Kreu Blog Faqe 313

Gazetaria hulumtuese si mision jetësor: Libri i Musa Sabedinit, kurorë e një përvoje mbi 35-vjeçare

0

Gjilan – Në një kohë kur e vërteta vihet vazhdimisht në provë, kur gazetaria përballet me presione politike, ekonomike dhe teknologjike, dhe kur interesi publik shpesh mbetet në hije, gazetaria hulumtuese mbetet një nga format më të larta të guximit profesional dhe përgjegjësisë shoqërore. Pikërisht në këtë kontekst, libri “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale” i profesorit, gazetarit dhe studiuesit të medias Musa Sabedini vjen si një akt profesional, intelektual dhe moral, që dëshmon se gazetaria e vërtetë nuk është vetëm profesion, por mision jetësor në shërbim të së vërtetës dhe demokracisë.

Duke qenë për dekada të tëra pjesë aktive e gazetarisë hulumtuese dhe autor i një sërë hulumtimesh që kanë shënuar debat publik në Kosovën e pasluftës, profesori, gazetari dhe studiuesi i medias Musa Sabedini ka theksuar se libri i tij më i ri, me titull “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”, përfaqëson përmbylljen dhe kurorëzimin e një përvoje profesionale mbi 35-vjeçare në gazetari, me fokus të veçantë në gazetarinë hulumtuese.Autori ka vlerësuar se finalizimi i këtij projekti jetësor nuk ka qenë një proces i lehtë, por as i pamundur, duke nënvizuar se përkushtimi afatgjatë ndaj profesionit dhe misionit të gazetarisë hulumtuese ka qenë shtysa kryesore për realizimin e tij.

Si autor i katër librave universitarë në fushën e medias, profesori Sabedini ka theksuar se kjo vepër është ndër të parat në hapësirën shqiptare që trajton në mënyrë të thelluar, sistematike dhe me pedantëri shkencore e praktike rolin, misionin dhe dimensionet e gazetarisë hulumtuese, duke ndërlidhur përvojën e drejtpërdrejtë nga terreni me reflektimin akademik.

“Libri nuk është vetëm një manual, por një udhëtim përmes përvojave reale, sfidave, rreziqeve dhe dilemave etike me të cilat përballet çdo gazetar në kërkim të së vërtetës. Përvoja ime profesionale, çmimet e fituara, kërcënimet me vdekje të evidentuara në mbi 35 raste për temat hulumtuese që kam trajtuar, si dhe presionet e përjetuara për vite me radhë, janë bërë bazë e fortë për përmbajtjen e këtij libri. Ai përfshin analiza konkrete, përkufizime teorike, udhëzime metodologjike dhe shembuj praktikë që ndihmojnë studentët dhe profesionistët të kuptojnë më thellë thelbin e gazetarisë hulumtuese. Libri është ndërtuar mbi një arkiv të pasur prej dekadash pune, i pasuruar me përvojën time akademike si ligjërues në Kolegjin UBT, ku për vite kam pasur fatin të ndaj dije dhe përvojë me studentët e gazetarisë. Ky rrugëtim është forcuar më tej përmes pjesëmarrjes në 14 konferenca ndërkombëtare dhe përmes punës kërkimore që më ka mundësuar të bashkoj praktikën me reflektimin shkencor”.

101 pyetje dhe 101 udhëzime, boshti etik dhe praktik i librit

Një nga veçantitë kryesore të librit, sipas autorit, janë 101 pyetjet dhe 101 udhëzimet, të ndërtuara si një udhërrëfyes etik, ligjor, psikologjik dhe profesional për gazetarët hulumtues, veçanërisht për studentët dhe gazetarët e rinj.

Këto pyetje nuk pasqyrojnë vetëm dilemat profesionale, por edhe përgjegjësinë morale që shoqëron çdo proces hulumtues. Ato janë personale, origjinale dhe burimore, të ndërtuara mbi përvojën e autorit, e cila përfshin edhe mbi 35 kërcënime me vdekje të evidentuara gjatë trajtimit të temave hulumtuese.

Në parathënien e librit, profesori Sabedini ka vënë theksin te një nga veçantitë kryesore të veprës: 101 pyetjet dhe 101 udhëzimet për gazetarinë hulumtuese, të cilat synojnë të shërbejnë si bazë orientuese për gazetarët e rinj, por edhe si instrument reflektimi për profesionistët me përvojë.

“Këto pyetje nuk pasqyrojnë vetëm dilemën profesionale të një gazetari hulumtues, por edhe dimensionet etike, ligjore, psikologjike dhe logjistike të procesit hulumtues. Ato synojnë të shërbejnë si një ‘udhërrëfyes etik dhe praktik’ për çdo gazetar hulumtues, veçanërisht për studentët e gazetarisë në të gjitha nivelet e studimit. Këto pyetje dhe këshilla janë personale, origjinale dhe burimore. Ato burojnë nga koncepti im profesional dhe nga rruga e gjatë, me shumë sfida dhe sakrifica, që kam kaluar si gazetar hulumtues në Kosovë dhe më gjerë”.

Një nga veprat e para shkencore – praktike në gazetarinë hulumtuese shqiptare

Si autor i katër librave universitarë në fushën e medias, Sabedini vlerëson se ky botim është ndër të parët që trajton me pedantëri shkencore dhe përvojë praktike misionin, rolin dhe dimensionet e gazetarisë hulumtuese, duke ndërlidhur punën në terren me reflektimin akademik.

Libri nuk konceptohet thjesht si manual profesional, por si një udhëtim i dokumentuar përmes përvojave reale, rreziqeve, dilemave etike dhe sfidave me të cilat përballet çdo gazetar në kërkim të së vërtetës. Ai mbështetet në një arkiv të pasur dekadash pune, në përvojën e autorit si ligjërues në Kolegjin UBT dhe në pjesëmarrjen e tij në 14 konferenca ndërkombëtare, ku ka bashkuar praktikën me kërkimin shkencor.

Sipas autorit, libri tejkalon kornizën e një botimi profesional dhe shndërrohet në një rrëfim të thellë mbi përvojën, pasionin dhe përkushtimin ndaj gazetarisë si mision jetësor.

“Libri ka ardhur si rezultat i njohjes së thellë dhe përjetimit shpirtëror të botës digjitale dhe online, që sjell rreziqe sa delikate e sfiduese, aq edhe të shpejta dhe dobiprurëse për botën bashkëkohore. Është një ftesë për të gjithë ata që besojnë se e vërteta meriton të zbulohet, pavarësisht pengesave dhe rreziqeve që ajo sjell”.

Gazetaria hulumtuese si shtyllë e demokracisë

Sipas Sabedinit, gazetaria hulumtuese është më shumë se profesion, ajo është një mision që bart rrezik real dhe përgjegjësi shoqërore. Ajo mbetet zëri i atyre që nuk kanë zë, mbrojtëse e interesit publik dhe një nga shtyllat më të shenjta të demokracisë moderne, sepse zbardh afera, ndriçon padrejtësi dhe nxit llogaridhënie institucionale.

Në një realitet ku informacioni manipulohet dhe presionet politike e ekonomike mbi mediat janë në rritje, autori vlerëson se gazetaria hulumtuese duhet të mbrohet dhe të avancohet si e mirë publike, me mbështetje institucionale, shoqërore dhe qytetare.

Në këtë kontekst, profesori Sabedini ka theksuar se çdo hulumtim bart në vete një mision, dhe çdo mision nënkupton rrezik real, duke e konsideruar gazetarinë hulumtuese si një profesion që ushqehet nga e vërteta dhe drejtësia dhe që mbetet në shërbim të shoqërisë dhe interesit publik.

“Ky përkufizim i thjeshtë mjafton për të kuptuar thelbin e gazetarisë hulumtuese, një profesion që jeton gjatë, sepse rrënjët e saj ushqehen nga e vërteta dhe drejtësia. Gazetaria hulumtuese është dhe do të mbetet në shërbim të shoqërisë, zëri i atyre që nuk kanë zë, mbrojtësja e guximshme e së vërtetës dhe e çdo njeriu që përballet me padrejtësi, pavarësisht nëse ajo vjen nga individë, grupe kriminale apo struktura të kriminalizuara institucionale”.

Një vepër për brezat e rinj

Me 718 faqe dhe i botuar nga Kolegji UBT, libri u dedikohet mbi të gjitha studentëve dhe gazetarëve të rinj, të cilët dëshirojnë të merren me këtë zhanër sfidues, të rrezikshëm, por thelbësor për shoqërinë.

“Mos e pyesni kurrë veten se çfarë sakrifice kërkon gazetaria hulumtuese; brengosuni për atë që mund t’i ofroni publikut,” thekson Sabedini, duke e përmbyllur librin si një thirrje për guxim, integritet dhe besnikëri ndaj së vërtetës./rajonipress/

Reçaku nuk lejon ambiguitet moral

Reçaku dhe Basha (ish-Kryetar i Kuvendit)

Nga: Naim J. Krasniqi, Munih

Përvjetori i Masakrës së Reçakut nuk është një ceremoni formale shtetërore si gjithë të tjerat. Ai është një moment i kujtesës kolektive, i dhimbjes dhe i së vërtetës historike, ku shteti i Kosovës riafirmon jo vetëm nderimin për viktimat, por edhe narrativën mbi luftën çlirimtare dhe krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Në këtë kontekst, prania pranë Presidentes e Dimal Bashës, një personalitet publik i cili në të kaluarën ka shprehur qëndrime që delegjitimojnë UÇK-në dhe përkojnë me narrativa të njohura të propagandës serbe, ngre pikëpyetje serioze etike dhe simbolike.

Kjo nuk është çështje e përjashtimit politik apo e ndëshkimit të mendimit ndryshe. Është çështje e përputhjes morale me peshën e ngjarjes që përkujtohet. Reçaku është mohuar historikisht nga aparati shtetëror serb dhe çdo relativizim i luftës çlirimtare, pa korrigjim apo pendesë publike, bie ndesh me vetë arsyen pse kjo masakër përkujtohet.

Institucioni i Presidentes ka përgjegjësi të veçantë që, në ngjarje të tilla, të ruajë qartësi morale dhe simbolike. Prania e figurave kontestuese, pa një distancim të mëparshëm nga qëndrimet e tyre, rrezikon të dërgojë mesazh të gabuar te familjarët e viktimave dhe te shoqëria në tërësi.

Kritika ndaj kësaj pranie nuk është kundër unitetit shtetëror, por në mbrojtje të tij. Uniteti nuk ndërtohet mbi harresë apo relativizim, por mbi të vërtetën dhe përgjegjësinë historike.

Simbolika e Reçakut dhe përgjegjësia e përfaqësimit shtetëror

Masakra e Reçakut zë një vend unik në historinë e Kosovës. Ajo nuk është vetëm një krim lufte, por një moment që i ekspozoi botës natyrën represive të regjimit serb dhe legjitimitetin e rezistencës së armatosur të shqiptarëve të Kosovës. Për këtë arsye, çdo përvjetor i Reçakut është edhe një akt politik në kuptimin më të thellë të fjalës: afirmim i së vërtetës.

Në këtë prizëm, përfaqësimi institucional merr rëndësi të jashtëzakonshme. Presidentja, Kryeministri dhe figurat e tjera shtetërore nuk janë të pranishëm si individë privatë, por si bartës të narrativës zyrtare të shtetit të Kosovës.

Pikërisht këtu lind problemi kur në këto ceremoni shfaqen personalitete që në të kaluarën kanë artikuluar qëndrime që:

kriminalizojnë UÇK-në,

barazojnë luftën çlirimtare me krimin,

ose përputhen me diskursin mohues serb për krimet e luftës, veçanërisht për këtë masakër.

Pamë Presidenten dhe Kryeministrin, si përfaqësues të dy institucioneve më të larta shtetërore, dhe në krahun e djathtë të Presidentes pamë edhe një figurë thellësisht kontraverse, e cila, për fat të keq, ka qenë edhe ish-Kryetar i Kuvendit të Republikës. Dihet se si u zgjodh në atë pozitë.

Po në ato ditë doli edhe “sihariqi” i tij: u bë publik një shkrim i Dimal Bashës që kriminalizon luftën e UÇK-së. Nuk po ndalem në përmbajtjen dhe peshën e atij shkrimi, sepse për të është shkruar mjaft. Por deri sot ai nuk ka kërkuar falje për atë që ka shkruar. Përkundrazi, ka përfituar titull akademik (master), ndonëse vetë deklaron se “nuk e di çfarë ka shkruar”. Titullin e ka marrë, ndërsa përmes kontributeve propagandistike ka arritur edhe në pozita të larta politike.

Partia e tij e mbron me arsyetimin se “nuk e ka ditur çfarë ka shkruar”, por se “është aktivist i yni”. Asnjëherë nuk është arsyetuar bindshëm as partia, as udhëheqja e saj, për mungesën e reagimit — sepse mjafton të thuhet: “është i yni, pra është i mirë”.

Mua personalisht më ka habitur qëndrimi i disa personaliteteve brenda Vetëvendosjes, të cilët kanë bagazh kombëtar dhe politik, madje edhe kanë qenë në vijat e frontit gjatë luftës, por nuk pati asnjë reagim nga ta. Le të mbetet kjo në ndërgjegjen e tyre.

Presidentja, kudo që shkon, mban fjalime për lavdinë e UÇK-së, por në ceremonitë përkujtimore nuk e sheh problem ta ketë pranë Dimal Bashën, qoftë në Reçak apo edhe në Prekaz. Para pak ditësh lexova një deklaratë të saj në një intervistë (po e parafrazoj), ku thoshte se nuk respekton ata që nuk e respektojnë luftën e shenjtë të UÇK-së, vuajtjet dhe masakrat që ka përjetuar populli ynë. Megjithatë, në përvjetorin e masakrës më të dhimbshme, e mban në anën e djathtë Dimalin.

Flet para banorëve të Reçakut për lavdinë, sakrificën dhe dhimbjen, ndërsa në krah ka një person që ka shkruar se “UÇK-ja është financuar nga grupe droge”, e të tjera deklarata të ngjashme.

Pra, edhe nëse këto qëndrime janë shprehur më herët, mungesa e një distancimi të qartë dhe publik i bën ato ende relevante në vlerësimin etik të figurës.

Prania e tillë nuk është neutrale. Ajo prodhon simbolikë: normalizon dallime thelbësore mbi të vërtetën historike dhe krijon paqartësi mbi vijat morale të shtetit. Për viktimat dhe familjet e tyre, kjo mund të përjetohet si një formë e riviktimizimit simbolik.

Në demokraci, mendimi kritik ndaj luftës është i lejuar. Por përkujtimi i masakrave nuk është hapësirë për ambiguitet historik. Aty kërkohet qartësi, ndershmëri dhe koherencë morale.

Prandaj, debati i hapur mbi këtë çështje nuk e dobëson shtetin e Kosovës; përkundrazi, e forcon atë, duke kërkuar standarde më të larta etike në përfaqësimin e kujtesës kolektive.

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (2)

7
Ismet M. Hasani, Suedi                           
 
Lexoni për herë të parë!
 
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!        
 *
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
  
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
 
Brenda saj, dy emra shqiptar që “luftonin” për Kurorën letrare më prestigjioze në botë: Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.
Ajo që kërkush nuk e dinte ishte se kjo dosje përbante dokumente? Ajo përmbante letra anonime të shkruara në një gjuhë të përsosur françeze, tetelegrafe me kode të fshehura që arrinin nga Tirana në gjysmë të natës, letra me përmbajtje të ndyera, për plagjiaturë të regjimi komunist dhe agjentet e Sigurimit…!
Kush i shkroi ato letra helmuese, kush donte që asnjë shqiptar të mos merrte ”Nobelin”?!
*
Kur në vitin 2015 erdhi një gazetar suedez, kur e hapi zarfin, ai gjeti vetëm letra të zbrasta dhe vetëm një shënim në cilin shkruante: “Ata e shkatërruan njëri-tjetrin dhe ne sot nuk mund të shpërblejmë një komb që há veten!”
Né për herë të parë do të hapin atë dosje të mallkuar dhe do të shofin se kush, këta kandidatë për Nobelin, i kthej në armiq të përjetshëm.
Për të kuptua se si dy burra, që flisnin të njejtën gjuhë, e kishin të njejten ëndërr për ta çuar përpara letërsinë shqiptare, të shndërrohen në dy armiq, duhet kohë.
Për të folur për KOHËN e kaluar, duhet KOHË! – imh)!
Për të mësuar këtë duhet të kthemi nga fillimi.
Në atë kohë, kur Shqipëria ishte e mbyllur hermetikisht nga bota, një vend kur çdo fjalë shkruhej nën hije e censures, ku çdo shkrimtar jetonte me friken se çdo varg i shkruar mund t’i çonte në burg ose edhe më keq.
*
Dritëro Agolli lindi në fshatin Mati më 13 tetpor 1931 në një familje fshataresh të varfër që memzi merrnin frymë. Fëmijëria e tij kaloi në një botë kur për çdo ditë nuk kishin bukë, ku këpucët ishin luks, ku shkolla ishte një ëndërr e largët e çdo fëmije. Por kur komunistat erdhen në pushtet në vitin 1944, për djem’ si Dritëro u hapën dyert e një bote të re. Partija Komuniste shpalli se do t’i gjente shkollim çdo fëmije dhe libra, fletore e lapsa falas…
Dritëro ishte njëri nga ata që përfitoj nga ky premtin. Në moshën 15 vjeçare u dërgua në Tiranë, ku rregjistroi Institutin Pedagogjik e më vonë vazhdoj Institutin e Lartë të arteve. Për te komunizmi nuk ishte thjeshtë një ideologji abstrakte, ishte forca që e nxorri nga balta e varferisë dhe forca që dha fuqi të bëhet poet. Ai besonte se po ndertohej një botë më e drejtë. Ky nuk ishte karrierizëm i tij, por ishte njeri i cili shifte se si po ndryshonte vendi i vet.
Në fshatra hapeshin shkolla të reja dhe vinin mësues; nxënësit merrshin libra, fletore e lapsa falas.
Dritëro e donte Shqipërinë me dashuri.
Dita e dasmes se Elenës dhe Ismail-Kadaresë
 
Isamil Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në  një familje zejtarësh, as e varfër, por edhe as e pasur. Shtëpia ishte plot libra. Babai i tij lexonte romane në gjuhen frengjishte, kurse e ëma tregonte histori për Skendërbeun etj. dhe për kohën kur populli ishte i lirë dhe krenar.
Regjimin komunist Kadare nuk e konsideronte si çlirim, por si një formë skllavërie. Ai studijoj në universistet sovjetike. Ai botonte në sthëpitë botuese shtetërore. Po, ai mbeti gjithmonë ”i huaj” brenda këtij sistemi komunist. Librat e tij, në Shqipëri, edhe pse kalonin nëpër censurë, ishin me plot alegori të fshehura. Ndërkaq, për librat që i botonte jashtë Shqiërisë, regjimi bënte përjashtim; Kritiket Perëndimor e lavdëronin Kadaren si disident i fshehët që shkruante në mes rreshtave. Por në Shqipëri nuk e njihnin për te mirë, por si një oportunist që luante në dy fusha: në njërën anë merrte privilegje nga regjimi, në anën tjetër lavëderohej nga Perëndimi për kritikat e fshehta që i bënte regjimit.
                                   (V i j o n )

Nuk ndalen iranianët, derisa ta bëjnë Iranin e lirë dhe vend demokratik

1
Femi Cakolli, pastor, Prishtinë
____
Iranianët për më shumë se dy javë janë duke demonstruar, me mjete e mënyra të ndryshme, hapur dhe me guxim ekstrem, refuzim dhe kundërshtim të shtetit dhe pushtetit teokratik islam gati pesëdekadësh.
Iranianët janë popull me civilizim të lashtë dhe në histori të njohur që nga perandoria perse ndërsa botës i kanë dhënë mjaft në disa fusha posaçërisht në letërsi, astronomi, filozofi, shtetbërje etj. Ky popull është i zgjuar, lexon, studion, janë të organizuar dhe mbajnë dije e kulturë. Kam pasur rast t’i takoj disa prej tyre!
Çka po ndodhë tani në këtë vend dhe pse? Kur ka nisur çdo gjë?
Në 20 vitet e fundit në tërë lindjen e mesme rritja më e madhe e të krishterëve ungjillorë është pikërisht në Iran dhe tashmë numri më i besueshëm është rreth 3.5 milionë të krishterë protestantë.
Dua të them me këtë fakt se hapja e shoqërisë iraniane si dhe kundërshtimi i pushtetit të mullave dhe braktisja e islamit si mënyrë jete e qeverisje nuk është e këtyre viteve por së paku e dy dekadave të fundit.
Kjo që po ndodhë tani në Iran tregon diçka në fakt edhe sa universale po aq edhe për secilin individ a grup kudo:
1. A ke mbjellë dhunë? Dhunë do të korrësh! Dihet thënia e artë biblike: çka mbjell atë korrë!
2. A e trajtove tjetrin dhunshëm, qoftë edhe anëtarin e familjes a vetëm grup a një shoqëri të tërë? Atëherë edhe ti si dhunues dhunshëm do të hiqesh! Kjo dhunë do rritet e shtrihet aq shumë sa një ditë do të përpijë edhe ty! Dhunuesi veç dhuna e tij do e hajë madje pa e ditur!
3. A mbolle urrejtje ndaj krejt tjerëve? Kjo urrejtje do rritet e rritet dhe do vijë kundër teje dhe gjithë fryteve të tua!
4. Nuk mund të mallkosh natë e ditë tjetrin siç ka bërë pushteti i mullave iranianë dhe plot myslimanë të tjerë, kundër sikurse Izraelit ta zëmë ose perëndimin në përgjithësi apo edhe myslimanët tjerë veç pse janë ndryshe, mallkime e urrejtje tërbuese madje edhe nga faltoret e tyre, e mos të biejnë gjithë këto mallkime qe 50 vjet mbi qafën tënde dhe pasardhjen tënde!
5. Gjithë ato rrena e mashtrime të sajuara kundër tjerëve dhe po me mashtrime e sajime duke glorifikuar pushtetin e juaj, ideologjinë e juaj, religjionin e juaj do të bëhen një ditë pyje e furtuna e ujëra të trazuara sa do të shpërfaqin ty se je pa vlerë, lakuriq, bishë. Pra keni nisur me një rrenë e shpifje të vogël kundër tjerëve ndërsa do u përpijë bisha që e keni ushqyer vetë.
6. Përmes shtypjes njeriu ka ditur më së miri të kërkojë lirinë! Liria nuk zhduket kurrë nga zemra e njeriut. Veç të lirët e humbin lirinë!
Jezusi na kujton kur tha: bekoni dhe mos mallkoni; bekojeni ata që u mallkojnë; falni dhe mos urreni; bëjini mirë edhe armikut tuaj; lutuni për ata që u keqtrajtojnë; mbretëria ime është paqe, drejtësi e gëzim; mos gjykoni se nuk do të gjykoheni; ju do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’iu bëjë të lirë; e mira do ta mund të keqën!
Tërë këto na tregojnë se e keqja jonë na kthehet jo në botën tjetër por tani. Ashtu sikurse në kontekstin e vërshimeve që i patëm në Kosovë natyra na foli neve kosovarëve se më keni dalë në shtigjet e mia. Gjykimi u bë tani!
Zoti bekoftë Iranin dhe gjithë banorët e tij!

A duhej që shqiptarët ta kishin Simon Wiesenthalin e tyre?

Nga Fahri Xharra, Gjakovë
____
Luftërat janë krime; kush i pushtuar e kush pushtues , kush vrasës e kush i vrarë, kushpërdhunues e kush i përdhunuar . Këto janë rregullat e luftës. Ato ndodhin dhe kanë përtë ndodhur gjithmonë, nuk ka prerje kohore ,se tani  njerëzimi e arrijti këtë apo atë niveldhe luftërat mbesin vetëm histori. Njerëzimi e “shpiku” denimin për fajtorin . Dhe fajtoriduhet dënuar; ai dënohet për ato që i ka bërë dhe t`ii pet mend të tjerëve që nuk duhetpërseritur. Por?
Ku ishte qëllimi I shefit të Eulexit ? Apo neve na shkonte për shtati që mos t|i ndjekimvrasësit nga Serbia? Dikush kishte dorë këtu. Arkani, ishte I pa njur per Eulexin? Po arkanat tjerë? 14 mijë vrasje të civilëve nuk janë kryer nga një njeri . Po 20 mijë femratë dhunuara, kush I përdhunoi? Po mbytjet në bunarët e Kosovë kush  i kreu ? (https://gazetadielli.com/si-na-mbyten-ne-puse-si-i-mbuluam-puset-e-vdekjes, I(Materiali eshte nga libi “Josef Martinsen ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? 1998-1999”)
“Psikolog me profesion, , shefi i EULEX-it Bernd Borchard ish ambasadori gjerman nëShqipëri, tha se “Pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte të kryera kundërshqiptarëve të Kosovës gjatë luftës janë serbë të Kosovës, ose shtetas serbë. Por atanuk janë më në Kosovë”.  Sipas shefit të EULEX-it, secili vrasës në botë mund të vij nëKosovë, ta vras një shqiptar, të ik nga Kosova, të kthehet në vendin e tij, dhe Kosovanuk mund ta ndjek sepse “Gjyqësori i Kosovës (përfshirë EULEX-in) mund të kryejëhetime kundër kryesve të pretenduar të krimeve, por ka juridiksion vetëm në Kosovë.
Kjo më shtyri që në vitin 2013 të kërkoja Simon Wiesentalin shqiptar të Kosovës. Por ne nu e donim? Po Shqipëria pse heshti ?“Qendra Simon Wiesenthal, me zyre në Nju Jork u krijua më 1974  me emrinNazigjuetarët e Simon Wiesenthalit.Sipas statusit të tyre kjo është :” Një organizat përmbrojtjen e të drejtave  Hebreje të njeriutme qëllim të riparimit të botës një hap në njëkohë.Qendra mirret me edukimin e gjeneratave të reja , kundër semitizmit , kundërterrorizmit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të tyre ,mbrojtjen e sigurisëse Hebrenjve në mbarë botën dhe  mësimin e gjeneratve të reja se ç`ishte Holocausti.”
Pas Luftës së Dytë Botërore (1939- 1945) ,liderët e Gjermanisë Naciste u gjykuan nëPallatin e Drejtësisë në Nyrenberg. Gjyqi Ndërkombëtar Ushtarak e filloi punën me 25 Nëndor 1945 dhe  gjykimet u shpallën me 1 tetor të vitit tjetër
Gjykata i denoi 23 liderët e Nacizmit për ; konspiracion , krimi kundër paqës , krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rasti kundër Nacistëve u bazua në një mal dokumentesh të shkruar,si urdhëresa, raporte,manifeste,letra dhe ditarë: Në mesin e tëdenuarëve ishte edhe zëvendësi i Hitlerit Hermann Gëringu (1893-1946) të cilinkorrespondeti i New Yorkerit e cilësoi si : ”truri pa ndërgjegje”….
Çka ndodhi pas Nyrenbergut? Edhe pse liderët më të mëdhenj Nacist u gjykuan ,tëtjerët mundën të ikin. Disa u arratisen nge Gjermania dhe ishintë zotët të mëshefnidentitetin e tyre. Por sidoqoft bukur shumë prej tyre më vonë u këthuen me zor :Me1947 Hermann Hoess , Komandanti i Auswitzit e gjet , u gjykua dhe u egzekutua ne Poloni me 1947.
Ne patëm luftë ,patëm gjenocid,krime kundër njerëzimit , dhunime dhe përdhunime,djegëje ,deportime .Dikush u gjykua , dikush u denua. Koha ecën dhe duhet tëpajtohemi me fatin.
Simon Wiesenthali e vazhdoi punën e tij në gjetjen dhe zbulimin e atyre që ishinpërgjegjës dhe fshiheshin me emra të rrejshëm nëpër botë. Bota nuk duhet harruarHolokaustin!
Sukse i tij ishte shumë i madh.

”Por, mbasi që Kosova nuk i ndjek vrasësit e vet (se nuk ia lejon Ligji i vet), as Serbia nuk e ndjek vetveten. Infrastruktura ligjore e Kosovës nuk i mundëson EULEX-it që tëndjek vrasësit serbë të shqiptarëve jashtë Kosovës, por i mundëson EULEX-it që tëndjek, të zë dhe të arrestojë për krime të luftës vrasësit shqiptarë të shqiptarëve. Dhe, të ndjek shqiptarët që i ndjek edhe Bosnja, për shembull. EULEX-i ka të drejtë ta ekstradojë Naser Kelmendin nga Kosova në Bosnje, por nuk ka të drejtë ta ekstradojënjë vrasës serb të shqiptarëve nga Serbia në Kosovë!  ( Kimete Bersisha ,”Mbledhësi ieshtrave”)” Ligje nuk paskem . Ok.
Por a e kemi Simon Wiesenthalin tonë i cili së paku i merr në shënim të gjithë ata qëkryen krime ; që së paku të mbesin shënimet për brezat e ardhëshëm ; që së pakugjeneratat tjera të tmerrohen nga ajo që e pësuan paraardhësit e tyre?
Mos të ndodhë që dikur të na krijohen rrethanat historike asi lloje që ti shpallim serbëtshpëtimtar.
Gjakovë, 2013

Mendime e kujtime për mësuesin çlirimtar Xhafer Shabanin

Nga Sak Muji – Rugovë

Mësuesi çlirimtar Xhafer Shabani është ndër ato emra që kur i përmend, fjala s’të del vetëm “respekt”, por të del një dridhje e brendshme – si të prekësh një plagë të shenjtë të këtij populli.

Sepse Kosharja nuk është vetëm një vend në hartë; është një provë e madhe se si njeriu mund të bëhet më i fortë se frika, më i madh se dhimbja, më i drejtë se koha.

E lexova me mall e krenari shkrimin/komentin dhe vlerësimin për vargjet e mia, dhe e ndjeva si një dorë vëllazërore mbi sup.

Më nderon pafund që poezia “Mësuesi çlirimtar Xhafer Shabani” u dëgjua, u përjetua dhe u mirëprit – sepse vargu nuk ka kuptim nëse s’bëhet zë i kujtesës sonë.

Dhe kujtesa jonë fillon aty ku fjala kthehet në betim: të mos harrojmë. Mësuesi, në traditën shqiptare, është ai që të mëson shkronjën dhe njeriun. Por Xhafer Shabani e ktheu mësimin në një shkollë edhe më të rëndë: shkollën e lirisë.

Ai nuk luftoi vetëm kundër armikut – luftoi kundër dorëzimit, kundër plogështisë, kundër frikës që kërkon të të ulë kokën.

Dhe Kosharja e dëshmoi se një njeri, me vullnet e me besë, mund të bëhet mur për të tjerët. Kur flasim për natën e acarit, për atë përrockë ku trupi i njeriut ngrin, e ku edhe fryma vështirë se del, ne nuk flasim thjesht për të ftohtin. Flasim për një kufi ku shumëkush do të thoshte: “mjaft”.

Por ai nuk e tha. Pushkën nuk e lëshoi nga dora, edhe kur trupi i ishte bërë akull, edhe kur lëvizja ishte bërë e pamundur, edhe kur dhimbja të shpon si gjilpërë në palcë. Aty, në atë natë, ai nuk ishte më vetëm njeri: ishte simbol. Ishte mësim i gjallë se liria nuk jepet; merret me sakrificë. Kjo është arsyeja pse kam thënë – dhe e përsëris – se rrëfimi i tij “duhet të futet në abetaren e fëmijëve”.

Sepse fëmijët duhet ta mësojnë jo vetëm shkronjën “A” e “B”, por edhe shkronjat e karakterit: guximin, besën, qëndresën, dashurinë për atdheun.

Ka njerëz që japin ligjërata; e ka njerëz që bëhen vetë ligjëratë. Xhafer Shabani është i këtij lloji: një ligjëratë e gjallë për nderin. Dhe sot, kur e shohim botën si tundet nga erëra të reja, kur dëgjojmë propagandë e përçarje, kur shohim se sa lehtë tenton të zbehet e vërteta, na duhet të kthehemi te këto figura jo si te ikonat e ftohta, por si te zjarri që mban gjallë ndërgjegjen.

Sepse një popull që i harron mësuesit e lirisë, rrezikon të bëhet nxënës i harresës. E harresa është humbje e dyfishtë: humbje e historisë dhe humbje e dinjitetit.

Prandaj faleminderit për fjalët e mira, për respektin dhe për vlerësimin ndaj vargjeve të mia. Unë i kam shkruar ato me zemër, jo për lavdi, por për një detyrim moral: që emri i mësuesit çlirimtar të mos mbetet vetëm në kujtesën e disa njerëzve, por të këndohet e të përmendet si këngë e tokës sonë.

Një përshëndetje e veçantë dhe mirënjohje e thellë shkon për Radio Klinën, që e mban gjallë frymën e kulturës dhe kujtesës kombëtare nëpërmjet zërit.

I përshëndes me shumë respekt organizatorët dhe miqtë e dashur të këtij emisioni: vëllain Viktor Prenaj, drejtorin dhe moderatorin, për përkushtimin dhe fisnikërinë e tij; artisten, aktoren dhe moderatoren Evi Eni, që me elegancë e shpirt e bën fjalën të ketë dritë; dhe artistin Mustafë Shabani, për kontributin dhe frymën krijuese që i jep zë kësaj ngjarjeje kulturore.

Përshëndes gjithashtu me zemër të gjithë dëgjuesit e Radio Klinës kudo që janë, në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë – sepse ju jeni ura e gjallë që i lidh këto histori me brezat.

Dhe në fund, një fjalë e thjeshtë, por e madhe: Nderim për mësuesin çlirimtar Xhafer Shabani.

Nderim për veprën e tij në Koshare.

Nderim për çdo njeri që e mbajti pushkën jo për urrejtje, por për liri. E lavdi për ata që në acarin e natës nuk u thyen – dhe na mësuan të mos thyhemi.

Me respekt e dashuri, Sak Muji

______

Mësuesi çlirimtar, Xhafer Shabani

Poezi

Në Abetare të

fëmijëve, një faqe le të

rrijë,

me emrin tënd të

shkruar, që kurrë mos

të fshihet.

Se fjala jote mësues,

s’ishte veç fjalë në

dritë,

po ishte zjarr në

damarë, kur nata bëhej

pritë.

*

Në Koshare, kur era

rrëqethte gur e bar,

dhe kufiri si plagë,

kërkonte zemër-ar,

ti s’e mësove vetëm

shkronjën “A” e “B”,

po mësove si rrihet

njeriu, kur s’ka më

frikë.

