Kreu Blog Faqe 548

Fjalimi i Shqipe Bytyҫit në aksionin e madh për faljen e gjaqeve, ndoshta është fjalimi i parë prej një vajze në “oden e burrave”

0
Shqipe Bytyҫi, Zvicër
___
Ndoshta fjalimi i parë i një vajze (gruaje) shqiptare në odën ku burrat kultivonin patriarkalizmin.
Nuk dija për këtë premierë. Nuk e dija që poetja jonë ka qenë kaq e madhe, edhe kur ka qenë ende e vogël! E re, por largpamëse, e guximshme dhe me shpirt fisnike. (Lis Bukuroca, poet dhe eseist)
___
Falja e gjaqeve
Poezi
Falja e gjaqeve në Kosovë,
një domosdoshmëri,
një nevojë historike,
një akt qytetërimi përballë armikut të madh!
Aty kishte ndodhur një thyerje epoke.
Një fjalim, një akt teatral, një moment që mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive.
Një çast historik.
Ishte krenari të dëgjoje arsyetimin e Shqipes.
Ishte kënaqësi të shihje burrat me plisë, që dëgjonin kokulur,
plot respekt,
një vajzë!
Çfarë mrekullie,
sa dinjitozë ata burra,
sa shpresëdhënëse Shqipja.
Sa Motivuese!
Dhe aty, ajo tha me zë të qartë,
që kumbonte në atë odë burrash:
“Ju nuk e falët gjakun e djalit,
ju i falët gjaqet e Dukagjinit!”
Çfarë force, çfarë guximi!
***
Shqipe Bytyҫi, poetja jonë e madhe – zëri i ri që thyen muret e së vjetrës, guximi që përballon shekuj heshtjeje, fryma e re që ngre peshë shpirtrat e një kombi. Dhe, rikrijim i identitetit shqiptar!
Një emër që mbetet në histori jo vetëm me vargjet, por edhe me veprën dhe guximin intelektual…
(Imazhet gjeneruar me ChatGPT)
Ps.
(Ma dërgoi miku im, doktori nga Gjermania, Fadil Miftari, dhe e falënderoj përzemërsisht! 🙏)
Video në komentin e parë:
Shihni këto video për ta pa angazhimin e hershëm për AtMëmëdhe të poetes, arkitektes dhe aktivistes së hershme të ҫështjes kombëtare, gjakovares Shqipe Bytyҫi , bashkëpunëtores së ngusht të historianit Zekeria Cana:

Poetja Shqipe Bytyҫi për 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve

0

Në foto: Argona ime 1 vjeҫare

Shqipe Bytyҫi , Zvicër

Në ditën e fëmijëve:
Nuk m’je
Nuk m’je siguri pleqërie
nuk m’je detyrim e pritje patriarkësh
as ëndërr kukullash
e nusesh t’pagojë
Nuk m’je, riinkarnim shpirti dështak
as shpresë
n‘jetën, n‘trupin, n‘kohën tënde
t‘harrnoj ëndrrën time t‘pa qënë
M‘je qelës Amentie
vazhdimësi e përjetshme jete
m‘je flutur, mbi pëllëmb
nga jashtë mbyllur
nga mbrënda, hapur gjithnjë
Nuk m’je
asgjë tjetër
përveq çdo gjë
që pa kusht
mbështes dhe dua

Krijimi i Njeriut prej “Allahut”, sipas shpjegimit Islam

Luftëtarët e ISIS, të formuar nga “mësimet islame”, Kurani, hadhitet etj.
Nga: Bajram Gashi
BAZUAR NË SHPJEGIMIN ISLAM
Kur Allahu krijoi njeriun, u kërkoi melaqeve (engjëjve) t’i bien sexhde. Krye-engjëlli, të cilin myslimanët e quaj shejtan (dreq / djall), me arsyetimin se është i krijuar nga zjarri që ta djegë dheun, nuk iu bind Allahut, prandaj Allahu e dënoi me internim.
Shejtani (djalli / dreqi) iu drejtua Allahut se krijesa njeri që po e çmon kaq shumë, do ta tradhtonte.
Allahu iu përgjigj: provoje! Njeriun do ta shtoj shumë dhe cilët mund t’i marrësh qofshin tuajt!
Shejtani i mori Havën e Ademin dhe djemtë e tyre, Kanin dhe Abelin. Shejtani cyti Kainin ta vriste Abelin, për hir të seksist incestual me motrën e tyre, të cilën po e dashuronit. Abeli nuk la trashëgimtarë, ndërsa njerëzimi është pjellë e Kainit me motrën e tij. Që do të thotë, të gjithë njerëzit janë pasardhës të të rekrutuarit nga shejtani!
Sipas trillimit islam (i kopjuar nga trillimi hebraik), Adami/Ademi dhe Eva/Hava u dëbuan nga parajsa/xheneti, si dënim që ranë në grackën e shejtanit!
O NJERËZ, a nuk po e shihni kurthin fetar!?
Këtu nuk ka asgjë hyjnore por vetëm djallëzore. Në fakt, shpjegimi fetar padashur u thotë: njerëzia u dëbuan nga mbretëria e zotit në mbretërinë e shejtanit.
Prej atëherë njeriu jeton sipas udhëzimeve dhe rregullave të shejtanit, prandaj shejtanin e ka për Allah.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ΝE SHPJEGIMIN ISLAM melaqeve (engjëjve) quaj shejtan djegë dheun, krijoi njeriun, engjëlli, cilin myslimanët është krijuar nga zjarri dënoi me internim. dreqi) drejtua tradhtonte. përgjigj: provoje! Njeriun marrësh qofshin tuajt! Havën Ademin arsyetimin shumë, Allahu krijesa po shumë cilët mund Shejtani cyti Kainin cilën është pjellë Kanin djemtë vriste Abelin, për dashuronit. Abeli Kainit motrën rekrutuarit seksist incestual me motrën trashëgimtarë, ndërsa njerëzimi thotë, gjithë njerëzit janë Sipas trillimit islam shejtani! kopjuar trillimi shejtanit! dënim dhe NJERỄZ, nuk grackën Ketu nuk padashur fetar!? asgjë hyjnore por vetëm djallëzore. thotë: njerëzia dëbuan fakt, shejtanit. atëherë njeriu prandaj shejtanin për Gashi)"

Mashtrimet serbe për qëllime e synime serbomëdha, që para rastit “Martinoviq” e deri sot

0

Dragan Smigiq, polic i Rudarit, fshat i Komunës së Kurshumlisë, në barrikada në Zveçan para dy vitesh, duke i rrahur ushtarët e KFOR-it me shkopin e tij zyrtar të policisë së Serbisë…!

Gani I. Mehmeti

MASHTRIMET SERBE, NË VEND SE TË DËNOHEN, PO SHPËRBLEHEN

Mashtrimet serbe, ashtu sikur edhe rrenat e tyre janë të shumta, që kanë dalë mbi sipërfaqe.

Serbët, me mashtrimet e tyre janë të kualifikuar në të gjitha fushat. Ata kanë mashtruar edhe botën deri sot disa herë. Mirëpo, tani, me daljen në skenë të mashtrimeve të tyre, do të ishte mirë që më të mos u besohet nga opinioni botëror.

Ne themi se kur një herë të gënjen apo të mashtron, atij më nuk i besohet.

E, Serbia vazhdimisht ka gënjyer e ka mashtruar gjithë Europën dhe botën deri sot shumë herë, por gjithherë me ndihmën dhe instruksionet e Rusisë gënjeshtrat e saja janm marrë për si të vërteta, duke iu besuar gënjeshtrave të tyre.

Mashtrimet serbe kanë shkuar vazhdimisht në dëm të vendit dhe popullit shqiptar. Ndoshrta është për t’u çuditur, por serbëve u ka shkuar fjala dhe u janë miratuar kërkesat deri në vitin 1999, kundër shqiptarëve, sa herë që ata kanë pushtuar tokat tona.

Historikisht dihet se serbët arritën të pushtojnë tokat e shqiptarëve me ndihmëne Rusisë dhe me marrëveshjet e lidhura me Perandorinë Otomane.

Gënjeshtra thuhet me qëllim të caktuar, me vetëdije, me prapavi e strategji për të arritur diçka në bazë të lajthitjes dhe mashtrimit  të palës tjetër me gënjeshtër. Gënjeshtrën mund ta përdorë individi, por mund ta përdorë edhe organizata, partia, institucioni, shteti, për  interesa dhe qëllime të caktuara.

Serbët si kolektivitet, si grup, si paerti e si shtet, gënjeshtrën e përdorin kryesisht në raport me shqiptarët. Ata, të ndihmuar nga ata që thamë, pushtuan tokat tona që nga fillimi i shekullit XIX, me “çlirimin” e Beogradit, sepse për çdo vend të pushtuar prej tyre, e quajnë çlirim okupimin okupim!

Kemi përshtypjen se nuk ka popull as shtet në botë që e përdorë gënjeshtrën më shumë se shoqëria serbe dhe shteti i Serbisë, me të gjitha strukturat e tij shoqërore, me vetëdije e me strategji, për motive dhe qëllime të caktuara.

GËNJESHTRAT SERBE:

GËNJESHTRA E PARË ËSHTË AJO E BETEJËS SË kOSOVËS MË 1389, e cila nuk ishte betejë serbe kundër turqve, por ishte betejë shqiptare kundër pushtuesit turk.

Madje, serbët shpesh ditën të jenë në koalicion me turqit në luftëra kundër shqiptarëve. Serbët edhe me djallin do lidhnin koalicion kundër shqiptarëve.

Shteti i Serbisë nuk i linte të qetë as ata muhaxhirë të cilët kishin ardhur në Kosovë. I akuzonte se ata dhe përgjithësisht shqiptarët po bëjnë zullum kundër serbëve, në format më të vrazhda: vrasje, plagosje, kidnapime,  grabitje e dhunime të femrave, detyrimin që të konvertohen në muslimanë, grabitje të pasurisë, djegie të shtëpive, përdhosje të varrezave, të kishave e manastireve, etj.

‘’Ne gënjejmë për ta mashtruar vetveten, për të ngushëlluar të tjerët (në fakt, nuk janë fare ngushëllues),  gënjejmë nga mëshira që kemi për tjetrin (ata nuk kanë mëshirë ndaj askujt), gënjejmë nga turpi (ata nuk e njohin turpin), gënjejmë për të kurajuar, gënjejmë për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të nderit (janë të pandershëm. Ata nuk dinë për nderin kurrë). Gënjejmë për shkak të lirisë (gënjejnë për pushtime, jo për liri). Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur (se kanë inteligjencë për rrenën –po. Këstu i besoj). Gënjejmë në mënyrë krijuese dhe me imagjinatë, në mënyrë inventive (nuk mban mend shkenca për shpikje serbe. Edhe kjo është gënjeshtër). Gënjeshtra është interes shtetëror serb, gënjeshtra është në vet qenien e serbit (se gënjeshtra është në vetë qenien e serbit dhe që e bëjnë opër interes shtetëror – po!). Secila gënjeshtër e përsëritur mija herë, në funt bëhet e vërtetë (por gënjeshtër mbetet). Serbinë aq shumë herë gjatë historisë e ka shpëtuar gënjeshtra’’, thotë Qosiqi në romanin e tij ‘’Deobe’’ (1961).

(Ato brenda kllapave janë vërejtje tona, G. M.)

Por, kisha serbe, Akademia e Serbisë dhe segmentet tjera të shoqërisë dhe të shtetit të Serbisë vazhdojnë të botojnë, përkthejnë, shpërndajnë nëpër botë dhe promovojnë libra e pamflete me gënjeshtra, gjoja mbi dhunën e shqiptarëve kundër serbëve dhe kundër kishave të tyre. Dhjetra libra me mite e gënjeshtra serbe mbajnë tituj bombastik: ‘’Gjenocidi shqiptar mbi popullin serb’’, për periudha të ndryshme prej shekullit 16 deri më sot.

RASTI I MASHTIRMIT TË MARTINOVIQIT

Ky rast ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Sllobodan Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj serbëve, dhunime të plakave serbe, dëmtime të varrezave serbe, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat.

Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984, i cili gjatë seancave të vetëkënaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë, kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “patriotike”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër.

Pas publikimit të deklaratës së Martinoviqit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vullos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësinë më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri.

Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe institucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.

Si pasojë e këtij rasti ishtin edhe paraburgimet e shqiptarëve.

RASTI PANDA NË PEJË

“Duke u nisur nga vet fakti se kjo ngjarje ka qenë e trilluar nga vet shteti serb, e që ka qenë në gjendje të vras vet të rinjtë e tyre dhe t’ia m’veshin disa qytetarëve të Pejës, ne propozuam që ky objekt të fillojë procedurat nga Komuna e Pejës, të shpronësohet dhe pastaj të shpallet muze ku do të quhet ‘Muze i së vërtetës’”, tha ai.

E arsyen, se pse pikërisht ky emërtim, ai shpjegoi: “Pse ‘Muze i së vërtetës’? Ngase shteti serb në atë kohë është thirrur shumë nga ky krim se kinse e kanë kryer shqiptarët. Janë maltretuar dhe dhjetëra të tjerë për rastin në fjalë, të cilët kanë vuajtur dënimin e tyre në burgjet e Serbisë, por nuk janë dënuar asnjëherë për këtë vepër, por shtetit serb iu është dashur si arsyetim për t’i mbuluar krimet që i kanë kryer në këtë objekt. Andaj kjo është mirë që t’i tregohet secilit vizitor dhe qytetarë të botës që këtu ka ndodhur një krim nga shteti serb, ku ka qenë në gjendje që t’i vras të rinjtë e tyre dhe pastaj t’ia m’vesh shqiptarëve”.

Ganiqi theksoi se edhe vet presidenti serb, Aleksandar Vuëiq pati deklaruar se “nuk ka fakte që këtë krim e kanë kryer shqiptarët”.

“Dihet që në këtë ngjarje kanë qenë të akuzuar Vllaznim Përgjegjaj, Agron Kallçaku, Gazmend Bajrami dhe disa të tjerë ku ata janë maltretuar në mënyrë më çnjerëzore, kanë vuajtur dënimin në burgjet në Kosovë dhe pastaj janë transferuar në Serbi. Ndërsa kurrë s’ka pas një lëndë të tillë në prokurorinë e Pejës, është fjala në kohën e luftës kur ka ndodh dhe as pas lufte në prokurorinë e krimeve serbe në Serbi. Po ashtu edhe vet presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili në kohën e Sllobadan Millosheviqit ka qenë ministër i propagandës, deklaron që për këtë krim ‘nuk ka fakte që e kanë kryer shqiptarët’, d.m.th. e kanë kryer vet serbët”, potencoi ai.

SERBIA KA PËRFITUAR KREJT SHTETIN E SAJ NË BAZË TË GËNJESHTRAVE E MASHTRIMEVE

Serbia ka përfituar shtetin në bazë të gënjeshtrave, kundër shjqiptarëve, duke i marrë si të vërteta europianët. Atë që serbët e kanë bërë mbi shqiptarët, serbët e kanë thënë se gjoja shqiptarët e kanë bërë mbi serbët!

Këtë janë duke e thënë edhe sot. Edhe sot serbët përpiqen që të përfitojnë përmes gënjeshtrave.

GËNJESHTRA MË E RE ËSHTË KJO E FUNDIT NË MITROVICË, të cilët mashtrojnë publikun, shtetin e Kosovës përpiqen ta mashtrojnë, opinionin ndërkombëtar, i cilio ësjhtë i pranishëm, posaçërisht në veri të Kosovës, se gjoja policia ka rrahur, maltretuar e përgjakur maturantlët serbë, por që në realitet, ata vetë i kanë ngjyrosur rrobat e bardha me ngjryë të kuqe për të mashtruar e për të dënuar shtetin e Kosovës për “masat” e marra ndaj maturantëvbe.

Këtë do duhejta thotë UNMIK-u dhe EULEX-i që janë në veri të Kosovës, me ç’rast do duhej të dënohen ata që e kanë bërë këtë me qëllime politike dhe të mashtrimit, në mënyrë që të mos e përsërision më.

