Kreu Blog Faqe 46

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën, urti poetike

0
Ismet Hasani, Suedi
___
MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN   
           U R T I   P O E T I K E (1)
 
FJALË TË MENÇURA
Fjalë të mënçura,
fjalë të urta,
mendimet e  mira
qëndrojnë në fjalë të shkurta!
Më pat thënë
njëherë një plak
Njeri i mençur
është fjalë pak!
Më ka pas thënë
njëherë Seferi:
nuk kemi humbur asgjë
nëse na ka mbet nderi!
Njerëzit e dijshën flasin gjithëherë,
Njerëzit e mençur flasin vetëm njëherë.
***
M E N D I M E
Jeta! shpesh na kaplon,
 anipse shpejt kalon
çka s’mund e çojmë,
nuk na ngarkon.
Duhet të mësojmë.
historinë me dijtë,
se  ajo që ka ndohur njëherë
mundet edhe me u përsërit’!
Më shumë bëjmë së bashku
duke bërë durim
sesa duke u grindur
gjithënjë e pa pushim!
*
E tash pranoni 33 mendimet  e zemrës:
Nga Ismet Hasani
Në rrugëtimin e jetës në një vend rruga do të ndahet në dysh – në njënin drejtim shënon: këndej thotë MENDJA, në drejtimin tjetër shënon: këndej thotë ZEMRA!
– Cilin drejtim do ta zgjedhni?
(përgjigjën e vërtetë do ta gjeni në fund, pasi t’i keni lexuar që të 33 mendimet e zemrës).
*Jeta e njeriut i ngan anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet (ua rikujtoj “kutinë e zezë”)!
*Mendimet e njeriut i ngjajnë parashutës, e cila, përderisa rri e mbyllyr, nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.
*Mendimet janë si pika uji, me të cilat mbushet, deti e oqeani. Në qoftë se mendimet janë të mira, atëherë njeriu do të notoj këndshem në valet e detit e të oqeanit. Po që se mendimet janë negative, njeriu do të zhytet e do të fundoset në thellësinë e detit e të oqeanit.
*Pak sa e çuditshme dhe e pabesueshme, por e vërtetë: në mënyrë shkencore është vërtetuar se në tërë jetën e njeriut ekziston vetëm një i vetmi problem, e ai problem është – njeriu. Dhe, të gjitha problemet tjera në jetë, i shkakton njeriu dhe vetëm njeriu!
*Në jetën e njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëna të shpie kah e vërteta, kah synimi, kah ideali, kah jeta; tjetra të shpie kah shkatërrimi, kah humbja, kah vdekja. Tjetër rrugë nuk ka!
*
 MENDIMET E  ZEMRËS
1. Sa më shumë që lidhemi me qenien tonë të brendshme, aq më lehtë dhe shumë më cilësore do ta kemi jetën.
2. Kur ndihemi si viktimë, ne fillojmë të veçohemi, ndiejmë dhembje dhe frikë dhe gjithnjë e kërkojmë dikë që të na shpëtojë, dikë që do të punonte për ne.
3. Dikush ndoshta do të frikësohet nga liria, sepse ajo do t’i duket si përgjegjësi; përgjegjësia do të thotë se, thjesht, jemi në gjendje t’i përgjigjemi jetës.
4. Në qoftë se nuk jeni të vetëdijshëm për porositë tuaja negative, vështirë se do të arrini ta realizoni ndonjë ndryshim.
5. Zemërimi është proces normal dhe i natyrshëm; më shpesh zemërohemi për shkak të gjërave të njëjëta. Kur nuk mund t’ia shprehni zemërimin personit, ndaluni para pasqyrës dhe shprehi ndjenjat tuaja.
6. O njeri! Mundësitë janë për të bërë gjëra të pabesueshme, shumë herë më të mëdha se që mund ta imagjinosh. Mos e përmbani zemërimin dhe mos e mbyllni në trupin tuaj. Mund ta grushtoni shtratin ose jatëkun (të paktën një herë në javë).
7. Mendimet e hareshme e të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes – janë rruga më e shkurtër për krijimin e jetës së lumtur.
8. Jeta është ndryshim i përhershëm, nuk ekziston as fillimi, as fundi – ekziston vetëm qarku i lëvizjes së përhershme të materies dhe përvojës.
9. Jeta kurrë nuk është statike, e gozhduar, e ndalur, sepse çdo çast është gjithmonë i ri dhe i fresksët. Çdo fund është një fillim i ri.
10. Në pafundësinë e jetës çdo gjë është e tërë, e plotë dhe e përkryer. Kështu, i tillë është edhe cikli jetësor.
11. Në botën tonë afariste terheqin vetëm ata njerëz që punojnë me efikasitetin maksimal.
12. Të gëzohemi për sukseset e të tjerëve, sepse ka sukses të mjaftueshëm për të gjithë.
13. Në qoftë se presim të bëhemi të përkryer dhe pastaj ta duam veten, do ta bjerrim jetën kot.
14. E tëra që duhet bërë është që sot ta duam (me gjithë zemër) veten më shumë se dje.
15. Kemi vendosur të vijmë në këtë planet në kohën dhe vendin e caktuar dhe të marrim mësime të caktuara për të përparuar e ndriçuar rrugën tonë shpirtërore.
16. Vendosni në zemër të gjithë njerëzit që i doni – të cilët kanë rëndësi për ju.
17. Bashkë me lindjen tënde, e ke fituar të drejtën ta jetosh jetën në mënyrën që të kënaq.
18. Puna me vetveten nuk është qëllim, është proces që zgjat tërë jetën – kënaqu me të.
19. Në qoftë se e bind veten se ke bërë ndonjë gabim, do të gjesh mënyrë që ta dënosh rëndë veten tënde.
20. Gabimi më i madh për njeriun konsiderohet ai të cilin njeriu e ka bërë nuk pranon ta përmirësoj.
21. Në mendjen Hyjnore kurrë asgjë nuk është e humbur, as që do të humbet ndonjeherë.
22. Prindërit nuk kanë mundur të na mësojnë atë që as vet s’e kanë ditur. Na kanë mësuar ta duam vetveten.
23. Nuk ka pasuri tjetër më të madhe që ia lë në trashëgim prindi fëmiës, sesa edukata e mirë.
24. Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjësinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim.
25. Mos vajtoni. V a j t i m i nuk ndihmon e as nuk zgjidh asgjë. Në vend të vjatimit, përdoreni l u t j e n!
26. Qëllimi i ardhjes në këtë botë/jetë: të adhurosh Krijuesin, të bësh vepra të mira! Disa pyesin: Po si të bëjmë vepra të mira? – Mos bëni keq!
27. Mënyra në të cilën mendojmë sot e përcakton ardhmëninë tonë.
28. Nuk konsiderohet i ditur ai që parakohe parasheh ardhmërinë e vet: sepse, e kaluara është tmerr, të djeshmen e kuptojmë nesër. Të ardhmën mund ta parashikojnë vetëm largëpamësit- vizionarët.
29. Në qoftë se diçka nuk të pëlqen, kurrë nuk do të gjesh kënaqësi në të. Në qoftë se miku të sjell dhuratë, por ajo nuk të pëlqen, falenderoje mikun e dhuratën jepja tjetërkujt të shëbehet me të.
30. Mos bën përpjekje që t’i shërosh të gjithë miqtë, se vetëm e tret kohën; shëroje veten tënde.
31. Dije se ekziston fuqia shëruese për çdo sëmundje. Sëmundjen e keni formuar së pari në mendje – largojeni! Realizo ndryshimet e brendshme, përndryshe do të kthehet sëmundja ose të krijohet një sëmundje e re.
32. Kur nuk besojmë se e meritojmë lumturinë, me dorë tonë e presim degën e lisit në të cilën qendrojmë. Sa më i kënaqur që jam, aq më shumë më duan njerëzit.
33. Një grimë dritë e zhduk errësirën, e po të ndizen reflektorët e krejt botës, ditës nuk ia shtojnë dritën.
Jam edhe më i lumtur, kur edhe të tjerët i bëj të lumtur.
*
Përgjigja e premtuar për pyetjen në fillim: Do ta zgjedh atë drejtimin kah thotë zemra! Sepse mendja nganjëherë di të të mashtrojë, ngase ngandonjëherë nuk ka mendim të mirë,
Ndërkaq zemra gjithmonë mendon dhe udhëzon për mirë, e jo asnjëherë për keq.

Kalimi urgjent në sistemin Presidencial, zgjidhje e përhershme për Kosovën!

0

Florim Zeqa

Fillimisht më duhet t’i sqaroj lexuesit e rreshtave të mëposhtëm, se qëllimi i këtij shkrimi nuk është mbështetja për liderin e LVV-së dhe as kundërshtimi ndaj liderëve të tjerë partiakë, por dalja nga labirinthi politik!

Vakum total i sistemit politik!

Situata e krijuar ditëve të fundit në Kosovës, për më tepër se shqetësuese është edhe paradoksale: Kosova ka mbetur pa Ushtrues Detyre të Presidentit, pa Komandantin Suprem të FSK-së, pa Kryesi dhe pa Kryetar të Kuvendit, pa Kryeministër dhe pa Qeveri! Ky, për më tepër se vakum institucional, paraqet rrënim të sistemit politik në vendin tonë!

Fenomeni i pengimit në vijimësi i fituesit absolut të zgjedhjeve për krijimin e institucioneve të reja shtetërore duhet të merrë fund sa më shpejtë dhe sa më parë, sa nuk është bërë tepër vonë për shtetin e Kosovës!

Në anën tjetër, edhe shtyerja në pafundësi e seancës për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës nga ana e partisë fituese, ka irrituar qytetarët e vendit!

Përgjegjës kryesor dhe të vetmit për situatën e re (të vjetër) bllokuese të krijuar në Kosovë janë partitë parlamentare dhe të zgjedhurit e popullit, të kthyer në pengje të liderëve partiak!

Përseritja e situatave bllokuese në Kuvend, përveqse shkelje e të gjitha rregullave dhe normave demokratike është edhe dhunim i vullnetit të elektoratit.

Është dhunim i vullnetit të 36 % të elektoratit të dalë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndryshe, nuk ka si të quhen përpos dhunues mosrespektuesit e vullnetit të qytetarëve dhe verdiktit popullor për qeverisjen e vendit.

Mos respektimi i rezultatit zgjedhor paraqet shkeljen e parë dhe më flagrante të aktit më të lartë juridik të vendit-Kushtetutës së Republikës së Kosovës! Me prolongim të seancave dhe me dhunë fizike në Kuvend po vazhdohet me shkeljet serike të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit!

Reforma e harruar, urgjente për dalje nga kriza e thellë politike

Reforma zgjedhore e filluar në vitin 2010, e bllokuar nga qeveritë e kaluara dhe e harruar së fundmi nga pushtetarët aktualë duhet të ri-inicohet nga deputetët e legjislatures së 11-të, për të shpëtuar vendin nga katandisja e mëtutjeshme!

Por, për të ardhur deri tek kjo, fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi me marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit.

Pastaj, ligjvënësit të fillojnë urgjentisht ndryshimet Kushtetuese, përkatësisht ligjin dhe aktet nënligjore që mundësojnë reformën e mirëfilltë zgjedhore për kalimin nga sistemi Parlamentar në atë Presidencial, i cili përveqse imperativ i ngutshëm kohorë, ka mbetur e vetmja zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kolapsi i një sistemi të dështuar qeverisës 26 vjeçarë!

Sistemi Presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!

Sistemi Presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike, gjegjësisht krahun e djathtë dhe të majtë në Kuvendin e Kosovës.

Përderisa në sistemin Parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin Presidencial evitohet ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.

Sistemet Presidenciale janë forma të paraqitjes së demokracisë reprezentative që dallohen nga sistemet Parlamentare, pasiqë tek këto forma të qeverisjes fuqia politike dhe ekzekutive bartet nga Kryeministri tek Presidenti i shtetit të pavarur i cili është (do të jetë) edhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

E veçanta e sistemit Presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana e popullit. I zgjedhuri i popullit është fuqiplotë dhe nuk mund të shkarkohet nga detyra nga ana e parlamentarëve, pasi nuk ka veto parlamentare në këto sisteme qeverisëse.

Presidenti edhe pse nuk ka të drejtë iniciative për nxjerrjen e ligjeve, e ka të drejtën e vetos kundër parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Asnjë anëtarë i anës ekzekutive nuk ka drejtë të i takojë anës legjislative të sistemit në të njëjtën kohë.

Presidenti është fuqiplotë në anën ekzekutive dhe kontrolluese i institucioneve shtetërore në përgjithësi.

Sistemi presidencial, i përshtatshëm për Kosovën

Sistemini qeverisës Presidencial, i adaptuar për rrethanat e Kosovës do të ishte model i suksesshëm, i cili do të garantonte stabilitet politik dhe mirëqeverisje të vendit.

Përfaqësimi në parlament bëhet sipas fuqisë elektorale, e jo si deri më tani, me kontrabandim të deputetëve në Kuvend. Kompetencat ekzekutive i merr Presidenti bashkë me politikën e jashtme, ndërsa kryeministri merret më shumë me çështjet e brendshme organizative, si; Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, Kulturës, etj.

Sistemi Presidencial garanton më shumë stabilitet qeverisës dhe pavarësi më të madhe për institucionet e pavarura në vend; si bie fjala; sistemin e drejtësisë (pavarësimin e plotë të prokuorive dhe gjykatave.

Ajo çka është më kryesorja, sistemi Presidencial garanton pavarësi më të gjërë të institucioneve shtetërore edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, gjegjësisht ndaj përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Që i bie, se përfaqësitë diplomatike nuk mund të marrin më vendime për Kosovën, pra roli i tyre është reprezentativ dhe këshillues për drejtuesit shtetëror!

Ridizajnim i Kushtetutës së vendit konformë kërkesave të kohës

Sistemi parlamentar, gjegjësisht Republikat parlamentare nuk janë treguar të suksesshme në zgjidhjen e krizave politike paszgjedhore shkaku i polarizimit të skajshëm të skenës politike.

Probleme të kësaj natyre janë shfaqur dhe po vazhdojnë të manifestohen kriza të thella paszgjedhore edhe në shtetet më të zhvilluara si; Gjermania, Italia, etj, e të mos flasim për Kosovën me një demokraci të brishtë paralamentare.

Jo vetëm për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, por edhe për shumë arsye të tjera, legjislatura e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka për detyrë të themelojë urgjentisht një komision të pavarur (jasht) parlamentar, të përbërë nga ekspert të fushës juridike për të ridizajnuar Kushtetutën e vendit konformë kërkesave të kohës, për evitimin e ngërçeve paszgjedhore.

Përfundimisht, sistemi Presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxjerrte Kosovën nga “çarku i mbyllur” politik.

Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike vendore, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!

Përveç krizës së thellë politike në të cilën e kanë katandisur vendin politikanët e papërgjegjshëm, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer një varg krizash si ajo: ekonomike, energjetike, financiare, shëndetësore dhe arsimore, etj, ku shteti i Kosovës është duke përjetuar momentet më të vështira të krizës morale në Parlament!

Florim Zeqa, analist i pavarur politik

Dom Mikel Tarabulluzi dhe misioni fluturues i fshehtë ndër katolikët laramanë

0

Dom Fran Sopi

(Studim shkencor)

Historia e Kishës Katolike ndër shqiptarë nuk është shkruar vetëm në katedrale, në kuvende, në dokumente zyrtare dhe në aktet e hierarkisë kishtare. Një pjesë e rëndësishme e saj është shkruar në udhëtime të heshtura, në shtëpi të fshehta, në rrugë malore, në net të ftohta dhe në ndërgjegjen e njerëzve që e ruajtën fenë edhe atëherë kur nuk mund ta dëshmonin publikisht. Si meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë, e lexoj këtë histori jo vetëm si një objekt studimi akademik, por edhe si trashëgimi shpirtërore të një Kishe që ka jetuar, ka vuajtur dhe ka qëndruar pranë popullit të vet në rrethana të vështira.

Në këtë kuadër, figura e Dom Mikel Tarabulluzit dhe misioni i tij ndër katolikët e fshehtë të Karadakut përbëjnë një dëshmi të veçantë të përgjegjësisë meshtarake, të guximit baritor dhe të bashkëpunimit ndërmjet klerit vendor shqiptar dhe Misionit Fluturues të drejtuar nga jezuiti italian At Domenico Pasi S.I. Burimi kryesor mbi të cilin mbështetet ky studim është vepra shumëvëllimëshe e At Fulvio Cordignanos, L’Albania attraverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano, il P. Domenico Pasi S.I. (1847–1914), e cila, përtej karakterit biografik, paraqet një panoramë të gjerë të jetës kishtare, shoqërore, politike dhe kulturore të shqiptarëve katolikë në fundin e shekullit XIX dhe në fillimin e shekullit XX.

Vepra e Cordignanos nuk duhet lexuar vetëm si histori e një misionari të huaj në trojet shqiptare. Brenda saj ruhen emra meshtarësh, ipeshkvijsh, katekistësh dhe besimtarësh shqiptarë, të cilët në rrethana të jashtëzakonshme mbajtën gjallë fenë, strukturën kishtare dhe kujtesën shpirtërore të bashkësive të tyre. Një ndër këto figura është Dom Mikel Tarabulluzi, i cili në treguesin emëror të vëllimit të dytë paraqitet në formën italiane ose të shtrembëruar grafikisht “D. Michele Tarabutusi”, me referenca në faqet 169, 171 dhe 226, ndërsa në tekstin përshkrues emri i tij jepet më qartë si “R. D. Michele Tarabulluzi”

Kjo mospërputhje grafike nuk është e pazakontë në botimet italiane të kohës, sidomos kur bëhej fjalë për mbiemra shqiptarë të transkriptuar sipas dëgjimit, dorëshkrimit ose praktikës tipografike të autorit. Megjithatë, përmbajtja e burimit nuk lë dyshim se bëhet fjalë për një meshtar dioqezan shqiptar, të cilit iu besua një mision i rrezikshëm ndër katolikët e fshehtë të famullisë së Cërnagorës, përkatësisht në hapësirën e Karadakut.

