Kisha Katolike Zemra e Krishtit – Tiranë
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Gjon Berishaj, malësori që trondit me rrëfimin e tij!
Dinosh, mars 2026
Skandali më i madh në Histori të Malësisë
”Unë për veti kisha thânë se 100 herë kam me lé, 100 herë kam me ’dekë dhe nuk do të kisha besua se vëllau i jem musliman nuk do të më kishte lon’ mos me hy n’kishë.” (Gjon Berisha, i pari burrë malësor i cili flet të vërtetën pa frikë për islamizimin dhe asimilimin e malësorëve të Malësisë. As në andrra ma të tmerrshme nuk do ta kisha paramendua se do të më vjen vakti këtë më e përjetua).
Shënim: RRËFIMIN e Gjon Berishaj e kam shkruhe krejt ashtu qysh e ka folë me gojë të vet, pa kurrfarë nderhyrje drejtëshkrimi.
Kjoft’ lavdëruar Krishti!
Sod gëzon Malësia! Gëzojnë eshtnat e t’Parëve tanë që për n’erë e për erz e për komb e për fé kanë dhânë jetën; s’ka mujt kush me i mposht’ as turku, as shkjau, por kanë qendrua besnik në trojet e veta arbënore.
*
Unë jam Gjon Palok’ Berishaj, djali i Palok’ Berishës, doktor, profesor, nga mali i Grudës, pikërisht nga fshati Gurec.
Këtë ligjërim, këtë rrëfim, këtë inçizim, nuk e bâj as për fâmë, as për para, as për interes material, por e bâj me shpirt e me zemër për me përhapë DRITËN e të lumit JEZU KRISHT, për të shpalos historinë e lavdishme të Kombit Shqiptarë, për të parët tanë.
Pak histori për prejardhjen time!
Gjyshi i babait tim, Nikë Lul Berishaj, i cili âsht vrá në luftë me serbët të Ura e Rzhanicës. Vëllai i tij Toma, âshtë vrá në luftë me zullumçarët turq në Deçiq për të mbrojtë atdhé, komb dhe fé.
Tash dua të shprehi thelbin e kësaj bisede në bazë të librave që i kam lexua dhe até qqë vet e kam përjetua!
Po theksoj dhe le ta dijnë të gjithë shqiptarët që né jemi pasardhësit e ilirëve dhe se féja katolike, nuk erdhi as me dhunë, nuk erdhi as me shpatë nuk erdhi as nga presioni, por erdhi nga fjala e Shën Palit – apostull.
Në shumë libra të shenjtë âsht e shkrume ILIRUM CAKRUM, që e kuptojmë: LIRIA E SHTRENJTË. Âsht e shkrume edhe në librin ”ILIRI” – autor Alesandër Stipçeviq- nuk âsht as serb, as kroat, por ka qenë shqiptar i Zarës me prejardhje nga Shestani.
Me radhjen e Shën Palit, shqiptarët me dëshirën mâ të madhe e pranuan fjalën e të lumit Jezu Krisht dhe besimin monoteist.
Meqenëse shumë historianë duen të na i hupin meritat dhe me qëllime të caktuara duen ta shtrembërojnë historinë dhe duhet ta dijnë shumë mirë, se né nuk e murrëm krishterimin as nga romakët, as nga sllavët, as nga bizanti, por e muerem nga Shën Pali – apostull i të lumit Jezu Krisht dhe duhet ta dijë çdo shqiptar, që ka gjak shqiptari se çdo ligjërim lidhur me krishterimin dhe besimin katolik, flitet vetëm në gjuhën e Zotit – gjuhën Shqipe, dhe vetëm shqip. Me gjuhën shqip mund të komunikojmë me Zotin, mund të flasim me Zotin, mund të bëjmë lutje Zotit dhe të lumit Jezu Krisht. Me Zotin nuk mund të flasësh në gjuhë tjetër vetëm se shqip, se Zoti të fali shqiptar.
Romakët bân’ shumë punë të këqija, mirëpo gjuha shqipe u ruajt nga Roma, sepse ata e kuptuan se fjala e Zotit është e vërtetë.
Romakët, në fillim nuk e kishin pranua fjalën e Zotit, nuk e kishin pranua fénë e krishterë. Për ta ishte diçka e ré! Ata bën’ shum krime, martirizuan ata që besonin fjalën e Zotit, kallën kisha, por fjala e të lumit Jezu Krisht i drejtojë dhe pranuan.
Edhe dyndjet sllave bân krime të mëdhaja dhe, siç thotë Fishta: ”Nè kishin një prejardhje njëmijë vjeçare, e ata erdhën e na shkatërruan.”
Të flasësh për krimet turke, jo vetëm me vrasje, dhunime, internime, burgosje etj. por ata donin ta kthenin besimin në Zot tek shqiptarët me besime dhe ideologji islamike. Kështu që ata donin që, duke ua ”shpërlá trunin” shqiptarët të bâhen vazalët e tyre, shërbëtorët e tyne, t’i shndërronin ne skllavët e tyne, t’ua impononin të ashtuquajturin sindromin ”Sindromi i Stokholmit” e kjo është sëmundje mendore: kur viktima e adhuron vrasësin- dhunuesin. Kështu që shumë shqiptarë e humbën rrugën e Zotit, por fal` Zotit, Zoti na i dërgoj apostujtë katolikë, të cilët e mbajtën gjallë shpirtin e Kombit Shqiptar.
Nuk dua të zgjas shumë, por dua të thëm se shkrimi i parë është FORMULA E PAGËZIMIT, nga Pal Engjulli:
”U` po të pagëzoi në emër të Atit, të birit dhe të shpirtit t’shenjtë!”
Gjatë 25 vjetëve, sa Gjergj Kastrioti i quejtuni Skënderbeu, bani lufta me turqit dhe ishte ”luani i Europës” sepse, mos të ishte ”luani i Europës” sod do të kishte Azi…! Gjatë atyne 25 viteve u zhvillua kultura shqiptare, shpirti luftark shqiptar, nderi shqiptar. Dhe dua të theksoj se ÇDO E MIRË E KOMBIT SHQIPTAR KA ARDH`NGA KISHA! Çdo organizim për të luftuar në interes të Kombit Shqiptar, burimin e ka nga kisha, e organizatorët kryesor kanë qenë priftërit katolik. Por ideologjia islamike dhe ajo komuniste duan ta zhdukin meritën e tyre.
I madhi Adem Demaçi ka thânë: ”Qysh t’i drejtohna Zotit në nji gjuhë që se kupton?! Na ka fal´ Zoti shqiptar, kemi gjuhën shqipe!”
Libri i parë në gjuhën shqiper i vitit 1555 është e”Meshari” i Gjon Buzukut, të cilin e ka ruajt një prift katolik, Gjon Nikollë Kazazi, e sikur t’i kishte ra në dorë dikuj tjetër do ta zhdukte.
*
Sa i përket Kryengritjës se Malësisë, e vërteta âsht se ajo nuk erdhi ashtu shpejt, por përgatitjet i bâni kisha katolike dhe kleri katolik.
Në vitin 1893 në Malin Traboin, në kishë, Pastër Siaroni, italian, i cili i pari formoi shkollën shqipe.
Pas përgatitjeve dhe organizimit nga kisha katolike, filloi Kryengritja në Deçiq, më 6 prill të vitit 1911, ku Dedë Gjon Luli ngirti Flamurin Shqiptar, të dytin mbas atij Flamuri të Gjergj Kastriotit, në Krujë më 1443. Pra, të dihet se Ded’e Gjon Luli ishte i pari shqiptar që nguli Flamurin Shqiptar pas triumfimit ndaj ideologjisë turke dhe islamike.
Shumë historianë, që janë ”të paguar nga qarqe të ndryshme”, të cilëve u mungon guzimi intelektual e thonë: ”Kjo ka qenë nji luftë e thjeshtë!” . JO! Sepse turku për me na shkatrrua përdorte armën më të rrezikshme- ideologjinë islamike! Do me thân’ armën mâz të sofistikuar të asaj kohe: me ta shpërla trunin dhe me ta helmua shpirtin.
Pran’ Dedë Gjon Lulit, ka qenë edhe Palokë Traboini, sekretar i tij, i cili ka sjell’ Flamurin. Ky flamur u përgatit para Flamurit të Marigonës që u ngrit në Vlorë, më 28 nandor 1912.
Po përsëriti se kemi ”historianë” që janë të paditur, që janë të ”paguar nga qarqe gtë ndryshme”, që u mungon VETËDIJA KOMBËTAREdhe nuk e shprehin, nuk e shkruajnë se në Kryengritje kanë marrë pjesë vetëm e vetëm shqiptarë katolikë!
Edhe në Kosovë ka pasë kryengritje kundër turkut, si ajo e Idriz Seferit, i cili me zemër ô kjenë katolik, vetëm emnin e ka pasë Idriz Seferi.
Po them se feja katolike âsht trupi dhe shpiriti i kombit shqiptar!
Në Shqipnin, islamizimi âsht që 200 apo 250 vjet, ndërkaq katolicizmi ka qenë 1800 vjet dhe ka ruajt krejt çka është kombëtare shqiptare. E sa i përket ortodoksisë serbe, ata me turkun janë si motër e vëlla, dhe prej tyne kurrë hajr s’kemi pa.
Më duhet të përmendi se, mënjëherë pas Shpalljës se Pamvarësisë se Shqipnisë – mbas vitit 1912, u hapen shkollat e para turke që u quheshin ”Medresé” – të cilat kanë qenë çerdhe propagandash anti-shqiptare.
Duhet të theksohet, se shumë historianë me ideologji komuniste nuk e thonë – nuk e shkruajnë, se me rastin e shpalljes se Pamvarësisë së Shqipnis’ ne Vlorë, ka qenë Dom Nikollë Kaçorri i veshun në vellon – veladonin e priftit dhe i armatosun. Simbas disa ”gojëdhanave” Ismail Qemajli ka dashtë me e ngritë Flamurin turk, dhe se Flamuri ka qenë e thanun që me e ngritë në Shkup, se edhe Shkupi me kjenë Krye-Qendra e Shipërisë, por Dom Nikollë Kaçorri ia vuri revolën mrapa, dhe i tha: ”Ngrite flamurin qysh jemi marrë vesh!” U shpall shteti shqiptar, por nuk i caktuam kufijt, ddmth ka mbetë hapsirë! Për këtë kanë shkruar: Andrija Joviçeviq, Gjon Tomë Berishaj, Lulash Malushaj, Gjergj Ndoj Karashi, Ali Hadri, Mark Perkaj etj. Në qoftë se ribotohen këto libra, ua turbullon ujërat atyre që kanë për qëllim shkombëtazimin e kombit shqiptar.
Prandaj sod, krijohen kërcënime, urretje e shumë punë të këqija, sepse nuk e dojnë të vërtetën historike të Kombit Shqiptar.
*
Krijimi i Medresës ”Alaudin” në Prishtinë, me urdhnin e Aleksandër Rankoviqit ka qenë qëllimi i ”krijimit” të bashkëpunëtorëve të ”UDB-ës Jugosllave, të veshun nën petkun e hoxhallarëve. Deri në vitin 2001, kur asht hap medresja “Mehmet Fatih”, në Shqipni, nuk asht dijtë kush asht katolik, e kush asht musliman. Jemi kjenë si vëllazën, jemi thirrë në dasma, dekë etj. nuk jemi dallua as nga veshja. Jemi kjenë bashkë, pa dallim. Hajde, paskan gabua ata t’part tanë, por nuk asht vonë ta permirsojmë gabimin, të rikthehemi. Me gabua asht njerëzore, me falë asht hyjnore.
Të kthehëm të Medresja “Mehmet Fatih”!
Mehmet Fatih ka kjenë kriminel ordiner, që sipas shkrimtarit turk, vetëm në Dibër të Madhe ka vra e ka grîj 7000 shqiptarë, vetëm se nuk pranuan ta hedhin kryqin! Pasojat e kësaj medreseje u panë pas 13 vjetve, kur ajo i dha frytet e veta për të keq. Shkatrrojë unitetin ndërvëllaznor në Malësi. Mendimi im asht që malësort’ duhet të unifikohen, se jemi nji gjak, kem’ nji gjuhë. Mesazhi im asht që mos të lejojmë të shkombtarizohemi, ku ka shkombtarzim mâ të madh se i vdekuni me u mbulu’ me flamur arab!
*
Në Kosovë, ku kanë traditë islame 400 e mâ shumë vjet, po riktheheshin, në Drenicë poashtu po riktheheshin, e te na kemi mbetë – Zoti e bâft’ mirë!
Qeveria malazeze ka finansua këtë Medrese me për 5 vjet nga 800 mijë euro që bâjnë 4 milion euro, dhmth âsht pro islamit dhe po them: “Turk e shkjà – motër e vëlla!”
Këto të këqija janë “sekrete publike” po malësort’ nuk reagojnë sepse disa janë në funksione në pushtet – ka shumë me diploma falso e thotë: “më folë po më rrezikohet ekonomia” malësort me folë, thotë: “po më idhnohet kojshia” Nuk e kanë vetëdijën kombëtare, kjo ju mungon. Siç ka thân’ At’ Zef Pllumi: “Kaq pak shqiptar’ e kan’ lindë kaq shum’ rrugaça!”



Jeni i pa imagjinueshëm!
Brenda pak minutash, pas dergimit, e publikuat shkrimin tim. Ju lumt mendja e dora!
