Kreu Blog Faqe 205

Mercenari grekoserb Mustafa Nano me komplekse inferioriteti

0

Eshref Ymeri      

Në faqen e internetit PTC FLOMED të datës 25 mars, lexova analizën me titull “Polemikë pa doreza: Akademik Prof.Dr.PHD Flori Bruqi, AAAS”.

Në këtë analizë, Akademiku Prof.dr. Flori Bruqi polemizon me mercenarin grekoserb Mustafa Nano, një figurë e urryer kjo për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare. Ky mercenar i neveritshëm grekoserb, i ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH, paska deklaruar:

“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”.

Sigurisht, mercenari grekoserb Mustafa Nano nuk mund të deklarojë ndryshe, sepse, sipas fjalës së urtë të Shqipes Sonë Hyjnore, qeni leh atje ku ha. Mercenari bythëlëpirës i Athinës dhe i Beogradit, si pjellë e trashëguar e Megali Idesë dhe e Naçertanies, është kaq i verbuar nga mercenarizmi i vet në shërbim të dy armiqve tanë shekullorë, saqë me deklaratën e vet idiote ka zbuluar vetveten, si një injorant i kultivuar. Sepse, në kundërshtim të hapur me deklaratën e tij marroke, në Enciklopedinë e Madhe Greke thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”  (vëll. 19, f. 873).

Mustafa Nano, si një njeri pa dinjitet personal, pa shtyllë kurrizore, le të shkundet sadopak nga mercenarizmi i tij grekoserb dhe të marrë mundimin të lexojë studimin e anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Diokles, Nikë Gashaj, me titull “Prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve”, të botuar në gazetën “Dielli” të datës 18 korrik 2023. Në atë studim, autori i ka njohur lexuesit me një aradhë të tërë personalitetesh botërore me autoritet të lartë shkencor, të cilët kanë nxjerrë në pah prejardhjen tonë pellazgoilire dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), natyralist i famshëm romak, në vitin 77 botoi serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë e natyrës, të titulluar “Naturalis Historiae”. Këtu, në vëllimin VI, f. 95, ai shkruan:

“Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët” (Citohet sipas faqes së internetit “Dardania Sacra”. 28 mars 2016).

Filologu dhe  albanologu i shquar francés, Lui Benloeu (Louis Benlæ (1818-1900), profesor i Universitetit të Dizhonit, ja çfarë shkruan për gjuhën shqipe:

“Në fillim të punës sime mendoja të trajtoja thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike; dhe veç kur shoh se po prekja një çështje të gjallë, madje gjithë regëtimë, një çështje kombi. Dhe ç’komb! Më i vjetri i kontinentit tonë me atë të baskëve… Në një seri konferencash që u organizuan në fillim të verës së vitit 1878, munda t’i parashtroj këto konkluzione në Akademinë e Mbishkrimeve dhe të Letrave të Bukura. U përpoqa t’i mbështes e t’i shpjegoj me ndihmën e shqipes të disa emrave të përveçëm pellazgjikë (emra perëndish, vendesh, malesh etj.) dhe të disa dokeve të çuditshme të shqiptarëve…” (Citohet sipas: Fotaq Andrea. “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Grand Prind. Tiranë 2007, f. 332, 333-334).

Shkrimtari Moris Dryon (Maurice Druon 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe Sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999, përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore europiane ndaj etnisë shqiptare,  shkruan:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the ëar of  Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” –  “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook. 20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Në një studim shkencor, me titull “Studim i ri i ADN-së konfirmon prejardhjen ilire të shqiptarëve”, të botuar në faqen e internetit “visit.tirana.com” në vitin 2023, thuhet:

“Një ekip ndërkombëtar gjenetistësh, ka ofruar dëshminë më të fortë deri më tani, që shqiptarët e sotëm janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë – një nga popullsitë më të hershme dhe më të qëndrueshme të Ballkanit. Studimi me titull “The Genomic History of Southeastern Europe from the Bronze Age to Present”, analizoi mbetje skeletore nga vende arkeologjike në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Krahasimi i ADN-së së lashtë me atë të shqiptarëve të sotëm, tregoi vazhdimësi të pandërprerë gjenetike në këtë territor, që nga epoka e bronzit dhe e hekurit”.

Vetvetiu lind pyetja:

Cila është ajo arsye e fortë që e ka degjeneruar aq keq mendërisht Mustafa Nanon, saqë i ka lejuar vetes të pajiset me një “diplomë tradhtie” në shërbim të Athinës dhe të Beogradit, për të mohuar prejardhjen tonë nga pellazgoilirët?

Në të vërtetë, janë dy arsye.

Së-pari, është Athina ajo, të cilin duhet ta ketë peshkuar me kohë, prandaj edhe e ka blerë me 30 mijë euro. Emri, si i blerë nga Athina me 30 mijë euro, figuron në një informacion me titull Lista e shqiptarëve që janë paguar nga Greqia, në mesin e tyre edhe Shpëtim Idrizi i partisë çame”. Faqja e internetit “Ina”. 22 tetor 2018. Listën e kryeson mercenari veteran i Greqisë dhe tradhtari faqezi i Çamërisë dhe i mbarë kombit shqiptar, Shpëtim Idrizi, turpi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ndot sallën e tij, si i blerë me 340 mijë euro. Mustafa Nano figuron  i gjashti në atë listë.

Së-dyti, Mustafa Nanon, ashtu si edhe udhëheqësin e tij shpirtëror, Edvin Ramën, e bluan përbrenda kompleksi i inferioritetit.

Psikologu, psikiatri dhe mendimtari austriak, Alfred Adleri (1870-1937), njihet si krijues i sistemit të psikologjisë individuale. Është i njohur kontributi i tij në fushën e studimit të   kompleksit të inferioritetit. Në ketë fushë kanë pasë dhënë kontributin e vet edhe tre personalitete të shquara, si Zigmund Frojdi (Sigismund Schlomo Freud 1856-1939), psikolog, psikanalist, psikiatër dhe neurolog me prejardhje hebraike, Karl Gustav Jungu (Carl Gustav Jung 1875-1961), psikolog dhe psikiatër, filozof, pedagog dhe kulturolog zviceran, themelues i psikologjisë individuale, dhe Çezare Lombrozo (Cesare Lombroso 1835-1909), psikiatër dhe kriminalist italian, i cili vlerësohet si themelues i shkollës antropologjike të së drejtës penale. 

Në studimet e tyre, këta shkencëtarë të shquar kanë zbuluar arsyet kryesore në vijim, të cilat mund  të ndikojnë në formimin e kompleksit të inferioritetit. Të tilla arsye janë periudha e fëmijërisë; mënyra e edukimit të fëmijës mund të lërë gjurmë të thella në formimin psikologjik; faktorët gjenetikë dhe trashëgimia, mjedisi sociokulturor dhe ndikimet e jashtme, traumat psikologjike, shmangiet fiziologjike dhe sëmundjet, mungesa e stabilitetit emocional dhe situatat stresive, mënyra e jetesës dhe ushqimi dhe mbizotërimi i interesave materiale.

Njeriu me komplekse inferioriteti, për të kompensuar të metat në formimin e vet, mundohet ta ushqejë veten me një vetëbesim të tepruar, se ai di më shumë se të tjerët, se ai është më i përgatitur se të tjerët, se ai ka epërsi mbi të gjithë, çka sjell si pasojë qëndrimin e tij arrogant, mashtrimin ose përbuzjen ndaj të tjerëve, të cilët ai i vlerëson si inferiorë.

Me deklaratën e vet absurde për mohimin e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, mercenari Mustafa Nano kërkon të bjerë në sy para opinionit publik shqiptar, duke e hequr veten si njeri me shumë “peshë”, me shumë “autoritet” në radhët e elitave intelektuale shqiptare, si edhe për ta bindur Athinën dhe Beogradin se vazhdon të mbetet sahanlëpirësi i tyre besnik.

Akademiku Prof.dr. Flori Bruqi thekson me shumë të drejtë se mercenari grekoserb Mustafa Nano “ka hedhur një tjetër tezë, që, me shumë gjasa, do të ngjallë edhe më tepër debate publike”.

Domosdo, një deklaratë e tillë do të nxisë më shumë diskutime në opinionin e gjerë, sepse në këndvështrimin  e shqiptarëve me dinjitet kombëtar, ajo përbën një shqetësim të madh, ajo helmatis ndërgjegjen atdhetare të nxënësve, të studentëve dhe të asaj pjese të opinionit publik, që nuk e ka informacionin e duhur shkencor.

Kësisoj, mercenari Mustafa Nano kërkon “të lërë gjurmë” në histori, pikërisht ashtu si edhe sivëllai i tij Edvin Rama, i cili, sapo erdhi në pushtet në vitin 2013 me patericat e Ilir Metës, në një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).

Me sa jam në dijeni, gazetari Enkel Demi e ka prejardhjen  nga trualli ynë amtar,  Çamëria. Prandaj është e çuditshme se si është e mundur të ftojë në emisionin e vet një bastard të kombit shqiptar, një tradhtar në shërbim të grekosllavizmit.

Kaliforni, 26 Mars 2026

Kriza si mjet: politika që po e mban peng Kosovën

0

Isuf Bajraktari, Suedi

Kosova nuk po qeveriset, por po menaxhohet përmes krizës.Nuk po kërkohet zgjidhje, por po kërkohet fajtor. Në këtë realitet, shteti po trajtohet si mjet dhe jo si përgjegjësi.Kosova nuk përballet më me një krizë të zakonshme politike. Ajo po përballet me një kulturë politike që e prodhon dhe e mirëmban krizën si instrument për mbijetesë në pushtet.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jep Kuvendit një afat 34-ditor për zgjedhjen e Presidentit, nuk përfaqëson zgjidhje. Ai është vetëm një shtyrje e përplasjes së radhës, një pauzë procedurale në një konflikt që politika nuk po e zgjidh, sepse nuk po tregon vullnet për ta zgjidhur.Shpërndarja e Kuvendit ishte pasojë e një dështimi të qartë, mungesës së numrave, mungesës së kompromisit dhe mungesës së përgjegjësisë politike.Por në vend të reflektimit, skena politike vijon të prodhojë të njëjtin model sjelljeje, përplasje, bllokadë dhe kalkulim politik. Njëra palë bllokon procesin. Tjetra këmbëngul në qëndrimet e saj. Secila përpiqet të fitojë terren politik, ndërsa interesi i shtetit mbetet në plan të dytë.Kjo nuk është një krizë e zakonshme politike. Kjo është një krizë e përgjegjësisë. Mungesa e gatishmërisë për kompromis ka zëvendësuar funksionimin normal të demokracisë. Madje, ide si detyrimi i deputetëve për të marrë pjesë në votim tregojnë një devijim të qartë nga parimet themelore demokratike. Demokracia nuk funksionon me imponim, por me marrëveshje.

Ndërkohë, si zgjidhje po paraqiten zgjedhjet.

Megjithatë, në rrethanat aktuale, zgjedhjet nuk janë domosdoshmërisht zgjidhje. Ato rrezikojnë të shndërrohen në një mekanizëm për shtyrjen e krizës dhe për transferimin e përgjegjësisë nga një subjekt politik te tjetri.

Retorika mbetet e njëjtë:“Fajin e kanë ata.” “Jo, fajin e keni ju.” “Ne nuk jemi përgjegjës.” Në këtë klimë politike, zgjedhjet vështirë se mund të prodhojnë stabilitet të qëndrueshëm. Përkundrazi, ato mund të sjellin një rikonfigurim të së njëjtës krizë, me të njëjtët aktorë dhe me të njëjtat probleme strukturore.

Problemi nuk qëndron te mungesa e kornizës kushtetuese apo ligjore. Problemi qëndron te mungesa e vullnetit politik për kompromis dhe për respektim të rregullave. Kosova nuk ka mungesë rregullash. Ka mungesë përgjegjësie në zbatimin e tyre. Dhe për aq kohë sa kriza do të përdoret si instrument politik dhe jo si çështje për t’u zgjidhur, çdo proces institucional apo zgjedhor do të mbetet vetëm një përsëritje e së njëjtës situatë. Në fund, pyetja nuk është nëse do të ketë zgjedhje. Pyetja është: a do të ketë përgjegjësi politike?

Sepse pa përgjegjësi, asnjë proces nuk mund të prodhojë stabilitet.

KrF ndjek FrP: Dëshiron të ndalojë burkën dhe niqabin

0

NDALO: KrF ndjek FrP-në, dhe thotë se do të ndalojë burkën dhe niqabin. Ata kërkojnë që Høyre dhe Sp të ndjekin rastin. (Martin Sylvest/Ritzau Scanpix përmes AP)

/ Document.no

KrF tani ndjek FrP-në dhe kërkon ndalim të veshjeve mbuluese të plota në hapësirat publike. Partia sfidon Høyre dhe Partinë Qendrore për të siguruar një shumicë borgjeze për ndalimin.

Politikani i KrF Hans Edvard Askjer i tha VG-së se një ndalim synon një praktikë ekstreme, jo lirinë fetare të myslimanëve.

– Burka dhe nikab nuk janë një shprehje e Islamit siç praktikojnë shumica e myslimanëve besimin e tyre, dhe përdoren nga shumë pak gra, thotë Askjer për VG.

Ai thekson se veshjet e tilla janë të detyrueshme nga regjime që shtypin gratë si Talibani në Afganistan, dhe se gjithnjë e më shumë vende evropiane po vendosin ndalim të ngjashëm.

– Ne nuk duhet të jemi një strehë për ata që mund të duan të ndjekin këtë praktikë ekstreme, thotë Askjer.

Sot, Norvegjia ka vetëm ndalim të veshjeve që mbulojnë fytyrën në kontekstin e mësimdhënies.

Askjer pranon se KrF nuk ka dokumentim që tregon se problemi po rritet, por referohet që vend pas vendi po vendos ndalime.

– Ne duam të japim një sinjal se jemi në linjë me vendet e tjera që kanë shkuar në këtë drejtim, thotë ai.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më parë ka mbajtur në fuqi ndalimin e burkave në vende të tjera evropiane. Komiteti i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, megjithatë, ka arritur në përfundimin se ndalimi francez shkel të drejtën për lirinë e fesë.

Askjer tani sfidon partitë e tjera borgjeze.

– Anët borgjeze duhet të jenë në gjendje të mbledhin një shumicë. Mesazhi im për Høyre dhe Sp: Nuk ka turp të ndryshosh mendim, thotë Askjer për VG.

KrF følger etter FrP: Vil forby burka og niqab

Në momentin që Vjosa Osmani rikthehet në LDK, ajo nuk hyn më si ndryshim – ajo hyn si justifikim për mungesën e ndryshimit