Për ta kuptuar drejt këtë veprimtari, duhet parë më parë natyra e Misionit Fluturues. Ai ishte një formë e lëvizshme apostolati, e krijuar për të arritur bashkësi të shpërndara, fshatra të largëta dhe zona ku mungonte prania e vazhdueshme meshtarake. Misionarët udhëtonin në grupe, qëndronin për disa ditë në një famulli ose vendbanim, predikonin, dëgjonin rrëfimet, mësonin katekizmin, përgatitnin fëmijët dhe të rriturit për sakramente, bekonin martesa dhe ndërhynin në pajtimin e gjaqeve e të konflikteve familjare.

Nën drejtimin e At Domenico Pasit, ky mision përshkoi hapësira të gjera shqiptare dhe ballkanike. Në Arqipeshkvinë e Shkupit, veprimtaria misionare përfshiu Prizrenin, Gjakovën, Prekorupën, Podrimën dhe Karadakun. Burimi përmend lëvizjen e misionarëve në Velezhë, Shpenadi, Sallagrazhdë dhe Zym, ndërsa grupe të tjera vepruan në fshatrat përreth Gjakovës dhe në viset malore

Misioni zhvillohej në kushte shumë të vështira. Udhëtimet kryheshin me kuaj ose në këmbë, rrugët ishin të pasigurta, terreni i ashpër dhe dimrat të rëndë. Disa misionarë u sëmurën nga lodhja, të ftohtit dhe mundimet e udhëtimit. Pas afro dhjetë muajsh veprimtarie intensive, rreth tridhjetë e pesë fshatra kishin mbetur ende pa përfituar nga vizita misionare.³

Në këtë sfond paraqitet nevoja për një mision të veçantë ndër katolikët e fshehtë të Cërnagorës. Termi Cërnagorë, i barasvlershëm me Karadakun, përdorej në burim për të përshkruar një zonë malore që shtrihej ndërmjet Shkupit, Kaçanikut dhe Gjilanit. Në qendër të kësaj treve ndodhej Shenjtërorja e Zojës së Cërnagorës, një vend me rëndësi të madhe për jetën fetare të katolikëve të rajonit.

Famullia e Cërnagorës përbëhej nga Stublla, Binça, Shasharja, Letnica, Verneza dhe Vërnakolla. Cordignano vëren se në Stubëll dhe Binçë flitej shqip, ndërsa në vendbanimet e tjera përdorej kryesisht gjuha sllave.

Kjo dëshmon se territori kishtar kishte karakter shumëgjuhësh, ndërsa bashkësia katolike përbëhej nga njerëz me përkatësi të ndryshme gjuhësore, por të lidhur përmes fesë së përbashkët, traditës kishtare dhe lidhjes me Selinë e Shenjtë.

Në këtë zonë jetonin edhe shumë katolikë të fshehtë, të njohur me emrin laramanë. Ata ishin njerëz që, për shkak të trysnisë politike, juridike, ekonomike ose shoqërore, paraqiteshin publikisht si myslimanë, ndërsa në jetën private ruanin elemente të fesë katolike. Në pamje të jashtme mbanin emra dhe zakone myslimane, por në familje pagëzonin fëmijët, respektonin Kreshmët, kremtonin festa të krishtera dhe shpresonin se një ditë do të mund të ktheheshin publikisht në fenë e të parëve.⁶

Kjo gjendje nuk mund të vlerësohet me kategori të thjeshta ose me gjykime të shkëputura nga konteksti historik. Katolikët e fshehtë jetonin nën një presion të vazhdueshëm. Shpesh përkatësia publike fetare përcaktonte sigurinë, pronën, detyrimet fiskale, raportin me administratën dhe mundësinë e mbijetesës. Prandaj, fshehja e identitetit fetar ishte në shumë raste një formë e mbijetesës dhe jo domosdoshmërisht mohim i plotë i fesë së trashëguar. Një episod i rëndësishëm që shpjegon frikën e këtyre bashkësive lidhet me vitin 1846, kur disa familje nga Binça, Stublla, Vërnakolla dhe Karadaku u përpoqën ta shpallnin publikisht përkatësinë e tyre katolike, duke besuar se reformat e Perandorisë Osmane u garantonin lirinë e kultit. Reagimi i pushtetit vendor dhe i qarqeve kundërshtare ishte i ashpër. U pasuan arrestime, presione, dëbime dhe përndjekje, të cilat detyruan shumë prej tyre të ktheheshin përsëri në fshehtësi.

Në një realitet të tillë, prania e një misionari të huaj ose e një grupi jezuitësh do të mund të tërhiqte menjëherë vëmendjen e autoriteteve dhe të shkaktonte pasoja të rënda për popullsinë vendore. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Misionit Fluturues vlerësuan se nuk ishte e mençur që jezuitët t’i vizitonin drejtpërdrejt këto familje. U vendos që detyra t’i besohej një meshtari vendor, i cili e njihte terrenin, njerëzit dhe rreziqet. Ky meshtar ishte Dom Mikel Tarabulluzi. Cordignano e cilëson atë si “një meshtar të mirë” dhe vëren se atij iu dha për shoqërues katekisti Pjetër.

Ky formulim është i shkurtër, por domethënës. Në gjuhën kishtare të kohës, cilësimi “meshtar i mirë” nuk lidhej vetëm me moralin personal. Ai nënkuptonte besueshmëri, maturi, përkushtim, zell baritor dhe aftësi për t’u përballur me një mision të ndërlikuar. Dom Mikeli duhej të ishte i aftë të vepronte në heshtje, të ruante fshehtësinë, të mos rrezikonte familjet dhe njëkohësisht të kryente shërbesën sakramentale dhe kateketike. Misioni i tij kishte karakter tërësisht të fshehtë. Burimi thotë se e gjithë puna, vizitat dhe udhëtimet duhej të zhvilloheshin natën.

Dom Mikeli dhe katekisti Pjetër kalonin nga një vendbanim në tjetrin nën mbrojtjen e errësirës. Nuk mund të predikonin publikisht, nuk mund të organizonin tubime të mëdha dhe nuk mund të përdornin lirisht hapësirat kishtare. Shërbesa zhvillohej në shtëpi private, në rreth të ngushtë familjar dhe në kushte të vazhdueshme pasigurie. Si meshtar, e lexoj këtë dëshmi me një ndjenjë të thellë përgjegjësie. Meshtaria nuk është vetëm shërbesë e altarit në kohë paqeje. Ajo është edhe gatishmëri për të shkuar atje ku besimtari është i braktisur, i kërcënuar ose i privuar nga sakramentet. Në rastin e Dom Mikelit, nata nuk ishte vetëm kohë kronologjike. Ajo ishte shenja e një epoke kur feja duhej të lëvizte në heshtje, kur kryqi duhej të mbahej i fshehur dhe kur fjala e Zotit duhej të pëshpëritej në mënyrë që të mos sillte hakmarrje mbi familjet. Burimi pohon se gjatë këtyre udhëtimeve misionarët u gjendën disa herë në rrezik për jetën

Megjithatë, misioni vazhdoi për afro katër javë. Në secilin vendbanim qëndronin katër ose pesë ditë, aq sa ishte e nevojshme për të mësuar njerëzit, për t’i përgatitur për sakramente dhe për të rregulluar çështjet më të ngutshme të jetës fetare.¹¹

Gjendja që gjetën ishte e rëndë. Kishte fëmijë nga pesë deri në shtatë vjeç që ende nuk ishin pagëzuar. Martesat ishin lidhur pa praninë e meshtarit dhe pa bekimin sakramental. Shumë njerëz, për shkak të mungesës së formimit, mendonin se feja katolike dhe ajo myslimane mund të praktikoheshin paralelisht ose se ishin njësoj të vlefshme. Disa mbanin Ramazanin ose ndiqnin rite myslimane, ndërsa në familje përpiqeshin të ruanin kujtesën e krishterë.¹²

Këtu duhet theksuar se këta njerëz nuk kishin pasur kujdes të rregullt baritor. Disa prej tyre nuk kishin parë kurrë meshtar. Mungesa e mësimit, e sakramenteve dhe e bashkësisë së organizuar kishte krijuar një formë të paqartë të jetës fetare. Prandaj, detyra e Dom Mikelit nuk ishte thjesht të dënonte praktikat e tyre, por t’i ndihmonte të kuptonin fenë, të rindërtonin lidhjen me Kishën dhe të rigjenin vetëdijen e përkatësisë së tyre. Pas disa ditësh mësimi, njerëzit deklaronin se vetëm tani po e kuptonin se çfarë ishte feja katolike. Sipas burimit, ata shprehnin gatishmërinë të përballonin çdo vuajtje përpara se ta braktisnin fenë e të parëve.¹³

Edhe pse gjuha e Cordignanos ka karakter të dukshëm apologjetik, ky reagim pasqyron emocionin e një popullsie që pas një kohe të gjatë po përjetonte përsëri praninë e meshtarit, mësimin e fesë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me Kishën. Frytet e misionit paraqiten në mënyrë konkrete. U pagëzuan më shumë se njëzet vajza, disa prej tyre tashmë të rritura. U bekuan martesat e rreth pesëmbëdhjetë çifteve që deri atëherë kishin jetuar pa kurorë kishtare

U shpërndanë kryqe, medalje dhe rruzare, të cilat ishin siguruar nga At Domenico Pasi