*
Jam qendër e Mendjes Hyjnore, jam e përkryer, e tërë dhe e plotë. Çdo gjë
që ndërmarr, udhëhiqet nga Dora Hyjnore dhe të gjitha rezultatet janë të përsosura.
Çdo gjë që bëj, e them ose e mendoj, është në përputhshmëri të plotë me të
VËRTETËN. Në jetën dhe në punën time ekziston vetëm ndershmëria e plotë. Jam
e sigurt edhe kur ndryshoj./IMH
Per here te pare ne jetë pata mundesine me u takuar me malesoret e Malesise gjate studimeve ne vitet e tetedhjeta. Ne ate kohe ne Prishtine kishte shume student malesorë qe studjonin ne Prishtinë. Permes nje shokut tim u njoha me disa studentë nga Malesia. Ne fillim ishin kontakte te rralla por me kalimin e kohes ato u shpeshtuan dhe une, thene shkurt , u bera i pandashem me disa nga ta. Edhe tani, megjithese shumica e tyre kanë emigruar ne Amerike, vazhdoj t’i kem po ato maredhenje miqesore si me pare. Nuk ka mundesi qe gjate pushimeve verore, atehere kur ata vizitojne Malesinë te mos shihemi dhe te çmallemi. Ishin po keta studentë nga Malesia qe me treguan (informuan) per babain e Gjonit, Paloken. Te gjithe ata kishin mendim shume negativ per te. Ishte percares dhe belaxhi, thonin ata. Per shkak te belasë ne fshatin e tij ai kishte leshuar fshatin dhe kishte ardhur ne Prishtinë. Sipas tyre ajo familje ishte shume problematike dhe fare nuk respektohej nga vendesit malesorë.
Gjoni, megjithese i thot disa te verteta, mendoj se nuk duhet marre me seriozitet. Ky eshte ana tjeter e ekstremisteve islamikë. Ky eshte ekstremist i krishtere, prandaj nuk duhet per t’i dhene hapesire ne portale. E kam pare disa here qe edhe Levizjet e dala tash se fundmi i japin hapesirë dhe e mbeshtesin. Mendoj se gabojnë. Ato duhet qe sa me pare te largohen nga ai. Bashkepunimi me te nuk i ben nderë çeshtjes kopmbetare.
z. Albert.
lexova komeenitn dhe të falëminderit.
Unë nuk e njoh personalisht Gjonin, siç po e njihje ti. Unë kam shkruar ate qe ka folur Gjoni. Lexuesit e japim mendimin dhe vlerësojnë qëllimin e fjalëve të tij, ndër të cillët jeni edhee Ju. Ju keni ddhënë mendimin e Juaj, i cili mendim ( i juaji) nuk përkon me fjalët e Gjonit. Ju po folni nga thashëe themet e jo realitetin.
Kaq!
IMH
Se pari, komenti im nuk ka te beje me ju. Ju mire e thatë qe keni shkruar ate qe ka folur Gjoni. As me shume e as me pak.
Une nuk e njoh as Gjonin e as babain e tij. Nuk mendoj qe keto qe i thash jane thash e theme. Ishin pothuajse te gjithe studentet malesore qe flisnin zi e me zi per babain e tij. Kaq.
Ju pershendes.
Albert.
nuk di, po e zgjatë kaq shumë, ske nevoje!? uNË NUK E KAM THEKSUA babain e Gjonit, kur une per te nuk kam shkruar, po vetëm fjalët e Gjonit.
GJONI ISHTE BURRË I VERTETE DHE KATOLIK I PERBETUEM E KA FOLË TË VËRTETËN SI BURRË
Hezitova me ju repliku sepse po me thoni se po e zgjas…por ne fund vendosa qe te ju replikoj per here te fundit.
Nuk e kritikova Gjonin per kete shkrim qe ju e postuat. Jane disa te paverteta persa i perket ceshtjeve historike, por gjithashtu ai flet edhe per disa ceshtje qe jane te verteta. Ajo cka nuk me pelqen tek ai eshte sepse ai shume shpesh ne faqet e facebookut fyen dhe shanë komentues me te cilet nuk pajtohet. Pra deri diku ai eshte i njejte me islamistat fanatike te cilet e kane trurin e shperlarë. Prandaj nuk eshte mire qe ketij njeriu t’i jepet hapesire ne gazeta apo portale.
Si i tillë qe eshte ai nuk ka asgje te perbashket me katolicizmin.
albErt,
të kuptova, tAah unë NUK PO E ZGJAS, mirë bëre që më tregove, të jam mirënjohës!
Tung1