*

Natën e 27–28, janari

s’kishte mëshirë,

por ti e pate dritën, që

s’e shuan as stuhia, as

thirrë.

Dhe vdekja, që i pret

trimat në udhë të

përgjak

ur,

te ti u thye, u turpërua

— mbeti pa hapur.

*

Dëshmor i gjallë të

quajmë, se jeta t’u bë

flamur,

jo për të mbijetuar, po

për të ngritur mur

kundër së keqes,

kundër plumbit,

kundër errësirës,

kundër atyre që s’na

deshën kurrë as të

qeshur.

*

Mësues çlirimtar, emri

yt le të këndohet,

si këngë e tokës sonë,

që s’harrohet e

s’këputet.

Se kur një mësues

ngrihet, bëhet populli i

tërë,

dhe Kosharja

dëshmon: fiton ai që

s’thyhet në erë.

Protestat në Iran, dita 19: Kur Irani të lirohet së shpejti, e gjithë bota do të bëhet më e lirë

1

Illustrimi: ChatGPT

Arnt Jensvoll / Document.no

Serielogo Opprør i Iran 2025-26

Kryengritja në Iran 2025.26

Presidenti Trump tha të mërkurën se Irani ka ndaluar vrasjen e demonstruesve që protestojnë kundër regjimit dhe nuk do të ekzekutojë ata që janë akuzuar për përpjekje për të rrëzuar qeverinë, gjë që duket se zvogëlon mundësinë që SHBA të ndërmarrë sulme ushtarake ndaj vendit.

Protestat që kanë vazhduar për disa javë janë shtypur me dhunë të jashtëzakonshme nga autoritetet, dhe pothuajse gjithsej është ndërprerë interneti që nga 8 janari. Disa media raportojnë se protestat kanë rënë ndjeshëm në pjesën më të madhe të vendit.

– Ekzekutimet janë një kërkesë e popullit
Presidenti i SHBA, Donald Trump, thotë se është informuar se regjimi ka zvogëluar ose ndaluar dhunën vdekjeprurëse ndaj demonstruesve dhe se aktualisht nuk ka plane për ekzekutime masive. Kjo është një kthim i qartë nga deklaratat e mëparshme për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Trump gjithashtu ka nënkuptuar se një aksion ushtarak amerikan nuk do të ndodhë “saktësisht tani”.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit nuk është aq i butë saç do ta paraqiste Trump. Ai përsërit në mediat shtetërore se ekzekutimi i demonstruesve të arrestuar është një kërkesë nga mbështetësit e regjimit.

– Duke pretenduar këtë, ai legjitimon personalisht dënime me vdekje ndaj demonstruesve të burgosur:

Një zyrtar i lartë saudit i jep Arabisë Saudite, Katarit dhe Omanit “nderin” për të bindur Trumpin që të “i japë Iranit një mundësi”:

– Sipas mediave sauditë Al Arabiya, këto tre vende udhëhoqën “një përpjekje të gjatë, të ngusht diplomatike që në çastin e fundit për të bindur presidentin Trump që t’i japë Iranit një mundësi për të treguar qëllime të mira.

Pas një periudhe të shkurtër me kufizime në hapësirën ajrore të Iranit, trafiku civil ajror tani po zhvillohet normalisht pas tensionit të lartë më herët gjatë javës.

– SHBA përfeksionon planin e saj faktik të sulmit
Eli Afriat ndan atë që ai e quan “detaje të reja dramatike” mbi mënyrën se si sulmi mbi Iranin u ndal në momentin e fundit:

– Mbrëmë SHBA njoftoi zyrtarët e lartë izraelitë se do të sulmonin Iranin gjatë natës. Izraeli u përgatit për të gjitha skenarët, si në mënyrë mbrojtëse ashtu edhe në mënyrë sulmuese. Rreth mesnatës, pas një gatishmërie të lartë, erdhi një telefonatë nga SHBA me urdhër për të ndaluar sulmin. Në Izrael besohet se Trump nuk e ka lënë mënjanë qëllimin e tij për të sulmuar Iranin, por po pret momentin e duhur.

– SHBA-të sinjalizuan dje mbrëma një sulm të ardhshëm, gjë që shkaktoi mobilizim të plotë në Iran. Përfitimi ishte mbledhja e informacionit kritik mbi stacionet e radarit, protokollet e mbrojtjes dhe vendndodhjen e udhëheqësisë. Ky informacion do ta përdorë SHBA-ja për të përmirësuar planin e saj aktual të sulmit – gjë që do të marrë edhe disa ditë.

@DrEliDavid konsiderohet si një burim relativisht i mirë informacioni mbi politikën izraelite, sigurinë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe kritikat ndaj Iranit/Hamas/Hizbollah.
Iscah pyet: Çfarë në botë ndodhi të mërkurën në mbrëmje?

– Pamë avionë luftarakë të ngriteshin nga Europa dhe veriu i Izraelit. Avionët u regjistruan ndërsa fluturonin mbi Irak drejt Iranit … dhe pastaj nuk ndodhi asgjë.

Duke qenë se iranianët ishin po aq të sigurt sa e gjithë bota se sulmi po vinte, ata zbuluan plotësisht procedurat e tyre të emergjencës duke përfshirë vendet e fshehta për zyrtarët e lartë, frekuencat alternative sekrete të emergjencës etj.

Irani luajti kartat e tij para se loja të fillonte. Tani jemi më të përgatitur se kurrë për luftë me Iranin.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar një takim të jashtëzakonshëm të premten për të diskutuar situatën në Iran pas një kërkese formale nga Shtetet e Bashkuara.

Lufta e brendshme për pushtet në Iran
Sipas Reuters, SHBA-ja ka vendosur të enjten sanksione ndaj zyrtarëve iranianë që akuzohen se janë arkitektët e shtypjes brutale të protestave. E njëjta gjë vlen për komandantët e Gardës Revolucionare dhe forcat policore. Ata gjithashtu pretendojnë se kanë gjurmuar fonde që udhëheqësit iranianë kanë transferuar në bankat ndërkombëtare.

Qarkullojnë thashetheme për një luftë të brendshme për pushtet në Iran, me arrestime dhe arrest shtëpiak për figura më të rëndësishme të mëparshme si Hassan Rouhani dhe ish-ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif. Kjo nuk është konfirmuar.

Duke iu referuar Iran International, thuhet se forcat e maskuara të sigurisë patrullojnë Teheranin me biçikleta dhe kamionë. Banditët bëjnë krisma paralajmëruese, drejtojnë lazerë nga dritaret dhe ofendojnë njerëzit. Ata hyjnë në shtëpi për të konfiskuar pajisje satelitore.

Forcat e sigurisë akuzohen gjatë bastisjeve për sistemet Starlink jo vetëm për të bërë arrestime në shtëpitë e demonstruesve, por gjithashtu thuhet se kanë përdhunuar dhe kidnapuar gra të reja. Thashethemet nuk janë konfirmuar.

– Alireza Seidi u varros të enjten. Ai u vra nga regjimi islamik ndërsa demonstronte për një Iran të lirë. E gjithë qyteti i tij i lindjes, Abdanan, mori pjesë në varrim, dhe turma brohoriti «Vdekje Khameneit».

Miliarderi iranian Mohammad Saedinia është arrestuar dhe pasuritë e tij janë ngrirë. Ai mbylli dyqanet dhe kafe-të e tij për të treguar solidaritet me demonstruesit.

Se sa protestat “janë përfundimisht të mbyllura”, nuk është e vërtetë. Çfarë duket e mundshme bazuar në inteligjencë dhe dëshmi të syve dëshmitarë, është se aktiviteti i demonstruesve ka rënë ndjeshëm. Një nga arsyet është, përveç plumbave dhe kripës së armëve, se është pothuajse e pamundur të organizohen protestat pa internet. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se opozita ka hequr dorë nga lufta, por se ajo, të paktën përkohësisht, është dobësuar dhe fragmentuar.

– Mesazh i marrë nga Irani, shkruan Masih Alinejad:

– Masih, trego botës se nuk kemi hequr dorë. Nuk mund të dalim në rrugë sepse ka forca të armatosura në çdo qoshe. Nëse shohin më shumë se dy persona së bashku, fillojnë të qëllojnë. Njerëzit kanë frikë shumë për të lënë shtëpitë e tyre. Trego Trump-it se jemi të bllokuar dhe presim që të zbuten presionet, në mënyrë që të mund të dalim përsëri në rrugë. Nuk do të tërhiqemi, edhe nëse të gjithë ne vdesim. Nuk kemi asgjë për të humbur.

– Rrugët janë më të qeta, por kjo nuk është sepse njerëzit janë dorëzuar. Është sepse regjimi ka përdorur të gjitha mjetet: bllokime interneti, arrestime masive dhe forca sigurie mjaftueshëm që njerëzit ta mendojnë dy herë para se të dalin jashtë. Zemërimi i njerëzve është ende aty, ata detyrohen të heshtin për shkak të dhunës.

E gjithë bota do të jetë më e lirë
Një Iran i lirë do të ketë një rëndësi të madhe jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për pjesën tonë të botës.

Kur mullatë të bien, edhe një blerës kinematik i vrasjeve me qira dhe atentateve rreth botës do të zhduket. Kur mullatë të zhduken, do të zhduken paratë e gjakut për organizatat terroriste si Hamas dhe Hizbollah. Kur sadoteokratia të rrëzohet, do të zhduket edhe mbështetja për shembull për xhami që kanë si detyrë të infiltracionin e vendeve të lira me ideologji armiqësore ndaj njerëzve.

Kur Irani të bëhet i lirë, e gjithë bota do të bëhet më e lirë.

Roli i edukimit matematik në zhvillimin e aftësive njohëse dhe vetive pozitive të karakterit të personalitetit të nxënësve

0

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan

Në arsimin bashkëkohor, edukimi matematik shihet jo vetëm si një disiplinë bazë shkencore, por edhe si një faktor i rëndësishëm në formimin e personalitetit të individit. Studiues të ndryshëm kanë theksuar se procesi arsimor duhet të synojë zhvillimin e plotë të nxënësit, duke përfshirë aspektet njohëse, morale dhe sociale (Dewey, 1938). Në këtë kuadër, matematika luan një rol të veçantë në kultivimin e vetive pozitive të karakterit dhe në ndërtimin e një mendimi racional dhe kritik.

Sipas Piaget (1972), zhvillimi i të menduarit logjik është i lidhur ngushtë me aftësinë e individit për të operuar me koncepte abstrakte dhe struktura mendore. Edukimi matematik ofron një mjedis të favorshëm për zhvillimin e këtyre aftësive, pasi kërkon analizë, arsyetim dhe zgjidhje sistematike të problemeve. Përmes këtij procesi, nxënësit mësojnë të ndërtojnë mendimin kritik dhe të marrin vendime të bazuara në argumente dhe prova, çka ndikon drejtpërdrejt në formimin e një personaliteti të pavarur intelektualisht.

Shumë autorë theksojnë se përballja me vështirësitë akademike ndihmon në zhvillimin e këmbënguljes dhe vetëdisiplinës. Polya (1957) argumenton se procesi i zgjidhjes së problemeve matematikore, në veçanti i atyre me kontekst nga jeta u mëson nxënësve të mendojnë në mënyrë të organizuar, të pranojnë gabimet dhe të kërkojnë strategji alternative. Kjo përvojë ndikon në formimin e një karakteri të qëndrueshëm, të durueshëm dhe të përgjegjshëm, i cili është i aftë të përballojë sfida të ndryshme jetësore. Matematika gjithashtu ndihmon në zhvillimin e përgjegjësisë individuale, pasi rezultatet varen drejtpërdrejt nga përpjekja personale dhe përkushtimi ndaj punës.

Kjo përforcon ndjenjën e vetëbesimit dhe të vetëvlerësimit te nxënësit. Edukimi matematik ka ndikim edhe në formimin etik dhe social të individit. Bruner (1960) thekson se arsimi duhet të nxisë jo vetëm njohuritë, por edhe vlerat etike dhe shoqërore. Në këtë kontekst, edukimi matematik promovon ndershmërinë, saktësinë, objektivitetin dhe respektin për rregullat, pasi çdo përfundim matematik duhet të bazohet në ligje dhe në parime të sakta. Këto elemente kontribuojnë në formimin e një personaliteti etik dhe të drejtë, i cili respekton normat dhe rregullat shoqërore.

Së fundi, bazuar në analizën teorike dhe kontributet e autorëve të ndryshëm, mund të thuhet se edukimi matematik ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vetive pozitive të karakterit dhe personalitetit të brezave të rinj. Ai ndihmon në formimin e individëve të aftë për të menduar në mënyrë kritike, për të vepruar me përgjegjësi dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në shoqëri.

Për këtë arsye, roli i edukimit matematik duhet të vlerësohet dhe të forcohet si pjesë integrale e sistemit arsimor modern.

Referenca:

1. Bruner, J. S. (1960). The Process of Education. Harvard University Press. 2. Dewey, J. (1938). Experience and Education. New York: Macmillan. 3. Piaget, J. (1972). The Psychology of the Child. New York: Basic Books. 4. Polya, G. (1957). How to Solve It. Princeton University Press.

  • Profesor Sabri Tahiri është një doktor i pensionuar i matematikës nga Gjilani, me përvojë të madhe si edukator i shumë brezave në matematikë, qoftë në arsimin fillor, të mesëm dhe atë univerisitar.