Në kushtet e një besimi të jetuar në fshehtësi, këto objekte kishin një domethënie shumë më të madhe se ajo e një dhurate të zakonshme devocionale. Kryqi ishte shenja e identitetit që nuk mund të shfaqej publikisht. Rruzarja ishte një formë lutjeje që mund të ruhej dhe të transmetohej brenda familjes. Medalja ishte një shenjë e lidhjes me Kishën universale dhe me botën shpirtërore që këta njerëz e ndienin të largët, por jo të harruar. Kur Dom Mikeli dhe katekisti Pjetër largoheshin nga një vendbanim, besimtarët i përcillnin me lot dhe u luteshin të ktheheshin përsëri

Kjo dëshmi tregon se prania e tyre nuk perceptohej vetëm si vizitë rituale. Ajo ishte rikthim i një atësie shpirtërore, i një sigurie dhe i një përkatësie që bashkësitë nuk e kishin përjetuar prej kohësh. Një rol i rëndësishëm në këtë veprimtari i përkiste edhe katekistit Pjetër. Burimi nuk jep të dhëna të hollësishme për identitetin e tij, por vetë prania e tij është domethënëse. Katekistët ishin shpesh ura ndërmjet meshtarit dhe popullsisë. Ata njihnin njerëzit, familjet, dialektet, udhët dhe rreziqet. Në mungesë të meshtarëve, u mësonin fëmijëve lutjet, përgatisnin njerëzit për sakramente dhe ruanin vazhdimësinë e jetës së krishterë. Në misionin e fshehtë të Karadakut, katekisti Pjetër mund të ketë qenë udhërrëfyes, ndërmjetës, mësues dhe organizator i takimeve. Ai mund të ketë lajmëruar familjet, të ketë siguruar kalimin e sigurt të meshtarit dhe të ketë ndihmuar në formimin kateketik. Kjo dëshmon se ruajtja e fesë nuk ishte vetëm vepër e klerit. Ajo ishte fryt i bashkëpunimit ndërmjet meshtarit dhe laikëve të angazhuar, ndërmjet strukturës kishtare dhe jetës konkrete të popullit. Çështja e itinerarit të saktë të Dom Mikel Tarabulluzit kërkon kujdes shkencor. Burimi thotë se ai veproi ndër katolikët e fshehtë të famullisë së Cërnagorës, por nuk jep një listë të plotë të fshatrave që vizitoi personalisht. Famullia përfshinte Stubllën, Binçën, Shasharen, Letnicën, Vernezën dhe Vërnakollën

Është e arsyeshme të mendohet se misioni u zhvillua në disa prej këtyre vendbanimeve ose në lagjet e lidhura me to. Megjithatë, pa një raport të drejtpërdrejtë, ditar ose dokument tjetër, nuk mund të pohohet me siguri se Dom Mikeli hyri në secilin prej tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga detyrat kryesore të hulumtimit historik: të dallojë ndërmjet asaj që dokumenti pohon, asaj që burimi lë të kuptohet dhe asaj që mbetet vetëm hipotezë. Prandaj, formulimi më i saktë është se Dom Mikel Tarabulluzi zhvilloi një mision të fshehtë katërjavor ndër katolikët e territorit të famullisë së Cërnagorës, në hapësirën e Karadakut, duke kaluar gjatë natës nga një bashkësi në tjetrën. Cordignano e cilëson këtë veprimtari si një titull nderi për klerin e Arqipeshkvisë së Shkupit, sepse ajo kishte dhënë një meshtar të aftë dhe të guximshëm, i cili nuk ngurroi të përballej me rreziqe të rënda për ta përmbushur detyrën e tij baritore

Ky vlerësim ka rëndësi të veçantë për historiografinë kishtare shqiptare. Në shumë rrëfime mbi misionet katolike në trojet shqiptare, vëmendja përqendrohet te misionarët e huaj, te jezuitët, françeskanët ose përfaqësuesit e Propaganda Fide. Kontributi i tyre është i padiskutueshëm, por rasti i Dom Mikel Tarabulluzit dëshmon se kleri vendor shqiptar nuk ishte vetëm marrës i ndihmës misionare. Ai ishte bashkëpunëtor, drejtues në terren, njohës i popullit dhe shpesh bartës i rrezikut më të madh. Dom Mikeli përfaqëson figurën e meshtarit që nuk la domosdoshmërisht pas vetes vepra të botuara, institucione të mëdha ose monumente të dukshme. Vepra e tij mbeti në ndërgjegjen e njerëzve, në fëmijët e pagëzuar, në martesat e bekuara, në familjet e forcuara dhe në kryqet që u futën fshehurazi në shtëpitë e besimtarëve.

Si meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë, e shoh në figurën e tij një model të atësisë meshtarake. Ai nuk shkoi te njerëzit për të kërkuar nderim, por për t’ua kthyer atë që u mungonte: Fjalën, sakramentin, mësimin dhe ndjenjën se Kisha nuk i kishte harruar. Ai hyri në natën e tyre jo për ta shtuar frikën, por për të ndezur një dritë që mund të ruhej edhe në fshehtësi. Në këtë pikë, dimensioni baritor ndërthuret edhe me atë kulturor dhe kombëtar. Misioni i Dom Mikelit ishte para së gjithash kishtar. Ai synonte ruajtjen e fesë, administrimin e sakramenteve dhe lidhjen e besimtarëve me Kishën. Megjithatë, në hapësirën shqiptare të Karadakut, ruajtja e fesë lidhej ngushtë edhe me ruajtjen e kujtesës familjare, të traditës dhe të identitetit kulturor.

Në Stubëll dhe Binçë, ku flitej shqip, feja katolike ishte pjesë e një trashëgimie të transmetuar brez pas brezi. Në vendbanimet e tjera, ku flitej sllavisht, përkatësia katolike krijonte një lidhje shpirtërore përtej dallimeve gjuhësore. Kjo tregon se Misioni Fluturues dhe veprimtaria e Dom Mikelit nuk mund të reduktohen vetëm në një projekt kombëtar. Ato ishin para së gjithash veprimtari të Kishës, e cila përpiqej t’u shërbente besimtarëve të saj në një territor të përzier dhe në rrethana të rënda politike.

Megjithatë, për shqiptarët katolikë, ruajtja e fesë ndihmoi edhe në ruajtjen e kujtesës historike dhe të vetëdijes së përkatësisë. Në një kohë kur islamizimi, sllavizimi dhe trysnitë politike kërcënonin strukturën e bashkësive, Kisha u bë një nga vendet kryesore të ruajtjes së emrit, gjuhës, traditës dhe historisë familjare.

Burimi i Cordignanos ka vlerë të madhe, por ai nuk u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Për Dom Mikel Tarabulluzin ende nuk kemi të dhëna të sigurta mbi datën dhe vendin e lindjes, formimin seminarik, shugurimin meshtarak, famullitë ku shërbeu, datën e vdekjes dhe veprimtarinë e tij të mëvonshme. Nuk e dimë nëse ai la relacione, letra ose shënime personale. Nuk kemi as listën e plotë të familjeve dhe vendbanimeve që vizitoi.

Për këtë arsye, studimi i tij duhet të vazhdojë në arkiva. Vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet Arkivit të Arqipeshvisë së Shkupit, arkivave famullitare të Stubllës, Binçës dhe Letnicës, Arkivit të Dioqezës Prishtinë–Prizren, Arkivit të Shoqërisë së Jezusit, Arkivit Apostolik të Vatikanit dhe fondit historik të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, ish-Propaganda Fide.

Me rëndësi do të ishte edhe shqyrtimi i regjistrave të pagëzimeve dhe martesave nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Nëse pagëzimet e më shumë se njëzet vajzave dhe martesat e rreth pesëmbëdhjetë çifteve janë regjistruar në ndonjë libër famullitar, ato mund të ndihmojnë në përcaktimin e datës dhe itinerarit të misionit.

Gjithashtu, duhet mbledhur tradita gojore e familjeve katolike të Karadakut. Kujtesa familjare mund të ruajë emra meshtarësh, vende kremtimesh, kryqe, rruzare, tregime mbi pagëzime të fshehta dhe udhëtime nate. Edhe pse tradita gojore kërkon verifikim kritik, ajo mund të jetë një burim i çmuar për ta plotësuar boshllëkun e dokumentacionit të shkruar.

Nga analiza e burimit mund të arrihet në përfundimin se Dom Mikel Tarabulluzi ishte një meshtar dioqezan shqiptar, i cili, i mbështetur nga Misioni Fluturues i At Domenico Pasit dhe i shoqëruar nga katekisti Pjetër, zhvilloi një veprimtari të fshehtë katërjavore ndër katolikët e Karadakut. Ai udhëtoi natën, qëndroi nga katër ose pesë ditë në secilën bashkësi, mësoi fenë, pagëzoi më shumë se njëzet vajza, bekoi martesat e rreth pesëmbëdhjetë çifteve dhe forcoi ndërgjegjen e përkatësisë katolike.

Shkolla “Dom Mikel Tarabulluzi”…

Figura e tij dëshmon se Kisha ndër shqiptarë nuk mbijetoi vetëm falë vendimeve të mëdha institucionale, por edhe falë meshtarëve që ecën nëpër natë, katekistëve që i udhëhoqën, familjeve që hapën dyert dhe besimtarëve që ruajtën kryqin në heshtje.

Dom Mikel Tarabulluzi meriton të rikthehet në kujtesën historike dhe kishtare si një nga ata meshtarë që nuk e matën shërbesën me dukshmërinë publike, por me besnikërinë ndaj njerëzve dhe ndaj Ungjillit. Në të shohim jo vetëm një emër të përmendur në faqet e një libri italian, por një dëshmitar të meshtarisë së jetuar në rrezik, në heshtje dhe në dashuri.

Në historinë e tij, nata nuk e mposhti dritën. Ajo vetëm e bëri dritën më të fshehtë, më të brishtë dhe, njëkohësisht, më të çmuar.

Burimet dhe literatura:

Cordignano, Fulvio S.I. L’Albania attraverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano, il P. Domenico Pasi S.I. (1847–1914). Vëll. II. Roma: Istituto per l’Europa Orientale, 1933–1934.

 

  1. Fulvio Cordignano S.I., L’Albania attraverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano, il P. Domenico Pasi S.I. (1847–1914), vëll. II, Roma: Istituto per l’Europa Orientale, treguesi i emrave, zëri “D. Michele Tarabutusi”, f. 169, 171, 226. Në tekst mbiemri paraqitet në formën “Tarabulluzi”.
  2. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 225–226. At Domenico Pasi përshkruhet duke vepruar në vendbanimet katolike të Podrimës: Velezhë, Shpenadi, Sallagrazhdë dhe Zym.
  3. Po aty. Misionet në Arqipeshkvinë e Shkupit zgjatën rreth dhjetë muaj dhe rreth tridhjetë e pesë fshatra mbetën pa vizitë misionare.
  4. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 219. Cërnagora ose Karadaku përshkruhet si hapësira malore ndërmjet Shkupit, Kaçanikut dhe Gjilanit.
  5. Po aty. Famullia e Cërnagorës përfshinte Stubllën, Binçën, Shasharen, Letnicën, Vernezën dhe Vërnakollën.
  6. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 135–136. Autori përshkruan katolikët e fshehtë që publikisht paraqiteshin si myslimanë, ndërsa në familje ruanin praktika të krishtera.
  7. Po aty, f. 135–143. Përmenden familjet e Binçës, Stubllës, Vërnakollës dhe Karadakut që tentuan ta shpallnin publikisht përkatësinë katolike.
  8. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 226. Dom Mikel Tarabulluzit iu dha si shoqërues katekisti Pjetër.
  9. Po aty. Vizitat, puna dhe udhëtimet misionare duhej të zhvilloheshin gjatë natës.
  10. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 226–227. Misionarët u gjendën disa herë në rrezik për jetën gjatë lëvizjeve të natës.
  11. Po aty. Në secilin vendbanim misionari qëndronte katër ose pesë ditë.
  12. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 226. Burimi përmend fëmijë të papagëzuar, martesa pa bekim kishtar dhe paqartësi në kuptimin e përkatësisë fetare.
  13. Po aty. Pas mësimit, besimtarët deklaronin se tani e kuptonin fenë katolike dhe se nuk dëshironin ta braktisnin fenë e të parëve.
  14. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 227. U pagëzuan më shumë se njëzet vajza dhe u bekuan martesat e rreth pesëmbëdhjetë çifteve.
  15. Po aty. Kryqet, medaljet dhe rruzaret e shpërndara gjatë misionit ishin siguruar nga At Domenico Pasi.
  16. Po aty. Besimtarët i përcillnin misionarët me lot dhe u kërkonin të ktheheshin përsëri.
  17. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 219.
  18. Cordignano, L’Albania, vëll. II, f. 227. Autori e paraqet misionin e Dom Mikelit si nder për klerin e Arqipeshkvisë së Shkupit, i cili dha një meshtar të guximshëm për një detyrë kaq të rrezikshme. 

Pejë, më 11 gusht 2026

Europa Juglindore APO Gadishulli Ballkanik?

0
Hapësirat tona, fatkeqësisht, kanë pësuar dy keqemërtime të mëdha: Kosova të cilësohet si “krahinë serbe” (nga Gëte) dhe Europa Juglindore të quhet Ballkan (nga Cojne).

Karakterizimi “krahina serbe e Kosovës” në Perëndim u përhap nga shkrimtari Gëte (Johann Wolfgang Goethe), sepse ashtu e cilësoi ai në parathënien që pat shkruar për “Eposin folklorik serb”, të grumbulluar nga Vuk Karaxhiq, i botuar nga Vëllezërit Grim…

Sa i përket emërtimit gjeografik Ballkan për Gadishullin e Europës Juglindore, ai lidhet me gjeografin gjerman August Zeune (Cojne). Në vitin 1808, ai e përdori termin “Gadishulli Ballkanik” (Balkanische Halbinsel), duke u mbështetur në emrin osman të vargmalit Ballkan (Stara Planina) në Bullgarinë e sotme. Që prej asaj kohe, ky emërtim filloi të përhapej në literaturën gjeografike europiane.
Pra, emri Ballkan është me prejardhje osmane dhe përdorej për Malet Ballkan (Stara Planina / Bjeshkë të moçme). Më vonë, August Zeune e zgjeroi këtë emërtim për të gjithë Gadishullin e Europës Juglindore. Para kësaj, rajoni nuk njihej gjerësisht me emrin Ballkan, ndërsa në periudha të ndryshme historike është përmendur me emërtime të tjera,, si Gadishulli Ilirik nga gjeografi antik Ptolemeu, Rumelia gjatë periudhës osmane.

Emri Ballkan me kalimin e kohës është ngarkuar edhe me paragjykime politike e kulturoreshoviniste, madje në disa raste me kuptime pezhorative, për shkak të shprehjeve si “ballkanizim”, të cilat lidhen me përçarje dhe konflikte.
Prandaj, do të ishte më e arsyeshme që në përdorimin publik dhe akademik të favorizohej emërtimi Europa Juglindore, i cili është më neutral, më përfshirës dhe më pak i ngarkuar me stereotipe historike e politike.

***
Harta është nga Wikipedia.

Edhe një herë për projektin “Ibër Lepenc” dhe Ujmanin 1971 – 1986

0

Enver Ferati, Mitrovicë

IDEJA PËR PROJEKT

Ideja per ndertimin e liqenit të Ujmanit (Gazivodes) ka lind në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Me aprovimin e Reformes ekonomike në ish-Jugosllavi filloi një etapë e re e industrializimit në ekonomi.

Në keto vite Mitrovica filloi me u bë qender industriale me objektet e “Trepçes” në Mitrovicë: Industria Kimike, Elektroliza e zinkut, Fabrika e akumulatoreve, në Zveçan: Metalurgjia e plumbit, Shkritorja me Rafinerinë, Flotacioni, u paraqitë nevoja e madhe për ujë industrial per keto objekte. Marrë parasysh nevojen per ujë industrial, per pije dhe ujitje të tokes bujqësore në rrafshin e Kosoves në siperfaqe prej 30.000 ha.

Kuvendi i Kosoves e themeloi Ndermarrjen ‘’Iber-Lepenc’’ me 28.shkurt 1967 me seli në Prishtinë per drejtor u caktue Novica Stojanoviqi, nga Prishtina, kurse prej kuadrave shqiptare drejtor i parë i ndermarrjes ka qenë inxh. Esat Këpuska, (1932-2015) fillimisht drejtor teknik e pastaj drejtor gjeneral në periudhen deri me 30.06.1984 Pas tij drejtor gjeneral i ndermarrjes është zgjedh prof.dr. Bashkim Kabashi, profesor në Fakultetin e Bujqesisë i cili ende jeton në Prishtinë.

Ideja ka qenë me u zhvillue dy projekte të ndara ‘‘Iber‘‘ e ‘‘Lepenc‘‘ në kuader të firmes. Projekti ‘‘Lepenc‘‘ nuk ka fillue kurr të ndertohet per shkaqe të ndryshme. Qëllimi ka qenë që uji nga “Lepenci” dhe nga ’’Ibri’’ të shfrytzohet për pije, ujë industral, ujitje në fushën e Kosovës nga Ferizaji e Mitrovica deri në Prishtinë, si dhe për prodhimin e energjisë elektrike një hidrocentral më të vogël në lumin “Lepenc” në lokalitetin Firajë.

LUMI IBËR

Lumi ‘’Ibër’’ buron 10 km mbi qytetin e Rozhajës (1.109 m) nën malet e Hajlës (2405 m) në Mal të Zi, afer kufirit të Kosovës dhe Serbisë dhe fillon rrjedhja e tij në drejtim të qytezës së Rozhajës (Mali I Zi) dhe lokalitetit Ribariq që i takon Komunës së Tutinit, (Sërbi) me 726 m. lartesi mbidetare e pastaj hynë në teritorin e Kosovës, ku fillon akumulimi i ujit në Liqenin e Ujmanit i cili e ka gjatësinë e tërsishme 24 km deri te penda në Ujman (Gazivodë). Në luginën e lumit Ibër ka disa lumenjë te vogël që derdhën në të dy anet e lumit në rrjedhjen e tij deri në Zubin Potok.

Pas shumë përgaditjve, studimeve dhe veprimeve të udhëheqsisë se atëhershme të Kosovës u arrijtë pelqimi që Kosova ti drejtohet me kerkesë Bankes Botërore, per financimin e ketij projekti, edhe me perkrahjen e Qeverisë Federale të YU që udhëhiqej nga Xhemajl Bijediqi, nga BeH (1917-1977).

