Basri Beka: Milazim Krasniqi më bën të ndihem më shumë shqiptar dhe më shumë katolik

Shkrime relevante

Basri Beka: Milazim Krasniqi më bën të ndihem më shumë shqiptar dhe më shumë katolik

Basri Beka, Prishtinë ____ Edhe pse sot çështja kryesore është verdikti i Dhomave...

Përtej Adriatikut, në gjurmët e Arbërisë

Nga: Adem Lushaj, Deçan Një udhëtim drejt arbëreshëve të Shën Mitrit –...

Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama

Basir Çollaku, Tiranë ____ Vlora Hyseni, e treta, e vërteta ____ Nuk është e zakonshme...

Mretëresha Teuta dhe Mbreti Agron, për ne mbeten figurat më të dashura Ilire

Fotot i kam bërë 2 ditë para perurumit të shtatorës së...

Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, do t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt

Eric Wendt dhe Bajram Begaj Eric Wendt nis sot misionin si ambasador...

Shpërndaj

Edhe pse sot çështja kryesore është verdikti i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, megjithatë nuk duhet lejuar që këtë fatkeqësi e këtë vakuum të lihet pa përgjigje për ideologët dhe axhitatorët e Islamit politik.
Milazim Krasniqi përpiqet ta paraqesë kombin shqiptar si produkt dhe meritë të shumicës myslimane, jo si kulturë, gjuhë e histori të përbashkët. Ai akuzon lëvizjet iluministe se flasin për etninë arbnore dhe se gjoja ajo “u shkri” në kombin shqiptar, duke e nxjerrë vetë kombin si një konstrukt artificial, pa histori e pa traditë. Me këtë ai tregon jo vetëm injorancë historike, por edhe një qasje ideologjike që synon ta zvogëlojë identitetin shqiptar në një shtresë fetare.
Ai harron se Evropa e mesjetës ishte e fragmentuar dhe e qeverisur me principata e mbretëri të vogla, të cilat i ndanin etnitë në njësi të shumta që luftonin për pushtetin e sunduesit. Deri në Marrëveshjen e Vestfalisë (1648) nuk ekzistonin as shtete e as mbretëri sovranë në kuptimin modern; shumë prej tyre i nënshtroheshin ende vullnetit të Romës ose strukturave të tjera mbi-shtetërore. Në këtë kontekst, arbërit (shqiptarët) jetonin në principata e njësi të tilla, por ruajtën gjuhën, zakonet, kanunin dhe vetëdijen etnike. Etnia arbnore nuk u shkri magjikisht; ajo vazhdoi dhe u zhvillua si vazhdimësi historike, kulturore e gjuhësore. Fakti që “shqiptar” u konsolidua si vetëemërtim në traditën shqiptare, jashtë një kategorie administrative osmane, tregon se identifikimi shqiptar nuk mund të shpjegohet thjesht përmes përkatësisë fetare apo administrimit osman. Ai duhet parë në vazhdimësinë e gjuhës, kulturës, kujtesës historike dhe vetëidentifikimit. Burime bizantine dëshmojnë Arbanon e Arbanitai shumë më herët. Kalimi nga Arbër në Shqiptar është evolucion i brendshëm, jo shpikje e vonë e as produkt osman.
Krasniqi vazhdon me sharlatanizmin e tij duke thënë se “rilindasit e kanë zgjedhur këtë në mënyrën më gjeniale të mundshme: brenda kombit shqiptar kanë hyrë të gjitha rajonet e mundshme, të gjitha rajonet shqiptare, të gjitha besimet fetare, dhe kontributet e myslimanëve kanë qenë vendimtare sepse kanë qenë shumicë absolute”. Këtu ai gabon rëndë. Është e vërtetë se:
• ishin shqiptarët që nuk ndërruan fenë dhe mbetën shqiptarë;
• ishin shqiptarët që ndërruan fenë, por mbetën shqiptarë;
• ishin shqiptarët që ndërruan fenë dhe kombësinë, por vazhduan të flisnin shqip – këta të fundit nuk ndiheshin shqiptarë dhe ishin pakicë.
Prandaj konkluzioni se shumica myslimane ka qenë “vendimtare” në formimin e kombit, në kuptimin që ai pretendon, nuk qëndron. Shumica absolute ishin shqiptarë që jetonin me Kanunin e Lekë Dukagjinit, Kanunin e Skënderbeut, kanunin e Labërisë dhe me kanunin e lirisë. Të tentosh të vendosësh fenë islame në qendër të formimit të kombit shqiptar është e pavërtetë absolute, dashakeqe dhe në thelb mision antikombëtar.
Është e vërtetë se ortodoksët e nisën Rilindjen, protestantët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm (Konstandin Kristoforidhi, motrat Qiriazi etj.), bektashinjtë po ashtu. Është po aq e vërtetë se shumë shqiptarë myslimanë nominalë kishin vetëdije kombëtare, dinin se nga ishin dhe çfarë ishin, dhe ruanin kujtesën për historinë e për besimin e krishterë që kishin para se t’u imponohej islami nga terrori osman. Prandaj ruajtën harmoninë fetare. Sot ndodh e njëjta gjë: edhe shqiptarët myslimanë nominalë, bashkë me katolikët, tarikatet e bektashinjtë, thonë “stop” humbjes së gjuhës e identitetit, sepse kombi shqiptar është ndërtuar mbi gjuhën, kulturën e historinë e përbashkët – jo mbi një projekt fetar.
Kombi shqiptar ka ditur të reagojë sa herë që një hegjemoni fetare është përpjekur ta tjetërsojë. Ai ka ndryshuar fenë, por nuk e ka ndryshuar identitetin kombëtar.
Sot, historia po përballet me një përpjekje të ngjashme. Prandaj duhet të kujtojmë se feja mund të ndryshojë, ndërsa gjuha, kultura, historia dhe identiteti kombëtar janë vazhdimësia që na bashkon.
Të quash katolikët shqiptarë “shizofrenë” është çmenduri, tradhti dhe fyerje për krejt komunitetin shqiptar, pa marrë parasysh fenë. Katolikët e mbajtën pishtarin e lirisë 500 vjet nën terrorin osman; rezistuan presionit serb nga fillimi i shekullit XX deri në rënien e Rankoviqit. Kur kjo akuzë vjen nga një person që akuzon jezuitët e françeskanët pa baza e pa fakte, ndërsa hesht për tradhtarët myslimanë si Ballaban Pasha, Mahmut Pashë Gjinolli, Haxhi Qamili e deri në ditët e sotme si Hysri Selimi. Njësia e shqiptarëve është e qartë: kjo nuk është kritikë historike, por fyerje e qëllimshme dhe selektive.
Shih videon:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu