, sepse besoj fort se rrënjët tona nuk duhet të shuhen dhe se këngët tona të bukura meritojnë të dëgjohen kudo.

Kam vënë re me shumë kënaqësi se edhe publiku zviceran i pret shumë mirë këngët shqipe. Në disa promovime librash ku kam interpretuar, reagimi i tyre ka qenë shumë vlerësues.

Nexhmija Mehmetaj: A ka dallime mes jetës artistike në Ballkan dhe në Zvicër ?

Fjolla Iseini: Po, ka dallime të dukshme mes jetës artistike në Ballkan dhe në Zvicër. Në Zvicër, gjithçka është më e strukturuar dhe profesionale; ekziston një organizim shumë i mirë, standarde të larta dhe më shumë seriozitet në qasjen ndaj artit. Kjo krijon mundësi të mira zhvillimi, por njëkohësisht kërkon edhe disiplinë dhe përkushtim maksimal.

Nga ana tjetër, në Ballkan jeta artistike është më e ngrohtë dhe më spontane. Ka më shumë afërsi njerëzore dhe emocion në interpretim, por shpesh mungojnë mundësitë e qëndrueshme dhe mbështetja institucionale.

Të dyja kanë bukurinë e tyre: Ballkani të jep shpirtin dhe ndjeshmërinë artistike, ndërsa Zvicra të ofron strukturën dhe profesionalizmin për ta zhvilluar atë më tej.

Angazhimi pedagogjik

Nexhmija Mehmetaj : Krahas karrierës artistike jeni e angazhuar edhe në mësimdhënie. Çfarë ju motivon të punoni me fëmijët dhe të rinjtë në fushën e muzikës?

Fjolla Iseini: Krahas karrierës sime artistike, mësimdhënia zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën time profesionale. Ajo që më motivon më shumë për të punuar me fëmijët dhe të rinjtë është mundësia për të ndarë pasionin tim për muzikën dhe për t’i ndihmuar ata të zbulojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre artistik.

Për mua, muzika nuk është vetëm teknikë, por edhe një mënyrë e fuqishme shprehjeje dhe zhvillimi personal. Është një ndjenjë e veçantë të shohësh progresin e nxënësve, rritjen e vetëbesimit të tyre dhe gëzimin që përjetojnë përmes muzikës.

Ky proces më frymëzon vazhdimisht dhe më jep kënaqësi të madhe, si në rolin tim si pedagoge, ashtu edhe si artiste.

Nexhmija Mehmetaj: Sa e rëndësishme është edukimi muzikor në zhvillimin e ndjeshmërisë artistike te brezat e rinj?

Fjolla Iseini: Edukimi muzikor është thelbësor në zhvillimin e ndjeshmërisë artistike te brezat e rinj. Përvoja ime me fëmijët dhe të rinjtë më ka bindur se muzika është një mjet i fuqishëm që ndikon jo vetëm në formimin artistik, por edhe në zhvillimin emocional, intelektual dhe kreativ të tyre.

Është shumë frymëzuese të shohësh se si ata rriten jo vetëm si artistë, por edhe si individë më të sigurt dhe më të ndjeshëm ndaj botës që i rrethon. Përmes muzikës, ata mësojnë të dëgjojnë me vëmendje, të përjetojnë më thellë dhe të shprehin emocionet e tyre në mënyrë të vetëdijshme dhe kreative.

Edukimi muzikor nuk kufizohet vetëm në teknikë apo interpretim; ai ndikon drejtpërdrejt në formimin e botës së brendshme të individit. Në një botë gjithnjë e më të shpejtë dhe të dominuar nga teknologjia, muzika mbetet një hapësirë e rëndësishme ku të rinjtë mund të lidhen me emocionet e tyre, të zhvillojnë ndjeshmërinë artistike dhe të gjejnë mënyrën e tyre unike të shprehjes.

Kërkimi akademik dhe e ardhmja

Nexhmija Mehmetaj : Aktualisht jeni në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e teknikës vokale. Çfarë synoni të sillni të re me këtë kërkim?

Fjolla Iseini: Po, ashtu jam në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e teknikës vokale, dhe synimi im kryesor është të sjell një qasje më të integruar dhe bashkëkohore në pedagogjinë e zërit. Kërkimi im fokusohet në ndërthurjen e traditës së teknikës klasike me njohuritë moderne mbi trupin, frymëmarrjen dhe funksionimin e aparatit vokal.

Dua të kontribuoj në krijimin e metodave më të qarta, më efikase dhe më të personalizuara për këngëtarët, duke marrë parasysh individualitetin e çdo zëri dhe nevojat specifike të secilit student. Synimi im është që ky kërkim të mos mbetet vetëm në nivel teorik, por të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në praktikën pedagogjike dhe në zhvillimin artistik të këngëtarëve të rinj.

Besoj se zëri nuk është thjesht një mjet që prodhon tinguj, por një instrument shumë delikat, që kërkon njohje të thellë dhe punë të kujdesshme, sidomos në trajtimin e kordave zanore. Për këtë arsye, synoj të ndihmoj në ndërtimin e një teknike të shëndetshme, të qëndrueshme dhe artistikisht të pasur për çdo këngëtar.