Vlersimi i ekspertëve vendor dhe i Bankes Botërore: INTERNATIONAL BANK FOR RECONSTRUCTION AND DEVELOPMENT INTERNATIONAL DEVELOPMENT ASSOCIATION APPRAISAL OF THE IBAR MULTIPURPOSE WATER PROJECT YUGOSLAVIA April 19, 1971 (105 pages – dokumenti origjinal ne gjuhen angleze).

Ne kete vlersim pozitiv te ekspertve te Bankes Boterore, del propozimi qe te aprovohet kerkesa e Kosoves dhe te lejohet kredia ne vlere prej 45 mio/$ me interes 7.25% me afat këthimi për 30 vite. ‘‘Grace‘‘ periudha 6 vjet. Nenshkruhet Kontrata me Nr. 777-YU ne mes Bankes Nderkombtare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) dhe ndermarrjes Iber-Lepenc me daten 30 qershor 1971. Kontrata si çdo kontrate publike mes shteteve është dashtë të Ratifikohet në Kuvendin e Kosoves e cila është bërë me daten 25.prill 1972 dhe është publikuar në “Gazetën zyrtare të KSA te Kosovës” me daten 26 prill 1972. Gazeta në dy gjuhë në shtojcë të ketij shkrimi. Nr.12/1972 në 11 faqe. Pjesa tjetër e mjeteve të nevojshme janë siguruar nga Federata në bazë të Ligjit mbi Fondin per kreditimin e zhvillimit më të shpejtë të Republikave dhe KSA të Kosovës, – (obligim ligjor) si vise më pak të zhvilluara në ish-YU dhe nga Buxheti i Kosovës.

Mjetet për projekt janë derdhë në Bankën e Bashkuar të Kosovës – BANKKOS si Banka me e madhe ne Kosove.

SHPRONSIMI I TOKES, OBJEKTEVE BANESORE DHE JO-BANESORE NE TERREN

Në këtë kohë teritori dhe vet lokaliteti Zubin Potok, si Bashkësi Lokale ka qenë pjesë përbërse e Komunës së Mitrovicës. Është arrijtë pëlqimi me banorët lokal që janë të prekur me fundosjen e pronave të tyre me ujë të Liqenit te bëhet kompenzimi (blerja) me çmimin e tregut të pronave të tyre (në mes tjerash edhe pemëve dhe drunjëve) që është dashtë të largohen na tereni. Komuna e Mitrovices, si pergjegjese për shpronsim ka formue Komisionet profesionae (serbë dhe shqiptarë) qe kane bere vlersimin e çdo prone dhe janë marrë Vendime adekuate individuale për pagesë edhe në teritorin jashtë Kosovës.

Nga ky teritor është dashtë te largohen (disa) pjeserisht 13 lokalitete – fshatra te vogëla me afër 1.500 banorë. Fshatrat dhe pronat kane qene ne luginen e lumit “Ibër” në të dy anet e lumit. Pronaret e ketyre pronave me financat e shpronsimit kryesisht kane ble prona dhe shtepia ne Serbi. Keto vendime individuale per shpronesim gjinden ne arshiven e Komunes se Mitrovices, ne Arshiven rajonale ne Mitrovice, ose ne arshiven e ndermarrjes. Pas vitit 1981 udheheqesia nacionaliste e Serbisë e sulmoi Kosoven dhe udheqesinë politike të saj me akuza te fabrikuara se serbet e asaj pjese jane shperngulë me presion nga Kosova, gjë qe nuk ka qene fare e vertetë.

Duhet cekë se Rajoni i Kollashinit te Ibrit ne vitin 1971 ka pase 7.965 kurse ne vitin 1981, 8.600 banorë sipas regjistrimeve zyrtare të atyre viteve.

FILLIMI I NDERTIMIT TE PENDES NE UJMAN

Pasi e Kredia dhe mjetet tjera per fillimin e puneve dhe pageses se shpronsimeve u be efektive, u nenshkruan kontratat e para. Fillimi e puneve qe u shenue me një solemnitet rasti me 12. Korrrik 1972 ku gurthemelin e fillimit te puneve e vuri kryetari i atëhershëm i Qeverisë federale jugosllave z. Xhemajl Bijediq në prezencen e perfaqesuesit e IBRD-es, udheheqesisë së Kosovës dhe mediave te shkruara dhe televizive. Pas shumë studimeve të nevojshme, projekti është bërë nga firma ‘‘Energoprojekt‘‘ nga Beogradi, penda – diga u ngritë ma material gëlqeror dhe të argjiles – dheut. Në ndertimin e ketij projekti kanë marrë pjesë disa firma nga ish-YU si: ‘‘Hidrotehnika‘‘, ‘‘Unioninvest‘‘, ‘‘Ramiz Sadiku‘‘, ‘‘Rudis‘‘etj. me kontrata komerciale.

Njëkohësisht ka fillue puna edhe në ndertimin e kanalit nga Liqeni sekundar-kompenzues i Pridvoricës i cili është 5-6 km më poshtë se Liqeni Ujmanit. Penda ka perfunduar se ndertuari dhe u mbushë me ujë në vitin 1977 kurse Hidrocentrali i Ujmanit është leshue në prodhim të rrymës në vitin 1983. Pranimin teknik të terë sistemit e ka miratue Komisioni i formuar nga KE (Qeveria) e KSA te Kosoves, me 31.10.1983 ne krye me prof.dr. Tomë Berishen, nga Universiteti Teknik i Zagrebit dhe 18 anetarë te Komisionit të profesioneve dhe expertëve për pranim.

Tërë projekti i Hidrosistemit ‘‘Iber-Lepenc‘‘ ka perfunduar me sukses dhe është miratuar me auditimin zyrtar të IBRD – WORLD BANK me datën 03.06.1986 – gjegjesishtë me Raportin e Performances të Projektit nga raporti prej 74 faqeve ne gjuhen angleze: ’’PROJECT PERFORMANCE AUDIT REPORT SOCIALIST FEDERAL REPUBLIC OF YUGOSLAVIA – “IBAR”MULTIPURPOSE WATER PROJECT (LOAN 777-YU) June 3, 1986

INFRASTRUKTURA E NDERTUAR: Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza: – ‘‘IBRI‘‘ (ka përfunduar në vitin 1986).

– ‘‘LEPENCI‘‘ (nuk është realizuar). Ndërkaq kjo ndërmarrje që nga pas lufta është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H. ‘‘Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u. Pas Korporatizimit të ndërrmarjes, më 01.01.2008, Ndërmarrja është shëndrruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A.

Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Veprimtaria – penda në Ujman mundëson akumulimin e ujit sasia e të cilit përdoret për: Prodhimin e energjisë elektrike në HC Ujman 2 x 17.5 MW – 95 GWh/vit. Turbinat e HC janë prodhim të firmes ‘‘Litostroj‘‘ Lublana, kurse gjeneratorët janë prodhim të firmes nga Zagrebi, ‘‘Rade Koncar‘‘. Mundëson furnizimin e industrisë me ujë të papërpunuar:

– KEK-u

– Feronikeli dhe

– ‘‘Trepça‘‘ Mitrovicë, Zveçan, Tuneli i Parë dhe Stantërg.

Furnizimin e ujësjellësve regjional me ujë të papërpunuar:

– Ujësjellësi regjional i Mitrovicës,

– Ujësjellësi regjional i Prishtinës. Furnizimin e bujqësisë me ujë për ujitje per afer 20.000 ha.

Infrastruktura, objektet e ndërmarrjes shtrihen në territoret e 7 komunave dhe atë: Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas; Zona ujëmbledhëse përbëhet nga ujëmbledhës te drejtpërdrejtë në zonë malore të shtrirë në tre shtete: Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Penda Liqeni artificial Ujman me lartësin h=107.5 m, Akumulimi Ujman 390 milion m³, Siperfaqja 11.9 km2, 9.2 km2 në teritorinë e Kosovës dhe 2,7 km2 në teritorinë e Serbisë, gjatesia deri në 24 km varsishtë prej nivelit të liqenit.

Liqeni u mbushë me ujë në vitin 1977 Hidrocentrali Ujman 2 x 17.5 MW, Penda-diga Pridvoricë me lartësi h=10 m, Akumulimi Pridvoricë 480,000 m³, Kanali kryesor 49 km kalon neper 4 komuna dhe 31 vendbanime rurale, Kanale kryesore 146 km, Stacione pompike për ujitje 14, Objekte ndarëse 4, Rrjeti nëntokësor për ujitje 766 km, Rreth 120 km largpërçues.

Lindja e Diellit në Dukaj të Rugovës

0
LINDJA E DIELLIT NË DUKAJ TË RUGOVËS
Në 1790 metra mbi nivelin e detit Adriatik e Jon
Nga mozaikisti Sak Muji
Sot dielli lindi më afër qiellit,
mbi kreshtat e Dukajt, në zemër të Rugovës.
Rrezet e para nuk trokitën në dritare,
por puthën lisat, gurët, krojet
dhe barin që mban erën e lirisë.
Në një mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë metra lartësi,
aty ku retë ndalen për t’u falur maleve,
agimi nuk është vetëm dritë –
është një betim i ri i tokës sonë.
Dielli u ngrit mbi valët e Adriatikut e Jonit,
por rrezet e tij erdhën të pushojnë në Rugovë,
sikur t’u thoshin brezave:
“Ruajeni këtë tokë,
sepse ajo ju ruajti ju.”
Çdo gur këtu ka një emër,
çdo lis një kujtim,
çdo shteg një hap të të parëve,
dhe çdo agim një flamur pa shtizë,
që valon në zemrat tona.
Këtu lind dita me këngën e shqiponjës,
me aromën e pishave,
me heshtjen e maleve
që kanë parë luftëra, mërgime e rikthime,
por kurrë nuk e ulën ballin.
Rugovë, ti je dritarja ime drejt qiellit.
Ti më mësove se lartësia nuk matet vetëm me metra,
por me dinjitet,
me kujtesë
dhe me dashuri për atdheun.
Prandaj, sa herë lind dielli mbi Dukaj,
nuk zgjohet vetëm një mëngjes i ri;
zgjohet një popull,
zgjohet një kujtesë,
zgjohet një shpresë
se drita gjithmonë e gjen rrugën mbi malet tona.
Me dashuri për Rugovën, Dardaninë dhe kombin shqiptar.
Sak Muji – Mozaikist 🌄🇦🇱🇽🇰

Mirushe Musa – Kur vargu nuk zbukurohet, por jetohet

0

Luan – Asllan Dibrani

Parapritje për ciklin poetik të autores

Vargjet e Mirushe Musës nuk kanë nevojë as të zbukurohen, as të hiperbolizohen. Ato vijnë natyrshëm, sepse prapa tyre qëndron një jetë e prekur nga realiteti, sakrifica, përballja dhe kujtesa.

Ajo nuk e shpik malin – e ka shkelur.
Nuk e shpik gurin – e ka prekur.
Nuk e shpik mallin – e ka përjetuar.
Nuk e shpik atdheun – e bart në shpirt.

Prandaj poezia e saj nuk kërkon stoli të tepërta. Forca e saj qëndron pikërisht te natyrshmëria.

Mirushe Musa vjen nga një brez shqiptarësh që njohu drejtpërdrejt trysninë dhe vuajtjet nën sistemin jugosllav e serb. Përvoja të tilla nuk kalojnë pa lënë gjurmë. Ato futen në kujtesë dhe, te një krijuese, një ditë dalin në sipërfaqe si fjalë, figurë, metaforë, revoltë dhe varg.

Por ajo nuk mbeti vetëm te rrëfimi i dhimbjes.

Përmes imagjinatës poetike ajo preku atë që për të përbën trungun shpirtëror të qenies shqiptare: kombin, flamurin, gjuhën, historinë, kulturën, këngën, doket, kujtesën dhe trashëgiminë e të parëve.

Në këtë kuptim, vargu i saj merr edhe një mision: ruajtjen e kujtesës kombëtare.

KUR POEZIA BËHET QËNDRESË

Në një etapë tjetër të jetës dhe krijimtarisë së saj, Mirushe Musa e ndien veten përballë një sfide tjetër: përplasjes së identitetit kulturor shqiptar me ideologji, dogma dhe ndikime që ajo i percepton si të huaja për këtë trashëgimi.

Në shkrimet dhe qëndrimet e saj ajo kundërshton ashpër islamizmin politik dhe instrumentalizimin e fesë për qëllime politike apo identitare. Për të, kjo nuk është thjesht një polemikë abstrakte. Ajo e përjeton si çështje që prek familjen, gjuhën, flamurin, historinë, kulturën dhe mënyrën se si një popull e kupton vetveten.

Këtu duhet bërë edhe një dallim i rëndësishëm: beteja e saj poetike nuk ka pse të lexohet si betejë kundër njerëzve për shkak të besimit të tyre. Objekt i kritikës së saj janë ideologjitë politike, imponimi dhe çdo përpjekje që, sipas saj, e vendos dogmën mbi identitetin, kulturën dhe lirinë e njeriut.

Pikërisht këtu Mirushe Musa shfaqet ndryshe.

Jo vetëm si poete.

Por si luftëtare e fjalës.

Si një grua që nuk pranon të heshtë kur mendon se i preken rrënjët.

Si një luaneshë e vargut, që përballjen nuk e zhvillon me dhunë, por me art, poezi, kujtesë dhe argumentin e identitetit të vet kulturor.

Në njëfarë mënyre, përmes poezisë, ajo u shpall luftë dogmave.

Jo luftë njeriut.

Jo luftë besimit personal.

Por luftë çdo ideologjie që kërkon t’i tregojë njeriut se duhet të harrojë prej nga vjen.

ARMA E SAJ ËSHTË VARGU

Dhe këtu qëndron një dimension i bukur i krijimtarisë së saj.

Ajo nuk mori armë në dorë.

Mori fjalën.

Nuk ngriti barrikada.

Ngriti vargun.

Nuk kërkoi ta mposhtë tjetrin.

Kërkoi të mos mposhtej vetë në identitetin e saj.

Përballë asaj që ajo e sheh si trysni të ideologjive të ardhura nga Lindja apo të trashëgimive politike sllave, Mirushe Musa kthehet te rrënjët e veta: te toka, familja, gruaja arbërore, Teuta, Nënë Tereza, flamuri, gjuha, mali, kulla, besa dhe kënga.

Këto bëhen mburoja poetike e saj.

Prandaj edhe kur vargu tingëllon i ashpër, ai duhet lexuar nga burimi prej nga vjen. Pas tij gjendet një grua që ka përjetuar përballje, që ka parë ndryshime të mëdha historike dhe që kërkon ta mbrojë përmes artit atë që konsideron të shenjtë në trashëgiminë e vet.

Dhe pikërisht këtu poezia e saj fiton karakter.

Sepse poezia e Mirushe Musës nuk është poezi e salloneve. Është poezi e jetës.

Ka baltë në këmbë.
Ka gur nën pëllëmbë.
Ka erën e malit.
Ka mallin e kurbetit.
Ka plagën e kujtesës.
Ka krenarinë e flamurit.
Dhe ka një grua që refuzon ta dorëzojë fjalën e vet.

AJO NUK E SHKRUAN ATDHEUN – AJO E JETON

Ndoshta ky është çelësi më i mirë për t’i hyrë ciklit poetik që po botojmë.

Mirushe Musa nuk përpiqet ta bëjë atdheun më të bukur sesa është.

Ajo e shkruan ashtu siç e ka ndier.

Me bukurinë dhe plagët e tij.

Me krenarinë dhe vuajtjen.

Me gurin dhe lulen.

Me këngën dhe revoltën.

Me kujtesën dhe shpresën.

Dhe kur një varg lind nga ajo që syri ka parë, dora ka prekur, këmba ka shkelur dhe shpirti ka përjetuar, atëherë ai nuk ka nevojë për shumë zbukurime.

Ai ka nevojë vetëm të lexohet.

Prandaj këto radhë janë vetëm një parapritje.

Portreti i plotë i Mirushe Musës do të vijë më vonë, kur të kemi përpara materialet, kujtimet dhe dëshmitë e saj. Atëherë do të mund ta shohim më gjerë udhën e një gruaje që nisi të shkruante që fëmijë dhe që, përmes viteve, e shndërroi fjalën në një mënyrë për të mbrojtur kujtesën.

Sot po hapim vetëm derën.

Pas saj vijnë poezitë.

Dhe aty Mirushe Musa duhet të flasë vetë.

Në vazhdim: Cikël poetik nga Mirushe Musa

 

MIRUSHE MUSA

Poete shqiptare në Gjermani

  1. KURORË HËNASH

Nuk hezitoj të shkruaj për ty, o Atdheu im,
Ti njoh plagët e dhembjes, sa të vjetra i ke.
Dhe gjakun e derdhur si lumë për mbi gur,
Jam krenare për ty, nuk të tradhëtoj kurrë.

E njoh trimërinë të vashave arbërore,
Që luftuan në beteja krah për krah me burrat.
Në përballje me armikun s’u mposhtën kurrë,
Si shqiponjat mbi shkëmbinj mbeten skulpturë.

Jam rritur mbi kreshtat me kurorë hënash,
Yjet pushojnë në bukuritë e tyre përrallore.
Mes luleve të egra dhe aromave të thanave,
Në kasollë prej druri buzë kroit si sy zanash.

Mes atyre kodrave ushton gurra e përroit,
Si një këngë lashtësie i zgjon lisat e malit.
Hëna dhe dielli kuvendojnë nëpër ato oda,
Me djelminë e Shalës, shkifterë e shqiponja.

Kam parë gurët e mykur, larë prej gjakut,
Dhe gjamët maleve që jehonin me shpresë.
I njoh mikpritjet e fshatit brenda konakut,
Që shtruan sofrat me bukë, kripë, zemër e besë.

Mirushe Musa

  1. NUSJA E GURIT

Në kalë me Krushqit Bora ngjitet,
Si zanë liqeni zbukuronte brigjet.
Flokët e gjata si kristal mbi shtat,
I hedhte era si flatra nën duvak.

Flasin malet, fletë rrapi i lashtë,
Nusja krenare rri mbi një shkëmb.
S’u mposht nga turku i pabesë,
Krushqit në udhë ia kishte prerë.