Pra, nga të gjitha këto që uj thanë, Europpa dhe bota duhet ta cilësojnëe vlerësojnë si shtet të gënjkeshtrës Serbinë dhe kurrë të os i besohet në triliomet e saja të sajuara në dëm të të tjerëve.

Bravo për Enrique dhe gazetaren…!

0

Bahri Cani, gazetar

Bravo për Enrique dhe gazetaren!
Disa prej jush (pra disa, e jo të gjithë) po na shani neve gazetarëve përditë, memzi pritni me ja fut ndonjë gazetare e gazetari ndonjë ofendim apo sharje, me i mbajtë ligjërata e me i tregu se qysh duhet me bërë gazetari.
Por mos harroni kurrë: gazetarët janë njerëz si çdo njeri tjetër, me gabime e emocione dhe me një profesion shumë, shumë të rëndë (po flas për gazetarët e jo tuxharët e gazetarisë).
Më kujtohen “një milion” situata kur edhe mua më kanë shkuar lotët duke raportuar – kur kam parë fëmijë të vrarë e të djegur nga forcat serbe, kur kam parë të ikur në male duke jetuar në kushte të tmerrshme, kur pash një grua wë para një nate kishte lindur Malësoren (nuk e harroj kurrë këtë emër) në malet e Nekocit, kur raportoja për plagosjen e dy çikave të Jasharëve, për vdekjet e fatkeqësitë e tmerrshme… Por ne duhet të mbajmë veten, të ruajmë qetësinë, të jemi të fortë… kështu thuhet në teori!
I gjithë inspirimi më erdhi mbrëmë nga reagimi tërësisht normal, njerëzor i kësaj gazetares kur intervistonte trajnerin e PSG Enrique. Edhe në momentet më të mira, kur fitoi titullin e Champions League për herë të parë në historinë e PSG (PSG mbrëmë mundi Interin 5:0 në finale), Enrique nuk harronte çikën e tij të vogël, që ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë…
Më mirë po e ndal me kaq, sepse lotët e kësaj koleges po ma kthejnë një jetë e tërë të raportimeve si gazetar…
Bravo për Enrique, por edhe për këtë zonjën gazetare. Njerëz jemi, emocione kemi…

Fakte të pathëna dhe kujtesë e pashuar rreth historisë së Çlirimtarëve të Shkupit të vitit 1912

Historia e Çlirimtarëve të Shkupit — Fakte të Pathëna dhe Kujtesë e Pashuar
Çlirimi i Shkupit në vitin 1912 ishte një moment i madh historik për shqiptarët, një fitore që solli shpresë dhe ëndrrën e lirisë në zemrat e shumë brezave. Luftëtarë të guximshëm nga krahinat katolike të Malësisë së Madhe, Mirditës, Pukës dhe Tropojës, së bashku me shqiptarë nga shumë vise të tjera, marshuan drejt qytetit me dëshirën e zjarrtë për të thyer zinxhirët e sundimit osman.
Por, pas lavdisë së çlirimit, rruga e tyre nuk ishte e lehtë. Disa luftëtarë dhanë jetën në betejë, disa u vranë në përpjekjet e mëvonshme, ndërsa të tjerë u përballën me sfida të mëdha pas luftës. Kur ushtria serbe hyri në Shkup, nisi një periudhë e errët represioni dhe dhune, ku shumë nga ata që ndihmuan në lirinë e qytetit u harruan nga historia zyrtare.
Disa prej tyre nuk kanë varre, as përmendore që të kujtojnë sakrificën e tyre. Emrat e tyre janë shuar nga librat e historisë, por jo nga kujtesa popullore. Ata mbetën në heshtje, por zemrat dhe besimi i tyre jetojnë përherë te ata që nuk i harrojnë.
Në ditët në vazhdim, do t’ju sjellim histori të papublikuara më parë, rrëfime të thella dhe fate të fshehura të atyre që luftuan për çlirimin dhe mbrojtjen e Shkupit. Do të zbulojmë fytyrat dhe emocionet e njeriut pas armës, historitë e familjeve që themeluan jetë të re në qytetin e lirë, por edhe dhimbjet e humbjeve që nuk u thanë kurrë.
Çlirimtarët e Shkupit …
Kjo është një thirrje për kujtesë dhe respekt — për ata që dhanë gjithçka dhe për ata që, edhe pa varr e përmendore, janë heronjtë e heshtur të një lufte që vazhdon të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Një foto e Shkupit të vjetër, e shënuar me katror, aty ku lindi Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, më vonë e njohur si Nënë Tereza

Gjurmët të Shkupit që nuk fshihen kurrë
___
Në këtë fotografi të rrallë të Shkupit të vjetër, me katror është shënuar mëhalla dhe shtëpia ku lindi dhe u rrit Nënë Tereza – në një lagje shqiptare katolike që sot nuk ekziston më, por jeton në kujtesën tonë kolektive.
Në të djathtë ndodhet Çarshia, zemra tregtare dhe kulturore e qytetit, ndërsa në të majtë, jashtë fushës së fotos, vetëm rreth 100 metra më tej, ndodhet Kisha Katolike e Zemrës së Shenjtë, ku familja e saj shkonte rregullisht për meshë dhe ku mori formë besimi i saj i thellë.
Edhe pse kjo lagje u rrënua dhe shumëçka u përpoq të harrohej, vepra dhe jeta e Nënë Terezës, bashkë me historinë e dhjetëra familjeve shqiptare katolike, nuk mund të zhduken. Ne jemi të betuar të zbulojmë dhe të ndajmë me botën çdo gjurmë që u përpoqën ta fshihnin – sepse e vërteta jeton dhe flet vetë.

Sot me 1 qershor bëhen 570 vite qyshkur në vitin 1455 Sulltan Mehmeti i Dytë – Fatihu, e detyroj të binte Artana (Novobërta) dhe të dorëzohej kryekomandanti i saj Llesh Spani

MË 1 QERSHOR 1455, PARA 570 VITEVE ARTANA (NOVOBERDA) MORI NGJYRË TË KUQE…
Më 1 qershor 1455, muret e Kështjelles së Artanes dhe sipërfaqja prej gjashtë hektaresh ishin të përgjakura nga masakrimi i mijëra mbrojtësve të Artanes në krye me Komandantin Llesh Spani.
I masakroi Kryekrimineli Sulltan Mehmeti i II, pasi i preu në besë!
Sipërfaqja tokësore rreth Artanes,kishte marrë ngjyrë të kuqe. Çdo gjë u shkatërrua, u permbysë në emer te ALLAHUT!
Pasardhësit e të masakruarve, pas 570 viteve duhet t’a përkujtojne këtë ngjarje tragjike për DARDANET dhe KOMBIN SHQIPTARE.
P.S.
Nuk ka popull në botë e as ne Afrikë që nuk i shënon, përkujton këto ngjarje tragjike,përveç dardanëve të mjerë,të cilët në shenjë respekti ndaj XHELATIT shkojnë dhe luten në xhamin që mban emrin e këtij krimineli…
Sulltan Mehmeti i Dytë – Fatihu (I tmerrshmi), që e mposhti dhe bëri gjenocid ndaj mbrojtësve të Artanës (Novobërdës) dhe një varg qytetesh të tjera shqiptare.
Për ironi të fatit tonë të keq, Sot një ndër xhamitë më të mëdha të Prishtinës, aty ku e kanë vra e masakruar Pjetër Bogdanin, e mbanë emrin e tij.
___
Të nderuar bashkatdhetarë,
Më 1 qershor 1455, pas 60 ditë rezistence të fuqishme, mbrojtësit shqiptarë të qytetit të Artanës (Novobërdës), nën drejtimin e Llesh Spanit, hynë në negociata me sulltan Mehmetin II Fatihun.
U arrit një marrëveshje: nëse shqiptarët dorëzonin armët, do t’u kursehej jeta të gjithëve.
Shqiptarët iu bindën marrëveshjes dhe dorëzuan armët. Por sulltani e shkeli fjalën e dhënë dhe urdhëroi masakrimin e të gjithë mbrojtësve dhe prijësve të qytetit.
Shtatëqind gra shqiptare iu dhanë oficerëve osmanë. Vajzat e reja dhe fëmijët u shndërruan në skllevër dhe u shitën në Azinë e Vogël.
1 qershori duhet të shpallet ditë zie dhe përkujtimi për të gjitha masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve nga barbarët osmanë gjatë sundimit të tyre 523-vjeçar!
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kështjella e Artanës (Novobërdes) në Kosovë.

Elhame Muqolli u shkruan letër të hapur institucioneve të Republikës së Kosovës, Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

0
Letër e Hapur për Institucionet e Republikës së Kosovës
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershor
***
Sot, në një ditë që bota ia ka kushtuar gëzimit dhe të drejtave të fëmijëve, unë ndjej dhimbjen e thellë të fëmijërisë së mohuar – jo vetëm timen, por të mijëra fëmijëve të Kosovës që u vranë mizorisht gjatë luftës, dhe që ende sot, 26 vjet më pas, nuk kanë përfaqësim shtetëror, nuk kanë emra në memorien institucionale, dhe shpesh – as nuk përmenden.
Unë jam një nga të mbijetuarit. Kam qenë vetëm 14 vjeç kur ndodhi masakra në Poklek. Në atë ditë të errët, u vranë 53 civilë, mes tyre 24 fëmijë. U dogjën për së gjalli. Shumë prej tyre ishin më të vegjël se unë (nga mosha 6 muajshe). Shpëtova vetëm sepse arrita të kërcej nga dritarja. E gjithë jeta ime ka qenë e shoqëruar me atë kujtim të tmerrshëm, që nuk do të më largohet kurrë.
Por ajo që dhimbjen e bën edhe më të rëndë është heshtja institucionale. Si është e mundur që pas gjithë këtyre viteve, nuk kemi ende një listë zyrtare, të plotë dhe të verifikuar të fëmijëve të vrarë gjatë luftës? Si është e mundur që shteti ynë – që u ngrit mbi gjakun e fëmijëve tanë – t’i harrojë ata?
Në këtë ditë të fëmijëve, nuk kërkoj festë. Kërkoj përgjegjësi. Kërkoj që fëmijët e vrarë të mos mbesin numra të panjohur apo faqe të bardha në dosjet shtetërore. Kërkoj që institucionet të marrin guximin të ballafaqohen me të kaluarën, t’i japin dinjitet viktimave të pafajshme, dhe të ndërtojnë një kulturë kujtese e drejtësie.
Fëmijët e vrarë gjatë luftës nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës – ata janë një borxh moral që e kemi për të ardhmen tonë.
___
Me dhimbje dhe me shpresë,
Elhame Muqolli
E mbijetuar e masakrës së Poklekut
1 Qershor 2025

Arrestimi i gazetarit Nexhat Behluli sot në Kosovë, është veprim i pamatur ngaqë dërgon sinjale të gabueshme te shqiptarët e Luginës së Preshevës

1
ARRESTIMI I NEXHAT BEHLULIT ËSHTË VEPRIM I GABUAR
___
Gazetarin Nexhat Behluli e kam ndjekë për shumë kohë në paraqitjet e tij në mediat e Serbisë. Të gjitha çfarë kam dëgju nga ai kanë tregu se zoti Behluli është një shqiptar mendjeprehtë, i guximshëm dhe orator shumë i zoti. Të tillë rrallë ka në trojet shqiptare.
Përveç kësaj, zoti Behluli e flet serbishten në mënyrë të shkëlqyeshme dhe në të gjitha paraqitjet e tij jo vetëm që ka mbrojtur kauzën shqiptare në mënyrë shembullore, por ka hedhë poshtë çdo shpifje, çdo gënjeshtër, çdo pretendim propagandistik antishqiptar të makinerisë serbe me një guxim të admirueshëm duke u ballafaqu në studio me antishqiptarë më të përbetuar, e një nga ta, me çetnikun Vojislav Šešelji.
Arrestimi i tij sot në Kosovë është veprim i pamatur dhe krejtësisht i padobishëm, ngaqë dërgon sinjale të gabueshme te shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët sot janë ndër pakicat më e pambrojtura në gjithë kontinentin e Europës.