Kreu Blog Faqe 854

Përurimi i tre librave për Shkollën Shqipe në Zvicër në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë me 7 mars 2024

Përgatitur nga Abas Fejzullahi

Në panairin nderkombëtar te librit dhe shtypit në Palexpo të Gjenevës nga data, 06-10.03.2024 është organizuar në mënyrë shumë profesionale dhe të mrekullueshme paraqitja e librit si burim diturie për lexuesit e interesuar ku në mesin e qindra autorëve zvicëran dhe botëror, ishte i pranishëm edhe libri shqip nga autorë shqiptarë në hapsiren e caktuar (Stendin) e Librarisë LIZ’S BOOKSTORE E544.
Librararia Shqiptare në Kurbet (Diasporë) LIZ’S BOOKSTORE në mënyrë të organizuar kishin vendosur libra shqip për t’u vërejtur nga sytë e vizitorëve të interesuar dhe u jepeshin sqarime rreth librave shqip të vendosura në hapësiren e caktuar nga përgjegjësit e Librarisë dhe sipas programit bëheshin edhe përurime të librave nga autorët apo përfaqësuesit e autorëve shqiptarë.

Pikrisht në Ditën e Mësuesit që tani shenohet si ditë e Shkollës së Parë Shqipe në të gjitha hapsirat ku jetojnë shqiptarët (edhe pse rreth kësaj date kemi shumë pikëpyetje marr parasysh se kishte shkolla shqipe edhe më herët, si; në Piana Decli Albanesi në Sicili me 1587, Në Himarë me 1628, në Kurbin më 1632, Në Shkodër më 1638, më 1674 në Janjevë, e pasatj Pejë, Gjakovë, Prizren, Stubëll, etj).
Më datën, 07.03.2024 në hapësirën (Stendin) Lize’s Bookstore libraria në kurbet (diasporë) me qendër në Bruksel e cila kët vit kishte sjellur një numër të konsiderueshëm librash shqip nga autor të ndryshëm, në bashkëpunim me UPSH (tani Universiteti i kulturave të Gjenevës), me kohë kishte bë lajmërimin në shqip dhe frengjisht, rreth gjithë aktivitetit që do organizohej për paraqitjen sa më të mirë të librit shqip dhe programin kohorë të përurimeve.
Drejtoresha e UPSH, Znj Albana Krasniqi-Malaj, si çdo herë e kujdesshme në shënimin e datave të rëndësishme në bashkëpunim me LAPSH, KK në Gjenëvë, për nderë të 7 larcorit (marsit), pas paraqitjes të librave për fëmijë të autorit Bedri Dedja përfaqësuar nga e bija Edlira Dedja e cila lexoi vlerësimet nga vlersues-e të ndryshëm-e bërë për libratë për fëmijë të shkrimtarit Bedri Dedja tue filluar paraqitjen nga ora 17-18.
Ndërsa nga ora 18 deri në ora 20 e kishte rezervua për librin që fliste për rrugëtimin e Shkollës Shqipe në Zvicër. Me pranin e autorit, Agim Paçarizi e përfaqësuesit Abas Fejzullahu, para një numri të konsiderueshëm të interesuarish u bisedua gjërë e gjatë për librat, por edhe për shqetësimet e ndryshme rreth numrit të pakët të fëmijve në Shkollën Shipe në Zvicër. Znj Krasniqi fillimisht paraqiti 3 librat e fundit për Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër;
⦁ Mësimi Shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër, autor Hamzë Morina, botuar në Prishtinë, viti 2019.
⦁ Shkolla Shqipe në Gjenevë, autor Agim Paçarizi, botuar në Prishtinë, viti 2021.
⦁ 30 vjet Shkollë Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër, grup autorësh, botuar në Prishtinë, viti 2021.
Znj.Albana Krasniqi bëri një përmbledhje të përgjithshme për të tri libratë qi i kishte lexuar me kujdes dhe paraqiti vlerësimet për rolin dhe rëndësin e këtyre tre librave në kohë dhe hapësirë si vepra me shumë rëndësi me të dhëna e dëshmi për Mësimin Plotësues të Shkollës Shqipe në Zvicër.

Foli edhe për ballafaqimet e vështërsit e MPSH si dhe bashkëpunimin e saj në vazhdimsi me LAPSH në K. e Gjenevës në organizimin e shumë veprimtarive kulturore në bashkëpunim me UPSH, duke mos lën pa përmendur edhe ndihmat financiare nga shteti zviceran për LAPSH-in në Gjenevë fal angazhimit të vazhdueshëm të Z. Paçarizi i cili me shumë fakte na i paraqet edhe në librin e tij.

Në vijim ja dha fjalën z. Agim Paçarizit, veteran i arsimit tanin në pension e autor i librit Shkolla Shqipe në Gjenevë, monografi për Kantonin e Gjenevës lidhur me MPSHSH.
z. Agim Paçarizi në vijim ju drejtue pjesëmarrësve të pranishëm me përshëndetje:
Mirëmbrëma e mirë se keni ardhur në kët përurim të librave shqip rreth Shkollës Shqipe në Zvicër.
Më lejoni që në fillim të falenderoj Librarinë Shqiptare të Kurbetit (Diasporës) Lize’s Bookstore ardhur nga Brukseli e që ka shprehur gadishmërin për të marr pjesë në Panairin e Librit të Gjenevës tue na bë të mundur edhe neve kurbetçarëve (mërgimtarëve) që ta kemi mundësin e plotësimit të bibliotekës me tituj të ndryshëm librash shqip.
Një falenderim të posaqëm për drejtoreshën e Universitetit Popullor Shqiptar (tani Universiteti i kulturave të Gjenevës), Znj Albana Krasniqi-Malaj, e cila në bashkëpunim me kët librari dhe LAPSH-in, na bëri të mundur të jemi para jush në kët ditë të shënuar – Ditën e Mësuesit, ku edhe shfrytzoi rastin t’ua uroj gjithë mësuesëve, Falenderoj edhe konzulin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Gjenevë, Z. Rexhep Bajraktari për pjesëmarrje, gjithashtu mikun tim Abas Fejzullahun që na ka nderua në kët përurim ardhur nga Soloturni, me të cilin ka shumë vite që bashkëpunuam për mbarëvajtjën e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në gjithë Zvicërën. Përshëndetje edhe për kolegun tim dhe të Abas Fejzullahut, z. Arif Ejupi (mësues, publicist e gazetar profesional tani më i mirënjohur me shkrimet e tia brilante në mjetet e ndryshme të lajmeve e gazetave të shtypura dhe atyre elektronike, ku në vazhdimsi ka përcjellur me shumë kujdesë e profesionalizëm , çdo veprimtari të organizuar në fushën e arsimit, kulturës e sportit dhe në drejtimet tjera në Kantonin e Gjenevës organizuar nga kurbetçarët shqiptarë që jetojn e punojn në kantonin e Gjenevës në bashkëpunim me institucionet vendore Zvicërane në K. e Gjenevës e më gjërë.
Me Arifin ishim ndër të parët mësues të emruar nga Ministria e Arsimit, për të punaur me nxënësit shqiptarë në kantonin e Gjenevës në vitin shkollor 1995/96.
Sa jemi në dijeni, deri me sot, në Zvicër, përjashto shumë e shumë artikuj të botuar nëper gazeta e portale të ndryshme, rreth aktivitetit të LAPSH, janë botua 5 libra për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe ;
⦁ Historia e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, autor Shefik Osmani dhe Mahir Mustafa, botuar në Tiranë, viti 2007.
⦁ Mësimi Shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër, autor Hamzë Morina, botuar në Prishtinë, viti 2019.
⦁ Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit vatër e bashkimit kombëtar, autor Vaxhid Sejdiu, botuar në Prishtinë, viti 2020.
⦁ 30 vjet Shkollë Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër, grup autorësh, botuar në Prishtinë, viti 2021. dhe
⦁ Shkolla Shqipe në Gjenevë, autor Agim Paçarizi, botuar në Prishtinë, viti 2021.
Sot, ne do të flasim kryesisht për librin tim, librin e mësuesit Hamzë Morina dhe për librin që përmbledhë aktivitetin 30 vjeçar të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe nëper kantonet e Zvicrës.
Libri im Shkolla Shqipe në Gjenevë, bën fjalë për fillet e para të Shkollës Shqipe në Gjenevë, pa lën anash edhe një historik të shkurtër për Zvicrën dhe shqiptarët në Zvicër e Gjenevë.
Vështërsit nëpër të cilat kaluam, sidomos brezi i viteve 80-ta e 90-ta, kur një numër i madh i mësimdhënësve ishin cak i përndjekjeve, trysnive, keç trajtimeve të vazhdueshme nga regjimi i egër serb, na dëmtuan shumë, kështu që duhet punuar shumë që popullit shqiptar mos t’i përsëriten shembuj të tillë kurrë.
Për brezat që vijnë, me qëllimin më të mirë që t’i kenë në letër të shkruar për të pasur mundësin për t’i lexuar dhe të kuptojnë rrugëtimin e vështirë të gjithë arsimdashësve, sidomos të atyre që fati e deshi të jenë larg Atdheut (edhe vetë isha njëri nga ata; i burgosur, i larguar nga puna e shumë herë i keç trajtuar), i hyra punës së shkrimit të kësaj monografie dhe atë sa më realisht e tue bërë përpjekje që të mos harrohet askush që ka sakrifikuar sadopak për mbarëvajtjen e Shkollës Shqipe.
Sa është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqipe tek fëmijët tanë, që fati e deshi të rriten në një rreth ku flitet një gjuhë e huaj, besoj se nuk do koment. Ata, përveç se do të mbajnë lidhje me atdheun, do të janë më të plotësuar duke njohur edhe një gjuhë më tepër nga moshataret e tyre në rrethin ku jetojnë.
Porosia dhe këshilla ime për të gjithë prindërit këtu në kurbet (diasporë) përherë ka qenë dhe është: Flisni shqip me fëmijët tuaj, sidomos në shtëpi tuaja, sepse, gjuhën e vendit ata do ta mësojnë gjithsesi gjatë vijimit në mësimin e rregull nga parashkollorët nëpër qerdhe, shkolla fillore, të mesme, SHL dhe Universitete!

Në vijim vlerësimi për librin e Hamzë Morines e bëri Z, Abas Fejzullahu, me që autori i librit nuk kishte pasur mundësi të jetë i pranishëm sot këtu, por me një falenderim i është drejtua librarisë Lize’s Bookstore, përfaqësueses së UPSH, LAPSH, neve dy mësuesëve dhe gjithë pjesëmarrësve në kët përurim.
Libri Mësimi Shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër i autorit Hamzë Morina flet kryesisht për aktivitetin e gjithë mësimdhënësëve dhe prindërve në kantonin e Aargaut për tri dekada rresht.
Ky libër, sikur edhe dy librat tjerë që i kemi këtu, u vlerësuan lartë nga ata që e dinë se sa është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe kulturës tek fëmijët që po rriten larg atdheut.

Më lejoni që para jush të lexoj një vëlerësim nga miku ynë Zvicëran dhe studiues i gjuhës shqipe lidhur me Monografin e Prof. Hamzë Morina :Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut- Zvicër.
Prof.em. Dr.Dr. Basil Schader, të cilin e kishim dhe e kemi vazhdimisht në krahë të gjitha veprimtarive tona, por, në përurimin e librit të mësuesit Hamzë nuk pati mundësi të jetë i pranishëm me ne:
« Shumë i nderuar dhe i dashur z. Hamzë
Shpresoj që të jeni mirë ju dhe të tuajt dhe që e filluat mbarë vitin e ri, për të cilin ju uroj, edhe pse me pak vonesë, shëndet, lumturi de suksese.

Para tri ditësh Nexhati ma solli monografinë që e botuat për mësimin plotësues shqip në kantonin e Aargaut. E shikova dhe e lexova pjesërisht me interes të madh dhe me gëzim po aq të madh për cilësinë e lartë të ketij botimi. Urime të përzemërta! Keni kryer një punë të jashtëzakonshme për të cilën ju përgëzoj nga zemra dhe duke qenë shumë i vetëdijshëm sa kohë dhe mundim lidhet me përpunimin e një libri të tillë. Urime!

Më vjen keq që s’pata mundësi të jem me ju me rastin e promovimit të kësaj vepre, mirëpo jam i bindur që të gjithë ishin po aq të kënaqur sa unë.
Me respekt të madh dhe të fala të përzemërta,
Basili
Prof. em. Dr. Dr. Basil Schader
Säntisstr. 10
CH-8523 Hagenbuch „
Në vazhdim u zhvillua një bashkëbisedim me të pranishmit përmes parashtrimit të pyetjeve dhe përgjegjeve lidhur me librat por edhe për shumçka rreth mbarëvajtjës së Mësimit Plotësues të gjuhës Shqipe në Zvicër.
Ndër shumë pyetje, ishte edhe gjendja momentale e Mësimit Plotësues në kantonin e Gjenevës, por edhe në gjithë Zvicrën shumë shqetsuese për numrin e paktë të nxënësve që vijojn MPSH ndërsa nëpër mejtepet e xhamive gjithandej Zvicrës shumë më shumë! Kur dihet se vetem LAPSH-rë është e autorizuar dhe përgjegjëse për organizimin MPSH në Zvicër.
Pyeteve ju përgjegjen Agim Paçarizi dhe Abass Fejzullahi që kishin të bënin rreth librave që përuroheshin por edhe rreth MPSH në Zvicër.

Konzuli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, z. Rexhep Bajraktari, në fjalën e tij përshëndetëse lidhur me rëndësin e përurimit të tri librave foli edhe për rëndësin e veçantë të MP të SHSH në Zvicër dhe rëndësin që ka për brezat e rinjë dhe brezatë që vijnë (edhe vet ishte rritur në një rreth ku flitet gjuha e huaj) për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimin kulturore kombëtare dhe gatishmerin e tij në përkrahje të LAPSH- në Zvicër.
Rreth pyetjeve se ku qëndron problemi për mosvijimin e përgjithshëm të fëmijëve në Mësimin Plotësues të gjuhës Shqipe, u shfaqen shqetësime dhe u praqiten edhe mendime e përgjegje gjatë, bashkëbisedimit nga të pranishmit tue fajsua dikush, prindërit, dikush mësuesit, etj.
Por, sipas Abas Fejzullahut e Agim Paçarizit, me që ishin edhe të kësaj fushe, që me dekada kanë punua me nxënësit si në atdhe ashtu edhe në Zvicër, tue njohur mirë përgaditjën shkollore të shumicës së prindërve, përpjekjet e tyre për punë dhe përgjegjësi ndaj punës, batëkuptimet pa përjashtuar edhe paragjykvimet në rrethanatë jashtë atdheut u dhanë shpjegime e përgjegje për lëshime dhe dobësit por edhe për përpjekje dhe suksese pozitive në veçanti deri në shpalljën e Pavarsisë së Kosovës.
Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, për herë të dytë më, 2008, lidhur me gjendjen jo të mirë të MPSH në Zvicër bie kryesisht mbi institucionet përgjegjëse shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për këtë ka të dhëna e dëshmi të mjaftueshme, pa i lënë anash ndarjetë dhe përçarjet e shkaktuara brenda LAPSH në Zvicër, si pasojë e politikave lakmuese dhe karrjeriste po edhe ndikimet e partive politike në Kosovës e Shqipëri në pozita e pushtet që kanë bërë luftë jo për Drejtësi e Shtet të mirëfilltë, por tue jetësuar keqpërdorimet në të gjitha drejtimet dhe për fatin e keq këto veprime të shëmtuara janë bartur edhe në kurbet pra edhe LAPSH dhe si pasoj kemi gati të njejten gjendje..!

Sot, secili duhët ta kuptoi se puna dhe përpjekjet vullnetar për organizimin dhe mirëvajtjen e Mësimit Plotësues në gjuhën Shqipe qe 30 vite, tani më nuk është i mundur dhe u dëshmua se s’ka sukses.
Lidhur me këtë me kohë janë bërë me dije me shkrim Qeveritë e shteteve shqiptare që duhet t’a marrin seriozisht organizimin dhe përkrahjën e Mësimit Plotësues në kurbet (diasporë), andaj, nga këtu edhe njëherë u bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të merren seriozisht me këta fëmijë që po rriten larg atdheut, për t’ua mundësua që të bashkohen si shqiptarë në rrethin ku jetojnë, e të pengojnë shkrirjen e tyre.
Të ndihmojnë bashkë në mbarëvajtje të MPSH e mos të lejojnë keq organizime përçarëse siq ka ndodhur në vitin 2019. Ata që kanë njohuri të organizimit dhe funksionimit të Shtetit Zviceran e dijnë se nga viti 1995 LAPSH është institucioni i vetëm që njihet nga autoritetet Zvicerane për organizimin e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Zvicër.
Në vazhdim, Z. Rexhep Bajraktari i njoftoi të pranishmit se kohëve të fundit është bisdedua edhe për kët problem që u përmend nga zotrinjët Paçarizi dhe Fejzullahu, dhe qeveria e R. Kosovës dhe R.Shqipërisë, kohëve të fundit shpresojmë se kanë me u marr më seriozisht këto probleme.
SI PËRFUNDIM: Nëse bëhet një analizë e hollësishme në të gjitha drejtimet në përgjithësi me të dhëna e dëshmi për të gjitha rrjedhat e deritashme në haapësirat shqiptare në 20-30 vitet e fundit e në veçanti në Kosovë pas vitit 2000 në drejtimin e EKONOMISË, ARSIMitT, SHËNDETËSISË DHE DREJTËSISË, në veçanti pa lënë anash edhe POLITIKEN dhe politikëbërjen e politikuajve tue filluar nga Kuvendi me kurvendarët, ndikimet e përfaqësuesëve fetar nëpër faltore e televizione me gazetarët të cilët tue dashur gjëja me ua kruar vetullen për me nxjerrur sa më shumë të dhëna me bashkëbiseduesit për interesat e të sipërpërmendurve shikuesëve dhe bashkëbiseduesëve u qesin syrin..! Në vijim po shërbehem me thënien e SAMI FRASHËRIT:
„Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misrër e grurë.
Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.“
_______________________________________________________________
Sipas rrjedhave të deritanishme të sipërpërmendura mund të parashtrohet edhe kjo pyetje për shqetësimet ekzistuese: Shqiptarët a mos ende janë tue mbjellur më shumë misër e grurë se sa arsim e kulturë?!

Faik Konica për Ditën e Verës, më 25 shkurt 1911: Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetëra të races s’onë

0
Faik Konica
___
Dita e Verës
___
Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojmë me zemër.
Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjeter, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë te Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një bare, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajme Dit’ e Verës.
Në pakë ditë, në Shqipëri, besnikët e funtmë të paganismit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të nderuara. Do t’ këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi dyert e shtëpive dhe t’odave.
Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetëra të races s’onë. Nuk i bëjnë dëm njeriu. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpitë. Në një vënt ku jeta e të vegjëlve është aq trishtë, djelmuria dhe vajëzat kanë një rasë të rallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shie poetike të hollë e të rrallë.
*Ky shkrim u botua në faqen e parë të nr. 1 të gazetës, “Trumbeta e Krujes”, botuar në Saint Louis, MO më datë 20 mars 1911. Në fund të shkrimit jepet data kur është shkruar
(25 shkurt 1911).
“Iliria Saint Louis

Hallakama opozitare në Kuvend!

2

Florim Zeqa

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga LDK-ja, për diskutim të “Kontratave apo tenderëve njëburimor”. Që në fillim të seancës, Kuvendi u kthye në një telenovel të zakonshme të politikës 20 vjeçare, e cila kulmoi me gjuhën e pazakont të “Intelektualeve” të LDK-së!

Akuza të paargumentuara

Më fjalët “hajna”, “mashtrues” dhe te “korruptuar”, filluan diskutimet e deputetëve të partisë inicuese (LDK) të kësaj seance për vjedhjen dhe abuzimin e buxhetit të shtetit përmes kontratave njëburimore.

Kjo do të kishte kuptim, sikur LDK-ja të mos kishte qenë asnjëherë në pushtet dhe sikur të mos kishin ndodhur kontrata dhe dhënje të tenderëve njëburimor nga partia e tyre, përkatësisht nga ish lideri i partisë, z. Isa Mustafa i cili i kishte dhënë tender njëburimor biznesit privat djalit të vet në vitin e parë të qeverisjes së tij.

Janë edhe shumë gjëra që u thanë dhe u folën nga deputetët e LDK-së, të cilet dolen jo vetëm jasht kontrollit por edhe nga personaliteti i tyre i vertetë, të cilët më shumë ngjanin në kukulla të dirigjuara me telekomandë nga shefi i tyre sesa në të zgjedhur të popullit (deputet)!

Vërtetë akuzat e deputetëve të LDK-së dhe të partive tjera opozitare ishin krejtësisht të pa argumentuara dhe jo në vendin e duhur!

Faktet dhe argumentet për hajni dhe korrupsion dërgohen në Gjykata dhe Prokuori e jo në Parlament, ngase aty është vendi debatit dhe krijimit të bazës ligjore që përmirëson jetën e qytetarëve.

Nëse partitë opozitare kanë fakte dhe argumente për keqpërdorime të pozitës, duhet t’ju drejtohen Prokuorive dhe Gjukatave, e jo të krijojnë hallakamë në Kuvend, duke e kthyer Parlamentin në gjykatore shurdhuese dhe zhurmuese, i cili më së paku i ngjante një parlamenti demokratik!

Pas daljes nga Seanca e Kuvendit e deputetëve të pozites, debati u kthye në një monolog patetik mes partive opozitare.

Dihet qartë se partitë opozitare e kanë përvojen dhe shkathtësinë e vjedhjes së buxhetit, të cilat për dy dekada rresht e rropën e ç’rropën çdo gjë nga pasuritë shoqërore dhe nga asetet me profitabile në vend, duke përvetësuar miliona euro nga buxheti i shtetit, patundshmëri dhe toka bujqesore, të cilat i privatizuan pothuajse falas me çmime tejët simbolike dhe aspak konkuruese në tregun ekzistues.

Për t’i thënë dikujt hajn, duhet të jesh vet i pastër si loti.

Për t’i thënë dikujt mashtrues, duhet të jesh vet me integritet moral dhe njerëzorë.

Për t’i thënë dikujt i korruptuar apo kriminel duhet ta kesh vet ndërgjegjën e pastër dhe të kaluaren e kthjellët si kristali.

Nuk do të dëshiroja ta shohë më asnjëherë LDK-në në pozitën e zhurmuesve në Kuvend!

Qoftë e kaluar turbulenca e deputetëve të LDK-së në Kuvend!

Thuj ne ta knojnë edhe ni kângë!        

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Qou Abedin, se u kallëm…!, 12 Mars 2024 

Nga thesari popullor i Turjakës  

Nga Ditari im, pjesa e tretë (3)  

16 mahi e tregime dhe 14 fjalë të urta e shprehje popullore turjakase e rrethinë  

  1. Zeqë, m`ki hânger n`sy!

Në Turjakë kur dilnin çabanët në mal me gjâ, kohën e lirë përveç lojnave cimic, me peta, poga, strinca, teze ata mahiteshin e rrokeshin edhe si “pelivanë” e çabanët në malet e Sharit e në Dragash. 

Zeqa, vëllai im edhe pse halllig kur rrokej me Zenel Sadikin e rrxonte por Zeneli nuk e pranonte humbjen. I thonte Zeqës: 

-M`ke hanger nsy, hajde rrokuum edhe njëherë!  

  1. Pasha tyrbet, kush ma n`zor sa kâ e ma shumë s`ka hjek prej grues se Alia jem

Musli Meta, Ali e Sadri Meta, kusherini, me kastrat janë kânë vllazen prej babe e me nana tjera. Të tretë janë kânë burra t`mirë, njerëz të tokës e fetarë të mëdhenjë prandaj edhe iu thonë Mullamuqa (Mulla). 

Baca Musë e ka lânë veç ni djalë Kapllanin qi shoqin nuk e ka pas në Turjakë e Alia e Sadria i kanë ka tre djem por edhe për këta, do të flas më vonë e më shumë do të shkruaj, në bazë të shënimeve që mi ka dërgua Qerim (Kapllan) Kastrati. 

Unë shkoja shpesh e rrija te baca Musë, kur Qerimi, nipi i bacës Musë, djali i Kapllanit ishte gjimnazist emë vonë student fakulteti, tash doktor shkence. Baca Musli kish qef me nejt me mua se unë i kallxojsha për jetën e re në Prishtinë, si student e ai me tregonte mue për kohën e vetë. Shpesh më pyeste:  

-Djali i axhës, qysh âsht atje n`Prishtinë? Unë i tregojsha se në shkollë ka qika e djemë e ulum bashkë, afër njani tjetrit, ngitë dhe e ngojmë profesorin. Ai u quditke qysh bâhet mu ulur djemt beqarë afer qikave t`reja t`huja.  

– Djali i axhës, lumt ju se Vallahi unë s`kisha mujt mu ungj ngat me qika t`huja …! 

Niherë, kur ish s`mut Baca Musli shkon baca Bali (Bali Imeri, është axha i jem) me nejt pakë e me pa Bacën Musli. Kapllani i del përpara dhe masi përshëndeten e vetë baca Bali Kapllanin:  

-Kapllan, qysh asht baca Musli, a ka bâ ma mirë?  

-Baca Bali, baba nuk âsht kurrqysh. E ka mlu kryt me jargan e nuk pi flet kerkuj. Baca Bali apet e vet: 

-A âsht gjallë?  

-Po, po gjallë âsht po nuk pa flet flet!  

-Kqyre Kapllan, tybe n`kofsha gjallë unë, pa e shti me fol bacën Musë nuk kam me lâ. Hynë mrenda e n`odë ish kâne edhe baca Ali, vëllai ma i vogël i baces Musli.  

Masi ja qesin kutinë me duhan, baca Bali ja me fol me bacën Ali, vetëm për me shti me fol bacën Musli: 

– Ali, e nis muhabetin baca Bali: 

-Cili e kimi pas gruen ma t`shtira, unë a ti?  

Kur e nin baca Musli shka e veti baca Bali Alien, e gjun jarganin me ni anë e t`ja nisë me fol e me bâ llaf sikur mas me pas kânë kurrë smut.  

-Pasha tyrbet, kush ma shumë nuk ka hjek pi grus se Alia i jem (Ali Meta e ka pas gruen pi Baje, Banjë e Baca Bali e ka pas prej Panorci, qiken e Gjemë Sadrisë). Baca Kapllan u gzu qi bani ma mirë baba e foli qysh ma mirë, si përpara dhe e falenderoi bacen Bali shumë.  

  1. Mas lir i ra hâni Musli Metës

Ishin pas shkue për pazar n`Prishtinë Musli Meta, Asman Cufa, Reshit Imeri, Salih Xhemajlia, Din Haxhia e Ali Nurqi të gjithë burra të Turjakës. 

Burrat e Turjakës kanë shkue në pazarin e Rahavecit. Rrallë kanë shkue në Perzeren e në Pejë e edhe më rrallë ose hiç nuk kanë shkue në pazaret e shehret tjera. Pejën e Perzerinin i kanë pas larg 6 sahat, me shku me kali e Prishtinën edhe ma larg. 

N´Pazarin e Prishtinës sakicat (sopatat) janë kânë ma t`mirat, 5 killa t`râna qi me ni t`rame e prenin drunin, thonte baba Imer. 

Burrat e Turjakës kur shkojnë n`Prishtinë, e gjâjnë ni han e i lidhin e lâjnë kuvalt dhe e zânë (rezervojnë) ka ni ven me fjet. Flenin në tokë, në dyshekë me kashtë, napër sllamarica se kreveta nuk kishte. Masnej dojnë me dal n`qarshi me pa shehrin. Baca Musli ish ra n`venin e vetë, n`sllamaricë e nuk pa qohet. Ata, i thonë: 

-Hajde Musli dalum n`sheher!  

-Ja Vallahi, qitu du me nejt se e kum pagu. Ata dalin e shetisin naper sheher e kur kthehen i thone Muslisë:  

– Musli kujna ma lirë se ty nuk i ka ra Hani!  

  1. Edhe unë kur të pshurri, i n`shjoj ka dy tri pordhë

Baca Tah shkon dhânerr s`pari në Bellenicë. Me bacën Tahë shkon Alia. Alia ishte më i vogli vëlla prej vëllezërve dhe ishte zot shpie. Udhës për Bellenicë, Alia i thot Fetahit që të mos flet se dhânrri nuk duhet me fol: 

-Mas ki gajle Ali se nuk flas. Kam me ju ngu juve e unë nuk kum me folë. 

Ishte adet që dhanurt i mundonin dhe shpesh në lojra të ndryshme, iu qitnin edhe samar mi shpinë dhe i shtinin kishi me u falur afër murit me samar n`shpinë e provokime nga më të ndryshmet sepse iu kishin marrë qikat e diqysh miqt, hakmirreshin. 

Në odë folshin burrat e Fetahi nuk folte. Bellenica e bâjnë men qysh me shti Fetahin me fol e me marr vesh a âsht i kfjellët a jo. Njëri prej tyne thotë: 

–Kuvalt roda, kur të pshurren, i bâjnë edhe ka dy pordhë permas. Baca Tah kur i nin shka folën për kuvaltë edhe ai flet: 

-Pasha Zotin edhe unë kur të pshurri, i l`shjoj ka dy tri pordhë permas.  

  1. Baca Tah, ia then dhelpnës pacerrkën

Fetah Nurqit, plak i mahallës së Nurqëve në Turjakë, natën i shkojte dhelpna e ia hante pulat n`kaçak. Baca Tah (Fetahi) e bân men (e menon) qysh me e zâ dhelpnën me myt. Shka bân ni ditë, e merr ni pacerrkë dhe mrena n`pacerrkë i shtin do mushkni t`pulave. Dhelpna kur vjen natën e nin erën e mushknive dhe e shtin kryet n`pacerrkë me i hânger mushknitë. Kur i han mushknitë, kyet nuk mun me nxjerrë pi pacerrkës. N`sabah kur qohet baca Tah, pe sheh dhelpnën tuj en naper aborr se nuk ka pa kah me shku e me ik. Baca Tah e merr 1 shtagë e i mshon dhelpnës në krye e ia then pacerrkën e dhelpna ik n`mal si âsht mas miri.   

  1. E kapshna drapnin me dy gishta

Baca Tah ish pas met vejan por koha kur jetonte baca Tah, në Turjakë ishte si në kohë e keqe. Të rijtë nuk guxonin jo me fol por as me i kqyrë qikat e katunit. Nëse dikush folte ndonjë fjalë për naj punë t`keqe, jo vetëm në Turjakë, po edhe në katunet tjera, bâhej hor e kjamet e besa edhe kriste pushka e baheshin gjaqet.  

Prandaj, edhe duhej mu rujt, me hec si n`therra. Baca Tah kur ish kânë tuj korr grun në Grablishtë, ni grue nga bregi tjeter ia hiqte mafesin (shaminë) dhe ia bante me dorë bacës Tah. Kur e pytshin bacën Tah:  

-Ti shka bujshe baca Tah kur ajo ta bante me dorë e me mafes? 

-Unë, pasha Zotin e kapsha drapnin me dy gishta dhe korrsha grun edhe ma shpejt. 

  1. Thuj ne ta knojnë edhe ni kângë!

Halit Avdia, djali i Avdi Hamidit, kur i runte dhetë (dhentë, delet), si çaban, e ka pas ni radio. Radion e merrke me vete, tranzistor të dorës që pakë kush kish n`Turjakë dhe shpesh afroheshim çabanët e tjerë dhe e ngojshum Radio Prishtinën, sidomos e pritshim ni emision me kângë folklorike, që ishte masdeke prej orë 15:00. N`kit emision k`nonin kangatartë e njoftun shumë, Salih e Feriz Krasniqi.  

I ngonim kush ishte aty ngat. Vinte edhe baca Tah mi ngu. Niherë kur e nin baca Tah kangën “Fryni era u çel taraba”, që e knun Salihi e Ferizi, i thotë Halitit:  

-Thuj bre ne ta knojnë edhe niherë qit kângë!   

  1. Sa për 7-të çaban t`Kaznikit qinroj

Çabantë e Turjakës, hajshin bukë bashkë në male. Dikush merrte bukë e djathë, shlinë, speca e dikush pite dhe të gjithë hanin deri sa ngiheshin.      

Në Turjakë, Panorc po edhe çabant e Kaznikit kaniherë ziheshin, rriheshin e luftonin n`mes veti, shkaku i kullotave apo kush i ka qentë, kit, buat, deshtë, ogiçët më të fortë prandaj nodhte që kur takoheshin çabat afër Panorcit, rriheshin me shtaga. E baca Tah, nuk ishte i rrehes. Ai ishte i urtë por kur hante bukë e ngihej, e mushte barkin mirë, iu thonte çabanëve tjerë të Turjakës:  

-Pasha Zotin qysh kam hângër bukë mirë e jam ngi, rrihna me 7 çabanë t`Kaznikit.  

  1. Kur e pash Dinën e Miftarin tem tuj mih, ke tuj m`ra muni

Fetah Nurqi i ka pas 3 vllazën: Beqën, Miftarin e Alinë. Miftari ish kânë ma i madhi v`lla e Alia, ma o vogli. Alia, edhe pase ma i vogli, ish kânë i zoti i sh`pisë.   

Kur ishin pas da vllaznit, baca Tah hala punonte, prashitëte kallamoqet e korrte grunet por pleqnia e kishte pas lodhë e kur kish argatë në ara, shkonte veç i kqyrte. Din Haxhia, burrë i njoftun, i urtë e i meçum në Turjakë, edhe Murat Miftari, djali i vëllait të bacës Tah ishin kânë argat tuj prashit kallamoq te baca Tah. Ata burra t`mirë po or me punu hiç nuk iu donte shpirti, nuk ishin kânë puntorë por edhe ata âsht dasht me punu sepse kanë pas familje e f`mi. Niherë, kur ishin kânë tuj mih te baca Tah, shkon baca Tah n`arë mi kqyr e kur e sheh Miftarin e Dinën tuj prashit, math me apanga, ish pas ik prej arës. Udhës dikush e vetë:  

-Ku kee o baca Tah?  

-Kesh në Grablishtë se kemi argatë tuj mih kallamoq por kur e pash Dinën e Miftarin tem tuj mih math, ika se ke tuj m`ra muni (t`fikët).   

  1. Kur janë rr`xu nga shkallët e janë ra n`ahër 3 vllanit Nurqi

Beqa, Miftari, Fetahi e Alia, vllazen ishin kânë tuj nejt në odën e tyne në katin e dytë kurse në katin e parë, përfuni odës i kishin pasë kitë e zjellës e loptë. Kiet i kishin pas k`put kapreshat e zgidhen e rrokën në mes vete e i rrxojnë edhe shkallët e drujta të odës. Këta, tuj lujt lojna të ndryshme nuk i kanë nie. Kur qohet njani vlla me dalë për yzër (nevojë), si antar i familjes edhe natën e në terr njeri e din ku janë shkallët. Kur don me zhdryp shkallëve, shkallët i kishin rrxua kiet e ai rrxohet e bjen në ahër (ahur). Nuk bân zâ e nuk iu kallxon vllaznive që kitë i kishin thye shkallët e ai a rrxu. Ma vonë shkon edhe i dyti vlla, e me ren, i treti del e rrzohen, T“tanë binë. të tretë në ahër. Ai i pari qi ish rrxu iu thotë t`dytit:  

-Mas kallxo, e tanë ne t`vinë k`tu e rrim bashkë n`aher. Miftari dishka kish pas hetu dhe mas pari kur del, kqyr e shkon kadalë te shkallët e odës e sheh se shkallet nuk jan n`ven. Kur e sheh qi shkalllët nuk janë n`ven, kthehet e ata tre vllaznit nga ahri i thonë:  

-Miftar, patëm qef edhe ti me ardhë te na e ishum bâ bashkë n`ahër e kishim bâ muhabet e kishum lujt.   

  1. A e keni pa Alinë tonë?

Baca Ali, vëllai ma i vogël, i Nurqëve, çdo të shtune shkonte në pazar në Rahavec, si i zot sh`pie, me ble ose me shit bylmet, me ble naj tesh ose me e pague (parezin) tatimin. Nëse vanohej Alia, të tre v`llaznit, Miftari, Fetahai e Beqa dilnin dhe e pritshin bukur larg në bjeshkë, deri në pod (krye) të Gërrjaqës tej t`vjen Alia. I vetshin pazargjitë që ktheheshin nga pazari:  

-A e keni pa Alinë tonë udhës tuj ardhë?    

  1. Tanve hallall ju koft veç Miftarit nuk ja bâj hallall

Baca Tah, ish kânë puntor i madh. Ai i kryente t`t`ana punt e shpisë, prejke e merrke dru n`mal, blunte n`mulli por kaniherë e ngucshin me fjalë edhe vllaznit kur Fetahi ankohej.  

-Pasha Zotin, qètë e Imer Seferit e Lisovi i Hamidëve ma kapshin rrotën e kerrit e ma nalshin kerrin me dru! Jum lodhe se kerkush nuk pa vjen me mue mum nimue. Miftari i kish pas thânë:  

-Pse e mas ki ti qeter pun-a, veq duhet me punue. E baca Tah, kur e nike Miftarin tuj thaânë ashtu, edhe ai kishim jam idhnue, ia kthente: 

-Tanve hallall ju koft veç Miftarit nuk ja bâj hallall!  

  1. Ibish, sa vjet i ki?

Ibishi âsht djali i madh i bacës Tah. Ai ish kân mocanik me babën, Ukë Imerin. Baba me Ibishin ishin kânë çaban e kishin punua bashkë (punë sezonale) si puntor krahu, në Beograd, Zagreb e Sarajevë. Kur dikush e vetke Ibishin:  

-Ibish, sa vjet i ki?  

-Sa i ka Uka.  

Fetahi i ka lanë tre djem: Ibishin, Abedinin dhe Bislimin. Bisla âsht gjallë e Ibishi e Abedini kanë vdekur (tash edhe Bislimi ka vdekur).  

  1. Nashta s`ju del juve buka

Baca Tah i ka pasur 4 djem: Ibishin, Abedinin, Bislimin dhe Nuredinin. Nuredini a kânë më i vogli djalë. Ai kish pas dek i ri. Familja e bacës Tah ishte familje shumë e varfër por shumë e nershme. Nuredini, si më i vogli djalë shkojke e i rujke loptë. Shpesh nuk kishte bukë sepse nëna iu kishte dekë e grue tjetër qi gatun nuk kishin.   

Kur vinte koha kaftjallit e çabanët e Turjakës hanin bukë, por e thirrnin edhe Nuredinin:  

-Nuredin, a ki hânger bukë?  

– Jo Vallahi.  

-Hajde ham bukë bashkë!  

-O nashta s`ju del juve bre.   

  1. Nesër âsht e ejte e qes flia

Bacës Tah kur i kish pas dek grueja, nuk ish pas martu mâ. Bislimi, një nga djemtë e bacës Tah pas Ibishit e Abedinit kish pas gatue e krye punët e shpisë, si magjetore, si gratë tjera. Në Turjakë, ish kân adet që të enjteve për darkë gratë piqnin (qitnin) flia e të shtuneve, për darkë shtinin pasul, sepse vinin shumë pazargji nga Rahaveci, prej Drenice e katuneve të largëta që kishin hec teri në 6 orë kâmë për me shkue në Pazarin e Rahavecit … Kur vllaznit e Bislimit i luteshin Bislimit:  

-Bislim, a pe qet sonte flija! Ai iu thonte: 

-Jo sonte se nesër âsht e ejte e qes flija.   

  1. Halit Minishi i Damanekit shkon n`Pazar n`Gjakovë

Haliti a kânë burrë 2 metra i gatë, kjafetli e i hishëm. 

hin me ni dugâjë e zojat e Gjakovës kur e shohin Halitin fillon e pa flasin ne mes veti: 

-Uh qysh pi vjen era katunarit, a fen katunari …. Haliti kur i nin zojat e Gjakovës, të vesha e të lyme, iu thot: 

-Oj zojat e Gjakovës, unë nuk jam fen po ju jini fen se fena âsht sherr e katunari pordh.  

Fjalë të urta e shprehje popullore nga Turjaka e katundet rreth Turjakës  

A don pite me kajmak, a don nuse me duvak? 

A për inat a për zanat?  

Ai qi qohet herët i ka dy nafaka e ai qi qohet vonë, nuk e ka as nafakën e vetë.  

As me sheher as me Barilevë 

As mish as peshk  

Bali lype, Bali gjete 

Behanja e çervishit, ni lugë t`lyn.  

Bora i mlon ferkemt 

Bora âsht e bardhë por e ftoftë    

Budallën mas e vet se t`kallxon vetë.  

Bukën e grytë e hanim në vend t`djathit.  

Burri t`bân zojë, burri t`bân tojë.  

Burrat e mirë e bâjnë shyhret gjithkun.  

Byr (BUJRËM) n`odë t`mixhës.  

Vazhdon 

Malmö,15 mars 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Një jetë disa histori, libër i ri nga Marjana Bulku

0

Marjana Bulku

Një Jetë Disa Histori (Albanian Edition) Paperback – March 1, 2024
Albanian Edition  by Marjana Bulku (Author)

Libri “Një jetë disa histori” është një përmbledhje me intervista, profile shqiptaro-amerikane, esse dhe refleksione letraro-gazetareske. Ky publikim ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët, sot dhe nesër.
Libri është produkt i njohjeve dhe komunikimeve të drejtpërdrejta në studion e televizionit Albanian Culture TV në New York si dhe i mjaft veprimtarive pranë institucioneve të tjera si Federata Panshqiptare Vatra, Albanian American Dual Language & Culture, Dita Botërore e Librit, etj. Është një stil i veçantë shkrimi ku alternohen pyetjet e shumta argumentuese me përgjigje analitike, evokime veprash dhe vlerësime mbi individë, akte e veprimtari të cilat me rritjen e emigracionit e kanë intensifikuar sasinë por edhe cilësinë.
Komunikimi përmes intervistave, përgjithësimeve, reflektimeve dhe krijimeve letrare sjell në një volum të vetëm një galeri të gjërë plot me informacion historik, kulturor dhe intelektual duke krijuar kështu një kulturë përbashkuese të shqiptarëve që jetojnë jasht territoreve shqiptare dhe që Shqipërinë e kanë gjithmonë me vete.
Një prej të intervistave të botuara në këtë libër është intervista me Frank Shkrelin:
————————————————————————————————-
1.Zoti Frank Shkreli ju njiheni në botēn shqiptare si gazetar i Zërit të Amerikës, si mund ta përshkruani rolin tuaj si gazetar para viteve 90 -të, po pas 90-tës?
FSH: Unë kam filluar punën si gazetar dhe më vonë edhe si redaktor dhe producent në Zërin e Amerikës, seksioni shqip në vitin 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek Zëri i Amerikës, kam shërbyer edhe si shef i seksionit shqip të VOA-s (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 kam shërbyer si këshilltar i lartë programacioni në Drejtorinë Europiane të Zërit të Amerikës, duke këshilluar dhe duke ndihmuar qindra gazetarë evropiano-lindorë të gjuhëve të ndryshme, në lidhje me programet dhe gazetarinë, subjektet dhe mbulimin e lajmeve në përgjithësi, drejtuar vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore. Ju kujtoj që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e luftës së ftohtë.  Nga viti 1990 deri në vitin 1994 jam emëruar zevendës drejtor i Drejtorisë për Euroazinë në Zërin e Amerikës, ent i cili në atë kohë përfshinte edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Gjatë luftërave ballkanike, nga viti 1994 e deri në vitin 2003 më kanë emëruar dhe kam shërbyer si Drejtor në Drejtorinë e Zërit të Amerikës për Evropën, një ent nga i cili vareshin programet e VOA-s, në nja 20-gjuhë të ndryshme drejtuar Evropës, kryesisht asaj ish-komuniste, përfshirë programet në shqip të VOA-s, por nën mbikqyrjen time kisha edhe disa radio-programe të tjera drejtuar si për shembull, Spanjës, Portogalisë dhe Greqisë, ndër të tjera.
Në vitin 2003 kam dalur në pension pas 30-vjet shërbimi në Zërin e Amerikës dhe jam marrë me shkrime dhe vazhdoj të shkruaj për median shqiptare anë e mbanë trojeve si dhe në diasporë mbi çeshtje dhe subjekte, me të cilat, ata që ndjekin shkrimet e mia modeste, e dinë se mbuloj një seri çështjesh, subjektesh, ngjarjesh dhe personalitetesh, të cilët kam pasë fatin të njihja gjatë dekadave të shkruara, sidomos nga diaspora e vjetër shqiptare, për të cilët shumë pak shkruhet, aq më pak kujtohen, por të cilët kanë merita të mëdha për të gjithë ne.
2. Një i ri i emigronte në SHBA, kur vendit amë i mungonte liria dhe prek tokën ku liria frymëzonte botën, a mund të na i përshkruani shkurtimisht stacionet e këtij rrugëtimi?
FSH: E vërteta është se nuk ishte një rrugëtim i lehtë për mua, ashtu si nuk ishte i lehtë as për mijëra shqiptarë të cilët ishin detyruar gjithashtu të largoheshin nga Atdheu për të gjetur lirinë dhe një jetesë më të mirë për ta dhe familjet e tyre, e disa prej tyre – si kundërshtarë politikë të komunizmit – ishin detyruar të arratiseshin përball rreziqesh edhe për të shpëtuar jetën nga komunizmi.
Unë kam lindur në Amull, fshat në rrethin e Ulqinit. Shkollën fillore, 8-vjeçaren e kam krye në vendlindje ku mësimet kryheshin në shqip dhe serbisht, si gjuhë e dytë. Shkollën e mesme e kam ndjekur në Seminarin Katolik të Urdhërit të Salezianëve në Kroaci dhe Slloveni në serbo-kroatisht siç quhej në atë kohë, ku mora disa njohuri edhe për disa gjuhë të huaja. Kurse përvetësimi i gjuhës shqipe, e sidomos përvetësimi i gjuhës letrare është meritë e punës studimore autodidakte me fjalor në vitet më vonë, mbas ardhjes në SHBA dhe me ndihmën e shumë njerëzve të mirë me të cilët pata fatin të punoja.
Viti 1969 ka qenë viti i kthesës së madhe për mua dhe familjen time. Atë vit qeveria jugosllave, duke marrë shkas nga demostratat e organizuara në Prishtinë një vit më parë, i shtoi përndjekjet ndaj shqiptarëve anë e mbanë Jugosllavisë. Familjet malësore shqiptare të Malit të Zi deri në atë kohë nuk e njihnin largimin nga vendlindja as në formën e kurbetit dhe as si arratisje. Familja ime e përbërë nga prindërit, dy motrat Drania dhe Tereza dhe dy djemtë unë dhe vëllai Toma, për të shpëtuar nga këto përndjekje, vendosëm ndër të parat familje të atyre anëve, të arratiseshim në Itali. Mbas disa përpjekjesh u realizua ky akt.
Qëndrimi im në një kamp refugjatësh politikë në Itali zgjati një vit. Aty u bë njohja me punonjësit e ambasadës amerikane dhe u mbushën dokumentet. Familja jonë në vitin 1970 u lejua të shkonte në SHBA, aty ku kishte kërkuar. Me të arritur në Amerikë, ne u vendosëm në lagjën Bronks të shtetit New York, për të qenë pranë kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe disa të afërmëve tanë. Unë si 19-vjeçar fillova të punoja që javën e parë, çdo punë që mund të gjëja. Pastaj, pa vonesë, u regjistrova në një kurs mbrëmjeje për mësimin e anglishtes, kurse ditën vijoja të punoja çfardo pune. Më tej u regjistrova në disa kurse mbrëmjeje në “Hunter College” në Manhattan dhe “Lehman College” në Bronx, ku fillimisht u përqendrova në disa kurse për shkencat politike dhe histori.
Në verë të vitit 1974, u largova prej familjes dhe u vendosa në Washington DC, ku fillova punën tek Zëri i Amerikës, seksioni shqip. Në kryeqytet edhe pse kisha një punë që më pëlqente dhe krahas punës me orar të plotë si gazetar, u regjistrova në “George Washington University”, dega Shkenca Politike, me mjaft mundime e sakrifica.
Në Washington DC nuk kishte familje emigrantësh shqiptarë me përjashtim të disa punonjësve shqiptarë të “Radios Zëri i Amerikës”. Këta edhe pse ishin në moshë të madhe dhe nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, më afruan dhe më mbështetën shumë dhe u bënë si mësues të mij duke më ndihmuar për të përvetësuar më mirë gjuhën shqipe dhe të shprehive radiofonike dhe për t’iu përshtatur më kollaj jetës amerikane të kryeqytetit, për çka unë dhe familja ime u mbetemi përgjithmonë, mirënjohës.
3. Nga shkrimet tuaja qartazi dallohet një arkiv i pasur më fakte e informacione por edhe personalitete që bota letrare, ajo historike dhe politike shqiptare pak ose aspak i njihte për shkak të izolimit por edhe nihilizmit tendencioz të dirigjuar nga politika apsurde e kohës, si u kristalizua ky raport i juaji me këtë pasuri intelektuale që frymëzon dje, sot, përherë?
FSH: Merita ishte e këtyre personaliteteve shqiptaro-amerikane dhe të diasporës në përgjithësi dhe ishte fati im që i kam njohur, gjatë një periudhe dhe një moshë kur ndoshta kisha më s’shumti nevojë për mësimet, udhëzimet, këshillat dhe përvojën e tyre, shpesh shumë dimensionale. Nuk dua të përmend emëra pasi lista është shumë e gjatë, por jam munduar që shumë prej tyre i kam përmendur e kujtuar, me mirënjohje të thellë gjatë viteve, me artikuj dedikuar atyre, jo vetëm për ndihmën dhe këshillat që kam marrë prej tyre, por jam përpjekur të theksoj dhe rolin e tyre historic, ashtuqë brezat e ardhëshëm të mos harrojnë kontributin e tyre të madh në fushat të shumta të veprimtarisë atdhetare, politike dhe kulturore, gjatë shekullit të kaluar, kryesisht në mërgim. E vërteta është se unë kam pasë fatin e mirë të takoj dhe disa prej tyre edhe të punojë me ta, siç thua edhe vet, ishin njerëz që pak ose aspak nuk njiheshin në atdhe – emërat e të cilëve ishin shlyer nga historia shqiptare — sepse konsideroheshin si kundërshtarë të regjimit komunist dhe më keq trajtoheshin edhe si tradhetarë nga regjimi komunist i Tiranës për shkak të “izolimit por edhe nihilizmit tendencioz të dirigjuar nga politika apsurde e kohës”, siç thua edhe vet.
Fatkeqësisht, shumë prej tyre mbeten edhe sot të tillë, të shlyer e të harruar nga historiografia shqiptare. Natyrisht, se ishte edhe dëshira ime dhe kurioziteti intelektual për të takuar njerëz të tillë, nga të cilët e dija se do të mësoja shumë gjëra me vlerë, pasi njohuritë e mia në atë moshë – mbi Shqipërinë dhe shqiptarët – ishin mjaft të kufizuara, sidomos njohuria mbi komunizmin kishte shumë për tu dëshiruar. Ishte ndryshe kur lexoje shkrime në anglisht mbi komunizmin dhe ishte krejt ndryshe kur dëgjoje, drejtë për drejtë nga goja e tyre, përvojën e këtyre njerzëve dhe vuajtjet e familjeve të tyre, nën komunizëm. Unë, modestësisht, i kam venë në dukje disa prej tyre, nepërmjet artikujve të ndryshëm, që në të vërtetë janë botuar gjithandej, kontributin e shumë prej këtyre patriotëve shqiptarë të shekullit të kaluar, pikërisht me qëllimin që – jo vetëm t’i kujtojmë ata – por edhe që, mundësisht, vepra e tyre të shërbejë edhe si frymëzim për të rinjë ose të reja shqiptare që mund të lexojë për ta shkrimet që, fatbardhësisht, falë teknologjisë moderne mund të gjënden lehtë në internet.
4. Le të ndalemi pak te botimi juaj, “Demokracia nuk pret” i cili në këndvështrimin tim êshtë këmbana e një alarmi për shuarjen e demokracisë, po për ju si autor?
FSH: Tre vëllimet e “Demokracia nuk pret”, janë një përmbledhje vetëm e 25-30 % e shkrimeve të mia që tani mund të kenë arritur mbi 1000 artikuj gjithsejt. Shkrimet, siç e dijnë lexuesit e rregullt, kanë përfshir gjatë viteve – përveç personaliteteve shqiptaro-amerikane e të tjera që përmenda më lartë – i kam përqëndruar mbi subjektet dhe temat që janë shumë afër zemrës time dhe të cilave mund të them se ua kam kushtuar edhe jetën dhe profesionin tim, me fjalë tjera, vlera të cilat i kam konsideruar si mision të jetës time, për t’i mbrojtur, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur: mbi të gjitha, demokracia, fjala e lirë, liria e shtypit dhe të drejtat e njeriut – jo vetëm për botën tonë shqiptare të cilës këto vlera njerëzore i janë mohuar për një shekull – por edhe si vlera dhe të drejta që duhen promovuar dhe mbrojtur për mbarë botën.

Është e vërtetë se titulli i vëllimeve I, II dhe III përbën një alarm se Demokracia e vërtetë në trojet shqiptare, sidomos në dy shtetet shqiptare — Shqipëri dhe në Kosovë – këto 30-vjet post-komunizëm, jo vetëm që nuk u vendos kurrë bazuar në thirrjen e studentëve shqiptarë 30-vjet më parë: “E Duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”, por edhe parlajmëron se mungesa e një demokracie të vërtetë, kollaj i lë vendin një autoritarizmi personal, siç e shohim sot në Shqipëri. Nëqoftse demokracia e vërtetë nuk merret seriozisht nga politika dhe nga votuesit– atëherë ajo zevendësohet me diçka tjetër – Demokracia e vërtetë nuk pret për gjithmonë, boshllëkun e mbush dikush që nuk ia do të mirën demokracisë as zhvillimit të saj në trojet shqiptare.
Kështu edhe po ndodh, fatkeqësisht. Për mua, titulli, “Demokracia nuk pret” do të thotë se stili i qeverisjes ndër shqiptarët, sidomos në Shqipëri, por edhe në Kosovë, duhet të ndryshojë patjetër dhe me themel ashtu që të ndalohet migrimi i shqiptarëave nga tokat shqiptare dhe që kjo klasë politike, të cilën me të drejtë ose pa drejtë, e kam kritikuar për 30-vitet e kaluara, ka nevojë që të përqendrohet tek interesat themelore kombëtare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike dhe ekonomike të momentit, siç po ndodhë edhe tani. Për ndryshe do vazhdojmë të kemi një Shqipëri dhe një Kosovë, pjesërisht demokratike ose pjesërisht të lirë, siç janë cilësuar vazhdimisht gjatë viteve në raportet mbi të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe nga organizata ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut. Vëllimet I, II dhe III nënkuptojnë për mua se klasa politike ka nevojë për një shkundje të madhe dhe shoqëria shqiptare ka nevojë gjithashtu për një zgjim nga amullia dhe apatia politike, para se të jetë tepër vonë.
5. Gazetaria juaj aktive përfshin shumë dimensione të informimit, çfarë mesazhi keni për gazetarinë sot në kushtet kur bota e informacionit nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit?
FSH: Mesazhi im është i thjeshtë: Të thuhet dhe të shkruhet e vërteta! Jam plotësisht dakort me ty, Marjana. Nuk është aspak e rastit se në një botë si sot, ku “informacioni nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit” – që liria e shtypit, gazetaria e lirë në pëgjithësi, është sot më e kërcënuar se kurrë. Prandaj, sot është më e rëndsishme se kurrë që të mbrohet, të promovohet dhe të fuqizohet shtypi i lirë, në interes të publikut dhe në interes të demokracisë së vërtetë.
Unë kam punuar për 30-vjet për një ent mediatik amerikan ndërkombëtar – Zëri i Amerikës – në detyra të ndryshme me përgjegjësi politike, menaxhuese, redaksionale dhe programore. Si i tillë nuk mund ta largoj veten, as tashti që kryesisht shkruaj opinione, nga përvoja ime prej tre dekadash si gazetar dhe si përgjegjës e drejtor lajmesh e transmetimesh ndërkombëtare për audienca, kryesisht, të kapura nga propaganda komuniste e asaj kohe. Zëri i Amerikës, si asnjë ent tjetër mediatik në botë, ka vepruar dhe vepron, gjithnjë, bazuar në një ligj të vitit 1976, i cili përcakton që të gjitha transmetimet qeveritare duhet t’u përmbahen standarteve strikte mediatike, për të cilat mbështetësit e shtypit të lirë thonë se janë thelbësore për të qenë një burim i besueshëm lajmesh për audiencat ndërkombëtare. Ishte detyra ime si përgjegjës dhe drejtor programesh të mbroja, pothuaj me fanatizëm, ligjin sipas të cilit Zëri i Amerikës, të shërbente si burim i besueshëm dhe autoritativ lajmesh dhe informacioni, që lajmet të ishin të sakta, objektive dhe të shumanëshme. Që programet në të gjitha gjuhët të pasqyronin në mënyrë të balancuar dhe të gjithanëshme idetë dhe institucionet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në Kodin e Zërit të Amerikës thuhet se pasqyrimi i politikave amerikane duhet të transmetohet në mënyrë të qartë dhe të efektshme, përfshir debatet apo opinionet rreth këtyre politikave. Mesazhi im: e Vërteta dhe Besueshmëria janë tepër të rëndësishme për një shtyp të lirë. Shtypi i lirë është, jetik për një shoqëri demokratike si dhe për zhvillimin e saj në çdo lami. Kur nuk thuhet e vërteta, humbet besueshmëria, pa besueshmëri, më mirë t’i vemë çelsin entit mediatik ku punojmë dhe të shkojmë në shtëpi e të merremi me diçka tjetër!
6. Sa peshë ka liria në profilin e gazetarit, apo intelektualit dhe duke qenë se jeni formuar në një vend ku liria nis nga rregulli cili është mendimi i juaj për politikën shqiptare?
FSH: Pa dyshim se liria për gazetarin është alfa dhe omega e gjithçkaje, e profilit të tij ose të saj, po se po, e punës dhe natyrisht, pasqyrohet patjetër edhe në produktin përfundimtar të gazetarit. Përgjigja ime ndaj pyetjes për mendimin tim mbi politikën shqiptare që më është bërë shpesh në intervista të shumta, fatkeqësisht, kurrë nuk më ka bërë miqë në radhët e politikës shqiptare, përkundrazi.
Unë kam menduar gjithnjë se problemet e demokracisë në Shqipëri, ose “antagonizmat politike’ siç i quajnë disa, janë rezultat i trashëgimisë së kaluarës së tmershme komuniste. Elita e sotme politike në Shqipëri, qoftë ajo qeveritare, shtetërore, udheheqës partishë, deputetë, drejtorë e udheheqës të ndryshëm institutesh, akademishë e entesh të ndryshme deri edhe drejtues të mediave — në mos të gjithë, atëherë shumë prej tyre janë pjedhë e një klase që dikur ka mbajtur gjallë regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Në këte kuptim, mund të thuhet se ishin “normale” zhvillimet politike të 30-viteve të fundit. Por kjo “normale” eshtë abnormalitet për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen shqiptare, të krahasohet me zhvillimet në shumicën e vendeve ish-komuniste të Evropës.  Antagonizmi ose më mirë të themi ngërçi aktual politik rrjedh dhe ushqehet, natyrisht, nga kjo elitë që kryesisht është rritur dhe edukuar në komunizëm.
Dihet se komunizmi shqiptar ushqente një frymë mos-tolerance të pa kompromis ndaj kundershtarëve, deri ne zhdukjen e tyre fizike dhe nuk ishte një sistem që inkurajonte dialogun e bashkpunimin midis njerezëve me mendime të ndryshme, për të mirën e përbashkët.
Fatkeqësisht, fryma e mos kompromisit të ish-regjimit komunist, vihet re kudo në shoqërinë shqiptare nga parlamenti e deri në stdudiot televizive – ndërkohë që të ulurit në tryezë për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve, për të mirën e përbashkët dhe për tu përballur me sfidat që afektojnë të gjithë — duket se nuk është në “modë”. Ky polarizim politik, që siç duket nuk ka të ndalur midis palëve kryesore politike, për fat të keq, mund të keqësojë edhe mëtej situatën politike edhe ashtu të acaruar dhe mund të prekë edhe gjendjen ekonomike të vendit, duke shkaktuar kështu edhe emigrimin në masë, sidomos të rinjve, duke zbrazur vendin nga njerëzit më të mirë të Kombit. Shpresa ime është për një gjeneratë të re për ta nxjerr vendin nga ky ngërç politik – para se të bëhet tepër vonë — dhe u takon votuesve shqiptarë të mbajnë përgjegjës elitën e sotme për gjëndjen e krijuar politike dhe ekonomike që e ka çuar vendin në një greminë, fundi i të cilës nuk shihet.
7. A mund të na rrëfeni sekretin e ruajtjes gjallë të gjuhës shqipe dhe lidhjes së fortë me të edhe pse disa dekada larg atdheut?
FSH: Me të thenë të drejtën, nuk ka ndonjë sekret të madh. Interesimi personal, kurioziteti intelektual dhe ndihma e pa kursyer e njerëzve të mirë. Në këtë pikë, më shumë në zhvillimin e gjuhës shqipe se në ruajtjen e saj — më kanë ndihmuar disa prej atyre personaliteteve të diasporës shqiptare që përmenda më lartë, përfshir Ernest Koliqin gjatë qëndrimit tim në kampet e refugjatëve në Itali, i cili më dhuroi disa prej librave të tij në vitin 1970 në Romë, Dom Prenk Ndrevashaj, i cili më pasuroi me Lahutën e Malësisë dhe vepra të tjera të Fishtës, gjithashtu gjatë qëndrimit tim në Itali, si refugjat. Me të ardhur në Amerikë, ishte Mons Zef Oroshi i cili më dha mundësi për të ndihmuar në përgatitjen due botimin e revistës, “Jeta Katolike” dhe të tjerë patriotë të komunitetit që mu gjënden pranë në atë kohë. Për fat tim të keq, unë nuk pata kurrë rastin të studjoja shqip në nivel universitar dhe as në shkollë të mesme. Vetëm 8-vjeçaren kisha bërë shqip, përzier me serbo-kroatisht.
Por gjuha ime shqipe vërtetë u përmirësua dukshëm pasi fillova punën në seksionin shqip të Zërit të Amerikës në vitin 1974. Ishte aty që hodha hapat e para serioze me ndihmën e disa veteranëve të gazetarisë shqiptare, sidomos Xhevat Kallajxhiu, botues i gazetës Demokracia në Gjirokastër para Luftës dhe më vonë Kryeredaktor i Diellit në Amerikë. Ishte Xhevati dhe kolegët e tij që i gjeta në Zërin e Amerikës, ata të cilët u munduan të përsosnin gjuhën time shqipe, megjithëse jam tepër i vetdijshëm për mungesat e mia në këtë fushë, sot e kësaj dite. Atyre u takon merita edhe për urimin që më bëri shkrimtari, poeti dhe politikani, z. Besnik Mustafaj me rastin e promovimit të tre vëllimeve “Demokracia nuk pret”, dy vjet më parë në Tiranë: “Gjuha e Frank Shkrelit është shumë e pastër nga fjalët e huaja se sa shumë nga gazetarët që kanë lindur, shkolluar, jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ky është një shembull për të gjithë ne” – ka thënë me atë rast, zoti Mustafaj. Urim dhe përshëndetje më të mirë nuk mund të prisja nga një njeri i njohur i letrave shqip!
Shumë Faleminderit, Marjana!

Dashnoret e Greqisë (I gomenes tis Eladhas) 

2

Vangjel Tavo

Nga: Dritan Goxhaj , Tiranë

Dje, njëri nga dashnoret e Greqisë me detyrë kuislinge Kryeministër i Shqipërisë, Palikari “(trimi)” Ed(vin) Rama emëroi në detyrën e Prefektit të Prefekturës së Vlorës, që përfshin qytetin e Vlorës, gjithë bregun e detit Jon, Sarandën dhe Delvinën, dashnoren tjetër të Greqisë, ish deputetin grek të LSI të “patriotit kushtetues” Ilir Meta, Kardhioli-n (kurvën) Vangjel Tavo (Vangelis Tavos), të cilin do e sjelli nga Kandaja ku banon familjarisht. 

Vangjel Tavo (Vangelis Tavos), një minoritar grek me kombësi e shtetësi greke, në shërbim të strukturave aktive të shërbimit grek në Shqipëri, i vënë në përdorim të sillogjeve të Kishës Ortodokse Greke në Shqipëri të drejtuar nga Janullatos, dhe i dekoruar disa herë nga Mitropolia e Konicës për shërbimet antishqiptare që ju ka bërë e u bën, e tashti me ndihmën edhe të palikarit Rama do t’i bëjë shovinizmit grek në Shqipëri, dhe veçanërisht në zonën e bregdetit. 

Kardhioli (Kurva) Tavo në asnjë mënyrë nuk duhej të mbante asnjë lloj detyre në Shqipëri e jo më t’i vareshin në qafë fatet e gjysmës së Labërisë.  

Ky argat i shovinizmit grek, i cili, edhe kur ishte deputet i Parlamentit të Shqipërisë, delte hapur kundër Shtetit Shqiptar, me propagandë në mbrojtje të interesave territoriale greke, të fantazmës “Vorrio-Epir”.  

Ky person, në vënd që të thirrej nga Prokuroria e Shqipërisë për propagandën e tij në dëm të integritetit territorial të vendit tonë, tashmë, me direktiva të qarta nga Greqia, po shpëblehet për veprimtarinë e tij antishqiptare.  

Kush ka dyshime në aktivitetin antikushtetues të Tavos në Shqipëri mjafton të hyjë në internet e aty do të gjeje reagimin e këtij Kardhioli (Kurve) me rastin e eleminimit nga ana e forcave RENEA të terroristit Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.  

Në atë kohë Tavo – Tava e shërbimit grek në Shqipëri, ishte deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe, duke shkelur betimin e bërë para kushtetutës së këtij vendi, del në mbrojtje të veprimeve terroriste të Kacifas-it, dhe jo vetëm por edhe shoqëroi në Shqipëri euro-deputeten greke Eleni Theocharous, ekstremiste anti-shqiptare, me të cilën kanë qenë bashkë, në shtëpinë e eksremistit anti-shqiptar Kacifas, duke deklaruar se “Kacifas, luftoi me armë për flamurin dhe sovranitetin e trojeve greke” (!) 

Por veprimtaria antishqiptare e Kardhiolit Vangjel Tavo në shërbim të qarqeve shoviniste greke, nuk përfundon me kaq.  

Në kohën që prokuroria e Shqipërisë vendosi të rihapi çështjen e masakrës së Peshkëpisë, ku Më 10 prill 1994, në orën 02:40, një komando greke prej 8 personash, të veshur me uniforma të ushtrisë greke, hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi, pranë një reparti ushtarak shqiptar,  

duke vrarë në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagosën tre shqiptarë të tjerë, duke deklaruar: “Këto i keni për Vorio Epirin”, ndërsa që po hapnin zjarr kundër ushtarakëve tanë.  

Dhe, sipas Gazeta “Elefterotipia”, vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”.  

Kardhioli Vangjel Tavo, i cili pothuajse çdo vit bën homazhe pranë varrit të Mitropolitit antishqiptar Sebastianos në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, deklaronte: “Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani? Minoriteti grek nuk mund të jetë kurrësesi as shënjestër dhe as rrugëdalje nga qoshsokakët e ngushtë politikë. Ky është një terror artificial dhe një shpresë për kundërvënie etnike”.  

Pra, tentativa e drejtësisë në Shqipëri, për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj masakre e kryer nga pjesëtarë të minoritetit grek në Shqipëri, në të cilën kanë marrë pjesë edhe Fredi Beleri dhe Timoleo Babi, ky i fundit i njohur si Timo Babi, nga Saranda, ka shqetësuar qarqet shoviniste greke, dhe për këtë kanë urdhëruar në atë kohë gomone (dashnoren) e tyre Vangelis Tavos, për të sulmuar Prokurorinë Shqiptare, duke e paraqitur rastin si një sulm etnik dhe jo si një pëprjekje e drejtësisë për të vënë drejtësi. 

Dhe, kur pas ngjarjes në Bularat shteti Shqiptar përpiloi një listë me 52 persona grekë, me në krye euro-deputeten greke të lartpërmendur, dhe i shpalli ata non-grata në Shqipëri, Vangjel Tavo mbështeti haptazi një iniciativë publike të organizatës OMONIA të Korçës për të shfuqizuar vendimin, për shpalljen “non grata”, të euro-deputetes neo-fashiste greke, Eleni Theocharous. 

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet antishqiptare të këtij Kardhiolit pa i hyrë vjedhjeve masive dhe kolosale të parave publike gjatë kohës që kishte në pronësi ekipin e futbollit “Luftëtari” të Gjirokastrës, në kohën që bashkinë e këtij qyteti e drejtonte bashkpartiakia e tij Zamira Rami. 

Ndërsa tashti, labët e Vlorës e të gjithë bregdetit, së bashku me Sarandën e Delvinën do këne për prefekt një Kardhiol minoritar anti-shqiptar! 

Nuk ka poshtërim më të madh se ky që po ju bën gomone palikari (dashnoria trime) e Eladhës Rama, jo vetëm anëtarësisë së partisë së tij në qarkun e Vlorës, por edhe gjithë atyre banorëve të atij qarku të cilët me mburrje rrahin gjoksin se janë Labë. 

Uroj që labët e këtij qarku të reagojnë ndaj kësaj fyerje që ju ka bërë Kryeminstri i Shqipërisë, dhe të reagojnë si u ka hije e tradita labe.  

Megjithëse kam një frikë, se kardhioli Tavo, po qe se labët nuk do të lëvizin ta mbrojnë dinjitetin e cënuar, do t’i kthejë edhe këta labët e Vlorës në Gomones tis Eladhas.  

Tiranë, 14 mars 2024 

Dedë Gjon Ujka, hero i fundit i heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës

Dedë Gjon Ujka, Heroi i fundit i Lahutës së Malcisë
  • Shqipëria, vendi klasik i heronjve

Disa ditë më parë, më fort për arsye nostalgjike, isha duke shfletuar një numër të vjetër të revistës së Ernest Koliqit, “Shëjzat” (1974 -1-10), kur më ra në sy shkrimi me titullin “Shqipnija Vendi Klasik i Herojve”; një artikull ky që përkujtonte karakteristikat e burrave të dikurshëm të Malësisë së Madhe – duke veçuar malësorin Dedë Gjon Ujka – që në moshën 103-vjeçare kishte ndërruar jetë në vitin 1972, në Malësinë e Madhe.

Veçohej burri i maleve tona, Dedë Gjon Ujka si përfaqësues i heronjve klasikë të Shqipërisë, i fundit nga ata për të cilët shkruante At Gjergj Fishta në epopenë kombëtare, “Lahuta e Malcisë”; të asaj Shqipërie, që sipas Felix Julie, që: “Në të gjitha kohërat ka qenë djepi klasik i heronjve”. Artikulli veçon gjithashtu karakteristikat e Dedë Gjon Ujkës, që ndërroi jetë në fillim të 1970-ave, i fundit i heronjve malësorë të Lahutës së Macisë të At Gjergj Fishtës; edhe si përfaqësues i vlerave dhe trimërisë së “Shqiptarit”, që sipas F. Pouqueville ish-diplomatit dhe historianit francez, “me shtatin e tij vigan, me zërin e tij sokëllim si të shqipes, paraqet luftarin e maleve…I gatshëm dhe i papërtueshëm në betejë, i paepur dhe i patundur në fatkeqësi, i palodhur dhe i pakursyer në mundime, ai i del përpara çdo rreziku”, shënohet në artikullin e revistës “Shëjzat”.

Siç e dinë lexuesit e Lahutës së Malcisë, kryevepra e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës është e mbushur me emra të heronjve të tillë, të cilët, siç vjershëtonte Lordi Byron (Bajron), “Kur besa dhe nderi i thrret të derdhin gjakun, ata si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.” Në Lahutën e Malcisë, Fishta kujtoi luftërat e harruara, historinë e pashkruar, shënoi emrat e tyre në altarin e Kombit, ashtu siç e meritonin! Marash Uçin, Oso Kukën e Abdyl Frashërin, (“I la nam ai Toskënisë. Faqe të bardhë i la Shqypënisë”, ndër të tjerë heronjë që përmend Fishta në Lahutën e Malcisë.

Njëri prej këtyre luftëtarve trima të maleve tona, që siç cilësohet në revistën “Shëjzat” “si “Heroi i fundit i Lahutës së Malcisë”, Dedë Gjon Ujka, “Duke mundur turkun e sllavin me trimëri, ai mundi me vjetërsi edhe shekullin”. Ndërroi jetë në vendlindjen e tij në Malcinë e Madhe në vitin 1972, në moshën 102-vjeçare, por jo pa parë dhe provuar rreziqe dhe shumë vështirësi të tjera nën komunizëm, siç ka vuajtur mbarë Malësia e Madhe nga diktatura sllavo-komuniste, envero-titiste.

“Një besim popullor thotë se për ironi të fatit, disa heronj jetojnë gjatë për me pa e provue më shumë rreziqe dhe vështirësi të ndryshme. Dedë Gjon Ujka, njëmend pa mjaft  fatkeqësi, pësoi shumë mundime dhe  përjetoi tragjedi familjare e kombëtare. Në familjen e tij, pa komunistët kah i djegin shtëpinë, i marrin pasurinë dhe i vrasin, nji  prej  bijve të tij, Pashkun. Në kombin mbarë ai pa çka nuk kishte parë as në kohën e turkut. N’ato male të Malcisë, të zbardhuna prej bore dhe të skuquna prej gjakut, Dedë Gjon Ujka, pa burrat e dheut kah i hjedhnin prej shkambit dhe kah i mbulojnë me gur e rroxga. Në ato fusha të Arbnisë, të njomura me djersën e ballit dhe të lagura me lotët e zemrës, pa njerëz që pushkatoheshin në rreshta dhe të varroseshin në grumbuj nëpër kanale e gropa, që ata vet kishin hapur. Pa bashkë me bijtë e vet, qinda e mijëra shqiptarë kah rrihen e mundohen nëpër kampe e burgje.”

Trimi i Lahutës së Malcisë, sipas artikullit në Shëjzat, “Pau kah fiken   konaqe, kah digjen katunde e bajraqe, kah rrënohen kisha e xhamija, kah mbyllen kuvende e teqe, kah prishen fé e zakone pa të cilat nuk jeton një popull; pa kah thehen lahuta e çiftelija me të cilat përjetohen dhe unjisohen në fushën e luftës për liri, të gjallë e të vdekun: heronj të largët e t’afërt, në kohë e brezni”.

Po e sjell këtë shkrim modest bazuar në artikullin e botuar në vitin 1974 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, kushtuar Dedë Gjon Ujkës, njërit prej heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës, duke besuar me autorin se të jetuarit gjatë të këtyre stërgjyshërve të Kombit, dëshmitarë trima dhe bujarë, të jetë thënë nga “Ora e bardhë e Shqiptarisë”, që jeta e vështirë plot vuajtje e sakrifica si dhe veprimtaria e tyre kombëtare e denjë të përmendet në Lahutën e Malcisë të përcjellë ndër shekuj e brez pas brezi, “verbin kombëtar, trimërinë e së kaluarës heroike dhe fisnike të popullit tonë” dhe të trimave të tij, si Dedë Gjon Ujka e Marsh Doka, luftëtarë të maleve kreshnike, sipas Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës:

“Dedë Gjon Ujka e Marash Daka

burra lé për çark t’martinës.

Fjalën fjalë, besën çelikut,

ballë për ballë e jo mbas shpinës,

msue me i rà në luftë anmikut…”

Lahuta e Malcisë dhe vlerat e karakteristikat e heronjve të saj, mbeten edhe sot një gurrë vlerash kombëtare, që dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, një burim që nuk shteret kurrë. Në Lahutën e Malcisë dhe në autorin e saj At Gjergj Fishtën, Kombi shqiptar ka dhe duhet të ketë sot dhe gjithmonë një burim të pashtershëm vlerash, që mbeten për t’u zbuluar nga brezat, me gjithë përpjekjet mizore për ta minimizuar duke e anashkaluar për të mos thënë për ta zhdukur veprën dhe influencën e tij në Atdhe.

Duhet thënë edhe njëherë, se indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fishtës në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, si trashëgimi e pashpjegueshme ndaj trajtimit të Fishtës gjysëm shekullor nga komunizmi sllavo-aziatik i regjimit të Enver Hoxhës, pothuaj 35-vjet “post-komunizëm”, është një dhunim ndaj historisë së kombit dhe shkelje brutale e kujtimit të heronjve të saj si ndër të tjerë protagonistit të këtij artikulli modest, Dedë Gjon Ujkës, por edhe trimërisë së Oso Kukës dhe urtësisë së Marash Ucit, të vlerave të Ali Pashës, Dedë Gjon Lulit, Abdyl Frashërit dhe Bashkimit të Lidhjes së Prizrenit – simbole të heroizmit, urtësisë dhe bashkimit, vlera këto që, për fat të keq, sot nuk shihen askund në horizontin politik e kombëtar ndër shqiptarët!

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi , dëshmi e mjedisit të pakonsoliduar

0

Kukulla e karnevalit akuzë kundër A.Nikollaidisit

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Ndonëse dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi kanë qenë te pranishme edhe me herët, nga viti 2020 me rastin e rotacionit të pushtetit kjo çështje është bërë shqetësuese, ku me të rrezikuar vazhdimisht kanë qenë pjesëtaret e popullit boshnjak, shqiptarë, kroat e së fundit edhe të malazezëve duke rrezikuar të tashmën dhe të ardhmën e qytetarëve në këtë mjedis multinacional, qe është dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar

Nuk ka dilemë se dukuritë neofashiste në Mal të Zi janë prodhim i ambientit të pakonsoliduar që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të Kishës Ortodokse Serbe, e cila më veprimet destruktive është duke vepruar si shteti në shtet, sipas ideologjisë serbomadhe e mbeshtetur nga partite serbe të cilat si mision kanë realizimin e programit të botës serbe.
Dhe prezantimi i kësaj politike nuk është befasi dhe as e panjohur në këtë vend, sepse ajo ishte e pranishme nga rënia e sistemit monist në vitët 90-ta të shekullit të kaluar. Kemi të bëjmë me kohën e fillimit të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, por edhe me paraqitjen publike të politikës serbomadhe në definimin territorial të hapësirës serbe në këtë shtet, ku ndihmesë iu ka dhënë edhe pushteti në Mal të Zi. Për opinionin e gjërë është e njohur se skenariste e kësaj politike ishte Akademia e Shkencave dhe e Artëve e Serbisë, përmes projektit të Memorandumit të vitit 1986. Në këtë aspekt nuk ka ndejë në heshtje as Kisha Ortodokse Serbe(KOS), sepse ajo ka bërë edukimin shpirtëror për misionin e serbizmit, që ishte binom i pandarë me politikën shtetëroe serbe.
Ndërsa, pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, me rastin e ndryshimit të pushtetit, ku DPS-i, pas 30-të viteve kalon në opozitë, skena politike në Mal të Zi, mori përmasa tjera. Kemi të bëjmë fillimisht me euforinë e fitorës nga ana e konceptit klero-nacionalist serbë, e ndihmuar drejtpërdrejtë nga KOS-i në Mal të Zi, e cila ka luajtur rolin dominues në ndryshimin e pushtetit në këtë mjedis.

Të rrezikuar boshnjakët, shqiptarët por edhe malazezët

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi kryesisht janë bërë pjesë e mjediseve ku jetojnë pjesëtarët e popujve pakicë ku veçohen boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët. Ata manifestohen përmes shkrimit të parullave të ndryshme si dhe këndimit të këngëve shoviniste, siç është rasti kundër boshnjakëve dhe pjesëtarëve të konfesionit islam ku veçohet qyteti i Plevlës. Ndërsa ditë më parë me rastin e festës së Shën Savës në tubimin e organizuar në Nikshiq janë fyer përseri boshnjakët duke i akuzuar si “turq”, nga del se retorika shoviniste vazhdon të jetë e pranishme. Nga ana tjetër rrahja e shqiptarëve nga Shqipëria në H.Novi, pas Vitit të Ri pa asnjë shkas dëshmon qasjen neofashiste ndaj qytetarëve të përkatësisë tjetër kombëtare.
Ndërsa nga kjo dukuri nuk janë imun asa vet malazetët, të cilët vetën e shohin të rrezikuar nga politika ekspansioniste serbe, e cila mohon identitetin malazias, ku këtu prezantohet përmes partive politike serbe dhe Kishës ortodokse serbe, e cila këtu llogaritet si filialë e pushtetit të Serbisë. E duke ditur se politika serbe është vazhdimësi e asaj ruse, duke rrezikuar të tashmën dhe të ardhmën e regjionit. Ekspozimi i politikës së tillë dëshmon se Mali i Zi, vazhdon të jetë një mjedis i pakonsoliduar shoqëror e politik edhe pas tri dekadave në pluralizëm.

Studentët pa njohuri elementare

Nga viti 2020 në Mal të Zi me rastin e rotacionit të pushtetit dukuritë e neofashizmit janë bërë pjesë e politikës ditore. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspektin nacional e të ndarë politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit me 30 gusht 2020. Pasi nuk kemi ndonjë hulumtim të veçantë të opinionit në lidhje me këtë çështje, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga OJQ”Qendra për edukim qytetar”(CGO) të para dy vitëve, që janë të dhëna me interes për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, ne lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis. Kështu sipas të dhënave del se 77.5% e studentëve nuk dijnë të numërojnë tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dijnë të numërojnë tre shtete të lëvizjës antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dijnë se pse festohet 13 korriku në Mal të Zi(!?).

Pasojë nga zhvlerësimi i arsimit

Të dhënat e tilla janë dëshmi e nivelit dhe zhvlerësimit të arsimit që ishte bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadra e drejtues partiak, të përshtashëm për pushtetin. Dhe nga një pushtet i tillë arsimor nuk ka ekzistuar shqetësim se me çfarë programesh do të mësojnë nxënësit dhe kush i inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për tu ballafaquar me të shkauarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore. Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Berane, Hrecegnovi e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këto të rinjë nuk janë vetëm prodhim i mjedisit mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit me pasoja shoqërore.
Vetëm në shoqëritë të cilat nuk janë ballafaquar me të shkuarën, ku Mali i Zi është rast tipik i kësaj kategorie, ekziton mundësia e paraqitjes së dukurive neofashiste, ku në këtë periudhë kohore në shoqërinë malazeze ka dominuar vetëm një parti e kjo është DPS-i.

Si do të përgjigjëshin nxënësit shqiptarë?

Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjykim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë rezultat të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike.
Por, edhe po të bëhëj hulumtimi për ngjarje nga historia e tradita shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë mundësi të mësojnë për çështje të tilla. Sepse historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjën e pushtetit të komunistëve, me qasje ideologjike që ishte praktikë e monizmit!
Pikërisht nga një qasje e tillë vazhdojmë të kemi edhe koncepte të kundërta në mes shqiptarëve e malazezëve, sepse rrethimin e Shkodrës në Luftën Ballkanike malazezët e mësojnë në shkollë si çlirimtare, ndërsa në realitet ajo ishte luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj është kërkesë emërgjente rishkrimi i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptët hegjemoniste.

Në tekstet shkollore duhet të mësohet e vërteta

Ndërsa nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që ka të bëjë me të ashtuquajturin revolucion antiburokratik, si dhe luftën në Dubrovnik(1991), ku kanë marrë pjesë edhe malazezet, atëher duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi. Nëse atëher ishin ne mbeshtetje të politikës serbomadhe, më pas nga viti 1997, u distancuan nga ajo, por faktët janë të arkivuara. Sepse kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dijnë të vërtetën. Andaj, dukuritë e neofashizmit nuk janë befasi, sepse „çka ke mbjellur do të korresh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të kaluarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Sepse, nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, tek ortodoksët, ate e ka kryer KOS-i, ku deri sa ishte gjallë mitropoliti A.Radoviqi, më tepër merrej me politikë se sa më çështje teologjike, andaj nuk ishte befasi mbeshtetja e tij nga qytetarët në Mal të Zi, si prijës shpirtëror.

Karnevali me flakën neofashiste

Në lidhje me dukuritë neofashiste në Mal të Zi, ditëve të fundit kemi dy paraqitje tipike të cilat kanë shqetësuar qytetarët.
E para ka të bëjë me rastin e ardhjes në Podgoricë me 27 shkurt e M.Dodikut, kryetarit të entitetit të Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë ku është pritur nga A.Mandiqi kryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ardhja e tij ka irrituar qytetarët e Podgoricës, të cilët para Kuvendit protestuan me pankarta të ndryshme ku veçohej ajo “fashistet”, qe ka të bëjë pikërisht me datën e 27 shkurtit 1993, kur janë rrembyer 22 qytetarë boshnjak të cilët me pas janë likuiduar, nga forcat paramilitare serbe, vetëm se kanë qenë pjesëtarë të popullit boshnjak.

Dhe e dyta ka të bëje me datën 2 mars me rastin e natës përmbyllëse të karnevalit në Hercegnovi,ku në fund siç është praktikë u dogj kukulla. Por, kësaj here e veçantë ishte se ajo ishte me figuren e shkrimtarit dhe intelektualit A.Nikollaidis, qe nxiti reagime në Mal të Zi. Një veprim i tillë nga organizatoret të kujton thënien e Heinrich Heine se “ata qe djegin librat në fund djegin edhe njerëzit”.

Askush nuk mund të jetë indiferent

Në sajë të rrethanave aktuale shoqërore në Mal të Zi, mbetët çështje e hapur dilema se a mund ta luftojnë antifashizmin ata që janë pjesë e ideologjisë neofashiste në Mal të Zi, ku KOS-i është promotor i veprimeve të tilla, pa përjashtuar edhe individë nga partitë proserbe, nga koha e miratimit të pluralizmit politik.
Askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferent në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit, sepse kemi të bëjmë me një dukuri e cila dëshmon pasiguri tash dhe në të ardhmën. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste në praktikë na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor.

(Mars 2024)

Ju rrëfej marsin tim

0

Ngadhënjim Sopjani, Prishtinë

____

Isha 13 vjeç, ishim brezi i fundit që e kishim përjetuar luftën direkt apo indirekt, lufta ishte pjesë e rritjes sonë, pjesë e formimit tonë si njerëz, por për shkak të moshës nuk kishim mundur të ishim pjesë e UCK-së! Nuk vepruam nga urrejtja, por nga ndjenja për të vënë drejtësi, ishin vra disa fëmijë në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Krejt Kosova ndihej ende se ishte në Luftë, kishin kaluar veç 4 vjet, një popull mendoj nërveti, prapë a? Prapë këto bisha po na vrasin fëmijët, prapë po na dëbojnë – tashë këta nuk i kanë tenkat, e bojshim ment !?

17 Marsi 2004, ishte 97-ta e Kosovës, veçse këtej shqiptarët ishin tërbuar kundër gjakut të huaj jo ndaj të vetve, nuk u çuam në këmbë për pare as për mall, po se e dinim të vërtetën në anën tonë. Guximi dhe dufi ti verbon edhe sytë sepse këto dy ditë na mashtruan lehtë, jo veç mos organizimi ynë por edhe rrethanat nuk na sollen atë që synonim. Ishte njashtu ornamenti i budallakisë sonë, ishte loja e ndyrë që na u bë, e ne në atë dalldi kolektive nuk e kuptuam fare, kur u futën elemente anti-shqiptare në mesin tonë dhe dogjën kisha, ato kisha që ishin tonat, që s’na bënin asgjë, qe nuk ishin fare , fare caku jonë, ky gabim historik që e deformoi çështjen tonë të pastër dhe e degjeneroi ashtu si armiku deshi dhe e shfrytëzon sot e kësaj dite!

U patëm tranu, unë për vete nuk kam shumë kujtime të bukura të adoleshencës por 17 e 18 Marsin e mbaj mend freskët, ishin ditët më të lumtura të jetës sime deri më sot, e mbaj mend si koha kur fillova të ndihem që jam dikushi, kohë aventure, kohë gëzimi, kohë kur i pashë shqiptarët krejt bashkë.

S’ka pas shpi shkau që nuk u pat sulmu, Ata ishin fajtor që familjet tona kishin humbur të dashurit e tyre, sa xhipa të UNMIK-ut u patën kall, Kosova pas gati gjysemdekade shpëlarjeje truni prej “ndërkombëtarëve” ku ishim shndërruar në meleza “paqedashës” ishte ngjallë, Kosova na takonte vetëm ne! I falënderohem ZOTIT që më lejoi të marr pjesë, ti preki këto ngjarje ! Keto janë veç 2% e tyre gjerave qe kam perjetu, ma shume nuk nxjerri nga vetja…

Nderime kush mori pjesë! Lavdi kush ra dëshmorë! Përulje viktimave!

Dera e pestë e ferrit Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, qershor 1994

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, qershor 1994.

“Nuk është kujtimi i së kaluarës që na bën të mençur, por përgjegjësia për të ardhmen”, – George Bernard Shaw

***

Fëmijët që qajnë, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e masakruara në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës. Kurrë nuk do të harrohet gjaku i viktimave. I atyre që vuajtën më shumë në gjenocidin e fundit të kryer nga forca barbare.

***Kjo që shihnim në TV tre vite me radhë i bëri njerëzit normal të çmendeshin nga zemërimi. Gjak. Dhunë. Vend pas vendi. Viktimat e ndryshme. Xhelati i njëjtë. Bota më afër ngjarjeve që i thotë vetes civilizuese, nuk reagon kundër barbarizmit, rrënohet. Menduam.Prindërit më lutën të mos largohem. Viti 1994, 17 vjeçar. U premtova se do kthehem. E kam përjetuar më parë: lëvorja e vogël që përpiqet të shkrijë akullin në mua, shuhet.

***

Më në fund, e dëgjoj: tingullin e “mrekullueshëm” të të shtënave me armë! Dhe, a nuk bërtet dikush? Dridhjet në mua. Unë eci më shpejt përmes drurëve të pyllit, dua të vrapojë, por nuk mundem. Duket se këmbët e mia nuk kanë fuqi. Por dëshira e zgjuar në mua nga zhurma e ulërimave, madje mbyt urinë. Një zë i dobët mundohet të më paralajmërojë. E dëgjoj. Dëshira për të mbijetuar fiton kudo.

Një rrafshinë me bar hapet para meje. Tingulli merr më shumë zë. Disa ushtarë ulërijnë. Aty janë, ata! Vëllezërit e fushëbetejës.Një tufë e vogël e zemëruar, siç isha edhe unë. Ata vijnë duke sulmuar poshtë kodrës. Rreth meje, ka më shumë si unë, që dëshirojmë të ndihmojmë viktimat e gjakatarëve, prandaj me dashje shkojnë kundër britmave të të rinjve vendës që me ato armatime të dobëta përpiqen të mbrojnë veten dhe të afërmit nga kriminelët e luftës.

***

Të shtëna të pamëshirshme. Flakët dhe tymi. Dhe tinguj trishtimi të vendësve të dëshpëruar që luftojnë për jetën. Nuk mund të qëndroja më. U përpoqa të mbylli gjithçka nga ndjenjat, ndërsa mbaja krahët rreth vetes sikur të ishin një mur që mund të fshihesha pas. Befas, gjithçka u qetësua.

Dridhesha, me gjithë nxehtësinë e verës dhe të valëve nga pylli.

Shikova përsëri drejt pyllit. Shtatë miqtë e mi kishin vrapuar mbrapa drejt të shtënave për të shpëtuar ata që kishin mbetur. Dhe pastaj erdhën këto britma. Diçka e tmerrshme kishte ndodhur brenda… Vendosa, rroka pushkën, hyra në pyll. U ribashkova me vëllezërit e fushëbetejës. Kjo nuk ishte më shkollë, por realitet.

Disa minuta para fillimit të betejës (përvoja jonë e parë e luftës). Ne të tetë u ulëm këmbëkryq, në një rreth.

Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri nën lisin e vjetër duke prerë gishtat e njëri-tjetrit me thikën ushtarake që bartnim në rrip, dhe duke përzier gjakun. Të gjitha dallimet, në klasë, gradë, vendndodhje dhe fe, u mposhtën në atë momentin e ndjenjës së stuhishme të vëllazërimit.

***

Pak para mesnatës. Ne qëndruam në pozicionin fillestar të frontit duke pritur të sulmojmë.

Divizioni kishte ndryshuar rendin e tij nga mesdita. Tani jo vetëm dy njësi duhet të depërtojnë përpara për zbulimin dhe “pastrimin” e terrenit, por të katër kompanitë, të ndara në dhjetë ekipe luftarake të pavarura.

“Asnjë nuk i shpëton gjallë këtij aksioni”,– kishte thënë koloneli, duke tundur kokën.

Shoku im i fëmijërisë e përgatiste me nervozizëm mitralozin e tij, një MG 42, armën me shpejtësi marramendëse gjuajtjeje.“Në fund të fundit, ndjehesh mirë pas kësaj bishe,”– më tha ai, duke fryrë një kokërr pluhur nga kyçi.

“Jo aq keq kur e ke këtë armë edhe pse i gjithë terreni është plot me armiq”,– vazhdoi ai.

“Më mirë për ty të zbresësh me këmbët në tokë. Ne mund të flasim për këtë pas gjashtë-shtatë orëve, nëse jetojmë”,– i murmurita unë atij.

Të gjithë (bashkë me luftëtarët vendës) kemi veshur kostume kamuflazhi, nga përkrenare tek çizmet. Dukeshim si astronautë. Një numër pafundësisht i gjatë dhe i barabartë, të armatosur deri në dhëmbë.

“Mbetën tridhjetë sekonda”, mërmëriti togeri, duke qëndruar në mes të “Legjionarit” dhe shokut tim, me pushkën automatike mbi supe dhe kronometrin në dorë. “Përpara!”,– urdhëroi ai, dhe ne si macet u zvarritëm sipër buzës së llogoreve.Shtresa pas shtresës u zhduk mbi skajin e llogores për gjuajtje dhe u shfaq në errësirë.

Një zjarr i shkurtër, forcë e jashtëzakonshme artilerie gjëmoi në seksionin fqinj, për të mashtruar armikun.

“Kini kujdes nga hedhurinat”,– paralajmëroi “Vëllai Vogël”. “Këtu ka mina. Mund të nuhas erën më të rëndë në dhjetë metra distancë! ”Ai u zvarrit para ekipit dhe na udhëzoi përmes fushës së dendur të minave. “Përpara heronj! Ndiqni Vëllain e Vogël!”Pa u përballur me një rezistencë të madhe, depërtuam nëpër vijën e përparme të frontit dhe erdhëm te një fshat gjashtë kilometra pas vijës së frontit, pas shpinës së armikut.

Ishte shoku i fëmijërisë që zbuloi për herë të parë tanket armike të kamufluara me mjeshtëri…

Me togerin dhe ndihmësin e tij në krye, sulmuam pa pushim nëpër pyje. Me një instinkt të sigurt, ata na çuan nëpër shtigjet e ngushta të kënetës, të cilat shpesh shtriheshin nën ujë.

Mezi sapo kishim arritur në terrenin e hapur, kur katër llamba dritash jeshile u ngritën dhe e kthyen natën në një sallë fantazmë. Fytyrat tona morën një nuancë vdekjeprurëse. Ne shpejt e hodhëm veten në strehim. Sikur një dorë e padukshme të kishte shtypur një buton, papritmas gjithçka rreth nesh ishte gjallë. Zhurmat e fishkëllimës komanduese u dëgjuan nga errësira, dhe ajri u tërhoq nga ulërima dhe bubullima i dhjetëra motorëve. Tanke të rënda armike shkaktuan një lëkundje të fortë dhe toka poshtë nesh u drodh nga artileria e motorizuar që gjëmonte përpara në vijë sulmi.

“Çfarë duhet të bëjmë?” – U ankua njëri prej shokëve, dhe shikoi drejtë tingujve murmuritjeje brenda pyllit.

“Thjesht duhet të qëndrosh mjaft i qetë dhe të numërosh yjet”, u përgjigj “Legjionari”, – “dhe më pas të na ndjekësh kur ne tjerët largohemi nga këtu”.

“Ju vendosni vetë kur do të largoheni prej këtu”, tha Vëllai Vogël, – “por unë largohem tani, sepse për pak kohë do të shfaqet këmbësoria armike, dhe atëherë është një goditje në kokë. Nuk mund të mbetem me ju, sepse i kam premtuar nënës që do të kthehem gjallë në shtëpi”.

“Ku e din ti se po vijnë këmbësoria?”,– pyeti Martini me dyshim.

“Gjysmë ushtari”, ia ktheu Vëllai. “Ti dhe shokët e tu keni ende shumë për të mësuar, gjimnazi ushtarak nuk mjafton, akoma nuk e keni kryer akademinë dhe as që keni përvojë pune. Pas tankeve vijnë zakonisht këmbësoria, ata janë shumë më tepër se ne, dhe nëse na gjejnë këtu, ti do të harrosh të bëhesh hero”.

“Atëherë Zoti na mëshiroftë”, vazhdoi Bamir.

“Aty i kemi ata”,– pëshpëriti Petriti, dhe drejtoi gishtin drejt skajit të pyllit.

Nga pylli u shfaqën një numër i madh figurash në një kolonë të vetme. Këmbësoria armike. Drita plumbash u ngritën në qiellin e natës. Kriminelët zhurmonin si qentë e çmendur: “Uharaaeee…”,Ndërsa qëllonin egërsisht drejt nesh, megjithëse nuk na shihnin.Ne nuk ngelëm me duart kryq. “Psssttt, mos gjuani deri sa të jap urdhrin, le të afrohen 10-15 metra para jush”– komandoi togeri me zë të ulët. Ushtarët të shtrirë në pozicionin fillestar, i përcillnin urdhrin fqinjit (njëri-tjetrit)…

Përtypja e vdekur metalike e mitralozit bëri jehonë në heshtjen e ftohtë…

Gjithçka u zgjua në një ferr të tmerrshëm. Granata të të gjitha kalibrave të lëruara në tokë…

Kur fjalët u zhdukën, sidoqoftë ishin disa që i gjetën – fjalët që ngushëllonin, fjalët që frymëzuan, fjalët që jepnin shpresë. Kur guximi dështoi, ishin akoma disa që guxuan. Kur lotët rridhnin, kishte nga ata që i mbanin të vetët, dhe më me dëshirë i fshinin ato të mikut…

PS: Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të pranohet ideja e ndërtimit të një “shteti serbo-çetnik brenda shtetit të Kosovës”.