Kthehet dasma në një tragjedi,
Vriten Krushqit udhës, në pabesi,
Djali i pashait u del në grupe,
Donte ta merrte Borën për nuse.

Nuk e shkel kombin bija fisnike,
Djalit të pashait ajo nuk i bindet.
Veshur me atë fustan të bardhë,
Si shqiponja fluturon mbi shkëmb.

Në dorën e hasmit nuk bie kurrë,
Ra nga shkëmbi, u bë skulpturë.
Besnike qëndruan bijat e arbërve,
Kurrë s’u bindën bijve të sulltanëve.

S’u nënshtruan nën këmbën e askujt,
Gjaku arbëror jo, nuk bëhet ujë.

03.02.2026
Mirushe Musa – Gjermani

  1. JAM BIJA E TOKËS SIME

Jam bijë e tokës që lindi Teutën,
Në gjoks i mbaj malet e s’perkulem,
Me mëçuri e shkundi një perandori,
Me këngët e lahutës i prijë luftës.

Jam bija e tokës që lindi Nënë Terezën,
Që me paqe nëpër botë e ndriti kombin,
Bija e trimave që luftojnë nëpër kulla,
Me gjoksin si shkamb e shtypin topin.

Sot jam larg vendit tim,
Jeta më përplasi në kurbet pa dëshirë,
Malli më djeg, por prapë jam krenare,
Malli më kthen tek rrënjët e të parëve,

Në çdo rrahje zemre më flet gjuha e artë,
Sa herë bie – unë ngritëm më lart,
Jam bija e një kombi që në gjak është larë,
E kurrë s’u dorëzuan nga asnjë shtërngatë.

Mirushe Musa – Gjermani

Thirrje miqve dhe bashkatdhetarëve – bëhuni përcjellës të këtij mesazhi!

0

Të dashur miq, bashkatdhetarë, veprimtarë, krijues, intelektualë dhe njerëz të vullnetit të mirë!

Ju ftojmë që këto shkrime, mesazhe, fotografi dhe imazhe të përgatitura për Kishën e re Katolike Shqiptare në Zogaj të Vushtrrisë t’i shpërndani sa më shumë deri më 17 gusht 2026, në prag të manifestimit të madh të 18 gushtit.

Ju rekomandojmë që tekstet e përgatitura t’i kopjoni dhe t’ua bashkëngjitni fotografive dhe imazheve përkatëse që tashmë i keni. Publikojini së bashku në profilet tuaja, në Facebook dhe rrjete të tjera sociale, në grupe, faqe, media, shoqata dhe te miqtë tuaj.

Mos e lini mesazhin vetëm në një profil. Përcilleni nga miku te miku, nga familja te familja dhe nga një vend te tjetri.

Secili prej jush mund të bëhet një përcjellës i kësaj thirrjeje.

Kjo ditë na lidh me Dardaninë, trashëgiminë e të parëve tanë dhe epokën e Gjergj Kastriotit–Skënderbeut.

Ndërtimi i një kishe nuk e cenon xhaminë, sikurse ekzistenca e një xhamie nuk e cenon kishën. Përkundrazi, liria e besimit, toleranca ndërfetare dhe respekti i ndërsjellë e bëjnë Kosovën më të bashkuar, më demokratike dhe më të denjë për familjen evropiane.

Ne nuk mblidhemi për të përçarë. Mblidhemi për të dëshmuar se shqiptarët janë të lirë ta njohin historinë e tyre, ta ruajnë trashëgiminë e tyre dhe ta zgjedhin vetë rrugën e tyre shpirtërore.

Më 18 gusht, Zogaj do të bëhet vendtakim i kujtesës, besimit, kulturës dhe krenarisë shqiptare.

Ejani me familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët tuaj!

Ejani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, trojet e tjera shqiptare dhe nga mbarë diaspora!

Le ta bëjmë këtë ditë një festë madhështore, paqësore dhe të paharrueshme!

MOS QËNDRONI VETËM SPEKTATORË — BËHUNI PJESË E KËSAJ DITE HISTORIKE!

Dhe mbi të gjitha: kopjojeni këtë mesazh, bashkëngjitjani imazheve dhe fotografive që keni dhe shpërndajeni! Le të arrijë në çdo familje shqiptare dhe te bashkatdhetarët tanë kudo në botë.

📍 Vendi: Fshati Zogaj (Zagorë), Komuna e Vushtrrisë
📅 Data: 18 gusht 2026
🕚 Ora: 11:00

KONTAKTET – KËSHILLI ORGANIZATIV

  1. Musë Musa
    📞 +383 44 830 941
    📱 WhatsApp & Viber
    ✉️ musemusa07@gmail.com
  2. Shqiptar Shaljani (ish-Ahmet Musa)
    📞 +383 49 464 518
    📱 WhatsApp & Viber
    ✉️ ahmet.h.musa@hotmail.com
  3. Asllan Dibrani – Luani
    📞 00383 49 578 008
    📱 WhatsApp & Viber
    ✉️ a.art.dibrani@gmail.com

Një gurthemel për kishën, një amanet për brezat – Vushtrria bashkon besimin, historinë dhe kombin.

Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që do ta përcjellin këtë mesazh.

NGA KËSHILLI ORGANIZATIV
I KËTIJ TAKIMI MADHËSHTOR

FAMILJA MUSA & SHALJANI – NJË TRASHËGIMI PËR KOMB, GJUHË E ATDHE

Kjo pamje artistike i kushtohet familjes Musa & Shaljani, duke paraqitur simbolikisht kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e brezave të saj ndaj vendit dhe komunitetit.

Në qendër të kësaj historie qëndrojnë Halil Musa, Ahmet Musa – Shqiptar Shaljani, Mirushe Musa, Bajram Musa dhe Musë Musa. Secili paraqitet si pjesë e një historie familjare ku ndërthuren atdhedashuria, qëndresa, humanizmi dhe kujdesi për trashëgiminë.

Një vend të veçantë zë dhurimi i tokës për Kishë, Qendër Pastorale dhe Varreza, një vepër që synon t’u shërbejë jo vetëm njerëzve të sotëm, por edhe brezave që do të vijnë.

Në pamje ndërthuren gjithashtu simbole të historisë dhe humanizmit shqiptar, duke e lidhur të kaluarën me gurthemelin e Kishës së re dhe me shpresën për të ardhmen.

Nga sakrifica e tyre u ndërtua shpresa.
Nga bujaria e tyre ngrihet një vepër për brezat.
Një familje – një histori – një amanet për atdheun.

18 GUSHT 2026 – ZOGAJ, VUSHTRRI 🇦🇱✝️

Nderim dhe mirënjohje për çdo vepër që i shërben komunitetit, trashëgimisë dhe brezave që vijnë!

18 Gusht 2026 – një gurthemel për të sotshmen dhe për brezat

0

Kjo pamje artistike simbolizon një ditë të veçantë ku besimi, historia, kultura dhe identiteti shqiptar bashkohen rreth gurthemelit të Kishës së re Katolike Shqiptare në Zogaj të Vushtrrisë.

Në të ndërthuren figurat e Rilindjes dhe kulturës sonë kombëtare, plisi i bardhë, flamuri kuqezi, veshjet tradicionale dhe pjesëmarrja e brezave të ndryshëm, si dëshmi se trashëgimia ruhet duke u përcjellë nga një brez te tjetri.

Gurthemeli nuk është vetëm fillimi i një ndërtese. Ai përfaqëson një amanet për të ardhmen, një vend lutjeje e bashkimi dhe një dëshmi të vazhdimësisë së komunitetit.

18 gusht 2026, Zogaj i Vushtrrisë bëhet vendtakim i njerëzve që dëshirojnë ta nderojnë këtë ngjarje dhe ta përcjellin mesazhin e respektit, bashkimit dhe ruajtjes së trashëgimisë.

Një kishë për sot, një amanet për nesër, një dritë për brezat që vijnë!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar! 🇦🇱✝

Thirrje institucioneve shqiptare dhe institucioneve të rajonit për mbrojtjen e sigurisë, tolerancës dhe rendit demokratik

0

Shqipëri • Kosovë • Maqedoni e Veriut • Mali i Zi • Lugina e Preshevës dhe diaspora

Besimi fetar është e drejtë themelore dhe duhet respektuar pa dallim. Por çdo individ, organizatë apo rrjet për të cilin ekzistojnë prova ose dyshime të bazuara për ekstremizëm të dhunshëm, nxitje të dhunës, financime të paligjshme apo veprimtari kundër rendit kushtetues, duhet të verifikohet nga organet kompetente të shtetit përkatës.

Kur faktet plotësojnë kriteret ligjore, institucionet duhet të veprojnë përmes prokurorisë, gjykatave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, jo përmes etiketimit kolektiv.

BESIMI RESPEKTOHET — EKSTREMIZMI HETOHET — LIGJI VENDOS!

ASNJË FE NUK ËSHTË ARMIGU YNË. EKSTREMIZMI DHE DHUNA JANË PROBLEMI.

Ky formulim është edhe më i fuqishëm juridikisht, sepse e ndan qartë fenë islame dhe besimtarët myslimanë nga ekstremizmi i dhunshëm dhe kërkon hetim mbi prova, jo dënim kolektiv.