Kreu Blog Faqe 186

Shkrimtari dhe gazetari Emin Azemi e kujton “Golgotën e Bllacës”, në 27 vjetorin e saj

27 VJET NGA GOLGOTA E BLLACËS
Vitet 1998/99 në Kosovë ishin tepër dramatike, për nga dimensioni i vuajtjeve njerëzore, ndërkohë që jehona e ngjarjeve të atyre viteve erdhi e sintetizuar në faqet e gazetës FAKTI. Golgota e Bllacës ishte pikëtakimi i shumë tragjedive personale e kolektive…… Ata që arrinin aty dhe futeshin brenda telit me xhemba, mbi tokën që “villte” baltë dhe strehoheshin nën qiellin e vërejtur të mbushur me sorra, bartnin me vete përvojat e keqtrajtimit dhe dëbimit nga vatrat e lindjes … Shumë prej tyre kishin parë nga afër vrasje, dhunime, djegie të shtëpive. Shumë kujt prej tyre i mungonte nga një a më shumë anëtarë të familjes, sepse holokausti serbe po tregohej i pamëshirshëm ndaj një populli që po guxonte të jetonte ende në vendin e tij… Qindra kronika e reportazhe të botuar në Gazetën FAKTI është një brum i gatshëm që po të “gatuhej” mirë del një dosje koxha e trashë me akt-akuza kundër Serbisë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë – para dhe gjatë luftës.
Kjo dosje është ende e hapur, sepse pa e marrë dënimin e merituar të gjithë ata banditë serbë që shkaktuan vuajtje në Kosovë, çdo gjykim tjetër në Hagë është i pakuptimtë dhe joproduktiv ….
.. Ato ditë marsi/prilli – 1999 në redaksinë e FAKTIT, përveç jehonës së ngjarjeve, gazetarët e terrenit derdhnin edhe baltën e Bllacës, si “material” që inkorprohej në kronikën e dëshmive të gjalla të tragjedisë së dëbimit me dhunë..
“Treni vjen në kufi dhe njerëzit zbresin pa asnjë shpresë, kalojnë në këmbë disa metra dhe dëgjojnë disa zëra shqip: “Vëllezër kokën lartë se nuk jeni vetëm. Mos e humbni krenarinë. Ju do të ktheheni së shpejti në Kosovë”.
Këto fjalë vijnë shpëtimtare, si një jehonë nga thellësitë e shekujve që janë dëgjuar dikur në Moré, në Çanakala, në Anadolli, në Sul, gjithandej në Jug të Italisë… Këto fjalë tregojnë se ne, megjithatë jemi racë e fortë, nuk është lehtë me na nënshtru.
Lexuesi e ka para syve kronikën e perpjekjeve serioze për shfarosjen e nje kombi, në një anë, por është forca morale e nje popullli për të mbijetuar, për t’u ngritur në këmbë dhe për të, marrë fatin e vet ne duart e tij, në anën tjetër…”, (Fragment i një reportazhi nga tmerri i Bllacës, mars,prill, 1999, që më vonë u përfshi në (librin Bllaca, dhimbja e lirisë”
Sot në 28 vjetorin e Gazetës FAKTI, dhe në 27 vjetorin e golgotës së Bllacës m’u kujtua kjo kronikë ngjarjesh të dhimbshme, që po të mos ishin regjistruar, do të kishin mbetur shumë krime pa dëshmi dhe shumë vuajtje pa adresë……/ e.a
Bllacë, 10 prill 2026

Gazeta Fakti e Shkupit, që nisi të botohej me 10 prill 1998, hallkë që lidhi dy shekuj të shkrimit shqip

Leximi i faktit në Kampin e “Stenkovecit”
Emin Azemi, Shkup
___
GAZETA FAKTI, ISHTE HALLKA QË LIDHI DY SHEKUJT E SHKRIMIT SHQIP
___
Si sot, para 28 viteve në Shkup (më 10 prill 1998), filloi të botohet FAKTI, gazeta e parë e pavarur ditore në gjuhën shqipe në Maqedoni. Dalja e kësaj gazete përkoi me kohën kur përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi po hynin në nje fazë finale, me plot sakrifica dhe vuajtje. Duke qenë kronikë e asaj kohe , gazeta FAKTI mbeti një prej dëshmive më autentike të zhvillimeve që u finalizuan me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe me fillimin e një procesi reformues në favor të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Si pronar dhe botues i kësaj gazete, e konsideroj veten me fat që pata një grimë kontribut në të gjitha ato zhvillime që e avancuan lirinë dhe dinjitetin e popullit tim.
FAKTI doli nga zero dhe u bë numër. Matematika e kësaj ecjeje i pati edhe peripecitë e veta, por bilanci doli i suksesshëm, jo gjithaq për vetveten, sa për një shoqëri më të gjerë.
Të bësh gazetë sot, ndryshon shumë nga koha e Konicës. Ajo çka e bënë të ndryshme këtë kohë tonën është sasia e pakontrolluar e injorancës për të refuzuar kulturën mediatike (sidomos shtzpin e shkruar) në formimin e substancës morale, profesionale, e socialpolitike të njerëzve, por edhe kur falangistë të caktuar të medias gjithnjë e më shumë janë të gatshme t’i përmbushin shijet e këqija të publikut, në vend se t’i korrigjojnë ato.
Fundshekulli i kaluar që solli FAKTIN, po e mbyllte harkun qindvjeçar me bindjen se gazetaria, megjithatë duhet të bëhet model i paevitueshëm i krahasimit midis kohës që sjell ndryshimin dhe kotësive të stampuara në etiketën e vlerave të skaduara.
Rrjedhimisht, FAKTI ishte hallka që lidhi dy shekujt e shkrimit shqip.
Gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, por edhe lexuesve të shumtë, ua uroj këtë përvjetor të gazetës FAKTI, me shpresë që ky evokim do të ketë një simbolikë kuptimplotë me botimin e një monografie kushtuar kësaj gazete.
Gëzuar!
Emin AZEMI,
themelues dhe botues i FAKTI-t
Shkup, 10 prill 2026

