
Gani I. Mehmeti
Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Bashkimi Europian, ANTO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën që të vënë sanksione ndaj Rusisë. Me gjasë, këto sanksione i kishin vendosur, duke menduar se lufta Rusi – Ukrainë nuk do të zgjasë shume, gjithherë me shpresën se Rusia do të lodhet e do të dorëzohet shumë shpejt.
Mirëpo, lufta zgjati dhe po zgjatë tutje, pa e ditur se kur e ka fundin. Bashkimi Europian, i cili më shumë është i bashkuar në fjalë se sa në vepër, mori vendim për sanksione ndaj Rusisë. Ato po ashpërsoheshin shkallë-shkallë, ndoshta më shumë pse ndërprerja tregtare me Rusinë do e vështirsonte jetën e popujve me sanksione ndaj Rusisë, e jo për të detyruar Rusinë të dorëzohet ndaj shteteve që do i vënin sanksione.
Një afrim tregtar ndaj Rusisë, ditë më parë u tha edhe nga kryetari i SHBA, Donald Tramp. Ndërkaq, Hungaria, me Orbanin në krye, thuajse nuk i kishin vënë fare sanksione Rusisë, dhe këtë Urban e kishte bërë që të ruajë çmimet e naftës sa më të ulëta. Më i rëndë ngritja e çmimit të naftës në Hungari, sesa vrasjet civile dhe e fëmijëve në Ukrtainë!
Sa i përket naftës, këtë e tha edhe Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari më 12 prill 2026: Hungaria s’mund të heqë dorë nga furnizimet me naftë ruse – tha Magyar.
Dhe, kur shoh përçarjen e shteteve brenda BE dhe SHBA, më gjasojnë në shqiptarët, që kurrë nuk mundën të jenë të bashkuar, edhe kur kishin pengesa nga tjerët, edhe kur nuk kanë pengesa. Madje, kur nuk kanë sot pengesa nga jashtë, partitë politike shqiptare janë aq shumë të përçara, sa qëllimisht duket se janë egërsuar mes vetit, krejt në bazë të interesave të tyre partiake e individuale, duke lënë pas dore interesin e Kosovës dhe të Shqiptarisë.
Disa shtete të BE-së, po mendojnë se më i madh është interesi i tyre ekonomik, sesa ai politik e ushtarak kundër Rusisë. Nuk ka asnjë fitore pa sakrificë, pa mndime e pa vuajtje për ta luftuar një agresor. Edhe këtu më gjasojnë në shqiptarët e Kosovës, përfshirë “biznismenët” që nuk e shohin veten të pasuruar aq shumë, pa lidhjet tregtare me Serbinë. E, Serbia dhe Rusia, janë bashkë kundrejt paqes në Europë dhe ndoshta në botë.
Turp për ata që prishin lidhjet mes shteteve të BE për interesa të tyre e nuk vënë sanksione ndaj Rusisë! Turpi edhe më i madh shkon tek shqiptarët që për interesqa të tyre të ngushta, vazhdojnë bashkëpunimin me Serbinë fashiste, terrorise e gjenocide ndaj shqiptarëve.