Gazeta “Impakt” – fabrikë propagande e islamizmit politik kundër shoqërisë shqiptare, e frymës së Olsi Jazexhi

4
Nga Luan Dibrani, Gjermani
____
Ka media që informojnë. Ka media që manipulojnë. Dhe ka media që funksionojnë si zgjatim ideologjik i projekteve ekstremiste. Në këtë kategori të fundit hyn pa asnjë dyshim e asnjë dilemë e ashtuquajtura Gazeta Impakt.
Kjo nuk është gazetë në kuptimin klasik të fjalës. Është platformë propagandistike, e ndërtuar për të ushqyer, normalizuar dhe mbrojtur islamizmin politik – një ideologji e rrezikshme që përdor fenë si armë pushteti dhe si mjet për nënshtrimin e shoqërisë.
Jo fe, por projekt politik me petk fetar
Le ta themi qartë dhe pa hipokrizi:
Gazeta Impakt nuk përfaqëson besimin islam, por një version të politizuar, agresiv dhe përçarës të tij. Ajo i shërben një agjende që synon radikalizimin e mendimit, relativizimin e ligjit dhe minimin e vlerave qytetare.
Islamizmi politik, që kjo gazetë e mbron hapur ose në mënyrë të kamufluar, është armik i shtetit laik, armik i lirisë individuale dhe armik i identitetit kombëtar shqiptar.
Gazetarë apo ushtarë ideologjikë?
Autorët e kësaj gazete nuk sillen si gazetarë, por si ushtarë të bindur të një ideologjie primitive, të gatshëm të:
• justifikojnë ekstremizmin,
• sulmojnë mendimin kritik,
• demonizojnë Perëndimin,
• dhe të portretizojnë çdo vlerë moderne si “degjenerim”.
Këta nuk janë mendje të lira. Janë mercenarë ideologjikë, që e kanë shitur profesionalizmin për një kauzë të errët, duke e përdorur gjuhën e gazetarisë si maskë për indoktrinim fetar-politik.
Sulm i drejtpërdrejtë ndaj identitetit shqiptar
Çdo shqiptar me ndërgjegje e di: identiteti ynë është ndërtuar mbi kombin, gjuhën, kulturën dhe tolerancën, jo mbi sundimin e një feje mbi tjetrën. Gazeta Impakt punon sistematikisht për ta zëvendësuar identitetin kombëtar me identitet sektar, duke e shtyrë shoqërinë drejt ndarjes dhe konfliktit.
Kjo është tradhti kulturore dhe sabotim shoqëror.
Normalizim i ekstremizmit – rrezik publik
Më e rrezikshmja nuk është ajo që thuhet hapur, por ajo që normalizohet gradualisht. Impakt e bën pikërisht këtë: e paraqet islamizmin politik si “mendim alternativ”, ekstremizmin si “kritikë morale”, dhe indoktrinimin si “liri shprehjeje”.
Kjo është helm për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë.
Liria e shprehjes nuk është licencë për radikalizëm
Askush nuk e ndalon debatin fetar. Por kur feja përdoret për:
• përçarje,
• frikësim,
• delegjitimim të ligjit,
• dhe sulm ndaj rendit demokratik,
atëherë nuk kemi më gazetari, por aktivizëm ekstremist me petk mediatik.
Thirrje për reagim, jo heshtje
Heshtja përballë kësaj propagande nuk është tolerancë – është bashkëfajësi. Shoqëria shqiptare, intelektualët, gazetarët e ndershëm dhe institucionet duhet ta emërtojnë problemin me emër:
Gazeta Impakt është zë i islamizmit politik dhe rrezik për kohezionin shoqëror.
Përfundim i qartë
Shqiptarët nuk kanë nevojë për media që prodhojnë errësirë ideologjike. Nuk kanë nevojë për platforma që mbledhin rreth vetes mendje të mbyllura dhe i shërbejnë projekteve antiqytetare.
Kanë nevojë për liri, mendim kritik dhe identitet të shëndoshë kombëtar.
Gazeta Impakt qëndron në anën e kundërt të këtyre vlerave. Kjo është një gazetë e frymës dhe pikëpamjeve antishqiptare të Olsi Jazexhi.
Dhe kjo duhet thënë qartë tashmë, fort dhe pa asnjë frikë.

Alkoli dhe shëndeti mendor!

1
___
Shpesh alkoli përdoret si mënyrë për tu çlodhur,për të harruar stresin,dhimbjet apo lodhjet emocionale.
Në fillim duket si zgjidhje,por në të vërtetë ai nuk i sheron plagët vetëm i shtyen për më vonë.
Alkoli ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor.
Rrit ankthin dhe depresionin.
Dobëson vetëkontrollin emocional.
Dëmton marrëdhënien familjare dhe sociale.
Krijon varësi emocionale dhe psikologjike.
Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se pas konsumimit të shpeshtë të alkolit shpesh fshihen emocione të pashprehura,dhimbje,stres apo ndjenjë boshllëku.
Nga kush përdoret më së shumti alkoli dhe pse?
Të rinjtë dhe adoleshentët.
Për tu përshtatur me shoqerinë.
Nga presioni i grupit.
Për të provuar dhe për tu ndjerë i pranuar nga shoqeria.
Nga mungesa e edukimit dhe e informimit.
Të rriturit
Për të përballuar stresin e përditshëm.
Problemet familjare apo martesore.
Lodhje mendore apo presioni ekonomik.
Ose si mënyrë qetësimi pas një ditë të vështirë.
Personat me ankth,depresion ose trauma të pasheruara.
Për të mpirë dhimbjen emocionale.
Për të shmangur ndjenjat e forta.
Për të fjetur apo pët të harruar përkohësisht.
Çfarë probleme sjell alkoli në familje dhe në shoqëri?
Në familje.
Konflikte të shpeshta dhe dhuna verbale apo fizike.
Mungese komunikimi dhe ftohje emocionale.
Pasiguri dhe frikë të fëmijët.
Prishja e roleve prindërore apo dhe divorc.
Probleme financiare dhe varferi.
Fëmijët që rritën në familje ku alkoli është problem,shpesh mbajnë plage emocionale afatgjate,ankth pasiguri,vështirësi në marrëdhënie dhe vetëvlerësim të ulët.
Në shoqëri:
Rritja e aksidenteve dhe sjelljeve të rrezikshme.
Dhunë dhe konflikte sociale.
Ulje e produktivitetit në punë.
Izolim social dhe stigmatizim.
Normalizim i varësise si mënyrë argetimi.
Alkoli e dëmton qetësinë,sigurinë dhe mirëqenien kolektive.
Si duhet trajtuar njerëzit e varur nga alkoli.
Me empati pa i gjykuar.
Duke i degjuar pa i etiketuar.
Duke i inkurajuar ndihmë profesionale.
Qendrat rehabilitimi për varësi nga alkoli ofrojnë mbështetje profesionale të strukturuar.
Detoksifikim të mbikëqyrur nga mjekët.
Trajtim psikiatrik dhe psikologjik.
Terapi individuale dhe ne grup.
Mbështetje për famijen.
Programe për parandalimin e rikthimit.
Kujt i rekomandohen?
Personave me varësi të avancuar.
Atyre që nuk arrijnë ta ndërpresin alkolin vetë.
Kur varësia po dëmton familjen,punën shëndetin,dhe kur ka rikthime të shpeshta.
Oh sa e bukur është jeta pa Alkol.
Mos e lini alkolin tju marrë kohën dhe gjerat më të shtrejta të jetës,familja dhe miqtë kanë nevojë për ju.
Kujdesuni për vetën dhe për ato që doni.🙌🫶