Mos e ngatërroni lirinë me të drejtën për të imponuar, se sot të refuzojnë një projekt, nesër mund të refuzojnë praninë

0
🔴 Zvicra të kujton kufirin: Mikpritje po, imponim jo!
🔻Një projekt 15 milionë franga për një qendër islamike në Siebnen ndalet me 5 mijë firma.
Jo me urrejtje, por më votë.
🔹Një komunitet që të jep punë, siguri dhe standard, të jep edhe një mesazh të qartë:
Respekto rregullin e shtëpisë.
🌍 Lajmi:
Komuniteti musliman shqiptar tërhiqet nga projekti pas kundërshtimeve lokale.
➖Arsyeja?
“Nuk duam të përçajmë popullsinë.”
Një fjali që vlen më shumë se 15 milionë.
“Kur shkon si mik, nuk ndryshon shtëpinë.”
“Integrimi nuk është të ndërtosh veten mbi tjetrin, por me tjetrin.”
“Europa të jep liri, por nuk dorëzon identitetin e saj.”
🧭 Si e sheh Zvicra?
🛜Si shtet ligjor: Çdo projekt kalon vetëm nëse pranohet nga komuniteti.
Demokracia direkte nuk pyet emocionin, pyet shumicën.
🧠 Si e sheh Europa?
Diversitet po.
Paralelizëm kulturor jo.
Brukseli e toleron besimin, por jo tensionin social.
➖Si e shoh unë:
Shqiptari në emigrim ka një provë më të madhe se puna:
Të dijë kufirin mes identitetit dhe imponimit.
Sepse në momentin që kërkon të ndryshosh balancën e një vendi që të ka dhënë mundësi, nuk po integrohesh, por po provokon.
⚖️ Morali:
➖Mos e ngatërroni lirinë me të drejtën për të imponuar.
Sepse sot të refuzojnë një projekt, nesër mund të refuzojnë praninë.

Numërimi i golave të Hoxhë Nasufit dhe kërkesa e gruas që të hyj në ‘Big Brother’, që ta gjej ndonjë golashënues edhe më trim

0

Gurët e “Varreve të Krushqëve”, varret Ilire, varret tona të moqme sot “parakaluan” në KS të OKB-s nga goja e diplomatit rusë …!

0

Ragip Shala

I VRAFT I MADHI ZOT !
Para disa vitëve , një rrem ,, hoxhallarësh ‘’ të pa fe , të pa din e imanë , patën rrafshuar ( shkatërruar ) qindra varre tona të moqme – ,, Varre të Krushqëve ‘’ nëpër fshatra të Kosovës , me arësyetim se janë varre të pa fève !?!
I kotë ka qenë zëri imë protestusë pranë BIK-ut .
Sot , në KS të OKB-së , përfaqësusi i Federatës Ruse , akuzoi ,, terroristët ultra nacionalist ‘’ shqiptarë për shkatrrimin e mijêra ,, gurë varresh serbe ‘’ nëpër Kosovë !?!
Gurët e ,, Varreve të Krushqëve ‘’ , varret Ilire , varret tona të moqme sot ,, parakaluan ‘’ në KS të OKB-s nga goja e diplomatit rusë …
I vraftë i Madhi Zot , mos e lasht pa vra ata ,, hoxhllarë ‘’ që marrin avdes me ujë të Beogradit , dhe bëjnë argatin e koftëlargut ….

Lavi mikut tim, Heroit Agim Ramadani !

0

Sak Muji, Rugovë

Lavdi (ish mikut e vëllait tim sot dëshmor i kombit) Agim Ramadani

DEKLARATË PUBLIKE

Unë, Sak Muji, si autor i tekstit të këngës “Porosia”, e ndjej obligim moral dhe njerëzor që ta njoftoj publikun për të vërtetën time rreth kësaj vepre.

Kënga “Porosia” është e ndërtuar mbi poezinë time me titull: POROSIA Dedikuar Agim Ramadanit

Kjo vepër është kushtuar dëshmorit të kombit, heroit Agim Ramadani, me respekt të thellë për jetën, sakrificën dhe veprën e tij.

Prandaj e ndjej për detyrë që këtë ta bëj të ditur edhe për familjen dhe fëmijët e dëshmorit Agim Ramadani, si dhe për gjithë publikun shqiptar.

Po e bëj këtë sqarim publik për të mbrojtur autorësinë time dhe për të mos lejuar që e vërteta të heshtet.

Linku i këngës:

https://youtu.be/1rWnlbsnUXU

Teksti i këngës nga poezia ime: “POROSIA” Dedikuar Agim Ramadanit

Sak Muji smuji’26

5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen

1

“Ne nuk duam të përçajmë popullsinë,” është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu

Një xhami në mes të fshatit? Shumë njerëz në Siebnen nuk e donin këtë. Tani ata e kanë arritur qëllimin, raporton SRF. Komuniteti Musliman Shqiptar, i cili donte ta shndërronte shtëpinë historike në sheshin kryesor të fshatit në një qendër kulturore islamike, po braktis planet e tij për momentin, transmeton albinfo.ch

5,000 nënshkrime e bënë komunitetin të rishqyrtojë vendimin

“Ne nuk duam të përçajmë popullsinë,” është shprehur kryetari i komunitetit musliman, Sinan Sadriu për programin “Rundschau”. Ai tha gjithashtu se nuk donte të përballej me sharje.

Komuniteti shqiptar tani po kërkon një vend tjetër për xhaminë.

Rezistenca ishte e konsiderueshme: SVP lokale mblodhi rreth 5,000 nënshkrime kundër planeve të komunitetit Mysliman Shqiptar. Një xhami “nuk i përket mesit të fshatit,” shpjegon Rita Rutz, pronare e një dyqani thurjeje përballë shtëpisë që ishte planifikuar të bëhej xhami.

Rezistenca në Siebnen nuk është një rast i izoluar.

Ideja e xhamive në rajon nuk është një rast i izoluar. Kohët e fundit, për shembull, rezistenca ndaj projekteve të tilla u ngrit edhe në periferi të Bernës (Wittigkofen) dhe në St. Gallen. Argumenti i përmendur shpesh është se “kultura e huaj” nuk përshtatet me Zvicrën.

Shtypi gjerman dhe pasqyrimi i krizës së Kosovës (1981)

Naim J. Krasniqi, historian
( Nje Analiz krahasuese)
Hyrje
Analiza e pasqyrimit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë në shtypin gjerman përbën
një dimension thelbësor për të kuptuar mënyrën se si diskursi i prodhuar në nivelin politik jugosllav u transmetua dhe u reinterpretua në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, mediat gjermane nuk funksionojnë vetëm si kanale informimi, por si aktorë diskursivë që ndërmjetësojnë, filtrojnë dhe riformulojnë narrativat politike të një krize.
Në raportimet e gazetave si Frankfurter Allgemeine Zeitung, Der Spiegel dhe Die Zeit, demonstratat në Kosovë paraqiten shpesh përmes një terminologjie që reflekton diskursin zyrtar jugosllav, si “nationalistischer und konterrevolutionärer Kräfte” apo “feindliche Elemente”. Megjithatë, ky riprodhim i diskursit nuk është i pakushtëzuar. Në shumë raste, shtypi gjerman ofron edhe një lexim kritik, duke theksuar dimensionet sociale dhe ekonomike të krizës, si dhe duke vënë në pikëpyetje interpretimin ekskluziv të saj si kërcënim sigurie.
Në këtë kuptim, analiza e shtypit gjerman mund të vendoset në kuadrin e analizës kritike të diskursit (CDA), ku media trajtohet si një hapësirë ku diskurset konkurrojnë, ndërthuren dhe riformulohen. Ndërsa një pjesë e raportimeve riprodhon kornizën e securitization të artikuluar nga figura si Stane Dolanc, pjesë të tjera e sfidojnë këtë narrativë duke e zhvendosur fokusin drejt faktorëve strukturorë të pakënaqësisë.
Kështu, qëllimi i këtij kapitulli është të analizojë në mënyrë sistematike se si demonstratat e vitit 1981 janë paraqitur në shtypin gjerman, duke identifikuar strategjitë diskursive, kornizimet kryesore (frames) dhe tensionet ndërmjet diskursit zyrtar dhe interpretimit kritik. Përmes kësaj analize, synohet të tregohen jo vetëm mënyrat e përfaqësimit të krizës, por edhe roli i medias në prodhimin dhe transformimin e kuptimit politik të saj në një kontekst ndërkombëtar.
Analiza e një artikulli nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ Një nga raportimet karakteristike të shtypit gjerman mbi demonstratat e vitit 1981 në Kosovë
gjendet në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku ngjarjet përshkruhen si rezultat i “nationalistischer und konterrevolutionärer Kräfte”. Ky formulim përfaqëson një shembull tipik të riprodhimit të diskursit zyrtar jugosllav në media ndërkombëtare. Nga perspektiva e analizës kritike të diskursit (CDA), kjo zgjedhje leksikore nuk është neutrale, por bart një ngarkesë të fortë ideologjike, duke e pozicionuar protestën jashtë kornizës së legjitimitetit politik.
Termi “konterrevolutionär” e vendos automatikisht protestën në një kategori antagoniste ndaj rendit ekzistues, duke e përjashtuar mundësinë që ajo të interpretohet si shprehje e pakënaqësisë sociale apo kërkesë politike. Në këtë mënyrë, diskursi i përdorur kontribuon në procesin e securitization, pasi e transformon një fenomen politik në një kërcënim për stabilitetin shtetëror. Siç thekson teoria e securitization, një çështje bëhet problem sigurie jo për shkak të natyrës së saj objektive, por për shkak të mënyrës se si ajo artikulohet dhe perceptohet.Megjithatë, analiza më e thelluar e raportimit tregon se Frankfurter Allgemeine Zeitung nuk kufizohet vetëm në riprodhimin e diskursit zyrtar. Në disa pjesë të raportimit, vërehen edhe elemente të një distance analitike, ku përmenden faktorë socialë dhe ekonomikë që mund të kenë kontribuar në shpërthimin e protestave. Ky dualizëm tregon
se media funksionon si një hapësirë ndërmjetësimi, ku diskurset zyrtare nuk pranohen në mënyrë të pakushtëzuar, por filtrohen dhe riformulohen.
Në këtë kuptim, artikulli i FAZ mund të interpretohet si një tekst hibrid diskursiv, ku bashkëjetojnë dy korniza: njëra që riprodhon narrativën e sigurisë të artikuluar nga elita jugosllave, dhe tjetra që hap mundësinë për një interpretim më kompleks të ngjarjeve. Ky tension ndërmjet riprodhimit dhe kritikës përbën një element kyç për të kuptuar rolin e shtypit gjerman në ndërtimin e kuptimit ndërkombëtar të krizës së Kosovës.
Analiza e raportimeve në „Der Spiegel“
Ndryshe nga raportimet më të kujdesshme dhe pjesërisht riprodhuese të diskursit zyrtar që gjenden në Frankfurter Allgemeine Zeitung, artikujt e Der Spiegel mbi demonstratat e vitit 1981 në Kosovë karakterizohen nga një qasje më kritike dhe analitike. Në këto raportime, përdorimi i termave si “feindliche Elemente” shpesh shoqërohet me një distancë interpretative, duke sugjeruar se kjo është gjuha e përdorur nga autoritetet jugosllave dhe jo domosdoshmërisht një reflektim i realitetit objektiv.
Një element kyç në analizën e Der Spiegel është theksimi i faktorëve socialë dhe ekonomikë si burim i pakënaqësisë. Ndërsa diskursi zyrtar i artikuluar nga figura si Stane Dolanc e paraqet krizën si rezultat të veprimtarisë së “armiqve të brendshëm” dhe ndikimeve të jashtme, Der Spiegel vëren se pas protestave qëndrojnë edhe probleme strukturore si papunësia, varfëria dhe margjinalizimi i popullsisë shqiptare. Kjo zhvendosje e fokusit përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj procesit të securitization, duke rikthyer dimensionin politik dhe social të krizës.
Në kuadër të analizës kritike të diskursit, raportimet e Der Spiegel mund të interpretohen si një përpjekje për të dekonstruuar narrativën zyrtare. Duke e paraqitur gjuhën e autoriteteve si diskurs të interesuar politikisht, revista krijon një distancë ndërmjet përshkrimit dhe interpretimit, duke i dhënë lexuesit mundësinë për të vlerësuar në mënyrë kritike pretendimet e shtetit jugosllav. Kjo qasje e dallon Der Spiegel nga një riprodhim i thjeshtë i diskursit dhe e pozicionon atë si aktor aktiv në prodhimin e kuptimit ndërkombëtar të krizës.
Në këtë mënyrë, raportimet e Der Spiegel nuk e refuzojnë plotësisht kornizën e sigurisë, por e relativizojnë atë duke e vendosur në një kontekst më të gjerë shoqëror dhe politik. Ky tension ndërmjet riprodhimit dhe kritikës e bën Der Spiegel një burim veçanërisht të rëndësishëm për analizën diskursive, pasi ai demonstron se si narrativat e securitization mund të sfidohen dhe riformulohen në hapësirën mediatike ndërkombëtare.
Analiza e raportimeve në „Die Zeit“ Raportimet e Die Zeit mbi demonstratat e vitit 1981 në Kosovë karakterizohen nga një qasje më reflektuese dhe analitike, e cila shkon përtej riprodhimit të diskursit zyrtar dhe përpiqet të vendosë krizën në një kontekst më të gjerë politik dhe shoqëror. Ndryshe nga formulimet më të drejtpërdrejta të shtypit informativ, Die Zeit përdor një gjuhë më të balancuar, duke theksuar se ngjarjet interpretohen zyrtarisht si “Gefahr für die staatliche Ordnung”, por njëkohësisht duke hapur hapësirë për një analizë alternative të shkaqeve të tyre.
Në këtë kuptim, Die Zeit e paraqet diskursin e sigurisë jo si një të vërtetë të dhënë, por si një konstrukt politik që kërkon interpretim. Duke theksuar dimensionet strukturore të krizës – si pabarazitë ekonomike, tensionet etnike dhe kufizimet politike – gazeta sfidon indirekt logjikën e securitization që dominonte narrativën zyrtare jugosllave. Kjo qasje e vendos Die Zeit në një pozicion ndërmjetësues ndërmjet riprodhimit të diskursit dhe kritikës së tij.
Nga perspektiva e analizës kritike të diskursit, raportimet e Die Zeit mund të interpretohen si një formë refleksive e mediacionit diskursiv, ku gjuha e sigurisë ekspozohet si një mënyrë e mundshme interpretimi, por jo si e vetmja. Kjo e dallon gazetën si një aktor që kontribuon në pluralizimin e kuptimeve dhe në problematizimin e narrativave dominuese.
Krahasim: FAZ – Der Spiegel – Die Zeit Analiza krahasuese e raportimeve në Frankfurter Allgemeine Zeitung, Der Spiegel dhe Die Zeit tregon se shtypi gjerman nuk ofron një diskurs të unifikuar mbi demonstratat e vitit 1981, por një spektër interpretimesh që varion nga riprodhimi i diskursit zyrtar deri te kritikimi i tij.
FAZ karakterizohet nga një qasje më e afërt me diskursin zyrtar jugosllav, duke përdorur
terminologji si “konterrevolutionär” dhe duke e paraqitur krizën kryesisht në kornizën e sigurisë. Në këtë kuptim, ai kontribuon në procesin e securitization duke e legjitimuar narrativën e kërcënimit shtetëror.
Në kontrast, Der Spiegel shfaq një qasje më kritike dhe investigative, duke e problematizuar diskursin zyrtar dhe duke theksuar faktorët socialë dhe ekonomikë si burim i krizës. Ai krijon një distancë të qartë ndaj gjuhës së autoriteteve dhe ofron një interpretim alternativ që sfidon logjikën e securitization.
Ndërkohë, Die Zeit zë një pozicion ndërmjetësues, duke pranuar ekzistencën e diskursit të sigurisë, por duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë analitik. Kjo qasje reflekton një përpjekje për tëbalancuar raportimin informativ me reflektimin kritik.
Në tërësi, ky krahasim tregon se shtypi gjerman funksionon si një hapësirë diskursive ku narrativat e prodhuara nga aktorët politikë, si Stane Dolanc, jo vetëm riprodhohen, por edhe sfidohen dhe riformulohen. Ky pluralizëm diskursiv është thelbësor për të kuptuar se si kuptimi ndërkombëtar i krizës së Kosovës u ndërtua dhe u negociua në arenën mediatike.
Nga diskursi mediatik te praktika e sigurisë: implikimet për UDBA-n Analiza e raportimeve në Frankfurter Allgemeine Zeitung, Der Spiegel dhe Die Zeit tregon se diskurset mbi demonstratat e vitit 1981 nuk mbetën vetëm në nivelin e përfaqësimit mediatik, por
kishin implikime të drejtpërdrejta për mënyrën se si aparati i sigurisë jugosllav veproi në praktikë.
Në këtë kontekst, strukturat e UDBA-s (SDB) nuk funksiononin thjesht si institucione që reagonin ndaj një realiteti të dhënë, por si aktorë që vepronin brenda një kornize diskursive të ndërtuar politikisht.
Kategoritë e përdorura në diskursin zyrtar – si “armiq të brendshëm”, “elemente armiqësore” apo “kundërrevolucion” – krijuan bazën për identifikimin dhe trajtimin e aktorëve të caktuar si kërcënim sigurie. Kjo kornizë u reflektua në praktikat konkrete të UDBA-s në Kosovë, duke përfshirë survejimin e gjerë, arrestimet preventive dhe hetimet e intensifikuara ndaj studentëve, intelektualëve dhe individëve të dyshuar për lidhje me “rrjete armiqësore”. Në këtë mënyrë, diskursi i securitization u materializua në forma të veprimit institucional.
Një element veçanërisht i rëndësishëm është lidhja ndërmjet diskursit mbi emigracionin dhe operacioneve të sigurisë jashtë territorit jugosllav. Referencat e Stane Dolanc ndaj qendrave të emigracionit shqiptar në Perëndim (si Stuttgart dhe Brukseli) krijuan një justifikim për zgjerimin eveprimtarisë së aparatit të sigurisë në plan ndërkombëtar. Në këtë kontekst, UDBA jo vetëm që monitoronte diasporën shqiptare, por edhe ndërmerrte operacione kundër saj, duke e shtrirë logjikën e securitization përtej kufijve shtetërorë.
Në të njëjtën kohë, analiza e shtypit gjerman tregon se këto narrativa nuk pranoheshin në mënyrë të pakushtëzuar në arenën ndërkombëtare. Ndërsa disa raportime riprodhonin terminologjinë zyrtare, të tjera e problematizonin atë duke theksuar faktorët socialë dhe ekonomikë të krizës. Megjithatë, për aparatin e sigurisë jugosllav, këto debate diskursive kishin rëndësi të kufizuar operative, pasi veprimet e tij mbështeteshin kryesisht në kornizën e brendshme të securitization.
Në përfundim, lidhja ndërmjet diskursit dhe praktikës në rastin e Kosovës më 1981 tregon se UDBA nuk ishte vetëm një instrument represiv, por pjesë e një sistemi më të gjerë ku gjuha, ideologjia dhe veprimi institucional funksiononin në mënyrë të ndërlidhur. Diskurset e prodhuara në nivelin politik dhe të reflektuara në media krijuan kushtet për ndërhyrjen e aparatit të sigurisë, duke e transformuar krizën në një çështje të kontrollit dhe menaxhimit të rrezikut-
PËRFUNDIMI
Në përfundim, analiza e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë tregon se këto ngjarje nuk mund të kuptohen thjesht si një krizë politike apo sociale, por si rezultat i një procesi kompleks diskursiv dhe institucional. Diskursi zyrtar jugosllav, i artikuluar nga figura si Stane Dolanc, luajti një rol vendimtar në transformimin e protestave në një çështje të sigurisë shtetërore, duke përdorur kategori si “kundërrevolucion”, “armiq të brendshëm” dhe “kërcënim për rendin”. Ky proces i securitization krijoi bazën për ndërhyrjen e aparatit të sigurisë dhe për legjitimimin e masave represive.
Në të njëjtën kohë, analiza e shtypit gjerman tregoi se ky diskurs nuk u pranua në mënyrë të njëtrajtshme në arenën ndërkombëtare. Ndërsa disa media e riprodhuan narrativën zyrtare, të tjera e sfiduan atë duke theksuar dimensionet strukturore të krizës. Ky pluralizëm diskursiv dëshmon se kuptimi i ngjarjeve ishte rezultat i një procesi negociimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm politikë dhe mediatikë.
Në këtë kuptim, punimi konfirmon rëndësinë e analizës së diskursit si mjet për të kuptuar
marrëdhënien ndërmjet gjuhës, pushtetit dhe praktikës institucionale. Rasti i Kosovës më 1981 demonstron se gjuha nuk është vetëm reflektim i realitetit politik, por një instrument aktiv në ndërtimin dhe menaxhimin e tij. Përmes kësaj qasjeje, bëhet e qartë se proceset e securitization nuk janë thjesht teori abstrakte, por mekanizma konkretë përmes të cilëve pushteti artikulohet dhe ushtrohet në kontekste krizas.

Ismet Hasani për Kushtetuten e Republikës së Kosovës

1
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Akti më i lartë e më madhor legjislaltiv – Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e nënshkruar nga Komisioni Kushtetues, në Ceremoninë solemne në Prishtinë, më 7 prill të v. 2008 u aprovua në Parlamentin e Kosovës, me aklamacion – njëzëshëm nga 107 deputetët prezent, më 9 prill të v. 2008.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Për të funksionuar Kosova si shtet,
Kushtetutën e aprovoi në Parlament,
Njëzëshëm u deklaruan 107 deputetë,
U nderua, më 9 prill (2008) ky eveniment.
Më këtë datë në Parlamentin e Kosovës,
Ishin të pranishëm shumë përfaqësues të botës
E udhëhoqi me autoritet Kryeparlamentari
Jakup Krasniqi, që foli i pari.

Kryeparlamentari tha në fjalinë e parë:
– Ju përshëndes të gjithëve, që keni ardhë!
– Përshëndetje e respekt përfaqësuesve ndërkombëtarë
– Përshëndetje për të gjithë këtu dhe popullin kosovarë.

Respekt i veqantë për z. Feit dhe Znj. Tina,
Me juve u nderua Kosova e veqmas Prishtina,
Të nderuar prijës fetarë, ju të besimit
Të nderuar juve, përfaqësues të arsimit.

Jemi mbledhur në evenimentin historik,
Me aprovua Aktin më të lartë Juridik,
Që kurorëzon shtetin e Kosovës,
Që e integron në shtete të Europës.

Ky Akt Juridik i shtetit të Kosovës,
Është përpiluar edhe nga ekspert të botës,
Shembull eklatant për shtete të Europës
Po ju prezantohet në pesë gjuhë të botës.

Pas këtyre fjalëve të Kryeparlamentarit,
I erdhi radha Presidentit – Kryetarit,
I përshëndeti të pranishmit në mënyrën diplomatike
”- Për popujt e Kosovës, ditë më rëndësi historike.”

Vazhdoi me fjalimin Presidenti i Kosovës,
foli si kryeplak, që i takon Balli i Odës:
”- Duhet të kemi çasje fundamentale,
– Harmonia shumë etnike ka vlera kolosale!”

Kryeministri Thaçi, foli me plot urtinë:
”- Më 17 shkurt (2008) e shpallem Pavarësinë,
– Na njohën shtetet me demokratike të botës,
– Tash Kosova po i bashkohet Europës!”

Sot po aprovojmë Kushtetuten historike,
Kosova u formua Shoqëri Shumë Etnike,
Jemi tash shtet demokratik i botës,
Kjo Kushtetutë është Vula e Kosovës.

Hajredin Kuqi, si Kryetar i Komisionit
Foli në stilin që i përket profesionit:
”- Kushtetuten që ua prezentuam,
rrugëtimin tonë të gjatë, shifet se e çmuam.”

Për Kosovën shtet parlamentar e demokratik,
Ua sollem Kushtetuten – Aktin më të Lartë Juridik
Që garanton liritë, të drjetat e qytetarëve
Është Ligji më i Lartë i të gjithë ”KOSOVARËVE”

Pas këtyre fjalimeve në këtë eveniment,
Me aklamacion votuan 107 deputetë,
Njëzëshëm aprovuan këtë Dokument
E kurorëzuan me Kushtetutë – Kosovën Shtet.

Ne si komb e popull shqiptarë,
Tash zyrtarisht shtetas ”Kosovarë”
Duke ruajtur kulturën e traditën kombëtare
Po u bashkohemi shteteve të Europës përparimtare.

Suedi, 09 prill 2008 – E-MAIL: ekspertimh@hotmail.com

Hajrullah Hajdari, hulumtues e studiues i arkivave

0

Nail Draga, Ulqin

Në vendet e ish kampit socialist vetëm pas rënies së komunizmit si ideologji dhe socializmit si sistem shoqëror  hulumtimet dhe studimet shkencore përjetuan  rilindje. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ekzistonte cenzuara ideologjike që ka kufizuar hulumtimin dhe penguar publikimin e studimeve të ndryshe shkencore. Në një situatë të tillë ishin edhe shqiptarët  në Mal të Zi të cilët kanë jetuar në rrethana të tilla  shoqërore, sepse çdo hulumtim e publikim kishte koston e vet.

Por, pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit  për hulumtuesit e studiuesit  shqiptarë filloi një epokë e re, kur për të parën herë u fillua të shkruhet  e vërteta e mohuar  pa pasoja ideologjike e shoqërore.

Në këtë aspekt autorë të ndryshëm shqiptarë në Mal të Zi janë paraqitur me punime  e botime të veçanta duke shpalosur të kaluarën  dhe sfidat e shqiptarëve në këtë mjedis, duke ofruar të dhëna me interes shkencor e kulturor për opinionin e gjerë. 

Në fushën e hulumtimeve  dhe botimeve shkencore  individë të ndryshëm paraqesin befasi sepse janë veçuar jashtë profilit të tyre profesional. Dhe i tillë ishte pikërisht Hajrullah Hajdari(1949-2025) i cili ndonëse nga profesioni ishte jurist, në dekadën e fundit opinionit shkencor e kulturor i ka dhuruar 5 botime  që janë me rëndësi  të veçantë jo vetëm nga fusha e historisë që janë:

  1. Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941, Art Club, Ulqin, 2016
  2. Ulqini në dokumentët malazeze(1880-1915), Art Club, Ulqin, 2018
  3. Pronat dypalëshe të shqiptarët në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Art Club, Ulqin, 2019
  4. Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga 1945-1990, Art Club, Ulqin, 2021
  5. Balshajt dhe objektët kishtare në goricat e liqenit të Shkodrës, Fiorentia, Shkodër, 2025

Hapësira  shqiptare si çështje gjeopolitike

Nëse përjashtojmë botimin kushtuar Balshajve që i takon në aspektin kohor Mesjetës, botimet tjera trajtojnë çështjet nga pjesa e dytë e shek.XIX, përkatësisht nga Kongresi i Berlinit(1878) e deri në vitin 1990. Kemi të bëjmë me këtë periudhë kohore e cila ka qenë shumë dinamike, në aspektin historik,gjeopolitik e shoqëror në Evropën Juglindore.

Hajrullah Hajdari(1949-2025)

Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në këtë periudhë kohore kanë ndodhur ngjarje të mëdha lokale e regjionale, duke definuar krijimin e shtetëve të pavaruara, të cilat ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, ku shqiptarët e kanë përjetuar sepse filloi dekompozimi i hapësirës etnogjeografike shqiptare. Pikërisht nga rrethanat e tilla gjeopolitike  në sajë të vendimeve nga dy konferencat ndërkombëtare e Fuqive të Mëdha(Kongresi i Berlinit 1878 dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912/1913) janë marrë vendime kundër shqiptarëve, duke mos marrë parasysh aspektin etnik, historik, demografik e territorial, duke iu dhuruar fqinjëve 2/3 e hapësirës etnogjeografike shqiptare. Nga vendimet e tilla  të imponuara shqiptarët u rrudhosën në aspektin territorial ndërsa u zvogluan në aspektin demografik, në sajë të luftërave pushtuese  dhe të emigrimit të tyre të dhunshëm nga viste e tyre autoktone.

Shpalimi i dokumentëve arkivore

Botimet e Hajdarit trajtojnë çështje  të hapësirës  etnogjeografike shqiptare  që janë   në kuadër të Malit të Zi të sotëm. Përveç  shfrytëzimit  të literaturës së botuar, autori  në mënyrë të veçantë ka përdorur burimet arkivore.

Në sajë të rrethanave politike e shoqërore të shqiptarëve nga shek.XIX e më pas të dhëna me interes ofrojnë burimet arkivore malazeze, ku vendin kryesor e zënë Arkivi Shtetëror në Cetinë. Në këtë arkiv nga shqiptarët  deri më tash  kanë hulumtuar; Gj.Nikprelaj1, Z.Cana2, R.Rexha3 dhe së fundit H.Hajdari4, të cilët kanë shpalosur e publikuar  lëndë arkivore me interes për shiqptarët.

Pikërisht në sajë të hulumtimeve në këtë arkiv  H.Hajdari  ka botuar librin me titull “Ulqini në dokumentët malazeze(1880-1915)”, Art Club, Ulqin, 2018.

Kemi të bëjmë me një botim të veçantë, ku përfshihen  302 dokumente për   periudhën kohore 35 vjeçare, kur Ulqini në sajë të presionit  të Fuqive të Mëdha   dhe  Perandorisë Osmane, me 26 nëntor 1880 ia dorëzuan  Malit të Zi.

Dokumentët e prezantuara  dëshmojnë në mënyrë transparente politikën e Mali të Zi ndaj Ulqinit në veçanti  dhe shqiptarëve në përgjithësi. Autori i këtij shkrimi duke qenë recenzent  i këtij botimi  e them pa hezitim se kemi të bëjmë me një vepër kapitale, e cila është burim i domosdoshëm për studime jo vetëm historike, për këtë periudhë kohore.

Nga viti 1990 në sajë të ndryshimeve shoqërore  politike  e deri më sot  në mungesë të institucioneve  autonome shqiptarët në Mal të Zi janë pa mbeshtetje financiare  për të mbuluar shpenzimet jo vetëm të botimit, andaj ata janë të detyruar ata ti mbulojnë vetë, apo në sajë të formës së  mecenatit, që është dëshmi transparente e kësaj dukurie.

Dhe ate që nuk  e ka realizuar asnjë institucion  shtetëror  apo lokal  e ka realizuar një person, me pasion për të shpalosur të vërtetën në rrethanat e   tilla shoqërore  të kohës.5

Në botimin  POZITA KUSHTETUESE-JURIDIKE DHE POLITIKE E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI NGA VITI 1945-1990, Art Club, Ulqin, 2021 autori trajton në diakroni e sinkroni pozitën dhe statusin e shqiptarëve nga koha e instalimit të komunizmit si ideologji e socializmit si sistem shoqëror, duke demaskuar politikën e pushtetit kundër shqiptarëve, çështje e cila fatkeqsisht  ndonëse me ndryshime kozmetike është identike edhe tash në pluralizëm.

Pikërisht nga një qasje e tillë duhet analizuar  pozitën kushtetuese-juridike dhe politike te shqiptarëve në Malin e Zi, gjatë vitëve 1945-1990, nga del se shqiptarët si popullsi autoktone, dhe e vetmja jo sllave kanë qenë të pabarabart me pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi. Në rrethana të tilla shoqërore ku hegjemonizmi  ishte orientim i politikës shtetërore shqiptarët nuk kishin të drejtë të kenë asnjë dokument në gjuhën shqipe, as përdorimin e shkrimin me alfabetin shqip në letërnjoftim e as në  dëftesat e librezat shkollore, që ishte diskriminim klasik i pabarazisë kombëtare, që zgjati deri në vitin 1968.

Por, të drejtat e  arritura nga viti 1968 e më pas, në sajë të fushatës antishqiptare  nga viti 1981  u eliminuan, sepse pushteti luftonte gjoja „nacionalizmin“ të shqiptarët në Mal të Zi, që ishte një demagogji politike për të arsyetuar masat represive ndaj shqiptarëve.

Fushata antishqiptare mision i pushtetit

Një fushatë e tillë u  realizu në veçanti  në fushën e arsimit, ku përmes organizimit të seminarit për punjonjësit e arsimit në gjuhën shqipe në shtator të vitit 1981, në Ulqin, u realizu në praktikë politika shtetërore antishqiptare. Pas këtij seminari  u ndryshuan përkatësisht u  imponuan   programët  mësimore, u larguan nga përdorimi tekstët  shkollore të botuara në Kosovë, u ndalu  përdorimit i flamurit kombëtar shqiptar etj. Skenaristët dhe regjisorët e këtij seminari vendosën dhe përjashtuan një numër të konsideruar të punonjësëve të arsimit fillimisht nga partia, ndërsa  një pjesë e larguan nga puna, por ma keq e pësuan disa të cilët i burgosën  e me pas  i dënuan përmes gjyqëve të montuara politike.

Në lidhje me këto çështje autori ofron të dhëna arkivore të cilat botohen për herë të parë, duke dëshmuar se nga policia politike përcillej çdo shqiptar me ndërgjegje e vetëdije kombëtare  i cili nuk ishte sipas shijes së pushtetit dhe ideologjisë së tyre politike. Ishte kjo  koha e mbijetesës së shqiptarëve e cila vazhdoi deri më dështimin e sistemit shoqëror të ideologjisë komuniste në vitin 1990.

Kemi të bëjmë me një periudhë kohore(1981-1990)  ku jemi dëshmitarë okular, sepse përcillëj çdo shqiptarë i dyshimtë për pushtetin, ku thirrëshin në biseda informative, kërcënoheshin, paraburosëshin, dënoheshin për kundërvajtje, apo me burg, bastisëshin shtëpitë, iu merrnin librat në bibliotekat familjare, përcillëshin udhëtarët në autobus, biseda në kafene, tubime familjare, dasma, kush cilat gazeta lexon, përcillëj posta(letra, telefoni), cilat këngë këndohën e dëgjohën, kush përcjellë programin e TVSH etj. Veprimet e tilla ishin në favor të arsyetimit për masat represive ndaj shqiptarëve, gjoja  të luftimit të “nacionalizmit” shqiptar në Mal të Zi. Pasi për këtë përiudhë kohore ekziston lëndë e mjaftueshme duhet  të realizohet   një botim të veçantë, që do të ishte në favor të   demaskimit të politikës antishqiptare  me pasoja në atë kohë e deri në ditët tona.

Të dhëna arkivore publikohen për herë të parë

I vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë me çështje personale por me pozitën dhe statusin  e shqiptarëve  në Mal të Zi  për periudhën kohore 1945-1990, autori ofron të dhëna me interes  të cilat trajtohen, analizohen dhe publikohën për herë të parë. Ndërsa shfrytëzimi i lëndës arkivore jo vetëm për nga forma  dëshmon për qasje profesionale për çështjet e trajtuara.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një  botim me vlerë i fushës historiko-juridike e unë them edhe  nga sociologjia politike  që do të jetë nxitje  për studiues të ndryshëm, për të vazhduar hulumtimet sipas profilit të tyre profesional.

Si i tillë ky botim  është apologjia e shqiptarëve e cila dëshmon sfidat  për të mbijetuar  në mbrojtje të identitetit kombëtar në këtë mjedis, ndërsa për studiuesit  do të jetë referencë e nevojshme për të gjithë ata që do të trajtojnë rrethanat shoqërore e politike për shqiptarët në këtë mjedis për këtë periudhë kohore.

Përfundim

Të gjithë ata të cilët do të lexojnë botimet e H.Hajdarit kanë mundësi të njihen për pjesën veriperëndimore të hapësirës etnogjeografike shqiptare, duke filluar nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1990. Kemi të bëjmë me një periudhë kohore dinamike, kur në këtë hapësirë territoriale kanë ndodhur ngjarje të mëdha   që kanë qenë me pasoja për shqiptarët në aspektin territorial dhe ate demografik. Kemi të bëjmë kryesisht me viset e popullsisnë shqiptare që tash  janë kuadër të Malit të Zi të sotëm.

Për çështjet e trajtuara autori ofron të dhëna arkivore me interes jo vetëm për historianët por edhe për të tjerët që dëshirojnë të kompletojnë njohuritë e tyre. Autori nuk ka qenë vetëm hulumtues i dokumentëve, por edhe përkthyes i tyre në shqip, si dhe i ka analizuar e komentuar në kontekstin kohor. Përveç, dokumentëve arkivore që pjesa dërrmuese janë nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi në Cetinë, autori ka konsultuar arkiva të tjera duke plotësuar mozaikun informativë të çështjeve të trajtuara. Dhe në fund e them pa hezitim se të gjithë ata të cilët  në të ardhmën do të trajtojnë tema në lidhje me aspektin jo vetëm  historik të shqiptarëve në viset e tyre autoktone në Malin e Zi të sotëm, këto botime janë referenca të obliguara.

(Kumtesa është paraqitur në Simpoziumin shkencor kushtuar veprimtarisë botuese të H.Hajdarit, mbajtur në Ulqin, më 28 mars 2026) 

Shënime:

  1. Gjergj Nikprelaj, Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, Gjonlekaj Publishing, New York, 2004

2.Zekeria Cana,Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913(dokumente, IAP, Prishtinë, 1996

3.Riza Rexha, Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912, Art Club, Ulqin, 2005

  1. Hajrullah Hajdari, Ulqini në dokumentët malazeze(1880-1915), Art Club, Ulqin, 2018
  2. Në lidhje me me rastin e refuzimit të H. Hajdarit nga ana e Fondit të Pakicave shih reagimin tim me titull:      Fondi i Pakicave refuzon projekte me vlera shkencore të autorëve shqiptarë botuar në librin Koha e mediokrëve, Art Club, Ulqin, 2023, f.127-132  si dhe në Koha Javore(17 janar 2019) e protale të ndryshme në vitin 2019.