1
KTHIMI I VJOSA OSMANIT QË DO TA VRISTE ILUZIONIN
Mos u mashtroni nga zërat e mjegullt të mediave hibride.
Ato nuk e raportojnë realitetin – ato e deformojnë atë, si një pasqyrë e thyer që nuk e reflekton fytyrën, por frikën.
Sepse e vërteta është më e thjeshtë dhe më brutale: nuk ka fuqi në këtë vend që mund t’i bindë hakmarrësit si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami ta votojnë Vjosa Osmanin.
Jo për arsye programore. Jo për ide. Por për diçka më të thellë: për instinkt politik.
Për mbijetesë brenda një strukture që nuk fal dhe nuk harron.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar. Ajo vetëm e ka ndryshuar maskën.
Në vend të brutalitetit të hapur, ajo tani e përdor elegancën e mashtrimit.
Në vend të refuzimit të drejtpërdrejtë, ajo e përdor përqafimin e rremë.
Por thelbi mbetet i njëjtë: një organizëm që ushqehet me status quo dhe që e sheh çdo reformë si sëmundje.
Dhe pikërisht këtu qëndron tragjedia.
Vjosa Osmani nuk është thjesht një figurë politike; ajo është një përjashtim.
Një ndërgjegje që ka guxuar të dalë kundër mekanizmit.
Por mekanizmat e kalbur nuk reformohen nga brenda – ato e neutralizojnë çdo përpjekje për reformë.
Si një trup që e refuzon organin e huaj.
Çfarë do të ndodhte nëse ajo kthehet?
Jo, nuk do të ishte një triumf. Do të ishte një dorëzim i heshtur. Një kompromis që fillon si taktikë dhe përfundon si kapitullim.
Sepse në momentin që ajo rikthehet, ajo nuk hyn më si ndryshim – ajo hyn si justifikim për mungesën e ndryshimit.
Dhe aty fillon transformimi i vërtetë negativ: jo i partisë, por i individit.
Historia e Isa Mustafës si “kryetar nderi” nuk është një detaj ceremonial.
Është një kujtesë e gjallë se e kaluara nuk ka vdekur – ajo vetëm ka ndërruar formë.
Dhe një strukturë që i mban ende hijet e saj si dekor, nuk kërkon dritë – kërkon vazhdimësi.
Në këtë skenë, kthimi i Osmanit do të ishte një paradoks i dhimbshëm : një përpjekje për ta shpëtuar një trup që nuk dëshiron të shërohet.
Sepse problemi nuk është nëse ajo mund ta ndryshojë LDK-në. Problemi është nëse LDK-ja do ta lejojë atë të mbetet ajo që është.
Dhe përgjigjja është e qartë, pothuajse tragjikisht e qartë.
Në politikë, si në jetën e përditshme, ka momente kur kthimi nuk është rikthim – por humbje.
Humbje e vetes, humbje e kuptimit, humbje e asaj që dikur të bënte të ndryshëm.
Prandaj, kthimi i Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të ishte një akt politik.
Do të ishte një vetëvrasje politike.
Por historia politike nuk është statike. Ka rrethana kur edhe rikthimet më të pamundura bëhen jo vetëm të arsyeshme, por edhe të domosdoshme.
Ja kur një kthim i tillë do të kishte kuptim të vërtetë:
1. KUR LDK DO TË KALONTE NË KATHARSIS TË VËRTETË POLITIK
Jo një reformë kozmetike, jo një ndërrim fjalori – por një spastrim të thellë moral dhe strukturor.
Një moment kur figurat si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami nuk do të ishin më gardianë të status quo-së, por kur do të bëheshin pjesë e një reflektimi të sinqertë – gjë që nuk do të ndodh kurrë.
Vetëm atëherë kthimi nuk do të ishte nënshtrim, por rikthim në një shtëpi të rindërtuar.
2. KUR PARTIA DO T’I PRANONTE PUBLIKISHT GABIMET NDAJ VJOSËS
Politika pa pendesë është vetëm arrogancë e institucionalizuar.
Nëse LDK nuk e pranon se ka gabuar me trajtimin e Osmanit, çdo rikthim do të ishte i pabarabartë – një marrëdhënie ku njëra palë fal, ndërsa tjetra harron.
Kthimi ka kuptim vetëm kur drejtësia morale i paraprin interesit politik.
3. KUR ASAJ DO T’I GARANTOHEJ FUQI REALE PËR NDRYSHIM
Jo poste simbolike. Jo dekor institucional.
Por kompetenca të qarta për reformim të thellë: në strukturë, në lista, në vendimmarrje.
Nëse Vjosa Osmani do të hynte në LDK pa këtë fuqi, ajo nuk do të ishte aktore – por alibi.
4. KUR ELEKTORATI DO TË KËRKONTE NDRYSHIM, JO RIKTHIM
Nëse baza e LDK-së mbetet nostalgjike për të kaluarën, atëherë çdo reformator është i dënuar të dështojë.
Por nëse elektorati transformohet, atëherë edhe partia detyrohet ta ndjekë.
Pra, kthimi ka kuptim vetëm kur nuk është projekt i elitave, por kërkesë e shoqërisë.
5. KUR KONTEKSTI KOMBËTAR DO TA KËRKONTE NJË UNITET TË RI
Në momente krizash të thella shtetërore, historikisht janë bërë edhe bashkime të pamundura.
Nëse Kosova do të përballej me një sfidë ekzistenciale ku ndarjet e brendshme do të duheshin tejkaluar, atëherë një rikthim i Osmanit mund të lexohej si akt përgjegjësie shtetërore, jo si kompromis personal.
PËRFUNDIMI TË CILIT NUK MUND T’I SHMANGEMI DOT
Në të gjitha rastet e mësipërme, një gjë mbetet konstante:
kthimi ka kuptim vetëm nëse ndryshon sistemi – jo nëse nënshtrohet individi.
Sepse nëse struktura mbetet e njëjtë, atëherë edhe figura më e fortë shndërrohet në simbol të dobësisë së sistemit që e përthith.
Dhe atëherë, kthimi nuk është më akt politik.
Është një tragjedi e vetëdijshme.
_____
DIE RÜCKKEHR VON VJOSA OSMANI, DIE DIE ILLUSION ZERSTÖREN WÜRDE
____
Lass dich nicht von den nebelhaften Stimmen der hybriden Medien täuschen.
Sie berichten nicht über die Realität – sie verzerren sie, wie ein zerbrochener Spiegel, der nicht das Gesicht, sondern die Angst widerspiegelt.
Denn die Wahrheit ist einfacher und brutaler:
Es gibt keine Macht in diesem Land, die Rachsüchtige wie Avdullah Hoti und Hykmete Bajrami dazu bringen könnte, Vjosa Osmani zu wählen.
Nicht aus programmatischen Gründen. Nicht aus Ideologie. Sondern aus etwas Tieferem: aus politischem Instinkt.
Aus dem Überlebensdrang innerhalb einer Struktur, die nicht vergibt und nicht vergisst.
Die Demokratische Liga des Kosovo (LDK) hat sich nicht verändert. Sie hat nur ihre Maske gewechselt.
Anstelle offener Brutalität benutzt sie heute die Eleganz der Täuschung.
Anstelle direkter Ablehnung benutzt sie die falsche Umarmung.
Doch das Wesen bleibt dasselbe: ein Organismus, der sich vom Status quo ernährt und jede Reform als Krankheit betrachtet.
Und genau hier liegt die Tragödie.
Vjosa Osmani ist nicht nur eine politische Figur; sie ist eine Ausnahme.
Ein Gewissen, das den Mut hatte, sich gegen den Mechanismus zu stellen.
Doch korrupte Mechanismen werden nicht von innen reformiert – sie neutralisieren jeden Versuch der Erneuerung.
Wie ein Körper, der ein fremdes Organ abstößt.
Was würde passieren, wenn sie zurückkehrt?
Nein, es wäre kein Triumph. Es wäre eine stille Kapitulation. Ein Kompromiss, der als Taktik beginnt und als Unterwerfung endet.
Denn in dem Moment, in dem sie zurückkehrt, tritt sie nicht mehr als Veränderung ein – sondern als Rechtfertigung für das Ausbleiben von Veränderung.
Und genau dort beginnt die eigentliche negative Transformation: nicht der Partei, sondern des Individuums.
Die Figur von Isa Mustafa als „Ehrenvorsitzender“ ist kein bloßes Zeremoniell.
Sie ist eine lebendige Erinnerung daran, dass die Vergangenheit nicht gestorben ist – sie hat nur ihre Form verändert.
Und eine Struktur, die ihre Schatten weiterhin als Dekoration trägt, sucht kein Licht – sie sucht Kontinuität.
In diesem Szenario wäre die Rückkehr von Vjosa Osmani ein schmerzhafter Widerspruch: der Versuch, einen Körper zu retten, der nicht geheilt werden will.
Denn das Problem ist nicht, ob sie die LDK verändern kann. Das Problem ist, ob die LDK sie überhaupt bleiben lässt, wer sie ist.
Und die Antwort ist klar, fast tragisch klar.
In der Politik wie im Leben gibt es Momente, in denen Rückkehr nicht Rückkehr ist – sondern Verlust.
Verlust des Selbst, Verlust der Bedeutung, Verlust dessen, was einen einst anders machte.
Darum wäre die Rückkehr von Vjosa Osmani in die Demokratische Liga des Kosovo kein politischer Akt.
Sie wäre ein politischer Selbstmord.
Doch politische Geschichte ist nicht statisch. Es gibt Umstände, in denen selbst die unmöglichsten Rückkehrbewegungen nicht nur sinnvoll, sondern notwendig werden.
Hier sind die Bedingungen, unter denen eine solche Rückkehr echten Sinn hätte:
1. WENN DIE LDK EINEN ECHTEN POLITISCHEN KATHARSIS DURCHLAUFEN WÜRDE
Nicht kosmetische Reformen, nicht ein Wechsel der Rhetorik – sondern eine tiefgreifende moralische und strukturelle Säuberung.
Ein Moment, in dem Figuren wie Avdullah Hoti und Hykmete Bajrami nicht mehr Wächter des Status quo wären, sondern Teil einer ehrlichen Selbstreflexion – was jedoch niemals geschehen wird.
Nur dann wäre die Rückkehr keine Unterwerfung, sondern die Rückkehr in ein neu aufgebautes Haus.
2. WENN DIE PARTEI ÖFFENTLICH IHRE FEHLER GEGENÜBER VJOSA OSMANI ANERKENNEN WÜRDE
Politik ohne Reue ist nur institutionalisierte Arroganz.
Wenn die LDK nicht anerkennt, dass sie im Umgang mit Osmani Fehler gemacht hat, bleibt jede Rückkehr unausgewogen – eine Beziehung, in der eine Seite verzeiht und die andere vergisst.
Rückkehr hat nur dann Sinn, wenn moralische Gerechtigkeit dem politischen Interesse vorausgeht.
3. WENN IHR ECHTE MACHT ZUR VERÄNDERUNG GARANTIERT WÜRDE
Keine symbolischen Posten. Keine institutionelle Dekoration.
Sondern klare Kompetenzen für tiefgreifende Reformen: in Struktur, Listen und Entscheidungsprozessen.
Ohne diese Macht wäre Osmani keine Akteurin – sondern eine Alibi-Figur.
4. WENN DAS ELEKTORAT VERÄNDERUNG VERLANGEN WÜRDE, NICHT RÜCKKEHR
Wenn die Basis der LDK nostalgisch bleibt, ist jeder Reformer zum Scheitern verurteilt.
Doch wenn sich das Elektorat wandelt, wird die Partei gezwungen, ihm zu folgen.
Eine Rückkehr hat also nur Sinn, wenn sie kein Projekt der Eliten ist, sondern eine Forderung der Gesellschaft.
5. WENN DER NATIONALE KONTEXT EINE NEUE EINHEIT ERFORDERN WÜRDE
In Zeiten tiefer staatlicher Krisen wurden historisch auch unmögliche Einigungen möglich.
Wenn der Kosovo vor einer existenziellen Herausforderung stünde, in der innere Spaltungen überwunden werden müssten, könnte eine Rückkehr Osmani als Akt staatlicher Verantwortung gelesen werden – nicht als persönlicher Kompromiss.
SCHLUSSFOLGERUNG, DER MAN NICHT ENTKOMMEN KANN
In allen oben genannten Fällen bleibt eines konstant:
Eine Rückkehr hat nur dann Sinn, wenn das System sich verändert – nicht wenn sich das Individuum unterwirft.
Denn wenn die Struktur gleich bleibt, wird selbst die stärkste Figur zum Symbol der Schwäche eines Systems, das sie verschlingt.
Und dann ist die Rückkehr kein politischer Akt mehr.
Sondern eine bewusste Tragödie.

Mërgim Lushtaku, deputet apo propagandist islamik?

0
Kur akuza pa prova zëvendësojnë përgjegjësinë shtetërore
I biri i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, ka bërë një gabim të rëndë publik. Jo thjesht politik, por institucional. Ai del në një platformë si AudioNur, medium i Hoxhës të petrodollarit vehabist Bekir Halimi (qëndër islamike antikombëtare shqiptare, e afërt dhe e kontrolluar nga shërbimet e inteligjencës me ndikim sërb në Maqedoni), i njohur për qasje ideologjike që bie ndesh me frymën e shqiptarisë dhe është në funksion të ideologjisë kundër interesit shtetëror të Kosovës dhe aty hedh insinuata të rënda pa asnjë provë.
Kjo nuk është analizë. Kjo është nxitje.
Kur një deputet i Republikës së Kosovës flet për “lidhje me serbë”, “investim nga Serbia” dhe e etiketon një grup qytetarësh si projekt i dyshimt – pa fakte – ai po bën pikërisht atë që pretendon se e kundërshton: po përçan, po stigmatizon dhe po hedh benzinë mbi një situatë të ndjeshme.
Këta njerëz që i përmend me nënçmim që morën pjes në tubimin e Deçanit nuk janë “fantazma”. Janë qytetarë të këtij vendi. Shumë prej tyre janë ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidë lufte, aktivistë, intelektualë. Janë njerëz që e kanë ndërtuar këtë shtet. Dhe kanë të drejtë kushtetuese të organizohen, të besojnë ose të mos besojnë.
Kushtetuta nuk pyet për fenë. Shteti është laik.
Kur thua “ndoshta s’kanë qenë kurrë muslimanë”, ti nuk po mbron askënd – po përjashton. Po vendos standard fetar për legjitimitet qytetar. Kjo është e papranueshme për një zyrtar publik.
Detyra jote nuk është të gjykosh besimin e askujt, por të mbrosh të drejtën e secilit.
Edhe më keq: duke e lidhur çdo lëvizje të tillë me “Serbinë”, po banalizon një rrezik real për qëllime retorike. Jo çdo gjë që nuk të pëlqen është projekt serb. Ky diskurs është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm.
Realiteti është i thjeshtë:
Kosova nuk është shtet fetar. Është republikë demokratike dhe laike.
Nëse nuk e kupton këtë, ke problem me funksionin që mban.
Nëse e kupton dhe prapë flet kështu, atëherë ke problem më të madh – sepse është zgjedhje e vetëdijshme për të ndezur përçarje.
Në të dy rastet, kjo qasje nuk përfaqëson qytetarët e lirë të këtij vendi.

Me Dr. Elez Biberajn në Tiranë, në çastin kur u thye vetizolimi komunist, mars, 1991

Frank Shkreli

  • Midis shpresës dhe realitetit të ashpër shqiptar

Marsi i vitit 1991 shënon një kthesë themelore në historinë moderne shqiptare, një moment kur vet-izolimi gjysëmshekullor i regjimit komunist të Enver Hoxhës nisi të çahej, përfundimisht. Në këtë sfond dramatik, përveç delegacionit të Departmentit Amerikan të Shtetit (DASH) që kishte shkuar më heret, në Tiranë arrijti edhe një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga Senatori Dennis DeConcini, pjesë e të cilit ishte edhe Dr. Elez Biberaj – në atë kohë Shef i Shërbimit shqip e më vonë edhe Drejtor për Euro-Azinë dhe më në fund edhe Drejtor i Përgjithshëm i Zërit të Amerikës Frank Shkreli: Elez Biberaj emërohet Drejtor i Përgjithëshëm i “Zërit të Amerikës” | Gazeta Telegraf — Arritja në Tiranë e dy delegacioneve të nivelit të lartë të qeverisë amerikane — Degës Ekzekutive dhe Degës Legjislative —  merrte përmasa që tejkalonin një akt diplomatik të zakonshëm. Vizita e tyre, pothuaj menjëherë pas nënshkrimit, një javë më parë, në Washington, të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy kombeve tona, ishte një shenjë e qartë e rëndësisë që Washingtoni zyrtar i kushtonte Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por njëkohësisht, edhe rikthimit, më në fund, të Shqipërisë në hartën e botës së lirë perëndimore. Por, për Elezin dhe mua, si pjesëmarrës në këto dy delegacione zyrtare në Shqipëri mars/prillin e 1991, ajo vizitë përfaqësonte jo vetëm interesin institucional amerikan për Shqipërinë e shqiptarët por edhe lidhjen — shpirtërore dhe familjare të mijëra familjeve anti-komuniste të diasporës shqiptare në Amerikë — me atdheun e origjinës.

Marsi i vitit 1991 në Tiranë nuk ishte thjesht një stinë kalimtare, nga një sistem në tjetrin. Ishte një çarje në kohë, një moment kur një vend si Shqipëria komuniste, i mbyllur e i vet-izoluar për gati pesë dekada, po përpiqej të hapte sytë drejt botës së lirë. Në ato ditë të pazakonta, kisha privilegjin të jem në Tiranë, si pjesë e delegacionit të Departamentit të Shtetit i SHBA, krah për krah, për disa ditë, me mikun, kolegun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë prej 5-dekadash, Dr Elez Biberaj. Ai ishte pjesë e delegacionit të Kongresit amerikan, kryesuar nga Senatori  Dennis DeConcini i shtetit Arizona. Former Senator, Dennis DeConcini at VOA Albanian Service’s 70th Anniversary.   Mendoj se edhe Elezi do ishte dakort, se prania e tij ato ditë në Tiranë – 35-vjet më parë — nuk ishte një mision i zakonshëm zyrtar, siç ishim mësuar të ndërmirrnim dikur në vende të tjera, si pjesë e funksioneve tona zyrtare. Por ishte një kthim – ndonëse i vonuar, por i shumëpritur dhe thellësisht personal – në një atdhe, që për vite ekzistonte vetëm në kujtimet tona, rrëfime dhe mall. Tirana, 35-vjet më parë, ishte e zymtë në pamje dhe e trazuar në shpirt. Rrugët mbanin gjurmët e një sistemi të lodhur, ndërtesat flisnin për izolimin, ndërsa njerëzit – përkundrazi – përçonin, ndonëse me pak frikë, një energji të re, një etje për ndryshim që nuk mund të fshihej më nga askush.  Në Tiranën e atyre ditëve, realiteti ekonomik e politik ishte i zymtë: kudo varfëri ekstreme, mungesë infrastrukture dhe një popullsi e etur për ndryshim.

Megjithatë, ajo që binte në sy ishte shpresa për ditë më të mira. Turmat dhe individët që përshëndesnin dy delegacionet amerikane nuk shihnin thjesht përfaqësues diplomatikë amerikanë ose përfaqsues të VOA-s.  Në praninë e delegacioneve amerikane, shqiptarët vendas shihnin simbolin e një bote tjetër.  Një bote të lirë dhe demokratike, që më në fund po afrohej edhe për ‘ta.  Vetë prezenca e Elez Biberajt – një zë i besueshëm ndër vite për dëgjuesit e shumtë të Zërit të Amerikës në Shqipëri — ato ditë të marsit, 1991 — shërbei gjithashtu si një sinjal politik, shpresëdhënës për elitën e atëhershme shqiptare intelektuale, se epoka e vet-izolimit politik dhe ekonomik po merrte fund. Kontakti i drejtpërdrejtë me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë figura si Dr Elez Biberaj, patjetër që ndikoi në përshpejtimin e proceseve, jo vetëm të mendimit të pavarur dhe fjalës së lirë, por edhe të hapjes dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Një numër intelektualësh të kohës të cilët, jo më larg se një muaj a dy përpara, nga frika refuzonin t’i dilnin në telefon Elezit për intervista tek VOA shqip, tani u gjëndën ball-përball me ‘të mu në qendër të Tiranës. Nuk besoj se kishte nevojë për ndonjë provë tjetër se edhe për ‘ta diçka po ndryshonte, rrënjësisht dhe shpejt.

Mars–prill 1991 ishte një nga ato çaste të rralla kur historia nuk shkruhej në libra, por përjetohej në rrugët e Tiranës, në korridoret e ndërtesave shtetërore dhe në fytyrat e njerëzve, që për herë të parë, pas disa dekadash ndiheshin të lirë të shpresonin. Të gjendeshe në Shqipëri me Elez Biberaj nuk ishte thjesht një përvojë profesionale — ishte një privilegj historik megjithse përkonte me një periudhë trazimi dhe shprese, njëkohësisht. Regjimi komunist po jepte shpirt, ndërsa një realitet i ri, ende i paqartë, po përpiqej të merrte formë e frymë.  Në Tiranë, gjithçka dukej në tranzicion: institucionet, retorika politike, madje edhe vetë gjuha e komunikimit publik. Në këtë atmosferë, prania e Elez Biberaj, me përvojën e tij në analizën e zhvillimeve politike në Evropën Lindore dhe Ballkan, ishte një udhërrëfyes i çmuar.  Ai e kuptonte Shqipërinë jo vetëm si një rast studimi, por edhe si një plagë historike që kërkonte shërim të thellë. Takimet e atyre ditëve — me përfaqësues të qeverisë së rrënuar komuniste, me figura të reja të opozitës, me intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë — kishin një element të përbashkët: etjen për ndryshim dhe frikën nga e panjohura. Shqipëria ishte në një udhëkryq, dhe askush nuk kishte një hartë të qartë për rrugën përpara. Mbaj mend diskutimet e gjata me Elezin, ku ai theksonte se sfida më e madhe nuk ishte rrëzimi i sistemit të vjetër — kjo tashmë kishte filluar — por ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme demokratike. “Demokracia,” thoshte ai, “nuk është një akt, por një proces që kërkon kohë, durim dhe mbi të gjitha, vullnet politik.” Në rrugët e Tiranës, njerëzit na ndalonin, na pyesnin për Amerikën, për lirinë, për mundësitë e reja. Kishte një idealizëm të pastër, pothuaj naiv, për atë që përfaqësonte Amerika. Për shumë prej tyre, Amerika ishte sinonim i demokracisë, drejtësisë dhe mirëqenies, një kontrast i fortë me realitetin që kishin përjetuar për dekada.

Pas atij entuziazmit fshihej edhe një realitet i ashpër: ekonomia e rrënuar, mungesa e përvojës demokratike, dhe mbi të gjitha, hija e gjatë e së kaluarës komuniste shihej gjithkund. Kjo ishte dilema e madhe e Shqipërisë së vitit 1991 — si të ndërtohej e ardhmja pa u çliruar plotësisht nga e kaluara.  Gjatë qendrimit tonë në Tiranë, marsin e 1991 me Elezin e kishim berë zakon e dilnim në Sheshin Skenderbeu për të vëzhguar atmosferën, duke dëgjuar dhe duke përthithur çdo detaj. Nuk kishim nevojë për shumë fjalë për të kuptuar situatën as edhe njëri-tjetrin. Të dy e ndjenim se po jetonim një moment që do të mbetej në histori, për të ardhmen e shqiptarëtve por edhe në kujtesën tonë, përgjithmonë. Por, siç kam theksuar edhe në shkrimin e para disa ditëve në lidhje me këtë përvjetor, ajo që na preku më shumë ishin njerëzit. Në çdo kontakt – të rastësishëm apo zyrtar – ndjehej një dëshirë e fortë për të komunikuar, për të treguar përvojat, shpesh të tmershme nga jeta e tyre dhe për tu dëgjuar hallet e tyre nga të huajt që ato ditë kishin ardhur për herë të parë në Tiranë, nga Amerika dhe nga Evropa Perëndimore.

Elezi në Tiranë me një delegacion të Kongresit Amerikan e unë me delegacionin e DASH, gjatë ditës kishim agjenda të ndryshme, por takoheshim në hotelin e “famshëm” Dajti, ku qëndronin të gjitha delegacionet e huaja.  Prandaj, mbrëmjet ishin më të lira për të shkëmbyer biseda e për të bërë krahasime. Në biseda të gjata, shpesh të thjeshta në formë, por të thella në përmbajtje — larg agjentëve të Sigurimit të Shtetit famëkeq që gjithnjë bredhnin brenda dhe jashtë hotel Dajtit – diskutonim për ngjarjet që po zhvilloheshin aq shpejt. Çfarë rruge do të ndiqte Shqipëria? A do të mundte të ndërtonte institucione demokratike? A do të arrinte të çlirohej jo vetëm nga sistemi komunist, por edhe më me rëndësi, nga mendësia komuniste që regjimi i egër i Enver Hoxhës kishte lënë pas. Si njohës i thellë i realitetit shqiptar ndër vite, Dr Elez Biberaj si, gjithmonë, sillte një qartësi analitike që më ndihmonte mua dhe kolegëve tanë ato ditë në Tiranë të kuptonim më mirë kompleksitetin e asaj që po ndodhte para syve tanë. Ndërsa unë e përjetoja atë përvojë edhe në mënyrë emocionale, ndoshta edhe me pak egërsi, Elezi arrinte t’a vendoste çdo zhvillim e dukuri të atyre ditëve në një kontekst më të gjërë historik dhe politik, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë karrierës dhe veprimtarisë së tij, si njëri prej ekspertëve më të dalluar të çeshtjeve kombëtare dhe evropiane.

Si i tillë, Elezi gjithashtu e ndjente qartë peshën e atij momenti. Nuk ishim thjesht dëshmitarë por ishim, në një farë mënyre, pjesë e tij — të nderuar dhe të privilegjuar — për atë moment  në historinë e fillimit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Nder më të madh për dy shqiptaro-amerikanë nuk kishte!  Kur kujtoj sot ato ditë të marsit/prillit 1991, ato që më mbeten më fort në kujtesë nuk janë vetëm ngjarjet, takimet zyrtare e tjera, por ishin edhe ndjenjat: një përzierje e rrallë e historisë me përvojën personale. Edhe për Elez Biberajn ajo vizitë, ishte më shumë se një kapitull në jetën e tij profesionale. Ishte edhe një dëshmi se si, në momente të caktuara, secilit prej nesh, jeta na vendos në kryqëzimin e historisë – dhe të jep mundësinë t’a përjetosh atë, jo si spektator, por si pjesëmarrës.  Dhe për këtë, mbetemi thellësisht, mirënjohës.

Por nga një këndvështrim më kritik, ajo vizitë ngre edhe pyetje që mbetën aktuale për Elezin dhe për të gjithë ne: a u shfrytëzua siç duhet ai moment historik? A arrijti klasa politike shqiptare ta përkthejë atë kapital simbolik, në një ndërtim të qëndrueshëm institucional?  Apo shpresa e marsit 1991 u konsumua shpejt nga tranzicioni i gjatë dhe shpesh i dhimbshëm?  Megjithë mungesën e përgjigjeve të sakta ndaj këtyre pyetjeve, në retrospektivë, vizita e marsit 1991 mbetet një nga ato çaste kur historia hapi një dritare të rrallë mundësish.  Roli i Elez Biberajt në atë moment të historisë është pjesë e një narrative më të gjerë–atë të diasporës shqiptaro-amerikane, e cila jo vetëm e mbështeti, por edhe e shoqëroi Shqipërinë në hapat e saj të parë drejt demokracisë. Por ai moment  nuk është thjesht kujtim. Ai është një standard me të cilin duhet matur edhe e tashmja. Sepse marsi i vitit 1991 nuk ishte vetëm fundi i një epoke të dhimbshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët, përfshirë ne në diasporë –por ishte dhe premtimi për një fillim të ri. Në këtë kontekst, vëzhgimet dhe analizat e Elez Biberaj shërbyen si një pasqyrë realiste për politikëbërësit amerikanë dhe për të gjithë të interesuarit, atëherë dhe më vonë.  Në thelb, vizita e tij ishte më shumë se një episod zyrtar, diplomatik, ose gazetaresk, por ishte një moment reflektimi për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo vizitë ngriti pritshmëri të mëdha por, njëkohësisht, paralajmëroi për sfidat që do të vinin. Sot, kur shikojmë pas, vizita e Elez Biberaj mbetet një pikë referimi. Jo vetëm për atë që përfaqësonte atëherë, por për pyetjen që vazhdon të na ndjekë: a arriti Shqipëria të përmbushë pritshmëritë e atij momenti historik, apo mbeti peng i një tranzicioni të pafund.  Një nga aspektet më domethënëse të kësaj vizite ishte perceptimi i publikut shqiptar. Për shumë qytetarë, prania e një figure si Elez Biberaj—bashkë me delegacionin e Kongresit amerikan — ishte një garanci morale se Shqipëria nuk ishte më e braktisur. Ishte një sinjal se Perëndimi jo vetëm po vëzhgonte, por edhe ishte i gatshëm të angazhohej.  Megjithatë, në një lexim më kritik, vizita nxori në pah edhe kufijtë e entuziazmit fillestar. Ndërsa shpresa ishte e madhe, strukturat shtetërore mbeteshin të dobëta, mentalitetet e vjetra të rrënjosura në komunizëm dhe tranzicioni i pashmangshëm do të rezultonte më i gjatë dhe më i dhimbshëm se sa pritej. Në këtë kontekst, vëzhgimet dhe analizat e Elez Biberaj shërbyen edhe si një pasqyrë realiste për politikëbërësit amerikanë.

Një kujtim që mbetet — Sot, kur i rikthehem atyre ditëve, më kujtohet jo vetëm varfëria apo vështirësitë, por mbi të gjitha shpresa e shqiptarëve për ditë më të mira për veten e familjet e tyre. Një shpresë e pastër, e pafiltruar, që buronte nga njerëz që kishin duruar shumë, por megjithkëtë nuk kishin humbur besimin.  Dhe në këtë kujtesë, figura e Elez Biberaj mbetet e lidhur pazgjidhshmërisht me ato ditë – si mik, si bashkëpunëtor dhe si një nga zërat që e kuptoi heret se Shqipëria, megjithë plagët e saj, kishte ende një të ardhme për të ndërtuar.  Ato ditë në Shqipëri, pranë Elez Biberajt, mbeten një kujtesë e gjallë e një kohe kur gjithçka dukej e mundur, por asgjë nuk ishte e sigurt. Ishte fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë — një rrugë që, edhe sot, vazhdon të kërkojë përgjigje për pyetjet e lëna pezull atë pranverë të largët.  Në fund, ajo që mbetet më e fortë nga ajo përvojë është bindja se historia nuk ndryshon vetvetiu — por ajo ndryshohet për më mirë nga njerëzit që kanë guximin, moralin dhe vullnetin e fortë politik të përballen me të Vërtetën historike, jo vetëm me fjalë por dhe me vepra.

Një koment personal si post-scriptum, nëse më lejohet:  Përvoja e përbashkët me Elez Biberajn në Shqipërinë e mars–prillit 1991 nuk ishte thjesht një udhëtim në një vend që po hapej ndaj botës ishte një përballje e drejtpërdrejtë me historinë në lëvizje.  Shkuam dhe pamë një Tiranë të trazuar, ku rrëzimi i regjimit komunist nuk kishte sjellë ende qartësi, por kishte hapur një boshllëk të madh politik, institucional dhe moral. Ishte një Shqipëri ku e kaluara dhe e ardhmja përplaseshin çdo ditë, në çdo takim, në çdo debat, në çdo shpresë të shprehur me zë të lartë.  Si pjesë e angazhimit amerikan pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri 1991, prania e dy delegacioneve amerikane, përfaqësues të ekzekutivit dhe të legjislativit të qeverisë amerikane, kishte një dimension të dyfishtë: nga njëra anë, përfaqësonim një lidhje të shumëpritur të Shqipërisë me Perëndimin; nga ana tjetër, ishim dëshmitarë kritikë të një realiteti që kërkonte më shumë sesa entuziazëm — kërkonte transformim të thellë.  Në ato ditë, me Elez Biberajn ndamë jo vetëm axhendat dhe takimet, por edhe reflektime të vazhdueshme mbi atë që po shihnim. Pamë nga afër një shoqëri të etur për liri, por të pa-përgatitur për kompleksitetin e saj. Pamë liderë që flisnin për demokraci, por që shpesh mbartnin mendësitë e vjetra. Pamë një popull që besonte fort tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonjëherë më shumë si një mit, sesa një realitet politik.

Në diskutimet mes nesh, Elez Biberaj theksonte se Shqipëria nuk do të kishte sukses vetëm duke përmbysur të kaluarën; sfida e vërtetë ishte ndërtimi i një kulture demokratike dhe përpjekjet serioze, konkrete për ndërtimin e institucioneve dhe të mendësisë së re politike e shoqërore.  Por ajo që na bashkoi më shumë në atë përvojë ishte jo vetëm ndjenja se po jetonin një moment historik, por edhe vetëdija se ky moment ishte vetëm fillimi. Shqipëria e vitit 1991 nuk kishte nevojë vetëm për miq dhe mbështetje ndërkombëtare; kishte nevojë për një përmbysje të brendshme — të mendimit, të etikës publike, të marrëdhënies mes shtetit e qytetarit, por mbi të gjitha një përballim zyrtar me të kaluarën komuniste.  Përvoja e jonë e përbashkët mbetet një dëshmi e asaj kohe kur shpresa ishte e madhe, por rruga përpara ishte e pasigurt. Ishte një kohë kur dy shqiptaro-amerikanë, nga dy realitete të ndryshme, u gjendën së bashku në një pikë kthese për kombin e tyre — duke parë, duke analizuar dhe duke besuar se Shqipëria mund të bëhej ndryshe.  Dhe ndoshta, vlera më e madhe e asaj përvoje nuk qëndron vetëm në atë që pamë, por në mënyrën si e kuptuam: me realizëm, pa iluzione të tepërta, por me një besim të qëndrueshëm se ndryshimi, sado i vështirë, ishte i pashmangshëm, mgjithë zhgënjimet e mëdha të klasës politike shqiptare këto 35-vite e deri në ditët e sotëme.

Tiranë, mars, 1991 –Sot, kur i rikthehem atyre ditëve, më kujtohet jo vetëm varfëria apo vështirësitë, por mbi të gjitha shpresa e shiptarëve për ditë më të mira si pjesë e Evropës demokratike. Një shpresë e pastër, e pafiltruar, që buronte nga njerëz që kishin duruar shumë, por nuk kishin humbur krejtësisht, besimin.

Elez Biberaj, afër Hotel Dajtit

Tifozët dhe dëgjuesit e rregullt të Zërit të Amerikës pasi u përhap lajmi se Elez Biberaj, Shef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës ishte në Tiranë, reagimi ishte i menjëhershëm, siç tregon kjo fotografi përpara Hotel Dajtit. Një përzierje krenarie dhe shprese, pa tjetër. Për shumë prej tyre, prania e dy delegacioneve amerikane në Shqipëri ishte diçka më shumë se një vizitë diplomatike; ishte një shenjë se Shqipëria, më në fund, nuk ishte më vetëm, as e izoluar nga bota. Ishte një kohë kur Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe — për herë të parë në historinë e tij — nën drejtimin e Dr Biberajt, kishte numrin më të madh të dëgjuesve në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, në krahasim me programet e tjera evropiane të VOA’s, në proporcion me popullsinë, natyrisht.

Kryetari i delegacionit të Kongresit Amerikan, Senatori Dennis DeConcini i shtetit Arizona në konferencë me shtypin në Tiranë

Konferencë shtypi e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ato ditë në Tiranë      

Zbritja e delegacionit të parë të Kongresit Amerikanë në aerportin Rinas të Tiranës, Mars, 1991

Takimet me intelektualë, gazetarë dhe figura të reja politike zbuluan një shoqëri në fermentim, por edhe një elitë ende të papërgatitur për sfidat e një sistemi pluralist.  Në rrugët e Tiranës, njerëzit na ndalonin, pyesnin për Amerikën, për lirinë, për mundësitë. Kishte një idealizëm të pastër, pothuaj naiv, për atë që përfaqësonte Amerika. Për shumë prej tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte sinonim i demokracisë, drejtësisë dhe mirëqenies — një kontrast i fortë me realitetin komunist që kishin përjetuar ata për dekada.

Me të ndjerin Azem Hajdari, lider i studentëve të Nëntorit

Në Tiranë me Kongresistin, ish-governatorin e shtetit Nju Meksiko, dhe ish-ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Z. Bill Richardson

Me udhëheqësin e Partisë Demokratike në opozitë, Dr Sali Berishën

Me Elezin, bisedat tona shpesh shkonin përtej detyrës zyrtare. Si dy shqiptaro-amerikanë që kishim ndjekur për vite me radhë fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve nga larg, tani ndodheshim në zemër të saj, duke parë nga afër pasojat e një sistemi barbar që kishte lënë plagë të thella në trupin e Kombit.

Një miqësi në shërbim të një momenti historik — Ditët me Elez Biberajn në Tiranë nuk ishin vetëm një përvojë profesionale; ishin një dëshmi e asaj se si miqësia dhe përkushtimi mund të ndërthuren me historinë. Kishte momente reflektimi, por edhe një ndjenjë të fortë detyrimi – ndaj vendit të origjinës, ndaj së vërtetës, lirisë e demokracisë dhe ndaj së ardhmes.  Në ato ditë të marsit dhe prillit 1991, Shqipëria ishte ende e brishtë, por e gjallë. Dhe ne, në mënyrën tonë modeste, ishim dëshmitarë dhe pjesëmarrës në atë zgjim.

Lis Bukuroca: Unë shoh dy kandidatë që do ta meritonin atë post: Veton Surroi ose Luljeta Pula

2

Lis Bukuroca, Gjermani

Çfarë ndodhi në Kosovë?

Gjykata Kushtetuese konstatoi se afati prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, i parashikuar në Nenin 82, paragrafi 1, pika (3) të Kushtetutës, nuk ishte konsumuar.

Pse?

Sepse Kuvendi u konstituua më 11 shkurt dhe kjo datë është marrë si fillim i mundshëm për zgjedhjen e presidentit. Logjike. Pa Kuvend nuk ka zgjedhje të presidentes ose presidentit. Pa Kuvend nuk mund të nisë numërimi i ditëve.

Ato 60 ditë do të përfundonin më 11 prill. Presidentja e shpërndau Kuvendin më 6 mars. Pra, vetëm 26 ditë ishin konsumuar. Jo 60.

Sa i përket pritshmërisë se zgjedhja e Presidentit bëhet 30 ditë para skadimit të mandatit, kjo nuk është e shkruar shprehimisht në Kushtetutë, por është rezultat i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ato “30 ditë” nuk ishin reale, sepse mungonin 60 ditët e ekzistencës së Kuvendit. Datëlindja nuk fillon me mbarsjen, por me lindjen. Ky ishte një shpjegim i thjeshtë për dhjetëra juristët e Presidentes, i shprehur me gjuhë dhe llogaritje sa më naive, sa më të qartë, në mënyrë që ta kuptojë edhe ndonjë “influencer” militant i opozitës, që thotë se ka mbaruar juridikun në vitet ’90, por që nga drejtësia nuk merr vesh asgjë.

E pastaj, njeriu nuk duhet të jetë patjetër jurist. Duhet të lexojë dhe të kuptojë.

Kushtetuta gjendet në internet. Kaq e thjeshtë është kjo.

Pra, janë konsumuar vetëm 26 ditë, kanë mbetur edhe 34 ditë të tjera. Pikë! Më 17 mars kam shkruar te ‚Bota Sot’ se dekreti ishte arbitrar dhe se Presidentja nuk kishte të drejtë ta bënte atë, por vetëm ta formalizonte shpërndarjen si pasojë kushtetuese, sepse nuk jemi në diktaturë.

Vjosën e ka zgjedhur Kuvendi, jo Vjosa Kuvendin. Sidoqoftë, Presidentja nuk e kupton ende gabim dhe shkruan: “Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes. Përkundrazi, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që e shkakton këtë proces.”

Nëse dekreti nuk e çuaka vendin në zgjedhje të reja, atëherë pse me dekretin pretendoje zgjedhje të reja? Pse e shkrove? Për të penguar zgjedhjet e reja?

Kur Gjykata thotë se dekreti nuk ka ‚efekt juridik‘, ajo në fakt pranon se ai nuk ka prodhuar pasojat që pretendoheshin nga Kryetarja.

Kjo e bën dekretin të pabazuar, domethënë në një halucinacion juridik. Në një dekret hakmarrjeje.

Së dyti, Kuvendi nuk ka dështuar. Procedura nuk ka përfunduar; ajo është ndërprerë. Prandaj edhe Gjykata pranoi se kanë mbetur edhe 34 ditë. Ato ditë nuk i konsumoi Kuvendi, ia ndaloi Krẻtarja me dekret antikushtetues. Edhe pse Gjykata thotë se dekreti nuk ka efekt juridik, praktikisht ai pati pasoja reale, juridike, sepse e ngriu Kuvendin dhe ndaloi veprimtarinë e tij. Këto ishin efekte juridike të dekretit antikushtetues, sepse njerëzit që ka konsultuar kryetarja nuk kanë ditur as të numërojnë si duhet. Kjo shkaktoi destabilizim institucional dhe dëmtoi imazhin e Kosovës.

Meqenëse një kandidat konsensual nuk ekziston, kriza mbetet e hapur. Presidentja e ka dëmtuar shumë pozicionin e saj politik, jo vetëm me dekretin, për të cilin u shpreh krenare, por edhe me deklarata se i kishte votat, që në realitet nuk janë të vërteta. Pretendimi për 80 vota kërkon mbështetje të plotë, e cila nuk ka ekzistuar. Nëse i ka pasur, le të kandidohet tani. Ajo duhet të luftojë për vete, jo të tjerët për të. Vetëvendosja, si shumicë, mban përgjegjësinë kryesore. Ajo duhet të “zbulojë” një njeri jashtë partive politike, një kandidat konsensual, ose të pranojë një zgjidhje kompromisi me kandidat të palës tjetër. Ndoshta me Abdixhikun kryetar. Kështu sigurohen votat e plota të LDK-së. Ndoshta sigurohen. Nëse jo, atëherë Bedri Hamza kryetar. Kjo nuk është aspak mirë për VV.

Kriza do të vazhdojë dhe kompromisi duket i pamundur, sepse edhe Murat Jasharin nuk do ta votonin të gjithë. Unë do t’i kisha dhënë edhe një shans Vjosës, sikur ta dija me siguri se dekretin nuk shkroi për t’i pëlqyer opozitës. Nëse po, unë shoh dy kandidatë që do ta meritonin atë post: Veton Surroi ose Luljeta Pula.

Pse?

Sepse kriza nuk është më juridike, por thellësisht politike, për shkak të përplasjes deri në urrejtje mes partisë që do shtet për popullin dhe partive që duan shtet për vete. E duan përsëri grazhdin. Aty janë të lidhur. Në Kosovë janë në përplasje dy taborë: koalicioni me VV që synon shtet ligjor dhe partitë e tjera, bashkë me mediat hibride dhe influencerët, që kanë frikë nga shteti ligjor dhe, për këtë arsye, në çdo debat, në vend të argumenteve, analizojnë personalitetin e Kurtit, sikur të ishin psikologë apo psikiatër.

Ai që lufton krimin dhe ai që e mbron, nuk mund kurrë të bashkëpunojnë. Pse? Sepse aty përplaset drejtësia me kapitalin e vjedhur.

Drejtësia nuk mund të ndërpritet me dekret. Dhe afatet kushtetuese nuk shkurtohen sipas interesit dhe dëshirës.

Kujtime për demonstrata e 26 marsit 1981, 45 vjet pranverë qëndrese

Sak Muji, Rugovë
BROSHURA – 45 VJET PRANVERË QËNDRËSE
26 Mars 1981 – 26 Mars 2026
Screenshot
KAPITULLI I
ALI LAJÇI – MARTIRI I KUJTESËS
Ai ishte ndër zërat që e ktheu heshtjen në thirrje.
Në një kohë kur frika sundonte, ai zgjodhi guximin.
Aliu nuk ishte vetëm organizator — ai ishte ndërgjegje.
Sot ai nuk është fizikisht mes nesh, por është më i gjallë se kurrë në kujtesën tonë. Emri i tij është një pranverë që rikthehet çdo mars.
Akrostik:
A – Atëherë kur fjala u bë zjarr
L – Liria mori zë në emrin tënd
I – Ideali yt nuk u shua
L – Lart mbi kohë qëndron
A – Amanet për brezat
J – Jetë e dhënë për të vërtetën
Ç – Çdo pranverë të kujton
I – I përjetshëm në shpirtin tonë
KAPITULLI II
HAMDI HAJDINI – QËNDRESA QË NUK U PËRKUL
Hamdiu ishte njeriu i hapave të sigurt.
Ai nuk fliste shumë — por vepronte fort.
Në ditët kur çdo vendim kishte peshë burgu, ai zgjodhi të ecë përpara.
Qëndresa e tij u bë frymë për të tjerët.
Akrostik:
H – Hap drejt lirisë
A – Andërr që nuk u shua
M – Me guxim përballë errësirës
D – Drejt idealit pa kthim
I – I palëkundur
H – Historia të nderon
A – Atdheu të njeh
J – Jetë qëndrese
D – Dhembje që u bë forcë
I – I përjetshëm
N – Në kujtesë
I – I gjallë në çdo mars
KAPITULLI III
RIZA DEMAJ – ZËRI QË U BË KUSHTRIM
Riza ishte fjala që nuk u ndal.
Në kohë heshtjeje, ai foli.
Ai e kuptoi se drejtësia nuk dhurohet — ajo kërkohet.
Dhe ai e kërkoi me zë të lartë.
Akrostik:
R – Rrugë e vështirë
I – Inspirim për brezat
Z – Zë që nuk u shua
A – Amanet për kohën
D – Drejtësi në shpirt
E – Edhe në errësirë qëndrove
M – Me dinjitet
A – Atdheut i dhe nder
J – Jetë që mbetet
KAPITULLI IV
BAJRAM KOSUMI – MENDJA QË NDEZI DRITË
Ai ishte ndër ata që e kuptuan se liria fillon nga mendimi.
Me dije dhe qartësi, ai i dha formë asaj që ndjehej në zemrat e të gjithëve.
Ai nuk ishte vetëm pjesë e lëvizjes — ishte drejtim.
Akrostik:
B – Brezit i fale mendim
A – Art dhe dije
J – Jetë në shërbim
R – Rrugë ideale
A – Asnjëherë i përkulur
M – Me guxim
K – Koha të dëshmon
O – Ora e historisë
S – Shpirt i lirë
U – Udhërrëfyes
M – Me emër të paharruar
I – I përjetshëm
KAPITULLI V
SAK MUJI – DËSHMIA E GJALLË
Nga Sylë Mujaj në Sak Muji — një emër i formuar në zjarrin e kohës.
Ai është dëshmia që mbijetoi.
Ai është zëri që vazhdon të tregojë.
Jeta e tij është një urë mes asaj që ndodhi dhe asaj që duhet kujtuar.
Akrostik:
S – Shpresë në errësirë
A – Andërr e pathyer
K – Koha nuk të mposhti
M – Mbi plagë u ngrite
U – Urtësi e fituar
J – Jetë qëndrese
I – I gjallë në kujtesë
KAPITULLI VI
AHMET IBRAHIMI – NGJYRA QË U BË ZË
Ahmeti nuk solli vetëm ngjyra — ai solli shpirt.
Ato pankarta nuk ishin bojë — ishin zë i një populli.
Ai e ktheu artin në mjet rezistence.
Akrostik:
A – Aty ku duhej fjala
H – Heshtja u thye
M – Me ngjyra u ngrit zëri
E – Edhe në errësirë
T – Ti mbete dritë
I – Ideali jeton
B – Brezat të kujtojnë
R – Rrugë e hapur
A – Atdheu të mban
H – Historia të nderon
I – I përjetshëm
M – Me nder
KAPITULLI VII
ABDULLAH TAHIRI – DRITA E FLijIMIT
Abdullahu nuk u tërhoq.
Ai u bë mburojë.
Sot ai nuk është vetëm kujtim — është simbol i flijimit.
Akrostik:
A – Atëherë kur kërkohej heshtje
B – Burra si ti u ngritën
D – Drita nga gjaku yt
U – Udhë për liri
L – Lart në histori
L – Luftë e paharruar
A – Amanet
H – Hero
T – Toka të njeh
A – Atdheu të thërret
H – Historia të ruan
I – I përjetshëm
R – Rrugë e gjallë
I – I pavdekshëm
KAPITULLI VIII
IBRAHIM NIKÇI – GUXIMI QË U BË HISTORI
Ai ishte ndër ata që nuk pritën.
Ai veproi.
Guximi i tij nuk ishte moment — ishte kthesë historie.
Akrostik:
I – In atë ditë vendimtare
B – Besimi si armë
R – Rrufe guximi
A – Atdheu të thirri
H – Hap i madh
I – Ideali jeton
M – Mbetesh në kujtesë
N – Nder i përjetshëm
I – I gjallë
K – Koha nuk të fshin
Ç – Çdo brez të kujton
I – I pavdekshëm
MBYLLJE
Këta tetë emra nuk janë vetëm histori.
Janë themel.
45 vizatimet e burgut nuk janë vetëm art.
Janë dëshmi.
Dhe 26 Marsi nuk është vetëm një datë.
Është një betim që vazhdon të jetojë në ne.

Ti, “grua më e liga”, poezi të Violeta Kadriut

0

Violeta Kadriu, Prishtinë

Cikël Poetik

TI, ” GRUA MË E LIGA”

Ti, livadh i pakositur, me bar e therra në vreshta,
ku çdo fije bari kutërbon erë mashtrimi e gënjeshtra,
ku çdo majë therr në zemër, të shpon si shigjetë,
e në shpirt venit dashurinë, i dhuron vdekje e jo jetë.

Ti, moçal i ndyrë ku lejlekëzinj gjuajnë bretkosa pa nda,
diell që mbledh rrezet mbrapsht ende pa gdhirë,
nata më e pistë, errësuar sa më s’ ka,
yll i madh pa dritë, që pengon yjet tjerë të më ndrijnë më mirë.

Ti flakë në mes të acarit që më pengon të ngrohem,
e as lejon që flakët tjera të depërtojnë tek unë,
që edhe pranë dritës së tyre nënshkruan të verbohem,
fanar i ndezur në errësirë,që syve m’ ju qet vello si gunë.

Ti,vjeshtak gjetherënës mu në mes pranvere,
mu atëherë kur behari në zemër luleve iu troket,
lulesaksie e tharë kacavjerrë n’ timen penxhere,
i cili për çdo gjë që s’ të shkon për shtati
gjen shkas shan e bërtet.

Ti, arratisje atëherë kur i duhesh më së shumti Atdheut,
që me vite mbart mbi shpatulla një jetë të rrejshme boemi,
ti, që i lë hapa e rëndon kot pluhurin e këtij dheut,
lule e bardhë pa aromë mbështjell në degë bagremi.

Ti kur resh borë e acar hije e errët nate,
që çdo gjë të bukur e të bardhë timen pa mëshirë përlan,
gjuhë e jote për mua e helmuar teh shpate,
zjarr e tymnajë në mes t’ gjelbërimi,
që shkreton mal të paanë.

Ti, armik më i poshtër që të sillet vërdallë,
që s’ ka guxim të t’ sulmojë përballë, por të zë në befasi,
për urtësi Kanuni s’ ke dëgjuar kurrë a rrallë,
je i lindur e do vdesësh me shpirt plot ligësi.

Ti nuk ke guximin të përballesh me të tjerë,
kur ta thonë shumë hapur të vërtetën e pathënë,
sa herë ndjen rrezikun mbështjell këmbët, bëhesh erë,
edhe nëse mbetesh pranë sofrës plot një kafshatë pa ngrënë.

Ti kurrë s’ ke guximin të hysh n’ betejë paarmatosur,
gjerësa mbledh pas vetes ushtri ngjeshë gjer në dhëmbë,
ti kurrë s’ do pranoje për fisnikëri të mbetje leckosur,
as atëherë nëse fëmijët e tu nga uria do vdisnin në këmbë.

Ti për mua Ferr i Dantes shtrirë me shtatë kate,
nga egoizëm i pabesë që e ruan me egërsi,
pranë meje e para meje humbe edhe atë copë burrërie që pate,
pranë e para meje humbe dhe atë copë ndershmëri.

Se ti ishe e mbete katil shkuar katili,
që vetëm me erë shkrumb e baroti do të jesh rrethuar anembanë,
ti s’ do t’ ia dish për aromë trëndafili e zë bilbili,
ti, “ grua më e liga”, që në trup rroba mashkulli mban!

TY, LIRI

Në agimet e mëngjeseve të arta,
kur depërton rreze e parë kodrinave
të shoh, liri,
në perëndimet e netëve të zjarrta
tek shpirtrat e dashuruar shkëmbejnë afshet mes trëndelinave,
zemra me ty më bie n’ujdi!

Në gugatjen e çdo pëllumbi,
gjerësa me sqep puth të vegjëlit e pëllumbeshën,
liri, ti më buzëqesh,
në gurgullimën e çdo kroi e lumi,
tek mbushin ujë e lahen shtojzovallet
me rroba ylberi shpirtin ma vesh!

Në ngazëllim zemre varfanjaku,
kur i zgjatet dorë e uruar shpëtimi
oh, sa të dua liri,
në lotët e gëzimit të bonjakut
kur, duke u mikëluar merr krah nga zemërgjerësi trimi,
në zemër më rrezaton si perri!

Ku ndihet zëri i trumcakut
e i buzëqesh në shpinë çanta vocërrakut,
ta dëgjoj këngën tënde, liri,
ku nënat rrezojnë me ninula të ëmblit pranë oxhakut
e baballarët mbjellin zambakët skaj pragut,
të përqafoj e të përjetësoj me poezi!

Ku flitet gjuhë arbërore
e ku frymojmë në tokat stërgjyshore,
liri, e bekuar je gjerë në re,
ku mrizojnë qengjat mes lulesh e barit,
pasi dimri ia bën me sy beharit
për ty, liri, ndjenjat s’kanë fre!

Në shkumbëzimet e valëve të Adriatikut,
tek ndër shkëmbinj i puthin rrënjët shegës e fikut,
liri, oh sa më dhuron freski,
ku çdoherë rri hapur dera e mikut
e sirena i këndon serenada kreshnikut
ti reflekton vetëm dashuri!

Ku shpatë e Kastriotit ndër shekuj vringëllon,
e ku dyngjyrëshi me shkabë, duke çarë stuhi, valon
në zemrën time je lis me kurorë,
ku emri Shqiptari na lartëson,
e gjuhë e zjarrtë shqipe me flatra fluturon,
ne bijtë e bijat tua për ty biem therrorë!

DHE NËSE I DEL FLAKA KËSAJ BOTE

Dhe nëse i del flaka kësaj bote
sonte dua të dehem,
aq më mungon afër zotëria jote,
në shije vere të kuqe do t’ prehem!

Le t’ i shkundë gonxhet çdo lule e pemë e kësaj bote,
hëna t’ i thyejë rrezet, mos të ndrijë,
sonte dua t’ bëhem rob i kësaj t’ mbushur gote,
akujt e shpirtit n’ të t’ i shkrij!

Dua t’ ia puth yjet sonte kësaj nate,
se po pi çdokush të ndijë,
pa le t’ më ecë shpirti dhe për teh shpate,
as që dua t’ ia di!

Kush të tha “verë e kuqe je e keqe”,
je për ata që s’ dinë të të pinë,
të tillëve dhe jeta në rrugë u vë leqe,
duke apo pa pirë rakinë!

Kush të tha “ verë je e shëmtuar”,
rrëfemu në besë, kush ta tha,
zemra me ty mos t’ mbetet pranguar,
të tjerat lëri, mos i nga!

Dua ta shijoj sonte atë nektar rrushi,
si gjithë , askujt pa i bërë keq,
sa të dua gota me verë do të mbushi,
pa le t’ më quajnë engjëll o dreq!

Dua ta cakërroj gotën me këtë zëbulkth pranvere,
pa le të thonë “ qenka marrosur”,
s’ dua të zë kush vend tëndin pos kësaj verëere,
ta ëmbëlsoj këtë shpirt t’ vrerosur!

Edhe nëse i del flaka sonte kësaj bote,
dua të jem, verë e kuqe, prapë dashnorja jote,
t’ i ringjall sonte dy shpirtra të vrarë,
buzë e sy t’na lahen n’ të kuqen ujëvarë!

KUR T’ MË MARRË MALLI PËR TY E S’TË KAM

Do të ngjitem me ngutë
në majë dege qershie,
do këpus kalaveshin blerosh
e me qershi kuqëluar,
do i gllabëroj kuqaloshet
me afsh dashurie,
epshin për buzët e tua
me to për ta shuar.

Do e pres me ëndje stinën
sa të zverdhet ftoi,
një nga një të gjithë verdhoshët
do i mbledh me radhë,
t’ ua ndiej aromën në çdo cep
ku ndihet gurgullimë kroi,
të ma kujtojnë aromën tënde
prej erëmiri të rrallë.

Do të pres me ëndje
sa të çahen fiqtë,
skaj brigjeve të atij deti
të bukur të Ulqinit,
do hap pijen më të shijshme
me ty e me miqtë,
duke u quar të fala valëve t’bregdetit
të Vlorës , Sarandës, Shëngjinit.

Kur të më marrë malli
e s’ të shoh me sy,
do shtegtoj në çdo hije luleje bliri
t’ u qahem sa e vetmuar jam,
në to do më gjejë ngushëllim halli,
se po digjem si flakë qiriri,
s’ do lejoj që askush të mendojë as në ëndërr
se harruar të kam.

Kur të mërzitem shumë
e s’ do ta di se ku je,
jehonën e zërit tënd
në simfoni violinash do e kërkoj,
edhe pse ndoshta nga malli
lotët do më rrjedhin rrëke
e shpirti im ” Oh, sa më mungon, i dashur”
pandërprerë do të rënkojë!

Kur të më marrë malli
për netët me ty,
do lus hanën ta shtrijë vellon më t’ kuqërreme
anekënd Dardanisë,
e ziliqarët t’ i shitojë djalli,
le t’ ngujohen në të ferrit dry
mjafton ne të dy ta mbajmë gjallë
“Betimin e Dashurisë”.