Gazeta Fakti e Shkupit, që nisi të botohej me 10 prill 1998, hallkë që lidhi dy shekuj të shkrimit shqip

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Leximi i faktit në Kampin e “Stenkovecit”
Emin Azemi, Shkup
___
GAZETA FAKTI, ISHTE HALLKA QË LIDHI DY SHEKUJT E SHKRIMIT SHQIP
___
Si sot, para 28 viteve në Shkup (më 10 prill 1998), filloi të botohet FAKTI, gazeta e parë e pavarur ditore në gjuhën shqipe në Maqedoni. Dalja e kësaj gazete përkoi me kohën kur përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi po hynin në nje fazë finale, me plot sakrifica dhe vuajtje. Duke qenë kronikë e asaj kohe , gazeta FAKTI mbeti një prej dëshmive më autentike të zhvillimeve që u finalizuan me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe me fillimin e një procesi reformues në favor të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Si pronar dhe botues i kësaj gazete, e konsideroj veten me fat që pata një grimë kontribut në të gjitha ato zhvillime që e avancuan lirinë dhe dinjitetin e popullit tim.
FAKTI doli nga zero dhe u bë numër. Matematika e kësaj ecjeje i pati edhe peripecitë e veta, por bilanci doli i suksesshëm, jo gjithaq për vetveten, sa për një shoqëri më të gjerë.
Të bësh gazetë sot, ndryshon shumë nga koha e Konicës. Ajo çka e bënë të ndryshme këtë kohë tonën është sasia e pakontrolluar e injorancës për të refuzuar kulturën mediatike (sidomos shtzpin e shkruar) në formimin e substancës morale, profesionale, e socialpolitike të njerëzve, por edhe kur falangistë të caktuar të medias gjithnjë e më shumë janë të gatshme t’i përmbushin shijet e këqija të publikut, në vend se t’i korrigjojnë ato.
Fundshekulli i kaluar që solli FAKTIN, po e mbyllte harkun qindvjeçar me bindjen se gazetaria, megjithatë duhet të bëhet model i paevitueshëm i krahasimit midis kohës që sjell ndryshimin dhe kotësive të stampuara në etiketën e vlerave të skaduara.
Rrjedhimisht, FAKTI ishte hallka që lidhi dy shekujt e shkrimit shqip.
Gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, por edhe lexuesve të shumtë, ua uroj këtë përvjetor të gazetës FAKTI, me shpresë që ky evokim do të ketë një simbolikë kuptimplotë me botimin e një monografie kushtuar kësaj gazete.
Gëzuar!
Emin AZEMI,
themelues dhe botues i FAKTI-t
Shkup, 10 prill 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu