Kreu Blog Faqe 323

Ngjarjet politike dhe keqinterpretimet publike: një qasje kritike?!

0
Shkruan: Xhemil Zeqiri

​____

Hyrje
Diskursi politik shqiptar, veçanërisht në hapësirën publike mediatike post-konfliktuale, shpesh karakterizohet nga keqinterpretime, reduktime analitike dhe personalizime politike që e kanë dëmtuar dhe dëmtojnë analizën serioze politike. Siç argumenton, Jürgen Habermas në teorinë e sferës publike, “Kur mungon racionaliteti komunikativ, debati publik rrëshqet nga argumentimi kritik drejt polemikës emocionale dhe propagandës”.
Me këtë shkrim synoj të sqarojë disa pretendime, të pasakta që duke ruajtur një ton kritik, por të mbështetur në analizë historike dhe politologjike. Donika Gërvalla, pati thën se Ibrahim Rugova ështe  Václav Havelit i Kosovës! Unë pata reaguar bile edhe përmes TV Koha në Tetovë,pata thën se ky krahasim është problematik dhe historikisht i pasaktë. Sipas literaturës mbi disidencën në Evropën Lindore (Timothy Garton Ash), Vaslav Havel, përfaqësonte modelin klasik të disidentit moral, i cili veproi jashtë dhe kundër sistemit totalitar, duke përballuar burgosje dhe represion të drejtpërdrejtë. Në të kundërtën, Ibrahim Rugova ka vepruar brenda një sistemi politik që ishte pjesë e Jugosllavisë “Socialiste” në fakt revizioniste me një regjim brutal, strukturalisht diskriminues ndaj shqiptarëve, ku ai ishte anëtar i LKJ/LKK.
-Barazimi i këtyre dy figurave përbën jo vetëm një pasaktësi historike, por edhe një deformim konceptual të nocionit të disidencës politike.
Legjitimiteti demokratik dhe rrethanat e themelimit të LDK-së?!
Në një rend demokratik, udhëheqja partiake buron nga zgjedhja e brendshme, konkurrenca dhe legjitimiteti procedurial (Schumpeter, Capitalism, Socialism and Democracy).
-Në rastin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në fund të viteve 1989, ky standard mbetet objekt debati kritik në historiografinë dhe publicistikën politike shqiptare.
Konteksti historik është thelbësor: pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, regjimi i Slobodan Milosheviqit kontrollonte rreptësisht jetën politike, institucionale dhe mediatike në Kosovë (Noel Malcolm, “Kosovo: A Short History”; Miranda Vickers, “Between Serb and Albanian).
-Në këto rrethana, formimi i LDK-së u tolerua si formë e opozitarizmit oportunist paqësor në favor të Serbisë Fashiste, në kundërshtim me rezistencën radikale ilegale.
Sipas disa argumenteve kritike të asaj periudhe, Ibrahim Rugova nuk u zgjodh përmes një procesi pluralist konkurrues, por u zgjodh si figurë e përkohshme “përbashkuese” e ca qarqeve servile brenda vendit dhe si figurë e pranueshme edhe për regjimin e Beogradit,-si dhe për një pjesë të diplomacisë perëndimore të akredituar në Beograd.
Autori britanik Tim Judah “Kosovo: War and Revenge” dhe analistë të tjerë vërejnë se Perëndimi, asaj kohe parapëlqente figura që garantonin stabilitet dhe shmangie të luftës së hapur, të drejtpërdrejtë me Beogradin.
Roli i diplomacisë amerikane dhe evropiane në Jugosllavi në fundin e Luftës së Ftohtë është i dokumentuar gjerësisht; Sabrina P. Ramet, “Balkan Babel” ku, strategjia dominante ishte ruajtja e integritetit territorial të Jugosllavisë dhe mbështetja e aktorëve politikë që përgatisnin ndryshim gradual. Në këtë kuadër, mbështetja ndërkombëtare ndaj Ibrahim Rugovës, duhet kuptuar si pjesë e një strategjie gjeo-politike atëbotë, në horizonte më të gjëra, për të nesërmen e politikave të diktatit të tyre, por jo apriori domosdoshmërisht, si produkt i një procesi demokratik klasik autokton shqiptar.
Këto referenca historike nuk synojnë delegjitimimin e mbështetjes të një pjese të shoqërisë që LDK-ja fitoi më vonë, ku pikërisht midis këtyre ithtarëve fanatikë do shohim “Kuvendin e Karrigeve”, por shërbejnë për të thyer mitologjizimin e procesit themelues, për të vendosur debatin në binarë analitikë, ku dallohen qartë rrethanat autoritare, interesat ndërkombëtare dhe format e lejuara të opozitarizmit politik në Kosovën e pas vitit 1989.
Gabimet politike dhe standardet e dyfishta?!
-Megjithatë, në diskursin publik duhet të bëhet dallimi mes gabimeve politike dhe akuzave të rënda e të pabazuara.
-Në këtë kontekst, deklaratat e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, të cilët e kanë quajtur Kryeministrin Albin Kurti agjent të Serbisë dhe Rusisë, përbëjnë shpifje politike të pafalshme dhe jashtë çdo norme demokratike.
Figura e Enver Hoxhës dhe debati ideologjik?!
-Në hapësirën publike shqiptare është konsoliduar një prirje revizioniste, shpesh e paargumentuar shkencërisht, për të reduktuar dhe mohuar figurën e Enver Hoxhës; në një karikaturë ideologjike.
-Siç paralajmëron historiani Eric Hobsbawm, “Revizionizmi i pakontrolluar historik shndërrohet në instrument politik dhe humbet funksionin e tij kritik shkencor”. Një qasje e tillë nuk i shërben as historiografisë serioze dhe as debatit racional.
-Paradoksi qëndron në faktin se, shumë nga kritikët më të zëshëm të Enver Hoxhës – si Sali Berisha, Ramiz Alia, Ismail Kadare dhe të tjerë – kanë qenë ndër më të privilegjuarit e sistemit gjatë pushtet popullor. Kjo kërkon një analizë sociologjike të elitave politike, konstaton, Vilfredo Pareto; C. Wright Mills, e cila tregon se, “Rotacioni i elitave shpesh ruan interesat strukturore, pavarësisht ndryshimeve ideologjike të deklaruara”.
Formimi politik i Donika Gërvallës dhe çështja kombëtare?!
-Donika Gërvalla është formuar dhe edukuar në shkollat e periudhës së Shqipërisë Socialiste, në kohën e Enver Hoxhës. Ky fakt historik nuk mund të mohohet dhe as të përdoret në mënyrë të njëanshme. Me kalimin e kohës, ajo do ta kuptojë “më thellë”, realitetin historik dhe politik dhe ashtu, siç ka ndodhur me shumë të tjerë devijatorë-revizionistë, sipas mendimit të saj do të zhurmojë për “Të vërtetën e hidhur”, për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë sistemit socialist, “Nën sundimin e diktatorit, Enver Hoxha”.
-Mos të harrojmë faktet historike se, Enver Hoxha, pavarësisht debatit ideologjik që e shoqëron, luftoi dhe punoi për unitetin dhe përparimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, për mbrojtjen dhe për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare.
-Megjithatë, për aq kohë sa kohë që Donika Gërvalla të mbrojnë interesat kombëtare, me Albin Kurtin, në koalicion me VV, duke drejtuar partinë Guxo, derisa po veprojnë kundër armiqve të përbetuar të shqiptarëve, përkrahja ndaj tyre është plotësisht e arsyeshme politikisht.
Gjykata Speciale dhe përgjegjësia politike?!
-Në lidhje me Gjykatën Speciale, kam qenë ndër të parët që e kam kundërshtuar publikisht, si veprimtarë politikë në organizatat dhe në jetën politike daneze. Përmes “Radios Kosova” të gazetarit Demir Reshiti, e kam argumentuar rrezikun që pranimi i kësaj gjykate paraqiste rrezik për UÇK-n Heroike dhe për historinë e Luftës Çlirimtare.
Megjithatë, përgjegjësia kryesore bie mbi elitën politike të kohës në Kuvendin e Kosovës – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isë Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tyre – të cilët, për shkak të kokëfortësisë dhe interesave personale, mashtruan ose i shantazhuan 82 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e ngarkuan barrën e rëndë të etiketimit dhe të dyshimit të “krimeve” të UÇK-së gjatë LÇ-re?!!!
Në një shtet funksional me Drejtësi të mirëfilltë, këta politikanë do të duhej të përballeshin me Drejtësinë në Kosovë; për krime politike, ekonomike e të tjera; me ç’rast Drejtësia shtetërore do ta vërtetonte, janë fajtorë, apo nuk janë?!
Përfundim:
Debati politik kërkon saktësi me argumente historike, ndershmëri intelektuale dhe përgjegjësi morale.
-Siç thekson Hannah Arendt: “Shkatërrimi i së vërtetës faktike është parakusht për degradimin e politikës në manipulim”.
-Prandaj, pa këto parime themelore, diskursi publik shqiptar dje, sot dhe nesër; rrezikon të mbetet peng i emocioneve dhe të interesave afatshkurtra dhe të “historive” të njëanshme, duke u larguar nga funksioni i tij emancipues dhe kritik në shoqëri.

Kopenhagë,10 janar, 2026

Kelmendi: A është Kurti marionetë klandestine e Beogradit fashistoid?(2)

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
A ËSHTË KURTI MARIONETË KLANDESTINE E BEOGRADIT FASHISTOID?
____
(vazhdimi i dytë)
____
Dadushja Mrikë, vazhdimin e dytë po e nis me një anekdotë, sepse, meqë nuk po kam kohë të shkruaj “shkurt e shqip”, duhet herë pas here të përdor edhe anekdota relaksuese, siç përdorim biberin e zi kur nuk na shijon gjella. Përndryshe, druaj se nuk do ta lexosh përgjigjen time, për shkak se teksti është më voluminoz sesa do të mjaftonte të ishte më i shkurt, po të dija ta formuloja.
[8]
Dikur, në një katund të Kosovës, jetonte një burrë i urtë, por i mjerë nga fati. U martua me një vajzë që lavdërohej për turp e ndershmëri. Shtëpia e tij ishte e varfër dhe ara e shkretë priste të livrohej. Ditët kalonin, por nusja kurrë nuk dilte ta ndihmonte burrin në arë.
“Marre kam,” i tha ajo një ditë burrit, “nga kali që livron arën, sepse është mashkull. Në sytë e tij shoh se ai po më lakmon.”
Burri, njeri i dhembshur, shiti kalin dhe bleu një ka për ta ngjitur me lopën. Por nusja sërish nuk doli.
“Edhe nga kau kam turp. Është mashkull…”
Burri, i dëshpëruar, e ther kaun, por asgjë nuk ndryshoi.
“Edhe gjeli në arë më bën të skuqem, sepse edhe ai është mashkull,” – i foli nusja.
Atë ditë burri e ther edhe gjelin dhe u nis për në një nahi tjetër, për të kërkuar pelë. Por nuk shkoi larg. U fsheh në hijen e avllisë dhe vështroi shtëpinë.
Pak para darke pa dikë që hyri në shtëpi. Mysafir i nuses. Dhe nga lëvizjet, buzëqeshjet e fshehta, burri kuptoi gjithçka. Ishte dashnori.
U këput përbrenda si një kallam, por s’bërtiti. Të nesërmen, pa thënë fjalë, e la katundin dhe mori udhën për në Stamboll, që ta fshihte nderin e tij mes një qyteti të madh.
Në Stamboll kohët nuk ishin të qeta. Çdo natë dikush thyente magazinat dhe vidhte mallra. Pashai kishte vendosur roje, hetues, madje kishte lutur edhe hoxhallarët të luteshin – por hajni nuk zbulohej.
Burri nga Kosova, tashmë i quajtur Karajfil, doli para Pashait dhe tha:
“Kam një mënyrë për ta gjetur hajnin. Më jep një at dhe një javë kohë.”
Pashai pranoi.
Karajfili mori kalin dhe shëtiti ditë e natë nëpër lagjet e Stambollit, duke pyetur njerëzit:
“Kush është njeriu më i ndershëm dhe më i shenjtë në këtë qytet?”
Të gjithë kishin të njëjtën përgjigje:
“Sheh Zilja!”
Ky sheh ishte një burrë që ecte me zile të varura në fund të pantallonave. Thoshin se e bënte këtë që të mos shkelte asnjë buburrec në tokë, nga mëshira e tij e madhe. Ishte aq i shenjtë, sa gratë i ulnin sytë dhe burrat i lëshonin rrugën.
Kur mbaroi java, Karajfili doli para Pashait:
“Sheh Zilja është hajni.”
Pashai u turr:
“Estagfirullah! A je në mendje? Do të ngrihet populli, do të digjet qyteti për këtë shpifje!”
“Mos ia thuaj askujt. Vetëm më jep një javë që ta heqim nga qarkullimi pa zhurmë. Pastaj flasim.”
Pashai, i lëkundur, pranoi.
E morën Sheh Zilën fshehurazi dhe e mbajtën të mbyllur në një vend të fshehtë. Netët kalonin – por magazinat nuk thyheshin më. Një javë, dy javë – hajdutëria pushoi krejt.
Pashai, i habitur, e pyeti Karajfilin:
“Si e more vesh që ai ishte hajni?”
Karajfili buzëqeshi me dhembje:
“Nga përvoja ime. Kam pasur një nuse aq të ndershme, sa kishte turp nga kali, nga kau e madje edhe nga gjeli. Por sapo i hoqa një nga një, e pashë që kishte dashnor. Edhe Sheh Zilja, më i shenjti, kishte zile në fund të pantallonave – për të mos i shkelur buburrecat. Po unë e dija: kush bën aq shumë zhurmë rreth ndershmërisë, zakonisht fsheh ndonjë errësirë.”
Pashai i ra ballit me dorë, por e kuptoi se drejtësia nuk flet me zë, por me vepra.
Besoj se po e kupton: Kurti “i ndershëm” për ty dhe soj-sorollopin tënd të tifozëve kurtianë është një protagonist që ngjan me Sheh Zilën. Edhe Kurti është duke aktruar e simuluar në mënyrë aq bindëse e magjepsëse, sa edhe ti ta vlerësosh e besosh, ashtu siç e vlerësojnë dhe e idhullojnë myslimanët Muhamedin si profet të Allahut.
Eee, që ta kuptosh se sa të mjerë dhe të shpërdoruar janë myslimanët, po të rrëfej një fragment biografik për Muhamedin, në versionin “zyrtar”, që e dinë dhe e besojnë gati DY MILIARDË myslimanë të botës.
Në vitin 619 vdes Hatixhja, gruaja e parë e “profetit” Muhamed. Ajo ishte më e moshuar se Muhamedi rreth 20 vjet. Ishte edhe padronia e Muhamedit, meqë ajo e kishte punësuar atë në biznesin e saj. Luante edhe rolin e nënës, meqë Muhamedi ishte rritur jetim te xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Ky xhaxha e kishte lutur kushërirën e tij, Hatixhen, që ta punësonte Muhamedin.
Muhamedi dëshmoi se ishte skllav i dëgjueshëm; prandaj Hatixhja e martoi, meqë ishte e ve. I kishin vdekur dy burra dhe ata i kishin lënë pasuri. Në të njëjtin vit vdes edhe xhaxhai Ebu Talib, kryeplaku i fisit Kurejsh në Mekë.
Muhamedi traumatizohet nga vdekja e këtyre dy njerëzve brenda të njëjtit vit, sepse i çmonte më së shumti. Në atë gjendje, Muhamedi i flet Ebu Bekrit – skllavit që e kishte blerë dhe punësuar Hatixhja, por që më vonë u bë kalifi (pasuesi) i parë i Muhamedit:
“Allahu më ka urdhëruar ta martoj vajzën tënde, Aishën…”
Aisha ishte vetëm 6 vjeçe. Ebu Bekri pranon, me kusht që Muhamedi të mos kishte marrëdhënie seksuale me të derisa ajo të mbushte 9 vjeç. Muhamedi edhe gjatë atyre tre viteve e shpërdoron nusen e tij, Aishën, por në moshën 9-vjeçare e fillon seksin me të.
Sidomos myslimanët në Europë janë në siklet se si ta kapërdijnë këtë biografi, meqë krime pedofile si ai i Muhamedit me Aishën jo vetëm që janë të ndaluara e të dënueshme me ligj, por tashmë vlerësohen edhe si veprime amorale e barbare. Një nga shkaqet që ka ndikuar në dekristianizimin e shumë të krishterëve është pikërisht pedofilia klandestine që kanë praktikuar priftërinj ndaj fëmijëve.
Prandaj myslimanët në Evropë përpiqen ta arsyetojnë atë “martesë” të Muhamedit me Aishën me spekulime: se Aisha ishte 16 vjeçe, se ajo martesë ishte traditë e beduinëve arabë, se vajzat në shkretëtira “piqen” më herët, etj. Myslimanët në Afrikë dhe Azi nuk i kanë këto siklete. Përkundrazi, atë “martesë” e vlerësojnë si veprim hyjnor, sepse i tillë ishte vullneti i Allahut. Prandaj edhe sot ndodhin martesa të ngjashme, për ta imituar profetin e tyre. Ato martesa nuk janë të ndaluara me ligj në asnjë shtet mysliman, sepse i lejon Sheriati (kushtetuta islame).
Besoj se mjafton kaq për të kuptuar se në çfarë përmasash shpërdorohen turmat. Arsyetimi se doktrinën muhamedane e besojnë gati DY MILIARDË njerëz bëhet nga ata që kanë interes ta mbajnë gjallë atë religjion, për t’i pasur nën kontroll turmat muhamedane.
Edhe Kurti ia ka dalë të na imponohet pothuajse si Muhamedi, sepse ka marrë mbi 400 mijë “vota”. Sidomos për tifozët kurtianë që ulërasin: ALBIN BABA! Prandaj tani kam telashe edhe me këtë kategori, ashtu si dikur me rugovistë e thaçistë, por edhe me myslimanë të politizuar.
[vijon]
  • Mendimet që i përmbanë kjo përgjigje në vazhdime e shkrimtarit politik Ibrahim Kelmendi, nuk i përfaqësojnë mendimet e Redaksisë së Drinit, që është neutral rreth mendimeve të tilla, andaj kushdo që ka për të thënë të kundërten, lutet që të shkruaj. 

Frikësohen nga radikalizimi islamik: Emiratet kanë hequr të gjitha universitetet britanike nga lista e bursave

0

Studentët në rrugët e Abu Dhabi. Foto: Arnt Jensvoll

/ Document.no

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr të gjitha universitetet britanike nga lista e institucioneve që kualifikohen për bursa shtetërore për studentët emiratas.

Vendimi, i cili hyri në fuqi së fundmi, është shkaktuar nga shqetësime në rritje për radikalizimin islamist në kampuset britanike, veçanërisht në lidhje me ndikimin e Vëllezërisë Myslimane. Kjo ndikon mijëra studentë – dhe gjithashtu lidhjet ekonomike midis dy vendeve.

Dobësia britanike versus linja konsistente e Emirateve
Emiratet prej kohësh kanë dërguar studentë premtues në universitete prestigjioze jashtë vendit për të ndërtuar kompetenca në mes të tjera në teknologji, ekonomi dhe menaxhim.

Britania e Madhe ka qenë më parë një zgjedhje e preferuar; mijëra studentë nga Emiratet kanë studiuar në universitete si Oxford, Cambridge dhe Imperial College. Por në një përditësim të fundit të programit të bursave, Emiratet kanë përjashtuar të gjitha institucionet britanike nga lista e institucioneve të njohura. Në vend të tyre rekomandohen universitetet në vende si SHBA, Australi dhe Kanada.

Arsyeja kryesore duket se është frika se studentët emiratas mund të jenë subjekt i radikalizimit. Veçanërisht vihet re ndikimi i Vëllazërisë Myslimane, e cila nga Emiratet që nga viti 2014 është klasifikuar si një organizatë terroriste.

Emiratet mendojnë se autoritetet britanike nuk bëjnë mjaft për të luftuar rekrutimin e studentëve të rinj nga grupet islamiste. Këto shqetësime konfirmohen nga antisemitizmi dhe protestat pro-palestineze në universitete, të cilat Emiratet i lidhin me një kërcënim të gjerë radikalizimi.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm për studentët e rinj, ndërsa studentët ekzistues në Britaninë e Madhe ruajnë bursat. Sipas vlerësimeve të Financial Times, kjo mund të bëjë që midis një dhe dy mijë studentë emiratianë çdo vit të duhet të zgjedhin destinacione të tjera.

Emiratet më parë gjithashtu janë tërhequr nga skema të ngjashme me vende të tjera. Kjo është hera e parë me Britaninë e Madhe.

Emiratet kanë shprehur frustrim që britanikët nuk e kanë regjistruar Vëllazërinë Myslimane si një organizatë terroriste. Përveç kësaj, Emiratet kanë kritikuar universitetet britanike për trajtimin e radikalizmit duke u referuar raporteve për rrjete islamiste në kampuse. Kjo gjithashtu ka bërë që të ketë një ftohje diplomatike me pasoja të mundshme për tregtinë dhe investimet midis dy vendeve.

Refuzon akuzat për mungesë veprimi kundër ekstremizmit
Autoritetet britanike kanë shprehur keqardhjen për vendimin, por kanë refuzuar akuzat për mungesë veprimi kundër ekstremizmit. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike deklaroi se Britania i merr seriozisht radikalizimin dhe se kanë zbatuar masa të rrepta në universitetet.

Ndërkombëtarisht, masa përshkruhet si dobësi britanike përballë qasjes konsistente të Emirateve ndaj islamizmit. Siguria kombëtare është prioritet mbi arsimin dhe kjo mund të inspirojë vende të tjera të Gjirit të ndjekin masa të ngjashme – gjë që mund të detyrojë universitetet britanike të rishikojnë qasjen e tyre.

Frykter islamsk radikalisering: Emiratene har fjernet alle britiske universiteter fra stipendie­listen

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit: Protestuesit janë armiq të Allahut dhe do të vdesin

0

This frame grab from a video released by Iran state TV shows vehicles burning amid night of mass protests in Tehran, Iran, Thursday, Jan. 8, 2026. (Iran state TV via AP)

Hans Rustad / Document.no

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, mbron dënimin me vdekje për protestuesit dhe ata që i ndihmojnë ata. Regjimi ka hequr dorezat e mëndafshta dhe tregon se elita po lufton për mbijetesën e tyre. Drejtori i Prokurorive Publike dhe Udhëheqësi Suprem thonë se demonstruesit preken nga ligji i “rebelimit kundër Allahut”, që automatikisht do të thotë vdekje.

Mund të ndodhë që protestuesit të përgjigjen duke përmbysur Allahun.

“Prokuroria duhet me kujdes dhe pa vonesë, duke ngritur akuza, të hedhë bazat për gjyqin dhe konfrontimin vendimtar me ata që, duke tradhtuar kombin dhe duke krijuar pasiguri, kërkojnë dominim të huaj mbi vendin”, thuhet në deklaratë. “Gjyqi duhet të zhvillohet pa butësi, dhembshuri ose durim.”

Të thuash se i akuzuari duhet të trajtohet pa mëshirë është një shpallje lufte ndaj qytetarëve të vet.

Televizionet shtetërore transmetuan përsëritësisht një orkestër ushtarake nga “Epic of Khorramshahr” e kompozitorit iranian Majid Entezami ndërkohë që tregonin demonstrata në mbështetje të qeverisë. Kënga, e cila u luajt shumë herë gjatë luftës 12-ditore që filloi Izraeli, lavdëron çlirimin e qytetit Khorramshahr nga Irani në vitin 1982 gjatë Luftës Iran–Irak. Ajo gjithashtu është përdorur në video të grave protestuese që i presin flokët për të protestuar ndaj vdekjes së Mahsa Aminit në 2022.

«Raportet e fushës tregojnë se kishte paqe në shumicën e qyteteve të vendit gjatë natës», raportoi një prezantues lajmesh në televizionin shtetëror. «Pas një serie sulmesh nga terroristë të armatosur ndaj vendeve publike dhe djegies së pronave private të njerëzve mbrëmjen e djeshme, nuk pati lajme për tubime apo kaos në Teheran dhe shumicën e provincave mbrëmjen e djeshme.»

Kjo u mohua direkt nga një video online e verifikuar nga Associated Press që tregon protesta në zonën Saadat Abad, në veri të Teheranit, me atë që duken mijëra njerëz në rrugë.

«Vdekje Khamenei-t!» bërtiti një burrë.

Irans riksadvokat: Demonstrantene er Allahs fiender og skal dø

Albin Kurti: Nikë Prela dhe Mark Sopi, ishin ura midis besimit fetar dhe përgjegjësisë shtetërore

0

Albin Kurti , Prishtinë

Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi, ishin ura midis shpirtërores dhe qytetares, midis besimit fetar dhe përgjegjësisë shtetërore, midis Kosovës së vuajtur dhe botës demokratike. Sot, Republika e pavarur e Kosovës ekziston si shtet i lirë dhe sovran. Kjo liri dhe ky fakt nuk është vetëm rezultat i proceseve politike, diplomatike dhe ndërkombëtare. Ajo është edhe fryt i qëndresës morale të atyre që, në kohërat më të vështira, më të rrezikshme, refuzuan ta pranojnë padrejtësinë si normalitet. Në këtë kuptim, Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi janë pjesë e themeleve të vlerave morale mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë që kemi dhe liria që gëzojmë.
Përkujtimi i tyre është njëherazi thirrje që freskon kujtesën tonë kolektive, vlerat e së cilës na kanë mbajtur gjallë dhe na bëjnë të gjallërojmë si shoqëri për të pasur dinjitet njerëzor, dialog me njëri-tjetrin, solidaritet të pakushtëzuar, guxim moral, patriotizëm dhe njerëz, dhe thirrje e një trashëgimie që me dashuri na obligon të ndërtojmë një shtet ku liria shoqërohet me përgjegjësi dhe ku e vërteta mbetet busull orientuese.
Vepra dhe trashëgimia e tyre le të mbetet një udhërrëfyes i përhershëm për shoqërinë tonë dhe për brezat që do të vijnë pas nesh.
Fjala ime e plotë në akademinë solemne në shënim të 30-vjetorit të kalimit në amshim të Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit:
I nderuari Imzot Dodë Gjergji,
Të dashur meshtarë dhe motra të nderit,
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare,
Të nderuar drejtues e përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve politike në Republikën e Kosovës, kolegë nga Kuvendi dhe Qeveria,
Të nderuar mysafirë ndërkombëtarë,
Të dashur familjarë të Imzotëve që përkujtojmë sot,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,
Në këtë ditë të shtunë, me një mot me shi që vetvetiu na bën reflektivë mu këtu në qendrën Bogdanipolis pranë katedrales në Prishtinë, për të kujtuar dy personalitete të shquara të jetës fetare, kulturore dhe shoqërore e kombëtare të Kosovës.
Sot po i përkujtojmë dy personalitete historike që i përkasin historisë shpirtërore, qytetare dhe politike të vendit tonë: Imzot Nikë Prelën në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim dhe Imzot Mark Sopin në 20-vjetorin e kalimit në amshim të tij.
Këta dy burra nuk ishin thjesht udhëheqës fetarë. Ata ishin bartës të një etike të lartë publike, përfaqësues të një morali të rrallë qytetar dhe dëshmitarë të një kohe kur e drejta, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk ishin fare të garantuara, por përkundrazi, duhej të mbroheshin çdo ditë, shpesh në rrethana të jashtëzakonshme rreziku. Në vitet kur Kosova përjetonte një nga periudhat më të errëta të ekzistencës së saj moderne, kur sistemi shtypës i Serbisë synonte jo vetëm nënshtrimin politik, por edhe shkatërrimin e dinjitetit njerëzor dhe të identitetit kombëtar, këta dy barinj shpirtërash e dinin mirë se misioni i tyre nuk mund të kufizohej vetëm në shërbesën liturgjike. Ata e kuptuan qartë se rrethanat historike kërkonin më shumë: kërkonin përgjegjësi morale, guxim qytetar dhe bartjen e barrës së arsyes në një kohë kur dhuna po përpiqej të imponohej si normë.
Imzot Nikë Prela u shqua për një qëndrim të rrallë të urtësisë aktive. Ai nuk ishte njeri i retorikës së zhurmshme, por i peshës morale. Përballë një aparati shtetëror represiv, i cili orvatej ta reduktonte qytetarin e Kosovës në objekt nënshtrimi, ai mbeti zë i qetë, por i palëkundur i ndërgjegjes njerëzore. Ai e mbrojti njeriun jo vetëm si besimtar, por si qenie njerëzore, si qytetar dhe si shqiptar. Në këtë qëndrim qëndron madhështia e tij historike. Sepse në një kohë kur identitetet fetare shpesh keqpërdoren ose instrumentalizohen, Imzot Nikë Prela dëshmoi se feja, kur është e lidhur me idenë e ruajtjes së bashkësisë dhe kultivimit të njerëzores, bëhet mburojë e njeriut konkret – atij që rrezikohej të shndërrohej në numër, në statistikë, në viktimë pa emër përballë një sistemi çnjerëzor.
Qëndresa e tij nuk ndërtohej mbi fjalë të ashpra, por mbi bindjen e thellë se e drejta historike dhe njerëzore nuk mund të shlyhet me dhunë. Ai përfaqësonte atë lloj udhëheqjeje morale që nuk kërkon pushtet, por autoritet etik; që nuk imponon, por bind; që nuk përjashton, por përbashkon; me dashuri, në çdo vend, për çdo kënd.
Imzot Mark Sopi, duke e trashëguar këtë barrë morale dhe historike, e ngriti dëshminë e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Rrëfimi i tij në Kongresin Amerikan përbën një nga momentet më domethënëse në artikulimin moral të çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai nuk shkoi atje për të kërkuar mëshirë, por për të dëshmuar të vërtetën – një të vërtetë të jetuar, të provuar dhe të dokumentuar nga vuajtja e përditshme e popullit tonë. Në atë sallë, përballë përfaqësuesve të një prej institucioneve më të fuqishme demokratike të botës e të njerëzimit përgjatë historisë, ai foli me gjuhë të qartë, me maturi dhe me dinjitet. Ai e bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte: se në Kosovë nuk po zhvillohej një konflikt i brendshëm dhe lokal me tensione sporadike, aq më pak ndaj një pakice etnike apo fetare, por një padrejtësi shumë dekadëshe ndaj një populli konkret që po merrte tash trajtën më të egër të krimit shtetëror të Serbisë. Dhe ai e bëri këtë jo si politikan, por si bari shpirtëror që kishte zgjedhur të mos ndahej nga fati i njerëzve të vet dhe i grixhës së bashkëkombësve të vet. Ai foli pa urrejtje, por edhe pa frikë. Dhe pikërisht ky ekuilibër midis maturisë dhe guximit e bëri fjalën e tij të fuqishme. Sepse e vërteta, kur thuhet me përgjegjësi dhe dinjitet, shndërrohet në forcë morale dhe politike njëkohësisht.
Dëshmitë, por edhe shembujt e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit, na kujtojnë dëshmitë e shkruara të tre fretërve katolikë paraardhës së tyre: Gjon Bisakut, Shtjefën Kurtit dhe Luigj Gashit, të cilët në vitin 1930, i dërguan Lidhjes së Kombeve një letër mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, ku denonconin shtypjen mbi baza etnike e fetare dhe krimet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë mbretërore kundër popullit tonë.
Të dy këta burra, Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi, u shndërruan në ura midis shpirtërores dhe qytetares, midis besimit fetar dhe përgjegjësisë shtetërore, midis Kosovës së vuajtur dhe botës demokratike. Sot, Republika e pavarur e Kosovës ekziston si shtet i lirë dhe sovran. Por, të nderuar të pranishëm, kjo liri nuk është vetëm rezultat i proceseve politike, diplomatike dhe ndërkombëtare. Ajo është edhe fryt i qëndresës morale të atyre që, në kohërat më të vështira, më të rrezikshme, refuzuan ta pranojnë padrejtësinë si normalitet. Në këtë kuptim, Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi janë pjesë e themeleve të vlerave morale mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë që kemi dhe liria që gëzojmë.
Prandaj, ky përkujtim është njëherazi edhe një thirrje që freskon kujtesën tonë kolektive, vlerat e së cilës na kanë mbajtur gjallë dhe na bëjnë të gjallërojmë si shoqëri për të pasur dinjitet njerëzor, dialog me njëri-tjetrin, solidaritet të pakushtëzuar, guxim moral, patriotizëm dhe njerëzi. Është thirrje e një trashëgimie që me dashuri na obligon të ndërtojmë një shtet ku liria shoqërohet me përgjegjësi dhe ku e vërteta mbetet busull orientuese.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal si kryeministër në detyrë, shpreh mirënjohjen më të thellë për veprën dhe trashëgiminë e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit. Le të mbetet kjo trashëgimi një udhërrëfyes i përhershëm për shoqërinë tonë dhe për brezat që do të vijnë pas nesh.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Ibrahim Kelmendi: A është Kurti marionetë klandestine e Beogradit fashistoid ? (1)

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

A ËSHTË KURTI MARIONETË KLANDESTINE E BEOGRADIT FASHISTOID?

Shumë e respektuara Mrikë!
Në pyetjen tënde insistuese pse unë po e “urrej” Kurtin, do të mundohem të përgjigjem për hir të respektit të ndërsjellë, por po të paralajmëroj se nuk kam kohë dhe energji të përgjigjem “shkurt e shqip”. Në fakt, para një jave kërkove përgjigje, por unë bëra sikur harrova se të premtova që do të përgjigjesha. Tani, kur më the se edhe djali 9-vjeçar ta ka shprehur habinë pse unë po e urrej Kurtin, po ndihem ekstra i obliguar të përgjigjem (sepse çka ka shpija, e tregon fëmija).
[1]
Dyshimi se Kurti është marionetë e Beogradit fashistoid e ka fillesën konkretizuese kur e mora vesh se ai, në korrik 1998, ishte kooptuar në “zyrën politike të UÇK-së” në Prishtinë – dhe se ai, bashkë me ekipin numerik të asaj zyre, tolerohej nga regjimi i Millosheviqit, ndërkohë që pjesëtarë të thjeshtë të UÇK-së vriteshin anembanë Kosovës, madje edhe në Shqipërinë londineze.
A nuk është logjike të ngrihet dyshimi mbi këtë tolerim të pashpjegueshëm, kur regjimi kriminal i Millosheviqit po luftonte mizorisht UÇK-në dhe po toleronte Kurtin & Co në Prishtinë – që të simulonin përfaqësues politikë të UÇK-së?! Po aq logjik është edhe dyshimi mbi “arrestimin” e Kurtit, pasi ai dezertoi nga “zyra politike e UÇK-së” më 2 mars 1999. RDB-ja (paraardhësja e BIA-s) duhet të ketë pasur frikë se mos marioneta Kurti mund të eliminohej “aksidentalisht” në Kosovë, ashtu siç e eliminuan profesorin Fehmi Agani. Po të isha vetë kryeshef i RDB-së (si Jovica Stanišić), do të përkujdesesha ekstra për një kuadër si Kurti – që mund të kishte sukses të madh në komplotime pas trajnimit profesional, siç kanë vepruar edhe me Hashim Thaçin.
Që atëherë e tutje e kisha vëmendjen ekstra ndaj angazhimeve të Kurtit (sepse “rastësia”, si e gjeti kurtin Rita e Oslos në burg të Serbisë, më ngjante si fragment nga filmat me spiunë të agjenturave sekrete).
[2]
Më 12 qershor 2005 përjetova një zemërim të madh: Kurti u arrestua nga UNMIK-u sepse kishte shkarravitur në murin e selisë së tyre në Prishtinë parullën: “Jo negociata – Vetëvendosje!”. Si revolucionar diletant – sepse kurrë nuk mësova të bëhem profesionist – menjëherë u nisa për të filluar grevën e urisë para burgut në Prishtinë, në shenjë proteste kundër arrestimit të Kurtit.
Teksa po ecja drejt burgut, më telefonoi Shemsi Reçica. Ai më kërkoi të takoheshim. I thashë se jam duke shkuar drejt burgut për të filluar grevën e urisë kundër arrestimit të Kurtit. Më luti ta prisja që të më bashkohej. E prita në zyrën e Muhamet Mavrajt, botuesit të “Epoka e Re”, i cili atëherë ishte bërë agjitprop vulgar i Kurtit.
Kur erdhi Shemsiu, biseduam për fillimin e grevës. Muhameti propozoi: “Po i telefonoj Albinit, meqë ende nuk ia kanë marrë telefonin celular. Ta pyesim a duhet bërë grevë urie?”. Kurti e kundërshtoi me arsyetimin: “Janë emra të afirmuar dhe mund të ma marrin LVV-në, duke qenë unë në burg…” (perifrazim). Ky qëndrim më zhgënjeu edhe më shumë. Me atë rast ia shqiptova kartonin e dytë të verdhë – kartonin virtual.
[3]
U angazhova në protestat që i çorganizonte Kurti kundër “bashkësisë ndërkombëtare”, sepse po më interesonte të kuptoja se çfarë qëllimi kishte. Shpejt u binda se ai synonte pengimin e privatizimeve, meqë Serbia ishte egërsuar kundër privatizimit, pasi pronat “shoqërore” në ish-KSA të Kosovës i kishte tjetërsuar në prona të firmave serbe gjatë viteve 1990-1997. Madje regjimi i Beogradit, gjatë luftës, kishte simuluar edhe shitjen e “Trepçës” një kompanie franceze, prandaj ushtria franceze e “pushtoi” Kosovën veriore, me pretekstin se do të mbronte Trepçën tashmë “franceze”.
[4]
Protestat eskaluan edhe kundër angazhimeve ndërkombëtare për shpalljen e pavarësisë shtetërore të Kosovës. Atë angazhim e pata kuptuar si skenar të përgatitur nga specialistët e BIA-s serbe, që të nervozohej “bashkësia ndërkombëtare” (SHBA & Co) dhe të pozicionohej kundër Kosovës, meqë tashmë ishte zgjeruar pendimi në Perëndim për bombardimet që NATO ia kishte bërë objekteve policore e ushtarake të Serbisë, në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.
Kurti atë angazhim komplotist, sidomos gjatë vitit 2007, e kamufloi me sloganin: “Jo negociata – vetëvendosje!”. Protestat i eskaloi në agresive, prandaj pati edhe viktima…
[5]
Meqë po bindesha se ato angazhime komplotiste të Kurtit & Co, kundër pavarësimit shtetëror të Kosovës me ndihmën e SHBA-ve & Co, kishin ndikim negativ, në vitin 2007 inicova një OJQ të emërtuar “Iniciativa qytetare shqiptare për pajtim me popullin serb”. Para se ta publikonim nismën, bashkë me shkrimtarin Adem Gashi shkuam te familja Jashari. Na mirëpritën. Nuk u deshën biseda të gjata, sepse Murat (Rifat) Jashari foli: “E keni përkrahjen tonë në këtë mision…”. Prej aty shkuam te Baca Tush (babai i Fehmi Lladrovcit). Edhe ai e kuptoi shpejt misionin tonë dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje. Kam takuar Bacën Halit Konushevci, Bacën Qerim Pajaziti, Bacën Hilmi Haradinaj dhe personalitete të tjera që kishin sakrifikuar shumë për çlirimin e Kosovës. Gjithandej vetëm përkrahje.
Publikuam informacionin për formimin e Nismës shqiptare për pajtim me popullin serb në shqip, serbisht dhe anglisht. U surprizuam nga jehona e shpejtë deri në SHBA. Edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd na dërgoi e-mail për të marrë informacion nëse e kishim sinqerisht. Më ftoi të shkoja në Beograd për ta prezantuar nismën para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Drejtësisë. E pata këshilluarvt’i pyeste institucionet nëse mund të shkoja pa rrezik arrestimi. Pas dy ditësh më luti të dërgonim dikë tjetër…
Nisma e kishte surprizuar Kryeministrin Agim Çeku dhe Kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha. Na pritën në takime për të na inkurajuar dhe për të na treguar ndikimin ndërkombëtar të kësaj nisme edhe në bisedimet në Vjenë.
Nismëtarë ishin:
Adem Gashi / shkrimtar (i ndjerë),
Prof. Dr. Martin Berishaj / politolog,
Daut Demaku / shkrimtar,
Vlora Nikçi / aktore,
Prof. Dr. Hamit Boriçi,
Prof. Dr. Lekë Sokoli,
Berat Luzha / parlamentar,
Dr. med. Elizabeta Biblekaj,
Dritan Lajçi,
Reshat Sahitaj / shkrimtar,
Mehmet Prishtina / politolog,
Dr. Safet Merovci / ekonomist,
Mr. Hajdin Abazi (Lum Haxhia) / politolog,
Sylë Zhitia / politolog,
Mr. Xhafer Syla / informatikë,
Kadri Ipek / stomatolog,
Dr. med. Shaip Muja,
Bexhet Mehmeti / biznesmen,
Ibrahim Kelmendi,
dhe të tjerë bashkëkombës.
[6]
Ndërkohë pata përjetime nga bisedat me djalin e Sadri Ramabajës, me djemtë e Xhemile dhe Avni Deharit, dhe të tjerë, sepse ata manifestonin agresivitet të shtuar në protestat kundër UNMIK-ut dhe KFOR-it, të cilat u shoqëruan me viktimizimin e Mon Balajt dhe Arben Xheladit (më 7 shkurt 2007). Këto dhe veprime të tjera me natyrë komplotiste më shtynë t’ia jap Kurtit edhe kartonin e kuq virtual.
Që nga ajo kohë e “kryqëzova” si marionetë klandestine të BIA-s, e cila po e kundërshtonte me dhunë tejet agresive procesin e negociatave ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Në vend që të gëzohej për faktin se pas çlirimit, me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ishte caktuar Martti Ahtisaari – ish-president i Finlandës – për të udhëhequr negociata për satus të Kosovës, Kurti po terrorizonte ndërkombëtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mos ndodhnin ato negociata.
Ishte hera e parë në histori që Kosova po ngrihej në subjektivitet ndërkombëtar dhe po përparonte drejt shtetësisë, ndërsa Kurti & Co e kundërshtonin këtë me agresivitet edhe paramilitar.
[7]
Ato angazhime agresive e komplotiste të Kurtit & Co shoqëroheshin edhe me veprime që Kosova të mos zhvillohej ekonomikisht në mënyrë të përshpejtuar dhe fitimprurëse, sidomos në sektorin energjetik dhe të mineraleve në kuadër të Trepçës. Prandaj ai ishte përherë kundër ngritjes së termoelektranave – për të prodhuar rrymë elektrike për nevojat vendore, por edhe për eksport – megjithëse ato ishin shans shumë favorizues për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Kosovës. Ky angazhim i atëhershëm dhe i vazhdueshëm ka krijuar krizën aktuale të furnizimit me energji elektrike.
Atëherë nuk e dija se Kurti, në vitin 2021, e kishte kapur edhe ZRRE-në (Zyrën e Rregullatorit të Energjisë), për ta legalizuar kriminalitetin energjetik në Kosovë nga ndërmarrje të përbashkëta kriminale serbe (që komandohen nga Vuk Amoviq dhe djali i Rankoviqit famoz, siç e kam dëgjuar ta thotë vet Kurti, kur ishte në opozitë).

[Vijon]

  • Mendimet që i përmbanë kjo përgjigje në vazhdime e shkrimtarit politik Ibrahim Kelmendi, nuk i përfaqësojnë mendimet e Redaksisë së Drinit, që është neutral rreth mendimeve të tilla, andaj kushdo që ka për të thënë të kundërten, lutet që të shkruaj. 

Çka doli nga telefonat e të akuzuarve për vrasjen e rreshterit policor, pse prokuroria përmendi edhe ‘ISIS’-in

0

Foto: KALLXO.com

Nga: Adelina Ahmeti

Në telefonat e të akuzuarve për vrasjen e rreshterit policor u gjetën disa gjurmë që qojë në dyshimin për radikalizmin fetar të tyre, kështu thotë aktakuza e prokurorisë së Ferizajt.

Mesazhe, komunikime, dokumente, fotografi ishin gjetur nga ekzaminimet e telefonave të të akuzuarve tashmë për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik.

Prokuroria ka thënë se me provat që kanë gjetur në telefonat e të akuzuarve ekziston mundësia që grupi të jetë i radikalizuar apo shtyrë në radikalizëm fetar.

Një mori provash, dokumentesh, video-incizime, deklarata, dëshmitarë janë mbledhur nga një grup hetuesish të cilët kanë bërë edhe kallëzimin penal për gjashtë të dyshuarit që ishin arrestuar për vrasjen e rreshterit policor në Kacanik, Muhamet Lika.

Një pjesë e aktakuzës tregon edhe për ekzaminimin e telefonave të të dyshuarve të cilët ishin sekuestruar gjatë një plani operativ 20 ditë pas vrasjes së rreshterit Lika.

Dosja e prokurorisë tregon se telefonat ishin ekzaminuar dhe ka rezultuar me disa të gjetura si kontakte me sms, historiku i internetit, audio fajlla, dokumente, foto imazhe si dhe komunikimet të fotografuar në rrjetet sociale Tik Tok, Snap dhe Instagram e ku në bazë të ekzaminimeve ka mundësi të jenë radikalizuar apo shtyrë në radikalizëm fetar në ndonjë nga grupet Ekstremiste si “ISIS” për të cilat janë siguruar foto dhe janë bashkangjitur këtij raporti që sugjerojnë mundësinë e përfshirjes në grupe ekstremiste si ‘ISIS’.

KALLXO.com ka raportuar më 09.01.2026 edhe për deklaratën e gruas së Muhamet Likës në lidhje me disa cështje që ajo kishte pretenduar se i kishin paraprirë vrasjes.

Sipas saj, Lika ishte duke trajtuar disa raste që preknin edhe aspektin fetar, si shpërndarjen e disa fletushkave me përmbajtje fetare dhe djegien e një bredhi.

“Diku rreth 3-4 ditë para vrasjes së tij përderisa ishin bashkë me Muhametin duke u kthyer në banesë prej qytetit dhe tek lokali i Haki Belës, i kanë pa këta persona duke qëndruar aty të gjithë së bashku dhe kjo i thotë Muhametit: “për çudi këta persona janë duke qëndrua së bashku” dhe i njëjti i thotë: “Diçka ka me krisë këtu se shumë janë duke qëndruar së bashku”, dhe këto fjalë janë ajo që i ka thënë Muhameti”- kështu kishte rrëfyer gruaja e Muhamet Likës disa ditë pasi i kishin vrarë burrin në hyrje të banesës me katër plumba më 01.04.2025.

V.Lika kishte raportuar në Polici për parandjenjën e burrit të saj në lidhje me grupin që tashmë po akuzohet për vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës.

Lika ishte vrarë në shkallët e banesës së tij ndërsa raportet flasin se ndaj tij u shkrepën katër plumba.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë së Ferizajt në lidhje me rastin.

V.Lika, gruaja e Muhamet Likës, më 29.05.2025 kishte deklaruar se burri i saj asnjëherë nuk kishte pasur asnjë problem me dikë në formë personale, por një rast që i kujtohej ishte i vitit 2023, e që pretendohet se Muhamet Lika i kishte treguar gruas se kishte pasur një problem me disa persona lidhur me shpërndarjen e disa fletushkave me karakter fetar si dhe djegien e një pishe në qytet.

Gruaja e Likës kishte thënë në atë kohë se bëhej fjalë për grupin e të miturit R.B. që pretendohet se kreu vrasjen më 01.04.2025.

Për personin që po dyshohet se ishte dorasi, gruaja e Likës e kishte përshkruar si problematik dhe të njohur për organet e drejtësisë.

Më 09.12.2025 gruaja e Likës kishte dhënë një deklaratë shtesë. Ajo kishte thënë se meqenëse ka punuar në market i ka pasur klientë të rregullt Haki Belën, Shkëlqim Kukën, Rilind Muratin dhe Vatan Çakën.

Haki Belën e kishte njohur si figurë dhe e ka ditë qe është praktikues ekstrem i fesë e po ashtu edhe Rilindin e Shkëlqimin i ka njohur për të njëjtën arsye, sepse këta vazhdimisht kanë qëndruar së bashku në grup.

Tutje, ajo kishte shtuar se Vatan Çakën e kishte njohur si person i cili në atë kohë kishte kryer disa vepra penale të vjedhjes, sepse ka vjedhur shumë shpesh edhe në lokalin ku ka punuar.

Një çështje që ka ngritur gruaja e Likës ishte edhe një ndjesi që tashmë i ndjeri kishte pasur disa ditë para vrasjes.

Ajo kishte treguar se të njëjtit persona që tashmë janë të akuzuar kanë qëndruar vazhdimisht së bashku, pikërisht ose para objektit të xhamisë ose para objektit të lokalit të njërit nga të akuzuarit e po ashtu shpeshherë i ka vërejtur edhe tek lokali i Haki Belës, i cili është pikërisht në afërsi të banesës ku kanë jetuar.

Madje në një rast, para ardhjes së Muhametit nga puna, kishte qëndruar në ballkon dhe pikërisht atë natë ka dalë diku rreth orës 22:45 për të pirë një cigare dhe i kujtohet saktë se poshtë banesës, përkatësisht në hyrje te banesës, i ka vënë re dy persona të rinj, me kapelë në kokë, të cilët vazhdimisht kanë lëvizur në atë pjesë të hyrjes së banesës.

“Ajo që kjo ka vërejtur ka qenë se një ditë para se të ndodhë vrasja e tij, ka ardhur prej punës rreth orës 23:00 dhe e ka vërejtur se Muhameti e kishte pasur mekanizmin e shkrepjes së armës të aktivizuar dhe i njëjti e ka rregulluar dhe e ka vendosë armën tek vendi ku e kishte lënë çdo herë”- përshkruhet deklarata e gruas së Muhamet Likës.

Rreshteri policor Muhamet Lika ishte vrarë pak minuta pasi kishte dalë nga stacioni policor në Kaçanik aty ku po punonte në ndërrimin e pasdites më 1 prill 2025.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë në muajin dhjetor për vrasjen që tronditi shoqërinë.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se pas veprimeve hetimore duke u bazuar ne analizimin e video incizimeve te marra nga lokacionet afër vendit te ngjarjes dhe deklaratave te dëshmitarëve vërtetohen faktet dhe veprimet e te pandehurve.

Në bazë të aktakuzës, i mituri R.B., me datë 01.04.2025 rreth orës 22:58, ne baze te video incizimeve te marra nga kamerat e sigurisë te vendosura ne lokalin “Te Luzha” dhe ordinancën stomatologjike “Te Mici” vërehet duke i shkuar mbrapa zyrtarit policor rreshter Muhamet Lika, me pas hyn ne objektin banesor dhe pas 47 sekondash del me vrap dhe largohet nga vendi i ngjarjes pas kryerjes se vrasjes.

Vëllai i tij Haki Bela, sipas prokurorisë me datë 01.04.2025 ne bazë te video incizimeve vërehet duke e përcjell zyrtarin policor rreshter Muhamet Lika prej momentit te daljes nga Stacioni Policor duke shkuar mbrapa tij ndërsa rreth 14 minuta pas vrasjes se te njëjtit nga i mituri Rejhan Bela shkon ne afërsi te vendit te ngjarjes duke qëndruar për pak kohe dhe largohet prej aty.

Një tjetër i pandehur në këtë rast është edhe Rilind Murati me date 01.04.2025 në bazë të video incizimeve te kamerave i njëjti vërehet duke u larguar se bashku me te dyshuarin, të miturin R.B., pas kryerjes se vrasjes.

Vatan Çaka i pandehuri tjetër me datë 01.04.2025 në bazë të video incizimeve vërehet në shoqërinë e dy të pandehurve R.B., dhe Rilind Murati, te cilët para ndodhjes se rastit te vrasjes vëreheshin duke e vëzhguar vendin e ngjarjes.

Dosja shpjegon edhe se i pandehuri Emond Lika me date 01.04.2025 ne bazë të video incizimeve vërehet në shoqërinë e të pandehurve  Shkëlqim Kuka, me të cilin e kishin përcjell rreshterin Muhamet Lika pas daljes nga Stacioni Policor duke shkuar ne drejtim te banesës se tij, ku pasi qe viktima kalon dy te pandehurit te cilët kane qene me veturën opel, i pandehuri Edmond del nga vetura opel, pronë e të pandehurit Shkëlqim dhe vazhdon me veturën e tij golf 2 ne drejtim te vendit te kryerjes se aktit te vrasjes.

I pandehuri tjetër Shkëlqim Kuka me datë 01.04.2025 në bazë të video incizimeve ku ishte se bashku me te dyshuarin Edmond Lika me veturën e tij opel astra te cilën e kishin parkuar ne afërsi e stacionit policor dhe ne momentin qe viktima del nga stacioni policor dhe shkon ne drejtim te banesës se tij, i pandehuri Shkëlqim vazhdon me veturën e tij opel astra ne drejtim te vendit te kryerjes se veprës penale.

Dosja shpjegon edhe rolin e të pandehurit Diamant Gashi i cili del nga zbatimi i masave te veçanta hetimore dhe ishte vërtetuar se qe nga data 02.04.2025 e tutje përmes telefonit ka kontaktuar me te pandehurin Haki Bela dhe nga përgjimi vërtetohet fakti se ka strehuar, ofruar ndihme ne ushqim dhe gjera tjera te miturit R.B.

Prokuroria në Ferizaj ka thënë se nga te gjitha veprimet hetimore te ndërmarra dhe analizimit e video incizimeve është vërtetuar fakti se te pandehurit e lartcekur ne bashkëkryerje, duke planifikuar, përcjellë lëvizjen e te ndjerit rreshter Muhame Lika, me date 01.04.2025 rreth orës 23:00 ne ndërtesën ku i njëjti ka jetuar ne rrugën “Idriz Seferi”, ne mesin e shkalleve mes katit të dytë dhe të tretë i mituri R.B., ka kryer veprën e vrasjes ne bashkëkryerje duke u ndihmuar nga te pandehurit vëllai i tij Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka ndërsa i pandehuri Diamant Gashi duke e strehuar ne shtëpinë e tij te miturin R.B., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryersve pas kryerjes se veprës penale”.

Dosja: Çka deklaruan në Gjykatë gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit policor në Kaçanik?

Haki Bela 25-vjeçar, Diamant Gashi 21-vjeçar, Rilind Murati 21-vjeçar, Vatan Çaka 19-vjeçar, Edmond Lika 22-vjeçar dhe Shkëlqim Kuka 22-vjeçar u dërguan në paraburgim nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer organizimin dhe vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, më 01.04.2025 në objektin e banesës së tij e cila gjendet në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Ai kishte mohuar të jetë i involvuar në këtë ngjarje deri sa ka kërkuar nga Gjykata që t’i caktohet një masë më e lehtë për shkak se është i vetmi që mban familjen në aspektin financiar.

Haki Bela është edhe vëllai i të miturit R.B., 17-vjeçar, i cili dyshohet se ishte dorasi i vrasjes së rreshterit policor, Muhamet Lika.

“Personalisht e përshëndet familjen e viktimës Muhamet Lika, ndjen keqardhje për rastin që ka ndodhur por shton se mund të ndodh diçka mes familjes së tij dhe familjes së të ndjerit. Shton se është plotësisht i pafajshëm në lidhje me këtë çështje penale dhe i vetmi fakt është që ai e ka lokalin në afërsi të vendit të ngjarjes dhe atë rreth 200 metra distancë, po ashtu shton se shtëpia ku ai banon me stacionin policor në Kaçanik i kanë rreth 100 metra distancë dhe se ai e frekuenton çdo ditë atë rrugë”- është shprehur në seancën e mbajtur më 22.04.2025 i pandehuri Bela sipas dosjes së Gjykatës të siguruar nga KALLXO.com.

Në bazë të dosjes, i pandehuri ka thënë se ai personalisht e as familja e tij asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem me të ndjerin apo familjen e tij.

Një tjetër i pandehur është edhe Diamant Gashi, 21-vjeçar. Edhe ky ngjashëm si Bela kishte mohuar të jetë i involvuar në këtë ngjarje.

“Në ditën kritike ka qenë në shtëpi, nuk ka kryer asnjë nga veprimet të cilat u cekën në kërkesën për caktimin e masës nga ana e Prokurorisë. Pra ndihet tërësisht i pafajshëm dhe shton se lajmin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika e ka marrë nga ana e prindit të tij dhe atë në mëngjes të ditës së nesërme”- është deklaruar në Gjykatë në seancën për caktimin e masës së sigurisë Diamant Gashi.

Rilind Murati, 21-vjeçar, i cili për një vit shërbeu si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës e më pas me kërkesë të tij u bë edhe demobilizimi i tij nga ky institucion ushtarak, ka mohuar të jetë përfshirë në rast.

“E mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës. Nuk kam tjetër çka të deklaroj përpos që është plotësisht i pafajshëm dhe nuk është i involvuar në këtë çështje penale”- citohet Murati sipas dosjes së Gjykatës.

Tutje KALLXO.com zbuloi edhe deklarimin e 19-vjeçarit Vatan Çaka. Para gjyqtares së procedurës paraprake, Fitore Daci, Çaka kishte thënë se kishte shkuar në vendin e ngjarjes nga kureshtja pasi kishte marrë vesh se një veteran i UÇK-së ishte vrarë.

“I mbështet deklarimet e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka të deklarojë, shton se nuk është absolutisht i involvuar në këtë çështje penale. Natën kritike pasi që ka dëgjuar alarme të shumta të policisë ka shkuar në vend ngjarje vetëm nga kureshtja për të parë se çfarë ka ndodhur aty, pasi që paraprakisht nga rrjetet sociale e ka kuptuar që bëhet fjalë për një viktimë, veteran i UCK-së, gjithashtu shton faktin se këtë e ka bërë sepse e ka prindin veteran të UCK-së dhe i njëjti ende vuan nga pasojat e traumave të luftës dhe absolutisht në asnjë mënyrë nuk ka mundur të ja bëj një gjë të tillë një ish- veterani të luftës së UCK-së”- është deklarimi i 19 vjeçarit i cili përshkruhet në dosje.

Edmond Lika një 22 vjeçar është i pandehuri i pestë i cili sot doli para gjyqtares së procedurës paraprake për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

“Mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka deklaron shton se nuk ka të bëj asgjë në lidhje me këtë çështje penale dhe në vendin ku ka qenë së bashku me Shkëlqim Kukën ka qenë krejt rastësisht”- është deklaruar Lika.

I fundit është Shkelqim Kuka një 22 vjeçar. Ngjashëm edhe ky kishte mohuar involvimin e tij në rast.

“E mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës tjetër nuk ka çka të shtoj përpos faktit se nuk ka të bëj asgjë në lidhje me këtë çështje penale”- thuhet në dosjen që kishte siguruar KALLXO.com.

Mjeku mysliman shkaktoi dhimbje, deformime, dëmtime nervore dhe amputime të panevojshme tek fëmijët britanikë

0

Foto ilustruese: Mohamad Azaam, Unsplash

Kirurgu irakian Yaser Jabbar akuzohet për kryerjen e operacioneve të panevojshme dhe të gabuar te qindra fëmijë britanikë, gjë që ka çuar në dhimbje kronike, deformime, dëmtime të përhershme nervore dhe në disa raste amputime të tepërta. Jabbar punoi në spitalin prestigjioz të fëmijëve Great Ormond Street Hospital (GOSH) në Londër deri në shtator 2023 kur dha dorëheqjen.

Sot ai qëndron në qendër të një nga skandalet më të mëdha mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Jabbar trajtoi 721 fëmijë nga mosha katër muaj deri në adoleshencë

Yaser Jabbar, i lindur në Irak, u diplomua si kirurg dhe filloi të punonte në GOSH në vitin 2017 si konsulent i ortopedisë pediatrike me specializim në këmbë dhe këmbë. Ai ishte i punësuar në shërbimin e rindërtimit të gjymtyrëve të spitalit. Pas largimit, Jabbar u transferua në Dubai ku sot praktikon si kirurg. Para GOSH ai kishte përvojë nga spitalet e tjera britanike, por është puna e tij në GOSH që ka shkaktuar akuzat serioze.

Skandali u zbulua në shtator 2024 pas ankesave nga familjet dhe kolegët. GOSH filloi atëherë një rishikim të gjerë të të gjithë pacientëve të operuar nga Jabbar, gjithsej 721 fëmijë në moshë nga katër muaj deri në adoleshentë.

Sipas raporteve nga Royal College of Surgeons (RCS) dhe ekspertëve të pavarur, Jabbar ka kryer operacione që nuk ishin të bazuara mjekësisht, gjë që ka rezultuar në pasoja serioze për fëmijët. Ndër dëmet e raportuara janë:

Dhimbjet kronike: Shumë fëmijë vuajnë nga dhimbje të vazhdueshme pas operacioneve, gjë që ndikon në jetën e tyre të përditshme dhe mobilitetin.
Çrregullime dhe deformime: Operacionet kanë shkaktuar ndryshime jo natyrale në strukturën e kockave, duke përfshirë kockat që janë bërë deri në 20 cm më të gjata ose më të shkurtra se të tjerat, çka kërkon ndërhyrje shtesë korrigjuese.
Dëmtime nervore të përhershme: Disa raste përfshijnë dëmtime të nervave që kanë rezultuar në humbje të ndjesisë ose funksionit në këmbë.
Amputime të panevojshme: Në të paktën një rast është raportuar një amputim i panevojshëm, ku fëmija humbi një anëtar pa arsye mjekësore.
Një raport nga dhjetori 2024 vlerëson se deri në njëqind fëmijë mund të kenë pësuar dëmtime serioze, ndërsa 39 raste janë klasifikuar si «dëmtime serioze» nga RCS. Familjet përshkruajnë operacionet si të gabuara dhe të panevojshme – dhe theksojnë se fëmijët pas operacioneve kanë nevojë për trajtim gjatë gjithë jetës.

 

GOSH nisi një rishikim të brendshëm në shtator 2024 dhe përfshiu RCS për një vlerësim të pavarur. Raporti i RCS përfundoi se shumë procedura ishin të paarsyeshme dhe shkaktonin vuajtje të panevojshme. Spitali ka kontaktuar të gjitha familjet e prekura dhe ka ofruar vlerësime të pavarura mbi gjendjen e fëmijëve.

Familjet kanë qenë kritike ndaj raporteve të pavarura mbi rastet e fëmijëve të tyre, duke i quajtur ato një „whitewash“ – një përpjekje për të minimizuar dëmtimet. Një nënë i tha BBC-së se raporti mbi operacionin e fëmijës së saj injoroi komplikacione serioze. Organizatë që përfaqësojnë familjet e prekura kërkojnë transparencë të plotë dhe kompensim.

Disa firma ligjore po përgatisin padi në emër të familjeve kundër GOSH për papërgjegjshmëri mjekësore.

Skandali rreth Yaser Jabbar në GOSH ka qenë i njohur në qarqet mjekësore dhe juridike që nga 2022–2024, por ka marrë vëmendje të madhe mediatike vetëm në janar 2026 për shkak të rrjedhjeve dhe përditësimeve në hetimin e vazhdueshëm.

Vetë Jabbar nuk ka komentuar akuzat publikisht, por Qendra Mjekësore Clemenceau në Dubai Healthcare City ka njoftuar se ata morën «masa të menjëhershme» për të pezulluar Yaser Jabbar sapo u njohën me akuzat nga autoritetet britanike. Gjatë një konference në Dubai në shtator 2024, ligjërata e tij u anulua për shkak të skandalit.

– Sipas urdhërimeve të Kuranit
Eksperti i islamit, Robert Spencer ka një këndvështrim të tij për këtë çështje:

– A ishte ai i paaftë dhe vazhdoi të praktikonte, pavarësisht se dëmtoi kaq shumë fëmijë sepse autoritetet e spitalit kishin frikë të akuzoheshin për “islamofobi”? Apo ishte ai me qëllim i lig dhe dëshironte të dëmtonte jo-muslimanët në përputhje me urdhërimet e Kuranit:

– Muhamedi është i dërguari i Allahut. Ata që e ndjekin atë janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit (Kurani 48:29).

Muslimsk lege påførte britiske barn unødvendige smerter, mis­dannelser, nerve­skader og amputasjoner

Kur edhe Milorad Drecun flet për siguri, nuk flet arsyeja, por nëntoka kriminale e një politike që jeton nga frika dhe kaosi !

0
Drizan Shala, analist i sigurisë
____
Kur Milovan Drecuni flet për siguri, Ballkani duhet të dëgjojë me alarm – sepse aty nuk flet arsyeja, por nëntoka kriminale e një politike që jeton nga frika dhe kaosi !
Deklaratat e Milovan Drecunit nuk janë as politike, as analitike dhe as të besueshme. Ato janë produkt i drejtpërdrejtë i nëntokës kriminale të Beogradit, një gjuhë e njohur që buron nga struktura që historikisht kanë prodhuar dhunë, destabilizim dhe frikë në Ballkan.
Drecuni nuk flet si aktor politik – ai flet si zëdhënës i një mendësie kriminale shtetërore, e cila e sheh Republikën e Kosovës jo përmes realitetit, por përmes panikut të humbjes së kontrollit. Çdo fjali e tij është tentativë për të maskuar dështimin strategjik të Serbisë në Republikën e Kosovës dhe për ta shndërruar atë dështim në viktimizim të rremë.
📍Kjo nuk është retorikë sigurie. Kjo është propagandë e zhveshur, e ndërtuar për të ushqyer tensione dhe për të krijuar terren artificial krize. Është e njëjta gjuhë që parapriu konfliktet e viteve ’90, e njëjta logjikë që sot përpiqet të riciklohet përmes figurave të diskredituara si Drecuni.
Kur Drecuni flet për “kërcënim”, ai në fakt projekton frikën e sistemit që përfaqëson – një sistem që nuk e duron funksionimin e institucioneve të Kosovës, sepse rendi dhe ligji janë armiku më i madh i strukturave kriminale që Beogradi ka kultivuar për vite në veri të Kosovës.
Kosova nuk përbën kërcënim për askënd. Kërcënim janë njerëz si Drecuni, që përpiqen të mbajnë gjallë konfliktin për të mbuluar lidhjet e tyre me politikën e errët, shërbimet e instrumentalizuara dhe interesat e nëntokës.
Ballkani nuk destabilizohet nga institucionet funksionale, por nga figura që jetojnë politikisht nga kaosi. Dhe Milovan Drecuni është pikërisht një prej tyre.
P.S
Media pro-politike e Beogradit vazhdon të shkelë ligjet e Republikës së Kosovës duke refuzuar emërtimin e saj zyrtar shtetëror dhe duke përdorur terminologji ideologjike, ashtu si fashistët e politikës së Beogradit. Kjo nuk është gazetari – është propagandë që synon mohimin e shtetësisë
⛔️ Kada Milovan Drecun govori o sigurnosti, Balkan mora da sluša s alarmom – jer tada ne govori razum, već kriminalno podzemlje politike koja živi od straha i haosa!
Izjave Milovana Drecuna nisu ni političke, ni analitičke, niti vjerodostojne. One su direktan proizvod kriminalnog podzemlja Beograda, dobro poznatog jezika koji dolazi iz struktura koje su historijski proizvodile nasilje, destabilizaciju i strah na Balkanu.
Drecun ne govori kao politički akter – on govori kao portparol kriminalne državne svijesti, koja Republiku Kosovo ne posmatra kroz realnost, već kroz paniku zbog gubitka kontrole. Svaka njegova rečenica je pokušaj da se prikrije strateški neuspjeh Srbije u Republici Kosovo i da se taj neuspjeh pretvori u lažnu viktimizaciju.
📍Ovo nije sigurnosna retorika. Ovo je ogoljena propaganda, konstruisana da hrani tenzije i stvara vještački teren krize. To je isti jezik koji je prethodio sukobima devedesetih godina, ista logika koja se danas pokušava reciklirati kroz diskreditovane figure poput Drecuna.
Kada Drecun govori o “prijetnji”, on zapravo projektuje strah sistema koji predstavlja – sistema koji ne podnosi funkcionisanje institucija Kosova, jer su red i zakon najveći neprijatelji kriminalnih struktura koje je Beograd godinama njegovao na sjeveru Kosova.
Kosovo ne predstavlja prijetnju nikome. Prijetnju predstavljaju ljudi poput Drecuna, koji pokušavaju održavati konflikt živim kako bi prikrili svoje veze s mračnom politikom, instrumentalizovanim službama i interesima kriminalnog podzemlja.
Balkan se ne destabilizuje zbog funkcionalnih institucija, već zbog figura koje politički žive od haosa. A Milovan Drecun je upravo jedna od njih.
P.S.
Propolitički mediji Beograda nastavljaju da krše zakone Republike Kosovo odbijajući da koriste njen zvanični državni naziv i koristeći ideološku terminologiju, baš kao fašisti u politici Beograda. Ovo nije novinarstvo – ovo je propaganda koja ima za cilj negiranje državnosti.

1939 / Audrey Shah : Ju rrëfej takimin me mbretin Zog në Hotel Ritz (Londër)

Mbreti Zog i Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 janar 2026 

Gazeta australiane “Bundaberg Daily News and Mail” ka botuar, të mërkurën e 27 dhjetorit 1939, në faqen n°6, rrëfimin e gazetares Audrey Shah rreth takimit të saj me mbretin Zog asokohe në Hotel Ritz (Londër), të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Histori e trishtë shqiptare

Takimi me ish-Mbretin Zog

Burimi : Bundaberg Daily News and Mail (Australi), e mërkurë, 27 dhjetor 1939, faqe n°6

Burimi : Bundaberg Daily News and Mail (Australi), e mërkurë, 27 dhjetor 1939, faqe n°6

Audrey Shah, në një nga artikujt e saj të këndshëm, thotë :

Babai im më çoi te Ritz për të takuar ish-Mbretin Zog të Shqipërisë. Një burrë i gjatë qëndronte pranë derës së suitës së ish-sundimtarit, i veshur me rroba gri angleze, me krahun e vendosur mbi gjoks, duke prekur zemrën në përshëndetjen shqiptare.

Duke folur përmes një përkthyesi, Mbreti me sy blu na ftoi të uleshim, mori vetë një karrige, na mirëpriti dhe tha se i vinte keq që Mbretëresha Geraldinë nuk e kishte shoqëruar : ndoshta “herën tjetër”, shtoi ai.

Unë pyeta një ministër të shoqërisë se si po shkonte bebi i vogël — dhe sytë e mikut tim mbretëror u ndriçuan. “Oh, ai është një fëmijë i mrekullueshëm; tani ka mbushur katër muaj e gjysmë” — buzëqeshi ai, dhe papritur u ndjeva e trishtuar — i varfëri “Princ” — si do ta trajtonte jeta në vitet që do të vinin? “Ishte një — si të them — mrekulli?” Ministri foli me habi, duke nënkuptuar shpëtimin e fëmijës dhe të nënës së tij.

Zogu flet butë dhe me melodi, në gjuhën shqipe — një gjuhë e veçantë; përkthyesi vendas përkthen shpejt.

Ish-Mbreti e mbylli audiencën duke thënë se shpresonte të na shihte të gjithëve në Shqipëri kur të kthehej. Secili prej nesh u përkul lehtë mbi dorën e tij për një çast përpara se të largohej.

Një i ri nga grupi ynë, i etur të shprehte nderimin për këtë hero të veçantë të ëndrrave të tij rinore, u përpoq t’ia puthte me respekt dorën e zbehtë, të stolisur me unazë ari. Por Zogu ia tërhoqi dorën me vendosmëri dhe, në vend të kësaj, i shtrëngoi dorën me ngrohtësi.

Teksa dilnim mbrapsht nga dhoma, përmes derës ku roja e gjatë ende qëndronte në përshëndetje, pashë ish-Mbretin duke qëndruar aty dhe duke përcjellë mysafirët e tij. Qëndrimi i tij i qetë të kujtonte më shumë paradhomën e pallatit të Tiranës sesa një dhomë mërgimi. Edhe një herë, një valë ndjenje më pushtoi.

Mendova për gjithë ngjyrat e jetës së atij njeriu të vetëm — i jashtëligjshëm, mbret dhe tani mërgimtar. Pyeta veten nëse ai po mendonte, ashtu si unë, për Shqipërinë e bukur, dhe më erdhën në mend vargjet e Bajronit nga Udhëtimet e Çajld Haroldit :

Tokë e Shqipërisë! Le t’i përkul sytë e mi

Mbi ty, o mëmë e ashpër e burrave të egër!

Kryqi zbret, minaret e tua ngrihen,

Dhe gjysmëhëna e zbehtë shndrit në luginë,

Përmes shumë korijeve me selvi, në çdo qytet të dukshëm.

Por në gazetë, një mbrëmje tjetër, nuk kishte asnjë histori madhështore për mbretërimin dhe arratisjen e tij, vetëm disa rreshta :

“Ish-Mbreti Zog i Shqipërisë mbërriti në Londër të dielën dhe u largua sot.”

Ah, si kanë rënë të mëdhenjtë!