Nexhmija Mehmetaj : Si e shihni të ardhmen tuaj artistike : më shumë në skenën operistike, në pedagogji, apo në kombinimin e të dyjave?

Fjolla Iseini: Të ardhmen time artistike e shoh si një kombinim harmonik të të dyjave. Skena operistike mbetet pasioni im më i madh, aty ku mund të shpreh emocionet, të interpretoj dhe të lidhem drejtpërdrejt me publikun.

Në të njëjtën kohë, pedagogjia është një dimension po aq i rëndësishëm për mua, sepse më jep mundësinë të ndaj njohuritë dhe përvojën time me brezat e rinj, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë zërin dhe ndjeshmërinë e tyre artistike.

Synimi im është që këto dy fusha të ndikojnë dhe të pasurojnë njëra-tjetrën: përvoja në skenë ta forcojë dhe ta bëjë më të gjallë mësimdhënien time, ndërsa puna pedagogjike të ushqejë reflektimin dhe rritjen time artistike.

Besoj se ky është një kombinim i bukur dhe i domosdoshëm, që nuk duhet lënë asnjëherë pas dore.

Nexhmija Mehmetaj : Çfarë mesazhi do t’u jepnit të rinjve shqiptarë që ëndërrojnë të ndjekin një karrierë në muzikën klasike ?

Fjolla Iseini: Mesazhi im për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë të ndjekin një karrierë në muzikën klasike është të jenë të guximshëm, të durueshëm dhe të përkushtuar. Muzika klasike kërkon punë të vazhdueshme, disiplinë dhe pasion të vërtetë, por shpërblimi që sjell është i jashtëzakonshëm.

I këshilloj të rinjtë të kërkojnë mësimdhënës të mirë dhe të punojnë seriozisht për zhvillimin e teknikës dhe interpretimit të tyre, pa e humbur asnjëherë gëzimin dhe dashurinë për muzikën. Çdo zë është unik, dhe me përkushtim e këmbëngulje, ëndrrat mund të bëhen realitet.

Gjithashtu, besoj fort se një pedagog i mirë luan një rol vendimtar në formimin profesional të një artisti, sepse ai jo vetëm që të udhëzon, por edhe të ndihmon të zbulosh dhe të zhvillosh potencialin tënd në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më 14 prill 2026

Profesori i njohur preshevar Xhemaledin Salihu, JO Bashkësisë Islame të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes rreth nismës për themelimin e Qendrës Islamike

0
Keto dite ne komunen e Presheves po qarkullon nje informate se Bashkesia islame e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes ka marre nje nisme per themelimin e Qendres islamike ne Presheve.
Nga mbledhja e Këshillit drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, mbajtur më 24 shtator 2016.
Konkluzion: “ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore përkrah themelimin e Institucioneve Rajonale Kulturore në Luginën e Preshevës, ndërsa nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë”,më 24 shtator 2016, në sallën e rinovuar të Kuvendit komunal të Preshevës
Propozoj qe te themelohet Instituti per Kulturen dhe Trashegimine kulturoire te Shqiptareve ne Lugine te Presheves, ku pos studimeve mbi kulturen dhe trashegimine kulturoe shqiptare qe po e bene Shoqata per Trashegimi, te ndodhin edhe studime islamike shkencore.
Andaj qytetaret dhe Kuvendi komunal i Presheves, sikur edhe Shoqata per Trashegimi duhet te dalin me konkluzion per mos themelimin e Qendres islamike.
Sipas njoftimeve qe ikam pos ne Tirane, ndoshta edhe ne Zvicer qe ekziston nje qender e tille, ne vende te tjera nuk di qe ka te themeluara. Madje ne Zvicet, ne Cyrih kane filluar per themelimin e nje Qendre Kulturore kombetare, mirepo ne votim prej 7 anetareve kane marre vota me shume Qendra islamike.
Komuna e Presheves eshte e varfur ekonomikisht per ta bartur nje barre te tille financiare, por nese ne themelimin e saj nuk ka mjete financiare nga jashte.
Poashtu flitet se selia e Qendres islamike do te jete objekti i Universitetit te Punetoreve ne rrugen Sava Kovaceviq, institucion qe nga Lufta e Dyte Boterore deri me vitin 1980 ka barte zhvillimin civilizues te kultures shqiptare: biblioteka, aktivitetet kulturore-artsitike, organizimi i vizitave te programeve te ndryshem kulturor-artistik, aktivitetet e SHKASH “Presheva” dhe me vone SHKASH “Abdullah Krashnica” me te gjitha grupet kulturore-artistike /shqiptare me kenge e valle burimore te Presheves/, veprimtaria e kinemase.
Tashti mbi keto aktivitete kulturore e arsimore civilizuese shqiptare, me themelimin e Qendres islamike, te zhvillosh veprimtari islamike, ne gjuhen turko-arabe, me ideologji dhe mjete financiare te huaja, shkelet mbi gjithçka shqiptare, sidomod mbi identitetin shqiptar.
Sigurisht qe kete nuk do ta lejone shqiptaret e Presheves dhe Lugines se Presheves dhe organet komunale.
Ta ruajme dhe ta mbrojme identitetin kombetar.