Shkrimtari dhe gazetari Emin Azemi e kujton “Golgotën e Bllacës”, në 27 vjetorin e saj

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

27 VJET NGA GOLGOTA E BLLACËS
Vitet 1998/99 në Kosovë ishin tepër dramatike, për nga dimensioni i vuajtjeve njerëzore, ndërkohë që jehona e ngjarjeve të atyre viteve erdhi e sintetizuar në faqet e gazetës FAKTI. Golgota e Bllacës ishte pikëtakimi i shumë tragjedive personale e kolektive…… Ata që arrinin aty dhe futeshin brenda telit me xhemba, mbi tokën që “villte” baltë dhe strehoheshin nën qiellin e vërejtur të mbushur me sorra, bartnin me vete përvojat e keqtrajtimit dhe dëbimit nga vatrat e lindjes … Shumë prej tyre kishin parë nga afër vrasje, dhunime, djegie të shtëpive. Shumë kujt prej tyre i mungonte nga një a më shumë anëtarë të familjes, sepse holokausti serbe po tregohej i pamëshirshëm ndaj një populli që po guxonte të jetonte ende në vendin e tij… Qindra kronika e reportazhe të botuar në Gazetën FAKTI është një brum i gatshëm që po të “gatuhej” mirë del një dosje koxha e trashë me akt-akuza kundër Serbisë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë – para dhe gjatë luftës.
Kjo dosje është ende e hapur, sepse pa e marrë dënimin e merituar të gjithë ata banditë serbë që shkaktuan vuajtje në Kosovë, çdo gjykim tjetër në Hagë është i pakuptimtë dhe joproduktiv ….
.. Ato ditë marsi/prilli – 1999 në redaksinë e FAKTIT, përveç jehonës së ngjarjeve, gazetarët e terrenit derdhnin edhe baltën e Bllacës, si “material” që inkorprohej në kronikën e dëshmive të gjalla të tragjedisë së dëbimit me dhunë..
“Treni vjen në kufi dhe njerëzit zbresin pa asnjë shpresë, kalojnë në këmbë disa metra dhe dëgjojnë disa zëra shqip: “Vëllezër kokën lartë se nuk jeni vetëm. Mos e humbni krenarinë. Ju do të ktheheni së shpejti në Kosovë”.
Këto fjalë vijnë shpëtimtare, si një jehonë nga thellësitë e shekujve që janë dëgjuar dikur në Moré, në Çanakala, në Anadolli, në Sul, gjithandej në Jug të Italisë… Këto fjalë tregojnë se ne, megjithatë jemi racë e fortë, nuk është lehtë me na nënshtru.
Lexuesi e ka para syve kronikën e perpjekjeve serioze për shfarosjen e nje kombi, në një anë, por është forca morale e nje popullli për të mbijetuar, për t’u ngritur në këmbë dhe për të, marrë fatin e vet ne duart e tij, në anën tjetër…”, (Fragment i një reportazhi nga tmerri i Bllacës, mars,prill, 1999, që më vonë u përfshi në (librin Bllaca, dhimbja e lirisë”
Sot në 28 vjetorin e Gazetës FAKTI, dhe në 27 vjetorin e golgotës së Bllacës m’u kujtua kjo kronikë ngjarjesh të dhimbshme, që po të mos ishin regjistruar, do të kishin mbetur shumë krime pa dëshmi dhe shumë vuajtje pa adresë……/ e.a
Bllacë, 10 prill 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu